Pllaka e Anadollit është zhvendosur deri në 10 metra në lindje si rezultat i tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore, tha një sizmolog italian.
Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve të Italisë ANSA, Alessandro Amato i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tha se tërmetet aktivizuan një çarje të re tektonike në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, gjë që shkaktoi zhvendosjen e tokës deri në 10 metra.
“Ka pasur një zhvendosje tërthore ”, theksoi ai, duke shtuar se toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të thyerjes tektonike të orientuar majtas, në drejtim të detit Egje.bw