VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DASH: Korrupsioni, mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura në Shqipëri

By | March 13, 2019

Komentet

22 vjet pas Masakrës së Reçakut askush nuk ka mbajtur përgjegjësi

ZULFIJA JAKUPI

Masakra që ndodhi në fshatin Reçak të Kosovës 22 vjet më parë është ende shkaku i anktheve që shpesh i përjeton Ramë Shabani, një nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Më 15 Janar 1999, në fshatin Reçak të Shtimes, forcat policore-ushtarake, si dhe paramilitare serbe, vranë dhe masakruan 45 civil shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra dhe fëmijë.

Të nesërmen, më 16 janar, Reçakun e vizitoi shefi i atëhershëm i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Wallker, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur. Pasi vizitojë fshatin dhe u ngjitë lartë te vendi i quajtur “Gropa e Bebushit”, aty ku sot gjendet Kompleksi Memorial i Reçakut, ndërsa po afrohej tek lugu i ngushtë, ambasadori Walker u tmerrua nga pamjet e kufomave dhe pa hezituar në ato momente deklaroi, “Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit”.

Masakra e Reçakut, sipas Shabanit, ishte kyçe për të ndryshuar qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës në Kosovë dhe çoi në bombardimet e NATO-s në Serbi.

Humbi vëllaun dhe 11 të afërm

Ramë Shabani ishte 33-vjeçar kur më 15 janar 1999 forcat serbe të sigurisë kryen masakrën e Reçakut, një fshat në komunën e Shtimes.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Shabani para memorialit të fshatit thotë se në masakër ai humbi vëllain e tij 22-vjeçar Bajrush Shabani dhe 11 të afërm.

Ai thotë se 41 persona u vranë në masakër. Tre njerëz të tjerë u vranë individualisht në fshat në ato ditë, ndërsa kufoma e një gruaje nuk është gjetur deri më sot. Sipas tij, viktimat e masakrës ishin burra, gra dhe fëmijë të moshës mbi 15 vjeç, ndërsa një viktimë u gjet pa kokë dhe një tjetër pa zemër.

Para luftës, fshati kishte rreth 230 shtëpi, por në kohën e masakrës ishte tejet i boshatisur. Disa banorë të zonës po luftonin, disa shkuan në vendet përreth dhe vazhdimisht kishte 100 deri në 150 njerëz në fshat. Sipas rrëfimit të Ramës, gruaja e tij ishte me të birin në Ferizaj, kështu që ajo nuk ishte në fshat në kohën e masakrës.

Rama thotë se më 15 janar 1999, granatimet filluan rreth orës 7 të mëngjesit.

“Ne jemi tubuar në shtëpinë e Sadik Osmanit, ishim më shumë se 30 burra, gra dhe fëmijë. Jemi tubuar se ishte edhe mali afër, edhe ishte shtëpia me bodrum, jemi frikuar mos të granatohemi. Kur e kanë pushtuar fshatin, ata kanë hyrë dhe na kanë nxjerrë neve nga shtëpia e Sadik Osmanit, na kanë nxjerrë jashtë në oborr, na kanë rrahur, na kanë marrë gjithçka nga xhepat, letërnjoftimet. Unë në atë masakër jam zënë me nënën, gruan e axhës dhe vajzën shtatë vjeçare. Si fëmijë, ajo qau pas meje kur më mori policia dhe filloi të më rrahë”, thotë Shabani.

Ai rikujton se në të njëjtën kohë, gratë i kanë mbyllur në atë bodrum ndërsa meshkujt i kanë urdhëruar të vinin duart pas dhe të drejtoheshin drejt vendit ku më pas u bë masakra në një kodër afër fshatit.

Shabani thotë se u është thënë të lëvizin drejt “ushtrisë sonë”, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por në kodër i kanë pritur serbët.

“Pastaj, siç e ka pa e gjithë bota, kanë dalë (forcat serbe) dhe i kanë masakruar. Unë u fsheha dhjetë metra më larg, nuk kam qenë më larg se nuk kishe ku të shkoje. Ishte dimër si sot, mali (pylli) ishte shumë më i vogël atëherë, tash është rritur”, thotë Shabani.

Ai deklaron se kishte forca serbe në kodrat përreth, ndërsa në kodrën në anën tjetër të fshatit kishte vëzhgues të Komisionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, të cilët vëzhgonin gjithçka, por nuk mund të hynin në fshat.

Sipas tij, kreu i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, hyri në fshat një ditë pas masakrës dhe pa kufomën e të moshuarit Banush Kamberi pa kokë, Ragip Bajramit pa zemër dhe kufomat e tjera, pas çka deklaroi se ishte një masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Vrasjet ndodhën në disa lokacione

Vëllai më i vogël i Ramë Shabanit ishte 22 vjeç, ai nuk kishte fëmijë, ishte i ri dhe siç thotë Shabani, nuk ishte përzier me ushtrinë dhe ishte i pafajshëm si të tjerët.

Ramë Shabani tregon se vrasjet ndodhën në disa lokacione në fshat dhe se në mbrëmjen e 16 janarit, banorët e të gjithë fshatrave përreth ndihmuan në transferimin e kufomave në xhaminë e fshatit, duke menduar se do të varroseshin për dy apo tre ditë më pas.

Por vendasit, së bashku me anëtarët e UÇK-së, luftuan për trupat e të vrarëve për tre ditë. Megjithatë, policia serbe mori trupat dhe i çoi në Prishtinë për autopsi. Ata i mbajtën për gati një muaj dhe më 11 shkurt i kthyen dhe vendasit i varrosën.

“Pastaj tre ditë u luftua dhe u vra komandanti i brigadës Ahmet Kaçiku, edhe ata (forcat serbe) kanë pësuar humbje. Nuk kemi pasur zgjidhje, (forcat serbe) i kanë marrë (kufomat). Pastaj edhe një muaj, deri më 11 shkurt ne nuk kemi mundur t’i varrosim. Janë mbajtur nëpër qese, nëpër spitale. Dy-tre herë ka qenë kjo masakër, jo një herë. Dy-tre herë ka qenë për familjarët dhe për të gjithë që ndjenin dhembje, ka qenë dy-tre herë masakër”, thotë Ramë Shabani.

Përveç një polici serb, askush tjetër nuk është mbajtur përgjegjës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) dënoi masakrën ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak dhe rreth dy muaj më vonë NATO filloi bombardimet ndaj Serbisë.

“Masakra ka pasur në Kosovë, ka qenë e Obrinjes dhe masakra tjera para masakrës së Reçakut, por ajo që e ka tronditur botën është e Reçakut. Vula e Kosovës është Reçaku. Ndoshta fillimi, dokumentet janë te Adem Jashari, por vula për Kosovën, vetëm nëse nuk duam ta pranojmë realitetin, që e ka sjellë marrëveshjen e Rambujesë dhe Këshillin e Sigurimit është masakra e Reçakut”, tha Shabani.

Ai thekson se përveç një polici serb, askush tjetër nuk është mbajtur përgjegjës për këtë krim dhe dëshmitarët, thotë ai, ngadalë po vdesin.

Menjëherë pas luftës, në vitin 2001 gjykatësit e UNMIK-ut, Misionit të OKB-së në Kosovë, dënuan oficerin e policisë Zoran Stojanoviç me minimum 15 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e 45 personave në fshatin Reçak.

Masakra e Raçakut ishte midis akuzave për krime lufte para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Ramë Shabani shpesh ka ankthe për gjithçka që ka mbijetuar. Megjithatë, ai thekson se dikush duhej të viktimizohej për këtë vend.

“Them kurrë insha-Allah nuk përsëritet”, porosit Shabani.

Më 15 janar 1948 lindi Heroi i Kosovës Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës

Ahmet Krasniqi ishte një Kolonel i UÇK-së gjatë Luftës në Kosovë. Lindi më 15 janar 1948 në Zhilivodë të Komunës së Vushtrrisë, dhe u vra në mënyrë tinëzare më 21 shtator 1998 në Tiranë, Shqipëri. Pas vdekjes iu dha urdhëri Hero i Kosovës.

Kolonel Ahmet Krasniqi është lindur dhe rritur në gjirin e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda. Shkollën Fillore katër vitet e para i kreu në fshatin e lindjes, pastaj e vazhdoi shkollimin deri ne klasën e tetë ne Hade ku banoj tek dajtë, lagjia Avdijaj (Grajqevcët) ndërsa Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë (1964-1969), ku banoj tek mbesa Elife Grajqevci, pasi që mundësitë e udhëtimit nga vendlindja në atë kohë ishin të pamundura, gjatë kësaj kohe dallohet për veprimtarinë e tij patriotike, si bashkëpunëtor i afërt i patriotit të devotshëm, Metush Krasniqi dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore të ‘68-tës në Prishtinë.

Pas kryerjes së shkollës së mesme Ahmet Krasniqi arrin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore në Beograd, ku dallohet si njëri nga kadetët më të aftë dhe arrinë të diplomojë me sukses të lartë, në afatin rekord (1969-1973). Oficeri i ri shqiptar nuk kënaqet me kaq dhe, i vazhdon studimet në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues, që e kryen me sukses të plotë (1981-1983). Pas kësaj e fillon karrierën ushtarake në Zagreb, e pastaj caktohet komandant në Garnizonin e Gospiqit, ku e zë lufta kroato-jugosllave. Si njohës i mirë i historisë, i realitetit të kohës, i përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të federatës jugosllave, eksperti ushtarak, Kolonel Ahmet Krasniqi, i kishte plotësisht të qarta qëllimet e luftës së nxitur nga hegjemonizmi serbosllav, prandaj, në rastin e parë që i krijohet mundësia e ikjes, dezerton nga radhët e APJ-së dhe vihet në anën e luftës kroate, së cilës i bën shërbime të larta e shumë të dobishme, çfarë nuk kishin mundur t’ia bënin as institucionet ushtarake kroate. Mirëpo, puna dhe mundi i tij i jashtëzakonshëm, jo vetëm që nuk i vlerësohen, por përçmohen dhe përbuzen deri në denigrim të plotë nga ana kroate, që pasi kryen punën e vet, ia kthen shpinën dhe e le në pamëshirën e armiqve serbë, të cilët e hetojnë aktivitetin pro-kroat të Kolonelit Krasniqi, prandaj e burgosin, me akuzën për “Rrënimin e fuqisë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të RSFJ-së” !

Pas hetimeve të para në burgun e Rijekës, Koloneli Krasniqi ekstradohet në Beograd. Bie në gojën e ujkut, dhe kur gjithçka duket se po i afrohej përfundimit, në rrëmujën e luftës serbe kundër Kroacisë, Kolonelin e nxjerrin nga burgu dhe dërgojnë në frontin e luftës, ku i punon fati : arrin të ik dhe përkohësisht strehohet në Kosovë, pastaj kalon në Maqedoni, në Shqipëri dhe nga Shqipëria prapë kthehet në Kroaci.

Pushteti i Tuxhmanit dhe individë të lartë ushtarak, edhe pse e dinin kontributin e Ahmet Krasniqit në luftën kroate, kthimin e tij nuk e mirëpresin, sepse e kishin vështirë të t’ia pranonin meritat madhështore një oficeri shqiptar, prandaj e lënë nën hije, si një qytetar të rëndontë, i cili duhet të luftojë për kafshatën e bukës, të cilën e fiton si punëtor fizik.

Në këtë kohë, Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për të ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.

Ishte ky një atentat i kurdisur tradhtie, që e indinjoi opinionin e gjerë liridashës shqiptar, i cili, tek Kolonel Ahmet Krasniqi kishte mbështetur shpresën e luftës çlirimtare dhe çlirimin e definitiv të Kosovës. Pjesëmarrja tepër masive e njerëzve në ceremonialin e përcjelljes mortore, që iu organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin dëshmi e dashurisë dhe adhurimit të figurës madhore të Ahmet Krasniqit, ushtarakut dhe luftëtarit të devotshëm atdhetar, oficerit me përgatitjet me te larta shkollore dhe ekspertit të dëshmuar për aftësi të jashtëzakonshme në artin luftarak, që spontanisht dhe pa asnjë dilemë ia ofruan zgjedhjen Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, në të cilat detyra u vra me atentat, për t’u përjetësuar në dhembjen krenare duke zënë vendin e nderit në panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar.

Kolonel Ahmet Krasniqi është autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale. Gjithashtu, ka lënë të pabotuara edhe disa dorëshkrime dhe një ditar, që janë interesante dhe me interes. Nga shënimet e tij shihet se ka qenë një lexues i pasionuar i krijimtarisë letrare, ka shkruar vjersha dhe ka qenë adhurues shumë i madh i pikturës. Nga shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, mësohet se ka qenë një njeri i tepër i vacant, me virtyte të larta njerëzore, human, trim i vendosur, guximtar e besnik, optimist dhe modest, një patriot i pastër, besimtar i madh në forcën e popullit të tij. Ahmet Krasniqi la pas dy fëmijët e tij Florentin dhe Teuten.

Albin Kurti e Vjosa Osmani – së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit (video)

VOA

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe udhëheqësja e nismës Guxo, Vjosa Osmani, njëherësh kryetare e parlamentit dhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, nënshkruan të enjten një marrëveshje për të kandiduar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas marrëveshjes, që u nënshkrua në mjediset e parlamentit të Kosovës, Albin Kurti do të kandidojë për postin e kryeministrit ndërsa Vjosa Osmani për postin e presidentes së vendit.

“Pra, po do të kandidojmë me zotin Kurti për kryeministër dhe për rilegjitimim të presidentes, pra do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë rilegjitimim sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit dhe ky unitet më së miri sigurohet nëse kthehemi te ky popull dhe kërkojmë mendimin dhe qëndrimin e tyre edhe rreth presidentit. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për procedurat në Kuvendin e Kosovës, mirëpo një president që ka legjitimitet popullor, presidentja në këtë rast, më së miri e përfaqëson këtë tipar kushtetues”, tha zonja Osmani.

“Presidentja në detyrë zonja Osmani dhe unë ish kryeministri me subjektet tona politike do të jemi në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike të cilën posa e nënshkruam para jush, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetarët pa dallime, diskriminime e favorizime. Në fushatën zgjedhore do të jemi dhe do të angazhohemi bashkë”, tha zoti Kurti.

Ai tha se Kosova ka nevojë për kryeministër dhe presidente të re dhe zgjedhjet e 14 shkurtit sipas tij janë referendum për të ardhmen e vendit.

“Në njërën anë është i rëndësishëm rikthimi i qeverisë të mirë me mua kryeministër dhe në anën tjetër kemi presidenten në detyrë e cila duhet të rilegjitimohet dhe 14 shkurti është referendum gjithpopullor për këtë gjë. Qytetarët na njohin mirë dhe e dinë çfarë përfaqësojmë dhe për këtë ne do të angazhohemi bashkë pa pushim dhe kursim”, tha zoti Kurti.

Zonja Osmani, tha se marrëveshja përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bashkim rreth një kauze për një të ardhme më të mirë.

“Kjo që është arritur sot shkon përtej emrave individual apo bindjeve ideologjike sepse kjo marrëveshje në fondament ka qëllime të përbashkëta, atë të luftimit të kapjes së shtetit, padrejtësisë e pabarazisë dhe angazhimit për rimëkëmbje, mirëqenie dhe dinjitet. Sot e për katër vitet në vijim, por edhe përtej këtyre katër viteve, ne jemi të vendosur për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, për të ndërtuar një vend që prioritizon arsimin dhe shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisin dhe mirëqenien e secilit e secilës për ju, duke siguruar një rimëkëmbje ekonomike të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe inovative. Jemi të vendosur për të respektuar dhe mbrojtur kushtetutën e Republikës tonë si dhe për të garantuar sovranitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës”, tha zonja Osmani.

Zonja Osmani tha se Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet përballë luftës së pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Jemi një muaj larg zgjedhjeve dhe kjo që arritëm sot reflekton pikërisht vullnetin e qytetarëve, tek sa mbetet përfundimisht në dorën e tyre që të vuloset fati i vendit tonë në mënyrë plebishitare me 14 shkurt”, tha zonja Osmani.

Zoti Kurti dhe zonja Osmani në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019, ishin kandidatë për postin e kryeministrit. Zonja Osmani ishte kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës që doli e dyta në ato zgjedhje dhe të dyja partitë politike formuan koalicionin qeverisës, i cili u rrëzua pas 50 ditësh përmes një mocioni të Lidhjes Demokratike. Kjo çoi edhe në përkeqësimin e marrëdhënieve dhe ndarjen e rrugëve ndërmjet zonjës Osmani dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Osmani kundërshton deklaratat e Lajçakut për njohjen e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi të mërkurën ndaj pretendimeve nga përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili ka thënë se nëse Serbia e ndryshon pozicionin karshi Kosovës, atëherë njëjtë do të mund të vepronin edhe pesë vendet evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas Osmanit është për të ardhur keq nëse politika e jashtme e këtyre vendeve i nënshtrohet asaj të Serbisë dhe Rusisë.

“Përveç që është për keqardhje, është edhe e rrezikshme për gjithë Bashkimin Evropian që pesë shtetet anëtare të tij të përcaktojnë rregullat dhe qasjet e tyre duke u bazuar në dëshirat dhe kërkesat e Serbisë”, ka thënë Osmani duke bërë thirrje që këto shtetet të njohin realitetin, duke respektuar edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ta njohin Kosovën, e jo të presin që këtë ta bëjë së pari Serbia.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar të mërkurën vizitën e saj në Bruksel, ku është takuar dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe me kryetarët e dy dhomave të Parlamentit të Belgjikës. Osmani mbrëmë ka pasur takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së Mirosllav Lajçak e më herët edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasolli, si dhe Komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Verhelyi.

Të martën, më 12 janar, Lajçak theksoi në një diskutim përmes videos me ambasadoren gjermane në Uashington, Emily Haber, se pozicioni i këtyre pesë vendeve mund të ndryshojë nëse arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithçka që është e pranueshme për Serbinë do të jetë e pranueshme për vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën”, nënvizoi Lajçak, duke iu referuar kontakteve që ka me këto vende, por gjithashtu duke iu referuar vendit të tij, Sllovakisë, e cila gjithashtu nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

“Si ish- ministër i Jashtëm i Sllovakisë, kur me pyesnin se kur do ta njohë vendi im Kosovën, unë ju deklaroja: Më jepni një lajm të mirë, në mënyrë që të shkojë në parlament t’ju them ka ardhur koha të konsiderojmë pozicionin tonë. Pra, qartazi lajmi i mirë është marrëveshja me Serbinë”, ka thënë Lajçak.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se në takim, Lajçaku ka insistuar që Kosova mund të vazhdojë dialogun vetëm pasi të ketë një qeveri legjitime, e cila do të dalë nga zgjedhjet që do të zhvillohen me 14 shkurt.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovinës, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Më pas, qeveria e ardhshme e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla.

Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

Ka disa muaj që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk kanë zhvilluar raunde të reja të bisedimeve. Nga BE-ja është thënë se takimet në nivel politik nuk po mbahen për shkak të pandemisë së koronavirusit.

BE-ja ka thënë se ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

HRW: Aktakuzat për krime lufte në Kosovë, përparim drejt drejtësisë

Nga e majta: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Salih Mustafa – ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pjesa e parë e aktakuzave, të lëshuara nga prokurorët e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, me seli në Hagë, shënoi përparimin e shumëpritur drejt drejtësisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, të ligjit humanitar, si dhe të ligjeve të luftës në Kosovë, vlerëson organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.

Në raportin vjetor, të publikuar të mërkurën, Human Rights Watch thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në mesin e katër ish-pjesëtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u akuzuan për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Raporti kujton se Thaçi ka dhënë dorëheqje në nëntor dhe se të katër të akuzuarit janë transferuar në objektet e paraburgimit në Hagë.

Akuzat kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit lidhen me periudhën gjatë dhe menjëherë pas luftës së vitit 1999, thuhet në raport.

Sipas tij, dy pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së akuzohen po ashtu për rrjedhjen në publik të emrave të dëshmitarëve, ndërsa përmendet edhe rasti i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa – i akuzuar dhe arrestuar në shtator për krime lufte.

Te pjesa për përgjegjësinë e institucioneve ndërkombëtare, në raport përmenden disa kampe të kontaminuara për të zhvendosurit në veri të Kosovës, të udhëhequra nga Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.

“Paneli Këshillëdhënës i të Drejtave të Njeriut – një organ i pavarur ndërkombëtar, i ngritur për të shqyrtuar ankesat për abuzime nga UNMIK-u – ka gjetur në vitin 2016 shkelje kundër anëtarëve të komuniteteve të zhvendosura dhe ka kërkuar që Kombet e Bashkuara të paguajnë kompensim individual dhe t’iu kërkojnë falje vitikmave. Kombet e Bashkuara nuk e kanë bërë asnjërën”, thuhet në raport.

Viktimat janë anëtarë të zhvendosur të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Raporti vë theksin te një anketë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim – e realizuar në muajin janar – e cila ka konstatuar se shumica e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me papunësi të lartë, strehim të dobët dhe diskriminim, sidomos të grave.

Aty përmenden ca përmirësime në qasjen në arsim, “e cila tradicionalisht ka qenë e pamjaftueshme”.

Raporti përmend edhe nisjen e gjyqit, në muajin shkurt, kundër gjashtë të pandehurve, të akuzuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Te pjesa për të drejtat e grave, raporti thotë se dhuna në familje mbetet problem në Kosovë, “me përgjigje joadekuate të policisë, me pak ndjekje penale dhe dështim të vazhdueshëm të gjykatësve për të lëshuar urdhra kufizimi kundër partnerëve abuzivë”.

“Një mekanizëm i vitit 2018, i ngritur për të ndihmuar në sigurimin e kompensimit financiar për rreth 20,000 të mbijetuar të dhunës seksuale në luftë, ka vazhduar të ketë arritje të kufizuara”.

“Midis shkurtit 2018 dhe qershorit 2020, rreth 1,239 të mbijetuar kanë kërkuar kompensimm financiar, ndërsa 800 [kërkesa] janë miratuar, 239 janë refuzuar dhe të tjerat kanë qenë pezull në kohën e përpilimit të raportit”, thekson Human Rights Watch.

Sipas raportit, Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka regjistruar 245 kthime vullnetare të anëtarëve të pakicave etnike në Kosovë – krahasuar me 115 gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2019.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka regjistruar 304 të dëbuar në Kosovë, në periudhën janar-shtator, shumica e tyre nga Gjermania.

Raporti përmend edhe rastin e aktivistit të të drejtave të njeriut, Shkëlzen Gashi, dhe thotë se 40 organizata lokale kanë dënuar kërcënimet kundër tij, pas deklaratave të tij se disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës. Atëbotë, Gashi është shkarkuar nga pozita e këshilltarit të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Albin Kurti.

Në raport po ashtu thuhet se gjuha e urrejtjes në mediat sociale kundër komunitetit lezbian, homoseksual, biseksual dhe transseksual në Kosovë ka vazhduar.

Gazetarët gjithashtu kanë vazhduar të jenë caqe të frikësimit dhe kërcënimeve në mediat sociale, si dhe të sulmeve fizike, thekson raporti, për të shtuar se “hetimet dhe persekutimet kanë qenë të ngadalshme”.

“Midis janarit dhe shtatorit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve dhe mediave, përfshirë pesë sulme fizike kundër gazetarëve dhe dhjetë kërcënime. Policia ka qenë duke hetuar katër raste të regjistruara në kohën e shkrimit [të raportit]”, thekson Human Rights Watch.

Organizata po ashtu thotë se komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i ka porositur autoritetet në Kosovë se duhet të bëjnë reforma për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të luftojnë korrupsionin, por nuk i ka ngritur shqetësimet e tjera për të drejtat e njeriut.

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina

Te rajoni i Ballkanit, Human Right Watch vlerëson situatën edhe në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në Serbi, thotë se ka pasur përmirësime të kufizuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Gazetarët janë përballur me kërcënime, dhunë dhe frikësim, ndërsa kryesit rrallë janë mbajtur përgjegjës”, thotë organizata në pjesën për Serbinë dhe shton se “përpjekjet për të ndjekur penalisht krimet e luftës vazhduan të përqendrohen te kryes të nivelit të ulët”.

Human Rights Watch thotë se në Bosnje e Hercegovinë mbeten shqetësime serioze për të drejtat e njeriut, të cilat kanë të bëjnë me ndarjet etnike, diskriminimin dhe të drejtat e pakicave dhe azilkërkuesve.

Presioni mbi profesionistët e mediave ka vazhduar po ashtu, thuhet në raport.

Thirrje Bidenit që t’i mbrojë të drejtat e njeriut pas “katastrofës” nga Trump

Human Rights Watch i bën thirrje presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që ta forcojë përkushtimin e SHBA-së për të drejtat e njeriut, duke thënë se presidenti në largim, Donald Trump, për katër vjet u është shmangur atyre.

Trump ka qenë “katastrofë për të drejtat e njeriut” edhe në SHBA, edhe jashtë saj, shkruan drejtori ekzekutiv i organizatës, Kenneth Roth, në hyrje të raportit.

Sipas Rothit, presidenti në largim “nuk i ka përfillur detyrimet ligjore që u mundësojnë njerëzve që kanë frikë për jetën e tyre, të kërkojnë strehim; i ka ndarë fëmijët migrantë nga prindërit e tyre; ka fuqizuar supremacistët e bardhë; ka vepruar për të minuar procesin demokratik dhe ka nxitur urrejtje kundër pakicave racore dhe fetare”.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti në largim, Donald Trump.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti në largim, Donald Trump.

Administrata Trump “braktisi në masë të madhe” mbrojtjen e të drejtave të njeriut jashtë vendit dhe “aktorë të fuqishëm si Kina, Rusia dhe Egjipti u përpoqën të minonin sistemin global të të drejtave të njeriut”, thuhet në raport.

Human Rights Watch thotë se pas inaugurimit të Bidenit më 20 janar, presidenti i ri duhet të përpiqet “të rikthejë vlerësimin e publikut amerikan për të drejtat e njeriut, në mënyrë që përkushtimi i SHBA-së të ngulitet dhe të mos ndryshohet lehtë nga pasardhësit e tij”.

Përgatiti: Valona Tela

Ish-sekretarja e shtetit Albright dhe presidenti i NDI: 6 janari, ditë zemërimi, tronditjeje, trishtimi! Demokracia- udhëtim pa mbarim jo destinacion

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine K. Albright, Kryetare e Institutit Kombëtar Demokrat (NDI) dhe Derek Mitchell, Presidenti i NDI-së kanë dalë me një deklaratë pas ngjarjeve të 6 janarit dhe sulmit në Capitol.

Ata shprehen në deklaratën e tyre të sjellë më poshtë nga “BalkanWeb” se 6 janari ishte një ditë zemërimi, tronditjeje dhe trishtimi.

Sipas tyre, aleatët demokratë që normalisht i shikojnë Shtetet e Bashkuara me admirim u çuditën nga paligjshmëria e qartë, ndërsa regjimet autokratike e kanë përdorur tashmë sulmin në propagandën e tyre.

Siç theksojnë ata demokracia është një udhëtim pa mbarim, jo një destinacion, duke dhënë edhe një leksion se si duhet të jetë e ardhmja.

DEKLARATA E PLOTË
Si qytetarë patriotë amerikanë dhe si drejtues të një organizate që mbështet lëvizjet demokratike globalisht, ne kemi reflektuar mbi ngjarjet e javës së kaluar dhe implikimet e tyre për të ardhmen tonë.

6 janari ishte një ditë zemërimi, tronditjeje dhe trishtimi. Një turmë e dhunshme e frymëzuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara sulmoi shtëpinë përfaqësuese të demokracisë amerikane. Ky sulm kishte për qëllim përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne vajtojmë për humbjen e jetës dhe përdhosjen e Kapitolit tonë. Ne kërkojmë që ata që janë përgjegjës për nxitjen dhe kryerjen e këtij sulmi të mbajnë përgjegjësi. Por besimi ynë në demokracinë e Amerikës është i palëkundur. Ne u frymëzuam nga vendosmëria e Kongresit Amerikan për të vazhduar me procesin e certifikimit të votës së kolegjit elektoral. Ai i mohoi banditëve objektivin e tyre dhe siguroi që demokracia të mbizotërojë.

Ngjarjet e javës së kaluar jehuan përtej Uashingtonit. Aleatët demokratë që normalisht i shikojnë Shtetet e Bashkuara me admirim u çuditën nga paligjshmëria e qartë. Regjimet autokratike e kanë përdorur tashmë sulmin në propagandën e tyre.

Por imazhet e sulmit në Kapitol nuk tregojnë historinë e plotë të Amerikës sot. Përkundër përpjekjeve për të minuar institucionet e kombit tonë, demokracia jonë po qëndron fort. Ne gjithashtu shohim:

Një numër rekord i qytetarëve doli të votojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, pavarësisht nga një përpjekje pandemike dhe sistematike në disa vende për të penguar qasjen e barabartë në kutinë e votimit.

Administratorët e zgjedhjeve nga të dy partitë dhe punonjësit jopartiakë të zgjedhjeve kryen detyrat e tyre me profesionalizëm, integritet dhe guxim, përkundër sfidave logjistike dhe kërcënimeve nga një president në detyrë.

Sistemi ynë gjyqësor mbështeti shtetin e së drejtës, duke vlerësuar pretendimet për mashtrim dhe duke i gjetur ato të pabaza.
Më në fund, më 20 janar, Shtetet e Bashkuara do të inaugurojnë një President dhe Zëvendës President të ri dhe të zgjedhur në mënyrë legjitime, duke përfshirë gruan e parë dhe gruan e parë me ngjyrë, për të shërbyer në këtë rol.

Ne gjithashtu nuk duhet të anashkalojmë historinë tjetër të demokracisë amerikane që ndodhi javën e kaluar: zgjedhjen në Xhorxhia (Georgia) të senatorëve të saj të parë afrikano-amerikanë dhe hebrenj. Ky moment historik është rezultat i organizimit historik dhe mobilizimit të votuesve me ngjyrë, të udhëhequr nga gratë me ngjyrë. Zgjedhjet e Xhorxhias janë një reflektim i premtimit të demokracisë amerikane dhe një mësim për demokracitë e reja dhe të vjetrat se motori më i fortë i rinovimit demokratik shpesh vjen nga ata që kanë qenë historikisht më të margjinalizuar.

Në Institutin Demokratik Kombëtar, ne e kemi njohur prej kohësh që ajo që ndodh në Shtetet e Bashkuara ka një ndikim të drejtpërdrejtë në demokracinë globale. Ne kemi parë lëvizjet demokratike të marrin frymëzim nga fjalët dhe shembujt e Abraham Lincoln, Martin Luther King Jr, Ronald Reagan dhe Barack Obama. Ne gjithashtu kemi parë autoritarë jashtë vendit që citojnë sulmet e Donald Trump ndaj medias dhe demokracisë në justifikimin e veprimeve të tyre.

Por puna e NDI nuk bazohet në supozimin se sistemi i qeverisjes së Amerikës është i përsosur, sepse ne e pranojmë se kjo nuk ka qenë kurrë rastësi. Çdo demokraci, madje edhe më e vjetra në botë, është një punë e vazhdueshme në progres.

Autoritarëve që reaguan me kënaqësi ndaj ngjarjeve të javës së kaluar, ne u themi: demokracia është elastike. Ne nuk kemi frikë nga debati apo e vërteta, ose për të treguar të metat tona. Fuqia e demokracisë është se është sistemi i vetëm i qeverisjes që përmban aftësinë për të shëruar veten në mënyrë paqësore. Shoqëritë e qëndrueshme dhe të sigurta nuk mund të ndërtohen mbi gënjeshtra dhe shtypje.

Përvoja e fundit e Amerikës tregon se çdo demokraci mund të vihet në rrezik nga udhëheqësit që shfrytëzojnë përçarjet dhe frikën. Asnjë demokraci nuk mund të mbijetojë nëse plagët e thella dhe trashëgimia e qëndrueshme e racizmit sistematik, mizogjinisë dhe fanatizmit lejohen të acarohen. Ne shpresojmë fortë që nën udhëheqjen e re, Republikanët dhe Demokratët do të punojnë së bashku për të shëruar më shumë sesa për të përkeqësuar përçarjet, të kundërshtojnë urrejtjen dhe të zbulojnë gënjeshtrat duke mbështetur të vërtetën. Ata gjithashtu duhet të punojnë për të forcuar sistemin tonë zgjedhor, duke siguruar që çdo individ të ketë të drejta të barabarta vote dhe akses, dhe që asnjë votë të mos shtypet.

Përmes kësaj pune, ne mund të demonstrojmë vlerën e shembullit të Amerikës, të praktikës demokratike për botën – e papërsosur, por në përmirësim. Dhe ashtu si partnerët tanë demokratë jashtë vendit na kontaktuan javën e kaluar për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre, Amerika nuk duhet të lëkundet duke mbështetur fuqishëm dhe dukshëm ata që punojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe duke kundërshtuar me vendosmëri armiqtë e lirisë në të gjithë botën.

NDI nga ana e saj do të mbetet e përkushtuar në punën e saj të gjatë për të ndërtuar solidaritet dhe forcuar mbështetjen e ndërsjellë midis demokratëve në të gjithë botën, për të ndihmuar njëri-tjetrin në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve tona demokratike. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë punë të sigurt në vlerat tona, duke ditur që demokracia është një udhëtim pa mbarim, jo një destinacion; dhe të vendosur për të ndjekur dinjitetin e natyrshëm njerëzor të çdo individi dhe një bote më të sigurt, më të prosperuar dhe të sigurt.

Vjosa Osmani në Bruksel, takon zyrtarët e lartë të BE-së

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel, ku do të ketë takime me zyrtarë të Belgjikës, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Osmani pritet të takojë të martën presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli, dhe komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

BE-ja i ka konfirmuar këto takime, por nuk ka dhënë hollësi rreth temave që pritet të diskutohen.

Sipas burimeve të BE-së, pritet që të flitet për situatën aktuale në Kosovë, për procesin zgjedhor, për përballjen me pandeminë e koronavirusit, si dhe për dialogun me Serbinë.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

Sa i përket këtij procesi zgjedhor, në BE janë shprehur më herët se presin që ai të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet evropiane.

BE-ja pret që edhe pas zgjedhjeve, pa marrë parasysh se kush do ta formojë Qeverinë e ardhshme, Kosova të vazhdojë përkushtimin për dialog me Serbinë, të cilin e lehtëson vetë BE-ja.

Në takimet e Osmanit me zyrtarë të BE-së pritet të flitet edhe për ndihmën që i ofron Bashkimi Evropian Kosovës në përballje me pandeminë e koronavirusit, e sidomos për përgatitjen për fushatën e vaksinimit. rel

VJOSA OSMANI: Sot u bënë 22 vjet nga vrasja e Enver Malokut, një aktivisti të përkushtuar dhe një ikone të fjalës së lirë

VOAL – Në 22 vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës Enver Maloku, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka shkruar në faqen e saj në facebook statusin e mëposhtëm, ku vlerëson lart figurën e tij dhe kërkon që shoqëria kosovare të frymojë lirshëm dhe të mos mbetet peng e së kaluarës:
Sot u bënë 22 vjet nga vrasja e Enver Malokut, një aktivisti të përkushtuar dhe një ikone të fjalës së lirë.
Më shumë se dy dekada pas vrasjes, asnjë adresë për kryesit e veprës, teksa çdo vit përsëritet mesazhi i njëjtë që një ditë ky rast sikurse edhe shumë të tjerë ta marrin epilogun e pritur prej vjetësh duke sjell para drejtësisë autorët.
Padyshim se duhet ripërsëritur që ata që ngrenë dorë ndaj Enver Malokut duhet patjetër të vihen para drejtësisë. Siç duhet bërë edhe për shumë aktivistë të tjerë politik, të cilët u privuan nga jeta ngaqë menduan ndryshe.
Vrasja e njeriut që drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës, është edhe goditje ndaj së vërtetës. E vërteta e vrasjes së Enver Maloku nuk duhet të rrijë peng. Ajo duhet zbardhur sot pas asnjë kusht dhe pa ndikim të asnjë rrethane në mënyrë që shoqëria kosovare të frymojë lirshëm dhe të mos mbetet peng e të kaluarës!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!

Papa Françesku: Bota ka nevojë për unitet e vëllazërim, që ta kapërcejë krizën

Intervista e Papës në TG5, prek problemet e mëdha të kohës: nga pandemia, tek mbrojtja e jetës; nga njerëzit e pambrojtur e vlera e unitetit, tek politika e Kisha… Françesku ndalet tek temat e mëdha të aktualitetit në këtë fillimviti. E i fton të gjithë të vaksinohen e ta rizbulojnë vlerën e fesë, si dhuratë e Zotit.

R. SH. -Vatikan

“Ta ndjejmë veten më të bashkuar, më pranë njeriut që vuan, vëllezër, që të mund ta kapërcejmë krizën botërore shkaktuar nga pandemia”. Në fillim të intervistës dhënë TG5, Françesku ripohon se “nga kriza nuk mund të dalim kurrë si më parë, kurrë! Mund të dalim më të mirë, ose më të këqij”. Për Papën “duhet rishikuar gjithçka”. Vlerat e mëdha janë gjithnjë të pranishme në jetë, por këto vlera duhet të gjejnë shprehjen e vet në jetën e këtij çasti”. Numëron, më pas, një sërë situatash dramatike, duke nisur nga fëmijët që vuajnë nga uria e nuk mund të shkojnë në shkollë, për të vijuar me luftërat, që trondisin shumë zona të planetit. “Statistikat e Kombeve të Bashkuara lidhur me këtë – nënvizon – janë të frikshme”. Kujton se po të dalim nga kriza “pa i shikuar mirë këto gjëra, dalja  do të jetë një disfatë e re”. E do të jetë edhe më e keqe. T’i shikojmë – kujton – vetem këto dy probleme: fëmijët e luftërat.

Vaksinimi është aksion etik, jo opcion

Papa i përgjigjet, pastaj, pyetjes së gazetarit Fabio Marchese- lidhur me vaksinat. “Unë – pohon – besoj se etikisht të gjithë duhet ta bëjnë vaksinën. Nuk është opcion, është aksion etik. Sepse ti luan me  shëndetin tënd, luan me jetën tënde, por luan edhe me jetën e të tjerëve”. Këtë mendim jep Papa për vaksinat, për të shpjeguar, më pas, se ditët e ardhshme në Vatikan do të nisë vaksinimi e edhe se është regjistruar për këtë. “Po, duhet bërë” – përsërit – “nëse mjekët e paraqesin si një gjë që mund të bëjë mirë e që nuk ka asnjë rrezik të veçantë, pse të mos e bëjmë. Vërehet një mohim vrasës lidhur me këtë, e unë nuk arrijë ta shpjegoj psenë”. Për Papën , kjo  është kohë “kur duhet menduar për ne e kur duhet shlyer për një farë kohe fjala unë, që duhet vënë ndër kllapa. O do të shpëtojmë të gjithë “ne”, ose nuk do të shpëtoj as unë e askush! Mbi këtë argument Papa foli gjërë e gjatë, duke u ndaluar posaçërsisht tek reflektimi, që i pëlqen aq shumë: ai mbi vëllazërimin. “Kjo – vërejti – është sfida: të bëhem i afërt me tjetrin, i afërm me situatat, i afërt me probelemet, të bëhem i afërt me njerëzit”. Armike e afërsisë është  “kultura e indiferencës”. Flitet – konstaton – “për një menefregizëm të drejtë ndaj problemeve, por menefregizmi nuk është asapak e asnjëherë i drejtë. Kultura e indiferencës është shkarrimtare, sepse më largon nga tjetri”

Është “koha e fjalës ne”, për  ta kaluar krizën

“Indiferenca – vijon – vret, sepse largon. Ndërsa fjala kyçe, kur mendojmë për rrugëdaljet nga kriza, është afërsi”. Nëse nuk ka unitet, afërsia – kujton qortueshëm Papa – “mund të kriojojë tensione shoqërore edhe brenda Shteteve”. Flet, kështu, për klasën drejtuese “në Kishë, ashtu si në jetën politike”. Në këtë çast krize – nxit – edhe e gjithë klasa drejtuese nuk ka të drejtë të thotë unë, duhet të thotë ne e të kërkojë unitetin përballë krizës. Në këtë çast – ripohon me forcë, “politikani, pastori, i krishteri, katoliku, edhe ipeshkvi e meshtari, që nuk ka aftësi të thotë “ne”, në vend të “unë”, nuk është në naltësinë e duhur të situatës”. E shton se “konfliktet në jetë janë të nevojshme, por në këtë kohë kaq të shqetë, duhet të shkojnë “me pushime” për t’i lëshuar rrugë unitetit “të vendit, të Kishës, të shoqërisë”.

Aborti, para se të jetë çështje fetare, është njerëzore

Françesku nënvizoi përsëri se kriza, pasojë e pandemisë, po e nxjerr edhe më në pah “kulturën e hedhurinës”, në dëm të njerëzve të ligshtë, qofshin të varfër, migrantë a pleq. E më pas u ndalua tek drama e abortit, që i flak fëmijët e padëshiruar. “Aborti – nënvizoi – është problem njerëzor, para se fetar, problem i etikës njerëzore, e pastaj edhe fetare. “Është problem, të cilin edhe ateisti duhet ta zgjidhë në ndërgjgjen e vet. A është e drejtë – pyeti Papa – ta shkatërrosh jetën njerëzore, për të zgjidhur një problem, çfarëdolloj problemi qoftë? A është e drejtë të paguash një vrasës për ta zgjidhur këtë problem?”.

Capitol Hill, të mësohet nga historia: kurrë dhunë!

Papa kujtoi edhe faktet dramatike të 6 janarit të kaluar në Capitol Hill. Pohoi se mbeti i habitur, duke pasur parasysh disiplinën e popullit të SHBA-ve dhe pjekurinë e demokracisë së tyre. Gjithsesi – vijoi – edhe në realitetet që kanë arritur kulmin e pjekurisë, ka gjithnjë diçka që nuk shkon, ka njerëz që marrin rrugën e cila të çon kundër bashkësisë, kundër demokracisë, kundër së mirës së përbashkët. Tani që shpërtheu revolta, vijoi, u bë e mundur të “shihet mirë” fenomeni e edhe mundësia për zgjidhjen e tij. Françesku e dënon dhunën: “Duhet të reflektojmë e ta kuptojmë mirë e, për të mos u përsëritur, ta nxëmë mirë edhe mësimin e  historisë”. Këto grupe të parregullta, që nuk e kanë gjetur ende vendin  e tyre  në gjirin e shoqërisë, heret a vonë do t’i krijojnë këto situata dhune” – pohoi.

Feja, dhuratë për t’u kërkuar nga Zoti

Papa kujtoi, në fund, se edhe ai po i jeton personalisht shtrëngimet e shkaktuara nga pandemia. Pohoi se e ndjen veten “si në kafaz”, kujtoi shtegtimet e anuluara për të shmangur grumbullimin e turmave,  shprehu besimin se do ta vizitojë Irakun. Në këto kushte pohoi se i  kushton më shumë kohë lutjes dhe bisedave telefonike, për të kujtuar, më pas, sa të rëndësishme ishin për të disa  çaste, si Statio Orbis, në Shën Pjetër, më 27 marsin e kaluar, parë si “shprehje e dashurisë për gjithë njerëzit”, që të bën “të shikosh rrugë të reja për të ndihmuar njëri-tjetrin”. Reflektoi, kështu, për  besimin në Zotin që – kujtoi –  është mbi të gjitha, dhuratë. Për mua – nënvizoi – feja  është dhuratë. “As ti, as unë e asnjëri nuk mund ta ketë fenë me forcat e veta: është dhuratë, që na e fal vetë Zoti” e që nuk mund të shitet as të blihet. E, duke kujtuar një fragment nga Libri i Ligjit të Përtërirë, Papa i nxiti të gjithë të kërkojnë “afërsinë e Zotit”. Kjo afërsi në fe, është dhuratë, të cilën duhet ta kërkojmë!

Intervista përfundon me urimin që në vitin 2021 “të mos ketë hedhurina, të mos ketë as sjellje egoiste e uniteti të ketë epërsi mbi konfliktet”./RSH Vatikan

Diplomatët amerikanë kërkojnë largimin e presidentit Trump për shkak të sulmit në Kapitol

Marrë nga Associated Press

Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kanë hartuar dy kabllograme me të cilat dënojnë nxitjen e sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit nga presidenti Donald Trump, dhe bëjnë thirrje që zyrtarët e administratës të mbështesin aktivizimin e amendamentit të 25-të, për ta hequr atë nga detyra.

Duke përdorur atë që njihet si “kanali i mospajtimeve” të Departamentit të Shtetit, pjesëtarët e shërbimit të jashtëm thanë se druajnë që zhvillimet e së mërkurës së kaluar mund të dëmtojnë keq besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara për të promovuar dhe mbrojtur vlerat demokratike jashtë vendit.

“Dështimi për ta mbajtur përgjegjës presidentin, do të dëmtonte më tej demokracinë tonë dhe aftësinë tonë për të përmbushur në mënyrë efektive qëllimet tona të politikës së jashtme,” thuhet në njërin nga kabllogramet që u shpërndanë midis diplomatëve në fund të javës së kaluar dhe më pas u dërguan në udhëheqjen e Departamentit të Shtetit.

Kabllogramet janë një protestë e jashtëzakonshme kundër një presidenti në detyrë nga diplomatët amerikanë, të cilët janë ankuar prej kohësh që administrata Trump e ka injoruar dhe zhvleftësuar rolin dhe ekspertizën e tyre. “Kanali i mospajtimeve”, zakonisht përdoret për të kundërshtuar vendime të caktuara të politikës së jashtme. Dy kabllogramet e fundit duket të jenë të pashembullt në fushëveprimin e tyre dhe cilësimin e presidentit si një rrezik për vendin.

Kabllogramet gjithashtu pasqyrojnë zemërimin me përgjigjen ndaj trazirave nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo, një aleat besnik i presidentit Trump.

Sekretari Pompeo e ka dënuar dhunën në Kapitol, por nuk e përmendi në mënyrë të qartë rolin që luajti presidenti Trump në nxitjen e mbështetësve të tij që sulmuan ndërtesën. Sekretari Pompeo nuk ka trajtuar pasojat dhe as nuk e ka pranuar që diplomatët amerikanë jashtë shtetit tani mund të përballen me vështirësi të reja në promovimin e demokracisë.

Nuk është e qartë se sa diplomatë i kanë nënshkruar kabllogramet, të cilat janë parë nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar kabllogramet.

“Është thelbësore që Departamenti i Shtetit të denoncojë qartë rolin e presidentit Trump në këtë sulm të dhunshëm ndaj qeverisë amerikane”, thuhet në kabllogramin e parë, në të cilin theksohet se komentet e vet presidentit nuk duhet të përdoren “pasi ai nuk është zë i besueshëm për këtë çështje”.

“Ashtu siç denoncojmë në mënyrë të vazhdueshme udhëheqësit e huaj që përdorin dhunën dhe frikësimin për të ndërhyrë në proceset paqësore demokratike dhe për të shkelur vullnetin e votuesve të tyre, deklaratat publike të departamentit në lidhje me këtë episod duhet gjithashtu të përmendin presidentin Trump me emër. Është kritike që ne t’i komunikojmë botës se në sistemin tonë, askush – madje as presidenti – nuk është mbi ligjin ose i mbrojtur nga kritikat publike”.

“Ky do të ishte një hap i parë drejt riparimit të dëmtimit të besueshmërisë sonë ndërkombëtare”, thuhet në kabllogram. “Kjo do të lejojë fanarin e demokracisë të shkëlqejë, pavarësisht nga ky episod i errët. Ai gjithashtu do të dërgojë një mesazh të fortë për miqtë dhe kundërshtarët tanë se Departamenti i Shtetit zbaton një frymë të integritetit dhe standardeve objektive kur dënon sulmet ndaj demokracisë në shtëpi ose jashtë vendit”.

Kabllogrami i dytë shkon më tej, duke kërkuar që sekretari Pompeo të njohë shprehimisht zgjedhjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe të dënojë veprimet e presidentit Trump. Në të thuhet gjithashtu që sekretari Pompeo duhet të mbështesë çdo përpjekje nga nënpresidenti Mike Pence dhe anëtarët e tjerë të Kabinetit për të aktivizuar amendamentin e 25-të për të hequr presidentin Trump nga detyra. VOA

Papa u bën thirrje amerikanëve të tregojnë “ndjenjën e përgjegjësisë”

Papa Françesku të dielën u bëri thirrje amerikanëve të tregonin “ndjenjën e tyre të përgjegjësisë” dhe mbështetjen për vlerat demokratike, ndërsa shprehu pikëllim për sulmet e dhunshme ndaj Kongresit që ndodhën të mërkurën.

Në mesin e pesë viktimave nga trazirat, ishte edhe një oficer i policisë së Kongresit të SHBA-së, i cili vdiq nga plagët e marra gjatë përleshjeve me një turmë të mbështetësve të presidentit, Donald Trump, të cilët hyn brenda ndërtesës, derisa po mbahej seanca e certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

“Unë i nxis autoritetet shtetërore dhe të gjithë popullsinë të tregojnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë zemërimin, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”, tha Papa, gjatë lutjeve të së dielës të transmetuar nga Vatikani.

Papa tha se po i dërgonte një “përshëndetje të dashur” popullit amerikan “të tronditur nga sulmi i fundit ndaj Kongresit” dhe tha se po lutej në kujtim të pesë viktimave në ato momente dramatike”.

“E ritheksoj që dhuna është gjithmonë vetëshkatërruese – asgjë nuk fitohet nga dhuna, dhe nga ajo humbet aq shumë”, përfundoi Papa.

Papa Françesku i bëri komentet e tij, derisa presidenti aktual amerikan, Donald Trump është duke u përballur me një përpjekje të mundshme të procesit të shkarkimit, derisa ai hyn në ditët e fundit të presidencës së tij, pasi humbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit nga demokrati, Joe Biden.

Në draftin e akuzave që i kanë përgatitur ligjvënësit demokratë thuhet se Trump kreu një veprim kriminal duke “nxitur me dashje dhunën kundër Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Para se mbështetësit e tij të sulmonin Kongresin, Trump iu drejtua atyre duke u thënë se rezultati i zgjedhjeve ishte “një sulm i egër ndaj demokracisë sonë” dhe i nxiti ata të “ecnin deri në Kongres” për të treguar pakënaqësinë e tyre për rezultatin. rel

“Policët e shkulnin vetë drogën në Skrapar”, hetimi i SPAK

Në territorin e Skraparit është kultivuar drogë dhe forca të policisë së këtij rrethi janë implikuar drejtpërdrejtë në këtë proces deri aty sa ka policë që kanë shkulur rrënjët e bimës dhe nuk kanë raportuar situatën. Madje ka patur bashkëpunim mes policëve që pasi janë njoftuar se do të niseshin për aksion, kanë paralajmëruar krerë të pushtetit lokal. Dhe, kur është mbërritur në vendngjarje, droga që ishte konstatuar nga ajri, ishte shkulur tashmë.

Ky është përshkrimi që SPAK jep në përmbledhjen e akuzave ndaj 23 të dyshuarve që u angazhuan për të mbjellë kanabis sativa në fshatra të Skraparit. Rasti më i rëndë është ai i përfshirjes së policit B.C., i cili dyshohet sipas SPAK se në një rast në zonën e Gjerbësit – pasi ka marrë informacion për drogën në tokat e shtetasve I.Sh. dhe R.Sh., – pasi ka shkuar me një polic tjetër ende të paidentifikuar, ka shkulur rreth 60 rrënjë, por më pas as që e ka raportuar këtë fakt. Ky veprim ka sjellë shmangien nga përgjegjësia të kultivuesve.

Dhjetëra parcela dyshohet se nuk janë raportuar nga policët e dyshuar me detyrë supërvizorë zone. Por pavarësisht intesitetit të hetimeve, SPAK nuk ka mundur të ngjitet më lart dhe të dalë me konkluzione edhe ndaj shefave të rëndësishëm të policisë, ndonëse pas një operacioni në muajt qershor-shtator në këto polici pati lëvizje dhe zëvendësime me drejtues të tjerë.

Hetimi i zgjatur nga muaji qershor e në vijim thuhet jo zyrtarisht se u bë për këtë shkak, për të konfirmuar dyshimet se grupi dhe policët kishin orientim nga shefa më të mëdhenj, diçka që nuk u arrit të provohet. Gjatë verës së kaluar Gazeta “Si” ka raportuar me këmbëngulje kthimin e hashashit dhe dyshimet se policë dhe shefa ishin përfshirë në mbjellje të hashashit, një fenomen që ishte veçanërisht shqetësues edhe në kohën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Fenomeni ishte kaq shqetësues, sa shumë shefa policie u lëvizën apo pezulluan në heshtje, ndërkohë që të tjerë u promovuan pavarësisht problematikave që ata kanë në dosjet dhe jetëshkrimin professional. Në një rast burimet pohojnë se trafikantët flasin me njëri tjetrin në afërsi të zonës Melovë, pranë një guroreje. Biseda zhvillohet pranë 58 gropave të hapura prej nga ku ishte asgjësuar bima. Ndërkohë njëri nga të dyshuarit pranon dhe rrëfen se si dy policë, (njëri prej të cilëve ka qenë polic qarkullimi) kur kishin hyrë në të mbjellat e tij, kishin shkulur drogën dhe e kishin bërë copë e çikë.
“Këta të dy, pa mbajtur procesverval, shkulën me duar drogën, e bënë copa-copa. I kisha mbjellë në Përrenjas të Skraparit dhe po kullosja bagëtinë në stallën e të ndjerit F.J.”, thotë i dyshuari I.Sh.

Përgjimet hedhin gjithashtu dritë për përfaqësues të njësisë administrative që komunikojnë me shefin e njësisë së Poliçanit, të cilët pasi kanë kontrolluar banesën e shtetasti A.L., e deklaruan të pastër. Por në të vërtetë, më pas, rezultoi se një objekt aty ishte kthyer në magazinë për tharje dhe grumbullim droge.

Droga që u kap – pohon SPAK – ishte 140 metra larg në vijë ajrore dhe ajo u kap në proces tharjeje. Nga hetimi rezultoi se shefi i policisë N.L. dhe K.Z., sipas burimeve të Gazetës “Si”, kishin dijeni dhe kanë shpërdoruar detyrën. Në një bisedë, një tjetër polic njoftohet nga salla operative për mbledhje me supërvizorin e zonës dhe ai thotë duke telefonuar një person tjetër: Merre Fuatin, merre urgjent, thuaji ta zhdukë atë për gjithë natën./Gazeta Si


Send this to a friend