VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ECJA DREJT SË DJATHTËS –DËSHMI MORALE DHE MENÇURIE – Nga Frank Shkreli

By | July 23, 2021
blank

Komentet

blank

Në Veri, në udhët e zëna nga banditë serbë, asgjë e re! – Nga REX KASUMAJ

Shtator 2021, Berlin
ORA E VONË E KËNDELLJES…
Në Veri, në udhët e zëna nga banditë serbë, asgjë e re!
Por në arenën diplomatike, e re është optika e mjegulluar për rrënjësinë e tij.
Pothuaj të gjithë flasin për palët me një ton e theks njëjtësie: për shkelësin e së drejtës dhe për mbrojtësin e saj!
Emisari i posacaktuar Escobar, fjala vjen, tha: nuk duhet dërguar forca speciale aty ku janë stacionuar trupat e Kfor-it.
Por ky vrojtim duket sikur nuk funksionon qartë. Është, me gjasë, një moskuptim. Policia, edhe krahu i saj special, është përgjegjëse për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Dhe situata në Veri është pikërisht e kësaj natyre.
Legjitimisht e tillë!
2.
Besoja thellë njëj ëndrre fluturake, se askush nuk i bashkon shqiptarët si armiku serb: vëllezëri, falje gjaku, solidarësi, pulsim i njëjtë politik a vullnet i rreshtuar kombëtar.
Kështu, në fakt, ishte ndër vite robnore.
Po ç’ka ndryshuar që ky faktor shekullor nuk i afron më?
Ku fshehet faji dhe përse?
Me gjasë është liria që, në vend të virtyteve, shpalos veset e ndrydhura nga kohë e parë.
Tani kur tabela e qitjes është e dukshme në breg dhe në duar e mbanë serbi i palëmuar, i vjetër sa dyndja e tij këndej, fraksione e grupime partiake ulin sytë për të mos e parë.
Dhe heshtin. Ose, madje, flasin kundër shpatarëve të kështjellës vet.
Sa e vështirë paskësh qenë kjo liri. Gjak e lot e varre për kurorën e saj dhe tani një shplarje morale turbullon gjithçka!
Opozitarët nuk bëzajnë. Presin e taktizojnë… Por, për ç’hir vallë?
I bëjnë dredhnajë kampit serb? S’ka ardhur ende një depeshë grenelljane nga Haga, nga Brukseli a nga Amerika e thellë?
Dhe, ashtu, vuajnë dilemën e dramatike: të mbështesin qeveritarët hasmërohen me kasnecërinë depeshjane, kurse të distancohen hapur i trëmben emocionit popullor në zjarrishtën zgjedhore!
Ndaj dhe janë tkurrë brenda lëkurës, duke vështruar shenjat e hyjnive në horizont…
3.
E rrëzoi ftoma e parë, si një gogol të zbukuruar që leckat i treten në krahët e erës.
U desh vetëm në gjest simbolik që Serbia e urtë të hiqte maskën e stolisur.
Të bekuarat “Targa” dërguan një mesazh reflektimi gjithandej hirarkive politike shqiptare.
Premieri Rama do të shfaqej në petkun e vjetër të mirë. Ndonjë zhbirues hijesh mbase mund të thotë: eh, kushedi ç’pëshpëritë kuloaresh premieri shqiptar…
Zhgani i daulltarëve të “Open-Ballkanit”, përfshirë autorin e lodhur të “Provokacijas” e ca të tjerë, kanë lëshuar tashmë flamujt në
gjysëmshtizë.
Aliahmetët Shkupit, poashtu. Aspak e papritur: jargë e tyre pikon përherë nga urdhër i errët.
Në fakt, ideja triumfoi, por gomari ngordhi! E pra, thonë të ketë qenë e bukur, mrekullia vetë, veç pak e hershme kjo ide jetime.
Tani s’u mbetet tjetër pos të presin kohët. Kohët e largëta kur Belgradi të fismërohet ashtu si vetë projekti finok.
Ah, ky qytet i humbur, shkruante prefekti i madh i Belgradit B. Bogdanoviq.
Ishte mesnata e Sllobodanit. I përballur një kohë me falangat e tij, do të detyrohej njëj vjeshte të trishtë të mërgonte në Vjenë. E, bashkë me të, do të mërgonte dhe vizioni i tij libertar për Serbinë e pamundur.
Mjerë populli, thoshte ai, rinia e të cilit qan me kujë kolektive mbi varrin e një milici.
“Po qaj se nuk lë pas asnjë që lotin vlen” shkruante Bajron në poezinë “Janthes”.
Pikërisht kjo gjëmë do t’i ndodhte dhe prefektit belgradas: do linte pas një brez, tashmë të pjekur, që kishte vajtuar vdekjen e Rankoviqit, eksponent i dhunës mbi shqiptarë.
Po të rronte akoma, arkitekti i njohur, do të shihte i thyer se kishin ardhur dhe pasrendës të dytë e të tretë që tani, njësoj, qajnë e hymnizojnë kriminelë të luftës.
Po në Tiranë?
Edhe sa mote do presin Serbinë e tyre skofiare, që miqësia e ngrohtë në kufi vëllamërie, të lulëzojë ndanë valësh të pafajshme të Adriatikut?
E dhimbshme kjo pritje. Lokomotiva ngadalësoi e u ndal. Nuk tymon dot më. Nuk ecën nga lutjet, sado të përkora dhe as nga thirrjet, sado përgjëruese të jenë.
Sepse, thjeshtë, mjerimi i rinisë që pikëllonte prefektin, bën gjithnjë emblemën e shpirtit politik serbian.
Ndërkaq, për një Bogdanoviq të dytë (që thoshte se ka ardhur koha të ndahemi miqësisht me shqiptarët), veçse jo të vetmuar, por frymë kolektive në Serbi, duhet pritur gjatë.
Ndoshta pa fund…
R.
blank

Kulla e servilizmit të Pëllumb Kullës – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

       “Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sikur të përkëdhelin, ndërkohë që me veshjet që ke në trup fshijnë duart e tyre të pista”  

                                     Xhuliana Uilson (Juliana Wilson)

 

Në faqen e Portalit “Fjala e Lirë të ditës së sotme, lexova esenë e Pëllumb Kullës, me titull “Peshkim në arkivin e publicistit”. Sapo e mbarova së lexuari, në rubrikën “Komente” të këtij Portali përcolla menjëherë reagimin tim në vijim:

“Më avash, ore Pëllumb Kulla, me gjithë atë artileri të rëndë kundër Berishës. Harrove që ke qenë lëpirash i pështirë i Berishës, i cili të ngriti deri në nivel ambasadori në Misionin Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara? Atëherë Berisha për ty “s’kishte të meta”. Po njerëzit lëpirashë, si puna jote, servilë të përsosur të pushtetit, servilizmin e neveritshëm e kanë profesionin e tyre më të parapëlqyer: dje puthador model i Berishës, sot, me artilerinë e rëndë kundër Berishës, po e reklamon veten si puthador shembullor i Ramës, i cili, gjatë tetë vjetëve në pushtet, më shumë se gjysmë milionë njerëz i detyroi të marrin shushavat, çka ty nuk të bën përshtypje absolutisht. Njerëzit lëpirashë, puthadorë, servilë të selitur të kallëpit tënd, e kanë të pamundur të jenë vetvetja se kanë lindur pa shtyllë kurrizore”.

Është në natyrën e njerëzve servilë, të këtyre monstrave të sojit njerëzor: kur organizohen fushata për ta vënë dikë përpara, sevilët fillojnë e lëvrijnë si krimbat e plehut dhe hidhen në sulm kundër tij me më shumë zell sesa organizatorët e fushatave të tilla.

Edhe Pëllumb Kulla, si servil i lindur dhe i regjur që është, tani që Rama dhe taborri i jeniçerëve sorosistë rreth tij, me në krye Blinkenin e Departamentit të Shtetit (për të cilin i ndjeri senator John McCain, që në vitin 2014 pati deklaruar se ka qenë i rrezikshëm për Amerikën), kanë kohë që janë hedhur në sulm kundër Berishës, ka mprehur pallën e eseistikës publicistike dhe sulmon me egërsi Berishën, duke harruar që kryemëkatari i mbarë kombit shqiptar është pasardhësi i kryekriminelit Enver Hoxha, kryeministri Rama. i cili ka shpalosur flamurin e tradhtisë kombëtare me flirtet që po bën me Vuçiçin,  armikun e betuar të Republikës së Dardanisë.

Arti i servilizmit të Pëllumb Kullës më kujton kryepolitikanin amerikan, presidentin Abraham Linkoln  (Abraham Lincoln 1809-1865), i cili thoshte:

       “Servili është një njeri që ka vrarë të dy prindërit e vet dhe lyp mëshirë, duke thënë se është jetim.

       Me sa duket, Pëllumb Kulla, në artin e servilizmit të vet, ndjek shembullin e Kadaresë, i cili, deri në vitin 1991, si lëpirashës model i kryekriminelit Enver Hoxha, ngriti një korpus të tërë poetik në shërbim të tij, kurse pas vitit 1991 i lëpihet dhe i stërlëpihet Ramës.

Faji është i Berishës që nuk ka ditur t’u bënte rezonancën magnetike të gjithë atyre lëpirashëve të neveritshëm që i silleshin nëpër këmbë për të përfituar poste të ndryshme në administratën e tij. Si një intelektual i pajisur me kulturë të gjerë,  Berisha duhej ta kishte vlerësuar me shumë seriozitet një porosi shumë të vyer që pati lënë për brezat pasardhës poeti, eseisti dhe filozofi francez Pol Valeri (Paul Valéry  1871-1945). Ai ka thënë:

Në qoftë se ndokush po të lëpin sheshoret e këmbëve, shtype me këmbë para se të fillojë të të kafshojë”.

San Diego, Kaliforni

23 shtator 2021

 

blank

Si dhe pse u bëmë për të na përqeshur Vuçiçi e Rama? – Nga KIM MEHMETI

Para pak kohësh, Vuçiqi patë deklaruar se ai e Piktori shpesh i telefonojnë njëri tjetrit dhe kryesisht tallen me ne që e kritikojmë Ballkanin e tyre të ‘hapur’. Që në njëfarë mënyre i bie se ata zbaviten duke i përqeshur shqiptarët.

Presidenti serb nuk ka thënë asgjë që ne nuk e dimë: jo tani, por edhe në të shkuarën, Beogradi na ka përqeshur e tallur deri në ato përmasa sa na i ka përcaktuar edhe heronjtë e tradhtarët. Siç na i ka përcaktuar edhe shumë nga burrështetasit që e kanë drejtuar mëmëdheun tonë.

Por tallja e Beogradit me shqiptarët kurrë nuk i ka arritur përmasat e sotme, kur Piktori në sy të gjithë shqiptarisë ndërton karrierë politike duke u vëllazëruar me Vuçiqin, e duke u armiqësuar me burrështetasit e Kosovës si dhe, kur patriotizmi dhe atdhedashuria shqiptare sa nuk janë shpallur si diçka primitive që na largojnë nga pjesa e civilizuar e botës?!

Dhe Vuçiqi nuk e ka të vështirë ta pranojë publikisht se shpesh i telefonon Piktorit dhe se, ata dy qeshin e tallen me ne që ua kritikomë ‘Ballkanin e hapur’, sepse ai i mbetet besnik asaj që shteti kishtar ortodokso-serb pret dhe e kërkon nga ai. Për dallim nga disa burrështetas tanë që ngjiten shkallëve të strategut rajonal, por duke shkelur mbi interesat e popullit të vet.

Dhe ku ta dish, mbase edhe sot, kur kryeministri i Kosovës mundohet të korrigjojë diçka nga ajo që rrënuan paraardhësit e tij, mbase edhe sot kur Kryeministri i Kosovës tregon si duket burrështetasi i pakorruptuar dhe që mbron shtet e popull, pra mbase edhe sot kur Prishtina zyrtare e shpalosë dukjen e vërtet të ‘Ballkanit të hapur’, Vuçiqi dhe Piktori i telefonojnë njëri tjetrit dhe qeshin e tallen me veprimet e Kurtit, duke e shpallur atë viktimë të ‘paranojave’ konspirative’!?

Po pse, mos vallë dikush mund të besojë se strategu i madh rajonal e botërori, Piktori do merret me vogëlsira dhe do i telefonojë vëllait të vet Vuçiqit që ta mbrojë Kosovën, apo që t’ia thotë përafërsisht ato ofendime që ua thotë burrështetasve kosovarë, si për shembull, t’i propozojë ta mbyllë atë gojë që prodhon luftëra, gojë nga e cila ka rrjedhur aq shumë urrejtje ndaj shqiptarëve, apo edhe t’ia rikujtojë se edhe kur jetojnë në më shumë shtete të Ballkanit, nëse rrezikohen, shqiptarët do veprojnë si një popull i vetëm!

Jo, mos pritni nga Piktori të pamundurën. Ai do vazhdojë të na luftojë gjithë neve që jemi kundër ‘Ballkanit të Hapur’, por kurrë jo edhe idetë e Vuçiqit, sepse ai e dinë se nëse i kundërvihet vëllait të vet serb, e rrezikon karrierën e vetë të strategut rajonal, e duke u tallur me ne shqiptarët, ai e siguron edhe mandatin e katërt. Pra ai e dinë se u bëmë popull që nuk i rritë fëmijët duke u kënduar ninulla për dashurinë ndaj popullit të vet dhe vendit ku ka lindur, por për rrugët që e çojnë drejt shtetit ku duhet ikur!

blank

Frank Shkreli,Ish-Drejtori i Euro-Azisë tek Zëri i Amerikës: Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”

Frank Shkreli: Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”, vendin e shenjtë të heronjve amerikanë ? A është ky një udhëheqës i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte ? A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se kohë më parë  Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina, dhe së fundmi kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit ?

Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”?      

Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij, karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij. 

Misioni i Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point është, “për të edukuar, trajnuar dhe për të frymëzuar Korpuset e Kadetëve, ashtu që secili kadet i diplomuar që del prej aty është një lider, udhëheqës me karakter, i betuar ndaj vlerave: Detyrë, Nder, Atdhe dhe të gatshëm për një karrierë të shkëlqyeshme profesionale në shërbim të Kombit, si oficerë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Ai e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina?

The U.S. Military Academy at West Point’s mission is “to educate, train, and inspire the Corps of Cadets so that each graduate is a commissioned leader of character committed to the values of Duty, Honor, Country and prepared for a career of professional excellence and service to the Nation as an officer in the United States Army”. Zakonisht, Akademia Ushtarake në West Point, vizitohet nga Presidentë të Shteteve të Bashkuara, por jo për qëllime politike dhe partiake,  pasi ushtria amerikane është mbi kësisoj lojërash të flliqta të politikës së brendshme ose të jashtme dhe përpiqet që kurrë të mos bie pre e manipuluesve, që përpiqen ta përdorin ushtrinë për qëllimet e tyre të shëmtuara, personale dhe të përkohshme politike.  Ka edhe të tjerë udhëheqës, sidomos ushtarakë amerikanë, që vizitojnë dhe mbajnë fjalime me rastin e diplomimit të kadetëve, siç ishte rasti  këtë vit, kur atyre u foli Sekretari aktual i Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, pikërisht për të frymëzuar kadetët e rinj të sapo diplomuar amerikanë, në detyrën e tyre të re, në shërbim të Atdheut, me nder dhe karakter.

Në West Point ka edhe një numër të kufizuar, rreth 20 gjithsej, kadetësh nga vende të huaja, aleate të Amerikës. Shyqyr që Kryeministri Rama zbuloi më në fund se aty ka dhe ka pasur shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të betuar ndaj vlerave: “Detyrë, Nder, Atdhe”.

Frank Shkreli:  //www.voal.ch/historike-kadetet-shqiptare-nga-kosova-pranohen-ne-akademine-ushtarake-amerikane-west-point-nga-frank-shkreli/

Frank Shkreli:  https://www.voal.ch/nje-kadet-nga-shqiperia-ne-akademine-e-famshme-ushtarake-amerikane-west-point-nga-frank-shkreli/edop/opinione/ voal.ch

Kadetët amerikanë të West Pointit, por edhe ata pak që janë nga vende të huaja, përzgjidhen nga ndër më të mirët e të mirëve, ndër më të përgatiturit nga pikëpamja akademike, por edhe për nga karakteri e nderi për përgjegjësitë që ata marrin mbi vete, si oficerë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ruajtës të lirive tona, mbrojtës të trashëgimisë sonë demokratike, por edhe si çlirimtarë dhe paqëruajtës në botë.

Duke marrë parasysh historinë që e dallon dhe reputacionin që gëzon, jo vetëm në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, me të thënë të drejtën u habita dhe u shqetësova, si shtetas i këtij vendi, ku besojmë se ushtria dhe politika nuk përzihen, por edhe si një shqiptaro-amerikan që beson në disa vlera universal, që gjatë dekadave janë mbrojtur, pikërisht, nga udhëheqës ushtarakë amerikanë që kanë diplomuar në West Point, e që i ka njohur bota.  Janë të shumtë ata heronj amerikanë që janë diplomuar në West Point dhe të cilët e kanë dalluar veten gjatë historisë në luftërat e këtij vendi, duke filluar me Luftën e Parë Botërore dhe më vonë në Luftën e Dytë Botërore, dhe në qëndresën kundër komunizmit ndërkombëtar gjatë luftës së ftohtë, udhëheqës ushtarakë me famë botërore, siç ishin gjeneralët Eisenhower, Mac Arthur, Arnold, Clark, Patton, Stillwell, Wainwright, dhe të tjerë më vonë gjatë luftës në Vietnam e deri në kohët modern, siç është lufta në Kosovë, kur forcat e aleancës së NATO-s të udhëhequra nga Gjenerali Wesley Clark,  edhe ky i diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point  sulmuan forcat terrroriste ushtarake dhe policore të Serbisë që për vite po kryenin një genocid të vërtetë kundër shqiptarëve të Kosovës të paparë në Evropë qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit, nëqoftse ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai  me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?

Për mua misioni dhe tradita e Akademisë Ushtarake në West Point, pasi edhe tani jetoj afër saj, si të thuash e kam në mëhallë, dhe kjo është arsyeja që u çudita kur lexova për vizitën e Kryeministrit Rama, një vizitë që m’u duk si e orkestruar aq mirë për qëllime propagandistike, pasi përmbajtje tjetër nuk kishte. Edhe arsyeja zyrtare që u dha për atë vizitë, nënshkrimi për binjakëzimin e dy akademive ushtarake, mund të bëhej shumë lehtë dhe duhej të bëhej midis Kryetarit të Akademisë Amerikane dhe Përfaqësuesit më të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe jo duke sjellë nga Tirana, Kryeministrin për të ndërfutur politikën e flliqtë e konfliktuese të klasës politike shqiptare.  Ky nuk duhej të ishte protokolli  me këtë rast, por dikush e bëri këtë me qëllim për të ngritur personalitetin e Kryeministrit shqiptar para një audience, që siç duket nuk kishte haber se kush është Edi Rama, veçse Kryeministër i Shqipërisë.  Fatkeqësisht, kjo nuk është mënyra për të promovuar lidhjet e ngushta midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, popull me popull për të cilat kemi punuar me dekada, duke promovuar individë dhe politika të momentit për qëllime që ende mbeten të paqarta, siç janë të paqarta edhe se kush janë personat dhe qarqet që po veprojnë në këtë mënyrë. Shumë vija të kuqe diplomatike po shkelen dhe askush nuk shqetësohet!

A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë.

Frank Shkreli:  https://www.voal.ch/kryeministri-edi-rama-deklaron-komunistet-dhe-komunizmi-ne-anen-e-duhur-te-historise-nga-frank-shkreli/edop/opinione/

Mendimet dhe qëndrimet e mia për këtë klasë të dështuar politike shqiptare të këtyre 30 vjetëve janë të njohuar mirë. Në këtë klasë të dështuar politike shqiptare, të gjitha të ashtuquajtura parti politike, pozitë dhe “opozitë” bën pjesë edhe Kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili vizitoi këtë javë një prej insitucioneve më të shenjta amerikane, Akademinë Ushtarake West Point.  As Z. Rama nuk dallon shumë nga të tjerët politikanë shqiptarë, por për të së vërtetës, ai i shpreh ndjenjat e tij dhe si i tillë ai mund të jetë edhe më i sinqertë, megjithëse nganjëherë hipokrit, bazuar në vetë deklarata e tij, sot komunist, nesër demokrat e pasnesër mbështetës dhe mik me udhëheqësit më autoritarë të globit. Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij.  A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina? A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa të tjera përveç Perendimit, në qoftë se ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai,  me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?  A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë, se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të histories”.   Frank Shkreli: https://www.voal.ch/kryeministri-edi-rama-deklaron-komunistet-dhe-komunizmi-ne-anen-e-duhur-te-historise-nga-frank-shkreli/edop/opinione/

A e dinin udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë para se të finalizohej vizita e KM shqiptar në West Point, se Shqipëria, megjithëse vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ish-komumiste, tani anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria me në krye Edi Ramën refuzon të distancohet nga e kaluara e tmershme komuniste në vendin e tij, madje edhe pas 30 vjet tranzicioni, Shqipëria ende nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe refuzon të dhe refuzon të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për të Zhdukurit, ICMP për të zbuluar se ku janë hedhur eshtrat e viktimave të komunizmit në Shqipëri.

NUK MUND TË BASHKJETOJË NATO ME KOMUNIZMIN — GULAGU SHQIPTAR DHE HESHTJA E DIPLOMATËVE PERËNDIMORË NË TIRANË Nga FRANK SHKRELI

Frank Shkreli:  https://www.voal.ch/te-zhdukurit-e-periudhes-komuniste-ne-shqiperi-kerkojne-drejtesi-turp-per-qeverine-shqiptare-dhe-per-diplomatet-perendimore-ne-tirane-qe-heshtin-nga-frank-shkreli/

A është ky një udhëheqës, i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane në West Point dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte.  A po cilido qoftë nga politikanët shqiptarë të cilësdo parti, nuk meritojnë një trajtim të tillë, siç ishte ai i vizitës së Kryeministrit Rama në West Point. Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të paktën të tregojë vullnet të mirë ndaj disa prej vlerave që përfaqëson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar, pozitë ose opozitë, nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point, as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë. Se po të ishte ashtu, Shqipëria do ishte ndryshe sot, jo vendi më i korruptuar në Evropë, me një sistem të ashtuquajtur “demokratik”, jo funksional, një vend nga i cili për arsye të sjelljeve konfliktuale të politikanëve vendas, po zbrazet nga më të mirët e tij.  Hipokrizia ka arritur kulmin dhe shumë vija të kuqe po shkelen! Vizita ishte një fyerje e pa fytyrë ndaj bijve dhe bijave më të mirë të Kombit Amerikan dhe të vlerave për të cilat ata jetonin dhe luftonin. Ja edhe një tjetër akt po vihet në shtyllën e turpit.

Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të pakën të tregohet vullnet mirë ndaj disa prej vlerave që përfaëqson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar  pozitë ose opozitë  nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë.

blank

HOMAZH PER AHMET KRASNIQIN Nga Xhafer Shatri

Sonte, në këtë moment që po i shkruaj këta rreshta, u bënë 23 vjet nga vrasja mizore e Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Mikun tim Ahmet Krasniqin e vranë kriminelët e paguar nga cubat e Kosovës.
E vranë me të hollat të cilat ushtaraku e ministri atdhetar ua kishte dhënë, jo për të vrarë shqiptarë, por për të blerë armë e municion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
E vranë, sepse përpiqej me zemër e me shpirt t’i bashkojë shqiptarët në udhëkryqin më të rrezikshëm të gjithë historisë së tyre;
E vranë, sepse luftën kundër Serbisë e kuptonte si luftë për Liri e jo si luftë për pushtet;
E vranë, sepse Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ëndërronte dhe përpiqej ta bënte, seriozisht e sinqerisht, ushtri të mirëfilltë, të përgatitur, në të gjitha pikëpamjet me u përballë me Serbinë;
Ahmet Krasniqin e vrau Koçi Xoxja i Kosovës me cubat si ai dhe me ndihmën e strukturave kriminale të shtetit shqiptar;
E vranë ata që e kishin lënë, vazhdimisht, në baltë Adem Jasharin;
E vranë ata që abuzuan kriminalisht me heroizmin, me gjakun dhe me sakrificën më sublime në epopenë e papërseritshme të kombit shqiptar, në Prekaz;
E vranë ata që shkruanin komunikata shpifëse e përçarëse kundër shqiptarëve, ndërkaq për Kryesakrificën Shqiptare dhe Kryeheroin e Kosovës, Adem Jasharin nuk e shkruan as një rresht të vetëm;
E vranë ata që i plaçkitën fondet e Kosovës në mërgim dhe nga Lufta dolën milionerë;
E vranë ata që kur erdhën në pushtet e kriminalizuan, e vodhën dhe e ropën shtetin dhe, në fund, nxorën në pazar, si të ishte plaçkë lufte, lirinë, dinjitetin, kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Kosovës;
Cubat e Kosovës e vranë pabesisht Ahmet Krasniqin, sepse ishte atdhetar, sepse e donte Kosovën jo për vete po për të gjithë shqiptarët, sepse e donte lirinë e jo pushtetin, sepse e mbështeti luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa hile e me shpirt.
E vranë Ahmet Krasniqin sepse ai luftonte për shtet, ndërsa vrasësit e tij, cubat luftonin për pare e për pushtet!
Për hir të së vërtetës duhet thënë se para se ta vriste fizikisht Koçi Xoxja me shokë, Ahmet Krasniqin e kishin vrarë shpirtërisht zaptuesit e institucioneve që talleshin me Kosovën në orën e saj më të ligë. Këta horra me fletë që enden sot rrugëve të Prishtinës pa therrë në këmbë, përvetësuan Fondin e Republikës, e shitën Bankën Kombëtare të Kosovës dhe morën pjesë, bashkë me cubat, në kapjen e shtetit dhe nxjerrjen në pazar të kufijve dhe të rregullimit të brendshëm të vendit.
Prehu në paqe Shoqi jem, se Kosova, nëse është ajo që e njoh unë, ka me kërku Drejtësi e Llogari për Ty!
E Drejtësia, mjerisht, shpeshherë vonon, por kurrë nuk plaket dhe asnjëherë nuk harron.
blank

RECIPROCITETI: Vendimi (i vonuar) i qeverisë së Kosovës për qarkullimin e automjeteve dhe diplomacia teatrale serbe e tensioneve artificiale Nga Shaban Murati

Një veprim normal i qeverisë së Kosovës në 20 shtator 2021 për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë në 14 shtator 2016 për lirinë e qarkullimit të automjeteve midis dy vendeve, po përdoret nga presidenti i Serbisë Vuçiç për ngritjen e një vale të re tensionesh kundër normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kosova vendosi të zbatojë me vonesë të njëjtën masë, që zbaton prej vitesh Serbia, e cila nuk lejon makinat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por i detyron të vendosin targa të përkohshme serbe me pagesë. Tani të njëjtën gjë po zbaton qeveria e Kosovës që makinat me targa serbe, të cilat vijnë nga Serbia të vendosin targa të përkohshme të Kosovës me tarifën 5 euro dhe me të drejtë qëndrimi 60 ditë në Kosovë.

Pra dy elemente janë ekstremisht të qarta:

E para që vendimi i qeverisë së Kosovës është zbatim i marrëveshjes së nënshkruar midis dy vendeve në Bruksel dhe një veprim, që Serbia e bën prej vitesh me makinat me targa të Kosovës.

E dyta është që vendimi i qeverisë së Kosovës nuk është kundër dhe nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e Kosovës, qofshin shqiptarë apo serbë.

Vendimi është vetëm për makinat me targa serbe, që vijnë nga Serbia në Kosovë. Por e vërteta nuk i duhet presidentit serb dhe Serbisë. Presidentit serb dhe Serbisë u duhet tensioni artificial dhe menjëherë shpërthyen në një histeri teatrale diplomatike kundër Kosovës, duke e paraqitur sikur po dëmtohen dhe po sulmohen të drejtat e minoritetit serb në Kosovë.

Për ta bërë bindës pretendimin e tij presidenti Vuçiç urdhëroi shërbimet sekrete serbe të organizojnë bandat kriminale serbe në Veri të Kosovës për të ndërmarrë protesta të dhunshme dhe për të bllokuar rrugët kombëtare në Veri të Kosovës. Natyrisht policia e Kosovës nuk mund të lejojë bllokimin e rrugëve kombëtare nga kushdo qoftë dhe ndërmori veprimet normale të të gjitha policive të botës për sigurimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në ato rrugë.

Presidentit serb i duhej konflikti artificial i krijuar nga bandat kriminale serbe të nxitura nga Beogradi, dhe nuk i intereson e drejta e Kosovës për reciprocitetin në çështjen e targave. Tensioni artificial në terren atij i duhet për qëllimet e tij politike dhe diplomatike.

Presidenti serb nisi diplomacinë teatrale me një seri hapash për të simuluar një situatë lufte të re. Presidenti Vuçiç iu dërgoi letra të menjëhershme zyrave të BE dhe të NATO-s për gjoja kërcënimet, që po u bëhen minoritetit serb në Kosovë. Në një inskenim teatral të gjoja situatës serioze, në 21 shtator presidenti thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Ai ka kërkuar mbledhjen e përfaqësuesve në Beograd “Quintit”, të pesë shteteve kryesore perëndimore. Për të krijuar efekte dramatike presidenti serb urdhëroi dislokimin e njësive tankiste në kufirin shtetëror të Serbisë me Kosovën.

Dhe kulmi i situatës komike u arrit në 21 shtator, kur ambasadori i Serbisë në Uashington, M.Gjuriç, njoftoi se do të fluturonte për në Beograd që të rregullojë situatën në Veri të Kosovës.
Është ironike që kreu i shtetit serb po ngrenë histeri politike e diplomatike mbi një çështje, që nuk ka të bëjë as me serbët e Kosovës dhe as me shqiptarët e Kosovës.

Vuçiç bën sikur harron se Serbia ka nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për mënyrat e qarkullimit të automjeteve midis dy vendeve. Për mospranimin dhe mosrespektimin e marrëveshjes, që Serbia ka nënshkruar vetë në Bruksel, presidenti serb doli me një shpjegim të ri absurd.

Në fjalimin patetik drejtuar kombit në 20 shtator ai deklaroi se “targat serbe janë targa të një shteti sovran”. Por kur nënshkroi marrëveshjen e shtatorit 2016 me Kosovën a ishin sovrane targat serbe?

Sipas logjikës së tanishme presidenciale serbe targat e Kosovës nuk janë targa të një shteti sovran dhe kjo e justifikon atë që të mos pranojë respektimin e marrëveshjes ndërkombëtare të qarkullimit të automjeteve, që qeveria e Serbisë ka nënshkruar në Bruksel. Në diplomaci ka rregulla dhe presidenti serb duhet të kishte njoftuar më parë zyrtarisht Bashkimin Europian si garant i kësaj marrëveshje, se Serbia nuk e njeh më atë marrëveshje të nënshkruar prej saj.

Provokimi dhe fryrja e tensioneve artificiale kanë qenë gjithmonë një instrument tradicional i politikës ballkanike të Serbisë dhe i diplomacisë serbe në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve midis tyre në dialogun në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE. Nëpërmjet provokimit të tensioneve artificiale në Veriun e Kosovës, Serbia po ndjek strategjinë e shtyrjes sa më shumë të orës së të vërtetës, kur asaj do t’i duhet të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Presidentit serb ia bëri të qartë këtë të vërtetë me shkrim presidenti amerikan Biden në 15 shkurt 2021, ia deklaroi në sy edhe kancelarja gjermane Angela Merkel në bisedimet në Beograd në 13 shtator 2021.

Diplomacia teatrale serbe e tensioneve të tanishme artificiale synon të arrijë disa objektiva.

Së pari, kërkon të sanksionojë statusin virtual të metropolit dhe të provincës midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas mendjes së ndryshkur politike dhe diplomatike të udhëheqjes nacionaliste serbe, në bazë të këtij statusi të ëndërruar serb Beogradi mundet të mos i zbatojë dhe t’i shkelë marrëveshjet, që i ka nënshkruar vetë në Bruksel, dhe të refuzojë që Kosova të zbatojë për ato marrëveshje reciprocitetin.

Së dyti, me tensionin e ri artificial dhe histerinë luftënxitëse Beogradi tenton që ta trembë burokracinë diplomatike të BE, që ajo të bëjë presione mbi Kosovën që të mos zbatojë ndaj Serbisë reciprocitetin e neneve të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe të pranojë de facto statusin e provincës.

Së treti, Serbia po kërkon që të krijojë tensione artificiale rreth Kosovës me qëllim që të bllokojë dialogun me Kosovën në Bruksel dhe të pengojë vënien në qendër të këtij dialogu të çeshtjes themelorë të njohjes reciproke, siç ia ka kërkuar asaj presidenti i SHBA, Xho Bajden. Serbia provokon tensione artificiale për të shmangur përballimin me të vërtetën e hidhur për të, se pas 10 vjet torollisjesh në Bruksel me çështjet teknike, dialogu Kosovë-Serbi duhet të hyjë në thelbin politik të dialogut, që është njohja reciproke midis dy shteteve.

Kjo është strategjia bizantine e presidentit serb Vuçiç, i cili në 20 shtator e afishoi hapur, kur deklaroi se “Unë nuk shoh ndonjë kuptim të dialogut në këtë moment”. Është e disata herë, që e ka thënë në dy muajt e fundit. Presidenti serb mendon se me këto akte teatrale të tensioneve artificiale në Veriun e Kosovës ai do të mund t’i shmanget trekëndëshit diplomatik pa rrugëdalje, ku e kanë vënë edhe SHBA, edhe Gjermania, për përfundimin e dialogut Serbi-Kosovë me njohje reciproke.

Provokimi i tensioneve me shtetet fqinjë është një metodë klasike i veprimit të diplomacisë dhe institucioneve subversive shtetërore serbe. Tensionet dhe klimën e luftës Serbia e sheh si një mënyrë të efektshme për realizimin e programit të saj shovinist të “Serbisë së Madhe”, të cilit qeveria e Vuçiçit tani i ka vënë emrin “bota serb”, dhe që planifikon aneksimin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Nuk janë të rastësishme ndërhyrjet e njëpasnjëshme brutale dhe fushatat e tensioneve, që po provokon Serbia në Bosnje, në Mal të Zi dhe në Kosovë.

Projektuesi dhe drejtuesi kryesor i ofensivës së tanishme destabilizuese serbe në tre shtetet fqinjë është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në datën 21 shtator presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, nga Nju Jorku ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, deklaroi se “gjëja më e rëndë është se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë një nga luftënxitësit më të shquar dhe më të zhurmshëm në vitet 90’, (të konflikteve në ish-Jugosllavi), dhe është një pengesë”.

Në datën 13 shtator 2021 presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi: “Presidenti Vuçiç e don Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Presidenti Vuçiç ka ambicien që t’ia kalojë Sllobodan Millosheviçit dhe të arrijë gjithçka që Millosheviçi nuk mundi. Serbia është një bazë politike, sigurie dhe informative për realizimin e interesave të Rusisë në Ballkan. Serbia beson se është koha për të ribërë kufijtë në Ballkan”.

Pra dy presidentë të sotëm të dy shteteve anëtare të NATO-s dhe shtete fqinjë me Serbinë, të cilët e njohin Vuçiçin dhe Serbinë më mirë se të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të marrë sëbashku, i tregojnë rajonit dhe botës se kush është realisht presidenti i sotëm serb, të cilin mendje të fandaksura në Tiranë po ia reklamojnë popullit të Shqipërisë si misionar hyjnor i parajsës së rajonit me projektin e tij të “Ballkanit të hapur”.

Është një urim i vjetër që shqiptarët ia bëjnë vetes: “Zot na ruaj mendt e kresë”, urim që sot duhet thënë ndryshe: “Zot, ruaji mendt e kresë udhëheqësve të Shqipërisë”.

Bashkimit Europian dhe NATO-s duhet t’i tërheqë vëmendjen njëkohëshmëria e zhvillimeve të fundit në tre shtetet fqinjë me Serbinë, ku gjeneratori i tensioneve është vetëm Serbia dhe institucionet e tij diplomatike dhe subversive. Nuk është rastësi mbështetja e fuqishme, që po i jep Rusia kësaj strategjie serbe të tensioneve me shtetet fqinje, sepse Moska ka interes strategjik që Ballkani të destabilizohet.

Bie në sy që histeria e tanishme luftënxitëse e presidentit serb lidhur me protestat e bandave kriminale serbe në veri të Kosovës mori një përkrahje të menjëhershme masive dhe iu kushtua një jehonë e jashtëzakonshme në mediat ruse. Media qeveritare ruse “Balkanist”, e specializuar për Ballkanin, njoftonte që në titull me entuziazëm në 21 shtator se “presidenti i Serbisë i dha Bashkimit Europian një muaj afat për kryerjen e rolit të ndërmjetësit në bisedimet me Kosovën”.

Nga këto zhvillime negative të tensioneve të reja të provokuara nga presidenti serb dhe nga diplomacia serbe, duhen nxjerrë disa mësime për diplomacinë e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe për të dy shtetet shqiptare.

Së pari duhet thënë se Kosova duhet të zërë mend dhe të mos i marrë me vonesë veprimet dhe aktet, që sanksionojnë barabartësinë e saj sovrane me Serbinë në marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në dialogun e Brukselit.

Moszbatimi i akteve të reciprocitetit që burojnë nga këto marrëveshje, dhe sidomos heshtja e papranueshme e Kosovës për shkeljet e marrëveshjeve të Brukselit nga Serbia, kanë krijuar situatën paradoksale, ku Serbisë i duket blasfemi diplomatike që Kosova po zbaton detyrimet e marrëveshjes së Brukselit. Dhe guxon presidenti Vuçiç dhe jep alarm europian pse Kosova po respekton reciprocitetin me Serbinë sipas marrëveshjes me të.

Së dyti, është e papranueshme dhe shenjë e një qëndrimi tribal politik që disa forca dhe politikanë të caktuar në Prishtinë, në situatën e tensioneve të reja të tanishme po sulmojnë për interesa meskine elektorale qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të drejtë. Raportet e Kosovës me Serbinë janë raporte që duhen parë në prizmin e interesit kombëtar dhe shtetëror, pa ngjyrim politik, fisnor apo krahinor.

Diplomacia serbe e tensioneve artificiale duhet t’i kujtojë diplomacisë dhe qeverisë së Kosovës rregullin e artë të reciprocitetit në marrëdhëniet midis shteteve sovrane. Reciprociteti nuk është shpikje e qeverisë së Kosovës, por është e drejtë e saj, është normë dhe praktikë ndërkombëtare që kur lindën shtetet.

Serbisë i duhet mësuar se ka përballë një shtet të pavarur dhe sovran, jo vetëm për targat, por në çdo element të marrëdhënieve dhe të marrëveshjeve dypalëshe me të. Serbia mund ta vonojë njohjen e Kosovës, por reciprociteti i sovranitetit dhe i të drejtave si shtet, i zbatuar me rigorozitet nga Kosova, do ta detyrojë Serbinë të vijë sa më parë te njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. gazetadita.al/

RECIPROCITETI: Vendimi (i vonuar) i qeverisë së Kosovës për qarkullimin e automjeteve dhe diplomacia teatrale serbe e tensioneve artificiale

blank

Skizma në PD Nga Parid Turdiu

 

Duket se jane ndare keshtu:

Brezi i vjeter, i “qendrestareve” qe kane njohur enverizmin dhe pastaj perjetuan mrekulline e rrezimit te tij, nga PD me ne krye Berishen, po mbeshtesin Berishen ne kete skizem te PD.  (Disa thone, me te drejte, se enverizmin nuk e rrezoi Berisha, por qe nje fenomen boteror.  Kjo eshte e vertete, por natyra e paepur e Berishes po vertetohet edhe nje here keto dit.)

Brezi i 40 vjeçareve, te rritur ne demokraci, te mikluar me bursa te huaja, me punera ne zyrat e bulevardit dhe apartamente ne Bllok, mbeshtesin Bashen.

Te rinjte demokrate, duket se anojne nga Berisha.  Dmth kapercejne babin dhe mamin egoist e materialist dhe shkojne te gjyshi.  Kjo po ndodh edhe ne USA, ku rinia ka votuar per 80 vjecaret (Trump, Biden, Pelosi, Sanders).   Eshte nje lodhje nga materializmi.

Berisha e beri Bashen minister te transportit, ne moshen 30 vjec, per te ndertuar Rrugen e Kombit, – nje projekt madhor.  (Kam qene 30 vjec.  Kam marre ne pune 30 vjecare.  Cfare di nje 30 vjecar?)

Pas humbjes se zgjedhjeve me 2013, Berisha dha doreheqjen nga drejtimi i partise dhe vuri Bashen.  Qe atehere Basha ka humbur 4 zgjedhje dhe dy levizje te medha: te cadres dhe te djegjes se mandateve.  Gjate kesaj trajektorje humbese Berisha e ka mbeshteur vazhdimisht Bashen, me heshtje dhe me veprime, per gjithe boten qe ta shihte, – ishin bashke, nje ekip, dy trupa por nje shpirt politik.

Basha eshte i talentuar: mendon ne menyre koherente, flet rrjedhshem, ka pamje dhe ze skenik, pasqyron seriozitet, maturi, stabilitet, nuk eshte frikacak.  Ok, i mungon shkendija e mendimit origjinal, por kush eshte perfekt?!

Pashe nje emision te Ylli Rakipit ku ishin te ftuar Patozi, Nishani, Ristani dhe gazetari Arian Curri.  Jamarbër Malltezi foli me Skype.

Dua te shtoj ketu, ne parantez, se flasin mire.  Ndoqa pak edhe punimet e hapjes se Kuvendit.  Flisnin mire.  Amerikanet nuk flasin me mire.  Tani duhet kaluar nga e folmja ne bamje.

Shume po thone, “kjo eshte dita me e keqe per te djathten shqiptare”.

Une jam dakort me Patozin, qe kjo eshte nje dite e mire!

PD dhe PS (pa folur per te tjerat) ishin kthyer ne korporata ekonomike te vjeteruara, te ngrira, te hiper kontrolluara nga kryetaret, ku asgje e re nuk ndodhte.  Goditja nga USA e vuri ne levizje Partine Demokratike.

Politikanet futen ne politike per vehte, qofte per pushtet, fame, para, defrim, bamiresi, apo te gjitha bashke, por per vehte. – Ne rregull, edhe une per vehte jetoj, por te mos na fyejne inteligjencen duke na thene “e bejme per ju”.

Basha e perjashtoi Berishen per te mbrojtur karrieren e vet.  Vartesit e tij po perserisin ne TV se Basha e mori personalisht vendimin per te kursyer te tjeret nga nje akt i veshtire.  (Per cfare jane te tjeret aty, per lule ne letren e murit?)  Kurse une mendoj se ai e beri qe te dilte, ai dhe vetem ai, njeriu i amerikaneve ne spektrin e djathte, – ai kopjon Ramen.

Berisha reagoi shpejt dhe ashper per te mbrojtur vehten.  E filloi me “Basha me tradhetoi  mua; me beri pabesi”.  Ne fakt Basha e mbrojti publikisht Berishen, prandaj nuk mund te quhet tradheti, me perjashtim te rastit nqs kishin nje “beselidhje” ndermjet tyre, qe nuk do ishte etike.

Ata ish demokrate-me-poste qe çuditen, si ka mundesi te thuhet se amerikanet e kane gabim, por aleanca amerikane eshte shume e rendeshme prandaj do i kenaqim, te mos na e fyejne inteligjencen.  Nuk kane bere ata gjera te padrejta se ua ka kerkuar interesi i vet, i partise apo vete Berisha?

Por Berisha eshte inteligjent.  Shpejt e korigjoi mesazhin, “Basha duhet hequr se ka shkelur statutin, ka shkelur demokracine e brendshme dhe mbi te gjitha eshte humbes.  Nje kryetar humbes duhet te jape doreheqjen.”  Ky po, eshte qendrim parimor.

Lind pyetja, pse u kujtua tashti, vetem pasi u “besethye” nga Basha?

Sepse, tha Jamarbër Malltezi, “e vogel ju duket kjo?  Sherbeu si ‘the tipping point’ (u mbush kupa dhe u derdh).

Edhe kjo e Malltezit ka kuptim.  Thame qe politikanet punojne per vehte.  Historia eshte e mbushur me raste, kur heronjte nxiten nga ceshtje te vogla personale, per te kryer akte te rendesishme per njerezimin.

Ristani shtoi “te pakten Berisha kerkoi falje qe kishte percaktuar si pasardhes njeriun e gabuar”.

Mua nuk me duket ashtu; me duket normale qe kreu karizmatik, kur mendon te largohet vete, te zgjedhe nje trashigimtar qe atij i duket i talentuar; te investoje ne te duke e stervitur me poste te larta dhe pastaj ta mbeshtese gjate tranzicionit deri sa te piqet si lider.

Pse nuk tha gje Berisha kunder Bashes ne gjithe keto vjet?  Se Basha ishte ‘borderline’ si kryetar, as i mire per ta mbajtur, as i keq per ta hequr.  Kemi pasur te gjithe punonjes te tille, shoke te tille.

Ishte normale qe Berisha ta mbeshteste kryetarin e ri te PD, duke kerkuar njekohesisht te ruante influencen e vet ne parti.  Te gjitha keto jane njerezore dhe ndodhin kudo.

Eshte pozitive qe tani njerezit po flasin me hapur.  Berisha duhet t’i pergjigjet pyetjeve: 1) Pse dha doreheqjen me 2013?  2) Ne keto 8 vjet ishte Basha apo ai drejtuesi i partise?  3)  I jepte ai “keshilla” te pasolicituara Bashes?

Ndoshta jo, por Basha si skuth nuk donte te prishte qejf, ose tjetra, vertet qe mendonin njesoj.

Me pelqeu Arian Curri; tha se cdo lider i rendesishem e zgjedh pasardhesin e vet, ne mos haptas, ne menyre implicite, duke e promovuar.  Po shtoj une: jo vetem ne diktatura (Enveri Ramizin), por shpesh edhe ne demokracite perendimore (Churchilli Anthony Eden, presidenti amerikan nenpresidentin, François Hollande Macronin, etj.)

Arian Curri citoi Frojdin dhe Jungun, – i pari ka thene se njeriu behet burre kur i vdes babai; i dyti ka thene se, nuk ka nevoje ta vrasesh fizikisht babain, por mjafton ta vrasesh moralisht.

Mua nuk me duket e nevojeshme vrasja e babait, ndoshta se babai im me linte te lire, me jepte gjitheshka; e shihja qe sakrifikohej vete per mua (nuk kishte nevoje ta vrisja une).

Mua me duket me mire ta kesh babain se ta vrasesh.  Por une nuk jam populist, jam racional, – nje mineral i rralle.  Prandaj dua te bej Partine e Qendres, racionale, jo emocionale, qe mendon me koken e siperme.  Pse?  Se nuk ka te tille.  Parti emocionale ka.  Duhet bere dicka qe nuk ka, jo dicka qe ka.

Eshte e padrejte ajo qe i ndodhi Berishes nga amerikanet.  Eshte e padrejte ajo qe po i ndodh Bashes – akuzat per tradheti, se eshte shitur te Rama etj., por kush tha se bota eshte e drejte?

Ka qene bota e drejte per ju, per mua?

Me te mire se ne jane keta?

Kjo eshte nje dite e veshtire per disa njerez, por e mbarsur me risi per vendin: vihet ne levizje Partia Demokratike, hapet partia, gjallerohet demokracia e brendshme, afirmohet ose zgjidhet nje udheheqje e vertete dhe, si tha Patozi, dy kenetat partiake PD dhe PS jane ene komunikuese; levizja ne njeren shkakton levizje ne tjetren.

Berisha eshte inteligjent; filloi te kultivoje bazen e partise ne menyre demokratike.  Si do shkoje kjo levizje, ku do mbrrije, cili eshte plani?  Do rrezohet Basha dhe do kthehet Berisha?  Ku i dihet!

Si filloi revolucioni amerikan: Parlamenti i Londres vendosi taksen e çajit. Kolonistet amerikane protestuan, çaji u hodh ne det, u mblodh nje kongres, u shtine pushke, u mblodh nje kongres tjeter, u shpall pavaresia, u shtine pushke te tjera, u nenshkrua paqja.  USA u be superfuqi.   Kush i planifikoi te gjitha keto?  Askush.

Kjo eshte nje kohe e mire, kohe levizje.

blank

“Moscow Times”: “Dashnorja sekrete e ministrit të jashtëm rus ushtron influencë në ministri” – Nga SHABAN MURATI

Leximi i së shtunës

Gazeta e njohur ruse “Moscow Times” në 14 shtator me titullin “Dashnorja sekrete e ministrit të jashtëm rus ushtron influencë në ministri”, dhe mbi 50 media, televizione e portale ruse në të njejtën ditë, botuan investigimin e rrjetit investigativ rus “Important stories”, që zbulonte se ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka në ministri dashnoren e tij Svetlana Poljakova, e cila ka ndikim në drejtimin e dikasterit në emërimet dhe në largimet e diplomatëve.

Sipas investigimit, Lavrovi e ka marrë me vete dashnoren dhe vajzën e saj dhjetra herë në udhëtimet e tij zyrtare jashtë shtetit, dhe i ka bërë ato shumë të pasura dhe me prona jashtë shtetit nëpërmjet trafikut të influencës dhe lidhjeve të tij të ngushta me njerin nga oligarkët më të mëdhej të Rusisë, Oleg Deripaska, me jahtet dhe avionët personalë të të cilit shëtisin për qejf nëpër destinacione botërore turistike famija e fshehtë e Lavrovit.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e pyetur nga gazetarët rusë në 16 shtator në brifingun e saj me shtypin lidhur me këtë investigim, e hodhi poshtë, por i shpëtoi goja dhe tha ndër të tjera se “ka pak të vërtetë”.

Përgjigjen e saj e keni në faqen e Ministrisë së Jashtme Ruse.

PS. Çdo ngjashmëri me disa ministra të jashtëm të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit, që caktonin dashnoret e tyre biba në poste të larta diplomatike, i merrnin me vete në udhëtimet zyrtare jashtë shtetit dhe i konsultonin për emërimet në ministrinë e jashtme, është e rastit.

blank

Një deklaratë e Bashës pa bosht – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Në deklaratën e Bashës “Nuk ka kthim pas”, të botuar sot, 17 shtator 2021, në Portalin “Fjala e Lirë”,  më bëri shumë përshtypje fjalia në vijim:

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

       Domethënë, Basha nxjerr në pah kontributin e Profesor Berishës për zhvillimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Po atëherë cila na qenkej arsyeja që Profesor Berisha duhej përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike? Sepse kështu dëshironte ambasadorja Juri Kim, e cila, sipas faqes së internetit “evropaelirë”, 30 korrik 2021, kërkonte largimin e Berishës nga grupi parlamentar?

Ne e dimë që prapa ambasadores Juri Kim qëndron Sekretari i Shtetit Blinken, i cili e shpalli Berishën “person të padëshirueshëm” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por deri tani nuk ka bërë publik asnjë fakt për afera korruptive të Berishës. Prandaj edhe Juri Kim vërtitet e vërtitet në takime me Bashën për “armatosjen” e tij kundër Berishës, por nuk po na nxjerr në shesh të mejdanit asnjë fakt konkret. Nëse faktet i ka, atëherë le t’i bëjë publike, t’i nxjerrë në sheshin e mejdanit, në mënyrë që opinioni i gjerë të sqarohet përfundimisht për drejtësinë e vendimit të Blinkenit dhe të Bashës dhe të mbajë qëndrimin e duhur ndaj Profesor Berishës.

Por në këtë mes ka diçka sa të çuditshme, aq edhe befasuese.

Në një informacion mjaft interesant, të botuar në internet më shumë se tre muaj e gjysmë më parë, thuhet:

“Në rrethet diplomatike, flitet se rreth 200 zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar, të lidhur me Edi Ramën, janë në listën e zezë, ndonëse emrat e tyre nuk janë bërë publike ende nga DASH… Edi Rama parashikon se edhe ai një ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. Gjatë këtyre tetë viteve në pushtet, Edi Rama ka thyer çdo rekord korrupsioni dhe plaçkitjeje. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për zhvillimet në Shqipëri, thotë se korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes së Edi Ramës.Për herë të parë, DASH ka dhënë alarmin se korrupsioni nën drejtimin e Edi Ramës tashmë është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Nga Brukseli ka raporte po aq shqetësuese, ku Shqipëria është përfshirë në zonën e rrezikut, sa i takon pastrimit të parave të pista nga drejtorët, ministrat dhe kryebashkiakët e Edi Ramës… Në raportet ndërkombëtare për korrupsionin, Shqipëria, nën qeverisjen e Edi Ramës, listohet si vendi më i korruptuar në Evropë dhe ndër më të korruptuarat në botë” (Citohet sipas: Pse është tmerruar Edi Rama, ka hallin e fatit të tij apo të ministrave të korruptuar?! Heshtja dhe një mesazh që paralajmëron tërmet”. Gazeta “Plisi”. Faqja e internetit “gazetaora”. 28 maj 2021).

Nga ky informacion mjaft trishtues për fatet e vendit tonë që të sëmbojnë në zemër, vetvetiu, dalin disa përfundime:

Së pari, Departamentit të Shtetit dhe Brukselit nuk i bëka fare përshtypje korrupsioni i përmasave skanadaloze të qeverisë Rama gjatë këtyre tetë vjetëve. Madje Blinkenit i bëka përshtypje korrupsioni i Berishës i shumë viteve të shkuara. Tani hajde të rrimë dhe të vrasim mendjen se cila qenka arsyeja e vërtetë e vendimit të Blinkenit kundër Berishës, korrupsioni i Berishës i viteve të shkuara, apo kritikat e tij të forta kundër Sorosit, mikut të Blinkenit dhe të Ramës?

Së dyti, sipas informacionit të mësipërm, rezulton se Rama parashikuaka se edhe ai një ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. E pabesueshme, por realitet. Domethënë, kryepushtetari te ne, që drejton një qeveri të korruptuar deri në vesh dhe që, për pasojë, e ka shndërruar vendin tonë në më të korruptuarin në Evropë dhe ndër më të korruptuarit në botë, mund të vjedhë dhe të plaçkitë sa t’i dojë qejfi sa ka pushtetin në dorë, se nuk do të ketë asnjë pasojë as nga Departamenti i Shtetit, as nga Brukseli. Pasojat Rama dashka t’i ketë, demek, pas largimit nga pushtetit!!! Po si shpjegohet që Departamenti i Shtetit që drejton Blinkeni dhe kryestrukturat e Brukselit nuk kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti? Qytetetarët e thjeshtë të vendit tonë a kanë të drejtë të dyshojnë dhe të shtrojnë pyetjen: mos vallë korrupsioni skandaloz i Ramës dhe i qeverisë që drejton ka stërpikur edhe strukturat e larta të Brukselit, me zgjatime deri te Blinkeni? Dhe mandej Blinkeni apo pasardhësi i tij do t’u kujtuakan për ndëshkimin e Ramës për korrupsion pas largimit të tij nga pushteti? Kjo është sa për të qeshur, aq edhe për të vënë ulërimën. Sepse vjen përfundimi i vetvetishëm për qëndrimin e Perëndimit ndaj kryepushtetarit shqiptar: vidh dhe plaçkit sa të duash sa je në pushtet, se kur të largohesh nga pushteti do të mjaftohemi vetëm me një shpallje vendimi si i padëshirueshëm, se kapitalet e vjedhura nuk do të të preken kurrë.

Së treti, për dijeninë e ambasadores Juri Kim dhe të shefit të saj Blinken, Profesor Berisha ka përkrahje dhe gëzon një mbështetje të fortë në radhët e një përqindjeje të konsiderueshme bashkatdhetarësh. Ai, gjithashtu, gëzon mbështetjen e fuqishme të shumicës së bashkëkombasve tanë në Republikën  e Dardanisë, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, e cila i vëllazëroi edhe më shumë qytetarët e dy shteteve tona. Në atë Rrugë, për fatkeqësinë tonë kombëtare, Rama ngriti trarin e tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit, duke ngjallur pakënaqësinë e shtetasve të Dardanisë, të cilët janë në mëri me Ramën jo vetëm për shkak të trarit të tradhtisë, por edhe për shkak të flirteve të tij me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, për nismën e të ashtuquajturit Ballkan i Hapur.

Në këto kushte, vendimi i Blinkenit kundër Profesor Berishës i lë qejfmbetur me Shtetet e Bashkuara shumë bashkëkombas të të dyja shteteve tona. Një gjë e tillë është në dëm të vetë politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të cilat, për arsyet që dihen mirë, te kombi shqiptar kanë besnikun më të madh, jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën. Hedhja në mëri e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara, ka qenë dhe vazhdon të mbetet në rendin e ditës të trekëndëshit ortodoks Beograd-Athinë Moskë. Prandaj qëndrimi i Blinkenit ndaj Profesor Berishës më sjell në kujtesë senatorin e ndjerë John McCain, i cili, që në vitin 2014, kur Blinkeni qe zgjedhur zv.Sekretar i Shtetit, pati deklaruar:

“Në këtë rast, ky individ ka qenë në të vërtetë i rrezikshëm për Amerikën dhe për të rinjtë dhe të rejat që po luftojnë dhe i shërbejnë asaj” (Citohet sipas: “Afganistani / John McCain në 2014: Blinken i rrezikshëm për SHBA”. Faqja e internetit “Syri”. 19 gusht 2021).

Tani, duke u rikthyer te Basha, dëshiroj të ritheksoj se ai, vitet e fundit, në çdo hap të jetës së tij si polikan në krye të Partisë Demokratike, e ka vërtetuar se është “tredhur” politikisht që prej takimit të fshehtë me Ramën këtu e më shumë se katër vjet të shkuara. Ai takim vazhdon të mbetet njollë e zezë në karrierën e tij politike, ai ka mbetur rob i atij takimi, është zhveshur tërësisht nga dinjiteti personal, duke mbetur pa shtyllë kurrizore. Atë e tërheq për hunde Juri Kim, e cila, me qëndrimin e saj ndaj Profesor Berishës, sipas porosive të Blinkenit, dhe me përkrahjen që i jep Ramës, të krijon përshtypjen sikur është anëtare e asamblesë së Partisë Socialiste. Vetë deklarata e Bashës që citova në fillim, dëshmon fare qartë se ai mori një vendim absurd kundër Berishës, pa u bërë fillimisht publike faktet për vendimin e Blinkenit, çka dëshmon mungesën e shtyllës kurrizore në formimin e vet.

Në mbyllje dëshiroj të theksoj se shqiptarët duhet të vetëdijëson një herë e mirë, nëse nuk dëshirojnë të shpërbëhen si komb krejtësisht, se demokracinë në trojet e tyre nuk e sjell as Vashingtoni, as Brukseli. Ata mund të merren si modele të ndërtimit të saj, por jo si “punëtor krahu” në shërbim të hapjes së rrugës drejt demokracisë shqiptare. Shqiptarët duhet “të shpërveshin mëngët” vetë dhe të ndërtojnë një shtet demokratik të tipit perëndimor, duke nxjerrë në krye të tij intelektualë të zgjedhur, me dinjitet personal dhe kombëtar. Qoftë Vashingtoni, qoftë Brukseli, nisen nga parimi hyjnor “ndihmo veten, të të ndihmoj unë”. Deri tani, sidomos këto tetë vitet e fundit, shqiptarët kanë dhënë prova boll të mjaftueshme se nuk kanë aftësi për ndërtimin e demokracisë, për vendosjen e shtetit ligjor, prandaj edhe pushtetin e kanë rrëmbyer dhe po e përdorin për vetëpasurim lloj-lloj horrash politikë. Duke ndjekur qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, që i kanë lejuar vetes të shndërrohen në mercenarë të tregut të shitblerjes së votës, Perëndimit s’i mbetet gjë tjetër, veç t’i urojë ta gëzojnë pushtetin e kryehajdutëve me nam.

San Diego, Kaliforni

17 shtator 2021

blank

Partinë Demokratike e ka shkatërruar Lulzim Basha, Jo Amerika e as Sali Berisha – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

 

*** Lulzim Basha mund të jetë, edhe “100 vjet” në ballë të PD-së, por ai nuk mund të fitojë asnjë zgjedhje me PD-në, ashtu sikurse që ndodhi qe 8 vjet, sepse është “antitrup politik”, nuk merr vesh ai në politikë fare, edhe pse është djalë simpatik dhe i pashëm, por koha 8-vjeçare në “ler” ( pa asnjë rezultat konkret) e dëshmoi se, politika nuk e do atë, ngase  Politika është ndryshe nga “stili i përkthimit” dhe, madje ndryshe nga fizika atomike e Albert Einsteinit, cili, në një rast, pati deklrauar se “Politika është shumë më e vështirë sesa fizika” !

PD-në e ka shkatërruar dhe e ka turpëruar vetë Lulzim Basha, jo Sali Berisha !

Shikuar në prizmin e realizmit politik të teorive të marrëdhënieve politike ndërkombëtare,  Hans Morgenthau,  Lulzim Basha e pati shkatërruar Partinë Demokratike, qysh para tetë vitesh, kur ai doli në ballë të saj më 2013 (me fajin direkt të Sali Berishës, i cili, pa asnjë meritë e vuri në krye të PD-së). Mirëpo, gjatë 8 vite dëshmitesh politike të njëpasnjëshme, askush nga bashkëpartiakët e tij nuk patën kërkuar që ai si kryelider i pamerituar  të përjashtohej nga Partia Demokratike. Kjo tolerancë apolitike ishte fatale për demokratët dhe për demokracinë në Shqipëri, sepse Lulzim Basha fundosi kontributin disavjeçar dhe vlerat e krijuara të PD-së.

Ndërkaq, vendimi arbitrar i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së në parlamentin e Shqipërisë, nuk ka të bëjë fare me dështimet dhe me kapitullim 8-vjeçar të PD-së me Lulzim Bashën në krye. Pra, rastin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, nuk duhet ngatërruar me falimentimin  politik  8-vjeçar  të PD-së, të drejtuar nga Lulzim Basha. Këto janë dy gjëra  të ndryshme, që imponojnë interpretim të ndryshëm, sepse nuk mund të vihen në një konkluzion simetrik të matematikës politike.

Politika e Lulzim Bashës nuk dështoi me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ( shtator 2021), por ajo ka dështuar qysh para 8 vitesh, kur ai mori “frenat” e drejtimit të saj (2013-2021). Basha me PD-në ishte i falimentuar qysh para tetë vitesh, mirëpo, fatkeqësisht, askush nga bashkëpartiakët e tij nuk e qortuan dhe, asnjëherë nuk kërkuan kurrfarë llogarie për dëstimet fatale të Partisë Demokratike !?

Për shkak të faktit se për tetë vite në ballë të Partisë Demkratike nuk  dëshmoi se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Pra, PD-ja ka dështuar  atë ditë, kur autokrati Basha ka spastruar e anëtarët më të dalluar-themelues të saj ! Ky ishte fundi i Partisë Demkratike të Shqipërisë.

 

*** Jozefina Topalli : “Nxirreni nga zyra! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike! “ (https://www.voal.ch/nxirreni-nga-zyra-demokrate-perjashtoni-lulzim-bashen-nga-partia-demokratike-nga-jozefina-topalli/politike/shqiperi/)

 

Kjo kërkesë Jozefina Topallit (ish-kryetare e Kuvendit të Shqipërisë), do të duhej të bëhej para tetë (8) vitesh, kur Lulzim Basha (parashutisti i Sali Berishës) e përjashtoi Jozefinën nga PD-ja së bashku me disa anëtarë të tjerë-themelues dhe ndërtues të PD-së. Pikërisht, atëherë, Jozefina Topalli me anëtarët e tjerë të larguar nga PD-ja me “dekretin” dhe me “topuzin” e Lulzim Stalinit, do të duhej ta kundërshtonin dhe, në asnjë mënyrë mos ta pranonin, që ata si anëtarët më meritorë të PD-së, të hidheshin në rrugë. Atë PD e ka themeluar Sali Berisha, Jozefina Topalli, Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, Arben Imami, Aleksandër Meksi….etj., jo Lulzim Basha (parashutisti). Ky ishte gabim i pafalshëm, së pari, i Sali Berishës,  i cili e favorizoi dhe e propozoi Lulzim Bashën për kryetar të PD-së. Ky ishte gabim fatal apolitik, sepse në atë post, do të duhej të zgjedhej, pse jo, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, jo një përkthyes i UNMIK-ut. 

 

Pra, para 8 vitesh, do të duhej të luftohej dhe flakej nga PD-ja  “parashutisti” Lulzim Basha, sepse pa asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese përzuri anëtarët-themelues më meritorë të saj, të cilët nuk do ta kishin lejuar, që ta “raspiçkatke” PD-në, ashtu siç e shndërroi në një “fshesë” rrugësh për t’i brohoritur nëpër sheshe të Tiranës, Lulzim Bashës së dështuar, gjoja kundër “vjedhjes së votave” nga PS-ja e Edi Ramës.

               Politika matet me rezultate, jo me dështime alla Lulzim Basha !

Prandaj, me asnjë kusht, Lulzim Basha nuk do të duhej  8 vjet (pa asnjë meritë për PD-në)të ishte në krye të partisë , i cili i solli vetëm dështime katastrofike PD-së, sepse për  8 vjet, e pati humbur “rrugën në mal”, duke qenë se  i mungonte busulla politike e Sali Berishës, nuk kishte si t’i “lexonte” rrugët e horizontit  të politikës, që bëhej në Tiranë. Si rrjedhim i injorancës politike, ai për 8 vjet nuk qe në gjedje ta fitonte asnjë mandate të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri (2013-2021). Ky është problemi thelbësor  i shkatërrimit dhe i dështimit të PD-së, jo kurrfarë “vendimi” i diktatorit Lulzim Basha, i cili e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.Një vendim  i tillë i apolitikanit Basha , nuk ka asnjë lidhje me falimentimet dhe me bankrotimet  politike të PD-së, gjatë 8-vjeçarit të shkuar (2013-2021), por me mosditurinë dhe me mosaftësinë politike të Lulzim Bashës, si dhe me mosetikën dhe me mosndërgjegjën e tij, i cili për dështimet e njëpasnjëshme të PD-s në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, domosdoshmërisht, do të duhej të jepte dorëheqje të parevpokueshme nga kreu i Partisë Demokratike. Mirëpo, duke mos ditur se çfarë është  etika politike, dhe se çfarë janë rezultatet politike, Lulzim Basha asnjëherë nuk kërkoi dorëheqjen e tij nga kryetari i PD-së , por vazhdoi me “folkparadën” e dështimeve të tij politike, sepse askush nuk doli nga PD-ja, që atë pengonte  për moshkatërrimin e PD-së dhe të sistemti të vlerave demokratike në Shqipëri.

blank

Arber apo Shqiptar? Nga Parid Turdiu

Do thoni ju,c’te duhet ty te korigjosh Çabejn?  Por mendja ime funksionon ashtu; qelloi qe lexova artikullin e tij dhe prrrr, me linden mendime.

Duke folur per prejardhjen e fjales “Shqiperi” Çabej thote se pasardhesit e te ikurve prej trojeve tona ne Itali e Greqi ne shekujt 15-16 e quajne vehten arberesh ose arvanite.  Fjalen “shqiptar” nuk e njohin, qe dmth se eshte nje fjale qe fitoi popullaritet pas emigrimit te tyre, gjate pushtimit osman.

Deri ne epoken e Skenderbeut vendi quhej Arber, qe eshte identik (ne dukje – thekson Çabej) me emrin me te cilin te huajt e quajne Shqiperine, qysh nga mesjeta e hereshme (shek 13), Albania.

Çabej shkruan:

Emri i vjeter Arbën/Arbëri eshte ruajtuar edhe ne Shqiperi: ultesira ndermjet lumenjve Mat e Erzen quhet edhe sot Arbën; ne ate zone “mal e arbën: perdoret per “mal e fushë”.   Arbanë është një katund i Tiranës.  Nje kenge e vjeter popullore ne Kosove i referohet “zojave arbëneshe”. Nje katund ne perendim te liqenit te Shkodres quhet Arbnesh.  Arbër e Arbërí quhen lokalitete të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis Vlorës, Gjirokastrës dhe Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën, arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer, arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga arumuni ose anëtari i ndonje etnie tjeter ballkanike.  Në dokumentat e së vjetër, të shekujve 16 -17, vendi del rregullisht me emrin Arbën, populli me arbënesh, arbënuer, dhe gjuha e tij, arbënisht. 

Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet “arbanas”; në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe, “arbanasin”. “Arbananu” quet në bullgarishten popullore, “arbanas” në rumanishten e vjetër; tek arumunët e Shqipërisë e të Maqedonisë quhet “arbines”. 

Në dokumentet ne latinisht të vendeve europiane të mesjetes se hereshme, para dinastisë së Anjouve, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Sikundër dihet, gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në zonen e Shqipërisë të mesme.

Une (PT):  Del e qarte se emri Alban / Arber / Arber / Albania eshte i lashte dhe i vazhdueshem ne trojet tona, por ku e ka origjinen?

Çabej pergjigjet:

Mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb dhe alb, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet “në mal e arbën” të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. 

Kurse une (PT) kam mendim te ndryshem nga Çabej ne lidhje me kete ceshtje:

Albero ne italisht dhe arbol ne spanjisht dmth peme; pra rrenjet alb dhe arb shfaqen si njesoj.

Per mua arb dhe alb jane e njejta fjale (ne gjuhesi quhen cognates) qe ka marre dy kuptime te kunderta, mal dhe fushe, ne gjuhe te ndryshme.  Ky eshte nje fenomen i njohur, i quajtur “contronim” ose “antagonim”, psh blanc ne frengjisht dmth i bardhe, kurse ne anglisht black dmth i zi.  Jane te dyja ngjyra, por te kunderta, nesoj si arb dhe alb jane te dyja formacione topografike, por te kunderta.  Ne spanjisht largo dmth i gjate, kurse ne italisht dmth i gjere, te dyja dimensione, por “te kunderta”.

(Jo rralle contronimet i gjejme bile edhe brenda te njejtes gjuhe, psh host dhe guest, apo skirt dhe shirt ne anglisht.)

Pra, opinioni im (PT) eshte qe arb dhe alb eshte e njejta fjale, qe ne disa gjuhe dmth malsi: ka Albania ne Kaukaz, jane Alpet e Italise dhe Albion, emri i vjeter i malsive te Skocise.

Alba dmth edhe agim (ne italisht), se ne trojet tona djelli agon nga malet dhe ne Itali djelli vjen nga Albania.

Çfare mendon Çabej per origjinen e fjales Shqiperi?

Thote:

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.

Mendimi qe fjala Shqiperi vjen nga shqiponja, nuk duket t’i rezistoje kritikes.  Vertete, autoret e vjeter, shpendit shqiponje i thone shqype, qe eshte nje fjale e ndryshme nga fjala shqip.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” (prej italishtes schioppetto). I pabesueshëm mbetet edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët.

Mua (PT) me duket se kam zbuluar (ndoshta) nje lidhje ndermjet fjales Arber dhe shpendit Shqype / Shqipe / Shqiponje:

Turqit i quajne shqiptaret arnaut/arnavud, sepse se pari u ndeshen me shqiptaret e Epirit dhe Greqise, te vetequajur arvanitë (arbër).  Ketu eshte zevendesuar rrokja van me rrokjen nav, nje fenomen i njohur ne fonetike si metatezë.

Arnaut tingellon egzakt si emri freng Arnaud, qe rrjedh nga emri gjerman Arnold/Arnwald (gugllojeni).  Arn ne gjermanishten e vjeter dmth shqiponje, kurse wald dmth pyll.  Pra Arnold/Arnaut dmth pylli i shqiponjave. Gjuhet indoeuropiane jane te lidhura.  Te jene koincidenca te githa keto?  Per me teper, shkodranet i thone shqiponjes shqype dhe Shqiperise, Shqypni.  Zanoret y dhe i ne shqip jane te kembyeshme, psh ay / ai, shoku Hysni / shoku Isni.

Kur u shfaq per here te pare fjala Shqiperi?

Shpjegon Çabej:

Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni dhe i Arbëneshi permendet edhe edhe “gjuhë e Shqipëtarëvet”. 

Vazhdoj une (PT):

Per here te  pare fjala “shqiptar” ndeshet ne fjalorin e Da Lecces te vitit 1702 ‘DITTIONARIO Italiano-Albanese’, ku autori shpjegon arsyen përse e ka shkruar: “Këtë Diktionār oh Shqipëtāri i dashun, e skrova jo për zotinī ande, qi di mā fort se unaj, veç për vetëhe, qi jam për së largu, e gjuhënë e shqipëtarëvet e kam posi nji kafshë të huojë…”

Koncili provincial (kuvendi kishtar) i Arbërit, mbajtur ne  janar 1703 në Kishën e Shën Gjonit në fshatin Merqi të Lezhës, shqyrtoi masa per t’i bere balle islamizimit.  Ndër vendimet ishte hapja e shkollave shqipe dhe botimi i librave shqip, të cilat u zbatuan gjatë shek. 18-19 me disa botime fetare në dialektin e Shkodrës. Aktet e ketij kuvendi u shtypën si botim më vete në shqip më 1706, ku krahas fjaleve “Arbëni” dhe “i Arbëneshi”, permendet  edhe “gjuhe e Shqipëtarëvet”.

Duhet se fillimisht u regjistrua ne radar fakti se egzistojne shqiptaret, te cilet flasin nje gjuhe me vehte, por qe nuk jane nje perputhje e sakte e arberve.  Me vone shqiptaret e quajnen vendin e tyre Shqiperia.  (Kjo eshte e zakonshme ne bote:  franket i dhane emrin vendit Franca, anglet qe erdhen nga kontinenti i dhane emrin vendit Anglia.)

Sepse jo te gjithe qe perdornin gjuhen shqipe ishin arber.  Sllavet dhe vllehte, qe u vendosen ne trojet tona, i perkisnin nje etnie tjeter.  Gjate Bizantit ata flisnin perkatesisht serbisht dhe rumanisht (se bizantinet vetequheshin romanoi).  Pushtimi osman ribashkoi Arberine, Epirin dhe Maqedonine, ne nje treve te gjere, ku mbizoteroi nje dialekt me baze arber (i cile permbante prurje te vjetra latine dhe greke, si dhe i pasuruar me tej me kontribute vllahe e sllave) qe u quajt shqip.

(Ndoshta shqipen e shpetoi fakti se arberit katranjose pertonin te mesonin gjuhe te huaja? – shaka.)

Por nuk mund te dihet sakte nga origjinojne fjalet e perbashketa te ketyre gjuheve.  Gjuhet jane te lidhura ,marrin e japin.  Ndoshta latinet, greket, vllehte dhe sllavet moren disa nga ne, si gjuhe me e vjeter.

Kombi i sotem shqiptar duket te jete ngjizur ne vitet 1700 (njesoj si shumica e kombeve te tjera europiane).

Jo te gjithe arberit jane shqiptare.  Ata qe kane ikur ne shekujt 15 -16, si arbereshet e Italise, arvanitet e Greqise, apo arbanaset e Kroacise, nuk mund te konsiderohen shqiptare, ne kuptimin e sakte te fjales.

Jo te gjithe shqiptaret jane arber.  Shqiptar = arber + vlleh + sllave + prurje te tjera, qe flasin shqip, jetojne ne trojet tona dhe marrin pjese ne jeten ekonomike, kulturore e politike te Shqypnis / Shqipnis / Shqiperise.

 

Shenim pa lidhje

Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për të vizituar Kosovën:  “Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën… Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët…“

Une (PT):  Jane te squt; njeri e fton, tjetri pranon, megjithese mospelqehen dhe konkurojne.  Eshte koha e bashkepunimit.  Njerezit mbajne ere.  Mbyll hunden me shami dhe vazhdo punen.

 

blank

Edhe në APJ eprorët serbë kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 


*** Serbia e Aleksandër Vuçiqit, duhet të japë llogari juridike penale sipas së drejtës ndërkombëtare, edhe për vrasjen e mbi “120” ushtarëve shqiptarë nga ana strukturave ushtarko-policore dhe të sigurimit në kuadrin e APJ-së (1981-1999).

Kjo “temë” patjetër duhet të shpalohet në takimin e radhës  së palëve negociuese shqiptare – serbe në Dialogun e Brukeselit (2011-2021), sepse me këtë çështje të gjenocidit ushtarak serb ndaj ushtarëve shqiptarë, duhet të njihet edhe Bashkimi Evropian (BE-ja). Ndonëse, deri tani për këtë problem antihuman dhe çnjerëzor çetniko-fashist nuk është vënë në diejni as BE-ja, as Amerika, as NATO-ja e as OKB-ja, as Tribunali i Hagës (1993) e as Gjykata Speciale Evropiane për krime të luftës në Kosovë (2020-2021).

Për këtë qëllim nevojitet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet përdorë  Monografinë e Qazim Berishës me titull “Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën Jugosllave (1951-1993)”, Mitrovicë, 2021, i cili patjetër, duhet t’ia japë presidentit të Serbisë, Aleksandër  Vuçiq, që të njihet me të vërtetën e vrasjes së “120 ushtarëve  shqiptarë” nga  gjenocidi serb, i kryer nga eprorët ushtarakë, nga shërbimet e sigurimit sekret dhe policor   në APJ ! Kjo tragjedi antinjerëzore dhe antishqiptare nuk duhet të lihet në pluhurin e harresës së historisë, mbase krimet e gjenocidit nuk parashkruhen sipas së drejtës ndërkombëtare. Kjo padi nevojitet t’u procedohet sa më parë të jetë e mundur Amerikës, OKB-së, BE-së, NATO-s dhe BE-së, si dhe gjykatave përkatëse penale  evropiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

                   APJ-ja e dominuar nga zinxhiri komandues serbomadh ka kryer gjenocid ndaj ushtarëve (1981-1999) !

-Çetnikët fashistë serbë në emër të APJ-së kanë vrarë me qindra ushtarë shqiptarë, jo se ata kishin shkelur ndonjë ligj apo ndonjë rregull a urdhër ushtarak, por vetëm pse ishin shqiptarë nga Kosova dhe nga viset e tjera të Shqipërisë Etnike nën Jugosllavi.

Për këtë fenomen të shemtuar dhe tragjik  të ushtarëve shqiptarë në APJ-në serbe, edhe në vitet ’90 në gazetën javore “Fjala Jonë” në vazhdime pati shkruar një “FEJTON” Qazim Berisha,  i cili  deri tash, me gjasë do të jetë shpërblyer nga ndonjë president, kryeministër apo ministër për kontributin  e tij human dhe kombëtar. Për këtë guxim të madh dhe përpjekje të jashtëzakonshme  për t’i ndriçuar rastet e vrasjes së ushtarëve tanë, në atë kohë, kur plumbat na vringëllonin mbi kokë nga bandat çetniko-serbe në Prishtinë, vërtet e pata kurajuar dhe mbështetur  z.Qazim Berisha, ngase  ishim bashkëpunëtorë të gazetës së pavarur “Fjala Jonë” në Prishtinë. Vërtet, rrethanat ishin të jashtëzakonshme (përplot erë baruti, terrori dhe lufte), por ne asnjëherë nuk ndaluam së vepruari për kauzën e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Në këtë kontekst, po rikujtoj takimin me  gazetarin Sherif Konjufca në zyrën e UNIKOMB-it në Prishtinë, i cili po lexonte gazetën “Zëri i Kosovës”, i thash , -a bën ta shfletoj pak? –Po, patjetër! U përqafuam, se nuk ishim parë një kohë të gjatë. –Ja, po i lexoj shkrimet tuaja në “ZiK”, por mendoja se po shkruan nga Zvicra, -përfundoi Sherifi. –E di që këtu jemi në rrezik, po të na zënë policia? – I thash, po e di, por nuk kemi  ku të shkojmë jashtë shtëpisë sonë. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, pa bukë  dhe pa ekzistencë, as Unë, as Qazimi, as Sherifi e as dhjetëra e qindra të tjerë nuk i patëm gjuajtur “lapsat” në ferrë, si thotë një proverb popullor. Por vazhduam dhe nuk kapitulluam përpara armikut pushtues serb (1989-1999).

Sidomos në vitet ’80 dhe ’90 të fundshekullit XX, pas shpërthimit të demonstrative studentore në Prishtinë (1981) dhe deri në shpërthimin e luftërave agresive dhe gjenocidale serbe në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, Armata e Jugosllavisë së Titos (APJ), të cilën e drejtonin kryesisht kuadri ushtarak serb, rekrutonte ushtarë nga të gjitha republikat dhe dy krahinat (Kosova dhe Vojvodina). Mirëpo, pas vitit 1980 (pas vdekjes së Titos, 4 maj 1980), APJ-ja degjënëroi krejtësisht, duke u serbizuar dhe, duke u ngjizur dhe bashkëpunuar  fshehurazi me kishën serbe, me shërbimet policore dhe sekrete serbe anembanë Jugosllavisë, me qëllim të shkatërrimit të Jugosllavisë (1945-1980). Si rrjedhim, politizimi dhe fashizimi çetniko-serbomadh i APJ-së si instrument agjenturor propagandistik dhe subversiv me Serbinë në krye për t’i nënshtruar popujt e tjerë joserbë në Jugoslllavi, me qëllim të ruatjes dhe të mbrojtjes së sistemit shtetëror të Serbisë së Madhe, që identifikohej me emrin eufemist “RSFJ-ja”,  shqiptarët me plot të drejtë e kuptuan se rekrutimi i djemëve të tyre në  APJ, ishte me rrezik dhe pasoja të mëdha, ngase çetnikizimi dhe fashizimi i saj nga Serbia dhe nga eprorët e lartë ushtarakë të saj serbë, që e komandonin APJ-në provokonin, shantazhonin,  torturonin, burgosnin dhe vrisnin ushtarët shqiptarë nëpër të gjitha postat ushtarake të Jugosllavisë prej Gjevgjelisë deri në Trigllav, vetëm pse ishin SHQIPTARË- i likuidonin mbi bazën nacionale. Ky ishte gjenocid klasik në kundërshtim me të gjitha rregullat, normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me Kartën, konventat, marrëveshjet, protokollet, deklaratat e Kombeve të Bashkuara.

Të gjitha vrasjet e ushtarëve shqiptarët në APJ, UDB-a, KOS-i dhe shërbimet e tjera sekrete  çetniko-nazifashiste  i kanë fshehur dhe manipuluar, duke i njohtuar familjet e tyre,  masmediat dhe inatitucionet e larta zyrtare shtetërore (ushtarake, policore dhe agjenturore), se gjoja shumica prej tyre  vetvriteshën qoftë me rmë zjarri, qoftë në ndonjë aksident trafiku apo  sëmundjeje nervore etj. Mirëpo, e vërteta ishte krejtësisht ndryshe, ushtarët shqiptarë (jo më pak se “120 sish”) vriteshin nga dora gjakatare e eprorërve ushtarakë, policorë dhe të sigurimit sekret të UDB-së.

PS

Lista statistikore e mëposhtme e ushtarëve të vrarë shqiptarë në APJ-në gjenocidale serbomadhe ,  SIPAS BURIMIT: https://www.facebook.com/422112947931756/posts/891029251040121/  :

Viktimizimi i ushtarëve shqiptarë në ish-Armatën Jugosllave

February 24, 2017

USHTARET SHQIPTARË TE VRARË NE ISH-ARMATËN JUGOSLLAVE, NGA VITI 1981-1989.

Shkrimi ne revistën – vëllimet “Gjaku i Lirisë”, I-IV,(1981-1985) botuar ndërmjet viteve 1986-1999 shkruar nga autoret, veprimtaret guximtar dhe te palodhshëm; Bajram Kurti, Begzad Baliu, Avdi Gjata dhe Resul Bedo.
Gazeta POLITIKA,Beograd, 4 tetor 1997 (cituar sipas S.Ibishit viktimizimi i ushtareve shqiptar ne Armatën Jugosllave,ne fejton vazhdon pastaj ne gazetën “Infopres”, ne Prishtine 3-7 prill 2007.
Libri Pa Apologji me autor Fetnete Ramosaj, faqe 25-46

1. Asllan Ukë Gashi, lindur në Suharekë më 17. 09. 1969. Rekrut në APJ më 12 shkrut 1980, në VP nr. 1266/20, Vipavë, Slloveni. Transfer më 3 korrik 1980 në VP nr. 2950, në Snezhanë. U vra më 9. 11. 1981. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

2. Agron Haxhi Ferizi, u lind më 1957 në Deçan. U mobilizua në Ushtrinë Jugosllave më 6 janar 1984 në Novi Sad. Më vonë e transferojnë në Baçka Topollë, ku vritet më 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!
3. Aziz Sadik Kelmendi u lind më 15 janar 1967 në Kraçicë të Lipjanit. Më 1986 mobilizohet në ushtrinë Jugosllave në Leskovc të Serbisë. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakres së Paraqinit të bërë nga sigurimi Jugosllav, në shenjë të krijimtit të urrejtjes mes popujve të federates Jugosllva kundër popullit shqiptar. Për Azizin u tha se ditën e fundit të lirimit nga armata kishte vrarë dhe plagosur disa ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Megjithëse dhoma ishte plotë nuk doli asnjë dëshmitarë, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine në të njëjtën ditë më 3 shtartor 1987 jashtë kazerme.

4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind në Bardh të madh të Fushë Kosovës më 1970. Më 15 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Manastir të Maqedonisë. Më 14 shtator 1991 e dërgojnë në VP 13-18/6 në Knin të Kroacisë. Abedinin e dërgojnë në loogoret e luftës, por pasi ai nuk ishte i sigurtë që të dërgohej në fronte sepse nuk pranonte të shkonte u vra nga Radolub Danoviç, i biri i komandantit të të garnizonit të Shkupit Aleksandër Danoviç, më 11 .02. 1992. Në shtëpi ju thane se është vrarë në frontin e luftës kroate.

5. Agim Salih Gllareva u lind më 7 korrik 1971 në Vërbovc të Glogovcit. Në Armaten Jugosllave shkon më 1990 në Kërçovë të Maqedonisë. Prej këtu e transferojnë në Dvor na Uni të Kroacisë. Aty vritet më 14 tetor 1991. Nuk ka shënime. U vra në luftë.

6. Besim Xhemë Bajraktari u lind më 1958 në Junik të Deçanit. Më 1980 mobilizohet në Kazermen e Bihaçit (Bosnje e Hercegovinë). Më 5 gusht 1981 pranë Aeroportit të Ri të Banjallukës e vrasin eprorët e tij. Familjes së tij iu tha se ishte vrarë në një aksident komunikacioni, por pas hapjes së arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plumba automatiku.

7. Fadil Selim Berdynaj lindi më 1973 në Radavc të Pejës. Më 7 maj 1985 mobilizohet në Armaten Jugosllave në prilep të Maqedonisë. Më 23 qershor 1985. Nga presioni psiqik e fizik, thuhej se Fadili beri vetvrasje, por fjala ishte për një vrasje me dhunë, sepse nuk kishte shenja të tjera.

8. Jetullah Haxhi Desku u lind më 15. 05. 1970 në Siçevë të Klinës. Më 18 mars 1990 mobilizohet në ushtrinë jugosllave VP 5920/12D të Suboticës (Vojvodinë). Pas dy muajve vritet në Kazermen “14 vojvigjanska divizija”, më 18 maj 1990.

9. Nazmi Abdullah Muja lindi më 25 maj 1962 në Gradicë të Gllogovcit. Në Armaten Jugosllave shkoi në shtator 1981, në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/15. Më 25 maj 1982 oficerët e KOS-it e hodhën nga kati i tretë dhe thane se bëri vetvrasje. Vrasës të tij ishin oficerët: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nënkolonel Simeon Tumanoviç (VP 3945 Sarajevë), dhe nënkolonel Aleksandër Vasilieviç (VP 945 Sarajevë).

10. Raif Adem Isufi u lind më 5 maj 1960 në Kotorr të Skënderajt. Në tetor të vitit 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Bileçe të Bosnje Hercegovinës. U aktivizua komandant reparti në Bohinjsko Bello të Sllovenisë. Më 5. 12. 1987 në ora 22 e njoftojnë se gjoja ushtarët shqiptar në Kazermen e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarët tjerë. Raifi gjendej në kazermen e Bledit. E urdhërojnë të shkoj atje por veturë nuk i japin. Niset këmbë me dy shokë të tjerë. Rrugës e sulmojnë me një xhip ushtarak dhe e mbysin ndërsa plagosin rend një ushtar tjetër nga Koshutova e Mitrovicës mbetet invalid i përjetshëm dhe me plagë më të lehta ushtari nga Presheva.

11. Shaban Sadik Prushi u lind më 1961 në Prush të Gjakovës. Në ushtrinë jugosllave u mobilizua në postkomandën e Garnizonit të Banjallukës, VP 6372/3. Në vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhënë asnjë informat për familjen.

12. Osman Hajdar Ismajli lindi më 20 gusht 1968 në Gërbavc të Medvegjës. Në armatën Jugosllave në kazermen “Marshali Tito” në Titograd të Malit të Zi. Më 8 korrik 1988 u gjet i masakruar në lumin Moraça. U tha se kishte bër vetvrasje!

13. Setar Mustafë Ramadani u lind më 1972 në Osek Hilë të Gjakovës. Më 1991 u mobilizua në Armatën Jugosllave, të cilin e dërguan në frontin e luftës serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra më 1 shtator 1991 në Trebinje të Krtoacisë, “sepse nuk kishte zbatuar urdhërat serbe!”

14. Yzeir Rrustem Sadiku u lind në fshatin Rahovicë të Preshevës më 25 janar 1957. Në vitin 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, garnizoni “Lora” të Splitit. Më 12 prill 1982, sipas një informate të tërthortë të oficerit Franjo Tot, ofeiceri i lartë i shërbimit ushtarak Frane Dobravqiç e ka thirrur Izeirin në raport dhe e ka hedhur nga kati i tretë, ku ka pësuar lëndime për vdekje.

15. Haki Rexhep Shatri, u lind më 9.07.1958 në Tomoc të Istogut. Më 2 shkurt 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave. Ishte stomatolog në VP 2667/9 të Novi Sadit. Pastaj e transferojnë në Garnizonin Ushatrak të Sarajevës. Ditën e fundit të shërbimit e vrasin në pabesi. U tha se bëri vetvrasje në gjendje të rend nervore!

16. Hamit Jahë Haxhiu u lind më 1. 5. 1957 në Batushë të Gjakovës. Ishte kapiten i klasit të pare në Garnizonin e Nishit. Më 1 .2. 1990 një ekspeditë tankiste nga Nishi pa pjesmarrjen e Hamitit ishte hyrë në Podujevë dhe kishte vrarë një qytetar para shtëpisë (Fadil Tallën). Në shenjë aktiviteti për të mbuluar reagimin e mëvonshëm të Hamitit, ate e helmojnë dhe vdes më 22 qershor 1990.

17. Ejup Fejzë Sahiti u lind më 2.2. 1961 në Papaz të Ferizait. Më 1984 mobilizohet në shërbimin ushtarak në Valevë të Serbisë VP 2666. Disa ditë pa mbaruar ushtrinë, me të marrë rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjë shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanë informacione për familjen.

18. Rasim Ramadan Zeka lindi më 1.5.1961 në Metërgofc të Podujevës. Më 4 nëntor 1981 mobilizohet në Garnizonin e Komandës Ushtarake të Sinjit (Kroaci), në VP 2427/12. Më pare familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnë ta vizitojnë por nuk u lejohet. Nënatën në mes të 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakët Kapiteni Filipoviç, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviç e varen në kabllon e rrymës në kuzhinën e kazermës.

19. Xhavit Alush Berisha u lind më 16. 11. 1967 në Prugovc të Prishtinës. Më 17 shtator 1989 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Sombor të Kroacisë, VP 3065/4-3. Vetëm dy muaj më vonë e dërgojnë në klinikën ushtarake të Beoradit. Më 12.12.1989 vdes dhe dërgohet pa asnjë shënim për varrim. U helmua.

20. Sami Daut Shabani u lind më 21..1961 në Zaskok të Ferizajit. Në maj të vitit 1985 shkon ushtar në Kazermen ushtarake të Koprivnicës (Kroaci), VP 3790/42. Më 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjë dëshmi dhe nënmbikqyrje ushtarake.

21. Ismet Muharrem Bojku lindi më 3 prill 1962 në Gjakovë. Jetonte në Deçan. Më 8 tetor 1981 e dërgojnë urgjentisht në shërbim në Garnizonin Ushatarak të Shtipit VP 444/4 VE-1, në Maqedoni. Më 19 shtator 1982 është helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me të ardhur në shtëpi vërejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq në përjekje për të jetuar më 7 tetor 1982 në spitalin e Pejës.

22. Sami Ali Gashi u lind më 1961 në Prishtinë. Në Armaten Jugollave është mobilizuar në shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinë), e pastaj është transferuar në garnizonin Ushtarak të Vërshacit (Vojvodinë). Pas disa ditë bisedash në sigurimin ushtarak më 8 gusht 1981 vritet duke marrë një breshëri plumbash në gjoks.

23. Ali Nazif Sahiti lindi më 1971 në Komogllavë të Ferizait. Më 15 mars 1991 është mobilizuar në armatën jugosllave në Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndërsa më 22 mars 1991 në VP 6381/22. Më 14 shtator 1991 e transferojnë në frontet e luftës në Sllunj të Kroacisë VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda më shumë se nga jasht dhe për këtë i shkruante edhe familjes dy muaj më pare. Më 19. 12. 1991 një ushtar nga Rashka (Serbi) e vret në mes të poligonit të kazermes por ushtria e mbajti në morg 26 ditë me radhë pa e njoftuar familjen.

24 Fahrush Emrush Emini lindi më 1.12.1971 në Zhiti të Vitisë. Më 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht në ushtrinë jugosllave në Derventa të Bosnje Hercegovinës, VP 8840/10. Më vonë e transferojnë në banjallukë. Nga Banjalluka e dërgojnënë frontet e luftës në Staragradishka. Më 16 shtator 1991 goditet me një predhë nga mbrapa në kokë dhe vdes. Në shtëpi u dërgua pa shpjegime.

25. Bedri Nimon Bajgora lindi më 5.3.1959 në Vushtrri. Më 1986 mobilizohet ushtar në Garnizonin ushtarak të Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Në tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht në biseda informative. Më 14 janar 1987 gjendet i varur në parkun e makinave.

26. Halil Halim Binaku lindi më 1952 në Gllobar të Gllogovcit. Më 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Shibenik të Kroacisë. U tregua shumë i zoti në ushtri dhe mori graden e dhjetarit. Në mesnatën e 26 nëntorit 1982 u vra në tradhëti.

27. Tahir Azem Gashi lindi më 25. 7. 1971 në Vërbovc të Gllogovcit. Më 16 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Osjek të Kroacisë, VP 5530/10. Vetëm një javë pas fillimit të ushtrimeve dërgohet në frontet e luftës kundër forcave çlirimtare të kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet në kazermë duke i detyruar vetëm ushtarët shqiptarë që të bëjnë roje. Më 16 shtator Tahiri plagoset rëndë dhe pas tri ditë vuajtje vdes në një veturë, ku e gjejnë ushtarët kroat dhe e varrosin në varrezat qëndrore të Osjekut.

28. Tafil Zahir Hyseni lindi më 7. 5. 1962 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 3 dhjetor 1984 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, por i dërmuar nga jeta në burgje lirohet përkohësisht . Më 17.12.1986 regrutohet në Ajdovqinë të Slolovenisë VP 1266/8B. Nuk e lejojnë të vizitohet asnjëherë nga familja, prandaj më 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtëpisë. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen në kazermë ku ushtrohet dhunë deri në vdekje. U tha se bëri vetvrasje.

29. Afrim Bahtir Hyseni lindi më 1. 7. 1970 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 17 mars 1991 mobilizohet dhunshëm në armatën jugosllave në Vernik të Vojvodinës. Në ndërkohë në kazermë kupton se do t’i dërgojnë në luft në fronton e Vukovarit. Në fillim të prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen në vendlindje. Dy javë qëndron në ilegalitet por pas dy javësh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku në mes të fshatit duke e lënë kështu dy ditë për ta parë të gjithë.

30. Shefqet Avdyl Prekazi lindi më 1952 në Prekaz të Gllogovcit. Më 1982 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Novi Sad. Më 22 tetor 1982 në vizitë i shkon i vëllau dhe vendosen në Hote “Novi Sadi”. Më 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin në lift me një mjet të fortë dhe e hedh në gropen e liftit.

31. Ibrahim Isuf Kastrati lindi më 1962 në Turjakë të Rahovecit. Më 1984 mobilizohet në Garnizonin e Suboticës. Pas një perleshje ushtarësh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarësh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesë vjet burg të rëndë. Më 30 shtator 1987 vritet në qelinë e burgut në Pozharevc.

32. Miftar Sylë Tali lindi më 15.2.1965 në Babaj të Bokës, Malsia e Gjakovës. Më 20 qershor 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Garnizonin e Pazinit në Istri të Kroacisë, VP 6116/11, ndërsa më 15.1.1987 transferohet në VP 4969 të Pazinit. Për shka se ishte familje kufitare në Miftarin bëhet presion që të bashkëpunoj për nevoja ushtarake kundër popullatës kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumë presion sa nuk beson të kthehet gjallë në shtëpi. Qëndon më shumë në burgje e spitale se sa në ushtri. Më 23 prill 1987 e njoftojnë familjen dhe e lëshojnë Miftarin me shumë plagë në trup. Në trenin Zagreb –Beograd Miftari ishte bashkë me vëllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tërhoqi Miftarin duke e hedhur për dritare nga treni afër qytetit të Kutinës (Kroaci). Haxhiu e kupton këtë vetëm pasi arrrinë në Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kërkoj as në kupe të trenit dhe e urdhërojnë që të shkoj në shtëpi. Vetëm tri ditë më pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet në shtëpi.

33. Adem Binak Osmanaj lindi më 29. 12. 1963 në Turbuhovc të Istogut. Më 9. Tetor 1982 mobilizohet në Garnizonin e Lublanës (Slloveni). Me të arritur në kazermë fillon dhuna mbi te. Në një letër familjes, i njofton se nuk e di a do të mund të kthehem i gjallë në shtëpi. Në natërn 5 qershorit 1983 e hedhin në hekurudhen e trenit dhe e vrasin.

34. Abedin Selman Bala lindi më 30. 12. 1960 në Korreticë të Gllogovcit. Ishte mnjeri me një intelektualitet të jashtëzakonshëm Njihte shumë gjuhë. Më 4. 1. 1981 mobilizohet në Maribor të Sllovenisë VP –3672/1. Më vonë e dërgojnë në Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditën që lirohej u organizua një proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja të organizuar të cilët pas nëntë muajve u dënuan nga 3 deri në 13 vjet burg të rëndë. Abedini mbajti burgun në disa vende të Jugosllavië, deri në natën ndërmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri në qelinë e burgut dhe e mbyti përdhunshëm. U tha se bëri vetvrasje!

35. Afrim Muhamet Lushtaku lindi më 21 janar 1966 në Prekaz të Skënderajt. Më 14 qershor 1998 mobilizohet në Kranj të Sllovenisë VP 1098. Më 28 qershor 1998 në poligonin e Kazermes fshehtas u sulmua me thikë nga mbrapa. U tha se vdiq nga infrakti!

36. Ali Sinan Rrustemi u lind më 1972 në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Më 16 qershor 1991 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Trebinjes (Bosnje e Hercegovinë), VP 6143/8. Më tej e transformojnë në Prevllakë. Pastaj në nëntor 1991 shkon në Knin VP-1318/31. U vra nga prapa (oficeri i tij) në fshatin Puhin Han të Kluçit të Bosnje e Hercegovinës.

37. Besim Hashim Fazliu u lind më 15 janar 1967 në Prishtinë. Më 19. 1. 1987 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Lublanës, VP 50028. Më 13. 12. 1987 u dërgua për të ngrënë më heret se gjoja kishte punë në magazinë. Me të ngrënë lugët e para të gjelles kuptoi se ishte helmuar ndërsa arriti t’i shoh edhe sigurimin ushtarak që po e përcillte. Vdiq më 31 dhjetor 1987.

38. Enver Salih Maksutaj lindi më 12 shkurt 1970 në Orrobërd të Istogut. M{ 18 nëntor 1990 mobilizohet në Garnizonin e Gjakovës (Kroaci) VP-6318/18. E detyrojnë të qëndrojë roje tek porta e garnizonit. Më 15 shtator 1990 e godet një predhë nga forcat e armatorura kroate dhe vdes.

39. Fadil Xhafer Gashi lindi më 21 dhjetor 1965 në fshatin Dobërdol të Podujevës. Në gusht të vitit 1984 mobilizohet në Garnizonin e Kralevës (Serbi), VP 8977/6. Më 7 maj 1985 e dërguan roje në Ratina, afër Vërnjaçka Banjes ndërsa mbrapa e ndoqen dhe e vranë pas shpine. U tha se bëri vetvrasje!.

40. Florim Adem Kasumi lindi më 25 mars 1971 në Tuxhec të Kamenicës. Më 25. 12. 1990 mobilizohet dhunshëm në ushtrinë jugosllave në Karllovc të Kroacisë VP 3293/23. Më 23 qershor 1991 vritet në luftë në afërsi të qytetit slloven Novo Mesto.

41. Gëzim Sefer Hasani lindi më 11 nëntor 1971 në Strofc të Vushtrrisë. Më 15 qershor 1991 shkon ushtar në Bërçko të Bosnje e Hercegovinës VP-9840/6. Më vonë e transferojnë në Bllazhuj të Sarajevës, VP-9785. Më 9 prill 1992 plagoset për vdekje. Vdes më 16 prill 1992, në Zagreb.

42. Haki Dinë Morina lindi më 26 nëntor 1970 në Gllarevë të Klinës.Më 19 mars 1991 mobilizohet në Garnizonin ushtrak të Tivarit, VP-6330-20/4. Më pastaj e transferojnë në Trebinje (Bosnje e Hercegovinë) VP-6143/6. Më 23 tetor 1998 e nxoren në vijen e parë të luftës dhe e vranë pas shpine. U tha se shkeli në minë, por kur u hap arkivoli u gjetën plumbat në trup nga mbrapa.

43. Inajet Fuad Istrefi lindi më 1966 nëç Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Në janar 1986 mobilizohet në armatë në Kazermen e Petrovaradinit afër Novi Sadit (Vojvodinë). Më 12 qershor 1986 deri sa ishte në roje një dorë e fshehur zbrazi një karikator plumbash u zbraz në trupin e tij.

44. Izet Sadri Bushi lindi më 1971 në Pustenik të Kaçanikut. Më 28 qershor 1990 regrutohet në armatë, në Çupri të Serbisë, VP 4418/7. Natën e vitit të ri, 31 dhjetor 1990 papritmas e detyrojnë të shkoj në roje në një vend të pazakonshëm. Mbrapa, në mëngjesin e 1 janarit i shkon ushtari kriminel Predrag Nikoliq i cili gjuan në te. Izeti ashtu i plagosur arrin ta kap, por mbrapa Nikoloqit terroristi tjetër shprazë një karikatori plumbash mbi te.

45. Lulzim Faik Rexhepi lindi më 19 shtator 1967 në Zabel të Epërm të Gllogovcit. Më 16. 12. 1990 mobilizohet dhunshëm në ushtrinë jugosllave. Shkon në Viroviticë të Kroacisë, VP-1530/16. Më 16 1. 1991 Lulëzimin e vranë njëherë e pastaj e hodhen nën rrotat e trenit, për të thënë se bëri vetvrasje.

46. Mustafë Arif Pantina lindi më 13 shtator 1963 në Gllarevë të Klinës. Në prill të vitit 1983 mobilizohet në Garnizonin ushtarak të Derventes (Bosnje e Hercegovinë). Për katër muaj me radhë, sikur e shpjegonte në letra ju nenshtrua presionit ushtarak, ndërsa më 1 gusht 1983 në poligonin e kazermes u vra me snajper. U tha se e vrau veten duke marrë një kokër mollë në degë.

47. Muhamet Raif Biçkaj lindi më 1 nëntor 1971 në Hogosht të Kamenicës. Më 14 qershor 1991 mobilizohet dhunshëm në postën ushtrake të Dugo Sellos (Kroaci). Dy javë më vonë shpërthyen luftimet në Kroaci. Muhameti nuk pranoi urdhërat të dalë në frontin e luftës prandaj u vra më 29 korrik 1991.

48. Muharrem Mehmet Rrobeli lindi më 7 mars 1971 në Laqiç të Kamenicës. Më 17 mars 1991 mobilizohet në Knin të Kroacisë, në VP 1318/18 në Kazermen “Boshko Zhuniq”. Në prill 1991 shpërthyen luftimet. Më 30. 8. 1991 një ushtar nga Strumica e Maqedonisë, i shtyer nga një dorë e zgjatur e sigurimit ushtarak e qëlloi me breshëri armësh nga afërsia. Ndaj tij nuk u mor as masa e arrestit.

49. Mumin Hafiz Shkodra lindi më 8 mars 1970 në Sadovinë të Çerkezëve të Vitisë. Më 15 mars 1991 rekrutohet në Garnizonin VP 7375/2 të Mitrovicës së Sremit (Serbi). Më 2 tetor 2001 në lokalitetin e Shidit u vra “me gjasë, pas shpine”.

50. Neshat Xhafer Gashi lindi më 1969 në Orrobërd të Istogut. Në mars 1988 mobilizohet në Ribnicë të Sllovenisë, VP 1297/24. Pas shumë përndjekjesh dhe detyrimesh që çdo ditë të mbaj roje në kazermë, Neshati njofton të motren se i është përgatitur vrasja. Më 16 maj 1988 u sulmau por kishte fat dhe nuk u qëllua. Më 18 maj 1998 po në të njëjten roje sulmohet me breshëri armësh dhe vritet. Nuk u dha asnjë shpjegim.

51. Xhevdet Hajredin Aruçi lindi më 12 qershor 1966 në Rrezallë të Skënderajt. Më 19. 5. 1990 urgjentisht u mobilizua në Tuzëll të Bosnje Hercegovinës. Më 27 qershor 1990 një bandë ushtraësh, të drejtuar nga një oficer i Garnizonit me shufra hekuri e masakruan deri në vdekje. Ne Skenderaj e solli automjeti ushtarak me oficer dhe kurora per ti ven ne varr, me theksime se eshte vetvrare, me te hapur arkivolin shifet se ishte i masakruar, oficeret me te shpejt e kthyen automjetin dhe iken.

52. Qerim Abdurrahman Aliu lindi më 25 nëntor 1961 në Kumanovë. Më 1981 mobilizohet në Vitoviricë. Më 28 gusht 1981 dërgon një telegram në shtëpi që ta vizitojnë sepse ishte i sëmurë! Familjarët shkojnë menjëherë në Kazermë, por marrin përgjegjen nga komandanti: Ai ka bërë vetvrasje!.

53. Qamil Ramadan Thaçi lindi më 26 korrik 1968 në Demjan të Hasit të Thatë (Gjakovë). Në qershor 1988 e mobilizojnë në armatë, në Osjek të Kroacisë, VP 5530/41. Mbi Qamilin u bë një provë helmi. Papritmas iu dhanë 7 ditë pushimi. Dy veta e sollën deri në të hyrë të fshatit dhe pastaj u zhduken. Në natën e parë filluan dhembjet e forta, ndërsa Qamili arriti vetëm të thoshte se “Më helmuan!”. Vdiq më 24 mars 1989. Ushtria nuk dha asnjë shpjegim.

55. Rexhep Zijadin Ahmeti lindi më 30 prill 1972 në Dobratin të Podujevës. Më 15 prill 1991 shkon mobilizohet në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/13. Më 13 qershor 1991 gjatë ushtrimeve një dorë oficeri pas shpine ia shkrepi katër plumba në kokë. Vdiq më 3 gusht 1991.

56. Samedin Fazli Krasniqi lindi më 26 shtator 1963 në Terpezë të Gllogovcit. Më 24 dhjetor 1990 pas shumë ikjesh mobilizohet në Llastovë të Kroacisë. Më 17 gusht 1991 e transferojnë në Shibenik. Samedini ishte ushtarë i pasigurtë sikur edhe gjithë ushtrët shqiptarë. Sipas ushtarit Muharrem Ahmetaj nga Korisha oficeri Urosheviq e nxori nga rreshti Samedinin dhe e dërgoi në raport me akuzën se po e organizon dezertimin e ushtarëve shqiptarë. Natën kazerma rrethohet nga ushtarët kroat të lirisë. Urozheviq i nxjerr ushtarët në vijen e parë dhe jep urdhër që të qëllojnë kroatët por Samedini nuk gjuan. Urosheviq pasi urdhëron disa herë Samedinin që të gjuaj dhe Samedini nuk zbaton urdhërin, e sulmon me armë automatike plumba dum-dum dhe pasi e palgosë ikë duke e lënë ushtarinë vetëm.

57. Selman Shpend Metaj lindi më 18 shtator 1971 në Shushicë të Istogut. I përndjekur nga ushtria mobilizohet në ushtrinë jugosllave në mars 1991, në Knin të Kroacisë, VP 1318/14. Më 20.9.1991 goditet nga një predhë në kokë në Pavkovo Sello, afër Shibenikut (Kroaci).

58. Vahedin Xhimshit Hajrizi lindi më 22 tetor 1969 në Kuklibeg të Dragashit. Më 18 dhjetor 1989 urgjentisht mobilizohet në ushtri, së pari në Sombor e pastaj në Divulja të Trogirit (Kroaci). Ishte i rrezikuar vazhdimisht dhe këtë ia kishte thënë babait në telefon, por babai i tij nuk arriti ta tërhiqte. Bisedat e tij i përcolli sigurimi ushtarak dhe Vahedinin e vrau vetëm pas tre muajve më 26 prill 1990.

59. Enver Shaban Ramadani lindi më 18 janar 1989 në Brojë të Skënderajt. Më 1988 mobilizohet në ushtri, në Vitoviricë të Kroacisë. Në dhjetor 1988 i shkon për vizitë i vëllai, por nuk e lejojnë ta sheh sepse sipas oficerëve Enveri ishte kokëfort. Më 14 janar 1989 oficeri i tij e nxjerr nga dhoma në mesnatë Enverin, me arsyetim se duhet të shkoj në raport. Në mëngjes ushtraët lajmërohen se Enveri bëri vetvrasje.

60. Naim Ramadan Ajgeri lindi më 1968. Në shtator 1987 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Ajdovçinë të Sllovenisë. Në emër të një fakti se Naimi paska thyer fotografinë e Titos në kazermë, torturohet deri në vdekje më 14 prill 1988.

61. Halil (Habib) Hajrullahu, nga fshati Banullë I Lypjanit, u vra me 02. shtator 1981, gjatë kryerjes se shrbimit ushtarak ne Banjalluke ( Bosnje e Hercegovinë).

62. Shaban (Sadik) Prushi nga fshati Prush-Zylfaj I Gjakoves, u dergua per ta kryer shërbimin ushtarak ne postekomanden e Garnizonit te Banjallukes, VP-1266/3.Ne shtator te viti 1981 derisa po e kryente sherbimin, familjes ju soll I masakruar nga ushtria dhe u varros me percjellje te ushrakve pa I dhen familjes as me te voglen informate.

63. Izeir ( Rrustem ) Sadiku (1957), student, nga fshati Rahovicë I Presheves , ne vitin 1981 , u dergua per ta kryer sherbimin ushtarak ne garnizonin “Lora” te Splitit.Me 12 prill 1982, sipas nje informate te terthort te oficerit Franjo Tot, oficer I lart I sigurimit ushtarak, Frane Dobravqiq, e kishte ftuar Izeirin ne raport. Me ate rast oficeri Dobravqiq e ka hedhur nga kati I tret, duke I shkaktuar plage vdekjeprurse. Te njejtit nuk I dihet varri.

64. Hasan ( Telat ) Sezairi (1959), nga Gostivari, u likuidua me 15 maj 1982, gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Krivollakë.

65. Latif (Mehmet) Zeqiraj, nga Istogu, u vra me 4 qershor 1982, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Lubjanë (Slloveni);

66. Sami (Shani) Krasniqi, (1956), nga fshati Buqe I Sharrit, u vra me 16 shtator 1982, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Novo Mesto (Slloveni);

67. Mustaf (Ramadan) Hoxhaj (1963), nga fshati Bellanicë I Suharekes, ku aftsohej per pilot, me 28 dhjetor 1082, u arrestua dhe u dergua ne burgun e Sarajeves. U likuidua me 3 maj 1983, ne Split;

68. Enver (Selman) Elezi (1964), student nga Shkupi, u vra me 4 qershor 1983, derisa po e kryente sherbimin ushtarak, ne Divulle te Splitit (Kroaci);

69. Murat (Muharrem) Isufi (1965), maturant, nga Haraçina e Shkupit, u vra vetem nje jave pasi qe shkoj ne sherbimin ushtarak, me 4 qershor 1983, ne Lubjanë (Slloveni);

70. Naser (Shaqir) Gashi (1962), nga fshati Kopiliq I Poshtem I Skenderajt, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Shetinska Gora (Slloveni), me 10 qershor 1984;

71. Agron (Haxhi) Ferizaj (1957), nga Kodralia e Deçanit, I diplomuar ne veterinari ne Fakultetin e Sarajeves, profesor I Gjimnazit “Lugj Gurakuqi” te Klinës, me 6 janar 1984, urgjentisht e derguam per ta kryer sherbimin ushtarak ne Novi sad. Me von e transferojn ne Baçka Topollë (Vojvodinë), prej nga me 23 gusht 1984, e percollen ne arkivol te metalt me shpjegim se “ ka ber vetvrasje”. Familja Ferizaj ngriti aktakuzë penale kunder eprorve te Garnizonit te Baçka Toppolles. Dy her mori pjes ne seancat gjyqsore ne Gjykaten Supreme Ushtarake, ku kerkuan shpjegimin rreth “vetrvrasjes” se birit te tyre. Familjes Ferizaj ju tha se ky rast eshte “sekret ushtarak”, duke I kercnuar qe te mos e ngasin me tej rastin;

72. Beqir Sahiti, nga fshati Stubëll I Vitise, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak ne Maribor (Slloveni), 1984;

73. Mujë (Rexhë) Muçaj, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 23 prill 1985, ne Benkovc (Kroaci);

74. Ejup (Fejzë) Sahiti, (1961), nga fshati Papz I Ferizajt, ne vitin 1984 u dergua per ta kryer sherbimin ushtarak ne Valevë (Serbi), VP-2666.Si pjesmarres I demonstaratve te viti 1981 qe ishte, pasi qe nuk pranoj dot te bashkpunoj me shërbimin e Sigurimit ushtarak, me te marr robat civile, vritet me 24 tetor 1985, vetem 12 dite pa e mbaruar sherbimin ushtarak. Per vrasjen e tij nuk u dha asnje shpjegim nga ushtria jugosllave. Edhe Gyqi ushtarak u mbajt, por nuk u dhan informacione per familjen;

75. Rexhep (Ismet) Blakaj, nga fshati Jabllanicë e Vogël, Komuna e Pejes, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne kazermen e Viroviticës (Kroaci), ne nentor te viti 1985;

76. Enver Hasi, nga fshati Poroj I Tetoves, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave, ne vitin 1985;

77. Inajet (Fuad) Itsrefi, (1966), nga fshati Veleshtë I Struges, ne janar te viti 1986, dergohet per ta kryer sherbimin ushrak ne Kazermen e Petro Varadinit afer Novi sadit (Vojvodinë). Me 12 qershor 1986, deri sa gjendej ne roje , nje dore e fshehur nje karikator plumba e zbrazi ne trupin e tij;

78. Erdogan (Alajdin) Morina (1959), nga Prizreni, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave, me 2 dhjetor 1986;

79. Mustafë (Mumin) Ramadani, nga fshati Bozofc I Tetoves, u vra me 27 prill 1987, dersi sa po e kryente sherbimin ushtarak ne Garnizonin Ushtarak te Strumnicës (Maqedoni);

80. Aziz (Sadik) Kelmendi (1967), nga fshati Karaçicë I Lypjanit, me banim ne Prizren, me 1986 dergohet per ta kryer sherbimin ushtarak ne Leskovc (Serbi). Emri I Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e “Masakres se Praqinit”, te cilen e beri KOS-I ushtarak jugosllav, per ta shtuar urrejtjen e popullit shqiptar dhe njekohesisht per ta pasur nje shkas te ri per ashpersimin e fushates kunder ushtarve shqiptar.Per Azizin u tha se diten e fundit te lirimit nga armata, kishte vrar dhe plagosur disa ushtar te nacionaliteteve te ndryshme. Megjithse dhoma ishte perplot ushtar nuk doli asnje deshmitar qe ta pohonte nje akuz te tillë. Azizin e ngarkuan per kete rast, dhe e vran pas shpine te njejten dite, me 3 shtator 1987, jasht kazermes, ndersa zyrtarisht njoftuan se kishte “ber vetvrasje”(!).
Se “Procesi I Paraqinit ishte I montuar” nuk ka asnje dyshim,”Deshmitari kryesor I ngjarjes se 3 shtatorit (1987) eshte vrarë. Ai ishte Aziz Kelmendi, te cilin organizatoret e krimit ose e kan vrar para kryerjes se krimit , ose e kan vrar ne mal pasi qe e kan kryer krimin ne kazermë. Pra, çeshtja mbetet e pandriçuar vetem ne faktin se a eshte vrar Azizi para ose pas vrasjes se ushtarve”, thote Riza Xhakli, I denuar me 20 vjet burgim ne procesin e montuar te Paraqinit.
Te gjitha te dhenat e mevonshme dhe zhvillimet qe pasuan ne ish-Jugosllavi treguan qart montimin e ketij rasti. Dhjet vjet me von, madje edhe ish prokurori ushtarak ne Sarjevë, ka deklaruar se “procesi I Paraqinit ka qe I montuar”. Pikrisht ne kete kohe jan ber kerkesat permes shtypit, fillimisht nga Jovan Butulia me 1997, per rieshqyrtimin e ketij procesi te montuar ;

81. Qani (Muharrem) Shabani (1965), nga Rahoveci, u vra me 5 nentor 1987, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Pulë (Kroaci);

82. Ramush Shala, nga fsahti Rufc I Lypjanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Sarajevë, me 1987;

83. Abedin Buleshkaj, nga Istogu, si pasoje e keqtrajtimeve dhe torturave te renda gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, beri vetvrasje vetem disa dite pas leshimit nga sherbimi ushtarak;

84. Naser (Xhafer) Gashi (1969), nga fshati Orrobërd I Istogut, ne mars te viti 1988, dergohet per te kryer sherbimin ushtarak ne Ribnicë te Sllovenise, VP-1297/24. Pas shum presionesh, perndjekjesh dhe detyrimesh qe çdo dit te mbaj roje ne kazerm, Naseri njofton motren se I eshte pergaditur vrasja. Me 16 maj 1988, e sulmuan me arme zjarri, por kishte fat dhe nuk e qelluan dot. Dy dite me von, me 18 maj 1988, po ne te njejten vendroje e sulmuan serish. E ekzekutuan me bresher armesh. Per vrasjen e tij nuk u dha asnje shpjegim;

85. Isuf Krasniqi, nga fshati Gllobar I Gllogocit, I vetmi djal ne familje, vdiq si pasoje e presioneve dhe keqtrajtimeve te renda gjate kryerjes se sherbimit ushtarak;

86. Halim (Shaqir) Litaj (1970), nga Klina, vdiq ne rrethana te pasqaruara, me 4 shtator 1989, derisa po e kryente sherbiumin ushtarak ne Doboj (Bosne e Hercegovinë) ;

87. Rrustem Bejta, nga fshati Prekaz I Skenderajt, si pasoj e keqtrajtimeve te renda, vdiq vetem disa dite pasi u leshua nga sherbimi ushtarak;

88. Fatmir (Adem) Tafaj (1970), nga fshati Grejkoc I Suharekes, derisa po e kryente sherbimin ushtarak , u masakrua me 27 gusht 1990, ne Sisak (Kroaci);

89. Nuhi Tafaj, nga fshati Grejkoc axha I Fatmirit, ishte ushtar po ashtu ne Sisak ne vitin 1970. Pasi, siç ishte then se Nuhiu e kishte vrar nje oficer, gjyqi ushtarak e denoj me 20 vjet burgim. E derguan ne vuajtje te denimit ne Goli Otok, prej nga nuk u kthye kurr më;

90. Zenun Lushaj, nga fshati Gjonaj I hasit, Komuna e Prizrenit, u mbyt me torture dhe u masakrua derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne APJ ne vitin 1990. Gjate torturave te njejtit ja kan nxjerr syt;

91. Raif J.Miftari, nga Medvegja, kapiten, u vra ne ushtrine jugosllave, me 27 prill 1991, ne Zhivicë;

92. Fatmir (Nezir) Krasniqi, nga Prishtina, u vra ne kazermat e Smedereves, me 23 maj 1991, derisa po e kryente sherbimin ushtarak;

93. Rexhep (Zijadin) Ahmeti (1963), nga Tërpeza e Gllogocit, me 24 dhjetor 1990, pas shum shmangjeve, u zu nga policia serbe dhe e derguan me dhune per ta kryer sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave. E derguan ne Llastovë te Kroacise. Me 17 gusht 1991 e transferojn ne Shibenik, ku oficeri Urosheviq e kishte akuzuar per organizimin e dezertimit te ushtareve shqiptar. Ky oficer me pas e plagos per vdekje;

94. Sefer (Mustafë) Ramadani (1972), nga fshati Osek Hylë I Gjakoves, me 1991 e derguan me dhun per ta kryer sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave, e derguan ne frontin e luftes serbo-kroate. U vra pas shpine, me 1 shtator 1991, ne Trebinje te Krocise, sepse “ nuk kishte zbatuar urdhrat serbe!” ;

95. Skender D. Kryeziu (1969), nga fshati Capar I Prizrenit, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak, me 16 shtator 1991, ne Sinj (Kroaci) ;
96. Selman (Shpend) Metaj (1971), nga fsahti Shushice I Istogut, I perndjekur nga ushtria, ne mars te viti 1991, e derguan me dhun per ta kryer sherbimin ushtrak ne ushtrin jugosllave. E dreguan ne Knin te Kroacise, VP-1318/14. Me 20 shtator 1991, vrittet ne Pavkovo Sello, afer Shibenikut (Kroaci);

96. Ejup S. Bedrolli, nga fshati Çallapek I Lypjanit, u vra me 29. shtator 1991, gjate kryerjes se sherbimit nushtarak ne Bjellovar (Kroaci) ;

97. Burim (Sherif) Behrami (1972), nga Mitrovica, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak me 25 tetor 1991, ne Beograd (Serbi) ;

98. Ejup E. Gashi, nga Bardhi I Madh I Fushë-Kosoves, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak, me 21 nentor 1991, ne Llastovë (Kroaci) ;

99. Vesel D. Duraku, nga Demjani I Gakovës, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak, me 15 dhjetor 1991, ne Turanj ;

100. Ali (Nazif) Sahiti (1971), nga Komogllava e Ferizajt, me 15 mar 1991, e derguan me dhun per ta kryer sherbimin ushtarak ne Garnizonin e Shtipit (Maqedoni), VP-6381/3, ndersa me 22 mars 1991, e transferojn ne frontet e luftes ne Shtunj (Kroaci), VP-7260/5. Aliu me shum e ndiente rrezikun nga brenda se nga jasht. Per kete I shkroi leter familjes dy muaj para vrasjes. Me 19 dhjetor 1991, nje ushtar nga Rashka (Serbi) e vrau mu ne mes te poligonit te kazermes. Kufomen e tij ushtria e mbajti ne morg 26 dite me radh pa e njoftuar familjen ;

101. Rasim R.Istrefi, nga fshati Kovaçicë I Mitrovices, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 20 dhjetor 1991, ne Karllovc (Kroaci) ;

102. Xhevdet Z. Musliukaj, nga Mitrovica, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 23 dhjetor 1991, ne Utenje;

103. Afrim Zylfiu, nga Kumanova , u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Trebinje (Kroaci), me 1991 ;

104. Elez Halipi, nga fshati Vrapçishtë I Gostivarit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Shabac, me 1991 ;

105. Fadil Salihu, nga fshati Livoç I Poshtem I Gjilanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Gospiq, me 1991 ;

106. Halim Gashi, nga fshati Akllap I Lypjanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Gospiq, me 1991 ;

107. Ilaz Fazliu, nga fshati Polaticë I Tetoves, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 1991 ;

108. Ilmi Popaj, nga fsahti Bellacërkë I Rahovecit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Vipavë (Slloveni)me 1991 ;

109. Mirsad Cekiqi, nga Peja, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Beograd, me 1991 ;

110. Muharrem Muharremi, nga Fshati I Vjeter I Ferizajt, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Zare (Kroaci), me 1991 ;

111. Nexhmedin Osmani, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Novo Mesto (Slloveni), me 1991 ;

112. Numan Rexhepi, nga Tetova, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Trebinje (Kroaci), me 1991 ;

113. Shaip Behrami, nga fshati Pakashtice I Podujeves, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Knin (Kroaci), me 1991 ;

114. Shrif Kashtanjeva nga fshati Nerodime I Ferizajt, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Shabac, me 1991 ;

115. Shukri Kelani, nga Prishtina, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Bjellovar (Kroaci), me 1991 ;

117. Xhevdet Pomak, nga fshati Brod I Sharrit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Pakrac, me 1991 ;

118. Xhiman Alia, nga fshati Skrobishtë I Prizrenit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Vukovar, me 1991 ;

119. Abedin (Sabit) Krasniqi, (1970), nga fshati Bardh I Vogël I Fushë-Kosoves, me 15 qershor 1991, e zuri policia serbe dhe e derguan me dhunë per ta kryer sherbimin ushtarak ne Manastir te Maqedonisë, nga me 14 shtator e transferojn ne Knin (Kroaci), VP-13-18/6. Me 11 shkurt 1992, e ekzekutoi Radolub Danoviç, I biri I komnadantit te Garnizonit te Shkupit, Aleksander Danoviçit ;

120. Gëzim (Sefer) Hasani (1971), nga Strofci I Vushtrrise, me 15 qershor 1991, e derguan me dhune ne kryerje te sherbimit ushtarak ne Bërçko (Bosnje e Hercegovinë),VP-9840/6. Me von e transferojn ne Bllazhuj te Sarajeves, VP-9785. Me 9 prill 1992, plagoset per vdekje. Vdiq me 16 prill 1992, ne Zagreb;

121. Sefer (Bislim) Çukoci (1976), nga Cërnilla e Ferizajt, ne vitin 1993, policia serbe e kerkoi per ta derguar ushtar ne frontet e luftes, por ai nuk ju pergjigj thirrjes dhe kaloi ne iegalitet. Me 23 gusht 1993, policia dhe ushtria serbe e rethuan fshatin e tij te lindjes, ku e zun Seferin dhe e ekzekutuan publikisht ende pa I veshur rrobat ushtarake, per te futur tmerr e panik tek te rinjet tjer shqiptar te cilet refuzonin te shkojn ne ushtrin serbo-jugosllave.”

BURIMI : https://www.facebook.com/422112947931756/posts/891029251040121/


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend