VOAL

VOAL

“Der Spiegel” publikon raportin “bombastik”: Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH-së për COVID-19

May 10, 2020

Komentet

E bukura e dheut….- Esé nga AGRON SHABANI

Fustani prej lëkurës së tigrit, i cili më tepër ngjante në pancir ose parzmore, se sa në veshje femre (gruajej), vazhdimisht  sikur i tundej trupit, duke ia kruar dhe gudulisur lëkurën. Sandalet e thurura me gjithfarë ngjyrash dhe gurësh të çmuar me plot elegancë, sikur thenin gurët e kalldremit të qytetit në rrugën e shtruar veç nga dora e Zotit.  Aromat  e luleve dhe qiparisëve në gufitje,sikur e mbushnin me dëshirë dhe bajuari të pafshehur flladin e mbrëmjes së qytetit të minatorëve.  Asaj i duheshin disa minuta  të vinte në zyrën e saj ne qendren e qytetit, per te shkruar ose raportuar per gazeten renomative shqiptare “Bota Sot” si dhe mediumet tjera.. Ishte kohe lufte…!
Në anën tjetër të rrugës toka i vinte e pjerrët dhe preja nga aty dikund pari dukej një si kodë e vogël e mbuluar me tym dhe pluhur metalik.
 Ajo kishte vendosur  të ndërronte fustanin si parzmore, prej lëkurës së tigrit me pantollona të qepur me stofra lufte që po ndodhte në atdheun dhe vendlindjen e saj. Ishte e vendosur  deri në betejën e fundit. “O vdekje, o liri!”, thoshte.
E rinuar me cohë të luftës, ajo vazhdonte të ecte pandalur deri ne fitore. . Edhe sandalet e saj të pëlqyera i vazhdonin hapat bashke me femren ose guruan e bukur shqiptare.. Rruga  per ne shtepi, vazhdimisht i vinte e përpjetë. Në anën e djathtë dallonte një tufë lulesh të shtrira përtokë që mezi prinin t´i celnin sytë ne kohë lufte. Hapësira jetësore, gjeografike dhe historike rreth saj, sikur rriteshin ose zgjeroheshin vazhdimisht  me ritmin dhe taktin e luftes clirimtare . E përqafuar nga rrezet e diellit  qe i shkëlqenin në uniformën dhe kapelën e saj kuq e zi, ajo vazhdonte rrugen…
Në qytet sikur nuk flinte askush.  E derdhur ose shtrirë mbi krevat, përtej trupit të saj valë, vazhdimisht i sikur i këputej “qiparisi i shpirtit”…Kishte kaluar muaj, javë dhe net tëra pa dritë, ose pa hënë.  Si papritur u kujtua së kishte harruar në dollap çantën  me ngjyrë lufte., e cila tashmë brenda mbante diellin hënën atdhetare ose vendlindore.  Kjo mbase, edhe e arsyetonte mungesën e saj të kohëpaskohshme në faqet e gazetave shqiptare në kohë lufte…Perderisa dielli i rrintei gjithnjë i pranishëm në sytë e saj gacë.
Aty ishin edhe kujtimet e mbyllura në çantë. Lakmonte uniformen  kuq e zi për t´u zgjuar dhe fjetur me të në kohë lufte. Ngjante në Pirate si Teuta e llirisë, e cila thuhet se i çoi ose mbylli në dollap, sklleverit e saj.
Ajo vazhdonte të shihte dhe navigonte kujdesshëm kudo  përreth saj se ku ishin tretur ose përpirë e mira dhe fati i saj.
Në kërkimiet ose gjurmimet e saj me sytë e ditënetëve të luftës, i dallonte hiroglifët, dokumentët dhe mbishkrimet e njohura nga dora e fortë e Teutes që po qëndronin aty që nga koha e luftërave iliro-romake. Në to sikur thuhej: Këtu përzihen ujërat e njelmëta me ujerat e embëlta dhet´ kristalta.
I pëlqinte rruga e kthimit dhe mali i mbjellur me drunj  ahu, bungu dhe qiparisi.
Të menduarit se liria ishte afër e joshte të ecte me vrap të madh kah drita, duke menduar se e kishte hënën në vend të dritave ose qirinjëve. Prerazi kishte vendosur të kthehej bashke me lirinë qe e mbante te “burgosur”ne çantën e saj ngjyrë gjaku që e kishte mbyllur në dollap. “Do e hapi sapo të vijë (vjen) liria e shumepritur atdhetare ose vendlindore! Do I nxjerrë diellin dhe hënën nga aty dhe do flejë e qetë natën e parë të lirisë me aromë gjaku..duke ecur dhe vazhduar rrugën ´via ignatia” e cila çon kah Venediku, Roma, Vjena, Zagrebi, Berlini, Parisi, Londra dhe Uashingtoni”, i thoshte (fliste) shpesh vetes. Çante përpara me hapa sorkadheje ose skiftereje si Teuta- rrugën për në dhomën e saj ku ishte dollapi i mbyllur me çantën e kujtimeve nga lufta…. I zbardhte dhe dritësonte akoma me shumë kujtimet dhe shënimet e saj mbi luftën clirimtare dhe heroike te UÇK-së….
Nuk vonoj  shume dhe ajo kishte kapërcyer prangat, grilat ose zinxhirët e fundit të robërisë dhe tiranisë serbe, duke u futur në një kohë dhe botë tjetër ku zhbironin dhe frekuentonin dekoruese e ledhatuese rrezet e diellit. Ishte një ditë e re, ag (agim) i ri…. Rrezet  e diellit po ledhatonin altarin që rrinte në këndin (cepin) e mbuluar me perde te errëta në anën e djathtë të sallonit ( dhomes) së pritjes.  Në altar, flinte ose pushonte një lutje, tash e sa kohë! Ishte dëshira për jetë dhe liri.
Frika nga vdekja kishte mbetur e fjetur bashk me kohën e egër te robërisë dhe tiranisë serbe e cila nuk ishte me aty.
 Ajo  vazhdonte  hapat e saj prej sorkadheje (shqiponjeje)-j drejt majave te gazetarise shqiptare. Mbi i njërin krahë i mbante Zeusin dhe Aresin, ndërsa  mbi krahun tjetër- Erosin dhe Prometheun.
Ngjante në zogjë e shqiponjave me pamjen e ashpër. Thuhet se krahët e shqiponjave shpeshherë pucen dhe bëhen bashk me njeri tjetrin, duke krijuar kështu një vëllazëri të gdhendur, skalitur dhe stolisur në shkrimet ose kolumnat e zgjedhura gazeteske ose publicistike.
Fuste mendjen, artin dhe dorën e stolisur me unaza dhe bylynzyk që i shkonin gjer te bërrylat e saj ne kompjutor ose makinen e shkrimit…Me nguti kapte çantën e saj ngjyrë gjaku, e cila mezi e njihte  zonjen e vet pas luftës. Ato duar të praruara, ajo mendje brilante  dhe ata gishtërinjë të stolisur, sikur e shndrruan atë, në ikonë, apo princeshë të shekullit ose epokës moderne te gazetarise kosovare. Çanta  e saj nuk bëri zë. Ishte e lodhur nga pesha e luftës dhe llahtarit të plojes serbe që po i  mbante brenda saj., e cila sikur shte e hidhëruar paksa në zonjën e saj, e cila e kishte harruar të mbyllur me robërinë e ngujuar brenda saj.
Mbi supet e zhveshura nga vapa,  i ranë ca pika vese që kullonin nga mëngjesi i lindur mbi shtratin e madh. Sakaq, u drodh dhe u kujtua se duhej liruar diellin dhe hënën e mbyllur (ngujuar) në  “çantën e kujtimëve” të luftës. Ndërkohë që thonë se i kujtohen shpesh uniforma kuq e zi dhe ditënetët e gjata me aromën e pyllit dhe qiparisëve të bollshme atje.

VOA- Bashkëdrejtuesi i fushatës së presidentit Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës shqiptare

Sali Berisha dhe Chris LaCivita

 

 

Bashkëdrejtuesi i fushatës së fundit zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita, do të marrë përsipër dhe fushatën e opozitës shqiptare për zgjedhjet politike të 11 majit. Zoti LaCivita, u prezantua të hënën nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në prani dhe të drejtuesve dhe përfaqësuesve të partive të tjera opozitare.

“Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën. Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë”, u shpreh zoti Berisha duke i mëshuar afërsisë së partisë së tij me Partinë Republikane.

Nga ana e tij, zoti LaCivita duke e cilësuar Kryeministrin shqiptar Edi Rama si një vegël të Xhorxh Sorosit u shpreh se “nuk mund të jesh edhe kukull e Soros-it dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur. Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vet në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së”.

Ai deklaroi se “ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me Presidentin Trump dhe me SHBA-të”.

Sipas tij “njësoj si populli amerikan edhe ai shqiptar, kërkon dhe ka nevojë për më shumë nga qeveria e vet. Këto rrethana të ngjashme, janë ato që na bashkuan, na sollën sot ne këtu, se ne e dimë që Berisha mund të fitojë”.

Zoti LaCivita, hoqi paralele mes situatës që i parapriu zgjedhjes së Presidentit Trump dhe asaj në të cilën gjendet opozita në Shqipëri. “Berisha njësoj si Donald Trump-i dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë. Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj”, deklaroi ai.

Rënia për të dytën herë e komunizmit në Shqipëri!- Nga GENC BURIMI

 

Erjon Veliaj u arrestua këtë të hënë, 10 shkurt 2025! Një sihariq për të gjitha ato forca të gjalla të Opozitës shqiptare që, në imazhin e një Sali Berishe të persekutuar në pjesën më të madhe të mandatit të fundit të Rilindjes, u keqtrajtuan dhe anatemuan nga ky pushtet, nga kjo drejtësi, por kurrë nuk u dorëzuan.

Më 1991, me rrëzimin e pushtetit komunist, Partia Demokratike realizonte ëndrrën e madhe të shqiptarëve që s’kishin njohur kurrë demokraci, të paktën përgjatë një harku kohor gjysmë shekullor që zgjati diktatura e regjimit të Enver Hoxhës.

Por shqiptarët e ndjenë vërtet se një faqe po kthehej një herë e përgjithmonë në jetën dhe në historinë e tyre vetëm në momentin kur e veja e diktatorit u arrestua. Një drejtësi e munguar është një drejtësi e parealizuar. Nexhmije Hoxhës iu vunë prangat më 4 dhjetor 1991. Një epokë po mbyllej përfundimisht, ajo e abuzimeve dhe pandëshkueshmërisë kriminale të të mbarë një regjimi. Prokurorët apo gjyqtarët që i vunë prangat bashkëfajtores në krim me numrin 1 të ish-regjimit nuk ishin demokratë të kulluar. Institucioni i tyre i drejtësisë ishte ende ai i kohës së diktaturës, pasi Partia Demokratike ende s’i kishte marrë plotësisht në duar çelësat e pushtetit të ri demokratik. Por ata prokurorë që arrestuan Nexhmije Hoxhën, me hipokrizi apo me instinkt mbijetese, e kuptuan që s’kishte më kthim mbrapa, se ishte më mirë ta kthenin xhaketën andej nga po fillonte të frynte rrëmbyeshëm një uragan i ri ndryshimesh në Shqipëri.

Më 2013, pasardhësit e komunizmit shqiptar u rikthyen në pushtet. Si Enverin që e ndihmoi Stalini, ata i ndihmoi Xhorxh Sorrosi. Si Enveri dhe shpura e tij, që falë drejtësisë së tyre e kujtuan veten edhe më të përjetshëm se faraonët egjiptianë apo perandorët romakë, klasa politike me emrin Rilindja, që mori të gjitha levat e pushtetit në Shqipëri, duke përfshirë dhe vetë drejtësinë, e kujtoi dhe ajo veten mbi çdo ligj dhe po aq të paprekshme sa perënditë. Pa kaluar mirë viti i parë i qeverisjes socialiste, Rilindja ia filloi pa humbur kohë nga kampionati i vjedhjeve, me ato në shëndetësi, që u pasuan nga PPP-të kriminale në të gjitha fushat dhe që arritën majën e ajzbergut me skandalin jo vetëm shqiptar, por edhe botëror, të inceneratorëve. Që vjedhja ekonomike të gdhendej në beton, asaj i nevojitej dhe vjedhja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, falë fillimisht kaçatorrëve të drogës që Rilindja i shikonte si mushkonja, e deri më pas tek krijimi i një narko-shteti të vërtetë, ku blerja e votës me paratë e drogës u shndërrua në proces industrial. Nuk u ble vetëm vota, por edhe drejtësia në Shqipëri, falë dhe parave të taksapaguesve amerikanë që kujtonin naivisht se fondet e USAID ndihmonin për mirëqenien në botë, pa e imagjinuar ekzistencën e një agjende Soros, që eksperimentin më të madh dhe më të rrezikshëm e përjetësoi në Shqipëri.

Kjo tragjikomedi do të kish vazhduar shumë gjatë sikur një cunami të mos kishte mbërritur, kësaj here nga vetë përtej Atlantikut, për të bërë «tabula rasa» të të gjitha këtyre mëkateve dhe të prapësive të kryera prej vitesh nga mercenarë «pa nam, pa din e imam» në emër të Demokracisë amerikane.

Dhe ja që ditën kur një ndër arkitektët e këtij cunami, ai që projektoi dhe realizoi fushatën për fitoren e Donald Trump, Chris Lacivita, zbarkon në Tiranë për t’i thënë liderit të Opozitës shqiptare se Amerika e vërtetë është «back» edhe në Shqipëri, Altin Dumani, si paraardhësit e tij që gjetën kurajën të arrestonin Nexhmije Hoxhën më 1991 për të shpëtuar veten dhe kokën e tyre, arreston sot “Nexhmijen” e Edi Ramës, Erjon Veliajn. Instinkti i mbijetesës është ndoshta karakteristika më e madhe e përbashkët e qenies njerëzore që prej Neolitikut. Dhe Altin Dumani nuk bën përjashtim nga kjo teori. Ai e gjen kurajën me oportunitet në momentin më të duhur për këtë arrestim të bujshëm, bash në momentin kur mëkëmbësi i Trump-it vjen në Tiranë për t’u vënë në shërbim të fushatës së Sali Berishës.

Por kot e ka Dumani. Sikur edhe vetë Edi Ramën t’ia shkrepi ta arrestojë për t’u bërë i pëlqyeshëm nga kjo administratë e re amerikane, në mënyrë që t’ia japë fitoren PD-së pa ndeshje fare, asgjë nuk duhet dhe nuk ka për ta shpëtuar Dumanin nga fundi sa logjik aq edhe kushtetues që e pret: pas zgjedhjeve të majit, ai të bëjë gati valixhen e mbarimit të mandatit. Dhe më pas të vihet në dispozicion të Drejtësisë, në të gjitha kuptimet e fjalës.

SPAK-u nuk i takon Altin Dumanit, por popullit shqiptar dhe si i tillë do të duhet të reformohet, që kjo çmenduri që u pa këto vite t’i takojë, vite më vonë, vetëm librave të historisë…

“Veten nga vetja duke çliruar”! (Mbi Europën e kohës së dytë trumpjane)- Esé nga REX KASUMAJ

Kallnor, 2025

 

1.
Demonizimi

Një lum sehiresh vërshonte rruzullimit. Nuk e ndalonin dot as festat e jetës, e as pikëllimi i mortit.

Dhe kryetema ngjante përbetuese si rrallëherë.

Kishte kandiduar republikani Donald Trump e, gjasshëm, do të fitonte, së dyti herë.

Tani mullokratët e Persisë, Kimkuqi i Koresë a Putini i Rusisë, zunë të zbrisnin shkallët e kullës së demoniakëve.

Vendi i tyre, krejt afër, do t’i rezervohej Presidentit të ri matanë Atllantikut.

Në perceptimin e tyre ky ishte Luciferi, rrënuesi i paqes, prishësi i idilës dhe irnosja e lumnisë. Kudo, në Kinë dhe Europë, në botën e re dhe në botën e vjetër.

Unë do të merrja mundin të kuptoja të tjerët, por assesi Europën, në perëndimin a lindjen e saj.
Tash tre vjet jeton në ankth: lufta në pragun e saj, rënja ekonomike, plasaritjet e tejdukshme, anomalitë e lindjes komunitare, shpërthenin hidhshëm syprinë.

Porse ato s’duhej e nuk mund t’i venin Trumpit si mëkate për altar.

2.
Thirrja e të mundurëve

Vitet kohëprerëse 90-të. Ballkani gjakosej nga ideja e Rajhut të madh serbian.

I gjendur ngushtë dhe pa fuqi e shpresë, Kancelari gjerman, Kohl, mori udhën e largët për Washington.

Dhe atje, pasi kish takuar të zotin e Shtëpisë së bardhë, Clinton, do të thoshte: Amerikë, ti vend i madh, ndihmo Europën se po mbytemi dhe, të vetmuar, s’ia dalim dot mbanë.

Tani është mot tjetër. Rendi i vjetër i Pasmurit lëkundet si një degë e tharë në stuhitë e motit . Dhe kolosët aziatikë të posadalë në Arenë, kreshpërohen rëndshëm.

Mirëpo, Marko Rubio konfirmonte sërish nevojshmërinë strategjike të Nato-s për sigurinë kolektive perëndimore. Veçse bëri dhe një vërejtje krejt të vogël: europianët (procenti për Naton, tarifat, AI…) duhet të çlirojnë dorën…

Nuk mbahet kala e saj padrejtësisht, vetëm nga tatimorët amerikanë. Ndaj, s’mund t’mos evokoja sërish Robert Kagan-in virtuoz (“Fuqia dhe pafuqia…”) tek pohonte: është djegur qyshkur saga e vjetër kur, ndërsa zotërinjtë europianë pinin wisky me zonja në sallon, tek porta i ruante sherifi amerikan.

3.
Kulturat strategjike

Amerika dhe Europa nuk janë armiq, përkundrazi, kanë armiq të përbashkët.

Kagan (sërish ky) refuzonte teorinë skofjare të europianëve kur flisnin për një diferencë të thellë mes kulturash strategjike në dy brigjet e Atllantikut: në Amerikë, kultura e armës dhe në Europë, kultura e paqes!

E vërtetë kjo?

Aspak!

Esenca e dallesës qëndron në një faktor tjetër e të vetëm: Poli i Fuqisë!

Ku ishte Amerika në logun e madh kur, njëherë moti, Pentarkia e Europës sundonte botën?

Askund! Brenda oborrit të saj!

Athua, vallë, pse Jefferson-i dhe para e pasrendës të tij, ishin aq të kadiftë e skofjarë? Apo nuk i njihnin luftërat dhe, ndaj, si urtonte me ironi Mark Twain, nga kjo arsye akoma nuk zotëronin gjeografinë?

Jo, jo!

Ata nuk ishin fare të tillë, paqësorë të racës dhe të mbyllur në izolacionizëm natyral.

Ishte një përcaktues rrethanor që i mbante të ngurruar: mungesa e Fuqisë për t’u përballur me mbretëritë e Europës.

E pastaj?

Pastaj ngadalë, pas luftës së parë e të dytë botërore, qendra e Fuqisë zhvendosej nga kontinenti i vjetër, në Washington.

Europa tkurrej në pafuqinë e vet. Dhe këtë ftyrë të re ligështie, të ndrymë në kujtesën a sedrën e lavdisë, e shpjegonte teorikisht: është përfalje në këmbët e kulturës strategjike të paqes.

Por është një trill. Ajo, ashtu si kushdo, do të donte sërish të perandoronte botën. Synimpushtimi i saj nga kushdo, është, ndërkaq, një fantazi e sëmurë dhe, si shprehej Lao Tze (Tao te King), përjetësisht e pamundur!

Madje dhe paqja brenda vetë Europës ruhet nga frika kombeve prej njëri-tjetrit dhe e të gjithave bashkë nga kreatyrat e reja e të frikshme gjeopolitike të botës që kërcënojnë gjithandej.

Për të rimarrë Fuqinë e humbur, Europa duhet të introspektojë thellë në kronikën e shpirtit të vet kontrastor: vezulli në kopshtijet e lulëzuara të dijes dhe terr në doktrinat e krimit mbi jetën njerëzore.

Anise Sartëri thoshte se të tjerët janë ferr, ajo duhet ndjekur një dritë tjetër. Atë dritën që shihte Otto von Habsburg kur, aherë një deputet rishtar në orët e para, akoma ëndërrtare, të Parlamentit të Europës, pohonte: ja, në pluhnajën e luftës së dytë, po ngrejmë themelet e Perandorisë së re romake!

Por, si një premisë jetike e saj, a mund t’i shuajnë europianët shtetet nacionale? Apo do të mjaftohen, si tani, duke deleguar në selinë komunitare vetëm disa atribute të pakta klasike të tyre?

Sigurisht, jo më tepër se kaq. Madje lëvizjet centrifugale, eurodalëse, shpeshtohen duke bërë që të fanitet në horizont një pllakë përkujtimore e saj.

Ndaj, si thotë Kënga e Vajrës tek Urtitë tibetjane, “veten nga vetja duke çliruar”, Europa mund të rimësojë gjuhën supreme të Fuqisë. Gjithnjë në gjurmë të vegimit romak të Ottos për Votrën dhe shkëlqimin e sërishëm historik!

E pra Amerika (as kjo e Trumpit të dytë), që do t’a çlironte tri herë nga vetëasgjësimi apokaliptik, s’ka pse të mbajë kurorën e fajit për pafuqinë e armëve apo brishtësinë politike të saj.

4.
Reflektimi i turbullt

Një agjente dhe intelektuale e shquar, Gertrude Bell, vitet 20 të shekullit të ikur, kundronte feksjen ende të largët, të përlindjes së shteteve të pavarura arabe mbi hirin e kolonive të hershme britanike.

Mirësia e fisme e saj bëri që, kur do të vdiste, 1926, të varrosej e admiruar nga populli i Irakut në Bagdad.

Por, ndërsa ndërronin lirshëm disa fjalë në ditët e fundme të saj, vartësi i afrohet dhe i frymëzuar nga ajo vetë, i thotë në besim: Hirësi e lartë, tmerrohem për vendin tim kur mendoj se Zoti është i drejtë…

Më mbeti gjatë në mendje ky reflektim i vetmuar, kjo ndërgjegje e vonë apo, mbase, drojë nga hakmarrja kauzale e historisë…

Kushedi, mbase kjo psherëtimë që shoqëronte mendimin e tij, do të ndihej lehtë dhe nga nëpunës të vegjël kolonialistësh të tjerë.

Porse di një vend në Europë, Serbi i thonë, ku ndjesi e tillë nuk shfaqet kurrë: as në intimën private, e as në filozofinë shtetërore.

Pjesë e kodit mendar, ajo shtegton vitesh që nga dyndja e tyre fatzezë në truallin e huaj ilirik!

R.

Policët rumunë të UNMIK-ut vranë 2 aktivistë dhe plagosën 80 të tjerë, VV përkujton 18-vjetorin e demonstratës kundër planit “Ahtisari”

Ditën e sotme shënohet përvjetori i 18-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007. Lëvizja Vetëvendosje  ka organizuar disa aktivitete në kujtim të  ngjarjes.

Aktivitetet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do vijojnë në homazhe te varri i Arben Xheladinit.

Më tej në orën 12:00 do të bëhen homazhe edhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në Bulevardin “Nënë Tereza”.

Shënimi i përvjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007, do të përfundojë me shfaqjen e dokumentarit të 10 shkurtit.

Në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 mbetën të vrarë dy qytetarë të Kosovës, ndërsa mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpëra me policinë rumune, efektivë të UNMIK-ut, të cilët gjuajtën me plumba gome drejt qytetarëve të Kosovës. bw

Lideri sfidues i Kosovës me më pak mbështetje

Valona Tela

Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë me rreth 41 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.

“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Kurti pas shpalljes së fitores.

Kurti udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për katër vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disajavëshe në vitin 2020.

Krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e tij ra për rreth 10%.

Përkundër kësaj, Kurti tha se Vetëvendosje do të jetë në krye të Qeverisë edhe për katër vjet të tjerë.

Nëse dhe me cilën forcë politike do të bashkohet kjo parti për të siguruar 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk është ende e qartë, ashtu siç nuk është as politika që do të ndjekë.

Kush është Kurti?

Kurti është një udhëheqës që ngjall reagime të forta në të dyja anët e spektrit politik.

Për mbështetësit, ai është reformator dhe mbrojtës i interesave të vendit, përballë presioneve nga jashtë.

Për kritikët, është ideolog i sertë, mosgatishmëria e të cilit për kompromise ka çuar në tensionimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe izolimin e Kosovës në skenën botërore.

Kurti është rritur si figurë në vitet 1990, pas organizimit të protestave kundër represionit të Sllobodan Millosheviqit.

Për aktivizmin e tij, ai ka kaluar dy vjet në burgjet e Serbisë dhe është liruar vetëm pas trysnisë ndërkombëtare.

Në vitin 2005, bashkë me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Veprimit kanë formuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila më vonë është regjistruar si parti politike.

Si lider i saj, Kurti ka ndërtuar karrierën duke kritikuar elitat e mëparshme politike për korrupsion dhe nepotizëm dhe duke kundërshtuar ndikimin nga jashtë.

Dikur i njohur për udhëheqjen e protestave në rrugë, e madje edhe për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Kurti, ndër vite, e ka zbutur retorikën – nuk avokon më për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por për konsolidimin e mëtejshëm të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Kurti është zgjedhur kryeministër për herë të parë në shkurt të vitit 2020.

Por, ajo qeveri e tij ka qenë më jetëshkurtra në Kosovën e pasluftës.

Mosmarrëveshjet për trajtimin e pandemisë COVID-19 e mbi të gjitha për qasjen ndaj bisedimeve me Serbinë, janë përshkallëzuar në luftë politike. Dhe, më 25 mars, Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur një mocion mosbesimi, duke çuar në kolapsin e Qeverisë Kurti.

Më pak se një vit më vonë, në shkurt të 2021-shit, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave.

Si kryeministër për herë të dytë, Kurti është zotuar se shëndetësia, arsimi dhe drejtësia do të jenë përparësi të punës së kabinetit të tij.

Çfarë e ka karakterizuar mandatin paraprak të Kurtit?

Kurti ka premtuar qeverisje të fokusuar në transparencë e llogaridhënie dhe ka theksuar, gjithashtu, rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit kombëtar.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e tij e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.

Papunësia nga viti 2021 ka qenë në trend të rënies, ndërsa rritja ekonomike është sjellë nën 4 për qind.

Pagat dhe pensionet janë rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.

Por, ajo që ka përcaktuar më thellësisht qeverisjen e dytë të Kurtit ka qenë diçka tjetër: vendosmëria e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, ku popullata shumicë është serbe dhe, me vite, nuk u është bindur vendimeve të Prishtinës zyrtare.

Me gjithë kundërshtimet dhe protestat e saj, Kurti ka instaluar kryetarë shqiptarë në krye të komunave me shumicë serbe – pas bojkotimit të zgjedhjeve nga komuniteti shumicë, i ka zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës, ka hequr nga përdorimi dinarin serb dhe ka mbyllur shumicën e institucioneve të Serbisë, të cilat kanë funksionuar që nga paslufta dhe kanë punësuar mijëra njerëz.

Këto vendime, edhe pse qenësore për vizionin e tij për një Kosovë sovrane dhe të bashkuar, kanë pasur kosto të lartë mbi aleancat ndërkombëtare.

Si rrallëherë në publik, zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-së e kanë kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke i përshkruar veprimet e saj si të pakoordinuara dhe në kurriz të komunitetit serb.

Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara, ka thënë ndihmëssekretari i atëhershëm i Shtetit amerikan, James O’Brien.

Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe duke i marrë parasysh shqetësimet e tyre, ka thënë ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Për ish-shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, Kurti ka qenë jobashkëpunues.

BE-ja, për pasojë, i ka vënë disa masa ndëshkuese Kosovës, duke i pezulluar disa ndihma financiare dhe duke i kufizuar takimet e nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë.

Sado që Kurti i ka justifikuar vendimet e veta si të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit, aleatët kanë insistuar që çdo gjë që lidhet me veriun, të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ky dialog në nivel të lartë ka ngecur, gjithashtu.

Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh në shtator të vitit 2023, edhe pse prej normalizimit të marrëdhënieve mes tyre varet integrimi evropian edhe i Kosovës, edhe i Serbisë.

Pak ditë pas atij takimi, disa serbë të armatosur kanë sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Në përleshjen që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kurti e ka fajësuar shtetin e Serbisë për këtë sulm, por autoritetet atje kanë mohuar se kanë gisht.

Ai e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me dorëzimin e Millan Radoiçiqit – ish-politikan serb nga Kosova, i cili e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

Por, edhe para kësaj, Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet disa kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, duke marrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë bërë marrëveshje në vitin 2013 – shumë kohë përpara qeverisjeve të Kurtit – dhe Serbia ka kërkuar me ngulm që ajo të zbatohet.

Megjithatë, secila qeveri e Kosovës ka ngurruar, nga frika se do të mund të ndikonte keq në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Ngjashëm edhe Kurti: ai ka insistuar fillimisht në njohjen de facto të Kosovës nga Serbia – gjë që nuk ka ndodhur.

Në një tubim me mbështetësit e tij më 1 shkurt, Kurti ka përsëritur se “Republika e Kosovës, me Qeverinë tonë në udhëheqje, i thotë jo kurrë Zajednicës” – një referencë kjo që Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit e ka përdorur vazhdimisht për Asociacionin.

Me këtë qasje, Kurti sinjalizon një qëndrim të vazhdueshëm sfidues që rrezikon ta thellojë edhe më shumë përçarjen e Kosovës me aleatët e saj perëndimorë.

Por, me fjalët e Charles Kupchanit, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, “mund të ndodhë që pas rizgjedhjes, Kurti të jetë i përgatitur për t’i zbutur gjërat”.

“… për të marrë një drejtim që është më pak etno-nacionalist dhe më konstruktiv kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë

Iluzionet që nuk vdesin (Dhe mbi një patriotizëm të çuditshëm)- Esé nga REX KASUMAJ

Fror, 2025

 

1.
Misioni i ri i Papës Franë

Ishin fillimvitet 90-të, shekulli i kaluar, kur Perdja binte ngadalë mbi dramën e perandorisë së kuqe. Njeriu dhe popujt e Europës frymonin thellë e lirshëm.

Një flamurtar i madh triumfi, Papa Gjon Pali i dytë, i kishte kushtuar një jetë betejës kundër komunizmit. Por do të deshpërohej së voni nga brutaliteti i rendit kapitalist…

Dhe shpresonte që sociologjia politike të gjejë një shteg të tretë.

Por, me sa di, një ndër më të shquarit e Papëve, nuk vente më larg. Udhën e tretë do t’a gjenin të tjerë. Jeta, koha dhe vetë dialektika e historisë.

Po këtë zhgënjim me rendin kapitalizmit liberal (sepse, ndryshe, e pëlqen të kontrolluar…) do t’a shfaqte dhe Papa Franë në Enzyklikën e parë, viti 2015, tek shprehej prerë: kapitalizmi vret…Dysia e tij përjashtuese është, pra, fatale: ose je konsument ose je asgjë, një hedhurinë në margjinat e jetës.

Ndaj dhe vjet (e mërkurë, 10. kallnor), duke bërë një hap përtej, do të shpallte një Platformë të re dialogu social, të quajtur “Dialop”, para audiencës në Vatikan.

Mos lejoni, u thoshte të pranishmëve, që financat dhe tregu i lirë të diktojnë ligjet e jetët tuaja.

Sa bukur, thashë. Parajsore. Ëndrra vetë!

Ndërkaq, pas një grimë kohe, mu duk tepër interesante afria ideologjike dhe kompanjonët e bashkuar që sheh ai në aradhën e shtegçelësve të rinj.

Të krishterët dhe, për çudi, marksistët, socialistët e komunistët, nënvizon Papa Franë, kanë mision të njëjtë: që mespërmes dhunës, luftërave e korrupcionit, të ndërtojnë në botë tjetër ku s’do të rezervohet sërish klasa e të përbuzurëve…

T’a bëjnë, pra, më në fund, atë botën ideale të Marsejezës për liri, drejtësi e vëllezëri, që vetë Zoti ëndërroi për njerëzinë.

Tani, krejt natyrshëm, pyetja dyshimtare: një aleancë e shenjtë me komunistët që fenë e cilësojnë një opium për popullin? Dhe që, të fronësuar një shekull në diktaturën e proletariatit, shënuan Orën më të errët njerëzore në histori?

Umberto Eco në esenë e tij “Katër shkrime morale” thekson se fashizmi i Duçes s’kishte fare ideologji, ashtu siç ishte ariozofia në Berlin, apo bolshevizmi në Kremlin.

Tani ç’ideologji do të ngjizej, vallë, nga kjo epruvetë e lëngut kontrastik?

2.
Profili i turbulluar

Vitet e hershme argjentinase vulosnin njëj patosi të zjarrtë social mendjen rinore të Jorge Mario Bergoglios dhe drejtësia strehonte në zemrën e tij.

Më pas, gjatë diktaturës juntiste të gjeneral Videlës (1976- 1983), do të ftillohej tek ai një personalitet kompleks e, shpesh, i dymoralshëm.

Në fakt, akuzohet për denoncimin e priftërve jezuitë Jalix e Xorio dhe heshtjen e dhimbshme të vjedhnajës së fëmijëve nga prehëri nënave të burgosura në kampet e vdekjes.

Por pati dhe të tjerë që e bekonin për korrektësi dhe mëshirë jezuitiste e, përgjithsisht, për kauzën e barazisë sociale.

Dhe, mbase, është ky fill i hollë ideologjie që, duke ndjekur atë në hymne e rrokullima jetëshkrimore, arrin deri në motin tonë.

E, ashtu si Dhéu mbi ligjet tek Monteskjë, ndikon akoma botëvështrimin e tij jashtë pelerinës së bardhë: një restitutio in integrum, e pra, një kthim i plotë në gjendjen e mëparshme, si do thoshin romakët e lashtë.

Që këtej, prandaj, dhe tharmi i lehtë majtist i një leksioni mbi atdhedashninë n’për flakët përdjegëse të një lufte…

3.
Atdhedashnia e padëgjuar

Bëhuni patriotë. Duajeni atdheun, refuzojeni luftën, mos i dilni në ballë armikut!

Kështu këshillonte Papa Franë rininë ukrajinëse.

Ç’ftesë e padëgjuar për dashurinë e çuditshme të atdheut: përmes nënshtrimit!

E pra, lëreni atdheun nën çizmen e okupatorit dhe, shtrënguar hekurash të tij, gëzojeni jetën…

Ja ky na qenkësh patriotizmi i vërtetë!

Mbase, sipas filozofisë kristjane, thirrja kundër dhunës e vrasjes është brenda doktrinës. Por adresa më ngjan e huqur.

I vete, ndaj, një mesazh qielli: të dobëtit që të dorëzohet, robit që të fatpajtohet, një populli të tërë që të prangohet.

Ndaj, thirrja dramatike e plot dhimbje, duhej t’i drejtohej popullit të heshtur rus.

Por asnjë fjalë për soc-imperialistët e Putinit, ku sovjetizmi dremit akoma fshehtas ëndrrën e zgjimit. Aq më pak një thirrje drejtuar poashtu rinisë ruse që, pikërisht ata, të sabotonin krimin e luftës pushtuese.

A nuk janë të njohura e të shumta mënyrat e tilla në histori? Rebelim, dezertim, kryengritje, përmbysje regjimi. Madje, si një akt i lartë moral, kalimi i ushtarëve rusë në anën e tjetër të fushëluftës. Në anën e drejtë të saj. Sepse a nuk i gjendet drejtësia hyjnore përherë pranë viktimës?

Kujtoj, së mbylluri, Albert Camu-në (tek “Letra mikut gjerman”) kur, në kulmin e orgjisë adolfjane, i thotë mikut të heshtur ariozofik: atë që nuk e bën dot disfata juaj, do t’a bëj fitorja jonë!

Ja pra, Papa Franë, ky do të ishte apeli më i drejtë, më i perëndishëm dhe më i krishterë për t’i dhënë fund luftës, gjakut dhe mortit në Ukrainë.

Çdo fjalë tjetër nuk është veçse hipokrizi dhe gjeopolitikë!

R.

Nga xhepi m’xhep o të hongsha zemrën, në “Sy m’sy”- Nga ALBA KEPI

Nga xhepi m’xhep o të hongsha zemrën, në “Sy m’sy”.
Partia Socialiste Socialiste ka zbardhur programin e fushatës elektorale 2025;
Quhet “Sy m’sy” e mund ta gjeni në platformën Kryepatronazhisti i vendit.
Për tre mandate rradhazi pasi realizoi e tejkaloi planin 12 vjecarë të emërtuar “xhep m’xhep” e u harbu nëpër porte, fusha, male, lugina, brigje e aeroporte me këngën “t’hongsha zemrën”, ku territori u trajtua si cirk e banorët si kafshë oborri, Partia Socialiste ka shpalosur programin e saj të ri;
“Sy m’sy”.
Duket jo e paqëllimtë kjo shprehje e zgjedhur nga ligjet arkaike të hakmarrjes personale, qysh në Kodin e Hamurabit e deri në latinët e lex talionis.
Me sa duket nga xhepi n’xhep e dashnia e madhe që u qante zemra, qeveritarët socialistët kanë zgjedhur sy m’sy për të shqyer njëri tjetrin, pasi Shqipërisë i lanë vetëm kockat e ia shklyen trupin, gjakun, qelizat.
Me gjysëm qeverinë në burg, gjysmën e kryebashkiakëve socialistë në Spak, me parlamentarë me dosje penale nëpër botë e afera korruptive në pritje për t’u zbardhur, sy m’sy është programi më homofob që Sistemi Socialist ka zgjedhur për të propaganduar veten.
Pasi qeverisi tre mandate me ligjet e xhunglës, ky sistem garon për mandat të katërt me ligjet e hakmarrjes personale.
“0culum pro oculo et dentem pro dente”, Sy m’sy e dhëmbë m’dhëmbë, lexohet në Bibël nga thënia e Ungjilltarit Mateu, por me sa duket dhëmbët e qeverisë socialiste janë lodhur duke ngrënë kaviale e u janë mpirë duke shijuar verën 33 mijë euro, e u kanë mbetur vetëm sytë për t’u hakërruar.

“‘Vetëvendosja’ e Kurtit, favorite”- Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare e kanë kthyer vëmendjen sot nga Kosova, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare.

“Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare të dielën, të konsideruara si një test kyç për kryeministrin Albin Kurti, partia qeverisëse e të cilit arriti një fitore dërrmuese katër vjet më parë. Kjo është hera e parë që nga pavarësia në vitin 2008 që parlamenti i Kosovës ka përfunduar një mandat të plotë katërvjeçar. Ky është votimi i nëntë parlamentar në Kosovë që nga fundi i luftës së viteve 1998-1999 midis forcave të qeverisë serbe dhe separatistëve shqiptarë etnikë që dëbuan forcat serbe pas një fushate ajrore 78-ditore të NATO-s. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Votimi do të përcaktojë se kush do të udhëheqë palën kosovare në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat ngeci përsëri vitin e kaluar. Ato bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk ishin në krye të agjendës së asnjë partie”, shkruan Independent.

11111111111

Ndërkohë Reuters shkruan se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, nën një situatë të turbulluar nga tensionet me Serbinë, ndërsa në të njejtën linjë është edhe The Washington Post.

2222222222
3333333333

“Partia e Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit shihet si kryesuesja, por nuk pritet të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke lënë të hapur mundësinë që dy pretendentët e tjerë të bashkohen me radhët nëse ai nuk arrin të formojë një kabinet.

“Më 9 shkurt votojmë për të ardhmen”, tha Kurti, “votojmë Vetëvendosjen!”
Konkurrentët e tjerë janë Partia Demokratike e Kosovës, ose PDK, liderët kryesorë të së cilës janë në Gjykatën e Hagës të akuzuar për krime lufte, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ose LDK, partia më e vjetër në vend që humbi një pjesë të madhe të mbështetjes pas vdekjes në vitin 2006 të liderit të saj, Ibrahim Rugova.

Gjatë fushatës zgjedhore partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet publike, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë. Megjithatë, ata nuk sqaruan se nga do të vinin paratë dhe as se si do të tërhiqnin më shumë investime të huaja”, thuhet në artikullin e Euronews.

44444
bw

Redaktori i njohur i medias amerikane: Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar

Media e njohur amerikane vijon prej ditësh të publikojë fakte tronditëse të bashkëpunimit të Edi Ramës dhe George Soros në gllabërimin e parave të taksapaguesve amerikanë, fondet e USAID, dhe kapjen e reformës në drejtësi në Shqipëri për llogari të kryeministrit shqiptarë, i cili e përdori drejtësinë për të përndjekur kundërshtarët politikë.

Më poshtë pjesë e tretë e dokumentarit të Ëashington Examiner:

Lee Zeldin (ish-kongresist republikan i Nju Jorkut): A keni pasur ju ose dikush në emrin tuaj ndonjë komunikim me zotin Soros, ose me dikë që vepron në emrin e tij?

Anthony Blinken (Ish-sekretar shteti i SHBA): Nuk kam pasur. Nuk mund të flas për të gjithë Departamentin e Shtetit, por unë nuk kam pasur.

Tiana Loëe Doerscher (gazetare ekonomie e Washington Examiner): Ndonëse Tony Blinken mohoi se kishte kontakt me familjen Soros, anshmëria kundër Berishës u bë e qartë nga zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane që kërkonin të avanconin interesat e familjes Soros dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Qeveria amerikane thotë se, ndërsa ishte ende në FBI, McGonigal punoi me një ish-oficer të inteligjencës shqiptare dhe një shqiptar të punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Ai kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe bëri që FBI të hetonte një qytetar amerikan që lobonte kundër partisë politike të kryeministrit.

IV. ROLI I RAMËS

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Ndërsa ishte ende një zyrtar në detyrë i FBI-së, McGonigal u afrua me kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë e tij dhe po jepte premtime që, në këmbim të donacioneve të mëdha në para, nga të cilat Rama, si socialist, përfitoi një pjesë dhe McGonigal një tjetër, ai u garantonte biznesmenëve shqiptarë mbrojtje nga sanksionet. Nëse Departamenti Amerikan i Thesarit vendos sanksione për parregullsi financiare, ai pretendonte se mund t’i shmangte ato. Kjo është një histori e pabesueshme. Një zyrtar i lartë i FBI-së ndodhet në zyrën e Ramës, në kryeministri, duke u ofruar mundësinë që të ndikojë në qeverinë amerikane në këmbim të miliona eurove. Ku përfunduan këto para, askush nuk e di. Departamenti i Drejtësisë nuk e hetoi thellë çështjen. Ata e akuzuan dhe McGonigal-i pranoi se kishte marrë një donacion prej 225,000 dollarësh në para nga një operativ i shërbimeve sekrete shqiptare që punonte me të.

Sali Berisha: Me 15 shkurt, Charles McGonigal duhej të dënohej në një gjykatë të Uashingtonit për çështjen shqiptare…

Tiana Lowe Doerscher: Me 15 shkurt 2024.

Sali Berisha: Për një pagesë të Edi Ramës ndërsa  ishte në detyrë.

Për habinë e madhe të të gjithëve, me 16 shkurt, Anthony Blinken bëri një vizitë të papritur në Tiranë. Ai nuk takoi askënd nga opozita. Ai u shfaq në një konferencë shtypi me Edi Ramën.

Anthony Blinken: Së bashku, edhe kur kohët janë të vështira, edhe kur përballemi me sfida. Dhe kjo është diçka që nuk mund t’ju them sa shumë e vlerësojmë dhe e çmojmë. Është një tribut për këtë vend dhe për miqësinë që kemi. Dhe është një tribut për kryeministrin, i cili është një partner i jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara.

Sali Berisha: Të nesërmen, Charles McGonigal u dënua me dy vjet e katër muaj për korrupsion nga Edi Rama dhe për tradhti ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara.

Tiana Lowe Doerscher: Akoma më sistematike janë lidhjet e Ramës me trafikun e drogës në Shqipëri. Saimir Tahiri, ministër i brendshëm nga viti 2013 deri në 2017, dha dorëheqjen për shkak të lidhjeve të tij me trafikun e drogës. Parlamenti i kontrolluar nga socialistët u përpoq të bllokonte arrestimin e Tahirit për trafik droge, por ai u dënua për shpërdorim detyre. Pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafaj, gjithashtu dha dorëheqjen për shkak të akuzave për përfshirje në trafikun e drogës, pasi vëllai i tij u dënua nga një gjykatë italiane për këtë aktivitet. Dhe Olsi Rama, vëllai më i vogël i kryeministrit, i cili ka punuar për OSF nga viti 1993 deri në 1997, u hetua nga forcat e rendit për lidhjet e tij të ngushta me trafikun e paligjshëm të drogës. Rama pranoi se kishte udhëtuar me makinë me një trafikant të dënuar për shpërndarje kokaine, por SPAK njoftoi në fund të vitit 2024 se hetimet nuk kishin gjetur prova që vërtetonin kriminalitetin e Ramës.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Ëashington Examiner): Praktikisht, Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar, të cilat po përhapen në të gjithë Europën, duke kontrolluar tregtinë jashtëzakonisht fitimprurëse të drogës dhe dhunën që shoqëron këtë aktivitet.

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Disa nga këto lidhen me lidhjen Blinken-Soros. Kjo duhet të jetë një e vërtetë. Mendoj se pjesërisht kjo është një afinitet ideologjik, në kuptimin që ajo që Rama dhe socialistët e tij po bëjnë në Shqipëri, me shumë ndihmë nga Sorosi dhe OSF-ja, është në përputhje me agjendën e Partisë Demokratike të SHBA-së.

Dhe nëse do të spekuloja, do të thosha se Shqipëria është bërë një vend tejet i korruptuar, një narkoshtet, dhe atje derdhen shuma të mëdha parash të paligjshme. Burime të besueshme më thonë se shërbimet sekrete amerikane kanë qenë në dijeni për vite me radhë për përfshirjen personale të Ramës në aspekte të krimit shtetëror, për të mos e quajtur ndryshe. Kjo është raportuar, dhe lidhjet midis liderëve të trafikantëve të drogës së Ekuadorit dhe qeverisë socialiste në Tiranë janë dokumentuar. Shërbimet sekrete amerikane e dinë mirë këtë. Dhe administrata Biden ka treguar qartë se kjo nuk përbën problem për ta.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Washington Examiner): Ka raportime për zyrtarë të lidhur me Ramën, zyrtarë shumë të lartë, që kanë takuar anëtarë të kartelit Sinaloa, një organizatë jashtëzakonisht e dhunshme dhe e fuqishme e trafikut të drogës në Meksikë.

Praktikisht, kemi një njeri që administrata Biden e përshkruan si një lider të madh kur në të vërtetë është një bos droge.

Media amerikane: USAID i dha 270 milionë dollarë një OJQ-je të Soros-it, asaj i mjaftuan vetëm 9 mln për të rrënuar demokracinë në Shqipëri

Nga Tiana Lowe Doescher

Fondacionet e familjes Soros mund të kenë krijuar gjykatën kukull në Shqipëri, të cilën kryeministri socialist i vendit e ka përdorur për të burgosur kundërshtarët e tij politikë, por qeveria amerikane ka kaluar gati një dekadë duke financuar këtë shkatërrim të demokracisë tek aleati ynë i NATO-s.

Siç e ilustrojmë në kapitullin e tretë të episodeve ekskluzive të dokumentarëve të Washington Examiner, Si e ndihmoi Biden-i narkoshtetin e preferuar të Sorosit, taksapaguesit janë detyruar të financojnë projekte politike progresive në mbarë planetin përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), deri në momentin kur presidenti Donald Trump shpalli një ngrirje të plotë të kësaj ndihme të huaj, derisa Shtëpia e Bardhë të rishikojë tërësisht buxhetin prej 40 miliardë dollarësh.

I zbuluar për herë të parë nga Reforma Gjyqësore në vitin 2018, fushata Drejtësi për të Gjithë për reformën gjyqësore në Shqipëri u zbatua nga East West Management Institute (EWMI) dhe u financua nga USAID-i. EWMI është vetëm një nga shumë organizatat në rrjetin e OJQ-ve të mbështetura nga Sorosi, por marrëdhënia e saj me USAID-in daton të paktën 30 vite më parë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka derdhur më shumë se një çerek miliard dollarë në EWMI gjatë 15 viteve të fundit, përfshirë 31.2 milionë dollarë në vitin e fundit fiskal. Nga fillimi i vitit fiskal 2025 (tetorin e kaluar) deri në momentin kur Trump ngriu shpenzimet e USAID-it, EWMI kishte marrë gati 10 milionë dollarë nga taksat e amerikanëve.

Projekti Drejtësi për të Gjithë, i cili krijoi gjykatën e korruptuar që është në qendër të persekutimit politik të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, u iniciua me 9 milionë dollarë nga USAID-i për EWMI-n gjatë administratës Obama. Edhe pse disa senatorë republikanë shprehën shqetësimin se projekti “kishte si synim përfundimtar t’i jepte kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor”, USAID-i e mbrojti atë.

“Themelet e forta janë të domosdoshme sepse institucione si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ndërtohen mbi baza të forta, në mënyrë që sundimi i ligjit të mund të zërë rrënjë,” tha Anne M. Trice, drejtuese e projektit Drejtësi për të Gjithë. “Populli shqiptar ka nevojë për institucione te të cilat mund të mbështetet për të vepruar me integritet.”

Trice merrte një pagë vjetore afërsisht çerek milionë dollarë kur drejtonte projektin në Shqipëri, sipas të dhënave publike, dhe pothuajse të gjitha të ardhurat e raportuara të EWMI-së vinin nga financimi qeveritar. Grantet e USAID-it për EWMI-n që ishin ende në fuqi kur Trump shpalli ngrirjen e shpenzimeve përfshinin një projekt prej 3.5 milionë dollarësh për të “forcuar shoqërinë civile dhe sektorin e medias në Uzbekistan” dhe një projekt prej 6.4 milionë dollarësh për “luftën kundër korrupsionit” në Republikën e Kirgistanit.

Trump mund të ketë qenë i detyruar të ndërmarrë një ngrirje të gjerë të ndihmës së huaj, por nëse vetëm 10 milionë dollarë nga USAID-i për një operacion të mbështetur nga Sorosi ndihmuan në shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri, sa më shumë dëm mund të shkaktojnë 31.2 milionë dollarë çdo vit? Po 40 miliardë dollarët që shpërndahen përmes USAID-it? Për fatin e mirë të aleatëve tanë demokratikë në mbarë botën, Trump refuzoi të priste dhe të shihte çfarë do të ndodhte. / Washington Examiner – Syri.net

Presidentit  Donald Trump i duhet Albin Kurti- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

-JO ndonjë A.Vuçiq shqipfolës, që thotë “YES” kapitullimit të Kosovës së pavarur dhe sovrane nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidsle. Ky është problemi më i ndërlikuar, që po pret për zgjidhje nga ana e Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump. Ndaj, fokusimi ynë Uashington-Prishtinë, duhet të jetë në këtë pikëvështrim, jo në “deklaratat paragjykuese’ qoftë të Grenellit, qoftë të Vuçiqit, qoftë të Edi Ramës, qoftë të kundërshtarëve të tjerë të kryeministrit Albin Kurti.

– Sepse është një nga liderët politikë shtetërorë më të zotë  në Ballkan, që e  kupton thellësish dhe objektivisht se çfarë rëndësie dhe efekti pozitiv ka lidhja e aleancës me Amerikën dhe me partnerët e saj europianoperëndimorë; çfarë rëndësie ekonomike, politike dhe diplomatike paqësore me faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB-ja, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, duke dalluar efektin negativ të 5 vendeve të saj, siç janë Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia, të cilat nuke njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që ky qëndrim  negative, antidemokratik dhe antijuridik ndërkombëtar bie ndesh edhe  me vendimin e 22 vendeve të tjera të BE-së, që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Prandaj, në këtë rast konkret, JO-ja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj 5 vendeve të thekuara të BE-së nuk do të thotë kurrfarë “antiamerikanizmi”, ose “aniteuropianizmi perëndimor”, por  vrtëm një të vërtetë, që mbështet plotësisht Amerikën dhe 22 shtete të BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008). Me këtë shembull konkret desha të them se,  secila “JO” e kryemiistrit Albin Kurti në  debatet e tij me faktorët dhe me partnerët ndërkombëtarë, nuk mund të kualifikohet si “antiamerikanizëm”, nëse ato kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe me respektimin e së drejtës së vetëvedsojes (së brendmshme dhe të jashtme) së Republikës së Kosovës në përputhje me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, mbrojtja e  sovranitetit territorial dhe shtetëror  të Kosovës, nuk mund të cilësohet  si “antiamerikanizëm” i kryeministrit Albin Kurti, por si patriotizëm dhe amerikanizëm pozitiv në kuptimin e mbrojtjes së interesave komplementare kosovare-amerikane në të gjitha fushat e bashkëpunimit aleator ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

Si Grenelli, ashtu edhe Trupmi, duhet ta dinë se ANTIAMERIKANË janë të gjithë ata, që e kanë shpifur kryeministrin shqiptar Albin Kurti, i cili ipso fakto është  Henri Kisinxheri  i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).-Me një fjalë, të gjithë oponentët   e Albin Kurtit, që po e gënjenë Richard Grenellin e të tjerë, se gjoja Albin KUrti “është antiamerikanë”,  në paqe (25 vjet) janë dëshmuar si amriq të Amerikës dhe të Kosovës, sepse gjatë sundimit të tyre në pushtet kanë plaçkitur , e kanë lënë të varfër dhe të pazhvilluar Kosovën, si rrjedhojë e politikës së tyre korrupcioniiste , trafikante, nepotiste dhe oligarkiste etj.

Ndaj, Richrad Grenelli nuk ka arsye, pse t’iu besojë atyre të ashtuquajturve liderë politikë qoftë në Kosovë dhe në Shqipëri, se kinse Kryeministri Albin Kurti, duhet të largohet nga pozita e tij, pse sipas  gënjeshtrave dhe propagandës së tyre për t’u kthyer në pushtet, -Albini “na qenka-antiamerikan” !!!???

 Albini është fati i Kosovës demokratike dhe paqësore dhe, miku më i madh shqiptar i Amerikës !

Prandaj,  në interesin afatgjatë të thellimit të bashkëpunimit   miqësor, politik, ekonomik, ushtarak tregtar etj., nevojitet, që diplomati Richard Grenell të përmbahet nga “deklaratat paragjykuese”  dhe tejet antidiplomatike, duke e paragjykuar kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin si “antiamerikan”  sipas diplomacisë ballkanike antishqiptare !

 

Vështruar në retrosepktivën historike dhe tradicionale, Amerika demokratike mbështet ata liderë politikë të zgjedhur me shumicën e votave të lira legjitime, legale dhe demokratike të zgjedhësve, përkatësisht të popullit, Jo ata “trabantë të pokerit” dhe të “ruletit sovjetik, të cilët qe 30 vjet, Kosovën Veriore  ia kanë bërë “teslim” Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, përkatësisht strukturave të saj paralele shtetërore, të “ngulitura” në sistemin shtetëror të Kosovës sovrane dhe të pavarur, jo më pak se 28 sosh, të cilat para disa ditësh, Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti i mbylli, duke u vënë jashtë ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008).

-Eh, pikërisht ky kryeministër i Qeverisë së Kosovës, që mbron interesat vitale dhe komplementare kombëtare dhe shtetërore amerikane-kosovare, Albin Kurti i nevojitet si krah shumë i fortë Doktrinës së Re të Rendit Ndërkombëtar të Presidentit Realst, Pragmatik, patriot, demorkat, vizionar dhe paqësor, Donald Trump.

Derisa populli me plebishit e voton Albin Kurtin, Richard Grenell nuk ka arsye, pse ta vërë nën asnjë hipotekë, dhe, për më tepër të dyshojë se “Ai është antiamerikan”, ashu siç po e kritikojnë disa profiterë të luftës dhe të paqes (1990-2025).

– Albini nuk është “antiamerikan” , por aseti më kredibil demokratik, i ditur, largpamës, progresiv dhe paqësor i administratës së sotme të Presidentit Donald Trump !

Këtë të vërtetë e them me përgjegjësinë më të lartë, mbase  në hollësi kam njohuri për Platofrmën e tij kombëtare, shtetërore dhe ndërkombëtare, kur është fjala për mbrojtjen e ligjshme, demokratike dhe paqësore të Kosovës së pavarur dhe sovrane, duke falënderuar katërcipërisht angazhimit politik, diplomatik, ushtarak, ekonomik, tregrtar, kulturor, shkencor etj. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1999-2025).

-As unë e as Albin Kurti nuk kemi tjetër alternativë politike për zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës.-Amerika është shpëtimtarja jonë nga gjenocidi shumëshekullor serb (1876-1999). Ndaj, Amerika është Zoti ynë i Dytë!  Kjo është e vërteta! –Jo çka ka deklaruar Richard Grenell për Albin Kurtin, sepse ajo deklaratë nuk është e saktë, por fatkeqësisht një “dyshim”  krejtësisht i panevojshëm dhe antidiplomatik, i shkaktuar jo nga Grenelli, por nga “suflerët” –oponentë politikë të opozitës së Albin Kurtit. Ndaj, kjo “tezë” e Grenellit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është e paqëndrueshme, e njëanshme, subjektive dhe utopike.

 

Sugjerimi im: Presidenti i lartnderuar Donald Trump, ta pranojë Albin Kurtin në “Shtpënë e Bardhë”, është me interes jetik për Uashingtonin dhe Prishtinën zyrtare. Sa më parë, aq më mirë për stabilizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin e mëtjemë të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Sepse Presidenti Trump nuk meriton ndonjë kryeministër të Kosovës, që deri tani (qe 25 vjet) është dëshmuar për vepra penale korruptive, për shkeljen e Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera në fuqi (17  shkurt 2008-shkurt 2025).

Sa më sipër, Presidentit amerikan Donald Trump i nevojiten kryeministra, ministra dhe ambasadorë nga Kosova, që me sjelljhet dhe me veprat e tyre konkrete kanë dëshmuar se janë aleatë dhe miq të palëkundshëm të Amerikës.

Fundja, Amerika ka nevojë për kryeministra të aftë si Albin Kurti, që i thonë Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, “NO PASARAN”  në Kosovën e pavarur dhe sovrane, sepse këtu në tokënn dhe në shtëpinë stërgjyshore jemi ne-shqiptarët pellazgo-ilirë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe të Adem Jasharit, heroit mbarëkombëtar shqiptar.

Së më lart, gjithashtu, duhet nënvizuar se, as Albin Kurti e as Richard Grenelli nuk janë e keqja e marrëdhënieve miqësore dhe diplomatike  të Amerikës dhe të Kosovës, por Serbia kolonialiste e presidentit Alekasandër Vuçiq dhe e mikut të tij tradicional, Vladimir  Putin, si dhe e disa “bishtave” të tyre rusofilë dhe serbofilë shqipfolës në Ballkan.


Send this to a friend