VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Campanópolis, fshati mesjetar me materiale të ricikluara

By | October 2, 2016

Komentet

‘Save the Children’: 9 mijë fëmijë në nevojë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri (fototgaleri)

Nderkohe qe ende nuk ka nje bilanc perfundimtar per pasojat e termetit tragjik qe goditi vendin tone, Organizata “Save the Children” thotë se rreth 9 mijë fëmijë janë në nevojë, te prekur nga termeti i se martes.

Ne nje raportim te sotem, organizata shkruan se të paktën katër fëmijë janë midis vitkimave te termetit tragjik, nderkohe qe ne total, 9 mije femije kane nevoje per ndihme, pasi jane mes familjeve te prekura rende nga termeti.
Sipas Save The Children, ata janë të trembur dhe të shqetësuar dhe përveç tendave, shtretërve, batanijeve dhe mjeteve të higjienës personale, kanë nevojë edhe për mbështetje emocionale, mendore, psikologjike.

Save the Children po veprojnë në Durrës, Tiranë, Shijak dhe Fushë Krujë, ku po i përgjigjet nevojave të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

 

FOTOT – Historia tragjike e familjes që u shua nga tërmeti në Durrës

Tërmeti në Shqipëri ka prodhuar histori të dhimbshme të mijëra familjeve që kanë pësuar me jetë. Një prej tyre është vdekja e një nëne 30-vjeçare dhe vajzës së saj tetë vjeçare, të cilat kanë marr vëmendjen edhe nga mediat botërore.

Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për shkatërrimin e pallatit gjashtë katësh në Durrës ku jetonin Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.

Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.

Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.

Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.

Fotot pikëlluese- Dalin dy viktima në Thumanë, të pranishmit përloten kur shikojnë trupin e 3-vjeçares

Pamjet tragjike vijnë nga pallati i shembur në Thumanë. Momentet e rënda janë teksa janë nxjerrë nga rrënojat dy trupa. Bëhet fjalë për gjyshen dhe mbesën vetëm tre-vjeçare. Të pranishmit kanë shpërthyer në lot, teksa trupat janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit ku jetonin. Raportohet se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në Spitalin e Traumës.Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot.

EDITH PIAF – ‘HARABELI I VOGËL’ I FRANCËS (Portret dhe fotogaleri)

“Harabeli i vogël” është nofka që Franca përdor për të.

Ajo ishte ylli më i madh ndërkombëtar i Francës, që arriti t’ia merrte zemrën edhe Amerikës; me këngën dhe melodinë e saj melankolike u bë një pjesë e pandashme e muzikës së gjeneratës së pasluftës.

Këngët kabare të Edith Piafit reflektojnë jetën e saj fatkeqe, e cila ishte e mbushur me humbje tragjike dhe luftë me varësinë e saj në drogë.

Tekstet e këngëve të saj ishin të besueshme, performanca e saj ishte përtej autentikës, dhe historia e jetës së saj e shpërbleu atë me një karizëm tragjik, të cilin ajo kurrë nuk e kishte kërkuar.

Vitet e hershme të Piafit ishin shumë të vështira. Babai i saj, Louis Gassion, ishte një akrobat që udhëtonte gjatë gjithë kohës, ndërsa nëna me prejardhje marokene-italiane, Anita Maillard, ishte një alkooliste, një prostitutë e rastit, dhe një këngëtare që këndonte në kafenetë dhe në rrugët e shesheve, e njohur me emrin artistik Line Marsa, e cila e braktisi Edithin në moshë të re.

I ati i Edithit u kthye për ta marrë të bijën pas Luftës së Parë Botërore, por në vend që të kujdesej për të dhe ta shkollojë, ai e mori me vete në Paris për t’iu bashkuar përformancave të tij rrugore. Këtu ajo pati përvojën e parë të këndimit në publik.

Kur arriti moshën e adoleshencës, ajo e zhvilloi këndimin në atraksion kryesor për njerëzit, dhe u afrua shumë me motrën e saj, Simone Berteaut. Ato kënduan së bashku nëpër rrugë, sheshe, kafene dhe kampe ushtarake, duke fituar shumë pak para dhe duke jetuar ne hotele të lira.

Në vitin 1932, shtatëmbëdhjetë vjeçarja Piaf u dashurua në një djalë të quajtur Louis Dupont, dhe lindi një vajzë me të. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetonte një jetë të shthurur, dhe i dha shumë shpejtë fund lidhjes së saj. Njëjtë si e ëma, Edithi nuk mundi të kujdesej për fëmijën e vetë, dhe e braktisi atë.

Duke jetuar jetën me rreziqe, Edithit do t’i vinte fundi shumë shpejtë po të mos e zbulonte pronari i një kabareje, Louis Leplée, derisa ajo po këndonte në rrugë në vitin 1935.

I habitur nga zëri i saj, Leplée i propozoi këngëtares që të punojë për të. Ai i vuri nofkën “Harabeli i vogël”, i mësoi këngë të reja dhe si të sillet në skenë dhe e veshi në rroba të zeza.

Në këtë kohë ajo udhëtoi për Nju Jork, dhe qëndroi atje për 5 muaj duke kënduar para një publiku që gjithmonë shkonte duke u shtuar.

Pa marrë parasysh famën e saj në këndim, jeta personale e Piafit ishte e mbushur me tragjedi.

Vajza e saj të cilën e braktisi, vdiq në moshën 2 vjeçare nga meningjiti. Dashuria e jetës së saj, boksieri francez Marcel Cerdan, që ishte i martuar me një grua tjetër, vdiq në një përplasje të aeroplanit duke shkuar nga Parisi në Nju Jork për ta vizituar Piafin, gjë për të cilën kjo e fundit e fajësoi veten gjithmonë.

Ajo pati betejë shumicën e jetës së saj me alkoolizëm dhe me varësi në drogë.

Më vonë, kur gjendja iu përkeqësua shumë, ajo ishte shumë kokëfortë që të largohej nga skena dhe për shkak të kësaj, Piafit i ndodhte të rrëzohej nga skena dhe të përfundonte në spital.

Edhe pse e dobët fizikisht, zëri i saj vazhdonte të ishte i fuqishëm, dhe i linte me gojë të hapur të gjithë njerëzit që e dëgjonin.

Piaf vdiq më 10 tetor të vitit 1963, në moshën 48 vjeçare.

Pas vdekjes së saj, kryepeshkopi i Parisit refuzoi t’ia bënte varrimin, për shkak të jetës jobesimtare të saj.

Por, pa marrë parasysh këtë, lajmi për vdekjen e Piafit shkaktoi dhimbje shtetërore dhe dhjetëra mijëra adhurues të Piafit dolën në rrugët e Parisit për ta përshëndetur për herë të fundit këngëtaren.

Grafisti i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës për babëzinë e gazetarëve shqiptarë

Grafisti i shquar Avni Delvina në grafikën e rradhës është fokusuar tek babëzia e gazetarëve shqiptarë, që shkojnë nga fryn era. Ja si shkruan vetë piktori:

Kjo eshte nje pjesez e vogel e nje grafike qe kam ne realizim e siper…
Eshte pjese e nje ekspozite qe kam ne plan te hap mbi virtytet dhe veset e gazetareve shqiptare,
me te gjithe forcen dhe dobesite e tyre para pushtetit…
Nuhatja e tyre e lindur per te parashikuar jetegjatesine dhe fundin e pushtetit….
Eshte nje grafike shume e veshtire ku perfshihen rreth 35 gazetare…
Nuk duhet harruar qe pothuaj i gjithe ky brez vjen nga nje femijeri e varfer,
dhe te gjithe e kemi te veshtire te krijojme nje ekuiliber sic duhet ne rrethana normale, dhe shpesh babezia mbizoteron mbi gjithcka….”

Excelsior (1929) – Festime të mëdha në Tiranë me rastin e përvjetorit të parë të kurorëzimit të Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë (Fotot)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga  Aurenc Bebja*, Francë – 3 Shtator 2019

 

“Excelsior” ka botuar, të martën e 15 tetorit 1929, në faqen n°6, fotografitë e ceremonisë së përvjetorit të parë të kurorëzimit mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një vit më parë, Ahmet Zogu u shpall mbret i Shqipërisë

Me këtë rast u mbajtën festime të mëdha në 8 tetor në Tiranë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me rastin e përvjetorit të parë të kurorëzimit të Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë, u zhvilluan në Tiranë festime të mëdha, përfshirë një paradë madhore, gjatë së cilës një regjimenti të ri iu dorëzua flamuri.

 

Fotografitë tona tregojnë :

 

  1. dorëzimin e flamurit kolonelit të regjimentit të ri në prani të mbretit, të cilin e dallojmë në rangun e parë të grupit të personaliteteve të mbledhura në të majtë;

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

  1. mbretin (x), stafin e tij në tribunën zyrtare gjatë paradës;

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

  1. katër motrat e mbretit që vëzhgojnë paradën, të veshura me kostume kombëtare të grave shqiptare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shteti europian që zotëron mbi 221 mijë ishuj

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre.



Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.

Gjithsesi, faqja ‘WorldAtlas’ ka bërë një renditje të 11 shteteve që zotërojnë më shumë ishuj.

Është Suedia që raportohet se ka në territorin e saj 221,800 ishuj, duke u renditur e para, ndërsa në vend të 11-të është Estonia me 2,355 ishuj.

Estoni, 2355 ishuj

Greqia, 6,000 ishuj

Britania e Madhe – 6,289 ishuj

Japonia – 6,853 ishuj
Filipine – 7,107 ishuj
Australia – 8,222 ishuj

Indonesia – 17,508 ishuj

Kanada – 52,455 ishuj
Norvegjia – 55,000 ishuj
Finlanda – 188,000 ishuj
 
Suedia – 221,800 ishuj

Kjo foto dhemb ende Nga Jozef Radi

Kjo foto është e shkurtit të vitit 1991.

Aty janë pesë gra dhe vajza nga Kampi i Savrës (nga e djathta në të majtë): Baftije N., Elida. P., Anila K., Paskualina D. dhe Nexhi Ç. si dhe tre fëmijë të vegjël të tyre. Ato janë ekspozuar përpara një fotografi të huaj, e që rastësisht e ndesha në linkun http://www.gazetatema.net/2018/08/24, ku të drejtën e autorit e ka Setboun.com…

Ndalova të nënvizoj të vërtetën e trishtë të kësaj foto që është sigurisht ende dhimbje për këto gra dhe fëmijët e tyre.

Fytyrat e tyre kanë të stampuar një dëshpërim të thellë e të dyfishtë, e megjithate, ka edhe krenari ka edhe pakëz buzqeshje si një hije shprese në ndonjërën prej fytyrave…

Ato mbajnë nëpër duar disa fotografi, që janë të burrave apo vëllezërve të tyre, të cilët ishin larguar me 2 korrikun e ambasadave apo gjatë fundit të vitit 1990.

Këto gra dhe vajza të mbetura në një kamp interrnimi, shpresonin se nëpërmjet pamjes dhe kësaj foto të sensibilizonin opinionin ndërkombëtar që t’i ndihmonte në bashkimin e tyre me burrat dhe vëllezërit e tyre.

Të gjitha janë të lindura aty, në atë kamp interrnimi, të martuara aty dhe po aty kanë lindur edhe fëmijët e tyre.

Një foto që dhemb shumë, e që çdo koment i saj s’do të mund ta rrëfejë të vërtetën e asaj gjendjeje që përjetonin këto gra të reja që kishin humbur familjen dhe kishin mbetur vetëm me fëmijët e tyre aty në Kampin e internimit me shpresën se bota do t’i ndihmonte të dramën e tyre. Vetëm mbas shumë vitesh ato arritën të bashkohen me familjet e tyre e të riktheheshin te normaliteti i jetës jashtë vendit të tyre…

Kjo foto dhemb ende, edhe pse është e asaj kohe kur bota kishte humbur ekuilibret dhe shpresa e nje jete ndryshe, ende kishte pamjen e trishtë të këtyre grave dhe vajzave…
jozef radi, gusht 2019

Fotogaleri: Dy vite më parë, kur Valdrin Pjetri inauguronte hotelin me katër yje në Tiranë, në krah të tij edhe ministrja Ekonomi

Valdrin Pjetri, i zgjedhuri më 30 qershor për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës, pas akuzave të PD se ka qenë i dënuar në shtetin italian, ka dhënë sot dorëheqjen nga marrja e detyrës, duke pranuar se ngjarja ka ndodhur 17 vite më parë.

Gjatë kësaj jave, kur dhe kanë nisur publikimet e dokumenteve që tregonin dënimin e Valdrin Pjetrit, për të cilin ai nuk kishte folur më parë, kreu i qeverisë, Edi Rama, u shpreh se deri në sqarimin ligjor të kësaj çështjeje, Pjetri dhe PS do t’i kenë rrugët e ndara.

Pjetri gjithashtu është komentuar dhe për pasuritë e tij, mes tyre dhe një hotel luksoz në zonën rezidenciale të Farkës në Tiranë.

Këtë hotel ai e ka inauguruar dy vite më parë, në 25 prill 2017, dhe e pranishme në këtë ceremoni mes të tjerëve, ka qenë edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, e cila u shpreh atë kohë se ky investim do të sillte mjaft turistë në zonë e ndërsa vlerësoi edhe standardet e tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pjetri në këtë periudhë ka mbajtur postin e Kryetarit i Komisionit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Fotot nga Shkodra, PD: Pankartat me Narko-Valdrinin mbushin qytetin

“Narko Valdrini Jashtë Bashkisë”. Me këto pankarta është zgjuar Shkodra sot në këtë të hënë. Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor për Bashkinë e Shkodrës, i cili akuzohet prej disa javësh nga PD dhe opinioni publik si i ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Italia.

Pankartat janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit, duke ju prezantuar shkodranëve momente të votimit të Valdrin Pjetrit në 30 Qershor, logon e PS me simbolin e kanabisit si dhe kangjellat e burgut, që sipas PD, “ky është fati i vërtetë që e pret Valdrin Pjetrin, kur të ketë një hetim të vërtetë për dënimin e tij në Itali si dhe për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit”.

Fotot e rralla nga Shqipëria e viteve 1940, pak para se të instalohej diktatura

Këto foto të rralla paraqesin Shqipërinë e viteve 1940, pak para se të instalohej diktatura.

Në kartolinat shfaqen njerëzit në përditshmërinë e tyre si dhe qendrat e disa qyteteve.

Hidhini një sy galerisë së mëposhtme virtuale dhe “njihuni” me Shqipërinë e atyre viteve. (TemA)

Fotogaleri – Teatri mbushet plot, Mehdi Malkaj në skenë mbledh publikun. Agron Shehaj: Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur

Artistët janë mbledhur  mbrëmjen e sotme në protestë para Teatrit Kombëtar, por ndryshe nga ditët e tjera, ata vendosën të mbanin edhe një shfaqje në shenjë proteste kundër shembjes së kësaj godine, me interpretim te aktorit Mehdi Malkaj.

Në një postim të bërë në Facebook, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë

 

“Sot Teatri Kombëtar ishte skena madheshtore e artit, e qytetarisë, e dashurisë, e fisnikerisë, në një shfaqe të Mehdi Malkajt.
Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë. As milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, as paratë e gjithë botës nuk ja shërojnë dot mendjen e tij të sëmurë dhe shpirtin e shitur të keqes për para.
Ndajini këto foto të censuruara nga media dhe ejani tek Teatri Kombëtar çdo ditë.
Beteja vazhdon!”, ka shkruar ai.