VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dikur në Shqipëri torturonte të pafajshëm në burg, sot qytetar i “nderuar” në Gjermani

By | December 1, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Momdo 2 weeks ago Reply

    Keto monstra si arin te jetojn me veten e tyre . Cfar mbart kjo tok .

  • author avatar
    Alfred Coku 2 weeks ago Reply

    Keta vrases gjakesore kapardisen akoma neper rruget e Tiranes…djemte i kane tash ministra me Ramen..c.ka me thene me teper?

Komentet

Tribunali komenton shkrimet se Thaçi do të ftohet në Hagë: Gjithçka çfarë është thënë në raportin e Dick Martyt po hetohet

Tashmë është sekret publik që Presidenti Thaçi është subjekt i hetimeve të Speciales, por zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjëherë. Një ditë pasi u raportua në radion suedeze se Thaçi mund të thirret në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka theksuar për Express se gjithçka e ngritur si dyshim në raportin e Dick Marty-t është duke u hetuar

Hashim Thaçi është emri më i përmendur në raportin e Këshillit të Evropës “për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë”. Ish-lideri politik i UÇK’së gjatë luftës, e shef i Qeverisë së Përkohshme menjëherë pas saj, përmendet 26 herë në këtë raport, mbi bazën e të cilës 16 vite më pas u themeluan të ashtuquajturat Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

Ky raport në Kosovë njihet si raporti i Dick Marty-t, pasi ky i fundit, senator zviceran ishte hartues i saj në vitin 2011.

Raporti në fjalë i është cekur Gazetës Express të hënën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kur janë pyetur nëse Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, është duke u hetuar nga ndonjë prokuror i specializuar në Hagë.

“Zyra e Prokurorit Special është duke e kryer hetimin më gjithëpërfshirës të mundshëm të të gjitha dyshimeve të përmendura në raportin për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë, të publikuar nga Këshillit të Evropian”, ka thënë zëdhënësi i ZPS-së Christopher Bennett.

I njëjti ka thënë se zyra për të cilën ai është i angazhuar si zëdhënës “nuk komenton statusin e hetimeve”, duke iu referuar dyshimeve të mundeshe ndaj Hashim Thaçit.

Kjo përgjigje e ZPS-së ka ardhur një ditë pasi në një media në Suedi u raportua se ish-drejtori i drejtorisë politike të UÇK-së mund të jetë një nga të ftuarit për intervistim nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Vetë Presidenti Thaçi është një nga personat që mund të jetë subjekt i Gjykatës në Hagë”, kishte shkruar radioja publike suedeze “Sveriges Radio”.

Vetëm pak orë më pas, ky raportim u ndryshua, duke e hequr Presidentin Thaçi nga artikulli.

Për këtë gjë, Bennett i ZPS-së thonë të jenë në dijeni.

“Zyra e Prokurorit Special është e njoftuar me raportimet në mediat kosovare për një raport të radios suedeze, e cila vetë i ka cituar mediat kosovare. Zyra e Prokurorit Special nuk mban qëndrim për raportimet e mediave dhe as nuk e komenton statusin e hetimeve”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Nga ana tjetër, Zyra e Presidentit Hashim Thaçit, të hënë gjatë gjithë ditës nuk është përgjigjur në interesimin e gazetës për përfshirjen e të parit të vendit në mesin e atyre që janë subjekt i hetimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e Hagës për Kosovën.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, janë votuar në Kuvend të Kosovës, në gusht të vitit 2015. Përmes ligjit të veçantë, këto Dhoma të Specializuara u themeluan për të gjykuar disa krime të caktuara të kryera prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000, brenda territorit të Kosovës.

Ato u krijuan si pasojë e një raporti të zviceranit Dick Marty, që e paraqiti para Këshillit të Europës në janar të 2011.

Raporti përmban pretendime për krime të rënda, që supozohet t’i ketë kryer UÇK-ja gjatë dhe menjëherë pas luftës së fundit në Kosovës. Të njëjtat supozime u mbështeten edhe në një libër që e kishte shkruar ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, tri vjet para se Marty ta hartonte raportin.

Në raport, përveç Hashim Thaçit, përmenden edhe ish-drejtuesit tjerë të UÇK-së, si: Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Shaip Muja e Ramush Haradinaj.

Personazh kryesorë në Raportin e Dick Martyt mbetet Hashim Thaçi. Emri i ish-udhëheqësit politik të UÇK-së figuron në pothuajse secilën prej 30 faqeve të Raportit.

Shtatë vite pas këtij raporti, Zyra e Prokurorit të Specializuar që u krijua si rrjedhojë e tij, së fundi ka nisur të ftojë për intervistimim të dyshuarit e parë që mund të përballën me gjyq në Dhomat e Specializuara. Deri më tani janë konfirmuar tetë të ftuar, në mesin e tyre edhe ish-komandantët: Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa-Remi, Nazif Mehmeti etj., dhe ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së Sokol Doburna. /M.Gj./GazetaExpress/.

Më 17 dhjetor 1920 Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Më 17 dhjetor 1920 Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve. Kërkesa fillimisht hasi në kundërshtime nga Jugosllavia, Greqia dhe Franca, por pati mbrojtjen e zjarrtë nga përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, Lord Robert Cecil. Përfundimisht, kërkesa u miratua me 35 vota në favor dhe asnjë kundër, me kusht që Shqipëria të zotohej për të drejtat e pakicave, veçanerisht në fushën e fesë dhe arsimit. Në emër të shtetit shqiptar, kjo pjese e marreveshjes u nënshkrua nga Fan Noli, atëhere kryepeshkop i Durrësit, i cili ndodhej në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar.

Lidhja e Kombeve (“League of Nations” me shkurtesë LN në anglisht, “Société des Nations” me shkurtesë SDN në frëngjisht) ishte një organizatë ndërqeveritare e themeluar më 10 janar 1920 si rezultat i Konferencës së paqes në Paris e cila e përfundoj Luftën e parë botërore. Ajo ishte organizata e parë ndërkombëtare qëllimi i së cilës ishte të mbajë paqe në botë.[1] Qëllimet kryesore, siç thuhet në konventën e saj, përfshijnë parandalimin e luftërave nëpërmjet sigurisë kolektive dhe çarmatimit, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes negociatave dhe arbitrazhit.[2] Çështje të tjera si kjo dhe traktate në lidhje me këtë duke përfshirë kushtet e punës, trajtimin e drejtë të banorëve vendas, trafikimi njerzor dhe i drogës, tregëtia e armëve, shëndeti global, robërit e luftës, dhe mbrojtja e pakicave në Evropë.[3] Në zgjerimin e saj më të madh nga 28 shtatori 1934 deri më 23 shkurt 1935, ajo kishte 58 shtete anëtare.

Krijimi i lidhjes se Kombeve

Lidhja e kombeve u krijua me 10 janar te vitit 1920.Plani prej 14 pikash, i Udro Uillson, propozuar ne Konferencen e Paqes se Versajes, kerkonte formimin e nje organizate nderkombetare qe te mund te mbronte si kombet e medha ashtu edhe kombet e vegjel. Ajo duhet te punonte ne zgjidhjen paqesore te konflikteve boterore. Te medhenjte e Konferences se Paqes e aprovuan planin e tij.[4]

Qendra e Lidhjes u vendos ne Gjeneve te Zvicres, pasi Zvicra ishte nje vend neutral. Organet kryesore te Lidhjes ishin: Asambleja, ku benin pjese gjithe anetaret e Lidhjes ; Keshilli, i perbere nga pese anetaret e perhershem dhe kater anetaret e radhes; Gjykata nderkombetare e Drejtesise.[4]

Gjermania dhe Rusia nuk u be anetare te Lidhjes se Kombeve. SHBA propozuan krijimin e Lidhjes por nuk u be anetare e saj. SHBA-ja per kete arsye, nuk mundi te luaje asnje rol ne mbeshtetje te veprimtarise se Lidhjes. Dy anetaret me te rendesishem ishin Britania dhe Franca, te cilet u perpoqen pa shume sukses te mbeshtesin veprimtarine e Lidhjes. Te dy kishin vuajtur shume gjate luftes-dhe nuk ishin entuziast per tu perfshire ne veprimtarine e Lidhjes. Krijimi i Lidhjes ishte i rendesishem. Ajo ishte nje shprese per forcimin e bashkepunimit nderkombetar dhe per te siguruar nje paqe afatgjate.[4]

Gjuhët dhe simbolet

Anëtarët

Një hartë e botës nl vitet 1920–45, e cila paraqet anëtarët e Lidhjes së Kombeve gjatë historisë.

Mandati

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve territoriale[

Shqipëria

Kufinjtë e Shqipërisë nuk ishin vendosur gjatë Konferencës së paqes së Parisit në vitin 1919, pasi ato u lanë që Lidhja të vendosë; megjithatë, atp akoma nuk ishin përcaktuar deri në shtator 1921, duke krijuar një situatë të paqëndrueshme. Trupat greke kryenin operacione ushtarake në jug të Shqipërisë. Edhe forcat jugosllave u përfshin, pas përleshjeve me fiseve shqiptare, në pjesën veriore të vendit. Lidhja dërgoi një komision të përfaqësuesve nga fuqitë e ndryshme në rajon. Në nëntor 1921, Lidhja vendosi që kufijtë e Shqipërisë duhet të jenë të njëjta si ato kishin qenë në vitin 1913, me tre ndryshime të vogla që favorizonin Jugosllavinë. Forcat jugosllave u tërhoqën disa javë më vonë, ndonëse duke protestuar.

Dështimi i çarmatimit

Neni 8 i Konventës i dha Lidhjes detyrën për reduktime në “armatimet deri në pikën më të ulët në përputhje me sigurinë kombëtare dhe zbatimin nëpërmjet veprimeve të përbashkëta të detyrimeve ndërkombëtare. “[6] Një sasi e konsiderueshme e kohës dhe energjisë së Lidhjes i është kushtuar këtij qëllimi, edhe pse shumë qeveri anëtare ishin të pasigurt nëse mund të arrihet çarmatimi i tillë i gjerë ose nëse ishte një veprim i dëshirueshëm. Fuqitë aleate ishin gjithashtu nën detyrimin nga ana e Traktatit të Versajës në përpjekje për të çarmatosur, dhe duke kufizuar armatimet për vendet e mposhtura, i cili ishte përshkruar si hap i parë drejt çarmatimit në mbarë botën.

Shih edhe

Shënime

Referencat

  • Archer, Clive (2001). International Organizations. Routledge.  0-415-24690-3.
  • Baer, George W (1976). Test Case: Italy, Ethiopia, and the League of Nations. Hoover Institution Press.  0-8179-6591-2.
  • Barnett, Correlli (1972). The Collapse of British Power. Eyre Methuen.  978-0-413-27580-6.
  • Baumslag, Naomi (2005). Murderous Medicine: Nazi Doctors, Human Experimentation, and Typhus. Praeger.  978-0-275-98312-3.
  • Bell, P.M.H (2007). The Origins of the Second World War in Europe. Pearson Education Limited.  978-1-4058-4028-6.
  • Bethell, Leslie (1991). The Cambridge History of Latin America: Volume VIII 1930 to the Present. Cambridge University Press.  0-521-26652-1.
  • Bouchet-Saulnier, Françoise; Brav, Laura; Olivier, Clementine (2007). The Practical Guide to Humanitarian Law. Rowman & Littlefield.  0-7425-5496-1.
  • Burkman, Thomas W (1995). “Japan and the League of Nations: an Asian power encounters the European Club”. World Affairs. 158 (1): 45–57.
  • Churchill, Winston (1986). The Second World War: Volume I The Gathering Storm. Houghton Mifflin Books.  0-395-41055-X.
  • Crampton, Ben (1996). Atlas of Eastern Europe in the Twentieth Century. Routledge.  0-415-16461-3.
  • Forster, Peter (1982). The Esperanto Movement. Mouton.  978-90-279-3399-7.
  • Frowein, Jochen A; Rüdiger, Wolfrum (2000). Max Planck Yearbook of United Nations Law. Martinus Nijhoff Publishers.  90-411-1403-3.
  • Goldblat, Jozef (2002). Arms control: the new guide to negotiations and agreements. SAGE Publications Ltd.  0-7619-4016-2.
  • Gorodetsky, Gabriel (1994). Soviet Foreign Policy, 1917–1991: A Retrospective. Routledge.  0-7146-4506-0.
  • Henig, Ruth B, red. (1973). The League of Nations. Oliver and Boyd.  978-0-05-002592-5.
  • Hill, Robert; Garvey, Marcus; Universal Negro Improvement Association (1995). The Marcus Garvey and Universal Negro Improvement Association Papers. University of California Press.  978-0-520-07208-4.
  • Iriye, Akira (1987). The Origins of the Second World War in Asia and the Pacific. Longman Group UK Limited.  0-582-49349-8.
  • Kennedy, David (April 1987). “The Move to Institutions” (PDF). Cardozo Law Review. 8 (5): 841–988. Marrë më 17 May 2008.
  • Knock, Thomas J (1995). To End All Wars: Woodrow Wilson and the Quest for a New World Order. Princeton University Press.  0-691-00150-2.
  • Kontra, Miklós; Phillipson, Robert; Skutnabb-Kangas, Tove; Varady, Tibor (1999). Language, a Right and a Resource: Approaching Linguistic Human Rights. Central European University Press.  978-963-9116-63-4.
  • Lannon, Frances (2002). The Spanish Civil War, 1936–1939. Osprey Publishing.  1-84176-369-1.
  • Levinovitz, Agneta Wallin; Ringertz, Nils (2001). The Nobel Prize: The First 100 Years. World Scientific.  981-02-4665-X.
  • Levy, Marcela López (2001). Bolivia:Oxfam Country Profiles Series. Oxfam Publishing.  0-85598-455-4.
  • Magliveras, Konstantinos D (1999). Exclusion from Participation in International Organisations: The Law and Practice behind Member States’ Expulsion and Suspension of Membership. Martinus Nijhoff Publishers.  90-411-1239-1.
  • McAllister, William B (1999). Drug Diplomacy in the Twentieth Century: An International History. Routledge.  0-415-17990-4.
  • McDonough, Frank (1997). The Origins of the First and Second World Wars. Cambridge University Press.  0-521-56861-7.
  • Miers, Suzanne (2003). Slavery in the Twentieth Century: The Evolution of a Global Problem. AltaMira Press.  0-7591-0340-2.
  • Nish, Ian (1977). Japanese foreign policy 1869–1942:Kasumigaseki to Miyakezaka. Routledge & Kegan Paul.  0-415-27375-7.
  • Northedge, F.S (1986). The League of Nations: Its Life and Times, 1920–1946. Holmes & Meier.  0-7185-1316-9.
  • Osmanczyk, Edmund Jan; Mango, Anthony (2002). Encyclopedia of the United Nations and International Agreements. Taylor & Francis.  0-415-93924-0.
  • Raffo, P (1974). The League of Nations. The Historical Association.
  • Rapoport, Anatol (1995). The Origins of Violence: Approaches to the Study of Conflict. Transaction Publishers.  1-56000-783-4.
  • Reichard, Martin (2006). The EU-NATO relationship: a legal and political perspective. Ashgate Publishing, Ltd.  0-7546-4759-5.
  • Scheina, Robert L (2003). Latin America’s Wars:Volume 2 The Age of the Professional Soldier, 1900–2001. Potomac Books Inc.  1-57488-452-2.
  • Scott, George (1973). The Rise and Fall of the League of Nations. Hutchinson & Co LTD.  0-09-117040-0.
  • Skirbekk, Gunnar; Gilje, Nils (2001). History of Western Thought: From Ancient Greece to the Twentieth Century. Routledge.  0-415-22073-4.
  • Torpey, John (2000). The Invention of the Passport: Surveillance, Citizenship and the State. Cambridge University Press.  0-521-63493-8.
  • Tripp, Charles (2002). A History of Iraq. Cambridge University Press.  0-521-52900-X.

Lexime më tej

  • Cooper, John Milton. Breaking the Heart of the World: Woodrow Wilson and the Fight for the League of Nations (2001) 454pp excerpt and text search
  • Egerton, George W (1978). Great Britain and the Creation of the League of Nations: Strategy, Politics, and International Organization, 1914–1919. University of North Carolina Press.  0-807-81320-6.
  • Gill, George (1996). The League of Nations from 1929 to 1946. Avery Publishing Group.  0-89529-637-3.
  • Ginneken, Anique H.M. van. Historical Dictionary of the League of Nations (2006) excerpt and text search
  • Kitsikis, Dimitri (1972). Le rôle des experts à la Conférence de la Paix de 1919. Gestation d’une technocratie en politique internationale (në French). Ottawa: Editions de l’Université d’Ottawa. f. 227.  643562008.
  • Kuehl, Warren F; Dunn, Lynne K (1997). Keeping the Covenant: American Internationalists and the League of Nations, 1920–1939.
  • Malin, James C (1930). The United States after the World War. f. 5–82.
  • Marbeau, Michel (2001). La Société des Nations (në French). Presses Universitaires de France.  2-13-051635-1.
  • Ostrower, Gary (1995). The League of Nations from 1919 to 1929 (Partners for Peace. Avery Publishing Group.  0895296365.
  • Pfeil, Alfred (1976). Der Völkerbund (në German). Wissenschaftliche Buchgesellschaft.  978-3-534-06744-2.
  • Walters, Francis P. (1952). A History of the League of Nations. Oxford University Press.
  • The League of Nations., Boston : Old Colony Trust Company, 1919. A collection of charters, speeches, etc. on the topic.

Lidhje të jashtme

Më 17 dhjetor 1912 në Londër fillonte Konferenca e Ambasadorëve, e cila copëtoi Shqipërinë

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet më 17 dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913. Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e së ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga këtu dy të tretat e territoreve të Shqipërisë iu dhanë fqinjëve.

Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.

Në këto kushte Ismail Qemali u detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë; qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit. Ky është quajtur dhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj: paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj.

Shembja e sundimit turk në Ballkan do të bënte që fati i mëtejshëm i Shqipërisë të hynte në planet e reja të politikës së tyre ballkanike. Aleatët ballkanikë i trajtonin krahinat shqiptare si trofe lufte, transmeton kp.

Ata treguan kështu se ishin të vendosur të vepronin sipas marrëveshjeve të fshehta që kishin lidhur më parë me njëri-tjetrin, se ishin kundër një Shqipërie më vete. Pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë, i Gjermanisë, i Italisë, i Francës dhe i Rusisë.

Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Eduard Grei, ishte njeriu që u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës.

37 vjet – Mehmet Shehu, një komedi pas lajmit të vetëvrasjes

ARKIVI/ 37 vjet nga fundi i Kryeministrit më jetëgjatë në detyrë. Çfarë deklaruan TVSH-ja dhe Zëri i Popullit, pas lajmit për vdekjen e kryeministrit

Nga Leonard VEIZI

Kanë kaluar 37 vjet nga ajo natë tragjike dhe e acartë tiranase kur, Kryeministri Mehmet Shehu mbylli jetën e tij përmes një mjegulle të madhe dyshimesh. Askush nuk e di me saktësi nëse ish-kryeministri shqiptar u vra apo u vetëvra natën mes 17 dhe 18 dhjetorit të vitin 1981. Nata ishte e errët pis, si nëpër filma, bënte ftohtë, binte shi dhe krismën e mbytur të revolverit nuk e dëgjoi askush. Pak orë më parë Mehmet Shehu kishte dalë i tronditur nga një mbledhje e Byrosë Politike e cila kishte përcjellë jo pak tension tek ai. Fejesa e djalit të dytë të tij, Skënderit me volejbollisten Silva Turdiu ishte zhbërë. Por kupola e Komitetit Qendror nuk ishte mjaftuar më kaq. Rastësi, dobësi për fëmijët, apo prapavija e një pune armiqësore? Djali i kryeministrit komunist me vajzën e Turdinjve të deklasuar? Pikëpyetjet vinin njëra pas tjetrës. Shefi i ashpër i qeverisë, i pacenuar deri në atë kohë, kishte zbritur shkallët e Komitetit Qendror i tendosur dhe i nervozuar, ndërsa në mendje bluante gjatë gjithë kohës të njëjtën gjë, fundin. Me Enver Hoxhën ishte ndarë si hije në terrin që thyhej vetëm nga ca drita neoni të zbehta ndanë rrugës. Hyri i pavëmendshëm në vilën Nr. 30, të blinduar nga rojet e armatosura e civilët që nuk i ndaheshin në çdo hap, dhe u ngujua në dhomën e tij të gjumit të ngrohur nga kaldaja. Por i ftohti nuk i kishte dalë. Në vesh i ushtonin zërat kërcënues të atyre që deri në atë çast ai i kishte konsideruar si shokë armësh dhe ideali. Por zhgënjimi nga ajo mbledhje e gjatë ishte edhe më i madh, kur drejt tij hidheshin akuza, të cilat nuk i ishin bërë të ditura asnjëherë gjatë udhëheqjes së tij 28 vjeçare në krye të kabinetit. Akumulimi i gjatë kishte shpërthyer. Orteku i kritikave në Byronë Politike qe i ashpër edhe pse propozimi në fund nuk ishte dhe aq për t’u marrë parasysh. “Vërejtje e rëndë në kartën e regjistrimit”, nuk ishte fundi i botës, por fati i Mehmet Shehut ishte vendosur që pikërisht këtu, pa e marrë këtë vërejtjen e propozuar, bilanci i tij me jetën të ndërpritej…

…Ai vazhdon të cilësohet si kryeministri me jetëgjatësi në historinë 106-vjeçare të shtetit shqiptar. Drejtoi ekzekutivin për afro 28 vite më radhë. Pas Enver Hoxhës, pretendohej se Mehmet Shehu ishte zëvendësi absolut i tij, duke u karakterizuar si njeri i vendosur, me parime dhe strateg ushtarak. I lindur më 10 janar 1913, në Çorrush të Mallakastrës, ai shfaqi zgjuarsi që në fëmijëri. Si i tillë, u dërgua në Shkollën Teknike amerikane të Harri Fultzit në Tiranë, të cilën e përfundoi në vitin 1932. Kjo shkollë i shërbeu si një “trampolinë” për t’u hedhur më pas në Akademinë Ushtarake të Napolit, edhe pse nuk arriti ta përfundojë, pasi u përjashtua pak para diplomimit për motive politike. Në Shqipëri për një kohë të shkurtër me qëllimin e vetëm që të shkonte në Spanjë, ku mori pjesë në luftimet e internacionalistëve gjatë viteve 1937-1939. Pas Luftës së Spanjës, Mehmet Shehu do të provonte internimin në Francë, të cilin e vuajti deri më 1942, vit kur edhe u rikthye në Shqipëri. Shumë shpejt do të lidhej me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ende pa u mbushur viti, ai zgjidhet me shumicë votash kandidat i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Me krjimin e Brigadës së Parë në Vithkuq, Mehmet Shehu merr komandën e saj. Me organizimin e Këshillave Nacionalçlirimtarë, ai zgjidhet anëtar i tyre gjatë Kongresit të Përmetit dhe në nëntor 1944 gëzon funksionin e plotë të komandantit të Divizionit të parë Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitet 1946-1947 Mehmet Shehu u emërua si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Duke patur këtë pozicion të lartë, ai nisi një specializim në Bashkimin Sovjetik, duke kryer Akademinë e Lartë Ushtarake “Voroshillov”. Në Kongresin e Parë të PKSH-së (1948), pas goditjes së grupit të Koçi Xoxes, ai mori postin e Ministrit të Brendshëm, duke u zgjedhur anëtar i Byrosë Politike dhe njëkohësisht zv/kryeministër. Nga viti 1954- 1981 Mehmet Shehu ishte numri një i qeverisë shqiptare, pra kryeministër i Shqipërisë dhe në disa periudha (1974-1979) edhe ministër i Mbrojtjes Popullore. Në fund të dhjetorit 1979, ai zëvendësoi Hysni Kapon si sekretar i KQ të PPSH-së. Por edhe pse dukej se tashmë Mehmet Shehu ishte më i fortë se kurrë, dy vite më pas ndodh krejt e kundërta. Fillimisht ai merr disa “goditje” të lehta, ndërsa më 17 dhjetor 1981, Mbledhja e Byrosë Politike ishte fatale për të. Një ditë më pas, mediat shtetërore japin lajmin e thatë: “Vdiq Mehmet Shehu!”.

Komenti i mediave

“Mbreti vdiq! Rroftë mbreti”, ose më saktë “Kryeministri vdiq! Rroftë Kryeministri!”. Duket se kjo parrullë e përshtatur e mbretërorëve u përshtat mrekullisht në politikën e Shqipërisë në fundin e vitit 1981. Kreu i qeverisë komuniste kishte pak orë që kishte ndërruar jetë dhe në dijeni ishin vetëm Byroja Politike e përbërë nga 13 anëtarë. Megjithatë, problemi nuk ishte te udhëheqësit dhe mënyra se si do ta prisnin ata vdekjen e kryeministrit, por te masa e thjeshtë, populli. Për këtë arsye, dy mjetet kryesore të komunikimit masiv, Televizioni Shqiptar dhe gazeta “Zëri i Popullit”, morën udhëzimet përkatëse për dhënien e lajmit. Ndërkohë që Blloku “ziente” nga brenda, në dukjen mediatike flitej për kullotat, pulat, rendimentet, aksionet për ndërtimin socialist të vendit, madje u shfaq edhe  një komedi e njohur e Teatrit Popullor, “Ushtari i mirë Shvejk”.

TVSH-ja

Ora 18.00. Në lajmet e para të mbrëmjes folësi i “Tiranës”, Kiço Fotiadhi shfaqet me fytyrë pak më serioze se netët e tjera. Kronikën kryesore padyshim e zinte vdekja e kryeministrit Mehmet Shehu, duke dhënë edhe shkaqet. Teksa lexoi komunikatën e përgatitur nga lart, Kiço Fotiadhi theksoi “vetëvrasje”, duke vijuar pastaj motivin “pas një krize nervore”. E gjithë kronika nuk ka zgjatur më shumë se një lajm i zakonshëm 30-40 sekondësh, i cili është pasur menjëherë nga një varg kronikash që ishin në kuadër të diskutimeve dhe vendimeve të Byrosë Politike që ishin marrë gjatë punimeve të Kongresit të Tetë. Fotiadhi pasqyroi lajmet që kishin të bënin me realizimin e detyrave të planit nga fshatarët, kooperativistët dhe klasa politike në përgjithësi. U fol për arat, blegtorinë dhe angazhimet në shumë sektorë, por asnjë fjalë tjetër për detajet e vdekjes së kryeministrit më jetëgjatë në Shqipëri. Edhe pse në edicionin kryesor të lajmeve, atë të orës 20.00 u prit diçka më tepër për humbjen e kreut të qeverisë komuniste, deklarata zyrtare vazhdonte të ishte e njëjta. Madje, çuditërisht, kur nga çasti në çast teleshikuesit prisnin ndërprerjen e programeve, dhe luftej e muzikës funebër, atë mbrëmje shfaqet një komedi… “Ushtari i mirë Shvejk”.

Një ditë më pas…

19 dhjetor 1981. Ashtu si TVSH-ja, gazeta partiake “Zëri i Popullit” e jep shumë të zbehtë dhe të paplotë lajmin mbi ndërrimin e jetës së kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu. Në këtë datë, duke iu referuar arkivit, gazeta jep një njoftim të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave të RPSSH-së, në lidhje me “vetëvrasjen” e Mehmet Shehut. Njoftimi për vdekjen e njeriut të parë të qeverisë komuniste për rreth 28 vjet me radhë është dhënë në pjesën e djathtë të gazetës “ZP” dhe ishte një deklaratë shumë zyrtare, jo më shumë se ç’kishte deklaruar TVSH-ja 24 orë më parë.

Njoftimi

Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, njoftojnë se natën duke gdhirë data 18 dhjetor 1981, në një moment krize nervore, shoku Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, vrau veten”.

Në vazhdimësi të nekrologjisë, gazeta bën dhe biografi të Mehmet Shehut, duke theksuar ndër të tjera datëlindjen, ditët si ish-internacionalist, luftën për çlirimin e Shqipërisë, si dhe disa nga funksionet që pati deri në momentin e ndarjes nga jeta. Pra, ishte një jetëshkrim i ditur nga të gjithë, pa asnjë lloj komenti të asnjërit prej udhëheqësve apo shokëve të tij. Shkrimi nuk kishte autor, nuk kishte detaje për ceremoninë e organizimit dhe mbi të gjitha nuk ngushëllohej familja.

Lajme të tjera

Në pamje të parë dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Gjithçka shkonte normalisht. Lajmit mbi vdekjen e kryeministrit Mehmet Shehu i bashkëngjiteshin titujt e tjerë të faqes së parë, si: “Plotësojnë planin dhe përgatiten për fillimin e mbarë të vitit 1982”; “Sukseset kanë krijuar besim të plotë për realizimin e detyrave”; “Arritje dhe perspektiva optimiste”; “Kryejnë me shpejtësi kullimin e ngastrave”; “Ndërtuesit në pararojë”; “Ritme të mira në vjeljen e ullirit dhe mbjelljen e drufrutorëve”. Ndërsa në të njëjtin numër me lajmin e “vetëvrasjes”, pra në faqen e dytë, figuronin këta tituj, që vijon me shkrimet përkatëse: “Masa të mira për dimërimin e bagëtive; Të ngremë ndërgjegjen e rolin e klasës punëtore në nivelin e detyrave të mëdha; Më shumë vezë për furnizimin e tregut; Për të rritur me përparësi rendimentet në zonën fushore…” etj, etj.

REAGIMI/ Si e pritën byroistët humbjen e njeriut të parë të qeverisë

“Gjyqi” pas vdekjes për Mehmet Shehun

Edhe pse Kongresi i 8-të i kishte përfunduar punimet dhe gjithçka mendohej se ishte mbyllur me kaq, Enver Hoxha i kërkon Mehmet Shehut që të bëjë një autokritikë. “Kam tani një çështje tjetër. Dëshiroj t`i rekomandoj Mehmetit që autokritikën për gabimin politik që ka bërë, ta përgatisë sa më parë dhe ta dorëzojë, që të njihen më të gjithë shokët e Byrosë Politike, të cilët janë vënë në dijeni se Mehmeti ka për të bërë autokritikë me shkrim. Përgatitja e autokritikës do të jetë mirë për Mehmetin, se do ta shpëtojë nga një ankth që po e mundon…(“Për Partinë”, vëllimi III-të, Tiranë 1985). Mehmet Shehu e respektoi këtë kërkesë të Enver Hoxhës, duke përgatitur autokritikën e tij. Ia paraqiti në formën e një projekti paraprak, duke shpjeguar fillimisht pozitën e tij familjare. Mehmet Shehu theksonte se i pranonte të gjitha, por nuk kishte se çfarë të shtonte më. Por kjo lloj përgjigjieje nuk i kënaqi shokët e Byrosë. Enver Hoxha i kërkoi atij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Byrosë Politike, më 17 dhjetor 1981, që të bënte një autokritikë më të thellë dhe më të ndjerë.

Nekrologjia e Enverit

Pasi u deklarua “vetëvrasja” e Mehmet Shehut, Byroja Politike u mblodh urgjentisht për të dëgjuar fjalimin e Enver Hoxhës me këtë rast. Kreu i udhëheqjes lexon një fjalim të gjatë, duke shpjeguar para shokëve shkaqet që e çuan Mehmet Shehut drejt vetëvrasjes. Ja çfarë tha ai: “Tani, edhe unë do të lexoj, ashtu siç e kisha përgatitur, kritikën që pata menduar t`i bëja punës së Mehmet Shehut, pavarësisht se kjo po zhvillohet në mungesë të tij, se ai u tregua armik i partisë deri në çastin e fundit, derisa vrau veten….Në një vend të autokritikës së tij, Mehmeti thotë: “Në fillim mendova të veja te shoku Enver”. Pse mendoi të vinte? Kur krushqitë midis familjeve bëhen në vijën e partisë, nuk ka arsye kryesore që të kërkojnë aprovim… Mehmeti jo vetëm nuk u këshillua me asnjërin nga ne për këtë krushqi, por mendoi të bënte “fait accompli”… Mehmeti prej kohësh e ka ditur kush janë Muzafer dhe Arshi Pipa, se ka qenë vetë ministër i Brendshëm. Gjithashtu, ai u përpoq të më impresiononte mua me atë që djali mund të vriste veten, prandaj i thashë tekstualisht: “Shiko Mehmet, të siguroj unë se djali nuk është nga ata që vrasin veten. Ai ka bërë shumë poshtërsi me gra, prandaj mos ki frikë nga kjo anë për të”. Enver Hoxha dënoi fuqishëm “kultin e individit” të Mehmet Shehut, duke theksuar se: “Dua të shpreh bindjen që ashtu si të gjithë ne, edhe Mehmeti do të jetë në krye të punëve që i ka ngarkuar partia. Mehmeti nuk pati durim, vrau veten dhe nuk e dëgjoi diskutimin tim, që bashkohet dhe është në akord me vëretjet, nuk kishte besim tek partia, e kishte humbur besimin e saj”.

KRONOLOGJIA

Ditët mediatike para “vetëvrasjes”

16 tetor 1981 – Në “ZP” lajmërohet mbledhja e plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, ku janë miratuar raportet që do të mbanin në kongresin e 8-të, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Kryeministri kishte si temë: “Mbi direktivat e Kongresit të 8-të të PPSH-së për planin e 7-të pesëvjeçar të zhvillimit të ekonomisë e të kulturës në RPSSH”

24 tetor 1981 – “ZP” njofton se një ditë më parë është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të urdhrit “40 vjet PPSH”. Këtu anëtarët e Byrosë kanë dekoruar njëri-tjetrin dhe Enver Hoxha mban një fjalim.

29 tetor 1981 – Gazeta pasqyron aktivitetin e zhvilluar një ditë më parë, me rastin e përurimit të Muzeut Kombëtar, si dhe foton e përbashkët të Ramiz Alisë, Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Në aktivitet ishin të pranishëm: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Pali Miska, Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, etj

30 tetor 1981 – Njoftohet se Ramiz Alia preu shiritin e ekspozitës kombëtare të arteve figurative në Galerinë e Arteve në Tiranë. Bashkë me të kanë qenë të pranishëm edhe Manush Myftiu, Rita Marko, Simon Stefani, Nexhmije Hoxha dhe sekretari i parë i Komitetit të PPSH-së për Tiranën, Gaqo Nesho.

31 tetor 1981 – Lajmërohet se në Komitetin Qendror të PPSH-së është dhënë një pritje për nder të delegacioneve të partive motra marksiste-leniniste, të cilat kishin ardhur për të marrë pjesë në punimet e kongresit të 8-të të PPSH-së

6 nëntor 1981 – Botohet raporti i Mehmet Shehut i mbajtur në Kongresin e 8-të të PPSH-së, por pa foton e tij. Kjo ishte hera e parë që nuk publikohej fotoja e kryeministrit.

9 nëntor 1981 – Gazeta paraqet mitingun e zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, me rastin e mbylljes së punimeve të Kongresit të 8-të të PPSH-së. Fjalën e rastit e mban Kadri Hazbiu.

28 nëntor 1981 – Lajmërohet se në Vlorë është përuruar përmendorja e Hysni Kapos, me pjesëmarrjen e Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës, Kadri Hazbiut, Manush Myftyut, Shefqet Peçit, Vito Kapos, Themije Thomai, etj

19 dhjetor 1981 – Gazeta lajmëron për vetëvrasje për shkaqe psikike të Mehmet Shehut. Krahas tij, ekspozohen tituj që kishin të bënin me blegtorinë, bujqësinë, arritjet dhe fitoret në angazhimet e marra.

100 vjet nga letra e studentëve shqiptarë për Presidentin Woodrow Wilson

15 dhjetori i këtij viti shënoi 100 vjet nga letra e studentëve shqiptarë të Vjenës drejtuar Presidentit të SHBA Woodrow Wilson, para Konferencës së Paqes.
Në 18 janar të vitit 1919 u mbajt Konferenca e Paqes e Parisit, takimi i fuqive aleate fituese të Luftës së Parë Botërore, me qëllim përcaktimin e kushteve të paqes ndaj fuqive humbëse të luftës. Për Shqipërinë kjo konferencë ishte e rëndësishme, pasi aty u caktua përfundimisht njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur, u miratua integriteti i kufijve, duke ndalur pretendimet territoriale të shteteve fqinje. Përpara konferencës, shumë grupe patriotësh shqiptarë, në kontinentin e vjetër dhe të ri, u përpoqën të ndërhynin tek Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, për të fituar simpatinë dhe mbrojtjen e tij në dobi të Shqipërisë.

 

Mes letrave të shumta drejtuar Presidentit Wilson është edhe ajo e studentëve shqiptarë të Vjenës, të cilët e nënshkruan atë letër më 15 dhjetor 1918, plot 100 vjet më parë. Në mbyllje të letrës, studentët parashtrojnë: “Zotëri President! Në qoftë se në vendimin e paqes nji komb lihet i pa njojtun edhe do të përdoret kaq pa-drejtësisht, a mundet kurrë n’atë anë të botës të sigurohet paqa? Shqipnia, sikundër Konferenca e Londonit e kufizoj, kurrë s’mundei të rronte, kishte farën e vdekjes në gjakun e saj që në lindien e vetë. Me këtë mënyrë, Zotërie, deri tash bota na ka përdorurar mizorisht, prandaj ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit, duke e ditur sigur se marria pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqien të drejtë e të ndershme të Zotërisë s’Uaj në Kongresin e Paqës, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre do të kenë lejen, si një komb i lirë, të hyjn në Lidhien e Kombëve. […] Në emër të studentëve shqiptarë në Wien, të përvujtunit, Jan Basho, Remzi Bape, H. Hifzi, Nush Bushati, Djevat Korça, Luigj Kakariqi, Gjovalin Gjiadri, Raku Buda, Fuad Aslan. Wien, Austrie, 15/12/918.”

LAHUTA DHE LAHUTARI, SI INSTITUCION – Nga Luljeta Dano

Në mendësinë shqiptare konvencionohet si Institucion i Lahutës dhe i Lahutarit, ajo çfarë rapsodi me instrumentin muzikor përfaqësojnë. Lahutarët shqiptarë këndojnë para gjindjes së vet farefisnore, pasi kjo është pjesë e rëndësishme e mënyrës së tyre të jetesës dhe jo, si këngëtarë me pagesë para një auditori të huaj, siç këndojnë guslarët sllavë. Lahutari di deri edhe dhjetë – pesëmbëdhjetëmijë vargje përmendësh.
Sipas Ramadan Sokolit, emri Lahutë vjen nga arabishtja Al Ud (druri i aloes). Në frëngjisht është: leut, në italisht: liuto, prej së cilës u mor nga shqipja dhe gjuhë të tjera emri i lahutës. Por ndoshta mund të jetë dhe një emër onomatopeik përbërë nga dy lëvizjet e harkut: llah dhe hutë.
Më i vjetër në moshë, rreth pesëmijë vjeçar instrumenti më popullor i Indisë: Ravanstron – i (Ravanahatha). Ravanastron – i bëhet si dhe lahuta nga druri i arrës së kokosit, me lëkurë dhie dhe qime kali. Mendohet se Ravanstron është nëna e tërë instrumentave koordofonë: violinës, violës, violonçelit, stringës, kitarës, kontrabasit.
Vetë lahuta është vegla kordofone më e vjetër arketipale evropiane.

Mjeshtrit e rapsodive dallojnë disa mënyra interpretimi me lahutë: Në Malësinë e Madhe teli i vetëm akordohej fort, tingulli i saj mbizotëronte zërin e këngëtarit, i cili togun zanor të fundrreshtit e zgjat. Kurse në Dukagjin, rapsodia është e shtruar, e butë në të kënduar, zëri i këngëtarit që del mbi lahutën dhe formula e hapjes është karakteristike e Dukagjinit: Lum për Ty, o Zot, i lumi Zotynë/Që s’jem kanë, e Zoti na ka dhanë!
Një mënyrë të kënduari është kur shtohet gjatësia e fjalës së fundit të vargut duke zgjatur rrokjet dhe lihet një rrokje për rreshtin pasardhës. Kjo sjell dhe bashkimin e rreshtit të fundit të strofës së parë me vargun e parë të strofës së dytë.

Rapsod është term i studimeve të letërsisë orale, në të folmen popullore rapsodi quhet Lahutar.
Çdo kullë detyrimisht duhet të kishte lahutarin e vet, sepse “Shtëpia pa lahutë, asht shtëpi e lanun”, dhe çdo lahutë e vjetruar nuk duhej të hidhej o digjej, por ngjitej në trarët e çatisë së kullës që të rrinte bashkë me shpirtrat e të parëve të fisit për të bekuar e mbrojtur pasardhësit, shkruan hulumtuesi i etnografisë, Jaho Brahaj. Lahutari çohej më shpesh dasmor – krushk se burrat e tjerë, respektohej më fort në bankete e në udhë, preferohej më shumë të zgjidhej kumbar për fëmijët e porsalindur.
Mjeshtërbërësit shqiptarë të lahutave në ndërtimin e instrumentit muzikor zgjedhin drurin e arrës ose të panjës për kupën e drunjtë në formë vezake me bisht të gjatë.
Druri pritej në dimër, kur në kapilarët e drurit nuk qarkullonte lëndë ushqyese, pritej me hënë të vjetër, në mot të kthjellët pa asnjë re, ku nuk frynte pikë ere, sepse këto papastërti do t’i prishnin kthjelltësinë e këngës. Pastaj druri lihej të thahej mbi trarë pranë oxhakut për një apo dy vjet. Nga cungu i arrës së vjetër dyngjyrëshe të bardhë dhe të errët merrej vetëm zemra e errët që nënkuptonte një kohë edhe më të hershme, gdhendej me majë të briskut (biçakut) duke i dhënë formë me një tel të skuqur në zjarr. Kupa vishet me lëkurë nga barku i dhisë ose i kecit. Maniakë të rrallë pas tingullit absolut të pastër kanë përdorur lëkurë maceje. Harku i lahutës bëhet me degë thane e tërhequr nga të dy krahët nga një “tel” i bërë nga disa qime nga bishti i kalit (mëzit) të pashaluar në vitin e parë të jetës, jo të pelës. Mbrapa në krye të kupës së drunjtë ngjitet një masë rrëshire pishe, të cilës para nisjes së këngës i vihet flaka për të temperuar “telin”. Gjithashtu lahuta ngrohej pranë zjarrit për të hequr lagështirën.
Gjatësia e përgjithshme e modelit autentik të lahutës shkon përgjithësisht cm. Pesha rreth kg. Lahutës i konsumohej lëkura, ose e hanin minjtë, kështuqë i ndërrohej shpesh lëkura gjatë jetës së saj si lahutë e gjallë që shkonte edhe me qindra vjet.

Gdhendjet dekorative tek lahuta kanë një larmi të pabesueshme, mbetje e një sistemi simbolik pagan, figura mitologjike e legjendare. Një nga kryeveprat është lahuta e vizatuar nga H. Schtackelberg, më 1917, me një begati të jashtëzakonshme figurash, ndoshta tërë mitologjinë që lidhet me perëndeshën Athina.
Në kokën e guslës malazeze, boshnjake, serbe, kroate gdhendet vetëm dhia dhe shqiponja e ikonografisë bizantine, ndërsa në lahutën shqiptare elementët shoqërues të epikës legjendare, si gjarpëri shërues, ora – gjarpër që paraqitet me fytyrë njeriu, ora e maleve me tiparet misterioze të një fytyre elipsoide, vesh dhe sy jonjerëzorë, shqarthi, kafshë tepër e rrallë në Alpet shqiptare që mbron territorin e vet dhe e siguron atë veç për vete, pasi ndeshet me kafshët e tjera të malit dhe i mbyt, karakter i ngjashëm me vetë kreshnikët, që kujtohen në kreun e lahutës, siç thotë studiuesi Jaho Brahaj: Edhe në përjetësinë e shpellës o varrit nuk është një i vdekur i shtrirë, por gjallon i ulur këmbëkryq.
Simbole të tjera gjeometrike që janë primatë të sistemeve simbolike, si palma, rrathët bashkëqendrorë në fronin e lahutarit, spathija, të bashkërenditura në qafën e një lahute dalin një grumbull trekëndorësh të gdhendur si shkrimi kuneiform, merimanga, ogursjellëse e mirë për shëndet e pasuri, zogu që duhet të nënkuptojë shqiponjën me gjarprin shoqërizues, janë mbyllur në një varg rombesh ku duan të na shfaqin një tërësi kuptimi dhe fuqi mbrojtëse për njerëzit dhe shpirtrat rreth lahutës.
Shënime
Falenderoj, z. Zef Bari nga Dukagjini për konsulencën personale në lidhje me ritin e zgjedhjes së drurit, bërjen e lahutës dhe mënyrat e interpretimit të lahutarit.

Lahuta dhe Lahutari si Institucion është pjesë e essesë mbi Eposin legjendar të Veriut: ZGJEDHJA E DUHUR E GJETO BASHO MUJIT, nga Luljeta Dano, Tiranë, 2012.

Gjergj Bubani, nga emërimi prej Zogut tek arrestimi nga Gestapo – Nga Kliton NESTURI

Në jubileun e 80-vjetorit të krijimit të Radio Tiranës, spikati edhe dekorimi i Gjergj Bubanit me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”, dhënë nga Presidenti i Republikës me motivacionin “Me mirënjohje për kontributin e njohur si personalitet i shquar në fushën e kulturës, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e publicistikës, si dhe krijimin e konsolidimin e Radio Tiranës, si drejtor i parë i saj.” Ky dekorim, i bërë me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH, vë në vend edhe një vlerësim të munguar për këtë personalitet ende jo edhe aq fort të njohur për publikun e gjerë. Është fakt që në historinë e Radio Tiranës, sa herë flitet për fillesat e saj, përmendet emri i Gjergj Bubanit. Jo vetëm për faktin se ky personalitet i shquar i publicistikës shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të kaluar ishte drejtuesi i saj i parë, por se puna që ai bëri, la gjurmë dhe krijoi bazat e së ardhmes, sidomos në politikën programore të radios, si një media në shërbim të publikut.

Përurimi i Radio Tiranes. Mbreti Zog përshëndet. 26.11.1938

I dekretuar si drejtor i Radio Tiranës prej Mbretit Zog, qysh në korrik të 1938, Gjergj Bubani arriti që brenda një kohe të shkurtër, madje që një javë pas përurimit në 28 nëntor 1938, t’i japë radios një profil sa kombëtar aq edhe gjithëpërfshirës, duke arritur të ideonte një varg programesh e emisionesh si “Ora letrare”, “Ora gazmore”, “Këshillat e mjekut”, “Muzikë e kërkuar” etj. Në mikrofonin e radios u afruan Tefta Tashko Koço, Marie Kraja, Kristaq Antoniu, doktor Hamdi Sulçebeu, apo më vonë Mihal Stefa, Evanthi Ciko-Zoraqi, Vitori Xhaçka e plot artistë e personalitete të artit.

Në librin e tij “Ju flet Tirana, (kujtime, histori dhe personazhe) botuar në vitin 2010, gazetari i njohur dhe një nga ish-drejtorët e Radio Tiranës, Agron Çobani shkruan: “…mendoj se  kronisti i parë i Radio Tiranës duhet të ketë qenë Gjergj Bubani. Ai është i njohur si drejtor i parë i Radio-Tiranës, që në hapje të saj… Gjergj Bubani edhe duke qenë drejtor, zinte shpesh vend pranë mikrofonit dhe fliste për probleme të caktuara që shqetësonin shoqërinë shqiptare…

Gjergj Bubani, djalë i shkathët dhe pasionant, i shkolluar edhe vet jashtë Shqipërisë, diti të ofrojë intelektualët e paktë dhe patriotë të kohës… Me sa duket, drejtori Gjergj Bubani, njeri me vizion, por edhe organizator i zoti, i dekretuar si drejtor i Radios që në muajin korrik, kishte marrë masa dhe ishte përgatitur që nëntori i përurimit të mos e gjente bosh. Kështu mund të shpjegohet fakti që qysh javën e parë të transmetimeve radiofonike nuk kishin të reshtur ligjëratat e profesionistëve të ndryshëm.”

Një vit më vonë, Radio Tirana kishte arritur që të krijonte një profil të qartë, tepër të dallueshëm dhe kombëtar, ndonëse në kushte jo fort normale, siç ishte pushtimi fashist.

Në kujtimet e tij profesor Myzafer Xhaxhiu, asokohe një djalë i ri, ka lënë këto mbresa: “Gjergj Bubani ishte një njeri shumë aktiv, krijoi në Radio një trupë shume kompakte e shumë të apasionuar pas punës.

Një përshtypje të madhe më kishte bërë fakti që rreth Radio Tiranës Gjergj Bubani krijoi edhe një grup këngëtaresh e këngëtarësh shumë të mirë, siç ishin Merita Sokoli, Liza Vorfi, Bardhyle Katundi, Paulina Nikaj, e mjaft të tjera, apo Zihni Berati, Kel Sata etj. Me atë aktivitet intensiv të radios u krijua një përshtypje shumë e mirë që dëgjonjësit e Radios dhe shpesh ma thoshin shokë e miq që parapëlqenin më shumë të dëgjonin Radio-Tiranën, se sa stacione të tjera të huaja.

Stafi i Radio Tiranës. Shkurt 1939

Gjergji ishte me të vërtetë njeri shumë i pasionuar, shumë i drejtë, shumë dashamirës dhe fitoi simpatinë e tërë punonjësve, por edhe të një auditori të gjerë të intelektualëve, të cilët ishin shumë të interesuar që kultura shqiptare e arti të bëheshin të njohura nëpërmjet kanaleve radiofonike.

Portreti fizik i Gjergjit:

Ishte burrë shumë i pashëm, shumë simpatik, me një fytyrë tepër ekspresive, me ca vetulla të trasha, të zeza. Më kujtonte ngandonjëherë fytyrën e Aleksandër Moisiut.

Nga pikëpamja etike, nga pikëpamja morale, njerëzore, ishte shumë, shumë dashamirës, shumë i afërt me vartësit e tij, i merrte në zyrë, këshillohej me ta, priste madje edhe sugjerime nga vartësit e tij të sektorëve të ndryshëm të Radios, sigurisht që u jepte edhe këshilla, se ai ishte drejtori dhe kishte një vizion të përgjithshëm të punës në Radio-Tirana.

Ishte njeri demokrat në shpirtin e tij, tepër human…  gjithnjë i qeshur, gjithmonë i afruar dhe shumë komunikativ me vartësit e tij.”

Ky përkushtim i tij ndaj punës në Radio, vihet re edhe në një letër që Gjergj Bubani i ka shkruar kunatit dhe motrës së tij që jetonin në Bukuresht.

 “Tiranë, 20. XI. 939

Të dashurit e mi Niko dhe Urani,

Është shumë banal shfajësimi: “kam qenë shumë i zënë me punë, ndaj dhe nuk ju kam shkruar”. Megjithëkëtë mua kështu më ndodh, nëse nuk më besojnë, do të thotë që e pësoj si ai çobani që thërriste “ujku, ujku”, por nuk i zinin besë fshatarët, ngaqë i kishte gënjyer shumë herë.

Në këto gjashtë muaj kam qenë shumë i zënë me punë në Radio, nga 14orë në ditë, përfshi edhe të dielat. Kur fillova, tani një vit më parë, ishim vetëm pesë veta. Tani kemi një personel prej 65 punonjësisht dhe, deri sa të mekanizohet puna, unë si drejtor jam i detyruar të mbikëqyr gjithçka.

Mos u trembni, nuk do të jetë kështu përgjithmonë, por çdo fillim është i vështirë për ata që udhëheqin.

Gjergj Bubani

Pra, mos më keqkuptoni që nuk u kam shkruar deri tani. E kam filluar gjithë ato herë, por nuk kam mundur ta mbaroj letrën. Edhe tani po ju shkruaj nxitimthi, sepse pas 10 minutash duhet të jem në Radio. Dhe po ju shkruaj nga shtrati.

Është e kotë të përpiqem të shpreh me fjalë të ftohta, dashurinë që kam për ju dhe mirënjohjen për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni.

Ju puth me nxitim

Gjergj

Një pasion dhe sakrificë që sot, në epokën e zhvillimit të mediave dhe revolucionit teknologjik, të duken të mahnitshme, po të mendosh kushtet në të cilat u krijua Radio Tirana dhe mënyrën e funksionimit të shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, në këtë histori shohim një drejtues që ishte sa publicist, po aq edhe i pasionuar për artin.

Jeta e Gjergj Bubanit është bërë e njohur tashmë në librat e tij që janë botuar ose edhe në dokumentarët e realizuar nga RTSH. Kontributi i tij si publicist, duke filluar qysh nga viti 1919, kur edhe boton për herë të parë, e më pas duke u shfaqur në gazeta e revista të ndryshme të kohës si “Kuvendi kombëtar”, “Zëri shqiptar”, “Kosova”, “Drita” etj., është i madh. Ai është gjithnjë një shpirt i shqetësuar për fatet e kombit e të shtetit, për të cilat nuk pranon kompromise. Kjo atdhedashuri e shtyu më që në vitin 1936 të linte Bukureshtin dhe të vendosej përfundimisht në Shqipëri, ku mjaft intelektualë qenë kthyer për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.

Por Gjergj Bubani nuk ishte një publicist klasik. Qysh herët ai qe i njohur për dashurinë ndaj artit. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Rumani, Bubani ndiqte vazhdimisht shfaqje të ndryshme të operas, teatrit dhe kinematografisë rumune, të cilat kishin filluar të lulëzonin në atë kohë. Aq i fuqishëm qe ndikimi i tyre sa që ai vet interpreton në skenë, duke spikatur si aktor. Në fillim të viteve ’30, emri i tij përmendet në shtypin rumun të kohës.

Festivali i “Flagës”

“Akim” tragjikomedi në tre akte

Koncert Mandolinate – Lojna Sportive – Deklamacione

“FLAGA” ish vënë sivjet, me din e me imam, të na japë një festival të mbaruar, një festival i cili të shënojë një etapë në përparimin e saj të ngadalshëm, por të saktë. Dhe këtë herë mundi që ta çikë plotësisht qëllimin. Ky është mendimi i të 400 spektatorëve, shqiptarë dhe të huaj, që pasuan pardje me vërejtje programin e begaçëm që pati zhvilluar kjo shoqëri “e djemnisë shqiptare në Kostancë” mbi skenën e teatrit “Elpis”.

… Shfaqja e tragjikomedisë “Akim” të bashkatdhetarit tonë të shquar z. Viktor Eftimiu., e vënë në skenë nën drejtimin inteligjent të bashkëpunëtorit tonë z. Gj. Bubani, vuri në lëvizje të gjithë elementët filodramatikë të “FLAGËS”, duke u dhënë posibilitetin secilës e secilit të tregojë talentin dhe cilësitë për skenë në rolet që  u përshtateshin më bukur. Dhe e vërteta është se gocat dhe djemtë flagjiste, kurrgjë  nuk kursyen për të dalë faqebardhë…

Sa për rolin kryesor të Akimit të lojtur prej bashkëpunëtorit tonë z-it Gjergj Bubani – përkthyesi i pjesës dhe drejtor skene – do të kënaqemi të ribotojmë në përkthim, sa shkrojti, me këtë rast kritikuesi teatral i fletores “ZIUA” që del në Konstancë”

“Të Shtunë mbrëma (27 Dhjetor) u shfaq në skenën e një teatri të qytetit tonë – në gjuhën shqipe – tragjikomedia e z. Viktor Eftimiu “AKIM”.

Përkthimi i pjesës i detyrohet z. Gjergj Bubani, një i shquar publicist shqiptar, anëtar i shoqatës ndërballkanike të shtypit, q’u krijua tash e disa muaj në Sofje.

Mjerisht nuk jemi në pozitë të njohim gjuhën shqipe, që të mundim të gjykojmë përkthimin e pjesës, por nga loja e gjallë, nga gjestet dhe tingëllimi i replikave, kuptuam mjaft mirë se ansambli i tërë i teatrit së shoqërisë “FLAGA”  u mundua të kuptojë thellësisht pjesën dhe t’i japë gjithë atë ngjyrë, atë rithmë dhe atë bukuri që ia kemi njohur nga shfaqjet e saja në gjuhën rumune.

Përkthyesi në Akim, e ngriti rolin deri në një kreacion të vërtetë.

Nuk mund veçse të na gëzojë aksioni i z. Gjergj Bubani, i cili në shërbim të bashkatdhetarëve të tij që rrojnë ndër ne, dhe të atdheut të tij, për zhvillimin kultural të së cilit punon ditë e natë, ka ditur gjithë në atë kohë të çelë dhe një rrugë afrimi midis dy vendeve, një rrugë e cilai bën këto dy vende të njihen sa më mirë me njëri-tjetrin.”

“Shqipëri e Re”, 4 janar 1931

Po në lidhje me këtë ngjarje, e cila u ndoq edhe nga gazetat dhe revistat prestigjioze rumune, Gjergj Bubani merr vlerësimet më të larta për lojën si aktor. “Dacia” shkruan: “…Në rolin titullar të Akimit doli z. Qiril Ikonomi, një talent në fazë më të plotë. Kolegu ynë z. Gjergj Bubani na dha një Daniel të natyrshëm, duke kaluar me shumë ndjenjë nga gjithë gama e gjendjeve shpirtnore. “Dobrogea” në vlerësimin e saj shkruan: “ … Z. Gjergj Bubani në rolin e Konti Daniel Ermolaef ka qenë i mbaruar, ka lojtar me një naturalesë që meriton çdo lëvdatë. Dhe nga mënyra qysh diti të përmbushë misionin e tij, tërhoqi breshër duartrokitjesh…” Ndërsa “Ziua” ne rubrikën “Cronica teatrala”, në numrin 29 marsit shkruan: “… Rolin e kontit Ermoalef e interpretoi në mënyrë të shkëlqyer z. Gjergj Bubani, i cili vuri gjithë talentin tij për suksesin e shfaqjes…”

Vlerësime për punën dhe talentin i tij, vihen re edhe një vit më pas.

“Festivali kombëtar i shoqërisë “Flaga”

Shoqëria e Djelmurisë Shqipëtare “Flaga” në Konstancë, e vetmja shoqëri kombëtare që është përpjekur me çdo mjet të mbajë të ndezur flakën e atdhetarizmës në zemrat e shqiptarëve të këtushëm, dha më 31 janar k.v. një festival krejt kombëtar me të cilin, rreth zhvillimit të saj teatral, po i shtohen edhe një varg tjetër margaritarësh.

Zonjushat dhe djemtë e “Flagës”, të cilët pas aq suksesesh që kanë korrur gjer më sot në lëmin e teatrit, s’deshën të bien as këtë radhë më poshtë se radhët e tjera, prandaj për të formuar “kloun” e programit kishin zgjedhur për këtë herë dramën kombëtare “Besa” me 6 pamje të Sami Frashërit…

Në rolin e Zyberit dhe në atë të Fetahut na u paraqit kryetari i shoq. Z. Gjergj Bubani. Mbi personin e z-tij është e tepërt të zgjatemi se z. Bubani është lindur për teatër dhe të krijojë çdo rol, sado i rëndë qoftë. Por zotësinë dhe talentin zoti Bubani na e tregoi në këtë dramë në rolin e Fetahut, në kohën kur i dha besën Vahidesë se gjakun burrit të saj do ta marrë ai ve[të, pa ditur se gjakësori ishte djali i tij. Këtu z. Bubani u tregua sipër pandehmave tona dhe mënyra qysh e luajti këtë rol, bëri që publiku të mallëngjehet gjer në lot.”

“Shqipëri e Re”, 29 shkurt 1932

Kjo periudhë dhe ky aktivitet i jep përgjigje çështjes së shtruar më lart. Gjergj Bubani ishte një njeri vizionar. Për ta ofruar edhe më tepër publikun me Radion,  nisur edhe nga përvoja rumune, ai hap revistën e Radio Tiranës “Radio Rivista”, të cilën në vitin 1941 e titulloi “Vatra shqiptare”. Në fokusin e punës së tij ishte vëmendja ndaj kulturës dhe të rinjve, të cilët më se një herë i kish quajtur “Shpresa e Atdheut”. Janë rrëfimet e bashkëpunëtorëve të tij, që e dëshmojnë këtë kujdes e vëmendje.

Shkrimtari Mustafa Greblleshi, në kujtimet e tij ka lënë të shkruar:

“Çdo të enjte në mbrëmje, Radio Tirana transmetonte një emision letrar. Këto emisione, zakonisht përgatiteshin prej shkrimtarëve të ndryshëm, me monografi figurash të shquara të letërsisë botërore dhe të letërsisë sonë.

Lola Gjoka, Gjergj Bubani, Jorgjie Truja

Unë përgatita një monografi për Haki Stërmillin, me të cilin më lidhte një miqësi e fortë. Dhe i vajta në zyrë drejtorit të Radio Tiranës, gazetarit dhe humoristit Gjergj Bubani. Ndonëse takoheshim për herë të parë dhe ndonëse unë isha një i ri fare i panjohur, ndërsa ai një personalitet i shquar i shtypit, më priti shumë mirë. I thashë se kisha shkruar dhe i dhashë monografinë që kisha përgatitur, të daktilografuar pastër. Gjergj Bubani më vështroi një hop me ata sytë e tij aq të gjallë e të zgjuar, më ftoi të ulesha në një kolltuk dhe më ofroi një cigare. Që të mos mërzitesha sa ta lexonte monografinë, më dha një revistë.  Pasi e lexoi monografinë, shumë i entuziazmuar, më tha:

-Më pëlqeu, më pëlqeu shumë! Do ta transmetojmë të enjten. Do ta paraqesësh ti vet në mikrofon. Paske një stil të thjeshtë dhe tërheqës. A e njeh Haki Stërmillin?

-E kam mik, – i thashë, – por ai nuk di asgjë për këtë monografi. Kam dashur t’i bëj një surprizë. Dhe nuk e kam pasur të lehtë të mbledh të dhëna për jetëshkrimin.

-Edhe bashkë do të bëhemi miq të mirë! – më tha Gjergj Bubani, duke më rënë krahëve.

U bëmë vërtet miq të mirë dhe bashkëpunuam tok në shtyp.

Gjergj Bubani shtoi:

-Ndërkohë mendo për një emision tjetër!

Unë përgatita edhe dy monografi për emisionet letrare të Radio-Tiranës, njërën për Fan Nolin dhe tjetrën për Omar Kajamin.

Gjergj Bubani ishte gazetar i përsosur. Artikujt e tij i shkruante drejt në makinën e shkrimit. Madje kishte raste, kur nuk priste koha, që ia diktonte linotipistit.” Botuar në Republika, 28 shkurt 1999.

Ndërkohë Vitori Xhaçka (Xhomo), një nga folëset e para të Radio Tiranës, e ka kujtuar kështu Gjergj Bubanin: “Gjergj Bubani ishte njeri me një vitalitet të jashtëzakonshëm, me kurajë e dëshirë për të punuar në maksimum. Ishte një patriot i vërtetë që la Bukureshtin për të punuar për Shqipërinë.

Ditën që zëri i Radio Tiranës buçiti në të terë Shqipërinë, ne kishim një program të bukur me këngë patriotike, të udhëhequr nga Jorgji Filçe. Unë këndoja si soliste, kryesisht këngë popullore, deri me 1939, ditën e pushtimit fashist. Gjergj Bubani e priti me indinjatë të jashtëzakonshme këtë pushtim. Menjëherë buçitën këngët patriotike. Ai, pa pasur asnjë druajtje nga qeveria e nga askush, na ftoi të këndonim këngë patriotike… Atëkohë erdhën në Radio italianë, si punonjës e teknikë. Ne kishim një program me këngë popullore. Ata i thanë Gjergj Bubanit “Ne duam këngë italiane e jo shqiptare.” Ai u përgjigj me vendosmëri e zemërim: “Kjo është Shqipëria, është Radio-Tirana e nuk është Radio-Roma.” Kështu u krijua mes tyre një farë zemërimi. Megjithëkëtë, ne vazhduam me këngë patriotike e me këngë popullore.”

Gjergj Bubani ishte intelektuali klasik, i papërzier kurrë me rrymat politike. Për të i rëndësishëm ishte  Atdheu dhe prosperiteti i tij. Ai qëndroi në krye të Radio Tiranës deri në mes të vitit 1943. Gjatë kësaj kohe Radio Tirana arriti të bëhej një vatër antifashiste. Për këtë qëllim, më 18 tetor 1943 Gestapoja arrestoi të gjithë punonjësit e radios, në krye të së cilëve ishte Gjergj Bubani. Vetëm ndërhyrja e ministrit të asaj kohe Mihal Zallari, bëri që ata të mos pushkatoheshin.

Po të mendojmë kushtet në të cilat ka qenë asokohe Shqipëria, pa dyshim që ky është një kontribut i vyer. Ndaj edhe vlerësimi i tij me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” është me të vërtetë një respekt i merituar.

v.l/Dita

Sa kriminelë lufte pati Shqipëria sipas procesit të Nyrembergut?

Armand PLAKA – Sjellja e eshtrave të Mit’had Frashërit pak kohë më pare, risolli edhe një herë në vëmendje çështjen e kolaboracionizmit gjatë Luftës së Dytë, të vlerave dhe antivlerave, të ballistëve e partizanëve, çka e fokusoi për pak kohë vëmendjen nga temat e ditës në realitetin ku jetojmë.
Në mënyrë më të tërthortë, doli në sipërfaqe edhe çështja e kriminelëve të luftës dhe e gjykimit të tyre. Si rezultat u sollën këto ditë edhe lista të njohura e të panjohura me emra që ishin gjykuar nga “drejtësia popullore” si kriminelë lufte, e u ishin dërguar aleatëve të bashkëngjitura kërkesave për t’i sjellë për gjykim në vendin e origjinës, qysh në ditët e para të Pasluftës.

Në fakt, edhe Shqipëria ishte tashmë pjesë e një procesi e fenomeni që do të zinte faqet e para të gazetave të kohës, pas një lufte shkatërrimtare me shumë pasoja e viktima të pafajshme, ku terrori dhe tmerret e krimeve të luftës, ishin pjesë e pandashme e kohës që sapo ishte lënë pas.

Kësisoj, më shumë se një vit më parë, ish- drejtuesi i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi publikoi një listë prej 118 emrash, të cilët ishin shpallur si kriminelë nga regjimi komunist i kohës. Lista në fjalë u ringjall në vitin 1991, pas formulimit të saj në vitin 59’, kohë në të cilën regjimi i kohës kishte shenjuar emrat e “armiqve të popullit” që ishin larguar gjatë kohës së luftës. Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë.

Proces unanim i fituesve
Por përtej kërkesave të dërguara nga Tirana zyrtare në shtabet aleate në Itali, Londër e Uashington, 15 vjet para dekreteve të sipërpërmendura, në kryeqytetin britanik akoma diskutohej se çfarë duhej të bënin me kriminelët e luftës dhe nëse ata duhej të procedoheshin në mënyrë individuale apo jo?
E gjitha kjo ndodhte vetëm një muaj para se të vendosej unanimisht nga ish-BRSS, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, nisja e një operacioni gjyqësor ndërkombëtar e të unifikuar, të cilin bota s’e kish parë kurrë më parë. Rrugëtimi i tij nisi në nëntor 1945 e u përmbyll në tetor 1946, sikurse dihet tashmë, me marrjen e shumë vendimeve e kryerjen e shumë ekzekutimeve.

Iniciativat aleate për ndëshkimin e kriminelëve të Luftës kishin nisur qysh në prill 1942 me hartimin e një rezolute përkatëse nënshkruar nga përfaqësuesit e nëntë shteteve të pushtuara ndërkaq nga Gjermania naziste. Por baza legale reale për nisjen e procesit të Nyrembergut ishte vendosur nëpërmjet hartimit e nënshkrimit të së ashtuquajturës “Karta e Londrës” më 8 gusht 1945 nga ana e katër fuqive fituese të Luftës, e cila e reduktoi konceptin paraprak deri “ndëshkimin e kriminelëve kryesorë të luftës të vendeve të Boshtit nazist”.

Si pasojë në fund të procesit u gjykuan rreth 200 kriminelë të dyshuar të luftës me nacionalitet gjerman dhe 1,600 të tjerë u lanë për gjykim nga kanalet e tjera të drejtësisë, përkatësisht gjykatat ushtarake. Ekzekutimet sidoqoftë ishin më të vogla në numër dhe përfshinë ekskluzivisht gjermanët, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre u lanë të ndëshkoheshin nga sistemet nacionale të drejtësisë në vendet e tjera europiane, nga Norvegjia në ish-Jugosllavi, Shqipëri e Greqi.

Sidoqoftë, shumë e rëndësishme është të dihet fundja se cila ishte lista paraprake që kishin në dorë tashmë vetë aleatët me ata që mund të quheshin “peshqit e mëdhenj”, të cilët s’duhej t’i shpëtonin drejtësisë ndërkombëtare e të gjykoheshin kësisoj me konsensus të të gjitha palëve si kriminelë lufte pavarësisht nacionalitetit? Akoma më e rëndësishme bëhet për ne si shqiptarë të mësojmë nëse në këtë listë ekzistonin shqiptarë dhe sa ishte numri i tyre, e mundësisht pse jo, edhe emrat e tyre.

Dëshmia nga shtypi gjerman i kohës
Fare rastësisht, duke shfletuar një arkivë të pasur gazetash nga koha e ish-RDGJ-së, vura re një syresh të vitit 1945, pra akoma pa u zhvilluar Gjyqi i famshëm i Nyrembergut, një raport me titull: “Parime themelore të procesit kundër kriminelëve të Luftës”, botuar në “Neue Zeit” më 18.10.1945, fq. 2, ku më konkretisht në një pasazh shkruhej:
“Vetëm pak kohë pas botimit të përmbledhjes së të ashtuquajturit “Libri i Bardhë” nga ana e britanikëve, u vendos në Londër ngritja e një Komisioni të Aleatëve “Për Hetimin e Krimeve të Luftës”. U shpalosën natyrisht mendime në formë teorike dhe konstatime , të cilat mund të konsideroheshin të mundura në çdo kohë. Por këto përgatitje shtruan rrugën që vetëm pak kohë pas përfundimit të Luftës, në ditët e para të qershorit të këtij viti, komisioni të mund të bënte të ditura një sërë konstatimesh. Shifrat që lidhen me ata persona, të cilët mund të konsiderohen tashmë si “Kriminelë Lufte”, janë këto: 2524 gjermanë në pozicione drejtuese, 561 gjermanë për shkak të pjesëmarrjes në operacione terrori. Përveç tyre, 110 italianë, 2 shqiptarë, 17 bullgarë, 2 hungarezë, 2 rumunë. Në këtë fazë bisedimet paraprake shërbyen që një propozim amerikan të dilte në pah vetvetiu: Ai që kriminelët e luftës të gjykoheshin sëbashku dhe jo me procese individuale nga një Gjykatë Ndërkombëtare”.

Për aleatët, shqiptarët kriminelë lufte ishin vetëm dy “Neue Zeit”, një gazetë e sapo dalë në qarkullim me lejen e sovjetikëve në atë që quhej “Zona sovjetike e pushtimit” në Berlinin Lindor, pikërisht në muajt e parë të Pasluftës, pohon se nga pala shqiptare në këtë “listë të zezë”, nuk rezultonin më shumë se dy emra, edhe pse emrat e tyre nuk bëhen të ditur e mund të përbëjnë kësisoj jo vetëm për mua, një shkak për të gërmuar më thellë në këtë çështje.
Tashmë një gjë është më se e qartë: Në mendjen e aleatëve, numri i atyre që mund të konsideroheshin “kriminelë lufte” me kombësi e nënshtetësi shqiptare, nisur nga gjykimi i së drejtës ndërkombëtare dhe fakteve e provave juridike të mbledhura e pranuara paraprakisht, si bazë për nisjen e një procesi gjyqësor, s’ishin pra veçse dy emra.

Vlerësim paraprak i Komisionit “për Krimete Luftës”
Sigurisht se bëhej fjalë për një fazë paraprake përgatitore, që do ta çonte botën ( siç del edhe nga ky raport) drejt një procesi historik e të unifikuar të palëve fituese në luftë, të ndëshkimit të kriminelëve e përgjegjësve të luftës. Edhe pse për shumëkënd drejtësia s’u vu kurrë në vend dhe selektiviteti e interesat momentale bënë që shpesh kriminelë të faktuar, t’i rrëshqisnin drejtësisë, apo se nuk pati të gjykuar nga pala fituese, “Procesi i Nyrembergut” ia doli që gjithsesi të ngadhënjente e të shërbente si një ngushëllim për viktimat e shumta e tmerret që lufta la pas e pasojat e tij juridike u shtrinë edhe më tej në kohë e hapësirë duke ndëshkuar kriminelë lufte edhe shumë dekada më vonë, kudo dhe kurdo që ata kapeshin.

Gjyqet “Popullore” në Lindje

Në territoret nacionale pas Lufte u vunë re sigurisht edhe plot ekzekutime e gjykime ekstreme, të mbarsura me histeri e shpesh padrejtësi, të cilat në raste te veçanta sipas shumë ekspertëve, duhet t’i nënshtrohen rigjykimit. Proceset nacionale – sidomos në lindje të kontinentit – ishin të bazuara në urrejtje e triumfin e palës që po vinte në pushtet, e nisur nga kjo, “Procesi i Nyrembergut” vijon të mbetet një proces model i drejtësisë përballë padrejtësisë, përballë krimeve e kriminelëve, një shembull i bashkëpunimit juridik e shumëplanësh mes palëve fituese të luftës, por edhe i trajtimit të drejtë të humbësve, i dënimit të përgjegjësve realë dhe jo popullit gjerman, çka e bën atë proces edhe sot e kësaj dite të besueshëm e të shumëstudiuar.
Nisur nga kjo, rezulton thjesht një fiasco edhe në aspektin e trajtimit juridik, pretendimi i Tiranës zyrtare të kohës për të gjykuar e si pasojë ekzekutuar një listë shumë të fryrë “bashkëpunëtorësh të fashizmit” e “kriminelësh lufte” nga Shqipëria, vendimi për të cilët tashmë ishte marrë me kohë dhe e bën edhe më të justifikuar frikën e vendimin e shumë eksponentëve të kohës për t’u larguar nga Shqipëria, duke parandjerë atë që i priste, edhe pse kjo me shumë kosto për vendin, një ndër të cilat ishte dhe mosangazhimi si dhe sa duhet, duke munguar fizikisht për të mundësuar kësisoj një opozitë mëse jetike për fatet e vendit për periudhën në vijim.

Frika e aleatëve, e justifikuar
Nga ana tjetër, me këtë justifikohet edhe këmbëngulja e aleatëve për të mos dorëzuar tek Tirana zyrtare asnjë eksponent “kolaboracionist”, i cili do mund të cilësohej si “kriminel lufte” nga regjimi komunist i sapoardhur në pushtet i Tiranës.

Sigurisht se numri dy, mund të mos përkojë vërtetë me realitetin, pasi njerëz me zell shtazarak për të kryer krime e terror për llogari të këmishave të zeza e kryqit nazist, mund të ketë pasur shumë më tepër, por Tirana zyrtare në listat që dërgonte duket qartazi se ishte shumë larg realitetit dhe çdo vendim e kishte të motivuar politikisht, duke i vënë damkën e “kriminelit të luftës” kujtdo që ajo e llogariste si pengesë për planet e saj të afërta e të largëta për çimentimin e pushtetit të saj despotik.

“Lufta e Ftohtë” dhe rehabilitimi i heshtur i ish-nazistëve
Sigurisht se ngritja shumë e shpejtë mbi Europë e asaj që do njihej si “Perdja e Hekurt” dhe ravijëzimi i plotë i kontureve të një Lufte të Ftohtë, do të bënte që shumë eksponentë nazistë, bashkëpunëtorë të tyre dhe madje edhe kriminelë lufte, të viheshin në shërbim të CIA-s, KGB-së, STASI-t etj, sikurse edhe të bënin karrierë në hierarkinë komuniste të Tiranës e atë të Sigurimit, ish-këmishëzinj, për të cilët deri para pak viteve s’kemi ditur gjë se kishin qenë të tillë.

Uashingtoni e Londra tashmë do të stepeshin gjithnjë e më shumë përballë kërkesave të Tiranës e do t’i hidhnin ato në kosh, në një kohë që madje me kalimin e viteve lista sa vinte e shtohej, duke mos parapëlqyer t’i trajtonte me seriozitet ato, përsa kohë që regjimi i Hoxhës do të zhytej tashmë gjithnjë e më shumë në zullume që do t’a largonin atë gjithnjë e më fort nga Perëndimi.

PROF. NAMIK RESSULI GUR’ I DALTUEM I BERATIT – Nga Fritz RADOVANI

 

PROF. NAMIK RESSULI

(1908 – 1985)

1941 Linguisti dhe kritiku i letersisë shqipe Prof. Namik RESSULI, ka vue gurin e parë të kritikës mbi të cilin u ngrit binaja e naltë e Letersisë Shqipe, mbi themele moderne të asaj kulture Europjane të papersritëshme Perëndimore. 60 vjet perpara lexova prej Tij:

  • “Pa dyshim ky prodhim Verior është më i rëndësishmi i prodhimeve të pjesës së parë të letratyrës shqipe, si nga pikëpamja e sasisë dhe gjërësisë si dhe nga pikëpamja e lëndës dhe e mbrendisë. Këta shkrimtarë të vjetër të Veriut nuk janë vetëm të parët që filluan një farë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipes një alfabet –alfabetin latin – po janë edhe të parët që mendojnë dhe punojnë për atdheun dhe gjuhën e tyre, për Shqipen e Shqipërinë. Madje nga kjo pikëpamje kombëtare ky prodhim munt të lidhej drejtë për drejtë me atë që erdhi pas lidhjes së Prizrenit, po t’ ishte ma e madhe vlera estetike e qellimi i përbashkësisë shqiptare.”(fq. 13 Antologjia 1941).
  • Dhe, per të dijtë edhe Rinia intelektuale Shqiptare larg Atdheut po e persëris anglisht:

Professor Ressuli writes, ‘Undoubtedly, this northern product is the most important part of the productivity of the first part of the Albanian literature, as well as from the point of view of magnitude and scale, as well as from the point of view of the material and what is inside. These old Northern writers are not only the first people who started a kind of cultural movement in our country, they are not only the first to give an Albanian alphabet – the Latin alphabet – they are also the first to think and work for their homeland for the Albania language and Albania. Even from this national point of view, this productivity could be linked to what came after the league of Prizren, if it was the greatest aesthetic value and the purpose of the Albanian community ‘(p. 13 Antologji 1941, Trans: J. Çefa).

  • Mendimet dhe punimet e Këtij Kolosi të kulturës sonë kombtare, a janë në ndonjë prej teksteve të botueme në shtetin Shqiptar, të pakten si tituj? Nuk dij me kuptue se shka po studjohet nder shkolla e universitete kur s’ njihet Guri i Daltuem i Kështjellës së Beratit,

I Madhi Prof. Namik RESSULI?!… Mos harroni lutjen e Nanë Terezes në Rinas në 1997:

  • “O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”…

            Melbourne, Dhjetor 2018.

Le Journal (1938) – Sot Evropa do të ketë një mbretëreshë shumë: Geraldinë Apponyi

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Dhjetor 2018

 

“Le Journal” ka botuar, të mërkurën e 27 prillit 1938, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbretëreshën më te re të Evropës asokohe, Geraldinë Apponyi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Në Tiranën festive, Zogu i Shqipërisë martohet me konteshën Geraldinë

 

Skena nga jeta shqiptare në prag të dasmës mbretërore : portretet e të fejuarve gjenden kudo, në harkun e një kafeneje (lart) dhe (djathtas) në gjerdanin e kalit të një fshatari entuziast.

 

Në të majtë : malësorët vijnë në qytet ku do të zhvillohen ceremonitë e dasmës, duke valvitur tullumbace të vogla për të treguar gëzimin e tyre.

1990/“Letrari” i Lidhjes së Shkrimtarëve në spiunim të dyfishtë në qytetin “Studenti” Nga Kastriot Dervishi

I shërbente me përkushtim armës së heronjve të heshtur. Edhe në ditët kur po ndodhte ndryshimi vijonte të kthente në raportime ato që i thoshte i biri student. Kështu, gjatë ditëve të protestës në qytetin Studenti (8-12 dhjetor 1990) bashkëpunëtori “Letrari” kish gjetur një mënyrë interesante për të raportuar përpara shefave të tij. Ai porosiste djalin dhe nëpërmjet tij hartonte raportet se çfarë ndodhte atje. Teknikë interesante. Sigurisht, në ngjarjet e asaj kohe, shërbimi sekret i kohës ishte jashtë çdo loje dhe as kuptonte fare se ç’po ndodhte.

***

Ekstrakt nga raporti

Burimi, mbështetur në të dhëna nga persona shumë të afërt dhe tepër të besuar prej tij, raporton se sipas bisedave që bëhen vesh më vesh në rrethe studentore, turbullimet e shkaktuara ditët e fundit në universitetin e Tiranës nga studentë, nuk janë aspak për të meta e mangësi në konvikte. Këto kanë shërbyer vetëm si sebe (bile ka pasur raste që janë prishur me qëllim dritat, duke vendosur rezistenca me tel sa një gozhdë karpentieri), por janë të karakterit politik e në radhë të parë për shkëndijë të vendosjes së pluralizmit në numër partish. Pëshpërtitet se është në formim ose formuar një organizatë e studentëve, së bashku me intelektualë me peshë, ndër të cilët përmenden (6 persona shumë të njohur). Qëllimi i kësaj organizate është të afirmojë vetveten, për të dalë më pas si e para parti pluraliste e studentëve dhe intelektualëve. Fillimisht synohet të organizohet mirë në Tiranë, duke përfshirë edhe rininë shkollore ushtarake (madje thuhet që qysh kësaj here nxënësit e shkollës “Skënderbej” vetëm se kishin uniforma s’u bashkuan dot me studentët, duke përfshirë edhe oficerë të rinj si dhe mësues e nxënës të shkollave të mesme. Kjo organizatë, në shkallë të dytë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, synon të shtrihet në qytetet kryesore, sidomos në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Korçë. Objektivi i parë konkret i organizatës do të jetë zgjedhjet në dy drejtime kryesore:

1-Të fitojnë sa më shumë elementë të prirë në reforma…

2-Të bojkotohen sa më shumë elementët “konservatorë” e “burokratë” të cilët “pengojnë e ngadalësojnë ritmin e reformave”.

Organizimi i komiteteve të rinisë në fakultete ka për qëllim të bëjë de fakto këtë organizatë të pavarur nga BRPSH. Kërkesa për një takim të presidentit me masën e gjerë të tyre kishte synim që nëse ai (presidenti) nuk do pranonte kërkesat e tyre, ta fishkëllenin e ta demaskonin kështu para popullit si konservator të maskuar…

Nën raportin e tij, punëtori operativ (i cili ka vdekur para 4 vjetëve), lë këtë vijësjelljeje dhe masë operative:

Vlerësim: E dhëna ka interes për faktin se bën fjalë për organizimin e studentëve dhe për nxitësit e inspiruesit e tyre.

Detyrë: B.p. Ju dha detyrë që nëpërmjet djalit të tij i cili është futur në mes të demonstruesve të mësojë çthuhet e s’çthuhet dhe të na informojë menjëherë.

Masa operative: E dhëna të shtypet dhe të vihet në buletin. Me të të njihen drejtuesit e Ministrisë dhe Komitetit të Partisë së Rrethit.

Më 15 dhjetor 1875 lindi Kristo Luarasi, botues dhe veprimtar i çështjes shqiptare

Kristo Luarasi (Luaras, 15 dhjetor 1875 – Tiranë, 8 korrik 1934) ose Kristo Papa Stefan Kici qe botues dhe veprimtar i çështjes shqiptare.

Jeta

Kristo Luarasi lindi në vitin 1875 në fshatin Luaras te Kolonjës, i biri i Papa Stefanit prej të cilit nxuri shqipen. Nxuri në shkollën e Hotovës, ku i dha mësim Petro Nini Luarasi. Si shumë bashkëkrahinar të tij vajti në mërgim, dhe posaçërisht në Rumani, u vendos në Bukuresht ku lëvizja çlirimtare e shqiptare po ecte përpara me botimin e librave në gjuhën amtare. Kristoja hyri në shkollën që kish hapur në Bukuresht atdhetari Nikolla Naço; njëkohësisht ai mësonte në një shtypshkronjë rumune mjeshtërinë e tipografit. Punon për traktatin teologjiko-filozofik, Fletore e Bektashinjet të Naimit[1].

Nga viti 1896 bashkë me Kosta Jani Trebickën shkoi në Bullgari dhe u vendos në Sofje, ku shqiptarët e mërguar në këtë qytet me 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira” e cila, si edhe shoqëritë e tjera te mërgimit, zhvillonte një veprimtari kulturore me qëllime te qarta politike. Me ndërhyrjen e kryetarit të shoqatës, Dhimitër Mole, Kristua punoi në shtypshkronjën e shtetit me të mbërritur. Shoqata më ngriti 1896-en një shtypshkronjë te thjeshte, pas ca kohe Jani u tërhoq, u mor me punë te tjera, prandaj shtypshkronjën te cilës i vuri emrin kuptimplotë “Mbrothësia” e mbajti vetë Kristo Luarasi.

Shtypshkronja “Mbrothësia” shtypi abetare, gramatika, libra te këndimit dhe te shkencave. Kristo së bashku me Kostën dhe Mithat bej Frashërin arriti të botojë Ditërëfenjës-in ose Kalendarin Kombiar që u botua përvit me ndonjë shkëputje prej 1897 gjer më 1928. Shtypshkronja pati meritë për përhapjen e letrave shqipe dhe botimin e 37 vëllimeve që nga vëllezërit Frashëri, kristomatitë e përgatitura nga Gjergj Qiriazi, “Valët e Detit” te Spiro Dines, Hoxhë Vokës, etj. Në vitin 1899 Kristo P. Luarasi, sipas porosise që kishte marre edhe nga kryesia e shoqërisë “Dëshira” u nis për në Shqipëri, Kalabri e Siçili tek arbëreshët e Italisë[1], Stamboll, për t’u takuar me vëllezërit Frashëri. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që duke u vënë në kontakt me rilindasit më të shquar të kohës të hartonin një program te përbashkët për botimin e librave te tyre në shtypshkronjën “Mbrothësia” me alfabetin e Stambollit. Pasi u kthye në Sofje, me 23 shtator 1900, ai i dërgoi një letër përkrahësit dhe mësuesit te tij në Bukuresht, Nikolla Naços, ku, si përshkruan përipecitë e udhëtimit gjatë te cilit ai ishte i pajisur me tri pasaporta të rreme për t’u shpëtuar ndjekjeve që autoritetet turke u bënin te gjithë atyre që lëviznin me botime shqipe në duar, ndër te tjera, nënvizon se për mbarëvajtjen e përhapjes e kulturës dhe të librit shqip shihet i nevojshëm krijimi sa më parë i një “shoqërie për shkollat dhe i një shoqërie për të shtypur librat”. Ndërkohe Shahin Kolonja ndodhet në Sofje, dhe, pas punës përgatitore për grumbullimin e lëndes, me 1 nëntor 1901, në shtypshkronjën “Mbrothësia” u shtyp numri i parë i gazetës “Drita” me ndihmën austro-hungareze[2], të cilën e botoi prej 1901 deri më 1908. Abetaret e Shoqërisë së Stambollës u ribotuan dendur për t’u shpërndarë n’atdhe U martua në vitin 1904 me Polikseni Dhespotin nga Lunxhëria që ishte mësuesja e pare e shkollës se pare te vashave në Korçë. Pati tre djem dhe një vajzë. Më i madhi Thomai që pat mbaruar shkollën për diplomaci, Skënderi që mbaroi shkollën për inxhinier-arkitekt dhe Theodhorin i cili punoi për gjithë kohën në shtypshkronjë te cilën e administroi edhe pas vdekjes së Kristos, si dhe vajzën Margarita.

Duke u kthyer nga një udhëtim në Manastir e në Selanik i dërgoi “Pleqërisë së shoqërisë Bashkimi” në Bukuresht me 22 gusht 1908 ku në mes te tjerash shkruante: ”… Qëllimi ynë është tani që të vete në Selanik, sëbashku me shtypshkronjën.” Synimi kryesise se shoqërisë “Dëshira” si edhe i botuesit e drejtuesit te “Mbrothësisë” Kristo P. Luarasi ishte që arma e fuqishme e botimeve në gjuhën shqipe të ndikonte në mënyre sa më të fortë në lartësimin e ndjenjës kombëtare. Për ketë arsye u vendos transferimi i shtypshkronjës nga Sofja në qytetin e Selanikut, i cili ishte në atë kohë jo vetëm një qendër e rëndësishme e perandorisë turke po edhe një qendër e madhe e grumbullit të shqiptarëve kalimtarë, nëpunës e ushtrues mjeshtërish te ndryshme. Më 1908 Shahini u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman, duke hequr kështu dorë nga gazeta, vendin e të cilës e zuri “Liri e Cqipεrisε” numrat e së cilës dolën në fillim në Sofje e mandej në Selanik 1911-’15.

Më 3 nëntor 1911 në Sofje gjehet Fan Noli, i ftuar nga kolonia shqiptare me nisëm të Kristos, ku ai mbajti dy mesha në gjuhën shqipe. Sinodi i popullit bullgar vuri në dispozicion te tij kishën “Sveti Spas”. Vizitoi shtypshkronjën “Mbrothësia” dhe shtëpinë e Kristos.

Në vitin 1922 Kristoja u transferua familjarisht dhe me te gjithë shtypshkronjën në Tiranë ku vazhdoi punën e tij te mëparshme. Ai vdiq me 7 korrik 1934 në Tirane. Në vitin 1937 Theodhori që administronte shtypshkronjën i ndërroi emrin asaj duke ia kthyer në shtëpia botuese “Kristo Luarasi”. Kështu ajo vazhdoi deri në vitin 1947 kur u shtetëzua pa asnjë shpërblim nga qeveria komuniste e asaj kohe.

Mirënjohje

  • nëntor 1962, dekoratë me Urdhërin për Veprimtari Patriotike të Klasit të II-të, ndërsa të shoqes po të njëjtin por të Klasit të III-të[1].
  • nëntor 1992 u dekorua sërish me Urdhërin për Veprimtari Patriotike te Klasit të I-rë.
  • Emrin e tij e mban sot në qytetin e Tiranës një rrugë.
  • Në vitin 2011 iu dha titulli Qytetar Nderi i qytetit te Ersekës.

Burime

  1. ^ a b c Bica L., Kristo Luarasi dhe Frashërllinjtë, Tema. – Nr. 2510, 8 nëntor, 2008, f. 22 – 23.
  2. ^ Özdalga E., Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (I ed.). Routledge. fq. 294, 315–317. ISBN 978-0415665445.