MARGARET THATCHER – LIDERJA E DJATHTË QË PAJTOI KONSERVATORIZMIN ME LIBERIZMIN
E Hënë, 04.08.2013, 03:53pm (GMT+1)

Voal-online – Margaret Thatcher nga viti 1975 deri në vitin 1990 ishte edhe lidere e Partisë Konservatore Angleze. Rryma e saj politike është njohur si “thatcherism”, dhe mishëronte shkrirjen e ideve konservatore dhe liberizmit.
E zgjedhur tri mandate të njëpasnjëshme (asnjë kryeministër britanik nuk e ka arritur ndonjëherë këtë objektiv) me emrin e saj është e lidhur lufta në Falkland, konflikt që përfshiu mes marsit dhe qershorit 1982 Argjentinën dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontrollin e ishujve me të njëjtin emër, të Gjeorgjisë së Jugut dhe të ishujve jugorë Sandwich, situatë me të cilën u muar personalisht kryeministrja; operacioni ushtarak ishte një sukses dhe frymëzoi një valë patriotizmi në Mbretërinë e Bashkuar.
Në ekonomi ka hyrë në histori për politikën e saj ultraliberiste, çka e reduktoi thellësisht ndërhyrjen e shtetit në ekonomi nëpërmjet një numri priivatizimesh: mes kompanive që ai privatizoi janë British Airways (kompania kombëtare ajrore), British Gas (kollosi energjetik britanik), British Telecommunication (kompania kryesore e telekomunikacionit) dhe ndërmarrjen më të rëndësishme të prodhimit të çelikut, British Steel. E kundërshtuar nga e majta britanike dhe ndërkombëtare dhe ndërkohë e brohoritur nga mbështetësit e zjarrtë të liberizmit Margaret Thatcher ra në fatkeqësi politike pas futjes së një takse kundërthënëse për shtetësine, të ashtuquajturën poll tax të përllogaritur në bazë të numrit të popullsisë dhe të njëjtë për të gjithë shtetasit – , çka shkaktoi një opozitë të dhunshme dhe e afroi perëndimin e saj politik në vitin 1989.
Ka qenë kundërshtare e vendosur e regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut dhe për sa i përket raporteve me BRSS në kohën e Luftës së Ftohtë ishte shumë pranë me presidentin amerikan Ronald Regan. Në takimin e parë me Mikail Gorbaçovin (Mikhail Gorbachev), më 1984, Margaret Theçer (Margaret Thatcher) i thotë: “Unë jam aleate e SHBA. Ne besojmë tek të njëjtat gjëra, ne besojmë me pasion për të njëjta beteja idesh dhe ne do t’i mbrojmë idetë tona deri në fund. Asnjëherë mos u përpiq të më ndash prej tyre”./ELIDA BUÇPAPAJ







ELIDA BUÇPAPAJ






























































































Komentet