VOAL

VOAL

DOKTOR RIFAT LATIFI, ME EMËRIMIN TËND FITON KOSOVA! – Një shënim personal – Nga Frank Shkreli

November 18, 2021
blank

Komentet

blank

NATO, KRYEMINISTRI RAMA DHE LIRIA E SHTYPIT NË SHQIPËRI – Nga Frank Shkreli

Vetëm pak më shumë se një javë më parë, me një shkrim modest u jam drejtuar ambasadorëve perëndimorë në Tiranë – si një kritikë dhe një parlajamërim të radhës – sa i përket përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri. Ja, ditët e fundit, na u shfaq një dukuri tjetër që justifikon edhe një herë shfaqjen e shqetësimeve të mia serioze dhe të gjithë atyre që besojnë në lirinë e shtypit, si një vlerë bazë perëndimore e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, në një shoqëri siç është Shqipëria, një vend i NATO-s dhe një vend që e quan veten aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e NATO-S që sa po mori fund në Madrid të Spanjës, u morën vendime me rëndësi për transformimin dhe forcimin e Aleancës atlantiko-veriore, vendime të cilat u përmblodhën me këto fjalë nga Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg: “Vendimet që kemi marrë në Madrid do të sigurojnë që Aleanca jonë të vazhdojë të ruaj paqën, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullin tonë dhe vlerat tona. Evropa dhe Amerika e Veriut, qëndrojnë së bashku në NATO”, u shpreh ai. NATO – News: Madrid Summit ends with far-reaching decisions to transform NATO, 30-Jun.-2022

Të gjithë e dijmë se në grupin e “vlerave tona”, çdo shtet i vërtetë demokratik dhe anëtar i NATO-s, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës — dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës – konsiderojnë lirinë e shtypit, si bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive të tjera themelore të njeriut.

Liria e shtypit nuk është se konsiderohet vetëm nga vendet perëndimore si një vlerë bazë e të gjitha drejtave të tjera të tjera të njeriut – por konsiderohet si e tillë edhe në dokumente me rëndësi ndërkombëtare, siç është Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut — Universal Declaration of Human Rights | United Nations — dhe shumë të tjera. Ia vlen të lexohet rishtas ky dokument nga përfaqsues dhe udhëheqës të vendeve anëtare të OKB-s, për angazhimet që kanë marrë përsipër, secili shtet, për mbrojtjen dhe zbatimin e këtyre të drejtave bazë të njeriut, në vendet e tyre dhe në mbarë botën – sidomos Shqipëria, që me të drejtë trumpeton antarësimin e përkohëshëm aktual në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

I freskët nga takimi i nivelit të lartë të NATO-s në Madrid ku u morën vendime me rëndësi strategjike dhe ushtarako-politike në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në Evropë dhe në botë, por edhe në mbështetje të “vlerave të përbashkëta”, Kryeministri i Shqipërisë, mezi priti që me të këthyer në furrikun e tij, larg vëmendjes së medias ndërkombëtare, të shprehte urrejtjen ndaj lirisë së medias në vendin e tij – duke penalizuar një gazetar me tre muaj ri-edukim – vetëm e vetëm se Kryeministrit nuk i pëlqeu pyetja që gazetari Klevi Muka idrejtoi një ministrejeje të kabinetit Rama: “Do futesh në riedukim, për 60 ditët e ardhëshme nuk ke të drejtën të më pyesësh…”, citohet t’i ketë thënë Z. Rama, gazetarit Klevi Muka. Vërtetë, “riedukim”! Ka kampe “riedukimi” për gazetarët në Shqipëri? Është hera e dytë që Kryeministri Rama dërgon një gazetar, në atë që marrim me mend se duhet të jetë “kamp riedukimi”, si dikurë në kampet e komunizmit të Enver Hoxhës, ose në kampet kineze të riedukimit, ku edhe sot sipas organizatave private dhe qeveritare, regjimi komunist kinez ka dërguar mbi 1 milion myslimanë dhe vazhdon të dërgojë gjithnjë në kampe të tilla riedukimi.

Po ku fillon e drejta e lirisë së të shprehurit (si një e drejtë universale e të drejtave të njeriut) e gazetarit Muka? Sipas ish-Kryetares së komisionit që ka përpiluar dikur Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, Eleanor Roosevelt, ajo e drejtë për të gjithë njerëzit fillon, ndër të tjera, edhe në vendin e punës…Fatkeqsisht, për gazetarin Muka, kjo e drejtë mund të ketë filluar në vendin e tij të punës – pra në konferencën për shtyp të Kryeministrit Rama — por sipas Kryeministrit, e drejta e lirisë së fjalës për gazetarin shqiptar Muka duhet të marrë fund në, “një ri-edukim për 60-ditët e ardhëshme…”, sepse bëri një pyetje që nuk i pëlqeu Kryeministrit.

blank

Është ky një rast ose një fenomen shqiptar që nuk e kam hasur më përpara, megjithëse mund të ketë ndodhur në ndonjë vend autoritar, diktatorial ose gjysëm të lirë. Por që të ndodhë në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për antarësim në Bashkimin Evropian, madje 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, është pak si e çuditëshme. Se si dhe pse tolerohet një kryeministër i Evropës post-komuniste të kërcënojë gazetarët me penalizim “ri-edukimi”, si në kohën e komunizmit, vetëm e vetëm se bëjnë pyetje legjitime drejtuar një zyrtari të lartë qeveritar, veç një Zot e di?!

“Konkurenca midis demokracisë dhe autoritarizmit është në rritje e sipër”, paralajmëroi në një konferencë shtypi në Madrid, Sekretari i Përgjithëshëm i NATOs, Jens Stoltenberg. Duke njoftuar një numër masash strategjike që ai i quajti “historike”, e që u miratuan në takimin e mbajtur në Madrid, udhëheqsi i NATO-s shtoi se strategjia e re e kësaj organizate e bën më “të fortë NATO-n, është jetike për ruajtjen e paqës, për parandalimin e konflikit dhe për mbrotjen e popujve dhe vlerave tona të përbashkëta, tani dhe në të ardhmen.” Ju garantoj se Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg nuk kishte në mend, si vlerë të përbashkët, dërgimin e një gazetari në kamp “riedukimi”, sepse pyetja e tij nuk i pëlqente kryetarit të qeverisë shqiptare.

Në këtë ndërkohë, Turqia – gjithashtu vend anëtar i NATO-s dhe vend strategjik i Shqipërisë — ditët e fundit bllokoi qasjen tek informacionet e shërbimit në gjuhën turke të Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-s. Ky është një rast ndryshe nga rasti tipik shqiptar për të cilin po flasim – por përfundimi është i njëjti për një shtet autoritar si Turqia, për të cilin liria e fjalës nuk ka asnjë rëndësi për qeverinë autoritare të atij vendi — as për individin as për shtypin vendas: kufizimi dhe shkelja e të drejtës së lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit, siç pasqyrohet në shumë raporte të organizatave ndërkombëtare, mbështetse të lirisë së fjalës. Reagimi i Zërit të Amerikës ndaj vendimit të qeverisë turke ishte i shpejt duke e cilësuar atë si një shkelje të vlerave demokratike: “Zëri i Amerikës beson se çdo përpjekje e qeverisë për të mbyllur gojën e mediave është një shkelje e lirisë së shtypit, që është një vlerë thelbësore e të gjitha shoqërive demokratike,” tha zëdhënësja, Bridget Serchak, sipas një raporti të shërbimit shqip të VOA-s. E përmend këtë fakt se autoritarët dhe regjime diktatoriale nuk ndryshojnë shumë nga njëri tjetri. Në të vërtetë, luftën e tyre kundër të drejtave të qytetatëve të vet e fillojnë me luftën kundër lirisë së shtypit. Kur ta fitojnë luftën kundër lirisë së shtypit, është kollaj të shkelen të drejtat e tjera abazë të njeriut. Historikisht, gjithmonë, liria e shtypit është e para që sulmohet dhe që zhduket nga autoritarët. Të njëjtën gjë kishte bërë Rusia e Putinit, muaj më parë, duke bllokuar Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.

Duke pasur parasyshë përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri – siç pasqyrohet edhe nga rasti tipik i fundit midis Kryeministrit Rama dhe gazetarit Muka, që nuk është i pari I këtij lloji – por edhe nga paralajmërimi, kohët e fundit, i ambasadorëve perëndimorë në Tiranë se, “Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë”, lindë pyetja: Cilës botë dëshiron t’i bashkohet Shqipëria e Edi Ramës — sot dhe nesër – asaj të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbrojnë dhe luftojnë për të drejtën e lirisë së shtypit, si një ndër të drejtat thelbësore të demokracive perëndimore, a po me botën e autoritarëve botërorë, Putinit, Erdoganit dhe Vuçiqit, të cilët sulmojnë e shtypin fjalën e lirë kurdo dhe kudo, e sa herë u teket për qëllime të veta personale autoritare. “Fati i të drejtave të njeriut është në duart e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve tona”, ka thënë Eleanor Roosevelt. Jo në duartë e ndonjë diktatori, pra!

Në një takim me përfaqsues të medias në Tiranë pas u këthye nga takimi i NATO-s në Madrid, Kryeministri Rama akuzoi gazetarin Klevi Muka se pyetja e tij drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Xhacka, nuk ishte etike. Me sa pashë unë, askush nuk foli. Asnjë nuk kundërshtoi ndërhyrjen e Kryeministrit Rama. Ai moment m’u duk si ato gjyqet komuniste ku dënoheshin kundërshtarët e Enverit. Me të dëgjuar pyetjen krejt legjitime të gazetarait Muka nëse ajo e ka zbatuar Kodin e ri Etik për Këshillin e Ministrave për të mos u takuar me biznesmenët pa praninë e dy punonjësve të administratës, shkelja e të cilit ka pasoja deri në largimin e saj nga detyra, Zonja Xhaçka i drejtoi sytë kah Kryeministri, i cili me qëllim të qartë për të intimiduar gazetarët e tjerë në sallë shpërtheu duke thenë se pyetja nuk ishte etike. Kush e vendos etikën gazetareske, Z. Kryeministër? Ju përcaktoni se cilat pyetje duhet të bëhen dhe si të bëhen ato?

Nëqoftse etika gazetareske si dhe fati i të drejtave të njeriut, përfshir fjalën e lirë të gazetarëve, mbeten në duar të një personi ose një qeverie, cilado qoftë ajo, e majtë e djathtë, e lirë apo gjysëm e lirë, siç është cilësuar Shqipëria, atëherë vaj medet për atë vend. Rasti i fundit i shkëmbimit midis Kryeministrit Rama dhe gazetarit Klevi Muka e pasqyron këtë fakt, qartë dhe vendosmërisht se në çfarë gjëndje të mjerueshme është sot liria e medias në Shqipëri. Nga këndveshtrimi im, duke ditur sjelljet dhe fjalët e Z. Rama gjatë viteve kundër lirisë së fjalës dhe të drejtave të gazetarëve në veçanti, nuk u habita për qëndrimin e tij të fundit. Ajo që më çudit është se si në një sallë plot gazetarë, nuk reagon asnjë. Gazetarët në atë sallë do duhej të fiknin mikrofonat, t’i sillnin shpinën Kryeministrit dhe të dilnin nga salla në protestë. Kjo, për t’i treguar Z. Rama se sjellja e tij karshi profesionit të gazetarëve dhe lirisë së fjalës në Shqipëri është e papranueshme dhe se nuk do të tolerohet. Fatkeqsisht, gazetarët shqiptarë të pranishëm në atë konferencë shtypi, treguan se janë OK me vendimin e Kryeminsitrit Rama që të dërgojë një prej kolegëve të tyre në kampin e ri-edukimit. Sa e turpshme! Gjatë karrierës së tij, Kryeministri i Shqipërisë ka treguar, si udhëheqës dhe si individ, se urrenë lirinë e fjalës dhe sidomos të drejtat dhe lirinë e gazetarëve në një shoqëri të lirë. Fati i lirisë së fjalës dhe i të drejtave të gazetarëve duhet të mbrohet në rradhë të parë nga vet gazetarët dhe nga shoqëria më e gjerë. Nëqoftse shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në një vend vërtetë demokratik, atëherë ata vet duhet të marrin në dorë fatin e lirisë dhe të demokracisë në vend. Nuk mund të kini demokraci pa liri të vërtetë të medias! Unë besoj atë që ka thenë dikur Eleanor Roosevelt se të drejtat dhe liritë e njeriut — sidomos liria e fjalës që këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet si e drejta më themelore e të gjitha të drejtave të njeriut – nuk duhet të jenë në duar të një personi, qoftë ai edhe kryeministër – por në duar të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve vendase. Të nënshkruash një dokument të NATO-s në Madrid duke u angazhuar solemnisht me të gjitha vendet anëtare të Aleancës, “për të mbrojtur popujt dhe vlerat tona”, ndërsa me të zbritur në Tiranë sulmon lirinë e fjalës të një gazetari shqiptar – tregon një hipokrizi të nivelit më të lartë!

Frank Shkreli

blank

Nga takimi i NATO-s në Madrid të Spanjës javën që kaloi

blank

Eleanor Roosevelt, Delegatja e parë e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Kryetarja e Komisionit që përpiloi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut

blank

SHQIPËRIA NË RREZIK- Të gjithë në protestë me 7 Korrik në Tiranë- Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

 

E pabesueshme, por e vërtetë. Shqipëria është në rrezik, nga vetë Kryeministri i saj Edi Rama dhe përkrahësit e tij. Veprimet e tij anti-shqiptare anti-evropiane dhe anti-amerikane janë të qarta si dita me diell, para syve tanë, pa pikë turpi a ngurrimi, dhe shtrihen në shumë drejtime:
-Korrupsioni i pa fund, kultivimi dhe shpërndarja e drogës, rrënimi i ekonomisë dhe i demokracisë, shkelja e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit në Shqipëri. Kjo ka krijuar gjendje të paprespektivë dhe po ndikon në ikjen masive të të rinjve nga vendi.
-Mbrojtja, harresa e kujtesës historike dhe falja e krimeve serbe, si dhe përpjekja për rehabilitimin e shtetit racist, jocivilizues serb.
-Arsyetimi për përkrahjen serbe të agresionit rus në Ukrainë.
-Propaganda mashtruese për krijimin e utopisë së oazës së “paqes dhe mirëqënies” “Ballkani i hapur” si në kohën e komunizmit, projekt ky që synon dominimin serb dhe shtrirjen e hegjemonizmit serbo-rus në Ballkan dhe daljen në detin Adriatik.
-Paaftësia e tj që Shqipërinë ta udhëheqë në rrugë të drejtë kah Unioni Evropian dhe Amerika, orientimi i tij kah shtetet anti-demokratike dhe fashiste Serbia dhe Rusia.
-Përpjekja për shkatërrimin e Republikës së Kosovës dhe ndarjen e saj për interesa të Serbisë.
-Krijimi i përqarjes në mes popullit shqiptar të Shqipërisë dhe atij të Kosovës si dhe Trojeve tjera etnike shqiptare në Ballkan.
-Nxitja e urrejtjes ndaj mërgatës shqiptare, moslejimi i pjesëmarrjes së saj në proçesin zgjedhor dhe vështirësimi i investimeve në Shqipëri.
Edi Rama po përpiqet për ta kopjuar mentorin e tij, kriminelin Aleksandar Vuçiq, anim kah Lindja me shpresë se do ta përkëdhel Perëndimi pakufi. Që të dy do të dështojnë. Amerika është duke e toleruar përkohësisht Edi Ramën, por në momentin kur e tepron me keqbërje dhe e humbë përkrahjen e popullit shqiptar, si çdo autokrati tjetër, do të ia jep shqelmin, kryengul teposhtë. Kjo ditë nuk mund të jetë e largët sepse ai e ka kaluar çdo kufi. Ai duhet të rrëzohet sa më parë për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe botës së civilizuar dhe demokratike.
Ata që mendojnë se ky Rama do të ja “lëshojë” atij Vuçiqit, do të befasohen dhe zhgënjehen keq. Z.Rama do të ja sheh sherrin trash Serbisë dhe Vuçiqit sepse ai është më kopil se Rama.
Vendimi për të marrë pjesë ose jo në këtë protestë duhet të bazohet në faktet e lartpërmendura, në interesa shtetërore e kombëtare dhe jo në urrejtje apo inate personale ndaj Dr. Sali Berishës. Ai me bashkëpuntorët dhe përkrahësit e tij të shumtë anë e kënd botës shqiptare, në këtë moment, paraqesin të vetmen forcë e cila mund të ia ndalë turrin rrënuesit të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar, Edi Rama.
Dr. Sali Berisha, si çdo lider tjetër, nuk është i pagabueshëm. Por, në punë madhore kombëtare ai e ka dëshmuar përkushtimin e tij për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Revolucioni demokratik dhe rrëzimi i komunizmit duke e evituar luftën vëllavrasëse, futja e Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, ndërtimi i rrugës së Kombit dhe vizita e Presidentit Bush në Tiranë jan vetëm disa prej arritjeve të tij të mëdha.
Roli i Dr. Berishës në suksesin e jashtëzakonshëm të promovimit të librit të xhepit për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1844-1999 “Never Forget” të autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj në Tiranë ishte vendimtar. Me te shkëlqyen edhe mendjet e ndritura të kombit tonë, Dr. Enver Bytyçi, Znj. Edit Harxhi dhe ideatori i këtij promovimi, Ambasador Mal Berisha.
Duhet shpresuar se shumica e shqiptarëve, nga të gjitha Trojet tona, do ta kuptojë drejt situatën e vështirë në të cilën gjendet nëna Shqipëri dhe do të merr pjesë në këtë protestë me rëndësi jetike për mbarë kombin shqiptar. Kombi shqiptar është i pamposhtur.

blank

Arkivi i Voal.ch – Paralajmërimi profetik i Presidentit George H.W. Bush – Me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA Nga Elida Buçpapaj

Konflikti në Kosovë, i fundit në ish-Jugosllavi, do të shpërthente në marsin e vitit 1998.

Sllobodan Milosheviçi, atëherë presidenti i Serbisë e kishte  harruar letrën që kishte marrë nga Presidenti i 41 i SHBA!

Kishte bërë sikur se nuk është gjë që harrohet kur merr letër nga Presidenti i SHBA!

Presidenti George H.W.Bush ia kishte dërguar Sllobos më 25 Dhjetorin e vitit 1992, ditën e Krishtlindjeve!

Që ky ta varte vëth në vesh!

Se të dërgosh e të marrësh letra më 25 Dhjetor nuk është gjë normale, se nuk ishte letër urimi, pra letra përcillte një simbolikë diplomatike në ngjyrë portokalli, dmth shumë sinjifikante, shprehëse!

Pasi 25 Dhjetori është holiday, festë fetare, ditë festimesh dhe ditë pushimi.

Ditë pushimi edhe për Presidentin e SHBA apo të Serbisë!

Presidenti George H.W.Bush e dërgoi këtë letër në Ditën e lindjes së Krishtit, kur shpirti njerëzor reflekton i paqtë për paqe!

E dërgoi gjithashtu si kambanë alarmi, si një letër e jashtëzakonshme për të parandaluar veprime të jashtëzakonshme, sikur është lufta dhe pasojat e tmerrshme që rrjedhin prej saj!

Prandaj kjo letër njihet edhe me konotacionin epik “paralajmërimi i Krishtlindjeve”,  pasi zakonisht për Krishtlindje bëhen vetëm urime!

Ndërsa më 25 Dhjetorin e 1992 Presidenti i SHBA George H. W. Bush në letrën që i drejonte Milosheviçit i tregonte “vijën e kuqe” !

Nëse Slloboja do ta shkelte këtë vijë të kuqe, sikur edhe e shkeli, do ta pësonte sikur e pësoi!

Letra e Presidentit George H.W. Bush ishte një paralajmërim profetik!

Por Milosheviçi e zhvleftësoi vlerën e atij paralajmërimi, se për ta harruar nuk ishte gjë që mund të harrohej, bile Sllobos sa herë që vinte festa e Krishtlindjeve i kujtohej ai paralajmërim, që do t’i kushtonte shumë shtrenjt!

Në këtë letër historike, nisur më 25 Dhjetorin e vitit 1992, Presidenti George H.W. Bush do t’i shkruante Presidentit të Serbisë:

“In the event of a conflict in Kosovo caused by Serbian action, the United States will be prepared to employ military force against the Serbians in Kosovo and in Serbia proper.”

Që shqip do të thotë: ” Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga pala serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi. ”

Sikur e tregoi koha “vija e kuqe” dhe “paralajmërimi i Krishtlindjeve” funksionoi pikë për pikë! Bash sikur e shkroi Presidenti i 41-të i SHBA!

Kur nisi spastrimin etnik dhe genocidin në Kosovë në marsin e 1998 Slloboja kujtoi se tashmë në Shtëpinë e Bardhë kishte ardhur një tjetër President!

Kujtoi shumë gabim!

Dhe do të gabojnë rishtas kush do të kujtojë se tashmë meqë George H.W.Bush nuk jeton më, paralajmërimi i tij profetik po ashtu nuk jeton!

Ishte konservator Presidenti George H.W.Bush, tetë vjet kishte shërbyer si zvpresident i Ronald Reagan, i një tjetër konservatori, burrashteti nga ata që sot i mungojnë SHBA, por vepra e tyre është beton në themelet SHBA për të mbrojtur rrënjët e lirisë dhe idealeve për demokraci!

Sepse e ardhmja është e lirisë jo e luftës, pikërisht ashtu si e përcaktonte vetë Presidenti George H.W.Bush kur thosh:  “Ne e dimë se çfarë funksionon! Liria funksionon! Ne e dimë se çfarë është e drejta! Liria është e drejta!/Botuar për herë të parë më 2018, kur Kosova rrezikohej nga trekëndëshi Rama-Thaçi-Vuçiç

blank

7 korrik, bashkohuni kundër tiranëve. Mëmëdheu po thërret! – Nga Aurel Dasareti”

Dashuria për atdheun është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes. E brishtë si një rrjetë kocke, e fortë si një litar shpëtimi. Pas shqetësimeve të protestuesve qëndron shpëtimi i shpresës se Shqipëria do të shpëtojë nga vdekja.
***
Ju që e doni veten dhe Shqipërinë duhet të jeni në rrugë me atdhetarët që do të protestojnë.
Nëse jo, ndoshta protesta do të shuhet. Duket se kjo revoltë e ndezur shumë vite më parë tani po ringjallet, por kjo nuk duhet të jetë arsye që ne të kritikojmë pa asnjë propozim, të dënojmë apo të “konsiderojmë”, kur të gjithë e dimë se është e lehtë të jesh gjeneral pas një beteje.
Ju duhet të jeni me njerëzit që po demonstrojnë, edhe nëse ndonjë kokëtul do të thotë se janë “huliganë”, duke mos kuptuar se ka shumë varfanjakë të zemëruar, të dëshpëruar që thjesht nuk dinë se çfarë të bëjnë më pas. Ata janë të vetëdijshëm se ka kohë që nuk janë mirë në atë vend. Prandaj, duhen adresuar fjalë lavdëruese. Përveç shumë njerëzve prej atyre që dilnin vitet e kaluara, në rrugë do të ketë edhe shumë fytyra të reja, ato që dukeshin apatike dhe të pa-interesuara dhe në fakt inati vlonte gjatë gjithë kohës në to. Është shumë e rëndësishme që një energji e pa montuar, e pa mobiluar, e sinqertë të zbulojë gjendjen tragjike të katastrofës humanitare në Shqipëri.
Se ne nuk mund ta “heqim çibanin” brenda natës dhe pastaj të ndërtojmë edhe gjyqësorin, policinë, politikanë të shkolluar , zyrtarë publikë dhe institucione që realisht do t’u besohen brenda natës. Çdo parashikim tani do të ishte shumë mosmirënjohës. Pa një plan të qartë, strategji dhe një grup njerëzish të lidhur në rrjet, e gjithë kjo nuk është e mundur.
Tani mund të tingëllojë si një frazë e përsëritur klishe, por është thelbësore që të ketë një bazë më të gjerë njerëzish të gatshëm të mobilizohen në një thirrje, me një plan të qartë, konkret veprimi, kur të ndodhë shkasi tjetër. Nuk duhet të lejojmë që protestat e radhës të zhvillohen pa kontaktet e njerëzve në mbarë Shqipërinë, diasporës, mediave, sindikatave, profesorëve universitarë, studentëve dhe organizatave të ndryshme, por edhe lëvizjeve lokale, njerëzve të mobilizuar nëpër fshatra e qytete, të gatshëm për të dalë në rrugë nëse duhet, si dhe infrastrukturat partiake, të cilat të gjitha duhet të punojnë së bashku për një qëllim më të lartë, sesa për interesa individuale, interesa të vogla.
Besoj se askush në qytetin e tyre nuk dëshiron të shohë më në pushtet kriminelë, të korruptuar, tradhtarë, servilë të armiqve dhe mashtrues. Problemi i madh është se të rinjtë, në pjesën më të madhe, nuk identifikohen me askënd nga skena politike, madje as nga skena socio-politike, si dhe fakti që janë më të rritur, të vetëdijshëm se do të kalojnë keq nëse organizuesit e protestave, pas rrëzimit të qeverisë mafioze që shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët autokton për ta mbushur atë me afrikan, aziatik e arabik – nuk do të punonin për ndryshime rrënjësore. T`u rikthehet shpresa.
Për të rinjtë që do gjenden në rrugë për herë të parë, të gatshëm për të ndryshuar këto modele sjelljeje të vendosura në skenën politike, problem është se do kalojnë linçimin e mediave të pista të regjimit të korruptuar kriminal antishqiptarë dhe mund t`i bëjnë të mendojnë se është më mirë të qëndrojnë mënjanë dhe përfundimisht të emigrojnë, se sa të sakrifikohen për “hallet që kanë të bëjnë me Shqipërinë”
Kjo çmenduri e shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët autokton, dhe zëvendësimi i tyre me “punëtorë” nga Bangladeshi, Arabia, Somalia, Rusia, Serbia etj., do të vazhdojë derisa shumica e shqiptarëve të përgjumshëm të thonë STOP. Jo më parë.
Shqiptarët mbyten ngadalë por me siguri nga të gjitha anët, thjesht sepse lehtësisht i pranojnë të gjitha teket dhe fëlliqësitë e regjimit mafioz që propagandohen nga mediat kundërmuese të shkatërruesit të Shqipërisë. Shqiptarët indiferent janë mësuar me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.
Dhe njerëz, shumë më keq do të jetë, thjesht, vetëm vazhdoni servilizmin ndaj qelbësirave.

Qëllimi i çibanit është shpopullimi i Shqipërisë, copëtimi i Kosovës dhe forcimi i Serbisë. Jugosllavia e re.
Parandaloni këtë krim monstruoz ndaj jush, ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tuaja, ndaj Vendit dhe Kombit.
O shqiptar! Nëse ke dinjitet burrëror dhe je krenar, mos qëndro i ulur brenda kur jashtë çdo shpresë është zhdukur. Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh, veprosh dhe heqësh qafe zinxhirët.
***
Një jetë pa ëndrra, synime dhe shpresa është një jetë boshe. Kur heqim dekorimet dhe maskat dhe zbarkojmë në jetë, zbulojmë se kjo është jeta me njolla dhe të meta, me dobësi dhe forcë, me pafuqi dhe shpresë, me krizë dhe fitore. E tillë është jeta e zhveshur.
Pranverë 1994. Kaliforni. Isha 17 vjeç. U ula nën pemë, në kopshtin e shtëpisë sime, përballë plazhit ku qielli ishte i bukur dhe me yje mahnitës në një tokë të pushtuar nga dielli. Imagjinoja vendlindjen e të parëve të mi, Shqipërinë, të cilën e kisha planifikuar ta vizitoja për herë të parë në maj dhe mënyrën se si unë mund të kontribuoj në mbarëvajtjen e saj. Drita e tejdukshme e mbrëmjes së pranverës, që shkëlqente kudo, qëndronte para meje si një paralajmërim se shpresat e mia të mëdha dhe të larta se Shqipëria londineze do demokratizohet, fuqizohet dhe me trojet e copëtuara ribashkohet – do të realizoheshin. Zemra vazhdon të shpresojë shumë kohë pasi mendja ka filluar të dyshojë.
Optimistët krijojnë shpresë. Ne kemi nevojë për njerëz që shpresojnë. Optimistët krijojnë besim. Ne kemi nevojë për njerëz që besojnë se funksionon. Optimistët e drejtojnë lëvizjen e kokës drejt pozitives dhe së pamundurës. Pastaj shkojmë më tej nga sa mendonim kur filluam.
Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i shpresës dhe gëzimit. Shikoni një qiri, ai hedh hije. Një simbol i pikëllimit dhe humbjes. Shikoni një qiri, ai fiket. Një simbol i gjithçkaje që ishte. Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i asaj që kemi.
Shpresa është si sythat blu të rrugës pas borës së shkrirë pranverore.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

DOM ZEF OROSHI, XIXËLLONJA NDRIÇUESE NË ERRËSIRËN SHQIPTARE- Nga Eugjen Merlika

“Fetë janë si xixillonjat: kanë nevojë për errësirën që të shkëlqejnë”
ARTUR SCHOPENHAUER (1788 – 1860), filozof I njohur gjerman

Këto fjalë të thjeshta të filozofit të njohur gjerman kërkojnë një përsiatje të thellë. Ka një vërtetësi në to, që çdo besimtar e gjen duke filluar nga vetvetja. Në vështirësi të mëdha, larg familjes e njerëzve të dashur, kur të gjitha rrugët janë të mbyllura, në një vetmi cfilitëse, njeriu I drejtohet me gjithë shpirt hyjnisë, duke kërkuar ndihmë, shpëtim nga e keqja që e ka pllakosur. Jo rrallë njeriu gjen qetësi, madje i duket se ka kaluar sikletin. N’ata çaste gjithkush mund t’a kuptojë fuqinë e besimit në Zotin e në profetët e tij.
Thuhet se besimi ka lindur tek njeriu që në hapat e para të rrugëtimit të tij. Edhe atëherë kur objektet e kultit nuk ishin ngritur me të gjithë madhështinë e tyre në shekuj, njerëzit ndërtonin një faltore fare të thjeshtë e në të ata i luteshin Perëndisë. Ato faltore erdhën gjithënjë e më shumë duke u bërë më të bukura e në to u derdh i gjithë talenti i akitektëve e piktorëve më të mirë të botës.
Gjatë rrugës së gjatë të ecjes së tij, njerëzimi i kthyer nga paganizmi, besimi në natyrën e dukuritë e saj, të trupëzuara në qënie të përfytyruara që shoqëronin çdo ditë atë, kaloi në besimet në një Zot të vetëm. Por ky kalim i besimit nuk qe i lehtë e, përsa i përket doktrinës së Krishtit, kërkoi shumë flijime që bëheshin në Romën ”caput mundi”.Mbas pak më shumë se treqind vitesh të lindjes së Krishtit, u desh të vinte në fronin e Romës një perandor ilir, Kostandini, më i shkëlqyeri i asaj plejade të sivëllezërve të tij që drejtuan perandorinë më të madhe të botës së lashtë, për t’i dhënë ligjëshmëri Kishës së Krishtit, për t’a nxjerrë atë nga shpellat e katakombat, për të vepruar lirisht mes njerëzvet. Është një motiv krenarije i yni si racë, por që, çuditërisht, nuk figuron si i tillë në historiografinë tonë.
Që atëherë besimi i krishterë dhe Kisha e tij ka bërë rrugën e saj në shekuj, me të përpjetat e tatëpjetat e saj, por gjithmonë pranë njerëzve, kryesisht më të dobtëve, ka qënë burim ngushëllimi e shprese, shtyllë morali e paqtimi ndërmjet njerëzve e kombeve. Në këtë kuadër edhe kisha ilire, arbërore e shqiptare, ka ecur në rrugën e saj, gjithmonë besnike e Romës, e po ashtu në shërbim të interesave të popullit të saj në të gjithë drejtimet. Ndër shekuj ajo Kishë ka qënë përhapëse e ruajtëse e dijes, mësuese e kutivuese e traditave më të mira, strehë morale e tribune të drejtash, më e fuqishmja përkrahëse e idesë së kombit e të harmonisë brënda bashkësisë.
Kështu erdhi ajo deri në shekullin e dy luftërave botërore e të Shtetit të parë shqiptar të bashkuar. Nëse në shekuj këto popullsi i kishin dhënë botës Shenjtë si Hjeronimi, Shën Nikodimi i Pojanit, Shën Urbani papë, Shën Krishti baçevan, Shën Nikor Arxhirota, Shënjtorja Dana nga Vlora, Shën Asti nga Durrësi, apo Mëkëmbës të Krishtit si Françesco Albani e katër kardinalë nga fisi i tij e Shqipërisë një kryediplomat të Skënderbeut, ipeshkvin Pal Engjëllin dhe katërshen Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, që përbëjnë themelin e parë të kulturës arbërore, shekulli i njëzetë do të befasonte botën me 38 martirët e Kishës katolike shqiptare e do t’a ndriçonte atë me Shën Nënë Terezën, Shënjten e jo humanisten, së cilës Shteti enverist nuk i lejoi as të takonte nënën e saj për të fundit herë.
Shekulli i turpit në historinë shqiptare, i drejtuar nga komunistët sllavofilë e kinezofilë, do të merrte njollën e pashlyer të tij, duke shligjëruar besimet fetare me një ligj e një kushtetutë të re që do të shpallte Vëndin e Gjergj Kastriotit, “Atletit të Krishtit”, si të vetmin Shtet zyrtar ateist në botë. Humnera morale në të cilën e zhyti enverizmi shqiptar popullin e tij, duke i ndaluar të luste Zotin, duke prishur ose kthyer në objekte ekonomike të gjitha kishat, xhamitë apo teqet, duke burgosur shumicën e shërbyesve të fesë dhe mjaft qytetarë që besonin në Zotin, në një popull normal do të kishin kërkuar një përgjigje të fuqishme e të menjëherëshme. Mjerisht, shqiptarët duhej të mendonin për bukën e fëmijëve, për të shmangur “barin” që u ofronte “bujarisht” regjimi policor. Të vetmit që, në mjaft raste, dëshmuan qëndresën e tyre, nëpërmjet zbatimit të urdhnimeve e rregullave kishtare, qenë priftërinjtë, që paguan me dënime të rënda e herë herë edhe me kokë si Dom Shtjefën Kurti, që u dënua me vdekje për një pagëzim fëmije…
Në Shqipërinë e dhjetëvjeçarëve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë të shekullit të njëzetë, historia ishte kthyer dymijë vite mbrapa, në kohën e martirizimeve të të krishterëve nga perandoria romake, duke u mbuluar nga errësira e një regjimi që mund të gjejë krahasim vetëm me klikën kriminale të Pol Potit në Kamboxhia apo me atë të talibanëve në Afganistan, duke përsëritur përvoja tepër të rralla, që ishin ato të ndalimit të besimeve fetare në jetën e njerëzve. Shqipëria heshtëte në vetminë e saj vrasëse, të rrethuar nga telat me gjëmba, duke mbushur burgjet e saj me viktima të pafajshme të etjes për gjak të hienave të përbindëshme të klasës drejtuese komuniste. Por edhe bota heshtëte. Ata miliona “paqësorësh” që, për rreth njëzet vite kishin mbushur sheshet e Perëndimit, për të protestuar kundër luftës së amerikanëve për të ndaluar shtrirjen komuniste në botë, nuk gjetën as edhe një minutë të vetme të dënonin “marrëzinë shqiptare”, që shkelte të drejtën më parake njerëzore, atë të lutjes së Perëndisë. Ata e përfaqësuesit e tye qëndronin krejt të pavëmendshëm kundrejt fjalëve prej zëdhënësi të Kinës së Mao Ce Dunit në asambletë e Kombeve të Bashkuara, edhe se i dinin mirë përmasat e tragjedisë shqiptare…. Madje kishte edhe ndonjë përfaqësues të “botës së lirë” që e vizitonte Shqipërinë, duke vënë në dukje “sukseset” e saj e duke vënë lule më vonë mbi varrin e Enver Hoxhës…..
Por n’ata vite errësire të kobëshme në Shqipëri, në botën shqiptare jashtë saj do të shkëlqente ylli i një meshtari që, në Vëndin simbol të demokracisë e të të drejtave të njeriut, do të rivendoste përfytyresën e Shqipërisë normale e tradicionale. Do t’a bënte këtë nëpërmjet predikimeve të tij kishtare e më shumë nëpërmjet faqeve të revistës “Jeta katolike shqiptare”, që u a dërgonte bashkatdhetarëve të tij në botën e madhe, e mbi të gjitha me nismën e tij për të ndërtuar në New Yorkun e selisë së Kombeve të Bashkuara, kishën e parë katolike shqiptare.
Ai meshtar quhej Dom Zef Oroshi. Kishte lindur në Mirditën e familjes Gjomarkaj vetëm pesë ditë para se të lindëte Shqipëria e pavarur, më 23 nëndor 1912. Ky binjakëzim në lindje ndoshta i dha edhe një farë zotimi në vetvete për t’i shërbyer atdheut, ashtu siç do t’i kishte shërbyer vëllait. Nga mosha 15-vjeçare deri n’atë 25 vjeçare, studjoi në seminnarin Papnuer të Shkodrës. Qe nxënësi i njërit prej personaliteteve më të shkëlqyer të botës shqiptare, poetit, gjuhëtarit, bariut shpirtëror Dom Ndre Mjeda. Mësimet e tij dhe ndikimi i personalitetit të atij mësuesi të pazakontë, u bënë pjesë e natyrës së nxënësit, duke i ruajtur si gjënë më të çmuar të vetë jetës së tij, kudo ku shkoi e ku jetoi. U rrit nën hijen e Dom Ndre Mjedës e pati fatin të njohë e të marrë mësime edhe nga një tjetër Shqiptar i Madh, Atë Gjergj Fishta.
Nga seminari ai shkoi në Itali, ku u regjistrua në universitetin e Urbinos, në të cilin u diplomua në Teologji e Filozofi. Me mbarimin e studimeveu kthye në Vëndin e lindjes. Ishte një vënd në pushtim , por në të cilin ankthi për t’ardhmen mbizotëronte mbi shqetësimin e së sotmes. Shumë vite më vonë, në marsin e vitit 1982, në një udhëtim me makinë nga New Yorku në Boston, në shoqëri të profesor Zef Nekajt dhe publiçistit Tomë Mrijaj, i cili e sjell këtë episod në librin e tij: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi Një jetë e shkrirë për Fe e Atdhe”, tregohet se si profesori bëri këtë ankim gjatë bisedës: “Ndoshta ai regjim i djallit nuk do të na japë mundësinë të kthehemi e të çmallemi me truallin tonë, se çdo ditë po plakemi”. Autori i “Çohajës” i u përgjigj: “Fajin e kemi vetë e ma së shumti na klerikët, që qëndruem pasivë e nuk e organizuem popullin, që t’ngrihej në kambë i madh e i vogël, në Veri e në Jug të Shqipnisë, si ortek i madh bore e t’luftonte atë murtajë, që na shkatërroi në themel”
Janë fjalë dëshprimi e vetëdijesimi që dalin nga zemra, mbas dhjetëvjeçarësh përsiatjesh mbi kohë e ngjarje që lanë vulën e tyre ogurzezë mbi milionë shqiptarë, të cilët, ndoshta, po të ktheheshin edhe njëherë mbrapa, do të kishin vendosur ndryshe. Të mashtruar nga propaganda e luftës kundër pushtuesit, që mbulohej nga lufta e përbashkët me aleatët perëndimorë, shumë shqiptarë n’atë kohë nuk kuptuan rrezikun e vërtetë që i kërcënonte e atyre pak atdhetarëve që mundoheshin t’u hapnin sytë për t’i ndriçuar, u përgjigjeshin me qesëndinë e tyre. Në fjalët e Imzot Oroshit ndihet keqardhja e thellë për mungesën e veprimit në të shkuarën e nuk i lihet aspak vënd fatalitetit historik të ngjarjeve, që kishte peshën e tij të pamohueshme në fatet e Shqipërisë. Por shpjegimi i Imzotit dëshmon ndershmërinë intelektuale të tij, nëpërmjet një këndvështrimi vetëqortues e aspak përligjës të rrugës së përshkuar.
Ndërkaq meshtari i ri ushtronte detyrën e tij duke u përqëndruar në problemin e gjakmarrjes, një plagë e rihapur dhe ende e pashëruar as në Shqipërinë e viteve dymijë, një problem i madh, i trashëguar nga e shkuara e largët, në të cilën nuk ekzistonte Shteti dhe ligjet e tij të zbatueshme për të gjithë, e në të cilin gjithkush detyrohej të vepronte vetë për të vendosur drejtësinë. Është një problem shumë i mprehtë, që prodhon mjedise në të cilët mbizotëron dhimbja, frika e pasiguria, në të cilët njeriu duhet të bëjë zgjedhje që kundërshtojnë parimet morale e fetare me të cilët është formuar. Aq më i mprehtë e pothuaj i pazgjidhshëm bëhet ky problem në dorën e meshtarit që n’asnjë mënyrë, duke predikuar urdhnimet e Krishtit, nuk mund të përligjë kërkesën e Kanunit.
Në një revistë “Kumbona e së diellës”, të datës 5 shtator 1943, përshkruhet një episod nga mesha e parë e Dom Zefit: “Mbas meshe u ndoq predku i mbajtun prej celebrantit, Dom Zefit, i cili me nji gojtari vërtetë të bukur, tërhjekse, moderne e të rrjedhshme, endi jetën e Shejtit, tue cekë dashtnin ndaj njeni tjetrit, ku, muer rasën të flasë mbi vrasën e mbi të falunit e gjakut, gja fort e shpeshtë ndër malet tona. I urojmë predikatorit nji sukses përherë e ma të madh”.
Më 1946 Arqipeshkvi Frano Gjini e emëroi Oroshin si këshilltar për dioqezën e Mirditës. Kështu ai vazhdoi të ushtrojë detyrën e meshtarit e të mbarështuesit kishtar në atë zonë. Në vitin 1951 terrori u shtua në krahinën e Mirditës. Në shënjestrën e e sigurimit të Shtetit hyri edhe Dom Zef Oroshi, për të cilin u shpall një urdhër arrestimi në dorë të toger Babës, një krimineli ordiner që përfundoi i varur nga vetë regjimi mbasi krimet e tij mbollën tmerrin në të gjithë krahinën. Meshtari, që po thonte meshën, u lajmërua nga dikush se ushtarët e togerit kishin rrethuar kishën. Ruajti gjakftohtësinë, e mbaroi meshën dhjetë minuta para e doli nga dera e mbrapme, duke lënë në qelë veladonin e tij.
I u bashkua lëvizjes së qëndresës në mal, të cilën e kishin udhëhequr dy kapidanët e Mirditës, vëllezërit Mark e Llesh Gjomarkaj, të vrarë heroikisht në përpjekje me ushtarët e Sigurimit të Shtetit. Ai qëndroi rreth tetë muaj me luftëtarët e qëndresës kundër komuniste në Shqipëri e në vitin 1952 kaloi kufirin jugosllav, nëpërmes Drinit e zonës së Gjakovës, e prej andej shkoi në Mitrovicë. Që aty më 3 shkurt 1953 i dërgoi një letër kapidanit Ndue Gjomarkaj në Romë, në të cilën paraqet një radiografi tejet të saktë të Shqipërisë komuniste.
Mbas një qëndrimi jo shumë të gjatë në Jugosllavi, Dom Zefi, së bashku me meshtarët Atë Daniel Gjeçaj, Atë Ambroz Martini, e Dom Nikollë Kimza, me garancitë e Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjoni e djalit të tij Ndue Gjomarkaj shkuan në Itali në vitin 1954. Atje na thotë autori Tomë Mrijaj, Dom Zefi frekuentoi universitetin katolik “Angelicus”, duke mbrojtur me notën më të lartë tezën e doktoraturës. Vazhdonte të ushtronte detyrën e meshtarit, madje duke çuar meshë të posaçme edhe për mërgimtarët shqiptarë në Romë. Filloi të bashkëpunojë me botuesit e “Shêjzave”, profesor Ernest Koliqin dhe redaktorin profesor Martin Camajn, në revistën e të cilëve botoi artikuj me tema të ndryshme. Në Romë përktheu edhe veprën: “ Shkrimi i Shenjtë, Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve”, të cilën i a kushtoi kujtimit të mësuesit të tij të paharruar Dom Ndre Mjeda.
Në vitin 1961 Dom Zef Oroshi shkoi në Sh. B. A. dhe jetoi disa muaj në Boston nën drejtimin e kardinalit Cushing, Arqipeshkvit të atij qyteti që mbahej si “kryeqyteti i shqiptarëve t’Amerikës”. Aty vizitoi shpesh Imzot Fan S. Nolin, me të cilin kishte patur kontaktet e para kur ishte student në “Propaganda Fide” të Romës e si përfaqësues i Shoqatës studentore letrare “Shën Asti” i kërkoi atij disa nga librat e botuara. Noli i u përgjigj me një letër mjaft të ngrohtë dhe inkurajuese e cila u ruajt me shumë dashuri në arkivin e shoqatës.
“Takimin e parë, mjaft të përzemërt, e bamë në rezidencën modeste të Imzotit. Ai u interesua për klerin katolik. Natyrisht, mosha dhe peripecitë e jetës kishin qënë të ndryshme. Kishte simpati, sidomos për disa të klerit katolik, që kishin qenë afër me idet e tija për nji Shqipni demokratike. Megjithatë kurrë nuk hapi direkt çashtje politike”.
Imzot Zef Oroshi ka shkruar gjatë për marrëdhëniet e tij me ish “Kryeministrin e Republikës demokratike të Shqipnisë”, siç i pëlqen atij t’a quajë në një vëllim të titulluar: “Si e njoha Fan Nolin”. Aty ai tregon për përpjekjet e përbashkëta për të ngjallur frymën ekumenike në marrëdhëniet ndërmjet kishës katolike dhe kishës ortodokse shqiptare të drejtuar nga Imzot Noli. Ishin përpjekje të lëvdueshme që dëshmonin hapësirën e gjërë mendore të dy personazheve dhe qëllimin e mirë për të harmonizuar veprimet e bashkësive katolike e ortodokse shqiptare n’Amerikë. Për më tepër ato përkonin edhe me frymën ekumenike të Koncilit Vatikani Ii, n’atë drejtim.Përpjekjet nuk patën përfundim sepse hasën në ngurtësinë teologjike të nuncit Apostolik italian në SH. B. A., të cilin Dom Zefi mbas njohjes e përcaktoi si “një konservator i tepruem”. Me keqardhje ai shprehet kështu: “Dritarja për ajri të freskët , që pat premtue Papa Gjoni XXIII, nuk ishte hapë ende në kishën katolike”.
Nga kjo kuptojmë se meshtari shqiptar dhe Imzot Fan Noli bënin pjesë në krahun reformator të kishës së krishterë. “Me vdekjen e Peshkop Nolit, më 13 mars 1965, bashkimi i kishave të krishtera mbeti vetëm një ide, që koha e harroi dhe zbehu ngadalë”
përfundon me pezmatim Dom Zefi. Sigurisht ai ka mbajtur parasysh edhe poezinë “Hymni i Flamurit” të Imzot Nolit në të cilën gjinden vargjet:
“Flamur që lind Shën Kostandinë
Bashkon Islamnë me Krishterimnë
Çpall midis feve vëllazërimin
Flamur bujar për njerëzi”.
Noli bëhet ndërpretues i mendimit të hapur edhe ndërmjet besimeve monoteiste, filozofi në të cilën bashkohet edhe Dom Zef Oroshi. Ai është i vetëdijshëm se populli i tij përbëhej nga idhtarë të tre besimeve e çdo ngurtësi nga secili prej tyre do të kishte dëmtuar lidhjen mes bashkësive në dëm të interesave të kombit. Mendoj se kjo prirje ekumenike e Dom Zef Oroshit dhe e Imzot Nolit janë një nga anët më të rëndësishme të personalitetit të tyre. Bën përshtypje në vargjet e cituara më sipër shpjegimi në fusnotë për emrin e Kostandinit: “Kostandini, i quajtur edhe Shën Kostandin, ishte perandor romak prej fisi ilir. Ai i shërbeu klasës sunduese skllavopronare por Noli e idealizon”
Deri kur do të shkojmë me konceptet klasore enveriste në ndërpretimin e historisë, kur ai i përket një botimi të vitit 1999 e të përgatitur për shtyp nga z. Xhevahir Spahiu që kritikon tërthoras edhe vetë Nolin për idenë e tij?
Në vitin 1962 dom Zef Oroshi shpërngulet në New York, ku së bashku me Atë Andrea Nargaj, themeloi “Lidhjen Katolike shqiptaro – amerikane” dhe revistën “Jeta katolike shqiptare”, që u bë në pak kohë zëri më i fuqishëm i mërgatës së krishterë shqiptare në kontinentin amerikan. Ja si shkruan për këtë revistë profesor Zef Nekaj në një dorëshkrim të tij, të cilin e përcjell autori i librit, publiçisti Tomë Mrijaj:
“Temat që Oroshi ka zhvillue në revistën e tij janë kryesisht fetare, të kohës së tashme, gjuhësore dhe letrare, herë herë edhe polemikë, si dhe çashtje t’administrimit kishtar e të veoprimtaris së gjithanshme të shoqatës e bashkësis kishtare qi ai themeloi. Po ashtu ai ka mbajtë lexuesit në dijeni të plotë, mbi veprimtarin e shejtneshës për së gjalli, Nanës sonë Tereze Bojaxhiu; gjithashtu ka shqiptue nga italishtja e botue: “Misionet e Jezuitve dhe kultura shqiptare” e At Zef ValentinitS.J.. S’do mend se janë botue edhe lajmet, audiencat, enciklikat e tij etj., nga Vatikani dhe Arkidioçezi i New York-ut….
Historikisht janë trajtue tema mbi Skanderbegun, sidomos me rastin e e 500-vjetorit të vdekjes së tij, mbi Arbreshët, ngritjen e flamurit, mbi përvjetorë të patriotëve, letrarëve, gjuhëtarëve të vonë e të hershëm, sidomos të klerit katolik, të cilët ndihmuen aq shumë, qi gjuha jonë të mos “vdaret”. Janë botue reçensione (edhe nga Oroshi), kritika e kundërkritika, sidomos prej mjeshtrit të palodhshëm Ndoc Vulaj. Në revistë janë përfshi nji mori fjalimesh t’autoriteteve të mërgimit shqiptar në rasa përvjetorësh e përkujtimesh, vdekjesh etj.; kanë pa dritën e botimit disa tregime të vërteta ose fiktive të kandshme e plot humor në lidhje me jetën në Shqipnin e tashme; janë regjistrue mbledhjet e përvjetorët e shoqatës, të Kishës dhe revistës së bashkësis shqiptare në N.Y., të përcjellun me darka e orë argëtuese, me muzikë, solista, dueta etj.,por rrallë e për mall ka pas lajme gradimesh…. (Zoti na faltë për këtë punë, po a s’mund e a s’duhet të gradohet ndokush prej nesh as këtu a?!)
“Jeta katolike shqiptare” botohej në New York e shpërndahej në të gjitha Vëndet ku jetonin shqiptarët. Roli i saj ka qenë shumë i rëndësishëm, mbasi Dr. Oroshi, nëpërmjet asaj reviste e më vonë nëpërmjet blerjes së truallit dhe ndërtimit të Kishës së “Zojës së Këshillit të mirë”, i tregoi Sh.B. A. dhe botës mbarë, se shqiptarët nuk ishin një popull që mohonte Zotin, se Krishtërimi në Shqipëri kishte zënë rrënjë që nga kalimi i Shën Palit në Ilirinë e shekullit të parë, se ajo që ndodhte në Shqipërinë komuniste nuk kishte asgjë të përbashkët me botën shpirtërore të popullit shqiptar. Ajo ishte pjesë e një regjimi diktatorial, që shtypte liritë e popullit të vet, që zbatonte verbërisht urdhërat që i vinin nga Pekini i Mao Ce Dunit, duke rrezatuar përfytyresën më t’errët të gjithë historisë shqiptare. Duke u vënë në ballë të qëndresës shqiptare kundër komuniste, n’ata vite të gjata Dr. Zef Oroshi i bëri shërbimin më të madh popullit të tij dhe Kishës katolike shqiptare, duke u kthyer në një xixëllonjë gjigande që ndriçonte errësirën komuniste që kishte pllakosur Shqipërinë. Falë asaj qëndrese, mërgimtarët shqiptarë ishin ballëlartë sepse errësira që kishte mbuluar Vëndin e tyre nuk prekte shpirtërat e tyre, nuk përfaqësonte idetë e prirjet e tyre, as filozofinë e tyre, por ishin shfaqja më e shëmtuar e përdhosjes morale, mendore e politike të një tiranie. Ata shihnin tek meshtari trim dinjitetin e personifikuar, përçuesin e mbrojtësin e vlerave katolike e shqiptare, autoritetin moral që frymëzonte shpresë e besim.
Le t’i a lemë fjalën autorit të librit në një nga portretizimet e tij:
“Imzot Oroshi ishte nji burrë i urtë, i zellshëm, i shoqërueshëm dhe me karakter të fortë. Ai i respektonte të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo krahine. Ishte personifikim i zellit bjeshkënor. Merrte pjesë në të gjitha tubimet shqiptare, me karakter fetar, kulturor dhe kombëtar. Kishte një edukatë të shëndoshë e qëllim-mirë ekumenike. Fjalëmjaltë e i matur me shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i pranishëm në të gjitha takimet dhe tubimet, mesazhpërcjellës shprese e mirësie, nismëtar e ndërlidhës i aktiviteteve në dobi të çështjes shqiptare apo në përkujtim të ngjarjeve historike e figurave, që kanë lënë emër të madh në piedistalin e identitetit tonë, sëbashku me Imzot Fan Stilian Nolin e meshtarë të tjerë ortodoksë.
Ishte shumë i mirëpritur në qendrat fetare islame dhe bashkëpunonte ngushtë me drejtuesit e komunitetit mysliman, si me Imam Salih Myftinë (1891 – 1978), kryetar i fesë islame në Detroit e Kanada, Imam Isa Hoxhën (1924 – 2002), hoxhë Hamit Perollin,Sheh Halilin, Reverend Baba Rexhepin (1901 – 19959, kryetar i Teqesë Bektashiane në Detroit etj. Klerikët bashkatdhetarë të konfesioneve të ndryshme, duke ruajtur traditën e tolerancës fetare shekullore dhe respektin për njëri tjetrin, këmbenin vizita dhe telefonata për Krishtlindje, Pashkë, Bajram, Ramazan dhe festën Bektashiane të Ashurës….”
Në rastin e 60-vjetorit të krijimit të Shoqatës “Vatra”, më 1969, imzot Oroshi shkruante:
“Me rasë të kremtimeve të Gjashtedhjet Vjetorit të gazetës ma të vjetrës shqipe në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës “Dielli”, drejtoria Qëndrore e Vatrës, me kryetarin e saj të vlefshëm në krye Peter Chickos, ka ndërmarrë me këtë rasë mbledhjen e nji Kongresi Pan-Shqiptar. Ky Kongres do të mbahet në New York City, ç’nga data 28 deri në 30 nandor.
Posë diasporës së re e të vjetër shqiptare, në Kongres do të marrin pjesë edhe tre Dhespotët Arbreshë, Shkëlqesit e Tyne: Imzot Zef Perniciaro, Ipeshkëv Ordinar i Horës Shqiptare Piana degli Albanesi, nga Siçilija, Imzot Gjon Stamati, Ipeshkëv Ordinar i Lungro-s, Cosenza, Kalabri, Imzot Theodor Minishi, Ordinar i Abacisë Shën Nilit, në Grottaferrata, Roma.
Posë disa klerikëvet të tjerë arbreshë, dhespotët do të udhëhjekun me veti dhe grupe folkloristike të rijsh e të rejash arbreshe, që do t’i japin lulëzimin e meritueshëm këtij kremtimi.
Vatra, n’emën të vllaznimit shqiptar dhe Shqiptarizëm-Amerikanizëm, ka tregue dëshirën, që programi të shtrihet dhe me manifestime e kremtime fetare të tri besimeve ndër faltoret e tyne, mundësisht me pjesëmarrjen e besimtarëve padallim, gjithku janë të mirëpritun. Kjo asht nji rasë për t’i diftue botës së lirë, por njiheri edhe botës komuniste, se na jemi nji popull qi besojmë dhe, në të njajtën kohë, për t’i dhanë lartësim Shqiptarizmës n’Amerikën tonë të dashtun.
Si antar i sa vjetvet dhe si këshilltar i vatrës, dishroj t’u sjelli thirrjen ma të flaktën të gjith shqiptarëvet të diasporës sonë, por sidomos Bashkësisë katolike Shqiptare, që secili, ta japi ndihmesën e vet, që Pan-shqiptarizma të dali faqebardhë me këtë rasë, që ndoshta mund të jetë e vetmja në jetën tonë.
Më 29 nandor, ora 12 fiks, do të fillojë Mesha Pontifikale në St. Patrick, e thanun nga tre Dhespotët Arbreshë. Të gjithë janë të mirëpritun. Katolikë Shqiptarë! Mos harroni se kjo asht dita e juej ma tepër e ma. Pjesëmarrja e juej duhet të jetë tok!”.
Thirrja pasionale dhe e thukët e Imzot Oroshit në këtë përvjetor të rëndësishëm katolikëve shqiptarë është prekëse e ngazëlluese. Ndoshta në thellësi të zemrës së tij dëshiron t’i ngjasojë oshëtimave të maleve shqiptare që dikur jepnin alarmin e rrezikut që afrohej e ftonte për qëndresë. Edhe këtë herë, me praninë e tyre në këtë meshë pan shqiptare ata duhet të dëshmojnë se ndërsa në Vëndin e tyre tirania komuniste ka shkelur me të dy këmbët dyshen shekullore të vetë kuintesencës së qënies shqiptare, formulën madhore Fe e Atdhe, n’Amerikën e lirive universale, në bijtë e shqipes ajo është më e fuqishme se kurrë. Në këtë mënyrë Pan-shqiptarizma do të dalë faqebardhë, duke i treguar miqve amerikanë, por edhe botës së tiranisë së Tiranës, se ka edhe një tjetër Shqipëri, që nuk shtrohet e që i ka mbetur besnike idealeve të Gjergj Kastriotit e të tjerë burrave e grave të shquara në historinë e gjatë të Kombit.
Imzot Zef Oroshi ka zhvilluar një veprimtari të dëndur në të gjithë drejtimet. Nuk ka asnjë ngjarje të rëndësishme të bashkësisë shqiptare që të mos kishte vulën e pjesëmarrjes apo t’organizimit të tij. Ai fton tre dhespotë arbëreshë, nga “gjaku ynë i shprishur” që më 29 nëndor 1969 thonë meshën e përbashkët në St. Patrick e më 5 korrik 1972 organizoi një meshë të madhe përshpirtjeje për klerikët e martirizuar në Atdhe prej regjimit komunist, në të cilën folën e lexuan pjesë të ndryshme tetë profesorë universitetesh amerikanë, nën tingujt e muzikës kishtare të kompozuar nga Kardinali i ardhëshëm shqiptar, Dom Mikel Koliqi, që atëherë jetonte në një kamp internimi në Gjazë të Lushnjës. N’atë rast imzoti Oroshi foli përsëri për fushatën kriminale të qeverisë së Tiranës kundër klerikëve, kryesisht katolikë. Në vitin 1973 ai ftoi në kishën ku predikonte Nënë Terezën, e cila foli shqip me të, ndërsa mbas tre vitesh, në korrik 1976 organizoi një meshë të posaçme për motrën e madhe të gjithë shqiptarëve, ku ajo u takua me shumë bashkatdhetarë të saj. Me atë rast ai shkruajti:
“Personalisht Mater Teresën e kam njoftë 11 vjet ma para. Asokohet, me këshillin e Monsinjor Landy-t e temin, pat kërkue ajo vetë nga Ambasada Shqiptare e Romës, që t’i lejohej e ama , që të shkonte me vdekë te i biri, kolonel Lazri, në Siçili. Porse qeverija fatose e Tiranës e gjet edhe këte çashtje të përhime me politikë. Nuk qe lejue me dalë dhe e ama vdiq tri vjet ma para, pa mujtë e bija me e pa për afër pesëdhjetë vjet. Por Mater Teresa nuk mundet me u idhnue me kurrkand. Shprehja e saj dhe në këtë rasë qe: “U baftë vullndesa e Zotit!” Bëhet fjalë për një nga veprimet më të poshtra të klikës enveriste në Shqipërinë komuniste, veprim që godiste gruan më të madhërishme të historisë shqiptare…
Në përkujtimin e 40-vjetorit të vdekjes së Dom Ndre Mjedës, të organizuar prej Imzot Oroshit foli shkrimtari shkodran Arshi Pipa. Imzoti përshëndeti në 25-vjetorin e themelimit të Bllokut kombëtar Indipendent, ndërsa më 10 tetor 1975 ai bekoi në tokën spanjolle martesën e çiftit mbretëror shqiptar në prani të 1500 të të pranishmëve. Ai ka bërë bekimin e unazave duke u shprehur kështu:
“Zoti i bekoftë unazat, që po shkëmbeni sot me njeni-tjetrin, në emën të dashunisë, besnikrisë bashkshortore e sinqeritetit reciprok. Le të shtoheni e të shumoheni, që oborri mbretnor shqiptar të jetë plot me ushtarë të atdheut, për t’i kthye lirinë Shqipnisë së mbërthyeme nga kthetrat e kuqe dhe bashkue shqiptarët n’tokat e tyne stërgjyshore, rreth trungut amë”.
I thirrur nga trashëgimtari i fronit shqiptar, që për Imzotin Oroshi përfaqëson autoritetin më të lartë politik të Vendit të tij, ai bekon e njëkohësisht uron shumë bij për fronin shqiptar, duke përcaktuar një detyrë që duhet të jetë e shënjtë për cilindo qytetar të Shqipërisë, aq më tepër për Mbretin e saj: “për t’i kthye lirinë Shqipnisë e për të bashkue shqiptarët në tokat stërgjyshore”. Mbetet thelbi i problemeve të këtij vëndi që në lindjen e tij e Imzoti nuk mund të mos e ngrejë para 1500 vetëve nga klasa drejtuese e Evropës, sepse ai nuk duhet të mbetet vetëm derti i shqiptarëve, duhet të jetë edhe problemi i Evropës, sepse Shqipëria është pjesë e Evropës dhe e ka provuar këtë me çerek shekullin e “artë” të Gjergj Kastriotit. Është një çast që e arratis mendimin pesë shekuj mbrapa kur Ipeshkvi Pal Engjëlli bekonte unazat e “Atletit të Krishtit” e të Donika Topisë…. Atëherë Shqipëria ishte në luftë me Turqit, këtë herë më vetveten, atëherë për mbijetesë shtetërore, sot për Shtetin e lirive e të drejtave.
Më 24 shtator 1978 u bë përurimi i Kishës së parë katolike shqiptare në tokën amerikane, të ndërtuar me ndihmesat e të gjithë shqiptarëve të New York-ut. Ajo u bekua nga Arqipeshkëvi i i atij megalopoli, Terenc Cardinal Cooke në 14 janar 1979. Qe kurorëzimi i përpjekjeve dhe i zotimit madhor të Imzot Dr. Zef Oroshi, për t’u lënë shqiptarëve katolikë shtëpinë e tyre të lutjeve në New Yorkun e madh, por që u bë shpejt pikë takimi për të gjithë shqiptarët në një kohë kur në “dheun amë” kishat e xhamitë ishin harruar.
Ajo kishë frut i idesë e i sendërtimit të mendimit të Imzotit mirditas, mbetet gjithmonë jo vetëm tempulli i lutjeve shqiptare Perëndisë, por edhe “Exegi monumentum”, që ai i ngriti vetes, së bashku me të gjithë ndihmesën kulturore, të cilët e futën emrin e tij në përjetësinë e kujtesës historike të popullit të tij.

blank

Të jesh apo të mos jesh gazetar! Nga Alba Kepi

E nuk do ishte thjesht nje gjest i bukur por nje domosdoshmeri, idem si “to be or not to be”!

Solidaritet nuk eshte te japesh, por te reagosh ndaj padrejtesive qe nuk do doje te te preknin as ty nje dite!

Ne ate salle te mbushur plot me gazetare, nje koleg i tyre u dhunua verbalisht si dikur bijet e te internuarve, te persekutuarve, te pushkatuarve nga diktatura, qe dergoheshin ne shkollen e riedukimit per t’iu bindur urdherit te sovranit suprem te ”vendit me te bukur e me te zhvilluar” ne bote.

Askush nuk foli!

Askush nuk luajti nga vendi!

Te gjithe sikur nuk kish ndodhur asgje!

Stoik ne pozicionin e tyre te ngrire, plot sy e vesh, para fjalimit te sovranit suprem qe urdheronte 3 muaj riedukim per kolegun e tyre!

Madje pati dhe nje flete lavderimi se si qe arritur mire riedukimi i nje tjeter gazetari.

Pas nje fyerje te tille, salla duhej te zhurmonte nga karriget qe rrezoheshin ndersa gazetaret largoheshin nga ajo atmosfere orwelliane e solidarizoheshin me kolegun e tyre!

E nuk do ishte nje gjest i bukur, por nje nevojshmeri insistuese e te qenit o te mos qenit gazetar!

Besueshmeria eshte instrumenti me i forte i ketij zanati!

Prove e profesionalizmit dhe e pakompromisit qe te con te dyshosh se heret e tjera “rebelimi” ndoshta qe nje show o ishte thjesht leximi i pyetjeve provokuese qe i kish shkruar dikush tjeter!

blank

KOMANDANTËT PRANOJNË FAJËSINË PËR VRASJET POLITIKE! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Janë, të paktën, tri raste faktike të pranimit të krimeve, kryesisht, të vrasjeve të kundërshtarëve politikë nga disa komandantë banditër:
     I. Kur Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, po diskutonte afatin e mandatimit të saj, për hetimin e krimeve të luftës dhe të pas luftës, komandantët që “e kishin mizën pas veshit”, reaguan ashpër, të mos kalohej tej vitit 2000! Pse? Sepse, luftën e konsideronin si “kohë të rrëmujshme” dhe mund t`ia faturonin vrasjet pushtuesit. Dhe, arritën ta kufizojnë deri në fund-vitin 2000. Kjo është amnistim i krimeve të mëvonshme serike, nga e njëjta strukturë kriminale, e përkufizuar, mençurisht e profesionalisht, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, nga prokurori amerikan Xhack Smith.
     II. Reagimi kundërshtues i disa komandantëve kriminelë të PAN-it, për emërimin në poste drejtuese dhe garimin për deputetë, të fëmijëve të të vrarëve për motive politike, e quajnë provokim! Kandidatura simpatike e Fetah Rudit, u mirëprit nga populli, por i irritoi fort komandantët. Kjo tregon se kriminelët e PAN-it, nuk janë penduar për krimet e tyre. Dhe, duke e ndjerë vetën, të implikuar në vrasjet polititike, nuk e duan ballafaqimin me viktimat, përkatësisht,  trashëgimtarët e tyre.
     III. TV “Dukagjini” ka një reprizë të gjithmonshme: “A është e vërtetë se Hashim Thaçi ju ka kërkuar, qoftë edhe përmes të tjerëve, të mbroheni në heshtje”,- i bënë pyetjen publike moderatori Ermal Panduri, ish-ministrit të Brendshëm, në Qeverinë e Përkohëshme, Rexhep Selimit?
     “- Po, si nuk është e vërtetë”, – përgjgjet, prerazi, ministri në fjalë.
     Praktikimi i heshtjes nga komandantët e akuzuar për krimet vrastare, të kundërshtarëve politikë, është bërë e zakonshme. Sepse, sipas një utrësie rumune: “Ata që gënjejnë, duhet të kenë memorie të fortë”. Pra, përsëritja e gënjeshtrës, rrezikon t`i tradhtojë memorja!
     Pra, fajësia e pranuar për krimet, tashmë, të bëra, nga disa komandantë, me bandat e tyre, është evidente. Janë të tepërta dhe bjerrje kohe hetimet të stërzgjatura. Elementet e krimit janë konsumuar katërcipërisht.
     “Më mirë vonë se kurrë”, – thotë urtësia. Limaj ka bërë hapin e parë, duke pranuar se vrasjet politike kanë ndodhur, realisht. Dhe, jo si disa kolegë të tij kriminelë, të cilët mohojnë motivet, madje, i quajnë edhe “të vjetëruara, që duhet harruar”! Nuk është vetëm Baton Haxhiu, i cili apelon për pajtim të brendshëm dhe të jashtëm, duke i amnistuar kriminelët! Janë edhe disa “gjeneralë”, eksponentë të krimit, të haraçit dhe të korrupsionit, që duan të harrojnë të kaluarën e zezë të tyre, duke i mbuluar me “tam-temet” e “betejave” të tyre imagjinare.
     Vërtet, nuk është hera e parë, që Limaj reflekton drejtë, në raport me kolegët e tij: “98 % të ushtarëve na vinin nga radhët e LDK-së”, – deklaron, përsëritshëm, Limaj. Por, kur shtrohet pyetja: A duhet të japë përgjegjësi Fatmir Limaj? Mendoj, gjithësesi po, sepse ai ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri ndër të akuzuarit kryesor.
      Mendësia se “kam kaluar në filtrin e drejtësisë vendore dhe ndërkobëtare dhe jam dëshmuar i pafajshëm”, siç pretendon Limaj, me sojin e tij, është një “përrallë dimri”! Të gjithë të akuzuarit dhe të arrestuarit, për krime vrastare apo hajnore, përgjatë tej dy dekadave, kanë qenë dhe mbetën të fajshëm. Për disa vrasje faktike, dënimet kanë qenë simbolike, sikur të kenë vjedhur ca pula!
      Avokati i njohur Ben Emerson thotë se “liria e një komandanti ka kushtuar 11 milionë euro”, prej tyre ai pranon se ka marrë 5 (pesë) milionë euro. Por, kurrë nuk përmend fjalën “pafajësi”!? Haga ka arrestuar gabimisht vetëm një person dhe brenda 24 orësh e ka liruar, me kërkim falje, e ka kthyer të lirë në Kosovë, me dëmshpërblimin përkatës, ligjor.
      Gjykata e Hagës kurrë nuk i ka dënuar të pafajshmit, por, ka liruar të fajshmit. Prandaj, është themeluar Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, për ta korrigjuar, tashmë, fajësinë e bërë nga Gjykata e Hagës, e cila, me vendime arbitrare politike, shkeli mbi gjakun e shumë qindra viktimave të pafajshme, kryesisht, shqiptarë, luftëtarë dhe atdhetarë, të përkushtuar për çlirimin e Kosovës.
     Fatmir Limaj, më në fund, duhet të flasë, sepse ai ka qenë pjesë e vendimmarrjes, përkrah Hashimit, me shokë. Janë pazarët tenderuese, që kanë prishur miqësinë e tyre. Përndryshe, ata i lidhin të bëmat e luftës dhe pas saj, madje, pazgjidhshëm, të cilat janë tmerruese. Limaj është bërë yll i mediave vizive. Flet “për Shkup dhe për Shkodër”! Por, tani është radha dhe rasti të flasë për vrasjet politike, rast unik, kur bota demokratike luftonte për shpëtimin e popullit të Kosovës, ndërkohë, disa komandantë bastardë e hafije të Serbisë, vrisnin FARK-istët luftëbërës të Ibrahim Rugovës; luftëtarët dhe veprimtarët e LDK-së; si dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së!
     E përsërisim, Fatmir Limaj di shumë për vrasjet e kundërshtarëve politikë, sidomos në domenin e sundimit të tij, që përfshinë koxha hapësirë. Nëse nuk i njeh ekzekutorët, urdhërdhënësit i di. Përtej dy dekadave u heshtën, nuk u hetuan, sepse krimi në pushtet dhe shtet, kishte kapur sistemin e drejtësisë. Përmendja e vrasjeve politike, konsiderohej blasfemi! As Limaj kurrë nuk e ngriti zërin për hetimin e tyre. Madje, e bëri namin, për mbojtjen e imunitetit të deputetit, ndërkohë që, sipas shërbimeve informative prestigjioze ndërkombëtare, Parlamenti i Kosovës kishte 27 deputetë kriminelë!
     Që vrasjet politike, me listimin dhe ekzekutimin e kundërshtarëve politikë kanë ndodhur, realisht. Sikur nuk mjaftuan jetimët numerikë të Kosovës, me prindër të vrarë nga soldateka e Millosheviçit! Numrin e jetimërve e shtuan “komandantët” shqipfolës, që thirreshin në emër të luftës. Kjo nuk ndodhi as në Kroaci dhe as në Bosnje.
      Por, ka ndodhur dekada më parë në Shqipërinë hoxhiste! Ishte Sigurimi Shqiptar, ai që instruktoi kriminelët e Kosovës, për ta marrë pushtetin me dhunë. Dhe, hetimi i vrasjeve politike, duhej të nismonte, pikërisht në Shqipëri, atje ku është bërë ekzekutimi zyrar i Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, në vlugun e luftës. Rast unik!
       Pra, vrasjet politike u bënë për pushtet dhe para. Kjo, tashmë, është dëshmuar bindshëm. Edhe Fatmir Limaj duhet ta pranojë dhe ta pohojë zëshëm, motivin vrastar të disa komandantëve, si pjesë e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale.
blank

LIMAJ DYSHOHET PËR 6 RASTE VRASTARE E KORRUPTIVE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
     “Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimsht nuk ka dashur t`i hetojë ato raste, në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore”, – e pranon, më në fund, Fatmir Limaj. Deklarimet e Limaj janë të sakta. Vrasjet politike numerike në Kosovë janë faktike. Dëshmi janë varret, shumë syrësh me pllaka përkujtimore, buste dhe shtatore, anekënd Kosovës, mjerisht! Të gjithë janë viktima të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.
     Për të qenë rrëfimi i plotë, Limaj duhet të sjell arsyen, pra, qëllimet e mirëfillta të vrasjeve politike; autorësinë dhe të dhënat tjera, për ta ndihmuar drejtësinë. Pamëdyshje, Limaj di shumë, ka informacion të bollshëm dhe të dorës së parë. Sepse ai ishte menaxher i njërit nga 40 burgjet të improvizuara, madje, më të përgjakshmit – Kleçka tmerruese!
     Kleçka u bë varri i sekretarit organizativ të LPK-së për Kosovën, Behajdin Hallaçit; komandantit markant Ismet Jashari – Kumanova; Shaban Shalës dhe të tjerëve. Aty u dajakosën, me rrjedhje gjaku, deri në fund të shpinës, kryetari i LDK-së për Malishevën, Jakup Kastrati, veprimtari i shquar Cen Desku dhe shumë të tjerë, që provuan kalvarin e komandantëve banditër e mizorë. Dhe, në qendër të kësaj ploje, ishte, pikërisht, shefi i burgut të vdekjes, Fatmir Limaj. Por, ai nuk ishte i vetmi. Vizitat ogurëzeza, ndjella keqe e ndjella vdekje, të zëvendës-drejtorit të SHIK-ut, Elmi Reçica, me vartësit e tij, nuk mungonin, qoftë edhe në errësirën e natës.
     Fatmir Limaj është levizak i hershëm, me “kruzhokët”, rrethet staliniste e hoxhiste. Për këtë ka folur bashkëmendimtari i tij, Hajredin Kuqi, i cili garon me Limaj në panegjerizmin përlavdërues të shefave të tyre, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e kompani. Madje Limaj e tepëron, deri në banalizim, me marrëzinë e tij se, “pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nuk do të kishim as Kosovë të lirë”!?
     Gënjeshtra dezinformuese demantohet, lehtësisht, kur dihe se asnjëri syrësh nuk ishin pjesë e luftës. Sepse ata ishin  banorë rezidentë të hotel “Rogner” dhe merreshin me listime vrastare dhe komunikata morbide!
     Në deklaratën rishtare të tij, Fatmir Limaj , shquhet për sinqeritet kur thotë se “qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj”.
     Në një takim të hapur, në Dukagjin, në vitin 1998, Fatmir Limaj i shërbente, pikërisht, ndarjes dhe përçarjes: “Kush donë të hyjë në Evropë përmes Tirane, lë të vjen me neve, ndërkaq kush donë të hynë përmes Beogradit, lë të shkojë me Rugovën”! Më qartë nuk ka se si t´i shërbehet ndarjes dhe përçaqrjes të popullit, madje, në vlugun e luftës! Por, dukagjinasit, të zhgënjyer, e injoruan me mosbebim.
     Limaj vazhdon deklaratën e tij, krejt të virgjër, të padëgjuar nga soji i tij lëpëkeist:  “Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”, – ngulmon, njëmendësisht e bindshëm, Limaj, në vazhdim të deklaratës së tij.
     Por, Limaj, me deklarimet e tij, të cilat janë absolutisht të sakta, veçsa konstaton, se seria e vrasjeve politike numerike, tashmë, ka ndodhur. Veçse mjaftohet me kaq, duke anashkaluar autorësinë e këtyre vrasjeve, sepse edhe -krimi ka emër -. Dhe, nuk ka asnjë dyshim se Limaj është njeriu i duhur për të rrëfyer, për opinionin shqiptar, për shumë nga krimet vrastare, gjatë dhe pasluftës, në Kosovën tonë, rrast të inkriminuar.
      Emri i Fatmir Limaj lakohet, të paktën, 
   në 6 (gjashtë) raste vrastare e korruptive: 
      1) Burgu rural i Kleçkës, i cili u bë emër i kobshëm, për ushtarakët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së. Të gjithë luftëtarë dhe veprimtarë, për çlirimin e Kosovës;
     2) Rasti i vasjes të Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, të rrëmbyer dhunshëm dhe të ekzekutuar si tradhtarë! Komandant Limaj dyshohet se ka urdhëruar dhe përcjellur kidnapimin dhe ekzekutimin. Personalisht, ai, ka çarmatosur djalin e Ramiz Hoxhës, ushtar i UÇK-së. Akuza ndaj Limaj për vrasje, konvertohet në “pakujdesi komandimi”! Kësaj i thonë – vrajë nëpër Kosovë dhe merr pafajësinë në Gjakovë -! Sikur nuk mjaftoi ky skandal, Limaj festoi “pafajësinë”, me komandantët e sojit të tij, me krisma kallashi, të cilat u dëgjuan edhe në Familjen Hoxha në Bellanicë dhe të Binishit në Banjë. Ishte një rivrasje e viktimave dhe lëndim i skajshëm i familjeve të tyre dhe i shqiptarëve njerëzorë të kudondodhur.
     Në vitet `60-a kam qenë mësues në Banjë të Malishevës, kam njohur Ramiz Hoxhën. Kur Dr. Ibrahim Rugova themeloi partinë e parë plurale, Hoxhajt e Bellanicës, ishin me Rugovën dhe LDK-në e Tij. Ata ndihmuan Kosovën dhe luftën nga Mërgata dhe Kosova. Një familje fisnike, e dëshmuar në paqe dhe në luftë. Andaj, assesi nuk e meritonin gjëmën e skajshme, të shkaktuar nga Limaj, me bandën e tij.
     3) Operacioni “Shigjeta”, me kryeshef Fatmir Limaj, u organizua një muaj para çlirimit. “Komandantët” e Pashtrikut po grindëshin ke ta zgjidhnin – komandant të parë-! Hafijet e SHISH-it të Klosit, donin të ishte nga Shqipëria, ndërsa SHIK-u e donte komandantin nga torishta e tij. Komandantët profanë në artin ushtarak, i futën 148 ushtarë në Lugështajën e Gorozhubit. Ata u spiunuan qysh para nisjes për në kufi. Forcat serbe kishin zënë pritën në të dy shpatët e Lugështajës. Me breshëri plumbash i vranë 23 ushtarë të UÇK-së, shumë të tjerë u plagosën, të tjerët i zunë robër.
     Tani, dezinformohet, falsifikohet, vrazhdësisht, gjoja se “u bë një luftë e rreptë” me forcat armike. Ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë mundësi as sulmi dhe as mbrojtjeje. Cinikisht, masakrat po festohen si fitore! Atëherë, pse prisni të ndëshkohet sodateska serbo-sllave, për krimet në Kosovë, kur UÇK-ja i paska fituar betejat, duke vrarë shumë armiq pushtues?!
     Ekrem Rexha – komandant “Drini”, me ushtarët e tij, edhe pse veproi në zonën e Pashtrikut, ai i mbeti besnik emërtesës FARK, duke mos njohur si epror Fatmir Limaj. Dhe, hakmarrja ishte fatale, duke u ekzekutuar para shtëpisë së tij, në Prizren, nga saliveselat e Limajt. Komandant “Drini” ishte i pakonkurueshëm, për pushtetin lokal të pritshëm. Edhe me këtë shembull, po ndihmojmë Limaj, që ai të prononcohet për arsyet dhe autorësinë e vrasjeve me motive, tërësisht, politike.
     Hashim presidenti u mburr, tre vjet më parë, për “angazhimin dhe lavdinë e operacionit “Shigjeta”, në Luftën e Kosharës”! Por, komandanti i kësaj lufte, Kolonel Rrustem Berisha, e demantoi atë, duke thënë se “për operacionin “Shigjeta” kemi mësuar vetëm pas çlirimit”! Në largim e sipër nga Kompleksi Memorial i Kosharës, Hashimi i tha Kolonel Berishës: “Më fute thikën pas shpinës”. Koloneli gjegjet: “Unë thashë vetëm të vërtetën”. Gënjeshtrën e përsëritë, madje dendur, edhe Gjenerali matrapaz, Kudusi Lame.
     Është skandaloze, pse nuk u jipet grada “Gjeneral”, të paktën, dy kolonelëve markantë, të shquar në komandën e Luftës të Kosharës: Rrustem Berishës dhe Anton Qunit?!!
     4) Heroi i gjallë Fetah Rudi, ishte kuadër i devotshëm i LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova e vlerësonte si organizator të mirë dhe mik të sinqertë. Disa komandantë, me Qeverinë e tyre të Përkohëshme, të kompozuar nga krerët social-komunistë të Tiranës zyrtare, vepronin me skemëm e diktatorit fashist, Enver Hoxha. Gjatë luftës ai i vriste, pas shpine, kundërshtarët politikë.
     Pas luftës, në të gjitha rrethet, siç quheshin komunat, përzgjidhte atdhetarët më të zëshëm, i dënonte dhe ekzekutonte, me akuza të stisura, të shpifura, për të mbjellur frikë, terror dhe nënshtrim në popull. Për afro gjysmë shekulli, banda byroiste e Hoxhës, ushtroi fashizëm tipik, ndaj popullit shqiptar. Në atë rrugë po shkonte edhe Qeveria e Përkohëshme e “komandantëve”. Vetëm ndërkombëtarët e stopuan, në një masë.
     Me atë që kemi mësuar deri me tani, rezulton se Limaj ka bërë përzgjedhjen, se kush duhet shënjestruar në Malishevë, për frikë e terror. Dhe, Fetah Rudi ishte kuadër i LDK-së, bashkëpunëtori i zellshëm dhe miku personal i Presidentit Rugova. Ndërsa ekipi i SHIK-ut, zyrtarisht, ka bërë atentatin, të cilit Rudi i mbijetoi, por, i plagosur rëndë, për të mbetur në karrikën invalidore – përjetësisht.
     Për të fshehur gjurmët e krimit, po atë ditë, komandantët, eksponentë të SHIK-ut, eksponentë të krimit, urdhëruan shtypjen, si minjtë, të tre atentatorëve në veturën e kuqe! U zhduk edhe kamioni vetëshkarkues, bashkë me shoferin, që shkaktoi “aksidentin” e porositur! Krejt kjo brenda ditës, si në filmat horror! Për atentatorët, komandantët kanë bërë edhe një kompleks memorial dhe kriminelët trajtohen si dëshmorë!
     LDK-ja ishte në koalicion për qeverisjen e komunës të Malishevës. Caktoi për nënkryetar të komunës kuadrin e saj, Fetah Rudin. Ishte ndërhyrja e Limajt të mos pranohej kjo kandidaturë. Për rrjedhojë, LDK-ja u tërhoq nga bashkëqeverisja. Veç kësaj, PAN-istët, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, kandidimin për deputet të heroit Rudi, e konsideruan si  provokim. Pra, Limaj, me PAN-istët e tij, e pranuan, natyrshëm, krimin e bërë ndaj rugovistit Fetah Rudi.
     5) Rasti tragjik i dëshmitarit Agim Zogaj, ka lidhje të drejtëpërdrejtë me eprorin e tij, Fatmir Limaj, i cili iku kësaj bote, në rrethana misterioze! Rasti Zogaj do të kujtohet, si rast unik, në drejtësinë botërore, për heshtjen e turpshme të drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Dëshmitë e tij, për krimet e Limajt, me shokë, në burgun e vdekjes, në Kleçkë, të shkruara në – Ditar -; i intervistuar nga Policia e UNMIK-ut; i intervistuar nga mediat e shkruara qendrore dhe ato vizive; dëshmitë zënore në televizione.
      Dëshmitarin potencial, kundër Limajt, në Gjykatën e Hagës, Agim Zogaj, e morën në mbrojtje ndërkombëtarët. Por, nuk e mbrojtën dot, sepse krimi në Kosovë, është më i fortë se ligji, më i fortë se drejtësia! Kur kuadri i “Nisma”, Jakup Krasniqi, mësoi vdekjen e dëshmitarit Zogaj, i gëzuar, deri në ekstazë, deklaroi botërisht: “Tani, Fatmiri shpëtoi, pasi dëshmitari u shua kësaj bote dhe dëshmia e tij, në mungesë, nuk vlenë më”!? E turpshme dhe kriminale!
     Edhe pas eliminimit të dëshmitarit okular, syjas, i akuzuari Limaj, nuk u mjaftua. Ai kërcënoi Familjen e Zogajt, se “tani janë rritur fëmijtë e tij dhe keni kujdes, t`i pushoni akuzat”! Ndodhi çudia e madhe! Familja Zogaj paguante avokatin Çelaj, për ta shpallur Agim Zogaj hafije të Serbisë, qoftë edhe pas vrasjes!! Ky skenar ishte i Fatmir Limajt. Gjëra të tilla ndodhin vetëm në Kosovën e çudirave!!!
     6) Si ministër i PDK-së, ekziston dyshimi i bazuar, se është përfshirë në 20 makro-tenderime korruptive, hajni zyrtare. Kuotën përfituese e kishte fikse: 200 mijë dollarë apo marka, për një tender të majmë. Bisnesmeni nga Gjilani, me guximin  e mjaftueshëm qytetar, e denoncoi Limajn, për ofërtën e dhënë, nëse don tender nga Qeveria e PDK-së”! Dhe, ndërkohë që Limaj ishte nën akuzë, bëri një pazar me një biznsmen tjetër, me të njëjtën kuotë çmimi! Prandaj, Limaj njihet në opinionin shqiptar si “hajni trim”!
     E veçanta në rastin Limaj është se ai ka fat në fatkeqësi: Dëshmitarët e tij i merr Zoti, para se të ballafaqohen në Gjykatë, me të akuzuarin Fatmir Limaj! Kështu ndodhi me Agim Zogaj. Dhe, si me porosi, edhe biznismeni nga Gjilani, vdiq në një aksident në Vjenë!
                                                                                                      – V i j o n –
blank

ME RASTIN E 15-VJETORIT TË VIZITËS SË PRESIDENTIT GEORGE BUSH – Nga Frank Shkreli

NË TIRANË – NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË VENDOSJES
SË MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE*

 

Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë me rastin e këtyre dy përvjetorëve me rëndësi në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara: 15-vjetorin e vizitës së parë të një Presidenti amerikan — në detyrë – që vizitonte Shqipërinë – Presidentit republikan, George W Bush në qershor të vitit 2007 dhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në vitin 1922.

Falënderoj thellësisht, mikun tim Besnik Mustafajn për ftesën, duke më bërë pjesë me ju sot, ndërsa kujtojmë këto dy përvjetorë me rëndësi, për dy popujt tanë. Megjithëse nuk mund të isha në person me ju – për arsyet që i shpjegova Z. Mustafaj — e ndjejë veten se edhe nepërmjet videos, jam me ju në një bashkbisedim vëllazëror, pasi me shumë prej jush kam pas nderin të njihem e takohem gjatë 30-viteve të kaluara, qoftë në Washington, qoftë në Tiranë apo Prishtinë.

Më kënaqë fakti që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përfshinë si anëtarë edhe ish-diplomatët nga Kosova. Mjaft domethënse!

Sa i përket shënimit të dy përvjetorëve të rëndësishëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – 15-vjetorit të vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – dua të theksoj, të pakën sa na përket ne nga kjo anë e oqeanit — Shtetet e Bashkuara, historikisht, këto marrëdhënie janë promovuar dhe janë mbështetur, pa dallim, nga i mbarë spektri politik amerikan – demokratë e republikanë — duke filluar nga Presidenti Woodrow Wilson e deri në ditët e sotëme.

Gjithashtu, politika amerikane në terësi, ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, nuk është bazuar kurrë, duke mbështetur një parti politike ose një individ matanë oqeanit, por, mbështetja është përqëndruar në zhvillimin e proceseve demokratike perëndimore. Mbi të gjitha, në përputhje me vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë, të normave ndërkombëtare të vetvendosjes së popujve dhe në mbështeteje të sigurimit të lirive dhe të drejta universale të njeriut – mohuar shqiptarëve për një kohë aq të gjatë.

Të veprohet ose të pretendohet ndryshe nga individë, parti politike shqiptare ose mbështetës të huaj të tyre, është një papërgjegjësi morale, politike, diplomatike dhe kombëtare që nuk i shërben interesave kombëtare të shqiptarëve — e marrëdhënieve të ngushta shqiptaro-amerikane, jo se jo. Në këtë vit jubilar të marrëdhënieve amerikano-shqiptare, unë nuk njoh asnjë shqiptar që mund ta quaj anti-amerikan. Por, njoh mjaft asish që vet-quhen “pro-amerikanë”, por që nuk kanë të bejnë asgjë me vlerat amerikane.

Prandaj është e nevojshme që të reflektojmë, ndërsa festojmë sot, me plot të drejtë, këto dy përvjetore të rëndësishme, si dhe arritjet e shënuara deri më sot, në forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve, drejtë një miqësie të përherëshme të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës — siç preferonte të shprehej i ndjeri President Ibrahim Rugova, kur fliste për marrëdhëniet e shqiptarëve me Amerikën.

Jo, se Amerika është një vend i përsosur, sepse edhe ajo i ka hallet e veta, por për ne shqiptarë është treguar, për më shumë se 100-vjet tani, si një “mik i mirë në kohë të vështira”, dhe mik i pa hile.

Në një periudhë historike, “për jetë a vdekje”, për ruajtjen e sovranitetit politik dhe territorial të Shqipërisë, një shekull më parë, Presidenti Amerikës, Woodrow Wilson, sipas Fan Nolit, i premtoi atij se, “Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”.

Duhej të kalonte një gjysëm shekulli të një historie fatëzezë — për shqiptarët dhe për marrëdhëniet amerikano-shqiptare të diktaturës së egër komuniste sllavo-aziatike – pa marrëdhënie normale diplomatike midis dy vendeve tona.

Por, më në fund, u shemb Muri i Berlinit dhe lindi shpresa e rivendosjes së lidhjeve midis dy popujve tanë. Edhe po të donte Amerika të “harronte” Shqipërinë, ishte komuniteti shqiptaro-amerikan ai i cili gjatë dekadave nuk e lejoi Amerikën tonë të dashur që të harronte Shqipërinë, as Kosovën, as shqiptarët kudo. Këto “Marrëdhënie nuk ishin harruar kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare”, është shprehur ndihmës Sekretari i Shtetit, Raymond Seitz në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve amerikano-shqiptare, në mars të vitit 1991.

Kam nderin dhe privilegjin të them, se një prej këtyre shqiptaro-amerikanëve isha edhe unë, kur për herë të parë, shkela në tokën e të parëve të mi, me delegacionin e parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara me 20 mars, 1991, vetëm 5 ditë pas nënshkrimit, në Departamentin e Shtetit në Washington, të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy popujve tanë, pas pothuaj një gjyësm shekulli komunizëm.

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund të anashkalojmë assesi vizitën historike të Presidentit George W Bush në Tiranë, 15-vjetë më parë. Edhe kjo vizitë ishte në vazhdën e shprehjeve të një miqësie të veçantë nga Amerika, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfshir Kosovën.

Ashtu siç kishte premtuar presidenti demokrat i Amerikës, Woodrow Wilsoni 100-vjet më parë se zërin e tij do e përdorte në mbrojtje të Shqipërisë nga armiqtë e saj, edhe Presidenti republikan i Amerikës, George Bush pothuaj një shekull më vonë, përball pothuaj të njëjtëve armiq të Kombit shqiptar – deklaroi nga Tirana, gjatë një konferencë shtypi me ish-Kryeministrin e vendit, Z. Sali Berisha se: “Mjaft është mjaft – Kosova është e pavarur”, duke shtuar se nuk mund të ketë bisedime të pafund rreth pavarësisë së Kosovës, do e citonte Presidentin Bush, gazeta e njohur Nju Jork Tajms. Media amerikane e kohës, e cila i pat bërë një jehonë të madhe vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri 15-vjet më parë, interpretonte deklaratën e Presidentit amerikan si një deklaratë drejtuar Rusisë dhe aleatëve të saj që kundërshtonin pavarësinë e Kosovës.

Gjatë asaj vizite u vendosën gjithashtu edhe themelet e antarësimit të Shqipërsië në NATO. Shqipëria mori ftesën për antarësim në Aleancën e Atlantikut Verior, në takimin e nivelit të lartë në Bukuresht më 2008 dhe më 1 prill, 2009, Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Nuk besoj të ishte një zhvillim i rastit – që pavarësia e Kosovës është njohur nga SHBA dhe shtete të tjera perendimore në shkurt të vitit 2008, ndërsa Shqipëria u bë e anëtare e NATO-s, një vit më vonë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Ka ardhur të na vizitojë miku më i madh e më i nderuar që kemi në botë – i të gjitha kohërave, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëheqsi i botës së lirë”, citohej nga FOX-news e Amerikës, Kryeministri i Shqipërisë, në atë kohë, Z. Sali Berisha.

Në këto dy përvjetore me shumë rëndësi për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ne shqiptarët, pa dallim dhe kudo qofshim, me të drejtë shprehim miqësinë dhe admirimin tonë ndaj Amerikës, duke filluar nga Presidenti Wilson, ish-presidenti Bill Clinton, i cili ndërhyri për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga regjimi terroristo-komunist serb i Millosheviçit, e deri tek Presidenti George Bush i vjetër, i cili me “paralajmërimin e Krishtlindjeve” të dhjetorit, 1992, njoftoi Millosheviçin se agresioni serb në Kosovë do të sillte ndërhyrjen ushtarake të njëanshme të Shteteve të Bashkuara. Dhe Presidenti George W. Bush i ri, i cili nga Tirana bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës duke deklaruar se, “Mjaft është mjaft”.

Të gjithë këta dhe shumë, shumë të tjerë — politikanë të dy partive kryesore amerikane, përfshir senatorë e kongresmenë, zyrtarë vendas, shtetërorë e federalë – i janë gjëndur afër komunitetit shqiptaro-amerikanë, Shqipërisë, Kosovës dhe fatit të shqiptarëve kudo dhe kurdoherë dhe pa dallime politike.

Në ditët e sotëme — ndërsa festojmë këto dy përvjetorë të rëndësishëm në marrëdhëniet tona – vihet re një debat se kush është më “pro-amerikan” ose më “anti-amerikan”, se tjetri.

Etiketimi midis shqiptarëve si “pro” ose “anti-amerikanë”, nuk i shërben interesave kombëtare të shqiptarëve as miqësisë shekullore midis dy vendeve tona. Sa i përket Amerikës, të gjithë shqiptarët, pa dallim, janë pro-amerikanë – në këtë jubile 100-vjeçar të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA dhe në 15-vjetorin e vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Tiranë.

Urimi dhe shpresa ime është që kjo miqësi e veçantë midis dy kombeve tona të vazhdojë me shekuj, për sa të jetë jeta!

Gëzuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe miqësinë e përherëshme midis Kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mirë u dëgjofshim!

Frank Shkreli

blank
Frank Shkreli*- ka qenë anëtar i delegacionit të Departmentit të Shtetit në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri pas pothuaj një gjysëm shekulli ndërprerjeje të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri — nga regjimi komunist i Enver Hoxhës

*Fjalim i mbajtur nepërmjet videos drejtuar mbledhjes së Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë në Tiranë, 14 Qershor, 2022 – në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

blank

NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK… Nga Visar Zhiti –

– Do të shkojmë në vilën e Çausheskut.
– Të diktatorit?
– Po.
– Po ai s’është më?
– S’dihet…
Kështu po dëgjoja të flitej përreth meje, Më shumë se kërshëri, po ndjeja mërzitjen e parakohëshme, herë njërën më shumë dhe herë tjetrën, pastaj të dyja bashkë goditshëm. Sikur nuk ka vende më të mira, po mendoja, apo aty mund të na shfaqet fantazma e tij, ndjellëse për poetët, sidomos për ne që lëvrojmë dhe prozën, i thashë vetes.
Ishte mbrëmja e tretë a e katërt, njëlloj ishin bërë të këndëshme si banketet më pas të festivalit botëror të poezisë në Craiova.
Erdhi Radu me veturën e tij në hotel për të na marrë mua me Edën dhe Luanin. Me kostum dhe kravatë si përherë, Edhe pse intelektual, drejtor, përkthyes, etj, po bënte shoferin për ne, me një natyrshmëri magjepsëse. Kaluam qendrën me pallatet klasike, njoha teatrin “Marin Soresku”, edhe atë vetë e kisha njohur dhe shumë shpejt arritem. Kaq afër? Edhe në këmbë mund ta kishim bërë. E kisha menduar vilë misterioze në rrethinë te kodrat, nëse kishte a pas ndonjë pylli buzë liqenit. Vila m’u duk e rëndomtê, dy kate, por e gjerë, madje pak si tepër si magazinat e ushtrisë, e rrethuar me mur dhe kangjela, portë e madhe hekuri, aty futeshin jo vetëm veturat, por edhe autobuzi… i poetëve. Kishte blerim, por vende vende zbehte si me qëllim. Një si lapidar me një citat të Presidentit francez De Gaulle përsipër. Nëpër shkallë kishte thyerje si në pallatet tona në Tiranë të Realizmit Socialist. Pas xhameve brenda po shtrohej darka. Muret si të lënë pas dore, përveç atij në ballë, me piktura të vogla në qeramikë.
– Janë të reja? – pieta Luanin. Duhej ta dinte se ai në Bukuresht jeton.
– Jo, janë të asaj kohe. E vetmja vlerë që i ka mbetur…
– Vila e Enverit në Tiranë, në “Bllok” është më e mirëmbajtur… ashtu si dhe Enveri vetë… – thashë. Dhe s’desha të bëja asnjë foto me cellular siç nuk i bëra dhe jashtë ngrehinës. Ishte pêrbuzja ime kështu. Rumania ka plot vende të mrekullueshme për poezinë që janë dhe vete poezi. Pse na sollën këtu apo për dënim?
Brenda sundonte një si e verdhëllemtë e sëmurë, mbase prej ndriçimit allasoj, por gallërinë dhe ngjyrat e tjera i solli autobuzi me poetët, që sapo mbërritën, me bisedat e tyre shumë gjuhëshe, veshjet, sidomos të grave që ndryshonin bashkë me pamjen nga paraditja. U futën në grupe. rrëmujshëm Vetëshërbehej nëpër tryezat e mëdha, të rrumbullakta. Ca dolën dhe jashtë si për më freskët, edhe andej kishte tryeza.
Si fillim ne u bashkuam me poetin turk, Ataol Behramoglu dhe të shoqen e tij, Hülya, po vazhdonim bisedat që s’i kishim mbaruar te parku i madh, te shtatorja e Emniescut. Po tregonim për burgjet tona, por grate tona janë ish të burgosurat e vërteta, tha Ataol dhe plasi e qeshura. Eda qeshi e para, ashtu kumbueshëm. Kur u bashkuam me grupin e italianëve, poeti amerikan, i kudogjendur, me aparatin e tij fotografik tytëgjatë si armë, na merrte një nga një pas murit për një foto tjetër, duke na rregulluar me duar se si t’i mbanim kryet. Fliste zëlartë ashtu siç lexonte dhe poezitë. M’u ndërmend se në një qytet në Veri të Italisë, në një takim poetik në një hotel termal, na thanë se ajo tryezë e drunjtë, e madhe dhe e rëndë, me gdhëndje të errësirta, rreth së cilës po rrinim, kishte qenë e diktatorit fashist, Mussolini-t. Aq më mirë, kisha thirrur, po e pushtojmë me poezi. Kjo po ndodhte dhe me vilën e Causheskut. Poetët nisën të lexojnë poezitë e tyre pa ndonjë rend të caktuar, dilte para të tjerëve cilido që dëshironte, madje dhe me gotën e verës ndër duar a me pjatën, po të donte.
Tani duhet të ishte radha e poetit nga Ukraina, Dmytro Chystiak, i thashë Edës pranë. Por sonte s’kishte radhë, as disiplinë, çfarë dispilne thua? Ndërsa ai s’kishte ardhur fare. Lufta në vendin e tij, jo se e kishte penguar, por nuk donte t’i shmangej. Tani po bënte luftëtarin. Ndërkaq po lexoheshin poezi në gjuhët që s’i kuptonim.
– Ndonjëher:e është më mirë burgu, – thashë. Poeti turk qeshi me të madhe. Edhe Luani.
– Mos folë kështu… – më tërhoqi vërejtjen Eda si zakonisht.
Një gjë e zezë pas xhamave në kopsht ngjasonte me çizmen e Stalinit në erë a ishte ndonjë shpend i zi, i çuditshëm. Ka ardhur ai këtu? Ta ketë lënë njërën nga çizmet? Se si u mufat… si fytyra e Putinit… m’u bë si një bombë ovale që avitej përreth e do të plaste… Mos, o Zot! Kishte kat të nëndheshëm këtu. Ajo dera atje mos të çonte në ferr? Aty të jetë kufoma e Çausheskut të vrarë?
Doli guximshëm të recitojë poeti i pushkatuar shqiptar Trifon Xhagjika! Në ballë kishte një vrimë plumbi. Që aty i rridhte poezia. Na mahniti të gjithëve. Është nata e poezisë shqipe, se kush mërmëriti pranë meje. E poetëve të pushkatur. Më jepni një top t’i bie Komitetit Qendror të partisë, sistemit tuaj, bërtiti Trifon Xhagjika. Në mur u shfaqën të kapur dorë për dore Vilson Blloshmi me Genc Lekën. Bashkë i kanë pushkatur? Po, po… Rrëkera gjaku rrëshkisnin si gjarpërinj të kuq. Duartrokitje të stuhishme. Prezantuesja e bukur si vetë Rumania thirri emrin tim, do të recitoja unë, më prezantoi anglisht. Por s’jam i pushkatur, thashë me turp. Po, po, edhe ti je, por nuk e di… Poeti nga Ukraina, Dmytro Chystiak, s’erdhi dot nga shkaku i luftës, thirra duke u nëpërmendur. Ai do të lexonte pas meje…
– Kam një poezi për të, – u ktheva rrëmbimthi nga poetja italiane Laura Garavaglia. Aha, me flokët e saj të verdhëllemta ta lyejmë murin, që ta shpëtojmë nga e mëparshmja, mendova për një çast.
– Lexoje! – më tha ajo menjëherë.
– Është vetëm shqip…
Luani e ka përkthyer rumanisht, por s’e ka për sonte… S’na lanë bombardinet…
– Cosa? Çfarë?
– E përkthejmë bashkë italisht, tani, anglisht, frengjisht, – këmbëngula. – Latinisht, në greqishten e vjetër, ilirisht, kinezçe… Të shpikim gjuhën e dhëmbjes, të dashurisë, se këto s’mjaftojnë… Ajo e kishte mik Dmytro-n më shumë se sa unë. Prej saj e kisha njohur në festivalin e Como-s, kur ishim bashkë me Edën dhe poetin nga Kosova, Jeton Kelmendi, sapo kishte mbaruar lufta e tyre. Po ato janë luftrat tona, janë për Europën, më shkruante Dymtro. Sikur ngajnin me njëri-tjetrin, ukrainasi me kosovarin, të dy të rinj…
– Cominciamo, – tha poetja italiane. Fillojmë. – Ku e ke poezinë?
Nxora nja dy fletë të palosura, kisha shkruar me dorë, nga pas tyre ishin të printuar poezitë në shqip dhe rumanisht që kisha menduar se do të lexoja. Ajo hapi celularin, e gatshme të përkthente. Nëpër tryeza përreth pinin verë apo birrë, poetët lëvrinin sa andej këndej, dilnin në kopshtin nator, futeshin, pa u trembur nga fantazma diktatorësh. Erdhi dhe një këngëtar opere. E filloi me një si “O sole mio”.
Ne u shtymë më në qoshe si për më qetësi. Si për t’u mbrojtur më shumë. Aty bombat do të na kapnin më pak. I thashë rreshtin e parë me italishten time të burgut dhe ajo e shkruajti shpejt. Rreshti tjetër. Shkon më mirë kështu, tha. Ti e di, italishtja është jotja. Pyeta Edën për një fjalë që nuk po e gjeja. Ja, poezia ime e gjithë:

NUK PO MBAROJ DOT
NJË POEZI PËR UKRAINËN

(Poetit Dmytro Chystiak, i ftuar në festival
në Rumani, por që s’mundet të vijë nga shkaku i luftës…)

Nuk po mbaroj dot një poezi për Ukrainën,
por të mbarojë lufta më parë, po lutem,
atje po luftojnë,
po vriten…

Dielli lind pas gërmadhave si një plagë e madhe
dhe perëndon te mua si një plagë tjetër e madhe,
​ djeg lëkura ime si lëkura e kohës. Është një dritare

e një poeti të ri, e mbuluar me libra e gjithë,
që natën të mos duket drita jashtë
dhe pushtuesi të mos e goditë
me predha,
janë dhe librat e tij aty dhe imi me autograf
si në një barrikadë.
Ai po shkruan, nuk duhet ta shqetësojnë.
Ndërpriteni luftën! – dua të bërtas. – Ai po shkruan!
Dhe unë e di cila është poezia e tij tani:
t’u sjellë për të ngrënë fëmijëve
nëpër bodrume  dhe metro,
duhen ndihmuar dhe qentë e braktisur,
a e di ç’do të thotë të mos lehin qentë e tmerruar,
​​​                    se po buçasin bombat,
dhe në gropat që hapen, të fshehim statujat,
se edhe ato i vrasin.
Ja, ai plaku me bastun po mban macen e fqinjit
dhe qan, vajza e tij po i bie pianos për herë të fundit
mes pluhurit në sallonin e shkatërruar. O Zot,
dhe pianoja po ngjan si e dalë nga rreshti i tankeve.
U çmenda prej ankthit,
kam haluçinacione,
requiemet e vdekjes janë ky shi që bie
për të larë baltën dhe gjakun
nga një fytyrë e masakruar,

është fytyra e qytetit. Po duhet dhe një buzëqeshje
patjetër për jetën e shpëtuar,
le ta marrë ku të dojë ai poeti i ri,
nga e ardhmja
që është përtej frontit të luftës, le ta kërkojë
bashkë me zjarrfikësit te lagjet e djegura
me pemë të djeguara
e zogj të djegur,
tek ajo përralla
që s’u dogj e gjithë, t’ia marrin një molle,
të kafshuar vetëm një herë,
që e mban një dorë e këputur.

Dhe poezia e tronditur duhet t’u japë kurajo luftëtarëve

dhe lajmin e mirë se të gjithë jemi me ta,
se liria e Ukrainës sot është liri e botës. Poezia,
që la pashkruar poeti i ri, – ka fytyrën e tim biri ai, –
nuk e vazhdoj dot unë, atij i takon,
se ndoshta kështu
mbaron dhe lufta.
Deri atëhere ma jepni mua diellin e plagës
dhe atij plagën e diellit,
nuk janë dhe aq njësoj,
po rëndësi ka drejtësia
dhe në poezi…
………………………………………………………………………

– E bukur!
– Më tmerron fjala “e bukur”! Nuk e shpëton dot botën…
Nuk e mbaruam dot poezinë. Kishte ardhur autobuzi i poetëve. Duhej të iknim. Te porta na numëronte fantazma e Çausheskut. Ata që hipnin në autobus, i mbante shënim fantazma e Enverit, Si oficerët në burg. Shofer ishte një i myrrëtuar me mustaqe staliniste a vetë ai. Natë ishte, kur gjërat nuk janë aq të qarta, as reale.
Unë me Edën dhe Luanin vendosëm të ktheheshim në këmbë për te hoteli ynë. Te sheshi i madh shatërvani hidhte përpjetë ylbere uji si një frymëzim. Plot të rinj shëtisnin jashtë, futeshin lokaleve të natës nga ku dhe dilnin, po atje ku dritat llamburisnin më tepër dhe fytyrat tona shquheshin, një çift i kapur dorë për dore, ndali dhe se si na pa. Se si do i jemi dukur. Nga po vinim ashtu?

blank

blank blank blank blank blank

blank

Të kishe mbiemrin Kokalari në Shqipëri në kohën e komunizmit… – Nga EVI KOKALARI

Kam lexuar dhe degjuar shumë komente qe thonë se familja ime nuk ka qenë e persekutuar.
Të kishe mbiemrin Kokalari në Shqipëri në kohën e komunizmit, nuk ishte aspak e lehtë. Ndërkohë që shumë pretendojnë të njohin biografine e familjes time, di t’ju them se këta njerëz kalojnë çdo cak normaliteti dhe civiliteti.
Më poshtë po shkëpus një fragment nga libri i kuruar nga Platon Kokalari, bazuar në ditaret e Musines – ‘Si lindi Partia Social-Demokrate’
Pema e familjes bashkangjitur, është thjeshtëzuar për të nxjerrë në pah 19 emrat e kusherinjve të persekutuar. Më të verdhë është gjyqi im.
Më vjen ndot kur degjoj njerëz që thonë se im’ate ka qënë pjesë e bllokut dhe hynte e dilte tek Enver Hoxha. Im atë s’e ka takuar kurre Enver Hoxhën, dhe qëllimi i tij në jetë ka qënë mbijetesa ndaj një sistemi brutal dhe të pameshirshëm, sidomos ndaj familjes dhe fisit te tij.
Im atë ka qënë dëshmimtar i persekutimit të familjes që në moshën 14 vjeç, si e tillë ai ju kushtua mjekësise popullore, duke krijuar Institutin të cilit i dedikoj te gjithë jetën, por që dhe ja shpëtoi atë duke e mbajtur larg nga sytë dhe veshët e spiunëve komunistë.
Më poshtë janë emrat e kushërinjve tanë, por mbi të gjitha të kusherinjve të Enver Hoxhës që ai me urdhër të vetin i persekutoj:
1- Bahri Omari – kunat, pushkatuar
2-Abaz Omari – kushëri, pushkatuar
3-Mërkur Omari – kushëri, internuar
4-Salim Kokalari – kushëri, pushkatuar
5- Muntaz Kokalari – kushëri, pushkatuar
6-Vesim Kokalari – kushëri, pushkatuar
7- Musine Kokalari – kushëri, burg, vdekur në internim
8-Prindvera Kokalari – kushëri, dëbim, internim
9-Platon Kokalari – kushëri, dëbim, internim
10-Fuat Kokalari – kushëri, burg
11- Aqif Kashahu – kushëri, pushkatuar
12- Ëngjëll Emiri – kushëri, pushkatuar
13- Surja Kokalari- kushëri, pushkatuar
14-Pranvera Kokalari – kusheri, burg dhe dëbim
15- Skënder Kokalari – kushëri, internim
16- Lutfi Kokalari – kushëri, vdekur në dëbim
17-Ivzi Kokalari – kushëri, burgim i përjetshëm, i helmuar në burg
18- Isa Kokalari – kushëri, burg, vdekur në internim
19- Xhelal Kokalari – kushëri, burg, vdekur në dëbim
Për sa i përket mbiemrit, ai është ndryshuar me vendim gjykate në 1934 nga Hoxha në Kokalari (photo #2 – çertifikat familjeje) pra shumë më përpara se ardhja e Enver Hoxhës në pushtet.
Në atë kohë im atë ka qënë vetëm shtatë vjeç.
Pra, ndryshim mbiemri për të marrë favore nga diktatori nuk ka pasur kurrë. As në ambasadat e Enver Hoxhes im atë nuk ka punuar ndonjëherë.
Shpifjet janë tmerrësisht të shëmtuara dhe tregojnë nivelin tuaj. Ju ishit femijet e atyre që shiteshin për një thelë bukë atëherë, ju jeni ata që shiteni për një thellë bukë tashti.
blank
blank
blank

DEPUTET I POPULLIT APO ARMIK I POPULLIT?! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Qeveria aktuale, e vetëdijshme për nevojen e ngritjes të pagës minimale, vendosi që, së pari, ta bëjë një ngritje të arsyeshme, për afro 100 mijë të punësuar, me pagesë të ulët mujore. Ishte një zgjidhje e mirëpritur, për të përmirësuar, sadopak, standartin e ulët të familjeve skamnore. Ky ishte fillimi i një përkujdesje, për një kategori numerike të qytetarëve të Republikës, edhe si pjesë e premtimeve, përgjatë fushatës zgjedhore.
     Mirëpo, partitë-banda, të koalicionuara në torishtën PAN, kishin menduar gjatë, për ta ndërprerë qeverisjen e LVV dhe të Listës -Guxo-, sepse po e shohin si rrezik për ata, madje, në shumë drejtime. Të zhytur në krime vrastare politike dhe hajni zyrtare, PAN-istët duan harresën, duke e përfshirë luftën dhe pas luftën, “në kohën e rrëmujshme”, siç i amniston krimet e gjenocidit në Srebrenicë kryeministri monstër shqiptar, Edvin Rama!
     Opozita PAN-iste kërkon përfshirjen e Veteranëve në ligjin aktual të pagës minimale, edhe pse këtë e kishte hequr Hashim Thaçi, me shokë, qysh në vitin 2017. Shtrohet pyetja e ligjshhme: “Pse nuk protestuan atëherë veteranët?! Sepse Hashimi i kishte “në dorë” frenat e dy organizatave kriminale: SHIK-un dhe “Shqiponjat e Zeza”; i mbante “sus” PDK-në, AAK-në, Nisma, me dosjet për ata. Por, e neutralizonte dhe derigjonte edhe LDK-në, të cilës, pasi ia kishte vrarë meshkujtë më të mirë, tani i zotëronte edhe çilësat e shtëpisë të saj!
     Nuk habitë gadishmëria për protesta të krerëve të OVL të UÇK-së, sepse ata kanë dhënë prova në shërbim të Serbisë. Kujtojmë protestat e dhunshme e vandale të mars-prillit 2004, të cilat sollën Decentralizimin – fshat e komunë serbe e deri te “Zajednica” e sotme, bumerang i proceseve zhvillimore ekonomike dhe politike të Kosovës. Për dy dekada radhazi, këta kallës të Flamurit të Dardanisë, janë në mbrojtje të krimit dhe të korrupsionit. Krerët e OVL të UÇK-së, të djeshëm dhe të sotëm, janë shquar për destruktivitet dhe armiqësi ndaj rendit kushtetues , Kosovës.
     Sikur nuk mjafton rrugaçëria e tyre kriminale, tani, “në valle” janë futur edhe partitë-banda të PAN-it. Prinë në poshterësi AAK-ja, e cila, me qëllime të përcaktuara, ka bërë fryrjen e listave të “Veteranëve”, duke përfituar e inkasuar nga shitja e “Dëshmive të Veteranit” dhe begatuar klientelën partiake elektorale.
             AAK:  “Për 13 mijë veteranë të vërtetë,
        të paguhen 52 mijë “veteranë” të rrejshëm!”
     Së fundi, AAK-ja propozoi dy palo-amandamente, kinse, për të dalur nga kriza, ndërkohë që sponzoruesit e krizës janë, pikërishht, ata, “dora vet”:
     1) Deri në kategorizimin përfundimtar të veteranëve, pensioni i veteranit të jetë i barasvlershëm me pagesën minimale;
     2) Kërkojmë që paga minimale të jetë më e lartë se kjo që ka propozuar Qeveria, më shumë se 260 euro.
     Amandamente  absurde, jashtë çdo logjike. Ngulmohet të përligjet falsifikimi i historisë. Nga 13 mijë veteranë të mirëfilltë, numri është 5 (pesë) fishuar, në 65.000. Pra, të pajtohemi me gjakderdhjen financiare, duke paguar për 52 mijë “veteranë” të rrejshëm. Të kësaj mendje janë edhe partitë e partizat simotta të PAN-it: PDK, Nisma, Lëvizja për Bashkim, Partia Social Demokrate dhe bishtra të tjerë!
 
         Deputetët e PAN-it, mbrojtës të krimit ekonomik! 
     Brengosëse është “futja në lojë” e deputetëve të PAN-it. Shprehja -deputet i popullit-, ka një ngarkesë të veçantë emocionale, një krenari të ligjshme, sepse nuk të emëron shefi. Përkundrazi, të zgjedh populli, me votën e lirë, me votën e fshehtë. Por, veprimet destruktive, banditeske, abuzive me buxhetin shtetëror, siç është kërkesa idioteske e krimnale, për t`i paguar 52 mijë “veteranë” të rremë, e vënë në luhajë emërtesën -deputet i popullit-, duke e konvertuar në -armik të popullit-.
     Vjedhja zyrtare e shtetit, është armiqësi faktike kundër shtetit. Dhe, përpjekja për ta ligjësuar këtë hajni zyrtare, shton dozën e krimit. Të mbrosh krimin, me emrin -veteranë të rremë-, është krim e turp, njëherësh.
     Ngulmimi  i PAN-istëve, për t`ia faturuar krimin abuziv, hajnor, Qeverisë Kurtit, duke i futur në llogarinë e pagës minimale 52 mijë “veteranë” të rremë, është paradoksal dhe jashtë çdo logjike. Asnjëri nga horrakët ngulmues, nuk do ta pranonin këtë barrë, këtë krim dhe abuzim të parasë të taksapaguesëve të Kosovës.
 
      Qëllimet djallëzore e destruktive të bandës PAN-iste!
     Arsyetimet e tyre, se “veteranët janë kategori e lirisë, janë çlirimtarë, se meritojnë trajtim dinjitoz, se kanë dhënë gjithçka për Kosovën dhe po kushtëzohen, pse kokan disa veteranë të rrejshëm”, shprehen në mënyrë përfide, të poshtër, duke fshehur shifrën tmerruese prej 52 mijë “veteranëve” të rremë! Opozita PAN-iste don të arrijë tri qëllime, njëherësh:
     1) Ta heshtë krimin, tashmë të bërë, shitjen masive të “Dëshmive të Veteranit”, nga komandantët dhe eksponentët partiakë;
     2) Sigurimi i klientelës elektorale partiake, me “veteranë” të rrejshëm dhe familjarët e miqtë e tyre;
     3) Ta mposhtë dhe diskreditojë kryeministrin Kurti, me ekipin e tij qeverisës, ashtu siç bënë me ish-kryeministrin Isa Mustafa, deri në rrëzimin e tij, duke e lënë në veprim krimin zhvatës abuziv dhe legalizimin e hajnisë, më të madhe dhe më të turpshme zyrtare, në këto dy dekadat e fundit, me shifra milionshe. Kjo hemoragji financiare vazhdon, me tendencë rrjedhje me tubaione smadhuese.
      Krerët e djeshëm dhe të sotëm, të Shoqatave
      “të luftës”, vegla të partive-banda të PAN-it! 
     Shqiptarët po i përcjellin me shqetësim protestat provokuese, kriminale e rrugaçërore, me regji e skenar të AAK-së, PDK-së, me përforcim nga organizatat e tyre ilegale e superkriminale, si Shqiponjat e Zeza dhe SHIK.
     Veterani i vërtetë prizrenas, Gazmend Kabashi, shokoi me deklaratën denoncuese, të sinqertë dhe të saktë, se “veteranët në protestë numëroheshin me gishta!” Është një demantim bindës i krerëve të OVL të UÇK-së dhe të padronëve të tyre PAN-istë se, gjoja, po protestojnë “veteranët”.
     Dëshmitë e tjera të shumëzimit të 5 (pesë) fishtë janë ajo e komandantit Aziz Bicit, se “kisha 250 luftëtarë, por, tani, janë 600 “veteranë!”  Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për Shqipërinë thotë: “Kam dorëzuar listën me emrat e 186 luftëtarëve nga Shqipëria. Por, tani, marrin pension 3000 “veteranë” dhe ky numër vazhdon të rritet!” Shembuj të tillë të fryerjes së listave të “veteranëve”, janë të bollshëm.
     Po ekzagjërohet, qëllimshëm, rrezikshmëria e protestave, të ashtuquajtura të OVL të UÇK-së. Edhe pse protestat janë organizim i partive-banda të PAN-it, me lakejtë​ e tyre: Partia Social Demokrate, me deshtakët Dardan Molliqaj; Lidhja për Bashkim e këlyshit të Hashimit, Valon Muratit dhe ndoca shoqata bishtra të tyre, po u faturohen të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”, thjeshtë, për ndjeshmëri të këtyre kategorive.
     OVL të UÇK-së, me Shoqatat bishtra të saj, i janë bërë lëshime, edhe atëherë kur krerët e saj, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, me banditërit e tyre, u futën dhunshëm në sallën e Kuvendit, duke e perdhosur ate. Dhe, ofenduan e kërcënuan deputetët! Kujtoni debatin e vrazhdët e rrugaçëror të tyre me Aida Dërgutin dhe të tjerët.  Dhe, asgjë nuk pësuan! Ndërkohë që huliganët maqedonas, të cilët perdhosën Parlamentin e atjeshëm, morën dënime të rënda, madje, deri në 17 vite burg.
          Komandantët grykës, rrënuan autoritetin për veteranët
     Shprehja klishe se “Atdheun e duan të gjithë njësoj”, është paushalle dhe krejt e pasaktë. Nga përvoja personale, në shërbimet e transportit për ndihmat në Shqipëri dhe për Kosovën gjatë luftës, është provuar edhe ndjenja e dashurisë për Atdheun? Nëse disa kanë qenë të përkushtuar, jetësisht, për të kontribuar për Atdheun, ka pasur të tjerë që “nuk kanë bërë as lavrën e miut”. Dhe, këta nuk kanë qenë të pakët!
     Për ta ngarë një kamion të tonazhit të mesëm apo të madh, shoferët shqiptarë kërkonin 1000 marka, ta zemë nga Ludwigshafen-i, Mannheim-i, deri ke porti detar i Triestës, Itali. Duke u shërbyer me shoferë amatorë, pa përvojë, janë shkaktuar disa karambole, aksidente, në mes tyre, të paktën, dy sosh, kanë hyrë në raportet e policisë gjermane e austriake, si shumë të rrezikshme, të rënda, në autobahn.
     Pikërisht, për këtë, ata që u bënë pjesë e luftës me armë, meritojnë respekt  dhe trajtim dinjitoz moral e material. Dhe, në përkujdesjen, për luftëtarët e vërtetë, nuk mund të përfshihen në ligjin për ngritjen e pagës minimale. Tendenca e PAN-istëve, për veprime paushalle: “shtojau veteranëve që marrin, tani, 170 euro, edhe 100 euro dhe, më vonë, edhe dyfishin e shumave të bashkuara”, nuk është hiç reale, madje, është krejt e  papranueshme dhe thellësisht, abuzive, shpërdoruese e qartësisht hajnore e kriminale. Realisht, këta futën në kategorinë e sabotuesëve të ekonomisë, përkatësisht, armiq ekonomik të shtetit të Kosovës.
     Të mësuar me trajtimet abuzive buxhetore, për ish-ushtarët e TMK-së, të ish-FSK-së, që trajtohen me dy rroga; trefishimin e numrit të dëshmorëve, duke i trajtuar disa viktima të luftës, natyrisht, ndërhyrje me mik, si dëshmorë, për t`u paguar, tani; edhe pesëfishimin e numrit të “veteranëve” në 65 mijë, prej tyre 13 mijë veteranë të vërtetë dhe 52 mijë “veteranë” të rrejshëm. Aplikimi total për statutin e luftëtarit, rrjedhimisht, të veteranit kalon shifrën 100 mijë!
 
     Një zgjidhje e mundshme, e pranueshme, do të ishte, të mos diskutohet dhe as të pranohet trajtimi i tyre me pagën minimale. Përkundrazi, nga 170 euro aktuale, të zbritën 70 euro. Pra, të marrin, – si shpërblim simbolik të luftëtarit -, nga 100 euro në muaj, me të drejtë pune. Ndërkohë, të papunët të trajtohen, dinjitetshëm, nga fondi social, dëri në punësimin me prioritet, parësi të tyre.
    Sot paguhen 37 mijë “veteranë”, kinse, të papunë! Rrenë e kulluar, falsifikim brutal e hajnor. Ndryshimi ligjor duhet bërë menjëherë, leja e punës plus shpërblimi prej 100 euro për luftën. Përkujdesje e veçantë për veteranët, me favoret përkatëse që duhet t`i gëzojnë.
        Jo gjykatat korruptive, por, i gjithë fshati 
       dhe e tërë lagja i njehë luftëtarët e vërtetë
     Gjykatat korruptive, deri në krim, të Kosovës nuk mund të verifikojnë dhe as të provojnë qenien veteran i vërtetë apo i rrejshëm. I gjthë fshati, e tërë lagja i njehë luftëtarët për çlirim, rrjedhimisht, edhe veteranët e rremë. Lufta nuk ka ndodhur në prehistori, por, në kohën digjitale. Dhe, asnjë mendje e shëndoshë, nuk mund të pranojë trajtimin e njëjtë material – si luftëtarët me armë, si ata që nuk u aktivizuan në luftë. Nuk ka veteranë pa pushkë, përjashto gazetarët e luftës, penda është pushka e tyre në front.
     Në grup të hiqen nga lista: “veteranët” e Mërgatës; SHTAB-istët e Rognerit; ekipi i Qeverisë së Bukoshit, në ekzil; ekipi kriminal i Qeverisë së Përkohshme të Hashimit si dhe të gjitha ekipet tjera, jashtë frontit të luftës.
 
     Thënë troç, dikush dhe disa duan ta shpëtojnë fytyrën, për hajninë e bërë, me makro- abuzimin me buxhetin shtetëror, duke shitur “Dëshmitë e Veteranit”. Rrjedhimisht, edhe kushtëzimin me klientelizmin votues partiak, që rrënon edhe votimin e lirë e demokratik.
     Nxitja për protesta e destabilizim, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë Kurti, është djallëzi, sa e lexueshme, aq edhe e turpshme e hipokrite, e destinuar për dështim. Manipulantët me veteranët, tashmë, janë denoncuar, zbuluar dhe diskredituar keqas. Një tërheqje xhentile, e mençur e komplotistëve dhe konspiratorëve, është shansi i vetëm, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.

Send this to a friend