VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dossier 5: Fundi i rebelëve të Konferencës së Tiranës – Nga Skifter Këlliçi

By | April 29, 2016

Komentet

Shkrimtarja Eglantina Mandia i përgjigjet anonimëve të partisë

 

(Marrë nga Sonata e Hënës libri i autores Eglantina Mandia kushtuar Musine Kokalarit)

KRONIKA E FUNDIT

Në vend të pasthënies

Ky shkrim u botua në gazetën ”JEHONA E TIRANËS”, organ i Partisë Komuniste të rrethit të Tiranës, 9 vjet pas vdekjes së Musine Kokalarit, në gusht të vitit 1992, me titullin:

“E KËSHTU QENKA, MOJ ENGLANTINË!

Në mëngjesin e së premtes, dëgjuam të intervistohej në radio përmes telefonit, zonja Englantina Mandia.

Drejtuesja e emisionit na përgatiti të dëgjonim një zë melodik. Dhe ashtu ngjau vërtet. Në radio dëgjuam zërin e saj të ëmbël, por…

Eglantina më habiti me disa përfundime që na i paskësh nxjerrë tani.

Dhe kulmin e arriti, kur tha se diktatura paskësh qenë aq a rreptë, sa që e paska nxjerrë një zonjë nga Onkologjiku, dhe e paska nisur me një tren për në Rrëshen.

Diktatura në Onkologjik!

Po i kujtojmë zonjës Englantinë, disa tema të reja, që mbase i duhen për repertorin e teatrove tona: demokracia dhe varrimi, demokracia dhe dhëmbët, demokracia dhe gangsterët, demokracia dhe krimi, demokracia dhe servilët, demokracia dhe sharlatanët…

Pra, ai njeriu i ri, që përmende zonja Englantinë, bën ato që di ti dhe unë, ndërsa, ky njeriu tjetër që po shikon, po e kupton vetë se ç’po bën.

Pra, ju vazhdoni punën e mbarë që keni nisur, mbase do thyeni dyert e teatrove tona, apo ndoshta, do të bllokoni ndërmarrjet tona botuese!”

Olimbi ZALLI

 

ANONIMIT OLIMBI ZALLI

As që ia vlen të merresh me anonimët.

Por meqenëse edhe anonimët u prodhuan në seri dhe lulëzuan, si asnjëherë,në kohën e ndritshme të letrave anonime dhe tani u shfaqën lirshëm nëpër faqet e gazetave të shtypit të Partisë, veç të tjerave të veshura me pushtetin e Partisë, duke më dhënë direktiva të Partisë, (jashtëzakonisht të vlefshme për shkrimtarët e Partisë) që të shpëtoja nga thyerja e dyerve të teatrove të Partisë dhe nga rreziku i bllokimit të ndërmarrjes botuese,gjithashtu përjetësisht e Partisë, shkrova këtë përgjigje për të gjithë anonimët dhe për ju zonjë, a zotëri i nderuar (që s’patët as guximin të nxirrnit hundën nga prodhimi i serisë suaj), çdo të bëni kur ta lexoni?

Do të skuqeni nga turpi, apo do të gajaseni?

Unë besoj më tepër që do të shkriheni nga gazi, por askush s’do ta marrë vesh.Maska do t’jua fshehë fytyrën, si gjithmonë! Sepse edhe ju jeni nga skota e “njeriut tonë të ri”, të cilin e dimë fare mirë dhe ti dhe unë.

Sado të shpëlash duart dhe të çuditesh se nga mbinë gjithë këta gangsterë, kriminelë, sharlatanë, prostituta e mafiozë, kjo s’ka asnjë dobi.

Ç’u bë, pra, “NJERIU YNË I RI’?

Emigroi në hënë dhe po na shiton me plehurina? Apo thjesht, çori maskën dhe doli fatziu lakuriq, krejt lakuriq nëpër rrugët e Shqipërisë, së sfilitur e të pocaqisur, “të hedhë valle në gojën e ujkut”? S’besoj të ketë në botë amfiteatër më tragjik!Ndërsa ju, matronë, ç’ bëni atje, në lozhën tuaj,lumturoheni, duartrokisni, apo vendosni për gladiatorët qëdo të vdesin në arenë?”

Eglantina MANDIA

Tre letra të Musine Kokalarit Spitalit Onkologjik – si ia vonuan dhe ia zvarritën operacionin – Marrë nga libri Sonata e Hënës i autores Eglantina Mandia

KRONIKË PA KOMENT SPITALI ONKOLOGJIK –

TIRANË KARTELA – MUSINE KOKALARI
Punkt onkologjik – Vizita e parë
– 19 janar 1981. Në dhjetor 1980, pra një muaj më parë, pacientja kakonstatuar një masë tumorale në gjirin e djathtë.”

SHTRIMI I PARË

Më 27 shkurt 1981, Musine Kokalari shtrohet në Spitalin Onkologjik të Tiranës.

Konsulta:Gjatë ekzaminimit konsulta vëren se masa tumorale është 8 cm, në gjirin e djathtë dhe vendos të përdorë rreze, para OPERACIONIT.

14 prill 1981 Pasi mbaroi rrezatimin gjatë shtrimit, u konstatua diabet dhe pasi konsultohet nga endokrinologu mori mjekimin përtrajtimin e diabetit.

16 prill 1981

NË KONTROLL, masa tumorale del e zvogëluar.

Dr. Naun THEODHOSI

13 tetor 1981

NË KONSULTËN E MJEKËVE: Agron Gjata, NaunTheodhosi dhe Tika Theodhosi, vendoset që pacientja MUSINE KOKALARI, TË OPEROHET.

LETRAT E MUSINE KOKALARIT LETRA 1

“Drejtorisë Spitalit Nr.2

Klinika Onkologjike

Reparti i Kirurgjisë Tiranë

Në datën 13 tetor, bëra kontrollin e fundit në Klinikën Onkologjike. Në përfundim të konsultës, Dr. Naun Theodhosimë tha që pas dy jave të vish. Do të shtrohesh dhe do të operohesh. Pra, më takon të shtrohem, sipas fjalës së tij, më 28 tetor.Mirëpo, herën e fundit që erdha në Tiranë, më është dashur të kërkoj për vend në shtatë hotele dhe mezi gjeta në hotelin e ri “Tirana”, vetëm se një odë, ishte e zënë nga një grua. Ardhja ime në Tiranë, përputhet me kohën që vijnë delegatët nga vendet e jashtme, veç turistëve, në pragun e Kongresit të VIII. Pra, hotelet janë të zëna dhe në rast se dikumund të mbetet një vend, janë shumë të tjerë para meje, që tëmarrin. Kongresi vazhdon çdo ditë, delegacionet rrinë edhemë prapa. Kjo është arsyeja që po shkruaj këtë letër, me anëne së cilës, kërkoj të shtrohem jo në mëngjes, po pasdite, si tëarrij në Tiranë me trenin e orës dy e gjysmë. Për këtë shkak, unë do të dërgoj telegramin me përgjigje të paguar. Kur të kem ditën e caktuar dhe orën e pasdites, unë vij. Në rast se shtrimi duhet patjetër në mëngjes, atëherë jam e detyruar të vij një ditë më parë, po ama natën do ta kaloj në korridorin e spitalit, se nuk do të rri në rrugë.Tani zgjidhja e drejtë varet në dorën tuaj.

Rrëshen, 16 tetor 1981

Pres përgjigje

Me nderime, Musine KOKALARI”

LETRA 2

“Drejtorisë Spitalit Nr.2

Klinika Onkologjike

Reparti i KirurgjisëTiranë

Është hera e dytë qo po i drejtohem Drejtorisë.

Shkaku është se ndodhem larg dhe s’kam mundësi të vij, të pyese të shkoj.

Unë kam hyrë në rrugën e mjekësisë për kurim me anën e rekomandimit të kirurgut të Rrëshenit, të cilin s’ e kam njohur as atë, as mjekët e onkologjisë. Kjo filloi më 19 janar kur bëra vizitën në këtë klinikë, ku m’u tha të dërgoja telegram me përgjigje të paguar, që të lajmërohesha për shtrim,kur të hapej vendi. Prita një muaj dhe asnjë nuk u interesua,kohë në të cilën tumori u zhvillua më shumë. Atëherë i shkrova letrën e parë Drejtorisë. Më në fund, u shtrova në 27 shkurt. U pa e arsyeshme që të bëja rrezet e para. Dola nga klinika më 14 Prill, me rekomandimin që të kontrollohesha pas dy muajve. Erdha për kontroll herë pas here. Kështu kaluan 7 muaj. Herën e fundit, Dr. Agroni më tha: “Përse nuk je operuar?” Dhe unë pyes veten, pa kuptuar arsyen se përse u zgjat kaq shumë?

Konsulta e 13 Tetorit vendosi të bëja operacion pas dy javëve. Ne, të sëmurët e tumoreve, na kërcënon një vuajtje e gjatë dhe shpresa të pakta shërimi. Po kush ndodhet larg Tiranës, ka vështirësitë e udhëtimeve, të shpenzimeve dhe gjetja vend nëpër hotele, veçanërisht për gruan, qoftë e re, qoftë e vjetër në moshë. Herën e fundit hoqa shumë për të gjetur vend në hotel. Për këto arsye, dërgova letrën dhe telegramin me përgjigje të paguar, për të lehtësuar ardhjen time për shtrim më 28 tetor, siç më tha mjeku kirurg, duke kërkuar të shtrohesha pasdite, për të mosmbetur udhëve mbasi në këto data, kishin filluar të vinindelegacione nga jashtë,me rastin e Kongresit .

Vështirë se do gjeja vend. Unë këtë, nuk e kërkoj si privilegj, po si praktikëqë ka ndodhur, sa isha e shtruar në klinikë.Jam ndodhur vetë në sallon poshtë, kur i thanë një të sëmurës e ardhur nga Lushnja: “Të vish në orën katër pasdite!”Megjithëse nuk kishte vend, prunë një krevat në odën tonë.U bëmë shtatë veta dhe ajo u shtrua në orën katër pasdite.

Që nga data 16 tetor, që kam dërguar letrën dhe telegramin, gjer më sot, datë 5 nëntor, unë s’kam asnjë interesim,asnjë përgjigje me telegram. Vendimi që mori konsulta, u la pas dore. Në qoftë se duhet të më operoni, kjo duhet bërë sa më parë, mbasi parashikohet që së shpejti, nga kjo banesë të largohen të gjithë familjet, e pastaj do të prishet. Unë jam vetëm dhe duhet të ndodhem. Në qoftë se shpëtoj gjallë, më janë të domosdoshme ato pak plaçka që kam dhe s’mund të bëhem pengesë për të tjerët, le që kush më pret mua.Prandaj, i kërkoj drejtorisë të zgjidhë këtë çështje.

Nëqoftë se duhet të më operojnë, të zbatohet vendimi i konsultës së13 tetorit.

Në qoftë se nuk duan të më kurojnë, duhet ta thonë.

Unë po zvarritem.

Shpresoj në interesimin e shpejtë të kësaj Drejtorie.

Mbetem me nderime

Musine KOKALARI

Rrëshen, 5 nëntor 1981

LETRA 3

“Drejtorisë së Spitalit Nr.2

Klinika Onkologjike

Reparti i Kirurgjisë Tiranë

Është hera e tretë që po u shkruaj.

Këtë herë, për të thënë, një të vërtetë të papëlqyer, po të argumentuar me baza dhe këtë e kuptova kur erdha në Tiranë, më datën 4 Dhjetor. U interesova për shtrimin tim. M’u përgjigjën: “S’ka vend. Telegrami është në kartelë. Kur të vijë radha, të lajmërojmë vetë. “ Megjithëse patën katër vende, i plotësuan me të tjerët. Kjo puna a radhës, me habit. Unë kur u shtrova herën e parë më 27 shkurt, do operohesha pas pesë ditësh. Mirëpo u kontrollova prapë edhe nga mjeku i rrezeve.Atëherë, u vendos për gjendjen e sëmundjes, që unë të bëja më parë rrezet e pas një muaj e gjysmë, operacionin.

Dola nga klinika më 14 Prill. Qëndrova për mungesë vendi në të tre pavijonet dhe mora vesh atje që askush nuk qe vonuar mëshumë se unë. Sot mbush tetë muaj që kam dalë nga klinikadhe dy muaj nga dita a konsultës që të operohesha pas dyjavëve, vendim që nuk u përfill. Sipas vendimit të parë, kanëkaluar 6 muaj vonesë dhe sipas vendimit të dytë, rreth dymua. Bashkëkohëset e mia, me të drejtë janë shtruar një herë eshumë herë. Vetëm unë jam zvarritur. Rrezet ishin fazënpreoperatore, që do të pasohej me operacion. Kjo nuk u bë. Jovetëm nuk u bë, po më thonë të pres radhën. Cilën radhë?Atë që e kanë marrë nëpër këmbë. Për shkak të vonesës, gjendjae sëmundjes po keqësohet. Përse u bënë rrezet? Që të pasoheshin me operacion.

Përse zvarritem? Që nga data 14pril1, gjer më sot, kanë kaluar 4 pesëmbëdhjetëditësha, që potë shumëzohen me 18 shtretër në shkallë reparti, do të diltenumri 72. Dhe sikur të gjithë këta të sëmurë të ishin parameje, do të kishin mbaruar punë dhe mua do të më kishteardhur radha. Kjo tregon se nuk duan të më shtrojnë.Reparti i Kirurgjisë në klinikën Onkologjike mban njëqëndrim antimjekësor ndaj sëmundjes sime. Kjo është e vërtetae papëlqyer dhe e argumentuar që unë kam vetëm në dorë t’iathem Drejtorisë së Spitalit Nr .2. Unë po zvarritem për gjashtëmuaj me radhë.

Me nderime
Musine KOKALARI
Rrëshen, 14 dhjetor 1981

Fletë nga Ditari i Musine Kokalarit: Hija e vdekjes mbulon qytetin, pse heshtin njerëzia – Marrë nga libri Sonata e Hënës e Eglantina Mandisë

Po ju sjellim fletë nga ditari autentik i Musine Kokalarit marrë nga libri Sonata e Hënës e Eglantina Mandisë

DITAR Tiranë, 22.06.1942

Sot është e hënë. Dita e parë e javës. Nuk bën shumëngrohtë. Mezi u ngrita në mëngjes. Oh, duart që më dhembin.Pse jam kaq e këputur? Në drekë mbarova librin “Le chemindu bonheur” të Pauchet. Bravo Musine, ke nisur ngambarësitë! Të shohim, nëse do t’i lesh rregullat. Dyshoj.Pas dreke o Zot, ç’shi. Bie me forcë, koha u bë e errët. Mëduket se jam në dimër.Ora gjashtë me Ixhlalin dhe Hektorin shkuam nëkoncert. M’u preh shpirti nga muzika. Ishte Sonata nëndritën e hënës e Bethovenit.E martë, 3 qershor Atë mëngjes fillova “La defanca pur la systemnerveux”, të Dr. Martin du Thae.Shi-shi. Më duket se e vura në vijë punën. Do tëshëroj nervat, siç duket. Shumë të shkatërruara i kam.Më dhembin damarët e duarve. Pas dreke, në spital teKolea. Më dha këshilla për gjuhën e frazeologjinë shqipe.M ë v o n ë i k ë n d o v a v i t i n e d y t ë t ë “ K u j t i m e v euniversitare”. I pëlqeu. Le të shpresojmë kështu deri nëfund. Më tha, midis kujtimeve të tua, çdo njeri do të gjejëdiçka të tijën. Rreth dhjetës, u ktheva në këmbë. Prehemkur eci dhe kur marr frymë thellë. Më duket sikur çdo gjëkëndon, më duket jeta e bukur Po kur i afrohem qendrës, o Zot,fillon trishtimi. Nuk e kuptoj nga vjen. S’kam gjë. Pasbuke lexova, sa më ra në kokë, “Enciclopedia dei ragazzi”. Semos di dhe aq lëndë. Jam xhahile në shumë gjëra.

26 qershor

Mëngjes. Nga përposh lajnë këmishë. Bëra pakpunë sipër. Më vonë kur erdhi Aneja nga pazari, krevazarzavatet nga shporta, qërova bamjet dhe patatet. Duke bërëkëtë punë, pyesja anenë për zakone e këngë. Ia mora shpirtintë zezës. I kam rënë në qafë. Pas dreke në Bibliotekë. Fillovatë lexoj Fishtën. Me hajër, siç thotë tiranasi. Pas darkeluajtëm me Vesimin, Fejzien e dy fëmijët. Gjithë natën s’kamfjetur. Më hëngrën tartabiqet. Dje fillova të këndoj edhe“Tregëtar flamujsh” Mirë e kam punën. Ia kam thënëlumit për të shkruar. Nuk pjell më mëndja. Pas darkeshkova te Zejnepi, Nuk e gjeta. U fjalosa me zonjën Vasko.U prejta me të. Plot havadise. Ajo flet e kuvendon e mua mëdukesh Gjirokastra në sy. Mësova edhe emrat e njerëzvepale. Mora shënime ca ngjarje. Të përpiqem të shkruaj njënovelë. Pas dreke s’bëra gjë. Jam shumë e lodhur. Më duketse kur ulem, s’kam fuqi të ngrihem prapë në këmbë. Tanidymbëdhjetë po shkon ora. Më mori gjumi.

E shtunë, 27 qershor

U ngrita pak si vonë. Faji qe i këputjes që ndjej.Gjithë mëngjesin, si edhe pasdreke ndreqa gjërat e mia.Me një fjalë, nasqerisa odanë time. Ndonëse është e vogëlshumë, megjithatë më pëlqen. S’kam njeri zili. Vura nëpërvende letra e fletore. Dhe sa grisa. E pse të mbaj letrat eshoqeve, të cilat më janë përgjigjur sa herë kanë pasurnevojë për të blerë gjësendi? Kjo punë dhe gjatë kohës qëndenja në Romë. Dhe atje i grisa para se të ikja, se kishapo këtë mendim. Pse të mbaj kujtime të njerëzve që s’mëkanë dashur? Oh, më mirë kështu!Kurrë s’ka gjë tësinqertë, kur s’ka një ideal. E çdo të bëj në vjetët që do tërroj? Dua të mësoj, por ç’të mësoj më parë? Gjëkundi s’kamnaze. Të gjitha punët s’bëhen. Pastaj pse të mësoj? Pse tëpunoj? Për kë të punoj?

Ora 7:30

Vamë në patinazh me Muntazin, Hektorin dheKarolinën. Këto qeshnin dhe unë këndoja “Shkëndijën”. Mëpëlqeu artikulli i Nebil Çikës. Në darkë hëngra, si gjithnjë.Pas darke luajmë pakletra. Unë isha si e fjetur. Ndonësekam vendosur ta shkund veten dhe ta zgjoj nga kydembellëk, nga ana tjetër e prish vetë. S’kam faj unë. Çdo gjëmë duket e kotë dhe asgjë nuk dëshiroj. S’di, si do vejë halli. Umërzita. Ç’është shkaku? S’e di as vetë. Më ndihmoftë Zoti!

E diel, 28 qershor 1942
Në shtëpi qepin gjërat e fëmijës. Bëhen gati për banjë.Në mbrëmje dolëm me Muntazin dhe Ixhlalin. Pas darkekëndoj (lexoj). Me një fjalë ditë e kotë. Po cila ditë nukështë e kotë?

29 qershor, 1942

Sot Anea, Fejzia, Tarja, Karolina. Vesimi dheNashua ikën për në banjat e Durrësit. Na mbeti shtëpia shut.Ixhlali e tha mirë. Pas dreke, në Bibliotekë. Këndoj Fishtën.Pas darke duallëm shëtitje me Muntazin. Pas darke luajtëmletra. Pa shije shkoi dhe kjo ditë.

E martë, 30 qershor

Në mëngjes në shtëpi. Punoj dhe ndihmoj Ixhlalin.Qëroj fasulet dhe patatet. Ndreq odën time. Pas dreke nëbibliotekë. I vetmi vend, ku vete të shkoj disa orë të mira.

E mërkurë, 1 korrik

Në mëngjes në shtëpi. Pas dreke në bibliotekë.Fishta vete mirë. Erdhi baba Jashari, më solli letrat e Naimit.Në shtëpi s’mi jep. Si ta bëjmë? Turçe s’di. Ta kopjosh,është vështirë. Atëherë, i them “Ju zoti Erebara i këndoniturqisht dhe unë i shkruaj me shkronja shqip. Në shtëpim’i përkthejnë vëllezërit. Dhe kështu u bë. Ishte vonë. Shkrovapak. Në mbrëmje bëmë një shëtitje me Ixhlalin e Muntazin.Më vonë erdhi dhe Vesimi. Pas dreke biseduam përMesaxherinë, për shtypjen e librave e gjemë të udhës të bëjmënjë revistë. Ta drejtoj unë. Të mos ketë fitim, po të mos ketëhumbje. Punë, kënaqësi për shpirtin tonë dhe për të tjerët.Do Zoti bëhet! Të shohim. Sot shkrova një novelë për njëqë ishte keq (i sëmurë) dhe te fjala “nënë”, qajta edhe vetë.Më dukej se i kisha përpara.

2 korrik, e Enjte

Ditë pazari. Dola për të blerë. S’mora keq, tëpaktën Ixhlali i pëlqeu. U ktheva menjëherë në shtëpi. I vurazarzavatet nëpër vende. Pastaj mora disa libra shqip dhe shkovanë burg. Drejtori kish dalë. U ktheva prapë në shtëpi. Mendojtë vete nesër. Pasdreke, në Bibliotekë. Këndoj udhëtimin eFishtës në Turqi. Ku ka përshkrime, më pëlqen, kur deljashtë teme, më mërzit. Erdhi baba Jashari. Shkrova edhenjë pjesë tjetër të letrës së Naimit Në mbrëmje dolëm shëtitjeme Muntazin. d.m.th. dhe Ixhlali. Vesimi është në Durrëssonte. Rrimë në kafe gjer më 8:30. Më kënaqi freskia embrëmjes. Pas darke luajtëm pak me Ixhlalin, hodhëm fall,s’na doli. Ata ranë. Unë këndova “Grazia”. U hodha një sydisa revistave të tjera, dëgjova radion dhe vonë rashë.

Tiranë, e Premte 3 korrik,

“U ngrita vonë. Veten nuk e ndjeja shumë të lodhur sidje. Në ndreqje e sipër theva qelqin e bukur të MuntazitMe ruat! Një mbrëmë, të Anesë, dhe një sot. Më janë tharëduart. E kam vënë punën në vijë. Mbarova së kënduari“Presentatuans des Haidonas te Panait Istran”. Thashëme vete, pse këta njerëz u bënë hajdutë? Për të shpëtuarpopujt e shtypur nga bujarët. Shumë mirë. Po në qoftë senuk do të kishin pësuar vetë taksirate a do të qenë kujtuar?Jo. U muar vesh puna.Pasdreke te Sotir Kolea, në spital. Më dha këshillap ër gj u hë n . I k ë nd o va vi ti n e tr e të “L a m i a v it auniversitaria”. Nga shëndeti është më mirë. Ruaje Zot dheca vjet! Di shumë gjëra, që ne të tjerët jo që s’na shkojnë nëmend, po as që do t’na shkojnë. Sikur ta dëgjonim për sana thosh, do të ishte ditë e bardhë. Nga spitali u ktheva nëkëmbë. Sa jam e lumtur kur eci.Çdo mendim i keq edhe kotësie jetës çduket. Më duket e ëmbël rrojtja. Pemët, barërat, mëduket sikur gëzojnë bashkë. Dhembja e kokës pas 3 orë e gjysmëqë ndenja në një hapësirë, më iku. Kur vajta në Mesaxheri gjetaIxhlalin me Muntazin. Duallëm shëtitje. Më vonë na gjetiVesimi me Dr. Fejzinë. Pas pak u kthyem të gjithë bashkënë shtëpi. Pas darke s’bëra gjë.

4 korrik

Pak vapë. Në mëngjes Ixhlali zuri petërat. Më vonë endihmova edhe unë. Tek punoj, në pesë minuta kohëkëndoj librin “La vie es deux”. Bravo, e mbarova. Nuk thempër pjesënshkencore, por këshillën për çështjen e martesësdhe vlerën e martesës, atëherë më duket çudi. E kush vepronpas librave? Nejse, si do të shkruhen shumë gjëra. Pas dreke,te Lutfia. Në mbrëmje nisa librin mbi jetën “La vitadell’imperatrice Elisabeta”.

E Diel, 5 korrik

Ditë e mërzitur. Në mëngjes në shtëpi. Pas drekete Skënder Cilka. E shkova mirë kohën. Pas dreke (afërmbrëmjes), shëtitje me Muntazin dhe Ymerin. Natyrisht dheIxhlali. I shkreti Ymer, gjithnjë e ka mendjen te Mynyrja!Dhëntë Zoti e mbaroftë kjo punë! Sonte jam shumë e lodhur.Këndova tepër.

6 korrik

Sot mezi u ngrita. Oh, sa më dhembin duart!Esaurimento nervoso! Mirë se erdhe, si dhe vjet. Jam ekëputur. Në mëngjes më shumë shtrirë se sa ngritur. Andejshëtitje (ora 8.5) me Muntazin, Ishlalin. Dhe në drekë jame lodhur. Kokën e kam trosh. Çdo gjë më duket e kotë. Edhejeta. Pse është kështu? Gjithnjë njësoj! E zbrazët. Dua t’i jap vetes zemër, po është e kotë. Nganjëherë ose më mirësot, me ka ardhur shpirti në hundë. Kot mbase, po s’kamfaj unë. Nuk do të jetë më mirë vdekja? Të mos jesh më. Tëjesh asgjë. Jam e lodhur. S’mund të lexoj se më zë koka. Savuaj! Më mirë që s’e di njeri (le që s’ekishin kuptuar), të paktënkam diçka me se të merrem vetë. Pas darke s’bëra gjë. Rashë në 11.30. Po tani që shkruaj, është ora 2.30. Akoma s’më ka zënë gjumi.

18.11.1945, e Shtunë

Dita e vdekjes për 17 veta

Plagë të reja që hapen, lotë që po derdhen. Lot mjerimi që s’kanë të pushuar, se plagë tëreja të tjera do të hapen dhe s’lenë as të vjetrat të mbyllen.

Hija e vdekjes mbulon qytetin. Drithma i shkojnë në trup çdonjeriu. Ngjajmë me gjethet e pemëve, që era i lëkund. Një e nga një po ikin e ikin. Një e nga një, po na lenë. Kënga e vdekjes u përhap kudo dhe po hyn shtëpi më shtëpi. Ka më tepër se një mot që ka nisur me të madhe dhe nuk dihet se ku do të vejë dhe ku do të mbarojë. Pse heshtin njerëzia? Pse nxijnë rrugët e Tiranës? Mos vallë zemra ime e zezë, që kullon gjak i sheh kështu?Pse shtëpia më duket e ftohtë dhe çdo gjë pa shpirt? Fytyrave tona çdo ditë e më tepër, u shtohet një rrudhë. Çdo ditë më të zbehta dhe me flokë të thinjura, nuset.Plaga e shpirtit çdo ditë ftohet dhe kështu dhembja dëgjohetmë shumë. Dhembja shungullon në boshllëkun e shtëpisë sonëtë ftohtë.

Ulur në këndin e odës dhe e mbyllur në veten time,mendoj orët e ditës, librin që mbarova në darkë, pak më parë,se të mbyllja librarinë “Novela suedeze”, të Selma Langerlof.Pas de Romiset, një tjetër grua shkrimtare më kënaq me novelate saja, një ditë të tërë. Njëra më e bukur se tjetra. Penda e saj nuk shkruan, po i bie telave që tingëllojnë muzikën e ndjenjavetë zemrës. Fjalët e saj i ngjajnë poezisë stolisur me mijëra zëra,ku natyra merr pjesë, sheh, këndon a qan me njerinë bashkë.Legjenda të kaluara, gërshetuar dhe shkruajtur tërë jetë.Ndjenja të holla të shpirtit, gëzimi dhe ruajtja me një prozëpoetike të pashoqe, ku dëgjohet gjithnjë një këngë e paprerë,që lidh zemrat e njerëzve të një populli të qetë, që do paqen,kënga e dashurisë. Një fe të vërtetën mbi çdo gjë. Një ideal qëka hedhur rrënjë edhe në katundarin më të thjeshtë, në shtresatmë të ulëta, ndërgjegjja e pastër, shpirti i qetë. Novelat e saj ingjajnë melodive të zogjve. Legjenda të vendit që natën rrethzjarrit kallëzohen prej babait dhe fëmijët kur të rriten ia lenëtrashëgim atyre, që vijnë pas. Pasqyra e gjallë e një populli tëthjeshtë, të ndershëm, i lumtur dhe në varfëri, kur zemra ështëe kulluar si ujët e krojeve. Pasqyra e një populli me ndërgjegje ku edhe fukarai, që është keq për bukën e gojës, e ruan dhe enderon mikun dhe shokun. Njerëz, të cilët të matin me punë,të sjellur me njëri-tjetrin, njerëz, që s’harrojnë zakonet e tëparëve. Njerëz që me vetminë e natyrës nuk rrojnë vetëm,se kanë një botë të brendshme të pasur, të cilët edhe në gjënëmë të vogël të natyrës gjejnë bukurinë e pashoqe: shushurimëne krojeve, këngën e zogjve, fërshëllimën e erës, që tund degë dhelëkund gjethe, bukurinë e luleve me erë të mirë dhe dëborënnë dimër, që vesh çdo gjë me petkun e saj të bardhë, si nusjaatë ditë, që le derën e babait, për të vajtur te shoku i jetës.
Selma Langerlof, me zotësinë e saj artistike këto na ibie përpara syve. Këto ndjenja na ushqen. Kështu na dëftonvendin, ku ajo ka lerë, është rritur dhe ka punuar për të.

Dashuria – burimi i jetës na prek dhe na bën të mendojmë si ajo, na bën të mendojmë që edhe ne, ta kemi një vend-Atdhe, si isaja, që na e përshkruan. Dhe në mos është ashtu si duket nëshkrimet, ajo ka treguar se si vendi i saj, të gjejë rrugën mëtë drejtëpër të qenë të lumtur. Të punojmë për të mbjellur farën e lirisë,ku respekti i çdo njeriu të jetë gjëja e parë. Dhe individualitetii mbrujtur mbi baza të shëndosha morali në çdo krijesë është ideal.Një ideal që nuk i largohet realitetit, po që i vjen në ndihmë dukerrojtur me nder dhe me djersën e ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzor.

1 JANAR 1977

…Nxënësja e Sami Frashërit, në vetmi kanë kaluar afro 33 vjet revolucion. Në odën time të vogël, ballë meje kam vënë fotografinë e iluministit të shquar Sami, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, punonjësit të gjuhës shqipe dhe të lëvizjes kombëtare Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, mendimtarit Naum Veqilharxhi, të nderuarit De Rada dhe të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm. Jetoj me njerëz të nderuar, të ditur, demokratë që kanë punuar për vendin, për mëmëdheun gjer sa mbyllën sytë. Unë jam nxënësja e tyre.
Kam ndjere dhembjen e përçarjes dhe pata pasojat më të dhimbshme në jetën time.

Si furtuna me luftë mbriti revolucioni. Me 12 Nëntor gjatë luftes së Tiranës na muarnë dy vëllezër. Dhe i vrane. Pasoja të naivitetit dhe besimit se nga ta nuk vjen gjë e keqe. I vranë pa bërë gjë. Të parat thika mbas shpine.
….33 vjet me radhë, dallgët e revolucionit më goditën pa ndërprerje. Më ndajtën nga të gjithë. Më izoluan. Nga gjiri i familjes më shkëputën përgjithmonë. Lidhjet u dobësuan. Më duket sikur s’kam qenë kurrë midis njerëzve. U ndava nga ambienti kulturor, duke jetuar me njerëz me fytyrë njeriu po më keq se kafsha. Në fqinjësi që kanë krijuar një batak. Në punë që më shfrytezuan si një kafshë për një copë bukë, sa u detyrova dhe e lashë vetëm një muaj para pensionit. Më lajmeroi Komiteti Ekzekutiv të veja dhe të kërkoja punë tjetër. Donin që unë të kërkoja punë tjetër…..

……Këto ri e mendoj sot në ditën e parë të vitit 1977 në odën time, ballë mesonjësve të mi të nderuar. Isha dhe mbeta nxënësja e tyre. Kështu kaloi një jetë njeriu që dëshironte punën, kulturën, bukurinë e jetës në formimin e njeriut demokrat, modest, të pastër në ndjenja, të thellë në mendime…”

 

 

Historia: Ferragosto si u bë festë

VOAL – Ferragosto bie më 15 gusht: një festë e njohur në Itali dhe në kantonin e Ticinos, por pothuajse i panjohur për dikë tjetër, i cili sheh turma njerëzish që derdhen në plazhe, liqene, apo në fshat për Barbecues të shëndetshëm në shoqëri.

Festa ka origjinë antike dhe u krijua nga perandori Octavian Augustus në vitin 18 pas Krishtit: “pushimi për Augustus”. Gjatë festimeve, garat e kuajve u organizuan në të gjithë perandorinë dhe kafshët e transportit – qetë, gomarë dhe mushkat – u hoqën nga puna dhe zbukuroheshin me lule. Me rastin e Ferragosto, punëtorët u uruan shefave të tyre dëshirat e tyre, duke marrë një bakshish në këmbim.

Tradita e udhëtimit turistik lindi në vend të kësaj me Musolinin gjatë periudhës fashiste, për t’i ofruar edhe klasave më pak të kamura shoqërore mundësinë për të vizituar qytetet italiane dhe për të arritur në vendet bregdetare dhe malore. rsi-eb

LETËR – KËMBIM MUSTAFA KRUJA – ERNEST KOLIQI: Bota e vogël shqiptare gjithëhera nji lloj: sa kréna aqë mendime

 

 

Aleksandrí, 18 Máj 1949

 

I dashtuni Ernest,

Aktivitete refugjatësh balkano-danubjanë n’Amerikë për nji front antikomunist të përbashkët, (….) fushatë e rreptë antishqiptare e shtypit grek, sigurisht e frymzueme prej qeverís së vet për t’u përgatitun sheshin planeve të saja shumë të rrezikshme kundra Shqipnís, interesim për ditë mâ i madh i Anglo-Amerikanvet për çâshtjet balkanike, përgatitjet e tyne në stil të madh e sheshit për luftën e ardhshme, faza vendimtare e politikës ndërkombtare qi ka fillue me hjekjen e rrethimit të Berlinit e me konferencën e katër të Mëdhajvet në Paris, të gjitha këto pa dyshim s’kanë si me na lânë n’apatí.

Ju të Blokut jeni mundue me sa keni mujtun e si keni mujtun me krye detyrën t’uej në mënyrë positive, dikush për nji arsye a për nji tjetër deri sod s’i a ka pá gjasën nji veprimtarije kolektive, dikush tjetër ka zhvillue nji veprim krejt negativ e prandej të dâmshëm, antipatriotik.

Dý fjalë edhe për veti : bindja e ime personale mbi partít e grupet politike shqiptare më ka bâmë qi t’u shmângem agli oneri ed agli onori [1] qi mund të më vijshin, sod a nesër, nga nji pjesmarrje në cilën do prej sosh. Tjetër gjâ janë tendencat, çmimet e simpatít e mija personale për nji a nji tjetër grup. Këto dihen. Gjithashtu fat’i Shqipnís, me të cilin identifikohet edhe ai i personave e i familjeve t’ona, natyrisht s’ka mujtun me më lânë asnji ditë indiferent. Ç’kam bâmë? Kurrgjâ të dukshme. Kam observue, kam studjue, kam folë, diskutue, kshillue. Jam përpjekun me afrue e jo me largue gjind prej shoshoqit, me bashkue e jo me dá. Resultati? Ndoshta nji birë n’ujë, ndoshta edhe nji gjâ shum’a pak e dobishme, ndonse e padukshme. Sido qoftë kjo âsht rruga qi më ka pëlqye për natyrën e ndërgjegjen t’eme.

Tue marrë për shkak shoqnimin e motrës qi do të vinte këtu, qyshë në fillim të nândorit pata kërkue visto-n italjane për me ardhun e kalue do dit atje me ju, miqt e mij me uzdajë se diç mund të dilte e mirë prej kontakteve t’ona. Dy muej ngjati me mbërrîmë auktorizimi për këtë visto, dy muej tjerë sëmunda e mâ në funt edhe dy tjerë m’u desht të pres deri qi të mësohej ime motër këtu para se t’a lêjshem vetëm e t’u mbëkâmshem vetë prej asaj lëngate të keqe. Letra e fundit qi më pate shkrue ti m’i pat shtí zekthat e dojshem me ardhun sa mâ parë.

Tash, tue pasun para sŷsh edhe gjithë sa rrjeshtova në krye të ksaj letre, dava me u nisun. Shkova te Mbreti e pata nji bisedim të gjatë me tê. Thuejse për të gjitha pikat esencjale ramë në nji mendim përmbi çâshtjet qi na përkasin. Njikohsisht tekembramja edhe autorizimi për viston e Bazit e të Koços u gjet n’arkivën e Legatës italjane, ku përpara, ndoshta për indolencë të ndonji funkcjonari, kishte pasë… hupë! Kështu qi mund t’u nisshim të tre njâni mbas tjetrit. Bazi dëshiron të kalojë nja dy muej verë n’Italí e për çâshtje politike ka ngarkue Selim Damanin. Misjon’i Koços, nji mendimi me Alín, âsht nji aut aut me Midhatin, sikurse e din edhe ti, për beslidhje ase shqizëm. Sa për vete po u referohem fjalvet qi kam shkrue mâ nalt. Mirë po qe se tue bisedue nji natë me Koçon e Alín, këtyne i u duk se t’ardhunit t’em n’Italí njikohsisht me Koçon mos të bâhej nji armë intrigash në dorë të Midhatit ke ekstremistat e Ballit kundra beslidhjes. Për këtë shkak u muerëm vesht qi un të niseshem nji jav’a dhetë dit mâ vonë. Këtë vonesë, si thash, e vênduem së bashku pa farë kundrështimi, madje mund të thom se edhe pa e diskutue gjatë, si shokë qi punojnë për nji qëllim. Por duket se janë mbledhun të gjithë dreqnit bashkë e kanë bâ kuvênd me e ndalue udhtimin t’em për Italí edhe ksaj here si të parën! Pardje, mâ drejt tjetër pardje i paska mbërrîmë nji shoqi t’onë nji letër prej Rome ku këndohen edhe këto fjalë: “Shumë vetve t’atyshëm qi kanë pasë dëshirue me pasë viston për n’Italí u qênka plotsue ky deshir. Por tepër vonë mjerisht e prandej t’ardhunit e tyne ka me qênë i kotë”! Lajmi, si po e sheh, âsht kaqë lakonik qi e bân krejt të vështirë komentimin. Un bâna me veti kët’arsyetim të thjeshtë: pa tjetër ka lemë nji pun’e re e e kryme irrevocabilmente [2], për në qoftë se dërguesi i lajmit âsht i informuem mirë. Në këtë rasë kontaktet e mija me miqt s’do të kenë tjetër vlerë veçse me marrë vesht me saktësí se ç’âsht bâmë. E sa për kaqë nuk m’a vyen barra qirán me prishun rahatín t’eme e sidomos me lânë motrën në shtëpí vetëm qyqe mbas dy muejsh e gjysë qi ka ardhun. Po pyes pra Ernestin e Kapidanin nëse e vyen a s’e vyen barra qirán me e bâmë kët’udhtim, a mendojnë edhe ata se mund të dalë ndonji dobí tjetër veçse me u shmallue shoq me shoq apo jo. Por po të shtoj edhe këtê, qi punët e mija personale këtu s’më përmetojnë pa dâm qi të rrij pezull. Prandej të lutem fort qi ti përgjegjen t’ânde të m’a dërgojsh mejherë. Letrën m’a nis të porositun. Po qe se je i mendimit qi të vij, madje bân mâ mirë me më dërgue nji telegramë nate. Ka me të kushtue, por shpenzimet mandej i rregullojmë atje.

Ksaj letre s’po i përziej mâ tjetër argument. Po e mbyll pra me kaqë tue të përqafue.

Mustafa

 

 

 

Rapallo, 26.XII.1949

Via Aurelia Orientale, 45

 

I dashuni Mustafë,

Sigurisht heshtja e gjatë e ime Të ka çuditë edhe, ndoshta, pak idhnue. Ké arsye të plotë. Me mênd sa herë Të kam shkrue. S’e kapa pênden në dorë për shum arsyena. Mâ e para ajo qi friga se lexohen letrat do të më shtrëngonte mos m’u shprehë lirisht. Ngjarjet e ndryshme qi patën e gjithënji kanë si skenë Romën lypin zhvillime e komente të gjâna. Tue bisedue me shokë e pám me udhë qi mos me lëshue ndër letra informata delikate. Ndou e mori përsipër me të shkrue herë mbas here lajmet e  domosdoshme.

Shqipnija në këto kohnat e fundit âsht bâ objekt interesimi prej shum anash. Por ka konfuzjon të madh. Na druem se po biejmë prej fterës në zjárrm. Këtu bota e vogël shqiptare gjithëhera nji lloj : sa kréna aqë mendime. Do t’ishte koha sot m’e shikue çâshtjen jo nga pikpamjet sentimentale, por teknike. Kjo lypë harmonizim energjish e forcash dhe drejtim të njâjtë. Jemi larg. Komiteti i ashtuquajtun i Lirimit të Shqipnís nuk po difton asnji aktivitet. Ka dasína të thella në mes. Shum prej pjestarvet të tij kujtojshin se mjaftonte me qênë aty mbrêndë për me zhdrivillue nji nga nji problemet. Gabimi i shqiptarvet qi besojnë se vêndi bân njerín e jo anasjelltas. Kanë rá gjallë e ngusht, pse s’janë të zott me veprue. Kjo, veç, na damton të gjithvet. E mira do t’ishte me ia arrijtun nji riformimit në themel të Komitetit dhe me përfshí në tê, si të përtrihet, të gjitha forcat reale antikomuniste shqiptare. Atëherë nuk shkojnë kot, tue u shperdá, përpjekjet t’ona dhe përkrahja e të huejvet.

Unë jam mirë. Gjithashtu em-át edhe pjestarët e tjerë të familjes. Rrij mâ shum në Romë se këtu. Këtu vîj për pushime. Kam fillue kursin n’Universitet e jam futë tashmâ kâmbë e krye në jetën shkollore. Kjo s’do me thânë se nuk merrem me punët  t’ona. Me Kapidanin e Ismailin edhe me shokët tjerë përpiqemi t’a kryejmë detyrën qi na rândon të gjithvet né t’ikunvet mbi shpírt. Jemi tue punue, besoj me mênd e me urtí. Mâ tepër s’mund të them në letër.

Ti si po e çon? Fortuzi qi vjen prej andej na ep lajme të Tuja. Kapidani më thotë kur i shkruen. Motra apo msohet atje? Banoni në Kajro a n’Aleksandri?

Si Tý ashtu edhe Motrës shum urime për Vjetin e Ri, edhe nga ana e të gjithë familjes s’ime.

Tý të përqafon me mall

Ernesti.

 

 

 

Romë, 9.II.1952

Piazza Ungheria, 6

 

I dashtuni Mustafë,

I kam marrun të dyjá letrat e  Tujá për ngushullim mbas humbjes së Shanit të dashun dhe të falem nderit me zêmër, edhe n’emën të familjes. Nonse shifej se me shëndet po shkonte përditë e mâ në teposhtë dhe shpresë mâ s’kishim se shpëton, prap zhdukja e Tij, na ka kushtue shum. Tash më takon mue kryet e vêndit në sofër dhe më duket vetja i mplakun papritë e pa kujtue. Shani i ngratë më ka vorfnue : na duket shtëpija e shprazun. Për Tý ka pasë nji simpatí të spikatun dhe pvette shpesh.

Bazi erdhi e m’a prûni letrën t’ande. Do të rregullohem ashtu si më këshillon Tí. Edhe mâ përpara jam përpjekë me krijue ura ndërmjet atij dhe Blokut, kaq sa m’u bâ objekt kritike i ndoj bashkantarit të partís. Vetëm drue se përpjekja e ime s’ka m’e ndrrue situatën qi âsht krijue ndërmjet Bazit e Blokut, nji situatë kurtezije të ftoftë. Fjalët e mira nuk mjaftojnë mâ: sod duhet edhe ndoj fakt.

Un personalisht, si thaçë, gjithmonë jam mbajtë me tê në relata të përzêmerta. Ai më duket dron me ma lëshue besimin. E, prá, kurrkush nuk mundet me e ndihmue mâ fort se na, sepse rrugët e dý grupeve – Blok e Legalitet –  bashkohen në kohë t’ardhëshme. Ai ka dyshime e rrin i rizervuem, sidomos me Kapidanin. Me gjithë këtê, mbas letrës s’Ate, unë jam kênë m’e pá dhe kam bisedue lirisht. Edhe ai më ka pritë mirë e âsht ulë mâ tepër se herët e tjera. Shpresojmë me krijué nji soj atmosferë simpatíje ndërmjet dý grupeve, qi kurrgjâ nuk ndánë e gjithëshka bashkon. Kështu e mendoj unë.

Por sod nuk po i përgjegjem pikave letrare për të cilat më pyetë: po kufizohem me të vú në dijeni qi jap mësim rregullisht n’Universitet, qi shkruej shpesh në rivista e gazeta italjane, rregullisht në Albanie Libre e dishka hartoj edhe për vete tue e ndrý mbandej në syzë të tryezës.

Më kanë emnue sekretar të përgjithshëm në nji shoqatë refugjatësh intelektualë. Kjo zyrë (gratuite deri tash) më merr kohë shum, por m’ep edhe shum satisfakcjone. Shoqata âsht nën mproje të Vatikanit. Mbi këto do Të shkruej gjânë e gjatë njiherë tjetër.

Këtu lajmet politike vlojnë. Përditë del ndoj gjâ e ré. Ihsan Toptani prej Greqije shkoi në Londër tue kalue nëpër Romë. Ka këthye pardje a tjetër pardje në Romë dhe do të niset për Athinë. Fjala ka dalë – nuk diej a në lidhje me pranín e tij në Romë – se Komiteti do të zgjânohet. Të shofim. Koha veç ka ardhë për nji marrëveshje e koalicjon të formuet antikomunist. Po bahemi qesharakë para të huejve dhe fajtorë të mëdhej para shqiptarve qi mbrênda në vênd vuejnë në mënyrë të papërshkrueshme.

Tashti nji konfidencë : Hysen Selmani më shkruen se Mbreti dishron të bisedojë me mue, gjâ kjo qi më nderon e më gëzon. Jam gadi me ardhë për vakanca per nji vizitë të shkurtë, por thuej Kolonel Selmanit se unë – me familje shum e me telashe të paprème – nuk jam në gjêndje me mjete të mija t’i përballoj shpenzimet e një udhëtimi të tillë.

Të fala motrës. Shëndet kuj të më kujtojë. M’ju fal me shëndet Agos e Qorraliut.

Tý të përqafon me mall

Ernesti.

 

 

Romë, 2 mars 1952

Piazza Ungheria,  6

 

I dashuni Mustafë,

Po i përgjegjem pak me vonesë letrës s’ate me 16 të kaluemit e me 24, 25, 26 kemi pasun mbledhjet e Asamblés së Blokut, të cilat shkuen mirë dhe përfunduen edhe mâ mirë. Ka ardhun edhe Tahir Kolgjini prej Stambollit e na ka kënaqë. Asambleja mori fund me nji përkujtim të dëshmorvet të Lirís qi u lexue prej Shukri Biçokut në praní të gjithë asemblistëvet (afro 40 vetë) dhe të të ftuemvet : Nuredin Vlora e Ali Klisura, të Organizatës Balli Kombtar; ingj Xhaferr Deva, si Lidhje e dytë e Pezrendit; Ibrahim Farka përfaqsues i Partís së Bujqvet dhe të Katundarvet; të Ferid Dervishit si përfaqësues i Bazit dhe i Legalitetit dhe të miqvet të Blokut Mehdi Frasheri, Xhelal Bushati, Mentor Çoku etj. Ceremonija u zhvillue thjeshtësisht në mes përmallimit të të gjithvet. Pastaj shkuem me nji autopullman në Villa Adriana në Tivoli ku ishte shtrue nji sofër për nder t’asemblistvet dhe të miqvet. At ditë Aliu mbajti tre a katër fjalime. Besojmë se kemi bâ nji hap para n’afrimin e grupevet. Shofim….

Artikulli qi t’âsht pëlqye fort sigurisht s’âsht i shkruem prej atij qi e nënshkruente: duket se âsht vepër e nji amerikani qi ka gruen nga Belgjika.

Kah fillimi i korrikut, po s’ndodhi gjâ e ré qi me ndrrue planet, do të vîj n’Aleksandrí e aty bisedojmë gjatë mbi të gjitha.

Kjo politikë shqiptare na mplaku para kohe. Të kallzoj të drejtën qi, mos t’ishte puna e Kapidanit dhe mendimi i njerzvet qi kemi në këthetra të dreqënvet atje, do të kisha hjekë dorë prej saj. Nji tash mâ âsht kanalizue në mënyrë qi me të luejtë vnerin. Letërshkëmbimi qi sidomos Kapidani e Kol Biba kanë me Jugoslavín, tregon çiltas se ata mbrêndë, në Shqipní janë vllaznue e çuditen për radjo Londrën qi vazhdon prrallat e vjetra. Kjo gjâ bâhet shkak demoralizimi se atyne i duhet nji provë se anglosaksonët nuk dijnë ende se ku i dham e ku i djeg çâshtjes. (……..)

Sa për plane kulturore do të të shkruej nji herë tjetër, por plotsisht do të merremi vesht me gojë kur të vîj në verë aty mysafir i Mbretit.

Deri atëherë, ndoshta, lot diçka qi na vên në gjêndje me zbatue, ndoj projekt pak si të gjânë.

Administratës së Albanie Libre i âsht hjekun vërejtja. Tashti besoj se Këshilli i Ri do t’a ndrrojë krejt sistemin e nisjes së fletores. Kam tregue shënimin t’and. Edhe Agoja dhe Qorraliu kishin stigmatizue shrregullimin e dërgimit të fletores. Ashtu shum tjerë.

Fjalën braniti i a dorzova nji mikut t’em kroat, docent universitar këtu n’Institutin e Slavistikës dhe m’i kreu spjegimet në kët fletë qi bashkangjes. Po u lyp gjâ tjetër, më thuej. N’Universitet i kemi të gjitha mjetet për me të plotsue dëshirën e nevojët kulturore. Jam tue vú për fije bibliotekën shqipe me ata pak libra qi na qilluen nëpër dorë.

Ndër këta ditt e Asemblés erdhi edhe Karl Gurakuqi nga Palermo. Të kemi përmendë shpesh. S’ka ndrrue aspak: ashtu si ka kênë.

Po këpus për sod. Të mijtë të falen me shëndet i madh e i vogël. Unë të përqafoj me mall.

Ernesti.

 

 

Marrë nga “KUVEND LETRASH ME MIQTË”, Vëllimi II

[1] Barrëve dhe nderimeve (E.M.)

[2] Pakthyeshëm (E.M.)

Si mbeta mik me Mit’hat Aranitin… Nga Jozef Radi

Jozef Radi pyet Mit’hat Aranitin (1992)

Mit’hat Araniti dhe Lazër Radi, kanë ndarë bashkë kohë, jetë dhe fate të përbashkëta…!

Para Lufte, edhe Gjatë Lufte; Mbas Lufte edhe gjatë kohës së diktaturës, (Luftës pambarim të Klasave). Bashkë nëpër burgje, nëpër kampe interrnimi, nën vëzhgimin e rreptë të Sigurimit, gjithnji në luftë për të mbijetuar, po edhe për t’i mbrojtur ato vlera intelektuale dhe humane që ai brez idealistësh, jo vetëm i kishte ëndërruar po edhe kishte luftuar me shpirt për: Nji Shqipëri Ndryshe…!! Të dy patën burgje të përbashkëta, kampe të përbashkëta, të dy i patën gratë në burg të përbashkët, të dy i lindën fëmijët me vonesë, pse ishin në burgje e kampeve të përbashkëta antinjerëzore.

Punuan bashkë, e s’u dëshpëruan kurrë, iu bën krah njëri-tjetrit në sakrifica të shumta, edhe kur regjimi i ndante, mjaftonte qoftë edhe një fjalë, një buzëqeshje, apo edhe ndonji batutë e thanë ashtu kalimthi për ta kuptuar thellë njëri-tjetrin… Vetëm mbas ’90-ës, ma së fundi ata (Mit’hati dhe Lazri) patëm mundësi të takoheshin si dikur në rini të hershme: ashtu të lirë… e të flisnin haptas me njëri-tjetrin… e të vazhdonin ndër biseda, mendime e kujtime që kishin nisur prej kur s’mbahej mend… Tash kishin mbrenda vedit edhe at dhimbjen e madhe, se mosha s’u premtonte shumë as njenit as tjetrit…!!

Mit’hati ishte nji njeri i rrallë…

Me nji buzqeshje thuej të skalitun nën mustaqet legjendare, me nji humor elegant, me batutë të gatshme e të rafinuar, dhe nji kulturë të pakufi… Mjaftonte nji argument krejt i thjeshtë dhe me të mund të flisje pafund… duke t’i ba orët minuta…

Edhe pse në kufijtë e 80 viteve, shpirti i tij mbetej djaloshar, plot dritë, plot dëshirë edhe pse sëmundja, vuajtjet, hallet dhe mosha e kishin tejlodhë…

Kët intervistë të shkurtë, që mbetet ndër të rrallat, arrita t’ia marr me shumë mundim. Jo,se s’donte, po pse shëndeti tij shumë shpejt mori teposhtën. Mbas shumë bisedash e vizitash, ajo u krye, dhe i premtova ta fusja në botimet e “Arbërisë”, por s’munda… Mbas tre numrash ajo s’mundi të vazhdonte më tej… Por i botova 5 poezitë e tij, duke ia shtue paksa at buzqeshjen e tij eterne, fisnike…

Në vitin 1996, kjo intervistë u gjet e mundun dhe u trupzue, në përbledhjen me shkrime të tij, të botuara në shtypin e paraçlirimit me titullin “Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle…” – Phoenix. Kjo intervistë eskluzive, botohet për së pari! Cilido që e lexon e kupton se është thjesht dëshmi e nji fisniku nacionalist, prej atyre që i vijnë rrallë këtij vendi mosmirnjohës… dhe ikin në heshtje të pashpërblyer:

Nderime pafund për Mit’hat Aranitin…!

jozef radi, 13 korrik, 2013

 

 

“…Kam qenë thjesht nji ushtar i Nacionalizmit, për lirinë e Shqipërisë…!”

 

Kush është Mit’hat Araniti, nga kjo lartësi e moshës ku ndodheni?

Mit’hat Araniti: Siç e theksova edhe më sipër, kam qenë nji pjestar i thjeshtë i lëvizjes Nacionaliste, për lirinë e Shqipërisë. Mosha 80-të vjeçare më bën të konstatoj me kënaqësi, se pas kaq vitesh kjo lëvizje po vjen duke marrë gjithnji e më shumë ngjyrë…
.
Një pjesë e madhe e personazheve që kanë qenë në vorbullat e ngjarjeve historike, kanë vdekur dhe i kanë marrë me vete të vërtetat e tyre; nji pjesë tjetër edhe pse janë gjallë e kanë shkruar historinë sipas kutit të tyre, pra atyre s’u takon që ta rishkruajnë historinë… A mendoni ju se në jetën tuaj ka diçka për të cilën ka nevojë jo vetëm historia, por edhe ne, ai brez që e njohim aq pak historinë e vërtetë të Shqipërisë…?

Mit’hat Araniti: Historia është tërësia e ngjarjeve dhe bëmave të së kaluarës së nji vendi pak a shumë të gjerë. Të gjithë pjestarët e një bashkësie, bëjnë pjesë në formimin e historisë, ku me veprime, ku me fjalë e ku me shprehje, por asnjëri prej tyre veç e veç, nuk e determinon vetë historinë si tërësi… Nuk shtrohet pyetja nëse dikush e ka shkruar apo jo nji të vërtetë historike. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë me shkrime në formimin e historisë, kanë shkruar duke qenë edhe vetë në vorbullën e zhvillimit të ngjarjeve, kështu që i kanë shikuar dhe vlerësuar ato ngjarje me frymën e nji subjektivizmi të pashmangshëm… Pyetjes që ju më bëni unë mund t’i përgjigje se: Kam qenë veçse nji ushtar i thjeshtë i këtij zhvillimi! Vetëm pas kalimit të një kohe relativisht të gjatë, pasi të jenë zhdukur dhe fashitur pikpamjet dhe ndjenjat subjektiviste, mund të arrihet një cilësim objektiv, dhe zhvillimi i ngjarjeve të vlerësohet si histori…
.

Gjatë viteve ’30, ju keni qenë nismëtar i letërsisë dialektale, kryesisht nën pseudonimin Rrem Vogli, po edhe të tjerë… Ç’mund të na thoni për këtë frymë dhe cilët ishin ndjeksit e saj?

Mit’hat Araniti: Nëse kam qenë a jo nismëtar i letërsisë dialektale, është një vlerësim që s’më takon mua ta bëj. I shtytur nga nevoja e evitimit të një censure nga autoritetet, aty në fillimi i vitit 1932, nisa të shkruaja disa skeçe satirike në dialektin tiranas, duke goditur me sa mundja anë të ndryshme negative të shoqërisë së asaj kohe. Për kët qëllim përdora në revistat “Illyria” dhe “Bota e Re”, pseudonimin Rrem Vogli, dhe më vonë në rubrikën “Shkel e shko” pseudonimet, Jago Blini, Hë De, Ja që hë, Sufi Asmon Sufes etje. Në dialektin tiranas shkruanin edhe Ibrahim Hasnaj (Cen Qytyku), Mustafa Greblleshi (Liu Cakut), Xhemal Farka (Sula i Fajes), si dhe dialektin gjirokastrit Musine Kokalari (Muza). Efekti i këtyre shkrimeve ka qenë i ndjeshëm në at kohë. Në pjesën më të madhe ato u vlerësuan në mënyrë pozitive, sidomos prej elementin përparimtar dhe demokrat, si fshikulluese të injorancës së shoqërisë së asaj kohe, ndërsa qarqet e mehmurëve, u vlerësuan thjesht si shfaqje humoristike. Për të theksuar anën pozitive të këtyre shkrimeve, dua të përmend nji episod të vogël të ndodhur me intelektualin Rauf Fico: Në revistën “Illyria” ishte botuar shkrimi im “M’bonjat m’Nurrës”, në të cilin fshatarja Merjeme, e veshur me kostum banje, dhe me emrin e ri “Meri”, mundohet t’ia hedhë fshatarit Rrem Vogli, duke iu shitë si zonjë e rëndë. Rrema nuk bën tjetër veçse: “ush i thashë gomarit ne hika…” “Ush” ishte fjala që i kish bërë më shumë përshtypje zotit Rauf, dhe që ishte shprehja më e përshtatshme për t’i dhën cilësinë gjithë shkrimi tim…

Ç’përfaqësonte për Ju lëvizja nacionaliste e intelektualëve në kohën e pushtimit dhe çfarë përfaqëson sot… A mund të gjej nacionalizmi një shtrat të natyrshëm në luftën për demokraci?

Mit’hat Araniti: Lëvizja Nacionaliste e intelektualëve, ka qenë për mua gjatë gjithë kohës së pushtimit, baza, trualli, mbi të cilin duhej të punohej për çlirimin e Atdheut… Ajo përfaqson edhe sot nji shtrat të natyrshëm të luftës për demokraci në kushtet e Europës së sotme…
.
Duke pasur parasysh se në “Ballin Kombëtar” aderonte ajka e intelektualëve, a mendoni se mund të vij një brez i ri që ta përfaqësonjë denjësisht at idealin tuaj kombëtar?

Mit’hat Araniti: Tashmë dihet që në të kaluarën në “Ballin Kombëtar” ka aderuar ajka e intelektualëve, por ky aderim ka qenë i kushtëuar nga rrethanat e faktit të një pushtimi tërësor, ndërsa sot brezi i ri me ndjenja nacionaliste, gjendet i përfshirë në një sistem pluralist të demokarcisë, me synime të diferencuara…
.
Pjesmarrja Juaj në Mukje, mbetet gjthnji një kapitull i hapur për të vërtetën… A nuk mendoni se përçarja e nisur në Mukje vazhdon edhe sot e kësaj dite?

Mit’hat Araniti: Pjesmarrja ime në Mukje ka qenë e motivuar nga synimi i një bashkimi mbarëkomëtar. Përçarja e nisur në Mukje, sot nuk ekziston, por vazhdojnë vetëm disa fijëza trashëgimie të vetëdijshme ose të heshtura…
.
Cili qe pozicioni Juaj kur lufta kundër okupatorit devijoi në luftë civile?

Mit’hat Araniti: Duke qenë në radhët nacionaliste gjatë luftës çlirimtare, jemi munduar të formojmë një urë kalimi midis nacionalistëve dhe komunistëve… Kur lufta çlirimtare u kthye ne luftë civile, konseguent me mendimet e mia, unë mbeta dhe jam kundër vëllavrasjes…
.
A mendoni se komunistët ditën të përfitojnë jo vetëm nga “akademizmi” i Ballit Kombëtar, po edhe nga ajo frymë mospajtimi që ju kishit me Legalitetin zogist?

Mit’hat Araniti: Komunistët ditën, por edhe patën fatin të përfitojnë pikërisht nga ndjenjat atdhedashëse të nacionalistëve, lidhur edhe me evitimin e çdo dëmtimi të mundshëm të popullit shqiptar…
.
Pas lufte a e mendonit dënimin… dhe a e ndjenit veten fajtor kur ju dënuan?

Mit’hat Araniti: Nuk e kam menduar kurrë veten se mund të dënohesha pas lufte, sepse nuk mendoja se njeriu mund të dënohet dhe të quhet fajtor, pikërisht se vepron në të mirë të atdheut të vet…!!
.
Në ç’raporte u vendos diktatura me intelektualët? Në ç’raporte u gjendët ju me diktaturën duke pasur parasysh se ju jo vetëm ishit intelektual dhe shkrimtar, po edhe nji njohës mjaft i mirë i shumë gjuhëve të huaja?

Mit’hat Araniti: Fillimisht komunistët i përdorën intelektualët sipas nevojës dhe interesave të tyre utilitare… Më vonë tehu i diktaturës (lufta e klasave) u drejtua kryesisht kundra dhjetra e qindra intelektualëve të mirfilltë. Për të qenë të mbyllura të gjitha dyert e çdo manifestimi të ndjenjave dhe aftësive të tyre. Edhe njohja e disa gjuhëve të huaja, për ata nuk përbënte ndonjë rëndësi të veçantë, as diploma ime e juristit, as aftësia ime për të kontribuar në fushën e letrave. Diktatura kishte si qëllim kryesor: shfrytëzimin dhe shkatërrimin e personalitetit të njeriut…!
.
Nga njerëzit me të cilët keni jetuar dhe keni njohur, cili do të qe sipas Jush personifikimi i shqiptarit dhe i patriotit të vërtetë?

Mit’hat Araniti: Nga njerzit me të cilët kam jetuar dhe kam pasur nji respekt shumë të lartë, dhe që unë i konsideroja si personifikim i shqiptarit dhe i patriotit të vërtetë janë të shumtë… Ka ndër ta edhe ata që s’mundët të realizoheshin në diktaturë, por edhe që u shkatërruan prej saj… S’mundem të harroj në veçanti Mirash Ivanajn, Kol Tromarën, Selman Rizën, Suat Asllanin, po edhe plot të tjerë…
.
Për cilën gjë të jetës suaj keni vuajtur më shumë?

Mit’hat Araniti: Gjëja për të cilën më ka ardhur më keq në krejt jetën time është prishja e Marrveshjes së Mukjes. Nëqoftëse ajo Marrveshje do të që realizuar, Shqipëria sot do të kishte një pamje krejt tjetër.

Duke patur gruan prej familjeve më të njohura intelektuale, a mendon se keni ndarë një fat të përbashkët, në një fatkeqsi të përbashkët?

Mit’hat Araniti: Fakti që kam patur si shoqe jete: Agime Pipën, grua e pajisur me cilësi të spikatura, s’ka dyshim që ka qenë për mua një mbështetje e madhe… në përballimin gjithë vështërsive të asaj jete plot vuajtje dhe në mposhtjen me dinjitet të tyre…

Si avokat a do gjenit ndonji motiv ta mbronit komunizmin nëse të kërkohesh një gjë e tillë??

Mit’hat Araniti: Sa i përket komunizmit, atij s’i ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, sepse ai është i dënuar nga historia me zhdukje, deri edhe prej idhtarëve të vet të dikurshëm…
.
Në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, u vendos përfundimisht dhe arbitrarisht, dialekti i Jugut… bashkë me dhunimet njerëzore u bë edhe dhunimi i gjuhës shqipe… Si mendoni Ju, a mund të gjendej nji e mesme e artë?

Mit’hat Araniti: Kam qenë gjithnji i mendimit se nji gjuhë nuk formohet me vendime, por me anën e nji evoluimi natyral, d.m.th. është përdorimi i saj nga shkrimtarë të ndryshëm që e përligjin në mënyrë të natyrshme atë, duke imponuar një trajtë ose një tjetër gramatikore, pranimin e një fjale ose një tjetre, pavarsisht prej dialektit që ato i përkasin…
.
Sot lufta për pushtet është shumë më e madhe se lufta për Shqipëri, dhe koha po e provon se intelektualët janë sërish viktimat e para edhe të demokracisë… A mendoni se nji shfaqje e tillë tregon se jemi në postkomunizëm?

Mit’hat Araniti: Është e vetvetishme! Kur luftohet për pushtet, edhe mbas përmbysjes së një diktature, viktimat e para do të jenë përsëri intelektualët, sepse janë pikërisht ata që shfaqin në mënyrë më të qartë mendimet për mbrojtjen e demokracisë, por kjo s’do të thotë aspak, se po futemi në postkomunizëm…

A mendoni se një kuvend mbarëkombëtar, ku të merrnin pjesë të gjitha forcat intelektuale, brenda dhe jashtë Shqipërisë do të ishte nji shans historik për shpëtimin e saj?

Mit’hat Araniti: Jam plotësisht i bindur se një kuvend mbarëkombëtar ku të marrin pjesë të gjitha forcat intelektuale, brenda dhe jashtë vendit, mund të jetë një shans për shpëtimin e shpejtë të saj: por praktikisht një gjë e tillë do të ishte shumë e vështirë…
.
Vazhdimisht e keni përmendur aktin e Bedri Spahiut, ndjesën dhe transformimin e tij. A mendoni me të vërtetë se tek ai ka ndodhur diçka e tillë? A mendoni se një ndjesë e formale e njerzve të krimit, përbën nji akt fisnik?

Mit’hat Araniti: Të them të vërtetën akti i Bedri Spahiut, me të cilin ai kërkon falje publike për të gjitha ato që ka bërë, më ka lënë një përshtypje të madhe. Me gjithë peshën e rëndë të krimeve të pranuara prej tij dhe me gjithë dyshimin se akti në fjalë mund të ketë qenë veçse formal, unë personalisht jam i mendimit se atij i ka mbetur një grimë burrërie dhe mbetet gjithmonë vend për të formuluar hipotezën, se një gjest të tillë sikur ta kishin bërë ose ta bënin të gjitha ata “pezzi grossi” me gjokset e mbushura me medalje dhe me pozita të larta, do t’i sillnin një shërbim mjaft pozitiv Atdheut.
.
Nëse do ta fillonit jetën edhe një herë nga e para, kujt do t’i përkushtoheshit me gjithë shpirt?

Mit’hat Araniti: Sikur ta filloja jetën dhe një herë nga e para, padyshim që do t’i kushtohesha me gjithe shpirt Shqipërisë… dhe rruga e ndjekur prej meje do të ishte shumë më e qartë dhe më e sigurt, sepse do të kisha mësuar mjaft prej disfatave të pësuara…

.

Pesë poezi… sa nji thesar!

(Marrë nga libri “Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle… Phoenix, përgatitut nga Gjergj Zheji)

Nga Jozef Radi

Ato janë pak… për dikë ndoshta fare pak… pse janë vetëm pesë poezi, kur të tjerët mund të kenë vandakë me vargje… e vandakë me libra…

Vërtet janë pak, por jo edhe aq pak, sepse aty asht liria kur ndër duar ke prangat, aty asht dëshpërimi kur në shpirt ke shpresën, aty janë qiejt kur ti je mbrenda mureve, aty asht dhimbja kur në buzët e tua asht melodia, aty asht nata e erret e qelisë po edhe drita magjike e poetit, që kapërcen gjithçka dhe jeton përtej mureve të lagta, përtej çnjerzores, përtej nënshtrimit…

Po t’i numrosh thjesht s’bajnë ma shumë se pesë gishta t’nji dore, po ato janë shumë ma tepër se nji libër, pse janë poezi të vërteta, të nji njeriu të vërtetë në nji kohë të vërtetë, që ishte e përbindshme…!! Janë poezi të përjetueme thellë në kushtet e qelisë, të gatueme gjatë prej mendjes dhe shpirtit të nji intelektuali klasi, të nji patrioti të pazhurmët, të nji njeriu që edhe heshtjen e kishte po aq magjike sa të folunën, të nji përkthyesi nga ma të papërmendunit… edhe pse ka përkthye mbi 150 libra nga gjitha fushat e kulturës, të nji njeriu që dha gjithë jetën e vet, dhe kurrë njiher s’pyeti se ç’ka po i japin atij…

Në kushtet e mungesës së plotë të lirisë dhe shpresës, Mit’hat Araniti shkroi këto pesë poezi të vetme të jetës së tij… që mbas leximit askush s’mund me thanë se janë pak, sepse ato mbeten nji sfidë e vërtetë e inflacionit të hipokrizisë poetike të atyne pesëdhjetë viteve…

Prandaj ato s’janë pak, edhe pse janë pesë poezi, pse vlefta e tyne brenda nesh mund të shumfishohet… mjafton diçka fare e vogël… shpirti!
(Arbëria, 10 prill 1993)

Çaste burgu…

Me kaltërsin’ e qetë të syve tu një ditë
Me kaltërsin’ e thellë si det i qetë në maj
më buzëqeshe ëmbël me zemër të pafaj
sikur të ishe ëngjëll përftuar hije-dritë

Me rradhë ditë të tjera kaluan një nga një
në rrjedhën e pamatë të kohës pa mbarim
porsi nji çast i vetëm në tërë kët amshim
një buzëqeshje e vetme dhe tjetër asgjë.

E di nëse krahrori të rreth gjithmon për mua
a vallë në zemrën tënde një tjetër ndjenjë u zgjua
në çastet ëndrrimtare mendimin s’ma mundon

Me kaltërsin’ e ëmbël të syve tu të qetë
në buzëqeshjen tënde që prap më kthen në jetë
unë prehem dhe gëzoj… më shpirti s’më kërkon!

Tufan…

Potershëm përjashta tufani tërbon
në natën e zezë si shpirt’i njeriut
dhe degët kërcasin si zë që rënkon
te fshikur furishëm prej erës dhe shiut

Me rradhë një nga një tërë dritat u shuan
dhe terri tmerronjës ka rënë mbi qytet
një dritëz e vetme akoma po ruan
dhe ngrohët ngushllon me flakën e vet

E njëjtë një dritë këtu brenda përgjon
dhe mes nji tufani keq epshesh shpërthyer
simbolesh përmbysur të ndrisi vazhdon.

Në mijra krahrorë rri ndezur kjo dritë
që terri s’ka shojtur, rënkimet ushqyer
janë mijra krahërorë që presin nji ditë!

Hymn

Mure, mure rreth e rrotull mure
Tiran, ti varrin i pregadite lirisë
hekur, hekur, kudo hekur thure
tiran, prangat i farkëtove njerzisë.

Pandehe të shuash etjen për liri
frymën që ushqen në botë çdo krijesë
gjënë më të shenjtë që ka çdo njeri
Dhe për hir të asaj që pranon të vdesë.

Mure, mure rreth e rrotull mure
tiran fuqizove etjen për liri
hekur, hekur, kudo hekur thure
tiran u dhe shkas fatosave të ri.

Aq sa mundet era të pushojë zjarrin
sa mërgimi mallin që kemi në gji
po aq mundën prangat shpresën të na marrin
të na shuajnë etjen, etjen për liri.

Mure, mure rreth e rrotull mure
tiranë do rrafshoheni një ditë me tërbim
hekur, hekur, kudo hekur thure
tiranë do shpërthehen një ditë me rrëmbim.

Atherë do buçasë kënga e lirisë
në çdo kënd të botës, kudo që të jetë
Pa mure, pa pranga, pa frik’n e robrisë
Njeriu do të jetë njeri i vërtetë!
Wynn Bullock – Dielli, Fotogram, 1970

Wynn Bullock – Dielli, Fotogram, 1970

Rreze dielli

Lehtë drithëruar, sikur ta ket ndjerë
që edhe ajri i mbyllur brenda kësaj qelie
eshtë ajr i dënuar, i çveshur çdo lirie
dhe ka shok të vetëm një njeri të mjërë

Nga dritarja ime, nga dritarja vrimë
lart atje mbi mure sa s’arrin me dorë
nëpër gardh’n e hekurt thurur tërë katrorë
hyn një rreze dielli dhe ngroh shpirtin tim.

Mes mureve të ftohta, hapsirës plot lagshti
udhë-tymi kaltëruar, plihur i praruar
shkon dhe përkundruall, mbi murin e shkretuar
katrori i ndezur ar, shkëlqen plot magji.

Ndarë nga bot’e tërë, në heshtjen e vetmisë
larg zërave të dashur, fytyrave që dua
larg çdo rrahje zemre, që rreh dhe për mua
mes hijeve të ftohta, mes mureve të qelisë

Një valë mallëngjimi më rrëmben fuqishëm
dhe tretem në soditje. Dalngadalë pastaj
mua mendja m’arratiset dhe lehtë mbi krahët e saj
lëshohem në hapsirë, e bredhërij hareshëm…

Ndajnatë…

Ndajnatë kur mbi natyrë zë ungjet tis’i muzgut
dhe tej nga horizonti ndezur flakëruar
mijë ngjyrash në venitje, diell’i perënduar
hedh një “lamtumirë” mbi kangjellat e burgut

Një ndjenjë e paemër, diçka si dhembshuri
si ngjyrë në venitje, e vakët e pa caktim
pret dritën që po vdes, për ditën pambarim
thuaj shpres’e ime fundit, më shtrëngon në gji

Por vetëm për një çast, se thellë shpirtit tim
Një flakë që është shuajtur, një flakë që përvëlon,
ushqen një tjetër ndjenjë, ushqen një besim!

Pandalshëm do vijë dita, më kot errsira vuan,
si diell’i perënduar, që diell përsëri agon
ashtu dhe flakën time s’ka natë që e shuan…

(Arbëria, 10 prill 1993)

*
Këto poezi antologjike të Mit’hat Aranitit, nji prej intelektualëve të njohur të viteve ’30, dhe nismëtar i letërsisë dialektale, me pseudonimin e tij të famshëm “Rrem Vogli prej Rrashbulle”, janë shkrue gjatë periudhës së tij burgut 1945-1955. Dy prej tyre janë sonete. Ajo çka vlen për t’u shënue në këto poezi te ralla, asht fryma e shpresës dhe lirisë se nji i intelektuali të thellë dhe largpamës… Edhe pse ai ndodhej në qelitë e lagshta të burgut… shpirti i tij asht i lirë…
Këto janë të vetmet poezi që ai pat shkrue dhe mbeten perla të poezisë shqiptare… jr

PERIKOPEA E UNGJILLIT TË SHEN MATTEOS SHKRUAR NË GJUHËN SHQIPE NË SHEKULLIN XIV – Nga Lutfi ALIA

Shkrimet më të herëshme në gjuhën shqipe nuk i përkasin krijimtarisë letrare, por përkthime të doreshkrimeve fetare dhe te Ungjillit të përdorura nga kerikët në shërbimet liturgjike. Shkrimet e para janë realizuar nga klerikët me alfabetin latin në trojet veriore, ku ushtronin aktivitet kisha katolike, ndersa në jug të trojeve arbërore, nën ndikimin e kishës bizantine – ortodokse, shqipja shkruhej me alfabetin grek, si rezulton në Perikopea e shekullit XIV.

Shkrimi i vjetër në shqip me alfabet latin (fragment i fromulës së pagëzimit i vitit 1462, i Imzot Pal Engjelli), është i përfshirë në kodin 1107 në fondin Ashburnham, në Bibliotekën Medicea Lauren­tiana – Firenze, i zbuluar nga Nicolae Jorga, i cili e publikoi ne “Notes et extraits pour servir à l’Histoire des croisades au XV siècle – Shënime dhe ekstrakte të shekullit XV në shërbim të Historisë së Kryqëzatave. Bucarest, 1915, f.195). Prof. Mario Roques, historian i letërsisë mesjetare, thekson se fragmenti në gjuhën albaneze është shkruar në Durrës. (Mario Roques. Romani de Paris, Nr. 205- 206, Janvier-Avril 1926, f. 162-164). (Fotaq Andrea, Pena të arta franceze për shqiptaret 1332-2007, Editions Prind, Tiranë, 2007

Shkrimi më i vjetër shqip me alfabetin grek është Perikopea e shekullit XIV, ku është një fragment i marrë nga Ungjilli i Shen Matteo. Ky dorëshkrim ndodhet në Bibliotekën Ambrosiana në Milano. (Latinisht Pericope, term me origjinë nga greqishtja: περικοπή, nga περικόπτω: περι – rreth dhe κόπτω – me prerë, pra perkufizon një shkurtimore teksti).

Njoftimin e parë për Pericopea në gjuhën shqipe e dha At Sofronio Gassisi, i cili e zbuloi ne vitin 1912 ne kohën kur prefekt i Bibliotekës Ambroziane, ishte At Akile Ratti, që më pas u zgjodh Papa Pio XI. At Gassisi kërkoi një riprodhim fotografik të tekstit, të cilin ia dërguan me një shënim të At Ratti ku shkruan: Të dhënat janë në Katalogun T I, pagine 147. [Codex] 133 (B. 112 sup. olim T 360), madje i thekson se ky tekst është shtesë ne doreshkrimin origjinal. Këtë zbulim At Gassisi ia tregoi Mitat Frashërit, i cili e bëri lajm publik. At Gassisi vdiq ne vitin 1923 dhe studimi i tij humbi, por u ruajt riprodhimi fotografik i tekstit. (Nilo Borgia. Pericope Evangelica in lingua albanese del secolo XIV. Grottoferrata 1930.

 

 

 

 

 

At Sofronio Gassisi                         Murgu Nilo Borgia (Borshi)

(1873 – 1923)                                        (1870 – 1942)

 

 

Në katalogun e Bibliotekes është shkruar: Chartac. cm 23,3 -15,3… secol. XIV: f. 63 item frustum, continet verso, ex alio libro, fragmentum quod inscribitur – εύαγγέλιον άρβανείτιχον (sic) τής μεγάλης παραοχ (εν) ής σοφία όρϑή, etc; “recto” autem notas musicas. Është fragment teksti, ndërsa në faqen e pasme janë shënuar notat e muzikës. Dorëshkrimi është në greqisht (Catalogus Codicus Grecorum Bibliothecae Ambrosianae Mediolani MCMVI. Volume 1. Digesserunt Aemidius Martini Et Dominicus Bassi. Milano. Febbraio 1906), por asnjë studiues nuk e kish identifikuar se një fragment shkrimi me germa greke ishte në gjuhën shqipe.

Zbulimi i Perokopesë në gjuhen shqipe i Ungjillit të Shen Matteeo, i shkruar me germa greke, i dedikohet arbëreshit At Sofronio Gassisi, i lindur në komunën Contessa Entellina, e njohur dhe me emrin Kudessi – Kudhësi, pra vendbanim arbëresh me origjine nga Kudhësi i Provincës së Himarës. At Gassisi ishte Këshilltar i Kongregacionit të Kishave të Lindjes dhe nga viti 1920 priori i Abacisë të Grottaferrata, por kryente dhe detyrat e bibliotekarit dhe të arkivistit. Ishte njohësi më kompetent i greqishtes së vjeter, me kontribut të madh ne studimet e traditës manastiriale të Abacisë dhe të dorëshkrimeve të lashta në greqishten e vjetër.

Pas dëshmisë në arkivën e Raguzës, i 14 korrikut të vitit 1285 për gjuhën shqipe (Thallòczy, Jireček, Šufflay. Acta et Diplomata Res Albaniae, mediae aetatis illustranti. Vol I Annos 344 – 1343. Vindebone 1913), ekzistenca e shkrimeve në gjuhën albaneze në shekullin XIV dëshmohet nga Gullielmus Adae, Ipeshkëvi i Tivarit, i cili në “Directorium ad passagium faciendum” në pseudo Brocardo thekson: “Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tanem litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris”. (lib. I, parte VIII, anno 1322). Nga kjo dëshmi e viti 1322 qartësohet se albanezët flisnin gjuhën e tyre, që ishte e ndryshme nga e të tjerëve dhe se kishin librat e tyre të shkruara në gjuhën albaneze me germa latine.

Në shekujt XV – XVIII, shkrimet në gjuhën arbërore u shtuan, me formulën e pagëzimit, me përkthime të Ungjilleve, me meshare, me katekizma dhe me poezi fetare te dedikuara shenjëtorëve, madje dhe me poezi origjinale të klerikëve arbëror, kësisoj literaturës fetare në latinishte dhe në greqishte, iu shtuan shkrimet në gjuhën amëtare, njëlloj si ndodhi me popujt e tjerë europianë. Duke e krahasuar periudhën kohore të dy dorëshkrimeve të herëshme në gjuhë shqipe, me shkrimet e vendeve të tjera europiane, gjejmë përafërsi kohore, çka tregojnë se Albania ishte pjesë integrale e Europës perëndimore. Shkrimet e para në gjuhën angleze janë të viteve 449 – 1100 (tekste agiografike, përkthime të biblës, poema epike, kronika historike); në gjuhën vulgare italiane i perkasin vitit 960, ndërsa pas vitit 1200, filluan shkrimet letrare në italishte, që zëvendësoi latinishten; gjuha gjermane në vitet 750 dhe 1050; sllovenishtja në fund të shekullit XI, gjuha portogeze në shekullin e XII, hungarishtja në shekullin XI, gjuhët kroate dhe polake dokumentohen në shekullin XIV, rumanishtja dokumentohet e shkruar në vitin 1521; letonishtia me një katekizëm të vitit 1585; lituanishtja në vitin 1545 me përkthimin nga latinishtja të një himni; finlandishtja e shkruar për herë të parë në shekullin XVI; sllovakishtja ne vitin 1636, etj.

Sipas dorëshkrimeve antike, nga shekulli IX dhe në vazhdim, në meshën solemne të Pashkës, Perikopea e Ungjillit të Shen Gjonit, këndohej në gjuhën greke nga Patriarku, ndërsa arçidiakono e vzahdonte në gjuhen latine. (Dimitrewskij. A. Opisanie Liturgjistseskij Rukopise. Tome I, TYΠIKA. Kiev 1901). Në Konstanti-nopoj, në Antiokia, në Aleksandri dhe në Romë, liturgjia kryhej në gjuhën greke, ndërsa ne Egjypt, ne Siri, ne Mesopotami ritet liturgjike kryheshin në gjuhën e vendeve të tyre. Shërbesat dhe litugjia dy gjyhësore, praktikoheshin dhe në kishën katolike, pasi kishte klerikë madje dhe shenjtorë që nuk e njihnin gjuhën greke, kështu Shen Antonio nuk e njihte greqishten dhe kur u takua me dy filozofë grekë komunikoi me përkthyes, ashtu si Shen Prokopi Martir, e përktheu ungjillin në gjuhën siriane, sepse gjuha greke nuk njihej nga bashkeqytetarët e tij. (Nilo Borgia. Perikopea Evaangelica in lingua albanese. Grottaferrata 1930).

Në shekujt në vazhdim nuk mungojne njoftimet, se në shumë vende, Perikopea e Ungjillit e Shen Gjonit, në meshën e Pashkës këndohej ne gjuhën e popullit si thekson Nilles: Praedicationis evangelicae consensum per totum orbem ab Apostoliss uniformiter factum, licet diversis linguis et in remotis terrae partibus. (Nilles N. Kalendarium Manuale ultriusques Ecclesiae. loc. Cit. tom II, faqe 314 – 315: Oeni – Ponte. 1897).

Nga këto kritere ekleiastike nuk mund të bënin përjashtim të krishterët arbëror të dy kishave, si katolike dhe ortodokse. Arbërit e trojeve jugore kishin përqafuar kishën bizantine – ortodokse dhe si kuptohet ritet zhvilloheshin në gjuhën greke, por dhe në gjuhën shqipe, pa çka se kemi shumë pak dëshmi. Të mos harrojmë se kishte arbëror që shkruanin në gjuhën e tyre, ashtu si shkruanin në gjuhën greke, si arvanitit Nikola Masarites në shekullin XII, shkrimtar i shquar, që shkruajti në greqisht “Varri i Shenjtë në Jerusalem” dhe “Apostujt e Shenjtë të Kostantinopolit” (August Heisenberg. Die Grebeskirche und Apostelkirche zwei Basiliken Konstantins, Leipzig C. Hinrichs 1908). Masarrites është autori i poemës dedikuar Shen Pietrit dhe Shen Palit (Giuseppe Schirò Junior. Atti Istituto Veneto 1957). Historiani Giovanni Cantacuzeno dëshmon se Nikola Masarites ishte albanez. (Nicolae Jorga. Medaillons de histoire littéraire byzantine, I. Les historiens, in «BYZ», II, 1925, f. 292).

Si shprehet Giuseppe Schirò Junior në “Storia della litteratura albanese. Nuova Accademia Editrice. 1959, f. 69 – 72”, shkrimi në gjuhën arbërore i Perikopea i Shen Matteo, është burimi i një lumi, pasi kishte rrjedhur në errësirë prej mijëra vitesh, doli në dritë në një pergamenë, e ruajtur në Kodin Ambrosian 133, f. 63.

Teksti është me katërmbëdhjetë rrjeshta, i shkruar nga një klerik arbëror dhe është përkthimi në gjuhën shqipe i një fragmenti nga Ungjilli i Shen Matteo (XXVII, 62 – 66), por i shkruar me grafema të alfabetit grek. Kleriku arbëror (prift, apo murg), duke ndjekur kriteret e “Tyπikòn”, pjesën e tekstit të Ungjillit të Matteo e përktheu me qellim që kur ta këndonin në kishë, ta shqiptonin në gjuhën shqipe dhe të kuptohej nga besimtarët.

Është tekst i shkurtër, por me rëndësi të madhe në historinë e gjuhës dhe kulturës arbërore.

Nga analiza e tekstit, Nilo Borgia thekson: “Ky dorëshkrimi i çmuar i përket fillimit të shekullit XIV. Nuk e njohim prejardhjen, por me siguri duhet të jetë shkruar në ndonjë qytet të Shqipërisë së mesme, ku gjuha greke nuk ishte aq e përdorur sa në Epirin e poshtëm. Shkrimi ështe i realizuar në greqishten popullore, pa i dhënë rëndësi thekseve, pra teksti në shqip është shkruar me grafemat greke, ashtu si shqiptohet. Prifti apo murgu, ka përdorur alfabetin grek pa shenja diakritike, ka përdorur shpesh germën “η”, andaj shqiptimi i përkon bukur gjuhës shqipe. Nga riprodhimi grafik i tekstit, rezulton se është një kod muzikor, që mbështet sugjerimin tonë, se gjatë meshës, kleriku do ta shqiptonte Perikopenë në gjuhën albaneze dhe se muzika e Ungjillit nuk bazohet në numërin e rrokjeve dhe fjalëve, por në shqiptimin e saktë të fjalëve. (Nilo Borgia. Pericope Evangelica in lingua albanese del secolo XIV. Grottoferrata 1930).

Si kuptohet, kodi ku eshte shkrimi ne greqisht i Perikopea ne gjuhen shqipe, e kane sjelle ne Milano arberit qe emigruan, te detyruar nga reprazljet dhe persekutimet e hordhive osmane. Kur erdhen ne Itali, arberit moren meshare, kodike, ikona dhe çdo pasuri tjeter materiale dhe shpirterore, qe munden ta ruanin nga asgjesimi prej barbareve turqe.

Teksti nuk i perkon besnikërisht origjinalit të Ungjillit të Shen Matteo, madje ndonjë fjalë, apo pjesë fraze nuk gjenden në tekstin origjnal grek. Ky tekst ka disa veçori linguistike, që i shkojnë për shtat gjuhës shqipe të asaj kohe. Zbulimi i këtij teksti nxiti interesin e shumë gjuhëtarëve, glotologëve, filologëve, historianëve dhe paleografëve për të përcaktuar periudhën kohore kur ishte shkruar. Bazuar në aspektet grafike, tipin e pergamenës dhe karakteristikat e shprehjes, njohësit e gjuhës greke të vjetër – paleografët kanë konkluduar se pjesa e tekstit në gjuhën shqipe është shkruar në gjysmën e parë të shekullit XIV. Natyrisht kete konkluzion e dhne dhe At Gassisi dhe murgu Nilo Borxhia, dy klerikë ndër më të shquarit njohës dhe përkthyes të greqishtes së vjetër. At Justin Rrota, duke analizuar pjesë të “Pericopea Evangelica”, thekson: “Ekziston një traditë shumë e vjetër – ad immemorabili (sa nuk mbahet mend), se pas liturgjisë në gjuhën latine, mesha vazhdonte me leximin e ungjillit në gjuhën vernikolare (gjuha e popullit – albaneze). Kjo traditë më pas u ruajt vetëm në meshat e Pashkëve. (Justin Rrota. Shkrimtari me i vjeter italo-arberesh, Luke Matrenga 1592. Botimi I 1932, botimi II me 1939)

Teksti me germa greke dhe transkriptimi ne shqip nga Nilo Borxhia

 

Transkriptimi ne shqip i tekstit i realizuar nga Giovanni Schirò Junior.

 

Murgu arbëresh Nilo Borgia (Borshi), duke analizuar Pericopea Evangelica, thekson: “Bazuar në analizën e kujdesshme dhe krahasuese të grafemave, ky shkrim në gjuhën albaneze është i njëkohshëm me Pericopea dhe jo i shekullit XV – XVI, si thonë disa studiues.” (Nilo Borgia. Pericope Evangelica in lingua albanese del secolo XIV. Grottoferrata 1930). Nilo Borxhia (Borshi), murg i ritit ortodoks, i urdhërit basilian, filolog, teolog, shkrimtar, historian ishte njohës dhe përkthyes kompetent i dorëshkrimeve ne greqishten e vjetër, që ndodhen në Bibliotekën e Abacisë të Grottaferrata – Roma, ku ka shërbyer deri në fund të jetës.

Ky shkrim verteton se gjuha albanese në shekullin XIV, shkruhej në të dy dialektet kryesore dhe me dy alfabetet, klerikët katolikë shkruanin me grafema latine dhe ata ortodoksë me grafema greke, pra dëshmohet se kultura albanese dhe jeta shpirtërore konfensionale e popullit tonë në trojet veriore ishte nën ndikimin e kulturës latine – katolike, ndërsa në trojet jugore nën ndikimin e kultures bizantine – ortodokse.

Transkriptimi në shqip i shkrimit, fillimisht u bë me nxitim dhe pa kujdes. Paleografët nuk i kushtuan vemendje respektimit të normave filologjik, që sugjerojnë kujdes maksimal në respektimin e interpretimit të dorëshkrimeve të tipit scripta continua si është shkruar teksti i Perikopea, andaj dhe glotologët u keqinformuan për përmbajtjen e tekstit. Për të shmangur gabimet dhe interpretimet jo të sakta të më parëshme, Nilo Borxhia dhe pas tij Giuseppe Schirò Junior e rilexuan tekstin dhe i ndanë fjalët njera nga tjetra, kësisoj çdo shprehje grafike në shkrimin me germa greke, i dha kuptimin shqip, duke shtuar në kllapa germat shtesë të alfabetit shqip, për të cilat mungonte tingulli përkatës në gjuhën greke dhe që skriba arbëror nuk mund t’i shprehte në këtë dorëshkrim.

Nilo Borxhia dhe Schirò konstatuan se prifti, apo murgu që e ka përkthyer këte paragraf, nuk i ka qëndruar besnik versionit të Ungjillit të Matteo, por ka bërë përkthim të lirë, madje në ndonjë pjesë i kapërcen disa fjalë, ose i modifikon, andaj ndyshon me Ungjijt e tjerë. Kështu p.sh vizitën e priftërinjëve dhe të Farisejve te Ponco Pilati, prefekti i Xhiudea, e vendos pak a shumë në të njejtën orë, kur Xhiusepe Arimatea shkon te Pilati për të kërkuar lejen e varrimit të Jezu Krishtit, pra në mbrëmjen e ditës së premte, duke shtuar një epitet për Pilatin “Zotëri” (vargu 4), gjithashtu e kapërcen ditën e varrimit të vendosur nga roja i varrezës “deri në ditën e tretë”, e ndryshon në përkthim shprehjen e Ungjillit të Matteo “gabimi i fundit, është më i keq se i pari” duke e shkruar shkurt “isht më i keq ai i prapmi se i pari”, e shkurton frazën e fundit të shkruar nga Shen Matteo, duke e shprehur keq në gjuhën emëtare “si e pat mbyll me gurin te gjithe rojet (kustodhie)”, andaj frazën e vendos në kllapa, duke vepruar si në shkrimet e terminologjisë Helene.

Në anën e pasme të njejtës faqe të Kodit Ambrosian ku ishte shkruar fragmenti i Perikopea Ungjillore, është shkruar dhe përkthimi i dy vargjeve te një strofe celebrative të Ringjalljes të Krishtit, e njohur si kënga e Ringjalljes shumë e përhapur në kishën ortodokse arbërore, e kënduar në ditët e Pashkëve, deri në fund të periudhës të Pentekoste.

Edhe kjo strofë i përket të njejtës kohë kur është shkruar Perikopea Ungjillore, është shkrim me të njejtën boje e me të njejten kaligrafi si i pari, pra është shkruar nga i njejti klerik skriba, sigurisht e përkthyer në gjuhën shqipe po nga i njejti klerik. Megjithatë, thekson Schirò, varjanti në shqip është me tradicional, pasi kendohet masivisht në kishat arbërore. Ky aspekt shihet nga shkruesi i dorëshkrimit, i cili duke e përkthyer nga greqishtja dhe duke e shkruar tekstin shqip me germa greke, për ta përshtatur tekstin me melodinë, i ka shkruar vargjet me tre rrokje më pak, kështu vargjet me tridhjetë rrokje që është në greqishte, i ka shkruar me njëzet e tre rrokje në gjuhën shqipe.

 

 

Shkrimi ne greqishte dhe transkriptimi i strofës të këngës te Ringjalljes të Jezu Krishtit,

në kodin Ambrosian sipas Nilo Borxhia (1930).

 

 

Transkriptimi i strofës të këngës të Ringjalljes të Jezu Krishtit ne kodin Ambrosian,

sipas Giovanni Schirò Junior (1959).

 

Këngët kishtare këndoheshin nga besimtarët në kishat tona, madje albanezët që emigruan në Itali, kur u vendosen në trojet e reja, i ruajtën traditat, besimin katolik dhe ortodoks, madje në shumë komuna, banorët flasin gjuhën e të parëve ne dialektin arbërisht. Në vitin 1866, gjatë një vizite në komunën Roccaforzata në Provincën e Taranto në Pulia, një historian takoi një arbëreshe të moshuar ortodokse, e cila këndonte këngë në gjuhën shqipe, mes tyre dhe këngë kishtare. Ajo i deklaroi hitorianit italian, se këto këngë i kemi sjellë nga vendlindja dhe prej 400 vitesh i këndojmë në kishë, në festa dhe kremtime familjare ose kolektive. Njera prej tyre ishte kënga e Shen Lazarit, të cilën pasi e dëgjoi disa herë, historiani e transkriptoi dhe e botoi. (Primaldo Coco: Faggiano – Primo casale albanese nel Tarentino, Stab. Tipografico Pappacena, Taranto, 1929).

Teksti në arberisht i këngës te Shen Lazarit:

O Zoti, madhe Zoti

Se ka deka Lazarini

E Zoti nenja gjender

Vemmi Eklishi

E shohu Lazarini

E thirti Lazarin ngridu

E Lazari ngridi uperbissi

neng pavi, neng favi neng keshi.

Transkriptimi në shqipen e sotme:

O Zot, i madhi Zot

Ka vdekur Lazari

E Zot aty u gjende

Shkove në Kishë

Të shohish Lazarin

E thirre Lazar ngrihu

Dhe Lazari u ngrijt në gjunjë

Nuk shihte, nuk fliste, nuk qeshte.

PROFESOR BARDH SHIROKA – Kujtime nga Fritz RADOVANI

(1932 – 2006)

Bardhi i bardhë si kmisha që ka veshë në dukje e, në Shpirtë gjithë jeten!

Ata që e njohën afer perjetë të jetës nuk e harrojnë buzqeshjen e Tij aq të ambel sa kishte fjalen, e deri tek shterngimi burrnor i dorës së paster.

Ishe fëmijë kur e njohta prej vllaut të madh Alfonsit, me të cilin ishin të një moshe, shokë po, dhe të asaj brezni studentash që e paguene me jetë  persekucionin e terrorizmit komunist në Shkodren e masakrueme…

Vetem me kujtue emnat e kriminelave vrastar Zoji Themeli, Hilmi Seiti e ish hetuesit korçar Skender Villa, drejtor i Gjimnazit Shkodres, mjafton me kuptue se shka ka kalue rinia shkodrane, e panjollosun me sigurimin.

Bardh Nik Shiroka ishte nder studentat e shkelqyeshem nder mësime, kur me 10 maji 1950 u arrestue grupi i studentave të Shkodres. Bardhi e perfundoi Gjimnazin, po nuk mujti me i shpetue arrestimit mbas atyne pak viteve që ishte ushtar në repartin ushtarak të Beratit, me 4.7.1955.

Dëshira e madhe e sigurimit komunist per me prangue dhe torturue dhe Bardhin si të gjithë shokët e Tij, nuk ishte plotsue pa e pa në birucat e sigurimit të Shkodres, ku zhvilloi hetimet. Gjykata e Shkodres drejtue nga toger Faik Spahiu, nuk u kursye me fillue akuzen kunder Bardhit, me “shkollen françeskane të Shkodres, dhe me vazhdue me perpjekjen e Tij, per me rrëzue pushtetin komunist…” vetem me llafe e shpifje ashtusi, ka kenë gjithmonë per 47 vjetë dhe procedura e “drejtësisë sonë popullore” antidemokratike. Akuzat ishin ato të grupit studentave të vitit 1950…

Akuza që randon Bardhin në dënimin e Tij asht gjoja “pjesmarrja e Tij në një organizatë kriminale studentore, që kerkon me rrëzue pushtetin…”

Këta veprime të dhunshme të sigurimit baheshin per me justifikue para opinjonit Shkodres, shifrat nalta të dënimeve të randa, si rasti i Bardhit, që u dënue 10 vjetë burg, me punë të detyrueshme nder kampe shfarosje.

Vendimi i dhanun me 19 Tetor 1955 nga gjykata e Shkodres, u aprovue me 23 Nandor 1955 nga Gjykata e Naltë në Tiranë, me kryetar Mustafa Qilimi, dhe antar Hilmi Telegrafi dhe Sotir Spiro, tue firmosë origjinalin.

Pafajsia e Bardh Shirokës vertetohet nga lirimi i Tij mbas 7 vjetësh burg, me 24 Gusht 1962. Sikur akuzat ndaj Tij të kishin vetem një rresht nder të gjitha fletët të vertetë: Bardh Shiroka nuk delte nga burgu as mbas 20 vjetësh tue Ju persëritë dënimet nga 20 e 25 vjetë, mbas dënimit të parë. Kjo praktikë asht ndjekë me disa mija vetë të ridënuem nder burgje.

Bardh Shiroka (28 Shtator 1932 – 10 Maji 2006), ishte nder figurat ma të nderueme të inteligjencës së qytetit të Shkodres, gja per të cilen, kur  unë në vitin 1991, ishe në kryesinë e BSPSH, dhe kerkova nga Nenkryetari i Këshillit të Ministrave të Qeverisë provizore, zotni Gramoz Pashko, formimin e “Shoqatës së të Perndjekunve Politik të Shqipnisë”, gja që Ai e aprovoi mbrenda 4 ditësh dhe, na njoftoi nga Tirana per zgjedhje të një Kryetari, unë ju drejtova Bardh Shirokës, tue Ju lutë me marrë atë detyrë. Bardhi nuk e pranoi, tue u justifikue me gjendjen shndetsore jo të mirë. Atëherë me që nuk i lente gja mangut Bardh Shirokës, qytetari po aq i njoftun Lin Martini, Ju drejtova Atij, tue rikujtue edhe një thanje të At Mëshkallës per Te: “Nder të rijtë e burgosun aso kohe në Burrel, asht kenë dallue me gisht per qendrimin e tij Lin Martini!” Kjo ishte garanci e plotë per detyren që po i kerkojshe. Me vështirsi e pranoi, tue Ju lutë edhe Karlet Luka, Dedë Gjonmarkaj. Dhe, Emni i Linit mbeti i nderuem!

Arsyeja e vertetë e kundershtimit Tyne, nuk ishte se Ata nuk e donin që të formohej ajo Shoqatë, po ishin shumë pesimistë per drejtuesit e Shtetit…

Sot mbas gati 30 vjetësh… Kur asnjeni nuk jeton ma, u mundova me Ju rikujtue Popullit të Shkodres Emnat e Nderuem t’ Atyne Burrave, që nuk e dij a i vijnë ma Asaj Shkoder… Vertetë që Ata vuejtën si Krishti, po në Themelet e Rozafës, Ata shkruene Emnat e vet me shkronja t’ arta!

Nderim e Lavdi të Perjetëshme kujtimit t’ Atyne Burrave..!

            Melbourne, 14 Gusht 2020. 

 

Rrëfimi i ish-kryehetuesit: Enveri dha urdhrin që të arrestohej Kadare. Ja ku mbështetej

Një ndër njerëzit në listë dhe që sipas tij “i kishte ardhur radha”, ishte Ismail Kadare. Ish-kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, i cili shërbeu në këtë post për 10 vjet, dëshmon se për shkrimtarin ishte përgatitur më e keqja: ekzekutimi.

Ishte vetë Enver Hoxha që i kishte artikuluar këto fjalë përpara tij, Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait.

“I është rritur shumë mendja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në hale të gomerëve!”, kishte thënë Enver Hoxha në një takim të 27 shtatorit 1982. Të gjitha këto dhe ngjarje të tjera, Qemal Lame i tregon në librin e tij “Dritëhijet e kohës:

Letërsia dhe arti në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, botuar nga shtëpia botuese “Neraida”. Më poshtë, takimi me Enver Hoxhën dhe dilemat e kryehetuesit.

Transmetimi i urdhrave dhe porosive të Enverit te Sigurimi e Policia, bëhej nëpërmjet sekretarit të Komitetit Qendror te ministri, Kadri Hazbiu e më pas Feçor Shehu, Hekuran Isai.

Ministri i Brendshëm kishte në vartësi direkte Sigurimin e Shtetit. Transmetimi i urdhrave te kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm bëhej nga ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, e më pas nga Feçor Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani. Enveri kishte në metodën e tij të punës në dhënien e urdhrave, pasi njihej me ngjarjet e rëndësishme, vlerësonte dokumentet dhe interesohej direkt te personat më të besuar për marrjen e mendimeve të tyre personale.

Merrte mendime nga disa persona. Marrja e mendimeve nga çdo person kërkohej të mbetej e fshehtë. Asnjeri nuk kishte të drejtë të bisedonte e të vinte në dijeni persona të tjerë për urdhrat, porositë apo mendimet, shënimet me shkrim ose raportet e dërguara ose të diskutuara me Enverin. Në përfundim, ai diskutonte e analizonte në rreth të ngushtë dhe vendoste përfundimisht.

Kur vendoste, nuk donte diskutime apo ide të tjera. Kërkonte dhe priste sa më shpejt që të ishte e mundur vetëm zbatimin e urdhrit. Në këtë rast, për hetimin e komplotit dhe të dhënat hetimore e agjenturore, Enveri ndiqte çdo ditë hetimet nga raportimet e Ramizit. Në disa raste, edhe të Ramizit bashkë me Hekuranin.

Hekurani vinte në dijeni Ramizin çdo pasdite, në Vilën 29, (cilësohej si Shtëpia e Partisë), në takimet në orën 18:00. Enveri kishte njohur dokumentet dhe kishte biseduar me Ramizin dhe Hekuranin më parë se të bisedonte në telefon me mua për Ismail Kadarenë. Mendimi im kërkohej të ishte profesional mbi zbatimin e kërkesave ligjore në dokumentet për arrestimin.

Unë vetë duhet të kisha të qartë mendimet e përfundimet e secilit dhe ato të arritura bashkërisht nga Enveri, Ramizi e Hekurani.

Dokumentet për arrestimin e Ismail Kadaresë

– Procesverbali i pyetjes së të pandehurit Llambi Ziçishti

– Procesverbali i pyetjes së të pandehurës Fiqiret Shehu

– Procesverbali i pyetjes së të pandehurit Skënder Shehu

– Procesverbali i pyetjes së të pandehurit Bashkim Shehu

– Procesverbali i pyetjes së të pandehurit Nesti Nase

HEZITIMET E KRYEHETUESIT PËR TË ARRESTUAR ISMAIL KADARENË

Urdhri i Enverit ishte i qartë, detyrues dhe i padiskutueshëm. Problem i madh ligjor ishte bindja ime se urdhri nuk bazohej në prova ligjore, të besueshme për origjinalitetin e objektivitetin e të dhënave dhe fakteve të fiksuara në dokumentet e Hetuesisë e të Sigurimit të Shtetit, si dhe nuk krijonte bindje për drejtësinë e zbatimit të masës së rëndë, të arrestimit të shkrimtarit Ismail Kadare.

Urdhri i prerë i komandantit për arrestimin e Ismail Kadaresë, më tronditi thellë. U vura konkretisht para përgjegjësisë profesionale e ligjore, si dhe asaj disiplinore e morale si ushtarak.

Vihesha në provë si kuadër i lartë shtetëror për besnikërinë, korrektësinë në zbatimin e urdhrave e porosive, aftësinë për të marrë përsipër përgjegjësi dhe karrierën e pasojat në të ardhmen.

Realizimi i kësaj detyre ishte përgjegjësi e madhe personale në respektimin e zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve, si dhe të pasojave për shtetin, shoqërinë, deri edhe vetë shkrimtarin e familjen e tij.

Marrja e një vendimi të drejtë nga ana ime kushtëzohej nga faktorët subjektivë që vareshin nga ndërgjegjja në zbatimin e detyrave dhe nga faktorët objektivë që kushtëzoheshin nga parimet kushtetuese, ligjore, ushtarake e administrative. Ismail Kadarenë nuk e njihja dhe nuk kisha treguar interesim për ta njohur. Kjo ishte një bazë e mirë që më lehtësonte edhe nga sentimentalizmat e vetëkuptueshme, kur një person e njeh nga afër dhe vihesh para përgjegjësisë së detyrës për të marrë një vendim arresti. Në ndërgjegje isha i qetë, për arsye se në formimin tim dhe në veprimtarinë shtetërore nuk ndikonte sentimentalizmi.

Problemet i analizoja me objektivitet e përgjegjësi personale e ndërgjegje juridike të lirë e pa u ndikuar. Nuk ndikohem nga njohja, shoqëria, miqësia, familja, të afërmit etj. Marrjen e vendimeve procedurale e bazoja në kriteret ligjore, fajësinë e bazuar në ligj e në dokumente, dobinë për hetimin, dërgimin për gjykim të çështjeve të hetuara me objektivitet, në gjerësi e thellësi që të garantohej, po ashtu, gjykimi objektiv dhe dënimi i drejtë e i merituar sipas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Për çdo vendim që merrja bazohesha në respektimin dhe zbatimin me përpikëri të ligjit, në mbrojtjen e lirisë e të drejtave kushtetuese të personave të dyshuar, si dhe në ndikimin në opinionin shoqëror të masave të represionit shtetëror. Mendimet i deklaroja me sinqeritet. Vendimet i formuloja dhe i argumentoja të bazuara në prova dhe në kriteret ligjore dhe pa ndikime subjektive.

Për këto arsye, isha i qetë në thellësi të ndërgjegjes, nga ana subjektive, pasi nuk ndikohesha nga ndjenja sentimentale: Së pari, nga detyra delikate dhe me shumë përgjegjësi kushtetuese, ligjore, procedurale e morale që kisha; Së dyti, nga bindja e ndërgjegjshme profesionale e morale në respektimin e zbatimin me përpikëri të Kushtetutës, Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale e të ligjeve në tërësi; Së treti, nga bindja ime e brendshme e bazuar në ndërgjegjen juridike.

Për vetë karakterin, edukimin e formimin juridik, për mua ishte vendimtar parimi për bindjen e ndërgjegjshme juridike në marrjen e vendimeve duke u bazuar në provat ligjore, realitetin objektiv dhe mendimin e formuar natyrshëm, për të vepruar me përgjegjësi e përkushtim, në zbatimin e vendimeve që merrja me vullnetin tim të lirë. Nuk veproja nën imponim. Kjo dihej mirë nga hetuesit, prokurorët e gjyqtarët, me të cilët punoja.

Me këtë cilësim njihesha edhe nga udhëheqja politike e kohës. Së katërti, në respektimin e të drejtave kushtetuese të shtetasve. Ky ishte detyrim kushtetues, por edhe një përgjegjësi e madhe profesionale, ligjore e morale në kushtet kur në sistemin e organeve të drejtësisë në Shqipëri, në dallim nga organizimi i shteteve të tjera të cilësuara borgjeze e revizioniste, ishte hequr dhe nuk ekzistonte instituti i avokatisë për mbrojtjen ligjore të personave të dyshuar, të marrë në përgjegjësi penale, të gjykuar e të dënuar. Ndërgjegjja ime juridike si drejtues i Hetuesisë, por edhe si intelektual e qytetar, tensionohej për shkak se nuk njihja në detaje gjendjen e hetimeve, objektivitetin e deklarimeve të të pandehurve e dëshmitarëve etj.

Fakti që hetimet bëheshin nga hetues të përzgjedhur me njohjen e interesimin direkt nga Ramizi e Hekurani dhe miratuar nga Enveri vetë, si dhe me vartësi të drejtpërdrejtë nga ministri, nuk më kishin lënë mundësi për të njohur drejtpërdrejt realitetin e zhvillimit të hetimeve dhe për të krijuar në mënyrë të ndërgjegjshme sigurinë dhe bindjen për objektivitetin dhe ligjshmërinë e veprimeve konkrete hetimore, pyetjen e të pandehurve e dëshmitarëve dhe dokumentimin me korrektësi e objektivitet të thënieve të tyre.qemal lame

Nga bisedat me ministrin e Brendshëm, Hekuranin, kuptohej, dhe në disa raste thuhej hapur, se ushtrohej dhunë për marrjen e pohimeve dhe pranimin e akuzave për komplotin. Ministri dhe hetuesit mburreshin për thyerjen e të pandehurve dhe marrjen e pohimeve. Kënaqeshin kur thoshin se Fiqreti me dy djemtë, si dhe Nesti Nase e Llambi Ziçishti, ishin bashkëpunues dhe ndihmonin për vërtetimin e fajësisë së Kadri Hazbiut, Feçor Shehut etj. Nga ana objektive, marrja e vendimit me ndërgjegje kërkohej të bazohej në realitetin e hetimeve dhe parimet e ligjshmërisë për fajësinë e personit.

Marrja e vendimit përfundimtar më impononte përgjegjësinë personale, motivimin, përkushtimin e korrektësinë: Kushtetuta, Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, që të respektoheshin me përpikëri, të harmonizoheshin dhe të ligjëronin bazueshmërinë ligjore të hartimit e të argumentimit të vendimit procedural të arrestit; Provat e administruara në dosjen hetimore të ishin në përmbajtje të sakta, me të dhëna objektive, me pohime të lira nga të pandehurit e dëshmitarët, si dhe të harmonizuara, të lidhura dhe bindëse në faktet, rrethanat dhe përmbajtjen e dokumenteve me rëndësi ligjore e procedurale. Këto kërkesa themelore më imponuan natyrshëm domosdoshmërinë e një analize të thellë ligjore, politike e shoqërore, si dhe morale për besimin dhe rolin që kërkohej të dëshmoja në mbështetje të udhëheqësit. Urdhri ultimativ nuk linte asnjë mundësi për të dhënë ndonjë mendim. Kërkohej përgatitja e dokumenteve dhe arrestimi.

Në analizën përfundimtare nuk isha i bindur për të argumentuar dhe hartuar vendimin e arrestimit. Dilema me bindjen e ndërgjegjshme, pasojat për të ardhmen dhe tragjedia e viktimizimit të cilitdo që kishte guxuar të thoshte qoftë edhe me nënkuptim ndonjë mendim ndryshe, më detyronin të mendohesha, të përfytyroja e të analizoja intensivisht qëndrimin përfundimtar. Vendosa të ruaj qëndrimin e njohur për zbatimin e ligjit dhe me ndërgjegje të rrezikoj për të dhënë mendim për rishikimin e masës së arrestimit.

Ky vendim ishte njëlloj si të viheshe vetë para gjykimit përfundimtar, të zgjidhje të jetoje apo të viktimizoheshe me ndërgjegje dhe me dëshirën tënde. Ishte e qartë se komandanti jepte urdhër, urdhri ishte ligj, mbetej vetëm zbatimi, nuk kishte asnjë hapësirë për diskutime. Zgjodha të veproja në bazë të bindjes sime dhe të ballafaqohesha me rrezikun real potencial. Me këtë bindje, vendosa të parashtroj mendimet e mia mbi bazën e përfundimeve të argumentuara në studimin e kriminalitetit për krimet politike, situatën politike dhe pasojat nga goditja e komplotit dhe zgjerimi i bashkëpunëtorëve./Panorama

(vijon)

Dëshmia e djalit të Beqir Ballukut: Ja pse Enveri nuk e arrestoi babanë në plenum si të tjerët, Forcat Speciale…

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes Popullore, deputetit të Kuvendit Popullor, anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe zv/kryeministrit të parë të qeverisë së drejtuar prej Mehmet Shehut, i cili u pushkatua në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës pranë fshatit Linzë më 5 nëntor të vitit 1975, pasi ishte dënuar me vdekje nga ana Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, i akuzuar si “kreu i grupit puçist në ushtri”.

Dëshmia e rrallë e Çlirim Ballukut, djalit të madh të familjes Balluku, që nga origjina e familjes, periudha e Monarkisë së Zogut, aktiviteti i tij gjatë Luftës Antifashiste, shkollimi, funksionet dhe detyrat pas vitit 1945, raportet e relatat me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Gogo Nushin, etj., nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, si dhe përse filluan kritikat e goditja ndaj tij në vitin 1974, kush ishin ata që e sulmuan më shumë në mbledhjet e para, çfarë u tha ai fëmijve të tij kur u kthye në shtëpi pasi ishte sulmuar si “armik i popullit”, internimi i tij dhe familjes, ekzekutimi bashkë me dy vartësit e tij, Petrit Dumen dhe Hito Çakon në një nga tunelet e fshehta të Linzës në periferi të Tiranës, si e mësoi familja atë gjë kur ishte në internim, e deri tek peripecitë e shumta pas viteve ’90-të për të gjetur eshtrat e tij në fshatin Vranisht të Vlorës, ku ishin groposur me urdhër dhe nën kujdesjen e Kadri Hazbiut.

“Goditja ndaj babait tonë, Beqir Ballukut, i cili prej vitesh mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, filloi në qershor-korrikun e vitit 1974 me mbledhjen e zgjeruar të Aktivit të Ushtrisë, e cila u mbajt në Vilën e Zogut të qytetit të Durrësit. Goditja ndaj tij ishte e parapërgatitur në bazë të një skenari të hartuar mjaft mirë nga krerët kryesorë të “piramidës” së lartë të PPSH-së, me njerëz të veçantë brenda rradhëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo gjë vërtetohet edhe nga fakti se akuzat ndaj tij filluan në një kohë që materiali me tezat që duheshin të paraqiteshin për diskutim në Këshillin e Mbrojtjes, nuk ishin bërë ende publike dhe ndodheshin të mbyllura në kasafortën e zyrës në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas asaj ai u analizua edhe në mbledhjet e Byrosë Politike ku Enver Hoxha dha i pari orientimin e sulmeve ndaj tij, duke e akuzuar si tradhëtarin më të madh që kishte pasur Shqipëria deri në atë kohë. Pas atyre mbledhjeve të Byrosë Politike, babai u analizua edhe në Pleniumin e Pestë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që u mbajt më 25 korrik të vitit 1974, ku u sulmua nga dikush më shumë dhe nga dikush me pak. Në fund të atij Pleniumi ai u përjashtua dhe u shkarëkua nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore. Pas asaj mbledhje, babai nuk u arrestua si shumë nga ish-personalitetet e larta të udhëheqjes së lartë komuniste që ishin goditur vite më parë, por u la i lirë që të vinte në shtëpi. Më kujtohet si tani kur erdhi babai në shtëpi pas asaj mbledhje dhe na tregoi gjithëshka që kishte ngjarë në atë Plenium, si dhe vendimet që ishin marrë aty në adresë të personit të tij.

Në thelb të atyre fjalëve që na tha babai atë pasdreke në shtëpinë tonë, ku ishim mbledhur të gjithë ne pjestarët e familjes, ishte ajo që ai nuk ishte tradhëtar dhe nuk e kishte tradhëtuar asnjëherë Partinë dhe Enver Hoxhën. Pas asaj dite babai qëndroi edhe rreth dhjetë ditë të tjera pa dalë fare nga shtëpia, pasi edhe ata që e goditën nuk kishin vendosur ende se në çfarë vëndi do e dërgonin. Gjatë atyre dhjetë ditëve që babai nuk doli fare nga shtëpia, në afërsi të vilës sonë aty në Bllok, u përforcuan masat e sigurisë gjë e cila dukej qartë edhe nga shtimi i ushtarëve të Gardës. Gjatë asaj kohe, në bisedat që bënte me ne, për për herë të parë Beqiri u shpreh hapur kundra udhëheqjes së lartë të Partisë, duke na thënë se ajo po e godiste kot dhe gjithshka thuhej në adresë të tij ishte e manipuluar”.

Dëshmon për Memorie.al, Çlirim Balluku, djali i madh i ish-Ministrit të Mbrojtjes, anëtarit të Byrosë Politike dhe zë/kryeministërit të parë në qeverinë komuniste të kryesuar prej Mehmet Shehut, i cili rrëfen të gjithë historinë e panjohur të babait të tij, Beqir Ballukut, i konsideruar si një prej udhëheqësve më popullorë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili u pushkatua në 5 nëntorin e vitit 1975 në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës afër fshatit Linzë, së bashku me dy vartësit e tij, Shefin e Shtatmadhorisë, Petrit Dumen, e Drejtorin Politik të Ushtrisë, Hito Çakon.

Kush ishte Beqir Balluku, cila ishte origjina dhe e kaluara e tij e ku u shkollua ai? Si u lidh Beqiri për herë të parë me grupet komuniste, kush ishin shokët e tij më të ngushtë gjatë Luftës dhe si u njoh ai për herë të parë me Enver Hoxhën në vitin 1943? Cilat ishin akuzat që i’u bënë Beqir Ballukut nga Enver Hoxha në mbledhjet e Byrosë Politike dhe Pleniumin e pestë që u mbajt në 25 korrikun e vitit 1974 dhe çfarë iu tha Beqiri familjes së tij pas asaj mbledhje ku e përjashtuan nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore? Çfarë ndodhi me Beqirin ato dhjetë ditë që ai qëndroi i izoluar në vilën e tij të Bllokut, kush ishte njeriu i vetëm që mundi të hynte në shtëpinë e tij dhe çfarë porosish iu dha ai fëmijëve të tij? Çfarë i kërkoi sekretari i partisë i Radio-Televizionit Shqiptar, Çlirimit, djalit të madh të Beqirit, kur e thirri atë në zyrën e tij dhe cila ishte përgjigjia që mori prej tij? Si e hoqën Beqirin nga vila e tij e Bllokut për ta internuar në Roskovec të Fierit dhe si u arrestu ai në shtatë dhjetorin e vitit 1974 kur ishte i internuar në Selenicë të Vlorës? Si e mësoi familja Balluku ekzekutimin e Beqirit dhe si u trajtuan që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991 kur qëndruan të internuar në Selenicë të Vlorës?

Çlirim Balluku, është djali i madh nga gjashtë fëmijët e Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes, deputetit, anëtarit të Byrosë Politike dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë komuniste të Mehmet Shehut, i cili qëndroi në ato funksione të larta deri në vitin 1974, kur u akuzua dhe u godit nga Enver Hoxha, duke u quajtur sabotator, armik dhe kreu i “Puçit Ushtarak” që kishte për qëllim rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri.

Si më i madh i familjes Balluku, Çlirimi i mban mënd mjaft mirë dhe i ka përjetuar vetë shumë nga ngjarjet e asaj kohe të largët kur babai i tij ishte në majat më të larta të regjimit komunist të Enver Hoxhës, si dhe më pas kur ai u sulmua nga Enveri me akuza nga më të rëndat, të cilat tashmë janë bërë publike për lexuesin e gjerë nga botimet e shumta në shtypin e përditshëm të pas viteve ‘90-të. Nisur nga ky fakt dhe për t’u njohur akoma dhe më shumë me anën e panjohur të figurës së Beqir Ballukut dhe familjes së tij, në vazhdën e dhjetra shkrimeve të kësaj natyre që kanë gjetur vënd në faqet e Memorie.al, ne i’u drejtuam për një intervistë të gjatë zotit Çlirim Balluku, të cilën po e publikojmë duke filluar nga ky numër.

Zoti Çlirim, atëhere kur ju ishit bashkë në shtepi, a u bisedua përse nuk u bë arrestimi i Beqirit ne Plenum?
Natyrisht që po. Arrestimi nuk u krye për arsye të personalitetit të tij dhe simpatisë që gëzonte babai në popull. Në këtë rast Enveri mendoi që veprimet t’i bënte hap pas hapi dhe i dha rëndësi elementit kohë. Për të gjitha këto dhe se çfarë fati e priste pas tre muajsh, babai e dinte mirë.

Pas Roskovecit ku e dërguan babanë tuaj me familjen?
Pas afro një muaj e gjysëm qëndrimi në Roskovec, babanë me nënën, Lulen e Agimin i hoqën që aty dhe i internuan përsëri në Selenicë të Vlorës, duke i vendosur me banim në katin e parë të një pallati të vjetër.

Sa kohë qëndroi Beqiri aty dhe kur u bë arrestimi i tij?
Aty në atë banesë të atij pallati të vjetër të Selenicës, babai qëndroi i izoluar pa dalë fare jashtë për asnjë minutë, deri në datën 17 dhjetor të vitit 1974, kur ndodhi arrestimi i tij.

Kush ndodhej në shtëpi atë ditë që u arrestua babai, a e priste ai që të arrestohej dhe nga cilat forca u realizua arrestimi i tij?
Atë ditë të 17 të dhjetorit të vitit 1974 që ndodhi arrestimi i babait në Selenicë të Vlorës, në shtëpi ishte vetëm nëna, Taibeja. Po atë ditë që ndodhi arrestimi i tij, në Tiranë zhvillohej Plenumi i VI-të i Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe menjeherë pas mbarimit të asaj mbledhje, u arrestuan pa dalë nga salla, Petrit Dumja, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hito Çako, Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe Rrahman Parllaku, një nga oficerët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Me sa di unë, arrrestimi i tyre u bë pasi në atë Plenum ata u akuzuan si “bashkëpunëtorët më të ngushtë të Beqir Ballukut”. Për arrestimin e babait aty në Selinicë, ishin mobilizuar forca speciale të Sigurimit të Shtetit nga Tirana dhe nga Dega e Punëve të Brendëshme të Vlorës. Siç më ka treguar nëna, ata ishin një grup shumë i madh dhe pas arrestimit të babait, ata nisën një kontroll shumë të imët duke bastisur të gjithë shtëpinë, Gjatë atij kontrolli ata sekuestruan dhe morën me vete të gjitha dokumentat e fotografitë e shumta që gjetën aty. Pas largimit të tyre, për disa orë nëna jonë mbeti krejt e vetme në shtëpi.

Pas arrestimit të babait, çfarë ndodhi me ju pjestarët e tjerë të familjes që ishit në Tiranë?
Po atë ditë që u arrestua babai, forca të tjera speciale të Sigurimit të Shtetit, shkuan tek shtëpia e tezes sonë, Zybejde Kafazi që banonte në Tiranë dhe e morën atë së bashku me Agronin e Lulen dhe po atë ditë i sollën të internuar në Selenicë të Vlorës.

Po pas goditjes dhe internimit që i’u bë babait tuaj, Beqir Ballukut, çfarë masash u morën ndaj jush dhe vëllezërve e motrave të tjerë. E kam fjalën, a ju lëvizën menjëherë nga vëndet e punës ku ishit deri në atë kohë dhe a ju ndaluan të vazhdonit shkollat?
Pas goditjes së babait, menjëherë filluan që të merreshin masa edhe ndaj nesh, fëmijëve të tij. Kështu mua më hoqën nga Radio-Televizioni Shqiptar ku kisha punar si inxhinjer elektronik që nga viti 1970, vëllanë e dytë, Ladin, e hoqën nga Instituti i Studimeve Ushtarake ku punonte si inxhinjer dhe gjithashtu edhe nga skuadra e futbollit “Partizani”. Dritën dhe Zanën gjithashtu i hoqën nga Arsimi ku punonin si mësuese dhe përveç këtyre masave që u morën ndaj nesh që ishim në marrëdhënie pune, sulmet nuk munguan edhe ndaj Lules dhe Agimit që vazhdonin Universitetin e Tiranës, te cilet u përjashtuan me motivacionin “bijët e armikut të popullit”.

A e lajmëruan familjen tuaj për të asistuar në gjyqin e babait që u zhvillua në Tiranë?
Që nga dita e arrestimit më shtatë dhjetor të vitit 1974, familja jonë nuk dinte asgjë rreth fatit të babait tonë. Kështu që as për zhvillimin e atij gjyqi ne nuk kishim asnjë lloj dijenie, sepse të gjithëve ne të familjes që ishim në internim, nuk na lanë që të vinim asnjëherë në Tiranë.

Kur u ekzekutua Beqir Balluku dhe kur e mësuat ju atë gjë?
Edhe për ekzekutimin e babait, ne nuk kishim asnjë lloj dijenie dhe atë gjë unë e kam mësuar gjatë kohës që isha i internuar në Memaliaj së bashku me vëllanë e dytë, Ladin.

Kush ua komunikoi atë gjë?
Aty nga fundi i vitit 1975 apo fillimi i vitit 1976, kur unë së bashku me Ladin ndodheshim ende të internuar në Memaliaj, na lajmëruan për të shkuar në një mbledhje ku do të merrte pjesë i gjithë populli. Aty në atë mbledhje që me sa mbaj mënd drejtohej nga Fronti Demokratik, u komunikua ekzekutimi i Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, të cilëve “Partia u kishte dhënë dënimin e merituar, duke i pushkatuar si armiq të popullit”.

Pas asaj çfarë ndodhi me familjen tuaj dhe ku e vuajtët internimin?
Në janar të vitit 1977, mua me Ladin na hoqën nga Tepelena dhe na dërguan në Selenicë të Vlorës, duke na bashkuar me pjesën tjetër të familjes, nënën, Lulen, Agimin dhe Agronin. Ndërsa motra, Drita me Gjergjin ndodheshin të internuar në qytetin e Rrëshenit.

Ku u sistemuan me punë në Selenicë dhe si ju trajtuan gjatë gjithë periudhës që qëndruat atje?
Nënën e kemi mbajtur në shtëpi, unë me Ladin, Gimin dhe Gonin kemi punuar në minierë, ndërsa motra, Lulja në bujqësi. Trajtimi që na u bë aty, kuptohet dhe nuk ka nevojë për përgjigjie.

Por ndërsa shteti mendonte si të na shtypte më shumë, aty kishte dhe shumë njerëz të mirë që mundoheshin të na ndihmonin. Hakmarrja e kupolës së regjimit komunist ndaj familjes sonë, nuk mbaroi me internimin që na u bë në Selenicë, sepse pak kohë më vonë, në vitin 1979, vëllanë tonë, Ladin, e dënuan tetë vjet burg, duke e akuzuar për agjitacion e propagandë. Kur nuk kishte bërë më shumë se nëntë muaj burg, Ladin e ridënuan edhe me dhjetë vjet të tjera dhe ai u lirua në marsin e vitit 1991, me të fundit të burgosur politik. Në atë kohë u liruam edhe ne nga internimi dhe u kthyem në Tiranë.

Gjatë kohës që ishit në Selenicë, a kishit miqësi me ndonjë nga familjet që ishin të internuara aty?
Aty në Selenicë të Vlorës ku ndodheshim ne, kishte disa familje të tjera të internuar dhe numri i personave arrinte në 37 vetë. Por ne kishim njohje dhe miqësi familjare vetëm me familjet Ngjela dhe Mamaqi. Për Kiço Ngjelën kemi folur më lart në këtë intervistë, që njohja e tij me babanë tonë ka qenë që nga koha e Luftës në Brigadën e Dytë. Po kështu edhe me Dashnor Mamaqin im atë kishte miqësi familjare. Vetëm me këto dy familje kemi pasur miqësi gjatë kohës që ndodheshim të internuar në Selenicë./Memorie.al

Vijon…

Shpërthimi i Enverit dhe urdhri më 1982: “Të arrestohet Kadareja! Me të tjerët në qeli, të hanë dhé. Të shkojë në hale të gomerëve”

Dashnor Kaloçi

Një ndër njerëzit në listë dhe që sipas tij “i kishte ardhur radha”, ishte Ismail Kadare.

Ish-kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, i cili shërbeu në këtë post për 10 vjet, dëshmon se për shkrimtarin ishte përgatitur më e keqja: ekzekutimi. Ishte vetë Enver Hoxha që i kishte artikuluar këto fjalë përpara tij, Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait.

“I është rritur shumë mendja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në hale të gomerëve!”, kishte thënë Enver Hoxha në një takim të 27 shtatorit 1982. Të gjitha këto dhe ngjarje të tjera, Qemal Lame i tregon në librin e tij “Dritëhijet e kohës:

Letërsia dhe arti në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, botuar nga shtëpia botuese “Neraida”. Më poshtë, “Panorama” publikon detaje nga takimi me Enver Hoxhën dhe dilemat e kryehetuesit.

QEMAL LAME
TAKIMI ME ENVER HOXHËN:

URDHRI PËR ARRESTIMIN E ISMAIL KADARESË

E hënë, më 27 shtator 1982, 18:00

Të pranishëm në zyrën e Enverit ishin edhe Ramiz Alia dhe Hekuran Isai, ministri i Brendshëm.

Enveri foli i pari: – Të arrestohet ai Kadareja! Të bisedojmë e të vendosim për këtë qelbësirë. Boll ka livadhisur. I është rritur shumë mendja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në hale të gomerëve!

– Me ty, Ramiz, dhe ty, Hekuran, kemi biseduar në vazhdimësi. Tani të dëgjojmë Qemalin. I lexove dokumentet, shoku Qemal?

– I lexova dhe i analizova, shoku Enver.

– Hë, mo, si thua? I ka ardhur koha. T’ia përveshim edhe atij…

– Dokumentet procedurale janë sipas ligjit, në bazë të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, shoku Enver.

– Ashtu, shumë mirë. Të arrestohet!

– Hekuran, merr masa që arrestimi të bëhet pa probleme.

– Si urdhëron, shoku Enver!

– Ramiz, ta mbyllim këtë problem deri javën tjetër.

– Si urdhëron, shoku Enver!

– Edhe një problem me rëndësi, shoku Enver. Për hetimin dhe gjykimin e çështjes, dënimin dhe dokumentimin për të ardhmen, ka rëndësi objektiviteti i fakteve dhe pyetjeve të të pandehurve, si dhe i dëshmitarëve. Për hartimin e tyre është në dijeni konkretisht shoku Hekuran.

– Ashtu është. Hekuranin e kemi caktuar që të merret konkretisht me hetimet. Kështu kemi vendosur. Ti do të vazhdosh të kujdesesh për anën ligjore të hetimit të komplotit. Duam që sot dhe në të ardhmen të mbeten dokumente ligjore të rregullta.

– Mendoj të theksoj edhe një shqetësim tjetër, shoku Enver. Arrestimi do të tërheqë vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe sidomos atij të huaj, shoku Enver. Veç këtij fakti, jemi në vazhdim të jehonës, vlerësimeve dhe të zbatimit të vendimeve të Kongresit të 8-të të Partisë.

– Të kuptoj, Qemal. Partia dhe populli do t’i kuptojnë drejt këto probleme. Mos u shqetëso.

Enveri iu drejtua menjëherë Ramizit:
– Ramiz, shqetësimi është i drejtë. Merrni parasysh edhe këto mendime. Enveri, duke më parë në sy, tha duke na u drejtuar të treve:

– Qemal, analizoji me kujdes dokumentet.
– Patjetër, shoku Enver!
– Hekuran, merr masa që arrestimi të bëhet pa probleme.
– Si urdhëron, shoku Enver!

– Ramiz, ta mbyllim këtë problem deri javën tjetër. /Panorama/

(VIJON)

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI SE, KOMUNIZMI BAN “MREKULLI”? – Nga Fritz RADOVANI

“Kjoftë per atëherë!”… Na ishim pa u lé…

Gati askush nuk dijti me e kuptue, as me parashikue shka a komunizmi?

Don Kolec Prennushi kishte thanë: “Kur hine këta: Tashti marueme!..”

Ai dinte nandë gjuhë. Se ku e kishte gjetë “perfundimin e vet”, nuk e dij!

Ata me të vertetë maruen e nuk i vijnë Shokët e tyne kurrma Shqipnisë!

E verteta duhet pranue dhe besue! Historia mos u persëritët ma!!..

Komunizmi asht e vertetë që “shkaperdanë familjen”, këte e besoj!

Komunizmi asht e vertetë se “zhdukë virtytet”, edhe ket e besoj!

Komunizmi asht e vertetë se vetem krijon rrjete spijunazhi e agjenture!

Komunizmi asht e vertetë se torturon deri në shperbamje të karakterit!

Komunizmi asht e vertetë që ka torturue Burra, sa nuk i ka njoh kushma!

Komunizmi ka ba kushedi sa miljon vetë me pranue vdekjen para turpit!

Komunizmi në Shqipni ka ba at që nuk e ka ba tjeter vend: Shtetin Ateist!

Po, se komunizmi ban “mrekulli”, as këte s’e ka shkrue kush deri tashti.

“Mrekullitë e komunizmit” kanë një qellim: “Me sigurue mijetesen e tij!”

“Rilindja” e tij asht “ringjallje”, mbas vdekjes së diktaturës komuniste!

Dhe “ringjallja” e komunizmit, pasohet nga “rilindja apo ringjallja” edhe e “krimeve të padënueme t’ atij sistemi barbar”, me të gjitha vllavrasjet tjera që do të “perjetsojë vetem shfarosjen”! Gjithshka filloi nga vorfnia!

Vorfnia e popujve dhe pasunimi i sundimtarëve asht “Rilindja” e plotë!

Ashtu, si asht vet komunizmi “shfarosës” i njerzimit të qytetnuem, ashtu janë dhe “mrekullitë” e tij, barbare, vrastare e shpartalluese të njerzimit!

Skllavnimi i Botës së qytetnueme asht piksynim i “Rilindjes” komuniste!  

Njerzimi asht krijesë dhe kryeveper e Dorës së Zotit! Këte mos e harroni!

Prova ma e saktë e këtij mendimi: Asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit…

Asht Shqipnia e Shën Nanë Terezës dhe, e Shën Papës Gjon Pali i II..!

Mes bishave t’ Ballkanit, e sundume tash 100 vjetë nga gjarpij helmues…

Shfarosës të Besës, Burrnisë e Bujarisë, tradita shekullore t’ Alpeve tona!

            Melbourne, 12 Gusht 2020.