Të dashur miq, Edi Rama, pasi votoi në OKB dy herë brenda një viti kundër SHBA dhe kundër interesit kombëtar, në vend të marrjes së përgjegjësive për aktin e tij të pabesë antikombëtar, zgjodhi rrugën e mashtrimit të hapur të shqiptarëve dhe kësaj radhe, për qëndrimet e tij antishqiptare përpiqet të mashtrojë kombin e tij, duke e gënjyer pafytyrësisht atë!
Kështu, nga vakancat në hotele ultraluksoze që po bën në Nju Jork, ai urdhëron Ditziun e tij t’u sërvirë shqiptarëve për t’u hedhur atyre hi syve dhe justifikuar qëndrimin e tij antiamerikan dhe në kundërshtim të mirëfilltë me interesin kombëtar, të deklaroje se:
a – Vota kundër SHBA ishte e diktuar nga kërkesa e Bashkimit Europian. Por, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Bashkimi Europian nuk kishte një kërkesë të tillë dhe nuk kishte asnjë vendim për votim unanim. Prandaj dhe Çekia, Hungaria, Letonia, Rumania, Kroacia, Polonia vende anëtare këto të Bashkimit Europian iu përgjigjën kërkesës së qeverisë së SHBA që të abstenonin dhe këto vende nuk votuan pro rezolutës për dënimin e SHBA. Përveç këtyre, këtë qëndrim mbajti edhe Bosnja Hercegovina. Qëndrim të kundërt mbajti klika mosmirënjohëse e Shqipëria, që u detyrohej SHBA-ve jo vetëm ekzistencën e saj, shpëtimin nga copëtimi përfundimtar në vitet ‘20 të shekullit të shkuar, por edhe çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës në dy dekadat e fundit.
Pas këtij mashtrimi ordiner, Rama me Ditziun e tij, për të justifikuar qëndrimin e tyre kundër SHBA dhe interesit kombëtar, hodhën në treg mashtrimin e ri. Ata thanë:
b – Se kemi votuar siç ka votuar Berisha në vitin 2012 Rezolutën për Palestinën. Ky është një mashtrim i paskrupullt dhe krahasim kretinësh politikë.
Kjo sepse, së pari, në vitin 2012 qeveria nuk votoi pro rezolutës për dhënien e statusit të vëzhguesit të vendit jo anëtar Palestinës në OKB, pra nuk mbështeti një rezolutë që e kundërshtonin SHBA dhe Izraeli, por abstenoi dhe për këtë u falënderua nga qeveria e SHBA.
Së dyti, unë isha nga më të paktit kryetar qeverie që kundërshtova haptas në fjalën time në Samitin e OKB kërkesën e Palestinës dhe shpjegova para shqiptarëve dhe botës shkakun e kundërshtimit të Shqipërisë (në foto keni pjesën e fjalimit tim dhe abstenimin e Shqipërisë për rezolutën e dhënë), i cili konsistonte në përjashtimin e SHBA nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e përhapjes së një lufte të gjerë.
Pas demaskimit nga mediat të këtyre dy argumenteve të mësipërme, Rama nga resortet luksoze turistike keqshrytëzon Ditzinë e tij dhe u thotë shqiptarëve se rezoluta nuk është kundër SHBA. Në këtë dyfytyrësi, ata u inkurajuan edhe nga deklarata e ambasadorit Lu në Tiranë, i cili për arsye që i di ai vetë apo për të mos munguar në shërbim të Ramës, bënte sikur nuk ishte votuar në OKB, ose të paktën nuk u thoshte shqiptarëve se qeveria e tyre votoi kundër SHBA.
Mirëpo edhe kjo ishte një gënjeshtër bajate. Në të vërtetë, diplomacia e SHBA dhe vete Presidenti Trump i bënë të qartë çdo vendi, përfshirë Shqipërinë, se ata votën pro për këtë rezolute e konsideronin votë kundër tyre. Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, në letrën drejtuar ambasadave të vendeve anëtare të OKB, përfshi këtu edhe Shqipërinë shkruan se: “Do të raportoj te presidenti i SHBA-ve emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft-rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA-ve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Trump e ka marrë personalisht këtë çështje”, – dhe vijon – “Ndërsa konsideroni votën tuaj, ju inkurajoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do ta marrë këtë votë personalisht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë me kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”.
Pra, për ambasadoren Haley, qeverinë e SHBA-ve dhe Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, vota pro e Shqipërisë për rezolutën në fjalë ishte votë kundër tyre.
Por, kjo nuk është e vërtetë për Edvin Kristaq Ramën dhe Ditzi Sul Bushatin, të cilët nuk mund t’u harrojnë SHBA-ve armiqësinë ndaj etërve të tyre, xhelatë të shqiptareve, ndaj dhe plagosën me qëndrimin e tyre të pabesë marrëdhëniet me SHBA, aleatin më kryesor, me strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar!
O sa mashtrues je more Sali !
Te kam thene se parja te hane koken!
Tani dil e mbushu mendjen shqiptareve, se ambasadori Lu mbron Edi Ramen,
Hajde Sali hajde,po ate problem ka dhe Edi, prandaj votoj kunder Amerikes, kete e di mire ti , po bene si sherre-budalla.
Nuk del njeri per te mbrojtur parat qe keni vjedhur te gjithe sebashku.
Vendose ta fleshe mendjen per keto pislliqe.