VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dorëshkrimi i pabotuar i Dritëro Agollit për poetin e pushkatuar: Si më mbrojti kur e survejonte Sigurimi

By | August 12, 2018

Komentet

Historia e panjohur e “Kangës së Gjorq Golemit, Princit të Sopotit”

Në vitin 1938 zoti Shahin Zharri (1915-1991) nga Bërzeshta e Librazhdit, botoi në revistën “Shkolla Kombtare” (Nr. 16-17, faqe 22) këngën historike me titull: “Kanga e Gjorq Golemit, Princit të Sopotit”,1) e cila i kushtohej një prej figurave më të shquara historike të shekullit të 15-të, Princit Gjergj Aranit Komnen Golemi, Zotit të Çermenikës, Mokrës dhe Shpatit.2)

Shahin Zharri, ende nxënës në klasën e shtatë të shkollës Normale të Elbasanit, mblodhi në fshatin e tij të lindjes, në Bërzeshtë, disa krijime folklorike dhe ndërmjet tyre këngën e Princit të Sopotit, e cila, pas botimit, do të bëhej menjëherë e famëshme. Që nga botimi i saj në vitin 1938, për gati 80 vjet, kënga e Gjorq Golemit ka pasur një njohje dhe përhapje të jashtëzakonshme, si rrallë në folkloristikën shqiptare, e cila është radhitur si një ndër krijimet më të bukura të folklorit shqiptar. Ajo ka shëbyer si frymëzim për shumë krijues, shkrimtarë dhe artistë shqiptarë, të cilët kanë realizuar vepra dinjitoze në krijimtarinë letraro-artistike, si: poezi (vjersha, poema), prozë (novela, tregime, librete, dramatizime), muzikë (opera), arte pamore (grafika, piktura, skulptura) etj.

Kënga e Gjorq Golemit dhe Shahin Zharri (si mbledhësi dhe botuesi i parë i saj) kanë marrë vlerësime nga studiuesit dhe personalitet më të larta të letërsisë dhe folklorit shqiptar. Prof. Dr. Akademik Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe sudiues i mirënjohur, në lidhje me mbledhjen dhe botimin e këngës në fjalë, ka shkruar se “Shahin Zharri pati fatin e rrallë të mblidhte “Kangën e Gjorq Golemit”, se pa të kënga do të kishte humbur…3) Po të ishte gjallë sot Shahin Zharri, për këngën e Gjorg Golemit, që e shpëtoi, se pa (a)të kënga do të ishte zhdukur, ne mikun tonë të dashur do ta uronim: Të këndoftë zemra përherë! Zemra atij përherë i këndon me këtë këngë, sepse ai e botoi dhe e bëri të paharrueshme”.

Nga Avni ALCANI – Kurse studiuesi i njohur i folklorit shqiptar, Prof. Dr. Agron Xhagolli, shkruan: “Historia e shoqërisë njerëzore dëshmon se ka ngjarje, momente apo publikime që përcjellin vlera të përmasave që dalin nga kuadri i jetës së zakonshme. Një tekst kënge folklorike rregjistroi dhe botoi me emrin e tij Shahin Zharri (nga Bërzeshta e Librazhdit), dhe e bëri atë të njohur, duke e lartësuar për gjithë jetën e tij, pasi ajo këngë ishte e veçantë për nga rëndësia, për mbarë folkloristikën shqiptare dhe më gjërë… Shahin Zharri ka hyrë tashmë në historinë e folkloristikës shqiptare, jo thjeshtë si mbledhës i folklorit në një moshë shumë të re, por, mbi të gjitha, si mbledhësi dhe publikuesi i një prej krijimeve folklorike shqiptare, kushtuar një figure historike nga më të hershmet, që na e sjell deri më sot epika historike shqiptare. Kuptohet se sa e paçmuar është ndihmesa e këtij mbledhësi aq të ri në moshë…”.5) Prof. Dr. Akademik Shaban Sinani shkruan: “Kënga e Gjorq Golemit ruan gjurma lidhjesh artistike me ciklin e Skënderbeut, kjo do të thotë se hershmëria e krijimit të saj mund të jetë absolute, në kuptimin që ajo mund të ketë lindur bashkë me ngjarjen”.6)
Kënga e Gjorq Golemit dhe pasqyrimi i figurës së Gjergj Aranitit në letërsi dhe arte kanë qenë objekt studimi i autorit të këtij shkrimi,7) një fragment të së cilit po e radhisim më poshtë:

“Kënga e Gj. Golemit dhe figura e Gjergj Aranitit në letërsi dhe arte”
Në vitet ’60, veçanërisht në prag të 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gj. K. Skenderbeut, shumë shkrimtarë dhe artistë shqiptarë i kthyen sytë nga e kaluara historike e popullit shqiptar, veçanërisht në ngjarjet e mëdha të shekullit XV, të quajtur epoka skënderbejane, dhe shkruan vepra të rëndësishme që kishin si subjekt ngjarjet dhe figurat historike më të spikatuara shqiptare. Disa nga shkrimtarët dhe artistët më të njohur, si Dhimitër Shuteriqi, Sterio Spasse, Koçi Petriti, Dilaver Baxhaku, Musa Vyshka, Odhise Grillo, Kolë Jakova, Nikolla Zoraqi, Odhise Paskali, Dhimitër Çani, Guri Madhi, Sali Shijaku, Pandi Mele, Sami Roçi, Agim Rada, Lulzim Mema etj., krijuan vepra nga motivet e këngës së Gjorq Golemit, si dhe pasqyruan në këto vepra figurën e Gjergj Aranitit (Gjorq Golemit), duke realizuar vepra dinjitoze në letërsi dhe në arte, si romane, novela, tregime, drama, opera, vjersha, poema, piktura, skulptura etj.
Krijimi i parë letrar që njohim, i cila është shkruar me motive të këngës sopotare, është novela “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit: Lufta e Bekuar” (1959).8) Novela është vepër e shkrimtari Dhimitër Shuteriqi. Ngjarjet dhe personazhet e novelës u mbështetën në motivet e këngës së Gjorq Golemit. Novela pati sukses dhe u prit mjaft mirë nga lexuesit. Kritika e kohës e cilësoi novelën e D. Shuteriqit si një nga “krijimet më të bukura… (që) edhe tani ajo lexohet me endje…9)

Shkrimtari Sterjo Spasse romanin e tij epope “Pishtarët” (1975), ia ka kushtuar lëvizjes kombëtare shqiptare për liri dhe pavarësi. Një nga personazhet e romanit, Halit Bërzeshta (Bej Babai), gjatë meditimeve i ulur mbi minderin e shtëpisë së tij, kujtonte legjendën e Gjorq Golemit dhe heroizmin e grave sopotare.

Në novelën “Prilli i thyer” (1978), e shkrimtarit Ismail Kadare, personazhi kryesor i saj e ka emrin Gjorg. Kemi mendimin se emri Gjorg, i novelës së Kadaresë, është huazuar nga emri i personazhit kryesor të poemës së mirënjohur sopotare, Gjorq Golemit. Gjuhësisht, forma e emrit Gjorg-Gjorqu, është varianti i emrit biblik Gjergj. Variantet: Gjorq, Gjorga, Gjorgu, qarkullon vetëm në trevat e Librazhdit, nga ka dalë edhe kënga e Gjorq Golemit dhe ky emër (Gjorg) nuk është i rëndomtë në viset e tjera shqiptare. Emrin Gjorq, Gjorgë, Gjorga e ndeshim edhe sot në disa toponime. Në Polis dhe Sopot, një pjesë e malit të Polisit thirret: Mali i Gjorg Golemit. Në Myzeqenë e Vogël (Elbasan) Gjorgë quhet gryka ku kalon një përrua. Në fshatin Gurakuq (Çermenikë) ndodhet një fis i tërë që mban si mbiemër (llagap) emrin Gjorg-a etj.

Në vitin 1967, poeti i mirënjohur elbasanas Musa Vyshka, botoi një vjershë të titulluar “Gjorg Golemi”. Vjersha u botua në një antologji letrare, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gj. K. Skënderbeut, e cila ishte e titulluar:”Antalogji për Skënderbeun” (1967). Në të ishin përfshirë krijimtaria më e mirë letrare e autorëve shqiptarë në vite.
Evenimenti më i veçantë letrar dhe artistik ishte libreti i operës “I fundmi i Golemëve”(1968). Vepra e kishte marrë motivin dhe frymëzimin nga kënga e Gjorq Golemit. Ajo u shkruar nga shkrimtari i mirënjohur Kolë Jakova. Libreti shërbeu për t’u shkruar një opera nga kompozitori Nikolla Zoraqi. Opera u shkrua me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, por, për fat të keq, kjo vepër nuk u vu kurrë në skenën shqiptare, për shkak të mentaliteteve të kohës, të pretendimit absurd, se personazhi kryesor i veprës ishte një prift (!).

Figurën e Princit të Sopotit e pati përfshirë në veprën e tij dhe poeti Koçi Petriti. Petriti ka qenë mësues në trevat e Librazhdit prej shumë vitesh dhe i ishte dhënë mundësia të ishte në kontakt dhe të njihej me krijimtarinë folklorike librazhdase kushtuar Gj. Golemit. I mbështetur te këto legjenda ai shkroi baladën “Golomarja” (1974). Disa vite më vonë ai e ripunoi baladën dhe i shtoi vjershës vargje të tjera, duke e transformuar në një poemë. Në vitin 1978, në kuadër të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, poema e K. Petritit “Golomarja” mori Çmimin e Parë Kombëtar.

Mbështetur në subjektin e këngës së Gjorq Golemit, shkrimtari Dilaver Baxhaku shkroi një dramë, të titulluar “Histori me rrënjët në legjendë-Historia e kalasë së Sopotit dhe e Gjergj Golemit” (1982).10) Drama u realizua në vitin 1982 si radiodramatizim. Ajo u regjistruar në Radio-Tirana nga një grup aktorësh të Teatrit Popullor të Tiranës. Radiodramatizimi “Histori me rrënjët në legjendë…” është transmetuar disa herë në emisionin e Radio-Tiranës: “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.
Shkrimtari i mirënjohur për fëmijë, Odhise K. Grillo, shkroi një libër poetik me ilustrime, të titulluar : “Shpata e Gjorg Golemit” (2001). Subjektin e librit autori e mori nga legjenda dhe nga kënga e Gjorq Golemit, duke e përshtatur këngën dhe legjendën e Gjorq Golemit për fëmijë. Libri është ilustruar nga piktori Lulzim Mema.
Krijimi më i fundit letrar, që ka si personazh kryesor një Arianit Komneni, është romani i autorit Ben Blushi: “Të jetosh në ishull” (2008). Personazhi i B. Blushit ka jetuar në shek. XVII dhe është stërnip i nipit të Gjergj Aranit Komnenit, princit të famshëm shqiptar të shek. XV, emrin e të cilit e ka trashëguar ai dhe djali i tij, Gjergji. Në hyrje të romanit, Arianit Komneni i rrëfen Ali Tepelenës, një tjetër personazhi historik, rrënjët e fisit të tij të Komnenëve dhe historinë e bëmat e stërgjyshit të tij të madh.

* * *
Figurës së Gjergj Aranitit i janë kushtuar mjaft vepra në artet figurative, si në pikturë,skulpturë, grafikë, qeramikë etj.
Me rastin e 500 vjetorit të vdekjes se Gj. K. Skënderbeut piktori Pandi Mele ka realizuar një portret në grafikë kushtuar figurës së Gjergj Aranitit. Portreti i P. Meles ilustron çdo shkrim kushtuar Gj. Aranitit. Gjithashtu, po në këtë kuadër, piktori Guri Madhi realizoi në pikturë kompozimin e titulluar “Sopotaret”. Tabloja evidenton heroizmin dhe vetëmohimin e grave sopotare, të cilat rrëmbyen armët në mbrojtje të Gjorq Golemit dhe të kështjellës së Sopotit. Piktura është mjaft e realizuar artistikisht dhe konsiderohet si një nga veprat më të bukura të piktorit Guri Madhi. Piktori librazhdas Sami Roçi, i frymëzuar në këngën e legjendën e Gjorq Golemit, mbështetur dhe nga poema “Golomarja” e Koçi Petritit, në vitin 1978 realizoi një pikturë shumë të bukur kushtuar Marës së Golemëve. Portreti i parë që njohim në skulpturë, kushtuar Gjergj Aranitit, është një vepër e Dhimitër Çanit, e realizuar në kuadrin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në vitin 1981 skulptori Agim Rada realizoi një portret kushtuar Gjergj Aranit. Portreti ndodhet në muzeun Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të qytetit të Krujës.

Portreti më i bukur në skulpturë, kushtuar figurës së Gjergj Aranitit, është realizuar në vitin 1983 nga klasiku i skulpturës shqiptare, Odhise Paskali. Portreti i Paskalit kohët e fundit (2005) është derdhur në bronz dhe është vendosur në sheshin kryesor të qytetit të Librazhdit.
Piktori Sali Shijaku ka realizuar mbi një pjatë dekorative në qeramikë portretin e Gjorq Golemit, të cilin e pat titulluar: “Në Mal-Plak, mbi një breg, Gjorg Golemi thot’ jam Mbret!”. Titulli është marrë nga vargjet e këngës së Gjorq Golemit. Pjata dekorative ishte koleksion i një ekspozite me punime qeramike, që piktori Shijaku kishte hapur në vitin 1985 në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative të Tiranës.
Në vitin 2001 piktori Lulzim Mema ilustroi librin e sipërpërmendur “Shpata e Gjorq Golemit” të shkrimtarit Odhise Grillo. Piktori Mema ka realizuar rreth 16 ilustrime me ngjyra (kompozime), duke përfshirë edhe dy kopertinat. Piktori, për t’i vendosur ngjarjet në kohë, në shek. e 15-të, ka përdorur mjete dhe elemente artistike shumë shprehëse, si veshjet, armët e luftëtarëve shqiptarë, kështjellën, peisazhin etj., të cilat nxisin dhe zhvillojnë fantazinë e fëmijëve. Ilustrimet janë mjaft të arrira nga ana artistike.
Kënga e Gjorq Golemit ka qenë dhe mbetet objekt edhe i krijimtarisë publiçistike. Në shtypin shqiptar janë shkruar me dhjetra artikuj, që i kushtohen ngjarjes së Sopotit dhe figurës së Gjorq Golemit. 11)
Duke u nisur nga fama që kishte kënga e Gjorq Golemit, nga vargjet e këngës, që u bënin thirrje grave sopotare në mbrojtje të Sopotit, mjaft nga vargjet e këngës së Sopotit janë deklamuar nëpër konferenca dhe tribuna kongresesh.12)

_________________________
1) Zharri 1938 : faqe 22;
2) “Zonja Maria e lartpërmendur, motër e tim eti, pati për burrë Zot Aranit Komnenin, që ishte Zot i Çermenikës (Cermenica) dhe i Mokrës (Mochino) dhe i Shpatit (Spatenia)…” Muzaka 1996: faqe 19;
3) Shuteriqi 19977: Gazeta “Dita informacion”;
4) Shuteriqi 2007: “Gazeta Shqiptare”;
5) Xhagolli 2005: faqe 3;
6) Sinani 2004: faqe 90;
7) Alcani 2010 : faqe 203-241;
8) Shuteriqi 1957 : faqe 26 – 70 ;
9) Shapllo 2004: faqe 96;
10) Baxhaku 1982: Fondi i fonotekës së Radio-Tiranës, Nr. i regjistrimit 559, 1982;
11) Alcani 2006: faqe 74;
12) Po aty, faqe 74-75;

B i b l i o g r a f i a :
Alcani 2006: Alcani, Avni. Shahin Zharri (1915-1991) Monografi., Tiranë 2006;
Alcani 2010 : Alcani, Avni. Shahin Zharri dhe Kënga e Gjorg Golemit, “Çështje të folklorit shqiptar”, Nr. 10, 2010 (Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit, Departamenti i Folklorit) ;
Baxhaku 1982: Baxhaku, Dilaver. Histori me rrënjët në legjendë – Historia e kalasë së Sopotit dhe Gjergj Golemit. 1982. Radiodramatizim (Fondi i fonotekës së Radio-Tiranës, Nr. i regjistrimit 559), Tiranë 1982;
Muzaka 1996: Muzaka, Gjon. “Memorie” (Botim shqip), Tiranë 1996;
Sinani 2004 : Sinani, Shaban. Kënga e Gjorq Golemit dhe cikli i Skënderbeut. Çermenika-Përmbledhje studimesh, Nr. 1, Tiranë 2004;
Shapllo 2004: Shapllo, Dalan. “Në botën krijuese të një tregimtari të shquar”, “Nderim Dh. S. Shuteriqit”, Tiranë 2004;
Shuteriqi 1957: Shuteriqi, Dhimitër. “Ditët e sprasme të Gjorq Golemit: Lufta e Bekuar”, Revista “Nëntori”, Nr. 3, Tiranë 1957;
Shuteriqi 1997: Shuteriqi, Dhimitër. Duke marrë shkas nga një këngë historike 11, Gazeta “Dita informacion”, dt. 5-6.02.1997;
Shuteriqi 2007: Shuteriqi, Dhimitër: “Kënga e Gjorg Golemit midis legjendës dhe historisë” (Referat i mbjatur në Sesionin shkencor kushtuar 60 vjetorit të botimit të “Kangës së Gjorq Golemit”), “Gazeta shqiptare”, datë 10 qershor 2007;
Xhagolli 2006: Xhagolli, Agron. Parathënie e librit “Shahin Zharri”, Monografi, 2006;
Zharri 1938: Zharri, Shahin. “Kanga e Gjorq Golemit, Princit të Sopotit”, Rev. Shkolla Kombtare, Nr. 16-17, Tiranë 1938;

LETRA – Masakra komuniste në Lushnje e kryer nga Dushan Mugosha dhe Mehmet Shehu

Nga Kastriot Dervishi

Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën civile. Nën drejtimin e jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, ata shkaktuan vendit një prej tragjedive më të llahtarshme të vërejtura më parë, me pasoja të rënda edhe për unitetin kombëtar. Fill pas Labinotit, vrasjet u bënë dukuri e zakonshme. Sekretari organizativ i PKSH-së, Koçi Xoxe, i shkruante më 3.10.1943, sekretarit të përgjithshëm të partisë Enver Hoxhës ndër të tjera: “Përveç goditjeve që u dhamë (ballistëve-shënim), po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç”. Lufta ndaj jokomunistëve u bë qëllimi i vërtetë i asaj që duhej të ishte luftë kundër pushtuesit. Më 21 tetor 1943, brigada e parë komuniste, nën drejtimin e Dushan Mugoshës, në Golem të Lushnjës, sulmoi fuqitë balliste të Isa Manastirliut, Hamit Matjanit, Tefik Sfirit dhe Hajdar Cakranit. Thuhet se fuqia balliste ishte 400 persona dhe prej tyre u vranë 10-15 veta. Shumë fshatarë u zunë robër. Me urdhrin e Dushan Mugoshës dhe Mehmet Shehut u pushkatuan rreth 80 robër (Mehmet Shehu thotë 60). Këto ballistë ishin nga fshatrat: Remas, Kryekuq, Grabian, Shënkollas, Kalush, Gur, Shënpremte, Sulzotaj, Biçak (prej këtij fshati ishin më pak se 50 të pushkatuar). Nisur nga kjo ngjarje, me anë të një trakti të datës 26 tetor 1943, Balli Kombëtar njoftonte se “vëllavrasja kishte filluar”. Në lidhje me masakrën e Lushnjës, komandanti i brigadës së parë, Mehmet Shehu, informon me një letër të posaçme, kjo e mëposhtmja.

Letra e Mehmet Shehut

Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të brigadës dhe me 3 mortaja për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tefik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushnjës ballistët ishin në Myzeqe, kështu bëmë përgatitjet për t’i rënë Lushnjës. Porse para se t’i binim Lushnjës me forcat e Brigadës dhe të Lushnjës, Isa Manastirlliu na doli befas nga krahu i djathtë për të marrë krahët neve ndërsa Hamit Matjani mendonte të na merrte krahun e majtë nga Kosova. Neve u detyruam t’u përgjigjemi menjëherë. U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballistë: 172 robër, 10-15 të vrarë. Robërit i gjykuam. Gjyqi përbëhej prej meje, nënkomisarit të komandës vendit Lushnjës dhe një partizani të batalionit të parë të brigadës. Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistëve. Të tjerët, 29 vullnetarë për Brigadë dhe batalione të vendit, të tjerët u liruan të çarmatosur. Me të vërtetë që ballit i u dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij (çerdhe të Hamit Matjanit dhe luftëtarë kundër nesh, me armë, kusarë, kriminelë e grabitës të popullit), porse mua më duket se kam qenë gabuar, kemi ekzekutuar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistëve nga më përgjegjësit. Porse këtë radhë gabimi, faji kryesor është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohej prej meje dhe, deri diku, të 2 anëtarët e tjerë kanë qenë influencuar prej meje. Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistëve tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çasteve, qesh i mendimit për këtë masë të pamasë! Kjo ka rrjedhur edhe nga shkaku se unë isha vetëm dhe shokët e tjerë të shtabit brigadës ishin larg, s’munda të këshillohesha me ta sepse s’premtonte koha. Sikur shtabi i brigadës të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do mbërrinin në ato përfundime. Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur dhe shpresojmë se do ta zhdukim në të ardhmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem më i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çasteve që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriakale, prapanike, mesjetare.

Të fala shoqërore

Komandanti i brigadës I

Mehmet Shehu

30.10.1943

“La Marseillaise” në mbrojtje të shqiptarëve (1880): “Kërkojmë që flota jonë detare, aktualisht në Ulqin, nën komandën e zëvendës-admiralit Lafont, të lërë ujërat e Adriatikut dhe të kthehet në Francë”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Tetor 2018

 

“L’Intransigeant” ka botuar, të mërkurën e 29 shtatorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimet e shtypit francez mbi pushtimin e Ulqinit, ku bie në sy veçanërisht reagimi i “La Marseillaise”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

La Marseillaise ndihet e indinjuar që qeveria jonë pranoi të ndërhyjë në demonstratën detare, qoftë edhe thjeshtë si një spektatore e ekzekutimit të frikshëm të një populli.

 

Ne, që dolëm nga tmerret e pushtimit dhe të copëtimit, që ne të jemi të detyruar të bashkëpunojmë në shtypjen e patriotëve shqiptare, sa më shumë të mendojmë, aq më pak mund ta besojmë, dhe indinjata jonë është e pakufizuar kundër të ashtëquajturve diplomatë që na hodhën në këtë aventurë të çmendur dhe të neveritshme

 

Ne, në emër të nderit francez, i vënë në rrezik, kërkojmë që flota jonë detare, aktualisht në Ulqin, nën komandën e zëvendës-admiralit Lafont, të lërë ujërat e Adriatikut dhe të kthehet në Francë.

 

Shohim se paralajmërimet e shtypit nuk kanë munguar ndaj ministrave të Republikës. Nëse ata këmbëngulin që ta hedhin Francën, pavarësisht saj, në një aventurë të jashtme, ku ajo nuk do të gjejë asgjë përveç turpit – për të mos thënë më shumë – kjo do të jetë një shkelje e parimeve demokratike dhe një akt tradhëtie i lartë.

“Më merrni, këtu jam”, si e vranë komunistët priftin gjerman Alfons Tracki

Me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir…

 

nga Gjovalin Lazri/ Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit/ Në një shkrim të kohës mësojmë se forcat e shpëtimit kombëtar, që jetonin ende në male, i afruan atij të gjitha mundësit e shpëtimit, por ai nuk pranoi të largohet, duke u thënë: “Nuk kam arsye për t’u larguar. Jam krejt jashtë politikës, dhe më e rëndësishmja është që në këto momente kam një mision fetar tepër të lartë që dua ta kryej me përkushtimin ma të madh. Ky njeri që kam pranë është një nga njerëzit e mi më të dashur. Siç e shikoni, ai akoma s’e ka lëshuar frymën e fundit. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta braktis. Pastaj kam dhe arsye të tjera edhe më të mëdha. Dijeni se unë jam edhe shqiptar. Këtu nuk kam ardhur si politikan, nuk jam as ushtar, as pushtues, por jam meshtar, dhe po të jetë se duhet të vdes, dua të vdes si meshtar”. Dhe, ashtu i rrethuar, vazhdoi deri në fund punën e tij me të plagosurin duke i bërë shërbimet dhe nderimet e fundit ashtu si i lyp besimi katolik. Me një qetësi të admirueshme dhe deri në fund krenar, nuk ngurroi t’i drejtohej ushtarakëve të sigurimit të shtetit duke u thënë ballë për ballë: “Eni e më merrni, këtu jam, nuk keni përse të organizoheni për kapjen time, siç e shikoni jam dhe i paarmatosur”. Në mënyrën më të egër e me natyrën e tyre të rebeluar, e tërhoqën zvarrë drejt burgjeve të tmerrshme, ku për gjashtë muaj e pritën torturat më çnjerëzore që mund t’i bëhen një njeriu. Pas gjashtë muajve, në kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës vendosën t’i bëjnë gjyqin. Një gjyq sa për ta turpëruar, diskredituar e për t’i komunikuar dënimin me vdekje, sepse pastërtia e figurës morale e politike e këtij prifti shembullor, s’kishte të bënte fare me ngjyrat e politikës komuniste apo të tradhtisë, siç e sajoi sistemi komunist. Në gjyq mbajti një qëndrim burrëror. Në mënyrën më solemne, duke ua përsëritur në sy komunistëve fjalët që ua kishte thënë para gjashtë muajve në momentin e arrestimit, ai shtoi edhe këto:

“Unë vërtetë jam gjerman, por Shqipërinë e kam Atdheun tim të dytë. Kam ardhur në Shqipëri si meshtar, kam vepruar si meshtar, e dua të vdes si meshtar. Si një qytetar i ndershëm e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri karakterin nazist të kësaj lufte të padrejtë, edhe duke mos qenë kurrë politikan”.

Megjithatë, xhelatët e kishin fiksuar dhe regjistruar me kohë dënimin e tij. Kur gjykatësi i dha dënimin me vdekje, me pushkatim, sipas një zakoni formal të asaj kohe, do t’i kërkonte dëshirën e tij të fundit. Dom Alfonsi me një ndjenjë të thellë shpirtërore përgjigjet:

“Kërkesa ime e fundit është që të m’i lejoni fëmijët e mi të dalin nesër në rrugë, që t’i shikoj për herë të fundit”.

Për çudi ky premtim u mbajt. Por doli më vonë se edhe ky premtim e kishte hilen mbrapa. Ishte mundësia e përgjimit dhe e pëshpëritjeve të njerëzve të ligj, se kush do të dilte në atë takim, por falë asaj që ne ishim të vegjël, gjithçka kaloi pa rrezik. Të nesërmen e asaj dite, në kohën që do bëhej seanca e fundit, gjatë rrugës për në gjyq, me bekimin e prindërve tanë dolëm në vendin e caktuar, para “Kafes së Madhe”, ku do t’u përshëndetnim për herë të fundit me Mësuesin tonë të paharruar. Ishte vërtetë një takim emocional. Shikimi i parë në ato momente të shkurtra në sytë e të dy palëve kishte brenda një domethënie shumë të madhe, kishte brenda një mal me mbresa e kujtime nga më të bukurat, por mbi të gjitha kishte mallin, dhimbjen, e dëshirën për të folur, kënaqësinë për t’u përqafuar, por që të gjitha u shkrinë brenda pak sekondash duke na lënë ashtu të ngrirë dhe të hutuar pa qenë në gjendje ta hapnim gojën, qoftë edhe për një fjalë të vetme. Një shtangie të tillë njeriu vërtetë rrallë e provon në jetë.

Ashtu me sy të përlotur e kaluam edhe këtë moment të vështirë, por të paharrueshëm, kur po ndaheshim përfundimisht nga njeriu më i dashur që kishim fituar në jetë. Një ditë më vonë, me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir (në atë kohë lejohej pamja e të pushkatuarve). Një pamje e llahtarshme. Katër burra, katër atdhetarë, katër të pafajshëm, katër shpirtra që akoma janë në kërkim të mirënjohjes njerëzore: Dom Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dodaj, dhe Kel Abati, janë tani pa jetë. Pamje më të dhimbshme nuk mund të shikonte njeriu. Prifti ynë edhe vdekjen e kishte zgjedhur në mënyrë të atillë që të ishte sa ma afër botës së tij shpirtërore, në krahët e Zotit, ashtu i gjunjëzuar në lutjet e fundit, me duar të puthitura ku kishte shtrënguar uratat, me ballë të çarë nga plumbat, nga kullonte akoma gjak, një skenë rrenqethëse kjo që u filmua në memorien dhe në shpirtin tonë për të mos u çregjistruar kurrë më. Në heshtje varri, ashtu të mpirë, qëndruam për disa minuta dhe lotët na rridhnin çurg në fytyrë. Ashtu të topitur siç ishim, sytë na u kryqëzuan me një fytyrë të zbehtë dhe të panjohur, nga i cili doli një zë i këputur sikur të dilte nga fundi i dheut, një zë i mekur por që mbante brenda një dhimbje të madhe. Njeriu si hije në mes të asaj heshtje, me një emocion të thellë, befas lëshoi bekimin:

“Dritë ju baftë shpirti, pushofshi në paqe”.

Të këputur e të vrarë shpirtërisht, me një botë të brendshme të rënduar sa më s’bëhet, u kthyem për në shtëpitë tona. Për një kohë të gjatë e jetuam mendërisht dhe shpirtërisht këtë humbje sa të dhimbshme aq edhe të pa drejtë, humbjen e këtij njeriu të rrallë, i cili gjatë gjithë jetës mendoi dhe veproi vetëm për të bërë mirë. Nga shkrimet e mëvonshme, si dhe nga njerëz që kanë dëshmuar këtë akt makabër, do të kemi të regjistruara fjalët e fundit të Dom Alfonsit:

“Rroftë Krishti Mbret” , dhe “Fali o Zot se nuk dijnë çfarë bajnë” .

Sigurisht që atë ditë nuk mund ta bënim asgjë, por pas disa ditësh me një grup shokësh, me mundësitë që kishim, mblodhëm një tufë lule e ashtu pa ra në sy, i vumë në atë vend ku menduam se preheshin eshtrat e Dom Alfonsit, por koha tregoi se ato eshtra kishin humbur përgjithnjë, për të mos u gjetur më kurrë. Rrjedha e lumit Kir i kishte përcjellur përgjatë fshatrave Bardhej e Rrencë së bashku me shumë fatkeq të tjerë, duke shpërndarë kudo tmerrin e krimit, por edhe ndjenjën e dhimbjes dhe të pafajësisë njerëzore. P.S. A duhet vepruar sa nuk është vonë, që një nga institucionet kulturore lokale të mbajë emrin e këtij personaliteti të shquar?

STAS-i gjerman, një dosje “ekstra” për spiunët shqiptarë

 Zbardhen sekretet e dosjeve të ish-shërbimi informativ gjermano-lindor. Ja çfarë përmbajnë arkivat për Shqipërinë

Deutsche Welle shtroi për herë të parë pyetjen “Çfarë përmbajnë arkivat e ish sigurimit gjermanolindor Shtazit (Staasi) për Shqipërinë? Me këtë pyetje kolegët e redaksisë shqipe ju drejtuan arkivit në Berlin. Nga dokumentet e mbledhura përgatitën materialet në vijim

Kanë kaluar shumë vite që kur qytetarët e RDGj-së u sulën drejt selisë qendrore të Sigurimit të Shtetit në Berlinin lindor. Aty ata themeluan një institucion të vetin, i cili mori emrin: “Emisari federal i ngarkuar me dokumentet e shërbimit të sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së”. Ky institucion përgatiti vendosjen e dosjeve në dispozicion të të prekurve. Me kalimin e viteve u demaskuan shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të Shtazit. Shumë viktima mësuan se çfarë përmbanin arkivat për ta dhe se kush i kishte spiunuar. Në shumë vende të Evropës Lindore ka pasur shërbime sekrete të ngjashme, por puna me dosjet funksionon me siguri shumë ndryshëm. Edhe pas gati 30 vjet pas përmbysjes, shumë shoqëri merren me trashëgiminë e shërbimit sekret.

Spiunët

Çfarë shkruanin “spiunët” që vizitonin Shqipërinë në vitet tetëdhjetë? Në shumicën e rasteve raportet kanë qenë banale. Si jetojnë shqiptarët për shembull, ose çfarë mendojnë ata për kushtet sociale. Shqiptarët i kanë quajtur spiunë. Shtazi, i quante bashkëpunëtorë jozyrtarë. Një i tillë, me pseudonimin “Sarkazma” ka vizituar për disa ditë Shqipërinë në shkurt të vitit 1980, i bashkangjitur në një delegacion të fabrikës së cigareve Tabak- Kontores Drezden. Delegacioni vizitonte Shqipërinë për të biseduar për importimin e duhanit.

“Sarkazma”

Dy javë pasi është kthyer nga Shqipëria, “Sarkazma” është vizituar në shtëpinë e tij nga Kapiteni Müller, një punonjës i ministrisë së brendshme. Ai ka raportuar nga ora 8 deri në dhjetë të mbremjes dy orë rresht çfarë ka parë dhe dëgjuar në Shqipëri. Ja pjesë nga raporti:”Duhet thënë është se pala shqiptare prezantoi fillimisht një lloj tjetër duhani, me kualitet më të dobët dhe me çmim më të lartë. Bisedimet u rënduan dhe rrezikonin madje të ndërpriteshin. Por synimi ekonomik u arrit. Gjatë udhëtimit, u pa se qytetarët shqiptarë, partnerët e bisedimeve, personeli i hoteleve ose qytetarët e tjerë i largoheshin çdo lloj diskutimi për çështje politike, ose për gjendjen sociale në Shqipëri.

Varfëria

Gjendja sociale vlerësohet në varfëri të papërshkrueshme. Sarkazma ka pasur mundësinë të vizitojë disa shtëpi, ku ka parë kushte primitive jetese. Mundësitë për të blerë janë shumë të kufizuara, madje edhe në Tiranë. Në dyqane ka vetëm gjëra primitive. Rrugët gjatë ditës janë thuajse bosh, vetëm mbrëmjeve nga ora 18:00 deri në orën 20.00 qytetarët dalin në rrugë dhe sheshe, dhe pas kësaj ore qyteti zbrazet sërish.

Nën vëzhgim

Gjatë një udhëtimi me makinë delegacioni ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Kur gjatë një pushimi të shkurtër “Sarkazma” ka bërë disa fotografi, kalimtarët i kanë thënë se fotografimi ndalohet. Tabela për të treguar këtë nuk ka. Kur ka qëndruar i mrekulluar për të parë përreth, Sarkazma ka parë disa pozicione artilerie. Pozicione të tilla ka parë edhe në zona të tjera. Në të gjitha qytetet e vizituara, pas gati çdo shtëpie është duke u ndërtuar një bunker, nëse nuk ekziston një i tillë. Bunkerët përbëhen nga pjesë gjysmë të rrumbullakta betoni, që sillen të gatshme dhe maskohen me dhe dhe bar. Bunkerët janë jashtëzakonisht primitivë. Shumë shumë, thotë “Sarkazma”, ato mund të të mbrojnë nga shiu dhe çdo familje i ngre ato vetë. “Sarkazma” ka kërkuar hyjë në një bunker, por kjo i është ndaluar kategorikisht. Në Tiranë ai ka parë se ambasada kineze ruhet shumë mirë dhe se kërkush nuk i afrohet asaj më shumë se 20 ose 30 metra.

Fundi i raportit

Këtu merr fund raporti për Shqipërinë. Sarkazma vazhdon me tregimet për anëtarët e tjerë të delegacionit që ka vizituar Shqipërinë. Njëri prej tyre ka dëshiruar të vizitojë Gjermaninë perëndimore, për të blerë një fustan dhe një magnetofon për vajzën. Për të mundësuar këtë ai ka kërkuar ndihmën e “Sarkazmës”.

 

PROPAGANDA

Librat e Enverit në sirtarët e Stasi-t

Ambasada shqiptare në RDGJ, është marrë në vitet ’80 me shpërndarjen e materialeve propagandistike në Gjermani. Në shumë raste materialet propagandistike që vinin nga Shqipëria përfundonin në duart e Stasi-t. Ambasada shqiptare është marrë edhe me mbledhjen e informacioneve në rrugë jozyrtare. Këtë e tregon një dokument që gjendet sot në arkivat e Stasi-t. Dokumenti me nr. 22854 është shkruar nga Kapiteni Becker, i cili ka hedhur në letër ato çka i ka treguar IMB me pseudonimin “Runge” (bashkëpunëtor jozyrtar për përpunimin e personave të dyshuar si armiq). Dokumenti që mban datën 6 shkurt 1985 tregon se “Runge” ka raportuar se ambasadori i ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Republikën Demokratike Gjermane ka treguar interes të madh për marrjen e informacioneve mbi aktivitetet e anëtarëve të Byrosë Politike të SED (Unionit Socialist Gjerman- Partia në pushtet) të cilat nuk publikohen në shtyp. Po ashtu ai ka kërkuar që për marrjen e informacioneve të tilla të përdoren edhe rrethet e miqve. Burimit i është kërkuar po ashtu të përpunojë informata për rolin dhe pozicionimin e kishës në RDGJ dhe për temën e “Kisha si mbulesë për grupe të ndryshme opozitare”. Këto informacione ai duhet t`ja dorëzojë ambasadorit shqiptar deri në shkurt të 1985-ës. Një dokument tjetër është shkruar po ashtu nga kapiteni Becker, por ai përmban informata të dhëna nga IMS me pseudonimin “Pit” (bashkëpunëtor jozyrtar për sigurimin e objekteve). Në të thuhet se “nga një burimi besueshëm u mësua se gjatë një bisede me një diplomat shqiptar në ambasadën e RPSSH në RDGJ (Gjermania lindore) është treguar interesim për këto informacione: si punon SED? çfarë detyrash kryejnë drejtuesit e rretheve dhe qarqeve të SED për përmirësimin e kushteve të punës dhe organizimit të saj, çfarë pengesash shfaqen në arritjen e rendimenteve në ndërmarrje dhe si ndikon partia për mënjanimin e tyre, çfarë roli luajnë partitë e bllokut, a kanë ata komitete nëpër ndërmarrje? Më tej janë bërë pyetje për marrëdhëniet midis RDGJ dhe RFGJ. Diplomati shqiptar ka shprehur mendimin se për udhëheqjen shqiptare çështja gjermane është e mbyllur. Që ministria e sigurimit të shtetit, Stas-i ka mbajtur shumë mirë evidenca për aktivitetet jodiplomatike të diplomatëve shqiptarë në RDGj e tregon edhe një dokument tjetër i datës 30 tetor 1980. Ai bën fjalë për shpërndarjen e materialeve politike propogandistike.

Si shpërndahej literatura

Në datën 25 tetor punonjësi drejtues i ambasadës së RPS të Shqipërisë në RD Gjermane i shoqëruar nga shoferi dhe gruaja e tij kanë vizituar një nga bashkëpunëtorët tanë në shtëpinë e tij. Vizita nuk ka qenë e paralajmëruar dhe është zhvilluar në orët e para të mbrëmjes. Gjatë vizitës personi…i ambasadës i ka dhënë bashkëpunëtorit tonë veprën më të fundit të kryetarit të PPSH, Enver Hoxha drejtuar kundër Bashkimit Sovjetik dhe bashkimit të vendeve socialiste, “Hrushovianët”, Kujtime, botuar nga Instituti i Studimeve Marksiste Leniniste, në shtëpinë botuese “8 nëntori” Tiranë 1980, për ta studiuar vetë dhe për ta shpërndarë mes qytetarëve të RDGJ dhe Bashkimit Sovjetik si dhe pjesëtarëve të Ushtrisë sovjetike në zonën e Kotbusit. Kështu ai ka marrë 17 ekzemplarë në gjuhën gjermane dhe 15 ekzemplarë në gjuhën ruse. Njëkohësisht ai ka marrë revistën “Shqipëria e re” numrin 3- të i vitit 80 në gjuhën ruse dhe gjermane (nga 10 ekzemplarë për secilin). Punonjësi i ambasadës ka paralajmëruar se do të sjellë ekzemplarë të tjerë të “Hrushovianë-ve” në gjuhën franceze dhe atë spanjolle për tja shpërndarë ato qytetarëve të huaj, për shembull atyre algjerianë. Nga biseda me bashkëpunëtorin tonë diplomati donte të merrte informacione se si kanë reflektuar qytetarët e RD Gjermane ndaj ngjarjeve të Polonisë. Thëniet e bashkëpunëtorit tonë se shumë punëtorë janë bërë agresivë dhe kritikë, u pranuan nga diplomati. Ai vetë përfaqëson mendimin zyrtar të PPSH sipas të cilës revoltat në Rep.Pop. Polonisë kanë shumë “përmbajtje pozitive” por ato keqpërdoren nga fuqitë imperialiste për qëllimet e tyre agresive. Diplomati u vu në dijeni nga punonjësi ynë se anëtarët e KPD- Partisë Komuniste Gjermane kanë nxjerrë një urdhëresë që të kufizojnë vizitat në ambasadën e RPSSH për të shmangur rënien në sy të organeve të sigurimit të DDR.

Dëbim nëse afroheshe me gratë shqiptare

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sigurimi shqiptar i shtetit vendosi nën vëzhgim të rreptë të gjithë të huajt që ndodheshin në Shqipëri. Afrimi me gratë shqiptare nuk i lejohej asnjërit prej tyre. Më 17 shkurt 1969 Kapiteni Kulka i shkruan Sektorit kryesor të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (Stasi). Nga një udhëtim në Shqipëri vihet re se: Që prej ndodhive në Bashkimin Sovjetik më 21.8.1968 ka filluar një kontroll jashtëzakonisht i madh i të huajve që shkojnë në Shqipëri. Kështu, nga organet shqiptare të sigurimit vëzhgohet me vëmendje kur dilet dhe kur hyhet në hotel, ku shkohet dhe sa gjatë qëndrohet diku. Edhe kur përdoren makinat ato ndiqen vazhdimisht nga një makinë shqiptare,në të cilën ndodhen tre persona. Nga këto masa nuk preken vetëm udhëtarët nga RDGJ (DDR) por edhe udhëtarët që qëndrojnë në hotel dhe vijnë nga RP Hungarisë dhe RP Polonisë. Këto masa nuk duket të jenë marrë në të njëjtën mënyrë edhe për qytetarët nga Bashkimi Sovjetik.  Një dokument tjetër ka lidhje me një raport, që një punonjës nga një Kombinat i Drezdenit ka dhënë pasi është kthyer nga Shqipëria, ku ka ndihmuar në ngritjen e një fabrike. Nga raporti nuk bëhet e qartë se për cilin projekt bëhet fjalë. Viti, po ashtu nuk bëhet i njohur. Raporti ka të bëjë me vëzhgime që nuk kanë lidhje me punën, për të cilën personi ka qenë i angazhuar në Shqipëri. Ai tregon se: Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij kam qenë “i shoqëruar” nga një kujdestar, si në kohën e punës ashtu edhe gjatë kohës së lirë. Dhoma ngjitur më dhomën në hotel nuk ka qenë e zënënë asnjë nga ditët. Aty duhet të ketë pasur ndonjë aparat përgjimi. “Gjatë bisedës përfundimtare me partnerin shqiptar u konfrontova me fakte, të cilat i kam folur vetëm në dhomë, personalisht me shoqëruesin nga RDGJ (DDR). Nga pala shqiptare janë marrë dokumenta të projektit të ekspertëve kinezë.” Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Deti Jon i parë nga dritarja e një bunkeri Dhe më tej ai shkruan se gjatë qëndrimit të tij janë bërë vazhdimisht përpjekje për ta kompromentuar. Ndër të tjera, një grua i është afruar në kantjerin e ndërtimit, në një mënyrë që nuk mund të keqkuptohej. Pasi u refuzua me forcë, ajo nuk është shfaqur më në kantjer.  Më tutje: “Nga montatorët rumunë mësova se njëri prej tyre duhej të largohej brenda 24 orëve nga Shqipëria për shkak të kontakteve me gratë shqiptare”. Si arsye e dëbimit nga Shqipëria u tha, se montatori kishte lënë të binte një copë dërrasë nga 2 metra lartësi, dhe kjo kishte lënduar ixhinjerin shqiptar. “Përfaqësia tregtare e RDGJ (DDR) nuk u informua më parë për këtë ngjarje prandaj nuk mund të ndihmonte në sqarimin e saj. Dokumenti tjetër është i datës 2 maj 1976. Ai përmban raportin mujor për ngarkim-shkarkimin e anijes “Elmela” si dhe mbajtjen e inventarit. Raporti thotë se nuk ka patur probleme shumë të mëdha. Në pjesën e raportit, që lidhet më situatën financiare ka një mospërputhje shifrash. “Unë kisha porositur 100 litra karburant për muajin prill dhe i morra ato në formë tallonash. Prej tyre mua lejua të marr 35 litra. Por në llogarinë mujore janë shkruar 65 litra.” Pastaj raporti flet për bashkëpunimin me parnerët shqiptarë. “Dua të vë në dukje se javët e fundit kam qenë nën një vëzhgim shumë të madh të pikave të caktuara shqiptare. A kanë qenë ata punonjës të sigurimit, këtë vetëm mund ta marr me mend, sepse nuk kam dëshmi. Ky vëzhgim i madh fillon që nga shtëpia dhe përfshin të gjithë veprimtaritë e mia, shëtitjet, udhëtimet në Durrës, blerjet në qytet, vajtjen në kinema etj. Edhe veprimtaria ime në port vëzhgohet. Tek kolegët e tjerë nga Polonia nuk shihet kjo. Unë i kam raportuar drejtuesit tonë për këto. Të gjithë kolegëve shqioptarë u kanë rënë në sy vëzhgimet e tilla dhe bashkëpunimi ynë është vetëm zyrtar. Bisedat kanë vetëm karakter pune. Ndodh nganjëherë, që gjithë ditën nuk këmbejmë asnjë fjalë me punonjësit e portit, çka mund të argumentohet me frikën e madhe që kanë punëtorët.

DOKUMENTAT

STAS-i interes për albanologët

Ish sigurimi gjermano-lindor ka treguar interes për Kongresin e gjuhës shqipe të zhvilluar më 7 dhe 8 dhjetor 1984 në Tiranë. Sipas dokumenteve që ndodhen në arkiva, Stasit nuk i ka interesuar përmbajtja dhe qëllimi i kongresit, por vetëm pjesëmarrësit në të, një pjesë e të cilëve ishin albanologë të shquar që vinin nga Gjermania lindore ose ajo perëndimore. Sipas dokumentit 22854, të sektorit që merrej me kundërspiunazhin në ministrinë e sigurimit të RDGJ, major Ditrich ka marrë raportin mbi kongresin e gjuhës nga bashkëpunëtori me pseudonimin “doktor”. Bashkëpunëtori ka qenë një GMS, që do të thotë se ka qenë bashkëpunëtor shoqëror i sigurimit, një lloj i veçantë e bashkëpunëtori jozyrtar, të cilët kanë filluar të regjistrohen pas vitit 1968. Dokumenti quhet –Kongresi për problemet e gjuhës shqipe, më 7 dhe 8 dhjetor 1984 në Tiranë. Në të shkruhet: Shërbimit tonë i është bërë jozyrtarisht e ditur se Kongresi zhvillohet nën kujdesin e gruas së Enver Hoxhës dhe duhet të gjejë pasqyrim të zgjeruar në shtypin shqiptar. Në Kongres, i cili kishte në rend të ditës çështje të transformimit të gjuhës, ortografisë dhe gramatikës, merrnin pjesë 300 shqiptarë. Ata ishin përveçse gjuhëtarë të Akademisë së shkencave dhe Universitetit të Tiranës edhe njerëz të kulturës dhe shkencës. Përveç tyre në Kongres merrnin pjesë edhe Dr. Köteritz (Dr. Këteric), gjuhëtar krahasues nga Gjermania perëndimore. Nga Gjermania perëndimore ishte ftuar edhe një albanolog tjetër, i cili nuk erdhi në Kongres. Po ashtu pjesë merrte një albanolog nga Suedia, katër italianë (ndër të cilët një farë Dr. Alti Mari), një francez dhe një greke (me origjinë shqiptare). I ftuar po ashtu ishte një shkencëtar jugosllav, i cili për arsye që nuk dihen nuk morri pjesë në Kongres. Gjuhëtarë bullgarë nuk u ftuan. Një diplomat i ambasadës bullgare në Tiranë tregoi pakënaqësi të madhe sepse Republika Popullore e Bullgarisë është përpjekur kohët e fundi për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Në Kongres morën fjalën katër shkencëtarë të huaj: Dr. Këteric, Dr. Alti Mari, një gjuhëtar nga RDGJ dhe një francez. Më pas raporti tregon për çfarë është folur nëpër korridore. Për shembull në një nga pasazhet lexohet: “Prof. Ryda nga Akademia shqiptare e shkencave, më tha se Prof. Irmscher (Irmsher) nga Akademia e Shkencave të Gjermanisë lindore (RDGJ) do të marrë së shpejti një ftesë për të marrë pjesë në një kolegjium gjuhe në Tiranë. Tema nuk është bërë e njohur. Ryda më tha po ashtu se Akademia e Shkencave të Gjermanisë lindore është e gatshme të ndihmojë Akademinë Shqiptare të Shkencave (ASHSH) për përpunimin e një gramatike për mësimin e gjuhës shqipe. ASHSH është çdo kohë e gatshme të konsultohet. Më pas shkruhet: Në një diskutim me një farë Prof. Buda (mbase nga Akademia Shqiptare e Shkencave) u bë e njohur se Shqipëria ka bërë plane për të zgjeruar mësimin e gjuhës gjermane. Gjermanishtja do të futet si gjuhë e huaj në shkolla. Jozyrtarisht thuhet se Shqipëria do t`i drejtohet Gjermanisë perëndimore (RFGJ) nëse nuk merr ndihmën e duhur nga Gjermania lindore.

Posti i ambasadorit

Gjuhëtari nga Gjermania perëndimore, Dr. Këteric i ka thënë palës shqiptare se nëse marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje rifillojnë, atëherë do të kishte qenë mirë sikur postin e Ambasadorit ta merrte Albanologu Dr. Schmid, nga Universiteti i Freiburgut, meqenëse ai zotëron mirë gjuhën shqipe. Një rol të veçantë, shkruhet në raport, për parapërgatitjen e marrëdhënieve diplomatike midis RPSSH dhe RDGJ ka luajtur një farë Prof. Knoblauch (Knoblau), i cili është me prejardhje nga Gjermania lindore, por aktualisht ka dy nënshtetësi atë gjermano perëndimore dhe austriake. Ai duhet të ketë bërë punë të madhe për ngritjen e turizmit në Shqipëri. Dr. Köteric tha po ashtu se Kongresi tregon se Shqipëria në një farë mase është e gatshme të hapet ndaj vendeve të tjera. Jozyrtarisht u tha se mikpritja ishte shumë e madhe. Pjesëmarrësit e Kongresit mund të porosisnin në hotel çfarë të donin dhe pagesa i kalonte palës shqiptare. Përveç kësaj, ditën e fundit të Kongresit pjesëmarrësit, të paktën ata që vinin nga jashtë, morën 100 lekë. Raporti përfundon: “burimi duhet ruajtur patjetër”.

Deutsche Welle

Le Figaro (1914) – Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018

 

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

 

Lamtumira e princ Vidit

 

Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në Ankona dhe u nis për në Vjenë.

 

Ja teksti që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi :

 

Shqiptarë !

 

Kur delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes kombëtare.

 

Unë kam ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve  të mia për riorganizuar vendin, i etur për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.

 

Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i jepnin besim një qeverie të sapolindur.

 

Përveç kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time, do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe kalorësiak shqiptar.

 

Gjatë mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.

SHKODËR 1913 – Dalin pamjet e rralla, shqiptarë të uritur, malazezë që festojnë e kufoma pa varr

Fatmira Nikolli – Burra e gra me thasë në shpinë, të veshur keq, me rroba popullore, siç e donte koha, të rraskapitur, me fëmijë në duar, me kafshët me vete, duke ecur, mbase duke u shpërngulur nëpër një rrugë plot pluhur, ta pashtruar. Fëmijë të vegjël rreken të ndjekin hapat e të rriturve me torba në duar në të njëjtën rrugë ku dhimbja e frika i shtyjnë të ikin nga sytë këmbët.

Një batalion ushtarësh ecën pothuaj në parakalim, të tjerë ‘kanë veshur’ dy anët e rrugës, duke u hapur udhë kalimtarëve. Mes tyre, kalojnë edhe grupe ushtarësh që duhet të jenë banda e ushtrisë. Pas tyre flamurtari me flamurin që valëvitet, ushtarë me armë e kuaj të bardhë.
Copëza filmike shënon në gjuhën frënge: “Trashëgimtari i kurorës Danilo dhe princi Petar i Malit të Zi, zbresin nga kështjella pasi iu dorëzua shpata e Esad Pashës.
Është viti 1913 dhe pashai ka humbur luftën. Për shkak të urisë, ushtarët e tij e kanë të pamundur të vijojnë mbrojtjen dhe ai e dorëzon Shkodrën. Kjo është damka më shumë se 1 shekullore ndaj tij për ç’arsye ju vu shpesh nofka e tradhtarit dhe u ‘shpall’ armik.

Po në gjuhën frënge shënohet: DY FYTYRAT E FITORES: në një anë një flamur që valëvitet mes një grupi fitimtarësh të hareshëm dhe nga ana tjetër, një gropë varri ku kufoma që nuk njihen më po kalben krejtësisht nën diellin e pamëshirshëm.

Një filmim pa zë, bardh e zi, u gjet në Kinotekën e Malit të Zi në vitin 2008 dhe pas procesit të restaurimit në digjital dhe 35 mm në laboratorin “Hungarian Film Lab”, do të ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit si filmimi më i hershëm i fondit filmik të AQSHF-së. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me ‘EYE Film Institute’, Kinotekën e Malit të Zi dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, mbajtën të mërkurën në orën 19:00 një kino-koncert me filmime arkivale të xhiruara në Ballkan në fillim-shekullin e njëzetë.

Me muzikë origjinale të kompozuar nga Adorel Haxhiaj, premiera e filmimit të restauruar “Dorëzimi i Shkodrës” (1913) u shoqërua me performancë ‘live’ nga Adorel Haxhiaj në cello dhe Astrit Stafai në oud. Gjashtë kronika të shkurtra bardhë e zi dhe të pikturuara me dorë janë pjesë të programit “Në kërkim të Perandorisë Otomane” dhe u përzgjodhën në bashkëpunim me kuratoren e filmit pa zë të Institutit të ‘Filmit EYE’ të Holandës, Elif Rongen-Kaynakci. Peizazhet unike vizuale të rajonit të Ballkanit, u ndoqën nga premiera e restaurimit të filmimit francez Pathé të vitit 1913, titulluar “Dorëzimi i Shkodrës”, me pamje të qytetit verior pas përfundimit të rrethimit gjashtë mujor të tij.
Një varkë me vela mbase mbi Bunë, gra të veshura me rroba popullore, çobaneshë e një e moshuar me furkë. Pak çaste më vonë, Shkodra bardh e zi, banorë që ecin përkrah xhamisë, kur në fund të kuadrit duket stoike Kisha e Madhe. Në fund, një malësor mbi kalë, me pushkën në dorë e sheh kamerën drejt e në objektiv- qenë imazhe të tjera mes filmimit.

Dorëzimi i Shkodrës është një prej ngjarjeve historike më të debatueshme në vendin tonë. Botime e studime të ndryshme historike i heqin sa edhe i vënë mbi supe faje, Esad Pashës, që pasi e mbrojti një kohë të gjatë e dorëzoi qytetin mes skamjes e urisë. Pamjet e sjella së fundmi që u shfaqen këtë të mërkurë, në një farë mënyre pohuan të dhënat e librit “Esad pashë Toptani: Njeriu, lufta dhe pushteti” (UET PRESS) të Ilir Ikonomit i cili përmes dokumenteve shënonte se qe uria ajo që e bëri Esad Pashanë të dorëzohej.
“Nëse ke vetëm kaq për të thënë, më mirë kurseji fjalët! Është qesharake të ofrosh dyqind a treqind lopë për njëzet mijë njerëz që ushqehen keq prej një muaji. Është cinike të bësh këtë ofertë tani që i kam helmuar ushtarët e mi me kërmat e kuajve. Esadi tha se askush nuk mund ta mësonte se si ta kryente detyrën e tij.
– Kur them që dorëzimi është i domosdoshëm, – vazhdoi ai, – kjo do të thotë se kam pritur deri në çastin e fundit, përtej të cilit nuk mund të vazhdohej më pa cenuar dinjitetin dhe nderin tonë. Shihni si janë katandisur ushtarët. Nuk na ka mbetur asnjë thes miell. Racioni për sonte ishte një gjysmë peksimadhe dhe një grusht stafidhe. Kam dymijë të sëmurë dhe të plagosur nëpër spitale. Municionet e topave thuajse janë shteruar dhe një sulmi malazez nuk i përgjigjem dot më gjatë se 15 minuta me artileri. Nuk ju ka lezet të bëni patriotizëm në orën e fundit”,-qe shprehur Esad Pasha.

Le Temps (1939) – Mbreti Zog, për arsye shëndetësore të Lekës, anulloi vizitën e qytetit të Bergenit dhe fjordeve norvegjeze

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Tetor 2018

 

“Le Temps” ka botuar të mërkurën e 26 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me familjen mbretërore shqiptare, e gjendur asokohe në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

 

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë patur në plan të vizitonin Bergen-in dhe fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë, por gjendja shëndetësore e djalit të tyre, Lekës, i ka detyruar ata të heqin dorë nga ky projekt.

 

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë te gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Norvegji

 

Udhëtimet e mbretit Zog

 

Na telegrafojnë nga Oslo :

 

Mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre, të cilët gjenden tashmë në Oslo, synonin të bënin një udhëtim në Bergen dhe në fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë.

 

Për arsye shëndetësore të djalit të tyre, ish-sovranët hoqën dorë nga ky projekt. Ata do të largohen për në Francë brenda pak ditësh, por mbreti Zog ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer së shpejti në Norvegji për të vizituar bregun perëndimor.

 

 

Na telegrafojnë nga Tirana :

 

Një komision i kryesuar nga komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë mbretërore sapo ka vendosur të sekuestrojë dhe konfiskojë të gjithë pasurinë e Ahmet Zogut, ish-mbretit të Shqipërisë dhe këshilltarëve të tij kryesorë.

 

Deklarohet se ky vendim justifikohet nga fakti se mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e tij “kanë pasur një aktivitet anti – kombëtar”.

KONGRESI X I PNEUMOLOGJISË SHQIPTARO – KOSOVARE – Nga Lutfi ALIA

 

Më 5 – 6 tetor 2018, në qytetin e Pejes në Kosovë, zhvilloi punimet Kongresi X i Pneumologjisë, aktivitet  shkencor i përbashkët i Shoqatës të Pneumologëve të Shqipërisë dhe i Shoqatës të Pneumologëve të Kosovës.

Në nje atmosferë të ndriçuara nga dielli vjeshtor, të freskuara nga flladi i Grykës së Rugovës dhe puhiza e butë e mëngjezit që zbret nga Bjeshkët e Namuna, e përkedhelur nga simfonia gurgulluese e Drinit të Bardhe, Peja patriote, e bukur dhe mikëpritese, mblodhi në kuvend shkencor specialistët e sëmundjeve të mushkërive të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ky ishte takimi i dhjetë i rradhës, i programuar dhe i organizuar nga dy shoqatat e pneumologjisë të vendeve tona; takim ku u referuan tema të shumta shkencore, u prezantuan rezultate kerkimesh shkencore, u kuvendua për shkëmbim eksperience dhe zgjedhjen e rrugëve të reja për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe kurimin e sëmundjeve të mushkërive, që ende përbejnë një problem shqetësues mjekësor dhe social.

Kjo traditë e bukur e organizimit të aktiviteteve shkencore shqiptaro – kosovare, ështe pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të larta të zhvillimit të mjekësisë në dy vendet tona, progres ky që e ka revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut. Duke e konkretizuar domosdoshmëri kooperimin brenda specialitetit dhe atë nderdisiplinor, krahas aspekteve specialistike mjekësore, mjeku sot studion dhe ndikimi e kushteve mjedisore, stilin e jetës, gjëndjen sociale të pacientit, respektmin dhe garantimin e të drejtave themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës.

Këto aspekte organizative dhe profesionale të shërbimeve të pneumologjisë shqiptare dhe kosovare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse mjekësia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, është kulturë dhe mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet.

Franz Ribeko ka thënë: “Shkenca nuk ështe prona e askujt, ajo i përket të gjithëve”, andaj përvoja profe-sionale dhe shkencore shqiptaro-kosovare, nuk është kufizuar brenda mureve të spitaleve, dispanserive, ambu-latoreve dhe klinikave të pneumologjisë, por është përgjithësuar nëpërmjet bashkpunimit profesional dhe me aktivitetet shkencore, në veçanti me dhjetë kongreset, e organizuara ne vazhdimesi e me nivel bashkëkohor.

Në këto dy dekada të fillimi të mijevjeçarit të tretë, pneumologët shqiptare dhe kosovare, kanë realizuar studime shkencore rreth sëmundjeve të mushkerive, duke kontribuar ne zgjidhjen e shume prej problemeve themelore në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, duke u impenjuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, kurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të pacienteve, që vuajne nga sëmundjet bronkopulmonare.

Ndër institucionet shëndetësore të kujdesit shendetesor dhe mjekësor, që krahas veprimtarive intensive diagnostike, kurative dhe reabilituese, janë shquar ne veprimtaritë shkencore, janë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” i Tiranës dhe klinika e pneumologjise e Qendres Klinike Spitalore te Prishtines. Këto dy qendra kanë kontribuar në rritjen e nivelit profesional dhe shkencor të mjekeve pneumologë, duke ndikur në perfeksionimin e cilësisë të shërbimeve mjekësore në mbrojtjen dhe shërimin e jetës të sëmurëve në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në kongresin X të Pneumologjisë shqiptaro-kosovare, morën pjesë rreth 200 mjekë pneumologë, kirurgë torakal, specialista të anestezi-reanimacionit, të imazherisë, te laboratoreve biokimikë, si dhe mjekë familje.

Gjatë dy ditëve u prezantuan 30 punime shkencore, përgjithesisht të realizuara me ekipe studiuesish.

Kjo pjesmarrje konsistente dhe numëri i referimeve shkencore, dëshmon se pneumologët shqiptarë dhe kosovare, i kanë kapercyer barrierat e kooperimit profesional dhe janë në nivele të prezantojnë studime të mirfillta shkencore, ashtu si masivisht mjekët tanë janë ne gjendje të lexojnë e të kuptojnë punimet shkencore, njëlloj si i lexojnë dhe si i kuptojnë gazetat dhe romanet.

Kongreset shkencore nuk janë publicitet aktiviteti spitalesh, ato janë bilance pune dhe kërkimesh shkencore, janë forume ku përgjithesohen rezultatet dhe sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën mjekësore të arritjeve të shkencave mjekësore, duke kontribuar me metoda, teknika dhe kritere mjekimi bashkekohore ne luftimin e sëmundjeve dhe rritjen e mirëqenies shendetesore te popullates.

Kongresi X i Shoqatave të Pneumologëve të Shqipërisë dhe Kosovës, i zhvilloi punimet në sallën e Madhe

në Hotel “Dukagjini” – Peje.

Ne seancen plenare, Dr. Sh. M Gazmend ZHURI, kryetari i Shoqatës të Pneumologëve të Kosovës, mbajti fjalën e hapjes të punimeve të Kongresit X të pneumologëve shqiptaro-kosovar.

Në respekt të traditës dhe kulturës shqiptare, pjesmarrësit i pershendetën Prof. Dr. Silva Bala kryetare e Shoqatës të Pneumologëve të Shqiperisë, Prof. Behxhet Osmani dhe Dr. Granit Abdullahu – zv-ministri i Ministrisë së Shendetesise i Republikës së Kosovës.

 

 

Sesioni I, me temë “Bronkiti kronik obstruktiv dhe trombembolia pulmonare – diagnoza dhe trajtimi”, u moderua nga Prof. Piersante Sestini, Prof. Silva Bala, Dr. Sh. M. Arian Mezini Dr. Sh. Xhevat Kurhasani.

Ne kete sesioni u prezantuan punime shkencore, që evidencuan problemtikën komplekse të sëmundjeve bronkopulmonare, të nderlikimeve dhe psojave të tyre, si dhe nderhyrjet kurative për rikuperimin funksional të mushkërive të lënduara nga proçeset patologjike.

– Prof Piersante SESTINI, referoi pervojën e klinikës të pneumologjisë të spitalit Universitar të Sienës – Itali, në përdorimin ambulatorial të oksigjenoterapisë në të sëmurë me fibrozë pulmonare, e shprehur me zvogëlim të fluksit të ajrit dhe reduktim problematik të shkëmbimit gazor. Prof Sestini theksoi se trajtimi me oksigjeno-terapi ambulatoriale e permireson cilesinë e jeteses te ketyre te semureve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të paket dhe kosto të lartë.

 

 

Ne studimin “Morfologjia e vazave linfatike ne fibrozat e mushkerise”, Prof. L. Alia, Prof. Elisabetta Weber dhe Prof. P. Sestini, prezantuan ndikimin e neolimfogenezës ne rimodelimin e dëmtimeve fibrotike pulmonare, duke dhëne një koncept të ri, të mekanizmave morfopatogentike të këtyre sëmundjeve.

Patologjia e mushkërive është tepër komplekse, madje shpesh klinika mbizotërohet nga nderlikimet, qe jane

shkak i invaliditetit të lartë dhe i vdekshmërisë të këtyre të sëmurëve. Kjo problematikë u trajtua në tre studime:

– Prof Silva Bala prezantoi studimin: “Trajtimi afatgjatë me Rivaroxaban i të semurëve me emboli pulmonare”. Rezultatet e ketij studimi të referuara nga Prof Bala, përkojnë me ato të autoreve të huaj, çka deshmon se trajtimi i të semurëve me emboli pulmonare në kliniken e pneumologjisë të SU-SHN, kryhet me kritere shkencore bashkëkohore.

– Dr Sh M Arian Mezini prezantoi studimin klinik: “Aspekte praktike të përdorimit të antikoagulanteve të rinj në pneumologji”, referim që nxiti interesin e pjesmarrësve, për të përdorur medikamente të reja me rezulttive në trajtimin e problemeve koagulative, krahasuar me antikoagulantët tradicional.

Neoplazitë e mushkërive janë proekupante për shpeshtësine, sjelljen e egër klinike, per nderlikimet e shumta që krijojnë dhe për vdekshmerinë e lartë, e vlen të theksohet se janë në vendin e parë si shkak i vdekjeve në pergjithësi në vendet perëndimore. Jo rrallë, të sëmurët me neoplazi të mushkërive prezantohen me shenjat e trombembolisë. Kjo problematikë u trajtua në studimin e realizuar nga grupi klinicistave:

– Dhimitraq Argjiri, Silva Bala, Loreta Agolli, Arjan Mezini, Viola Selmani, Vasil Miha, Ornela Nuredini, te

cilet u prezantuan me referatin: “Karakteristikat dhe rezultatet klinike të trombembolisë pulmonare, në pacienta

me kancer pulmonar”.

Sëmundjet e mushkërive, sidomos ato me ecuri kronike, me invalidizim dhe me prognozë të pafavoreshme, krahas problemeve somatike, me veshtirësi në trajtim, krijojnë te i sëmuri edhe shqetësime të forta emotive, psikologjike dhe psiqike. Këto aspekte të nderlikuara jane studiuar nga grupi i klinicitëve të SU-SHN Tiranë.

– Juli Gjerazi, Irma Bani, Jolanda Daka, Silva Bala, Jul Bushati, Perlat Kapisyzi, referuan përvojën e tyre klinike me studimin: “Ankthi dhe depresioni në të semurët me SPOK”.

Autorët referuan se ankthin e kanë diagnostikuar në 56, 9 % të rasteve dhe depresionin në 45, 1 % të rasteve. Shfaqia e ankthit dhe e depresionit ndikohet nga graviteti i sëmundjes të mushkerive, andaj këto shqetësime rastisen shpesh ne pacienta me SPOK, por ndodh që jo rrallë, keto shenja nënvlehtësohen, nuk diagnostikohen dhe nuk kurohen, per pasojë shtohen vuajtjet e të semurit, madje i implikon dhe familjarët.

 

 

Sesioni II me temë “Kanceri bronkopulmonar, diagnostikimi dhe trajtimi”, u moderua nga Prof. Behxhet Osmani, Prof. Fatmir Çaushi, Dr.Sh.M Gazmend Zhuri.

Për vetë problematikën komplekse që përmbajnë neoplazite, ky sesion ngjalli interes ndër pjemarrësit.

Pellumb Hysko dhe Emira Hysa prezantun studimin: “Diagnoza dhe stadifikimi i kancerit te mushkerive”.

Si ka theksuar Claude Lévi-Strauss, “Shkenctari nuk eshte ai qe jep vetëm pergjigjie, por ai qe shtron mundesine te behen pyetje rreth problemit që ka studiuar”, andaj dhe koleget pjesmarres i drejtuan pyetje referuesve, te cilet dhanë pergjigjie duke e pergjithesur pervojen e tyre ne diagnostikimin e ketyre semundjeve.

Alma Teferiçi, Ilir Peposhi, Eritjan Tashi, Esmeralda Nushi, Olti Sina, Alma Cani, Eljana Shima, Fahri Kokiçi, Aldion Bame, Daniela Xhemalaj, Alma Andoni, Perlat Kapisyzi, u prezantuan ne kongres me studimin “Efikasiteti dhe siguria e kriobiopsisë në diagnozën dhe trajtimin e masave endotrakeale dhe endobronkiale”.

Kooperimi nderdisiplinor eshte faktor i rendesishem ne diagnozen e sakte dhe trajtimin me efikasitet të

sëmundjeve neoplazike, pikërisht nga ky referim, krahas aftesive dhe rëndesisë në marrjen e materialeve me teknikën e kriobiopsisë, rol vendimtar ka diagnoza e saktë karcinoidit e konfirmuar nga anatompatologët.

Në vazhdim të problematikës në diagnozën e neoplazive të mushkërive, interes paraqiti studimi i prezantuar nga grupi i klinicisteve dhe bronkologëve.

 

 

Eritjan Tashi, Esmeralda Nushi, Ilir Peposhi, Alma Teferiçi, Olti Sina, Emira Hysa, Pellumb Hysko, Vasil Miha dhe Perlat Kapisyzi, referuan eksperiencën e tyre me refertin: “EBUS – TBNA dhe EBUS – FNA në diagnozën e lezioneve intrapulmonare”.

Perdorimi i sondave me ultratinguj transbronkiale dhe ezofageale dhe aspirimi i materialeve neoplazike te zhvilluara në brendësi të mushkërive dhe në nyjet limfatike hilare dhe në mediastin, janë teknika me efektivitet në diagnozën e shpejtë të tipit të neoplazisë, që favorizojnë ndërhyrjen në kohën e duhur, por dhe në shkurtimin e ditëqendrimit në spital të sëmurëve, uljen e kostos etj. Inkurajuese jane rezultatet e arritura në diagnostikimin e shpejtë dhe pa nderlikime të rasteve, që prezantuan autorët e këtij studimi.

Sëmundja duhet identifikuar. Kur ështe rast i vetëm përbën një problem mjekësor dhe studimi i saj hap një dritare për të zgjidhur mistere të tjera, që fshihen prapa një semundje të rrallë, shpesh pasojë e nje difekti genik. Në mjekësi nje rast i vetëm dhe shumë raste me te njejten semundje kanë vlera të njejta, pasi të shpetosh dhe një jetë njeriu është kontribut humanitar me të njejten rëndesi si te shpetosh shume të sëmurë.

Në revista mjekësore shpesh botohen studime për semundje te diagnostikuara ne nje person (Case report), ashtu si ne kongrese referohen studime te dedikuara një rasti të vetëm. Edhe në këtë kongres, nuk munguan prezantimet e një rasti, i studiuar me veçoritë dhe ne kompleksitetin vet kliniko-morfologjik.

– Alma Teferiçi, Emira Hysa, Ilir Peposhi, Vasil Miha, Esmeralda Nushi, Eritjan Tashi, Olti Sina, Alma Cani, Eljana Shima, Fahri Kokiçi, Aldion Bame, Daniela Xhemalaj, Alma Andoni dhe Perlat Kapisyzi, prezantuan punimin “Diagnoza dhe trajtimi i hamartomës endobronkiale me cryo-biopsi dhe terapi përmes bronkoskopit fleksibël”.

– Fatmir Çaushi, referoi studimin “Trajtimi kirurgjikal i kancerit te mushkerive”. Pasi komenton përparesit dhe vlerat aplikative në klinike të sistemit TNM, autori sugjeron rëndësinë e diagnostikimit në fazat e herëshme të kancereve të mushkerive, çka ndihmon në ndërhyrjen kirurgjikale në kohen e duhur.

– Julia Gjerazi, Jul Bushati, Irma Tashi, me referimin “Pneumologët dhe kanceri i mushkërive”, treguan rolin

e pneumologut ne menaxhimin e kancerit pulmonar, stadizimin, vleresimin e rezerves respiratore, individuali-zimin e nderlikimeve dhe ne trajtimin e te semurit.

Ne sesionin III, “Tubekulozi i mushkërive”, i moderuar nga Prof. Hasan Hafizi, Prof. Gjyle Mulliqi, Dr. Majlinda Gjoçaj dhe Dr. Nisret Hajrullahu, u prezantuan studime me nivel dhe interesa të gjera shkencore.

Tuberkulozi, i njohur dhe me emrat ftiza, poriformalikoza, “veremi” dhe me inicialet TBC, është sëmundje infektive, që ka ekzistuar nga zanafilla e historisë së njerëzimit dhe vazhdon të mbetet problem për t’u zgjidhur. TBC shkaktohet nga disa shtame mykobakteriesh, sidomos nga Mykobakteri i tuberkulozit (bacili i Koch), që  është tepër infektues me rrugë ajrore, andaj dhe tuberkulozi i mushkërive është sëmundje e shpeshtë.

Deri në gjysmën e parë të shekullit XX, në vendet perendimore dhe vendet tona, tuberkulozi ishte sëmundje e shpeshtë, e rëndë, invalidizuese dhe me vdekshmëri të lartë. Aktualisht incidenca e TBC varjon nga 365 raste për 100 000 banorë në vendet e Afrikës, në 41 raste në Amerikë.

Në vitin 2017, në Shqipëri incidenca e TBC ishte 16 raste/100 000 banorë, në Kosove mbetet ende e larte.

Problematika komplekse epidemiologjike, kliniko-diagnostike, kurative dhe morfologjike e TBC, vazhdon të preokupoi shendetësinë shqiptare dhe kosovare, andaj me të drejtë komiteti organizues dhe ai shkencor i Kongresit X të Pneumologjisë, i dedikoi një sesion me vehte, ku u prezantun punime, u zhvilluan diskutime dhe u shkëmbye eksperienca në luftën kundër kësaj sëmundje problematike.

Donika Bardhi, Perlat Kapisyzi, Donika Mema, Silva Tafaj, Silva Bala dhe Hasan Hafizi, prezantuan një studim me shumë interesa për shëndetësinë shqiptare: “Epidemiologjia e tuberkulozit në Shqipëri në vitin 2017”. Si theksuan autorët, ndonëse incidenca e TBC në Shqipëri është e qëndrueshme në vlera të ulta, mbetet problem rastisja e lartë në emigrantët e rikthyer dhe bashkëshoqërimi me të sëmurë me HIV/AIDS.

Autorët theksuan se kjo situatë epidemiologjike e TBC në Shqipëri, dikton domozdoshmërinë të mos ulet

vigjilenca ndaj kësaj sëmundjeje, perkundrazi të intensifikohet lufta në të gjitha frontet, për parandalimin, vaksinimin, diagnozën e herëshme, individualizimin e tipit të mykobakterit dhe mjekimin efektiv.

 

 

Behxhet Osmani, Gjyle Mulliqi, Ariana K, Xhevat Kurhasani, Majlinda Gjoçaj, Gazmend Zhuri dhe Rr. Bajrami, prezantuan studimin: “Vlerësimi i GeneXpert MTB/RIF, në diagnostikimin e shpejte te tuberkulozit”.

Bazuar në prioritetin që ka për diagnozën dhe kontrollin e mjekimit të sëmundjes së tuberkulozit, autorët referuan përvojën e tyre me aplikimin e testit të GeneXpert MTB/RIF në popullatën e Kosovës. Nga të dhënat e marra, rezulton se kjo metodë është e shpejtë dhe efikase

Punim i ngjashëm dhe me rëndësi në përgjithësim përvoje është dhe ai i prezantuar nga grupi i mjekëve:

– Nisret Hajrullahu, Agim Kryeziu, Xhevdet Latifi, Refik Sylaj, Muhamet Abdylatef, Elezi Elezi, të cilët referuan studimin “Aplikimi i testit të GeneXpert MTB/RIF në rajonin e Gjilanit, ntë vitet 2016 – 2017”. Dhe me këtë studim konfirmohet se testi GeneXpert MTB/RIF është i shpejtë dhe rezultativ, krahasuar me kulturën shpreh sensivitet 97, 5 % dhe specifitet 97, 6 %, ndërsa baciloscopia direkte ka sensivitet 95 % dhe specifitet 98 %:

Prof. Hasan Hafizi, u prezantua në këtë sesion dhe me studimin “Diagnoza dhe menaxhimi i kollës kronike”.

Mushkeritë jane organi me i ekspozuar ndaj faktorëve mjedisor. Me aktin respirator inspirohet ajri se bashku me lëndë të ndryshme me efekt irituese, toksike, inflamatore, kancerogene; inspirohen pluhurat e imët në trajtë aeroslolesh atomsferike me PM 2, 5 μ dhe me PM 10 μ, që janë konsideruar “vrasësit” e vegjel me veprim të  ngadalshëm në rrugët bronkiale e bronkiolare etj. Këto lëndë provokojnë kollën, por kolla shkaktohet dhe nga një mori e madhe sëmundjesh bronkiale dhe të parenkimës, sidomos nga neoplazitë e shumta, që prekin këtë organ. Këto terrene të lenduara bronkoalveolare provokojnë kollën, sidomos kollën kronike, e cila shfaqet me

prevalencë ne 12 – 15 % të popullatës boterore. Kolla kronike, thekson autori, mund te vazhdoi në shumë vite e të krijoi pasoja fizike dhe psikologjike për të semurët, madje dhe pasoja shoqërore, sidomos kolla e të sëmu-

rëve me tuberkuloz, që behet burim i përhapjes të infeksionit tuberkular dhe në persona të tjerë.

Për diagnozën dhe trajtimin e kollës kronike, ekzistojnë udhërrefyes kombëtar dhe nderkombetar, që autori i prezantoi me katër hallkat kryesore:

  1. Identifikimi dhe trajtimi i shkaqeve të dukëshme të kolles kronike.
  2. Ekzaminimet për dignozën e astmës, të refluksit gastroezofageal dhe të rhinosinuziteve.
  3. Identifikimi në qendra të specializuara i shkaqeve të tjera si apnea nokturne, bronkiti eozinofilik, tonsilitet

dhe sëmundjet e veshit të jashtëm. Me rëndësi për diagnozën e shkaqeve të kollës kronike janë ekzaminimet

me TC dhe RMn, që identifikojnë trakeobronkomalacinë, bronkitet kronike dhe sëmundje të tjera bronkiale.

  1. Menaxhimi i kollës idiopatike dhe refraktare. Në rreth 40 % te sëmurëve, kolla është përgjigjie e ekzagjeruar

neuronale, që kerkon trajtimin me medikamente, me veprim bllokues të receptorëve neuronal periferikë.

– Fahri Hasani, pneumolog në repartin e pneumologjisë të spitalit rajonal të Pejës, u prezantua në kongres me

referimin “Një rast epidimiti tuberkular”, patologji e rrallë e formës ekstrapulmonare të tuberkulozit.

Sesioni IV, “Referime me tema të lira”, u moderua nga Prof. Alma Cani dhe Dr. Saud Maliqi.

Në këtë sesion u prezantuan tema studimore të larmishme, që e pasuruan spektrin e sëmundjeve bronko-pulmonare, qe u prezantuan gjatë punimeve të kongresit.

Gradica F, Lisha L, Argjiri Dh, Nino H, Cani A, Kokiçi F, Shehu E, Bollano E., referuan studimin: “Trajtimi i kistës hydatidoze dhe fistulave bilo-bronkiale dhe bilo-pleuro-bronkiale, nëpërmjet trakeotomisë dhe qasjes transdiafragmale. Këto ishin raste të trajtuara në periudhën janar 2015 – dhjetor 2017 në Tiranë”.

Shqiptar Demaçi, Beqiri S, Bruqi B, Suad Maliqi, Behluli A, Frederik Çuperjani, Selimi F, Bajrami S., prezantuan studimin e një rasti të nderlikuar stenoze të trakesë, të trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale: “Qasje kirurgjikale në stenozen post-intubuese të trakesë në segmentin cerviko-torakal”.

Selimi F, Shqiptar Demaçi, Suad Maliqi, Behluli A, Kastrati E, Bajrami S, Kolgeci N, Poniku A, Osmani B, Misimi S, Ukshini M., referuan trajtimin e një rasti të rrallë: “Trupi i huaj në traktin respirator dhe depërtimi transtorakal nëpërmjet empyemës necessitans, deri në murin e kraharorit”.    

  

                              

 

Alma Cani, Fahri Kokiçi, Eljana Shima, Hatibi A, Vyshka A, Ilir Peposhi., prezantuan studimin, si e kanë menaxhuar një të sëmure, rast urgjence me status astmatik të rëndë. Eksperienca që sollën autorët, dëshmoi se dhe në raste të rënda me astma akute, që në praktikën mjekësore shprehen me vdekshmëri të lartë, me ndërhyrje të shpejtë dhe terapi intensive, nxirren nga gjendja e rëndë, si e konkretizuan me pacienten e tyre.

Jonida Tula, Sofiela Telo, Daniela Xhemalaj, Viola Selmani, prezantuan studimin epidemiologjiko-klinik:

“Vështrim statistikor i pacientëve me kancer pulmonar në QSTU gjate vitit 2017 dhe roli i imunoterapisë në stadet e avancuara”. Robert Anson Heinlein ka thënë: “Në se një studim nuk shprehet me numura, nuk është shkencë eshte opinion”, kesisoj dhe ky studim statiskor mori vlera pergjithesuese dhe aplikative klinike.

Gjithashtu ky studim shtron detyrë koperimin ndërdisiplinor, sidomos rolin deçiziv te anatomise patologjike

në konfirmimin e histotipit te neoplazisë malinje, që orienton aplikimin e një terapie antikanceroze të përshtatëshme dhe sidomos të imunoterapisë.

– Loreta Biça, prezantoi studimin: “Trajtimi i kancerit dhe toksiciteti kardiovaskular i medikamenteve anti-

kanceroze”. Dr Biça dha një mesazh të qartë: të semurët në trajtim me antikancerogenë dhe me kemioterapi, duhet të monitorohen për aktivitetin kardiak, pasi disa nga këto ilaçe shkaktojnë disfunksion miokardial dhe insuficiencë të ventrikulit të majtë.

– Daniela Xhemalaj, u prezantua me studimin “Roli i anatomopatologut, në trajtimin modern të kancereve pulmonare”. Statistikat e OBSH referojnë se kanceret e mushkërive janë në vendin e parë per incidencën dhe vdekshmërine. Në vendet e Europes se Bashkuar vdesin çdo ditë 365 të semurë me kancer të mushkërive. Kjo problematikë shqetësuese mjekësore dhe sociale, ka shtruar domozdoshmërinë e diagnozës së hereshme, në stadet fillestare të neoplazive, në menyrë që të ndërhyhet sa me shpejt, për kurimin dhe shpëtimin e jetës të këtyre të sëmurëve. Në mushkëri zhvillohen mbi 150 histotipe neoplazie, 98 % e rasteve janë neoplazi malinje, me pasoja per shëndetin dhe jetën e të sëmurëve. Me rëndesi për fatin e të sëmurit eshte diagnoza e herëshme dhe e saktë e histotipit, mbi bazen e te ciles vendoset trajtimi: nderhyrje kirurgjikale, mjekimi antikancerogjen, kemioterapia, apo radioterapia. Këtë mision të rëndësishëm e kryen vetëm anatomopatologu, i cili krahas histopatologjisë tradicionale, përdor studimet imunohistokimike, me te cilët zbulon markatoret specifike kancerogene, faktor me rendesi per diagnozen dhe trajtimin e te semureve. Si ka theksuar Theodore Roszak: “Nëpërmjet mikroskopit, natyra kompozon poezitë e saj më të bukura”, andaj ekzaminimi mikroskopik i bioptive është vendimtar për diagnozën, orienton taktikën e trajtimit dhe përcakton prognozën e të semurit. Keto mesazhe, Dr Daniela na i transmetoi në menyrë elegante dhe të qartë  .

 

 

 

 

– Silvana Bala, Loreta Karaulli, Arian Mezini, prezantuan studimin: “Graviteti klinik dhe paraqitja radiologjike e pneumonisë të Komunitetit”. Kjo lloj pneumonie, ndonëse paraqitet si sëmundje e zakonëshme, është preo-kupante për pasojat dhe ndërlikimet që krijon, pavarësisht trajtimit me një game të gjërë antibiotikësh.

– Baftiu N, Albegu M, Lata H, prezantuan studimin: “Shpeshtësia e të sëmurëve me patologji pulmonare, në periudhën mars – gusht 2018, të trajtuar në Qendrën e Urgjencës të spitalit Rajonal të Ferizaj”.

– Në perfundim të referimeve në këtë sesioni u bënë diskutime dhe konkluzionet.

Në ditën e dytë të punimeve të Kongresit X të pneumologjisë, 06. 10 2018, u organizuan dy aktivitete:

– Tryeza e rrumbullakët me teme: “Roli i Kujdesit Shendetësor Paresor në trajtimin e tuberkulozit.

Panelista të këtij sesioni ishin: Prof Hasan Hafizi, Dr Majlinda Gjoçaj, Dr Donika Mema, DrShM Xhevat Kurhasani, Dr Lulzim Çela dhe Dr Albana Morina.

Dr Lulzim Çela, prezantoi punimin:“ Riorganizimi i shërbimeve shendetësore, në luftën kundër tuberkulozit në Kosovë”. Autori prezantoi modelin e integrimit të shërbimeve shendetësore të Kosoves dhe krijimin e shërbimeve profesionale në luften kundër tuberkulozit. Me këto sfida te reja, shërbimi shendetesor i Kosovës, do të synoi, që në kohë të shkurtër, do të arrij ta uli incidencën e kësaj semundje problematike.

Moderatori Dr. Sh M Gazmend Zhuri, dhe Prof Silva Bala, bënë konkluzionet si dhe informuan pjesmarresit se në vitin 2019, Kongresi XI i Pneumologjisë, do t’i zhvilloi punimet në Tiranë.

 

“U mbyll ajo punë” – Biseda e plotë e përgjuar mes Xhisielës e Rexhep Rrajas

Vajza që denoncoi Rexhep Rrajën për dhunë dhe më pas e tërhoqi këtë denoncim, u vu nën një ballafaqim të përgjuar me ish-të dashurin e saj.

Përgjimi ambiental mes të rinjve është kryer në prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.

Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela: N’Tiranë
Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjeçares.
Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri-tjetrin.
Referuar bisedës, 25-vjeçarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.
Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish-të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri-tjetrit disa herë, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.

Xhisiela: Jena rraf 100 herë sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Procesverbal mbi veprimet e përgjimit ambiental
(Mbi veprimet e përgjimit ambiental)
Veprimet e përgjimit te bisedave filluan me vendimin e datës 29.09 2018, në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, znj. Mirela Kapo.
Përgjimi u krye në datën 29.09.2018.
Regjistrimi i bisedave u fiksua në shirit manjetik e ClD.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan bisedat e mëposhtme.

LEGJENDA
A. Xhisiela Maloku
B. Rexhep Rraja

A. Specifikisht ka thënë që dje ka qenë e mesume prej teje se t’kan ardhë kercënime n’telefonatë kush jan ata t’ju q. .robt (E revoltur)
B. Ore deklaratën e kam dhënë kot!
A. Nuk du me ja ditë.
B. Po qetësohu ore.
A. S’du me u qetësu fare, nuk ta fal sa t’kem jetë, se e dyshova se ishte, e dyshova se ishte plan tjetër.
B. Mirë një sekond (E nderpret A-ja)
A. Jo jo e dyshova, sepse deklaratën e bone shume qartë edhe shumë bukur, e dyshova deri në momentin që nuk e mora në telefon! E dyshova deri në momentin që the hajde ke vil
B. O Zot m’fal ni sekond!
A. Tani deklaroje këtu para meje që ajo dje kur ka thënë kan ardhë kercënime ka qenë atje, në momentin qe t’ka thënë do t’bejë këtë pra ishte e mësuar prej teje.
B. Një sekond, a mbarove?
A. Po.
B. Te flas unë tashti?
A. Po, atë që të thash parë(E ndërpret B-ja)
B. A të flas unë tani të lutem!?
A. Nuk kam për të lënë.
B. He or Xhejn ma, pse bën kështu!?

A. Nuk kam pse të ngjoj!
B. O ti atë flas pak?
A. Nuk të ngjoj
B. A do flas tashti na prish ne o Xhil?
A. Jo
B. Ooo mos bëj kështu tashti
A. Ti ke arritë ke bo gjitha planet!
A. Nuk e di, pse s’e more ne pyetje?
B. Po s’e mora pra se ishe me nerva siç je tashti! Edhc tani talle, babi im m’tha- n.q.se ti i shko mbrapa, unë të bëj lanet. Edhe ti (E ndërpret A-ja)
A. Ti i ke shku deri mbramë mbrapa! Edhe unë nuk du me ja ditë, ajo aty ka ardh e msume prej teje.
B. Ku i shkova mbrapa ore!
A. Ajo aty ka ardhë e m’sume prej teje!
B. Ore një sekond!
B. Ngjo një sekond!
A. Po te ngoj o po te ngioj!
B. Mos bërtit (Debatojnë të dy njëherësh) Ore e ke leshu ti deklaratën!?
A. Jo.
B. Ke qenë aty ore
A. Se kam lexu them unë.
Ke qene aty
A. Nuk e kam lexu, nuk kam genë aty ke genë vetëm!
B. Mirë pra!
A. Kam faj se kam qenë aty.
B. Tashi një sekond.
A. Nuk ka!
B. Me fal një sekonde, të flas, përderisa i përket…
A. Nuk du me ja dite.
B. Rasti i djeshëm…
A. Kur isha me ata, kur isha me ata?
B. Përsa i perket rastit te djeshëm ta kanë dhënë fjalën dy burra, prit.
A. E ban mqeftas se ty ma kanë dhanë fjalën, a ka dhanë fjalën dy burra mu ti vazhdon akoma mqeftas, përderisa ti ke arrite ke dhënë ktë deklarata ti vazhdon akoma.
B. Ore deklarata është 21 korrik
A. Nuk du me ja dit siç t’jepte urdhër yt ate mos u merr me mue ti u merrshe mqeftas.
B. Ore shqiptar, unë kam vendos kaq, jam i gatshem jo sot, as nesër, një jave, dhjete dite, nje muaj, dy muaj të rri non stop me ty që ti ta shofësh a jam me të apo nuk jam.
A. Po do ta bësh!
B. Po. do t’rri non stop me ty do t’përgjigjem si të dush ti që a jam me atë apo nuk jam.
A. Ke shkrujt atje m’ke bo kërcënime se kshtu del.
B. Nuk të kam ofendu.
A. Ore më ke ofendu kurvë, prostitutë!
B. Po pra.
B. Ore këtë muhabet e kena sqaru njëherë.
A. Ok në rregull se e sqaron prokurorja tashi.
B. Edhe anën e xhelozisë e për të gjitha këto me mu nuk kanë të bëjnë fare. Pusho ore ma, se e kanë për presion, ashtu mos e caj trapin.
A. Jo or jo, i ka thënë nuk du t’flas atë që na ndodhi këtu se ashtu e kena lanë mos me folë ti për pjesën e dhunës fare. I qëndro deklarimit? I qëndron vetëm deklarimit që e kam dhënë me vullnetin tim, nuk m’ka detyru kush, për pjesën tjetër nuk i qëndroj.
B. Ku do ta japësh at deklaratën?
A. Nuk e di, nuk e mbaj mend.
A. Ku di gjo unë, jena rraf njëqind herë, sa jena rrafe ne? Edhe unë t’kam rrafë njëherë ta dish. Do t’denoncosh?
B. Pistolet nuk kam përdor naj herë, prandaj më vjen inate!
A. Kam me e q… (Qesh) A t’shkoj ta marr njëherë aaa?! A je tu e marr me e pru këtu? (Qesh)
B. Se ashtu te thote vete ajo, te lajmerova une? Siç nuk e njoh, une i them nuk jap.
A. Ai tha lidhur me Instalgramin.
B. Si?
A. I bie me qite Instalgramin.
B. Po rri or ma pash Zotin.
A. Je kurvë kam për t’i thanë!
B. Po hidhi poshtë qeto mut deklaratash Fate, Suela e ca janë!
A. Erdh sot këtu Suada u ballafaqum.
B. Po.
A. U mbyll ajo punë, iku, fleje menjen.
B. Atëherë mos lëvizim prej këtu.
A. Jo jo pra.
B. Kush tha?
A. Do ikim pastaj të hamë nai gja se vdiqa.
B. Po a tu prite Indriti pra, do ikim me hangër bukë.
A. Do vijsh ti?
B. Po vij, vij unë. Prandaj po t’them mos prish punë.
A. Jo mor s’prish punë. Po ti m’hangre, m’çmende. I kam hudhë fare, m’kanë marrë ne pyetje disa herë.
B. Mire unë du ta shikoj, ta lexoj.
A. Po i kam hedhe mor qafsha t’gjithë.
B. Po mirë mo ta lexojmë kot.
A. Siç thash tashi nuk flas për ju, nuk flas sepse mos fol, nuk jam në gjendje me folë a e kupton ti se unë jam çmend.
Në këtë moment ndërhyn oficeri policisë gjyqësore e veprimi ndërpritet

OFICERI I POLICISE GJYQSORE
Rexhep DERVENI e Elsen HOXHA

“Të zhdukim gangsterët e Enverit”, zbulohen traktet e vitit 1946 që bënin thirrje për rrëzimin e sistemit

Kujto.al Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

Kryengritja e Postribës që frymëzoi rininë Durrsake. Një grup dokumentesh e traktesh që bënin thirrje për shembjen e regjimit komunist

 

Frymëzuar nga ngjarjet në Postribë e rrethinat e Shkodrës, një grup të rinjsh antikomunistë në Durrës, më 13 dhe 15 shtator 1946, kishin hedhur parulla e thirrje për të rrëzuar regjimin komunist.

 

Traktet, siç njofton Adil Çarçani në shkresën e tij për Komitetin Qëndror, ishin hedhur nga një grup të rinjsh antikomunistë, të cilët, deri në momentin kur Çarçani shkruan, nuk ishin zbuluar, edhe pse po hetohej intensivisht për t’i identifikuar.

Aty kërkohet arrestimi dhe varja e Mehmet Shehut dhe gjithë drejtuesve të tjerë komunist, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i regjimit komunist, që po përdorte nga dita në ditë metodat më terroriste për vendosjen dhe forcimin e pushtetit.

Pas kryengritjes në Postribë, thirrjet për të rrëzuar “bishën komuniste” dhe Enver Hoxhën janë të drejtpërdrejta. Kundërshtarët e komunizmit në këto trakte, të vrarë në Postribë, quhen dëshmorë.

“…nga ana e jonë ranë dëshmorë 12 veta. Emri i këtyre dëshmorëve do të jetë i gjallë në shpirtin tonë, se me gjakun e tyre kundërshtuan bishat komuniste. Gjakun e tyre do ta paguajnë dhjetëfish gangsterat e Enverit, do të dënohen pa mëshirë të gjithë ata që venë pas qeres komuniste…” shkruhet në njërin prej trakteve të shpërndara në Durrës.

Pas hetimeve të Sigurimit, vetëm 8 ditë më vonë, ishin zbuluar autorët e këtyre trakteve të hedhura në Durrës. Adil Çarçani njofton sërish se ato ishin zbuluar dhe ishin katër të rinj, të cilët kishin një lidhje me një profesor në Shkodër, por që sipas Çarçanit, nuk rezultonte të ishte ndonjë organizatë e mirëfillte që mund të përbënte rrezik.

Më poshtë i sjellim të plota këto trakte dhe shkresat shoqëruese të Adil Çarçanit, për të plotësuar më tej panoramën e ngjarjeve të fundverës dhe fillimvjeshtës së vitit 1946, kur u shënuan lëvizjet e para të qarta antikomuniste në Shqipëri.

Dokumentet e plota

PARTIJA KOMUNISTE SHQIPTARE

KOMITETI QARKOR

D U R R Ë S

Nr. 41 Prot. Rez.

Durrës, më 15 Shtator 1946

KOMITETIT QENDROR TË P.K.SH.

T i r a n ë

Bashkangjitur po ju dërgojmë kopjet e katër copë trakteve të lëshuar me datë 13 dhe sot dat 15/9/46 këtu në Qytetin e Durrësit nga elementa që akoma nuk janë identifikuar. Traktet e gjatë janë gjetur sot në drekë të ngjitur: njeri në nji shtyllë telefoni dhe tjetri në port.

Sikundër do të këndoni edhe vetë në këto, traktet janë lëshuar nga një organizatë kundërshtare e të rijvet me emërin: “Organizata Nacionaliste e Rinis Antikomuniste Shqiptare”. Traktet janë shkruar me makinë shkrimi. Në lidhje me këtë nga ana e seksionit të Sigurimit është vepruar për identifikimin e maqinës me të cilën janë shkruar traktet. Është arestuar gjer tashi i riu reaksionar Mustafa Xhumri, i cili gjer tashi nuk ka treguar gjë. Për të gjetur elementat që kanë shpërndarë këto trakte kemi mobilizuar gjithë organizatën, policinë dhe seksionin e sigurimit. Këto trakte janë lëshuar vetëm në qytetin e Durrësit. Do tu njoftojnë me nji herë mbi përfundimet që do të kemi në lidhje me gjurmimet dhe ndjekjet që po bëjmë. Në dy prej këtyre traktevet flitet për veprimin e vërtetuar këto ditët e fundit në rethet e Shkodrës dhe përpjekjen e bërë aty. Këtë reaksionarët e kanë trumbetuar dhe me anë të bisedimevet në rrethe të ngushta duke egzaltuar si nji akt eroizmi të çetave të tyre.

  1. Komitetin Qarkor

(Adil Çarçani)

(firma, vula)

***

JA VDEKJE JA LIRI

Populli Shqipëtarë nuk mund ta durojë ma shtypjen që i ban partija e flliqur Komuniste, prandaj ka vendosun që të zhduki të gjith krerët Komunist nga faqja e dheut.

Kët barrë kaq të randësishme e ka marrë përsipër Organizata Nacionaliste Rinis Anti-Komuniste Shqipëtare e mbiquajtur ONRASH.

Kjo organizatë e re por e fuqishme ka filluar aktivitetin e sajë me vrasjen e përgjeqsit të rinis Komuniste të qytetit të Gjirokastrës dhe me arrestimin e komunistit të flliqur Mehmet Shehu i cilli për së shpejti do të dënohet me varje nga gjygji i kësajë organizate.

Organizata e jonë i ban thirrje të gjith rinis së gabuar që të braktisin sa ma shpejt partinë e flliqur komuniste dhe të hidhen në rradhët e organizatës ONRASH, dhe sa ma shpejt të rrokin armët që të luftojnë hajdutët që sot janë në fuqi.

Vetym me zhdukjen e partis komuniste dhe udhëheqsave të sajë Shqipërija do të ketë nji jetë të lumtun.

Përpara për zhdukjen e bishës komuniste nga vendi i ynë.

Vdekje trathëtarve dhe të shiturve me në krye gangsterin Enver Hoxha.

Poshtë Rusija dhe popujt Sllavë.

Rroftë organizata O.N.R.A.SH.

Rrofshin Anglo Amerikanët.

Rroftë S H Q I P N I J A

***

Terror i pa shembullt

Në këto kohët e fundit ësht shtuar pa masë terrori komunist. Vuajtjet e popullit, janë të mdhaja. Populli Shqiptarë që derdhi gjakun për të fituar lirinë dhe nji jetë ma të lumtun, sot asht i shtypur nga klika komuniste Enver Hoxhës me shokë. Populli i jonë u gënjye por do të dijë edhe të çlirohet vetë nga këta hajdutën komunist. Nuk ësht terun akoma gjaku i derdhun nëpër rrugët e Shkodrës disa dit nga nacionalistat Shqiptarë, të cillët dhanë jetën e vet për të çl.irue popullin nga zgjedha e poshtër komuniste.

Duhet ta dijë populli Shqipëtarë se bijët e tijë ma të zgjedhun, sot janë mobilizue për të luftuar rregjimin grabitçarë të Enverit, dhe nuk është larg dita në të cillën udhëheqsit e partisë do të japin llogari për vuajtjet që po i shkaktojnë sot popullit.

Në rrëzimin e klikës trathëtare që ësht tuej na pi gjakun, duhet të marri pjesë i gjith populli i ndershëm Shqiptarë.

Poshtë Enver Hoxha

Poshtë Jakob Stalin

Poshtë partija terroriste komuniste

Poshtë TITO

I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorve të S H K O D R Ë S

Rroftë O N R A S H

***

Robni mbi robni

Çasti në të cilin gjindemi është shumë kritik, gjendja financjare e popullit është shumë e keqe. Hajdutvet ju zunë vëndin hajdutët e sotçëm. Po populli Shqiptar e din sedo të vinjë së shpejti dita kur Qeverija Teroriste e Enver Hoxhës do të zhduket nga vëndi ynë.

Kryengritja ka filluar që tani. Në Shkodër eroike nji grup patriotësh lëftuan për 7 orë resht tue i dhanë nji grusht të fortë ordhive të tërbuara komuniste; rezulltati kësaj ndeshje asht 45 Komunista të vrarë dhe 70 të plagosur nga ana e jonë ranë dëshmorë 12 veta. Emëri i këtyre dëshmorëve do të jetë i gjallë në shpirtin tonë, se me gjakun e tyre kundërshtuan bishat komuniste. Gjakun e tyre do ta paguajnë dhjetë fish ganksterat e Enverit, do të dënohen pa mëshirë të gjithë ata që venë pas qeres komuniste.

Poshtë satrapi Enver Hoxha

“Partija Komuniste

“Russija dhe Sllavizmi

Rroftë Shkodra eroike

“     Shqipnija

“     O.N.R.A.Sh.

***

Tradhti dje tradhti sot

Gjith populli i jonë mbetet i hutuar kur shef se në konferencën e P A Q Ë S nuk po përmendet aspak K O S O V A që ka nji randësi vitale për popullin t’onë dhe ekonominë e vendit.

Nuk duhet çuditur shum se mund ta dinë të gjithë se vendin t’onë ja ka dhuruar TITOS klika komuniste, dhe kët e ka bërë vetym për të siguru me anën e Jugosllavisë kolltuqet që kanë zanë tradhëtarët e Enverit, me të në krye.

Me anë të terrorit nji grup hajdutësh morën aparatin shtetnorë në duar e tyne. Por ta dinë mirë Enveri me shokë se nuk do të ketë mal as shpedhë që ta strehojë mbas dishfatës së tyre. Do të bije në duart e popullit i cilli ka për ti shqyer me duart e veda pa qenë nevoja që të dalin në gjygjë.

Klika komuniste do të paguej shtrenjtë gjakun e derdhun nga populli i ynë.

Poshtë partija komuniste që don të na shesi tek Bollçeviku Stalin.

Poshtë Jugosllavija që na mban në robni K O S O V Ë N.

Rroftë O N R A S H

(Organizata Nacionaliste e Rinisë Anti Komuniste S H Q I P T A R E)

Rroftë KOSOVA

***

Vllezër Durrësak:

Vendi ynë gjindet në nji situatë shum kritike, dhe kjo rrjedhë nga shkak se nji grup i vogël komunistash me të terrorit ka marrë frenat e Shtetit në dorë. Politika që ndjek ky grup, nuk i përshtatet demokracisë së vërtetë, se është e bazueme në idenë komuniste.

Ideja komuniste do të thotë: diktaturë dhe si pasojë sjellë zhgatërrimin e ekonomisë së vendit dhe prishjen e fesë, si dhe prishjen e fesë, si dhe shtypjen e popullit. Organizata e jonë bazohet në zhdukjen e Komunizmit nga vendi i jonë prandaj duhet të ketë përkrahjen e mbarë popullit. Organizata e jonë ashtë e fortë, dhe do ti dënojë të gjithë krerët e partisë të filliqur komuniste.

Rroftë Organizata O.N.R.A.S.H.

(Org. Rinisë antikomuniste Shqiptare)

P O S H T Ë

Qeverija diktatoriale e partija komuniste (terroriste)

Poshtë R U S I J A

***

PARTIJA KOMUNISTE SHQIPTARE

KOMITETI QARKOR

VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT

D u r r ë s

Nr. Prot. 479/23

Durrës, më 23 SHTATOR 1946

KOMITETIT QENDROR TË PARTIS KOMUNISTE SHQIPTARE

T I R A N Ë

Në vijim të shkresës s’onë Nr. 479/22 datë 15/9/1946.

Ju njoftojmë se zbuluam grupin e të Rinjve, që ka shpërndarë traktet e fundit, mbiemruar o.n.r.a.sh. Organet e Sigurimit të ndihmuar me informata nga Antarët e partisë mundën të zbulojnë 4 të Rinjë, inisiatorët e këtij grupi, që punojshin në N. SH. N. (dega e këtueshme). Aty ata kishin edhe maqinën me të cilën i shtypnin këta trakte. Njëri prej këtyre të Rinjve – Vath Musta, ka qenë ma parë i organizuar dhe në Rinin Komuniste por i përjashtuar më vonë. U gjetë edhe traktin që ata kishin bërë gati për ta hedhur, të cilin këtu bashkangjitur po ju a përcjellim. Nga pyetjet që u janë bërë gjerë më tani nuk na rezulton që të kenë ndonji organizim të gjerë e të shëndoshë. Kjo duket edhe vetë mga përmbajtja e trakteve të tyre e veçanrisht nga e këtijë të fundit.

Gjer tani kemi zbuluar vetëm lidhjen që kanë menjë profesor në Shkodër.

Për gjëra të tjera që mund të dalin në lidhje me proçesin e tyre do t’u njoftojmë.

1.KOMITETIN QARKOR

(Adil Çarçani)

(firma, vula)/Shqiptarja.com/a.m.

KUMBONA E KUSHTRIMIT TË SHPËTOJMË ATDHEUN NGA DIKTATORIJA E PARTIS KOMUNISTE

Djalërija shqiptare duhet t’a ket kuptuar gabimin e rugën e mbrapshtë që ka ndjekun dhe që ende disa të tjerë fatkeqësisht e ndjekin dhe duhet duhet t’a ket kuptuer veprën mashtruese të drejtuesavet e të kështu quajtunës Republikë popullore të Shqipnis, aktiviteti i të cilëvet deri më sot nuk ka qen tjetër veçse në damin e Atdheut dhe në mjerimin e popullit shqiptar. Dhe me parimin e tij djalosharit it nis niferlate (Kur nuk asht von) dhe me hovin e tij guximtar duhet t’i prij kësaj përpjekje vigane, qëllimi i së cilës asht shpëtimi i Kombit dhe i popullit Shqiptar nga pesha e zgjedha e randë dhe e pa durueshme e diktatoris Komuniste. Në këto dit kaq të vështira kalimtare “Atdheu i drejtohet rinis Shqiptare dhe kërkon prej kësaj nji bashkim dhe bashkëpunim total të gjith forcavet kombëtare reth flamurit kuq e zi njashti si më 1912 e më 1920 në Vlonën Kreshnike që vetëm trupëzimi dhe vëllaznimi i të gjith shqiptrvet shpëtuan Atdheun nga nji coptim i sigurt dhe fatal.

RINI SHQIPTARE

Ju që jeni aveniri i vendit, ju që jeni Prandvera e Shqipnis e që keni barrën e rand të fateve të “Atdheut” duhet që juve ti jepni vendit inpresjonin e nji force, të disiplinueme, tue pas për program vetëm shpëtimin e Atdheut dhe naltësimin e Kombit. Duhet që vendi dhe Populli Shqiptar të kuptojë se tashmë ju të ndërhyni në mënyr vendimtare sa her që fati i Shqipnis do të jet në rrezik.

Populli Shqiptar i lodhun dhe i rrackapitun prej gjendjes së mjerueshme që ashtë krijue nga nji pakic Politikaxhijsh të gabuem, shërbëtor besnik dhe vegla qorre të Stalinit dhe të Titos – kërkon prej jush të meditoni këtë të vërtet të thellë. Ora e juej po afrohet nesër do të tingëlloj. Na po mbrijmë me i ndrue vetë kuajt. Duhet që ju të jeni gati me shenjën e par të rastit t’i hypni kalit edhe në qoftë se do të evokoni në shpirtin e njerzëve të pa vleftë brutalitetin shtazarak të aventurjerve. Zbritni në fushën e betejës të paisun me një shpirtë për përpjekje të fortë, meIdealin e Atdheut me në krye Organizatën e veprimit Shqipnija, dhe hyni në luftë sikur flota Atheniense që shkonte në luftë gjith e mbulueme me lule dhe me plot tingëllim prej kangësh, por që flaka e fort të një vullneti të pa  thyeshëm të shndrisi në fytyrën t’uej. Pse Inteligjenca që ma tepër se të tjerë keni pasun rast të kultivoni, Shkenca që u kan mësue mësuesët e juej janë pasunim që nuk muntë të lihen inproduktive, janë depozita që shoqnija u ka besue për të cilat sejcili prej jush detyrohet me dhan hesap. Bauni gati me nën marrë barrën e ardhëshme, asht për ju që këto pemë po piqen, po mos harroni se nuk imponohej nji Populli me zjarrmë dhe me hekur por me shërbimet që i bahen. Duhet të dini se me terror dhe me vrasje nuk mund të sunohet vendi dhe me brutalitete nuk mund të pushoj Zani i kundërshtimit dhe i Opozitës Shqiptare, ky asht nji ligjë fizik dhe i pakundërshtueshëm.

Rini Shqiptare

Përgjigju zanit mallngjyes të Atdheut dhe të Popullit Shqiptar dhe shpëto nga zgjedha e pa durueshme të Diktatoris Komuniste.

Rroftë Rinija dhe Populli Shqiptar

K U S H T R I M

nga ORGANIZATA E VEPRIMIT SHQIPNIJA.

Këndoje dhe shpërndaje.

 

VEPRA E 1800-ës: Biseda e Skënderbeut me perandorin romak Karl

Fatmira Nikolli – Kuvendime në mbretërinë e të vdekurve: bashkëbisedim midis Gjergj Kastriotit, mbret i Shqipërisë dhe i Epirit, dhe Karlit të madh, perandor romak”. Kjo është e vepra e shkruar nga abati Lorenzo Ignacio Thjulen në vitin 1816 dhe ribotuar në vitin 1832. Ajo është përkthyer nga Gemaj Kraja dhe vjen në gjuhën shqipe nga Botimet Françeskane. Arsyet se pse vepra u shkrua mbetet mjaft interesante edhe sot, kur ende rrekemi të gjejmë mënyra për të joshur të rinjtë drejt dijes. Ishte viti 1788, kur abatit Thjulen i ishte besuar detyra për të dhënë mësim shkrim e lexim në shkollat fetare të Bolonjës. Me keqardhje, ai vuri re se nxënësit kishin njohuri të pakta rreth gjeografisë dhe historisë.

Për të ndryshuar këtë gjendje, mendoi t’u përgatiste atyre disa studime për mëkimin e njohurive në këto fusha, gjë që u realizua me miratimin e eprorëve të tij dhe me pëlqimin e të rinjve. Duke marrë për bazë autorët latinë, ai do të krijonte një përmbledhje të vogël të historisë antike dhe për këtë, mendoi kthimin pas në kohë, që nga perandori Kostandini i Madh. Abati hartoi edhe një përmbledhje tjetër me dy vëllime, ku shqyrtoheshin një sërë të dhënash gjeografike. Kjo e fundit mbeti e pabotuar, pasi, sipas tij, zhvillimet politike do të sillnin vjetërimin e saj në pak muaj. Një shënim hyrës i botimit, vëren se megjithëse Italia ishte toka me më shumë dijetarë dhe histori, ai vuri re se të rinjtë italianë, në ndryshim nga kombet e tjera, ishin gjithmonë e më pak të interesuar për historinë e vendit të tyre. Sipas mendimit të abatit, si autor tashmë, kjo vinte nga mungesa e tregimeve të përmbledhura në tekstet mësimore për të rinjtë. Sipas tij, nëse një fëmije të moshës 12 – apo 14-vjeçare do t’i paraqitej një tekst voluminoz për historinë, mosinteresimi ndaj saj do të ishte i pritshëm. Ndaj ai mendoi për një metodë që mund të tërhiqte të rinjtë dhe në fund, zgjodhi atë që i paraqitet më poshtë lexuesit.

“Një ndër arsyet kryesore të kësaj zgjedhjeje ishte shtjellimi i dialogut në përpjesëtim me argumentin, duke sjellë kështu një lexim të kënaqshëm. Së dyti, autori ishte i mendimit se historia e kohëve të ndryshme kuptohet më së miri nëse shihet nga këndvështrimi i jetëve të ndritura të figurave që lulëzuan në periudha të ndryshme”, thuhet në tekstin shoqërues të botimit. Sipas tij, edhe vetë kritika, e cila shpesh është e mërzitshme, vjen natyrshëm në dialogun historik kur një bashkëbisedues i kërkon tjetrit sqarime. “Karakteri i njerëzve nxirret në pah më mirë, pasi në mbretërinë e të vdekurve askush nuk ka drojë të rrëfejë gabimet e tij. Ndryshimet në mendime dhe mosdakordësitë sipas ndodhive, shërbejnë për të kuptuar fenë dhe ndershmërinë. Shpesh u lihet vend edhe rrurëzave,1 për ta bërë leximin më të këndshëm. Vendosja e bisedave në mbretërinë e të vdekurve nuk është sajesë e re, pasi ajo është përdorur nga shkrimtarët e antikitetit dhe shkrimtarët modernë, por nuk e dimë nëse ndonjëri prej tyre e ka përdorur këtë për të paraqitur një histori të rregullt”, thuhet në tekstin hyrës. Kjo histori fillon me mbretërimin e Karlit të Madh dhe vjen deri në ditët e sotme.

Sipas abatit, njohja më e mirë e së shkuarës sjell zbardhjen e fakteve që nuk janë fort të qarta nëse nuk njeh vendin. Ndokujt do t’i dukej se bashkëbisedimi nuk do të mund të përshtatej mirë me historinë ose, së paku, me një histori që u prezantohet njerëzve të qytetëruar. Por ç’mund të jetë më edukuese, e kënaqshme dhe sublime sesa një dramë e bukur, e duke menduar se çfarë është në thelb ajo, përveç se një fakt historik i vendosur në një bashkëbisedim.

PJESË NGA LIBRI
Karli i Madh
Për një despot oriental dhe të acaruar, letra nuk është e konceptuar keq. Sidoqoftë, nuk mund të ketë mbetur pa përgjigje nga ana juaj.
Skënderbeu

Unë iu përgjigja:
Gjergj Kastrioti, luftëtar i Krishtit, i mbiquajtur Skënderbe, princ i epirotëve dhe i shqiptarëve për Muratin, princ i turqve, të fala! Kam marrë mesazhin dhe letrën tënde, në të cilën më ke fyer në të tillë mënyrë, që të provokoje qetësinë time dhe të ta ktheja me të njëjtën monedhë. Ashtu edhe unë, Murati im, nuk dua të bëj të njëjtën gjë me ty, por me fjalë të thjeshta të të paralajmëroj dhe të të them disa gjëra që i përshtaten moshës tënde. Ti më akuzon për pabesi dhe tradhti, si edhe përse mora përsëri mbretërinë e babait, që ti gëzoje pa të drejtë. Por në këtë pikë ke pak vërtetësi dhe arsye. Ti numëron mirësitë dhe përfitimet që kam marrë nga ti, të cilat në të vërtetë i pranoj, por me përpjekjet e mia të mëdha, kujdesin, vështirësitë, syçeltësinë dhe akoma më tepër, me rreziqe të skajshme të nderit dhe të jetës sime, unë të kam shërbyer dhe të kam kryer kaq shumë detyra të besuara. Ti ke vrarë vëllezërit e mi, ke rrëmbyer mbretërinë atërore dhe thure për mua vdekjen më gjakatare. Tani të duket e çuditshme që një shpirt, i cili e ka lirinë të shenjtë, kërkoi të shkundë zgjedhën e robërisë?! Deri në ç’pikë mendoje se unë mund të duroja një sundim kaq të tmerrshëm? Çdo ditë thureshin dredhi të reja kundër meje. Nuk dyshoja mashtrim në fjalët e tua, deri kur u vetëkuptua dhe u binda. I shmanga deri kur m’u dha mundësia të rifitoja lirinë time. Ajo që kam bërë deri tani është pak në krahasim me atë që shpresoj të bëj. Lëri kërcënimet, të cilave nuk u druhem. Unë besoj në mbështetjen hyjnore. Ki parasysh, pra, se unë nuk kërkoj këshilla nga armiqtë e mi, as paqe me ty, por fitore nga Perëndia! Ji mirë! Nga kampi ynë, 12 gusht 1444.

Hungarezët e kishin thyer armëpushimin me turqit dhe për këtë më erdhi mirë, sepse përndryshe turqit do të më kishin hapur shumë punë. Murati, i cili kishte një ushtri të shkëlqyer, duhet të përballej me ta, ndaj nuk mund të dërgonte tek unë më shumë se 10 000 vetë. I lashë të kalonin pa asnjë pengesë deri në Epir, por me të arritur atje, i sulmova sikurse një luan gjuan prenë e vet, mes pyjesh, malesh dhe ngushticash, ku kalorësia që formonte pjesën më të madhe, nuk mund të vepronte. E gjithë trupa mbeti me 800 vetë, të cilët lëshuan armët dhe u dorëzuan. Më tej, bëra një kundërvizitë në tokat turke, duke i lënë të mitë të bënin tërë plaçkitjet e mundshme. Por, në të njëjtën kohë, turqit kishin hyrë në vendin tim me një tjetër ushtri, nga një anë tjetër. Ata e keqtrajtuan atë jashtëzakonisht. Një fshatar epirotas hipi në kalë dhe erdhi të më tregonte për zjarret dhe kërditë që po bënin armiqtë. Ai m’u ul në gjunjë, duke m’u lutur të shkoja t’i ndihmoja. U nisa menjëherë dhe iu hodha turqve më parë nga ç’e prisnin. I munda dhe u mora atyre të gjitha plaçkitjet që kishin bërë. Trupa komandohej nga Mustafa Pasha. Kur arrita atje, ai po qëndronte në një llogore, ku nuk mund të përdoreshin armë zjarri, por vetëm armë të ftohta. Ushtarët arritën deri aty sa të kapeshin prej flokësh dhe të kacafyteshin. Pavarësisht këtyre fitoreve, në fushatën e vitit 1444 gjërat nuk ishin fort të favorshme për mua, sepse hungarezët pësuan disfatë të plotë në Varnë, aty ku qëndronte ende mbreti i tyre, Ladislavi. Unë druhesha se mos tërë forcat e turqve mund të më viheshin kundër.

Veç kësaj, isha i përfshirë në një luftë me venedikasit. Kjo për shkakun e një marrëveshjeje me Lekë Zaharian, zot i Danjës. Në këtë marrëveshje dëftohej se unë do të isha pasardhës i vendit të tij, nëse ai do të perëndonte pa trashëgimtarë. Pasi ai u vra pabesisht nga njëfarë Lekë Dukagjini, i cili shpërente që të bëhej zot i atij vendi, nëna e Zaharisë, e zgjedhur pas vdekjes së të birit për të sunduar, ua dorëzoi pas pak kohësh vendin e saj venedikasve. E quajta këtë dhuratë si të pavlefshme dhe e bllokova për disa kohë qytetin e Danjës. Venedikasit më sulmuan me 15 000 burra, ndërsa unë shkova në luftë kundër tyre me 8 000. Formova rendin e betejës, e cila ishte mjaft e përgjakshme. Po ashtu, mësova se nuk kishte të bënte me turqit. U përdorën armët e ftohta, por venedikasit u mbrojtën gjatë, deri sa unë me disa grupe u futa mes tyre duke i çorientuar. Me gjithë ato që pësuan, ata sërish riorganizoheshim. Duke u futur sa andej-këtej në batalionet e tyre, u shkaktova në fund një humbje të madhe dhe i detyrova të largoheshin.