VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Britania përgatitet për vizitën e Presidentit Trump

By | July 5, 2018

Komentet

Miss Serbia bën shqiponjën me duar gjatë sfilatës, producenti shqiptar zbulon ndëshkimin ekstrem nga Vuçiçi

Një vit më parë konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World ”, i cili u mbajt në Kosovë zuri faqet e para të mediave të huaja.

Ajo që tërhoqi vëmendje më shumë nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të ishte, Miss Serbia, Irina Jovanka.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar me aq ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” sot, ishte producenti i këtij kompeticioni Shpejtim Zejneli, i cili foli mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë presidentit Vuçiç kundrejt tij.

Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk ja imponuan një gjë të tillë.

“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im, ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiç person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, tregon ai.

Të vërtetat e Lulzim Bashës që duhet të dinë shqiptarët – Nga Aleksandër Biberaj

Gatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999, kam punuar për ushtrinë amerikane, si pjesë e aleancës së NATO-s kundër barbarive të Milosheviçit, i cili po synonte të përsëriste skenarin makabër të Bosnjë-Hercegovinës edhe në Kosovë kundër shqiptarëve. Ndërkohë që lufta mbaroi shpejt (mars-qershor 1999), shumë kolegë të mi vazhduan misionin në Kosovë (tashmë në kuadrin e KFOR-it), ndërsa unë, duke gjykuar se u arrit objektivi madhor, që ishte çlirimi i Kosovës, vazhdova angazhimet dhe karrierën time pranë familjes në Tiranë.

Natyrisht që kjo nuk ishte hera e parë dhe as e fundit që punoja me institucione ndërkombëtare, pasi puna dhe pozicionet që kisha pasur që në fillim të viteve ‘90 ma kishin krijuar këtë mundësi. Puna me të huaj më mësoi se si funksionon një raport zyrtar me ta, dhe faktin se ata mbi gjithçka vlerësonin profesionalizmin, korrektesën, transparencën dhe sinqeritetin. Duke u kthyer tek aktualiteti shqiptar i sotshëm, vihet re me lehtësi se Edi Rama, i zhytur në krim, korrupsion, antishqiptarizëm, dështime dhe skandale të përditshme si asnjë Kryeministër më parë, fabrikoi kohët e fundit akuza/shpifje të ulëta për kryetarin e PD-së dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, duke sajuar “historinë e kasetës së Krushës së Madhe” nëpërmjet një personazhi të pabesueshëm, shumë kontradiktor në thëniet e veta, dhe lehtësisht të manipulueshëm dhe me sa duket të mirëpaguar, si Bellanica.

Për çdo njeri që ka punuar qoftë edhe një ditë në UNMIK apo më vonë në EULEX, dihet se marrja e çdo materiali për dëshmi bëhet me procesverbal të rregullt dhe në prani të më shumë se një personi, gjë që e konfirmoi edhe ish-deputeti dhe miku i Edi Ramës, Dashamir Peza, i cili na atë kohë punonte përkthyes për BBC-në. Basha, me punën e tij në Kosovë, bëri karrierë të shkëlqyer në UNMIK, pasi për 5 vite punë (1999-2004) u ngjit deri në nr. 5 në hierarkinë e UNMIK- ut, jo pak kjo për një shqiptar, djalë të ri, të sapodiplomuar për Jurisprudencë në një ndër universitet më të mira të Europës, në Utrecht të Holandës.

Gjatë mandateve si zv.president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (2005-2009), përveç Kryeministrit, puna më lidhte më së shumti me ministrin e Punëve të Jashtme, ku kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me dy ish-ministrat e Jashtëm të kohës, Besnik Mustafajn (2005-2007) dhe me Lulzim Bashën (2007-2009). Delegacioni i asaj legjislature në Asamblenë e KE-së kishte një përbërje shumë cilësore me Bujar Nishanin (ish-President dhe ish-ministër), Lajla Përnaskën (doktoreshë dhe aktiviste e të drejtave të njeriut) si dhe dy profesorë dhe ish-ministra të Jashtëm të suksesshëm, Kastriot Islamin dhe Paskal Milon. Vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm Lulzim Basha e bëri në SHBA, ku në një takim me Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, u njoftua edhe vizita historike e Presidentit Amerikan George W. Bush në Shqipëri, i cili me 10 qershor 2008 do të shpallte nga Tirana pavarësinë e Kosovës, në 130-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo kohë që Lulzim Basha dhe gjithë Ministria e Punëve të Jashtme kanë qenë në dispozicion të Kosovës dhe shpalljes së saj si shtet i pavarur dhe sovran, duke lobuar fuqishëm bashke me diplomacinë amerikane dhe atë perëndimore për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, që kaluan edhe numrin 100 të vendeve që do ta njihnin Kosovën. Pavarësia dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës sollën edhe një realitet të ri në Ballkan, pasi faktori shqiptar fuqizohej shumë, ndërkohë që po aq shumë dobësohej faktori serbo-sllav. Pikërisht në këtë kohë botohet edhe libri i zi i Kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte (The Hunt-gjuetari/gjahtari), libër ky i mbushur me shpifje dhe trillime dashakeqëse antishqiptare. Botimi i librit ishte programuar që të pasohej direkt nga një iniciativë e deputetëve ruso-serbë për të hartuar raportin famëkeq të senatorit kontravers zviceran, Dick Marty (2011), një antiamerikan dhe antishqiptar i mbështetur, sponsorizuar dhe financuar kokë e këmbë nga sllavët.

Në vitin 2006, Dick Marty kishte bërë të njëjtën gjë me raportin e tij famëkeq antiamerikan për burgjet e supozuara sekrete të CIA-s dhe transferimet ilegale të të burgosurve në vendet e KE-së. Pra, shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbët iu përgjigjen me librin e Carla del Pontes, me mocionin ruso-serb në Asamble dhe raportin famëkeq të Dick Martyt. Të njëjtën gjë fatkeqësisht sot po bën Parlamenti i Shqipërisë më të ashtuquajturin komision hetimor, që vetëm sa rindez dhe risjell në vëmendjen e ndërkombëtarëve librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt, duk i bërë shërbimin më të mirë ruso-serbëve dhe duke goditur çështjen tonë kombëtare.

Në vazhdim të karrierës së tij si ministër i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Lulzim Basha, bashkë me ish-Kryeministrin Berisha, inicuan dhe realizuan Rrugën e Kombit, që realisht bashkonte fizikisht Shqipërinë me Kosovën, rrugë së cilës Edi Rama i vuri traun e taksës, që është më shumë një tra ndarjeje sesa bashkimi, ndonëse ajo rrugë është ndërtuar me paratë tona, me taksat tona nga buxheti i shtetit. Si ministër i Brendshëm, Lulzim Basha punoi për të plotësuar kushtet dhe loboi për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, një arritje e madhe kjo, të cilën Edi Rama me punën e tij të zezë po e shpërbën çdo ditë, duke na çuar drejt rikthimit të vizave.

Nuk është hera e parë kjo dhe as e fundit me sa duket që Lulzim Basha sulmohet me akuza dhe shpifje nga më të ulëtat, kështu u sulmua edhe në vitin 2005 kur i sapokthyer nga Kosova në drejtimin e KOP-it, do të kandidonte dhe fitonte te Njësia 7 në Tiranë përballë ministrit të gjithëpushtetshëm të Edi Ramës, Arben Ahmetajt; po kështu edhe në vitin 2011 kur me një fushatë spektakolare do të fitonte Bashkinë e Tiranës duke mundur kryetarin shkatërrues të Tiranës, sot kryetar i PSsë dhe Kryeministër, Edi Rama. Edhe tani që po sulmohet Lulzim Basha, PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit me një rezultat të thellë, kjo duket më qartë se gjithkund në sjelljet dhe reagimet e çakorduara, të çoroditura dhe të frikësuara të Edi Ramës. Sa herë që sulmohet Basha më këtë lloj artilerie, ai fiton, edhe statistikat e tregojnë këtë, fitore në 2005, në 2011 dhe në 2021, fitorja dhe ndryshimi i madh po vjen./Panorama

Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së: Një fitore të tillë Vetëvendosje e ka të sigurtë edhe në zgjedhjet parlamentare

Pasi që LDK-ja humbi bastionin e vet në Podujevë, të cilin ua mori Vetëvendosja, pati shumë reagime brenda LDK-së.

Familja e të ndjerit Haki Imeri, veprimtar i njohur i LDK-së, ka reaguar lidhur me këtë humbje të LDK-së atje, e që thotë se Albin Kurti korri një rezultat të bindshëm i cili do ta përcjellë edhe ne zgjedhjet e reja.

Ata thonë se partitë që sot janë në pushtet nuk do të fitojnë me pushtetin kundër Albin Kurtit, për shumë arsye.

“Koha e maskarenjëve iku”, kanë shkruar ata ndër tjera.

Postimi i plotë:

Agim Veliu Isa Mustafa humben bastionin e LDK-se, Podujevën. Ish shefi i tij zt. Kurti korri një rezultat të bindshëm i cili do ta përcjellë edhe ne zgjedhjet e reja.

-jemi ne Epokën qe solli zhvillimeve te reja politike e juridike ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ,Kosovës i duhet një organizim i ri politik i cili e sfidon dhe monitoron ne aspektin pozitiv pushtetin e ardhshëm te Albin Kurtit .

-dmth te ndërtohet një opozite reale ndaj tij sepse keshtu pushteti i kryen detyrat qe ia ngarkon sovrani me dinjitetshem dhe ligjshëm.

-partite qe sot jane ne pushtet nuk do te fitojne me pushtetin kunder Albin Kurtit, per shume arsye ..

– kreret e partive te dala nga lufta dhe kreret e LDK-se e kane gojen plote patriotizem Ibrahim Rugove e Adem Jashar, fatkeqesisht dhe realisht keta dy emra te rendeshsishem te lirise dhe pavaresise se Kosoves vetem jane perdorur per ta te ardhur ne pushtet Hashim Thaci , Isa Mustafa , Ramush Haradinaj , e pastaj keta te fundit ia ben varrin Kosoves tash e 20 vite…

-pushtetin e kane shfrytezuar per interesa te klaneve te tyre , interesa kryesisht personale, kane poshteruar qytetarin kane kap shtetin, perdhosun votuesin i cili besonte dhe beson akoma ne keta dy emra te pervetçem; Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

-le te mbeten histori e lavdishme e Kosoves dhe jo motiv, mase e vlere per te sjellur vota per krere mafioze qe pushtetin e kane mjet per te shperbere dhe kapur shtetin per interesa te qarta personale partiake, fisnore..

-kreret e ish partive qe deri sot e kane sunduar popullin dhe kapur pushtetin me intriga kurthe e nderskamca, kane histori e imazh te zhytur nga themeli deri ne maja ka fakte qe e mbështesin veprimtarine e tyre kriminale..

-secili nga keta akuzohet per krim te organizuar, zhvatje, duar me gjak , histori tjera shtetin e izoluan nderkombatarisht per shkaqe se kreret e klaneneve politike kriminale kishin qeverisur (sunduar) me Kosoven tash e 20 vite dhe rezultatet e ketyre qeverisjeve jane te preksheme duksheme dhe te frikeshme..

-qytetari aktual i Kosoves nuk duhet me te i jap voten atyre qe kerkojne vote; per Ibrahim Rugoven dhe Adem Jasharin .

-sepse vota per ata ishte vote per te korruptuarit dhe kriminelet qe gjunjezuan Kosoven per interesa personale, klanore. Ishte vota me e keqperdorur nga Isa Mustafa me kompani, Hashim Thaçi me klan, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj me banda…

-Kosoves i duhet nje klase politike e ndergjegjdhme dhe perparimtare, qe punon per qytetarin dhe jo qe perfiton nga qytetari…

Kosoves i duhet nje pushtet dhe elite politike qe nuk merret me te kaluaren por me te ardhmen.. fjalet boshe te patrioteve te “rinje” neper fushata nuk e integrojne Kosoven as nuk i sjellin asaj benefite qe perparojne shoqerine dhe shtetin.

Koha e maskarenjeve iku.

Ne Epoken e Re nuk duhet te kete me vota ne emer te Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit , vota duhet te jepet per programe sfiduese , progresive , emancipim shoqeror e zhvillim ekonomik, integrim EURO-ATLANTIK.

Bota sot

Specialja kundër Thaçit e të tjerëve, 13 rastet ku LDK përmendet në aktakuzë

Në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara e cila ka 69 faqe, përmenden raste të ndryshme për të cilët ish-krerët e UÇK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale. Madje përmenden edhe anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thuhet se janë torturuar e frikësuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Kjo parti përmendet plot 13 herë në aktakuzën e konfirmuar nga Specialja, shkruan Gazeta Express.

Në cilat raste përmenden anëtarët e përkrahësit e LDK-së?

Në rastin e parë përmendet kur në vitin 1989, Kosovës iu hoq statusi i krahinës autonome dhe pas kësaj, shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës mbështetën një referendum për pavarësi, miratimin e një kushtetute dhe krijimin e institucioneve shtetërore paralele, ndër të cilat edhe një qeveri e udhëhequr nga partia më e madhe politike në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (‘LDK’), me President, Ibrahim RUGOVËN dhe kryeministër, Bujar BUKOSHIN.

Në rastin e dytë, LDK-ja thuhet se ndoqi një politikë të qëndresës jo të dhunshme, mohoi legjitimitetin e qeverisjes së Kosovës nga Serbia dhe krijoi sisteme paralele të arsimit, shërbimit shëndetësor dhe të tatimeve.

Por, në rastin e tretë, anëtarët e përkrahësit e LDK-së thuhet se janë frikësuar, keqtrajtuar dhe janë eleminuar në mënyrë të paligjshme nga ish-krerët e UÇK-së, pasi të njëjtit sipas aktakuzës, i kishin cilësuar si kundërshtarë.

Në rastin e katërt thuhet se Thaçi dhe Selimi në shtator të vitit 1998 në Zonën operative të Dukagjinit morën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtet mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (‘FARK’) të lidhura me qeverinë në mërgim.

Në rastin e pestë thuhet se midis prillit 1998 dhe janarit 1999 në Likoc, Skënderaj, të ndaluarve nuk iu ofrua mjaftueshëm ushqim, ujë, kushte higjienike e sanitare, kujdes shëndetësor dhe/ose shtroja e mbuloja. Një numër anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Sylejman SELIMI dhe Sabit GECI, rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me pushkë, shkopinj bejsbolli, instrumente prej metali dhe shkopinj druri, grushte, shkelma, dhe/ose ndryshe u kërcënuan me lëndime trupore dhe vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër që u bëhej të ndaluarve të tjerë, ndër të cilët edhe anëtarë të familjes, si dhe i detyruan të rrihnin njëri-tjetrin. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin tradhtarë për arsye se përkrahnin LDK-në, se shoqëroheshin me serbë ose me punonjës policie, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në. [REDAKTUAR].

Në rastin e gjashtë, në aktakuzën kundër Thaçit dhe të tjerëve thuhet se në mesin e të ndaluarve në Likoc të Skenderajt ishin përkrahës të LDK-së, romë e serbë.

Në rastin e shtatë, thuhet se në Drenoc, Rahovec midis majit dhe korrikut të vitit 1998, përkrahësit e LDK-së, romë dhe serbë u mbajtën në qeli të improvizuara dhe nuk iu ofrua kujdes mjekësor i mjaftueshëm. Të ndaluarve iu morën sendet personale dhe nuk iu kthyen kurrë më. Një numër anëtarësh të UÇKsë rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me shkopinj, grushte, shkelma, iu lidh në trup rrymë elektrike, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se shoqëroheshin me serbë ose romë, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Në rastin e tetë thuhet se përkrahës të LDK-së, romë e serbë, në Malishevë, afërisisht midis 17 korrikut 1998 dhe 26 ose 27 korrikut 1998, të ndaluarit në ish-stacionin e policisë në Malishevë u mbajtën në dhoma të tejmbushura, me shumë pak ajrim, ushqim, ujë, kushte higjienike e sanitare, kujdes shëndetësor dhe/ose shtrojat e mbulojat që iu ofruan atyre, ishin të pamjaftueshme. Jakup KRASNIQI u identifikua se ishte i pranishëm në ish-stacionin e policisë dhe, në një rast, vizitoi dhomën ku mbaheshin të ndaluarit. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me kondakë pushkësh dhe mjete të tjera, u shkelmuan dhe/ose ndryshe u kërcënuan me vdekje dhe dhunë fizike. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë.

Në rastin e nëntë thuhet se në Llapashticë të Podujevës, përkrahës të LDK-së dhe persona me kombësi serbe u mbajtën në një sallë të tejmbushur, pa ngrohje, ushqim e kushte higjienike. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me shkopinj, zinxhirë, litarë dhe kondakë pushkësh, me grushte, shkelma, me rrymë elektrike, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë dhe u detyruan të rrihnin njëri-tjetrin. Disa të ndaluar u detyruan të kryenin punë krahu. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se shoqëroheshin me serbë, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe, ose nuk e përkrahnin UÇK-në.

Në rastin e 10-të thuhet se në Zllash të Prishtinës, anëtarët e UÇK-së I keqtrajtuan të ndaluarit dhe i akuzuan se ishin anëtarë të LDK-së, tradhtarë, spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Në rastin e 11-të, LDK-ja citohet në pjesë kur në Cahan të Hasit të Shqipërisë, të ndaluarit që u keqtrajtuan u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin përkrahës dhe spiunë të LDK-së, se shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me serbët dhe autoritetet serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në.

Në rastin e 12-të, LDK-ja përmendet kur në Malishevë, në një qeli të improvizuar, një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me shufra hekuri dhe shkopinj, me grushte, shkelma, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Dhe krejt në fund, LDK-ja përmendet, kur anëtarë të kësaj partie thuhet në Prizren u akuzuan e u keqtrajtuan nga anëtarë të UÇK-së. Të ndaluarit dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë. Të ndaluarit u fyen dhe u morën në pyetje e akuzuan se ishin anëtarë të LDK-së, për kryerje krimesh kundër shqiptarëve të Kosovës, ose se ishin bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe. Ndër të ndaluarit kishte persona me kombësi serbe

Madje ka politikanë që akuzuan LDK-në së janë përgjegjës për konfirmimin e aktakuzës kundër Thaçit e të tjerëve

Disa prej politikanëve në Kosovë e akuzuan LDK-në dhe thanë se kanë përgjegjësi për konfirmimin e aktakuzës kundër Thaçit dhe të tjerëve. Ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se LDK-ja ka përgjegjësi të madhe për këtë aktakuzë.

“Unë mendoj që për aktakuzën e këtyre katërve edhe LDK’ja duhet me dal edhe s’doli, edhe LDK’ja duhet me dal, 13 herë përmendet emri i partisë në aktakuzë, 13 herë. Ata kanë përgjegjësi edhe më të madhe”, kishte thënë Konjufca në një debat televiziv.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, i cili vjen nga radhët e LDK-së se pse nuk po jep dorëheqje nga politika, tani kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Kur do të jepni dorëheqje pasi është përmbushur misioni juaj politik”, ka pyetur Musliu-Qunin dje në seancën e Kuvendit.

Një muaj prej kur Thaçi e të tjerët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë

Kanë kaluar disa prej kur ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë në paraburgim në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emerson i kishte propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj eprorëve të UÇK-së të filloj në qershor të 2022-ës.

Por një propozim të tillë e ka kundërshtuar Zyra e Prokurorit të Specializuar pasi që, sipas tyre, vonesat në fillimin e procesit gjyqësor të kërkuara nga mbrojtja nuk janë të justifikuara dhe as në përputhje me interesin e procedurave të shpejtimit dhe të drejtës së dëshmitarëve dhe viktimave për një gjykim të arsyeshëm në kohë.

Prokurori Jack Smith nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit të filloj në verë të vitit 2021 apo më së largu deri në shtator të 2021-ës. /Express/

Kisha Ortodokse Serbe pagoi shtrenjtë çmimin e mosrespektimit të masave pandemike

Kisha Ortodokse Serbe (KOS), e cila humbi emrat e saj kryesorë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), pagoi çmim të rëndë për mosrespektimin e masave pandemike në funerale, shkruan Anadolu Agency (AA).

Së fundmi, me vdekjen e udhëheqësit të kishës Irinej, KOS mbeti pa lider, ndërsa në ceremoninë e varrimit në të cilën të pranishëm ishin mijëra njerëz, moszbatimi i masave ndikoi negativisht në përhapjen e virusit.

Më parë, metropoliti kishës në Malit të Zi, Amfilohije, vdiq më 30 tetor si pasojë e infektimit me COVID-19. Pavarësisht masave pandemike në Malin e Zi, mijëra njerëz morën pjesë në funeral dhe puthën trupin e pajetë të metropolitit për shkak të ritualeve, duke shkaktuar kritika të shumta.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe patriarku Irinej, kreu i KOS-it, gjithashtu morën pjesë në funeralin e Amfilohijes, një figurë e rëndësishme fetare për serbët në Malin e Zi.

Ndërsa mosrespektimi i masave në funeralin e Amfilohijes u tregua si një nga faktorët e rëndësishëm në rritjen e shpejtë të numrit të rasteve me COVID-19 në vend, u theksua se udhëheqësi i KOS-it Irinej gjithashtu u infektuar në këtë funeral.

Në fillim të nëntorit, u njoftua se testi PCR i patriarkut Irinej rezultoi pozitiv dhe se ai u shtrua në spital për mjekim. Irinej, gjendja e të cilit u përkeqësua më 19 nëntor, vdiq një ditë më vonë.

Masat gjithashtu u injoruan në funeralin në Beograd

Ndërsa vdekja e udhëheqësit fetar serb Irinej për shkak të COVID-19 krijoi një efekt tronditës në vend, mosrespektimi i masave gjatë ceremonive në Beograd nuk kaloi pa u hetuar.

As njerëzit që erdhën në ceremoni dhe as zyrtarët e kishës nuk “morën mësimin” nga ceremonia e varrimit e mbajtur në Mal të Zi më parë.

Megjithëse arkivoli i Irinejit ishte i mbuluar me xham, ndryshe nga Amfilohije, njerëzve që u dyndën në kishë për t’i dhënë lamtumirë udhëheqësve të tyre fetarë iu ofruan pije me të njëjtën lugë sipas ritualeve, duke shkaktuar reagime tek ekspertët shëndetësorë.

Peshkopi që udhëhoqi varrimin gjithashtu infektohet

Siç u bë e ditur, peshkopi David, i cili udhëhoqi varrimin e Irinejit, u infektua gjithashtu me COVID-19 dhe u shtrua në spital.

Në ndërkohë, përveç Patriarkut Irinej dhe Metropolitit Amfilohije, edhe emra të tjerë të shquar të kishës, si peshkopi Artemije, peshkopi Milutin dhe kryeprifti Josifov, humbën jetën gjithashtu për shkak të COVID-19.

Po ashtu, edhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të kishës janë infektuar me virusin.

Teksa KOS, e mbetur pa udhëheqës për shkak të COVID-19, humbi emrat e saj të rëndësishëm dhe hyri në një krizë të thellë, krahas takimit të këshillit që planifikohej të mbahej pranverën e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë, tani do të duhet të mbajë një takim të veçantë për të zgjedhur udhëheqësin e ri.

Reagimet nuk kanë të ndalur

Në pamjet e publikuara në media nga funeralet e metropolitit Amfilohije dhe Irinejit, u pa që masat pandemike kryesisht nuk u respektuan, ndërsa reagime shkaktoi fakti që mijëra njerëz përdorën të njëjtën lugë dhe puthën trupat e klerikëve që vdiqën nga virusi.

Ekspertët theksojnë se të paktën në periudhën kur pandemia vazhdon, kisha dhe sistemi shëndetësor duhet të bashkëpunojnë, duke shtuar se e kuptojnë dëshirën e njerëzve për të marrë pjesë në funeralet e udhëheqësve të tyre fetarë, por që shëndeti publik në përgjithësi nuk mund të shpërfillet.

Predrag Kon, një zyrtar në luftën kundër krizës pandemike në Serbi, tha se funerale të tilla të mbushura me njerëz janë të papranueshme për sa i përket pandemisë, por që një gjë e tillë nuk u arrit të ndalohej, pasi bëhej fjalë për patriarku Irinej.

Kon, në një deklaratë për mediat serbe, deklaroi se kanë zbuluar se masat kundër pandemisë nuk u zbatuan plotësisht në funeralin e Irinejit dhe vuri në dukje se megjithëse maksimum pesë njerëz lejohen të qëndrojnë së bashku në kuadër të masave në gjithë vendin, askush nuk mendoi se pjesëmarrja e publikut në funeralin të Irinejit mund të ishte ndaluar.

Përkeqësim i sitautës në Serbi dhe Mal të Zi

Ndërsa numri i rasteve ditore në Malin e Zi ishte rreth 350 në fillim të nëntorit, ky numër u rrit në mbi 700.

Në Mal të Zi, vendin më të prekur në botë me raste në raport me popullsinë pas Andorrës, COVID-19 është zbuluar te 34.454 njerëz deri më tani, kurse 481 njerëz kanë humbur jetën.

Në Serbi, ku kohët e fundit është regjistruar rritje rekord në numrin e rasteve dhe viktimave, rritjet ditore prej rreth 1.500 rastesh në fillim të nëntorit i janë afruar shifrës 8.000.

Me COVID-19 janë infektuar gjithsej 163.035 njerëz në Serbi që nga fillimi i Pandemisë, kurse 1.484 njerëz kanë humbur jetën.

Nga meningiti te babai i pushkatuar – Lume Blloshmi, gruaja artiste që sfidoi burrat (video)

Fatmira Niikolli

Miqtë e kanë përcjellë të përlotur Lume Blloshmin. Artistja avangardë u nda nga jeta për shkak të Covid 19 duke lënë pas një trashëgimi të veçantë artistike. Lume Blloshmit, piktores së pakohë dhe të gjithkohshme që u nda nga jeta të premten për shkak të Covid 19, iu dha lamtumira e fundit këtë të shtunë, në anë të ish Lidhjes së shkrimtareve. i pari që mbërrin pranë arkëmortit, pothuaj i përlotur, është Muntaz Dhrami, ish pedagogu i saj që dëshmon ambiguitetin e artistes e njeriut.

“Lumja i transmetoi brengat në vepra” – thotë Muntaz Dhrami. Ndërsa Merita Selimi thekson mes lotëve se Lumja i nxiste artistët e rinj dhe provokonte.

Pinjolle e Blloshmëve të njohur, që u persketuuan gjatë nga regjimi komunist, ajo u rrit jetime dhe vuajti gjithë jetën, pos humbjes së babait, edhe damkën e një njolle në biografi që rrezikoi ta linte pa shkolle derisa nje letër drejtuar Nexhmije Hoxhës do t’i hapte udhë.

Shkrimtari Rudi Erebara, mik i nipit të saj Ervin Blloshmit tregon se Lumes, “Babain ia pushkatuan më 1944 dhe Lumja e pati të vështirë”. Veçse dy muajsh kur babai major u ekzekutua, shumëçka për Lumen do ishte 3 vështirë.

Dhrami nga ana tjetër veçon se “Lumja i përballoi me sukses, ishte e fisnike. Nuk merrej ajo me cikerrima”.

Një vajzë me baba të pushkatuar, krejt ne moshë të njomë , meningiti do i merrte dëgjimin dhe aftësinë për të artikuluar. Megjithatë, ajo do të gjente forcën për të bërë emër duke sfiduar pengjet e pengesat, si edhe maskilizmin e ambjenteve artistike.

Erebara kujdeset të vërë në dukje se “talenti i saj ishte i pazakonshëm. Ajo ishte artistja grua që barazohej e tejkalonte ata burra që ishin Etërit e artit shqiptar”.

Edhe ish profesori i saj, e ngre lart veprimtarinë e  artistike, duke pohuar veçantitë e Lume Blloshmit.

Dhrami thotë se Lums Blloshmi sfidoi kanonet e artit, ajo këtë e arriti duke lënë mënjanë shkollën tonë.

Duke sfiduar artin shqiptar të 90-ës, që akoma endej mes kornizave të realizmit socilaist, ajo lëvroi instalacionin e performcën, duke provokuar me tematikat e konceptet dhe duke i dhuruar skenës artisatike, vepra që mund të gjendeshin në skenën ndërkombëtare.

Ikja e saj në moshën 76 vjeçare është megjithatë e parakohshme. Janë të shumta projektet që la ne mes me kolege të ndryshëm e në zhanre të ndryshme.

Milena Selimi, nga COD, tregon se ka folur me të për ekspozitë retrospektive.

Ndërsa Merita Selimi flet një projekt të Blloshmit me Galerinë Kombëtare të Arteve.

Nipi i saj, Edi Blloshmi, balerin në Lion ka ardhur nga Franza për të përcjellë hallën, gruan që e deshi aq fort dhe artisten që i mësoi aq shumë. Janë po nipërit, djemtë e vëllait me të cilin Lumja u rrit, qe do kujdesen për trashëgiminë e saj.

Lumja, gruaja me sytë shprehës e me mendjen tronditëse do të mbetet e pasfidueshme në ngjyrat që shihte e përcillte, në guximin dhe kurajon për të thyer tabutë e për të shpalosur unin njerëzor.

Shtatë nga dhjetë njerëzit më të pasur janë nga fusha e teknologjisë

Shtatë nga dhjetë biznesmenët kryesorë në listën e 500 njerëzve më të pasur në botë janë nga fusha e teknologjisë, sipas të dhënave të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është në krye të listës. Pasuria e tij, e cila ishte 110 miliardë dollarë në dhjetor 2019, është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, duke arritur në 187 miliardë dollarë. Amazon është gjithashtu faqja më e madhe në botë për blerje për sa i përket vlerës së tregut.

Elon Musk zë vendin e dytë, duke tejkaluar Bill Gates. Musk, i cili e ka rritur pasurinë e tij në 140 miliardë dollarë, është drejtori i përgjithshëm i kompanive të tilla si Tesla, Space dhe Neuralink, të cilat janë të njohura gjerësisht në të gjithë botën.

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, zë vendin e tretë në listë. Gates bëri emër me Microsoft Windows, një nga sistemet operative më të përdorura sot në kompjuter. Gates, i cili kryesoi indeksin për shumë vite, ka një pasuri prej 129 miliardë dollarësh.

Biznesmeni francez Bernard Arnault renditet i katërti në listë me një pasuri prej 105 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg është në vendin e pestë. Pasuria e Zuckerberg, i cili zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, është 104 miliardë dollarë.

Dhjetë personat e tjerë në listë janë Warren Buffett (biznese të ndryshme), Larry Page (teknologji), Sergey Brin (teknologji), Steve Ballmer (teknik) dhe Mukesh Ambani (energji).

Humbje miliardëshe, ndihmë milionëshe

Luljeta Krasniqi – Veseli

Nga rreth 1 miliard euro humbje sa vlerësohet se shënuan bizneset në Kosovë gjatë pandemisë me COVID-19, Qeveria e Kosovës, deri tani, i ndihmoi ata me vetëm rreth 150 milionë euro.

Në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, bizneset gëzuan një mbështetje financiare prej mbi 60 milionë euro.

Me këto mjete ishte paraparë mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 eurosh për 2 muaj, subvencioni i qirasë deri në 50 për qind të vlerës e të tjera.

Ndërkaq, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës, i cili kap vlerën e më shumë se 350 milionë eurove, u ndanë 60 milionë euro për biznese, në bazë të listës së numrit të punëtorëve.

Nga kjo shumë përfituan rreth 36 mijë biznese me më shumë 200 mijë të punësuar. Bizneset kanë përfituar nga 290 euro për secilin punëtor të punësuar.

Humbjet ekonomike që nuk u kompensuan

Por, krahasuar me ndihmën që ka dhënë shteti për bizneset, humbjet janë shumë herë më të mëdha.

Vetëm, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, bizneset në Kosovë kanë pasur afër 1 miliard euro më pak qarkullim gjatë periudhës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar.

Të hyrat e aktiviteteve ekonomike që u prekën më së shumti nga pandemia COVID -19, sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP është industria e ndërtimit, pasuar nga tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomi.

Zhvillimet e pafavorshme në ekonomi janë reflektuar edhe në të hyrat buxhetore, ku sipas Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës deri në fundin e vitit 2020, do të ketë rreth 300 milionë euro më pak të hyra për buxhetin e Kosovës.

Ndihmë për të mbijetuar

Humbjet e bizneseve në Kosovë nisën që nga vendosja e masave të para për parandalimin e përhapjes së koronavirusit më 13 mars, atëherë kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Për këta tetë muaj bizneset deklaruan për humbje të mëdha.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane, Aleancës Kosovare e Biznesit, Odës së Afarizimit dhe shumë organizata tjera ekonomike kërkuan ndihmë nga qeveria për bizneset, por, që ndihma që shteti ndau, u vlerësua se nuk ishte e mjaftueshme.

Përveç ndihmës, e cila ishte e pamjaftueshme, autoritetet e Kosovës dështuan edhe të miratojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim t’i ndihmojë bizneset që kanë pasur humbje nga pandemia COVID-19.

Ky projektligj, pas gjashtë dështimesh për miratim në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të miratohet vetëm në lexim të parë më 13 korrik.

Në këtë Projektligj, është paraparë që “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind”. Gjithashtu, kontribut-paguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Komuniteti i biznesit paralajmëroi krizë financiare te bizneset deri te falimentimi i tyre, nëse nuk miratohet ky ligj dhe bizneset nuk ndihmohen nga shteti.

Pandemia mbylli biznese

Gjatë periudhës shkurt – tetor, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese, të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi. Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

Por, numri i bizneseve të mbyllura u konsiderua të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj organizate jo të gjitha bizneset, të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

“Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra”, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i kësaj shoqatë Skender Krasniqi.

Papunësia shënoi rritje

Niveli i papunësisë është rritur gjatë periudhës së pandemisë. Masat për parandalimin e koronavirusit ndikuan që shumë biznese të reduktojnë numrin e të punësuarve.

Numri i saktë i personave që kanë humbur vendin e punës nuk dihet, por Oda e Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Afarizmit kanë thënë se kemi të bëjmë me rreth 30 mijë të punësuar që gjatë pandemisë mund të kenë humbur vendin e punës.

Numri i qytetareve të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit, shënoi rritje në këtë periudhë. Sipas të dhënave të APK-së numri total i të regjistruarve si të papunë deri në korrik është mbi 180 mijë.

Papunësia në Kosovë në vitin 2019 ishte 25.7 për qind.

Ekonomia e Kosovës, rënie në rreth 7.2 për qind

Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore te Kosovës, ekonomia e vendit këtë vit pritet të shënojë rënie prej rreth 7.2 për qind si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat ndikuan negativisht në pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike në vend.

Ndërkohë, raportet e BQK-së vënë në pah se sistemi bankar i Kosovës është mjaft mirë i kapitalizuar dhe likuid.

Bankat komerciale në Kosovë, sipas të dhënave të BQK-së, vazhdojnë të kreditojnë ekonominë e Kosovës.

Gjithsej kreditë në muajin gusht 2020, sipas BQK-së, janë në shumën prej 3.02 miliardë eurove, duke vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë këtij viti, me një rritje vjetore prej 7.6 për qind.

GAP: Bankat do të reduktojnë dhënien e kredive

Instituti GAP në hulumtimin e tij thotë se vazhdimi i kredidhënies është i domosdoshëm në mënyrë që të mundësohet stimulimi i konsumit të ekonomive familjare dhe investimet në sektorin privat.

Megjithatë, sipas GAP-it, në muajt në vijim kur pritet që gjendja e sektorit privat të vështirësohet edhe më tutje, fakti se bankat komerciale janë likuide dhe me kapital të lartë mund të jetë i pamjaftueshëm për të vazhduar kreditimi.

Bankat mund të vlerësojnë se ekziston një ambient i rrezikshëm për ofrim të kredive të reja dhe si rezultat të reduktojnë kreditë e reja edhe më shumë.

Në këtë situatë, GAP sugjeron që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mund të luajë një rol kyç në marrjen përsipër të një pjese të rrezikut dhe të mundësojë vazhdimin e kredidhënies. Fonde të ngjajshme u treguan efektive në shumë vende të botës gjatë krizës globale financiare.

Mashtrimi i qytetarëve nga politikanët me personalitete të dyfishta! – Nga Florim Zeqa

 

 

Në Kosovën e pas luftës puna më e veshtirë e një politikani ka qënë për t’u bërë deputet apo kryetar komune, ndërsa më e lehta për t’u bërë ministër apo zv. ministër, ambasador apo konsull, staf politik apo diplomatik, vozitës apo këshilltar i kryeministrit dhe presidentit, ku dy pozitat e fundit çdo herë kanë qënë pjesë e pazarit politik (para) paszgjedhor.

Shpërblimi i humbësve lokal me poste të larrta shtetërore

Sikurse në zgjedhjet lokale për asambleistë dhe kryetarë komune, ashtu edhe në ato parlamentare për deputet në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht për qeverisjen e vendit, kandidaturat janë përzgjedhur nga lideri i partisë dhe miratuar nga strukturat partiake.
Edhe pse dalin humbës në zgjedhjet lokale për kryetarë komune, kjo nuk u prish aspak punë servilëve të liderëve partiakë. Në vend që hiqen nga lista prioritare të partive politike, si ndëshkim nga rënja e testit demokratik, të njëjtit kandidatë humbës në zgjedhjet lokale, nga lideri i partisë avancohen në poste të larta shetërore, si zv. kryeministra, ministra, zv. ministra, në staf diplomatik apo këshilltarë, e të mos flasim për poste të larta në parti, kur servilët gjithnjë janë të parët që shpërblehen.

Servilët e liderëve partiakë, gradohen me tituj diplomatik

Si çdo herë, më të privilegjuarit e liderëve partiakë janë ata që i “mësitënojnë” koalicionet para apo paszgjedhore, janë ata që ua mundësojnë liderëve partiakë përfitimin e tenderëve qindra milionësh për kompanitë e familjarëve të tyre.
Të dëgjueshmit dhe servilët e liderëve partiak shpërblehen në forma të ndryshme, ku përveq posteve të larta në institucione shtetërore, atyre ua punësojnë edhe familjarët në institucionet e “pavaraura” publike, ua gradojnë me titujt “Anbasador”, për t’i emëruar më pas në konsuj apo staf diplomatik në shtetet në të cilat janë të hapura përfaqësitë tona diplomatike.
Kësisoji, një grusht i vogël njerëzish po e sundojnë pamëshirshëm Kosovën tonë të dashur, duke shkaktuar pabarazi qytetare dhe njerëzore, pabarazi politike dhe ligjore, pabarazi kulturore dhe sociale.
Më të zinjë sesa të korruptuarit e bërë publik për opinionin, jane ata (ato) të cilët shesin moral para qytetarëve të vendit kinse për barazi qytetare dhe luftë kundër nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse në anën tjetër të gjithë familjarët e tyre i kanë të punësuar nëpër institucione shtetërore dhe publike, ambasada dhe konsullata!

Kontaminimi i oqeanit politik me “engjuj” dhe “shpëtimtarë”

Disa politikan (e) duke qenë vetë në majat e institucioneve, mbajnë familjarët e tyre në institucione publike dhe shtetërore, stafe politike dhe diplomatike, në borde dhe agjensione.
Disa politikan (e) me personalitetin e dyfishtë dhe lojën me fjalë, duke u paraqitur para opinionit publik si “engjuj” dhe “shpëtimtar” për qëllim e kanë mashtrimin e qytetarëve, kinse janë reformatorë dhe shpëtimtarë të vendit, me gojën plot ndryshime dhe barazi qytetare, janë kapës dhe uzurpatorë, abuzues dhe tradhëtarë të interesave të qytetarëve.
Politika i ngjet një oqeani të madhë me peshq të vegjël dhe të mëdhenjë.
Përderisa peshqit e vegjël ushqim kanë gjallesat të vogla nënujore, peshqit e mëdhenjë ushqehen me peshqit e vegjël.
Ashtu sikurse jeta e peshqëve në oqean është edhe jata e liderëve në politikë është e njëjtë, ku gjithmonë të mëdhenjët ushqehen me më të vegjëlit.
Sa herë që turbullohen “ujërat” në politikë, të parët që e pësojnë janë peshqit e vegjël.
Si asnjë herë më parë në politikën kosovare janë turbulluar ujërat aq shumë, saqë nuk po dihet më, cili do të jetë fati i peshqëve të mëdhenjë, kur në garë për të parin e shtetit kanë mbetur dy peshqit e mëdhenjë (liderët më kontravers) partner në koalicionin qeverisës.
Derisa liderët partiak janë duke u përgaditur për ta kënaqur egon e tyre për të parin e shtetit, qytetarët janë duke u përballur me vështirësitë e jetës nga gjendja socio-ekonomike dhe vdekjet që po ua shkakton pandemia globale “Covid-19”.
Përveq sëmundjes dhe varfërisë, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me një krizë të thellë morale shkaku i degradimit të nistitucioneve të vendit, duke filluar nga sistemi i drejtësisë, shendetësisë, arsimit, e deri të degradimi i vlerave kulturore në përgjithësi.

Politikanët e akomoduar në institucionet e larta të vendit, që i kanë zënë dritën e diellit dhe vrarë ardhmërinë e shumë gjeneratave mund të ndihen të lumtur, pasi vetes dhe familjeve të tyre ua kanë siguruar të gjitha të mirat e kësaj bote, por mos të harrojnë se mallkimin e popullit do ta kenë edhe në ferr po të shkojnë!

NË FIER MË 1937 NË DITËN E FLAMURIT – Nga EDUARD DILO

Z. Latif Çelo dhe Eduard e Elida Dilo.
Nje takim dhe bashke-bizedim i ngrohte dhe tejet miqesor  me Z. Latif Çelo. I thjeshte, i urte, teper komunikues e i shtruar ne bisede, c’do gje kur je me te  eshte shume interesante dhe koha kalon pa kuptuar.
I lindur ne nje familje me taban te forte kombetar, i brumosur dhe edukuar me sens vetem patriotik, eshte nje thesar i pa fund per sa tregon e ka ne  kujtesen e vet sa te fresket aq interesante.
Me thjeshtesi e plot modesti, (duke mos fshehur dhe krenarine), tregon se   ne shtepine e tyre kane pasur armet  e strgjyshit Çelo Picari, trimit lab qe historia e njeh  te pa trembur e luftetar i madh me fame.
Eshte fatkeqesi qe keto arme  nuk ndodhen  ne Muzeun Kombetar ku jane dorzuar ne vitet ’50-te, por kane marre rrugen e Moskes-  dhurate  nga qeveria e kuqe e Tiranes te atyre viteve nje gjenerali te larte rus!
Sa turp! Çfare shkallmim tradite dhe historie kombetare.
Ne bisede e siper me te, ne nje zarf  ku kish te mbeshtjelle me kujdes,  nxjerr dhe tregon  keto foto te rralla me vlere te jashtezakonbeshme historike, bere ne vite te ndryshme ne Fier, ku festohej festa e Flamurit, ose  perkujtohej Lufta heroike e Vlores ne vitin 1920.
Eshte dita e Flamurit, atij Flamur shkabe, qe çdo shqiptar e ben krenar, dhe i sjell gezim ne shpirt e buzeqshje mrekulli.
Shihet ne foto njerzit te veshur hijshem, te gezuar, ku jane ne solidaritet te plote e shkrire bashke te tri fete qe ka Shqiperia.
Ne foto  gjithashtu shiheshim pjesmarrja e grave te veshura me kostume kombetare qe sebashku me femijet e burrat festojne.
Shikojme Flamurin dhe perfytyrojme si eshte valvitur neper stuhi e rrebeshe ngjyer me  me gjak te kulluar nga deshmoret Kombetare qe me te ne gji u bene fli.
Gjithmone nder vite  Flamuri eshte valvitur krenar ne rrugen  e shqipetareve te vertete qe kane sakrifikuar gjithçka.  Hije rende Flamuri duke e mbajtur nder duar e parakaluar me te,  na mbush me gezim duke  na i bere ditet te mira, duke na kujtuar sa e shtrenjte eshte Liria.
Gjaku i derdhur  per kete Flamur na e ben edhe me te shtrenjte ate.
Sa deshmore nder shekuj kane rene nen hijen e ketij Flamuri.
– Deshmoret gjithmone  aty ku pushojne ne perjetesi, mbeshtjelle trupin me flamurin kombetar  durojne gjithcka e nuk zemerohen e trishtohen, por ne heshtje, aty nen’ dhe’,  shpresojne  per dite  drite e miresi per krejt Atdheun, Memedhene e drobitur e te coptuar, tradhetuar  edhe nga ca bij  -gjakprishes te tij…
Por shpreson qe gjakun ne deshmoreve, te pa ndare nga ngjyra e  bindje idesh, por vetem si idealiste te idealit te shejte kombetar qe i beri te rrokin armet e te dalin  e luftojne deri ne flijim,  ta shohe  ashtu si duhet – siç e ka dhe Flamuri me shqiponjen dy krenare.
Gjaku i deshmoreve, plaget e tyre dhembin ende- se nuk shikojne nje Atdhe si e mendonin e nen Flamurin Kombetar-  per te cilin sakrifikuan e dhane jeten.
Ne tere ekzistencen  mijavjeçare  te  Kombit tone, historia nuk njeh qe populli yne  te kete sulmuar dike, veç eshte mbrojtur  si shqiponja  ne mes te nje pellgu gjaku!
Gjithmone populli  yne  ka luftuar  e eshte mbrojtur si shkembi  ne mes te detit qe pret dallget qe perplasen ne te.
Flamurin tone -duhet ta mbrojme e nderojme  se ka perballuar  nder kohe e nder luftra te pergjakeshme,  duke u perleshur me forcat me te medha perhere.
“Flamiuri yne eshte  simbol i jetes sone kombetare, eshte flake e pa – shuar e etjes per liri.  Flamuri yne eshte fjala e fundit deshmoreve… te renve per Kombin…, eshte shikimi plot drite  drejt te ardhmes”.
Rrofte dita e Shejte e Flamurit!
EDUARD M. DILO
1- 2:     28 Nentor 1937 Dita e Flamurit , festuar ne Fier
Po ne Vitin 1937, kremtimi i fitores se Luftes se Vlores ne 1920.

Vrasja e shkencëtarit iranian thekson dobësinë në sigurinë e Iranit

VOA

Udhëheqësi suprem i Iranit po kërkon shpagim për vrasjen e shkencëtarit kryesor të lidhur me programin bërthamor të vendit.

Të shtunën, Ajatollah Ali Khamenei bëri thirrje për “ndëshkim përfundimtar” të kujtdo që është përgjegjës për vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh, siç tha ai. Vrasja ditën e premte e Mohsen Fakhrizadeh, figura e dytë më e lartë ushtarake iraniane vrarë këtë vit, ka theksuar dobësinë e Teheranit në mbrojtjen e zyrtarëve kryesorë dhe aftësive të kundërshtarëve të tij në eliminimin e tyre, thonë disa analistë.

Irani tha se Mohsen Fakhrizadeh, 59 vjeç, u vra në një sulm të armatosur që ndodhi gjatë ditës. Ai ndodhej në makinë në momentin e sulmit dhe po udhëtonte drejt qytetit verior të Absardit, rreth 90 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit, Teheran. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili drejtonte Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimit në fushën e Mbrojtës pjesë e ministrisë iraniane të Mbrojtjes njohur me akronimin SPND.

Ai kishte udhëhequr më parë një program të fshehtë të armëve bërthamore që Irani nisi në fund të viteve 1980 dhe që me sa duket u braktis në 2003, sipas agjencisë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në varësi të OKB-së.

Presidenti iranian Hassan Rouhani fajësoi Izraelin për vdekjen e shkencëtarit.

Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale dhe mercenarëve zionistë u njollosën me gjakun e një djali iranian“, tha zoti Rouhani gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij që u transmetua në televizor, duke përdorur referenca të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Vrasja e Mohsen Fakhrizadeh vjen rreth 11 muaj pas një sulm ajror amerikan në Bagdad më 3 janar gjatë të cilit u vra komandanti më i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani. Uashingtoni e quajti sulmin një operacion me qëllimin për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit nga Qassem Soleimani, i cili drejtonte Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, e përcaktuar nga SHBA si organizatë e huaj terroriste.

Duke folur për shërbimin Persian të Zërit të Amerikës, eksperti i sigurisë për Lindjen e Mesme Thomas Juneau, profesor në Universitetin të Otavës, tha se vrasjet e Mohsen Fakhrizadeh-it dhe Qassem Soleimani-t përfaqësojnë dështime serioze të sigurisë të udhëheqjes iraniane.

“Duhet të supozojmë se të dy këta persona ndodheshin nën një mbrojtje shumë të fortë nga ana e regjimit iranian”, tha zotit Juneau.

Ai tha se vrasjet gjithashtu nxjerrin në pah pikat e forta të kundërshtarëve të Iranit.

Kushdo që ishte përgjegjës për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh-it, tregoi një shkallë të lartë aftësie duke kryer operacionin në periferi të kryeqytetit gjatë ditës dhe në rrugë ndërsa ai supozohej të ishte nën mbrojtje“, tha zoti Juneau.

Ndërsa, vrasja e Qassem Soleimani-t ishte rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të energjisë e burimeve nga ana e SHBA për ta ndjekur atë dhe për të dëgjuar bisedat e tij si dhe për të ditur se me çfarë merrej”, shtoi ai.

Irani i drejtuar nga islamistët, e që mohon të ketë pasur ndonjëherë qëllime për të prodhuar armë bërthamore, fajësoi për vrasjen e Fakhrizadeh armikun e tij rajonal Izraelin dhe kërcënoi me hakmarrje të ashpër. Izraeli, shkatërrimin e të cilit Teherani e ka mbështetur prej kohësh, nuk ka bërë asnjë koment. Shteti hebre dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk i kanë përjashtuar veprimet ushtarake për të parandaluar Iranin që të prodhojë armë bërthamore.

KUPTIMI I  XXVIII  NȂNDORIT Për  djelmnin  shqiptare – Nga MUSTAFA KRUJA

 

 

Po më duhet edhe mue me shkarravitun diça për numrin e veçantë të “Shqiprís së Ré” qi do dalë ditën 28 nëntor. S’e pata kët mendim. Por “Shqipëria e ré” e di t’a fusi njerin në valle edhe kur s’e ka zanat kërcimin a s’âsht në fel me kërcye.

Pra po shkruej. Por ça me shkrue? Ju them të drejtën se m’âsht dashun t’a lodh  mjaft mênden për me gjetun nji themë qi t’i përshtatej rasës dhe kohës bashkë e qi mund të këndohej pa mërzí të madhe prej kënduesve të ksaj fletoreje.

Ah të kishem qênë dhe un poet, sa m’a kishte ânda me i a çue dikuj zêmrën peshë e ndonji pikë lot mallëngjimi ndër sy, ashtu si m’a pat bâmë mue disa vjet përpara D. Lazër Shantoja me “Kuvêndin e Deshmorvet” po në rasën e 28 Nëntorit ! Por mue kët cilsí m’a ka mohue natyra. Nuk dij me shkrue vjersha. E jam fort pak i aftë me gixilue zêmra. Më vjen mâ tepër për dore me i thirrë mêndes, gjykimit të ftohtë se sa me i nxitun kazanit të gjakut.

Prandej edhe dava me i a sjellë fjalën t’eme kryesisht djelmnís, e cila e ka gjakun në vlim të natyrshëm dhe ka nevojë mâ shumë për argumenta qi munt t’a shtien në nji kujtim të thellë mbi kuptimin e mâ së madhes ditë të historís së kombit t’onë, se sa për ligjerata qi t’a mallëngjejnë e t’i ndezin gjakun.

*****        

                Plot  20 vjet para, më 28 – XI – 1912, nji kuvênd burrash të mbledhun në Vlonë ndënë prisín e Ismail Kemalit, i shpalli botës mbarë se Shqipnija, aty e mbrapa, do t’ishte vetëm e Shqiptarvet, se këta do t’ishin vetë zotën në plangun e përbashkët të tyne, mu nj’ashtu sikur e ndien dhe e njeh veten secili në shtëpi e gjâ të vet, se i hueji  nuk do të guxonte mâ me urdhnue e sundue mbi stërnipat e Illyrve.

Hân’ e yll po perëndojshin për jetë, po zhdukeshin nga horizondi i atdheut t’onë ; ishte tue lemë dielli i lirís. Nji flamur i madh zhdridhej rreth nji shtize të gjatë në dritoren e nji shtëpije të moçme ku ishte mbledhun kuvêndi : flàmur i kuq, si gjaku i dëshmorvet të tij, me shqipen e zezë dykrenshe në mes flàmur i Skanderbegut, qi po valonte për të parën herë n’ajrin t’onë mbas katër shekujsh e gjymsë.

Atypraty nji zâ i rreptë buçitte prej qinda krahnorësh e naltohej në qiell si nji lutje e fjeshtë e e kulluet dalë prej zêmrash të lame nga çëdo mëkat : rroftë Shqipnija !” Brohorí të padame e lot mallëngjimi….

20 vjet para ! Ju djelm të rij të Shqipnis së lirë s’kishi lemë edhe ose ishi edhe të njomë. Sod, 20 vjet mbrapa, ndokush nga ju mund të pyesë mallëngjyeshëm : “ku janë ata burra qi ngritën për të parët flàmurin kombtar ?” E un ju përgjigjem : mâ mirë mos pyetni për ta. Historija, ata qi meritojnë të kujtohen, do t’u a tregojë brezave t’ardhshëm. Ka pasun ndër ta apostuj lirije a së paku asish qi e kanë pritë e deshirue këtê me gjithë zêmër. Këta kanë vdekun a rrojnë të ngîmë e të kënaqun tue pamë mundimet e sakrificat e tyne të shpërblyeme nga realizimi i idés e i deshirit qi kan ushqye. Ka pasun dhe njerz të rrëmbyem prej nji rryme të pakuptueme, si lânda qi merr me vete nji lumë për me e lânë të zhytun në ledh të ndonji bregu a me i a falun detit. E mâ në fund ka pasun edhe shpekulatorë, farizij të kohvet t’ona, të cilët ndjekin çëdo rrymë qi t’u përshtatet interesave të tyne, qi ndërrojnë lëkurë e qime simbas stinës. Në qoftë se ju do të kërkoni me njohun e nderue kênd nga deshmitarët e ditës 28 Nëntor 1932 po ju siguroj se mâ të parët qi kanë me ju dalë përpara si fatosa të pavarsis shqiptare kanë me qênë këta të fundit. E ju, para fytyravet të tyne, keni për të humbun të tânë shijen e idealit të thjeshtë që ushqeni !

Kujtoni pra e nderoni vetëm dëshmorët e paemën qi kanë bâmë veten flî për t’i a mbërrîmë asaj dite e mâ vonë për të ruejtun frytin e saj, ata qi s’u dihen a së mund t’u përmênden emnat. Mu nj’ashtu sikur nderohet sod gati në të gjithë botën kujtimi i ushtarit të panjohun ramë deshmuer n’altarin e Atdheut.

*****

“Por, do të më thoni, çfarë deshmorësh kur të gjithë e dijmë se Shqipnín s’e bânë Shqiptarët por Evropa ?”

Po, kështu thonë përnjimênd ata qi s’kanë çue as nji gisht dore për Shqipnín e lirë ; jo vetëm, por as qi kanë besue kurrë në nji “mrekullí” t’atillë e ndoshta as sod s’u besojnë syvet të vet. Janë pesimistat e paqortueshëm, ata qi s’e njohin historin e kombit të vet, qi s’e kuptojnë forcën e gjakut qi u vlon ndër dej.

E ça me thânë mbandej për nji tjetër kategorí Shqiptarësh, për ata qi jo vetëm s’kanë besue se mund të bâhej e mund të qëndronte Shqipnija Shtet i lirë, por kanë luftue me të tâna armët qi kanë mundun të përdorin, prej fjalës e deri ke martina e mavzeri, për mos me lânë qi të ngrihej nji Shtet shqiptar, e mbrapa, si u ngreh, për me e shêmbun ? E mbasi panë se Shqipnija u bâ, po rron dhe do të përparojë, edhe kundër vullnetit të tyne, atbotë i a nisën me bërtitun me sa u punoi zâni : “ rroftë Shqipnija “, e u vunë me e shfrytue, me e kullotun.

*****

Shqipnín e bâni Evropa ashtu si bâni Jugoslavín, Çeko-Slovakín, Polonín, Rumanín e madhe e Shtetet e Baltikut, për me folë vetëm për sà i përket kontinentit t’onë. Nuk besoj të ketë ndër këto Shtete gjind qi t’u a dijnë për nderë vetëm të huejve lirín e tyne.

Shqipnín e bâni kombi shqiptar vetë. E bâni forca e ksaj race krenare e kreshnike qi qe e zonja me u bâmë ballë me shekuj, si shkâmb graniti, valve mâ të rrepta qi e rrahën pa mëshirë në të djathtë e në të mângjët, përpara e përmbrapa, në të katër anët. Qe mâ se dymijë vjet nuk qenë të zotnit me i a ndërrue karakterin e vet as Helinët e vjetër me qytetnimin e madhnueshëm të tyne, as Grekët e rij me armën e fés të përdorun pa fé shkrupulli kundër nesh, as vala slave qi mbuloi Balkanet me tërbim qyshë prej të shtatit shekull, as sundimi romak e as shpata e Osmanllijvet. Shqiptarët ndërruen fé, por jo kurrë kombsí. As fuqija magjike e besimit nuk i bâni me e mohue gjakun e me e harrue gjuhën e tyne. Aty ku s’e përpini shumica e madhe për me psue proçesin e natyrshëm t’asimilimit Shqiptari mbeti gjithmonë Shqiptar, me doket e zakonet e veta, me gjuhën e vet.

Dhe mbet Shqiptar me armë në dorë. E ruejti kombsín me forcë, tue derdhun gjak e tue u strukun, vëlla me shqipen, ndër malet e veta të papushtueshme. Mbet i egër, ndoshta, jashta qytetnimit, por mbet Shqiptar. Luftoi për doket e zakonet e tija, për gjuhën e tij, për kombsín e tij ; luftoi për lirí.

E ça do të thonte Evropa përpara këtij fakti të gjallë e të pashlyeshëm në shekullin t’onë kur parimi i kombsis âsht imponue si bazë e politikës ndërkombtare ? Duhej të ndodheshim në nji botë të sundueme fund e majë prej Gjorgjeviqash për me pamë të mohueme kombsín shqiptare.

E si do t’a mohonte Evropa të qênët  e nji kombi i cili qytetnimit të saj e fés së krishtênë i ka dhânë nji Fatos si Skanderbegun e shumë gjak të derdhun për at qytetnim, për at fé e për lirí të vet.

*****

Evropa bâni Shqipnin ? E pse mos me thânë mâ mirë, mâ drejt se Evropa e cungulloi, e përgjysmoi Shqipnin ? Shkëputi pjesët mâ të mirat të saja e i futi ndën zgjedhë të huej, shumë mâ zí se ishin, ku po ndrydhen e shkretohen pa pikë mëshrire, jashtë çëdo ligje njerzore. Evropa po hesht para ksaj mizorije në mâ të madhen apathí. Jo, djelmnija shqiptare s’ka si u beson përrallave të Shqiptarvet pa sedër kombtar e pa besim në veten e tyne e kombin e vet. Ajo do t’i përbuzë gjithmonë ata qi mohojnë forcën e vërtytet e racës, gjakun shqiptar të derdhun për lirí ; do t’i urrejë anmiqt e djeshëm e të kurdohershëm t’idés kombtare.

*****

Dita XXVIII Nânduer âsht pa dyshim mâ e madhja ditë gzimi për kombin t’onë. Por në kët ditë gzimi të pashoqe s’âsht e mundun për né mos me e çue mênden edhe ke vllaznit t’anë qi vuejnë në nji robní politike ndër mâ të zezat qi njeh historija e gjithë shekujvet. Ata e dinë se Shteti shqiptar âsht tepër i vogël për me i shpëtue sod nga zgjedha. Me gjithë këtê kanë plot të drejtë me pritun prej nesh qi në mos tjetër të marrim pjesë me zêmër në zín e gjâmën e tyne, ashtu sikur çëdo gzim i ynë gzon e mbush me shpresë edhe zêmrat e atyne fatzezve. Shpresa e tyne e dashunija e jonë për ta janë nji peng sigurimi për kohën e ardhshme, mbasi botën  e ka bâmë natyra rrumbullake e mbas natës s’errët do të lejë pa tjetër drita e diellit. Në qoftë se jemi të dobët materjalisht le të jemi të fortë moralisht, tue njohun e çëmue të drejtat t’ona e tue shpresue gjithmonë. Kjo shpresë duhet të mbushë e të nxejë sidomos zêmrat e djelmnis s’onë qi do të përgatisë e të trashigojë kohën e ardhshme.

*****

Lirija e nji kombi fitohet e ruhet me sakrifica të mëdhaja, me sakrifica gjâje e gjaku, me vetmohimin e secilit qytetas qi e gzon e e trashigon. Nuk âsht burim pasunimi të veçantë, a mâ mirë me thânë burim po, por jo mjet, siç e quejnë shpekulatorët pa shkrupull e pa ndërgjegje qi s’e kanë lodhun kurrë mênden për atdhe veçse për t’a shfrytue. Ajo âsht nji ideal qi ushqen shpirtin e atyne qi e kanë dhe siguron lumnín e kolektivitetit, të mbarën e të mirën e popullit. Të popullit qi e fiton dhe e ruen me gjakun e tij.

Lirija i gjân nji bime delikate qi lyp mâ të madhin kujdes e tokë t’aftë për me qëndrue e me u zhvillue në mënyrë qi t’i napë kombit pemët e veta për ditë mâ të mira e mâ të plota. Toka e ksaj bime âsht edukata shoqnore e patrijotike e popullit. “Shqipnija u bâ, tash duhet të bâjmë Shqiptarët” po thomi edhe na tue marrë hua nji frazë të formulueme për nji tjetër komb mâ se nji gjymsë shekulli përpara.

Kjo âsht barra mâ e rândë e mâ e shênjtë qi i bie djelmnis shqiptare, ajo qi do të sigurojë t’ardhmen e Shtetit t’onë e bashkimin e të tânë kombit ndën flamurin kuq-e-zi. Përpara, pra, djelmní !

“Shqipëria e Ré”  Kostancë (Rumani) 1932                         MUSTAFA  KRUJA


Send this to a friend