Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























Eshte e vertete qe duhet te krenohemi me kete ze shperthyes. Eshte e vertete qe duhet ta ngreme lart me merite, talentin e prezantuar denjesisht . Eshte e verette qe te pakten njehere te vetme, te shkeputemi nga meskiniteti i vleresimeve fallco dhe te japim ate cka eshte me e mira. Eshte momenti i krenarise. Perse duhet te kritikojme e te mos pranojme? pROF. fUGA, duhet te jemi pozitive, pasi vetem keshtu ngrejme vetveten
Po jetojmë në kohën e rrënimit të vlerave të Kulturës e dashur Moza!
Të falat tona, Elida
po perse nuk vlerson ky Fuga ..ky skeptik ata jane ambasadorët tane per shqipërinë ..
qofte edhe per nje pike e presje qe seshte vene ..duhet pozitivja te qendroj lart sa me lart per vendin tone ..kur te tjeret vlersojne . E Bucpapaj dhe te tjere ..pse ky mendje skeptik e sheh ndryshe ..Bravooo rinise shqiptare qe po tundin boten me zgjuarsine e tyre se jemi nje popull intelegjent ..Lena ziu Elbasan ….ITali
Bravo Rinisë Shqiptare! ke shumë të drejtë Lena! Përshëndetjet e mia, Elida
Me se fundi vajti haka tek i zoti……kam lexuar nje status ne te cilin thuhej” Nuk eshte cudi qe fiton Ermal Meta ne Itali ,sepse vleresohen talentetpor cudia por njekohesisht mrekullia eshte qe me se fundi u evidentua Eugen Bushpepa ne Shqiperi”Me ne fund ju dha merita ketij zeri dhe artisti brilant…Suksese te tre artisteve shqiptar ne finale!
Suksese të tre Artistëve !