VOAL

VOAL

FARSA DHE TURPI I PRESIDENTIT THAÇI – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

September 30, 2018

Komentet

Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

(Një frymëzim prej Prof.dr. Fatmir Terziut)

Në numrin e sotëm (09 maj 2025) të Portalit “Fjala e Lirë”, Prof.dr. Fatmir Terziu kishte botuar Esenë me titull “Sa i dobishëm libri “Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët” për këtë ditë”.

Në këtë Ese, si një intelektual i shquar, si një penë me Emër të Madh në kulturën tonë mbarëkombëtare, Profesori shkruan:
“E fundit që vjen nga diskursi i manipulimit i përket Rusisë. Vetë vendit dhe propagandës së këtij vendi edhe në Ditën e Fitores. Por Dojçe Welle shkon tek “Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini”, me analizën: Propaganda nuk mund ta ndryshojë historinë”.

Pikërisht kjo Ese më frymëzoi t’i rikthehem trajtimit të ritualit të zhvillimit të paradave “madhështore” çdo 09 maj në Sheshin e Kuq.

Siç dihet, çdo vit, më 09 maj, në Sheshin e Kuq të Moskës, organizohet parada ushtarake në përkujtim të kësaj date, kur ushtria sovjetike hyri në Berlin, çka shërbeu si përfundim i luftës kundër nazifashizmit në Evropë. Kjo paradë organizohet me solemnitet shumë të madh, përcillet me parakalimin e trupave me hap rreshtor dhe me fluturimin e aeroplanëve luftarakë mbi sheshin në fjalë. Por me organizimin e kësaj parade, klika udhëheqëse e Kremlinit, duke filluar prej paradës së parë të vitit 1945 dhe deri tani, opinionit publik sovjetikorus nuk ia ka thënë asnjëherë të vërtetën historike për arsyet e sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941.

Viktor Suvorovi (1947) është shkrimtar rus, i cili u bë i njohur gjerësisht në lëmin e rishikimit të historisë, ish-bashkëpunëtor i rezidenturës legale të Drejtorisë shtetërore të zbulimit të Bashkimit Sovjetik në Gjenevë. Në vitin 1978 ai u arratis në Britaninë e Madhe. Në Bashkimin Sovjetik, sipas fjalëve të veta dhe intervistës së ish-shefit të Drejtorisë shtetërore të zbulimit, qe dënuar me vdekje në mungesë. Në librat e tij, ku përshkruhen ngjarje historiko-ushtarake, ai pati propozuar një koncept alternativ të rolit të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Koncepti i propozuar dhe metodat e argumentimit të tij, patën ngjallur shumë diskutime dhe kritika në qarqet e historianëve dhe në rrethet shoqërore. Libri i parë dhe më i njohur, kushtuar kësaj teme, mban titullin “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e dytë botërore”, botuar në Moskë në vitin 1993, në të cilin, mbi bazën e burimeve historike, argumentohet se fajtori kryesor i fillimit të luftës ishte Bashkimi Sovjetik, i cili kishte marrë vendimin për të sulmuar Gjermaninë të djelën e 06 korrikut 1941. Në libër theksohet se, me urdhër të Stalinit, të gjitha fortifikimet ushtarake në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik, qenë hedhur në erë me dinamit, me motivimin se “Bashkimi Sovjetik nuk bën kurrë luftë mbrojtëse, ai bën vetëm luftë mësymëse”. Paskëtaj, të gjitha divizionet sovjetike, të dislokuara në Lindjen e Largët, u zhvendosën në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik.

Përgatitja e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste e kishte burimin te Pakti Molotov-Ribentrop i 23 gushtit të vitit 1939, sipas të cilit, Polonia do të pushtohej nga të dyja palët nënshkruese, në mënyrë që të kishin një kufi të përbashkët. Në bazë të atij Pakti, Stalini i “siguronte” Hitlerit krahët lindorë dhe i linte dorë të lirë të vinte nën sundimin e vet vendet e Evropës Perëndimore. Hitleri, për naivitetin e tij, i verbuar nga etja për pushtet, nuk e kuptoi grackën që i pati ngritur Stalini, ndaj edhe forcat e tij të armatosura i hallakati që nga Norvegjia deri në Afrikën e Veriut, duke mos pasur parasysh fjalët e pararendësit të tij, Bismarkut (Otto von Bismarck – 1815-1898), i cili u ka lënë brezave pasardhës një porosi tepër domethënëse:
“Çdo marrëveshje, e nënshkruar me Rusinë, nuk vlen as sa letra, në të cilën është shkruar”.

Hitleri, në bazë të të dhënave të kundërzbulimit gjerman, për sulmin e ushtrisë sovjetike qe informuar që në dhjetorin e vitit 1940. Pikërisht që asokohe ai pati filluar përgatitjet për një sulm paraprak mbrojtës. Pra, kjo ishte arsyeja që ai arriti t’ia merrte iniciativën nga dora Bashkimit Sovjetik dy javë përpara. Autori ka shkruar, gjithashtu, një sërë librash artistikë, kushtuar ushtrisë sovjetike, zbulimit ushtarak dhe historisë së Bashkimit Sovjetik të periudhës para luftës. Sipas gazetës së përditshme “Novëje Izvjestija”, tirazhi i disa librave të Viktor Suvorovit pati arritur në më shumë se një milion kopje.

Në librin e sipërcituar, ai shkruan:
“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik – E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov (1907-1993) e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Citohet sipas: Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).

Vendimin e prerë për fillimin e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë e dëshmon edhe një fakt tjetër.

Stalini, duke qenë i bindur në “madhështinë” e Bashkimit Sovjetik dhe në “pathyeshmërinë” e forcave të tij të armatosura, as që mund ta përfytyronte, e jo më ta mendonte, se Hitleri do të kuturiste të ndërmerrte ndonjë sulm. Prandaj ai e pati vlerësuar si të rremë një informacion që i pati ardhur nga zbulimi sovjetik në Berlin. Sipas atij informacioni, në fund të muajit maj të vitit 1941, Gjermania i kishte përfunduar të gjitha përgatitjet për një sulm kundër Bashkimit Sovjetik. Për këtë informacion bëhet fjalë në një artikull të drejtorit të Shërbimit të zbulimit të jashtëm të Rusisë, Sergej Narëjshkin, i cili titullohet: “Zbulimi hyri i pari në luftë”. Artikulli është botuar në revistën “Mbrojtja Kombëtare” me rastin e afrimit të 80-vjetorit të Luftës së Madhe Patriotike dhe mban datën 21 qershor 2021. Në atë artikull autori shkruan:

“Më 17 qershor 1941, Stalini pati thirrur në Kremlin komisarin e popullit për sigurinë, Vsjevollod Merkulov (1895-1953), dhe shefin e zbulimit, Pavel Fitin. Udhëheqësi kërkonte të informohej personalisht dhe me hollësi se sa i saktë ishte burimi. Njoftimi, i cili qe dërguar nga rezidentura e Berlinit më 16 qershor, ndodhej në tryezën e tij të punës… Aty thuhej se të gjitha masat ushtarake për përgatitjen e sulmit të armatosur kundër Bashkimit Sovjetik, kishin përfunduar plotësisht dhe goditja mund të jepej në çdo kohë. Shefi i zbulimit të jashtëm, Pavel Fitin, pati marrë përsipër përgjegjësinë për ta bindur Stalinin për saktësinë absolute të informacionit. Pasi i dëgjoi me vëmendje shpjegimet e tij, udhëheqësi reagoi me ton të ashpër: “Është një informacion i rremë. Mund të largoheni””.

Kjo shpërfillje, kjo mendjemadhësi e Stalinit, e edukuar për dhjetëvjeçarë me radhë në psikologjinë e mbarë popullit rus nëpërmjet letërsisë, shtypit, kinematografisë, televizionit, teatrit, shkollës dhe mjeteve më të fundit të informimit masiv, pati sjellë pasoja shumë tragjike pas 22 qershorit të vitit 1941.

Julia Llatёjnina (1966) është gazetare, shkrimtare ruse, drejtuese emisionesh radiotelevizive. Më 09 shtator 2017 ajo pati njoftuar në efirin e radiostacionit “Jehona e Moskës” se ishte larguar nga Rusia, pasi disa të panjohur i patën djegur makinën. Ajo qe shfaqur në efir me skaip (skype) dhe pati rrëfyer se ndodhej jashtë vendit, së bashku me prindërit. Që në gushtin e vitit 2016, gazetaren e pati sulmuar një i panjohur jo larg zyrës së radiostacionit të lartpërmendur dhe i hodhi përsipër fekale. Asokohe ajo pati menduar se shkak i atij incidenti të turpshëm ishin artikujt e saj analitikë, të botuar në organin “Novaja Gazeta”: Ajo shkruan:
“Më 22 qershor (të vitit 1941 – E.Y.) populli rus u shndërrua në turma frikacake… Si ta shpjegojmë atë burracakëri të pashembullt të popullit rus, i cili, duke zotëruar një armatim që ua kalonte gjermanëve edhe për nga sasia, edhe për nga cilësia, e pati braktisur armatimin dhe qe hedhur në anën e gjermanëve?” (Сitohet sipas: Julia Llatënjina. Faqja e internetit “Novaja Gazeta”. 08 maj 2010).

Dhe me të vërtetë: fill pas sulmit të ushtrisë gjermane, Ushtria e Kuqe filloi të tërhiqej me shpejtësinë e lopëve kur u turren ujqit. Madje ajo tërheqje (kur miliona ushtarë patën rënë robër) prej kufijve perëndimorë të Bashkimit sovjetik, vazhdoi gjatë 1100 kilometrave, deri në periferi të Moskës të datës 02 dhjetor, kur në ndihmë të saj erdhi “gjenerali i shquar” me emrin “dimri rus”.
Joáhim Gáuk (Joachim Gauck – 1940), është personalitet politik gjerman, President i Republikës Federale të Gjermanisë në vitet 2012-2017. Më 06 maj 2015 ai mori pjesë në një ceremoni mortore, të organizuar në varrezën e ushtarëve sovjetikë në qytetin Shlos Holte-Shtukenbrok (Schloß Holte-Stukenbrock). Në fjalën e tij ai theksoi:
“Miliona ushtarë të Ushtrisë së Kuqe qenë çuar drejt vdekjes si robër të gjermanëve, ata vdiqën të torturuar nga sëmundjet, nga uria… Në qoftë se nga robërit ushtarakë perëndimorë në kampet gjermane patën vdekur vetëm 3%, nga 5,3 milionë robër ushtarakë sovjetikë, patën vdekur shumë më tepër se gjysma” (Citohet sipas: “Gáuk: vdekja e robërve sovjetikë – krim i nazizmit”. Faqja e internetit “DW”. 06 maj 2015).

Humbjet reale në njerëz të Bashkimit Sovjetik gjatë viteve të luftës, janë mbajtur rreptësisht sekrete nga autoritetet shtetërore sovjetike dhe ruse, madje deri në ditët tona. Për humbje të tilla ka shkruar Leonid Rëjbacki, doktor i shkencave ekonomike, profesor, drejtues i Qendrës së demografisë sociale të Institutit të studimeve politikosociale të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Në Esenë e tij me titull “Humbjet në njerëz të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike”, të botuar në faqen e internetit “Perspektivëj” të datës 07 maj 2022, ai shkruan se e vërteta për humbje të tilla u zbulua vetëm gjatë kohës kur në krye të Bashkimit Sovjetik ishte Mihail Gorbaçovi (1931-2022). Sipas tij, gjatë asaj lufte qenë vrarë 27 milionë njerëz, nga të cilët 18 milionë civilë dhe 09 milionë ushtarë dhe oficerë.

Duke pasur parasysh këto humbje jete njerëzish të përmasave katastrofike, si është e mundur që të organizohen çdo vit parada aq butaforike në Sheshin e Kuq, ndërkohë që 09 maji duhej të përkujtohej, para së gjithash, edhe si dita e një zije kombëtare, të cilën e pati shkaktuar politika shoviniste rusomadhe për pushtimin e mbarë Europës? Si është e mundur që të organizohet gjithë ajo paradë butaforike, kur numri i ushtarakëve rusë, të vrarë në Ukrainë, po i afrohet shifrës prej një milion syresh?

Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse shovinizmi, urrejtja për vendet e tjera është e rrënjosur thellë në formimin psikologjik jo vetëm të bandave në krye të vendit, por edhe të mbarë popullit rus, i cili sundimtarët e vet i vlerëson si të dërguarit e Hyjnisë. Kjo është arsyeja që njeriu në Rusi trajtohet si material ndërtimi. Prandaj shkrimtari rus Ivan Shmelov (1873-1950), autori i romanit “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në vitin 1923, shkruan:

“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit” (Citohet sipas faqes së internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).

Me paradat butaforike të 09 majit, banda e Kremlinit gjithmonë është munduar të përvetësojë tërësisht kontributin anglo-amerikan për arritjen e fitores mbi nazizmin gjerman, duke harruar ndihmën e jashtëzakonshme me armatime që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i patën dhënë Bashkimit Sovjetik gjatë luftës, duke anashkaluar zbarkimin e një milion trupave anglo-amerikane në Normandi në qershorin e vitit 1944, si edhe faktin historik që ato trupa patën hyrë të parat në Berlin më 08 maj 1945.

Është e vërtetë që Bashkimi Sovjetik përballoi barrën më të rëndë gjatë luftës, por fushatën katërvjeçare kundër ushtrisë gjermane, Ushtria e Kuqe e përfundoi në mënyrën më të turpshme.
Natalia Gesse (1914-1998), mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), në vitin 1942 hyri në Fakultetin e gazetarisë të Universitetit të Svjerdllovskut, në vitin 1943 i ndërpreu studimer dhe shkoi vullnetarisht në frontin e luftës, ku pati punuar si korrespondente ushtarake. Në kujtimet e veta, ajo shkruan: “Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një ushtri përdhunuesish” (Citohet sipas: Nikollaj Ivanov. “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm”. Faqja e internetit “FakeOff”. 23 shkurt 2015).

Leonid Rabiçev (1923-2017), njihet si poet, grafist, piktor, shkrimtar-memuarist rus, pjesëmarrës në frontet e luftës me gradën toger pas sulmit të ushtrisë hitleriane kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941. Në librin e vet me kujtime, me titull “Lufta i ka të gjitha”, të botuar në vitin 2009, si dëshmitar i drejtpërdrejtë, ai hedh dritë mbi krimet e ushtrisë sovjetike, e cila, në pranverën e vitit 1945, pasi hyri në territorin gjerman, deri në Berlin, përdhunoi dy milionë femra gjermane, duke filluar nga vajzat miturake të moshës 8-vjeçare, deri te plakat 80-vjeçare. Në librin e vet ai shkruan:

“Tankistët, këmbësorët, artileristët, ndërlidhësit tanë e arritën një kolonë refugjatësh dhe, duke lënë mënjanë ndjenjën e detyrës, nderin dhe nënrepartet gjermane në tërheqje e sipër pa rezistencë, u turrën me mijëra drejt grave dhe vajzave të vogla… Ato që ishin mbytur në gjak dhe kishin humbur ndjenjat, i tërhiqnin mënjanë, kurse fëmijët që suleshin drejt tyre për ndihmë, i pushkatonin në vend. Nga pas tashmë vazhdonte nënreparti tjetër. Dhe përsëri ndalesë dhe unë nuk mund t’i përmbaj dot ndërlidhësit e mi, të cilët, gjithashtu, zënë radhë të reja për përdhunime, kurse telefonistet e mia shkrihen së qeshuri… Deri në horizont, midis pirgjeve me rrecka dhe qerreve të përmbysura, të zë syri kufoma grash, pleqësh dhe fëmijësh”.

Kaliforni, 09 maj 2025

SE RAMA NUK KA FAJ- Nga ALFONS ZENELI

Porosia e Ramës drejtuar vajzave socialiste për të shitur trupin në këmbim të votave, nuk është lajthitje. Është programi i Rilindjes i thënë në parim. Nuk është aspak fyerje për ata që e dëgjojnë dhe e pranojnë. Mund të jetë fyerje për femrën si institucion, po. Por jo për fresh-in, jo për prindërit e tyre të ekzaltuar dhe shuplakapërflakur nga duartrokitjet. Se Rama NUK KA FAJ. Ka pjesa rilindase e shoqërisë e cila ka etje për vetëposhtërim. Se një udhëheqës a një parti nuk mund ta poshtërojë, përdhosë, denigrojë, pështyjë, çnderojë pamëshirë një popull nëse populli e refuzon një gjë të tillë. Çfarë do të ndodhte nëse prindërit e vajzave rilindase do e abandononin masivisht kënetën morale dhe gjuhësore ku Rama po i zhyt të kapura për fyti vajzat e tyre? Do humbte Rama. Mirëpo duket sheshit se, tragjikisht dhe për turp, asnjë prind shqiptar i majtë nuk ka reaguar. Më e bukura është se Rama gjatë fjalimit nuk ju la asnjë ekuivok që porosia për joshje trupore në këmbim të votës, mund të ishte figurative. A do e zbatojnë në praktikë vërtet apo jo socialistet e reja, unë nuk e di. E ndoshta kjo nuk ka rëndësi fare. Por gjithsesi, duket se ato e kanë edhe lejen e prindërve që nëpërmjet resurseve antropologjikë të mbushin kutinë e votimeve të Sulltan Surrelgjatit. Në këtë vend ku prej 12 vitesh sundon nudokracia, nuk tingëllon i çuditshëm as instalimi i një haremi elektoral. Se nuk është çudi asgjë. As ndonjë harem miks në saraje. Se Rama NUK KA FAJ.
Rama gjithashtu iu drejtua gjithë entusiazëm shpërthyes një gruaje që tha se jam e divorcuar :
” bravo, ti na duhesh, keshtu na duhesh”. Thirrja indirekte Ramës drejtuar grave për divorc, nuk tregon problematikën dhe diametralizmin e kontradiktave që ka ai me gruan, me femrën si nocion. Ai e quan të natyrshme, emancipuese. Sepse Rama ashtu e ka të përshkruar femrën në regjistrin e vet psikik. Ai nuk di. Ai, ndaj femrës nuk është armik i bërë gjatë jetës. Ai është armik i lindur. Ndaj nuk e kupton se çfarë thotë nëpër mitingje. Se Rama NUK KA FAJ. Por pjesa rilindase e shoqërisë që ka nevojë ideologjike, e pse jo dhe fizike për vetëposhtërim. Të krijohet përshtypja sikur ata e votojnë Ramën vetëm e vetëm se nuk ka ndonjë tjetër që t’i prangosë, t’i lidhë me zinxhirë e t’i rrahë me rrip.
Rama i tha një gruaje në moshë gjatë fushatës së kaluar se “demin do e sjellim për lopën, jo për ty”. Vetë gruaja dhe familiarët e saj u ndërkryen nga të qeshurat. Të nesëmen me siguri, nën kumbimin e të qënit të asistuar me “dem”, ngazëllenin fitoren e ardhshme të mister Batutaxhiut pa e ditur se çdo i priste trotuareve të Tiranës kur viçi i Bashkisë t’u shkatërronte dhe konfiskonte bidonat e mbushur me qumështin e lopës së Ndroqit. Se Rama NUK KA FAJ.
Batareja dhe përroi psikik i Ramës i pasqyruar në fjalorin zooElektoral kundër opozitës, nuk është asgjë. Njeriu nxjerr nga goja atë që i gatuhet në shpirt me ato që ka. Poshtërimi publik që Rama ju bën të vetëve është kulmi i histerisë antietike dhe antisociale. Këtë e ka bërë gjithmonë që kur mori pushtet. Historitë e tij me gratë e qeverisë e të bashkisë janë të padenja edhe për çdo lloj pornografie a pornofonie. Këtë nuk ka nevojë ta dish nga brenda. Mjafton të shohësh rastet publike që përmenda si dhe qindra të tjerë po ashtu publikë dhë kuptosh se në çfarë kuplaraje është shndërruar administrata dhe qeveria. Por askush nuk reagon. Askush nuk reagoi kurrë. As njëra nga ish ministret të cilën e përshkroi erotikisht në publik. Se një pjesë e popullit është e atrofizuar, e kontaminuar në mënyrë të pashërueshme nga nevoja patologjike për poshtërim, për përdhosje, për çnderim, për shkelje me këmbë. Se Rama NUK KA FAJ. Se popujt gabojnë si dreqi, se popujt shpesh tregohen dele, se popujt shpesh verbohen dhe vetëshkatërrohen. Egzaktësisht siç bën ky i yni tani. Siç bëmë dhe në vitin ’45.
Prandaj sidomos rilindasit duhet të përgatiten për kërkesa të reja nga Rama. Si çdo despot edhe Sulltan Harem Surreli do kërkojë taksa, femra dhe nizamë.
Se Rama NUK KA FAJ.

TRUMPI U RIKTHYE NË SHTËPINË E BARDHË “ME HU NË KRAHË”!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
    Mijëra falenderime SHBA-së, Qendrave të Vendosjes dhe Evropës, përfshi botën tjetër demokratike, të cilët, thënë troç, na çliruan, duke e bërë shtetin më të ri botëror, Kosovën tonë. Të gjithë ata që thonë se “na ndihmuan”, “na mbështetën ndërkombëtarët”, dashje apo pa dashje, tregohen mosmirënjohës, ndaj të gjithë atyre shteteve, të cilët u dakorduan për dërgimin e avionëve -Apaç- të NATO-paktit, në bombardimin e Serbisë, Malit të Zi, e deri ambasadën kineze në Beograd. Kjo nuk mohon dhe as nuk cenon gjakun e dëshmorëve, mijëra viktimave, luftëtarëve dhe eksodin e dhunshëm dhe të përgjakshëm masiv. Gjenerali freng, Napoleon Bonaparti thoshte se “më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët!”
     Presidenti Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë “me hu në krahë”, siç shprehet populli. Sipas tij, “Amerika nuk është lopë vetëm për ta mjelë”, deri në pakufi. “Amerikanët duhet të punojnë për vete, për mirëqenien e tyre”. Dhe, filloi vënien e tarifave të ashpra, pothuaj se, për të gjithë. Në veçanti goditi Kinën dhe Evropën. Megjithatë, Kosova ishte në kategorinë e privilegjuar, vetëm 10 %. Edhe Kosova u përcaktua për të njëjtën masë tarifore.
     Presidentja Vjosë Osmani i propozoi Qeverisë ta heqë fare tarifën për SHBA, madje menjëherë, duke e bërë publik propozimin e saj. Ndërkohë, ministri i Financave, Hakuran Murati, u përgjegjë se “do ta shqyrtojmë propozimin dhe do ta mësoni vendimin tonë”.
     Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina dhe këshilltarja politike, Donikë Kadaj, reaguan shpejt e thekshëm. Më vonë reagoi edhe Presidentja Vjosë, duke sqaruar dhe motivuar propozim-kërkesën në fjalë: “Donim që Kosova të ishte e parë në heqjen e tarifës ndaj SHBA-së. Sepse donim të tregonim mirënjohjen dhe miqësinë tonë të pacenuar dhe të pa lënduar për Amerikën mike”. Aq më parë sepse dashakëqijtë, të cytur nga Beogradi e Moska, vazhdojnë të trumbetojnë, kinse, thyerjen ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
     Madje bëhet edhe krahasimi habitor, si ka mundësi të favorizohet Serbia me zëro (o) tarifë, ndërsa Amerika, si aleati kryesor, ngarkohet me tarifën 10 %?! Dikur Kosova paguante tarifë të majme në tregtinë me Serbinë. Pastaj Kosova u kundër përgjegjë, deri sa në kuadrin e reciprocitetit, u shuan tarifat dy paleshe. Realisht, Serbia  është përfituese në shkëmbimet tregtare në raport me Kosovën. Por edhe partneriteti me Serbinë është i leverdishëm për Kosovën, për arsye të afërsisë gjeografike dhe çmimeve të volitshme. Veç kësaj, vënia e tarifës ngritë çmimin në këmbimin e mallrave.
     Sidoqoftë, i gjithë ky zhurmim i panevojshëm, vjen për mungesë të koordinimit Presidencë-Qeveri, të paktën, për çështjen në fjalë.
          “Mos bërja dert”, ngatërron Presidencën me Qeverinë!
     Mospajtimet Presidente-Qeveri, për çfarëdo arsye qofshin, janë shenjë e përçarjes së brendshme politike dhe, gjithësesi, dëmtojnë interesin kombëtar. Dhe, në veçanti, kur mospajtimet manifestohen për çështje të rëndësishme shtetërore, siç është rasti për të cilin flasim, pra, tarifa për Amerikën, shpëtimtaren tonë, lirinë tonë.
     Realisht, më parë se refuzim, në rastin e shkëmbim akuzave, Presidencë-Qeveri, vënien apo heqjen e tarifës për SHBA, kemi të bëjmë për “mos bërje dert”, mospërfillje dhe mungesë respekti për Presidenten. Sot Kosova ka një Presidente për
lakmi. Ajo është njëra nga protagonistet, e cila u bë pjesë e ndryshimit të madh, shporrjen nga pushteti të bandës PAN-iste  vrasëse dhe hajnore të Kosovës. Sepse pa larguar nga politika njerëzit toksikë, nuk ka ecje përpara, ngaqë ata janë kanceri i Kosovës. Dje kanë vrarë luftëtarët e lirisë dhe kanë sabotuar luftën për çlirim. Sot duan ta vazhdojnë pushtetin e tyre kriminal, pa i vrarë fare ndërgjegjja!
     Administrata amerikane, vitin e shkuar, ka deklaruar hapur, se i vetmi komunikim me Kosovën, është Presidentja Vjosë Osmani, e cila, pa mëdyshje, është aset kombëtar. Ajo po e bënë detyrën e Presidentes, më mirë si askush tjetër. Andaj, të gjitha shpifjet tjera janë sa armiqësore, aq edhe rrugaçerore. Ministri Hekuran Murati dhe shefat e tij, duhet të jenë të përgjegjshëm, të kenë mirëkuptim në arsyetimin e mençur dhe bindës të Presidentes. Dhe, ta pezullojnë tarifën 10 për qindëshe, të vënë SHBA-së.
     Pas një hatërimi të mëhershëm të Presidentes Vjosë, me kryeministrin Kurti dhe zëvendës-kryeministren dhe ministren e Jashtme, Donikë Gërvalla, për përzieje kompetencash, ajo çështje është tejkaluar dhe vetëm intriguesit mund ta ri sjellin në kujtesën tonë. Koordinimi dhe bashkëpunimi i institucioneve shtetërore dhe pushtetare, është më i nevojshëm se kurrë.
 
      Tarifa duhet parë jo si “çështje fiskale, por si aleancë strategjike”
     Tarifa zëro (o) për qind me tregtinë e mallrave për Serbinë dhe 10 për qind për SHBA, e vë Kosovën në pozicion të vështirë, sepse të trajtosh Serbinë më mirë se sa Amerikën në aspektin tregtar, sigurisht se do të interpretohet si “një rrëshqitje nga prioritetet strategjike, drejt një politike të brendshme të mbyllur dhe kontradiktore”. Dhe, kjo marrë parasysh raportet e Kosovës me këto dy shtete: Serbinë armike dhe Amerikën mike. Prandaj është imperativ, urdhëresë e kohës, që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin e duhur, aq më parë se Presidentja e vendit e ka quajtur të turpshme, që armiqtë të jenë të privilegjuar, në raport me miqtë, duke konkretizuar rastin e Serbisë me atë të SHBA-ve.
     Është thënë se tarifa e SHBA-së nuk ka ndonjë ndikim domethënës në Kosovë, pasi shkëmbimi i mallrave është i pakët. Megjithatë, ndikimi është i pashmangshëm, sepse eksportet e prodhimeve kosovare shtrenjtohen dhe kërkesa e blerjes së tyre bie. Andaj, Presidentja ka të drejtë pse kërkon pezullimin e tarifës për SHBA, gjë që mund të pritet një veprim edhe nga pala amerikane. Ndikimi është zinxhir edhe tarifa për Evropën 20 për qind, sepse ne importojmë mallra nga BE-ja, të cilat, disa syresh, i marrin nga Amerika. Prandaj, është detyrë e Qeverisë të analizojë situatën e krijuar dhe të veprojë mençurisht, ashtu siç sugjeron edhe Presidentja e vendit.
     Presidentja Vjosë Osmani, nuk mohon çështjen ligjore e profesionale të Qeverisë, në vendimin e saj për tarifat. Çështjen e sheh në prizmin politik të aleancës strategjike, duke u shprehur qartazi: “Kjo s`ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleancën strategjike”.

Besim Ndregjoni: Zoti e bekoftë Papa Leonin XIV!

Zoti e bekoftë Papa Leonin XIV!
“Paqja qoftë me ju.”
Në emër të qendrestarve dhe të përndjekurve  politike të Shqiperisë,i shpreh urimet e mia të sinqerta Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij.
Në këtë kohë kur bota dëshiron paqe, dhe jo luftë.Lutjet e tij do të kenë peshë të madhe!
Zoti e bekofte

 

Dr. Besim Ndregjoni

President i Unionit të Burgosurve dhe të Perndjekurve
Politike te Shqiperise!

Blerja dhe shitja e votave në zgjedhjet e 11 Majit- Nga AUREL DASARETI

Zagarët e krye-mafiozit të Shqipërisë Edvin Kristaq Ramës, si gjithmonë dhe kudo, vazhdojnë me kriminalitetin e radhës, shitblerjen e votave…

Shkurtimisht: Sistemi i ri zgjedhor me votim elektronik nëpërmjet internetit është i menduar keq dhe hap mundësinë e blerjes dhe shitjes së votave. Sidomos, për arsye të ndryshme, nuk është i përshtatshëm për shqiptarët… sepse ka shumë prej tyre që, për pak lekë, jo vetëm që shesin, por edhe vrasin babanë e tyre…

Kjo është kaq pa mend.

Shtëpia nuk është një mjedis i kontrolluar, dhe për këtë arsye zgjedhja nuk është sekrete.

Kjo hap mundësinë e blerjes dhe shitjes së votave. Për më tepër, disa njerëz (votues) mund të ndihen se dikush ushtron trysni (bën presion) mbi ta dhe janë të detyruar të votojnë njësoj si bashkëshorti/bashkëshortja e tyre (burri detyron gruan ta votoj filanin, apo gruaja detyron burrin…)

Personalisht, nuk do të ndihesha i sigurt se zgjedhjet do të shkonin mirë nëse dikush do të votonte në dhomën e vet të ndenjes.

Aurel Dasareti

Në Shqipëri, sistemi politik Republikë ka dështuar- Shqiptarët duan Mbretërinë- Nga Ekrem Spahiu

 

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 Prill 1939 ndërpreu vijimësinë e sistemit politik të Mbretërisë demokratike, parlamentare dhe të trashëgueshme, me Mbret të shqiptarëve Lart-Madhëria e tij, Zogu I.

Sistemi politik “Republikë Popullore e Shqipërisë”, i instaluar nga regjimi komunist në 11 Janar 1946, e ktheu Shqipërinë në vendin me diktaturën më të egër ndër ish vendet komuniste dhe pasojat tashmë dihen.

Sistemi politik “Republikë parlamentare”, i vendosur në vitin 1992, ka sjellë zhgënjimin e madh të shqiptarëve: varfëri ekstreme për shumicën dërmuese të popullit dhe krijimin e një kastë miliarderësh të lidhur me politikën dhe krimin e organizuar, korrupsion të lartë, pasiguri për jetën, mosfunksionim të demokracisë dhe drejtësisë, shthurje të vlerave të familjes dhe shoqërisë, etj. Pasojat, largimin masiv dhe me dhimbje të madhe të shqiptarëve nga vendi.

Duke e dëshiruar demokracinë si alternativë, shumica e shtetasve shqiptarë kërkojnë rikthimin e Monarkisë sepse:
Shqiptarët, në atë regjim politik, gëzuan siguri dhe të drejta që nuk i kanë gëzuar kurrë më pas.
Mbretërinë nuk e larguan shqiptarët, por pushtimi fashist.
Mbretëria, me Mbretin Leka I, është konfirmuar si sistemi politik më i dëshiruar i zgjedhësve shqiptarë të Shqipërisë, qyshse më 29 qershor 1997 Referendumi për formën e regjimit fitoi dhe e dëshmoi me të paktën 54% të votave në rang kombëtar, pavarësisht se u manipulua hapur.
Të gjitha partitë politike opozitare dhe mbi 30 subjekte të tjera kanë nënshkruar një marëveshje politike më 04.06.1998 se referendumi u manipulua dhe se duhet përsëritur.
Përsëritja e referendumit nuk ka asnjë pengesë kushtetuese përderisa me Nenin 151/3 të Kushtetutës aktuale të Shqipërisë “Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij”.
Princ Leka II, trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror, përmbush të gjitha kushtet dhe është i gatshëm për të ushtruar pushtetin që buron nga ky sistem politik nëse shtetasit shqiptarë e kërkojnë me shumicë votash.
Shtetet me sistem politik “Mbretëri” në Europë janë dëshmuar të jenë vendet më të zhvilluara dhe me stabilitet politik, ekonomik e social më të lartë.

Mbështetur në këto premisa, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, në bashkëpunim me Familjen Mbretërore, me fillimin e legjislaturës së re parlamentare, do të ndërmarrë nismën ligjore për fillimin e proçedurave për zhvillimin e Referendumit për formën e regjimit politik në Shqipëri.

As edhe një kurorë me lule për Gjergj Kastriotin – Skënderbe, në datëlindjen e tij- Nga Frank Shkreli

 

  • A nuk meriton i Përgjithmonshmi i Kombit shqiptar të ketë një ditë në vit kushtuar Atij për ta nderuar e kujtuar ashtu siç meriton dhe siç bëjnë kombet e përparuara me heronjtë e tyre kombëtarë, anë e mbanë botës? Të cilin e njeh si Heroin e lavdishëm të shqiptarëve dhe Mbrojtësin e madh të qytetërimit evropian?
  • Mos njohja e vlerave kombëtare dhe perëndimore të Skënderbeut, qoftë edhe njëherë në vit në datëlindjen e tij, nuk mund të jetë një rrugë pa kthim – siç pretendohet nga disa politikanë, e proceseve demokratizuese dhe të reformave transformuese, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, sepse, sot për sot, duket se ajo rrugë është e mbyllur. Edhe njëherë, nëqoftëse Evropa është vërtetë destinacioni juaj, nuk shkohet drejt Evropës pa Gjergj Kastriotin Skënderbe!

Një datëlindje që nuk ishte! 6 Maji mendohet – nga shumica e historianëve dhe studiuesve të jetës dhe veprimtarisë së Gjergj Kastriotit-Skënderbe – si datëlindja e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Kjo mund të jetë një datë simbolike, por derisa të faktohet me prova e dokumente kjo është data e lindjes, që është kujtuar, historikisht, Heroi Kombëtar dhe Shtetformuesi i shqiptarëve. Edhe sivjet, ashtu si çdo vit tjetër më parë, 6 maji, shkon e vjen pa u përmend as pa u shënuar nga entet zyrtare qeveritare e shtetërore, por as nga ato akademike të Shqipërisë, të Kosovës dhe më gjërë. Asnjë kurorë të vogël me lule nuk u vendos para ndonjë monumenti të Tij, përfshirë monumentin e Kryetrimit në kryeqytetin e Shqiptarëve në Tiranë, në shenjë nderimi. Ashtu si u mbyll në heshtje edhe viti (2018) i shpallur nga Shqipëria dhe Kosova si viti gjoja kushtuar Gjergj Kastriotit -Skënderbe. Nuk besoj se dikush mund të identifikojë ndonjë gjë që të jetë kujtuar Skënderbeu gjatë atij viti. Në të vërtetë më kujtohet se u mbyll në heshtje të plotë.

Por mirë që, të pakën, më 6 maj që kaloi nuk u mbulua monumenti i Tij në Tiranë me ndonjë çarçaf të bardhë ose të zi, siç ka ndodhur në të kaluarën – siç duket me qëllim që të mos ofendohej Stambolla. Politika shqiptare e tranzicionit 35-vjeçar ende nuk e kupton se në Evropë nuk shkohet pa Gjergj Kastriotin-Skënderbe, Shpëtimtarin e Evropës dhe as pa vlerat e tija kombëtare dhe ndërkombëtare-perëndimore. Ai ka mbrojtur qytetërimin perëndimor dhe ka luftuar despotët e Sulltanit. Skënderbu ishte dhe mbetet simboli i identitetit kombëtar dhe model i një shteti të qëndrueshëm dhe të organizuar, sipas modelit të Shtetformuesit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbe në përputhje me historinë e dokumentuar kastriotiane dhe me vlerat moderne të botës euro-atlantike.

Portret i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, marrë nga libri, “Scanderbeg” i autorit amerikan Prof. Dr. A. K. Brackob, “Heroi Kombëtar i Popullit Shqiptar dhe Mbrojtësi i Madhërishëm i Qytetërimit Evropian”. Por sot i harruari nga shqiptarët

Për fat të keq, ashtu si nga viti në vit, edhe sivjet pamë se Gjergj Kastrioti-Skënderbe, për fisin e tij arbëroro-shqiptar as në ditëlindjen e tij me 6 maj nuk është i Përgjithmonshëm, as hero Kombëtar, as Shtetformues, por i harruari i kombit.

Pyetje për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare?

Me 6 Maj, 2025, mesa vura re, liderët politikë në Shqipëri dhe në Kosovë munguan madje edhe me një deklaratë, për të kujtuar rëndësinë e kësaj dite, të pakën deklarata të llojit që ata bëjnë ditë për ditë në rrjetet sociale, për gjëra të kota. More, si dhe pse Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk e meriton të kujtohet në ditëlindjen e tij, të paktën me një kurorë me lule të freskëta pranë monumentit të tij në Tiranë, në Prishtinë, e në vende të tjera? A nuk meriton i Përgjithmonshmi i Kombit shqiptar të ketë një ditë në vit kushtuar Atij për ta nderuar e kujtuar ashtu siç meriton dhe siç bëjnë kombet e përparuara me heronjtë e tyre kombëtarë, anë e mbanë botës? Si mund të pretendoni se jeni serioz për zhvillimet dhe proceset demokratike drejt Evropës dhe vlerave të botës së sotme të përparuar, ndërkohë që nuk kini asnjë respekt për historinë e lavdishme të Gjergj Kastriotit, të cilin tanimë e mbarë bota e njeh si Heroin e lavdishëm të shqiptarëve dhe Mbrojtësin e madh të qytetërimit evropian?

Kjo rrugë në të cilën vazhdojnë sot Shqipëria dhe Kosova, në të vërtetë, mund të jetë një rrugë pa kthim, drejtë së keqës. Mos njohja e vlerave kombëtare dhe perëndimore të Skënderbeut, qoftë edhe njëherë në vit në datëlindjen e tij –nuk mund të jetë një rrugë pa kthim – siç pretendohet nga disa politikanë – e proceseve demokratizuese dhe të reformave transformuese, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, sepse, sot për sot, duket se ajo rrugë është e mbyllur. Edhe njëherë, nëqoftëse Evropa është vërtetë destinacioni juaj, nuk shkohet drejt Evropës pa Gjergj Kastriotin Skënderbe!

Por si edhe në rastet e mëparshme edhe në këtë datëlindje (6 maj) të Gjergj Kastriotit-Skëënderbe kemi të drejtë të shpresojmë madje edhe kundër shpresës, se në një të ardhme jo të largët, Kombi shqiptar do zgjohet dhe do t’a gjejë të arsyeshme që të caktojë një ditë në vit, të kalendarit të festave kombëtare, kushtuar Heroit të tij të madh, Gjergj Kastriotit – Skenderbe, me qëllim që ai të mos harrohet, por të kujtohet, çdo vit në datëlindjen e tij, zytarisht, të pakën njëherë në vit një ditë bashkimi për të gjithë shqiptarët, pa dallim dhe kudo qofshin ata.
6 maj, 2025: Asnjë kurorë me lule në datëlindjen e Kryeheroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbe!
6 maj, 2025: Asnjë kurorë me lule në datëlindjen e Kryeheroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbe!

Uroj që shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre aktualë dhe në të ardhmen të jenë të dinjitetshëm të vlerave, traditave dhe lavdisë së Prijësit të Kombit e Fatosit të madh kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbe! Që të gjithë shqiptarët pa dallim, me një Besëlidhje të re midis tyre të modelit Kastriotian të kujtojnë dhe të nderojnë Heroin e Kombit, duke u kthyer tek vlerat dhe traditat arbërore të Besës, Nderit e Burrërisë, të trashëguara nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu!

Historia e 35-viteve të kaluara më bën të dyshoj seriozisht që të ndryshojë gjë sa i përket trajtimit zyrtar të figurës historike të Madhit Gjergj Kastrioti-Skënderbe ndër shqiptarët. Por shpresa ime është besimi në të Madhin Zot, se megjithë këto zhgënjime të (keq)trajtimit dhe harresës së turpshme të figurës madhështore të Gjergj Kastriotit-Skënderbe nga klasa aktuale politike shqiptare, më në fund se “Për inat të djallit e të shqiptarëve, Zoti ka me e mbajtë Shqipëninë më kambë, me nder e me lumni”. (Shën Pjetri në bisedën satirike të veprës së At Gjergj Fishtës, “Nën Hajat të Parrizit”, Satirika – Anzat e Parnasit e Gomari i Babatasit.)


Vepër e Spiro Xega

Dita Shqiptare e Lirisë në Uestçester të Nju Jorkut dhe krimet e komunizmit në Shqipëri- Nga Frank Shkreli

 

Thirrje qeverisë shqiptare dhe diplomacisë amerikane

Ashtu si në të kaluarën edhe sivjet, të Djelën me 24 Prill, 2022 u shënua “Dita Shqiptare e Lirisë”, (Albanian Freedom Day) në Kensico Dam Plaza në qarkun Westçester të Nju Jorkut, një ndër parqet më të bukura të këtij shteti.

“Dita Shqiptare e Lirisë”, është një veprimtari patriotike, sociale, kulturore dhe përkujtimore, që i kushtohet simbolit të demonstratave antikomuniste – birit të familjes Mërnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Nikë Mernacaj- dhe lirisë shqiptare”

Kjo veprimtari, kushtuar lirisë shqiptare, organizohet çdo vit nga administrata e qeverisë vendase, “Ëestchester County Executive’s Office”, në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturore – Artistike Kelmendi dhe Familja Mernacaj, ku marrin pjesë qindra shqiptaro-amerikanë dhe të tjerë. “Dita Shqiptare e Lirisë”, është një veprimtari patriotike, sociale, kulturore dhe përkujtimore, që i kushtohet simbolit të demonstratave antikomuniste – birit të familjes Mërnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Nikë Mernacaj- dhe lirisë shqiptare. Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendari për Lirinë Shqiptare dhe ngritjen e Flamurit Kuq e Zi: bashkon në këtë datë përkujtimore, jo vetëm komunitetin shqiptar të Nju Jorkut me rrethe, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe liderë politikë përtej kësaj zone administrative.

Fjala përkujtimore në tubimin përkujtimor.

Kjo ditë e veçantë sjell në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës, qëndresën e nacionalistëve anti-komunistë shqiptaro-amerikanë, të cilët ç’prej strehimit të tyre në këtë vend të bekuar, të cilët si refugjatë të arratisur nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës në këtë vend të lirisë, në Amerikën tonë të dashur, ata nuk pushuan asnjëherë përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste në Atdheun e tyre. Për më tepër, gjatë dekadave të luftës së ftohtë, nacionalistët shqiptaro-amerikanë, sensibilizuan gjithashtu opinionin publik amerikan dhe politikën zyrtare në Amerikë për persekutimin barbar që ushtronte shteti komunist shqiptar enverist ndaj familjeve nacionaliste anti-komuniste shqiptare, siç është familja Mernaçaj. Kjo traditë vazhdon me takime përkujtimore si ky sot. Për ne dhe për mijëra familje shqiptare, ato përpjekje nuk kanë marrë fund ende, megjithëse kanë kaluar mbi 30-vjetë nga shembja e Murit të Berlinit.

“Krimet e atij regjimi kanë lenë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, në sistemin ligjor dhe në politikën e ditës. Liria e plotë dhe demokracia e vërtetë, në Atdheun e të parëve tanë kanë qenë, janë dhe mbeten një mision i shenjtë për ne”

Prandaj, kjo ditë e shënuar si “Dita Shqiptare e Lirisë”, në këtë zonë të Nju Jorkut, është një vazhdimësi e përpjekjeve të menjëhershme të brezit të kaluar të shqiptaro-amerikanëve, tek brezi i sotëm i këtij komuniteti, për të sensibilizuar opinionin amerikan dhe atë shqiptaro-amerikan, për t’u kujtuar të gjithëve se regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës, në formën e tij, mund të mos jetë më, por trashëgimia e tij mbijeton me nostalgjikët e tij në detyrat më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar. Krimet e atij regjimi kanë lenë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, në sistemin ligjor dhe në politikën e ditës.

“Qeveritë e njëpasnjëshme  të dy partive kryesore në Shqipëri, për 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri”

Liria e plotë dhe demokracia e vërtetë, në Atdheun e të parëve tanë kanë qenë, janë dhe mbeten një mision i shenjtë për ne. Prandaj jemi këtu për të imformuar të gjithë ata, që mund të mos e dinë se Shqipëria e sotme: megjithëse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që:
– Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste.
– Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste.
–  Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar- komunist të Enver Hoxhës.
–  Dhe Kuvendi nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë.

Arsyeja që jemi sot këtu është t’u bëjmë thirrje enteve qeveritare dhe shtetërore të Shqipërisë si dhe përfaqësuesve të perëndimit në Tiranë të dënojnë krimet e komunizmit dhe të kujtohen viktimat e atij regjimi çnjerëzor. Ky vazhdon të jetë një mision i shenjtë për ne. Qeveritë e njëpasnjëshme  të dy partive kryesore në Shqipëri, për 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri. As përfaqësuesit ndërkombëtarë të vendeve perëndimore në Tiranë: përfshirë ambasadën tonë atje, nuk mund ta ndjejnë veten krenarë se kanë bërë aq sa kanë mundur dhe sa duhej të bënin – sot e 30-vite më parë – në lidhje me viktimat e komunizmit: për dënimin e krimeve të komunizmit dhe për (mos) kujtesën e tyre në Shqipëri. “Nëqoftëse jeni asnjanës në raste të padrejtësisë, ju jeni bërë palë me shtypësin.” (Desmond Tutu). U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve në Tiranë që të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë dhe klasës politike shqiptare, që të distancohen nga e kaluara komuniste, të dënojnë krimet e komunizmit dhe të kujtojnë ato mijëra e mijëra viktima të pafajshme të njërit prej regjimeve më barbare të shekullit të kaluar në Evropë. Kjo klasë politike dhe mbështetësit e tyre ndërkombëtarë duhet të kenë turp para popullit të vet dhe para botës që për 30-vjet, sillen në këtë mënyrë të papërgjegjëshme dhe të pamoralshme me viktimat e diktaturës komuniste në Shqipëri. Krimet e komunizmit në Shqipëri janë më shumë se një çështje “kompensimi”. Ato janë një çështje e rëndësishme e drejtësisë së mohuar ndaj viktimave të komunizmit – të gjallë e të vdekur – në atë vend. Prandaj, sot, si shtetas amerikanë që jemi, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, i bëjmë thirrje Departamentit të Shtetit që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë dhe klasës politike shqiptare që të distancohen nga e kaluara komuniste, të dënojnë krimet e diktaturës komuniste dhe të kujtojnë viktimat e pafajshme të njërit prej regjimeve më barbare të shekullit të kaluar në Evropë. Të nderuar pjesëmarrës, kërkoni këtë edhe nga përfaqësuesit tuaj, vendorë, shtetërorë dhe federalë.

“Në vend të ndëshkimit të krimeve të komunizmit dhe të kujtimit të viktimave të atij sistemi terrorist, forcat nostalgjike të komunizmit në politikë dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës”

Falënderës Zotit, ne jetojmë në Amerikë dhe nuk heshtim dhe s’do të heshtim përballë të keqes së kaluar as të tashme, sado irritues të jetë qëndrimi ynë për disa njerëz në Shqipëri, përfshirë diplomatët ndërkombëtarë, por dhe për disa të tjerë këtu në Amerikë, të cilët justifikojnë krimet e komunizmit duke thënë, “Eh, po ashtu ishte sistemi…”.  “Ata që të tjerëve ua mohojnë lirinë, nuk e meritojnë as për veten”, ka thënë Abraham Linkolni.

Lufta jonë sot kundër komunizmit, vazhdon të jetë, siç është shprehur shkrimtari çek, Milan Kundera, “Një luftë e kujtesës kundër harresës.” Prandaj jemi sot këtu, për të kujtuar krimet e komunizmit në Shqipëri, me qëllim që të mos përsëriten më dhe për të festuar lirinë dhe drejtësinë që na ofron Amerika, lirinë e vërtetë të cilën e dëshirojmë dhe për të cilën luftojmë edhe për Shqipërinë, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trevat e veta.

Deri javët e fundit thuhej se kush merret me komunizmin 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Komunizmi nuk është më!  Unë them, shkoni pyesni ukrainasit nëse komunizmi është apo nuk është më. Lufta në Ukrainën e pushtuar me tankse që valvitin flamurin komunist sovjetik na kujton se liria dhe demokracia nuk janë të garantuara asnjëherë dhe për asnjë popull. Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar opinionin amerikan dhe brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve mbi kërcënimet në rritje e sipër të komunizmit dhe nostalgjikëve të asaj ideologjie vrasëse: përfshirë ata të Tiranës zyrtare: kërcënime ndaj vlerave të vendeve të botës së lirë e demokratike dhe sidomos kërcënimeve serioze ndaj lirisë dhe demokracisë së brishtë në trojet shqiptare të Ballkanit Perëndimor.

“Krimet e komunizmit në Shqipëri janë më shumë se një çështje “kompensimi”. Ato janë një çështje e rëndësishme e drejtësisë së mohuar ndaj viktimave të komunizmit – të gjallë e të vdekur – në atë vend”

Këtë ta bëjmë nëpërmjet organizimeve simbolike si ky sot dhe me kontakte të drejt për drejta me amerikanë të rëndomtë dhe me politikanë të gjitha niveleve -vendorë, shtetërorë dhe federalë – që janë të gatshëm të dëgjojnë shqetësimet tona. Ne, nga ana jonë, nuk do të heshtim së foluri për krimet dhe për viktimat e komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet mbarëshqiptare. Ndërkohë që do vazhdojmë të kujtojmë me nderim të thellë sakrificat e mijëra e mijëra viktimave, brenda dhe jashtë Shqipërisë, siç është rasti i birit të dashur të familjes anti-komuniste Mërnaçaj; simbolit të demonstratave anti-komuniste, Nikë Mërnaçaj, të cilin e kujtojmë sot këtu në Westçester County. I përhershëm qoftë kujtimi i tij dhe i të gjithë viktimave të komunizmit në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Po, Shqipëria dhe Kosova kur do të njohin krimet e komunizmit dhe kur do të kujtojnë viktimat shqiptare të atij regjimi barbar sllavo-aziatik, anë e mbanë trojeve shqiptare? “Ata që nuk njohin historinë, janë të destinuar ta përsërisin”.

Po diplomatët perëndimorë në Tiranë kur do të kërkojnë drejtësi për viktimat e komunizmit barbar të Enver Hoxhës në Shqipëri? Mosndëshkimet e krimeve të komunizmit në Shqipëri — 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — do duhej t’i përkisnin asaj periudhe të zezë komuniste për shqiptarët dhe për mbarë Evropën – një periudhe që mendonim se nuk do të përsëritej më. Por, fatkeqësisht, ja ku jemi sot. Në vend të ndëshkimit të krimeve të komunizmit dhe të kujtimit të viktimave të atij sistemi terrorist, forcat nostalgjike të komunizmit në politikë dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Ndërkohë, që diplomatët perëndimorë në Tiranë heshtin para një dukurie të tillë, sikur periudha komuniste në atë vend të ketë qenë një piknik për shqiptarët dhe jo një skenë e vërtetë krimesh, për pothuaj një gjysëm shekulli. Si ka mundësi që në qarqet më të larta të qeverisë shqiptare komunizmi gëzon edhe sot respekt dhe si është e mundur që një gjë e tillë, të jetë një situatë, moralisht, e pranueshme për vendet perëndimore? Pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – aktualiteti politik në vend po tregon, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë të gabuar, por nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm.

 

Në Shqipëri britma e të varfërve ngjitet deri te Zoti, por nuk arrin në veshët e regjimit të shtetit mafioz- Nga Aurel Dasareti , USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike

Regjimi antikombëtar i krye-mafiozit është i lidhur me krimin dhe drogën. Kur Zoti krijoi si njeri krye-çyrykun e stërzgjatur, Ai pati një nga ditët e Tij më të këqija. Krye-Çyryku i droguar, me ndihmën e varfërisë, po e zbraz Shqipërinë.
***
Rreziku i madh për t’u bërë një personazh “i famshëm” si terroristi i kombit tim (pavarësisht nga partia, pavarësisht nga feja, nga profesioni,
gjinia…) është se mund ta mbivlerësosh lehtësisht rëndësinë tënde dhe të zhdukesh plotësisht. Pastaj bëhesh një krijesë e shëmtuar dhe e neveritshme. Në skenarin më të keq, përfundoni si një psikopat skizofrenik.
Nuk është e lehtë të luftosh për demokracinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e kombit kur gjysma e popullsisë shqiptare thotë se do të
luftojë për të kundërtën. Mund të jesh pasiv, duke ndjerë keqardhje për veten dhe duke pranuar çdo copë lëmoshë që të japin sundimtarët e këqij. Ose mund të bëhesh aktiv, duke luftuar për të vendosur vetë se nga çfarë duhet të përbëhet jeta jote.
Mos harroni kurrë se njerëzit nuk luftojnë për ide, për diçka që jeton në kokat e tyre. Njerëzit luftojnë (…) për përfitime materiale, për të jetuar
më mirë në paqe, për të përjetuar përparim në vendin dhe jetën e tyre dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, nipërit,
mbesat. Çlirimi kombëtar, lufta kundër kolonializmit, okupimit dhe pushtimit, ndërtimi i paqes dhe progresit – pavarësia – është dhe do të
jetë e pakuptimtë për popullin, nëse nuk çon edhe në një përmirësim të vërtetë të standardit të tij të jetesës.
Ndoshta ia vlen për të nxjerrë në pah disa nga pikëpamjet e mia në këtë që po shkruaj, sepse mund të ofrojë një bazë për një debat konstruktiv
midis luftës së secilit dhe midis identiteteve të armiqve tanë, çlirimi kombëtar dhe revolucioni shoqëror nuk janë në asnjë mënyrë një mall
eksporti. Ato janë – dhe po bëhen gjithnjë e më shumë të tilla me çdo ditë që kalon – rezultat i një pune të kujdesshme lokale dhe kombëtare, e
cila ndikohet pak a shumë nga faktorë të jashtëm (në një drejtim pozitiv ose negativ), por në përgjithësi formësohet dhe varet nga realiteti
historik i secilit popull, dhe çohet drejt fitores duke gjetur zgjidhjet e duhura për kontradiktat e brendshme që lindin në këtë realitet.
O shqiptar!
Unë shpesh citoj veten – për t’i dhënë ngjyrë asaj që them. Nëse e vërteta të pengon kur bëhet fjalë për të treguar se kush janë tradhtarët, mafiozët, mediat antikombëtare që heshtin apo fshehin realitetin duke mos i botuar shkrimet e mirëfillta, je në vendin e gabuar. Unë nuk jam politikisht korrekt, prandaj disa portale edhe pse i thonë vetes kombëtarenuk i botojnë shkrimet e mia.
PS: Politikisht korrekt – është një term përçmues për përpjekje të ndryshme për të ndryshuar format e shprehjes ose për të censuruar deklaratat që mund të perceptohen si “ofenduese” ose “diskriminuese” nga ata që e shohin veten në to, nga ata që nuk kanë miell të pastër në qese. Ki kujdes nga gjysmë të vërtetat e “analistëve” të ligj të medias, sepse mund të kapësh dhe përthithësh gjysmën e çmendur dhe të përfundosh në ferr.
PS: Me atë që di, mund të bësh diçka. Ajo çfarë ti nuk e di, bën diçka me ty.
​05.05.2025

VOTA E FSHEHTË PASTRON PARLAMENTIN DHE INSTITUCIONET NGA TË INKRIMINUARIT- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
       Bllokada e Parlamentit nuk është rastësore. Përkundrazi, me fjalë boshe, me gojën plot demokraci, por me veprime moniste dhe kundra demokratike, subjektet politike në Kosovë, kanë degraduar deri në degjenerim të skajshëm. Pushteti bërrylor i komandantëve, me mujshi e përgjakje, qoftë edhe në paqe, rrënoi Sistemin e Drejtësisë, duke shmangur kontrollin shtetëror. Shtetarë e pushtetarë zuzarë, përvetësuan institucionet dhe rrufeshëm privatizuan shtetin, duke zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë. Zbatharakët dhe brekëgrisurit e djeshëm, u bënë milionerë të sotëm!
     Nga sistemit monist, komunist kopjuan votimin aklamativ, të hapur, me ngritje dore, për ta vazhduar sundimin, madje deri në ngordhje. Në Kushtetutë dhe akte tjera ligjore, si parësi është kodifikuar e normatizuar -votimi i fshehtë-, i huazuar nga kodi i Napoleonit francez. Por, djallëzisht dhe qëllimshëm, është shoqëruar me një klauzolë: “Bënë edhe me aklamacion, me votim të hapur, siç ta vendosë Kryesia apo Kuvendi, për të gjitha llojet e zgjedhjeve!” Ndërkohë, e tejkaluan monizmin me hajninë zyrtare, duke e modifikuar me një emërtesë “evropiançe” -korrupcion-!
     Sepse në epokën e Titos, di rast dhe raste, kur për disa qindra dinarë, të konvertuar në 400 marka, deficit, mangësi, në një dyqan, njësi tregtare, të kontrollit të inventarizuar, shitësi ka vuajtur plot 4 vjet burg. Ndërsa në Shqipërinë e Enverit, për pak arka me agrume (portokaj, mandarina, limona), të dëmtuara në një magazinë, ministri i Tregëtisë, Kiço Ngjela, (babai i avokatit të njohur, Spartak Ngjela), është dënuar me 25 vjet burg, për sabotim të pasurisë shtetërore, të vuajtur në Burgun sketerrë të Burrelit. Kurse për tri lopë të ngordhura, në shtallën-fermë të Kamzës, lagje e Tiranës, janë pushkatuar dy dhe janë dënuar me shumë vite burg disa blegtorë të shtallës!
     Keni vëmendjen e duhur dhe ngulmoni për një të drejtë unike, absolute: Praktikoni votën e fshehtë, si barometër të demokracisë.
Harrojeni për jetë e mot -aklamacionin-, votimin fiktiv, të hapur, me ngritje dore! Është një metodë tipike komuniste, për ta mbrojtur mashtrimin, gënjeshtrën, falsifikimin, hipokrizinë, servilizmin!
 
         Mungesa e votës së fshehtë, i ka sjellur gjemë e plojë njerëzimit!  
     1) Po të ishte praktikuar vota e fshehtë, krimineli rus-sovjetik, Stalin, nuk do të arrinte ta sundonte, me dajak e plumb, për tej tri dekadave, Bashkimin Sovjetik.
     2) Po të praktikohej votimi i fshehtë, Hitleri nuk do të arrinte të vihej në krye të Gjermanisë Federale dhe ta sundonte dhe përdhoste atdheun e Getës dhe t`i shkaktonte Evropës dhe botës miliona viktima dhe rrënime të qytetërimit evropian dhe botëror.
     3) Po të ishte votimi i fshehtë, kriminelët rusë Putin dhe Medvedev, nuk do të vazhdonin sundimin e tyre kriminal, duke i ndërruar pozitat president-kryeministër, njësoj siç e kishin planifikuar të bënin në Kosovë tandemi Hashimi-Isa, me aklamacionin zgjedhor fiktiv të imponuar. Matematikat ua prishën Amerika, Gjermania…
     4) Po të praktikohej vota e fshehtë e shqiptarëve, që zakonisht e garanton çdo Kushtetutë e Kontinentit Evropian, filosllavi, por edhe kryetradhtari i deritashëm shqiptar, Enver Hoxha, nuk do ta zgjidhnin kolonët malazezë dhe serbë, për të parë të Shqipërisë, në Vitomiricë të Pejës! Dhe, kurrë nuk do të arrinte ta sundonte e “sakatonte” Shqipërinë londineze, për afro gjysmë-shekulli!
     5) Po të praktikohej vota e fshehtë, edhe pse Isa Mustafën e katapultoi Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij kriminal, në krye të LDK-së, për ta bërë -bisht e patericë- të PDK-së, të paktën, nuk do t`i vazhdohej mandati i dytë dhe i tretë i kryetarit të LDK-së, pa qenë kurrë anëtar i saj, falë votimit aklamativ, fiktiv, të rrejshëm!
     Si delegatë në 4 (katër) Kuvendet në Zgjedhjet Qendrore të LDK-së, në Prishtinë, më shumë se zgjedhje, ishin një -Maskaradë- zgjedhore. Në sallën zgjedhore kuvendore ishin 359 delegatë. Turpshëm e kriminalisht shkermoçej demokracia dhe partia – njëherësh! Votimi aklamativ, i tufëzuar, blegtoral vazhdonte. Asnjë zë, asnjë debat, asnjë propozim, përveç ata që kishte listuar Shefi Isë me klanin e tij! Delegatëve të Mërgatës u kishin lënë vendin në radhën e fundit të karrikeve kuvendore, edhe pse kishin bërë mijëra km rrugëtim, ardhje-kthim, me shpenzimet e tyre, për të qenë pjesë e Kuvendit Zgjedhor!
     Reagova me zë të lartë. Një gazetar trimosh, (më vjen keq që nuk ia mësova emrin, pres të lajmërohet), më ofroi mikrofonin. Në mes tjerash, shfryva: “O skllevër të shekullit digjital, si nuk keni turp ta vrisni demokracinë, me aklamacionin tuaj të poshtër dhe heshtjen tuaj qyqare e kriminale?! Çfarë fytyre keni të dilni para anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së, për të kërkua sërishmi votën?!” Në sallë pati duartrokitje, por duart zgjedhore u ngritën për Isa Mustafën! Dhe, LDK-ja e pësoi me 10.5 % dhe jo 12.5 %, sepse kishte hisedarë në koalicion.
     6) Po të ishte votimi i fshehtë, shqiptarët londinezë nuk do ta riciklonin karagjozin Ramë, me atë zhargonin pezhoartiv dhe provokimin e shqiptarëve të përbotshëm, i cili me mbështetjen e turpshme të ndërkombëtarëve, rrënoi pluralizmin në Shqipëri, të krijuar me sakrifica e gjak, për gjysmë-shekulli radhazi!
     7) Po të bëhej votimi i fshehtë, Hashim Thaçi, duke qenë agjent i trefishtë:  i Sigurimit të përgjakshëm sekret të Enver Hoxhës; i Shërbimit Informativ DGSE francez; përmes Arnaud Danjear, agjent i Serbisë, nuk do të arrinte kurrë të bëhej president i Kosovës! (Për rekrutimin e Hashimit agjent, lexoni  në -Jou Tube- rrëfimin e kreut të Shërbimit francez, Pierre Siramy).
         Vota e fshehtë është dhuratë e Perëndisë për Demokracinë!
     Shtetarë, pushtetarë, parlamentarë, kuadro partiakë dhe kushdo tjetër, që ka frikë të provohet me votën e fshehtë, ata janë frikacakë, kanë arritur të ngritën në poste me bërryla dhe janë, thjeshtë, brrylaxhi, të cilët duhet të futën sa më parë në testimin e votës së fshehtë. Sepse ajo  do t`i skarconte llumhanen ndotëse të institucioneve të Kosovës, subjektet e kriminalizuara politike dhe Parlamentin e ngulfatur, nga mujsharë e zuzarë të neveritshëm. Për të tillët Akademik Mark Krasniqi thoshte: “Kur të qethën ogiçët, do të shihni çfarë morracakësh janë!”
     Kolapsi kuvendor është sa artificial, aq edhe hiç ligjor. Demokracia e përjashton kushtëzimin, duke i dhënë parësi e hapësirë debatit. Kuvendi nuk guxon të bëhet viktimë e Kadri Veselit, të Vetting-ut, të Byrosë për Verifikimin e Pasurive të pa mbulesë financiare. E gjithë e thëna dhe e bëra e ministres dhe e deputetes luftarake dhe atdhetare, Albulenë Haxhiu, tashmë, të dëshmuar me tej 150 mijë vota të fshehta të qytetarëve të Kosovës, qëndron dhe është super meritore për postin e lartë, kryetare e Kuvendit të Kosovës. Çfarëdo propozimi të dytë, në vend të Albulenës, qoftë edhe ideal, do të përbënte precedent të rrezikshëm, sepse imponohet vullneti i humbësve, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që këtë të drejtë e gëzon vetëm partia fituese.
     Zakonisht, shqiptarët nuk shquhen për sinqeritet. Ndërkohë që hipokrizia është bollshëm e pranishme. Robëria e gjatë, nga pushtues të egër e mizorë, ka ndikuar dukshëm. Andaj, hipokrizia është me tepri e pranishme. Sistemi komunist e ka normë hipokrizinë, servilizmin, gënjeshtrën dhe veset tjera turpëruese. Raporti në mes votës aklamative me atë të fshehtë, e para dominon me negativitet, e shprehur në shifra dhe përqindje: 8 me 2 ose 8 % dhe 2 %! Pra, nga përvoja e votimeve në demokraci, për gjatë këtij çerek-shekulli, bilanci është fatal. Prandaj, harrimi i aklamacionit, votimi fiktiv, i hapur, duhet harruar, për t`i dhënë qytetarinë votimit të fshehtë, si e vetmja votë demokratike, e cila pastron Parlamentin dhe institucionet tjera nga krimi dhe kriminelët.
     Kushtetuta e pranon votimin e fshehtë dhe kjo i demanton belbëzimet e disa ish-kuadrove të Gjykatës Kushtetuese, të emëruar, enkas, nga Hashimi, për t`i shërbyer atij dhe Serbisë, në përpjekjen për t`i shpëtuar penalizimit të bazuar. Disa thonë se kjo duhej propozuar ende pa filluar konstituimi i organeve kuvendore dhe jo në mes, pasi ka filluar prova e konstituimit me aklamacion.
 
      Por, janë dy argumente bazike, që e hedhin poshtë këtë “argumentim” me porosi:
     a) Opozita e bashkuar, duke shtuar edhe Listen Serbe, bëri koalicionin -PLAS-, pas zgjedhor, gjë që e përjashton Kushtetuta. Pra, Kushtetuta njehë vetëm koalicionet parazgjedhore dhe assesi ato pas zgjedhore. Megjithatë, lë të vazhdojë koalicioni -PLAS-, por, pa e penguar votimin e fshehtë kushtetutorë, meqë votimi fiktiv aklamativ, i hapur, ka dështuar në zhbllokimin e punës kuvendore;
    b) Sepse kanë ndodhur gjëra sa të jashtëligjshme, aq edhe të jashtëzakonshme, në pozicionimin bojkotues gruporë të opozitës destruktive dhe koordinuese e drejtpërdrejtë me presidentin serb Vuçiq, për të larguar Albin Kurtin dhe LVV të tij nga pushteti, i fituar me votën e fshehtë të qytetarëve të Kosovë! Dhe, për t`i kthyer në pushtet komandantët e kriminalizuar, në koalicion me Listen Serbe, me njëmijë e një mëkate karshi shtetit të pavarur të Kosovës!
     Thënë troç, qytetarët e Kosovës kanë humbur, tërësisht, besimin në opozitën, kryesisht, PAN-in, kur janë të gatshëm ta pranojnë Asociacionin me çfarëdo përmbajtje qoftë; të pranojnë krijimin e komunave si ajo e Dudisë sot e, ndoshta, nesër edhe të Vetushit dhe Hoxhushit, në përpjekjen e mundimshme, për t`u zvarritur në politikën dështake partizat minore! PAN-istët mbijetojnë nga klientela elektorale, duke pasur të garantuar votat: pjesës më të madhe të armatës të nëpunësve shtetërorë, të stazhionuar për dy dekada radhazi; anëtarësia e organizatave kriminale SHIK me  simotra; të dhjetra-mijëra veteranëve të rrejshëm, të abuzuar me buxhetin e shtetit.
     Opinioni shqiptar është i befasuar me Lidershipin e LDK-së, me bojkotin e shpërfaqur në mënyrë sa të vrazhdë, aq edhe të panatyrshëm, përkrah partive-banda, të koalicionura kundërligjshëm, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025?! Opinioni i përbotshëm shqiptar pret reflektimin e partisë Institucionale, LDK, braktisjen e bojkotit dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me PAN dhe Lista Serbe, për ta zhbllokuar Kuvendin dhe bërjen e koalicionit qeverisës LVV-LDK.
     Populli i Kosovës është i lodhur dhe i dërrmuar me pehlivanllëqet e politikanëve të papërgjegjshëm. Është shansi i fundit, për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet nga fytyra e tyre.
     Përndryshe, e gjithë kjo lojë e ndyrë, e PAN-it, duke ndërhyrë edhe në drejtësinë e shumëpritur ndërkombëtare, si shpresë e fundit e shqiptarëve, për të vënë dhe bërë drejtësi të pavarur, do të jetë e kushtueshme, për kodoshët dhe zuzarët e politikës kriminale e rrugaçërore, e kufizuar në përfitimet personale e grupore, por gjithnjë kundër dhe në dëm të Kosovës.

Kryqtari i Fundit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Nga Frank Shkreli

 

 

Ditar Diplomatik – Autor:  VIRGJIL KULE, Botim i dytë

(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” promovoi librin “Kryqtari i Fundit” të diplomatit Virgjil Kule. Promovimi është zhvilluar ditën e Shtunë më 3 maj 2025 ora 11 Am në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në adresën: 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530.)

Është gjithmonë kënaqësi të takohemi këtu në sallën “Nënë Tereza” dhe të përshëndes Dom Pjetrin – i cili si gjithmonë ashtu edhe sot i mban dyert e Kishës Zoja e Shkodrës hapur për të gjithë ne – pa dallim feje e krahine – në traditën më të mirë të klerikëve të mëdhej të Kombit Shqiptar, në shërbim të të gjithë shqiptarëve, duke shtyrë përpara veprimtaritë kombëtare e fetare me moton “Për Fe, Atdhe e Përparim”. Falë Dom Pjetrit, në këtë kishë e në këtë qendër të Nënë Terezës, ashtu si sot, të gjithë shqiptarët pa dallim, këtu, gjithmonë kemi gjetur identitetin tonë të përbashkët fetar e kombëtar – ashtu siç na do Gjergj Kastrioti -Skënderbe dhe Nënë Tereza.

Falënderoj gjithashtu Federatën Pan-Shqiptare ‘Vatra’ për bashkpunimin me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në promovimin e librit “Kryqtari i Fundit…” Ju falenderoj për ftesën. Zonja të nderueshme e Zotëri të ndershëm.

Përshëndetjet e mia të gjithë të pranishmëve – urime autorit të librit: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu – KRYQTARI I FUNDIT”, Z. Virgjil Kule për këtë vepër të rëndësishme historiko-diplomatike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Unë nuk jam historian, por kam nderin të jem këtu midis jush, të ndaj me ju disa fjalë në lidhje me rëndësinë e këtij botimi voluminoz të Z. Kule – më shumë nga këndveshtrimi i një gazetari. Si i tillë, e konsideroj këtë promovim një ngjarje me rëndësi bashkohore, mediatike, jo vetëm këtu në Nju Jork, në Amerikën e largët, në Qëndrën e Nënë Terezës të Kisha Katolike Shqiptare, por edhe një ngjarje interesi historik për botën shqiptare në përgjithësi – përtej kësaj hapësire – m’atë anë të Atlantikut.

Në këtë promovim të veprës së tij, Z. Virgjil Kule na bashkon këtu në frymën më kastriotiane për të kujtuar Heroin tonë, Kryetrimin e Kombit dhe veprimtarinë e tij epike diplomatiko-ushtarake, të përgjithmonshmin e Kombit shqiptar Gjergj Kastriotin-Skënderbe. Këtu para bustit të tij në këtë sallë që, njëherazi, mban edhe emrin e Shën Nënë Terezës, ndërsa disa metra prej këtu qëndron monumenti madhështor i Heroit Kombëtar, në oborrin e Kishës Zoja e Shkodrës.

Por siç ka thënë edhe Aleksandër, Kryepeshkopi orthodoks shqiptar për Argjentinën dhe Amerikën Latine, i cili për fat të keq ndërrroi jetë, papritmas, kohët e fundit, “Skënderbeu nuk është vetëm në bronz. Skënderbeu është pjesë e identitetit tonë dhe qenie shqiptare, është pjesë e gjeneve tona”.

Po e përmend këtë se sikur këto dy figura të Kombit, për ne dhe për të huajt, janë të pandashme në historinë e shqiptarëve, megjithse kanë jetuar e vepruar pesë shekuj nga njëri tjetri. Janë, njëkohësisht, edhe shembuj të shkëlqyer si përfaqësues të diasporës.  M’u kujtua një deklaratë e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright kur ishte pyetur se çka dinte ajo për shqiptarët: Albright është përgjigjur se ajo e njihte Shqipërinë dhe shqiptarët nepërmjet Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe Nenë Terezës. Prandaj, nuk besoj të ketë një vend më të përshtatshëm se — para bustit të Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, në Qëndrën Nenë Tereza – për të zhvilluar promovimin e librit: “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu – Kryqtari i fundit”, të autorit Virgjil Kule.  Në Kishën e parë Katolike Shqiptare në Amerikë, këtu ku 55-vjetë më parë, si shumë të tjerë, prej këtu edhe unë kam pas fatin të hedh hapat e parë drejtë një jete e karriere të lumtur në këtë vend të bekuar.

Natyrisht, se simbolikat e kanë rëndësinë e vet, por më të rëndësishme janë faktet historike – kur dokumentet flasin të vërtetën, shekuj më vonë, për Kryeheroin Kombëtar të shqiptarëve:  “Për ta berë interpretimin mbi faktet në rrjedhshmërinë e tyre origjinale e ndërtova rrëfimin me kapituj vitesh dhe, brenda çdo viti, me referime ndaj dokumenteve sipas kalendarit të ditëve, javëve ose muajve kur ato janë prodhuar”, shkruan Z. Kule në librin e tij, duke shtuar se “u përftuar kështu për herë të parë një ditar analitik i veprimtarisë politike, diplomatike dhe ushtarake të Gjergj Kastriotit. Rrëfimi mbi bazën e ditarit” shton ai, “më siguroi pastaj narracionin e një historie koherente jo vetëm të veprimit, por kryesisht, të asaj që deri tani ka munguar – të mendimit të Skënderbeut”, pra, që autorit Virgjil Kule, e ka paraqitur me objektivitet të dokumentuar historik, shqiptarin e Madh Gjergj Kastriotin-Skënderbe.

Kjo vepër jo vetëm që e dokumenton me fakte rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbe, “në përballjen evropiane të ofensivës osmane”, por, “ky studim e zgjëron hapësirën përtej kufijve të zotërimeve të tij”, duke arritur në përfundimin se Gjergj Kastrioti – Skënderbe, “Nga i pari në mes të barabartëve në Lidhjen lokale të Lezhës” – një akt kulmor i urtisë dhe strategjisë vizionare të tij – dokumentet e interpretuara në këtë vepër, sipas radhës kronologjike – e “vetparaqitën Skënderbeun, natyrshëm, pa ndërhyrje të sforcuar të autorit, si të barabartë, mes më të parëve edhe në plejadën e liderëve kryqtarë më në zë të kohës”. Jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.  Autori e siguron lexuesin gjithashtu se vepra e tij mbi “projektin madhështor” të Skënderbeut, është një libër i arsyetimeve të tija, ndonëse duke mbetur “rob” i dokumentit, një rrëfim me pasion dhe objektivitet për shqiptarin e mençur Skënderbe”.

Historiografia shqiptare moderne kishte nevojë për një libër të tillë të mirë-dokumentuar – duke marrë parasyshë burimet e reja të vleshme, por të pazbuluara deri tani, e që kërkuesit shkencorë e historianët si Virgjil Kule kanë në dispozicion, për një vepër si kjo, kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbe. Për një vepër të shkruar nga një autor shqiptar, me objektivitet, qoftë edhe “rob” i dokumenteve të fakteve historike, siç shprehet autori – aq edhe më mirë, si një çështje me referencë faktologjinë historike.

Sepse historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, sidomos në periudhën e lavdishme të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, por edhe e periudhës së errët të pushtimit turko-osman 500-e sa vjeçar, ajo që është shkruar nga të huajt, mbetet deri në ditët e sotme mjaft e kapërthyer dhe e koklavitur, në një pjesë të madhe të saj. S’do mend, pra, që paraqitja e fakteve dhe e dokumentacionit historik nga autorë shqiptarë si Z. Kule, hedhin dritë mbi të vërtetat e luftërave shekullore të shqiptarëve, në përgjithësi, për liri ndër shekuj. Por, në këtë rast, ky libër, hedh dritë, veçanërisht, mbi veprimtarinë dhe përpjekjet e figurës më të madhe kombëtare, Gjergj Kastrioti-Skënderbe, sidomos nga pikëpamja e veprimtarisë politike e diplomatike të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, një kontribut që nuk ishte trajtuar më parë, siç trajtohet nga pikëpamja e një autori shqiptar, siç është Virgjil Kule.

Për këtë, unë si lexues i thjeshtë, i interesuar në histori, por më shumë edhe si admirues i Heroit të Përgjithmonshëm të Kombit shqiptar, e uroj dhe e falënderoj Z. Virgjil për këtë vepër si një kontribut të rëndësishëm historik. Me këtë libër ju e kini paraqitur, bazuar në dokumentacion dhe fakte historike, figurën madhështore të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, në “frymën më njerëzore, gjeniale, befasuese, tronditëse, kërshëruese, frymëzuese…por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë”, në thonjëza. At Zef Valentini, albanologu i njohur me origjinë italiane dhe autor i veprës së madhe Acta Albaniae Veneta ka shkruar në vitin 1968 se deri atëherë, mund të ishin shkruar rreth 600-libra dhe vepra të tjera, muzikore e drama, mbi Gjergj Kastriotin – Skënderbe. Sot, natyrisht, ky numër duhet të jetë shumë më i madh, ndërkohë që fqinjtë e shqiptarëve në Ballkan dhe të huajt, në përgjithësi, shpesh kanë vazhduar të shkruajnë një histori aspak të vërtetë, qoftë për Gjergj Kastriotin Skënderbe, qoftë për historinë e vërtetë të shqiptarëve. Pa fakte dhe dokumentacion historik të dorës së parë, historianë e studiues të huaj, janë pëpjekur shpesh të mohojnë për interesat e veta gjeopolitike, jo vetëm veprimtarinë diplomatiko-politiko-historike të Heroit tonë Kombëtar, por deri në ditët e sotme, jo vetëm që vazhdojnë të mohojnë origjinën arbëroro-shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, por edhe vet ekzistencën e Kombit shqiptar si njërit prej kombeve më të vjetra në botë. Atje ku, “në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za, në histori të fiseve dhe të kombeve… por që sot ashtë bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i qjykuem në Europë…I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rranjëve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të veta”. (At Gjergj Fishta në fjalimin mbi të drejtat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës, 1919). Këtu, pra qëndron, ndër të tjera, rëndësia e kësaj monografie kronologjike e autorit Virgjil Kule,“Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu – Kryqtari i fundit”. Si një vepër me vlerë, e një studiuesi shqiptar, përpiluar, në bazë të një metode shkencore faktesh historike dhe dokumentacioni parësor– një vepër që ndikon pozitivisht në historinë e shqiptarëve, por edhe në rritjen dhe afirmimin e ndërgjegjes kombëtare – aq shumë e nevojshme në këtë periudhë tranzitore të brishtë politike dhe historike, nëpër të cilën po kalon sot Kombi shqiptar.

Është interesant fakti se si historia, përsëritet. Virgjil Kule, me librin “Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu – Kryqtari i fundit”, na sjell mbrapa në periudhën e Gjergj Kastriotit-Skënderbe, tek marrëdhëniet e tija me Selinë Shejte – si qendra më e rëndësishme e botës perëndimore, atëherë dhe sot. Ai shkruan për përpjekjet e Gjergj Kastriotit për bashkimin e krerëve të principatave shqiptare në luftën kundër osmanllijve, por thekson gjithashtu diçka, për të cilën ndoshta, shumë prej nesh nuk ishim të vetëdijshëm. Për diplomacinë e Skënderbeut për të “ndërkombtarizuar” luftën kundër turqve dhe për të kërkuar ndihmë nga Perëndimi për mbrojtjen e Krujës dhe të trojeve arbërore. Gjergj Kastrioti-Skënderbe, pra, edhe si babai i ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare në kohën e tij.

Më shumë se 5-shekuj më vonë – në vizitën e parë që Presidenti historik i Kosovës, Dr Ibrahim Rugova ka bërë në Ëashington në tetor, 1989 më kujtohen fjalët e tija se gjëja më e rëndësishme në atë kohë përballë shtypjeve dhe krimeve serbe në Kosovë ishte siç e cilësonte ai: “Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës”, që më vonë u bë edhe misioni i tij parësor që më në fund çoi në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Historianët mund të gjykojnë ndryshe, por përpjekjet e Rugovës për “ndërkombtarizmin e çështjes së Kosovës” në shekullin XX, që përfunduan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës mund të duken si një kopje e suksesshme e veprimtarisë diplomatike të Gjergj Kastriotit për ndërkombëtarizimin e mbrojtjes së Krujës dhe krahinave të tjera arbërore nga otomanët. Nuk ka dyshim se Ibrahim Rugova e dinte historinë dhe jam i bindur që ai të ketë mësuar nga “gjenialiteti i Gjergj Kastriotit-Skënderbe, si diplomat e politikan”, siç e cilëson atë autori Virgjil Kule, duke vlerësuar aftësitë diplomatike dhe lidhjet e Skënderbeut me Vatikanin dhe me botën e atëhershme “perëndimore”. A nuk është ky një paralelizëm historik midis dy periudhave dhe dy udhëheqësve të mëdhej të Kombit”?!

“Si formula e partneritetit për bashkveprimin me zotërit e principatave shqiptare ashtu edhe ndërkombëtarizimi i problemit të mbrojtjes së Krujës janë dy risi politike për të cilat Gjergj Kastrioti ka autorësi të padiskutueshme. Nga ana tjetër, shpjegimi i hollësishëm i këtyre risive është pasuri ekskluzive e studimit tim. Ato flasin për gjenialitetin e Kastriotit si politikan e diplomat, tipare këto shumë pak të theksuara në shkrimet e deritashme”, është shprehur autori i librit, “Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu – Kryqtari i fundit! Gjergj Kastrioti Skënderbe, themelues i shtetit arbëror, bashkues i princave të Arbërit, ndërkombtarizues i çështjes shqiptare si bashkpunues me aleatët perëndimorë të kohës së tij dhe mbrojtës i vlerave iliro-arbërore, shpëtimtari i Evropës e pse jo edhe i qytetërimit evropian dhe krishtërimit, si Kryqtari i fundit! “Çfarë shembulli për mbretër! Çfarë detyre për pasardhësin dhe histori-shkruesin e tij.” (Den Store Castriotto af Albanian kallad Skanderbeg, Stockholm), 1788.

Shtyllat e kalbura të çardakut nuk do t’i mbajnë mohuesit modernë – të mbrendshëm dhe të jashtëm – të figurës dhe veprës së madhe të Gjergj Kastriotit-Skënderbe! Të nderuar të pranishëm, ju falënderoj nga zemra për durimin ndërsa autorit suksese të mëtejshme!

VRASJET POLITIKE CILËSORE VAZHDONIN, RUGOVA NË RADHË! (Pjesa V) – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

               -“Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur – pasqyrë e një epoke të trazuar-
 
 
     Vrasjet politike cilësore vazdonin: Profesor Fehmi Agani, nënkryetar i LDK-së, Latif Berisha, shkrimtar dhe kryetar i LDK-së në Mitrovicë, Bajram Kelmendi, avokat i njohur, i cili hartoi dhe dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dosjen e krimeve të Millosheviçit, me djemtë Kastriotin dhe Kushtrimin, Agim Hajrizin, sindikalist.
     Autori i librit, Gani Mehmetaj, “Rugovën, si e kam njohur”, e vlerëson si një atdhetar dhe personalitet shumëdimensial. Duke qenë në cilësinë e Presidentit, Ibrahim  Rugova mendoi për simbolet kombëtare, Hymnin Kombëtar “Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë”, Rugova e krahasonte me Simfoninë e Nëntë të Bethovenit, por që kishte edhe ngjashmërinë e këngës hymn-kushtrimi “Bini toskë e bini gegë”; “Flamurin e Dardanisë”, Emblema Presedenciale dhe të tjera simbole të Dardanisë Antike.
     Dizanjin e Flamurit Dardan e ka bërë Mendim Rugova, sipas mendimit të dhënë nga babai i tij, Rugovë. Ndërkohë që flamujt e Dardanisë zbukuronin kryeqytetin e Kosovës, një grup të vetëquajtur “veteranë të UÇK-së”, në mënyrë kriminale e rrugaçërore, i hoqën, i mblodhën dhe i dogjën, njësoj si “turrat e librave kur i digjnin nazistët në Gjermani!” Dhe, e gjithë kjo maskaradë kriminale bëhej në prezencë të Policisë të Qeverisë të Përkohshme të Kosovës dhe të UNMIK-ut.
     Ngjarjet e viteve 1999-2000 dëshmonin se terrori i komandantëve pushtetarë, ishte një – e fshehtë publike-! Edhe ata që kishin sfiduar, guximshëm, pushtetin e Millosheviçit, u dorëzuan në përballje me komandantët mujsharë, ngaqë ishin më të vrazhdët në krime. Në provë u vu edhe Kryesia e LDK-së, që dikur e rrethonin Rugovën. Ata u larguan në heshtje, pa rezistencë, madje pa e konsultuar shefin e tyre, me të cilin kishin punuar për një dekadë radhazi! Megjithatë, emblema e Rugovës e ruajti partinë e tij nga shkërmoqja. Ndërkombëtarët, bota demokratike, tashmë, njohu nulitetin, xerrësinë e “komandantëve” dhe të “gjeneralëve” të vetëshpallur. Dhe, iu kthyen serishmi Rugovës.
     Vrasjet e ushtarakëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kuadrove veprimtarë të LDK-së, ishin bërë normale. “Komandantët” vrastarë, me dosjet faktike të krimeve, me eliminimin fizik, realizonin dy qëllimet e tyre: 1) Varrosjen e dëshmitarëve, së bashku me dëshmitë e tyre faktike; dhe 2) Përvetësimin e luftës, e cila është bërë, kryesisht, nga ushtarakët e FARK-ut. Është pranuar bindshëm, se Beteja e Loxhës dhe lufta e Kosharës, legjitimuan Ushtrinë Çlirimtare.
     Themeluesi i Degës të LDK-së në Rugovës; Komandant i luftës për trevën e Rugovës; deputet i Kosovës – Smajt Hajdaraj, Hero i Kosovës, gjatë luftës u ndalua dhe u kërcënua nga eksponentë të Qeverisë të Përkohshme, ndërsa pas luftës u ekzkutua në errësirën e natës, në hyrjen e banesës së tij, në Lagjën “Fidanishte” në Pejë. Vajza e tij, me qiri në dorë, meqë banda vrastare kishte ndërprerë, qëllimshëm, rrymën elektrike, kur sheh babain e shtrirë dhe të përgjakur, lëshon një britmë të pakontrolluar. Polici që u ndodhë “rastësisht” aty, në fakt, monitoronte vrasjen, qorton vajzën: “Pse po bërtet, nuk është ba nami, pse është vra baba!”
     Seria e përgjakjes të Kosovës vazhdoi me ekzekutimet e listuara, deri në shifrën emërore të 2000 kundërshtarëve politikë, në mes tyre edhe: ish-oficerët e luftës të Kosharës, pas luftës hetues në Prokurorinë Speciale në Pejë, Isuf Haklaj e Sabahate Tolaj, ish-komandanti në zonën e Pashtrikut, Ekrem Rexha – Drini; Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Shaban Manaj, Idriz Rrecaj – Haki Imeri, kuadro të LDK-së dhe drejtues komunal. Truproja i Presidentit Rugova, Besim Dajaku, plagosja e vëllezrve Geci; Gania, Shania, akademik Sabri Hamitit, Agim Veliut, Visokës dhe të tjerë.
    Kulmore ishte vrasja e trefishtë e Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, me djalin student – Enisin dhe kusheririn Hasanin, kryetar i rinisë të LDK-së për komunën e Deçanit. Kolonel Zemaj, ushtarak profesionist, fitues i betejës së parë ballore të Loxhës, Prapaçanit dhe të tjera.
       Intervistat e gazetarit Gani Mehmetaj, me Presidentin Rugova, janë vlerë e shtuar e librit “Rugovën, si e kam njohur”. Përmes bisedës të ngeshme, të gjatë, me Rugovën, shpaloset angazhimi i Rugovës për pavarësinë, ndërtimin e shtetit, praninë dhe misionin e ndërkombëtarëve: KFOR-it, UNMIK-ut, OSBE-së. Vazhdimi i bashkëpunimit me Qendrat e Vendosjes, para dhe pas luftës, për pavarësi e mbrojtje nga armiqtë lakmitarë të tokave tona. Për politikën e jashtme Presidenti Rugova kujdesej për harmonizimin e qendrimeve me faktoret relevantë evropianë, parësi e kishte statusin e Kosovës. Rizgjedhja për të tretën herë President i Republikës të Kosovës, flet për personalitetin dhe integritetin e plotë të Rugovës.
     Për “komandantët” kriminelë të Kosovës, Presidenti historik, Ibrahim Rugova, ishte pengesë e pakapërcyeshme, për të ardhur në pushtet. Prandaj, pasi ia ekzekutuan bashkëpunëtorët më të devotshëm dhe me besnikë, vëmendja e LPK-së së djeshme, përkatësisht, PAN-it të sotëm, u përqendrua tek eliminimi fizik i Rugovës. Disa herë projektuan atentate me karambolimin, ndeshjen e kontrolluar me makina të rënda; gjuajtjen e shtëpisë së tij me granatë, lëndë shpërthyese të dirigjuar. Prova u bë më 15 mars 2005, në rrugëtimin për takimin me Përfaqësuesin për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana.
     Xhipi i blinduar, në rrugëtim, u përplas me shpërthimin të derigjuar të një granate. Në shenjestër ishte Presidenti Rugova. Organizimi i atentatit u bë nga një agjent i trefishtë, një “gjeneral” dhe dy argatë të tyre. Të katërt ishin të PAN-it, pas ndarjes, dy të PDK-së dhe dy të AAK. Por, skuadrat vrastare i kanë të përbashkëta. Njëri nga argatët ka rrëfyer: “Paraprakisht, kishim informacion të saktë për itenerarin që do ta përshkojë makina presidenciale. Në një shtëpi buzë rrugës, kishim zënë pusi tre veta. Në momentin e duhur, aktivizuam shpërthimin. Po të mos ishte makina e blinduar rëndë, do të fluturonte në ajër bashkë me Rugovën!” Krenar pse isha pjesë e organizimit të blejes të xhipit të blinduar, me kërkesën fisnike të Smajl Hajdaraj, Hero i Kosovës, përmes vëllait të tij, në Gjermani, Fazli Hajdaraj.
     Megjithatë, as sot, pas 20 vitesh, askush nuk u dënua për krimin e madh, atentatin e projektuar nga “SHTAB-i i UÇK-së”, Rugova i pari në listën për ekzekutim!? Cinikisht e turpërisht, ulurimat kriminale e rrugaçërore, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, nga PAN-istët dhe jo vetëm nga ata, janë shtuar dhe shumëzuar gjeometrikisht!? Legalizimi i marrëzisë, është degradimi, deri në degjenerim i shoqërisë kosovare. Një padrejtësi e bërë ndaj një personi në lagje, fshat apo qytet, duhet të përjetohet si padrejtësi e krim, karshi të gjithëve.
Mbrojtja e krimit dhe e kriminelëve, është rivrasje e viktimave dhe provokim i rëndë i familjeve të tyre, i farefisnisë, miqasish dhe të shqiptarisë mbarë.
     Autori Mehmetaj shkruan: “Rugova kësaj radhe shpërtheu, duke mallkuar serish grupin që po vriste njerëz e po kurdiste atentate. Mllefi i tij qe i ngjashëm me fjalët nervoze gjatë varrimit të Xhemail Mustafës, kur i mallkoi vrasësit. “Kjo që ndodhi sot, për fat të keq, dhe falë Zotit shpëtova edhe njëherë, e dini kam pasur mjaft këso, tash një vit në Shtëpinë time, ky nuk është rast i vetëm”,- tha Rugova.
    Presidenti Rugova kishte një miqësi unike me Papa Gjon Pali II. Vatikani, si qendra botërore e katolicizmit, ndikoi shumë për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Dardani. Nënë Tereza ishte një arsye shtesë, në miqësinë e Rugovës me Papen. Papa Vojtila polak, Vaclav Havel çek dhe Rugova shqiptar, vinin nga shtete të pushtuara, dy të parët nga Rusia dhe Rugova nga Serbia. Andaj përbënin trinomin me etje për lirinë. Papa mençurisht kishte kontribuar për pavarësimin e Polonisë së tij dhe të Çekosllovakisë të Havelit. Tani radha ishte ta ndihmojë lirinë e Kosovës të Rugovës.
    Si bashkë shkollarë të mesëm, me Rugovën, mendoj se e njoh mirë atë, na lidhte përballja familjare me pushtuesin e vjetër dhe të ri jugosllav. Ai njihte historikun e rrënjëve tona. Dhe, për ndryshim nga të tjerët, shquhej si “për shpirt kristian,- siç shprehet populli. Një saudit, pas luftës, takoj  Rugovën dhe kërkoj lejen e ndërtimit, hiç më pak se 3.000 xhami. Rugova e falenderoj për dhuratën e majmë dhe, mirësjellshëm, iu gjegj se “vendi im, i dalë nga lufta i shkatërruar, ka nevoja të tjera të ngutshme”. Dhe, e përcolli bosh.
     BIK-u i Kosovës, në koordinim me disa qendra politike islamiste, “kishte gisht” në këtë joshje të sauditit dhe e bëri namin pse Rugova e refuzoi ofërtën e tij. Mallkimi kundër të “krishterit Rugovë”, ishte e vrazhdët dhe korale nga BIK-u me pak fanatikë të tij. Realisht, Rugova shpërfilli BIK-un, sepse u implikua me organizata terroriste islamike, duke mashtruar dhe dërguar djemtë e Kosovës, “mish për top” në luftërat fetare arabe, duke e implikuar edhe Kosovën, në sytë e ndërkombëtarëve.
      Kur vuri gurin themeltar për Katedralen Kalotike “Nënë Tereza”, në Prishtinë, BIK-u u mundua të zgjojë ndjenja përçarëse ndërfetare. Ky institucion i indoktrinuar me islamizmin fanatik, të huazuar nga rryma islamiste arabe e turke, nuk lejoi të vihej një pllakë e vogël përkujtese, në murin e xhamisë, e cila ishte ndërtuar mbi themelet e Katedralës Katolike të rrënuar! Fatmirësisht, shqiptarët e besimit islam i dinë rrënjët e para të besimit fetar të tyre dhe e mirëpritën ndërtimin e Katedralës Katolike të Kosovës. Kryepeshkopët e Kosovës Imzot Nik Prela, Imzot Mark Sopi dhe, tani, Imzot Dodë Gjergji, me priftërinjtë tjerë, ndër ta i mirënjohuri, Dom Lush Gjergji, kontribuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përmes Kishës Katolike të Kosovës, tek Selia e Shenjtë në Vatikan.
     Autori i librit “Rugovën, si e kam njohur”, Gani Mehmetaj, e përmbyllë studimin e tij të kompletuar me “Vdekja e Ibrahim Rugovës, fundi i një epoke”, njeriu “me një biografi të pasur politike, letrare e intelektuale, një personalitet karizmatik që rrezatonte besim e entuziazëm ndër shqiptarët.” Ceremonia mortore e Presidentit Rugova ishte unike, në dhimbjen dhe pjesëmarrjen masive, gjithë popullore, edhe pse ishte ditë dimri me acar të skajshëm. Por, armiqësia, urrejtja e “komandantëve” kriminelë e hajna zyrtarë, disa syresh edhe agjentë të shumëfishtë të Shërbimeve Informative armike të Kosovës, ndaj Rugovës, ishte e vrazhdët dhe tërësisht rrugaçërore. Komandanti, horr e provincial fodull, i Gardës shtetërore, i dirigjuar nga shefat e tij zuzarë, kriminelë e rrugaçë, refuzoi nderimin mortor të Presidentit historik të Kosovës.
     Mbetet pengu i madh i shqiptarëve botërorë, pse Rugova nuk e mbijetoi shpalljen zyrtare të Pavarësisë së Kosovës, për të cilën Ai përgaditi të gjithë infrastrukturën e kësaj Pavarësie. Akti solemn të kësaj ngjarje të shënuar, u perdhos kur, cinikisht e turpërisht, përdhunshëm e pameritueshëm, Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë e lexoi kryeministri, edhe pse në sallën e Kuvendit ndodheshin Presidenti dhe kryetari i Parlamentit.
     Autori i librit “Rugovën, si e kam njohur”, Gani Mehmetaj, ka realizuar, mrekullisht mirë, pasqyrimin e jetës dhe të veprës epokale të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës. Përcjellja në vite e dekada të veprimtarisë të bujshme të Heroit të tij dhe tonit – Rugovë, ka mundësuar të shpalosë, në sintezë, thellësinë e shpirtit të tij fisnik dhe të mendjes së ndritur, gjithnjë në shërbim të Atdheut-Kosovë, me shpresë të bërjes të serishme të Dardanisë sonë hyjnore.
     Pengu personal i krijuesit letrar dhe artistik, Gani Mehmetaj, është pse nuk arriti ta realizojë projektin e tij të kahmotshëm, në gjallje të Rugovës: “Fimin Dokumentar – Ibrahim Rugova – Rilindasi i Fundit -! Megjithatë, nisma e tij fisnike është vënë në duar të sigurta. Shoqata “Sali Çekaj” në Gjermani, me kryetar Argent Ferizin dhe Kryetar Nderi Osman Ferizi, shok i armëve të heroit Sali Çekaj, me disa Shoqata simotra dhe shokë e dashamirë, Rugovë-dashës, me mendje dhe zemër, do ta realizojë, gjithësesi, këtë vepër artistike, kushtuar jetës dhe veprës madhore të Presidentit Rugova.
    Krejt në fund, autori Mehmetaj, sjell vlerësimet në superlativë për Presidentin Rugova, të personaliteteve vendore dhe botërore. Pothuaj se, janë të një mendjeje se pa urtësinë, këmbënguljen dhe vendosmërinë e Ibrahim Rugovës, nuk do të kishte as pavarësi dhe as shtet të Kosovës. (F U N D)

Send this to a friend