Prej 44 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 44-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe po mbajnë fjalimet e tyre.

Prej 44 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al