VOAL

VOAL

Flet Specialja: E kemi autoritetin për ta siguruar praninë e Sylejman Selimit në Hagë

December 27, 2018
blank

Komentet

blank

Ukraina akuzon Rusinë për ringjalljen e taktikave gjenocidale të Stalinit

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për përdorimin e taktikave “gjenocidale” të ngjashme me ato të liderit sovjetik Joseph Stalin, si dhe për përpjekjen për të “eliminuar” kombin ukrainas.

Deklartata vijnë në ditën e përkujtimit të asaj që njihet si “Holodomor”, “vdekja nga uria”- e cila është cilësuar nga historiani i Universitetit të Yale, Timothy Snyder si një “vrasje masive e paramenduar qartë”.

Kievi ka përkujtuar 90-vjetorin e një zie buke që vrau miliona ukrainas në dimrin e viteve 1932-1933.

Në nëntor 1932, Stalini dërgoi policinë për të sekuestruar të gjithë drithërat dhe bagëtinë nga fermat e reja të kolektivizuara ukrainase, duke përfshirë farat e nevojshme për mbjelljen e kulturave të ardhshme.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria e jashtme e Ukrainës tha: “Në 90-vjetorin e Holodomorit 1932-1933 në Ukrainë, lufta gjenocidale e agresionit të Rusisë ndjek të njëjtin qëllim si gjatë gjenocidit: eliminimin e kombit ukrainas”.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy, duke iu referuar sulmeve ruse në infrastrukturën ukrainase, tha: “Dikur donin të na shkatërronin me uri – tani, me errësirë ​​dhe të ftohtë. Ne nuk mund të thyhemi”, shtoi ai../ dita

blank

3 vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, histori njerëzore dhe premtimet e pambajtura të Edi Ramës

Qindra mijëra shqiptarë kujtojnë zgjimin e pazakontë të orës 3:54 minuta të datës 26 nëntor 2019 nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë që goditi vendin. E paharruar dhe plot dhimbje do të kujtohet ajo ditë për familjet e 51 viktimave të asaj tragjedie, të cilët humbën të afërmit. Por, dhimbja dhe drama nuk janë harruar, madje është ende një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së atyre qindra e mijëra banorëve të Durrësit, Krujës, Kurbinit, Tiranës apo zonave të tjera, të cilët humbën shtëpitë dhe pronat nga ai tërmet. Dhe pikërisht, në këtë tre vjetor të tragjedisë, Syri Televizion ia dedikon këtë reportazh disa familjeve, të cilat prej tre vjetësh janë rrënuar nga premtimet e pambajtura të qeverisë për t`u ndërtuar shtëpitë.

Familja e Dile Prelës, ende pret prej tre vjetësh, që shteti të mbajë premtimin për ndërtimin e shtëpisë së re, por pritja duket se ka kaluar çdo limit. Bashkia e Kurbinit i ka shembur banesën, por për ndërtimin e të resë ende nuk i ka dhënë një afat. Dile Prela thotë se as inertet e banesës së vjetër, nuk ia kanë hequr, madje për t`i larguar vetë ato nga shtëpia, familja Prela është zhytur në broxhe…

Por si ka qenë jetesa për familjen Prela pa strehë?

Por jetesa në këtë rulot nuk do të jetë përgjithmonë, pasi dhuruesit do t’ia marrin përsëri.

Dile Prela tashmë ka humbur shpresën, madje ajo është besimhumbur se banesa e saj nuk do të ndërtohet, arsyet i tregon vetë ajo…

Vetë familja e Dile Prelës e ka të pamundur të ndërtojë banesën e re, ajo tregon se tërmeti i ka rrënuar ekonomikisht, dhe tashmë është në mëshirë të fatit.

Por si familja Prela, në këtë fshat është dhe familja Nika, ndoshta dhe më keq. Kjo është historia e Gjovalin Nikës, i cili kasollen e lopës, prej 3 vjetësh e përdor si strehë për familjen e tij.

Gjovalin Nika tregon se vuajtjet e kanë përndjekur, nga invaliditeti me syrin, te shembja e banesës nga tërmeti e tashmë te mungesa e strehës dhe humbja e shpresës se një ditë do ta gëzojë atë…

Bashkëshortja e tij tregon se u bën tre vjet që shteti e gënjen, premtimin për banesën ia kanë bërë çdo vit, por dimrat kalojnë njëri pas tjetrin, dhe streha e tyre e vetme është kasollja e lopës dhe derrave…

Disa kilometra më tutje, në fshatin Tarin të Krujës, ndodhet në të njëjtën situatë dhe familja e Bardhok Jakut.

Bardhoku kishte një banesë modeste, ku para se t’i shembej, jetonte me bashkëshorten, dy djemtë me nuset si dhe nipërit dhe mbesat. Por tërmeti i la pa strehë, madje, familja nisi të shpërbëhej, pasi djemtë u larguan në Fushë-Krujë ku jetojnë me qira, ndërsa Bardhok Jaku me bashkëshorten jeton në çadër.

Bardhok Jaku tregon se pret prej tre vjetësh rindërtimin e banesës, por procesi ka ngecur, për arsyet, askush nuk jep shpjegim.

Por, nuk mjaftohet me kaq, Bardhoku ngre akuza se bonuset e qirasë dhe procesi i rindërtimit, është bërë në baza preferenciale e partiake në Krujë.

Ai kërkon hetim për procesin e rindërtimit, pasi sipas tij janë abuzuar me fondet por dhe vetë standardet që janë përdorur për këtë proces.

Bardhok Jaku tregon gjithashtu, se sa herë ka folur duke kërkuar rindërtimin e banesës së tij, ai është përndjekur deri dhe nga Policia e Shtetit.

Teksa Bardhok Jaku denoncon skandalin me procesin e rindërtimit, situata me rindërtimin e banesave private duket se ka ngecur gjithkund.

Durrësi, ishte rajoni më i goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019… Pa strehë mbetën mijëra persona, shumë prej të cilëve vijojnë të enden rrugëve duke pritur banesat e reja.

E tillë është historia e Shpresa Guçes, një e moshuar, që jeton e vetme në një çadër me dy mbesat e saj të mitura. Shpresa ndan jetesën mes çadrës dhe kontenierit, të cilat ditët e fundit u përmbytën nga uji.

Vajza e Shpresës, nëna e dy vajzave të mitura, është larguar në emigrim, pasi priti tre vjet që shteti t’i ndërtonte banesën. Në kushte të tilla braktisjeje, nëna ka lënë vajzat e mitura me gjyshen dhe ka shkuar të punojë për rindërtimin e banesës.

Këto janë disa nga historitë e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të tre viteve më parë, të cilat humbën strehën prej fatkeqësisë natyrore. Por sot tre vjet më parë, kjo fatkeqësi është thelluar dhe më shumë, pasi shteti dhe qeveria që u premtoi shumë, por faktet tregojnë se premtimet janë mbajtur pak, ndoshta dhe aspak…

blank

Apeli prekës- Tre vjet pas tërmetit shkatërrues, ka ende njerëz pa strehë. Nëna me vajzën dhe 2 mbesat kalojnë dimrin e tretë brenda një kontejneri

Pasi tërmeti i shkatërroi banesën, Shpresa Guçes vajza e saj e divorcuar dhe 2 mbesat e vogla enden sa në një çadër sa në kontejner, por në 3 vite kurrë nuk gjetën një strehë të ngrohtë. 4 frymë jetojnë në kushte të tmerrshme në një kontenier 9 metra katrore.

Premtimet kanë qenë të shumta se fati i Shpresës dhe familjes të saj do të ndryshonte, por edhe pse ka trokitur shpesh herë në derën e Bashkisë, 4 familjarët vijojnë të kenë strehë këtë kontenier të akullt dhe aspak të sigurt për dimrin e tretë të ftohtë që do të duhet të jetojnë.

Pavarësisht zhgënjimeve të njëpasnjëshme që ka përjetuar, Shpresa mbetet te një dritë jeshile për jetën e saj dhe mbesave. Me lutje të përsëritura gruaja kërkon që të ketë një fat më të mirë për 2 vogëlushet që nuk e kuptojnë pse jeta po tregohet kaq e ashpër me to.

“Ja kjo është jetesa ime, nuk e di ça shtet është ky, a ka shpirt? A ka zemër?”, shprehet ajo.bw

blank

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen sot dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, 14 fjalime në axhendë

Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mbledhja që nis në orën 10:00, do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të hapë punimet e kësaj mbledhjeje për të vijuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të vijojë me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurtit.

Gjithashtu, një një fjalim përshëndetës do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

blank

blank

Ambasada e SHBA-personelit: Shmangni takimet me Taulant Ballën deri në sqarimin e akuzave

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. 

Syri.net mëson ekskluzivisht nga burime pranë qeverisë se ambasada amerikane në Tiranë ka porositur personelin e saj që të shmangin takimet publike dhe çdo lloj takimi me Taulant Ballën, deri në sqarimin e akuzave në adresë të tij.

Mësohet se personelit të ambasadës së SHBA i është shpërndarë një mesazh dhe porosia ka qenë e prerë për të gjithë stafin diplomatik.

Në adresë të Taulant Ballës janë bërë akuza të forta nga Ardian Çapja se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Sipas tij, avokati arriti të siguronte disa përgjime të prokurorisë për Taulant Ballën dhe për këtë u vra. Ekzistenca e këtyre përgjimeve nuk ishte e njohur, deri kur foli Çapja.

Syri.net ka publikuar të dhëna nga fashikujt hetimorë për përgjimet e prokurorisë ndaj Ballës.

Taulant Balla është vënë nën përgjim telefonik nga Prokuroria pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016 në Elbasan, ku u ekzekutuan në një atentat tre persona (Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli), ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë, sollën përgjimin e dhjetëra personave me qëllimin e vetëm krijimin e dyshimeve se kush mund të ishin vrasësit.

Mes shumë numrave është vënë në përgjim dhe numri i deputetit të PD-s,Taulant Balla.

Kërkesa për vënin në përgjim të Ballës, është bërë nga dy oficerët Edvin Ndreu dhe Eduard Hasani, të cilët i kërkonin prokurorëve të çështjes, vënien në përgjim të listës numerike të ofruar nga policia.

Nga sa ka rezultuar të gjithë numrat janë vënë në përgjim, nga gjykata, përfshirë këtu dhe ai i deputetit Taulant Balla.

Për shkak të ngjarjes shumë të rëndë, numrat janë vënë me shumë urgjencë në përgjim, dhe Taulant Balla, është përgjuar për vetëm dy ditë.

Telefoni i Ballës që mbaron me numra fundorë 399, është përgjuar për 46 orë e 50 minuta me radhë. Përgjimet u fshinë disa ditë më pas me vendim gjykate, por ka të dhëna se një kopje e dosjes është ruajtur.

Gjithashtu, Balla përmendet edhe në biseda nga grupet kriminale me emrin ‘politikani Taulant’ se do të ndërhynte për t’u zgjidhur punë, madje ata e quanin motori.

Gjithashtu, grupet kriminale përmendin edhe një politikan tjetër me nofkën ‘Matematiku’ i cili mësohet të jetë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe biseda vërtitet rreth lojëra të fatit.

Balla dhe Ahmetaj përmenden edhe në bisedat telefonike nga pjesëtarët e grupit kriminal të Bajrave të Shkodrës.

blank

Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, raporton Express.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

blank

Manzë- Durrës: Probleme me strehim edhe tre vjet pas tërmetit shkatërrues

80-vjeçarja Emine Dokuçi

Jetmira Delia-Kaci

Pas tmerrit që përjetoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri dhe jetesës në kontejner për tre vjet pas, 80-vjeçarja Emine Dokuçi mendoi se vuajtjet e saj morën fund.

Dy javë më parë, autoritetet e njoftuan se do të hynte në banesën e saj në një lagje të re në Manzë të Durrësit, të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti.

Por nga shorti që hodhi bashkia e këtij qyteti, banesa e saj ra në katin e 6-të të pallatit, i cili ashensor ka, por është jashtë funksionit.

Eminja vuan nga disa sëmundje dhe mezi ec me ndihmën e një paterice.

“Kam ndenjur tre vjet në kontejner. Tani kam ardhur te shtëpia e re, por e kam në kat të 6-të, mezi më kanë ngjitur dy veta, sikur të isha e vdekur. Po, mirë u ngjita, por duhet të dal për të bërë pazar, për të hedhur plehrat, kush do m’i bëjë mua këto? Kam ndenjur dy ditë pa bukë se nuk dilja dot të blija”, rrëfen Eminja për Radion Evropa e Lirë.

Ajo jeton e vetme, pasi dy djemtë e saj ka vite që kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Fqinjët e ndihmojnë herë pas here, por e moshuara thotë se do të donte një banesë në katet më të ulëta, që të mund të dilte vetë.

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë para tre vjetësh, ka shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e 913 të tjerëve. Mbi 11.490 familje, ndërkaq, kanë humbur shtëpitë dhe kanë mbetur pa strehë.

Pasojat më të rënda janë shënuar në Durrës, por janë shtrirë edhe në Tiranë, Thumanë, Lezhë, Kavajë, Shijak, Kurbin, Kamëz, Mirditë dhe Rrogozhinë.

Në Manzë të Durrësit janë ndërtuar 9 pallate të reja për banorët e prekur. Por, sistemimi i tyre ka nxjerrë në pah edhe disa probleme, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i njësisë administrative në Manzë, Muharrem Sula.

“Është e vërtetë që nuk funksionon ashensori në këtë pallat… Ka edhe disa shqetësime të tjera, si: furnizimi me ujë në disa raste, grumbullimi i reshjeve të shiut para disa pallateve të tjera. Jam në dijeni dhe kam njoftuar Fondin Shqiptar për Zhvillim që e ka kryer ndërtimin e tyre, për t’i zgjidhur. Shpresoj të zgjidhen në një kohë të shpejtë”, thotë Sula.

Disa familje ende pa strehë në Manzë

Ndërsa Eminja ka së paku strehë, tetë familje të tjera në Manzë jetojnë ende në kontejnerë, apo baraka të improvizuara. Ato nuk kanë dokumente pronësie për banesat që kanë zotëruar para tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Një prej tyre është Sadik Përleka, i cili thotë se ka qenë banor i Manzës me vite të tëra.

Sadik Përleka dhe gruaja e tij

Sadik Përleka dhe gruaja e tij

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ka jetuar në një pallat trekatësh, i cili ka qenë dikur hotel për punonjësit e minierës së Manzës.

Sadiku thotë se ka blerë tri dhoma 18 vjet më parë dhe më pas ka investuar në to, për t’i përshtatur si banesë për veten, bashkëshorten dhe vajzën.

Kontenjeri ku jetojnë Sadik Përleka dhe gruaja e tij, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Kontenjeri ku jetojnë Sadik Përleka dhe gruaja e tij, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Shumë vite më vonë, ai dhe banorë të tjerë janë njoftuar se asaj toke i ka dalë pronari dhe kjo i ka detyruar ata të enden nëpër gjykata – një proces që vazhdon akoma.

“Familjet që kemi qenë në atë ish-hotel, i sistemuan këtu në kontejner. Kam tre vjet këtu bashkë me gruan, pensionistë, të sëmurë, në këtë lagështirë. Tani, të tjerët u sistemuan, ne dhe pak familje të tjera kemi mbetur këtu. Na kanë thënë se do të gjendet një zgjidhje para Vitit të Ri, por kur? Nuk e di, nuk kemi çfarë të bëjmë veçse të presim, me shpresë se do të kemi një shtëpi tonën”, thotë Sadiku.

Blloku i kontenjerëve në Manzë të Durrësit.

Blloku i kontenjerëve në Manzë të Durrësit.

Për kreun e njësisë administrative të Manzës, çështja e këtyre familjeve të mbetura në kontejner është një problematikë që, siç thotë, i tejkalon kompetencat e institucionit që drejton.

“Është çështje që nuk mund të zgjidhet nga ne. Unë e kam deleguar këtë shqetësim në Bashkinë e Durrësit dhe pritet të ketë një mbledhje të këshillit bashkiak për të marrë një vendim për këto tetë familje. Nëse nuk përfitojnë dot banesën e tyre, atëherë do të përfshihen në projekte të tjera strehimi, siç mund të jetë strehimi në banesa sociale”, thotë Sula.

“Në lagjen e re të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti, janë 144 banesa që u dhanë atyre që iu shembën banesat tre vjet më parë. Janë edhe 80 banesa të tjera, që janë menduar të shfrytëzohen si banesa sociale, për kategori të tjera të banorëve të kësaj zone”, shpjegon Sula.

Nga bashkitë e tjera pretendojnë se të gjithë të prekurit nga tërmeti janë sistemuar.

 

Vonesat në procesin e rindërtimit pas tërmetit

Sadiku dhe persona të tjerë të pastrehë në Durrës janë në pritje të mbledhjes së këshillit të bashkisë së qytetit, me shpresën se do të kenë edhe ata një strehë.

Autoritetet kanë premtuar se 1 janari i vitit 2022 do t’i gjente të gjithë të prekurit e kësaj zone në banesa të reja, por një tjetër vit i ri po troket dhe ata kanë pak shpresë se do ta presin atë në banesat e tyre të reja.

Ish-ministri i Rindërtimit i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në gjithë territorin e dëmtuar, por kjo nuk ka ndodhur.

Si arsye për vonesat në këtë proces, Qeveria ka përmendur zhvillimet e papritura mbarëbotërore, si pandemia e koronavirusit, por edhe rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe vështirësia për t’i siguruar ato.

Më 25 korrik të këtij viti, Ministria e Rindërtimit është shuar dhe ministri Arben Ahmetaj është shkarkuar edhe nga detyra e zëvendëskryeministrit.

Në shkurt të vitit 2020, në Bruksel është mbajtur konferenca e donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, ku janë mbledhur 1.15 miliard euro – përfshirë grante, projekte dhe hua – për procesin e rindërtimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, që bën auditime, ka theksuar në një raport të publikuar në tetor të vitit 2021 se rindërtimi pas tërmetit në Shqipëri është shoqëruar me mungesë dokumentacioni – një problem që, sipas tij, ka prekur efikasitetin dhe transparencën e këtij procesi.

blank

Albin Kurti: Në pranverë pritet të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që të kujton atë mes dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, do të duhej të mundësojë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin malazez “Gradska RTV”.

Negociatat me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, siç thekson ai, bazohen në ofertën e Bashkimit Evropian, të Komunitetit Evropian, të cilin e mbështesin Berlini dhe Parisi, shkruan RTK.

“Që nga 9 shtatori i këtij viti, ne kemi një model në të cilin do të mbështetemi gjatë negociatave tona të ardhshme, e të cilat duhet të fillojnë menjëherë. Në fakt, aty thuhet brenda disa ditësh, por përafërsisht deri në pranverën e ardhshme, duhet të kemi një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ndërkohë u pajtuam që Kosova të mos vazhdojë me gjoba për veturat me targa të paligjshme KM dhe të tjera nga koha e sundimit të Millosheviqit. Serbia nuk do të lëshojë më targa të tilla dhe ne po u japim mundësi, një hapësirë ​​disamujore, si masë për besimin reciprok, për të arritur këtë marrëveshje, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për gjithë rajonin tonë”, theksoi Kurti.

Ai theksoi se Kosova është shtet normal, por jo edhe Serbia, e cila është si një pjesë administrative e Rusisë.

Image

“As marrëdhëniet tona nuk janë normale. Normalizimi i marrëdhënieve do të thotë që në fund të kemi një marrëveshje, që është ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe në të cilën në fokus kemi njohjen reciproke. Ju e dini që Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe tani kemi një afat që ajo njohje reciproke të zbatohet diku deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është marrëveshja që është arritur mbrëmë dhe që Serbia e ka pranuar”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se Serbia ka pranuar edhe hapjen e negociatave, të cilat do të bazohen në ofertën e Brukselit, e cila mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Sipas Kurtit, plani është që javën e ardhshme ose javën në vijim të organizohet një takim në Bruksel, ku do të fillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas Kurtit, çështje problematike është që të besohet se Aleksandar Vuçiq do ta respektojë marrëveshjen.

“Nga 33 marrëveshjet të cilat i kanë arritur Kosova dhe Serbia në Bruksel, dy të tretat e atyre marrëveshjeve Serbia nuk i ka zbatuar. Ne kemi përvojë të hidhur me Serbinë në kuptimin që nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjeve janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Do të punoj që nënshkrimi i marrëveshjes dhe zbatimi i saj të vijnë në të njëjtin kontekst”, ka shtuar Kurti për “Gradska RTV”, transmeton RTKlive.

Ai mendon se nuk do të jetë e lehtë arritja e marrëveshjes, por jo edhe e pamundur.

“Tani kemi si garancë Brukselin, Parisin, Berlinin dhe Uashingtonin. Prandaj ne e shohim këtë deklaratë si një hap pozitiv progresiv në drejtimin e duhur”, ka nënvizuar ai.

Ai thekson se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmban elemente të marra nga modeli i dy Gjermanive, e cila mundësoi anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare.

“Por, duke pasur parasysh situatën me Kinën dhe Rusinë, të cilat nuk janë vende demokratike dhe që janë në tension të madh me Perëndimin demokratik dhe kanë të drejtën e vetos, nuk është shumë racionale të pritet që ato të ndryshojnë mendimin e tyre në pak muaj”, është shprehur Kurti.

Krahas marrëveshjeve mes dy shteteve, Kurti ka thënë se është e nevojshme edhe përballja me të kaluarën.

“Pra, Willy Brandt nuk e nisi Ostpolitik në fillim të viteve 70-ta me një marrëveshje dhe negociata, por me shkuarjen në Varshavë. Mendoj se në Serbi është shumë e rëndësishme që të ndodhë një përballje e tillë me të kaluarën. Kjo është mirë për të tashmen tonë, por edhe për gjeneratat e ardhshme”, ka pohuar Kurti.

I pyetur nëse është ndokush në Serbi që sot do të bënte një gjest si kancelari gjerman i atëhershëm Willy Brandt – i cili u gjunjëzua para memorialit të viktimave hebreje të Holokaustit, Kurti theksoi: “Në Serbi sigurisht që ka njerëz të tillë, por ata janë individë dhe nuk kanë hapësirë për veprim. Ata nuk e  kanë forcën dhe fuqinë që vjen nga pushteti, pra ata janë në opozitë dhe janë në opozitë jashtëparlamentare. Tani ndoshta do të duhet pak kohë për këtë, por po jetojmë në kohë të vështira dhe të çuditshme”, ka theksuar kryeministri.

Sipas tij pa u përballur me të kaluarën dhe pa u distancuar nga Millosheviqi dhe Putini, Serbia nuk mund të përcaktohet për Bashkimin Evropian.

Tutje mediumi malazez citon Kurtin se marrëveshja e ndërsjellë për njohjen dhe normalizimin e marrëdhënieve nënkupton se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, porse as nuk do të mbështesë një ulëse në Kombet e Bashkuara. Megjithatë, shton ai, gjërat janë ende të hapura sepse negociatat do të fillojnë.

“Jam i bindur se Serbia do të donte që këto negociata të zgjasin së paku disa vjet, derisa të ndryshojnë kushtet botërore dhe nuk e kam fjalën vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Ky është një këndvështrim i ekstremit të djathtë për jetën dhe botën, dhe mendoj se në Serbi, rolin kryesor këtu nuk e ka presidenti Aleksandër Vuçiq, por Kisha Ortodokse Serbe, e cila është e lidhur ngushtë me Moskën. Universiteti i Beogradit dhe mediat, të cilat janë më shumë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe dhe Rusinë sesa me pushtetin politik. Mendoj se ata kontrollojnë diskursin e Serbisë”, ka nënvizuar Kurti.

Edhe pse shprehet optimist, Kurti thekson se normalizimi i plotë duhet të përfshijë drejtësinë tranzicionale, pa të cilën, shton ai, nuk mund të ketë pajtim. Dhe drejtësia, thotë ai, nuk arrihet vetëm në gjykatë.

“Kjo ndodh edhe në opinionin publik dhe në faktin që për këtë diskutojnë politikanët, intelektualët dhe shoqëria civile. Dhe në këtë mënyrë distancohen nga regjimi i Millosheviqit dhe nga krimet që ai ka bërë gjatë luftës në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë”, ka shpjeguar Kurti.

blank

Policia i ndaloi protestën para Kryeministrisë më 6 Dhjetor, reagon PD: Nuk marrim leje, vetëm kemi njoftuar

Partia Demokratike ka reaguar pas letrës zyrtare që mori nga Policia e Tiranës e cila i ndalon tubimin në 6 dhjetor përballë Kryeministrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shprehur mbrëmjen e sotme për Klan News se ata kanë njoftuar policinë në lidhje me tubimin pasi nuk marrin leje për të ushtruar të drejtat e qytetarëve.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në Dhjetor të ’90. Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë, kaq është detyrimi ligjor”, ka thënë Noka.

Në shkresën e saj policia thekson se protesta brenda perimetrit të sigurisë të caktuar për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë në të njëjtën datë, mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare.bw

blank

Policia kundërshtoi tubimin e thirrur nga Berisha më 6 Dhjetor, reagon BE: Protesta e drejtë e qytetarëve, të respektohen liritë e tyre

Pas zbulimit se Policia e Shtetit kundërshtoi protestën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha më 6 dhjetor, pasi sipas tyre cënohet siguria kombëtare gjatë punimeve të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kanë qenë pikërisht delegatët e Bashkimit Evropian që kanë reaguar në lidhje me tubimin.

BE ka konsideruar protestën si të drejtë të ligjshme të qytetarëve, pavarësisht se në të njëjtën datë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë kryeministrat e unionit.

Delegacioni i BE-së në Tiranë tha për A2 CNN se autoritetet e vendit duhet të garantojnë sigurinë e samitit, por në të njëjtën kohë duhet edhe tër respektojnë ushtrimin e ligjshëm të lirive të qytetarëve.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për unionin. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, u shprehën anëtarë të delegacionit.

Kujtojmë se protesta e 6 dhjetorit e ka futur politikën shqiptare në debate të forta, pasi maxhoranca pretendon se kjo protestë është e organizuar nga mbështetës së presidentit rus Vladimir Putin në Shqipëri dhe nga ana tjetër opozita e sheh këtë tubim si një mundësi të mirë që zëri i qytetarëve të dëgjohet “në mbarë Europën”.bw

blank

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do të nisë në orën 12:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, ku ka folur edhe mbi protestën e 6 dhjetorit. Berisha sqaroi se protesta ka si synim të paraqesë të vërtetat e shqiptarëve. Ai gjithashtu zbuloi se protesta do të nisë në orën 12:00

Pjesë nga diskutimi:

E keni njoftuar policinë për protestën?
PD ka njoftuar policinë, kushtetuta e Shqipërisë ka vendosur që është i panevojshëm marrja e lejes. Cila është përgjigjja, është ajo që dikton Edi Rama. Ai do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar.

Do të jetë një protestë e qetë?
Do të jetë një protestë civile, e cila nuk do të cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës.

Cili nga aleatët e PD-së keni ftuar t’i bashkohet kësaj proteste?
Aleatët janë të mirëpritur. Ftesa ime është për të gjithë aleatët dhe popullin opozitar. Çfarë vendimi marrin është në tagrin e tyre.Lapsi

blank

Osmani cakton datën e zgjedhjeve për asambletë në Zveçan dhe Leposaviq

Presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit konsultativ me parti politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit. 24 nëntor 2022.

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 25 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të KK-ve, dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e këtyre komunave.

Osmani ka shpallur 18 dhjetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.

Më 23 nëntor, delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Sipas BE-së, Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Por, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, Lista Serbe ka thënë se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

I pyetur se a do të marrin pjesë serbët në zgjedhje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se kjo nuk do të ndodhë pa u formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Partnerët ndërkombëtarë, po ashtu, i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e të dyja palëve mbeten larg.


Send this to a friend