E kohës- Në Medvegjë jetojnë (vetëm) 520 shqiptarë! – Nga Skënder Karaçica

Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës
Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga jeta, ja dhuroi bibliotekën dhe arkivin personal Muzeut të qytetit të Shkodrës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, studiuesit vazhdojnë të hulumtojnë në arkivin e Pipës, ku interes të veçantë po ngjall letërkëmbimi i pasur me shumë personalite të kohës si dhe bisedat në radion “Zëri i Amerikës” .
Në një nga mjediset e muzeut historik të qytetit të Shkodrës ruhet biblioteka dhe arkivi personal i profesorit shqiptaro-amerikan Arshi Pipa, dhuruar prej tij muzeut në vitin 1996, një vit para se të ndahej nga jeta në SHBA.
Specialisti i muzeut, Ndriçim Mlika, thotë se biblioteka e profesor Pipës ka më shumë se 2500 libra në disa gjuhë të botës, ndërsa arkivi i tij ruan shumë dorëshkrime, skedarë si dhe leterkëmbime me personalitete të kohës, një pasuri kjo e vyer për studiuesit, që dëshmon mbi veprimtarinë mëse 50 vjeçare të Pipës në shërbim të kulturës kombëtare.
“ Në fondin e tij është edhe letërkëmbimi. Vëllimi i tij është shumë i madh dhe do të ishte mirë të shikojë dritën e botimit. Pipa ka patur korrespondencë me Camajn, me universitete të ndryshme në vartësi të projekteve të përbashkëta që kishin. Dhe është për tu çuditur se, që në vitin 1982, ka një korrespondencë shumë intensive për organizimin e një konference për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës ”, thotë ai.
Mes dhjetëra dosjeve të arkivit të profesor Pipës, paraqet interes për studiuesit edhe dosja e titulluar “ Zhvillimi kulturor i elementit shqiptar në Shtetet e Bashkuara”, ku ruhen bisedat që profesor Arshi Pipa ka mbajtur në radion “Zëri i Amerikës” në Uashington gjatë periudhës 1962-1966, vetëm pak kohë pas arratisjes nga Shqipëria dhe emigrimit në Amerikë, thotë specialisti Mlika.
“ Kjo është një dosje që përmban një numër të madh bisedash, të cilat i ka mbajtur tek “Zëri i Amerikës” duke nisur nga viti 1962. Janë 19 biseda me anë të të cilave Pipa ka paraqitur shqiptarët në sytë e amerikanëve. Ka pasqyruar të dhëna historike, sociologjike dhe etnografike për shqiptarët që jetonin në Amerikë ”.
Ideja për dhurimin e bibliotekës dhe arkivit personal Muzeut Historik të Shkodrës i lindi profesor Pipës që në vitin 1992, menjëherë pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri.
Kjo, pasqyrohet ne korrespondencën e gjërë me studiuesin Mentor Quku, ish drejtor i këtij Muzeu, thotë vajza e Mentor Qukut, Valbona Quku Lisha.
“ Mentor Quku pati një letërkëmbim me Arshi Pipën gjatë viteve 92-96, ku tema kryesore ishte ajo e dhurimit të bibliotekës nga profesor Arshi Pipa Muzeut të qytetit të Shkodrës. Në një prej këtyre letrave Mentori falenderon profesorin duke i shkruar se Shkodra i është borxhli dhe se nuk e din nëse do t’ia shpërblejë ndonjë herë ”, thotë ajo.
Përmes dhurimit të bibliotekës dhe arkivit personal, thotë drejtori i muzeut Sokol Haliti, Arshi Pipa dha një shembull edhe për intelektualët e tjerë që punuan dhe krijuan në mërgim për shkak të përndjekjes nga regjimi komunist i kohës.
” Jo rastësisht Pipa zgjodhi Shkodrën, ku ai u rrit dhe u formua, që gjithë kontributin e tij tokësor t’ia lejë një institucioni me idenë e studimeve të vazhdueshme dhe publikimeve”, thotë ai.
Arshi Pipa lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1920 dhe u nda nga jeta më 20 korrik 1997. Ishte mësues, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar dhe përkthyes. Për bindjet politike u arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 vite burg nga gjykata komuniste, nga të cilat kreu 10 vite burg.
Pas kësaj, arratiset nga Shqipëria dhe, në vitin 1958, emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbajti lidhje me shoqatën panshqiptare “Vatra”, me gazetën “Diellin” dhe “Zërin e Amerikës” duke u bërë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri dhe Kosovë.
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e burgun u detyruan të largohen në mërgim, të shpërfillur dhe të harruar nga politika shqiptare. Ky është realiteti i një Shqipërie ku historia manipulohet nga aktor dhe viktimat e vërteta mbeten viktima, ndërsa hipokrizia mbizotëron.
Në këtë det të mbushur me “peshkaqenët” e politikës, patriotët që vuajtën përndjekje politike mbeten të mbytur. Ata nuk u lejuan të jenë zot të fatit të tyre. Sot janë veçse një vegël e përdorur për interesa elektorale.
Kjo është politika e pistë e Tiranës: të mbajë të vërtetën të heshtur dhe të përdorë dhimbjen si monedhë përfitimi. Pyetja është, deri kur? a.m
‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. Murati, e cila ka një karrierë të pasur në teknologji, duke përfshirë role në Tesla dhe Leap Motion, ka rekrutuar një ekip të përbërë nga rreth 30 studiues dhe inxhinierë nga kompani prestigjioze si OpenAI, Meta dhe Mistral. Dy të tretat e ekipit janë ish-punonjës të OpenAI, duke e bërë këtë startup një forcë të fuqishme në botën e AI.
Misioni i ‘Thinking Machines Lab’ është të zhvillojë inteligjencë artificiale që përshtatet me gjithë spektrin e ekspertizës njerëzore, duke e bërë atë më të sigurt dhe më të besueshme. Kompania synon të ndjekë një qasje të hapur ndaj kërkimit, duke ndarë kodin, dataset-et dhe specifikimet e modeleve me komunitetin shkencor. Kjo qasje jo vetëm që nxit bashkëpunimin, por edhe siguron që përparimet në fushën e AI të jenë të arritshme për të gjithë.
Mira Murati, e cila ishte një nga figurat kryesore publike të OpenAI, dha dorëheqjen e saj papritur në një moment kur kompania po përjetonte ndryshime të mëdha. Me ekspertizën e saj të gjerë dhe vizionin e qartë, ajo tani po drejton këtë startup të ri, duke kërkuar fonde nga investitorë për të mbështetur zhvillimet e saj inovative në fushën e AI.
Në faqen e tyre në X, Thinking Machines Lab shkruan: “Sot jemi të entuziazmuar të njoftojmë Thinking Machines Lab (https://thinkingmachines.ai), një kompani kërkimi dhe zhvillimi produktesh në fushën e inteligjencës artificiale. Ne jemi shkencëtarë, inxhinierë dhe krijues të disa prej produkteve dhe librarive më të përdorura të AI, duke përfshirë ChatGPT, Character.ai, PyTorch dhe Mistral.” sn
Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe kombin shqiptar në Uashington, DC.
U propozua që Agim Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, të emërohet në postin e Drejtorit Ekzekutiv.
Situatat e reja të krijuara në atdhe dhe në SHBA kërkojnë që Liga Qytetare të bëhet më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan me qëllim të mobilizimit dhe rritjes së aktivitetit lobues në Uashington. Reputacioni dhe kontaktet e Agimit do të ndihmojnë që aktivitetet e Ligës të jenë shumë të suksesshme.
Agim Aliçkaj, i lindur dhe rritur në Deçan të Kosovës, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit. Ai është pronar shqiptaro-amerikan i Kosovatours International, një agjenci turistike e specializuar për udhëtime në trojet shqiptare.
Agimi iu bashkua LQShA më shumë se 34 vjet më parë, kur në gusht të vitit 1990 ai dhe vëllezërit e tij në Oslo organizuan një udhëtim shumë të suksesshëm në Norvegji për delegacionin e Ligës Qytetare. Që atëherë, ai ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në rolin e suksesshëm të LQShA duke ndihmuar çështjen kombëtare shqiptare në Uashington së bashku me drejtuesit e Ligës, aktivistët legjendar të të drejtave të njeriut Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.
Për shumë vite ai ka qenë shumë aktiv në organizimin e ngjarjeve me senatorë dhe kongresistë të rëndësishëm, disa në shtëpinë e tij në Bronxville, Nju Jork. Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale (X, FB e të tjera). Artikujt e tij të mençura i kanë dhënë atij një respekt të madh në botën shqiptare.
Propozimi që Agim Aliçkaj të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje.
Joe dhe Shirley DioGuardi do të vazhdojnë të luajnë rolet e tyre si lobistë për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC.
Të gjitha të mirat,
|
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they discussed many important issues for the advancement of the interests of the Republic of Kosova and the Albanian nation in Washington, DC.
It was proposed that Agim Aliçkaj, current member of the AACL Board of Directors, be appointed to the position of Executive Director.
New situations created in the homeland and in the United States require the Civic League to become more active in the Albanian American community for the purpose of mobilizing and increasing lobbying activity in Washington. Agim’s reputation and contacts will help make the League’s activities very successful.
Agim Aliçkaj, born and raised in Deçan, Kosova, graduated with a Master’s degree from the University of Zagreb. He is the Albanian American owner of Kosovatours International, a tourist agency specializing in travel to Albanian lands.
Agim joined the AACL more than 34 years ago, when in August 1990 he and his brothers in Oslo organized a very successful trip to Norway for the Civic League’s delegation. Since then, he has made a lasting and significant contribution to the AACL’s successful role in helping the Albanian national cause in Washington with leaders of the League, legendary human rights activists Joseph DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi.
For several years he has been very active in organizing events with important senators and congressmen, some at his home in Bronxville, New York. He is also very active on social media (X, FB and others). His thoughtful articles have earned him great respect in the Albanian world.
The proposal for Agim Aliçkaj to assume the position of Executive Director of the Albanian American Civic League was unanimously approved by all Board members present at the meeting.
Joe and Shirley DioGuardi will continue playing their roles as lobbyists for the Albanian American Civic League in Washington, DC.
All the best,
Shirley Cloyes DioGuardi Joseph J. DioGuardi
Balkan Affairs Adviser President
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin qendrat e fundit të votimit të diasporës, në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.
Qytetarët e Kosovës jashtë vendit patën të drejtë të votojnë në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve. Por, për shkak të ndryshimit të kohës lokale, ato në SHBA u hapën të fundit, për t’u mbyllur kësisoj të fundit.
“Falënderojmë të gjithë që votuan sot si dhe ata që kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërkaq mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët e përfshirë për bashkëpunimin, punën e palodhshme dhe profesionale duke mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Në Ambasadën në Washington të drejtë vote kanë patur 78 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq në Konsullatën në New-York, të drejtë vote patën 619 bashkatdhetarë.
Kjo është hera e parë, që qytetarëve të Kosovës, iu lejohet të ushtrojnë të drejtën e votës në një objekt diplomatik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të dhënat e fundit të KQZ-së, 71.16 përqind e votuesve të regjistruar për votim (14 mijë e 463) në Ambasada/Konsullata kanë ushtruar të drejtën e votës, pa llogaritur ata në ShBA. sn
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet