*** Këtë të vërtetë mbi kryerjen e gjenocidit serb në Srebrenicë, e dëshmoi edhe miratimi i Rezolutës së Parlamentit Evropian, të cilën e mbështetën edhe Amerika me të gjithë aletatët e saj evroperëndimorë. Këtë e provoi edhe paraqitja e Rezolutës britanike në KS të Kombeve të Bashkuara, të cilën e mbështetën dhjetë vende-anëtare, por Rusia me veto-n e saj bëri që kjo të mos aprovohej në KS të OKB-së
Amerika dhe Evropa e dënuan gjenocidin serb në Srebrenicë
Ashtu siç ka deklaruar Federica Mogherini ( Përfaqësuesja e Lartë-Nëkryetarja e BE-së), nuk ka asnjë dilemë se gjenocidi i Srebrenicës është një nga faqet më të errëta dhe më të diskutueshme të Evropës së re demokratike (1945-2015). Mirëpo, së fundi, me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të Gjenocidit serb në Srebrenicë (11 korrik 2015), Evropa iu bashkua Amerikës, para gjithë botës, duke e denoncuar me emër dhe mbiemër të saktë-Gjenocid.
Këtë e dëshmoi, edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian, e miratuar më 9 korrik 2015, përmes së cilës “në mënyrën më të ashpër u dënua krimi i gjenocdiit serb në Srebrenicë (11 korrik 1995), si dhe të gjitha krimet e tjera të luftës në ish-Jugosllavi, si dhe ngushëlloi të gjitha familjet e viktimave)”.
Në këtë frymë, gjenocidin serb në Srebrenicë e denoncoi edhe Përfaqësuesja e lartë-nënpkryetarja e BE-së, Federica Mogherini, me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të Srebrenicës, më 11 korrik 2015 :” Në fushat e Srebrenicës u shkrua faqja më e zezë e historisë së Evropës së sotme. Sot, në 20-vjetorin e kësaj masakre, i nderojmë të gjitha viktimat. Koha dhe fjalët nuk mund ta zbusin dhembjen e nënave që, as nuk kanë mundur t’i varrosin fëmijët e tyre. Mirëpo, sot, koha dhe fjalët, të gjithë neve na rikujtojnë se çfarë është Evropa dhe çfarë do të duhej të ishte në të vërtetë. Pas përfundimit të luftës së ftohtë, e gjithë gjenerata shpresoi në erën e paqes. Ajo ishte gjenerata ime. Kemi ëndërruar bashkimin e kontinentit, por u zgjuam në makthin më të tmerrshëm. Në Srebrenicë, Evropa po ballafaqohet me turpin e saj. Evropa nuk arriti që të përmbushë premtimin e themeluseve-etërëve tanë dhe ëndërrat e nipërve të tyre, që më, të mos ketë luftë në Evropë, të mos ketë vrasje për shkak të racës ose të kombit. Që më, të mos ketë gjenocid. Srebrenica është thirrje për veprim. E, ky veprim, të mos lejojë më kurrë, që të përsëritet Srebrenica.” (http://europeanwesternbalkans.com/2015/07/11/mogherini-in-the-fields-of-srebrenica-was-written-the-darkest-page-of-europes-recent-history/).
Prova materiale e gjenocidit kolektiv serb-Srebrenica me 8237 viktima myslimanë!
Sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, as de jure e as de facto nuk mund të ketë Republikë serbe , sepse ajo u krijua me forcë, me agresion dhe me gjenocid mbi popullin boshnjak mysliman. Kjo është arsyeja kryesore pse Republika serbe nuk duhet njohuar as nga Evropa, as nga OKB-ja, sepse është në shpërputhje flagrante me të gjitha normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Kjo është prova materiale faktike juridike e parrëzueshme sipas Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin dhe për Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e miratuar nga OKB-ja më 1948, të cilën dikur e kanë votuar edhe BRSS-ja, edhe Republika Popullore Federative e Jugosllavisë. Ndërkaq, sot, pas 67 vitesh, shtetet sukcesore Rusia dhe Serbia (për hir të inetresave dhe të motiveve të tyre politike etj.) , me të dy këmbët, shkelën mbi këtë Konventë ligjore, mbi Kartën e OKB-së, si dhe mbi normat, mbi parimet dhe mbi rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke mos e dënuar gjenocidin serb në Srebrenica, të kryer më 11 korrik 1995!?
Një akt i këtillë i mbështetjes së gjenocidit serb në Ballkan, i bashkërenduar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, është minim dhe atak direkt dhe indirekt antihuman, antiligjor, antidemokratik, anitpaqësor dhe anticivilizues, që rrënon jo vetëm sistemin e Kombeve të Bashkaura, Kartën e OKB-së, por edhe normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe sistemin pozitiv juridik ndërkombëtar.
Mosdënimi i gjenocidit serb në Srebrenicë (11 korrik 1995) nga ana Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është jo vetëm turp dhe antihumanizëm, por edhe përgjegjësi dhe akt antiligjor juridik ndërkombëtar, që bie ndesh me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me dispozitat e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, të miratuar nga vetë Kombet e Bashkuara(1948).
Ky është turpi dhe mëkati ndaj viktimave myslimane të gjenocidit serb, si dhe përgjegjësia ligjore dhe morale para bashkësisë ndërombëtare.
Jo vetëm gjenocidi i Srebrenicës, por edhe gjenocidi i kryer në Kroaci dhe në Kosovë (1992-1999), të trija këto gjenocide serbe kanë qenë të palinfikuara dhe të përkrahura nga Serbia edhe në faktorin njeri, edhe në armatime, edhe financiarisht, edhe politikisht, edhe ushtarakisht, ku bashkërisht në aksionet e tyre terroriste, paramilitare dhe gjenocidale kanë marrë pjesë bandat çetniko-fashiste të Sheshelit, të Arkanit, të Darshkoviqit, të Slobodan Milosheviqit, të Joviqiy… etj. Ndryshe, kriminelët dhe vrastarët etniko-fashistë serbë nuk do të kishin pasur asnjë gjasë, që të vrisnin dhe masakronin popullin kroat, popullin boshnjak mysliman dhe popullin shqiptar në Kosovë.
Për të trija këto gjenocide, Serbia është fajtorja kryesore, sepse jo vetëm që nuk ka parandaluar gjenocidet e theksuara (siç parashikon Konventa për Parandalimin dhe për Dënimin e Krimit të Gjenocidit, 1948), por edhe është involvuar dhe ka marrë pjesë direkte dhe indirekte në kryerjen e tyre në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Tanimë(1992-2015), këtë të vërtetë e di gjithë Evropa dhe gjithë bota.
Kjo, edhe ishte arsyeja dhe argumenti pse Amerika dhe Evropa Perëndimore (NATO-ja) e bombarduan Serbinë ( 24 mars – 10 qershor 1999).
Mladiqi ishte ekzekutor, kurse Serbia ishte “arkitekti” kryesor i gjenocidit të Srebrenicës!
-Gjenerali famëkeq çetnik serb, Ratko Mladiq së bashku me formacionet e tij ushtarake, paramilitare dhe policore çetniko-fashiste barbarike serbe, ishin vetëm ekzkekutorët dhe vrasësit e 8237 djemëve dhe burrave myslimanë në Potoçari të Srebrenicës, ndërsa autorët, strategët, planifikuesit, organizatorët, mbështetsit dhe urdhërdhënësit e vërtetë ishin në Pale ( themelusit dhe udhëheqësit politikë të Republika srpska: (Radovan Karaxhiq, Momçilo Kraishnik, Bilana Palvshiq, Nikola Koleviq etj.) dhe në Beograd-Serbi me në krye Slobodan Milosheviqin, shteti, Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, në prakrtikë (ashtu sikurse dikur Adolf Hitlermi me regjimin e tij nazifashist famëkeq për zhdukjen e hebrenjve) e zbatuan Memorandumin e vitit 1986, të firmosur nga ASHAS, të miratuar nga shteti dhe të “bekuar” nga kisha serbe, me qëllim që të shfarosnin popullin boshnjak mysliman, edhe mbi bazën nacionale, edhe mbi bazën fetare.
Çfarë “dore paqësore” e Serbisë, pa kërkimfalje dhe, pa denoncimin e tre gjenocideve të saj?!
Dora e paqes e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, do të pranohej vetëm atëherë, kur qeveria e tij, Parlamenti dhe Presidenca e Serbisë, ta kenë denoncuar kryerjen e gjenocidit serb në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë (1992-1999). Ndryshe, kurrë nuk do të ketë pajtim të sinqertë dhe paqësor mes serbëve, kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve në Ballkan.
Të gjithë ata që nuk e kanë dënuar gjenocidin serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, nuk kanë pasur të drejtë morale, as njerëzore, që të mirrnin pjesë në përkujtimin e 20-vjetorit të gjenocidit serb të kryer në Srebrenicë, ku para 20 vitesh forcat çetniko-fashite serbe (ushtarake dhe paramilitare) masakruan 8372 myslimanë boshnjakë vetëm pse ishin myslimanë.
Anadaj as kryeministri i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka pasur kurrfarë drejte morale, as njerëzore, që të shkonte në Srebrenicë ditën e përkujtimit të 20-vjetorit të viktimave myslimane të gjenocidit serb (11 korrik 1995), sepse me atë rast ka provokuar dhe ofenduar rëndë nënat, vëllezërit, motrat-familjet e mbijetuara dhe popullin mysliman të Bosnjës mbase as qeveria e as kuvendi i Serbisë ende nuk kanë dënuar morlaisht dhe ligjërisht Gjenocidin serb, të kryer ndaj popullit mysliman të Bosnjës (1992-1995).
Përkundrazi, asnjë qeveri e derisotme e Serbisë (2000-2015) nuk ka pranuar para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare se, serbët kanë kryer gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnjës, edhe pse të kundërtën e dëshmon ekzekutimi dhe vrasja barbarike e 8 mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy meshkujve myslimanë (djemë , burra dhe pleq) në Srebrenicë, më 11 korrik 1995 në praninë e kaskave blue të OKB-së.
Këtë të vërtetë të trishtueshme dhe pashmebullt në Ballkan dhe në Evropë pas përfundimit të Luftës dë Dytë Botërore (1939-1945) nuk e pranon as udhëheqja e sotme e Serbisë me në krye Tomsilav Nikoliqin (president), kryeministri Aleksandar Vuçiq, as nënkryeministri i tij dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq etj.
Këtë holokaust serb (të planifikujar, të përgatitur dhe të zbatuar me qëllim të shfarosjes së popullit mysliman në Bosnjë, vetëm pse i përkasin fesë islame) ende nuk e pranojnë as Akademia e Shkenacve dhe e Arteve e Serbisë, as Kisha Ortodokse Serbe, si dy forcat centrifugale politike dhe propagandistike për spastrimin- shfarosjen e myslimanëve në masë.
Këtë e dëshmon edhe Memorandumi i ASHAS-së i vitit 1986 për shkatërrimin e Jugosllavisë (1943-1990), me qëllim të zgjerimit të territorve të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844). Kjo ishte strategjia planifikuese dhe zbatuese e gjenocidit serb, në funksion të shfarosjes së popullit kroat, mysliman dhe shqiptar, si dhe të grabitjes dhe përthithjes së territoreve të tyre.
Një pyetje për ndërgjegjën e fjetur humane dhe të drejtësisë serbo-ruse!
-Po, sikur në Srebrenicë të ishin therur “8000 mijë pula” (jo 8 mijë njerëz), do të kishte qenë një lloj gjenocidi i planifikuar për zhdukjen e atyre shpezëve, sepse deri më sot, askund në botë nuk ka ndodhur që brenda disa orëve(brenda një dite), të shfarosen mbi “8 mijë pula”, pa hartimin e ndonjë plani paraprak strategjik të pronarëve të tyre.
Figurativisht, kjo do të thotë se gjenocidi serb për shfarosjen e boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë ka qenë i planifikuar, i përgatitur, i organizuar dhe detajuar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, me t’u krijuar Republika Federative Popullore-Socialiste e Jugosllavisë (1943-1990) nga forcat e nëndheshme çetniko-fashiste anti-socialiste të Drazha Mihajloviqit, të klerikëve reaksionarë serbomëdhenj të Kishës Ortodokse Serbe në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe me organet dhe me shërbimet e ndryshme policore secrete (UDBA) dhe ushtarake (KOS-i).
Komentet