VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Çfarë palli  “kravushka diplomatike” e Serbisë në OKB? – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

By | October 20, 2021
blank

Komentet

blank

PUSHOFSH NË PAQË BOB DOLE – MIKU YNË I SHTRENJTË – PËRJETËSISHT NË KUJTESËN TONË! – Nga Frank Shkreli

Trimi dhe Heroi i Luftës së dytë Botërore, i çlirimit të Romës nga nazistët gjermanë në Luftën e dytë Botërore, ish-Kongresisti, ish-Senatori, ish-Kryetari i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan – por mbi të gjitha, njëri prej miqëve të shqiptarëve dhe mbështetësve më të mëdhej të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe i të drejtave themelore të njeriut, të mohuara për aq shumë kohë shqiptarëve anë e mbanë trojeve tona – ish-Senatori amerikan, Bob Dole ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.  Një kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur, përfshir shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të tyre, ish-Senatori amerikan, Robert Dole nuk është më!

blank

 

Ish-Senatori Robert (Bob) Dole me mikun e tij të ngusht prej dekadash, Z. Jim Xhema, aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan dhe mbështetësin e palodhur të përpjekjeve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtësin e interesave kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, i cili për pothuaj një gjysëm shekulli në Amerikë bëri shumë miq në nivelet më të larta të politikës amerikane — në mbështetje të kauzave shqiptare.

 

Në krye të kësaj liste udhëheqësish më të lartë të politikës amerikane me të cilët punoi Z. Xhema dhe komuniteti shqiptaro-amerikan — në nivel federal, shtetëror dhe vendor – ishte, pa dyshim, ish-Senatori Bob Dole.  Nga mesi i 1980-ave qeveria amerikane, Kongresi dhe Senati i Shteteve të Bashkuara kishin filluar të sensibilizoheshin mbi gjëndjen në Kosovë nga udhëheqës të komunitetit, si Xhim Xhema, për gjëndjen e mjerueshme të jetesës dhe shtypjeve ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë, veçanërisht për shkeljen brutale të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare të atij shteti artificial që quhej Jugosllavi. Por ka qenë vizita e parë në Prishtinë e delegacionit të përbërë nga 6 senatorë të njohur amerikanë – kryesuar nga Senatori Bob Dole – që vërtetë hodhi dritë për sjelljet kriminale të qeverisë së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjatë asaj vizite Senatori Dole dhe kolegët e tij, nuk kanë lënë asnjë dyshim se pse kishin shkuar në Kosovë në vitin 1990.  Senatori Dole me të zbritur nga aeroplani në aeroportin e Prishtinës është shprehur me atë rast se po vizitonin Kosovën për të mbështetur lirinë, demokracinë dhe të drejtat individuale të njeriut për shqiptarët dhe për të gjithë popujt. “Ne dhe qeveria jonë besojmë fuqimisht në demokraci dhe të drejtat individuale të njeriut dhe kundërshtojmë gjithashtu fuqimisht abuzimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.”  Delegacioni i senatorëve amerikanë, i kryesuar nga Bob Dole në Kosovë, në vitin 1990 deklaruana pa lenë asnjë dyshim se cili ishte qëndrimi amerikan ndaj të drejtave të shqiptarëve në Kosovë duke u shprehur se, Shtetet e Bashkuara, si supërfuqi e vetme në botë pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, “mbështesin lirinë e fjalës, lirinë e fesë dhe lirinë e shtypit”.  “Ne bëjmë thirrje për demokraci”, theksuan senatorët amerikanë, me atë rast, në Prishtinë.

 

Gjatë asaj vizite historike, Senatori i atëherëshëm i Nju Jorkut, Al Damato në takimin me përfaqsuesit e Kosovës – të kryesuar nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova – në fjalën e tij përcolli përshëndetjet dhe lutjet për bashkvëllezërit e tyre, në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke përmendur, specifikisht, Z. Xhim Xhema si njeriun, që siç u shpreh Senatori Damato, “është duke punuar shumë për të sinsibilizuar amerikanët për të gjitha ato që po ndodhin këtu në Kosovë.”  Me atë rast, senatorët thekësuan se ishin të shokuar nga sjelljet e qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve.  Duke iu referuar zyrtarëve jugosllavë me të cilët ishin takuar.  “Ata shprehen si një shtet policor, sillen si një shtet policor, ata në të vërtetë janë një shtet policor”, theksoi senatori amerikan, Robert Dole.

 

Aktiviteti i Senatorit Dole në mbështetje të përpjekjeve për liri e demokraci, për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës janë aq të shumta gjatë dekadave saqë do nevojitej një libër i tërë që të përshkruheshin, e për disa prej të cilave kam shkruar në disa artikuj të botuar më pëpara. Po kujtoj, me këtë rast, vizitën e senatorëve amerikanë në Prishtinë me 30 gusht, 1990 — të kryesuar nga Senatori Dole – pasi kjo vizitë konsiderohet si fillimi i përpjekjeve të mëdha për ndërkombëtarizimin e asaj që dikur i referoheshim në bisedat e përditëshme si, “The issue of Kosova”, ose çështja Kosovës.

 

Senatori Dole — me të këthyer në Washington nga vizita e tij me kolegët senatorë në Prishtinë – luajti rolin e tij me rëndësi për ndërkombtarizimin e “Çeshtjes së Kosovës”, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, i bindur nga ato që kishte parë në Kosovë, paralajmëroi botën se Jugosllavisë i kishte ardhë fundi, si shtet federativ.

 

Pas “shtypjeve shokuese”, që kishte parë e dëgjuar në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin dhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë nga forcat kriminale të Millosheviqit.  Vizita e Senatorit Dole me kolegët e tij në Kosovë, shënoi gjithashtu edhe periudhën që vuri në lëvizje edhe lobimin e fuqishëm në Kongres nga komuniteti shqiptaro-amerikan në mbështetje të drejtave dhe lirive për shqiptarët në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi. Komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër – me ndihmën e ligjvense si Biob Dole — arrijti të siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë në qarqet e politikës amerikane, në qeverinë federale dhe në Kongres, ku Senatori Dole gëzonte respekt dhe admirim për qëndrimet e tija në favor të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjërë.

 

Shqiptarët kudo, janë mirënjohës për të gjitha ato që Bob Dole ka bërë gjatë viteve në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës për Kosovën. Shqiptarët kudo e kujtojnë përjetësisht dhe do të falënderojnë këtë hero jo vetëm të Amerikës, por edhe si hero të shqiptarëve kudo gjënden.  Periudha e ndikimit të tij si senator ishte një periudhë e gjatë, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi,  për shqiptarët e Kosovës në veçanti, por edhe për shqiptarët kudo.

 

Njohjet, çmimet dhe dekoratat, përfshir edhe bustet, në nderim, falënderim due mirënjiohje për punën e këtij miku të madh të shqiptarëve, nuk kanë munguar nga shqiptarët.  Gjatë kohës që isha drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) vendosëm që Senatorin Dole ta nderonim me Çmimin më të lartë të organizatës tonë atëherë (2005), “Duartë e Shpresës”, sepse shpresat shekullore të shqiptarëve, Senatori Dole ndihmoi shumë t’i bënte realitet, ashtu siç është sot Kosova, shtet i lirë, sovran, i njohur nga ambi 100-shtete, përfshir vendet më të mëdha e demokratike të Perendimit.  Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i dorëzoi Senatorit Dole, “Medaljen e Artë të Lirisë”, për kontributin e tij në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë si dhe për promovimin nga ana e tij të një lidhjeje të veçant midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.  Në mirënjohje për veprimtarinë e tij në mbështetje të shqiptarëve, sidomos Kosovës, në një ceremoni të veçant (2017) në Uashington, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani nderoi gjithashtu ish-Senatorin Dole me dekoratën më të lartë të vendit, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, duke e cilësuar politikanin e njohur amerikan, si “përkrahësin e palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”.

blank

Por kujtimi më i mirë për kontributin e Senatorit Dole në çeshtjen e Kosovës – një kujtim tepër domethënës që do të mbetet në histori për një kohë të gjatë – do të realizohej disa vite më vonë nga miku i tij i ngushtë dhe aktivisti më i dalluar shqiptaro-amerikan dhe veprimtari që nuk kurseu as kohë as fonde për çeshtjen kombëtare, Z. Xhim Xhema.  Tetorin që kaloi biznesmeni dhe mbrojtësi i çështjeve kombëtare, Z. Xhema i dhuroi $500,000 (gjysëm milion) dollarë Institutit Dole, pranë Universitetit të shtetit Kansas, që është shteti i origjinës i Senatorit Dole.  Në njoftim të universitetit thuhej se ky gjest i Z. Xhema është një vlerësim i punës së Senatorit Robert Dole dhe jepet në shenjë falënderimi për diplomacinë dhe mbështetjen ndaj çeshtjes së Kosovës gjatë dekadave dhe për miqësinë e tij të gjatë me Senatorin republikan Bob Dole.  Kjo një lidhje politike që bashkoi akktivistin shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe Senatorin e shtetit Kansas, Bob Dole ishte kthyer gjatë viteve në një miqësi të fortë midis këtyre dy burrave e që ka zgjatur për pothuaj 40-vjet.  Kjo miqësi, e lindur nga një fëmijëri me shumë gjëra të përbashkëta dhe bazuar në respektin e ndërsjelltë midis një shqiptaro-amerikani dhe një senatori të njohur amerikan, frymëzoi dhënjen e asaj dhurate prej $500,000 (gjysëm milioni dollarësh) Frank Shkreli: Themelohet Fondi “Xhim Xhema” pranë Universitetit Kansas në nder të ish -senatorit Robert Dole | Gazeta Telegraf. Dhënia e kësaj dhurate ishte planifikuar të jepej njëkohësisht me ceremoninë e zbulimit të statujës së Senatorit Dole në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës — gushtin që kaloi – në kujtim dhe në nderim të 30-vjetorit të vizitës së parë të Senatorit Dole, me gjashtë kolegët e tij senatorë të njohur amerikanë, në Prishtinë, një ngjarje kjo që zgjoi Kongresin dhe publikun amerikan për të mësuar më shumë për tmeret që po ndodhnin në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi kundër shqiptarëve due për spastrimin e tyre etnik nga trojet e tyre dardane, tragjedia më i madhe njerëzore në Evropë, ç’prej Luftës së dytë Botërore.

 

blank

Statuja e ish-Senatorit amerikan, Robert Dole në Prishtinë

 

Duke folur për angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj lirisë dhe të drejtave të popullit të Kosovës në inagurimin e vendit ku sot ndodhet statuja e Senatorit Dole, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Filip Kosnett e cilësoi ish-Senatorin Bob Dole si, “Një udhëheqës kryesor në promovimin e kauzës së lirisë, anë e mbanë botës. Nuk është për të çuditur që ai u bë një mbështetës i pa zevëndsueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tija, për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, ka thënë me atë rast, kryediplomati amerikan në Prishtinë.  Statuja e Senatorit Dole në Prishtinë është vendosur në një kënd të “Rrugës Bob Dole” dhe “Bulevardit Bill Clinton”, rrugë këto që mbajnë emërat e dy kundërshtarëve politikë amerikanë, nga dy parti të ndryshme politike, njëri republikan e tjetri demokrat.  Megjithë ndryshimet në qëndrimet e tyre në rrafshin e zhvillimeve politike dhe ekonomike në Amerikë, ata ishin miq të ngushtë me njëri tjetrin, pasi ndanin dashurinë për Atdheun e tyre dhe ishin dedikuar shërbimit në mbrojtje të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare për të tjerët, ndërkohë që përpiqeshin të bashkëpunonin me njëri tjetrin kurdoherë që ishte e mundur, siç ka qenë edhe çështja e Kosovës.  Përveç kësaj, Senatori Dole ka lënë edhe një trashëgimi tjetër, jo vetëm për politikanët amerikanë por edhe për ata shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se në politikë mund të kemi kundërshtarë, por jo armiq.  Një shembull tepër i vlefshëm ky, sidomos duke marrë parasysh konfliktet politike dhe rrethanat e zhvillimeve në trojet shqiptare, gjatë 30-viteve të kaluara!

 

Për ne të komunitetit shqiptaro-amerikan, vdekja e Senatorit Dole është një humbje e madhe. E ndjejmë kalimin në amshim të këtij burri të madh amerikan me shumë dhimbje e kujtime të mira.  Senatorin Robert (Bob) Dole e konsideronim si i “yni”. I yni sepse jo vetëm që kishte përvetësuar kauzat tona me një ndjenjë të lartë përgjegjësie njerërzore – ndoshta në kohën më kritike të historisë së shqiptarëve — për të siguruar të drejtat e njeriut për shqiptarët në trojet e veta, por kishte vendosur parimisht dhe ishte angazhuar si individ dhe si njëri prej përfaqësuesve më të lartë politikë amerikan, dhe botërorë – për të luftuar deri në fund për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve, në përgjithësi.  Ish- Senatori Dole, me rastin e dekorimit të tij nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan në vitin 2005 – pat deklaruar se “shqiptarët kanë ende çështje të pazgjidhura e probleme, por gjendja e tyre kurrë nuk ka qenë më mirë se sot”. E vërtetë, se falë punës së palodhur të Senatorit Dole në mbrojtje të Kosovës dhe shqiptarëve — megjithë problemet me të cilat përballen sot shqiptarët, ata janë më mirë se kurdoherë tjetër në histori. Për ketë fakt arritjeje historike të shqiptarëve, nuk kam asnjë dyshim se një kontribut të madh në realizimin e këtyre aspiratave historike — një rol të pazëvëndsueshm dhe historik ka luajtur edhe ish-Senatori Dole.  Për këtë arsye, miku ynë i shtrenjtë Bob Dole, do mbetesh përjetësisht në kujtesën tonë.  Pushofsh në paqë!

 

Frank Shkreli

blank

Senatori Robert Dole me tre presidentët amerikanë –Xhorxh Bush i vjetër, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush i ri — protagonistët kryesorë të lirisë, çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës nga zgjedha e rëndë serbe.  Njëri përcaktoi “vijën e kuqe” për Serbinë, tjetri mobilizoi NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe i fundit shpalli pavarësinë e Kosovës nga Tirana, duke deklaruar se “mjaft është mjaft”.  Në krah të tyre ishte gjithmonë Senatori Robert (Bob) Dole, si njëri prej mbrojtësve më të vendosur të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

blank

Xhim Xhema, aktivisti i pakursyer shqiptaro-amerikan që i krijoi probleme të mëdha Serbisë së Millosheviçit – krah për krah me mikun e tij të ngusht, ish-Senatorin Bob Dole dhe ish-presidentin Bill Klinton

 

blank

Ish senatori Dole (majtas) me Prof. Sami Repishtin (në mes) dhe Jim Xhemën

 

 

blank

Në aeroportin e Prishtëns, Presidenti Ibrahim Rugova duke përshëndetur Senatorin Dole dhe përfaquesin e tij pranë Zyrës së Z. Dole, Z. Elmi Berisha (Kryetari aktual i Federatës Pan-Shqiptare Vatra)

            blank

Foto me rastin e një konferencë shtypi në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Washington ku morën pjesë Senatori republikan Robert Dole dhe Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nga Dr. Elez Biberaj, në sallën e konferencave të shtypit të Zërit të Amerikës, në vitin 2004.

 

blank

Autori me bashkshorten në një foto përkujtimore me Senatorin Robert Dole në darkën e dekorimit të tij me çmimin “Duart e Shpresës”, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) Shtator, 2005 – kur autori drejtonte këtë organizatë lobimi shqiptaro-amerikane.

blank

Gary Kokalarit i ka dalë boja si karagjoz – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

(Kryesejmeni i Ramës është hedhur në sulm)

 

       Në faqen e internetit të gazetës “Dita” të datës 22 tetor 2021, lexova materialin me titull “Letër e hapur ambasadores Kim, Gary Kokalari: Jam gati të vij në Shqipëri të dëshmoj për rolin e Berishës në aferat e Albpetrol, Armo, Gërdec dhe AEY”.

       Gary Kokalari, me letrën që i ka drejtuar ambasadores Kim, është bërë karagjoz në sytë e opinionit publik shqiptar. Kjo për arsye se Kim nuk është prokurore në Republikën e Shqipërisë, ajo është në funksionin e saj si ambasadore. Nëse Kokalari ka fakte për ushtrim korrupsioni nga ana e Prof.dr. Sali Berishës, ato le t’ia përcjellë gjykatës franceze, ku ai ka ngritur padi për shpifje. Le t’ia përcjellë edhe Sekretarit të Departamentit të Shtetit Blinken, i cili ka marrë vendimin për shpalljen e tij “non grata”, se ato do t’i hyjnë në punë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Paris. Aq më tepër që Gary Kokalari, Sekretarin Blinken e ka “në derë të shtëpisë” dhe s’ka nevojë të përballojë gjithë ato shpenzime për të shkuar deri në Tiranë për të denoncuar faktet te ambasadorja Kim.

Në faqen e internetit të gazetës “Shqiptarja.com” të datës 25 nëntor 2021, ishte botuar intervista e Prof.dr. Sali Berishës për “Zërin e Amerikës”.

Lidhur me këtë intervistë, në gazetë thuhet:

“Kjo nuk ka lënë indiferent një nga aktivistët më të njohur shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari. Ai i ka dërguar një letër drejtoreshës së Zërit të Amerikës, Yolanda Lopez, për këtë intervistë që është zhvilluar nga seksioni shqip… Kokalari e pyet zonjën Lopez pse Zëri i Amerikës i dha Sali Berishës, një individi të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH?”.

Në vijim, gazeta ka botuat letrën e plotë të Gary Kokalarit, dërguar drejtoreshës së Zërit të Amerikës.

Edhe me këtë letër të dytë, Gary Kokalari i ka shtuar edhe më shumë dozat e dyshimit të opinionit publik shqiptar për sjelljen e tij prej karagjozi. Radiostacioni Zëri i Amerikës është një institucion me shumë autoritet në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, në shërbim të politikës amerikane brenda dhe jashtë vendit, prandaj intervista që i ka marrë Prof.dr. Sali Berishës nuk përbën kurrfarë shkeljeje të ligjit amerikan.

Për t’i bindur edhe më shumë lexuesit e nderuar për sjelljen prej karagjozi të Gary Kokalarit, po bëj një shtegtim më shumë se dhjetë vite prapa.

Pas zgjedhjeve vendore për kryetar bashkie të Tiranës më 08 maj 2011, në të cilat Rama votohej për mandatin e katërt, fitoren e siguroi Lulzim Basha. Rama nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe reagoi ashpër. Dy muaj pas përfundimit të atyre zgjedhjeve, unë pata botuar në internet një analizë të gjatë, me titull “Frymëmarrje paszgjedhore”, në të cilën theksoja reagimin plot mllef të Ramës  si më poshtë:

“… U bënë kërcënime nga më paradoksalet jo vetëm nga zoti Rama, por edhe nga anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Puna arriti deri aty, saqë të deklarohej hapur se po nuk u rizgjodh Rama në krye të Bashkisë së Tiranës, mbarë vendi do të futej në një gjendje kaosi të vërtetë. Madje vetë Rama deklaroi se Shqipëria duhej “ta harronte” Bashkimin Evropian nëse ai nuk mbetej në krye të Bashkisë!!!

Përveç këtyre kërcënimeve, Rama thirri në ndihmë edhe intelektualë të njohur, deri edhe të shquar dhe me tituj akademikë (ishte fjala për Kadarenë dhe për Qosen), të cilët bënë thirrje që Rama duhej ta ruante me domosdo postin e kryetarit të bashkisë.

I pari nga këta intelektualë ishte Gary Kokalari. Një amerikano-shqiptar ky që nuk di të flasë dhe të shkruajë në gjuhën shqipe dhe që qytetarëve shqiptarë u drejtohet në gjuhën angleze. Ja se çfarë deklaronte ky Kokalari në mbrojtje të Ramës:

…Rezultati i zgjedhjeve ka qenë i manipuluar, dhe distanca e fitores së Ramës do të kishte qenë shumë më e gjerë nëse njerëzit e Berishës nuk do të kishin ndërhyrë në votë. Por, fitorja mbetet fitore, dhe KQZ-ja bën mirë ta konfirmojë. Nëse nuk e bën, atëherë nuk shtrohet më pyetja nëse do të ketë kryengritje, por kur…”. (Citohet sipas: “Kokalari, Arvizusë: Nëse KQZ s’konfirmon rezultatin, në Shqipëri do të ketë kryengritje”. Marrë nga faqja e internetit “Shekulli Online”. 16 maj 2011).

Tani që zoti Rama s’figuron më si kryetar bashkie, na mbetet veç të rrimë e të presim me “ankth në zemër ditën e shpërthimit të kryengritjes” në Shqipëri, siç na e ka parashikuar “profeti i pagabueshëm”, zoti Kokalari”.

Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi  plotësisht se nuk shpërtheu kurrfarë kryengritjeje, sipas parashikimeve të karagjozit Kokalari, i cili, me atë deklaratë, qe bërë fare qesharak, si njeri pa personalitet intelektuali.

Në intervistën që ka dhënë për gazetën “Dita” të datës 06 tetor 2021, Gary Kokalari ka deklaruar se Berisha është një njeri që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të minuar demokratizimin e Shqipërisë…”.

Interesante! Gary Kokalari është naiv, i painformuar apo me këtë deklaratë kërkon të bëjë shaka prej karagjozi? Sepse gjatë tetë vjetëve të qeverisë Berisha (2005-2013), atdheun nuk e braktisën mbi gjysmë milionë shqiptarë, ata e braktisën atdheun gjatë tetë vjetëve të qeverisë Rama, çka dëshmon fare qartë se Rama jo vetëm pati vënë dinamitin në themelet e demokracisë shqiptare me varfërinë që mbolli në mbarë vendin, por s’iu drodh dora të ndizte edhe fitilat.

Përsëri, në kuadrin e qëndrimeve prej karagjozi, Gary Kokalari deklaron:

“Shqiptarët e SHBA nuk e duan Sali Berishën”  (faqja e internetit e gazetës “Sot”.  03 dhjetor 2021).
Vetvetiu lind pyetja:  ky Gary Kokalari ka bërë vallë ndonjë anketim të krejt Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara lidhur me antipatinë  që ajo ushqyeka  ndaj Berishës? Apo dashuria pëvëlimtare ndaj Ramës e detyron të nxjerrë nga goja një absurditet të tillë? Me sa duket, Gary Kokalarit i qenka bërë kujtesa si kulluese makaronash, prandaj edhe nuk e mbaka mend që Berisha, para disa vjetësh, i kërkoi Ramës që, në zgjedhjet parlamentare të radhës, të votonte edhe Diaspora, por Rama refuzoi kategorikisht, me kërcënimin se partia socialiste nuk do të pranonte të hynte në zgjedhje.Po si ka mundësi që Kokalarit nuk i ka rënë absolutisht në sy korrupsioni dhe hajdutëria e Ramës. Si shpjegohet që Kokalari ka heshtur dhe vazhdon të heshtë për disa fakte mjaft demaskuese për Ramën, të cilat po i rendis në vijim:

Ish-deputeti, i ndjeri Dritan Prifti, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar:

“A ka shqiptar, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai në deklaratën e tij të pasurisë thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi, që jeton me nënën e vet?” (Citohet sipas: Dritan Prifti. “Edi Rama vetëm me hundë thith tre mijë euro në ditë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 10 korrik 2010).

Me politikën varfëruese që Rama ka ndjekur ndaj shumicës dërrmuese të popullit shqiptar, njerëzit kanë braktisur vendin në masë gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së tij, çka ka sjellë si pasojë që Organizata e Kombeve të Bashkuara të vijë në një përfundim të frikshëm:
“Popullsia shqiptare rrezikon të katandiset me 860 mijë banorë deri në vitin 2100” (Faqja e internetit “monitor.al”. 08 maj 2018).

Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë Ramës një pyetje të thjeshtë:

“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”. (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).

Gjegji Thimo, koleksionist i njohur ikonash, në studion e gazetarit Adi Krasta, ka deklaruar si më poshtë:

“Numri i Ramës i burgosur në Paris AL.1961138/a (Citohet sipas deklaratës së tij në studion e Tv “Syri”, i ftuar nga gazetari Adi Krasta. 30 qershor 2020).

 

Ish-Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, shkruan:

“… jemi në vendin e parë në Evropë për rrezikun e pastrimit të parave, në saje të “kontributit” madhor të sektit Rama në qeverisje”  (Faqja e internetit e gazetës “Sot”.  02 dhjetor 2021).

Kokalari i ka arsyet e veta për urrejtjen që ushqen ndaj Berishës dhe për dashurinë përvëlimtare që ushqen ndaj Ramës. Qëndrimi i Kokalarit prej karagjozi shembullor, e bën opinionin publik të dyshojnë se dikur atë duhet “ta ketë vrarë samari” me Berishën, kurse për Ramën përvëlohet nga dashuria, se Rama është parelli  i

madh, prandaj edhe, si i munduar rëndë nga kompleksi i inferioritetit, s’e pati për gjë fare të shpenzonte 80 mijë dollarë vetëm për një fotografi me Presidentin Obama, për t’ua tundur shqiptarëve para hundës në mjetet e informimit masiv gjatë fushatës zgjedhore të radhës.

Është për të qeshur dhe për të qarë: Rama, i tmerruar nga foltorja e Berishës, dëshmon se është frikacak i  madh dhe sa herë që i rrezikohet pushteti, ai vë në lëvizje sejmenët e vet për t’i dalë në mbrojtje. Sepse Rama, si frikacak i thekur që është, nuk e përfytyron dot veten  jashtë pushtetit.

Stanislav Ezhi Lec (Stanisłaë Jerzy Lec 1909-1966), poet, filozof, shkrimtar satirik polak, autor aforizmash, ka bërë një përcaktim të shkëlqyer për njerëzit e pushtuar nga epshet e pushtetit:

“Pushteti është i domosdoshëm për frikacakët. Pa pushtet ata e ndiejnë veten të tmerruar”.

Erik From (Erich Seligmann Fromm 1900-1980), sociolog, filozof, psikolog social, psikoanalist gjerman, njëri nga themeluesit e neofrojdizmit, thotë:

“Në aspektin psikologjik, etja për pushtet i ka rrënjët jo te forca, por te dobësia. Në etjen për pushtet zbulohet paaftësia e individit për t’i dalë jetës përballë në vetmi dhe për të jetuar me forcat e veta”.

Në zgjedhjet vendore të 08 majit 2011, për të marrë mandatin  e katërt për kryetar bashkie në Tiranë, siç u theksua më lart, Rama vuri në lëvizje tre sejmenë: Gary Kokalarin, Ismail Kadarenë dhe Rexhep Qosen. Këta dy të fundit s’po bëhen të gjallë për t’i dalë në mbrojtje. Prandaj Gary Kokalari tani ka marrë përsipër rolin  e kryesejmenit të Ramës. Por zelli i tij prej kryesejmeni, ka bërë që ai, si i radhitur në krahun e Ramës, të vlerësohet nga opinioni publik edhe si i radhitur përkrah Vuçiçit. Sepse Gary Kokalari s’duhet ta harrojë që Rama, si kryeargat i Vuçiçit, ka kohë që ka bërë marrëveshje të fshehta me të kundër Republikës së Dardanisë.

Mirë do të ishte që Kokalari të bëhet një herë serioz në jetën e vet, sepse edhe qëndrimet e tij prej karagjozi duhet të kenë një farë karari.

Los Anxhelos, Kaliforni

03 dhjetor 2021

blank

“Kombi kosovar” do të thotë afrikanizimin “veri-jug” të  shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI  

Barometri diplomatik

 

*** Objektivi kryesor strategjiko-taktik afatgjatë  i paçavures së ashtuqujatur “kombi kosovar”, ashtu siç ishte dhe, siç është  “Velika Albanija” për ta mbrojtur Serbinë e Madhe,  është arma më e sofistikuar moderne serbomadhe kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht kundër ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar. Kjo është “detyrë mbi detyra” dhe misioni historiko-politik dhe propagandisik subversiv i “kombit kosovar”. Pra, ata që e “zënë asgjë”, do të digjen nga flaka dhe nga zjarri i tij, në një të ardhme jo të largët.

Prandaj, legalizimi dhe përqafimi i “kombit kosovar” mund t’u dalë shqiptarëve “dardhë me bisht të gjatë”, nëse me ligj dhe me kushtetutë nuk parandalohet propagandimi i tij antishqiptar, që me pompë po i  imponohet popullit, e në veçanti studentëve në trevat e Shqipërisë Etnike (në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e gjetkë). Kjo sëmundje dhe epidemic kronike ka filluar që  në vitin 2004, dhe, edhe sot, në vitin 2021 po përballemi me të, duke i dhënë hapësirë të pakufizuar dhe të pakontrolluar masmediale, thuaj se ky na qenka ilaçi efektiv kundër CORONA-19-kolonializmit shekullor serb (1878-2021)! ?

1.

Nëse legjitimohet “kombi kosovar”, sigurisht se në krye të shtetit të Kosovës, do të vinte Nexhmedin Spahiu me partizanët e tij, dhe, punën e parë që do ta bënin, do të ishte ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në kuadrin  e së cilës, do të sanksiononin “kombin kosovar”. Natyrisht,  ca të modifikuar  si “shoqëri kosovare” dhe me “gjuhë kosovare” për hir të miqve ndërkombëtarë.

Së dyti, do ta hartonin një Nen, apo paragraf, ku decidivisht do të ndalonin ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Së treti, do të sanksionin edhe kërkesën e tyre për arritjen e kompromisit politik me Beogradin e Aleksandër Vuçiqit, të Ivica Daçiqit apo të Nikola Pashiqit, ku me gjasë do të kërkonin bashkimin e Kosovës me Republikën e Serbisë qoftë si Federatë a Konfederatë. Pa dyshim se këtë propozim kompromisi me Serbinë, do ta pranonte edhe BE-ja, edhe Rusia, edhe Kina, mbase Kosova më nuk do të paraqiste kurrfarë problemi nacional, ngase struktura e saj nacionale, do përbëhej vetëm nga  “kosovarët”, jo nga pjesëtarët e kombit shqiptar .

Kjo do të ishte fitorja më e madhe historike, politike dhe diplomatike e Serbisë, e cila do të kurorëzohej me pranimin e saj në Bashkimin Evropian, duke falënderuar përqafimit të kompromisit me “kombin kosovar” qoftë si njësi federative apo qoftë si njësi konfederative. Njëherazi, kjo do të ishte edhe  përgjigjja përfundimtare kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, si dhe në kuptim më të gjerë kundër ribashkimit gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.

2.

Nëse e braktisim kombin shqiptar në Kosovë, atëherë, do të viktimizoheshim dhe, do të asimiloheshim në “kombin kosovar”-kurth i imagjinuar artificial i Nexhmedin Spahiut. Kjo do të ishte një katastrofë tragjike për ne, se me njohjen e ‘kombit kosovar” shqiptarët do të ndaheshin në “dysh”-domethënë në dy kombe të ndryshme dhe, do të ngelnin në dy shtete të ndryshme, duke mos u ribashkuar kurrë.

Këtë e synon paçavurja e “kombit kosovar”. Mirëpo, ne nuk duhet të flemë dhe të tregohemi aq naivë dhe të marrë, që të na mashtrojë një vagabond për interesa të tij personale biznesi dhe të padronëve të tij, që ia kanë besuar një “mision” të tillë për të përçarë dhe ndarë shqiptarët në “dy kombe”, me qëllim të futjes së grindjes  së tyre, edhe në prishjen e gjuhës e letrare shqipe, edhe në revidimin e kulturës, të traditave dhe të virtyteve të shenjta, si dhe deri në luftimin e tyre për territor “veri-jug” kosovar dhe shqiptar, kjo do të ishte një lloj tipik i copëtimit-afrikanizimit të territorit autokton të mbarë Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky është investimi më lukrativ i politikës dhe i propagandës serbo-ruse në afat të gjatë për mohimin e Kombit Shqiptar dhe të territorit të Shqipërisë Natyrale Etnike në Ballkan, mbase në këtë mënyrë  kjo përgjithmonë do të ngelte e copëtuar dhe e kolonizuar nga amalgama  sllavo-bizantine, Ndërkaq, Kombi Shqiptar, gjithashtu, do të ngelej i ndarë, i pëçarë dhe i izoluar, edhe nga “kombi kosovar”, me tendencë të  urrjetes dhe të armiqësisë mes tyre, kinse  si “dy kombe të ndryshme”, ashtu siç po propagandon me pompë Nexhmedin Spahiu dhe “bishtat” e tij, se gjoja “Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë”, duke qenë sipas verbërisë së tyre “kosovarët dhe shqiptarët kanë dallime të mëdha në gjuhë, në kulturë, në histori…” etj.

Pikërisht, ky është objektivi strategjik afatgjatë i “kombit kosovar”, që shqiptarët t’i futë në luftë mes vete , duke i ndarë në “dy kombe” dhe në dy territore të ndryshme gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeografike sipas interesave komplementare të rusifikimit të Shqipërisë Etnike.

Vështruar në  një afat të gjatë historik, kjo është prapavija gjeopolitike, etnike, gjuhësore, kulturore dhe territoriale e “kombit kosovar”, që,  nëse  “strategët” patentues , siç është “babai” i tij, Nexhemdin Spahiu (me “librat “  politiko-propagandistike antishqiptare) me partizanët e tij aminues, ia rrijnë që atë t’ia ngulitin në kokë popullit shqiptar në Kosovë, nuk ka asnjë dilemë se, brenda 20-30 vitesh, do të krijohet një komb i ri, i quajtur “kombi kosovar”, i “dhuruar” nga Nexhemdin Spahiu. Krahas shqiptarëve të mashtruar, këtë “komb kosovar”, do ta pranonin edhe pakicat: serbët, turqit, kroatët, msylimanët boshnjakë, goranët, egjiptianët, romët, malazezët dhe ashkalinjtë.

3.

Sipas antilogjikës së “gardianëve” të “kombit kosovar”, intelektualët akademikë  shqiptarë në trojet e Shqipërisë Etnike “nuk po ditkanë ta bëjnë dallimin mes nocionit  etni dhe nocionit komb”!?

 –Çfarë idiotizmi dhe injorance e verbër, po sikur të ishte ashtu, akademikët shqiptarë, do ta kishin pranuar “kombin kosovar” të  Nexhmedin Spahiut.

Por, pikërisht  pse akadmeikët shqiptarë e kuptojnë  fort mirë domethënien e “etnisë” dhe të “kombit” me argumente dhe me plot të drejtë e kanë përtrollisur “kombin kosovar”, duke e shpallur të paqenë në Kosovë, mbase 90% të shqiptarëve i përkasin KOMBIT SHQIPTAR. Si rrjedhojë në Kosovë, as Nexhmedin Spahiu dhe, asnjë argat tjetër i këtij soji nuk ka të drejtën të imponojë dhe të propagandojë një komb të ri, të ashtuquajtur “komb kosovar”,  i cili as historikisht, as etnikisht, as gjuhësisht, as  kuluturalisht, as  juridikisht e as politikisht nuk “banon” në Republikën e Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008 – ), por vetëm në ëndrrat e imagjinatës dhe të fantazisë së shfrenuar të Nexhmedin Spahiut !

4.

Për t’i hyrë in medias res shpjegimit të këtij fenomeni të shemtuar antikombëtar shqiptar, lind pyejta, çfarë rreziku dhe çfarë pasojash mund të sjellë “kombi kosovar”  në një të ardhme të afërt apo të largët jo vetëm për fatin e shqiptarëve (mbi 90%) në Kosovë, por edhe të shqiptarëve në Shqipërinë e sotme, në Iliridë, në Malësinë e  Madhe nën Mal të Zi, në Çamëri nën Greqi, si dhe të atyre në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë nën Serbi?

Përgjigjja është  kjo: – Edhe pse nuk dihet  qind për qind se kush janë inicuesit dhe sponsorët e “kombit kosovar” ( me gjasë  pas saj fshihet politika kakofonike dhe simfonike serbo-ruse  për zhbërjen e kombit  dhe të territorit autkton shqiptar në Ballkan) , të cilët me “pengun” e tyre Nexhmedin Spahiu   “kanë zbuluar kombin kosovar”,  duke e hedhur në opinionin publik më 2004, gjoja se, sipas logjikës së tyre  të sëmurë pseudoshkencore ky farë “kombi” i kovaçhanës politiko-propagandistike  me bazament serbo-rus-jugosllav, po e “fuqizuaka”  kombin shqiptar !?

5.

Si theksuam më sipër, nëse  sa më parë nuk bëhet ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, atëherë do të fitojë jo vetëm Serbia dhe Rusia, por edhe “kombi kosovar”, që do ta përçajë kombin shqiptar  në dysh, e për 100 vjet të ardhshme nuk do të ribashkohet Shqipëria me Kosovën. Kjo është lufta e nëndheshme që po bëhet kundër rrubullakësimit të shtetësisë së Kosovës dhe kundër ribashkimit të saj me Shqipërinë.

Prandaj, të mos flemë, por ditë e natë të kërkojmë ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si hap i parë i ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar!

Rroftë kombi i ribashkuar shqiptar dhe Shqipëria Natyrale Etnike !

blank

‘Shpërthen’ Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime

Po të drejtohem me “Zonja Kim”, pasi prej sot, unë si shtetas dhe taksapagues amerikan me origjinë shqiptare nuk të konsideroj si ambasadorja ime në atdheun e të parëve të mi – as përfaqësuese e këtij vendi të madh të lirisë e demokracisë, që e quajmë Amerika jonë e dashur, ku unë dhe familja ime, ashtu si edhe qindëra mijëra shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trevat shqiptare kemi gjetur strehim dhe liri për veten dhe familjet tona, ashtu siç kanë gjetur edhe miliona njerëz nga mbarë bota, të arratisur nga komunizmi gjatë shekullit të kaluar.

Zonja Kim, për pothuaj dy vite në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ti ke shkelur shumë vija të kuqe që një diplomat/e amerikane kurrë nuk do duhej t’i shkelte. Kjo është puna jote dhe e mbikqyrësve tu në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).  Por gjëja që nuk të falet, të pakën nga pikëpamja ime, është deklarata jote provokuese e ditëve të fundit në facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë, me rastin e 29 nëntorit, “Çlirimit” të Shqipërisë, sipas teje: “Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri”, është urimi i ambasadës që ti kryeson, Zonja Kim.

Më duhet të sqaroj që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjetë dhe që vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”, siç e quan përfaqsuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar, me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën.  Regjim i cili, përveç mijëra kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmij e pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkpuntorët e vet më të ngushtë, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e këtheu Shqipërinë, për pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash me gjemba.

Respekt për të renët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut por jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik.

Unë nuk dua t’i futem debatit se kush, si dhe kur është “çliruar” ose jo Shqipëria. Kjo nuk është puna ime, as nuk do duhej të ishte as  shqetësimi i një ambsadoreje, e sidomos, jo e një përfaqsueseje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila me dije ose pa dije e quan “Ditë Çlirimi”, ditën kur u përjashtuan nga Shqipëria e Enver Hoxhës, para-ardhësit e saj në Tiranë, diplomatët amerikanë.

More Zonja Kim, ç’dreqi të futi në këto punë të thella, sikur nuk ke probleme të tjera aty në Tiranë.  Ç’të duhet ty të urosh “ditën e çlirimit”, kur vet shqiptarët nuk janë dakort nëse ishte e tillë ose kur ishte. Sigurisht, që kjo nuk është aspak një çeshtje me të cilën duhet të merren ambasadorët perëndimorë, me anë deklaratash personale, pa qenë të vetdijshëm të pasojave serioze që kanë fjalët e tyre për shoqërinë shqiptare. Me këtë deklaratë të papërgjegjshme, ti Zonja Kim po përpiqesh që – në përputhje dhe pajtim të heshtur me Tiranën zyrtare — të legjitimosh dhe të përjetësosh trashëgiminë e nji regjimi komunist kriminal të përmasave botërore. Kjo nuk është e drejtë, as morale, diplomatike jo se jo nga ana jote, zonjë dhe as pjesë e misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!  DASH bëri urimin, në rregull si çdo vit, me rastin e 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditë që festohet nga të gjithë shqiptarët pa dallim – ndoshta Dita e vetme që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Nga u erdhi kjo ide që të uronit “ditën e çlirimit”?

Me sa di unë, kjo është hera e parë që një zyrtar/e amerikane i referohet 29 Nentorit si “Ditë Çlirimi”.  Veçse nëqoftse ka ndryshuar diçka ditët e fundit, por me sa di unë, ç’prej vitit 1945 e deri më sot, politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë, vazhdimisht, që të njihej 28 Nentori i 1912, si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë – dhe kurrë nuk bëhej fjalë, zyrtarisht, nga Departamenti i Shtetit, për “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, të cilën uroi zonja Kim shqiptarëve, në emër të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë në histori, në mos qofsha i gabuar. Nuk përmendej as nuk bëheshin urime për 29 Nentorin, “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, sipas të zonjës Kim. Sepse konsiderohej, si një ditë që regjimit komunist kriminal që erdhi në pushtet me forcë, duke vrarë e prerë, burgosur e përndjekur e që ka zhdukur dhjetëra mijëra shqiptarë të pafajshmëm me gjygj dhe pa gjygj.  Departamenti i Shtetit për çdo vit—madje edhe gjatë komunizmit kur nuk kishte marrëdhënie SHBA-Shqipëri – kryesisht, nepërmjet intervistave me ndonjë zyrtar të lartë të DASH, uronte Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe jo ardhjen në fuqi të regjimit komunist enveristo-jugosllav me 29 nëntor, dita e përbashkët e “çlirimit” Enver-Tito!  Por, pas shembjes së komunizmit, është traditë që DASH lëshon çdo vit një deklaratë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – dhe jo me rastin e “Ditës së Çlirimit”— ashtu siç ndodhi edhe sivjet. Kjo është një praktikë që DASH bën me të gjitha shtetet e botës, me rastin e ditës së pavarësisë së tyre. Unë nuk jam në dijeni që DASH të bëj ndonjë urim për ardhjen në pushtet të ndonjë regjimi komunist kudo qoftë në botë.

Zonja Kim, shqiptarëve kudo – përfshir ne shqiptaro-amerikanët, por sidomos qindëra mijëra shqiptarëve të prekur nga krimet komuniste e për të cilët nuk ke thënë asnjë fjalë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre, – të na shpjegosh se kur ka ndryshuar politika amerikane në lidhje me “Ditën e Çlirimit” në Shqipëri.  Unë nuk e di se kush të shtyri të marrësh vendime të tilla “solo”. Ti ke shkelur shumë vija të kuqe deri tani, por ky urim nga ana jote, vendim personal siç duket, është një ofendim tejet i rëndë për të gjithë liridashësit, por sidomos ndaj të përndjekurve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej regjimeve më kriminale të botës.  Një ditë për të festuar një regjim “çlirimtar”, si një ditë e bardhë për shqiptarët, një ditë kur sipas teje, “shqiptarët të kremtojnë lirinë”, që u siguroi Enver Hoxha.

Për cilin “çlirim” e ke fjalën dhe për cilën “liri” flet, ti Zonja Kim dhe në emër të kujt e bën këtë urim? Për “lirinë” e Enver Hoxhës e ke fjalën?  Megjithëse je në Tiranë për afër dy vjet, fatkeqësisht, ti ende nuk e di se çfarë krimesh ka bërë komunizmi në atë vend dhe çfarë ka pësuar ajo shoqëri nga ai regjim “çlirimtar”. Ka ardhur koha që të reflektosh, seriozisht, para se  me deklarata të tilla të koritësh veten, të abuzosh detyrën e lartë diplomatike që të është besuar dhe mbi të gjitha, të poshtërosh vendin që përfaqëson për të gjithë ne taksapaguesit amerikanë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës – atdheun tonë të përbashkët, të adaptuar e të dashur. Atdheun e adaptuar, timin dhe tëndin, që na ka dhënë strehim dhe liri, mua, ty dhe familjeve tona, ashtu si edhe miljona të vuajturve, viktima të komunizmit, nga e gjithë bota, të ardhur në këtë vend të bekuar, për të shpëtuar njëherë e mirë, nga “liria” e komunizmit gjakatar ndërkombëtar.

Krimet e regjimit të Enver Hoxhës, zonja Kim, nuk e bejnë 29 nentorin, një ditë “çlirimtare”, por një ditë të zezë për shqiptarët dhe mbarë Kombin shqiptar, ashtu siç konsiderohet anë e mbanë Evropës edhe sot – ku pushtimi komunist pas Luftës së II Botërore, kujtohet me shirita të zi, ndryshe nga Shqipëria komuniste/socialiste, në karrocën e të cilës ke hypur edhe ti tani me deklaratën tënde, duke e quajtur “fitoren” e komunizmit si, “Dita e Çlirimit”.

E turpshme, sido që ta shikosh për një përfaqsuese që do duhej të reflektonte dhe të mbronte parimet dhe vlerat e Shteteve të Bashkuara që nuk janë pajtuar kurrë me robërimin e popujve nga komunizmi ndërkombëtar, përfshir regjimin komunist të Enver Hoxhës. Por ja, kush do mendonte, sot një diplomate amerikane, madje shefe e Ambasadës tonë në Tiranë – në kujtesën time, për herë të parë në historinë e 70-viteve të kaluara — i dërgon urimet shqiptarëve për njërën prej ditëve më të zeza që ka shënuar historia e Kombit shqiptar – pushtimin e Shqipërisë nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës.  Ja deklarata e plotë e postuar në facebook të ambasadës amerikane në Tiranë. Nuk i besove syve kur e lexova.

“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”  (Urim i postuar në Facebook të ambasadës së SHBA-ave në Tiranë nentor, 2021)

Si është e mundur, more zonja Kim që – në një shikim të parë — vetëm ambasada e Shteteve të Bashkuara që ti kryeson, dhe ambasada e Rusisë së Putinit e ndoshta ajo e Kinës komuniste në Tiranë – ndryshe nga të gjitha ambasadat e tjera me rëndësi në Tiranë — bëre një urim të tillë për “ditën e çlirimit” të Shqipërisë.  Pas asaj dite që ti e quan si dita e “çlirimit”, dita kur djalli vet solli një regjim që, jo vetëm zhdukte kundërshtarët, por më në fund, shpalli edhe Zotin ilegal, si asnjë vend tjetër në botë.  Siç u shpreh në një shkrim këto ditë në lidhje me këtë çeshtje edhe Akademiku i nderuar shqiptar Z. Artan Fuga: “Dreq vajti puna pas lufte! Me të thatin iku edhe i njomi, sepse paranoja diktatoriale bëri kërdinë, në fillim duke kapur pas qafe tradhëtarët, pastaj duke u rënë në qafë të pafajshmëve dhe më në fund duke i këputur qafën gjithë popullit.”  Nëqoftse ti u bën thirrje shqiptarëve që të “kremtojnë” këtë “liri” që i “këputi qafën gjithë shqitarëve”, atëherë unë dhe shumë të tjerë kemi një mospajtim të madh me ty se çfarë është liria e vërtetë.

Zonja Kim, nëqoftse më lejohet, këshilla ime me këtë rast është që si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ti duhet të mprosh dhe të promovosh vlerat e përbashkëta dhe jo “fitoret” dhe “lirinë” komuniste – por të mbrosh vlerat, siç janë liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut, të drejtat universale – të cilat, shpresoj se bashkojnë shumicën e popullit shqiptar me amerikanët. Këto janë vlerat e vërteta që duhet të na bashkojnë, Zonja Kim.  Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal nuk na bashkon se pse me ‘të nuk kemi pasur kurrë asgjë të përbashkët, as gjatë sundimit të tij diktatorial – as nuk kemi as sot gjë të përbashkët me trashëgiminë e tij dhe as me nostalgjikët e tij aktualë, të cilët kanë kapur për fyti mbarë shoqërinë shqiptare.  Janë ata që sundojnë sot Shqipërinë nga postet e tyre dominuese, sidomos në administratën shtetërore dhe qeveritare, por edhe në të gjitha fushat e shoqërisë shqiptare.

30-vjet pas shembjes zyrtare të komunizmit, ti si kryediplomate amerikane në Tiranë, në vend që të glorifikosh ditën e pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi – në përputhje me vlerat amerikane të cilat je betuar t’i mbrosh dhe t’i promovosh — duhet të inkurajosh dënimin e krimeve të komunizmit enverist dhe distancimin e Shqipërisë nga trashëgimia komuniste dhe jo të inkurajosh, me deklarata të tilla, elementët më negativë e përçarës të shoqërisë shqiptare, nostalgjikë të Enver Hoxhës, duke u bërë palë me interpretimin e tyre pro-enverist të historisë shqiptare të shekullit të kaluar.  Kësaj i thonë thjesht, mohim i krimeve dhe glorifikim i kriminelëve, Zonja Kim!

Koincidencë apo bashkrendim!?

Tiranë, Nentor 2021 – Shqipëria “demokratike” socialiste! Një sulm i hapët zyrtar kundër lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga një deputet i Partisë Socialiste në pushtet, me në krye Kryeministrin Edi Rama. Ky nuk është sulmi i parë i tillë me foto dhe me fjalë nga udhëheqsit më të lartë të Partisë Socialiste.  Pse nuk kërkon Zonja Kim që Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste të distancohen nga deputeti i tyre që përhapi, këtë foto-mesazh, me kolegët e tij deputetë në rrjetët sociale? Deputeti socialist është anëtar i Komisionit të Kuvendit të Shqipërisë që merret me sigurinë, një parlamenti i një vendi anëtar i Aleancës NATO, themeluar 72 vjet më parë për të mbrojtur demokracitë perëndimore nga komunizmi bolshevik. Çfarë hipokrizie, Zonja Kim!

Me heshtjen tënde arrogante zonja Kim, ndaj kësaj çështjeje dhe të tjerave si këto, nuk arrinë asgjë.  Përkundrazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë — si asnjëherë më parë në këto 30-vite – për fat të keq, po humb kredibilitetin dhe reputacionin ndër shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si mbrojtëse e lirisë, demokracisë dhe fjalës së lirë dhe të drejtave të njeriut, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet afatgjata midis dy popujve tanë! Deklarata jote, me këtë rast, zonja Kim është provokuese. Me këtë deklaratë ti po bëhesh palë me ata të Tiranës zyrtare që ende mendojnë se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”.  Ti dhe ata jeni të gabuar historikisht dhe të korruptuar moralisht, nëqoftse vërtetë mendoni kështu.

Miku dhe kolegu i im, shqiptaro-amerikani i urtë, Prof. Sami Repishti, zëri i ndërgjegjës — ish i dënuar politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës, që sipas jush solli “lirinë” për shqiptarët – do u këshillonte me këtë rast të mos provokoni me deklarata të tilla: “Ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna”, do të shprehej burri i urtë i komunitetit tonë këtu në Amerikë, i nderuari Prof. Repishti. Kombi shqiptar ka nevojë për pajtim, jo për provokime përçarëse!

blank

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare – Nga Refik HASANI

Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Më datën 1 e 2 Mars 2022, po bëhen tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë,shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit.
Referendumi,është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale,ishte një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.
Po kalojn tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realism e investim të projekteve për Krahinën Shqiptare dhe të presin përfqësues e veprimtar që organizuan Referendumin.
Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit.

Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak e kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare,
Në kët jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiranë, Shkup e gjithandej diasporës.

blank

I nderuar Z.Lek Mirakaj, Vatra nuk është sulmuar nga “armiqtë e jashtëm” por nga brenda Vatrës ! Nga Elida Buçpapaj

Ne gazetarëve na bie të përballemi me shkelësit e ligjit, me profiterët, klientët që i mbron shteti hibrid i Edi Ramës me aleatët e tij deri në NYC.

 

I nderuar z.Lek Mirakaj,

Keni botuar dje, më 30 Nëntor një prononcim tek Dielli, të cilit do t’i përgjigjem, por përpara Ju sjell respektin që kemi si shqiptarë, gazetarë dhe botues të Voal.ch.

Ju jeni një prej dëshmitarëve të tragjedisë kombëtare shqiptare nën diktaturë, ku familja juaj ka vuajtur 950 vjet vrasje, hetuesi, burgje dhe internime! Pra, jeni një monument i gjallë i viktimave shqiptare nën regjimin stalinist më brutal dhe monstruoz të Europës Lindore. Keni filluar kalvarin e vuajtjeve që kur ishit 2 vjeçar, i keni lindur fëmijët dhe i keni rritur në internim dhe përgjatë këtyre tre dekadave tranzicion keni mbajtur qendrime koherente, që kanë rezonuar gjithonë me interesin kombëtar të shqiptarëve.

Kur themi shqiptarë, kemi parasysh çdo shqiptar të ndershëm, pavarësisht bindjeve ideologjike dhe fetare, por që është ndarë, konvertuar dhe e ka dënuar të shkuarën diktatoriale.

Përpara se t’i referohem prononcimit në fjalë, dua të them se tek Voal.ch kemi botuar shumë qendrime Tuajat në përgjigje të situatave dramatike që vazhdon e përjeton Shqipëria dhe shqiptarët të keqqeverisur nga një klasë politike e papërgjegjëshme dhe me skeletë në dollapë nga e shkuara.

Po sjell këtu disa thekse prej këtyre qendrimeve:

Më 28 qershor 2021, Ju Z.Lek Mirakaj shkruani: “Katër vjet më parë gjatë një takimi në Vatër, i pata shprehur Lulzim Bashës bindjen se rruga drejt qeverisjes së vendit kalon duke u mbeshtetur fort te idealet e Dhjetorit 1990 dhe bashkëpunimi i sinqertë me ish të përndjekurit politikë, që ndjehen të anashkaluar. Nuk ju sjell ne qeveri aleanca e dyshimtë me të majtën, po bashkëpunimi me 30% të poullatës që, po të ndjehet pjesë e përfaqësuar në parti, jo parti e saj, do ju japë fitoren….Të pretendosh se është bërë dekomunistizimi, është gënjeshtër.

Pra, Ju keni kuptuar se Lulzim Basha ka hyrë në alenca të dyshimta me të majtën dhe keni parashikuar humbjen e 25 prillit 2021, që në vitin 2017, kur Lulzim Basha e braktisi çadrën e grevës dhe u fut në aleancë me Edi Ramën. Ju po ashtu e keni parë me pasoja për vendin, faktin që ende nuk është kryer procesi i dekomunistizmit, përkundrazi bijtë e nomenklaturës komuniste qeverisin sot Shqipërinë.

Të pretendosh se është bërë dekomunistizimi, është gënjeshtër – Nga LEK MIRAKAJ

Në shkrimin tuaj të datës 15 mars 2021, një muaj e pak para zgjedhjeve, ju shkruani midis të tjerave:

“Jemi para Prillit dhe shqiptarve i jane vene perball dy modele, te zgjedhin midis PD qe me gjithë gabimet e te kaluares vjen ne keto zgjedhje me figura si Alizotin apo Fratari apo Enveristeve te perfaqesuar nga z.Bozo apo z.Ruçi. Pretendimi se te dy palet jane te njejta eshte nje mashtrim i perdorur nga soc.kom. Nuk mund te jene njesoj ,nje parti qe vjen ne keto zgjedhje me nje numer te konsiderushem ish te perndjekurish dhe nje parti ku mbizotëron adhurimi per diktatorin.”

Pra jeni Ju që nxirrni në spikamë pa asnjë lloj dyshimi se Edi Rama nuk është një kryeministër mbi partinë, por kryeministri i një partie ende të pakonvertuar, çka bie ndesh me një sistem demokratik, por edhe me shtresën e të përndjekurve politik, viktimave të regjimit diktatorial.

Zonja Bozo na ndihmoi me siqeritetin e saj: Me ENVERIZMIN APO NDRYSHIMIN Nga Lek Mirakaj

“Më datën 23 qershor 2021, Ju z.Lek shkruani:

“Edi Rama deshtoi me te ashtuquajturin “Samit të Diaspores”. Ministri i Diasporas Pandeli Majko deshtoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike.”

Lek Mirakaj: Ministri i Diasporas Pandeli Majko dështoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike

Me këtë deklarim ju shprehni qartë se është qeveria e Edi Ramës, që tash ka hyrë në mandatin e tretë, me ministrat e tij që vijon t’i konsiderojë armiq Vatrën dhe Vatranët, përmes politikave të ndarje-përçarjes.

Kemi pa fund deklarimet Tuajat, që ne editorët e Voal.ch, i kemi botuar si model i përgjegjshmërisë, patriotizmit dhe integritetit, sepse në çdo kohë pavarësisht situatave keni mbajtur qendrime shumë korrekte përpara ndërgjegjes tuaj dhe Zotit atje lart.

Tani do të kthehem tek deklarata që keni botuar dje tek Dielli, që më duket, për mendimin tim, se del jashtë koherencës tuaj.

E filloni kështu: “Ka disa dite qe Vatra eshte bere objekt i sulmeve qe vijne nga ambjente qe nuk kane asnje lidhje me Vatren. Thene troç, po kerkohet qe Vatra te behet pjese e debatit dhe konfliktit qe ka perfshire PD-ne.”

– Jo, Z.Lek, kjo nuk mendoj se është kështu. Vatra kritikohet nga ambjente që kanë pasur dhe kanë gjithmonë lidhje me Vatrën, e kam fjalën për Vatrën e Etërve dhe për lidhje shpirtërore edhe kur Shqipëria ishte e izoluar  në burgun e diktaturës, po ashtu edhe sot si komunitet kontribues Shqiptaro-Amerikan.

Ju vetë, pa teser partie të PD, edhe unë që po i shkruaj këto rradhë, pa teser partie, sikur edhe 30% popullsia e të përndjekurve, që gjithmonë kemi qenë dhe jemi në krah të PD-së për arsyen që vetë e theksoni, si parti që rrëzoi sistemin monist dhe Ju bashkë me Familjen, sikur mijra të tjerë, Ju bëri të mundur që të shpëtonin nga internimi 45 vjeçar e të vinin në Perëndim, SHBA dhe BE.

Vatra ka rrëshkitur jo sot, por ka disa vjet që është në krizë identiteti. Vatra u ça në dy pjesë, para dy vjetësh, shkoi në gjyqe, njëra Vatër akuzoi tjetrën dhe anasjelltas, tani rezulton që të jetë pajtuar, por nuk është bërë asnjë sqarim publik si e qysh, pra nuk plasi sot, është diçka e grumbulluar, shkelje statuti, shkelje Kanunores, shkelje konstitucioni të trashëgimisë të Vatrës. Pra “rrëmujën” nuk e kanë krijuar të huajt, as të jashtmit, por vetë Vatranët.

Në prononcimin tuaj Ju Z.Lek shkruani se: “Vatra eshte organizate me karakter anti komunist dhe rreshtohet gjithmon ne mbrojtje te demokracise, por nuk perfshihet ne problemet e brendeshme te partive politike, me perjashtim te rasteve kur gjykon se cenohen interesat kombetare.”

Po de jure kështu është, por de fakto puna qendron ndryshe. Problemi sot nuk është një diskrepancë brenda partive, konkretisht brenda PD-së, pasi Ju keni shprehur një dyshim që katër vjet më parë, se Lulzim Basha është i lidhur me Edi Ramën. Këtu është në pyetje pluralizmi dhe zhdukja e opozitës, pra problemi nuk është i vogël, hyn direkt në interesin kombëtar, sepse Edi Rama me Lulzim Bashën e kanë asgjësuar opozitën, jo më me burgje, por në mënyrë moderne, përmes nëntokës si dhe duke shtrirë tentakulat deri në diasporë e deri tek Vatra dhe Dielli, pra deri tek ju.

Në deklaratën e botuar dje tek Dielli Ju shkruani: “Vatra konsideron si cenim te interesave kombetare kur pengohet lirija e fjales dhe zgjedhjes, kur mitizohet figura kriminale e diktatorit dhe organet ligjzbatuese heshtin.” –

Po Vatra e Etërve, e Faik Konicës, e Nolit, e Kristo Kirkës, e Bahri Omarit, Arshi Pipës etj.,  pra Vatra e vlerave mbron këto standarte që Ju përmendni, ndërsa Ju e dini shumë mirë se kreu i Vatrës prej 25 majit censuron shkrimet e botuesve të Voal.ch, duke shkelur Amendamendin e parë të Kushtetutës Amerikane.

Vatra shkeli statutin kur bashkëpunoi me portalin qeveritar të Pandeli Majkos. Kanunoren e shkeli edhe anëtarja e kryesisë së Vatrës, edhe editori i sapozgjedhur, sepse nuk ka liri fjale në mediume qeveritare të centralizuar nga Edi Rama dhe levat e tij deri në New York. Ju vetë jeni shprehur për Pandeli Majkon se ai dështoi me diasporën në Amerikë.

Vatra ka zgjedhur rrugën e heshtjes:

Vatra heshti edhe kur disa ditë më parë deputeti i PS, pikërisht në Festën e Pavarësisë, më 28 Nëntor 2021, në flamurin shqiptar vendosi portretin e diktatorit.

Vatra heshti po ashtu kur DASH nderoi Ardian Dvoranin, ish prokuror i diktaturës si “Kampion i Antikorrupsionit”.

Vatra nuk iu bashkangjit peticionit të Diasporës në SHBA dhe Kanada, dërguar Sekretarit të Shtetit, z.Anthony J. Blinken, që DASH ta anullonte nderin ndaj Dvoranit.

Vatra heshti kur kryetari i sapozgjedhur, ndërsa iu kundërvu fraksionit të Vatrës me gjyqe dhe konflikt të hapur, shkoi edhe u takua me Gramoz Ruçin, për të cilin Ju me të drejtë nuk e konsideroni institucion të shtetit demokratik shqiptar, por përfaqësues të diktaturës edhe pas tridhjet vjet tranzicion, ku Ju vetë shpreheni qartë se në Shqipëri ende nuk është bërë dekomunistizmi.

Në prononcimin tuaj botuar dje tek Dielli Ju shkruani se “individe qe nuk kane asnje lidhje me Vatren i japin te drejten vehtes te kritikojne Vatren se ne festen e indipendences i konsideron te gjithë shqiptaret njesoj.”

I nderuari Z.Lek nuk mendoj kështu. Ju lutem që të jeni koherent me vetë Lek Mirakajn, kur thoni se Vatra është një organizatë antikomuniste, konservatore, e vlerave demokratike, kur Ju vetë e denonconi Edi Ramën;  Jeni Ju vetë që e kërkoni bashkimin e opozitës për të mundur Edi Ramën që ka vjedhur zgjedhjet, që ka vendosur kontrollin e patronazhistëve. Të Edi Ramës që bashkë me Vuçiç, zëdhënësin e Milosheviçit mbështet Open Ballkan duke iu kundërvënë interesave kombëtare dhe rajonale për paqe dhe stabilitet.

Ju shkruani se “Vatra me respektin ndaj institucioneve te shtetit shqiptar nuk ka bere asgje me teper se parite politike kane bere ne Atdhe.”

Për cilin shtet e keni fjalën Z.Lek, për cilat institucione, të  Edi Ramës, që e ka shpallur Vatrën armike ?! Që Vatra paska respektuar institucionet e qeverisë së Edi Ramës, i cili ka kapur çdo shtyllë të shtetit  duke asgjësuar opozitën dhe sistemin ? Për institucionet e shtetit monist të Edi Ramës e keni fjalën ?!

Vatra nuk kishte se përse të imitonte partitë në Shqipëri, por e kishte për detyrë që të mbështeste bazën e PD, që janë njerëz të thjeshtë, qytetarë të përvuajtur, përfaqësues të shtresës së të përndjekurve që gjallërojnë Foltoret prej dy muajsh. Baza nuk është Sali Berisha, baza është populli opozitar i tradhtuar, i mbetur pa përfaqësues, sepse Lulzim Basha është i kapur nga Edi Rama, çka Ju vetë e keni konstatuar, që katër vjet më parë. Në Shqipërinë e sotme ku është eleminuar pluralizmi dhe populli opozitar kërkon të drejtën elementare, që të ekzistojë!

Përpara gjithë kësaj drame kombëtare, kur në Shqipëri pensionistët memzi marrin frymë me nga 170 $ në muaj, Vatra bën gala qejfi dhe ndan dekorata për të marrë me të mirë pjesëtarë të komunitetit. Për çfarë i ndani dekoratat apo për shtetin demonkratik që ka sot Shqipëria! Se keni mbajtur fjalën e Etërve të Vatrës, që Nëna të mos ketë frikë, se ju paska juve!

Vatra e ka humbur shpirtin e protestës;

Vatra nuk lejon që tek Dielli të botohen kritika për Edi Ramën;

Vatra kontrollon dhe nuk lejon mendimin e lirë kur i bëhet thirrje DASH që të marrë në vemendje situatën në Shqipëri që po degjeneron çdo ditë e më shumë,

pra Vatra ka dalë nga orbita e saj e natyrshme.

Sa për pjesmarrjen në festimet e 28 Nëntorit, që Ju i konsideroni sukses apo mbështetje për Vatrën, kjo përkthehet mbështetje për Vatrën e Etërve, se Vatra është pronë e komunitetit Shqiptaro-Amerikan, është trashëgimi e vyer dhe jo pronë e dikujt.

Nëse Vatra sot hap ua portën përfaqësuesve të shtetit rrumpallë – sikur e thoni vetë – dhe ndërkohë ua mbyll portën të tjerëve, qytetarëve të lirë, kritikëve të Edi Ramës dhe viktimave të diktaturës, dmth Vatra nuk është në rregull.

Mos harroni, se gjatë qeverisjes tetëvjeçare të Edi Ramës janë me dhjetra mijë shqiptarë që kanë braktisur Atdheun për në Perëndim që i kanë ikur keqqeverisjes dhe korrupsionit masiv, ku ministrat e Edi Ramës ose kanë lidhje mafien, ose me Ndragetën.

Ju vë në dukje se kjo situatë që Vatra e mbulon me gjethe fiku rëndon pikërisht tek shqiptarët, ndërsa ne gazetarëve na bie të përballemi me shkelësit e ligjit, me profiterët, klientët që i mbron shteti hibrid i Edi Ramës me aleatët e tij deri në NYC.

Me festimet e Ditës së Flamurit po shfrytëzohet ndjenja e atdhedashurisë e gjithë komunitetit Shqiptaro-Amerikan, ndërkohë që çmimet e biletave të darkave janë shumë të shtrenjta, sa disa pensione mujore të pensionistëve në Shqipëri përfitimet e të cilave shkojnë në xhepa individësh pa u përdorur për asnjë kauzë të rëndësisë kombëtare.

I nderuar Z.Lek Mirakaj,

besoj se do të më mirëkuptoni, në fakt, unë mbroj 100 % qendrimet tuaja të shprehur publikisht çka nuk përkon me qendrimin tuaj më të fundit në deklaratën e botuar dje më 30 nëntor tek Dielli, organi i Vatrës që sot identifikohet me censorin dhe Ju për këtë të paktën keni djeni të plotë.

Me nderime
Elida Buçpapaj

 

Në linkun e poshtëm është prononcimi i z.Lek Mirakaj botuar dje tek Dielli.

Vatra konsideron si cenim te interesave kombetare kur pengohet lirija e fjales, mitizohet figura kriminale e diktatorit dhe organet ligjzbatuese heshtin Nga Lek Mirakaj

blank

“BABA Ramo”  shpalle Referendumin, mos provoko! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

-Sepse jemi në vonesë, jo më pak se 150 vjet, në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët asnjëri prej tyre nuk jetojnë  nëpër rezervatet kolonizuese të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të “severna Makedonisë” , ashtu siç po jetojnë mbi 3 milionë shqiptarë (1878-2021). Kjo gjendje e mjerueshme e shqiptarëve të robëruar nuk duron kurrfarë përrallash   dhe fantazmash alegorike e as retorike të asnjë politike spekuluese, se gjoja, tani statusi  i shqiptarëve në Ballkan, “është më i pranueshëm se kurrë”. Kjo është rrenë, mashtrim, moralizim dhe manipulim me të vërtetën e shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan (1878-2021).

 

-“Baba Ramo”, gaztarët kanë të drejtë të provokojnë dhe të simulojnë me pyetjet dhe me përgjigjet e tyre, por këtë “luks” nuk e kanë kryeministrat, ministrat, presidentët, kryekuvendarët-drjetuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

Prandaj, Edi Rama gaboi, kur iu përgjigj një pyetjeje të një gazetari, duke thënë se : “-Është kjo pyetje apo provokacija? – Në rast se në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën unë do bëja një shkelje të ligjit, do votoja hapur pro. Në rast se pyesni a do të ndodhi kjo a po jo, meqë më provokoni, po ju provoj edhe unë. E di që do të ndodhi, por s’e di kur. Një ditë që do të ndodhi, them po”. (https://sinjali.com/edi-rama-bashkimi-kosove-shqiperi-do-te-ndodhe/).

 

 

Pavarësiht se çfarë shohin ëndrra të trishtueshme armiqtë e brendshëm dhe  fqinjtë  kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR, Edi Rama (kryeministër aktual) ka shansin historik, që sa më parë ta shpallë REFERENDUMIN për RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR. Ndryshe, do të mbetet jashtë historisë dhe vlerave kombëtare të SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE, ashtu siç kanë mbetur shumë liderë politikë-drejtues të Shqipërisë londineze (1912-2021).

 

“Baba Ramo”,  mos u frikëso nga numri i armiqve ANTIRIBASHKIM, sepse ata janë një pakicë efemere, që  shumica dërrmuese mbi 90%  e shqiptarëve   s’pjerdh  për ta fare e as nuk iu beson gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre injorante dhe vulgare propagandistike antishqiptare, se gjoja “ Projekti i Ribashkimit  të Rilindjes ka dështuar…” (!?)

 

Përkundrazi, “Projekti i Rilindjes Kombëtare” as nuk ka dështuar, as nuk është plakur, as nuk ka  skaduar, por ishte, është dhe, derisa të jetësohet, do të jetë PROCES HISTORIK, POLITIK  e KOMBËTAR  për të gjithë brezat shqiptarë në Gadishullin Ilirik. Ky Projekt i iluministëve dhe i patriotëve  rilindës shqiptarë, nuk do të vdes kurrë, derisa të RIBASHKOHET  edhe shqiptari i fundit brenda  kufijve natyralë, historikë, gjeopolitikë, etnikë, kombëtarë dhe shtetërorë të SHQIPËRISË SË RIBASHKUAR.

 Referendumi  për ribashkimin kombëtar, është i mirëseardhur, por çështja është se, kur do bëhet, dhe, cili shtetar i Shqipërisë,  do ta shpallë atë ?

 

*** Mos, vallë, kur  “shelgu të bëjë kumbulla ?!

 

Duke qenë se RIBASHKIMI KOMBËTAR dhe i territoreve të kolonizuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike nuk është çështje vetëm e  një individi,  e një grupi, e një parte, e një shoqate, e një klubi,  a e një lideri politik (brenda apo jashtë pushteti), POR e të gjithë pjesëtarëve të KOMBIT SHQIPTAR, atëherë, është e domosdoshme të merret pëlqimi kolektiv nga më se 7 milionë shqiptarë (brenda dhe jashtë atdheut-Shqipërisë Natyrale Etnike). Pa realizimin e një pëlqimi të këtillë mbarëkombëtar në formë plebishitare, RIBASHKIMI do të mbetej vetëm një shkronjë e hedhur në letër si aspiratë dhe si dëshirë e pajetësuar historike  gjithëkombëtare.

 Referendumi për Ribashkim, duhej të bëhej në vitin 1990, kur u bë Ribashkimi i dy Gjermanive, por ne nuk patëm  burra shteti si Helmut Khol, Hans Ditrih Gensher…!

 

Ky ishte Shansi historik për shpëtimin dhe për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mirëpo, klikat e ndryshme inerte dhe anemike politike si në Tiranë, ashtu edhe në Shqipëri, për fatin e keq e tragjik të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan, nuk gjetën gjuhë të përbashkët; nuk patën kurrfarë bashkëpunimi dhe, kurrfarë ideje e as Platforme  Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike Gjithëkombëtare për Rikthimin dhe për Ribashkimin e territoreve të kolonziuara dhe të pushtuara nga vendet fqinje kolonialiste dhe militariste të boshtit sllavo-bizantin ballkanik (1878-2021).

Kjo është një nga arsyet thelbësore, pse shqiptarët nuk u Ribshkuan në Shqipërinë Natyrale Etnike. Ndërkaq, për fat të mirë gjermanët u ribashkuan në Gjermaninë e sotme (1990), sepse nuk ishin të përçarë si liderët politikë shqiptarë në Ballkan.

Sikur Kosova të njihej nga OKB-ja, ribashkimi i saj me Shqipërinë, do të mund të bëhej, edhe pa Referendum

 

Mirëpo,  në këto rrethana momentale, politike, juridike  dhe diplomatike ndërkombëtare, kur Kosova ndodhet jashtë “familjes” së OKB-së ( nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare), si dhe për shkak të Kushtetutës në fuqi (15 qershor 2008), e cila prerazi ndalon çdo formë ribashkimi me ndonjë shtet fqinjë, qoftë edhe me Shqipërinë si shtet ëmë. Pra, e vetmja formë ligjore dhe demokratike për ribashkimin e saj me Shqipërinë, do të ishte organizimi i një Referendumi paqësor, ashtu si pati kërkuar edhe Ramush Haradinaj (ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës) në janarin e viti 2021.

 

Referendumi për ribashkimin kombëtar është i domosdoshëm, por ai nuk bëhet me pyetje dhe  me përgjigje provokuese të shqipfolësve tendenciozë dhe  mendjelehtë

 

Duke qenë se Referendumi është mjet i shumeqëlluar legal, ky nuk vihet në dyshim prej nesh, por skepticizmi dhe frika qëndron në faktin se, si do të reagojë, a do ta pranojë këtë bashkësia ndërkombëtare  (OKB-ja dhe BE-ja), e para së gjithash  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ne duhet të kërkojmë dhe të ngulmojmë në mbrojtjen e të drejtës dhe të interesave tona kolektive  kombëtare, territoriale dhe shtetërore, me qëllim të rregullimit të statusit ndërkombëtar të shkolonizimit të   territoreve shqiptare (1878-2021). Në këtë çështje tejet të rëndësishme  për fatin e kombit, Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, duke u bazuar në të drejtën historike legale dhe legjitime kanë për detyrë dhe plotësisht të drejtë që sa më parë të jetë e mundur të shpallin REFERNEDUMIN DEMOKRTAIK PAQËSOR PËR RIBASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR, pavarësisht se  do të pranohet apo jo nga bashkësia ndërkombëtare.

Pra, nëse ne  duam ribashkimin paqësor të Kosovës me Shqipërinë, atëherë Tirana zyrtare është e obliguar, që sa më parë të jetë e mundur, të organizojë REFERENDUMIN përkatës për arritjen e një objektivi të këtillë historik, kombëtar e shtetëror, pavarësisht se si do të pritej nga faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtarë, mbase e drejta historike është në anën tonë, si dhe pavarësisht se këtë po e ngulfasin, po e vulgarizojnë dhe po e injorojnë   patentuesit e “kombit kosovar”, ashtu sikurse pushtuesit kolonialistë serbomëdhenj në Ballkan, e më gjerë.

Pra, i vetmi institucion legal dhe demokratik, ku mbarë populli mund të deklarojë vullnetin e tij të lirë për RIBASHKIMIN KOMBËTAR, është REFRENDUMI. Kështu e thotë edhe  e drejta ndërkombëtare, për çka kam shkruar me dhejtëra e dhjetëra herë për REFERENDUMIN (1990-2021).

Ndaj i lutem Zotit, që  të ndërgjegjësohemi (ta shikojmë veten në pasqyrë, që të mos mashtrohemi nga  broçkullat dhe nga rrumpalllat  proverbiale të grupeve të ndryshme të interesit , që po propagandojnë “kombin kosovar” )  sa më parë të jetë e mundur, të dalë ndonjë  burrë shteti nga Qeveria dhe nga Parlamenti i Shqipërisë, që ligjërisht dhe, në bazë të Preambulës së Kushtetutes në fuqi, të SHPALLË REFERENDUMIN PAQËSOR DEMOKRATIK PËR RIBASHKIMIN KOMBETAR SHQIPTAR. Ndryshe, cdo formë tjeter  e synimit të RIBASHKIMIT KOMBËTAR, do të  jetë e e vështirë  për t’u realizuar në kushtet dhe në rrethanat ekzistuese.

Kryeministri Edi Rama e ka shansin historik ta shpallë REFERENDUMIN mbarëkombëtar !

 

Pra, nëse  Qeveria apo Kuvendi i Shqipërisë, do të dilte me Vendimin e organizimit të Referendumit për Ribahskimin e Shqipërisë Etnike, kjo do të ishte një sihariq për të gjithë ne, sepse do  t’i tregonim Evropës dhe botës, se ribashkimin nuk po e kërkojnë  vetëm 2-3  shqiptarë a 2-3 shoqata, klube, parti a lëvizje, por mbarë populli mbi 7 milionë shqiptarë, të thirrur dhe të mbështetur ligjërisht dhe demokratikisht nga  shteti i Republikës së Shqipërisë. Kjo është e domosdoshme që të bëhet nga Qeveria apo nga Parlamenti i Shqipërisë, sepse ka të drejtë dhe për detyrë, që të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare mbeshtetjen, përkatësisht njohjen e Referendumit të shpallur demokratikisht, ligjërisht dhe në mënyrë paqësore. Kjo është e domosdoshme dhe, pa asnjë dyshim e mirëseardhur për ne. Mirëpo, a do të dalë, dhe kur do të dalë ndonjë kryeministër,  a ndonjë president apo ndonjë kryekuvendar i Republikës së sotme të Shqipërisë, ta shpallë REFERENDUMIN E RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR,  kjo mbetet për t’u parë, duke shpresuar se, më se gjysma kombit të aneksuar dhe të kolonizuar shqiptar, me gjasë nuk do të pret edhe 100 vjet të tjera, ashtu sikurse deri më sot (1912-2021), por do të dijë të reagojë dhe të veprojë në kohën e duhur, ashtu sikurse UÇK-ja me kryekomandantin dhe heroin e saj të lavdishëm, Adem (Shaban) Jashari, që Kosovës ia solli lirinë dhe pavarësimin nga Serbia kolonialiste gjenocidale (17 shkurt 2008).

 

 Hapi i parë i RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR, është RIBASHKIMI i Kosovës me Shqipërinë

 

Mirëpo, do të ishte  strategji dhe taktikë plotësisht e gabuar dhe fatale, nëse politika dhe diplomacia zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës , do të prisnin derisa Kosova të njihej nga Organizata e Kombeve të Bashksuara, e pastaj të vendosnin për t’u ribashkuar, sepse kjo hëpërhë nuk do të ndodhë për shumë arsye  dhe interesa heterogjene të  disa fuqive të mëdha botërore, siç janë Rusia dhe Kina, të cilat kanë bllokuar njohjen e Kosovës në Këshillin e Sugurimit. Ndaj, duhet të jemi realistë në teorinë e parashikimit se, shkrirjen e një “akulli” të tillë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, tash për tash askush nuk mund ta parashikojë se kur do të ndodhë saktësisht një gjë e tillë.

Një gjendje e këtillë e “ngrirjes” së statusit  të Kosovës nga ana Këshillit të Sigurimit; mospranimi i Shqipërisë në BE, si dhe kërcënimet e provokimet e përditshme të Serbisë për një aresion të ri luftarak në Veriun e Kosovës,  e detyron politikën e brendshme dhe të jashtme të Tiranës dhe të Prishtinës, të ndërmarrin hapa konkretë  për t’u ribashkuar, derisa nuk ka plasurr ndonjë konflikt luftarak mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh kjo, atëherë çështja e RIBASHKIMIT, do të mebtej  edhe më tej tabu për një shekull tjetër.

Referendumi do ta përshpejtonte  njohjen e Kosovës në OKB, si dhe pranimin e Shqipërisë në BE !

 

-Të gjithë shqiptarët, duhet të jenë të vetëdijshëm dhe syçelë, se Kosova nuk mund të mbrojë subjektivitetin  dhe identitetin e vet etnik, territorial dhe shtetëror nga Serbia dhe nga Rusia etj., pa u RIBASHKUAR me Shqipërinë. Dhe, jo vetëm kaq, pa u mbështetur edhe nga aleatët dhe miqtë tanë siç janë Amerika dhe NATO-ja.

 

Prandaj, shpallja e Referendumit, duhet bërë sa më shpejt për të ikur nga  zona e kuqe  e “Ballkanit të Hapur”, që Kosovën e konsideron si pjesë integrale të Republikës së Serbisë, si dhe nga traktativat strategjike të dipomacisë ndërkombëtare të fuqive të mëdha (Kina dhe Rusia etj.).

Të gjithë duhet kuptuar se, sa më shpejt të jetë bërë ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, mundësitë dhe përparësitë janë shumë të mëdha, që Kosovën ta shpëtojmë nga rikolonizimi dhe ricopëtimi i saj nga ana e Serbisë gjenocidale. Ndryshe, do të përsërisnim të njëjtat gabime të pakorrigjueshme të politikave pasive dhe sterile, të ashtuquajtura paqësore të Tiranës dhe të Prishtinës, gjatë viteve ’90 të shekullit XX, kur Serbia masakroi mbi “12.0000” shqiptarë; i dëboi mbi 1 milion sish, dhe e dogji shkrum e hi Kosovën e Shqipërisë Etnike. Për të mos u  ripërsëritur më dot një taregjedi e këtillë mbarëkombëtare, RIBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, DUHET TË BËHET NË MËNYRË IMEDIATE! Ndryshe, të gjithë do të pendohemi, por atëherë, do të jetë vonë, sepse të gjithë do të jemi humbës  përballë Serbisë së Madhe kolonialiste dhe gjenocidale.

 Shqiptarët nuk i frikëson mbajtja e RFERENDUMIT PËR RIBASHKIM, por VONESA IRRACIONALE dhe  ABSURDE e tij !

 
Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës, nëse lihet vetëm nga Shqipëria sikurse  në vitet ’90 të shekullit XX. Prandaj, është urgjent RIBASHKIMI i saj me Shqipërinë.

Natyrisht, shqetësuese nuk është mbështetja e ndonjë Referendumi të shpallur nga Qeveria shqiptare, por, shtrohet pyetja, kur dhe, kush do të jetë ai Kryeministër, Kryekuvendar apo President, që zrytarisht do ta shpallë REFERENDUMIN  për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar.

Kjo është ajo që na shqetëson dhe tëkurrë muskujt e zemrës, mbase sa kohë , që  të zgjatë (shtyhet për më vonë) DEKLARIMI ZYRTAR I REFERENDUMIT, gjasët për t’i bashkuar gjithnjë do të zvogëhen, ngase në politikë, “nesër, gjithmonë është vonë”. Kështu në vitin 1990 Shqipëria e humbi shansin historik që shpëtonte Kosovën nga gjenocidi serbomadh, sepse nuk e ndihmoi luftarakisht me ushtrinë e saj, të cilës do t’i bashkoheshin të gjithë shqiptarët. Në këtë mënyrë Kosova do të çlirohej, do të pavarësohej dhe do të bashkohej me Shqipërinë, ashtu sikurse u bashkuan të dy  Gjermanitë, të cilat u bashkuan në mënyrë paqësore, fal arritjes së Marrëveshjes historike dhe diplomatike të dy superfuqive botërore (Amerikës dhe BRSS-së), me ç’rast mbyllën kaptninë 30-vjeçare të Luftës së Ftohtë… Mirëpo, Shqipëria nuk diti të përfitojë nga kjo kthesë e madhe historike në marrëdhëniet politike ndërkombëtare. Dhe, ja tani, si dikur moti  “topi është në oborrin tonë”, jemi duke bërë eksperimente me vetëveten, duke rrezikuar ekzistencën dhe mirëqenien e gjithë kombit tonë.

E kuptueshme, derisa të merremi me vetëveten, duke mos njohur drejtësinë, parimet dhe prioritetet strategjike të  gjeopolitikës  gjithëkombëtare shqiptare, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm po haromizojnë inetresat e tyre komplementare  reaksionare, mafioze në mbrojtjen e interesave kolonialiste dhe neokolonialiste serbo-sllave në dëm të interesave jetike dhe vitale të përbashkësisë së Kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike…

Së fundi, neve nuk na pengon ideja dhe sugjerimi  i shaplljes së REFERENDUMIT (sepse raste të këtilla ka shumë edhe në shtetet e dikurshme të kolonizuara në Afrikë dhe në Azi, TE CILAT Në SAJE Të PUSHKES, si dhe më pas të REFEENDUMIT, sot janë të lira dhe të pavarura), POR  shumicës dërrmuese mbi 90% i pengojnë gënjeshtrat, manipuimet, trillimet, intrigat, komplotet dhe shpifjet e fabrikuara të Beogradit zyrtar dhe larove të tyre shqipfolëse, që në “duet” kanë përqafuar   “Shqipërinë e madhe” dhe “kombin kosovar”.

Këto dy fenomene perverëse dhe të rrezikshme, duhet t’i luftojmë me të gjitha mjetet ligjore, mbase janë akuzat dhe shpifjet më të rafinuara, emëruesi i përbashkët i të cilave është vazhdimi i spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore autoktone, përkatësisht ZHBËRJA E KOMBIT SHQIPTAR dhe e SHQIPËRISË ETNIKE.

 

Edhe njëherë, REFERENDUMI nuk na prish punë fare, por VONESA, HARRESA dhe INJORIMI  i tij.

Thjesht,  duhet të kuptojmë se, mosorganizimi i REFERENDUMIT është një shpresë  dhe garanci e madhe për kolonialistët fqinj, sepse kështu kanë gjasë, që edhe më tej të fshehin para bashkësisë ndërkombëtare (OKB-së dhe BE-së) sundimin egër kolonial ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre etnike shumëshekullore. Kështu, do t’i zgjatej jeta  kolonializmit gjenocidal  sllavo-bizantin në trojet indigjene të Shqipërisë Etnike.

blank

Në indin e jetës amerikane – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

       Para do kohësh, shkrimtari, gazetari dhe publicisti i njohur Shefqet Meko, botoi në Tiranë romanin me titull “Saga përtej Atlantikut”. Është një vepër që lexohet me mjaft kërshëri për stilin fort karakteristik të rrëfimtarisë. Me Shefqetin jam njohur që në vitet ’80, kur punoja në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”. Asokohe, në njërën nga redaksitë e asaj shtëpie botuese, punonte si korrektore një vajzë e re, Alma Balla. Ishte një vajzë e zgjuar, e hijshme, mjaft e edukuar, e heshtur, fort korrekte dhe buzagaze. Pikërisht me atë vajzë qe njohur dikur Shefqeti, së cilës i pati propozuar për ta ndërtuar jetën së bashku. Kishte qenë me fat. Alma, me karakter engjëllor, i dhuroi një dashuri të pastër, dy djem bukuroshë dhe iu bë mbështetje shumë e fuqishme në jetën bashkëshortore.

Shefqeti njihet për karakterin burrëror, për natyrën e hapur dhe të shtruar, për gjakftohtësinë karakteristike dhe optimizmin frymëzyes në përballimin e sfidave të jetës. Megjithëse ka më shumë se njëzet vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara, ai, gjatë jetës së tij në atdheun amë, ka lënë gjurmë si gazetar dhe publicist i talentuar, me kontributet e tij në shtypin e shkruar dhe në Radiotelevizionin shqiptar. Jetëshkrimin e tij të pasur që në atdheun amë ai e ka pasuruar edhe më shumë gjatë jetës së tij si qytetar amerikan. Ai u nis për në “Tokën e Premtuar” më 31 tetor të vitit 1999, falë llotos që Alma fitoi. Shefqeti kishte lexuar shumë për Amerikën dhe kishte krijuar bindjen e plotë se në këtë vend duhet të vish me mendje të mbledhur, duhet t’i shtrohesh çdolloj pune, me pikësynimin e përhershëm për ta gjetur veten një ditë atje ku ëndërron. Pikërisht vendosmëria e Shefqetit, autorit të këtij romani origjinal në llojin e vet, për të ardhur dhe për t’u ngulur mirë në tokën amerikane, më kujton këmbënguljen e ardhacakëve të parë nga Anglia që patën arritur në brigjet e Amerikës në vitin 1620, me anijen e famshme “Maifllauer” (Mayflower). Pas një lundrimi të vështirë nëpër dallgët e trazuara të Oqeanit Atlantik, ata patën zbritur në shtetin Masaçusets (Massachusetts) në një ditë të acartë nëntori dhe patën themeluar Koloninë e Plimuthit.

       Sapo u ngul në tokën amerikane, Shefqeti  krijoi bindjen e plotë se në Amerikë duhet të kuptosh se rëndësi ka fillimisht jo mënyra e të jetuarit, por aftësia për të organizuar jetën, aftësia për të marrë mbi vete përgjegjësi dhe aftësia për të respektuar ligjet e shtetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të hysh në thelbin e asaj që quhet ekskluzivitet (tipar karakteristik dallues) amerikan (american exceptionalism), sipas të cilit Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë mes popujve të tjerë nga pikëpamja e frymës kombëtare dhe e institucioneve politike dhe fetare.

Ekskluziviteti amerikan është i lidhur ngushtë me idenë e “parapërcaktimit të qartë” (clear predestination), që e ka shprehur Endrju Xheksoni (Andrew Jackson 1767-1845), ish-president në vitet 1829-1937.

Me kalimin e kohës, në  përshtatjen me realitetin amerikan, Shefqeti e kuptoi se si moment kyç i ekskluzivitetit amerikan duhet pranuar pohimi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  populli amerikan dallojnë nga popujt e tjerë, si një bashkësi njerëzish që kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, por që (dhe kjo është shumë e rëndësishme, është shumë thelbësore) mbajnë të njëjtin qëndrim të përbashkët ndaj mbrojtes së ca të vërtetave të caktuara që duken açik, siç janë liria, të drejtat e patjetërsueshme të individit, demokracia, republikanizmi, ligji mbi të gjitha, liritë qytetare, virtytet qytetare, e mira e përbashkët, drejtësia, prona private dhe një qeveri mbi baza konsitucionale.

Personaliteti politik francez Aleksis de Tokvil (Alexis de Tocqueville 1805-1859), në traktatin e vet politikohistorik, me titull “Demokracia në Amerikë” (De la démocratie en Amérique), të botuar në vitin 1831, ka shkruar:

“Pozicionimi i amerikanëve është krejtësisht ekskluziv dhe mund të thuhet se asnjë shoqëri demokratike nuk është ndodhur asnjëherë më parë në kushte të tilla”.

       Sa më shumë e njihte realitetin amerikan, heroi kryesor i romanit të Shefqetit, Xhelo Lakrori, aq më shumë bindej se në këtë vend koha është flori, një shprehje që i shёrbente si kujtesё nё njё situatё, kur vonesa ёshtё e dёmshme nga ana financiare.

Personaliteti politik amerikan Benjamin Franklin (1706-1790), nё librin e vet me titull “Kёshillё njё tregtari tё ri” (Advice to a Young Tradesan), të botuar në vitin 1748, shkruante: “Mos harro se koha ёshtё para”.

Pra, realiteti amerikan, Xhelo Lakrorin e bënte të besonte vendosmërisht se në këtë vend, ku të gjithë janë të barabartë dhe njerëzit e çajnë vetë rrugën në jetë, nuk ka rëndësi se nga je dhe ç’origjinë ke, mjafton të mos i bësh naze asnjë lloji pune dhe kohën ta shfrytëzosh në maksimum.

Baballarët themelues të këtij shteti i patën vënë vetes qëllimin: të krijojmë një shoqëri pa dallime trashëgimie. Presidenti i parë i vendit, Xhorxh Vashington (George Ëashington  1732-1799) nuk e pranoi postin që ju propozua për mbret, por parapëlqeu postin e presidentit. Barazia e përgjithshme nuk la vend për fodulli, sepse nuk krijonte mundësi ta ndieje veten më të mirë se të tjerët për prejardhjen tënde.

Xhelo Lakrori e kuptoi se shprehja “natyrë e hapur” në realitetin amerikan do të thoshte mungesë kufizimesh kur parimet e demokracisë respektohen me korrektësi. Dhe me të vërtetë: Amerika është një vend i hapur. Dhe fjala i hapur duhet marrë edhe në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë: këtu, praktikisht, nuk ka gjerdhe, por edhe nëse hasen ndokund, ato janë thjesht dekorative. Shumë shpesh bien në sy dritaret e mëdha të shtëpive, pa rrjeta hekuri.

Shefqeti ka një mënyrë origjinale në stilin e rrëfimtarisë për zbulimin  e thelbit të jetës amerikane. Ai e çon heroin kryesor të romanit drejt një dialogu me vetveten:

“Mos harro, Xhelo, eksperimenti amerikan u ka mbijetuar sfidave, – sikur i vinte një zë historik nga brenda dhe Xhelo dëgjonte. – Të paktën, për dy shekuj dhe më shumë ka treguar epërsi, vitalitet dhe përshtatshmëri perfekte me realitetin dinamik të jetës dhe natyrës së njeriut. Ky është kyçi i suksesit në këtë kontinent… Pse e le Shqipërinë dhe erdhe këtu? Pse luten njerëzit të vijnë te “Toka e Premtuar”? Sepse këtu gjen një univers mundësie…, – i pëshpëriste një zë i brendshëm që i zgjonte një pasion të veçantë filozofues”.

Dhe Xhelo Lakrori, dikur veteriner i talentuar në Shqiperi, në Amerikë iu shtrua punës vendçe, pa kurrfarë qibre dhe fodullie. E filloi punën si punëtor për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujërave të zeza dhe vazhdoi me këmbënguljen dhe vendosmërinë që e karakterizonte, derisa arriti të krijonte biznesin  e vet: hapi një klinikë për kurimin  e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke u bërë i njohur si specialist me autoritet shkencor.

Duke përdorur antitezën, si mjet stilistikor, autori ka skalitur mjeshtërisht figurën e mësuesit Kristo Kovaçi,  cili kishte udhëtuar drejt “Tokës së Premtuar” në të njëjtin avion me Xhelo Lakrorin. Edhe Kristo Kovaçi donte ta gjente veten në Amerikë, por i udhëhequr nga një mendësi krejt tjetër, e përkundërt fund e krye me mendësinë e Xhelo Lakrorit. Gjatë muajve të parë që po mundoheshin t’i përshtateshin realitetit amerikan, qanin hallet së bashku në telefon, ndërkohë që Xhelo Lakrori kishte përveshur mëngët në punë për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujrave të zeza. Kur ia përshkroi punën që bënte, Kristo Kovaçi la mendjen i lemerisur. Dhe paskëtaj vjen reagimi i tij i menjëhershëm:

“Na paskan mashtruar me Amerikën, Xhelo! Qenka shumë e vështirë, sidomos për ne intelektualët. Unë jam mërzitur shumë. Gati të kthehem në Shqipëri…”.

Xhelo Lakrori mundohet t’i kthejë mendjen:

“Bëj pak durim, miku im! Unë punoj në rrugët ku qarkullojnë ujërat e pista dhe prapë më pëlqen… Por unë nuk do të rri aty. Unë po duroj, duke kërkuar të gjej veten…”.

Dhe Xhelo Lakrori e gjeti veten, Siç u theksua më lart, ai, si veteriner i talentuar, hapi klinikën për kurimin e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke fituar nderimin  dhe respektin e merituar të sa e sa familjeve amerikane. Ndërsa Kristo Kovaçi, me hundën në lis, habitej me Xhelo Lakrorin:

“Qofsh ti që je, Xhelo! Unë nuk do ta bëja kurrë atë që bën ti. Jo, ore, isha zotni në Tiranë. Mësues i nderuar… Shkurt, isha dikuish, o Xhelo! Këtu nuk pyet kush për mua. Hiç fare, bre. Nuk është Amerika për Kriston… Unë dhe Lili po mendojmë të bëjmë valixhet gati”.

Në dallim të theksuar nga heroi kryesor i romanit, Kristo Kovaçi, i paaftë për ta njohur realitetin amerikan, sapo vuri këmbën në “Tokën e Premtuar”, shpresonte të fillonte të merrej menjëherë me punë intelektuale. Nuk ia kishte haberin fare se këtu duhet të fillosh ta mësosh “notin amerikan” në një “pellgaçe” të vogël, aty të fitosh shprehitë e para, të stërvitesh mirë, që pastaj të jesh në gjendje “të notosh në thellësi oqeanike”. Me sa duket, Kristo Kovaçi nuk ishte edukuar që në moshë të re për t’u pajisur me aftësi vetëvepruese. Prandaj ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se në familjen amerikane, prindërit, fëmijës,  që herët, në moshën e pararinisë, i rrënjosin në kokë mendimin se ai është një individualitet që është në gjendje të përgjigjet për veprimet e veta dhe për ndërtimin e jetës personale. Sapo vjen koha e duhur, fëmijën, vajzë ose djalë qoftë, prindërit e nisin të kryejë “lundrimin” e vet. Dhe pikërisht që nga ky moment, fëmijës i duhet të mbështetet vetëm te vetvetja, sepse prindërit, edhe nëse mund ta ndihmojnë, ndihma e tyre është më shumë morale dhe fare pak (në mos aspak) materiale.

Autori ka skalitur mjaft bukur figurën e  bashkëshortes së Xhelo Lakrorit, Shano Gërshetën, e cila dikur, në moshë të re, kishte përjetuar një dramë të rëndë, me pasojë pamundësinë për të qenë nënë. Ajo dallohet për karakterin e saj burrëror, për vendosmërinë e palëkundur, për natyrën e prerë dhe shirtmadhësinë proverbiale. Ajo është një këshilltare e çmuar e bashkëshortit të vet. Dhe lexuesi, tek ndjek ecurinë e jetës së saj në familje gjatë bashkëbisedimeve me të shoqin, vjen e krijon përshtypjen se në këshillat që i jep atij, këshilla këto gjithmonë me vend, duket sikur ajo ka një ngasje hyjnore.

Në njërin nga ato bashkëbisedime familjare, lexuesit i nguliten në kujtesë ca fjalë të arta, me domethënie të thellë për formimin psikologjik të shqiptarëve, që Xhelo Lakrori i thotë së shoqes:

“Si mendon, e dashur, a nuk jemi ne shqiptarët pakëz hiperbolikë me miqtë? Vetëm ne e vëmë mikun të parin, ne ia dorëzojmë mikut krejt shtëpinë, ne themi “rroftë miku”, edhe pse nuk e njohim ende mirë, vetëm në shqip thuhet se dita më e zezë ishte kur “erdhi miku e nuk kisha gjë me i dhënë”, edhe pse fëmijët vuajnë nga uria prej ditësh apo hanë bukë me sheqer, përshesh me dhallë e uthull… A nuk jemi pakëz idiotë, e dashur, në këtë plan si njerëz?”.

Këto fjalë me të vërtetë të arta, më sollën menjëherë në kujtesë shqiptarin e nderuar nga Kosova Sokol Braha, me banim në Zvicër, i cili, këtu e dhjetë vjet të shkuara, pati botuar një libër fort interesant. Aty ai shkruan:

“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë 2011, f. 56).

Fjalët e mësipërme të Shefqet Mekos, të cilat ai i ka vënë në gojën e heroit kryesor të këtij romani, duhet t’i bëjnë mbarë shqiptarët të bien  në përsiatje të thella dhe të kenë parasysh atë fjalën e urtë me vlera të jashtëzakonshme aforistike dhe me një përdorim të gjerë edhe në gjuhë të tjera: m’i hiq  qafe miqtë, o Zot, se armiqtë i heq qafe vetë” (në anglisht Lord, protect me from my friends; I can take care of my enemies), në kuptimin “mbrohu nga armiqtë, por kujdes nga zelli i tepruar i miqve”. Ky proverb, që prej shekullit XVIII, i vishet Volterit (François Marie ArouetVoltaire 1694-1778). Por, në të vërtetë, as në veprat e Volterit, as në letërsinë memorialistike, nuk haset kund. Ai i vishet, gjithashtu, strategut francez, dukës Vilar (Claude Louis Hector de Villars1653-1734), sikur ai gjoja ia paska thënë Luigjit XIV (Louis XIV Le Roi Soleil 1638-1715) kur po nisej për në ushtri. Ekziston edhe një fjalë e urtë italiane po me këtë kuptim, e cila ka pasë qenë në qarkullim në formulime të ndryshme shumë më herët se shek. XVII. Ka një numër të konsiderueshëm burimesh historike, në të cilat ky proverb haset në variante të ndryshme. Në Bibël haset shprehja: “Largohu nga armiqtë e tu dhe ki kujdes me miqtë e tu”. Te Kuintiliani (Marcus Fabius Quintilianus35-96), mësues romak i gojëtarisë, haset shprehja: “Më kanë dëmtuar më shumë miqtë sesa armiqtë”. Shprehje të ngjashme hasen te poeti i lashtësisë romake Ovidi (Publius Ovidius Nasō43 p.e.r.-18 e.r.) dhe te historiani i lashtësisë greke Tukididi 460-400 p.e.r.). Në veprën “Fjalë të urta moralizuese të filozofëve” në arabisht, thuhet: “Unë mund ta mbroj veten nga armiqtë e mi, por nuk mund ta mbroj dot veten nga miqtë e mi”. Personaliteti politik i Romës së lashtë Manli (Marcus Manlius Capitolinus; nuk dihet datëlindja, ka vdekur në vitin 384 p.e.r.) rrëfen sesi mbreti Antigon i pati dhënë urdhër priftit të tij pagan të bënte kurban për Zotin që ta ruante nga miqtë. Pyetjes “Po pse jo nga armiqtë?”, mbreti iu përgjigj: “Nga armiqtë mund ta mbroj veten vetë, kurse nga miqtë jo”. Alecandrit të Maqedonisë (Alexander III Magnus 356-323 p.e.r.) i vishet shprehja: “Mbromë nga miqtë e rremë, se nga armiqtë e mi të hapur unë edhe vetë do të jem në gjendje të mbrohem”. Mbreti i Polonisë Jan Sobjeski (Jan III Sobieski 1629-1696), strateg i shquar ushtarak, kishte një shpatë me  mbishkrimin: Ruaju nga miqtë e pabesë, se nga armiqtë të mbroj unë”. Poeti dhe filozofi gjerman Frederik Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller1759-1805) ka thënë: “Zelli i miqve më merr në qafë, jo urrejtja e armiqve”.

Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, qoftë në  trojet etnike apo kudo në diasporë, ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë nevojë për pena të tilla, për ta kulturuar dhe emancipuar më tepër mbarë kombin  tonë, në mënyrë që njerëzit të jenë shumë më dinjitozë në marrëdhëniet me miqtë dhe me cilindo të huaj. Sepse nderimi i tepruar i miqve dhe përgjithësisht i të huajve, i bën këta të krijojnë bindjen se shqiptarët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe, faktikisht, të humbasin respektin ndaj tyre.

Një problem tjetër që autori shtron në këtë roman, është edhe smira që disa shqiptarë ushqejnë për një njeri të sukseshëm, çka vihet re edhe në radhët e diasporës.

Në morinë e të njohurve të Xhelo Lakrorit, autori përmend edhe një milioner, me emrin Miç Miler, i cili kërkonte ta fuste në një grackë të rrezikshme: të investonte para diku në vendet e Lindjes për ta shtuar kapitalin financiar. Mileri, në të vërtetë, ishte mashtrues, merrej me firma piramidale. Por Xhelo Lakrori ishte i zhveshur nga pasioni i tepruar për para, sepse e quante të mjaftueshëm kapitalin financiar që zotëronte. Aq më tepër që ai e kishte kaluar tashmë “shkollën” e firmave piramidale në Shqipëri. Rrjedha e ngjarjeve vërtetëoi se milioneri Miç Miler, duke e ndier rrezikun që i kanosej se dikur do të dilte në dritë mashtrimi i tij, një ditë të bukur u arratis së bashku me bashkëshorten dhe shkoi e u fsheh në Venezuelë.

Romani i Shefqet Mekos, siç e përmenda në fillim, është me të vërtetë një vepër origjinale. Nuk e kam informacionin  e duhur nëse ndonjë tjetër shkrimtar të ketë krijuar një vepër artistike, me hero kryesor një bashkatdhetar, i cili, me këmbëngulje shembullore dhe me punë të palodhur, ka arritur të hyjë në çdo pore të jetës amerikane dhe të ketë zënë vend mirë në indin e saj, si heroi kryesor i këtij romani Xhelo Lakrori.

Romani ka një gjuhë të pasur, por ajo që më bëri më shumë përshtypje, është moria e shprehjeve aforistike. Aforizmat janë stoli e çmuar për çdo gjuhë. Ato dëshmojnë se autori i romanit ka një përvojë jetësore mjaft të pasur. Do të ishte mirë që Shefqeti t’i qëmtojë me kujdes të gjitha ato shprehje të bukura aforistike dhe me kalimin e kohës, duke i pasuruar edhe me të tjera nga librat që ka nxjerrë nga shtypi deri tani, t’i botojë si libër më vete.

Kaliforni, 01 dhjetor 2021

blank

Dhurata e Carit, Putin i vesh Vuçiçit këmishën e forcës: Përse i duhen Rusisë bazë ushtarake dhe stacion atomik në Serbi, pikerisht tani kur tensionet me NATO-n po arrijnë kulmin – Nga SHABAN MURATI

Në traditën e mirënjohur shekullore të sejmenëve dhe të vasalëve ballkanikë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kujtoi botës diplomatike se liderët e sotëm ballkanikë sado të fryhen brenda vendit, në marrëdhëniet e jashtme mbeten raja gjenetikë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” njoftonte në 29 nëntor se “presidenti i Serbisë i premton Rusisë miqësi të përjetëshme”. Ky ditiramb përunjës, që brezit tim i kujton statusin e satelitit, që e ka patur dikur Shqipëria me “miqësitë e përjetëshme dhe të pavdekëshme” me Serbinë dhe me Rusinë, është epilogu nënshtrues i bisedimeve, që presidenti serb Vuçiç zhvilloi në 25 nëntor në Soçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti serb nga mëngjesi në darkë nuk po le rast me dalldinë e vet përunjëse të lavdërohet për arritjen “fenomenale” të bisedimeve, ku presidenti rus i premtoi të vijojë t’ia japë Serbisë edhe për gjashtë muaj gazin rus me çmim të ulët 270 dollarë për metër kub.

“Një dhuratë cari” e quan media proqeveritare ruse “Balkanist” në 29 nëntor. Çmim më të ulët të gazit Rusia i ka dhënë vetëm Bjellorusisë, të cilës ia shet me 138 dollarë metrin kub, në kohën që në tregun ndërkombëtar çmimi i një metri kub gaz ka arritur deri në njëmijë dollarë.

Mediat ruse e justifikojnë çmimin rekord të ulët për Bjellorusinë me faktin që ajo është shtet i Unionit të përbashkët me Rusinë. Mediat ruse nuk e thonë se në këtë Union me Rusinë bën pjesë ligjërisht edhe Serbia, parlamenti i së cilës në prill 1999 ka miratuar rezolutën e bashkimit në një federatë me Rusinë dhe me Bjellorusinë, rezolutë të cilën pas disa ditësh e ka miratuar edhe parlamenti i Rusisë.

Parlamenti i Serbisë nuk e ka abroguar ende rezolutën e bashkimit të Serbisë me Rusinë dhe as parlamenti i Rusisë nuk e ka abroguar. Ligjërisht rezoluta është në fuqi, pavarësisht se disa qarqe diplomatike të BE, të Ballkanit dhe të Perëndimit e kanë harruar këtë fakt. Nuk e ka harruar Rusia, e cila po i ofron Serbisë tani çmimin e ulët të gazit në kuadrin e strategjisë së madhe ruse që shteti aleat strategjik i tij nga Ballkani të realizojë defacto bashkimin me Rusinë.

Vuçiç po e mbush Serbinë me entuziazmin e vet filorus për gjashtë muajt e gazit rus, por nuk po i thotë asnjëherë opinionit publik serb se me çfarë çmimi presidenti rus i dha Serbisë gazin gjashtë mujor.

Gazeta e njohur proqeveritare ruse “Pravda” në 26 nëntor shtronte që në titullin e një artikulli të saj pyetjen: “Për çfarë ia dha Putini Serbisë këtë ulje të jashtëzakonshme çmimi të gazit? Për çfarë kjo preferencë çmimi më të ulët të gazit në Europë?”. Pyetja e gazetës ruse është logjike, sepse jo vetëm diplomatët, ekonomistët dhe ushtarakët, por edhe njerëzit më të thjeshtë e kuptojnë se Rusia në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare nuk jep privilegje apo preferenca për sytë po për buzët bukura të presidentit serb.

Gazi gjashtëmujor rus si oksigjen për ekonominë serbe nuk iu dha Serbisë as për “miqësinë e përjetshme” dhe as për “heroizmin” e presidentit serb, që lavdërohet çdo çast se Serbia është i vetmi shtet europian që ka refuzuar sanksionet e BE ndaj Rusisë. Moska ka interesat e saj strategjike afatgjata me Serbinë dhe i ofroi presidentit serb gazin gjashtëmujor me një serial të ri kushtesh gjeopolitike të rëndësishme, që ia lidhin fort litarin rus rreth qafës së Serbisë.

Media në gjuhën ruse “dialog.ua” shkruante në 28 nëntor për bisedimet e presidentit të Rusisë me presidentin e Serbisë: “Në shkëmbim të uljes së çmimit të gazit Serbia u bë varësi gjeopolitike nga Kremlini”.

Kushti i parë i rëndësishëm, që presidenti rus Putin i vuri presidentit serb Vuçiç në bisedimet e Soçit në 25 nëntor, zbulohet vetëm nga gazeta e mirëinformuar ruse “Pravda”, e cila në 26 nëntor analizon ofertën bujare të presidentit rus ndaj presidentit serb: ”Për këtë ndihmë është e mundshme për shembull të llogaritet një bazë ushtarake në territorin e Serbisë”.

Është një informacion interesant i botuar deri tani vetëm nga kjo gazetë e njohur ruse dhe në asnjë organ tjetër rus, serb apo europian. Nuk dihet nëse është rrjedhje me dashje apo padashje e informacionit shtetëror. Del kështu në dritë një kusht dhe kërkesë e rëndësishme strategjike e presidentit Putin për të pasur një bazë ushtarake në Serbi.

Rusisë i duhet baza ushtarake në Serbi tani, në kohën kur tensionet e saj ushtarake me NATO-n, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike të saj me NATO-n në muajin tetor, po arrijnë kulme të reja dhe kur mundësia e konfrontimit të shteteve të NATO-s kufitare me Rusinë po rritet për shkak të përgatitjeve ruse për luftë me Ukrainën.

Më specifikisht me fushatën e re ruse të provokimit të tensioneve dhe vatrave të luftës në Bosnje-Hercegovinë dhe në kufijtë e Kosovës, një bazë e re ushtarake në Ballkan bëhet edhe më e nevojshme për strategjinë ballkanike dhe europiane ruse.

Ka një logjikë kushti dhe kërkesa e presidentit rus për një bazë ushtarake në Serbi, që shpjegohet me dinamikën e përplasjeve të reja gjeopolitike të Rusisë me NATO-n në Ballkan, por edhe me përdorimin e Serbisë si instrument diversiv dhe ushtarak i Moskës në rajon.

Kërkesa për një bazë ushtarake ruse në Serbi është rrjedhim logjik i gjithë garës së çmendur me armatime ruse ku ka hyrë Serbia, duke u armatosur me armët më të sofistikuara të furnizuara nga Moska, që nga gjuejtësit e tipeve më të fundit e deri te komplekset e raketave dhe dronët sulmues.

Ndaj në bisedimet e presidentit rus me presidentin serb një vend qendror e zuri bashkëpunimi i ngushtë ushtarak midis dy shteteve dhe jo rastësisht presidenti Putin në konferencën e shtypit në 25 nëntor i numëroi presidentit serb manovrat e përbashkëta ushtarake, lidhjet e ngushta të ministrive të mbrojtjes dhe të shtabeve të përgjithshme të të dy ushtrive dhe të agjencive ruse dhe serbe të inteligjencës.

Si dhuratë nga bisedimet u njoftua furnizimi nga Rusia deri në fund të muajit dhjetor 2021 i komplekseve të raketave ruse antitank “Kornet”. Në planin e furnizimeve me armatime, nga presidenti rus u premtua, siç njoftoi vetë Vuçiçi pas bisedimeve, se “disa objekte strategjike do të vijnë nga Rusia në Serbi së shpejti”.

Nuk mendoj se ka idiotë të dobishëm të Serbisë dhe të Rusisë në Ballkan që mendojnë se i ashtuquajturi “neutralitet ushtarak”, që propagandon Serbia, do të jetë pengesë për vendosjen e një baze ushtarake ruse në Serbi.

Dy vjet pas miratimit në 2007 në parlamentin serb të rezolutës për “neutralitetin ushtarak” të Serbisë Beogradi i dha Moskës bazën ushtarako-diversioniste të Nishit, ku është dislokuar një kontigjent ushtarak rus me dhe pa uniformë. Katër vjet më vonë Serbia hyri si shtet vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të organizatës ushtarake “CSTO”, që Moska drejton dhe e ka krijuar me disa shtetet ish-sovjetike.

Kështu që edhe për dhënien e një baze të re ushtarake ruse në Serbi pritet të gjendet një kamuflim i ri, siç quhet “qendër humanitare” baza e tanishme ushtarake ruse në Nish.

Kushti i dytë strategjik, që i vuri presidenti rus presidentit serb në bisedimet, është ndërtimi nga Rusia i një elektrostacioni atomik në Serbi. Në 25 nëntor agjencia zyrtare ruse e lajmeve “RIA NOVOSTI” njoftonte lidhur me rezultatet e bisedimeve të të dy presidentëve: “Rusia merr bazë atomike në Serbi”.

Natyrisht agjencia ruse e ka të qartë se nuk bëhet fjalë për vendosjen e raketave bërthamore ruse në Serbi. Por ajo don të tregojë se sa i rëndësishëm është për Rusinë projekti i ndërtimit të një elektrostacioni atomik rus në Serbi në planin strategjik dhe gjeopolitik. Ndaj dhe e përkufizon si “bazë atomike” e Rusisë në Serbi. Ekspertët më të mirë rusë e pohojnë në mediat ruse se Serbia nuk ka fare nevojë për një elektrostacion atomik.

Ndërtimi i një objekti të tillë do t’i kushtojë asaj një borxh prej 10 miliard dollarësh te Rusia. Për një shtet të varfër si Serbia, që ka një borxh shtetëror prej 36 miliard dollarësh, një borxh i ri astronomik do të asfiksonte financat serbe dhe do ta bënte varësinë serbe nga Rusia kreditore formën e vetme të ekzistencës.

Agjencia zyrtare ruse “RIA NOVOSTI” shkruante në 25 nëntor pas bisedimeve Putin-Vuçiç lidhur me projektin rus të ndërtimit të një elektrostacioni atomik në Serbi: “Ky është vërtetë lajm, thellësia dhe rëndësia e të cilit vështirë të vlerësohet menjëherë, megjithëse drejt para syve tanë po ndodh një ngjarje tektonike nga pikëpamja e historisë dhe e gjeopolitikës”.

Kemi një përkufizim zyrtar të rolit dhe të misionit të posaçëm afatgjatë strategjik dhe gjeopolitik, që Moska i jep ndërtimit nga Rusia të elektrostacionit atomik në territorin e Serbisë. Kjo hedh dritë në planifikimet e reja strategjike dhe gjeopolitike ruse në rajonin e Ballkanit. Me këtë objekt strategjik Moska planifikon t’i japë Serbisë një rol qendror gjeopolitik në rajon dhe ta shndërrojë atë në një qendër rajonale energjetike ruse si instrument i ri i presionit dhe i ndikimit rus në gjithë Ballkanin.

Ekspertë rusë sjellin përvojën ruse me Bjellorusinë, ku Moska ka ndërtuar një elektrostacion atomik, i cili në rastin e krizës së tanishme energjetike ndërkombëtare i dha Bjellorusisë një rol të posaçëm transnacional gjeopolitik në rajon.

Presidenti i Serbisë Vuçiç e mori “dhuratën prej cari” për gazin gjashtëmujor me çmime të ulta pasi pranoi kushtet dhe kërkesat e rënda nga protektori i tij rus. Pikërisht për këtë presidenti Putin i shprehu atij paraprakisht dhe publikisht mbështetjen për rizgjedhjen si president në zgjedhjet presidenciale të Serbisë në prillin e vitit të ardhshëm.

Presidenti rus i dhuroi mbështetjen elektorale, sepse u sigurua për përmbushjen e kushteve ruse dhe për vasalitetin e presidentit serb, të cilit Putini i veshi këmishën rusë të forcës, nga e cila Vuçiçi nuk ka nga të luajë.
Është folur shpesh herë në qarqet diplomatike dhe mediatike se presidenti serb Vuçiç po ndjek politikën titiste të dy karrikeve, duke flirtuar edhe me Perëndimin, edhe me Lindjen. Do ta konsideroja një naivitet diplomatik dhe mediatik.

Media proqeveritare ruse “Balkanist” shkruante në 29 nëntor: ”Presidenti i Serbisë orientohet te Vladimir Putini. Është i njëjti stil bizantin i drejtimit, që është pushteti vertikal”. Presidenti serb Vuçiç dhe Serbia janë ngulur në karrigen ruse. Është vërtet e habitshme se si diplomatë europianë dhe perëndimorë kanë iluzionin se Serbia është e prirur drejt BE dhe drejt Perëndimit.

Sidomos për të vënë duart në kokë është fakti që disa burokratë të NATO-s po e cilësojnë Serbinë partner të rëndësishëm dhe të besueshëm të Aleancës Atlantike. Janë iluzione të dëmshme, sepse me dashje apo pa dashje i shërbehet mbulimit të politikës së rrezikshme të tensioneve dhe të luftës, që po ndjekin Serbia dhe Rusia në Ballkan.

Presidenti rus Putin i ka veshur presidentit serb Vuçiç këmishën ruse të forcës dhe e ka ulur me detyrim në karrigen ruse. Po të parafrazojmë Lamartinin dhelpra europiane më kot pret t’i bjerë korbit serb djathi nga goja. Indulgjencat dhe favoret e pamerituara diplomatike të BE dhe të Perëndimit ndaj Serbisë nuk kanë pasur dhe as pritet të kenë ndonjë efekt për largimin e Serbisë nga Rusia.

Presidenti serb Vuçiç e ka siguruar presidentin rus Putin për këtë.
Serbia ruse është realiteti politik dhe diplomatik, që po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme për shtetet dhe popujt rajonit, anëtarë të NATO-s.

Kjo është Serbia ruse, që lakejtë filoserbë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe ata në Shqipëri, po e reklamojnë presidentin serb Vuçiç si mesia të paqes ballkanike. Nuk ka njeri me mendje në vend që mund të besojë se presidenti i Serbisë do të zëvendësojë “miqësinë e përjetëshme” me Rusinë me ndonjë “miqësi të përjetshme” me Shqipërinë apo me Kosovën.

Shqipëria e ka provuar “miqësinë e përjetshme serbe” në vitet 1944-1948 dhe “miqësinë e përjetshme ruse” në vitet 1948-1961, kur sovraniteti i shtetit shqiptar hyri në arkivol.

Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të lejojë kurrë që Serbia ta marrë përsëri për dore si vasale dhe me “Ballkanin e kapur” ta çojë edhe atë te Rusia. Le të shpresojmë që Serbia nuk i ka veshur kryeministrit të Shqipërisë këmishën e saj të forcës.

blank

Vatra konsideron si cenim te interesave kombetare kur pengohet lirija e fjales, mitizohet figura kriminale e diktatorit dhe organet ligjzbatuese heshtin Nga Lek Mirakaj

Ka disa dite qe Vatra eshte bere objekt i sulmeve qe vijne nga ambjente qe nuk kane asnje lidhje me Vatren. Thene troç, po kerkohet qe Vatra te behet pjese e debatit dhe konfliktit qe ka perfshire PD-ne.

Vatra eshte organizate me karakter anti komunist dhe rreshtohet gjithmon ne mbrojtje te demokracise, por nuk perfshihet ne problemet e brendeshme te partive politike, me perjashtim te rasteve kur gjykon se cenohen interesat kombetare.

Vatra konsideron si cenim te interesave kombetare kur pengohet lirija e fjales dhe zgjedhjes, kur mitizohet figura kriminale e diktatorit dhe organet ligjzbatuese heshtin.

Vatra mban shenim dhe kur vjen koha kerkon llogari ndaj personave apo grupimeve politike dhe mban qendrimet e saja qe jane ne linje me orientimet e saja pro demokracise e zhvillimit.

Se fundi individe qe nuk kane asnje lidhje me Vatren i japin te drejten vehtes te kritikojne Vatren se ne festen e indipendences i konsideron te gjithë shqiptaret njesoj.

Vatra me respektin ndaj institucioneve te shtetit shqiptar nuk ka bere asgje me teper se parite politike kane bere ne Atdhe.

Se sa eshte e respektuar Vatra ne komunitetin shqiptar te Amerikes e deshmon edhe organizimi e pjesemarrja masive ne evenimentet e organizume nga Vatra, si qe edhe tubimi i 28 Nendorit.

Ne nuk do lejojme qe Vatra te perdoret, te kapet apo aq me keq te shfrytezohet per orekse politike te dites apo tifo euforike te grupeve pa lidhje me Vatren dhe komunitetin.

Vatra eshte mbi çdo shqiptar sepse Vatra eshte e te gjithe shqiptareve.

blank

Nga Arkivi: JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË NGA ELIDA BUÇPAPAJ

(Arkiv: Ky Opinion u botua më 30 Nëntor 2010 tek Voal.ch dhe Bota Sot)

Kur  Parlamenti Europian i akordoi Shqipërisë të drejtën për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen, Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë filluan ta vizitonin shqiptarë të Kosovës, të cilët kërkonin të përfitonin nga e drejta e dyshtetësisë, një e drejtë e mohuar nga padrejtësitë e shekujve të shkuar.Çdo shqiptar i Kosovës i takon së njëjtës përkatësi natyrore si ajo e shqiptarëve brenda kufijve të shtetit amë, flet të njëjtën gjuhë me shqiptarët e shtetit amë, por për absurd nuk gëzon të drejtën e shtetësisë që do të duhej ta përfitonte përmes një procedure virtuale automatike.

Shqipëria ka 28 Nëntorin 1912 ditën e pavarësisë të saj, ndërsa Kosova e ka 17 Shkurtin 2007. Sot Shqipëria e Kosova rezultojnë si dy shtete që i takojnë një kombi, ku territoret e Kosovës u shkëputën nga trungu amë duke u pushtuar nga Serbia e Mali i Zi, në atë që më vonë do të quhej Jugosllavi.

Kosova vijoi të luajë rol kyç në lëvizjen kombëtare shqiptare. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste—Rusisë dhe Francës—vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar asokohe nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve,  ku Serbia deri në shpërbërjen e plotë të ish-Jugollavisë ndoqi një fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre. Kjo periudhë mbyllet  me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe më 1999 me çlirimin e Kosovës nga NATO dhe UÇK-ja, gjë që do të thoshte se pas kësaj, për shqiptarët e Kosovës e drejta e dyshtetesisë është legjtime.

Është legjitime. Por ndërkohë ky legjitimitet nuk është i konsakruar në legjislacionin e Shqipërisë, i cili njëkohësisht duhet të jetë i rregulluar edhe në Kushtetutën e Kosovës, ku çdo shtetasi të Shqipërisë duhet t’i takojë automatikisht edhe shtetësia e Kosovës.

Diplomacia shqiptare është fare e papërgatitur, për të argumentuar se përse shqiptarët e Kosovës duhet të përfitojnë menjëherë shtetësinë shqiptare, si një e drejtë legjitime të cilën Perëndimi e ka të sanksionuar me të drejtën e gjakut.

E drejta e gjakut, sipas latinishtes  “Jus sanguinis„, presupozon dhënien e shtetësisë sipas një koncesioni objektiv. Modeli Jus Sanguinis që njihet ndryshe si Modeli Gjerman, sipas filozofit Johann Gottlieb Fichte, qëi besonte tek “shtetësia objektive” bazuar në  prejardhjen e gjakut, etnisë dhe gjuhës, është i përshtatur në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian, përveç Francës ku aplikohet ligji i të drejtës të tokës, latinisht « Jus soli », që derivon nga e drejta romake, ku shtetësisa i njihet çdo individi që lind në vendin përkatës. « Jus soli »  është prevalent, mbizotërues në dy kontinentet Amerikane, ndryshe me Europën ku mbizotëron “Jus sanguinis„, përveç Francës që bën përjashtim,  nëse lind fëmijë në Francë, fëmijët e tu gëzojnë automatikisht të drejtën e shtetësisë. Disa vende për shtetësinë i kanë të përzera të drejtën e tokës me atë të gjakut bashkë.

Por në shtetet e BE-së aplikohet përgjithësisht dhe gjërësisht Modeli Gjerman, i të Drejtës të Gjakut, ku respektohet prejardhja, etnia, raca dhe gjuha, të cilat janë thelemore dhe bazike që një qytetar i Europës të fitojë shtetësinë.

Modeli Gjerman – e Drejta e Gjakut –  ka shërbyer si çelës edhe me rastin e bashkimit të Gjermanisë Federale me Republikën Demokratike Gjermane në një Gjermani të vetme, ku qytetarët e Gjermanisë Lindore me unifikimin e dy Gjermanive, fituan automatikisht shtetësinë gjermane, të cilin e kishin humbur pas Luftës të Dytë Botërore, duke u korigjuar kështu një gabim historik shkaktuar nga padrejtësitë e shekullit që lamë pas.

Kësisoj nga e Drejta e Gjakut nuk kanë si mos të përfitojnë, ashtu si gjermanët, si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe ata të Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Presheves dhe Serbisë. Të mos shkojmë më tutje, pakica serbe në Kosovë përfiton nga “Jus sanguinis„, pra përfitojnë dyshtetësinë, janë shtetas të Serbisë dhe shtetas të Kosovës, pra serbët e Kosovës përfitojnë nga lëvizje e lirë në hapësirën Shengen “Schengen Area”, ndryshe nga shqiptarët e Kosovës.

Problemi është, siç e thashë në krye, që parlamenti i Shqipërisë të ndërmarrë menjëherë veprimet e duhura për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi e drejta e shtetësisë për qytetarët e Kosovës me gjak, etni dhe gjuhë shqiptare është e pamohueshme. Kjo e drejtë u ishte mohuar në shekullin e shkuar, karakterizuan nga padrejtësi dhe Holokauste. Por Shekulli XXI i mileniumit të tretë u jep shansin shqiptarëve të gëzojnë ato të drejta që sanksionohen në  demokracitë perëndimore. Kur një qytetar me gjak gjerman apo italian, është përkatësisht shtetas gjerman dhe italian e përse të mos funksionojë kjo si aksiomë edhe për shqiptarët e Kosovës ?

(Ky Opinion u botua më 30 Nëntor tek Voal.ch dhe Bota Sot)

blank

28 NANDOR 2014 – KUJTIMET E NJI VIKTIME Nga SAMI REPISHTI

 

“28 nandor 1944. Dite e bukur vjeshte! Gjate nates se mapareshme u ndigjuen krisma pushkesh. Duket se qytetaret festojshin diten e largimit te pushtuesit gjerman nga qyteti i Shkodres.Ne mengjez, nji popull i tane filloi te mbushe rruget kryesore. Turma drejtohej kah qendra e qytetit. Atu-ketu shiheshin te rij me arme e rrobe partizane qe pershendetshin me grusht: ”Vdekje fashizmit!”. Nji fryme lirie ishte ne ajr, e te gjithe, te nxitun nga randesia e momentit e kurioziteti me pa “ilegalet”, flitshin me nxehtesi. Disa tregojshin episode te luftes, te tjere krenare per strehimin e dhanun “ilegaleve”, prinde e familjare te partizaneve perqafojshin njeni tjetrin, e pergezoheshin per fitoren e djelmeve e vajzave te tyne.

Ishte hera e pare ne historine e qytetit tone qe vajzat largoheshin nga shtepia e angazhoheshin ne veprimtari politike, te pavaruna e per ma teper, “ilegale”
me karakter ushtarak. Koncepti i rolit te femnes shqiptare, te kufizueme ne shtepi, mbrenda familjes, qe per shekuj kishte qene nji nga shtyllat ma te qendrueshme te shoqenise konservative shqiptare e sidomos, shkodrane, u permbys nga vala e revolucionit politiko-shoqnor qe prune partizanet. “Shoke e shoqe”, per te paren here viheshin ne nji piedestal te barabarte, me rrjedhime madhore per te ardhmen e vendit e te shoqnise shqiptare.

Ne qendrimin e shumices, kjo ngjarje e jashtezakonshme shoqnohej nga frika e se panjohunes. Kush jane “fitimtaret”, partizanet, udheheqsit e pakontestueshem te rendit te ri qe premtohej, por qe nuk njihej nga shumica? Numri i tyne ishte i vogel, e kaluemja e tyne jo e qarte e ne disa raste, shqetesuese, programi i tyne revolucionar, e metodat e perdoruna deri tashti, ishin te ashpra e diktatoriale. E lirueme nga bota e dy rregjimeve te urrejtun, shoqnia shqiptare priste me padurim nji periudhe paqeje e sigurie, qe te shijonte lirine e posafitueme. Nji ndjenje instinktive, e pashpjegueshme, por e pranishme kudo dhe tek te gjithe, e frikes se po hyjshim ne nji tunel, driten e te cilit nuk e shihshim, ishte ne mendjen e zemren e shumices se atyne qe ecshin, vrapojshin e grumulloheshin ne sheshin kryesor te qytetit.

Psikologjia e masave te nji qyteti si Shkodra, qe kishte pesue invazione te njimbasnjishme nga fqinjt e veriut, nuk lejonte pranimin pa kushte te nji bashkepunimi te ngushte me “vellaznit tone jugosllave” e aq ma pak, pranine e “instruktoreve” serbe e malazez, ne te gjithe sektoret e jetes shtetnore te vendit, Mentalitete te vjetrueme per nji epoke te re? Ndoshta!. Por ata ishin mjaft te fuqishme, sa te mos lejojshin pranimin e tyne, pa kalue ne banken e dyshimit te thelle…e te justifikuem historikisht.

……. Me pervojen time gjate luftes, isha ba mjaft cinik; me dukej sikur po perpiqesha me binde veten se, “te nesermet premtuese” qe kishim shpresue, nuk ishin veçse nji anderr djaloshare qe avullonte si vesa para diellit. Ne mbrendine time, nji debat serioz, i thelle, po zhvillohej per mjaft kohe. Zani i ndergjegjes nuk me linte te qete. ‘Ky ashte roli yt ne keto çaste vendimtare, vendi yt ne kete dite historike, kontributi yt per kauzen e lirise kombetare?’ Heshtje…!

……. Ndigjoheshin tingujt e bandes muzikore. Duertrokitje! Nga larg vijshin tonet e kangeve te reja partizane. Pa vonese, hyjne ne sheshin e qytetit grupet e para te “njesiteve guerrile”, te prime prej flamurit kombetar kuq-ezi qe, kesaj rradhe mbante edhe drapnin me çekan, ose yllin e kuq me pese cepa…..Ishte nji zhgenjim! Ne rradhet e partizaneve me uniforma pashe disa prej shokeve te mi te shkolles…Ecshin me krenari, pushken ne krah, shikimin perpara me plot besim….Prania e tyne ne kete mase vullnetaresh i bante ata ma te medhej se pesha e secilit ne vete. Ata ishin pjese e nji grupi shoqnor qe i perfaqsonte, qe kishte dale fitimtar e qe angazhohej me ndertue nji jete te re….

Me mbarimin e ceremonise, u ktheva ne shtepi. Ne kete atmosfere festive, u ndiejshe i vetem. Nuk ishe pjese e nji procesi historik te vendit e te popullit tim, diten e lirimit nga i hueji, nuk kishe kape njenen nga oret ma te ndrituna ne histori, oret qe ballafaqojme vetem nji here ne jetet tona. Kishe humbe kete moment te privilegjuem….

Pak dite ma vone, nji ngjarje e shemtueme ne qender te qytetit….Nji grup ‘bashkepunetoresh’ me okupatorin, u ekzekutuen publikisht ne sheshin kryesor….Ne vendin e ngjarjes pashe kufomat e pergjakuna te rreshtueme njena afer tjetres. Te gjithe me rrobe civile. Rreth e rrotull tyne grupe partizanesh hidheshin valle…. Nji turme qytetaresh te heshtun, veshtronte me tmerr kete masaker: ekzekutime publike, simbas modelit nazist, pa proces, pa gjyq, pa mbrojtje ligjore, e te drejte apeli. Ishte shija e pare e shoqenise se re…. Çdo dite, ne shtyllat telefonike e dritoret e dyqaneve vendoseshin lista te gjata malesoresh te ekzekutuem, ose te denuem me vite te gjata burgu, per ‘bashkepunim me armiqt e popullit’ ….

Ndamja ne dy kampe u ba çdo dite ma e thelle, ma e plote….”Plumbin ballit!” Plumin ballit!” “Vdekje trathetareve”….Ekzekutimet me gjyq e pa gjyq, bashke me viktimen, vritshin edhe vete idene e “revolucionit çlirimtar”, idene e lirise dhe premtimin per nji bote ma te mire qe do te siellte revolucioni. Ekzekutimet e njollosen “revolucionin”, e nxine imazhin e tij, e asgjasuen ate. Sepse, zemrat dhe shpirtet e shumices se heshtun filluen te ‘kalbezohen’, bashke me kufomat qe shtriheshin pa jete neper rruget e katundit, ne sheshet e qytetit, ne poligonet e qitjes te ushtrise e te ekzekutimit. Kudo te shihte syni kufoma, e perseri kufoma, te mbulueme ose te pambulueme, gjithehere aty para syve te te gjitheve, si permendore kokeforta per ata qe ende jetojshin, e tregojshin sa i rande ashte çmimi i krimit e sa i boshatisun ishte koncepti i nji revolucioni pa meshire e pa zemergjanesi!….”

Revolucioni premtues po trathetohej nga udheheqja e tij…! Lufta kunder okupatorit fashist e nazist ka qene nji vazhdim i luftes se perhereshme per lirine dhe pavaresine e vendit. Ata qe rroken pushken me luftue, jane herojte e diteve tona, dhe sakrificat e tyne meritojne respektin e te gjitheve, pa dallim. Por “liria” u vra nga “diktatura e proletariatit” dhe “pavaresia” u shit ne tregjet politike te Beogradit…!

(15.XII.1947-Mbledhja e Byrose Politike te KQ te PKSH”:…Duhet te fitojme kohen e humbur e te bejme sa me shpejt bashkimin de facto te Shqiperise me Jugosllavine ne te gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri etj) se Shqiperia nuk mund te qendroje si shtet i pavarur dhe aq me pak te ndertoje socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavine” E.Hoxha)
***
22 tetor 1946.- U arrestova. Akuza? “Mbron ideologjite e demokracive perendimore”, “kundershtar i votimeve te 2 dhjetorit” (1945), e te tjera, genjeshtra qe justifikojshin nji arrestim e nji burgosje te paligjeshme. Ne fakt, terrori i ushtruem ne popull kishte pre çdo shprese ne rregjimin e ri. Perfundimisht, u gjeta “ne anen tjeter te barrikades”. Deshmia okulare e terrorit te ushtruem bani efektin e vet ne mendjen e zemren time
Me gjithe torturat dhe keqtrajtimet e hetuesise dhe te burgut ma vone, u ndiejshe i qete. Zani i zemres me fliste me mirebesim: “Kjo ashte rruga e nderit per mue”. I qete shpirtenisht, perballova pa ankim perpjekjet e denduna qeveritare per shkaterrimin tim moral e fizik. Asgja heroike me kete qendrim; ndergjegje te paster, te qete, e vendosmeni me qendrue besnik i vetevetes. Koncepti i “heroizmit” sidomos i atij qe kerkon perballimin e kercenimin me gjeste qe rrezikojne jeten, nuk ishte per mue…!
“Ndamja ne dy kampe u ba çdo dite ma e thelle, ma e plote. Qe ne fillim, u ba e qarte se beteja per mendjet dhe zemrat e qytetareve, nuk ishte nji perparesi per ‘pushtetin’ e ri, e si rrjedhim, ajo ishte e humbun. Çka interesonte ate ishte perforcimi me çdo kusht dhe mbrojtja me çdo mjet….

Kunder “pushtetit” kishte elemente me te vertete tragjike, perpjekje qellim-mira dhe te guximeshme me ballafaque “fatin”, zhvillimin e ngjarjeve ne vendin tone, e jashte kontrollit te vendit tone…!

Takova nji ish shok klase, oficer partizan. U perqafuem, E mora ne shtepi per darke, e kaluem ore te gjata ne bisedime. Fjalet e tia me erdhen te paprituna, te pabesueshme. ‘Fitorja eshte e jona’ me tha. ‘Nuk flas ne ere, me beso! Kemi planifikuar masa drastike: arrestim, pushkatim, çarmatim, mobilizim, organizim…Ne nuk do te devijojme, edhe ne qofte se gabojme’ Dhe perseri: ’pergatitu per ditet vendimtare te historise se Shqiperise. Ne kemi nji mision per te plotesuar: t’i japim historise se popullit tone, ate qe ai kerkon….Sot per sot, eshte pastrimi i terrenit nga pengesat aktive…e te ardhshme”.
Indoktrinimi kishte deformue logjiken e tij!

Kur folem per aleancen anglo-sovjeto-amerikane, ai e quejti ”nje aleance oportuniste” dhe per mundesine e nji “konfrontimi me anglezet”.

-“Atehere, na pret nji lufte tjeter botenore”, i thashe,
-“Po!” pergjegji me bindje. “Por, do t’a provokojme ne kur te jemi gati…Tani per tani, vazhdon aleanca!”

E ndigjojshe me shume vemendje, Ideja e nji lufte tjeter botenore qe me kishte “rrembye” baben si viktime e terrorit fashist, dhe kusherinin 17 vjeçar qe u pushkatue nga Gestapo-ja, me mundonte, me frikesonte.

-“Si mund te flasesh keshtu per anglezet’ i thashe. Ai buzeqeshi:
-’Cerçilli eshte nji fashist! Eshte pengesa kryesore e fitores se proletariatit nderkombetar’.
-‘Pse fashist?’ Ai:
-‘Kushdo qe behet pengese ne luften tone per fitoren finale te komunizmit ne bote, per ne, eshte nji fashist!’ “

Po kalojshe periudhen e entuziasmit djaloshar e hyjshe ne boten e matun te pjekunise!

….Ate mbramje e kuptova mire! Historia e diteve tona paraqitej si nji proces dekompozimi i shpreses se ngjallun gjate luftes, i mohimit te rolit demokratik te autoritetit te zgjedhun nga populli ashtu si u premtue gjate luftes, dhe po perqendrohej ne nji struktute re, ma te ngurrte, ma te pa shpirte e ma te padrejte se çdo tjeter forme shtetnore te njohun ne vendin tim. Historia e diteve te mia paraqitej tashti, si historia e ‘pandershmenise zyrtare’, e deshprimit te pergjitheshem, dhe te frikes –mbretneshe absolute mbi te gjithe, tue perfshi edhe sundimtaret”. Pushtet me dhune pa autoritet ligjor e moral. Diktature!

E lindun nga genjeshtra, e rritun me dhune te organizueme, e mbajtun me arbitraritet dhe çizme ushtarake, forca e re ne Shqiperi, po ndertohej ne kundershtim te plote me boten tone. Jetojshe me shijen e hidhun te humbjes se shpreses. Kishte mbete vetem bindja absolute ne parimet e mia, baza e struktures sime mendore e intelektuale. Por, pa eksperience, u ndjeva i denuem nga ngjarjet. Tek ‘njeriu e ri’ gjeta nji perbindesh finok. Tek ai gjithçka ishte e perqendrueme ne nji pike: urrejtje! Tek ai, gjithçka ishte e drejtueme nga nji ndjenje: hakmarrje! Tek ai, gjithcka ishte e frymezueme nga nji qellim: etja e pangopeshme per pushtet absolut Si rrjedhim, gjyqet politike te administrueme nga ushtaraket ndiqnin njeni tjetrin. Pushkatimet u bane te perditeshme, e burgosjet masive mbushen burgjet e qyteteve tona”. Diktatura e proletariatit!

Qartazi, revolucioni premtues po trathetohej nga udheheqja!

Me nji te kalueme qe nuk pranojshim plotesisht, me nji te ardhme te panjohun por te veshun me rrobet e fantazise sone rinore, kalojshim ditet e gjata ne burgjet mesjetare ne pritje te misteriozit Godot!

Shpesh here mendojshe ditet e hetuesise barbare ne Sigurim. Mbas torturave qe na kercenojshin me vdekje, hetuesi kerkoi te firmoj “procesin”. “Po”i thashe. “Ne ate gjendje, vdekja ndoshta randonte ma pak se tortura, akti ma i ulet i veprimtarise njerezore, poshtenimi ma i thelle qe i bahet individit-viktime, e simboli i degradimit absolut moral e politik i ‘shtetit’ e i shoqenise qe prodhon xhelatet per torture….” Per mue, rregjimi i ri komunist kishte ra poshte, shume poshte, e ne menyre te pareparueshme! Nga hovi revolucionar i Luftes Nacional-Clirimtare qe premtonte lindjen e herojve, “komunistet” shqiptare perfunduen ne militantizem stalinist, anti-vlerat e te cilit i transformuen ata ne anti-heroj tipike!

“Ne keto dite kerkimi per nji rrugedalje, takova nji frat franceskan. Me priti me gezim….Ky çast vendimtar ishte shume i randesishem per formimin tim politik. Gjendja e re e kishte trondite, ballafaqimin me ideologjine e quente te ‘paevitueshem’, dhe kjo e frikesonte, ‘…jo per vete, por per te ardhmen e Kishes sone katolike, ketu ne Shqiperi’. Dhe vazhdoi:’ Çdo here kemi pase perkrahjen e Europes se krishtene. Sot, Europa ashte e ndame e vendi i jone ashte caktue me qene pjese e Lindjes ku mbretnon rendi bolshevik. Sot jemi pa mbrojtje efektive nga nji qeveri e forte. Sot, jemi vetem!’ Mbasi mendoj pak, ai shtoi:’Nuk do te provokojme, nuk ashte roli i jone. Por njikohesisht, nuk mund te heqim dore nga feja e nga Kisha e Romes. Ata jane jeta e nana e jone. Pa ata, qenia e jone si klerike, ska kuptim….Sot, kemi perleshjen e dy vigajve, me dy qytetnime, jo vetem te ndryshme por anmiqsore deri ne vdekje…”

Vetem pak muej ma vone, frati i pafaj u arrestue, u torturue dhe u pushkatue vetem sepse ishte klerik katolik, anmik i pa perkulun i ateizmit marksist- dhe pjesetar i qendres nderkombetare te njohun si Vatikani…., nji fortese dymijevjeçare qe nuk pranonte kompromisin. “Armiq te betuar te pushtetit?” Po! Dhe me krenari!

“…Cila ishte pesha e luftes se djeshme para degradimit moral ku kishin ra sot (komunistet shqiptare) para perpjekjes absurde me permiresue me dhune cilsite e ’njeriut te ri’ shqiptar? Cilit krahe do te ngriteshin perseri trupet e rrezuem per toke nga grushti shtypes? Cila gjuhe do te shqiptonte perseri fjalet frymezuese per veshet e shurdhuem nga krisma e armes vrastare? Cila dore do te shterngonte perseri doren tjeter me gishtat e keputun ne torture? Cila ndertese e landes se pashpirte do te qendronte ne kambe mbi themele te hapuna si varreza kolektive?….Krymbi i krimit te kryem nuk do te pushoje deri sa te brej pa meshire edhe kandin ma te vogel te ndergjegjes fajtore. Vetem kafshet qe nuk kuptojne vuejtjen njerezore, vetem ata do te mbijetojne….Ashtu si izraelitet e Europes naziste, na u gjetem para nji psikologjie zyrtare qe mbeshtetej ne mohimin e qenieve tona si ‘njerez’. Tue fillue me parullat ‘o me ne o kunder nesh’, komunistet thane, pa asnji ndrojtje ‘ju, nuk keni vend ketu!’ Ma vone, kur pushteti u forcue ata shternguen rrethin e hekurt: ‘armiqt e popullit ne litar!’ deri sa hoqen masken, ne 1967, dhe tirani i kuq urdhenoi:” Merrni sopaten e bjerini kokes cilitdo qe guxon te flase per besim…” Ma thjeshte, kjo parulle do te thonte: Nenshtrim ose vdekje!’”

Cila mendje normale, cila ndergjegje njerezore, cila goje qe shqipton fjalen dashuni gjen sot guximin e marrezishem dhe shtazarak me rikujtue tmerret e se kaluemes komuniste…dhe me nji fare krenarie neveritese? Malesoret e krahinave ma te vorfena, ashtu si fshataret e bajrakut te Postribes, klasa intelektuale e edukueme ne Perendim ashtu si deputetet anti-fashiste te Levizjes Nacional-Çlirimtare, kleriket e besimtaret ne nji Krijues te gjithesise, u rreshtuen kunder “pushtetit popullor” qe nuk ishte as pushtet as popullor pa autoritetin e domosdoshem, pa pelqimin e lire te “sovranit” te heshtun me dhune.

Ashtu si ne te gjithe boten, edhe ne vendin tim u provue se vetem elementi ma i ulet i shoqenise shqiptare pranonte te jete torturues, officer sigurimi, drejtor burgu e kampi ose anetar partie…Ne fazat e veshtira te poshtenimit e vuejtjes qe ata shkaktojshin, ata ishin ma te forte se viktima, e ishte kjo ndjenje false e epersise qe ata ushqejshin per mbulimin e pasigurise se mbrendshme qe i mundonte”. Sot, ata jane turpi i kombit tone …!

Sot, vetem elemente te ketille manifestojne deshiren e perseritjes se nji kohe kur ata gjejshin kenaqesine ne boten e vajtimit, deneses e tortures. Vetem elemente te ketille shijojne akoma “gezimin e papershkrueshem” te terrorit qe ushtroi “Partia Nene” e legjonet e djallit. Vetem keta elemente kane paturpesine me u talle me gjakun, lotet e vuejtjet e pafund te nji popullsie te shtypun me ndergjegje e per dekada te gjata…..
Me kujtohet oficeri i Sigurimit qe me mundonte kur me pau te dermuem nga torturat. Qeshi. Une mora guxim; e pyeta: “Pse na torturoni?” Ai: ”Pusho, derr” u pergjegj, “komunistet nuk torturojne!” …..
***
22 gusht 1959. Vendosa te arratisem nga Shqiperia, ne pamundesi me pranue gjendjen e krijueme dhe nga frika e arrestimit te dyte. “Isha i ri, e dojsha jeten e frikesohesha nga vdekja. Por isha i vendosun me kerkue jeten e lire, mos me provue skllaverimin e torturen, e burgjet e kampet e punes se detyrueshme…Isha i mbushun me fryme revoltimi…Nga student i qete fillova me u prire kah aksioni i forte, violent…Ndjehesha i huej ne vendin tim….” Ate nate, u arratisa ne Jugosllavi!

Mbas nji viti ne qeli policore “incommunicado” perfundova ne nji kamp refugjatesh –krijesa te mjerueme e te harrueme- dhe ma ne fund emigrova ne SHBA ku qendroj keto 52 vjetet e fundit….!

Mergimi nuk qeteson as ngrohe! Per ata qe largohen per arsye ekonomike, mergimi ashte nji zgjidhje e mundeshme, por jo e sigurte. Por une isha i lidhun ngushte me vendin tim te lindjes, me nji vend qe me jepte krenari. Isha rrite dhe edukue me ate fryme ne familje, ne shoqeni, ne shkolle. Distancimi i im nga Shqiperia ishte i pa mundun.

Kam ndjeke me interesim te veçante zhvillimet ne ate vend qe me ngriti dhe me zbriti sa here qe tronditej. Prishja me ish Bashkimin Sovjetik me gezoi. Afrimi me Kinen maoiste me deshproi. Keputja e “miqesise” me Kinen e Mao-s me dha shprese se, ma ne fund, edhe Shqiperia e vete-izolueme do te shohe qartas te ardhmen e saj natyrale, Perendimin. U gabova rande! Çmenduria komuniste kalonte kufijt e te natyreshmes. Vendi i im po hynte ne nji tunel te erret, fundi i te cilit nuk shihej…! Shqiperia ishte tashma “…nje mozaik i madh ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash, ku gjakderdhja ka bere rendom lenden lidhese…” e percaktoi E.Rama. “Gjakderdhja” kjo smundje e pasherueshme shqiptare…! S. Maleshova e percaktoi:”…nga nji parti politike jemi bere nji bande kriminelesh!” E tmerrshme!

“Komunizmi” ne Shqiperi ka qene pa dyshim “fatkeqesia” ma e madhe e vendit tone. Ajo fatkeqesi nuk ka qene rezultat i kultures shqiptare, nji vend akoma i pa industrializuem. Kjo fatkeqesi u importue nga fqinjte tone sllave, dhe u ekzekutue nga elemente fanatike, te pa arsimuem, te pa eksperienece, plotesisht te shnjerezuem, dhe qe vepruen nen masken e “patriotizmit” tradicional shqiptar. Na- tyrisht, kjo “fatkeqesi” nuk justifikohet; mund te spjegohet vetem me perhapjen e “kultures se dhunes” ne vendin tone gjate viteve te luftes qe ushqente urrejtjen e pergjitheshme, dhe brutalizimin e shoqenise sone, dhe qe ne formen e saj te organizueme arriti perpjestime monstruoze ne nji marshim regresiv 45 vjeçar. Ne kete atmosfere linden psikopatet e rregjimit te kuq, te gateshem me vra edhe prindet e tyne- mendje te smura me pushtet te pakufizuem…!

Ashte kjo atmosfere intolerance qe kemi trashegue nga komunizmi e qe nuk lejon zhvillimin e nji shoqenie te lire dhe tolerante. Kete e shohim sidomos ne perpjekjet e partive politike me heshte “opoziten” qe ne momentin qe marrin pushtetin. Nji zhvilim i damshem dhe i destinuem me falimentue. Sepse, ajo qe çfaqet publikisht nuk mund te zhduket me force; ajo kthehet me rrjedhime te damshme per te gjithe. Randesia e ruejtjes se diferencave qe ndajne boten tone shqiptare ne pole kundershtare duhet shikue pozitivisht; diferencat jane “vizione” te reja, me baze morale, dhe duhen perkrahe! Nga nji here, krijohet pershtypja se kaosi politik ne Shqiperi, ashtu si ne shume vende afrikane, nuk ashte nji “anomali”, ose nji tragjedi e papritun; ky lloj kaosi ashte strategji per marrjen dhe konsolidimin e pushtetit.(Sic!)

Bashke me kete zhvillim, na duhet edhe fryma e pendimit per fajin e kryem, dhe natyrisht, fryma e faljes se fajit te kryem. Keto kohet e fundit, nji kuader komuniste kineze qe shkaktoi viktima, e pendueme, deklaroi:”…Revolucioni kulturor ka qene nji fatkeqesi masive…Si do te shikoje vendi i jone te ardhmen, varet ne nji mase te madhe nga menyra si do te ballafaqohemi me te kaluemen”. Ajo shtoi:” Une mendoj se te gjithe ata qe shkaktuen vuejtjet e te tjereve gjate Revolucionit kulturor do te kerkojne falje per krimet e kryeme, dhe do te shkojne drejt pajtimit”. Amen! Reagimi i publikut kinez ka qene:” Mao ishte burimi i te gjitha te keqiave”. “Ai ashte qe bani kaq shume te keqia”. “Ky nuk ashte problem i nji individi. E gjithe PK kineze, dhe Mao, jane gjithashtu pergjegjes”. Por, sot, ne sallen kryesore te shkolles se nji viktime ku ajo ishte drejtoreshe ashte vue busti i saj e nderohet me respekt, çdo dite, nga te gjithe studentet.

Ska dyshim qe ne Kine, rritet sot nji brezeni koshiente per te kaluemen kriminale te komunizmit kinez, por me vendosmenine e ndertimit te nji te ardhmeje qe denon pa kompromis te kaluemen tragjike. Kjo ashte prove e nji populli me kulture tremijevjeçare!
Kur do te dale edhe per ty pranevera, o Shqiperia e ime?
——————————————————————————————————
Shenim: Citatet jane te marruna nga libri: S.R. Nen hijen e Rozafes (Onufri,2004)


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend