Kjo letër është shkruar dhjetë vjet përpara ngjarjeve të “Dhjetorit të Studentëve”, nuk ka as pa asnjë korrektim, ashtu siç i kam menduar dhe përjetuar ngjarjet në atë kohë. As dje në atë “ferr”, as sot në këtë “parajsë”, kurrë me servilizëm, as hipokrizi, nuk i kam thënë të zezës e bardhë, as mashalla së keqes. Të gjithë ata që hiqen sot si të “persekutuar apo “disident”, ish- studentë, apo kuadro të lartë, që nuk kanë marrë as një dënim, madje as ndëshkim prej asnjë gjykate, të gjithë janë hipokrit gënjeshtarë. Të ishe student në sistemin e kaluar, ishte një status i veçantë, i njerëzve të privilegjuar, (student nuk bëhej kushdo), që do të thoshte; punë e garantuar, rrogë të mirë për kohën e atëhershme, që të rendiste në maje të piramidës shoqërore, të jepte autoritet dhe respekt të diferencuar shoqëror.
Sot është fare e lehtë të përmendësh dështimet e sistemit por atëherë, bindja absolute jo vetëm e masave, por edhe e intelektualëve, artistëve dhe të rinjve, ka qenë se; kemi të bëjmë me një sistem progresist, për të cilin kemi duartrokitur po thuaj të gjithë.
i student, në atë kohë dalloja një kontrast të madh mes asaj që propagandohej dhe realitetit, prandaj i shkrova këtë letër, të parit të këtij vendi. Unë nuk i shkrova Ramiz Alisë, se po vuaja më shumë se të tjerët, as për heroizëm, por zemra më dhembte më shumë se të tjerëve, që me hipokrizi deklaronin vetëm suksese dhe arritje.
As tani, nuk po kërkoj dekorata, pasi ato i kanë marrë ish-komunistët më të devotshëm të konvertuar në antikomunistë, fondametalist, por në atë kohë të thoshe të vërtetën lakuriqe, ishte aventurë naive, pasi rrezikoheshe të shpalleshe heretik, nga specia e mercenarëve homos -serviles, që sot gjithë ditën me lugë në brez, valëvitën flamurin e demokracisë.
Letrën e shkrova pas një udhëtimi skandaloz të zakonshëm atëherë, nga Shoshi në Shkodër. Nga që, nuk kisha kaligrafinë që dëshiroja, zgjodha Kolë Zef Bungun që kishte jo vetëm një shkrim të përsosur, por e kisha, shok dhe mik shumë të besuar.
Pas një muaji, kam qenë duke marrë leksion në Historinë e Mesjetës, kur Drejtoresha e Institutit asokohe, Dhora LLoja, erdhi e më nxori nga mësimi, duke më thënë: “Shko se të kërkojnë në Komitetin e Partisë”. E pyeta, kush më kërkon dhe përse më kërkonte?
Ajo më tha: “Shko, se atje do të mësosh se përse”! Mua m’u kujtua çështja e letrës dhe shkova fare i qetë. Për herë të parë në jetën time, atë ditë shkela në atë godinë, ku dirigjohej drejtimi politik i gjithë Shkodrës.
Pasi u prezantova te hyrja, dukej qartë se dezhurnit i ishte dhënë porosi, që të më shoqëronte deri në zyrën e njërit nga Sekretarët e Komitetit (Xhorxh Grabova dhe një instruktor tjetër partie). Më priti me mirësjellje, më pyeti si quhesha, nga isha dhe çfarë fakulteti vazhdoja.
– “Dëgjo – më tha: – Shokut Ramiz Alia i ka shkuar një letër në emrin tuaj. Me urdhër të tij, është kërkuar që letra të analizohet, urgjentisht. Di gjë t’i për ketë letër apo mos është anonime dhe dikush i ka vënë emrin tuaj”?!
Unë thashë, letrën e kam shkruar unë me bindje dhe vetëdije të plotë dhe më vjen mirë që kërkohet të verifikohet vërtetësia e thënieve të mija.
– “Dëgjo djalosh, shumë probleme që ke ngritur qëndrojnë, por ti ke arrit deri aty, sa të nxish realitetin! Shko në shkollë përkushtoju mësimit! Ne si parti, e dimë situatën shumë mirë dhe do të marrim masa, për të zgjidhur çdo problem. Të këshilloj, je i ri, prandaj, kujdes e mos i merr gjerat me shumë vrull”!
– “Janë gati të ballafaqohem konkretisht me ato që kam ngritur një për një”, deklarova më përsëri në timen unë.
– “Djalë, shko! Por mos harro se nuk nxihet puna 40 vjeçare e Partisë” dhe më numëroi …sukseset. Unë shkova në shkollë dhe më pas, nuk pashë asnjë reagim pozitiv ndaj problemeve që ngrita, por e kuptova, që ai që duhej të reagoja, isha unë…!
Kur shikoj sot, ata që dje brohorisnin gjithë servilizëm të konvertuar nga “priftërinj në hoxhallarë”, ndërsa unë, e shumë të tjerë intelektualë, pushohemi nga puna si të pa dëshiruar të pushtetit, ndonëse nuk kemi as një mëkat që na lidhë, as me të sotmen, as të kaluarën.
Atëherë, më vjen të perifrazoi Migjenin e madh: “Ah sikur nuk kam një grusht të fuqishëm e, t’i bije mu në zemër servilizmit, intrigës, dhe pseudodemokracisë Donkishtoteske që po ndërtojmë”!
Përmbajtja e letrës që i dërgova Ramiz Alisë
I dashur shoku Ramiz!
Unë që po ju shkruaj, jam një student i Institutit të Lartë Pedagogjik, Shkodër, nga zona e Shoshit në Dukagjin.
Në ketë letër, dua t’ju vë personalisht në dijeni, për disa të meta shumë serioze të karakterit subjektiv, që dihen me kohë edhe nga Organet e Partisë e të Pushtetit në Shkodër, për të cilat fatkeqësisht, nuk është marrë asnjë masë.
1 – Një nga problemet më shqetësuese dhe më evidente, për popullin e zone sonë, është problemi i transportit të udhëtarëve.
Megjithëse kanë kaluar 42 vjet nga çlirimi, në Shosh të Dukagjinit, akoma nuk ka shkelë makinë e posaçme për transport pasagjerësh, për arsye të 20 km. rrugë të papërshtatshme, ndërkohë kur dihet se këtu, jetojnë mbi 2500 banorë.
Po të kemi parasysh se gjatë periudhës së dimrit, për 6 muaj bllokohet edhe rruga e Bregut të Lumit, e gjithë popullsia e tre krahinave të Dukagjinit, mbi 14 mijë banorë, të cilët të gjithë së bashku kanë në dispozicion vetëm një autobus 25 vendesh, që shkon tre herë në javë, vetëm deri në fshatin Kir.
Askush nuk mendon si zgjidhet problemi i udhëtarëve, që duhet të ecin 8-9 orë në këmbë, për të pritur aty pastaj gjithë ditën, të gjejnë ndonjë kamion drush, për të udhëtuar për në qytet.
Askush nuk mendon si zgjidhet problemi i nxënësve, që vetëm për mungesë mjetesh udhëtimi, rrinë 3-4, madje edhe 5 muaj, pa shkuar në shtëpitë e tyre, kur distanca nga Shkodra, nuk është as 60 km.!
Njerëzit për të plotësuar nevojat e ngutshme, janë të detyruar të udhëtojnë në kamion sipër karrocerisë në shi, borë, të ftohtë pluhur, madje së bashku me bagëti (derra, viça, lope, keca e qengja, etj.).
Udhëtime të tilla, kamë bërë edhe vetë dhjetëra e dhjetëra herë, madje përpara një jave, kam qenë dëshmitarë i një shfaqje të tillë tronditëse dramatike, kur një grua e sëmurë për lindje, udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine, të ngarkuar me mbi 30 pasagjer, një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë.
Si mund të heshtet dhe të lejohet një situate e tillë përballë këtyre fakteve, kur dihen me dhjetëra aksidente?! Më i freskëti dhe më i tmerrshmi, është ai i gushtit 1985, ku gjetën vdekjen përnjëherësh 28 vetë dhe dhjetëra të tjerë, u lënduan rëndë.
Bileta e udhëtimit në këto kushte aspak njerëzore, mes shiut dhe sipër druve, kushton 100 lekë të vjetra dhe ka kosto më të lartë se bileta Shkodër – Tiranë. Këtë problem evident, ia kam bërë të ditur, para pak kohësh Sekretarit të Parë Komitetit Partisë së rrethit Shkodër, në një takim popullor që pati në Shosh.
“Ç’ju duhet autobusi, të ikni nga kooperativa të sorollateni në qytet”, ishte përgjigja?! Si student dhe i ri, mbeta komplet i habitur, pa komunikim, nuk mund të ketë as zhvillim, as progres.
A është e drejtë një gjendje gjysmë e izoluar e kësaj zone, ku Partia qëllimin kryesor, ka ngritjen e mirëqenies së popullit?!
2 – Një problem shumë shqetësues është edhe problemi i arsimit. Niveli i ultë në të cilin ai ndodhet vazhdimisht është objekt i diskutimeve shoqërore të banorëve tanë. Nga 4 shkolla 8-vjeçare që ka Shoshi, nuk ka as një mësues matematike me arsim të lartë, as një biologjie dhe vetëm një gjuhe e historie.
Afërsisht 50 % e kuadrit arsimor janë pa arsimin e mesëm pedagogjik, ndërkohë shumica e tyre, janë jabanxhinj nga qyteti ose katundet e fushës. Në qoftë se nuk ka kuadro vendas, më çuditë fakti, pse nuk dërgohen aty kuadro me arsim përkatës?!
Nga ky shkak rrjedhë cilësia shumë e ultë e mësimdhënies dhe të nxënësit, që shprehet qartë në pamundësinë për të kryer arsimin e mesëm edhe nga shumë e nxënës “të mirë” që nxjerrin këto shkolla 8 vjeçare!
3 – Kur ka mungesë kuadri pedagogjik, kur ka nevojë për personel të mesëm mjekësor, më çuditë fakti se pse nga Komiteti Ekzekutiv i Shkodrës, nuk jepen pothuaj fare bursa apo të drejta studimi për në shkollën pedagogjike dhe mjekësore, por vetëm për veterinere, zooteknikë, nderime bujqësore, etj.?!
4 – Tani për tani është krejt e pamundur që 71 % e nxënësve të vazhdojnë shkollën e mesme, pasi bursat janë fare të pakta dhe një shkollë e mesme, që është në Breg të Lumit, nuk plotëson të gjitha kërkesat e nxënësve, por edhe shumë të tjerë nuk janë në gjendje, për arsye largësie, rreth 7-8 orë vajtje-ardhje.
Nga ky shkak, lindë domosdoshmërish nevoja e hapjes së një shkolle të mesme në zonën e Shoshit. Është për të ardhur keq, por është fakt si drita e diellit, që për afro 45 vjet, nga Zona e Shoshit, nuk kanë mbaruar as 10 veta arsimin e lartë!
5 – Kooperativa jonë ka sipërfaqe të kufizuar, me toka të varfra, prandaj në vitin me prodhueshmëri më të mirë, vetëm 6-7 muaj sigurohet buka, dita e punës kurrë nuk ka kaluar 100 lekëshin dhe mesatarja shumë vjeçare, shkon 45-55 lekë për ditë pune. Blegtoria që në fakt ka kushte më të përshtatshme është në plan të dytë.
Numri i krerëve ka ardhë gjithnjë në rënie dhe sot është disa herë më i vogël, se përpara kolektivizimit. Nga fundi i nëntorit, deri në fillim të mbjelljeve pranverore, nuk ka front pune për kooperativistët, sikur blegtoria të kishte më përparësi më tepër, njerëzit do të kishin mundësi të punësoheshin.
6 – Si mund të bëhet edukimi i nxënësve dhe i rinisë për vendlindjen, kur nuk ka asnjë muze në gjithë zonën, kur ka vetëm një lapidar për Çetën Partizane të Dukagjinit dhe nuk ka asnjë tjetër për luftërat dhe atdhetarët e së kaluarës.
7 – Shqipëria ka vite që prodhon bukën në vend, por populli ka ankesa, pasi buka merret me racion. 700 – gr. janë të pamjaftueshme, për njerëzit që merren me punë aktive fizike, në kushte të ashpra të dimrit të acartë alpin.
8 – Këto kushte kanë ndikuar edhe në mënyrën e jetesës që është larg së qeni socialiste dhe e kulturuar, por e veshur me elementë patriarkal dhe konservator, duke i sjellë pengesa serioze së resë e cila, shumë pak propagandohet tek masa e të rinjve.
Vazhdon zhvillimi, sidomos i morteve patriarkale, me tendenca të theksuara primitivizmi. Kur vdes një njeri, për tre ditë me radhë, grumbullohen njerëz të pamasë, me të ngrëna e me të pira, mish, raki, verë, etj., pothuaj si në dasmë.
Asnjëherë nuk bëhet pyetja, se çfarë pëson ekonomia familjare më pas?! Si mund t’i përballojë gjithë këto shpenzime një familje, që ka veç një lopë.
A është e drejtë që për vdekjen e gjyshes, të theret lopa e vetme dhe nipat dhe mbesat të mbesin me bukë thatë?! Pasojat duken në mënyrën e jetesës, në veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, që në shumë raste, ngjasojnë me Lulin e vogël!
9 – I gjithë Shoshi në qendër të kooperativës, ka vetëm një dyqan me artikuj të përzier, ndërkohë kur dyqane të tilla, ka çdo këshill, ne na mungojnë konfeksionet, enët e kuzhinës, mobilieria, mungesa e të cilave, ka ndikuar drejtpërdrejt për një jetë të kulturuar.
10 – Ndërkohë kur fshati është tepër i thyer dhe me kushte klimaterike shumë të ashpra, ndihet shumë mungesa e një spitali me disa shtretër për raste urgjente.
Akoma nuk ka shtëpi lindje dhe është e pa imagjinueshme lindja e grave në shtëpi në ditët tona.
I dashur shoku Ramiz!
Si i ri që jam, më dhemb shpirti për vendlindjen time, prandaj ju vura personalisht në dijeni. Vërtetësia e thënieve të mija le të verifikohet. Kam besim tek Partia me ju në krye, i dashur shoku Ramiz, se këto probleme të gjejnë zgjidhje sa më parë!
Ju paçim sa malet!
Me nderime dhe respekt
Prelë Milani I.L.P. Shkodër
Fakulteti Histori – Gjeografi
Shkodër 5.01.1986
PS: Po sot pas 17 vjetësh demokraci, si është gjendja e atyre njerëzve që jetojnë përsëri në ato male?!Nga Prel Milani Memorie.al
Thuaj emrin e mbiemrin mik se keshtu ndoshta ndonje dite e takojme rrugeve dhe mund t’ia “shperblemje” te mirat qe ju ka bere. Nuk ju kuptoj pse keni frike pse nuk denonconi ne gjykate nuk kuptoj c’benshoqata e te perndjekurve kur dalin fakte te tilla qe jane ne kundershtim edhe me ligjet e atehershme jo me me te sotmet. Ka me qindra, mijra raste ku faktet jane te tilla qe kriminelet nuk mund te fshihen as pas ligjeve te komunizmit pasi edhe ato i kane shkelur, krimet jane bere para shume deshmitareve dhe kriminelet jane ende gjalle. DENONCONI per te ardhmen e femijeve tuaj per Shqiperine per te mos pasur me Gramoze ne krye te Institucioneve.
Nuk e di qfare njerez jeni ju te theret, qudia me e mashe eshte me ju,qe i dini rastet,dhe njetezit dhe heshtni, athua te gjithe keni qebe kriminele e nuk guzoni te flisni, verteteshte veshtire ne ju kuptu edhe juve. Nuk eshte i vetmi rast, te tilla raste kishit pase shume ne kohen e komunizmit, ku as hitleri nuk ju ka be te huajve qka ka vere komunizmi ne njerezit e vet,dheee ju prap heshtet!!!
Keta lloj tipash duhen varur
denaconi celbesirat komunist per krimet qe kan bere kunder njerzve te pa fajshem ju qe dini dicka mose u trembuni nga keto celbesira qe akoma jane gjalle
Mos harroni o njerez Se ka Dhe drejtrsi hyjnore do ta godas Atje ku I dhemb me shum!
Mos të mburrwn kot disa që do bëjmë këtë apo atë me ta.
Ja ku e ke Spartak Brahon që dënoi 16 vjeçarin Gjergj Hani me 10 vjet burg politik. Dilni e vriteni, ose të pajtën rriheni. Këta lriminelë janë shumë, aq shumë sa bëjnë një sistem të tërë që duhet zhdukur.
Mungon drejtësia e mirfillt , kriminelet e të ka luarës të njejti 80% gjenden në qeverin e Ramës , Krimineli ma i rrezikshem , ka qenë Gramsi i cili sotë është kryeparlamentar. E gjithë bota ka braktisë Komunizmi me kriminelet e saje , kurse në Shqipëri është ulur kamkryqë, ka zenë vend në gjitha sverat pushtetare. Turpi nuk hahet me bukë?.
Thuajini emrat e krimineleve me emer mbiemer! Nuk eshte e drejte t’ua mbroni identitetin! Ata duhet ye ishin denuar me burg te perjetshem jo te silleshin verdalle neper Shqiperi te lire!
Qetesohuni njerez. I vuajturi e tregoi personin qe e kallezoi , dhe qe sipas mendimit te tik dhe duhej varur ( S B) . Dikur i denuar sot azilant politik. Fhe te gjith ju qe keni kaq shume ndjenja i rruajtet lesht S B-s. Gjith te mirat
Zoti Toger, ky term me sa di nuk perdorej ne ate kohe!
Kto qi kujtojne perciptas e nuk denoncojne
do ken qene te recrutuem si spiune birucash. Edhe ky Reshat Krypa do ket raportu shpesh te ky toger Ademi.
Kush te linte te trjtoje nje qene ashtu dhe jo njeri Ju ini shprte zinje qe shkruani brockulla kur shume te denuar sote japin lajme te besushme qe i bente diktatura e proletarjatit
Si e ka mbiemrin ky Ademi mor mik, te vemi ta “takojme” cik
Dhe me e keqja ndodh sot kur te denuarit qe kane vuajtur denimin ne kampin e Spacit kerkojne te marin shtesen e pensionit per punen e kryer ne kete minjere pergjigja qe vjen nga institucionet perkatese eshte negative duke sqaruar se nuk kane informacion per vendin e kryerjes se denimit. GENJESHTER ME BISHT justifikim per te mos ju dhene ate qe vete kane miratuar.
Jam nga ato qe me sy kam pa ca bohet ne kominizem nga 1972 deri 2002 ju lutem shume duhet dini nje gje jane te gjith njelloj po tu qepen ske nga Luan.Sot jane te fuqishem financiarisht jane shume fuqishem komunist do thote te bon ate qe nuk e mendon kurre Besoj se 2020 do kete shume perparime me Ndihmen europea
E amerikes ne iken po te fitoje rinia
Se kan kuptuar ende shqiptaret se sistemi komunist nuk u rrenua por pesoj imutasjon pra u tjeter sua ne siperfaqe po rrenjet jan te njejta ..