Tek po bisedoja një ditë me një të njohurin tim nga qyteti ose metropoli i njohur e Alepit (Halep ose Alepo) të Sirisë, i pyetur nga unë në vazhdim së ç ´mendim kishte mbi marëdhënjët ose raportët e afërta dhe tepër miqësore të shtetit turk dhe vendëve të ndryshme myslimane ose arabike me Rusinë ? Rrudhi krihët dhe me tha shkurt: Me Rusinë mund të kenë marëdhënie ose raporte të mira regjimet e ndryshme autoritare dhe totalitariste e jo popujt e ndryshëm myslimanë ose arabikë miku im! Për të shtuar në vazhdim se turqit dhe arabët në shumë fusha dhe segmente të ndryshme shpirtërore, emocionale, letrare,kulturore, filozofike, arkitektonike dhe të tjera janë me evropianë ose perëndiomor se sa rusët si për shëmbull.
Se këndejmi, siç dihet, është pikërishtë Rusia ajo që që i ka shndërruar në ruina ose gërmadha lufte qytetin ose metropolin e famshëm të Alepit ( Alepos) së bashku me shumë qytete ose vendbanime tjera të Sirisë. Ndërkohë që shteti dhe ushtria ruse edhe sot e kësaj dite ndodhën të involvuar në luftën ose “konfliktin e ngrirë” të Nagorni Karabahut në mes Armenisë dhe Azerbejxhanit-shtetit dhe popullit sivëlla të Turqisë. Pa i harruar këtu edhe hasmeritë e moçme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në mes Turqisë dhe Rusisë.
Ndryshe nga kjo, duke filluar nga Delta e njohur e lumit Nil në Egjiptë dhe tutje, tutje.. rreth e përqark brigjëve, pellgjëve, kanjonëve, fjordëve, deltave dhe atyre fushave të paana të Mesopotamisë dhe Asirisë ku puqen dhe bëhën bashkë lumenjët e famshëm të Babilonisë- Tigri (Tigrisi ) dhe Eufrati. U ngritën dhe themeluan dikur kulturat dhe civilizimet e njohura të Egjiptit, Babilonisë, Asirisë, Kartagjenës dhe Medisë (Persisë). Pa i harruar edhe amën (burimin) dhe rrjedhat (rrjedhjet) e njohura të lumenjëve të lashtë-biblikë të Jordanit, Tirit ose Sionit (Sidonit) në Jordani, Liban ose Palestinë prej nga ku detërat e kaltërt blu dhe toka e zjarrtë arabe e marin në prehër dhe pëqafim të thellë qiellin e madhërishëm të Zotit.
Aty janë edhe shënimet, kronikat, mitët, eposët dhe legjendat e njohura biblike ose antike mbi Kleopatrën e famshme nga Egjipti, mbi mbretëreshen e bukur Mejremen (Mariemin) në Babiloninë e Lashtë-Antike…Pardukun, Shemsiadadin, Statiren ose Peristitasin…Ato mbi Hatixhen, Ajshen, Fatimen ose Sheherezaden…Mbi Maria Magdalenen e shquar, Anen profeteshë, Juditen, Esteren ose Agaten… Ato mbi Hamurabin, Sargonin, Aleksandrin (Lekën) e Madh ose Jezu Krishtin…Mbi Profetin Muhamet, Imam Aliun, Osmanin, Hysenin, Nuredinin, sulltan Salajdinin ose Harun el Rashidin protagonistin dhe heoin kryesor të romanit t´” Njëmijë e Një Netëve” …Mbi Mekën dhe Medinen, Bagdadin, Damaskun, Naxhafin e Imam Aliut, Qërbelanë e njohur të Imam Hysenit ose Hasanit..Mazari Sharifin e Lashtë – Antikë (në Avganistan) ku thonë se ndodhët ” varri” ose banesa e fundit e Imam Aliut… Ato mbi Betlëhemin dhe Nazarethin…Palestinën, gjegjësisht, Judenë, Galilenë, Betaminë, Idumenë dhe Samarinë në kohën e Krishtit kur Palestina e asokohshme ndodhej nën sundimin dhe administrimin e përbashkët greko-romak dhe ishte e ndarë në pesë krahinat ose provincat e mesipërme…Dhe, të gjitha këto së bashku në formë mitësh, eposësh, legjendash, kronikash, dëftesash, shënimësh dhe historishë të njohura mbi kulturat dhe civilizimet e lashta në vendët dhe rajonet e ndryshme të Gjirit (Golfit) të lartëpërmendur Persiko-Arabikë prej nga ku rrodhën dhe u zhvilluan ngjarje, zhvillime dhe histori të lashta ose antike të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ti bëjnë nderim dhe një shkëlqim të posaçëm kulturës dhe civilizimit të përgjithshëm botërorë ose ndërkombëtarë. Apo….?!
Në këtë prizëm edhe njerëzit, popujt, vendët, kulturat, fetë, besimet ose civilizimët e ndryshme gjithandej globit në atë “masivë të madh” vlerash , kulturash dhe diversitetësh të ndryshme fetare ose sociokulturore, në instancë të fundit të duken vetëm pjesë, organe (gjymtyrë), ura, detale ose stacione të ndryshme zhvillimore, kulturologjike, holistike, primatologjike ose historike në trupin ose “organizmin e përbashkët” të edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit dhe një besimi të gjithëmbarshëm ose universal në Zotin dhe vlerat e njohura globale dhe universale të jetës sonë mbi tokë.
“Atdheu im është bota ose planeta jonë, ndërsa feja ose besimi im kryesorë janë arritjet dhe përparimet e vazhdueshme të arsimit, shkencës dhe teknikës.” Do thoshte dikur Kristian Hajgensi në kuptimin e njohur etik dhe metaestetik të bukurisë, dashurisë dhe profecisë (hyjunisë ) së njohur krijuese , shkencore ose inovatore dhe teknike që i prekin dhe arrijnë vazhdimisht bukurinë, dashurinë dhe profecinë ose hyjninë e lartë.
Në këtë frymë; e filluar në truallin e njohur të Kartagjenës së Lashtë Antike (Tunizi).Për t´u puçur dhe vazhduar në Egjipt dhe tutje, tutje.. nepër vende dhe rajone të ndryshme arabe ose muslimane që paraqesin si të thuash “harkun” ose “trekëndëshin e lashtë” të kulturave dhe civilizimëve të moçme të Kartagjenës, Egjiptit, Babilonisë, Asirisë, Medisë dhe Mesopotamisë: E ashtuquajtura “pranvera arabe” në fillimët e saj, atëbotë me plotë të drejtë mund të quhej, definohej, konceptohej, përceptohet dhe anticipohet si Rilindje (Renesansë ) apo, mbase edhe si një “Revolucion i ri´ fetarë, kulturorë, filozofik, shtetërorë, nacional, politik, historik në kuptimin e njohur dialektikë, etikë ose metaestetikë të fjalës.
Ndryshe nga kjo, Revolucioni Dialektik dhe Metaestetikë së bashku me Logjikën e Re (lëxo: “Logicae Novae”) shkëncore, fetare, letrare, kulturore, artistike dhe filozofike kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga ´kopshti´i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose musliman në mesjetë. Gjegjësisht, nga filozofët, dijetarët ose kulturologët e njohur arab ose musliman të oborrëve të njohura mbretërore dhe kulturore të Sasanidëve dhe të tjerëve nepër vende ose rajone të ndryshme të Gjirit të lartëpërmendur Persiko-Arabik. Duke menduar këtu në shkrimet, veprat dhe interpretimet e shkëlqyera të Avicenit, Al Kindit, Ibn Baggit, Al Gazalit, Averit ose Averosit, Ibn Rushdiut, Al Hvarzimit, Al Farganit, Ibn Haldunit, Ibn Arabit, Al Birunit,Al Hakimit, Al Mansurit- themeluesve ose arkitektëve të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjëe e sotme dhe kështu me radhë si Al Farabi ose Al Xhebrilit ( Nga i cili ka rrjedhur emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit dhe të tjerëve në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, respektivisht, të astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, medicinës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, logjikkës, metodikës etj.
Për me tepër ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetre dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin e saj universal së bashku me metafizikën e moralit , substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkohorë : Siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar pikërisht në kopshtin e lartëpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve arabë ose musliman. Gjegjësisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet , konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose musliman në mesjetë.
Për këtë ,në vargun e shumë syrësh na bëjnë të qartë Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny ( në librin e tij të njohur me titull “Muhameti dhe Karli i Madh”) , Herman dhe Ante Dlmatinskinë stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve dhe eksploratorëve të shkëlqyer ose kryesorë të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë europian dhe të tjerë në këtë sfond.
Në këtë frymë të mesipërme etike dhe metaestetike në mesjetë, gjegjësisht, duke filluar nga shekulli 7 dhe deri në shekujt 1O, 11, 12, 13 dhe 14 , arti, kultura, letërsia dhe filozofia e përgjithshme arabe ose muslimane, thuhet se ishin me të zhvilluarat dhe me përparimtarët në mbarë rruzullin tonë tokësorë. Për këtë flasin dhe na bëjnë të qartë analët, shënimet, dëftesat, kronikat dhe historitë e shumëta.
Në anën tjetër ndërkaq,edhe për kundër kësaj që u cek dhe trajtua me sipër, si për çudi dhe një koniçidencë të pshkruar e të pathënë asgjëkundi, ngjarjet, zhvillimët, procesët, fenomenët dhe historitë e ndryshme në botën e sotme arabe ose muslimane që nga antika e largët dhe gjer me sot, vazhdimisht sikur e ndjekin dhe përcjellin njëra tjetën në relacione ose kontekste të ndryshme ekskursive, diskursive, fetare, sektare, konceptuale, ideologjike, sociopsikologjike, shtetërore, nacionale, politike dhe të tjera.
Kështu ishte në kohën e Sargonit, Hamurabit ose Nebukardenazorit në Babiloninë e lashtë antike, të Ramzesit të Dytë ose Tutenkamonit të Dinastisë së Madhe të Hiksëve në Egjiptin e lashtë, të Ammanit, Salmannaserit të Parë, Asuriabaldait ose Eribagdadit në Aisiri dhe kështu me radhë. Kështu të duket mbase se është edhe sot. Luftëra, konflikte, antagonizma, averzione, disonanca, divergjenca dhe diskrepanca të vazhdueshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, sektare, konceptuale ose ideologjike që patjetër ti rikujtojnë fragmentët e njohura nga “Epi i Gilgameshit” etj. Apo, ” dhëmbi për dhëmbin, koka për kokön, dora për dorën ose syri për syrin etj” ,sipas ” kodeksit” të dikurshëm të Hamurabit në Antikë.
Fatët ose përfundimet tragjike të ish despotëve ose diktatorëve të njiohur arab ose musliman si Sadam Huseini në Irak, Ben Ali në Tunizi, Mohamer el Gadafi në Libi, Hosni Hubaraku në Egjipt, nesër ose pasnesër Bashar el Asadi në Siri dhe kështu me radhë , në formën dhe menyrën me të qartë i ilustrojnë dhe konfirmojnë prognozat ose supozimet e mesipërme në këtë drejtim.
Në këtë apologji të përgjithshme diskursive, ekskursive ose komparative në vazhdim ( ndofta? ) sa për ilustrim ia vlen të rikujtohet një detal nga periudha e njohur e Babilonisë Antike kur pasardhësi ose trashegimtari i mbretit të njohur asirian, Asurabalit, Tukultininutra i Parë ( 1243-12O8 -para epokës sonë)- duke e pushtuar, djegur, plaçkituar dhe shkatërruar atë kohë qytetin dhe kështjelln e famshme të Babilonit! Kishte për qëllim zhvëndosjen ose shpërnguljen e “selisë hyjnore” ose profetike të Zotit (Perëndisë) së njohur Marduk nga Babiloni (Babilonia) në Ashurë. Ndërkohë që mbreti tjetër asirian, Shamshiadadi ( Shemsiadadi) me anë të ngritjes dhe ndërtimit të ndërtesave, objektëve, kështjellave ( fortifikatave) ose pallatëve të shumëta impozante ose monumentale, atëbotë e kishte ngritur dhe promovuar qytetin e lartëpërmendur të Ashurit ( Ashurës) në një metropolë të rëndësishme ose kryesore për disa shekuj me radhë. Duke ia ” vjedhur” kështu shkëlqimin dhe reputacionin e njohur mbretërorë, kulturorë, historik dhe arkitektonik metropolës së famshme të Babilonit ose Babilonisë për disa shekuj me radhë.
Për asirianët dhe ithtarët e tyre të shumtë mbreti ose Zoti Ashurë (Ashuri ose Ashura) së bashku me ” qytetin mbretërorë” ose “profetik” te Ashuresë; asokohe në radhë të parë e simbolizonin dhe personifikonin zotin e luftës, zotin e vetëflijimit,heriozmit, vetëmohimit, sakfrificës dhe kështu me radhë. Dikur me vonë madje edhe zotin e tokës, zotin e detit, zotin e qiellit dhe të ngjajshme.
Aty janë edhe problemët,luftërat, konfliktët, antagonizmat dhe diskrepancat e njohura në mes taborrëve ose blloqëve të rivalizuara sektare dhe ideologjike të shiitëve (shiia) dhe sunnitëve (sunni) që datojnë që nga viti i largët 622, gjegjësisht, 651 dhe deri me sot. Pse dhe si kjo?
Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lëxo: “Anno Higrae” 15 -16 .O7. 622 )-Profeti Muhamet asokohe nepër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon. Për t´i ravijezuar, eksplorur, sistemuar, profilizuar dhe konvencionalizuar parimet dhe premisat e mesipërme të fesë kristiane dhe ebreje ose izraelite me fenë islame ose muslimane krahas librit të shënjtë të Kuranit në kuadrin e “Sunnës” (lëxo: mësimet nga përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, humane dhe filozofike të Profetit Muhamet). Të cilat asokohe e sot u konceptuan, akceptuan, përceptuan dhe anticipuan si një një reformë ose renesansë e madhe fetare, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin e lartëpërmendur fetarë, sociokulturorë dhe sociopsikologjik të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, koekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë muslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë.
Ndonëse, kishte edhe të atillë që mësimet dhe interpretimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet nuk i pranuan dhe nuk i anticipuan kurrë asokohe e sot. Sidomos ata të bllokut ose taborrit të rivalizuar të shiitëve (shiia) që nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë “Sunnën”, gjegjesisht, mësimet dhe predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shënjtë të Kur´anit. Për dallim të sunnitëve (sunni) që e njohen dhe pranuan Sunnën.
Ndërkohë që antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktët e mesipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shiitëve dhe sunnitëve do të thellohën akoma më shumë me rastin e vdekjës ( thuhet me thikë prapa shpine ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të harixhitëve që asokohe ndodhëshin në lidhje ose aleanca të ndryshme me Dinastinë e njohur mbretërore ose familjare “Omeja”( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite dikund në vitin e largët 651. Apo, të Imam Osmanit në vitin 656.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të “Dinastive” ose “Kalifateve” te njohura te Bagdadit dhe Damaskut, gjegjësisht, Kalifatëve “Omejada”, Abbasida” dhe “Fatimida” (duke e nënkuptuar këtu edhe “Kalifatin e Kordobës) në sfond.
Shih për këtë, bota e njohur arabe ose muslimane akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe,shtete, organizata,parti ose levizje të ndryshme fetare,sektare,politike,konceptuale ,shtetërore, nacionale, historike,militare,paramilitare, ideologjike dhe të tjera të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i eklipsojnë dhe katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, artistike, shkencore, filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane në sfond. Në Siri si për shëmbull tani e një kohë të gjatë vazhdojnë të sundojnë Assadët që i takojnë klanit ose sektës së njohur të “alevitëve” (aleui) që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të sunnitëve dhe të tjerëve në Sirinë e kontrstëve dhe paradoksëve të shumëta fetare, kulturore, politike, historike ose ideologjike. Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunnitëve ( me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.) vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shiite. Në Jemen me tepër mund të bëhët fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike, se sa për regjime ose pushtete të mirëfillëta fetare ose ideologjike. Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina ku mbretërsha e bukur dhe intelegjente- Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh. Në Irak luftërat dhe konfliktët e përditshme ( të përgjakshme ) në mes shiitëve dhe sunnitëve nuk kanë të ndalur. Aty janë edhe kurdët, turkmenët dhe të tjerët që në Irakun e kontrastëve dhe paradoksëve të njohura janë faktorë.Në Liban ndërkaq, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin. Në Palestinë ato të “Hamasëve”,” Hizbollahëve” ,” Fidainjëve” ( Martirëve), “Rafahëve”, “Al Fatahëve” si dhe shumë e shumë të tjerëve.
Ndërkaq, paqja, harmonia dhe stabiliteti i shumëpritur në botën e njohur arabe ose muslimane hëpërhë asgjëkundi nuk po duken në horizont. Aty janë edhe “inxheksionet”, “terapitë”, projektët dhe planimetritë” e ndryshme demone ose satanike të Moskës ose Kremlinit zyrtarë së bashku me forcat tjera centripetale ose centrifugale në rajon që i bëjnë njerëzit ose popujt e atjeshëm t´i shohin ose shikojnë me dyshime të ndryshme dhe me plot pasiguri ditën e nesërme ose ardhmërinë e popujve dhe vendëve të tyre përkatëse ose respektive.
Pa i harruar këtu edhe ndikimet dhe influencat e ndryshme eksterne ose ekskplikative të “pranverës arabe” në luftën ose konfliktin e moçëm palestinezo ( arabo) -izraelit i cili vazhdon ti bartë fijët ose rrënjët e tij që nga Antika e largët dhe deri me sot. Përkatësisht, që nga etapat ose perudhat e njohura të Abrahamit, Moisiut, Josipit, Ramzesit II- të, Davidit, Solomonit, Jakobit Izrael etj.etj. Se këndejmi, pas vdekjës se hershme të Solomonit ( dikund në vitin 926 para epokës së re) shteti i atehërshëm i Izraelit ishte ndarë dhe coptuar në dy pjesë të ndryshme fragjile, heterogjene, inkompaktibile, rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Gjegjësisht, në të ashtuquajturin ” shtetin verior” të Izraelit ( Palestinës) që i përkisnin ose takonin dhejetë ( 1O ) fiset e njohura arabe te filistinëve (palestinezëve të sotëm) dhe ne “shtetin jugor” të Izraelit ( Judenë) që i takonin vetem dy fiset e njohura të “popullit të zgjedhur” të Abrahamit ( për dikënd tjetër Ibrahimit). Duke shënuar kështu fillimin e luftërave, konfliktëve, armiqësive, diskrepancave dhe antagonizmave të pafundme mes palestinezëve dhe izraelitëve që fillojnë pikërisht rreth “qytetit të shenjtë” të Jeruzalemit etj.
Por, njerëzit dhe popujt e atjeshëm lutën dhe akoma besojnë në paqë!
Se këndejmi, edhe e kaluara dhe historia e përgjithshme mbi Izraelin ose “popullin e zgjedhur” të Abrahamit (Izraelit) -parasegjithash është një histori e mbushur dhe përshkuar me mite, epose dhe legjenda të shumëta që flasin ose korrespondojnë vazhdimisht mbi lidhjet ose kurorëzimet e ndryshme shpirtërore, emocionale, transcendentale, tendenciale , misionare, profetike dhe të tjera të ” popullit të zgjedhur” me vet Zotin ose Jehovën!
Thuhet se nga 12 bijtë ose djemtë e njohur të Jakobit Izrael u ngritën dhe themeluan edhe 12 fiset e ndryshme izraelite ?! Kush e di!…
Komentet