Erion Veliaj paraqitet nesër në SPAK, pasi dy herë më parë refuzoi dy fletëthirrjet, njëherë duke u shtruar në spital dhe njëherë tjetër pasi shpiku një vizitë pune jashtë vendit.
Së fundmi, Veliaj do të kalojë derën e SPAK, edhe pse është munduar të paraqitet si një personazh që nuk e kanë thirrur, por po paraqitet vullnetarisht.
Dhe si për ti dhënë kurajo vetes dhe stafit që ka në Bashki, Veliaj po mundohet të shfrytëzojë çdo ceremoni për të bërë propagandë, për të dhënë mesazhe se gjithçka që thuhet për të është lajm i rremë, ndërsa veten e krahason me një pemë me kokrra.
“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, shprehet Veliaj.
Në fakt Veliaj e ka krijuar një histori të jashtëzakonshme suksesi, veçanërisht me ‘5D’ ku drejtoro-shtabistët politikë të Erjonit të Bashkisë, vodhën 100% të taksave të qytetarëve, përmes një skeme të përmbysur mafioze. Ishin drejtorët e Veliajt që i jepnin vetes tendera, pra miliona euro, që më pas i investonin në pallate e hotele, madje duke fituar edhe statusin e investitorit strategjik, që të shmangeshin në këtë mënyrë taksat që duhet të paguanin për bizneset private që kishin.
Ndoshta kjo është arsyeja që Veliaj e krahason veten me ‘pemën me kokrra’, ku ato kokrrat i kishte për vete dhe drejtorët, dhe qytetarëve u ka lënë gjethet… sn
E vleresoj intelektualizmin e Z.Gjekemarkaj por fatekeqesisht nuk eshte hera e pare qe gjykimi i tij ne ceshtjet fetare ka rene ne fondamentalizem extremist katolik qe per fat te mire nuk eshte I shpeshte. Gjekemarkaj pa e kuptuar hedh benzine ne zjarrin qe prej kohesh e kane ndezur armiqte fqinje te Kombit Shqiptar. Agroni do te kthjellohej vetem po ti referohej veprimtarise se Gjigantit te shqiptarizmes At Fishtes apo klerikeve patriote si Hafiz Ali Korca
Z.Gjekemarkaj ka te drejte! Komunitetet fetare kanè vendet e lutjeve dhe faljeve ne kish dhe xhami, shteti yne eshte laik, ,besimi fetar eshte personale ,shpirterore , dhe jo provokim e rrugaceri politike, jo demostrim force si ne sheshet arabe.Shume gjera te pista dhe me te rrezikshme ndodhin kunder kombit shqiptare neper shkolla kuranike e neper xhami arabe.Nuk kemi deshire te behemi Libani i Europes. Do te ishte e mira qe komuniteti musliman te distancohet nga keta turq qe e duan shqiperin cope-cope, ndersa organizatoret te ndiqen penalisht.
Gjekemarkaj qenka nje fanatik katolik, i cili pernga urrejtja kape permasat e bje terroristi fundamentalist.