VOAL

VOAL

Dita Botërore e Diabetit – Të dhënat shqetësuese për Shqipërinë

November 14, 2019

Komentet

UGSHPD: TË DHËNAT NË KOHË REALE TË PARTI-SHTETIT DHE TRANSPARENCA

Në qoftë se infrastruktura digjitale në Shqipëri mbështetet në përqendrimin e shërbimeve publike në një platformë të vetme qeveritare si e-Albania   thelbi i saj kupton sisteme dhe data-baza të ndryshme shtetërore të komunikojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna në kohë reale.

Të dhënat në kohë reale janë suksesi i komunikimit, por për qeverinë shqiptare kohë reale janë influenca e mesazhit propagandistik i cili  përpunohet nga qeverisja qendrore dhe lokale dhe shpërndahet copy paste nga mediat pranë qeverisë dhe trafikut në rrjetet sociale prej patronazhimit të shtetit me idenë e zgjidhjes së punëve për qytetarët.

Me këtë sy publiku mund ta ndjekë takimin e kryeministrit Rama për “shoqëria gigabit” ose “Infrastruktura Digjitale- Zhvillimi i Rrjeteve të Komunikimit me Standarde të Larta” i përqendruar tek rezultati që do të sjellë teknologjia 5G tek përdoruesi fundor.

Një marramendje e shpejtësisë në komunikim me shumë përfitime.

Një standard i lartë, por edhe një investim shumë i shtrenjtë pasi nënkupton shtimin e kabllove optikë nëntokësorë, që njihet edhe si autostrada optike.

Disa pika kryesore si kostoja e projektit, afati, çështjet e pronësisë në territoret ku autostrada-optike do të shtrihet, mirëmbajtja e rrjetit, siguria e shumë anë të tjera deri tek çmimi që do të paguaj abonenti shtetëror dhe privat janë çështje të rëndësishme mes asaj që qeveria/shteti kërkon dhe taksapaguesit që bën shlyerjen e vlerës së projektit.

Një fjalë për bashkuese mes tyre është transparenca.

Si do të jetë e besueshme kjo qeveri, kur i ka vënë syrin marrjes së 61 Bashkive nën logon e socialistëve?

Përgjigja është parti-shteti dhe kontrolli absolut.

Sa do të realizohet shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, në një kohë kur data-baza ka kontrolluar dhe ka bërë presion mbi çdo votues në Shqipëri dhe Diasporë përmes e-Albania?

Përgjigjja dhe rezultati po ashtu dihet. Janë rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023 dhe zgjedhjeve të përgjithshme 2025. “Fitore” me shumicë e parti-shtetit socialist.

Përsëri pyetja se si dhe kujt i shërben shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, kur përditësimi i të dhënave në qeverisjen qendrore dhe vendore është i mangët?

Përgjigjen e gjeni me një ‘click’.

Klikoni çdo institucion .gov.al dhe do të gjeni njoftime dhe lajme të prapambetur me përjashtim të mediave zyrtare dhe ato pranë qeverisë që janë të parat që i përcjellin për të ushqyer propagandën ditore të partisë shtet dhe të kryeministrit mbi partinë-shtet.

Provuam, për Shkodrën, Kukësin, Durrësin, Vlorën, përditësimet e njoftimeve janë me ditë pas.

Gjëra që kanë ndodhur.

Provuam Librazhdin, përditësimet janë të ngrira ose mund të shihen në disa vendime që prej Tetorit të 2025-ës. Librazhdi është pjesë e Qarkut Elbasan, i cili përditësimin e ka të freskët të një dite më parë 23 Qershorin ku njoftohet një fitues me 76.,6 pikë Z. Aranit Çela për pozicionin Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Pas këtij shembulli mund të ndiqni Kryeqytetin, përditësimi në Faqen e Bashkisë Tiranë ka ngecur në 16 Maj, 2026 pa anash kaluar se faqja e bashkisë mban ende një veprimtari të Erion Velisë  me “Botërorin e Mundjes” që prej Tetorit 2024, apo me të tjera si “Bukë e Kripë e Zemër” dhe “Giro d’Italia” të 2025-ës.

Ju dhamë disa shembuj që të shihni të rejat digjitale, por “nuk guxojmë” t’ju rekomandojmë që të klikoni për t’u përditësuar me faqen online të kryeministrit. Duke e prishur surprizën po tregojmë paraprakisht se qeveria ka përditësuar vetëm fotot dhe CV e kabinetit të Rama IV.

Ndërsa në thelb dhe si vazhdimësi një datë që duhej t’i mbetej historisë me kabinetin e 19 Shtatorit, 2025, nuk përmban kabinetin e tanishëm. Në https://www.kryeministria.al/historia/ gjen ende në formacioni Znj. Belinda Balluku – Kryeministër dhe ⁠Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Eja e shpjegoje edhe këtë detaj?!

Edhe sot në Ditën e 25 të protestës, ku kërkohet Dorëheqje për mungesë të transparencës, kryeministri vijon e flet për investime strategjike dhe standarde të larta.


24 Qershor, 2026

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Rama jepe dorëheqjen” Rreth një muaj sheshi plot, mbahet sot protesta e 25-të, qytetarët me thirrje: Sot më shumë para Kryeministrisë!

Mbahet sot protesta e 25 masive ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Mbrëmë është mbajtur protesta e 24-të, ku pas marshimit në disa akse të kryeqytetit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë mbyllur tubimin duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme: “Rama jep dorëheqjen!”

Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa marshimi ka kaluar në disa zona të Tiranës përpara rikthimit në sheshin Skënderbej. bw

UGSHPD: “EJA TEK UNË”- SI RAMA I AFROHET PROTESTËS QYTETARE

Protesta Qytetare vijon pandërprerë me Ditën e 24-ët.

Por ato çfarë janë në pandërprerje dhe vijojnë janë sulmet e orkestruara të kryeministrit, makinerisë së propagandës, mediave krah tij dhe çdo opinioni kundërshtar që kërkojnë të çara në mesin e e qytetarëve paqësor me mundësinë e provokimit. Gjinden “personazhe” që i vlejnë sulmit të politikanëve dhe politikës së vjetër si për ta mbajtur të gatshme luftën nga ajo periferi e protestës ku nuk mund të futen flamujt partiak,  dhe përshkruhen  situata për t’i sulmuar dhe përçarë në kauzën dhe kërkesën kryesore të tyre “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk është për shitje!”, “Dorëheqja nuk negociohet!”…

Në qoftë se diktatura dikur ua rrethonte shtetasve emrin (me të kuq), apo u bënte “fletë-rrufe”, deri sa i dënonte për agjitacion e propagandë.

Ky akt quhet “target” social ose shënjestër e politikës për të futur frikën dhe ndrydhur individët në një lëvizje qytetare.

Deri tani janë parë dy raste të cilat ATSH i ka botuar me shumë zell si gjetje statuset e kryeministrit nga rrjetet sociale pa patur ndjeshmërinë profesionale të gazetarisë duke u kthyer në një armë të pushtetit.

Statuset kryeministrorë janë bërë si lajmet “çarçaf” ose “plot ujë” dhe fare pa ndrojtje botohen nga mediat zyrtare si qëndrime  madje edhe me variantin në anglisht dhe frëng në ATSH.

Kryeministri po motivon vetminë e tij dhe shterpësinë e mendimit, paqartësinë e aksionit politik ashtu sikurse fizikisht nuk shkon më dot as në zyrën e tij.

Përçarja e protestës është qëllimi dhe këtë po e pret me padurim.

Akoma pretendon se nuk e ka parë bashkimin e qindra mijë qytetarëve

Në sinkronë me kryeministrin janë sot disa herë më të përkulur nga servilizmi kryetari i Kuvendit Peleshi dhe Kryetari i GPS Balla me statuset e tyre.

I pari flet për “imunizimin ndaj manipulatorëve të historisë”, ndërsa i dyti për linjën “pro-iraniane” në rastin e një protestuesi. Argumenti ishte lufta e UÇK dhe simbolet.

Frikacakë dhe manipulatorë ndaj së vërtetës.

Anuk janë Peleshi dhe Balla njësoj si Rama kur simbolet e UÇK-s i përdorin për patriotizëm të shtirur dhe “karburant elektoral” kur pikët e Ramës bien në bursën ndërkombëtare nga korrupsioni dhe krimi ekonomik. Kujtoni Ballën që  në muajin Shkurt 2026, si i njëanshëm dhe tinëz futi në Kuvend “Veteranët e UÇK-s”

Por le të kthehemi tek shënjestra e kryeministrit piktor. Ai si përqafues i teknologjisë për propagandë po përdor aplikimet nga celulari të njohura me “color conversion”.

Shndërrimi i ngjyrës.

E bën këtë me individë.

I shinjestron.

I quan edhe të dëshpëruar dhe u lutet ligësht:-Eja tek unë”

Por përgjigja ndaj filozofisë “çarçaf” të kryeministrit nga Erlisi ishte:

Unë nuk jam ti.

Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.
Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.
Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.

Ti je.

Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.

Ti nuk je viktima e halleve të mia.

Ti je autori i tyre.

Thënë ndryshe, përgjigja e atij lumi të madh njerëzish që ti nuk i ndal dot edhe pse përpiqesh “t’i çngjyrosësh” me cinizmin që ke ndaj njerzve të rinj, lirisë së tyre dhe zhvillimit në emër të pushtetit vetëm për vete.

23 Qershor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Deklarata me 5 pika e Grupit Koordinues të Protestës fillon me Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë

Në emër të Grupit Koordinues të Protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë politike për të sqaruar protestuesit, si dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht në shesh, qoftë ata që na mbështesin me zemër dhe mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

• Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
• Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
• Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht, kërkojmë:

• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
• Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
• Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5. Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre.

“Qëndrojmë deri në rrëzim” Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Rama: SPAK arrestoni tradhtarët!

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 24-t masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para godinës qeveritare ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 23-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend. bw

UGSHPD: MINISTRI I BRENDSHËM QË NUK DHA DORËHEQJEN PËR ZVËRNECIN

( Besfort Lamallari “…kursejini vetes refrenin e dobët të “emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje'” )
 

Vala e shqiptarëve nga diaspora në protestën qytetare të fundjavës gjatë 20-21 Qershorit, me gjithë sabotimin e imazhit që qeveria kërkoi ta dëmtonte në rrjetet sociale, mediat pranë saj dhe pengesat në pikat e kalimeve kufitare, u bë e pamundur të përballohej me numrin e pjesëmarrësve, rrezatimin e miqësisë dhe paqes, përmbajtjen dhe shprehjen e fjalës së lirë të cilën pushteti nuk mundet ta ndalojë.

Vret mendjen se cilat janë  dhe çfarë quan Rama punët e mira  në ato detyra që ai u la anëtarëve të GPS në  në Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030. Mes tyre edhe ministrave të cilët nuk dalin dot nga ato që shefi i tyre mendon, bën dhe sillet. Kryetari i PS ju la disa zyrtarëve dhe deputetëve disa detyra që; “qeveria duhej t’i mbante veshët hapur”, “të dëgjonin kritikat dhe vërejtjet nga njerëzit”, “të mos bënin propagandë”, por edhe të flisnin “të flisnin vetëm për punët e mira”. Kështu disa nga deputetët dhe ministrat me fat u gjendën në lidhjet me njerëzit ngado në Shqipëri për të shuar “sirenat e protestës në bulevard përpara ndërtesës së kryeministrisë’.

Ministri EPJ Hoxha sajdisi trupën e përfaqësive diplomatike në qytetet e qarkut të verilindjes Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë. Deputetja Balluku kryesonte “Festën e Grurit” sërish në Apoloni. Ndërsa Ministri i Bujqësisë Salla në disa qytete për çështje të ujitjes, sigurinë ushqimore apo edhe insektet dëmtuese të kulturave bujqësore.

E përsa disa nga këto veprimtari “për punët e mira dhe ndreqjen e imazhit” zhvillohen të sforcuara pjesa tjetër e qeverisë dhe deputetëve me përjashtim të atyre që munguan në takimin eGPS në në “Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030”, problemin dhe shqetësimet i shohin tek protestuesit dhe ndjekin frymën e kryeministrit për të goditur me statuse në rrjetet sociale të cilat makineria e propagandës i shndërron në lajme. Lajme në të cilat ka pjesëmarrje dhe vijnë me plot interes edhe nga diaspora, sidomos për Festën e Grurit” (?!)

E tillë s’kishte se si mos të ishte edhe dita e Dielë 21 Qershori, Dita e 22 e protestës qytetare në Tiranë.Ka kaluar edhe Dita e 22-të e protestës qytetare dhe qeveria mezi i pret incidentet dhe provokimet dhe mundohet t’i amplifikojë. Ndërsa kur përballet me atë masë paqësore njerëzish që nuk shkulet nga sheshi dhe ka forcë që mund të të paralizojë duke të rrethuar edhe me ditë të tëra, këto përllogaritje e bërë jo mirë nga qeveria dhe Rama që e drejton kthehet në shqetësim tek ai vetë si dhe tek vartësit veprimtarë politikë apo ministra.

Rama, Balla përgjojnë rrjetet sociale dhe u vënë komente jo vetëm aplikacioneve që ndjekin, por edhe mjetet e tyre të propagandës me shpejtësi i botojnë si lajme dhe refreni që ua vret veshin janë thirrjet e qytetarëve protestues në shesh që kërkojnë ‘Dorëheqje!’Në këtë rreng ka rënë edhe Ministri i Brendshëm Lamallari i cili nuk i dëgjon mesazhet nga protesta, por kërkon t’i thumbojë sikurse gjuha nënvleftësuese e kryeministrit për protestuesit. Ai u shet patriotizëm bashkëkombësve shqiptarë qoftë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut kur shprehet se:-

Jeni të mirëpritur kurdoherë në Shqipëri, sidomos me këngët patriotike në sfond të automjeteve tuaja luksoze, por ama kursejini vetes refrenin e dobët të “emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje'”.  Sa për mikpritjen shqiptare njohja e kësaj cilësie nga ana juaj pranohet si mirësjellje dhe komunikim, por kur juve nënvizoni aty se:-Me targa të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar”, ky vlerësim i kalon përmasat e një reagimi të shpejtë në rrjetet sociale pasi ishte data 21 Qershor, janë plot 22 ditë që njerëzit po protestojnë dhe janë në shesh. Nuk mund tua matim dot dashurinë për Kombin Shqiptar atyre që e duan Shqipërinë, qofshin nga trojet ku jetojnë shqiptarë, qoftë edhe nga diaspora ku jetojnë dhe punojnë.

Vret mendjen dhe kërkon ta kuptosh pjesën e kësaj shprehje denigruese të emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’. Sinqerisht mbetesh i pagojë nga shkalla e trajtimit për qytetarët e botës së lirë, që gëzojnë lirinë e lëvizjes pa çka se i duken shtetas të një vendi fqinj dhe që kurrë nuk e kanë mohuar qenien dhe prejardhjen e tyre shqiptare.Janë po ata që venë e vinë në raste të tjera e numërohen si turistë. Janë mbështetës të ekipeve sportive kanë ardhur dhe do të vijnë sa herë që të duan. Paguajnë taksa kur shpenzojnë paratë në ekonominë shqiptare dhe i kanë para nga djersa e punës së tyre. Detyra e ministrisë tuaj është që t’i sigurojë dhe asistojë si në çdo vend të botës demokratike ku ligji dhe rregullat respektohen dhe jo rrallë shumë prej tyre ndalohen nga policë jo të ndërgjegjshëm në detyrë që e plotësojnë rrogën e tyre me gjobat që u vënë bashkëkombësve. Në qoftë se duam t’i trajtojmë këto çështje dhe praktika janë renditur në mediat, faktet do të tregonin shumë. Shumë punë që mbetet për t’u bërë për rendin, për sigurinë në rrugë, për parandalimin e aksidenteve, për infrastrukturën, për plazhet, për fluksin turistik e deri tek shkëmbimi i zjarrit nga grupet rivale të armatosura etj. etj. Ajo që duam të diskutojmë është pikërisht niveli i arrogancës që juve vetë përdorni me etiketimin ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’,  këto dëgjohen edhe nga pushtetarët dhe politika si sjelle të përditshme në marrëdhënie me qytetarët në përgjithësi.
Kryeministri fliste për të tjera agjentura dhe vëzhgon apo përqesh “influencerët” në rrjetet sociale sepse nuk mund të merret dot me punët e shtetit ashtu sikurse drejtuesi politik Balla që vazhdimisht ju kujton shqiptarëve se:-“Në demokraci, mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Mund të dalin në protestë 1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta por ka miliona të tjerë që përfaqësohen përmes votës. Mandati që marrim është një kontratë me qytetarët dhe në fund të tij rikthehemi sërish për të kërkuar besimin”.

A mund të besohet ky numërim për protestën nga Balla koordinator për diasporën në zgjedhjet e kaluara?

A nuk ishte Balla ai që mblidhte një rreth tavoline me njerëz dhe i shiste për takime me përkrahës?

A nuk i manipuluan tubimet dhe votimet e diasporës duke u shndërruar votën e shqiptarëve të diasporës dhe i nxorën me një rezultat qesharak jashtë realitetit?

Po sot dhe në përditshmëri që nga fillimi i protestës, a janë ata “1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta”?!

Ju Zoti Lamallari duhet të qartësoheni fort mirë me postin shtetëror që mbani dhe standardet evropiane të rendit dhe të policisë që ju duhet të ushtroni për t’i shërbyer sigurisë, jetës dhe pronës së qytetarëve, shtetasve dhe lëvizjes së lirë të çdo vizitori që e pëlqen Shqipërinë. 

Shprehja juaj ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’, merr një përmbajtje të gabuar në mënyrën se si ju i trajtoni emigrantët. Rasti i Nartës i 31 Majit në një nga pikat që ju trajtonit shkruhej se:- (3) “E përshëndes reagimin e shpejtë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.”

Por a ishte i mjaftueshëm ky komunikim me publikun e gjerë për qëndrimin* tuaj?


Ju mesa duket nuk e keni kuptuar ende thelbin kur pezulloni zinxhirin drejtues të Policisë së Vlorës apo penalizoni punonjësit me uniformë. Çështja e Zvërnecit lidhet me rrethimin e pronës dhe me forcën e ushtruar ndaj një protestuesi, banor dhe pronar me dokumente të pronësisë së tokës në Zvërnec që u dhunua nga forcat e një policie/sigurie private në praninë dhe sytë e policisë së shtetit. Personi në fjalë është nga ata banorë të zonës që e ka dyshtetësinë, por nuk e gëzon dot pronën, dhe fatkeqësisht mban atë etiketën dhe stigmën që juve i vini të gjithë atyre që e kanë lënë Shqipërinë prej vitesh pasi nuk e zhvillojnë dot pronën sepse janë interesat e korrupsionit që i trembin ata nga vendlindja e tyre janë më të fuqishme edhe më shumë se sa ligji, tapia dhe e drejta. Pra më keq pas kaq vitesh ata po cilësohen emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’.

Bëni kujdes me njerëzit.

Lëvizja e lirë si një e drejtë e fituar do t’i mbajë aty në protestë të pandërprerë edhe diasporën edhe emigrantët bashkë me rininë shqiptare që po kërkojnë ndryshim.

Gafa të tilla konfirmojnë arrogancën e shtetit dhe qëndresën se përse protesta qytetare po e kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Edhe kjo një formë bilete e prerë “vetëm vajtje” është.

_______

*ATSH- Besfort Lamallari- “Me targa të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar”

*Min Brendshme- 31 maj – Qëndrimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mbi çështjen e projektit të Zvërnecit dhe pezullimin e zinxhirit drejtues të Policisë së Vlorës

 
 
 
 
21 Qershor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Ju erdhi fundi!” Mbi tri javë revoltë! Sot protesta e 23-të masive, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës: Shqipëria nuk pret më!

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 23 masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën masivisht në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend. bw

FOTOT- Krijimtari dhe revoltë në bulevard – Pankartat më ironike që gozhduan Ramën dhe qeverinë në protestën e mbrëmshme

Dita e 22-të e revoltës qytetare përpara Kryeministrisë dhe përgjatë marshimit në rrugët e Tiranës nuk u karakterizua vetëm nga thirrjet e ashpra dhe fjalimet emocionale, por edhe nga një dozë e lartë ironie dhe sarkazme politike.

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

Qytetarët dhe të rinjtë kanë shpalosur pankarta me mesazhe mjaft pikante, përmes të cilave kanë goditur skandalet e fundit, korrupsionin, propagandën dhe fenomenin e patronazhistëve.

Me parulla që ndërthurin humorin me realitetin socio-ekonomik, protestuesit kanë gjetur një mënyrë origjinale për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama. bw

UGSHPD: DIELLA, DYLLI DHE KRYEMINISTRI (Ora e fundit e Akademisë Politike Socialiste)

 
Duke u ndërruar kalendari nga 20 në 21 Qershor, shumë nga diaspora përtej oqeanit dëgjuan sërish Himnin Kombëtar të qytetarëve shqiptarë në protestën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Janë shqiptarë që kanë ardhur dhe tregojnë se ndodhen në shtëpinë e tyre.
20 Qershori ishte një ditë që filloi ndryshe. 
Dha shumë gjendje dhe sigurisht pati të tjera pritshmëri.
 
Në “Pallatin e Brigadave” askush nuk u bë rremtar*, por mbeti me rremen* në takimin e së Shtunës së socialistëve që quhej “Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030” të thirrur nga kryetari i PS.
Një tjetër grep për publikun.
Një tjetër mjegull dhe mashtrim.
Askush nuk u pa se u dha lopatave pas fjalimit një orësh të kryetarit të PS dhe kryeministrit Rama, që me sa duket e mbylli edhe leksionin e fundit të Akademisë Politike.
Të gjithë anëtarët pjesëmarrës të GPS e duartrokitën dhe pas tij heshtën në kërkim të lajmeve të mira.
Shumë kush mund të pyes se për çfarë hyn këtu Akademisë Politike e PS?
Së pari hyn për konceptin politik se si kjo forcë udhëheq vendin.
Hyn edhe më shumë sepse prej Shtatorit 2025  kur filloi Legjislatura e XI, ose “vitin e ri shkollor”, 59 deputetë nga 83 mandatet e PS u futën në Kuvend për herë të parë.
Megjithëse Shqipëria ndodhet në krizë, të gjithë duartrokitën për sa dëgjuan apo edhe përsa u pëlqeu rrëfimi i kryetarit në ditën e 20 të një proteste të pandërprerë qytetare. Të një proteste të përqendruar në kryeqytet dhe të ndjeshme herë pas here në disa qytete kryesore të vendit dhe kudo në diasporë ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Ndërsa fakti që ata do të derdheshin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u duk se askush nuk e pranoi.
Duke  dashur ta zvogëlojë numrin e pjesëmarrësve dhe përmasën e asaj çfarë shihet me kërkesën për dorëheqje, Rama ju foli të pranishmeve në GPS, me gjuhën e Diellës. 
Takimin/leksionin e kishte pushtuar një heshtje, aq sa edhe frymëmarrja e lektorit ndihej.
Veç armiqve të shumtë të jashtëm që tashmë janë përmendur si  edhe tik-tokut (të rihapur pas gati një viti ndërprerje në muajin Shkurt 2026), që u bashkohet atyre “fatkeqësisht” armiku i ri që Rama përcaktoi së fundmi vjen nga fusha e zhvillimit teknologjik dhe botës digitale. Prej aty doli dhe u përcaktua se ishte A L G O R I T M I*.
Një luftë tjetër imagjinare.
Një kryeministër që shpejt harroi se mediat e kapura nuk krahasohen me “hashtag-un” që secili shqiptar i lirë mund ta zgjedhë dhe ta përdorë për një qëllim të mirë kur duhet. Për një komunikim kur flitet për ndihmë  ndaj njeri tjetrit dhe vendlindjes. Prandaj dhe protesta u mbush duke i tejkaluar 100 mijë qytetarët dhe shkoi deri në 150 mijë brenda pak orësh.
Rama foli për një luftë tjetër imagjinare dhe ju mori atyre politikanëve të gjithë paraditen. Ua shteroi energjitë dhe i bëri për të vrarë mendjen se çfarë mund të bëhet me sheshin e protestës qytetare të cilin kryeministri e quan edhe “shesh xhirimi”. 
Vërtetë është një shesh xhirimesh. Është një shesh xhirimesh që lum kush e jeton sepse kamerat po fiksojnë historinë dhe jo një skenë “Big-u dhe Bigjesh” që e drejtojnë nga duan lojën.
 
Rama u mundua e foli në këtë shtrëngesë të fundit përpara se të dalë në Kuvend, me gjuhën e Diellës dhe të Uliksit. 
 
Foli si Diella edhe pse kohët e fundit ajo nuk është dëgjuar, por që fizikisht është e ngjitur pas tij dhe tha se:- Zgjedhja jonë është të bëjmë çmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë. Cili është lajmi? Jo propaganda, lajmi i mirë. Kemi një problem me shërbimet. Kemi patjetër një problem me shërbimet, por ama sot janë mbi 3 milionë shqiptarë, brenda e jashtë vendit, që 95% të shërbimeve i marrin nga celulari, pa takuar asnjëri dhe pa pasur nevojë të fusin mik askënd. 95%!  Por kryeministri njëkohësisht harroi se është në mandatin e katërt (19 Shtator 2025-2029). Që prej Shtatorit të kaluar në kabinetin qeveritar sot Shqipëria ka një Ministre Shteti për Inteligjencën Artificiale, dhe nuk ka një ministër/e ose ministri që të mbulojë R I N I N Ë. Kjo është gjuha e algoritmit dhe gjuha e Diellës, ndaj protesta qytetare thirri diasporën dhe ajo ju përgjigj në fundjavë duke e tejkaluar pjesëmarrjen e 100 mijë shqiptarëve. Ishin tre mandatet dhe është po korrupsioni në qeveri që e bëjnë rininë të largohet (përkohësisht).
Shqipëria nuk ka sot një ministër/e ose ministri që të mbulojë R I N I N Ë , sepse ka një kryeministër që ushtron edhe dhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të inteligjencës artificiale Diella të dekretuar nga presidenti. Aty mund ta gjejmë edhe algoritmin se përse pushtetarët kanë edhe më shumë pushtet dhe zgjedhësit mbeten nën zgjedhën e politiukanëve të korruptuar.
Rama ju referua busullës së GPS  në rastin duke e kujtuar Uliksin kur tha se:-Një qeveri nuk ka të drejtë t’i mbyllë veshët. Përkundrazi, një qeveri duhet të dëgjojë. Një qeveri duhet ta dëgjojë dhe, patjetër, një grup parlamentar, flas për një grup qeverisës, duhet ta dëgjojë edhe gjithçka që thuhet në atë sheshin e xhirimeve, pra algoritmin, dhe nga diskutimet e para është shumë e qartë që janë dëgjuar. Duhet të dëgjojë kritikën dhe zemërimin. Nuk është e mundur që një qeveri ta skualifikoje duke ia hedhur të gjithë fajin algoritmit.”
Por në të vërtetë edhe pse luajti rolin e qëndrestarit për të duruar sirenat dhe të dukej sikur ishte i lidhur pas timonit që të mbante drejtimin, ideologjikisht ai ju dyllosi veshët socialistëve, për të heshtur dhe për të mos pasur një mendim ndryshe.
Këtë të bën utopia dhe ideologjia. 
Shkon deri në shpëlarje të mendimeve origjinale. 
Humbet identitetin kundrejt zgjedhësve sepse përqafon autokratin dhe në emër të  tijë edhe pse i ke kaluar 13 muaj nga “zgjedhja” për herë të katërt, nuk arrin të kuptosh se në themel të sistemit qëndron korrupsioni. 
Ndoshta duhet përsëritur edhe njëherë ajo se çfarë tha Rama kur vendosi të bëjë qëndrestarin:- “Një qeveri nuk ka të drejtë t’i mbyllë veshët…” nga historia tregohet se udhëtimi i Uliksit drejt Itakës (kthimi i tij), zgjati 10 vite, ndërsa kjo qeverisje e socialistëve ka konsumuar edhe të trembëdhjetin. Në rastin e qëndrestarit historia përshkruan se vetëm Uliksi i dëgjoi sirenat dhe tundimet përsa rremat rrahën detin pa ndaluar.
Edhe në këtë rast Rama tregoi të kundërtën nuk ndenji në zyrë që t’i përjetojë “sirenat”.
Skeda zyrtare e tij tregoi se kryeministri po përgatitet të udhëtojë drejt Parisit.
 ______
*rremtar/i, ai që nget varkën. I jep shtytje me lopata dhe e bën të lëvizë.
*rrem/ë/e, gënjeshtër, mashtrim, jo e vërtetë.
* algoritmi-është një rend i kufizuar udhëzimesh të mirëpërcaktuara për të zgjidhur një problem të veçantë ose për të kryer një llogaritje. Algoritmi ka raste kur në çdo hap përcaktohet saktësisht dhe shpie në një interpretim të vetëm, (rezultati i kërkuar).
 
20 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

FOTOT- Sot dita e 22-të e protestës, qytetarët e gdhijnë para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen, je i rrethuar dhe s’ke për të shpëtuar! Arresto Ballukun

Protesta qytetare nuk ka gjumë, qindra qytetarë e gdhinë ditën nën kryeministrinë e rrethuar, ku kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.

 

Të ulur në bulevard, me flamuj kuqezi, veshje tradicionale, parulla e thirrje, ata qëndruan gjithë natën para godinës së ekzekutivit.

Një agim shprese mund të quhet mëngjesi i ditës së sotme (21 qershor), ku pas protestës historike të ditës së djeshme, protestuesit e kaluan natën përpara Kryeministrisë.

Kjo është nata e parë që protestuesit qëndrojnë në shesh që nga nisja e revoltave, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

bulevard

Të mbledhur në Bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit brohoritën slogane të ndryshme, mes tyre “Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh”, si edhe thirrje kundër qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

Në protestë u dëgjuan gjithashtu parulla si “Rama në burg” dhe thirrje drejtuar SPAK-ut për hetimin e zyrtarëve të lartë.

bulevard4

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e kryeministrit.

Atmosfera në qendër të Tiranës mbeti e tensionuar, ndërsa forcat e rendit monitoruan situatën gjatë gjithë natës. Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për incidente të rënda.

protestues bulevard

Qytetarët janë ulur në Bulevardin ndërmjet Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, teksa nuk mungojnë as thirrjet në adresë të SPAK të tilla si “Arresto Ballukun”.

Revolta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës.

proteste bulevard

 

 

 

VIDEO/ Protesta e 21-të kundër qeverisë, 250 mijë shqiptarë në revoltë para Kryeministrisë- Ironia e protestuesit: E keni dëgjuar këngën e botërorit… Edi Rama jepe dorëheqjen

“Botërori po zhvillohet në shesh dhe kombëtarja jonë përfaqësuese më të mirë nuk ka pasur. Po këngën e botërorit e keni dëgjuar; “Rama jep dorëheqjen”, kështu u shpreh një tjetër protestues përpara Kryeministrisë.

Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Diaspora i është bashkuar këtij tubimi madhështor.

Të revoltuar protestuesit kërkojnë largimin e kësaj kaste të vjetër politike. bw

FOTOT + VIDEO- Protesta më e madhe antiqeveritare në Shqipëri- Autokolona me protestues nga diaspora ngre në këmbë kryeqytetin, me flamuj dhe thirrje

Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në hyrjet e kryeqytetit janë parë kolona automjetesh të shoqëruara me flamuj kombëtarë.

Pjesëmarrja e diasporës shihet si një mbështetje e fortë për mijëra qytetarët që prej ditësh protestojnë para Kryeministrisë, duke ngritur zërin kundër qeverisë.

Mesazhi i protestuesve mbetet i qartë, largimi i kryeministrit Rama.gsh

 

1

 

2

Screenshot 2026-06-20 153807

 

4

 

6

 

9


Send this to a friend