Para se të bëhej president, Regan nuk mbajti ndonjë ditar, por gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk la asnjë ditë pa shkruar. Duke lexuar ditarin e tij, të shpalosen gjithë cilësitë e tij si presidenti më popullor amerikan. Në librin e ri me ditarin e tij, habitesh por edhe mëson se si ai nevrikoset me sovjetikët, si tallet me Kastron dhe si mbron gruan e tij Nenci.
Dy vitet e para, Regan nuk la asnjë ditë pa shkruar ditarin e tij, me përjashtim kur u shtrua në spital.
Regan ishte mjeshtër i artit të përmbledhjes . Ai ishte një shkrimtar i thjeshtë. Edhe pse ditari përmbledh 8 vjet, ai na jep gjithë qëllimin e jetës së Reganit.
Disa nga njerëzit që ai respektonte më shumë ishin aktorët e Hollivudit si Sinatra, Colbert dhe Murfi.
Reagan ndryshoi historinë. Kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë, rreziku sovjetik ishte aktual. Kur u largua, kërcënimi i luftës bërthamores, ishte një kujtesë e së kaluarës. Regani punoi shumë. Aftësia e tij ekzekutive ishte model. Jo mendjemadh, fodull apo mospërfillës. Një anti-komunist i lindur por edhe nje paqedashës real. Ai preket shumë nga luftëtarët afganë dhe tregon me sinqeritet se si ambasadori polak i kërkoi një takim, ku bashkë me të shoqen, i kërkuan azil politik në SHBA.
Ditari është me shkrim dore, dhe Regan ka mbushur çdo cep të letrës. Ai përdor shkurtime si demos për demokratët apo repubs për republikanët.
Ja pjesë nga ditari
11 shkurt. Raportet e CIA thonë se Kastro ishte i shqetësuar për mua. Jam shumë i shqetësuar se nuk sajojmë dot gjë të justifikojmë shqetësimin e tij.
26 shkurt. Margaret Theçer arriti. Kishim një takim privat në zyrën ovale.
27 shkurt. Kryeministrja merr prezantim të madh në shtyp. Shkuam në kongres, por disa nga senatorët e mërzitën, por ajo i hodhi në tokë me ashpërsi dhe mirësjelljen britanike.
4 mars. 29 vjetori i martesë sonë. 29 vjet lumturi. Një avion i Pakistanit u rrëmbye dhe u ul në Kabul. Rusët po e mbajnë . 3 nga 6 pasagjerët janë amerikanë.
30 mars, por e shkruar më 11 prill.
Do flisja në Hilton. Isha veshur mirë, por në minutin e fundit hoqa nga dora orën time më të mirë dhe vura një më të vjetër. Fjalimi nuk u prit shume, mirë por isha i suksesshëm. Lashë hotelin nga dera e zakonshme nga prapa dhe u drejtova për nga makina, papritmas një breshëri revolverësh nga e majta. Agjenti i Shërbimit Sekret më shtyu në dysheme dhe m’u hodh sipër. Ndjeva një kërcitje lart kurrizit dhe ishte një dhimbje e pabesueshme. Isha i sigurt se ai më kishte thyer brinjët. Makina u nis. U ula në cepin e karrikes, thuajse i paralizuar nga dhimbjet. Fillova të kollitesha me gjak dhe kjo më bëri të besoj se kisha thyer një brinjë dhe kisha çarë mushkërinë. Roja ndërroi drejtimin nga Shtëpia e Bardhë drejt spitalit Xhorxh Uashington. Kur arritëm, kisha vështirësi se nuk po thithja shumë ajër. Nuk e dinim se agjenti Tim Mccarthy ishte goditur me plumb në gjoks, dhe se Xhim Bredi kishte marrë plumb në kokë, kurse polici Tom Delahanty në qafë.
Eca drejt dhomës së urgjencës dhe më shtrinë në një karrocë ku më hoqën rrobat. Aty mësova se isha goditur dhe kisha një plumb në mushkëri. Kur të gjuajnë me plumb, të dhemb shumë.
29 Prill. Harxhova kohën në zyrë. Jam më mirë. Dremitjet po zvogëlohen.
1 Maj. Prita princin Charls. Çajin ia dhanë në mënyrë tmerri, si te ne, me qesen e Çajit ne filxhan. Unë ia hoqa dhe e vura qesen në tavolinë.
28 Maj. Demokratët dolën me nje kundër-program për taksat.
1 Qershor Aprovova manovra detare në ujërat e Mesdheut, të cilat ishin deklaruar nga Gedafi si ujëra të Libisë. Ai kërcënonte avionët tanët në ujërat ndërkombëtare.
7 Qershor. Më thanë se Izraeli kishte bombarduar një reaktor bërthamor të Irakut. Ju betohem se besoja se Armageddoni po afrohej. U ktheva në Shtëpinë e Bardhë në orën 3. Më shumë fjalë për bombardimin. Kryeministri Begin na informoi rreth fakteve.
9 Qershor. Mbarova ditën me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Begini ngulmon se ata po përgatisnin armë bërthamore për t’i përdorur kundër Izraelit.
14 Qqershor. Mblidhemi akoma për tregtinë Lindje-Perëndim por tani duhet të vendosim do bëjmë apo jo, diçka për të ndihmuar popullin polak. Ekonomia tyre po shkon keq. A na intereson ta lemë Polononinë të falimentojë? Por me gjendjen e ekonomisë sonë, a jemi ne në gjendje të ndihmojmë Poloninë? Ne nuk e arrijmë dot vetëm, por duhet të na ndihmojnë aleatët tanëtë Nato-s.
1-2. Gusht . Mësova se kontrollorët e ajrit do bëjnë grevë të hënën. Kjo është kundër ligjit. Do lajmëroj se kush del në grevë do humbë vendin e punës dhe nuk mund të ripunësohet.
8 Gusht. Më zgjoi një telefon në orën 7.25. Ishte Al Haig me lajmin se Anvar Sadat ishte qëlluar. Gjatë gjithë ditës prisnim lajmin se mos ishte i plagosur. Pastaj na thanë se vdiq. Eshtë e vështirë të shpjegoj sa keq na erdhi. E kisha pritur disa ditë më parë. Ishte njeri i mirë, njeri i madh me humor dhe ngrohtësi.
29 Tetor. Takoj Huang Hua, Ministër i Jashtëm e Kinës. Kina virtualisht po dërgon një ultimatum të ri armatimi për Tajvanin. Ne kemi detyrim moral deri sa një marrëveshje paqeje të lidhet mes ishullit dhe Kinës.
18 Nëntor. Flasin në Klubin e Shtypit. E dha gjithë bota , me përjashtim të Tass-it rus. Ata më quajnë vrasës gjaksor. I kërkova Rusisë të bashkohet me ne, në eliminimin e gjithë armëve bërthamore me reze të mesme në Evropë. Qesharake. Unë po flisja për paqe, por kisha veshur një jelek anti-plumb. Dukej se Gëdafi kishte paguar dikë të quajtur Xhek, i cili do përpiqej të më vriste në atë fjalim. Sigurimi ishte shumë ngushtë.
22 Dhjetor. Takova Ambasadorin polak dhe të shoqen. Ishte takim emocional. Ata kishin kërkuar azil politik. Ai po arratisej sepse ishte kundër asaj që qeveria polake, me urdhërin e sovjetëve, po bënte kundër popullit polak. Fola në TV, natën tjetër. Duhej të ishte me sazh për Krishtlindjet, por doja të dërgoja një me sazh për sovjetët dhe polakët. Ne nuk do të linin këtë revolucion kundër komunzimit, që të dështonte. Kurrë nuk kishim pasur si kjo mundësi.
26 Janar. Nga Gjeneva më telefonoi Al Haig. Gromiko deklaroi se nuk donte të fliste për Poloninë. Telefonata e fundit erdhi pas mbledhjes së orës 7.30. Al tha se Gromiko ishte i nevrikosur si asnjë herë më parë.
25 Mars. President Pertini i Italisë mbërriti në vizitën e tij të parë. Ai është 84 vjeçar por një xhentellmen. Patëm një ceremoni të plotë në një diell të ngrohtë. Ai e dashuron Amerikën. Ai ndaloi para një marinsi dhe puthi flamurin tonë. Darka zyrtare një sukses i madh- kohë qejfi dhe argëtim i madh nga Perri Komo dhe Frenk Sinatra.
2 Prill. Mbrëmë telefonova presidentin e Argjentinës- folëm për 40 minuta, duke u përpjekur ta bindë që të mos pushtonte Ishujt Falkland. Argjentina kishte 149 vjet që i kërkonte. Nuk dëgjoi. Në mëngjes ata zbritën 1000 vetë. Popullsia e Ishullit është 2000 anglezë. Tani mësojmë se ka mundësi që aty të ketë naftë.
2 shkurt. Një vizitë më 6 luftëtarë afganë të lirisë. Gruaja e njerit ishte ekzekutuar ndërsa dy fëmijët po e shikonin vrasjen. Njëra ishte zonjë e bukur , të cilën e kishin torturuar 4 muaj rresht. Ajo kishte qenë studente e mjekësisë. Krimi i saj? E kapën duke lexuar ca trakte lirie. Të tjerët ishin nga një fshat , ku 105 vetë qenë djegur të gjallë me benzinë.
1 Maj. Nensi telefonoi e nevrikosur. Roni ( i biri Reganit), u tha SS ( shërbimit sekret) se do shkonte në Paris. Nuk e di se si po sillet ai. Ai nuk do të bashkëpunojë me SS. Nuk do të flasë me të, pa më kërkuar falje që më mbylli telefonin.
30 Qershor. Herët mbasdite, takoj Ansel Adams me gruan. Ai është një fotograf i madh i natyrës. Kishte shprehur urrejtje për mua sepse po rrija keq ndaj mjedisit. Kërkova të ma sillnin në një takim. I dhashë një kapitull se ku qendroja unë me mjedisin. Takimi u duk i këndshëm dhe thashë se kisha hequr ca acid nga boja e tij. Pastaj lexova shkrimin rreth takimit. Kam frikë se kisha folur për veshë që refuzonin të dëgjonin.
2 Shtator. Sovjetët rrëzojnë një avion korean me 269 pasagjerë- 53 ishin amerikanë, përfshi kongresmenin Larri mcDonald. Na u desh të kthehemi në Uashington nga vila jonë në Santa Barbara. Isha me zemër të thyer. Takova direkt Këshillin e Sigurisë lidhur me marrëdheniet me Sovjetët. Do t’u kërkoj miqve tanë të gjobisim fluturimet e Aeroflot dhe rusët të paguajnë për të vdekurit.
4 Shtator. Drejt Zyrës Ovale për një takim me lidershipin e Kongresit. U vura një kasetë të bisedës mes dy pilotëve sovjetikë, përfshi një, ku thoshte se kishte në radar nje rakete ajër-ajër e hodha dhe :”objekti u shkatërrua”. Nesër në orën 8 do dal në TV të tregoj ndodhinë dhe të tregoj planet tona.
6 Shtator. Takim me Xhorxh Shulcz për të diskutuar takimin me Gromikon. Disa ishin kundër, por isha dakort me Xhorxhin, i cili duhet ta gozhdonte Gromikon për rrëzimin e avionit korean. Ishin 61 amerikanë në atë avion. Do ishte hera e parë, që Gromiko do futej në mbrojtje. Mbrëmë humbëm edhe dy marinsa në Bejrut. U telefonova dy prindërve të marinsave- nuk e pata të lehë. Njëri nga prindërit më tha se a ishim në Liban për ndonjë gjë që ia vlen jeta e djalit të tij.
21 Tetor. Ora 4 e mëngjesit, më zgjoi Bud McFerlejn (këshilltari i Sigurisë Kombëtare). Takohem me të dhe Xhorxhin në dhomën e ngrënies. Ishim në telefon me Uashingtonin rreth situatës në Grenada. Dhashë OK për një pushtim si përgjigje, pas kërkeses nga 6 vende të karaibeve, përfshi Xhamajkën dhe Barbados. Ata do japin sa trupa, kësisoj do jetë pushtim multi nacional.
22 Tetor. Më zgjojnë në 2.30 të natës. Kësaj radhe me lajmin tragjik se më shumë se 100 marinsa ishin vrarë nga një makinë-bombë në Bejrut prej një kamikazi. U ktheva në Uashington. Besoj se kjo u bë nga iranianët.
28 Tetor. Forcat tona në Grenada kishin qenë të mrekullueshëm dhe me sukses. Kapëm 700 kubanë. Ushtria e Grenadës ksihin dorëzuar municionet dhe armët. Kishim dërguar shumë amerikanë atje, shumë nga studentët e mjekësisë nga Shkolla e Mjekësisë në St. Xhorxh- ata puthën tokën kur u kthyen në SHBA.
18 Nëntor. Xhorxh Shultz dhe unë, folëm për të ngritur një grup të vogël ekspertësh mbi sovjetët, të na ndihmonin me disa kanale spiunësh. Besoj se sovjetët kanë një mendësi mbrojtësi, shumë me paranojë se do t’i sulmojmë, por duhet t’u themi se nuk kemi këtë qellim.
1 Shkurt 1984. SS morrën një spiunim se një akt terrorist ishte planifikuar për vajzën e presidentit. Besova se kishin objektiv Morinin, se ajo ishte shumë e dukshme te pishina e punë së saj. Ajo kishte mbrojtjen e SS( Shërbimit Sekret). Pati kishte uluritur aq shumë, sa me kërkesën e saj, i hoqëm SS. Tani ishte ndryshe. Ajo tha po, por sot ishte dita e 4 që ajo uluriste për jetën e saj private.
20 Mars. Telefonova kongresmenin Ireland në Florida. Ishte shtruar në spital me ftohje. Ishte demokrati i 4-t që u kthye republikan që nga koha ime. Në senat kishim shumicën por na duheshin 2/3 e votave ndaj humbëm amandamentin për lutjet në shkolla.
26 Prill. Lamë stacionin ajror ushtarak të Aganës në orën 10, me rrugën drejt Pekinit. Arritën në aeoroportin e kryeqytetit në orën 2.05 , pra me orën e Uashingtonint , më 1 .05 të natës. Me makinë shkuam drejt e te East Court të Hollit të Madh të Popullit. Na priti presidenti Li dhe zonja Li. U luajtën himnet kombëtare, dhe u dhanë përshëndetje me 21 topa, hera e parë për një president amerikan.
Rreth orës 7, morrëm 5 minuta me makinë për në Yang Juan Hall për darkën e shtruar nga Li. Na vunë 12 pjata rresht. Ndoqëm këshillën e Niksonit, që mos pyesni për ushqimin por vetëm përtypeni. Unë lashë ca gjëra dhe i nxorra nga goja , duke i vënë në cep të pjatave. Me shkopinjtë ia dolëm mirë.
14 Maj. Një ceremoni në Oborrin e Shtëpisë së Bardhë për të nderuar Majkëll Xheksonin, i cili ishte një sensacion i pop muzikës dhe besoj se vjet kishte fituar 120 milionë dollarë. Ai është kundër drogës dhe alkoholit. U habita se sa i turpshëm ishte ai.
28 Korrik. Nisem për në Kaliforni të hapë Lojerat Olimpike, pastaj shkuam në shtëpinë tonë. Takoj Nensin, pastaj u flas skuadrës sonë olimpike te fshati olimpik dhe nisemi drejt Koliseum. Ceremonia e hapjes ishte fantastike. Fjalen e hapjes ma kishin shkruar mbrapsht. Pra duhej të thoja “i deklaroj të hapura “,pastaj të lexoja 23 rreshta. E korigjova në çast.
7 Dhjetor. Ishim të bindur, se sovjetët donin negociata. Ata kishin frikë nga teknologjia jonë. Flitej për armët mbrojtëse kundër raketave balistike. Po a do t’i linin ata, bisedat në mes,duke na fajësuar ne?!
16 Janar , 1985. Brifing i N.S.C. vendosa të pajisnim disa avionë me pajisje të zhurmonim radion dhe televizionin kuban. Mbase nuk i përdorim kurrë, por na duhet të nisim një stacion, si radio Marti, për t’u thënë kubanëve të vërtetën.
22 Janar. Takohem me “Right to Life Leaders.” I falenderova që kishin filmuar brenda organizmit të një nëne kur abortohet fëmija. Doktori kishte kryer 10 mijë aborte,-ky film e kthey mbrapsht. Tani është veprimtar anti-abort. Ftova 400 vetë- vullnetarë që shërbyen në komitetin përurues. Filmi, 28 minuta, ishte ndikues, sa askush nuk mund të mohojë se fetusi është një qënie njerezore që jeton.
4 Mars. Takim me Këshillin e Sigurisë për Bisedimet për armët. Një biznes i ndërlikuar. U thashë se na duhen bisedime të hapura por me surprizë! Rusët kishin thënë se donin t’i eliminonin tërësisht armët berthamore. U thashë njerëzve të mij, ta fillonin bisedën se ne pranojmë.
11 Mars. Më zgjuan në orën 4 të mëngjesit, të më thonin se Chernienko vdiq. Mendova se a duhej të shkoja në funeral. Instikti im më tha jo. Vajta në zyrë në orën 9. Xhorxh më thoshte se duhej të shkoja, por nuk e thoshte me zemër. Xhorxh Bush është në Gjenevë- ai do shkonte dhe Shultz do takonte atje. Kishte zëra se Gorbachev ishte emëruar numri Një në Moskë. I futa një të qethur, pastaj drejt ambasadës sovjetike të firmosja te libri i ngushëllimeve- ishte hera ime e tretë për këtë firmë.
28 Mars. Drejt Nju Jorkut,- mëngjesin në avion. Hapa N.Y. Stock Exchange— një fjalim i shkurtër dhe i rashë çangës në orën 10.00. 650 vetë më mbytën me pyetje. Më thanë se isha i vetmi president që kisha vizituar Uall Stritin.
26 Qershor. Në East Room- 141 finalistë për të zgjedhur Mësuesin e Amerikës, që do jetë i pari që do shkojë në hapësirë në janar.
Në autobiografinë e tij Reagan e kujton takimin e Gjenevës
” Po shkoja në Gjenevë, duke planifikuar të vija në jetë një proverbë ruse:
Dovorey no provorey.
Beso, por verifiko.
U nisëm nga Baza Endryj në 8 të mëngjezit më 16 nëntor. Dëgjuam zëra se sovjetikët kishin lejuar disa nga qytetarët e tyre të martuar me amerikanë të bashkoheshin me bashkortët e tyre në SHBA. Një grua s’e kishte shikuar burrin amerikan për 11 vjet.
Në Gjenevë , rrugëtuam te Shtëpia jonë e përkohshme la maisons de Saussure, një vilë e bukur në liqenin e Gjenevës, dhënë për ne nga princi Karim Aga Khan. Deri sa erdhi Gorbachev në krye të BS, unë nuk pata kurrë mundësinë të provoja idetë e mia. Tani kisha shansin tim. As unë as Nenci nuk fjetëm mirë, ndërsa prisnim të niste takimi. Në mëngjes të 19 nëntorit po prisja për Gorbachev të vinte te vila Fleur d’Eau. Kur më thanë se makina e tij po vinte, u sula nga ballkoni i drunjtë dhe zbrita disa shkallë që ta përshëndesja . Ai ishte veshur me një pallto të rëndë dhe me nja kapele; unë isha pa kapele dhe me kostum. Shtypi, më vonë, më dha kredit se unë e fitova takimin e parë se isha veshur shumë rastësor. Nuk kisha veshur pallto të madhe, se nuk doja të humbja brenda palltos.
Ndërsa shtërnguam duart për herë të parë, duhet të pranoj se ashtu si e kishin parashikuar Theçer dhe Mulroney, kryeministri i Kanadasë,- ishte diçka që të pëlqente te Gorbachev. Kishte ngrohtësi në fytyrën dhe stilin e tij, jo fytyrë e vrenjtur dhe e urryer që kisha parë te shumë zyrtarë sovjetikë.
Sesioni i parë parashikohej 15 minuta kokë-më kokë. Zgjati, thuajse një orë dhe ia arritëm të thyenim akullin, pastaj shkuam në sesionin plenar.
19 Nëntor. Kjo është dita kur z. G ( Gorbachev) dhe unë u takuam ( Gjenevë). Ishim planifikuar për 15 minuta, tek e tek. Ndenjëm 1 orë, jashtë medias. Pastaj shkuam në takimin plenar. Ai më thumboi se ne gjoja nuk i besojmë ata, e tj. Ne nuk duhet të kishim para-kushte para se të nënshkruanim për lidhje më të mira. “Klasa jonë sunduese ( municion bërësit) mbajnë popullin tonë të nevrikosur ndaj sovjetëve që ata të shesin më shumë armë”. Ai sulmoi Fondacionin Heritage. Ai tha se ne kishim deklaruar zona speciale interesi rreth botës, por sulmonim Bashkimin Sovjetik, kur ata bënin të njëjtën gjë. Ne duhet të njohim të drejtën e popullit për revolucion. Mirë, tani e kisha rradhën të flisja unë dhe u tregova historinë e agresionit sovjetik. Në sesionin e mbasdites, ai u përgatit mirë dhe na bëri dyshues pa arësye. Por unë sulmova me disa shembuj solidë- Refuzimin e tyre në Luftën e Dytë Botërore, duke mos lejuar avionët ushtarakë amerikanë të shfrytëzonin fushat sovjetike. Mbasi mbarova, unë sugjerova që ai dhe unë të linim grupin, dhe të vazhdonin një tjetër takim tek e tek. Ne ecëm drejt një shtëpie pishinë në breg të liqenit. Edi, ndezi një zjarr. Ne folëm dy orë për SDI ( Iniciativën Strategjike të Mbrojtjes). Ai kundërshton por edhe unë. Unë fitova pikë, kur i thashë se takimet tona duhet të vazhdojnë rregullisht. Ai pranoi ftesën timë për në SHBA dhe unë pranova ftesën e tij për të shkuar në BS më 1987.
I thashë Gorbyt : Ja ku ishim dy burra të lindur në dy zona fshatare të errëta, të dy të varfër dhe fillime të përhumbura. Tash ishim dy liderët e dy vendeve tona dhe mbase të vetmit dy burra në botë që mund të fillonim Luftën e Tretë Botërore. Por , i thashë, se ne ishim dy burrat që mund të sillnim paqen në botë. Shikoja Gorbachev kur ia përkthenin fjalët e mia dhe dukej se ishte dakort. Ai më bindi se kisha të drejtë që SHBA ndjehej e frikësuar nga arsenali bërthamor i BS. I thashë se pas Luftës së II Botërore, në kishim pasur monopolin e armëve bërthamore por nuk i kemi përdorur për agresion sepse Amerika nuk është një vend ekspasionist; ne i këmi ndërtuar armët tona bërthamore vetëm për të evituar një sulm bërthamor sovjetik…
Vendosa që në takimin tjetër t’i paraqisja Gorbyt një listë njerëzish që donin të largoheshin nga BS, por kjo iu ishte mohuar. Njëri ishte një pianist, Vladimir Feltsman, të cilin djali im Ron e kishte takuar në Rusi. Ron ishte prekur shumë nga talenti i tij dhe situata e keqe e jetës. Ai ishte ebre dhe kishte deklaruar se donte të shkonte në Izrael. Pas kësaj iu tha se muzika e tij nuk do luhej më në radio; disqet e tij u hoqën nga shitoret dhe nuk u lejua më të luante në orkestrën e Moskës.
Gorbachev është intiligjent dhe dëgjues i mirë. Ai nuk komentoi rreth asaj që unë thashë, por nisi të kritikoi SHBA-në, duke thënë se nuk kishte vend për mua të flisja për të drejtat e njeriut në BS sepe amerikanët jetonin në kushte më të këqia se sovjetikët. Ai tha disa kuota nga disa feministë amerikanë, që pretendonin se gratë amerikane janë të poshtëruara dhe se ne i trajtojmë zezakët si skllevër. Ai tha se e drejta bazë njerëzore, është e drejta e gjithkujt për punë. Në BS gjithkush ka një punë dhe kjo nuk mund të thuhej, tha ai, për SHBA. Dukej qartë se Gorbachev besonte propagandën rreth nesh. Për zezakët i thashë se gjërat kanë ndryshuar dhe i thashë se çfarë kisha bërë në Kaliforni si guvernator
28 Janar. Një ditë që do ta kujtoj për gjithë jetën time. Do takoja lexuesit e lajmeve të kanaleve kryesore. Vjen këshilltari i Sigurisë Xhon me zv/presidentin me lajmin se Challenger kishte plasur në ajër. Shkuam nga TV dhe pamë shpërthimin në ri-plaj. Vdiq ekuipazhi, 6 ,dhe një pasagjer, zonja McAulife, mësuesja që fitoi të drejtën të fluturonte. S’ka rrugë të shpjegoj shokun dhe tmerrin.
14 Prill. Do bombardoja unë. Do dilja në TV të shpjegoja për amerikanët. Flota e 6 do bombardonte Libinë. Dy nga avionet tanë nuk po ktheheshin. Por ishte sukses.
19 Shtator. Xhorxh Shultz, solli te unë Ministrin e Jashtëm Shevernadze, me nje letër nga Gorbachev. Sekretari i Përgjithshëm donte një takim me mua në Londër ose Islandë. Do ishte si përgatitje per Samitin. Isha dakort por doja që të lirohej gazetari ynë Danilof, para takimit. Kundërshtova akuzat e tyre se gazetari ishte spiun dhe dhashë fjalen time personale që ai nuk ishte spiun. I fola pak ashpër për ndryshimet e dy sistemeve tona, duke i thënë se ata nuk e kuptojnë rëndësinë që ne i japim individit, sepse ata nuk e kanë këtë ndjenjë. U gëzova që u nevrikosa me ministrin rus.
11 Tetor. Në Islandë. Nje takim brifing, pastaj 5 minuta me makinë te vendi i takimit-një shtëpi buzë ujit. Isha mikpritësi për sesionin e parë. Gorby dhe unë u takuam me përkthyesit dhe ata që mbanin shënime. Pastaj ai propozoi që të ftonin Sheverbadzen dhe Shultzin. Kështu shkoi i gjithë takimi . Folëm për të Drejtat e Njeriut, gjërat rajonale dhe marrëveshjet bipartizane në shkëmbimet dy palëshe. U kuptua se ata donin të dilnin te kontrolli i armëve- ashtu edhe ne.
12 Tetor. Ekipet tona na kishin dhënë një marrëveshje të eliminonim të gjitha mbushjet bërthamore për 10 vjet. Ne do kryenim kërkime të zhvillonim SDI dhe unë ofrova që ta bënin me sistemin rus. Këtu nisi shfaqja. Ai deshte një gjuhë që ta vriste SDI tonë. Cmimi ishte i lartë por unë nuk shitesha. Njerëzit e mi, thanë se unë isha mirë. Kisha premtuar se nuk do terhiqesha nga SDI, por kjo thoshte se nuk kishim asnjë pazar për reduktimin e armëve. U mërzita shumë- ai deshte të dukej aktor por unë reagova si i çmendur dhe kjo duk haptas. Mirë; topi është në fushën e tij dhe kam besim se do ta dredhë kur të shikojë se si do reagojë bota.
28 Shtator. Takim me stafin për akuzën e Bob Uadvard se ai kishte , gjoja, intervistuar Bill Kasej, drejtor i CIA-s, para se ai të vdiste. Ai është një gënjeshtar, dhe gënjeu me ato që gjoja Kasej mendonte për mua. Sipër zyrës, nuk ishte Nensi, ajo natën kishte qenë në Grunsvald. Si zakonisht, unë mbetem i vetmuar, ashtu edhe qeni Rex.
11Dhjetor. Ha mëngjez me lidershipin demokrat dhe republikan. Kur hyra në dhomë të gjithë duartrokitën. Shpirti bipartizan lulëzoi gjithë mbledhjen.
10 Shkurt. Objeki ishte Noriega, i cili po hapte gënjeshtra në media. Prokurori i Majamit po bën gati letrat për ekstradimin e tij.
18 Mars. Disa nga stafi i Noriegës arratisen dhe vijnë te ne, duke kërkuar azil. Pilotët thonë se kishin transportuar 48 ton armë sovjetike nga Kuba te Noriega.
29 Maj. Iki-kësaj radhe drejt Moskës, e para herë në Rusi. Takohemi nga ambasadori dhe zonja Matlok dhe presidenti dhe zonja Gromiko. U habita se sa shpejt rruga u mbush nga populli, njerëz të ngrohtë, popull miqësor. Si shtesë e SS, KGB-ja kishte bërë punën e saj, por unë nuk pashë keqtrajtim ndaj popullit miqësor.
30 Maj. Takimi i dytë me Sekretarin e Përgjithshëm. Prekëm subjektet e njeri-tjetrit.- e urova per kurajon e ikjes nga Afganistani. Pastaj u përpoqa t’i tregoja se si mund ta ndihmoja për perestrojkën. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time se një lloj kimie miqësie, rri mesh meje dhe Gorbyt.
4 Janar 1989. Rusët reduktojnë armët e betejave taktike bërthamore.
Beso dhe kontrollo
Regan kujton vizitën e Gorbachev në Uashington. Para se të firmosnin, Regan i kishte thënë :beso dhe kontrollo, dhe sovjetiku i ishte përgjigjur se ma ke thënë shumë herë këtë proverb rus. Regan i ka treguar një anekdotë që flitej në Uashington:
” Policët e trafikut në Moskë do t’i vinin gjobë gjithkujt që ecte shpejt, nuk ka rëndësi se sa më rëndësi do ishte personi. Një ditë, i thashë, se Sekretari i Përgjithshëm po dilte nga shtëpia dhe ishte vonë për një mbledhje në Kremlin. Ai i tha shoferit. “Ulu mbrapa se do ta ngas unë makinën.” Gjatë rrugës, kaluan dy policë me motorra dhe njëri iu vu mbrapa makinës. Pas disa minutash ai u bashkua me policin tjetër, i cili e pyeti, “A i vure gjobë atij?”
“Jo!”- i tha polici.
“Pse jo? Ne na kanë thënë se kushdo që të jetë t’i vemë gjobë.”
“Jo se ai personi ishte më shumë rëndësi,”- tha ai.
“Pse kush ishte?”
Polici ia kthehu
“Nuk e di. Nuk e njoha, por shoferi i tij ishte Gorbachev.”
Gorby qeshi gjatë.
Regan i ka kërkuar, me takt, rrëzimin e Murit të Berlinit ose lënien e lirisë së besimit.
“Nuk dua t’iu them se si ta drejtoni vendin tuaj, por po latë shumë ebrej të ikin nga BS, ju do largoni trurin. Ebrejtë, po u lejuan të flasin gjuhën e tyre, dhe t’u drejtohen zotit të tyre, mbase nuk do duan të ikin nga BS….
Pas takimit të Moskës unë e takova Gorbachev edhe një herë në Nju Jork, në dhjetor 1988, 6 javë përpara se unë të largohesha nga Shtëpia e Bardhë.
Ai, unë dhe Xhorxh Bush patëm një takim privat. Erdhën edhe Xhorxh Shultz dhe Eduard Shevernadze. Gjatë drekës Gorbachev tha se Bush ka qenë pilot, Shultz marinar. Ai qeshi dhe tha se është rrethuar nga ushtarakë amerikanë. Unë i thashë, prit se ke qenë i shoqëruar nga unë që nuk kam qenë ushtarak.
Ata na lanë vetëm. Po shikonim Statujën e Lirisë. Gorbachev më tha se i vinte keq që unë po largohesha që të përfundonim punën e nisur. I thashë se edhe unë kisha dëshirë të qendroja, por kam besim te Bush dhe e dija se atdheu ishte në duar të mira…
…..Unë lexova Perestroika, librin e Mikhail Gorbachev, që nënvizonte qëllimet e tij për të ristrukturuar Bashkimin Sovjetik…. Ishte një epitaf : Kapitalizmi kishte triumfuar ndaj Komunizmit…
Komentet