VOAL

VOAL

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA URON QEVERINË LVV-LDK

February 5, 2020
blank

Komentet

blank

FAN NOLI, KRIJUESI I TRINOMIT ‘KISHA-VATRA-DIELLI’ Nga Prof. Thanas L. Gjika

 

(Përshëndetje në promovimin e ALBUMIT të Nolit)

Vlerësimi i figurës së shumanshme të Fan Nolit është një akt shkencor, atdhetar e artistik që na bashkon e na ndriçon në jetën tonë për të shkuar drejt qytetërimit, drejt Bashkimit Europian, ku e kemi vendin gjeografikisht dhe historikisht. Prandaj e falenderoj Shoqërinë e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për botimin dhe organizimin e këtij promovimi të ALBUMIT të Nolit në bashkëpunim me Bibliotekën Noliane pranë Kishës së Shën Gjergjit.

Emigranti i ri Fan Noli, për t’i bashkuar kurbetllinjtë gjysmanalfabetë iu kushtua misionit të kishës dhe të gazetarisë. Përmes predikimeve fetare, që zhvilloi në KISHË dhe shkrimeve publiciskike, që botoi te gazeta DIELLI, ai ndikoi drejpërdrejt në formimin shpirtëror dhe atdhetar të bashkëkombasve të vet. Në bashkëpunim me Faik Konicën, Kristo Floqin e disa veprimtarë të tjerë, ai krijoi Federatën Panshqiptare VATRA, ku bashkoi shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën për lirinë dhe demokratizimin e atdheut.

Qeveria komuniste e Tiranës u përpoq ta dëmtonte trinomin institucional ‘Kisha-Vatra-Dielli’, dhe mund të them se ia arriti qëllimit, duke mbështetur Kishën shqiptare të Amerikës që drejtohej nga Noli, dhe duke luftuar Fedaratën Vatra e gazetën Dielli, ku u aktivizuan dhe nacionalistët e ballistët, që u detyruan të largoheshin nga atdheu, sepse ishin shpallur tradhëtarë.

Noli duke parë se qeveria e Tiranës i dënoi bashkëpunëtorët e tij të hershëm si Zai Fundon, Kol Tromarën, Bahri Omarin, Sejfulla Malëshovën, Mit’hat Frashërin, Andon Frashërin, etj ndërroi bindjet e tij të mëparshme prosocialiste. Ai u largua nga pozitat e simpatizantit të qeverisë socialiste të Tiranës dhe u bë kritik i saj. Ky evoluim i Nolit u shfaq me heshtjen ndaj kërkesave që i bënë të dërguarit e Tiranës për të shkruar artikuj e shkrime në mbrojtje të saj, dhe për të takuar personalitete të qeverisë Amerikane, për të folur pro qeverisë së Enver Hoxhës.

Kapakun e këtij qëndrimi Noli e shprehu me poezinë Vdekja e Sulltanit, ku ai goditi hapur çdo lloj qeverimi diktatorial dhe sundimtarin satrap. Diktatori Hoxha e kuptoi nëntekstin e poezisë, prandaj mbas vitit 1963 u përpoq disa herë ta denigronte figurën e Nolit, por nuk ia ariti qëllimit. Fan Noli e kishte zënë vendin e tij në historinë kombëtare shqiptare me bëmat e tij atdhetare, letrare e shkencore…

Në ditët tona bota shqiptare po përjeton fundin e ciklit të krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, cikël që nuk u kurorëzua me sukses në vitet 1912-1913 kur u shpall e u njoh shteti i pavarur shqiptar. Shqipëria e vitit 1912-1913, për shkak të këmbënguljes dhe kërcënimeve të qeverisë cariste të Rusisë, nuk u krijua si shtet kombëtar, ku të mblidheshin gjithë trojet dhe popullsia shqipfolëse brenda tij. Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë iu dhanë më shumë se gjysma e tokave dhe e popullsisë shqiptare.

Sot, me ndihmën e aleatëve tanë ShBA e BE, shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në diasporë po përjetojnë një rigjallërim kombëtar dhe ndërgjegjësimin e tyre se pa krijuar shtetin kombëtar shqiptar, populli ynë nuk mund të rigjenerohet si e sa duhet. Në këtë rrugë të rigjenerimit të kombit shqiptar është e nevojshme të gjallërojmë aktivitetin e trinomit ‘KISHA-VATRA-DIELLI’, duke i shtuar radhët e këtyre institucioneve dhe të shoqatave që bashkëpunojnë me to.

Promovimi i librit ALBUM të Fan Nolit është një aktivitet që ndihmon në gjallërimin e këtij trinomi dhe synimeve të tij, prandaj uroj që të tilla aktivitete kulturore atdhetare të organizohen çdo vit gjithnjë e më shumë pranë institucioneve fetare dhe pranë Vatrës e Diellit duke ftuar edhe studiues e artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora…

 

blank

 

blank

Protestë në Nju Jork kundër HEC-it të Skavicës: Mbrojeni Drinin dhe Dibrën!

Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Shpëtim Ndreu, Arif Mata, Alfred Tollja, Jurgen Vladi, Violeta Yzeiraj, Gjerg Xhumari e shumë të tjerë, protestuan përballë Selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhatan dhe kërkuan që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të Skavicës.

Tubuesit kërkuan që anëtarët e Kombeve të Bashkuara të kundërshtojnë me forcë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës dhe të konsiderojnë mënyra të tjera që janë më miqësore me ambientin për sigurimin e energjisë në vend.

Qarku i Dibrës, përgjatë Luginës së Drinit të Zi, është pika e nxehtë e biodiversitetit të vendit, veçanërisht për sa i përket biodiversitetit të ujërave të ëmbla. Malet e larta, sistemet e lumenjve dhe liqeneve në rajonin e Dibrës janë shtëpia e llojeve të shumta të rrezikuara dhe habitateve të rëndësishme me një shkallë të lartë endemizmi.

“Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate të përbashkët, besojmë se ndërhyrjet e duhura për shpëtimin e lumit Drin dhe ndalimin e projektit të digës së Skavicës janë të një rëndësie te madhe dhe urgjente, pasi ofrojnë mbrojtje dhe rikuperim për peshqit dhe specie dhe habitate të tjera të rëndësishme, duke ruajtur vlerën unike të biodiversitetit të lumenjtë e rajonit të Dibrës.

Mbrojtja dhe restaurimi i lumit Drini i Zi në Shqipëri ofron një mundësi të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve që jetojnë prane lugines së Drinit të Zi. Ato ofrojnë ujë të pijshëm, ushqim, ujë për ujitje, mbrojtje nga përmbytjet, rregullimin e klimës, mundësi për të zhvilluar peshkimin, sportet ujore, ekoturizmin dhe mundësi për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis vendeve, shkencëtarëve, institucioneve, bizneseve dhe organizatave joqeveritare,” thuhet në deklaratën e protestuesve.

Marrëveshja e Parisit përfshin synime ambicioze që lidhen me reduktimin e emetimeve globale, përshtatjen dhe qëndrueshmërinë e klimës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të banorëve vendas. Projektet e kompensimit të digave minojnë drejtpërdrejt secilin prej këtyre synimeve. Ju lutemi, mos lejoni ndertimin e Hidrocentralit Skavicanga dëmet që sjellin digat sipas Marrëveshjes së Parisit.” syri.net

blank

Mos iu përgjigj Adi Krastës po ne Vatranëve na thuaj a i ke vjedhur apo jo votat per mandatin 4 vjeçar? Nga Valentin Lumaj

Vatra shkruan nje leter publike “as mish as peshk”, si pergjigje Adi Krastes. Thelbi i letres ishin mburrja per sukseset madheshtore te Vatres, dhe se nuk do te kete marreveshje politike apo ekonomike, por nje marreveshje do te kete.

(Pretendimet e njerëzve pa peshë se “gjoja kemi informacione se Vatra do të nënshkruaj marrëveshje politike dhe për interesa ekonomike me Edvin Ramën” është një shpifje, e pavërtetë dhe tendencioze…Ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet legjitime në Shqipëri…)

E para ky citim në thonjeza eshte i pasakte. Une nuk kam thene askund se kam informacione per nje marreveshje politike apo ekonomike. Une nuk e kam pare marreveshjen, prandaj nuk e di permbajtjen e saj. Kam thene qe “flitet per nje marreveshje bashkepunimi me Ramen…dhe mendoj se Vatres i interesojne marreveshjet politike apo ekonomike”. Mendimet, opinionet dhe hamendesimet nuk jane shpifje mor DOTTORE di CINQUANTA MILLA LIRE.

Per peshen time, pa merak, nuk kapem me ty, ma kalon: “sa gjate sa gjane, sa ndenjun, sa në kambe, prej në koçik nje përçik”, thone në Malesi per peshat e renda.

Ndersa pesha e fjales dhe edukimit asht diçka tjeter. Pesha e fjales dhe argumentit me mbajne mue ne kambe, jo vena e kuqe Caymus. Kur te duash me gjithe parine tande, mund te dalim te debatojme me edukate per problemet e Vatres qe tashme jane pirg dhe te shohim se kujt i peshon fjala me shume. Te kam ftuar disa here.

Ndersa pesha e edukimit tand shkollor, eshte nje “enciklopedi mashtrimi” me vete, qe do te jete e gatshme per publikun shume shpejt.

“Nuk eshte marreveshje por memorandum”, eshte pesha e arsyetimit te Kryetarit Berisha.

“Mi apo mijushë” kryetar. Mos fol më mire, please, se na gajase. Me mire futja nje tallava.

Di ndokush nga ju vatrane te me shpjegoje se: pse duhej qe Elmi Berisha t’i kthente pergjigje Adi Krastes.

Elmi, pergjigje na kthe ne Vatraneve qe presim tash nje vit.

Na thuaj a i ke vjedhur apo jo votat per mandatin 4 vjeçar? Në cilin Madison University ke diplomuar?

Mandej Adi nuk tha gje, nuk te beri ndonje pyetje.

Në fakt Adi te ka ftuar publikisht dhe zyrtarisht ne emisionin e tij qe me pergjegjesi t’u japesh pergjigje shqiptareve per performancen dhe demokracine e brendshme te famenadhes Vatra.

Por nuk shkon ti Elmi jo, nuk je asi burrit.

Mandej si mor burre me ofendon si i “papeshe” dhe me akuzon per shpifje publikisht ne faqen Facebook te Diellit, por nga ana tjeter, meqe je menaxher i Gazetes, me ben block në gazete, qe as mos ta shikoj e as te mund te pergjigjem??!! Në “Universitetet” tua ke bere ndonje klase per etike apo edukate komunikimi? Por aq ke në dore, aq ben. Bllokimi i tjetrit tregon vetem dobesi dhe deshtim. Fatkeqesisht, keto “virtyte” tuat si “lider me mburrje” po ja transmeton Vatres qe drejton.

Rezultati asht i dukshem, Dielli me 23000 ndjekes, perveç atyre qe u gajasen, vetem 22 veta e pelqyen “Like” pergjigjen ndaj Adit.

Prej tyre vetem kater vatrane: Kryetari, nenkryetari dhe dy shefat…dhe Obertinka Dylqinje, qe “vdes” mbas kryatareve. Veç mos u befsha kurre kryetar hahaha!!

Mos u kapni me Adin Krasten se ai “ju ha te gjalle”.

(Me poshte eshte nje video e nje zyrtari te Vatres qe flet per marreveshje bashkepunimi apo memorandum me shtetin shqiptar):

Z.Sergio Bitiçi: Elmi Berishës, kryetarit të Vatrës: Asht koha të përpilosh Exit Strategy, tue u dorëheq për hir të demokracisë!

Ervin Dine: Besim Malota mos manipulo dhe mos na hidh hi syve!

Viktor Vorfi: Mandati 4 vjeçar për kryetarin e Vatrës nuk është votuar – Ndryshimi është bërë duke shkelur statutin

Vatra gazi i botës – Agustin M. Mirakaj: Besim Malota, s’keni të drejtë të shpifni, duke deformuar dhe manipuluar Kuvendin e Vatrës

Vatra gazi i botës ! Eduart Ruzhdi Aranitasi: Kam votuar kunder ndryshimit ne Kanunore dhe kunder per ndryshimin e mandatit te Kryetarit

“VATËR APO WATER” Nga Lek MIRAKAJ

Elmi Berisha loboi në SHBA për Top Channel edhe për reformën në drejtësi Nga Elida Buçpapaj

Nga Sergio Bitiçi: Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin !

(Video) Turp Vatra qe mashtron Presidentin për dekorimin e ish Sigurimsit Gani Vila !

Lek Mirakaj: Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Vatrës nuk jam vënë në djeni për z.Demiraj, kam propozuar z.Visar Zhiti!

Vatrani Ervin Dine: “Nuk kemi mundur t’i plotësojmë kushtet sipas Kanunores – për mandatin 4 vjeçar të kryetarit nuk i kemi patur 2/3 e votave”

KUSHTETUTA (KANUNORJA) E RE QE E SHKATERRON VATREN Nga Pjetër Jaku

VATRA panshqiptare e New Yorkut ka shpallur “Nongrata “ OPOZITEN ne Shqiperi ?! Nga Sami Mulaj

Intervista e plotë e ish Kryetarit të Vatrës- Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër të Dritan Mishtos, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj

blank

Me shqiptarët në Amerikë RRËFIME TË VEPRIMTARIT KOMBËTAR EKREM BARDHA Nga Skënder Karaçica

 

Në një emision(Top Channel,Tiranë),veprimtari i njohur i çështjes shqiptare në diasporën në Amerikë,Ekrem Bardha,në rrëfimet e tij ndër të tjera hedh dritë për një ngjarje të kohës në Nju Jork në vitin 1960, ku mori pjesë në selinë e OKB-së ish udhëheqësi i dytë i partisë së punës dhe njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu.

Me të dëgjuar se në selinë e OKB-së në Nju Jork kishte ardhur njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu,thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha,u organizuam nga Çikago,Nju Jorku,Detroiti dhe të qendrave tjera në Amerikë dhe shkuam para selisë së OKB-së duke brohoritur: Poshtë Mehmet Shehu,Poshtë Komunizmi në Shqipëri!

Derisa ne brohorisnim kundër regjimit komunist në Shqipëri,nga ana tjetër e qytetit në Nju Jorkut,vinte në drejtimin tonë një mase e madhe sa dyfishi ynë i mërgimtarëve grekë,që,me parolla në dorë kërkonin Korçën dhe Gjirokastrën tonë,thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha.

Kur turma greke afrohej afër nesh,ne harruam Mehmet Shehun dhe regjimin komunist dhe,ai na u bë si ,,vëlla,,dhe pa një pa dy iu vërsulëm me çka patëm turmës greke dhe provokuese kundër Shqipërisë tonë.

Dhe, i rrahëm dhe i dërmuam grekët provokues deri në përgjakje,kurse gazeta ,, New York Times,, pati shkruar për këtë ngjarje të kohës para selisë së OKB-së në Nju Jork për përleshjen shqiptaro-greke për shkak të provokimeve me parullat,,Na jepni Korçën dhe Gjirokastërn,,për shtetin helen në Athinë.
Ky ishte një rëfim i shqiptarëve në Amerikë,që, tash e një shekull janë në ballë të veprimtarisë për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.

I veçantë në ketë udhë të madhe kombëtare është veprimtari i njohur nga Detroiti,Ekrem Bardha.

blank

Sami Mulaj – Valentin Lumajt: Një intervistë dinjitoze… me guxim dhe atdhetari – Vatra me Dielli bashkë janë në perëndim…

Veprimtari shqiptaro-amerikan Sami Mulaj
Nje interviste dinjitoze…me guxim dhe atdhetari.
Ke kohe qe po lufton per te mbajtur Vatren, Vatrën e vertete shqiptare, por eshte e veshtire.
Vatres nuk i ka ngele asgje…vetem emri dhe historia qe e perdorin njerezit e radhes pa perfaqesim e per lavdi boshe.
Po mban nje gazete “Dielli” pa diell dhe aty nuk ka Vater as mision te saj, vetem me Diellin Ajo tregon hapur se edhe Vatra me Diellin bashke jane në perendim…
Në programin e paraqitur vitin e kaluar eshte thene hapur: bashkepunim me qeverite ( jo me gjithe spektrin politik) ?!
…dhe bashkepunim e bashkerendim me DASH, kjo per te joshur e mbajte nen presion qeverite shqiptare .(?!)
Sa poshte ka ra Dielli eshte mjaftueshem vetem nje fakt: në perkujtimin e 50 vjetorit Te ashtuquajturit kongres i drejteshkrimit te gjuhes shqipe e pasqyroj me titull Te tmerrshem “ 50 vjete gjuhe letrare Shqipe “ nje gje qe ngre nga varri Edhe Nolin e Konicen.
Kaq poshtrim nuk i ka bere gjuhes Shqipe as Beogradi e as Moska.
Dhe se fundi sjellja me arrogance e pa transparence njelloj si qeverisja e Tiranes ndaj opozites e pluralizmit eshte shkatrrimi i Vatres me duart e vatraneve me vula e pa vota dhe marreveshje e bisnese te paligjshme sikur dhe veproj dhe Shefi i FBI te New Yorkut duke trondite marredhenjet e Shqiperise me Ameriken.
Baballaret e Vatres jane kthyer në Byroiste qe duan duartrokitje eshte kur jane bere bashke kunder Vatres e pse edhe kunder çeshtjes shqiptare.

blank

Kongresistja Grace Meng takohet me botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami- Nga Ruben Avxhiu

Pranon të bëhet anëtare e Kaukusit Shqiptar në Kongresin Amerikan – Premton bashkëpunim më të madh me komunitetin shqiptar në New York, SHBA
Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, u takua këto ditë, në Manhattan, me kongresisten e njohur Grace Meng, me kërkesën e kësaj të fundit. Gjatë takimit u diskutua për komunitetin shqiptaro-amerikan, rëndësinë dhe shqetësimet e tij, për Kosovën dhe çështje të tjera.
Grace Meng është kongresiste amerikane që përfaqëson Distriktin e 6 të New York-ut, në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Ajo është, veç të tjerash, anëtare e Komitetit të fuqishëm të Përcaktimeve si dhe anëtare e NënKomitetit të Shtetit, të Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura me to.
“Patëm një dialog të frytshëm për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, si dhe lidhjet dhe aktivitetin e fuqishëm të komunitetit shqiptar në mbështetje të Kosovës, gjatë gjithë historisë”, u shpreh botuesi Bajrami pas takimit.
Me këtë rast, ai i kërkoi kongresistes Meng që të bëhej anëtare e Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, një kërkesë të cilën kongresistja e njohur e pranoi me kënaqësi.
“Ishte një kënaqësi që u takova me Vehbi Bajramin, botues i gazetës Illyria, një udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe veprimtar e avokat i hershëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ajo në një deklaratë për median pas përfundimit të takimit. “Për të vijuar diskutimin tonë të frytshëm, jam krenare të njoftoj se do të bashkohem me Kaukusin dypartiak të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve”.
Meng është një demokrate që përfaqëson pjesë të lagjes Queens, duke përfshirë Bayside, Flushing, Forest Hills, Fresh Meadows, Glendale, Kew Gardens, Maspeth, Middle Village dhe Rego Park, ku jetojnë shumë shqiptarë. Ajo ka dëshirë që të bëhet edhe zëri i tyre në Kongres.
E zgjedhur fillimisht në vitin 2009, ajo është kongresistja e parë aziatiko-amerikane në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Vehbi Bajrami tha se dialogu mund të funksionojë vetëm nëse Kosova dhe Serbia ulen përballë si dy shtete të barabarta.
Ai u shpreh se vetëm presioni mund ta detyrojë Serbinë që ta marrë procesin seriozisht. “Është e papranueshme”, tha ai, “që më shumë presion publik i është bërë Kosovës sesa Serbisë, që provokon trazira në shtetet fqinje e refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë”.
“Asosiacioni i Komunave Serbe në Kosovë, me të drejta ekzekutive do të ishte një Republikë e re Srpska në Ballkan, një sabotim i shtetit të Kosovës. Në vend të kësaj duhet që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të jenë njëjta me ato të serbëve në Kosovë”, tha botuesi Bajrami.
Ai vuri në dukje se Kongresi ka votuar unanimisht për çështjen e Vëllezërve Bytyqi si kusht për marrëdhëniet me Serbinë, por kjo po injorohet nga diplomatët amerikanë. “Në vend që ta ngrenë këtë çështje sa herë që takohen me Presidentin Vuçiq, ata e kanë lënë në harresë”.
Me këtë rast, ai i paraqiti kongresistes dhe stafit të saj një dokument të posaçëm që informon për problemet kryesore me të cilat përballet Kosova dhe shqiptarët në rajon.
Duke vënë në dukje anëtarësinë e saj në Nënkomitetin e Shtetit dhe të Operacioneve të Jashtme si dhe influencën e saj në Kongres, botuesi Bajrami loboi pranë kongresistes Meng që të ndihmojë në fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, me fonde, pajisje, dhe ekspertizë. Ai i nënvizoi ligjëvënëses amerikane se Kosova është vendi më proamerikan në botë dhe një forcim i Kosovës si shtet dhe si ushtri do të ishte një forcim i interesave amerikane në botë.
“Do të vijoj të ndjek zhvillimet në Ballkan dhe dëshiroj të ndërtoj marrëdhënie më të forta me komunitetin shqiptar në distriktin tim dhe më gjerë në mbarë New York-un,” thuhet veç të tjerash në deklaratën e saj pas takimit me botuesin Bajrami.
Ky është takimi i radhës që botuesi i gazetës “Illyria” ka bërë me anëtarë të Kongresit Amerikan për të lobuar për Kosovën dhe kauzën shqiptare. Ai është angazhuar për më shumë se 30 vjet në lobimin shqiptar në SHBA.
Për punën e tij të palodhur në shërbim të kombit, Vehbi Bajrami është nderuar me Urdhërin Kalorës i Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë.
Ruben Avxhiu
Editor-in-chief
Illyria Newspaper
481 8th Avenue, Suite 1023
New York, NY 10001
Cell: 646-637-8241
blank

Lumaj: Si Edi Rama po tenton që të kapë ‘Vatrën’, për të mbrojtur veten në Amerikë

Anëtari i kryesisë së organizatës shqiptare në SHBA ‘Vatra’, Valentin Lumaj duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar se si Edi Rama po tenton që të kapë këtë institucion për të mbrojtur veten.

Duke folur në SYRI TV, Lumaj u shpreh se, po kërkohet që të arrihet një marrëveshje me Edi Ramën, i cili akuzohet për shpopullimin, kriminalizimin e Shqipërisë, që akuzohet sot direkt për marrëdhënie korrupsioni madhor me McGonigal.

Vatrës nuk i lejohen marrëveshjet politike të biznesit, kategorikisht të ndaluar. Edhe sipas legjislacionit amerikan, Vatra nuk ka fuqi jashtë kufijve të SHBA-së.

Kjo marrëveshje me Edi Ramën, i cili akuzohet për shpopullimin, kriminalizimin e Shqipërisë, që akuzohet sot direkt për marrëdhënie korrupsioni madhor me McGonigal, me shefin e kundërzbulimit të SHBA, Edi Rama akuzohet për tentativa për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe mbi këto del Vatra, dhe kërkon të arrijë një marrëveshje politike dhe ekonomike të biznesit me Edi Ramën.

Vatra sot po kalon ditët më të vështira të ekzistencës së saj. Sot në Vatër vendimet merren në mënyrë autoritare, strukturat komandohen, nuk zgjidhen, shkelet statuti. Përfshirja në Vatër e elementit të biznesit dhe jo të intelektualëve, gjithë intelektualët janë lënë jashtë. Sot presidenti i Vatrës drejton me mandat të skaduar, dhe gjatë një votimi të zhvilluar aty, kryetari nuk i mori dot votat për të marrë mandatin 4-vjeçar.

Ne jemi bërë ndoshta edhe më keq se Shqipëria sot, në Vatër, vatranët kërcënohen me Kanunin e Lekë Dukagjinit, me gjakun borxh në sy të familjes dhe kjo ka ardhur pasi në Vatër kanë penetruar elementë kriminalë.

 

Misioni i Vatrës nuk është marrëveshja me Edi Ramën dhe qeverinë, por është Uashingtoni për të mbrojtur interesat kombëtare, lobimi, aty duhet që të vendosen të gjitha fuqitë’,- tha Valentin Lumaj gjatë intervistës së tij në SYRI TV.

blank

Komuniteti bektashi shqiptaro-amerikan në Miçigan feston Ditën e Novruzit

VOA/Burim Goxhuli

Në teqenë e parë dhe të vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila ndodhet në Miçigan, mbrëmë u shënua dita e Sulltan Novruzit. Të pranishmit u lutën për paqe, mbarësi e mirësi, por folën edhe mbi rëndësinë e thellimit të lidhjeve midis shqiptarëve dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave, sidomos ato të harmonisë fetare. Ceremonisë së këtij viti iu bashkua edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Prince Leka II.

Shqiptaro-amerikanët e komunitetit bektashi dhe pjesëtarë të besimeve të tjera fetare në Miçigan, u bënë bashkë për të festuar Ditën e Novruzit dhe ditëlindjen e Imam Aliut.

Në ceremoninë e një prej festave më të rëndësishme të këtij besimi, mori pjesë edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Princ Leta II.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se ndihet krenar kur sheh komunitetin shqiptaro-amerikan që feston i bashkuar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.

Krahas mesazhit për unitet, Princ Leka II u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve që të integrohen plotësisht në shoqërinë amerikane, sepse sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që ky komunitet të ndihmojë vendet e origjinës.


“Në këtë moment unë uroj që komuniteti shqiptaro-amerikan të fillojë të përforcojë pozicionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ne kemi nevojë për miq të fortë në Amerikë, kemi nevojë për një lobim aktiv, që është në shërbim të kombit. Në Shqipëri jemi duke përparuar. Por kemi nevojë për një orientim të drejtpërdrejt, që është në frymën demokratike ashtu siç e ka Amerika”, tha trashëgimtari i Fronit Mbretëror.

Kjo është vizita e parë e trashëgimtarit të familjes mbretërore në Teqenë e vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Paraardhësi i tij, Mbreti Leka I kishte bërë një vizitë të ngjashme më 1979.

Prijësi i Teqesë, Baba Eliton Pashaj tha se ndihet i lumtur që po vazhdojnë lidhjet me familjen mbretërore shqiptare, e cila , sipas tij ka meritën që sot në Shqipëri ndodhet Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

“Familja mbreterore për bektashinjtë është një bekim. Bekim i vërtetë sepse falë saj neve sot kemi qendrën e bektashinjve në Tiranë, falë kërkesës së dërguar nga Kryegjyshi i asaj kohe, të cilën Mbreti Zog e ka pritur me kënaqësi duke i dhënë strehim. Aty ku sot ndodhet kryegjyshata, në Tiranë, është dhuratë pikërisht e qeverisë së drejtuar nga Mbreti Ahmet Zogu”, thotë Baba Elitoni për Zërin e Amerikës.

Dita e Novruzit njihet ndryshe edhe si dita e Rilindjes së madhe.

Në lutjet e darkës, vend të rëndësishëm zë edhe atdhedashuria.

“Patjetër që besimi luan një rol të jashtëzakonshëm në ndjenjat e atdhedashurisë. Teqeja bektashiane vazhdon në të njëjtin nivel, si edukimin fetar ashtu edhe edukimit e të rinjve me dashurinë për atdheun tonë.// Një teqe që i ka shërbyer të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, pa dallim se nga vinin, pa dallim zone, pra pa dallim se kush ishin”, shpjegon Baba Elitoni.

Almo Regazi është një nga besimtarët e rinj të kësaj teqeje. Ai tregon se emigroi me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara në moshën 4 vjeçare dhe se angazhimi në teqe e ndihmoi ta ruajë gjuhën dhe kulturën e të parëve.

“Këtu në Amerikë njerëzit duhet të punojnë shumë që të mbijetojnë dhe të sigurojnë jetën për veten e tyre. Gjatë këtij procesi ndonjëherë është e vështirë të ruash gjuhën dhe kulturën. Ky është një vend ku shqiptarët mund të mblidhen, bashkohen dhe ruajnë gjuhën e tyre, fenë e tyre, kulturën e tyre. Unë për këtë arsye vij këtu. Ndjehem shumë mirë, më bëhet qejfi kur shqiptarët, sidomos në moshë më të madhe, më thonë sa mirë flet shqip… më mbushet shpirti”, thotë ai.

Sipas Baba Elitonit, kjo Teqe u shërben rreth 25 mijë familjeve shqiptaro-amerikane në Miçigan.

Teqeja është themeluar në vitin 1954 nga Baba Rexhepi, dy vite pasi emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për të shpëtuar nga përndjekja e komunizmit.

blank

Princ Leka II vizitoi Kishën e Zojës Pajtore Nga Valentin Lumaj, Michigan

Press Release
Ditën e shtunë me 18 Mars 2023, Kisha e Zojës Pajtore kaloi një ditë të vaçantë. Kishën e vizitoi Prince Leka II Zogu, Princi i Kurorës i Familjes Mbretëtore shqiptare. Princ leka II kishte ardhur në Michigan me ftesë të Teqes Bektashiane dhe direkt të Baba Elidon Pashaj, për të marre pjesë në festën e Sulltan Nevruzit, festës së preludit pranveror bektashian. Me të njëjtin rast, ai bëri një tur të gjerë takimesh me institucionet fetare dhe qendrat shqiptare në Michigan.

Ardhja e Princ Lekës II në Kishën e Zojës Pajtore, ishte lajmëruar disa ditë më parë. Këshilli i Kishës, nën udhëzimet e Dom Ndue Gjergjit, si gjithmonë në raste të tilla u organizua në maksimum për të bërë një pritje dinitoze Princ Lekës II. Me kohë ishte postuar një lajmërim në faqen Zyrtare Facebook të Kishës Zoja Pajtore.

Pritja zyrtare u bë në ambientet e Qendrës Kulturore Nënë Tereza. Princ Leka II me eskortën e tij, mbërriti në dyert e kësaj Qendrë në orën 11, sikurse ishte premtuar. Ai shoqërohej nga përfaqësuesi i Teqesë Bektashiane, z. Vilson Dylmyshi. Princ Leka II, sapo zbret nga makina pritet nga Kryetari i Këshillit të Kishës, z. Rrok Dedivavaj dhe nje grup i këtij këshilli. Në dyert e Qendrë Kulturore, nën kujdesin e z. Valentin Lumaj, një grumbull vajzash me veshje kombëtare shqiptare të klasës së valles, i dhurojnë tufa me lule Princ Lekës II. Njëra nga vajzat, me një tabake në dorë i orfoi princit, bukë dhe kripë, si shprehja ma e bukur e mikpritjes shqiptare. Princ Leka II thyen bukën, e ngjyen në kripë dhe thote: “shume e mirë qenka, falemiderit”!

Më pas Princ Leka II pritet dhe shtrëngon duart me Famullitarin Dom Ndue Gjergji, i cili pasi i uron mirëseardhjen, i prezanton me radhë anëtarët e këshillit dhe miqtë e Kishës të cilët ishin vënë në një rresht të gjatë. Princ Leka gëzohet që takohet përsëri dhe ndalet në një bisedë të shkurtër me këngëtaren lirike të mirënjohur Ermelinda Paparisto, e cila per dy dekada drejton korin e Kishës Zoja Pajtore.

Më pas pritja bëhet në sallën e Librarisë “Dom Ndue Gjergji”. Takimi u moderua nga shkrimtari Zef Përgega, i cili kishte pregatitur një ekspozitë me fotografi kujtimesh nga Familja Mbretërore.

Dom Ndou, mbasi bëri bekimet e rastit, përshëndeti Princ Lekën II dhe të pranishmit. Në fjalën e tij ai tha se ishte një ditë dhe nje nder i vaçantë që Kisha e Zojës Pajtore vizitohet nga trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka II. Dom Ndou u ndal tek vizita e presidentit të Shqipërisë të ndjerit Bujar Nishani, me të cilin rast Kisha e Zojës Pajtore kishte marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Moderatori Zef Përgega bëri një përmbledhje të gjatë të historisë së Familjes Mbretërore, si dhe rolin shumë të rëndësishëm që Mbreti i Shqiptarëve Zogu i kishte pasur në forcimin e themeleve te shtetit shqiptar, me të gjitha tiparet e një shteti modern evropian.

Në fjalën e tij Princ Leka II, theksoi se ishte i vetëdijshëm për vështirësitë e Diasporës, se ai vetë kishte jatuar jashtë atdheut, me shpresën per t’u kthyer një ditë për të mësuar dhe trashëguar gjuhen, kulturën dhe traditat shqiptare. Ai kërkoi nga të pranishmit që të mos e harrojnë vendlindjen e tyre Shqipërinë dhe Kosovën, për ti ndijmuar, këshilluar dhe mbështetur. Princ Leka II tha se ai vetë ishte musliman nga besimi, por që nuk e kishte harruar amanetin e babait dhe gjyshit për ta dashur dhe respektuar fenë e krishterë. Ai tha se bashkëshortja e tij kishte besim ortodoks ndërsa vajza e tyre ishte pagëzuar katolike. Ky diversitet i besimit në Familjen Mbretërore është personifikimi më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri dhe Kosovë.

Princ Leka II kishte sjellë nga Shqipëria një dhuratë domethënëse për Kishën, një pjatë ornamentale me stemën e Mbretërisë Shqiptare, të cilën ja dorëzoi dom Ndue Gjergjit.

Anëtari veteran i Këshillit te Kishës Dr. Gjeka Gjelaj mori fjalën përshëndetëse dhe tha se kjo ishte nje ditë me rëndësi historike për Kishën dhe brezat e rinj të Famullisë së Zojës Pajtore të Shqiptarëve, që do të përmendet gjatë në analet historike.

I pranishëm, në emër të Shoqatës Kastrati dhe si përfaqësues i të perndjekurve politikë, ishte edhe z. Gjon Kaçaj, i cili në fjalën e tij sodhi në kujtesë ditët e vështira të Familjës Mbretërore në kohën e komunizmit dhe në vitet e para të demokracisë, kujtime të cilat prekën dukshëm Princ Lekën II. Ai e këshilloi Princin për riaktivizimin e Lëvizjes së Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar në Shqipëri.

Në takim merrte pjesë nga Malësia e Tuzit, kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, z. Vilson Sinishtaj. Në pritjen e organizuar asistuan dhe morën pjese gjithashtu anëtarë të Keshillit të Kishës dhe aktivistë të Komunitetit si, Motra murgeshë Vitore Rushaj, Vuksan Junçaj, Fran Ivezaj, Pjerin Prekaj, Ndrec Merditaj, Marjan Gjetaj, Ylli Gilaj, Luigj Nilaj, Ednik Tomaj, Nikoll Pepaj, Arsid Cekaj etj.

Më pas Princ Leka, vizitoi klasat dhe ambientet e reja të Qendrës Kulturore Nënë Tereza dhe bëri fotografi me të gjithë të pranishmit. Princ Leka II, nën shoqërimin e Dom Ndue Gjergjit, bëri nderime para shtatores të së lumes shenjta Nëna Terezë.

Më pas Princ Leka vizitoi ambientet e brendshme të Kishës Zoja Pajtore dhe shprehi kënaqësinë që besimtarët katolikë shqiptarë në Michigan, falë kontributeve të tyre kanë siguruar ambiente kaq të mira në shërbim të besimit të tyre. Princ Leka II, në altarin e Kishës, ndezi një qiri dhe tha lutje. Mbasi u mor një fotografi me të pranishmit në ambientet e Kishës, Princ Leka e përfundoi vizitën e tij në Kishën e Zojës Pajtore. Para ndarjes, Princ Leka II shtrëngoi duart me Dom Noun dhe te gjithë me përshtypjet më të mira dhe premtimin se do të vizitojë përsëri Kishën e Zojës Pajtore.

blank blank blank blank

blank

Promovohet në Çikago libri “Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Chicago promovioi librin “The flower of Vlora” të Dr. Anna Kohen.

 

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Chicago mori pjesë aktive në promovimin e librit “The flower of Vlora” të Dr. Anna Kohen.

 

Në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Albanian-American Community of Illinois në bashkëpunim me Uskana association dhe Uliqini association, shqiptarët e Chicagos zhvilluan një takim të ngrohtë me Dr. Anna Kohen.

blank

Ajo ishte e ftuar në Chicago në një nga auditoret e DuPaul University për të prezantuar dhe promovuar librin e saj “Flower of Vlora, growing up Jewish in communist Albania ”, në të cilin ajo tregon historinë e familjes së saj se si shpëtoi nga nazistët duke u vendosur në Shqipëri. Duke prekur një periudhë aq e errët për historinë e Europës në këtë libër ajo tregon se si jeta e saj vijon gjatë regjimit komunist pas lindjes dhe rritjes së saj në qytetin e Vlorës.

blank

Fjalën e hapjes e mbajti PhD professor Gazmend Kapllani që u pasua pastaj nga një nga organizatorët kryesorë Zoti Riza Milla e shumë të tjerë. Në këtë takim morën pjesë gjithashtu dhe disa anëtarë të kryesisë së Vatrës Chicago dhe anëtarë të Vatrës si Mirela Kanini ( kryetare), Ernest Nasto( nënkryetar), Ardian Ruci (sekretar), Artan Nati, Kastriot Fetahu ect.

Në fjalën e saj të rastit Mirela Kanini falenderoi Dr. Anna Kohen për kontributin e saj të pa lodhur për shqiptarët duke e quajtur madje heroik dhe theksoi se ajo me librin e saj i vendos dhe një herë në hartë shqiptarët për botën mbarë të njohë mikpritjen që i karakterizon.

Mbrëmja kaloi nën një atmosferë të këndshme dhe më pas e ftuara ju përgjigj pyetjeve të ndryshme që kishin të ftuarit mbi librin e saj, atë vetë, hebrenjtë që jetuan në Shqipëri.

blank

Të gjithë I shprehën asaj mirënjohjen dhe respektin e tyre që ajo jo vetëm nuk e harroi Vlorën vendlindjen e saj por tashmë e përjetësoi së bashku me Shqipërinë tonë. Në fund të ftuarit pritën të takoheshin me Dr. Anna Kohen për autograf in e saj. Libri i saj gjendet në Amazon për të interesuarit që nuk mund të merrnin pjesë.

blank

blank

blank

blank

MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE… – Koncert recital në Teatrin e Kolegjit në Oglesby, Chicago – Nga Visar Zhiti

E mrekullueshme mbrëmja muzikore e koncertit recital të fëmijëve shqiptarë në SHBA, Edicioni i 10-të i AMA-s në Teatrin “Cultural Center – Illinois Valley College Oglesby…”
Më shumë se projektorët e skenës ndrisnin fytyrat e vogëlusheve dhe vogëlushëve. Muzika sikur nuk rridhte nga pianoja, por pikonte nga gishtrinjtë e tyre.
Veprimtarinë e organizonte Shoqata “Uskana”, emri i vjetër ilir i Kërçovës dhe të gjithë artistët, nxënës dhe studentë, prej andej ishin, edhe mësuesit dhe pedagogët e tyre, profesorë të muzikës, edhe rektori prej andej ishte. Kërçova! Sa të bashkuar në shtetin Illinois, jo vetëm me gjuhën dhe traditat, por me dashurinë midis tyre.
Kisha vajtur me dy miqtë e mi, me Taipin, “Coach” dhe Doktor Xhabirin, shkruan dhe poezi, kërçovarë të dy.
Fjalën e hapjes së recitalit e mbajti Lirim Neziri – PhD dhe përshëndeti Kryetari i Shoqatës “Uskana” Dr. Luan Elezi, MD. Dhe ngjiteshin me radhë në skenë fëmijët, shih, ç’emra me dritë, si me peizazhe shqiptare: Hana, Vesa, Selvie, Endrit, Alma, Andrra, si ëndërr ishte, Dren, Albina, Bubulina, Besarta, por dhe Bekim, Shpëtim, edhe Xhemail, Adem, Eliona, Leona, Ariana, Laert… Himni Kombëtar në fillim, pastaj dhe Bach, “Toccata in D Minor”, Feim Ibrahimi “Rrjedh në këngë dhe ligjërime”, popullore shqiptare, daullja e Tropojës, “River Flows in You”, klarinetë, Cyrille Rose, Prof. Ismail Mehmeti – një leksion të shkurtër me klarinetë për Kabanë, kërkoi të vinte në skenë dhe një pianist, albumi “Agoj” nga Vasil Sofokli Tole, çifteli, lule, Beethoven “Moonlight”… mes duartrokitjeve u ndanë çertifikatat. Nga Kêrçova janë vërtet apo nga…? Është puna e Profesor Afrim Shabanit e gjithë kjo… “Recitali AMA edhe një herë dëshmoi misionin e vet në përmbushjen e zhvillimit dhe ruajtjes së vlerave kulturore të traditës sonë, folklorit në përgjithësi si pjesë e artit të përgjithshëm botëror… – lexova prapë në libretin e Koncertit. – Ndaj artistët tanë demonstruan shkathtësi dhe dije… Përtej kësaj, virtuozët tanë dëshmuan edhe një herë se e njohin dhe e luajnë shkëlqyeshëm edhe muzikën klasike, edhe atë moderne…”. Se mos janë nga Parisi, nga Çikago? “…Për të gjitha këto tufa mrekullishë përzemërsisht falenderime para së gjithash nxënësve, prindërve dhe atyre që ndihmuan në përgatitjen, organizimin… – vinte zëri nga skena, – faleminderit të pranishmëve…” Dhe u tha se mes “mysafirëve” ishin dhe luftëtari i njohur në radhët e UÇK~së, sot zv. drejtor i agjensionit të mërgatës në Maqedoninë e Veriut, z. Izmit Nura, Konsulli gjeneral këtu në Chicago, Petrit Musliun, dhe nga Tirana poeti dhe diplomati dhe…
Ç’donte të më dhuronte ashtu luftëtari i UÇK-së? Tani libra, veç me libra… botime të reja shqip të Shkupit… Dhe pastaj darka e shtruar nga biznesmenë kërçovarë.
Kur kthehshim natën, rrugët e Chicagos po më dukeshin si pentagrame dhe dritat si nota muzikore me hënën Betohveniane në xhama. Dhe po bisedonim për mrekullinë e fëmijëve tanë, sa virtuozë, të bukur të gjithë, folën shqip, kënduan shqip, i perqafuam shqip, ata të gjithë ishin të shkëlqyer dhe në anglisht, është gjuha e shkollës, e jetës së tyre, por dhe shqipja, edhe pse e një populli të pakët, është gjuhë e vjetër, pasuri e mbarë njerëzimit, ndër 10-11 gjuhët më të rëndësishme në botë, sipas shkencëtarëve-linguistikë dhe ata që duhet ta ruajnë më shumë këtë thesar, që e kanë detyrë, jemi ne, shqiptarët. Dhe pastaj po dëgjoja prapë për “Uskanën”, sa e kishte ndihmuar luftën e Kosovës dhe çështjen kombëtare, e lidhur me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, së pari e lidhur me vetveten, po rimëkëmbej pas pandemisë globale, por kujdes, ka dhe pandemi të tjera, përçarjet, mbyllja, prapaskenat, egoizmat banale dhe korrupsioni, degët e përgjumura që i zgjon interesi i vobektë, ju jeni shembull i hapjes dhe i perkushtimit, me kulturë dhe koncerti sonte prandaj quhej “Ama”, thashë unë, që do të thotë burim, mëmësi, të mos harrohen trojet amë… Atdheu t’i mbajë hapur dyert për bijtë dhe bijat e ikur dhe për bijtë e bijat e tyre, që shkollohen në universitetet e njohura nëpër metropolet e shkencës, të kulturës dhe sociologjisë, ata nuk janë braktisje dhe harrim, por zgjerim i atdheut, janë copa të gjalla Shqipërie nëpër botë që do të sjellin botë në dheun amë… kështu thoshte im bir, Atjoni, kur ishte student në Milano, ndërkohë dhe anëtar i Parlamentit Rinor Europian (E.Y.P).
Pallatet po më ngjanin si piano të mëdha nate. Ishim mbushur me muzikë përmallimi dhe dashurie…
blank
blank
blank
blank
blank

Valentin Lumaj: Ndalni marreveshjen e Vatres me Edi Ramen! Leter derguar Keshillit dhe Kryesise se Vatres

Vatra eshte në prag te nenshkrimit te nje marreveshje bashkepunimi me Edi Ramen

 

Te nderuar Vatranë,

Vatra eshte në prag te nenshkrimit te nje marreveshje bashkepunimi me Edi Ramen. Kjo nga burime konfidenciale. 

Në rradhe te pare Kanunorja nuk lejon marreveshje bashkepunimi politik e as ekonomik, pervec sherbim lobimi dhe avokatie per çeshtje kombetare.

Aq me keq, marreveshje me Edi Ramen, i akuzuar per tradheti ndaj Kosoves, i akuzuar per shpopullimin e Shqiperise, i akuzuar per kriminalizimin e jetes shoqerore ne Shqiperi, i akuzuar dhe i hetuar nga FBI per korrupsion madhor me McGonigal, i akuzuar per kontroll mbi gjykatat dhe prokurorine, SPAK-un dhe te gjitha pushtetet, i akuzuar per shkaterrimin e opozites në Shqiperi. 

Prape edhe me keq, nje marreveshje ne pragun e fushates se zgjedhjeve vendore në Shqiperi, ku opozita po perpelitet per mbijetese, nje marreveshje nga Vatra e Amerikes, do te ishte sherbimi me i mire ndaj Edi Rames dhe nje bese-premje ndaj Sali Berishes me te cilet zyrtaret e Vatres pozojne aq shume.

Sigurisht qe në Vater ka edhe socialiste, por asnje Vatran nuk duhet te pranoje dhe te lejoje qe Vatra te bjere në zullumin e politikes shqiptare.

Ju ftoj qe jo vetem te distancoheni, por ta kundershtoni dhe ta pengoni kete marreveshje, njoftoni miqte tuaj në Shqiperi e kudo. 

Do te isha shume i gezuar nese do te arrinim ta bllokonim kete marreveshje, e cila në fund te fundit eshte nje marreveshje interesash e kryetarit dhe nenkryetarit qe behet në emrin tuaj.

Ndersa informacionet jane te fresketa, me poshte eshte nje video ku nje zyrtar i Vatres, ne dhjetor, e deklaron vete kete qe po ju them une:⬇️

 

Sergio Bitiçi: Sipas ligjeve në SHBA, Vatra s’ka mandat për marrëveshje! Edi Rama asht i destinum për në burg!


Send this to a friend