Gjenerali Lanz është një dëshmitar shumë i rëndësishëm. Përveç profilit të tij ushtarak, ai ishte një prej pjesëmarrësve të grupit të oficerëve të cilët donin eliminimin e Hitlerit. I dyshuar nga Policia Sekrete ai shpëtoi falë angazhimit të tij në Ballkan. Për këtë arsye dëshmia e Gjeneralit Lanz mbi operacionet e tij ushtarake në Epir janë me një interes shumë të madh. Ai nuk ishte një nazist fanatik por një ushtarak karriere i cili bënte detyrën e ngarkuar. Për këtë arsye dëshmitë e tij duhen vlerësuar nga historianët si realiste dhe mjaft autentike. Si ushtarak ai vlerëson kundërshtarin e tij për guximin dhe trimëritë e treguara në fushën e betejës. Pranon se grupime politike pro gjermane shqiptare ndihmonin trupat e tij në luftën kundër partizanëve.
Megjithatë këndvështrimi i tij mbi “rebelët’ shqiptarë është shumë interesant. Si oficer karriere ai i përmbahet konventave ndërkombëtare të Luftës dhe i cilëson çdo lloj njësish luftarake pa uniformë dhe të panjohur si pjesë e ushtrisë si “terroristë”. Dosja e Gjeneralit në Arkivin e Zbulimit Amerikan nuk është botuar asnjëherë nga autoritetet amerikane. Edhe pse Gjenerali Lanz botoi kujtimet e tij pas daljes nga Burgu në 1951, marrja ei tij në pyetje nga zbuluesit amerikanë ka mjaft detaje që nuk janë botuar në Librin e Gjeneralit. Lanz u akuzua nga autoritetet amerikane si përgjegjës në masakrën e ushtarakëve Italianë në Kefalonia në Greqisë. U dënua me 15 vite burg në Nuremberg por doli nga burgu në fillimin e 1950. Dëshmitë e pa njohura të Gjeneralit Hubert Lanz janë me vlera të mëdha për historinë dhe një këndvështrim ndryshe për të kuptuar se historia nuk duhet parë vetëm me sytë e fitimtarit.
***
Trafiku në rrugën e rëndësishme Janinë – Arta – Agrinjo ishte i koordinuar nga forcat Gjermane. Kolonat lëviznin nën një kontroll shumë të rreptë dhe të mbrojtura mirë. Një numër postoblloqesh të vendosura përgjatë kësaj rruge e përmirësuan situatën në këtë zonë. Një repart i fortë Gjerman u vendos në Urën e Luronit në hyrjen e “Luginës së Vdekjes”. Megjithatë, ishte shumë e çuditshme që makinat individuale që transportonin oficerë kalonin herë pas here duke shkuar apo ardhur nga Janina si qendra e komandaturës Gjermane.
Sipas raporteve të agjentëve tanë, kjo ndodhte shpesh, megjithëse këto udhëtime të pa shoqëruara nga eskortat nuk lejoheshin. Me sa duket, Gjermanët i besonin një armëpushimi të Liderit të EDES (gjenerali Zerva) i komunikuar nëpërmjet agjentit të tij SARANDIS. Në mbasditen e 30 Shtatorit të 1943, një makinë e cila transportonte oficerë kaloi në postobllokun e Luginës Luron. Zbuluesit e identifikuan këtë makinë si makinën e komandantit Gjerman të këmbësorisë malore të pozicionuar në Prevezë. Ai udhëtonte shpesh nga Preveza në Janinë, por kësaj radhe atë do ta vrisnin gjatë kthimit të tij. Megjithëse kjo ishte e vështirë, duke pasur parasysh që baza e forcave Gjermane ishte mjaft e fortë në këtë zonë, 3 km në jug të postobllokut Gjerman ishte një vend ideal për të ngritur një pusi ku rruga spërdridhej përgjatë një përroi.
Sistemi i vrojtimit të partizanëve ishte mjaft funksional dhe shtrihej nga Janina deri në Arta. Ishte i shpejtë dhe i sigurt. Sapo makina la periferinë e Janinës, postoblloku i bërë prej telash dhe shtylla të telefonit të linjës Gjermane u mbyll. Rreth mesnatës, dy drita të fuqishme u ndezën në veri të qytetit. Ky ishte edhe sinjali i parapregatitur dhe menjëherë prita u mbyll. Snajperët ishin vendosur në gëmushat anës rrugës. Pas disa minutash ankthi të pritjes, zhurma a makinës u dëgjua në distancë dhe ajo erdhi pranë pritës me dritat të ulura. Shoferi frenoi pasi e pa bllokimin e rrugës në kohën e duhur. Ndërkohë të shtënat filluan dhe shoferi ra mbi timon. Koloneli i cili ishte ulur afër shoferit u qëllua për vdekje, por megjithatë bëri edhe një përpjekje të fundit për të dalë nga makina dhe ra në tokë. Patrulla e cila vrojtonte rrugën nga mëngjesi në perëndim, e gjeti postobllokun në agim të hedhur në ujë makinën e djegur dhe dy trupa të plaçkitur. Koloneli i cili ishte komandant i regjimentit të këmbësorisë malore dhe shoferi i tij të vrarë. Banditët kishin shënuar një fitore tjetër.
24 orë më vonë, i gjithë perimetri i zonës së pritës ishte kontrolluar nga dy kompani ushtarësh Gjermanë. Në shkurret afër pritës u gjetën sende të qitësve dhe shumë gëzhoja fishekësh.
Kërkimi i ushtarëve tanë u shtri edhe në mal dhe rruga ata i solli në një prej fshatrave të zonës. Sapo ushtarët ju afruan fshatit, breshëri mitrolozësh u dëgjuan nga të dyja anët e luginës. Po kështu ata u qëlluan edhe nga fshati, por përsëri armiku ishte i padukshëm. Armatim i rëndë u soll me shpejtësi për t’u përballur me këtë armik të padukshëm. Sapo predhat e para të mortajave qëlluan në objektiv, të shtënat u ndërprenë.
Fshati u sulmua dhe u mor me sulm. Një grup banditësh, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e fshatit u kapën gjatë ndjekjes. Pjesa më e madhe arriti të largohej në mal. Partizanët kurrë nuk luftonin në beteja të hapura, por kishin mënyrën e tyre të veçantë të luftimit dhe qëllimin e tyre. Ata në mënyrë të pashpirt sakrifikonin popullsinë civile, të cilën e kishin detyruar të na qëllonin neve derisa ata të largoheshin. Suksesi justifikonte mënyrën e veprimit. As Kryqi i Kuq, as Konventa e Gjenevës nuk kishte asnjë kuptim për ta. Një delegat Zvicerian i Kryqit të Kuq që punonte në Epir kujdesej për popullsinë lokale.
Ai punonte si me këshillin e qeverisë, ashtu edhe forcat Gjermane dhe kishte marrë leje që ta shtrinte aktivitetin e tij edhe në zonat e infektuara nga banditët. Megjithëse ky lëshim mund të ishte një mënyrë mbështetje me material për banditët, Komanda Gjermane u mundua që të jepte ndihmën e saj për përmbushjen me sukses të këtij misioni. Partizanët nga ana e tyre nuk treguan asnjë respekt dhe kolona e Kryqit të Kuq u qëlluan, apo në disa raste edhe u grabit prej tyre. Nëse kjo bëhej me urdhrin e komandantit të partizanëve apo jo, kjo ishte e vështirë për t’u provuar. Një gjë ishte e sigurt, këta “çlirimtarë” nuk respektonin as ligjet ndërkombëtare të luftës dhe as Konventën e Gjenevës. Për ta ilustruar këtë më mirë, po sjell një rast konkret. Në verën e 1944, një numër të plagosurish dhe të sëmurësh ishin mbledhur në një stacion mjekësor Gjerman në zonën e Igumenicës përballë ishullit të Korfuzit.
Meqenëse kishte mungesa të mëdha si në medikamente, si në pajisje mjekësore, një autokolonë prej 10 kamionësh të mbushur me ndihma mjekësore dhe me një numër mjekësh në të, u dërgua në Igumenicë nga spitali i Janinës. Të gjithë kamionët kishin të ekspozuar qartësisht Kryqin e Kuq sipas të gjitha rregullave të Konventës së Gjenevës. Megjithatë, sapo kolona kaloi grykën në të dalë të Paramithisë, kjo kolonë u sulmua nga partizanët nacionalistë. Makinat u dogjën, materialet u grabitën dhe personeli mjekësor u vra i gjithi.
Një njësi e motorizuar e cila u dërgua për ndihmë, gjeti vetëm makina të djegura dhe trupat e mjekëve të shkrumbuar. Duke parë se ky sulm ishte një shkelje e rëndë e Konventës së Gjenevës, personalisht mblodha dhe analizova faktet dhe i raportova Komandës së Lartë të Wermahtit.
Sulmi i papritur ndaj kolonës mjekësore ndodhi në rrugën e ngushtë, e cila gjarpëron përgjatë maleve pa mundësi shpëtimi dhe kjo provon që ky sulm ishte planifikuar më përpara dhe nuk ishte një sulm i papritur. Me sa duket, banditët ishin informuar mbi lëvizjen e kësaj kolone që më parë dhe e kishin planifikuar sulmin në një mënyrë të tillë që askush nuk mund të shpëtonte. Pas sulmit ata u zhdukën pa lënë gjurmë, megjithëse gjetëm vetëm disa barinj me tufat e tyre aty pari. Kush mundej të provonte që ata kishin marrë pjesë në këtë sulm dhe pasi kishin fshehur armët po luanin rolin e vëzhguesve të situatës? Çfarë mund të bënte një njësi malore për të mbrojtur veten nga sulmet e tilla? Fakti që sistemi i komunikimit të forcave tona ishte pre e sulmeve të vazhdueshme nga banditët, nuk do ndonjë qartësim të madh. Ka mijëra raste për ta provuar këtë, por mënyra se si e bënin këtë sabotim ishte mjaft interesante.Çdo ditë telat e telefonit priteshin dhe shtyllat sharroheshin. Pastaj grupi i sabotatorëve zinte prita dhe priste për patrullën e komunikimit që të vinte për riparim. Në fillim, njësitë e mirëmbajtjes së linjave vinin me kamion dhe fillonin punën për riparimin e tyre pa i kushtuar rëndësi situatës së rrezikshme ku ata ishin. Me armët hedhur supeve, ata punonin me telat dhe veglat e riparimit. Papritmas një krisëm dhe ushtari shembej përmbys i vrarë. Shoferi i cili iku me shpejtësi për të lajmëruar njësinë e tij ushtarake, u kthye me shokët e tij për të gjetur trupat e plaçkitura të ushtarëve të vrarë. Ditën tjetër, i njëjti incident ndodhi përsëri. Këto pusi ishin zgjedhur ku terreni ishte i vështirë për riparimin e linjave dhe ku partizanët mund të fshiheshin. Përpara sulmit ndaj autokolonës së Kryqit të Kuq, të gjitha linjat e komunikimit ishin ndërprerë me qëllim ndërprerjen e komunikimit me njësitë përqark.Një tjetër lloj sabotimi mjaft i ulët ishte vendosja e minave pranë shtyllave të telefonit. Kur specialistët e komunikacionit vinin për të rregulluar telat apo për të vendosur linja të reja, pa e pasur mendjen shkelnin në këto mina dhe copëtoheshin nga shpërthimi i tyre. Nuk është e vështirë për të kuptuar që kjo lloj lufte dhe këto lloj aktesh sabotimi mjaft të ulëta i egërsonin ushtarët tanë. Është e kuptueshme pra që edhe trupat tona do të merrnin masa për t’ju përgjigjur me të njëjtën monedhë kësaj lloj lufte.
Cila njësi ushtarake nuk do ta bënte këtë? Një tjetër mënyrë e ulët sabotimi ishte shkatërrimi i makinave dhe mjeteve motorike të cilat lëviznin përditë për të transportuar trupa, të sëmurë apo të plagosur apo edhe postën ushtarake. Këto mjete lëviznin përgjatë rrugës nga Korça deri në Janinë dhe Agrinjo, gati 400 km. Kjo rrugë kalonte në zona malore përgjatë grykave dhe luginave të ngushta dhe urave prej guri, shpesh duke mos pasur asnjë mundësi të ktheheshe mbrapsht. Një re tymi dhe pluhuri i paraprinte kolonave që nga larg. Është fakt i njohur që gomat e makinave janë mjaft të pambrojtura nga aktet e sabotimit dhe partizanët e përdorën këtë fakt. Ata vendosnin lëndë eksplozive anës rrugës duke dëmtuar makinat tona. Si mund ta kontrollonim ne këtë rrugë kaq të gjatë çdo ditë? A mund ta pastronin ne çdo ditë rrugën nga minat? E pamundur në praktikë.
***
Në Tetor të 1944, rruga që kalonte në Meçovë më në fund u hap. Kjo rrugë e rëndësishme për në Thesali ishte bllokuar prej partizanëve prej kohësh dhe ishte e pamundur që të kaloje në të dhe kështu qendra e rëndësishme lokale e Janinës dhe Larisës nuk kishin asnjë komunikim midis njëra-tjetrës. Me një sulm të rreptë, trupat tona malore e morën këtë rrugë, por e kishin të pamundur që t’i përzinin partizanët nga territori përqark kësaj zone. Disa prej urave dhe mureve mbajtëse ishin riparuar nga puna e mundimshme e inxhinierëve tanë dhe shumë nga kthesat e rrezikshme ishin pastruar nga shkëmbinjtë dhe pengesat e tjera. Vendosja e minave përgjatë rrugës, në fakt meriton një vëmendje të veçantë, pasi ishin vendosur në mënyrë kaq të poshtër, sa na dëmtonin njerëzit dhe makinat edhe pas një kohe të gjatë që ne kishim marrë këtë rrugë. Megjithatë, pasi e pastruam dhe e bëmë gati për kalim normal, sulmet partizane ndiqnin njëra-tjetrën. Fatkeqësisht terreni ishte shumë i përshtatshëm për prita dhe partizanët qëndronin mbi malet në të dyja anët e rrugës. Fshatra të izoluara kishte disa, por partizanët fshiheshin në to duke i bërë edhe këto fshatra vende të rrezikuara. Kushdo që kalonte ishte në rrezik dhe një operacion sistematik për pastrimin e zonës nga të dyja krahët ishte mënyra e vetme për ta mbajtur të hapur këtë rrugë. Aleatët kishin dërguar një sasi armatimesh të reja si dhe mina të fuqishme duke e rritur efektivitetin e pritave partizane.
Qendra e vendosjes së Partizanëve të Kuq kërcënonte dy nga rrugët më të rëndësishme, njëra që vinte nga Korça për në Janinë dhe tjetra në Grykën e Meçovës. Forcat partizane, diku rreth 8000 vetë, ishin vendosur midis pyjeve të Pindit dhe brendësisë së territorit shqiptar. Ishte shumë e vështirë ta rrethoje këtë hapësirë të madhe e cila kishte monopate të ngushta dhe terren të vështirë. Kështu që për t’i rrethuar këta banditë ne duhej të familjarizoheshim me terrenin. Me gjithë këto pengesa, Operacioni STAINADLER u aktivizua në Korrik të 1944. Eksperienca e fituar në Operacionin GEMSTOK, i cili sapo kishte përfunduar dhe ishte drejtuar kundër forcave partizane në zonën midis Gjirokastrës dhe Korçës, ishte në favorin tonë. Partizanët shumë shpejt do ta mësonin se çfarë i priste.
Disa javë përpara se të fillonte Operacioni GEMSTOK, në Janinë, ne kishim arritur që të arrestonim të gjithë rrjetin e komunikimit të partizanëve si dhe kishim kapur materialet e printimit dhe radio transmetuese te tyre. Megjithatë, një numër i madh informatorësh të cilët ndihmonin me informacion guerilet partizane, kishin mbetur pa u zbuluar dhe kësisoj ata lajmëruan për kohën kur ne filluam të krijonim darën shtrënguese përqark zonës së veprimit të tyre. Ata (partizanët) e dinin mirë se një betejë e hapur me Gjermanët do t’u sillte disfatë të sigurt, prandaj kërkonin që të na godisnin nëpërmjet pusive apo duke tërhequr ndonjërën prej njësive tona në grackë. Një rrethim i yni do të kapte shumë material luftarak, prandaj partizanët kërkonin evitimin e këtij rrethimi me çdo kusht. Partizanët kishin kohë që vështronin trupat tona nga afër dhe si rezultat i këtij observimi e njihnin taktikën e betejës së trupave tona. Gjithsesi, trupat tona më të mira ishin trupa malorë të cilët po vinin nga Jugu dhe nga Jug-Perëndimi.
Për fat, trupat e mbrojtjes territoriale me eksperiencë më të vogël ishin dislokuar në Veri dhe Verilindje, ndërsa Veri-Perëndimi ishte i vështire për t’u kaluar nga shkaku i terrenit malor. Gjatë fillimit të operacionit tonë në këtë zonë, disa prej fshatrave ishin evakuuar dhe Komanda e Partizanëve të Kuq ishte tashmë e sigurt në malin Gramoz teksa ne po përfundonim rrethimin e zonës. Pjesa më e madhe e trupave që po lëvizte nëpër monopate sekrete arritën me sukses brenda natës të vendoseshin në pozicionet e synuara. Ndërkaq, trupat që po vinin nga Jugu kishin rrethuar një njësi partizane i cili kishte sulmuar një kamp mjekësor ushtarak Gjerman duke vrarë të plagosurit si dhe infermieret femra që kujdeseshin për të sëmurët. Kjo njësi partizane ishte rrethuar me kujdes dhe po asgjësohej nga trupat tona malore. Komandanti i kësaj njësie kishte pasur fatin më të keq. Teksa ishte shtrirë për t’u fshehur në gëmushat të cilat ishin një bojë njeriu të larta, kishte mundur t’u shpëtonte Gjermanëve derisa një ushtar i kishte shkelur dorën pa dashje dhe kështu që ishte kapur i gjallë. Si rezultat i këtij operacioni të trupave tona malore, disa qindra burra u asgjësuan, duke përfshirë në këtë bilanc edhe disa fshatra të cilat u shkatërruan si rezultat i përpjekjeve mes palëve.
Megjithatë, situata për partizanët nuk dukej edhe aq keq, pasi ata kishin arritur që t’i shpëtonin trupat kryesore, edhe pse humbjet Gjermane ishin të konsiderueshme. Hakmarrjen ndaj nesh ata e shprehën tek robërit që kishin kapur kur disa patrulla tonat kishin humbur në pyje. Pa këpucë dhe me duar të lidhura pas, ata ishin tërhequr pas nëpër shtigjet e maleve dhe pasi ishin pyetur gjatë, ishin ekzekutuar ashtu si mjaft robër të tjerë Gjermanë. Ndjekja jonë përfundoi në ditën e katërt, kur zona u pastrua dhe tashmë mund të shikoje trupat e partizanëve të vrarë nëpër shkëmbinj apo gëmusha. Një kolonë me robër mund të shikohej teksa ecnin në rrugën e Meçovës. Për ushtarët tanë, kjo kolonë ishte një pamje shokuese. Ata i shikonin këta njerëz të shpërfytyruar me urrejtje, por dhe keqardhje në të njëjtën kohë. Të rreckosur, vajza të reja fanatike, adoleshentë dhe burra me mjekër, viktima të pasionit fanatik ideologjik.
***
Në Jugun e Shqipërisë, në një shkëmb dominues mbi Luginë ishte vendosur kështjella e Gjirokastrës. Ishte një pamje shumë impresionuese. I vendosur në formë harkore dhe i mbrojtur nga kështjella, ishte qyteti i dikurshëm Otoman, shtëpitë dukeshin sikur kishin përqafuar njëra-tjetrën. Ky qytet ishte qendra provinciale e Jugut, në qendër të zonës së infektuar nga banditët dhe në mes të dy rrugëve shumë të rëndësishme. Qyteti kishte një rëndësi shumë të madhe taktike për forcat Gjermane. Një batalion Gjerman ishte stacionuar në këtë zonë me detyrë ruajtjen e rrugës për në Vlorë nëpërmjet Tepelenës. Një njësi vullnetarësh nacionalistë shqiptarë ishin pozicionuar gjithashtu për të mbrojtur qytetin nga të Kuqtë të cilët e kishin vendosur Shtabin Operacional në zonën e Sheperit, jo me larg se një orë prej andej. Pasi i larguam prej Luginës së Sheperit, partizanët u vendosën në malet e Kuçit. Këtu ishin njësitë partizane malore të cilët ishin nga më trimat e të gjithë rajonit. Këto forca numëronin rreth 2000 vetë. Një prej misioneve të forcave partizane të kësaj zone ishte bllokimi i rrugës që të çonte në Vlorë si dhe sulmet e befasishme ndaj trupave Gjermane. Kjo zonë bregdetare kishte shumë vlerë operacionale, pasi një zbarkim nga Italia do të sillte probleme të mëdha për ne. Për këtë arsye duhej ruajtur nga forcat tona pa ndërprerë, për të evituar një zbarkim në prapashpinë. Gjirokastra në këtë mënyrë merrte një rëndësi të veçantë për ne.
Në këtë periudhë, forcat tona kishin ndërmarrë disa operacione spastrimi të cilat i kishin spostuar partizanët nga një zonë në tjetrën, por partizanët në përgjithësi na kishin shpëtuar, pasi popullsia ishte në përgjithësi me ta. Nëse kjo ishte edhe situata në Gjirokastër apo jo, mbetej për t’u parë. Guvernatori Shqiptar na siguroi se qyteti ishte dashamirës ndaj nesh. Po kujt t’i zije besë? Kampe të reja partizanësh ishin parë në Luginën e Sheperit dhe këto informata u konfirmuan nga zbulimet tona ajrore. Një avion me dy motorë gjuajtës i tipit ME 110, sulmoi disa çadra mbi shkëmbinj. Dëgjuam se një oficer i lartë Britanik u vra dhe kjo konfirmonte se aleatët e konsideronin këtë zonë si një zonë me shumë rëndësi për ta.
Kampet u zhdukën, por njësitë partizane mbetën dhe ndërkohë ndërmorën edhe operacione sulmi të koordinuara nga Korça dhe Vlora. Beteja të përgjakshme u ndërmorën nga Tepelena në Përmet për të hapur rrugët në këtë moment, megjithatë, edhe pse ne i pastruam malet e zonës, partizanët u rikthyen përsëri në foletë e tyre të mëparshme. E njëjta situatë ishte edhe në zonën bregdetare. Kufiri midis Komandave të Tiranes dhe Janinës ishte Himara. Guerilet e dinin këtë fakt dhe e sabotuan rrugën me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Herë pas here ndërmerrnin sulme duke paralizuar trafikun. Kolona me makina të shkatërruara shikoheshin përgjatë kësaj rruge. Pas një sulmi shumë të përgjakshëm nga partizanët kundër garnizonit Gjerman të Himarës, një operacion nga ana jonë u ndërmor për ta rihapur rrugën dhe për të vendosur komunikimin me garnizonin e Vlorës. Një numër i madh Italianësh të cilët pas kapitullimit të verës së 1943 ju ishin bashkuar guerileve, u kapën në zonën e Kuçit.
Një ditë, batalioni Gjerman i Gjirokastrës duhej të shkonte në Tepelenë për të evituar një çështje kritike në këtë zonë. Guvernatori Shqiptar i Gjirokastrës dhe milicia e tij mbeti vetëm në qytet. Farat e mbjella nga komunistët, me sa duket po jepnin fruta pasi papritur, si me magji, qyteti u mbush me partizanë. Guvernatori dhe rojet e tij u mbyllën në kështjellë, milicia nacionale u vra apo u çarmatos dhe pjesa e popullsisë që ishte kundër u vu nën një terror të egër. Në një kohë shumë të shkurtër e gjithë zona u vu nën kontrollin e partizanëve. Një arritje jo e vogël për ta. Ky shembull është një pasqyrim i saktë i mënyrës së luftimit të të Kuqve. Aftësia për të qenë kudo dhe asgjëkundi në të njëjtën kohë, ishte një art të cilën partizanët e Ballkanit e përvetësuan në mënyrë të shkëlqyer.
Si i përballuan forcat Gjermane këta partizanë? Si u zhvilluan betejat me ta?
Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve në mënyrë të saktë, disa fakte baze duhet të theksohen. Dy elemente që përcaktojnë betejën, tashmë dihen. Armiku dhe Terreni. Elementi i tretë, forcat tona, kërkon një shpjegim të shkurtër. Ashtu siç tashmë dihet, shumë pak forca Gjermane mbetën në Greqi pas kapitullimit Grek në pranverë të 1941. Kudo ishte mjaft qetë dhe partizanët ishin një faktor i panjohur akoma. Shumë pak oficerë Gjermanë dhe trupa të pakta tonat ishin më shumë të ngarkuar me çështje administrative dhe në ruajtjen e linjës hekurudhore dhe tokësore Athinë – Selanik. Vetëm në verë të 1943, kur rreziku partizan u bë një shqetësim për t’u marrë në konsideratë dhe besnikëria e Italianëve e diskutueshme, trupat e sulmit të Divizioneve Malore u transferuan në Greqi dhe në Jugun e Shqipërise. Një Divizion i lehtë këmbësori dhe një Divizion malor u vendosën në zonën e operacionit të Korpusit Malor Gjerman të XXII.
Të dyja Divizionet kishin mision të dyfishtë: të ruanin bregun Shqiptar nga Himara deri në Gjirin e Patrës si dhe ishujt Jonianë nga një zbarkim i mundshëm, si dhe të ruanin zonat e sipër përmendura nga aktiviteti i partizanëve. Kjo zonë përfshinte territorin me kufijtë prej Himarës – Korça – Follorina – Trikalla – Karpenision – Gjiri i Patrës dhe Ishulli i Qefalonisë, një territor prej 45 mijë km2.
Trupat e luftimit në dispozicion tim për të mbrojtur këto territore prej 700 km bregdet, përfshirë edhe ishujt e Korfuzit dhe Qefalonisë dhe Lefkadhës, si dhe për të ruajtur zonën nga partizanët, përfshinte 20 njësi me forcën e një batalioni për njësi. Duke llogaritur që fuqia e një batalioni për kohën ishte 300 vetë, atëherë mund të thuhet se e gjithë fuqia ushtarake për të përmbushur këtë mision me dy objektiva konkrete ishte jo më shumë se 6000 mijë burra. Nëse ne do ta kishim caktuar këtë forcë vetëm për të ruajtur bregdetin dhe për asgjë tjetër, atëherë i binte që çdo ushtarak duhej të mbronte rreth 115 metra bregdet. Nga ana tjetër, nëse kjo forcë do të ishte e caktuar vetëm për të luftuar forcat partizane në territor duke përfshirë edhe ishujt, atëherë i binte që çdo ushtar të ruante 7 kilometra e gjysmë katrorë.
Këto shifra janë përzgjedhur për të treguar dobësinë e forcave ushtarake tonat për të përmbushur me sukses objektivat që na kishte caktuar Komanda e Lartë në aspektin taktik dhe operacional. Edhe nëse të gjitha trupat që kisha në dispozicion si dhe agjencitë e tjera përgjegjëse për mbështetje në operacione ushtarake të ishin përfshirë në këtë mision edhe në kapacitetin e tyre të dyfishtë, përsëri do t’i duhej çdo personi që kisha në komandën time, të siguronin 2.5 km2 territor. Praktikisht një objektiv i pamundur.
Po kështu, nëse marrim parasysh që 2 të tretat e territorit që ne operonim ishte territor malor, pa rrugë normale, atëherë kuptohet qartë vështirësia që kishin trupat si dhe Komanda Gjermane për të operuar në këtë zonë.
Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 20-të ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Ndryshimi i orarit u mor si vendim për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Edhe pse kanë kaluar plot 19 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.
Për 19 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.bw
Protesta e 19 qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur ndryshe nga ditët e mëparshme, teksa protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit.
“Dorëzoni mandatet!”, “Poshtë qeveria!”, “Rama jep dorëheqjen!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan para Parlamentit.
Protestuesit vendosën të drejtohen drejt Kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën parlamentare ku u votua amnistia penale dhe projektligje të tjera.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Parlament i krimit”, ishin thirrjet e tjetra që u dëgjuan nga qytetarët, ndërsa deputetët dilnin nga seanca plenare. gsh
(Dy teza të mazhorancës në kuvend që bllokojnë zgjidhjen e kërkesave të protestës)
Pasi është ndërprerë rreth katër herë seanca plenare e datës 18 Qershor, 2026 në Kuvendin e Shqipërisë në një kohë kur protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit ka shënuar Ditën e 19 të saj dy teza të mazhorancës në kuvend që kërkojnë të mbështesin njëra tjetrën po bllokojnë seriozisht zgjidhjen e kërkesave të protestës duke e përcjellë më thellë krizën në Kuvend.
Për qëndresën dhe qytetarinë shembullore me të cilën po zhvillohet protesta e pandërprerë çdo pasdite, rasti më ideal i një situate të qetë do të ishte pjesëmarrja si vizitorë e protestuesve në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë e cila ngjan e pamundur pasi presioni i protestës është kombëtarizuar dhe ndërkombëtarizuar deri në atë masë sa përgjegjësitë e ligjvënësve janë drejtuar kundër njëri tjetrit.
Për ta shpjeguar atë nuk do të mjaftonte as numri i interpelancave të kërkuara, as ligjet e kaluara me forcën e kartonit dhe as pamundësia e ngritjes së komisioneve të posaçme që i kërkojnë transparencë qeverisë sikurse në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur kryeministri nuk merr pjesë në seancat plenare.
Duke u kthyer tek ndërprerjet e seancave po përforcohet edhe më shumë se mazhoranca nuk merr asnjë hap pa u diktuar nga loja/udhëzimet që jep kryeministri edhe në mungesë. Kjo mund të provohet sepse asnjëherë të vetme Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përkundrazi seancat kalojnë në ngërç dhe “luftra” të ndërsjella procedurale të të cilat shkaktojë kaos, shtojnë praninë e gardistëve rreth foltores dhe më e keqja nuk dërgojnë asnjë mesazh shpresëdhënës për qytetarët protestues.
Duke ndjekur lajmet e ATSH e cila nuk i ka dhënë hapësirë partive të vogla dhe deputetëve të pavarur, por ka përballur kërkesat e bëra nga PD përmes kryetarit të saj Sali Berisha,* zhvillimi i seancës me ndërprerje dhe shtyrje jashtë afateve nga 5 deri në 60 minuta shprehin tension në kuvend aq sa zgjidhja ose jo apo ndërprerja afron në kohë me orën 19:00 të protestës.
Teza 1, Taulant Balla:-“Unë të sfidoj, Sali Berisha. Sot pasdite dil në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.”
Teza 2, Kryeministri Rama:- “Shqipëria është bërë një platformë për të gjithë zemërimin anti Trump në të gjithë botë”.
Të dyja tezat bashkohen për të treguar një qëllim goditjen e protestës, për ta politizuar dhe përçarë atë sepse dihet që çdo ligj brenda kuvendit vendoset me forcën e kartonit për ato ngjyra që kryeministri piktor vendos.
Pavarësisht nga ngërçi dhe zhvillimi i punimeve në Kuvendin e Shqipërisë seanca e 18 Qershorit që ra në qerthullin e rregullores së institucionit të ligjbërësve për orë të tëra dhe pa as një zgjidhje. Në këtë përmbajtje vlen të shpjegojmë se brenda asaj rregulloreje në Kreun e I-rë Konstituimi i Legjislaturës së Kuvendit, në nenin 4-ër të tij (pika 2) qëndron Betimi i Deputetit ku shkruhet:
“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend.
Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve,
do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë
e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”
Le t’i lemë me një anë dallimet dhe diferencat kur pretendohet një rrugë afrimi dhe bashkëpunimi me BE.
Familja e saj i la disa detyra urgjente legjislacionit shqiptar një ditë më parë e cila shënon një pikë kthese e cila duhej të kishte filluar.
Deputetë ngrihuni në nivelin e Betimit.
Kuvendi pritet të rifillojë seancën.
Qytetarët presin përgjigje.
Sot Dita e 19 e protestës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD
_____________
* ATSH- Sali Berisha- “Kjo nuk është lëvizje anti Trump. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me antizionizëm”
* ATSH- Sali Berisha-“Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligj”
Rama në Romë: “Në Shqipëri nuk ka protesta. Shqiptarët e duan projektin!”
Ministria e së Vërtetës në pallatin e Piktorit tekanjoz po vonon të publikojë lajmin se lideri global sot i habiti mend botës. Po ja që në kohën e mashtrimit universal ka disa të vërteta që nuk i manipulon dot.
Në Romë, Edi Rama eksportoi modelin e tij politik: arrogancë, sulm ndaj medias dhe demagogji.
Edi Rama mbërriti sot në Romë për të folur për investimet, turizmin dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen. Por përballë një audience prestigjioze ndërkombëtare, Kryeministri shqiptar zgjodhi të eksportojë jo modelin e zhvillimit që pretendon se ka ndërtuar, por modelin e tij tashmë të njohur të komunikimit politik: arrogancën, sulmin ndaj medias dhe refuzimin për t’u përballur me kritikat.
Përballë pyetjeve të gazetares së CNN, Eleni Giokos, lidhur me projektin turistik prej 4 miliardë eurosh, protestat qytetare dhe shqetësimet e ngritura nga Komisioni Evropian për respektimin e standardeve mjedisore, Rama zgjodhi të sulmojë median, të vërë në dyshim objektivitetin e gazetarëve dhe, në një moment të papërshtatshëm për një lider europian, t’i kujtojë gazetares origjinën e saj greke.
“Mos shko aty, sepse tani më kujtove që je nga CNN”, tha ai, për të vazhduar më tej: “Ju nuk jeni një burim objektiv, por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos hyj më tej.”.
Ndërsa pamjet e protestave në Tiranë kanë bërë xhiron e mediave vendase dhe ndërkombëtare, Rama deklaroi se në Shqipëri “nuk ka protesta” dhe se “shumica e shqiptarëve e duan projektin”.
Protestat nuk zhduken vetëm sepse pushteti vendos të mos i shohë.
Kritikat ndaj një projekti nuk humbasin legjitimitetin vetëm sepse qeveria i quan produkt të dezinformimit.
Kryeministri foli për video të rreme, rrjete sociale, algoritme dhe ndërhyrje të huaja.
“I have news for you. The majority of the Albanian people want the project.”, There is no protest”, “What you see is not exactly what is going on.”.”The social media, if the social media will continue to be given a free ride, Europe will collapse from within.”
“Kam një lajm për ju. Shumica e shqiptarëve e duan projektin.”
“Nuk ka protesta.”
“Komuniteti ku do të zhvillohet projekti e do projektin.”
“Ajo që shihni nuk është saktësisht ajo që po ndodh”
Kulmi i paradoksit ishte momenti kur Rama deklaroi se CNN ka nevojë për “rehabilitim” ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe madje edhe ndaj zogjve.
“Projekti synon të ketë një ndikim neto pozitiv, me 25% më shumë gjelbërim se sa ka sot.”
“”Ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm për t’i pastruar ato” u shpreh Rama.
Shqipëria pa dyshim ka nevojë për investime.Ka nevojë për turizëm cilësor. Ka nevojë për kapital të huaj.
Por mbi të gjitha, ka nevojë për institucione të forta, procese transparente dhe liderë që i përgjigjen pyetjeve pa sulmuar ata që i bëjnë.
Transktiptimi
“Pyetje – Eleni Giokos: “Kryeministër, le të flasim për investimet në turizëm në Shqipëri dhe për projektin që ka ndezur debat të madh rreth politikës, ndikimit dhe kapitalit.
Kemi parë protestat në kryeqytetin shqiptar. Komisioni Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë që të respektojë rregullat mjedisore. Ka pasur kundërshtime të shumta.
Ku qëndroni ju sot? Cili është statusi i këtij resorti luksoz dhe investimit prej 4 miliardë dollarësh?”
Përgjigje – Edi Rama: “Faleminderit shumë për këtë pyetje, sepse jam i sigurt se shumë njerëz këtu janë të interesuar për shkak të zemërimit dixhital që është përhapur në të gjithë botën.
Kur mora detyrën, Shqipëria kishte një Prodhim të Brendshëm Bruto prej më pak se 10 miliardë eurosh dhe rreth 2 milionë turistë.
Vitin e kaluar Shqipëria e mbylli me më shumë se 27 miliardë euro PBB dhe me 12 milionë turistë.
Investimet e huaja direkte ishin rreth 300 milionë euro kur mora detyrën, ndërsa vitin e kaluar kaluan 1.6 miliardë euro.
Sot jemi në një tjetër nivel.
Që kur një vizionar nga Lindja e Mesme, Mohamed Alabbar, erdhi në Shqipëri dhe guxoi t’i ofrojë vendit tonë një vizion më të madh sesa investimet e zakonshme, Shqipëria filloi të shihej ndryshe nga investitorët e mëdhenj.
Sot kemi mundësinë të realizojmë investimin më të madh turistik në të gjithë Evropën, me vlerë mbi 4 miliardë euro.
Ky projekt është menduar që nga dita e parë si një mënyrë për të treguar se natyra dhe njerëzit mund të bashkëjetojnë.”
Pyetje – Eleni Giokos: “Le të bëjmë disa pyetje të shpejta me përgjigje po ose jo.
A është blerë tashmë toka nga investitorët?”
Përgjigje – Edi Rama: “Mos shko aty, sepse tani më kujtove se je nga CNN.
E kam mësuar në mënyrën më të vështirë se ju nuk jeni një burim objektiv.
Por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos hyj në këtë debat.
Po, toka është blerë nga investitorët.
Po, është tokë private.
Po, vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces.
Po, ende nuk ka një projekt të miratuar.
Po, ende nuk ka leje ndërtimi.
Po, nuk ka asgjë që duhet të shqetësojë ambientalistët që mendojnë drejt.
Dhe po, Shqipëria do të ecë përpara.”
Pyetje – Eleni Giokos: “Komisioni Evropian thotë se duhet të respektoni rregullat mjedisore. Ka gjithashtu çështjen e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin tuaj në mënyrë që të rezonojë me protestuesit dhe të siguroni që Komisioni Evropian të jetë në anën tuaj?”
Përgjigje – Edi Rama:“Kam një lajm për ju.
Shumica e shqiptarëve e duan projektin.
Qyteti ku do të zhvillohet projekti, në shumicë dërrmuese, e pret me padurim dhe nuk ka protesta.
Komuniteti ku do të zhvillohet projekti e dëshiron projektin.
Pra, ajo që shihni nuk është saktësisht ajo që po ndodh.
Zemërimi ekziston, e kuptoj.
Por kur ai të zbehet dhe kur t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur.
Dhe jam i sigurt se kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer që CNN të shpengohet.
Keni nevojë për shpengim ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar dhe madje edhe ndaj zogjve.
Sepse zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka tjetër do të jenë shumë më mirë sesa janë sot.
Projekti synon të ketë një ndikim neto pozitiv, me 25% më shumë gjelbërim sesa ka sot.
Sot ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm për t’i pastruar ato.”
Pyetje – Eleni Giokos: “Faleminderit për këto sqarime. Roli ynë është të bëjmë pyetje dhe ne e vlerësojmë faktin që ju angazhoheni dhe u përgjigjeni atyre.”
Përgjigje – Edi Rama: “Jo, mendova se po më falënderonit për ftesën.
Problemi nuk janë pyetjet.
Problemi është mënyra se si paraqiten ato.
Isha i ftuar në CNN dhe, në rregull, të gjithë ata që mendonin ndryshe patën kohën e tyre.
Por moderatorja që më ftoi si i ftuar publikoi në profilin e saj një deklaratë fyese, jo kritike, fyese ndaj meje.
Prandaj mendoj se Shqipëria duhet t’i japë këtij shpirti të humbur mundësinë të vijë, të puthë zogjtë dhe të shpengohet.”
Mbrëma do të mbahet protesta e 19 radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimit artikulohen kritika edhe kundër opozitës . Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.
Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.
Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që edhe sot protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.
Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik. bw
Sipas një përllogaritje distanca Tiranë Bruksel prej 2,070 km përshkohet me ecje pa ndalesë në më pak se 20 ditë.
17 Qershori është Dita e 18 e protestës çka tregon se qytetarët shqiptarë kanë mbërritur atje jo vetëm me zërin e tyre, por edhe fizikisht.
Arsyeja që po e shtrojmë të tillë problemin është sepse shqiptarëve ju duhet të hedhin poshtë dhe të ndëshkojnë propagandën dhe qëndrimet relativizuese të politikës.
Kryetari GPS Taulant Balla, bullizuesi #2 i rilindësve pas kampionit të gënjeshtrave dhe mashtruesit Rama e ka hedhur me foto një rezolutë të sotme të Parlamentit Evropian me 485 vota pro Shqipërisë ku ndër të tjera përmes statusit të forcuar përmes ATSH-s shkruan:-“Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”
E kemi përmendur edhe herë të tjera se relativizmi i faktit jo vetëm që e humbet lidhjen me realitetin, por ai fyen inteligjencën e atyre që ky zotni, kryetar politik i pretendimit “800 mijë votuesve” në Shqipëri dhe diasporë u bën shtetasve shqiptarë.
Në thelbin e saj Rezoluta për Shqipërinë në PE është 485 pro, 103 kundër dhe 70 abstenime. Që do të thotë se bashkë me të janë edhe disa dallime thelbësore të cilat propaganda e rilindjes i lë jashtë.
1- Shqipëria ka për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
2-Raporti paralajmëron se cilësia e reformave të vendit do të përcaktojnë ditën/kohën e pranimit të vendit në një kohë kur Mali i Zi ka ambicien për t’u bërë anëtar i BE në vitin 2028.
3- Shqipëria ka përparim por sfidat si:
a) kapërcimi i polarizimit të brendshëm politik dhe përmirësimi i kulturës politike të vendit
b) forcimi i sundimit të ligjit
c) konsolidimi i reformave kundër korrupsionit
Këto janë disa pika të programit të protestës që i bashkohen asaj të mbrojtjes së natyrës dhe parullës “Shqipëria nuk është për Shitje”*
Në qoftë se ky raport i miratuar me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime, tregon se “eurodeputetët mirëpresin progresin e shpejtë të Shqipërisë në vitet e fundit, duke u bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë që legjislacioni i miratuar të zbatohet plotësisht”, problemin Këtu lindin edhe pyetjet se kjo qeverisje dhe sistem që i ka bërë të pa kënaqur qytetarët ka nevojë për marrjen e shpejtë të përgjegjësive.
Dorëheqja, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira me bazë të gjerë përfaqësimi janë të parat dhe më urgjentet.
Këtë problem mund t’ua parashtrojë Taulant Balla socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Meqenëse ai i ka qejf matematikën dhe numrat nga shkencat ekzakte dhe jep vetëm 485 vota pro në PE si anë të njohura, të panjohurat e ekuacionit janë se protesta qytetare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka hyrë në Ditën e 18 të saj.
Që do të thotë se një marrshim i pandërprerë sot ka arritur në Bruksel.
123 emra të shquar Akademikësh shqiptarë nga nga Elita Shqiptare në diasporë del me një deklaratë publike në mbështetje të protestave të diasporës që Voal.ch po e përcjell si më poshtë:
Deklaratë e përbashkët e akademikëve në diasporë.
Ne, si pjesë e komunitetit akademik shqiptar në diasporë, shprehim mbështetjen tonë për protestën paqësore në Shqipëri dhe për kërkesat legjitime të qytetarëve për llogaridhënie, transparencë dhe respektim të interesit publik.
Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa dije, meritë dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.
Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 18 ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Ndryshimi i orarit u mor si vendim për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.Edhe pse kanë kaluar plot 17 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit. Për 17 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. bw
Me këtë brohoritje afroi ora e tretë e protestës në ditën e 16, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, përpara ndërtesës së kryeministrisë.
U mësua se kryeministri ndodhej në paraqitjen e ekspozitës së 18 vetjake që prej 1991, në Bazel- Zvicër.
Në shumicën e programeve tv-live dhe studiot e analistëve, protesta qendron si dekor ku priten zhvillime apo ka edhe lidhje me reporterë në terren. Disa nga mediat e shkruara ishin gjithashtu të vëmendshme që të jepnin pamje dhe foto nga droni për të treguar tendencën e një pjesëmarrje më të ulët në raport me ditët e tjera. Thënë më saktë nga marshimi 16 km dhe tej zgjatja pas mesnate e protestuesve drejt Aeroportit të Rinasit, ku u vu re se një krah i autostradës Tiranë-Durrës u ndërpre dhe publiku në të dy anët e rrugëve sikurse edhe drejtuesit e automjeteve i jepnin mbështetje atyre, ky precedent i dha mundësi policisë të përballej paqësisht në orët e para pasmesnate.
Pra nga kthimi sërish drejt Tiranës dhe pak para se protesta në Ditën e 16- do të fillonte, një njoftim i Drejtorisë së Policisë së Tiranës sqaronte se:-“Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 19 shtetas, të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës.”
Ky njoftim në formën e komunikatës ndryshon shumë nga mënyrat e policimit në bashkësi/komunitet kur protestat zhvillohen dhe për më shumë në ditët e zhvillimit të tyre ato kanë dhënë mesazhin se janë thellësisht paqësore, të distancuara nga provokimet të cilat edhe nuk kanë munguar gjatë dy javëve.
Të adresosh një njoftim ose komunikatë në media, në shtypin e shkruar, në çdo Radio Tv i cili është publikuar në secilin prej tyre, por ende jo në faqen-online të Drejtorisë Vendore Tiranë apo edhe vetë Ministrisë së Brendshme për një procedim të tillë, raporti i shtetit me transparencën e kërkuar mungon krejtësisht.
Kjo indice mund të vërtetohet nga qytetarët në protestë, nga anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë, nga organizatat joqeveritare, nga Avokati i Popullit, nga trupa dhe misionet diplomatike për të mbajtur një qëndrim korrekt në lidhje me adresimin e lëndës së procedimit penal për 19 shtetas mbi:-” Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të veprimeve procedurale të kryera pas tubimit të zhvilluar më datë 14.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe procedimin penal të personave organizatorë dhe përgjegjës për bllokimin e rrugës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në një paragraf të lajmit janë renditur inicialet, mosha si dhe gjinia që përcaktohet nga cilësimi vjeç-vjeçe.
Ku qendron shqetësimi mund të lindë pyetja?
Shqetësimi i parë vjen për korrektesën dhe transparencën. Si mundet që përmbajtja e këtij njoftimi është përcjellë si lajm por nuk është i përditësuar në institucionet përgjegjës.
As Policia Vendore Tiranë me ndonjë përditësim në faqen online ( https://asp.gov.al ), nuk ka. Sikurse nuk ka as në faqen-online të Ministrisë së Brendshme ( https://mb.gov.al ), po ashtu edhe në atë të Prokurorisë së Përgjithshme të RSH ( https://www.pp.gov.al/Tirane )
Mund të ishin mediat ato që mund të kërkonin një informacion me drejtuesit e institucioneve përkatëse përpara se sa të përcillnin një njoftim, një dokument të pa vulosur, të pa firmosur, të pa protokolluar së paku deri në mbylljen e orarit zyrtar dhe veprimeve nga këto institucione. Në qoftë se emergjenca ishte kryesisht për objekte të sigurisë së lartë, siç janë rrugët nacionale dhe aeroportet, atëherë shteti të formulojë si duhet dokumentin.
Ata qindra dhe mijëra protestues po tregojnë durim dhe frikën e kanë vrarë me përballje paqësore dhe qytetari, çdo ditë dhe me orë të tëra.
Respektimi i pjesëmarrësve në protestë lidhet me një ndërgjegjësim reciprok mes tyre dhe institucioneve duke përfshirë edhe mediat. Siç u përmend në fillim të këtij shënimi studiot televizive janë populluar kohët e fundit me deputetë të mazhorancës për të shtyrë pikërisht atë çka ka humbur në komunikim nga daljet e kryeministrit.
Disa prej tyre janë shprehur së fundmi me:-“kushdo që ka marrë pjesë në protestë merr parasysh pra do procedohet mund të dënohet…”* Një masë dënimi që shkon deri në 3 vite heqje lirie. Në një tjetër studio këndvështrimi i përbërjes së protestuesve nga mosha, gjini, besime, profesione etj. kishte për qëllim që diversitetin e përbërjes ta quante si një mangësi të organizimit dhe kauzës:-“…ndërkohë aty brenda ka njerëz që janë antisemitistë, njerëz që janë në mbështetje të Izraelit. Aty brenda ka njerëz që janë pro barazisë gjinore kundër barazisë gjinore, janë pro të drejtave të komunitetit LGBT kundër të drejtave të komunitetit LBT. Ka njerëz që kanë ndasi të jashtëzakonshme ndoshta dhe fetare, njerëz që mund të jenë totalisht laikë, njerëz që janë globalistë, njerëz që janë nacionalistë, njerëz që nuk janë kaq nacionalistë, pra njerëz që ecin në marshimin e tyre pavarësisht se mund t’i ndajnë ide që janë totalisht të kundërta për mënyrën se dhe unë mendoj që kjo është gjëja e bukur e kësaj që secili aty ikën për të protestuar për atë që ai mendon që nuk shkon mirë në Shqipëri. Gjëra që nuk shkojnë mirë në Shqipëri ka sa të duash.”*
Ndërsa në po atë studio ku mijëra gjërat që nuk shkojnë përbëjnë tashmë një krizë arsyetimi hodhi idenë se protesta që po kërkon dorëheqje nënkupton hapjen e rrugës për një qeveri teknike e shprehur në :-“… Ikën qeveria ka zgjedhje prapë. Zgjidhet qeveria tjetër. Populli zgjedh s’ka nevojë të ketë emra që tani.”
Nga monitorimi i programeve televizive raste të tilla dhe qëndrimeve pro qeverisë kishte me shumicë çka tregon se një “dobësim” i protestës u shënjestrua me sulm frontal mediatik dhe krijimin e një çoroditjeje të opinionit. Ky parashikim do të shihet në titujt dhe rrëfimet kryesore të ditëve të ardhshme.
Kryeministri Rama, veç Kuvendit të Shqipërisë ku ai nuk shfaqet, por i delegon interpelancat për të shprehur qëndrimet e tij boshllëkun e mbush duke përdorur hapësirat e veta kryesisht në mediat sociale ku Protesta lidhet thjeshtë me një investim në Zvërnec dhe ajo nuk ka të bëjë me shumën e problematikave të grumbulluara prej korrupsionit të qeverisë. Herë të tjera daljen nga kriza kryeministri e jep një përmbledhje në konferenca shtypi me gazetarë të huaj. Ndjen se çështja ndërkombëtarizohet dhe ruan lidhjen vetëm me bazën(administratë dhe patronazhistë), kur drejton mesazhe politike nga forumet dhe festimet partiake duke treguar se gjithnjë e më shumë ai i largohet ose i fshihet përballjes me kërkesat e protestuesve dhe mediave vendore.
Një çështje të cilës thuajse plotësisht ju rrëshqit ishte largimi nga grupi i PS-s i deputetes së Shkodrës (lista e mbyllur), Mariana Koçeku . Kërkesa e saj si përfaqësuese e pavarur krijon nga të dhënat e zgjedhjeve të fundit të 11 Majit, 2025 jo vetëm një ‘hemorragji’ prej rreth 10.000 votuesve, por krijon precedentin e jetës brenda rradhëve të Rilindjes Socialiste që tashmë janë tronditur për shkak të korrupsionit dhe protestave qytetare. Deputetja Koçeku është mjaftuar me deklaratën:-“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”.
Por duke ju kthyer edhe njëherë motivit të vazhdimësisë së protestuesve me thirrjen; ‘Nesër më Shumë!’, lind sërish pyetja.
Cili do të jetë qëndrimi i forcave të policisë për mbarëvajtjen e protestës?
Njoftimi i shpërndarë me procedimin e 19 shtetasve, ka hijen e një mentaliteti të vjetër si “krehja dhe sita” e popullatës në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të policisë. Krijon një situatë frike dhe paniku ndër pjesëmarrësit kjo e[edhe për më shumë se njoftimi zyrtar është thjeshtë i shkruar pa deklarimin e tij në publik nga drejtues të institucioneve. Një qëndrim që e vështirëson me dashje afrimin dhe njohjen e protagonistëve të kësaj lëvizje qytetare.
Policimi në bashkësi/komunitet sidomos në një sistem demokratik ka një ndërthurje dhe bashkëveprim reciprok. Ka nevojë që të ruaj mesazhin e një proteste si kjo, duke shmangur përplasjet. Lënien lirë të shtetasve që zgjedhin qytetarinë dhe jo dhunën. Pikërisht për përmasën kombëtare dhe ndërkombëtare që ajo ka marrë pa provokuar ndonjë incident, kjo protestë e lidhur me mbrojtjen e natyrës dhe pronës e bën edhe më të shëndetshme ndërgjegjen e një kombi për t’ju bashkuar natyrshëm vendeve më të zhvilluara.
Së paku fizikisht në media edhe pse medias i është drejtuar një njoftim për shtyp, përmbajtja dhe mesazhi duhet të përcillet nga ata njerëz dhe profesionistë të zgjedhur apo të emëruar që t’i drejtohen qartë publikut.
Protesta është njoftuar se vazhdon.
Frika është vrarë nga qytetaria në atë shesh dhe po tregon se nuk ka kthim pas pa plotësuar kërkesat e tyre… Dorëheqje!
_____
* Ardit Bido PS – në Now Euronews
* Iris Luarasi PS – 3D për TVSH
* Fitim Zekthi – 3D për TVSH
15 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një zbrazje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit për shkak të përshpejtimit të një cikli të emigracionit jashtë vendit.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë dhjetë-vjeçarit të fundit 2016–2026, Shkodra shënoi rënien më drastike në rang kombëtar me një humbje prej 25.58% të banorëve të saj, me mbi 50 mijë persona më pak në këtë qark.
Pas saj renditet Kukësi, i cili ka humbur 24.78% të popullsisë gjatë dekadës së fundit nga emigracionin i fortë i të rinjve në Britaninë e Madhe. Lezha gjithashtu paraqet një situatë thuajse identike me një tkurrje prej 24.11%, duke dëshmuar se i gjithë brezi verior bregdetar dhe fushor po përballet me ikje masive.
Në të njëjtën linjë shqetësuese ndodhet edhe qarku i Dibrës, i cili ka regjistruar një rënie prej 22.49% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së tij.
Të dhënat zyrtare tregojnë se katër qarqet kryesore të veriut po humbasin me shpejtësi popullsinë në krahasim me te tjerat.
Në rang kombëtar, popullsia e përgjithshme e Shqipërisë ka pësuar një tkurrje neto prej 14.23%, duke u pakësuar me saktësisht 387,462 banorë ndërmjet 2016-2026 ku edhe qarqet e tjera të vendit janë të ekspozuara. Fieri, për shembull, ka humbur në dekadën e fundit 68,089 banorë, që korrespondon me një rënie prej 23.02% të popullsisë së vitit 2026.
Elbasani gjithashtu shënoi rënie relative prej 21.06% të popullsisë në të njëjtën periudhe. Në juglindje, Korça regjistron një tkurrje prej 22.63%, e barabartë me afërsisht 48 mijë banorë më pak në periudhën10-vjeçare.
Popullsia e Gjirokastrës u tkurr me 21.86%, duke vështirësuar ruajtjen e shërbimeve bazë në një qark që përveç tkurrjes vuan edhe plakjen e shpejtë.
Ndërkohë, Vlora ka pësuar një rënie prej 18.46%, duke u pakësuar me mbi 32 mijë banorë, kurse popullsia e Beratit u tkurr me 9.44%. Madje edhe Durrësi, një qendër e madhe ekonomike, për shkak të portit dhe turizmit ka pësuar tkurrje me 12.08%, ose mbi 30 mijë banorë në një dekadë.
Kryeqyteti është qarku i vetëm që ka shënuar një rritje modeste prej 1.25% të popullsisë, duke shtuar në total rreth 9,428 banorë të rinj përgjatë kësaj dekade, si rrjedhojë e emigracionit te brendshëm.
Shqipëria po polarizohet me shpejtësi rreth një pike të vetme urbane, teksa Tirana zgjerohet lehtë, të gjitha rajonet e tjera po përballen me plakje dhe tkurrje te popullsisë.
Të dhënat e vitit 2026 tregojnë e balancat demografike kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme, por veriu i Shqipërisë mbetet vatra më e prekur, ku braktisja po ndodh me ritmet më të shpejta dhe më shqetësuese./ Monitor
Si çdo ditë edhe sot në orën 18:00 mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në protestën e 17-të për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu stacionuar për disa orë me radhë përpara kryeministrisë. Më pas ashtu siç janë, mijëra persona ‘pushtojnë’ paqësisht rrugët e Tiranës.
Edhe ditën e djeshme qytetarët kërkuan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës.
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar këtë mobilizim si një reagim qytetar kundër situatës politike dhe ekonomike në vend.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, thirrja kryesore e protestuesve ka qenë “Rama jepe dorëheqjen”, e cila tashmë është kthyer në refren të çdo proteste, dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’bur”, “Ju erdhi fundi”.
Mijëra qytetarë janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar protestën dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi është shoqëruar me thirrje të përsëritura kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë qëndruar përpara zyrës së kryeministrit pas marshimeve në disa zona të kryeqytetit.
“Rama jepe dorëheqjen” dhe “ O Edvin, tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, kanë thirrur ata njëzëri para zyrës së kryeministrit.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje si “Arresto Ballukun”, duke iu referuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për disa vepra penale. gsh
Komentet