VOAL

VOAL

Komentet

Zonja e Shalot – Dashuria, moskthimi i dashurisë dhe ikja!- Esé nga SENAD GURAZIU

(…siç i pati ndodhur Lancelotit të përrallës mund t’i ndodhë cilitdo kalorës politik të së tashmes : )

Zonja e Shalot, ishte një princeshë e ngujuar diku në një kullë, në një kështjellë afër Kamelotit, dhe pati vdekur me zemrën shkrumb, pa iu kthyer kurrë dashuria nga Lanceloti (kalorës ky, fisnik i “Tryezës së Rrumbullakët”, të mbretit Artur).

Nëse lexuesi për pak çaste t’merrej me imagjinatën, nëse ta parafytyronte pakëz skandalin imagjinar që ndonjëri nga ministrat e Ramës të dashurohej në gruan e tij, në gruan e Kryeministrit (po, po përnjëmend, dmth. të dashurohej me gjithë mend, ta humbte mendjen)! Apo ndonjëri nga ata të kabinetit holandez ta humbte mendjen pas mbretëreshën Maxima të Holandës! Me ndihmën e kësaj imagjinate do ta kuptonim fare lehtë Lancelotin, e edhe do ta “falnim” madje, sepse do ta kuptonim që i pafajshëm.

E lehtë të imagjinosh, në realitet duket e “pamundur”, pasi zemrat i kanë dhe “frenat”, e frenojnë veten, s’janë të gjitha zemrat të krisura, apo jo. Kështu thotë logjika dhe arsyeja, mirëpo e dimë që s’është e pamundur – e sidomos s’është e pamundur në përrallat e dikurshme, në letërsi, në filmografi etj. E qartë, skandal mos pyet, ta humbësh mendjen pas gruas së Ramës… apo pas gruas së Aleksandrit, pas mbretëreshës Maxima, uaaa, sikur dhe imagjinata tani përshfaqet mjaft e “çuditshme”. Sado skandaloze nëse t’na duket ideja, pikërisht kështu i pati ndodhur Lancelotit, si tradhti ndaj mbretit të vet, ndaj mbretit Artur.

Sa i përket imagjinatës, mos t’ju duket “skenar” i pamundur, bie fjala Margaret Thaçer, ajo Zonja e Hekurt e Britanisë, sa herë shfaqej diç serioze për të diskutuar me ministrat, e sidomos në prag dhe gjatë Falkland-Luftës, e bënte darkën (edhe burri i ndihmonte, psh. ndonjëherë i qëronte patatet) dhe i thërriste të gjithë ministrat e kabinetit të hanin darkë në shtëpinë e saj, dhe dmth. t’i diskutonin problemet e qeverisë në komfortin shtëpiak. Po pra, pikërisht në shtëpinë e saj, ashtu i pëlqente dhe ashtu bëhej, ishte seancë praktike (si mbledhje qeveritare) por dhe ndjehej më komode.

Sipas të njëjtës imagjinatë, afër mendsh që dhe Rama mund t’i ftojë ministrat dhe ministreshat për darkë në shtëpinë e tij. Mund t’i ftojë përnatë, apo saherë t’i teket e kur t’i teket. Ndonjëherë një gotë jashtë masës dhe njeriu e humb mendjen. Madje as shampanja s’është e pafajshme kur është fjala për “mendjen”. Dhe kështu dmth. nuk është e “pamundur”, siç i pati ndodhur Lancelotit të përrallës mund t’i ndodhë cilitdo kalorës politik të së tashmes.

***
Mirëpo, le t’ia fillojmë me lulet, me trëndafilat fillimisht, pastaj i përmendim dhe pikturat. Ka madje dhe lule, trëndafil që mban emrin “Zonja e Shalot”. Ky trëndafil mban emrin e zonjës së bukur si zambak por që, sa i përket dashurisë, pati qenë e pafat, njihej si Elena, princesha e Astolat.
Unë e zgjodha pikërisht këtë foto-lule, nga miliarda… thashë miliarda duke u nisur se Interneti mund t’i ketë me miliarda foto-trëndafilash, kjo që e zgjodha m’u duk më kualitative, dmth pritet ta respektoni vendimin tim, sepse vendim i madh, e zgjodha ndër miliarda foto-lulesh si “prezantim” të gjithë trëndafilave “Shalot” : ) Bukur, fotoja ngjitur e paraqet trëndafilin “Zonja e Shalot” (foto-trëndafil i v. 2010, Austin, Britani e Madhe).

Në një vend tjetër pata shkruar se Elena e përrallave arturiane vuante tepër shumë për Lancelotin, e ngrata pati dashuruar siç vetëm princeshat e kështjellave dinë të dashurojnë. Do vdiste madje nga “dashuria”, aq fatkeqe, përrallë aq e dhimbshme, s’ka njeri që s’i këputet zemra, vdiq e shkoi pa iu “kthyer” kurrë dashuria. Gjithçka që kishte në zemër ia pati falur Lancelotit, derisa zemra i qe bërë shkrumb, djegur e përvëluar. Sepse zemrat e klasicizmit përrallor s’dinin ndryshe, o dashuronin përjetësisht o fare. Zemrat dikur s’kishin as “hile” as falsitet, ishin zemrash 100% të sinqerta.

Ç’është e vërteta as Lanceloti s’e pati shpërfillur, por dhe ai vetë pati ngelur pa “zemrën” e vet. E pati humbur zemrën duke rendur pas Ginevrës, dmth. s’është se na kishte “faj” për pafatësinë e Elenës. T’i thoshte “po” duke qenë e vërteta krejt ndryshe, ashtu do ishte mëkat akoma më i madh – Lanceloti e dinte fort mirë se qe dashuruar gjer në veshët me ëndrren e vet, në Ginevrën (gruan e mbretit Artur, për të cilin Lanceloti shërbente si “dorë e djathtë”, si kalorës i famshëm dhe trim i madh).

Të flesh me “zemrën” e mbretit, me gruan e tij, me mbretëreshën… s’është ndonjë “kundravajtje” e asgjëshme, përkundrazi, është një problem serioz. Lanceloti pati qenë tepër i “hutuar” pas Ginevrës, ishte supozuar që ai t’na ishte kalorës i hutuar rreth trimërisë, rreth problemeve të mbretërisë, rreth politikave të mbretit Artur, rreth “Tryezës së Rrumbullakët” (duhej t’ishte shembull i fisnikërisë për kalorësit e tjerë) e jo të hutohej pas bukurosheve të huaja : ) Ose thjesht merre me mend atë që veç e thamë; ndonjëri nga ministrat e Ramës e humb mendjen pas gruas së tij.

Sikur që dhe Ginevra që do bëhej tradhtare, vetë zemra e saj (ashtu në pafajësinë e vet) do e fuste “turbullirës”, e tradhtonte mbretin dhe mbretërinë e vet, e tradhtonte veten, tekefundit ishte mbretëresha. I bie se edhe Lanceloti i tradhtonte që të dy, apo që të tre, sepse madje dhe vetveten – i bie se jobesnik ndaj mbretit, ndaj mbretëreshës e edhe ndaj vetes (meqë do i shkilte principet e fisnikërisë dhe të kalorsisë).

Sidoqoftë, ka panumër piktura dhe ose vepra artistike rreth subjektit “Elenat e Shalot”, s’di nëse ndokush t’i ketë numëruar të gjitha “Elenat…” (ndoshta as muzeumet e botës, as institucionet e artit s’e dinë aq “saktë” : ) por ka me dhjetra e qindra, vizatime, gravura, piktura… pothuaj panumër sosh. Secila më e bukur se tjetra, me subjekt fisniken e dashuruar deri në vdekje, “Elena” e bukur, së cilës nuk i qe kthyer dashuria.

Psh. versioni i piktorit Waterhouse, “Zonja (e Kështjellës) Shalot”, 1888 (John William Waterhouse, 1849-1917) është njëra nga pikturat më të famshme të tij. Si skenë vizuale piktura na e paraqet mbarimin ose fundin e poemës së poetit Alfred Tennyson, me të njëjtin titull. Waterhouse ishte një piktor anglez, i njohur për stilin piktural të Akademizmit, dhe i cili më pas e pati përqafuar stilin dhe filozofinë e Pre-Rafaelitëve. Pikturat e tij kryesisht kishin si subjekt femrat nga mitologjia e lashtë greke dhe nga legjendat arturiane.

Ose portret-piktura tjetër (ngjitur këtu 2 versione), “Zonja e Shalot (Duke shikuar Lancelotin)”, 1894 – majtas: versioni final, dhe djathtas: studim – pata lexuar në një vend që kritikët më shumë i parapëlqejnë “brushat e lira” në studimin (djathtas), sesa versionin e përfunduar (majtas). Hm, padyshim këta do kenë patur më shumë shije e preferenca për “impresionizmin”… pata buzëqeshur : )

Si karakteristikë e impresionizmit është psh. si vijon: për shkak të “shkitjes” së lëmuar të brushave, dhe të ngjyrave hedhur “trash” në kanavacë, pikturat në stilin “impresiv” lënë përshtypjen se janë punuar shpejt e shpejt (njësoj si dhe studimet a paraskicat që i bëjnë piktorët para se t’ia fillojnë asaj tabllosë “përnjëmend” – pra sipas meje, ky studim i Waterhouse lirisht mund të klasifikohet si “pikturë e kryer impresioniste” – po ashtu temat e impresionizmit nuk “rrahin” ndonjë problematikë, as nuk mëtojnë të “lodhen” me ndonjë mesazh…

Të gjitha pikturat padyshim qenë frymëzuar nga poema e Tennyson “Zonja e Shalot” (1832), një baladë lirike e shquar për romantizmin mesjetar. Simbolika enigmatike e poemës i pati frymëzur sa e sa piktorë, veçanërisht Pre-Rafaelitët. Por pra dihet se poema e Alfred Lord Tennyson bazohet në legjendën arturiane (aty si figurë njihet Elaine of Astolat, “Elena e Astolat”). E cila figurë (e legjendës arturiane) padyshim ishte diç si influencë a frymëzim nga një tregim pararendës, që rrëfehet në një vepër italiane të shek. XIII me titull Donna di Scalotta – Zonja e Skalotit).

Rishtas, sidoqoftë, poema “Zonja e Shalot” e Tennyson pra rrëfen historinë e romancës së Elena Astolat, një e re fisnike e burgosur në kështjellën e një ishulli afër Kamelot (Kameloti ishte diç si “kryeqytet-kështjellë” madhështore, kryeqendër e mbretërisë arturiane, selia e Mbretit Artur). Elena do vdiste nga dashuria për Lancelotin. Në legjendën arturiane, siç e cekëm më lart, Lanceloti ishte njëri nga kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët, trim dhe kalorës fort i zoti, në legjendën përshkruhet si krahu i djathtë i mbretit Artur.

Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri

VOA/Raimond Kola

Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte kulti në Shqipëri gjatë punimeve konservuese në monumente. Specialistët e restaurimeve thonë se zbulimet kanë rëndësi për periudha të ndryshme historike, por edhe për të nxitur turizmin kulturor. Shumë objekte kulti në Shqipëri ruajnë ende gjurmët e mëdha të dëmtimeve gjatë regjimit komunist dhe kanë nevoja për ndërhyrje për të shpëtuar nga shkatërrimi.

Në “Kishën e Shna Ndout” në Kepin e Rodonit restaurimi i disa pikturave murale solli kohët e fundit të dhëna të reja. Portrete dhe figura shenjtorësh kanë dalë në dritë pas heqjes së llaçit dhe gëlqeres gjatë konservimit të veprave të artit.

Këto konservime pasuan restaurimin që iu bë kishës pas dëmtimeve të tërmetit të vitit 2019.

“Fragmenti i zbuluar në apsidën e Kishës paraqet një skenë ku shfaqet froni i Krishtit dhe figura e Johan Pagëzorit”, thotë specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Gentian Vokopola.

“Në kishën e Kepit të Rodonit jnë zbuluar disa fragmente të pikturës murale, portrete, pjesë nga “Skena Deissis” në apsidë, por edhe fragmente të tjera me motive bimore dhe me simbolikë tjetër si mund të përmendim “Nyjen e Solomonit” që është evidentuar, apo disa pikturime të kryqeve ortodokse”, tregon ai.

Në këtë kishë është zbuluar disa vite më parë edhe një pikturë murale që paraqet shqiponjën me dy kokë, e cila është edhe simboli i flamurit të Skënderbeut. Zoti Vokopola thotë se këtë vit është evidentuar më qartë e gjithë kjo hapësirë e pikturës muarale.

“Shqiponja, e cila ka origjinën e saj nga bizanti, është përdorur pastaj edhe në flamurin e Kastriotëve nga Skënderbeu. Piktura është e natyrës heraldike, është emblema e tyre, e pikturuar në faqet e apsidës. Gjatë shekullit të XV kisha është rindërtuar nga Skënderbeu dhe natyrisht është ridekoruar. Punimet në këtë pjesë konsistuan në vijimin e pastrimit me evdientimin këtyre figurave:është një shqiponjë, shqiponja e Kastriotëve, një figurë kalorësi dhe një grup shpendësh shtegëtarë krilla apo çafka”, tregon ai.

“Krahas kishës së Kepit të Rodonit ndërhyrjet restauruese u kryen kohët e fundit edhe në Manastirin e Mesopotamit, në jug të Shqipërisë, dhe në kishën e Manastirit të Rubikut, në veri të vendit, të cilat sollën fragmente të reja murale”, thotë zoti Vokopola.

Ndërhyrjet në këto piktura murale janë të rëndësishme, thotë më tej specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore edhe për të nxitur turizmin .

“Në Kishën e Shëlbuemit” në Rubik janë zbuluar dy fragmente murale në disa metër katrorë, në bërthamën e vjetër të kishës në faqen jugore dhe veriore ku kemi dekoracione murale në forma gjeometrike dhe floreale”, tregon ai.

Ndërkohë, Kisha e Kepit të Rodonit është një nga më të veçantat në Shqipëri, që i përket shekullit të XIII-XIV, dhe mbetet nga më të vizituarat si nga turistë vendas dhe të huaj.

Shumë objekte kulti u shkatërruan dhe të tjera u dëmtuan rëndë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Genti Vokopola, prej 27 vitesh kryen herë pas here ndërhyrje restauruese në veprat e artit në këto objekte. Ai përmend disa prej rasteve ku janë evidentuar piktura të reja murale.

“Rastet e pikturave të reja murale të mbuluara nga gëlqerja dhe llaçi në periudhat e mëparshme janë të shumta. Në Kishën e “Shën Apostujve” në Hoshtevë në Gjirokastër, ku kanë dalë skena nga Apokalipsi në pjesën e narteksit, në Kishëne Shën Mërisë në Labovë të Kryqit në Gjirokastër ku kanë dalë figura murale, në Kishën e Shën Kollit në Mesopotam muajt e fundit janë zbuluar disa figura murale, në Xhaminë e Qafës së Pazarit në Gjirokastër janë zbuluar shumë piktura murale, apo në banesën “Belaj” në Gjirokastër dhe në vetë Pazarin e Gjirokastrës”.

Zoti Vokopola thotë se ndërhyrjet në pikturat murale të objekteve të kultit duhet të vijojnë në Shqipëri. Vitin e ardhshëm parashikohen, sipas tij, programe të reja.

“Janë parashikuar ndërhyrje me fonde të Ambasadës Amerikane në “Teqen e Dollmës” në Kalanë e Krujës apo dhe nga buxheti i shtetit në “Kishën e Shën Sotirit” (Kërçisht) të Peshkopisë.

Ndërhyrjet në “Kishën e Shna Ndout “ në Kepin Rodonit dhe në “Kishën e Manastirit të Rubikut” u mbështetën financiarisht nga Bashkimi Europian përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Projekteve, UNOPS.

Xhubletë origjinale, trashëguar prej tre brezash- Nga S. Guraziu

…nxënësja e gjimnazit “Jordan Misja”, Antoneta Preldakaj, e veshur me xhubletë origjinale të trashëguar prej tre brezash, Antoneta mban në duar flamurin kombëtar të qëndisur gjatë muajit Nëntor 2024 nga maturantet e po këtij gjimnazi…
(fotoja postuar në portalin “Albspirit”)

(dmth. simbolikisht fotoja na e kujton dorëbardhën Marigo, që besohet ta ketë qëndisur flamurin e Pavarësisë, ngritur nga Ismail Qemali në Vlorë)

“Nuk të kërkoj të qëndrosh përgjithmonë pranë meje”. Fjalët e piktores për bashkëshortin e saj

Frida Kahlo i tha këto fjalë bashkëshortit të saj, Diegos: “Nuk të kërkoj të më japësh puthje. Mos më kërko falje, as kur unë mendoj se ke gabuar. Nuk do të kërkoj as të më përqafosh kur të kem nevojë, nuk do të kërkoj të ma shprehësh kur dukem e bukur, edhe nëse do të ma thuash duke më gënjyer. Nuk do të kërkoj as të më shkruash gjëra të bukura.

 

Nuk do të kërkoj të më telefonosh për të më pyetur se si e kam kaluar ditën, as të më thuash se po të mungoj. Nuk do të kërkoj të më falenderosh për gjërat që bëj për ty. As mos u shqetëso për mua, kur do të ndihem keq, dhe sigurisht, unë nuk do të kërkoj të më mbështesësh në zhgënjimet e mia. Nuk do të kërkoj të më dëgjosh, as kur të kem mijëra histori për të treguar. Nuk do të kërkoj të bësh gjë, as të qëndrosh përgjithmonë pranë meje. Sepse nëse këto gjëra do t’i kërkoja, nuk do t’i doja më prej teje”.

Këto janë ndoshta fjalët më të bukura dhe më të vërteta në një çift. Heshtja ndonjëherë flet më tepër se fjalët dhe nuk është e nevojshme ta shprehësh diçka që personi tjetër ta kuptojë se çfarë duhet të bëjë. Nëse vërtet e do dikë, e kupton se për çfarë ka nevojë dhe ndërhyn. Nëse e shpreh atë për të cilën ke nevojë dhe personi tjetër ta ofron, me siguri nuk do të ketë të njëjtën vlerë.

Sigurisht që për disa gjëra nuk mund të bëhen parashikime, por nëse kalon kohë me dikë, e kupton edhe çfarë po kalon apo po ndjen. Mbështetja dhe dashuria e shfaqur, nuk është asnjëherë tepër. Ama nëse ajo kërkohet, sigurisht nuk ka të njëjtën vlerë…/Bota.al

Urime për 28 Nëntorin! Nga S. Guraziu

( ngjitur: tabllo pikturale e Josif Drobonikut)

Data 28 Nëntor është e lidhur me dy ngjarje kyç të historisë kombëtare, Nëntori “historikisht” na lidh me kauzën e kombit, me Pavarësinë, me zanafillën e qëndresës së organizuar, me aspiratat e lirisë, që nga shek. XV.

Më 28 Nëntor 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do ta çlironte Krujën nga pushtimi osman. Natyrisht flamuri me dykrenaren do valonte mbi kalanë, ngritja e flamujve është diç si akt simbolik i triumfit. Kruja ishte vetëm filli, pas Krujes për trimat kishte ngelur dhe shumçka për t’u bërë. Dhe Skënderbeu do ia dilte, do ta bënte “historinë”. Historia sikur ia pati dhuruar kombit të “vogël” ca dekada liri, energjinë për qëndresë e për sakrifica, sa për t’i “themeluar” e organizuar sadopak themelet e veta.

Dielli i lirisë së Shqipërisë do t’eklipsohej tutje nga thundërzeza e Perandorisë Osmane për 4-5 shekuj të tërë. Në njëfarë mënyre sikur mugëtira anadollake, hija e perandorisë mesjetare e “ndjek” shpirtin e kombit dhe sot e kësaj dite. Megjithatë shqiptarët ia dolën ta ruajnë identitetin e tyre. Sidomos gjuha dhe unikaliteti i pacenuar i Shqipes sot janë krenaria e pakontestueshme e dëshmisë. 4-5 shekuj robëri e nëpërkëmbje kulturore NUK janë pak. Dhe vetë Skënderbeu mbase do mahnitej, atje diku rrugës së amshimit do ndalej dhe do ngrente dolli. Do ta festonte vetë mrekullinë, 4-5 shekuj robëri janë tmerrësisht gjaaaaaaatë.

Gjithsesi, pothuaj 500 vjet më vonë (469 vite pas “Nëntorit të Parë”), më 28 Nëntor 1912 në Vlorë u shpall Pavarësia e Shqipërisë, nga i madhi Ismail Qemajli. Kuptohet, ngritja e flamurit rishtas do ishte ai “akti” triumfal dhe simbolik. Flamujt e kombeve ashtu-kështu janë identiteti i tyre, jo vetëm si simbol “politik” por dhe më thellësisht për qenien e kombit flamuri është supozuar t’jetë ai relikti psikologjik i identitetit. Eventi historik i shpalljes së Pavarësisë shqiptare më 1912 quhet dhe si “Nëntori i Dytë”!

***

Urime 28 Nëntorin! [ 2 herë, me postime të vjetra ]
(urim-ripostim, S. Guraziu – Ars Poetica, postimi origjinal 28 Nëntor, 2018)

…përveç Urime na qoftë, natyrisht dhe i “lumtë 28 Nëntorit” po thosha mëvete, sepse një titull i Top-Channel ishte titull fort simpatik, thoshte: “28 Nëntori bashkon Ramën dhe Metën” – pa pa pa… i lumtë pra 28 Nëntorit, ec e mos buzëqesh me kryeburrat e Nëntorit politik : )

[ Foto: Avishai Teicher – Monumenti i Ismail Qemalit në Tiranë ]

– – –
atëherë ishte atëherë, ashtu pata shkruar, tani 2024, tani sikur s’ma merr mendja, mrekullirat nuk janë të pamundura por me gjasë s’ka Nëntor tutje që do i bënte bashkë Ramën e Metën, sorry Top-Channel, s’jam duke dramatizuar por thjesht objektiv : )

Merkuri “androgjenik” – Joshës si për femrat si për meshkujt!- Nga Senad Guraziu

[ ngjitur: Plejadat – plejada Steropa – Sky Division, 2023 & Lexica Aperture v2 (AI Engine) ]

(…për nja 14-15 shekuj të gjatë, të gjithë të diturit e botës pandehnin se Ptolemeu e “dinte”. Pastaj doli që as ai nuk e dinte. Pastaj u vërtetua që ai vërtet nuk e dinte : )

***
Në botën reale, në domenin e realitetit jetësor, kategorizimi “mashkullor – femëror” është aq i kudondodhur dhe i pashmangshëm. Dhe po ashtu ka + një “kategori” tjetër, kategori asnjanëse. Përveç mashkullores-femërores është dhe androgjenizmi.

Bukur. Në kuptimin jashtëshkencor (për disa fusha të persiatjes filozofike) dualiteti është parimi kyç i krijimit universal (tekefundit kjo vlen 100% për dualizmin kozmik) i cili dualitet “kushtëzohet” nga forcat e veprimit dhe të tërheqjes. Thuhet se “mashkullorja” është një parim aktiv i universit, ndërsa “femërorja” konsiderohet të jetë parim pasiv.

Mirëpo s’duhet ngatërruar termat, “pasiviteti femëror” nuk është pasivitet por duhet kuptuar si “tërheqje pasive”, ose si “pasivitet aktiv” (dmth. diç si parim aktiv nëpërmjet pasivitetit). Gjoja sikur parimi femëror i përshtat rrethanat universale në mënyrë që gjërat të ndodhin “spontanisht”, vetvetishëm, pothuaj jokushtimisht (anise kjo “pa kushte” do ishte e tepruar). Ndërsa parimi mashkullor përpiqet ta arrijë të njëjtën përmes aktivitetit, përmes ndërmarrjes, përmes aksionit, përmes veprimit.

Me gjuhën e mitologjisë thuhet se Plejadat ishin nimfa, “shtatë motrat” të cilat Zeusi i pati kthyer në yje; Alkiona, Steropa, Meropa, Maia, Teigeta, Kelana, Elektra (pranë tyre shndrisin po ashtu dhe prindërit, babai Atlasi dhe nëna Plejona).

Mitet janë mite, por gjithsesi në hartografinë reale qiellore (në hartat e hemisferave, në hartografinë më të avancuar shkencore) emrat e yjeve ashtu janë, dhe dmth. (meqë emra nimfash) në shqip i bie të jenë “yllka”, jo “yje” : )

Në rregull, figurativisht patjetër, Yjet mund t’jenë Yje dhe Yllkat do jenë Yllka, pse jo! Tekefundit edhe Ptolemeu ashtu mendonte. Por dhe astrologët (filozofët e astrologjisë) thonë se ekzistenca e universit bazohet në ndërveprimin e vazhdueshëm mes parimeve “mashkullore” dhe “femërore”. E lehtë të thuhet, e qartë se ka “tërheqje”, e qartë se ka forca tërheqëse. Madje dhe galaktikat e tërheqin njëra-tjetrën (apo njëri-tjetrin – si ta dimë se cili-a na qenka “cili-a”. I quajmë “galaktika”, aq e lehtë t’i quajmë, por s’e kemi idenë cili është Galaktikusi, e cila Galaktika : )

Kjo që sapo e thamë, tingëllon mjaft e pakuptimtë (pse duhet t’ketë Galaktikusa, do mjaftonin Galaktikat, pse duhet t’ketë Yllka, do mjaftonin Yjet etj. etj.). Por ndoshta s’është dhe aq e “pakuptimtë”. Nëse të vërtiteshim pakëz rreth “faqeve” piramidale të dijeve, i bie se duhet të diskutojmë për gjërat që nuk i dimë. Psh. e lehtë për astrologët të thonë ashtu, se gjërat tërhiqen në bazë të “parimeve të polaritetit”.

Nga ana tjetër as vetë shkenca më e avancuar ende s’e ka të qartë tërheqjen, ende s’dihet ç’është “tërheqja” saktësisht! S’e kemi fjalën për tërheqjen e karrocës, as për tërheqjen kimike, as për atë “estetike”… etj. E kemi fjalën për tërheqjen “fizike”, për atë tërheqjen gravitacionale të Fizikës shkencore. Me gjuhën e thjeshtësuar ia themi se një trup më i madh (me masë më të madhe) i tërheqë gjërat më të vogla. Më thjeshtë se kaq s’ka si, e kemi quajtur “gravitet”.

Dielli është yll mjaft i madh, super-marramendës, jashtëzakonisht “tërheqës”, gjithçka në afërsinë relative duhet të vërtitet rreth tij. Planetet patjetër, por dhe vetë pluhuri “lufton për inercionin” që t’mos bjer në të, që t’mos kullufitet nga ai.
E qartë si tërheqeje “masive”, dhe fort e saktë madje. Duket e thjeshtë kjo njohuri rreth Diellit, duket bazike, por ja që Ptolemeu s’e dinte : )

Nga ana “tjetër” (mund t’jetë faqja e 2-të, apo e 3-të piramidale) thuhet që universi zgjerohet, se zgjerimi është matur (me instrumentet e shkencës moderne). Vërtitemi pakëz më tej, dalim në anën “tjetër” piramidale (mund t’jetë faqja e 3-të, apo e 4-të), vetë “zgjerimi” sikur bie në kundërshti me “tërheqjen”, sikur ndeshemi me kontradiksionin. Nëse ndiqet logjika e Diellit tërheqës, i bie që universi do duhej të “tkurrej”… e jo të “zgjerohej”. I bie se galaktikat do duhej të qafohen, e jo ta shtyjnë njëra-tjetrën, të largohen.

Anyway… sikur t’i dinim gjërat që nuk i dimë, njerëzimi s’do merrej me shkencat. Për gjërat që dihen s’është nevoja t’i lodhim kokat, përkundrazi ikim në Ibiza, sa më larg vramendjes dhe kokëdhimbjeve. Sa herë ia themi “eureka”, saherë i marrrim Nobelat sakaq ikim në plazh, jo vetëm për ta festuar… por ikim të relaksohemi ndokund, apo jo. Sepse dijet janë të lodhshme, tmerrësisht të lodhshme. Sa e sa kokat e kësaj bote qetësinë e tyre e gjejnë pikërishtë në mosdije, në injorancën “statike”. Pak njerëzve u pëlqen “lodhja” e intelektit, pjesa dërrmuese e zgjedhin moslodhjen : )

Për nja 14-15 shekuj të gjatë, të gjithë të diturit e botës pandehnin se Ptolemeu e “dinte”. Gjeocentrizmi i tij për 14-15 shekuj pati qenë pikëpamja e qëndrueshme e botës, nuk dorëzohej, pikëpamje aq stoike. Pastaj doli që as ai nuk e dinte. Pastaj u vërtetua shkencërisht që ai vërtet nuk e dinte : )

Sipas Ptolemeut, Hëna dhe Venera janë “femërore”, ndërsa Dielli, Marsi, Jupiteri, Saturni janë “mashkullor”. Për Merkurin – hm, në shqip na duket “mashkull” por ky… s’është as “ky” as “kjo” në fakt, as-as, as mashkull as femër, dmth. androgjenik.

Ndoshta ndikuar nga Ptolemeu, padyshim ndikuar nga ai, madje dhe në artet pamore Merkuri kryesisht portretizohej si një “persona” i/e bukur, me një delikatësi të paqartësisë gjinore. Me një lloj fytyre pakashumë si të atij aktorit Jared Leto, apo të atij tjetrit Johny Depp (facialitet atraktiv si për femrat po aq dhe për meshkujt), as-as, edhe-edhe, veshur me një lloj ambiguiteti gjinor.

Edhe për yjet Ptolemeu e pati shprehur mendimin e vet, yjet e alternojnë polaritetin e tyre gjinor në varësi të pozicionit në raport me Diellin. Meqë Toka ishte “qendra” e universit, sipas mendimit ptolemaik yjet që i paraprijnë Diellit janë “mashkullorë” (sepse këta yje ndodhen “mbi” Tokën derisa Dielli lind dhe tek “ngjitet” tutje qiellit, ose teksa vërtitet rreth Tokës, rreth qendrës universale). Ata që pasojnë pas perëndimit… janë yje “femëror”.

Personalisht mund dhe t’pajtohem, apo fare e kundërta – t’mos pajtohem me Ptolemeun. Mirëpo aq u bënë astrologëve si menduakam unë. Dhe nëse astrologët kanë të drejtë, meqë dhe Ptolemeu kishte të drejtë, atëherë ja pse dhe Galaktikusi, edhe Yllkat mund t’i kenë të drejtat e veta. Diskriminimi yjor në shek. XXI thjesht s’do duhej toleruar : )

Ose bie fjala për figurat e zodiakut, astrologët thonë Dashi, Binjakët, Luani, Peshorja, Shigjetari, Ujori janë me polaritet “mashkullor”. Ndërsa figurat që konsiderohen “femërore” janë Demi, Kanceri, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi, Peshqit.
Rishtas, i qartë ndikimi i mendësisë ptolemaike, personalisht mund t’pajtohem, apo t’mos pajtohem.

Por vallë si të “pajtohem” kur sipas tyre Demi na qenka “femër”… duhet tani Demat të shtiren transgjinor, të lëkundshëm si Merkuri, me polaritet as-as, edhe-edhe : )

Marilyn i tha Einsteinit, me ndershmëri simpatike: “Ti dhe unë mund të kishim fëmijë…

 

Marilyn Monroe i tha Albert Einsteinit, me ndershmëri simpatike: “Ti dhe unë mund të kishim fëmijë: Do të kishin bukurinë time dhe inteligjencën tënde.” Babai i relativitetit dhe bombës atomike u përgjigj: “Ndoshta do të kishin bukurinë time dhe inteligjencën tuaj”. Dihet (testet u bënë më vonë), se IQ-ja (Koeficenti i Inteligjencës) e Marilyn Monroes ishte 165, pesë pikë mbi “gjeniun më të madh të të gjitha kohërave”.

Marilyn Monroe (Norma Jeane Baker, 1926-1962), ishte një lexuese e shkëlqyer. Ajo kishte një bibliotekë në shtëpinë e saj me rreth një mijë libra. Ajo kalonte orë të tëra duke lexuar vepra letrare, poezi, teatër, filozofi, sepse shpirti i saj, përveç vullnetit të madh për të jetuar, kishte një kureshtje dhe etje të pashuar për dije.

Disa thënie të bukura nga kjo grua e madhe janë:
1. Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ndonjëherë është se jam femër. Kështu duhet të ndjehen të gjitha femrat.
2. Qentë nuk kafshojnë. Vetëm njerëzit.
3. Nuk ndihem si pranverë. Ndihem si një vjeshtë e nxehtë e kuqe.
4. Qesh kur je i trishtuar. Të fitosh është shumë e lehtë.
5. Dua të plakem pa një lifting të fytyrës. Dua të kem guximin të jem e sinqertë me fytyrën që kam.
6. Askush nuk më tha se isha e bukur kur isha e vogël. Çdo fëmije duhet t’i thuhet se është i pashëm, edhe nëse nuk është.
7. Simbolet e seksit janë diçka. E urrej të jem diçka.
8. Të qenit një simbol seksi është një barrë e rëndë për t’u mbajtur, veçanërisht kur dikush është i lodhur, i lënduar dhe konfuz.
9. Është më mirë të jesh vetëm se sa me dikë dhe i pakënaqur.
10. Papërkryerja është bukuri, marrëzia është gjenialitet. Është më mirë të jesh budalla sesa i mërzitshëm.
11. Zhgënjimi hap sytë dhe mbyll zemrat.
12. Unë jam një vajzë e vogël në një botë të madhe duke u përpjekur të gjej dikë që ta dashurojë.
14. Seksi është pjesë e natyrës. Dhe unë kaloj një kohë të mrekullueshme me natyrën.
15. Nuk e lë kurrë askënd që i besoj.
16. Unë kurrë nuk mashtroj askënd. Ndonjëherë i lë burrat të mashtrojnë veten.
17. Nëse do të ndiqja të gjitha rregullat, nuk do të arrija askund.
18. Është më e lehtë të duash një burrë sesa të jetosh me të.
19. Mbani kokën lart, mjekrën lart, vazhdoni të buzëqeshni, sepse jeta është një gjë e bukur dhe ka shumëçka për të buzëqeshur./Elida Buçpapaj
(Nga faqja e fb Rumi Is Rumi)

Urime Kombëtares! Kosova 1 – Lituania 0 (18 Nëntor 2024)- Nga S. Guraziu

…në faqen e vet, datë 17, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shkruante se Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ndeshjen kundër Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, madje Presidenti i FFK, Agim Ademi, do shtronte darkë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Lituanisë, dhe ku ka më bukur, po thosha mëvete, fort bukur, bravooo FFK-së, faqebardhë në të gjitha drejtimet, edhe i pret me darkë solemne por dhe i mund pastaj me topin e rrumbullakët (siç u muar vesh fituan 1 – 0 me golin e Jasharit : )

…tani s’figuronte asgjë për fitoren në faqen e FFK (mbase modestë, s’kanë dëshirë të nguten me mburrjen, i bie si mburravecllëk të ngutesh me lavde e me shkrime për fitoret e tua, në vetë faqen tënde, apo jo : )

…sidoqoftë Bing-u i Microsoft ma hodhi infografikën e hijshme të fitores kosovare, qebesa Microsoft i bëka të bukura infografikat – rishtas sikur po thosha mëvete, e vizatuakan madje dhe kohëlinjën e ndeshjes, për t’mos harruar as kur është shënuar goli, as kur është ndarë kartoni etj etj., ndërsa mua si tifoz i Kombëtares 2000 km larg Kosovës zemra bam, bam, bam, rrahte dhe s’dinte të ndalur nga krenaria, fort mirë dhe kjo punë, dmth. që s’ndalen zemrat, përndryshe mos pyet : )

Kurt-kaçurreli djaloshar, naiviteti rinor, 1997 (Video-retrospektivë)- Nga S. Guraziu

…në v. 1997, pas 7 viteve studentët u kthehen studimeve, që nga 1990-a i patën bojkotuar “kushtet” serbe…
Kurti, 1997 – “…policia serbe do ta kuptojnë, jemi këmbëngulës, s’heqim dorë kurrë, dalim në protesta, i bëjmë presion ‘ndërkombëtar’ qeverisë serbe në Beligrad, ua themi troç, vetëvendosshmërisht, jemi të palëkundshëm, derisa policia ta kenë kuptuar se kanë të bëjnë me dikend fort të vendosur për ta arritur qëllimin – anise puna e historisë pati vajtur fare “ndryshe” më pastaj, por askush s’e ka mbajtur fjalën e vetëvendosjes më bindshëm sesa Kurti, vetëm flokët i ka shkurtuar, kuptohet rinia-hijeshia, studentëve gjithçka u ka hije : )
[ Kurti – Jemi të vetëvendosshëm : ) https://letrat.eu/?p=15584 ]
– – –
[ 4 Oct 1997 – Associated Press ]
Albanian students in Kosovo were back in makeshift classrooms, but still vowed to take over a campus now reserved for Serbs.
Ethnic Albanian students have boycotted state schools and university since 1990, when Serbia abolished Kosovo’s autonomy and sacked several ethnic Albanian officials, teachers and doctors.
“By making protests which will not stop until we achieve our main demand. In fact we make international pressure to the Serbian government and also we can make better factor here inside. In that way the police will, after 2, 3, maybe 4 days of protests in a row, they will understand that they have to deal with someone who wants to achieve this goal.” – – [ Albin Kurti, member of the Presidency of the Independent Student Union ]

Një kloun i politikës duke defiluar “ndërgjegjes” së Amerikës!- Nga Senad Guraziu

[ Citat ] “s’ka asgjë gabim të Amerikës që s’mund të rregullohet a ‘kurohet’ me ato që janë në rregull të Amerikës” (apo, si alternativë – s’ka asnjë të keqe të Amerikës që s’mund të ndreqet me të mirat e Amerikës) – ish-Presidenti Klinton.

Nuk di si ishte dikur, por tani pikërisht kjo thënie përdoret në hyrje të faqes zyrtare të “Clinton Presidential Library & Museum”. Natyrisht që thënia e të madhit Klinton qëndron, pozitivizmin, “zemrën e madhe” të kombit, konsensusin politik të Amerikës tashmë i bie se e kanë testuar madje dhe shekujt, kjo patjetër.

Por ndoshta thënia e tij kurrë s’është përputhur me aktualitetin amerikan më shumë se me të tashmen e Amerikës – sikur po thosha mëvete. Ndoshta prandaj ata të muzeut pikërisht këtë thënie kanë zgjedhur ta përdorin. Ndoshta si “koinçidencë”, fare rastësisht, por ndoshta dhe jo : )
Mendova ashtu, sepse mendja sakaq hoooop kërceu tek politikat, tek Trumpat, tek zgjedhjet presidenciale, e madje dhe tek Janari 2025 (meqë atëherë ‘instalohet’ Presidenti fitues, dmth. inaugurohet).

Mendja më shkoi padashtas tek politikat, por s’do doja, sepse sipas meje një kloun i politikës është duke defiluar “ndërgjegjes” së Amerikës së Madhe. E mërzitshme dhe vetëm të mendosh, “even just to think about Clowns is so boring”. Për fat të keq nganjëherë më shkon mendja padashtas tek politikat, e pikëllueshme, pothuaj sikur as “padashtas” s’më falet. Përndryshe sa më “pastër” kokën nga trumpizmat sikur ndjehem më ok, më i buzëqeshur etj., ashtu-kështu apolitikët gjithmonë u shmangen politikave, apo jo : )

Atëherë, menjëherë pas atentatit ndaj Trump (për fat të mirë do shpëtonte, do plagosej por jeta e tij s’do ishte në rrezik – dhe nga ana tjetër, siç dihet likvidimet politike janë totalisht diç tjetër, brutaliteti dhe dhuna janë kundër çdo norme demokratike, likvidimet nuk përputhen me asgjë të ndërgjegjes politike të kombit) atëbotë autori i stafit të “The Atlantic”, David Frum, shkruante se vrasjet, linçimet, trazirat dhe masakrat e kanë njollosur çdo faqe të historisë politike amerikane, e vërtetë kjo deri në ditët e sotme…

(Sidoqoftë) për gati një shekull “radikalizmi” në politikën amerikane zakonisht ka nënkuptuar “frikë”: psh. frikë nga komunistët, frikë nga Ku-Kluks-istët, frikë nga Panterat e Zeza, frikë nga Degëzimet e Davidianëve, frikë nga xhihadistët islamikë etj. – qe shprehur autori. Mirëpo radikalët dhe radikalizmi sikur gjithmonë margjinalizohen nga pesha e konsensusit të madh amerikan. Ndonjëherë, ndokush aty-këtu do e cenonte këtë konsensus të fuqishëm, por duke mos fituar kurrë kontroll të qëndrueshëm mbi institucionet e shtetit…

…Ndërsa tani (shkruante autori) Trump është ndryshe. Abuzimet e tij janë ratifikuar nga zona të fuqishme elektorale. Trump e ka pushtuar dhe kolonizuar njërën nga dy partitë kryesore të vendit. Sipas autorit Frum, Amerika duhet t’ia ketë frikën “trumpizmit” më shumë se çdo radikalizmi tjetër gjatë historisë së derisotshme politike…

Vdekja – Fundi i jetë-udhëtimit tonë ndershmërisht! – Esé nga Senad Guraziu

[ ngjitur: Henry S. Mowbray (1858-1928) – Fati (ose Endëset e Fatit), 1896 ]

Dhe vetëm titulli sot, pa lexuar asnjë fjalë tutje, mos pyet, mozomokeq. Sidoqoftë, shkrimi ynë është “mision” fisnik, në shërbim të vetë shkrimit dhe të vërtetësisë, jo për t’hutuar lexues dhe as për t’mbledhur “lajkash” në Facebook : )
Fundin e jetës ne “vdekatarët” me gjuhën tonë të thjeshtë e quajmë “vdekje”, mjaft bukur e kemi ruajtur simplistikën fataliste. Dhe aq logjike kjo, pse të vështirësohen gjërat që s’dimë gjë për to, ashtu-kështu gjëra të pakuptueshme. Le që s’i kuptojmë, por madje dhe na frikësojnë, asfare s’na pëlqejnë.

S’e kemi fjalën për frikën ndaj vdekjes në kuptimin ekstrem, sidomos jo për thanatofobinë, frikë e madhe kjo nga vdekja, frikë ekstreme. Anise e natyrshme të kihet frikë nga vdekja, mirëpo thanatofobia është ankth i tmerrshëm, në statdin si fobi vërtet diç ekstreme. Thanatofobia shkakton sulme paniku, mirëqenia emocionale e personit përkeqësohet skajshmërisht, pothuaj paralizohet aftësia për t’funksionuar në jetën e përditshme.

Jo, s’e kemi fjalën medoemos për frikën, ndoshta më shumë për dhimbjen, për dhimbshurinë e zemrave, sepse afërmendsh, na dhimbset jeta.
Në rregull, doli tashmë në pah, qëlllimi ynë sot është të shkruajmë për vdekjen. Temë mozomokeq kjo, askujt s’i pëlqen të lexojë dhe as ta lodhë mendjen me shkrimet rreth vdekjes. Zor t’ketë ndonjë lexues që e kapërcen as dhe rreshtin e parë, pa ku do jetë fundi i shkrimit tonë, i cili gjatë tërë kohës do e rrahë të njëjtin subjekt famëkeq.

Mbase dhe lehtë e kuptueshme, fare e justifikueshme, s’do t’ia dijë kush për vdekjen, s’i pëlqen kujt as t’ia përmendësh, pa le t’i detyrosh lexuesit të lexojnë për të. Madje, me ta përmendur si “fjalë”, sakaq na shkon mendja tek dhimbja, automatikisht sikur na e sjell dhimbjen. Kuptohet, njeriu vetiu largohet, trembet po aq sa nga e vërteta, sa më larg fjalëve të dhimbjes, është pothuaj diç si “instinkt” i yni. Është pothuaj e ngjashme siç pati shkruar Ciceroni për dhimbjen, mençuri e lashtë, e para erës sonë, 2000 e kusur vjet më përpara, “askush s’e do dhimbjen, s’ka dëshirë ta ketë, sepse është dhimbje…”.

I mençur Ciceroni, e qartë, dhimbja dhimbje, vdekja asocionon dhimbjen, secila fjalë që na e kujton dhimbjen, sa më larg saj. Seneka i mençur pati provuar ta neutralizonte, “dhimbja nuk është as e patolerueshme dhe as e përjetshme, nëse e përballon me guxim dhe mençuri” – në rregull, Seneka dhe mund t’ketë patur të drejtë, ai mund ta ketë testuar dhe në praktikë, mbase mençuria e tij e “neutralizuaka” dhimbjen.

Mirëpo problemi ynë shumë më i madh, në fakt s’e kishim fjalën për dhimbjen, por për diç shumë më të tmerrshme si “fjalë”. Për fat të keq s’ka asnjë urtësi filozofike, asnjë thënie ciceronike, as të lashtë as moderne që do ta “neutralizonte vdekjen, si fjalë”. Prandaj as “librat e vdekjes”, ato rregulloret funerare të egjiptasve të lashtë s’kishin lexues, sepse shkrime të shëmtuara që ngjallnin dhimbje, vdekja gjithkaje ia jep shëmtinë. Ashtu-kështu librat funerarë mund t’i kuptonin vetëm zotat, gjatë ceremonisë së “zemrave”, gjatë atyre gjykimeve të perëndeshës Mat.

Për fat të keq, edhe shkrimi ynë sot njësoj, s’mund të bëhet asgjë në këtë drejtim. S’ka si hijeshohet shkrimi që e ka si tematikë “vdekjen”, është diç si zezonë vetiu, sepse ka t’bëjë me vdekjen, s’bëhet e bukur vdekja. Ka ca artistë me brushat e tyre gjoja i zbukurojnë kafkat me lule, i quajnë pastaj kafkash akuarelike-kolorifike.

Ka ca poetë gjoja pyesin “vdekje, si të të bëjmë të bukur”, shpikin lloj-lloj dioramash poetike, i përdorin figurat e metaforat për t’i ndenjur besnikë gjuhës, strukturës poetike, por s’e kanë idenë mirëfilli si zbukurohet vdekja poetikisht. Mund të lamentojnë, të derdhin lotë germatikë, t’i quajnë vaje elegjiake etj etj. 1 milion etj. por këto, siç dihet, janë tema tjera, fare diç tjetër.

Apo ka ca skulptorë i gdhendin sarkofagët aq mjeshtërisht, pothuaj i “qajnë” artistikisht, ngjashëm por shpesh dhe më bukur se Mikolanxhelo, i pajisin me figura relievike, me lloj-lloj engjëjsh të bardhë prej mermeri… edhe pse e dinë fort mirë që e pamundur. Sado artistikisht t’i qasesh sarkofagut, natyrisht se do zbukurohet objekti, qoftë i gurt, i drunjtë a i fildishtë. Mirëpo thelbi i argumentit tonë, dimensioni i gjoja “estetizimit” artistik të vdekjes, thjesht ngelet i paarritshëm.

Madje as vetë perënditë e mitologjisë s’e kishin këtë privilegj. Shembulli i autoritetit të perëndeshës Lakezia, kur e pati plotësuar kërkesën e Zeusit (i cili ishte duke ia plotësuar dëshirën Eosit, perëndeshës së Agimit, për t’ia falur pavdekshmërinë të dashurit të saj, Titonusit, i dashur i perëndeshës por vdekatar i zakonshëm nga Troja, njësoj siç ishte dhe i dashuri i Afërditës, bariu trojan Ankhise) e vërteton faktin që dhe vetë perënditë duhej të operonin brenda “kornizës së rregullave kozmike”, të paracaktuara nga Moiradat.

Lakezia e pati “zgjatur perin e jetës së Titonusit deri në pafundësi”, në akord me kërkesën e Zeusit, do kishte jetë të përjetshme, mirëpo për fat të keq, Titonusi nuk do e kishte dhe rininë. Pati ndodhur diç si një gabim tragjik, Eosi në ngutje e sipër duke iu lutur Zeusit, krahas pavdekshmërisë për të dashurin pati harruar t’ia kërkonte dhe ruajtjen e rinisë. Dhe kështu, Titonusi do e kishte pavdekshmërinë por do mplakej e do bëhej shëmtaraçi më i madh i universit. Për ca kohë do ishin të lumtur, mirëpo aspekti fizik i jetës së Titonusit do tjetërsohej tmerrshëm. Teknikisht i gjallë, shpirtërisht gjallë, e kishte dhe mbamendjen, inteligjencën të pacenueshme, por fizikisht në fakt mund t’quhej i “vdekur”.

Dhe perëndeshës së ngratë mund t’i ketë rrjedhur ndonjë lot, jo vetëm sepse pati qenë “lëshim-gabim” i saj por sepse e donte jashtëzakonisht shumë (shi për këtë dhe kishte dëshirë t’ishte e tij, ta kalonin jetën së bashku përjetësisht, prandaj dhe e pati lutur Zeusin). Eosit do i jetë këputur shpirti dhe do i dhimbsej, por e pati “lënë”. Vendim i rëndë por trupi i Titonusit (duke ngelur i “lidhur me konditat” e dikurshme të vdekatarëve) qe prishur jashtë mase. As Eosi si perëndeshë as vetë Zeusi s’mund ta riparonin këtë lëshim aksidental. Ndërhyrja e tyre e pamundur, por dhe sikur ta kishin mundësinë e riparimit, akti i tyre do ishte në kundërshti me “kushtetutën kozmike”. Nga dhimbja, ashtu zemërkëputur perëndesha e pati kthyer të dashurin e vet në një insekt.
Dhe siç e patëm fjalën më lart, afërmendsh se mund të zbukurohen shumë gjëra rreth-e-rrotull vdekjes, mund të zbukurohet varri, e qartë kjo, mund t’i ngjajë dhe një tempulli madhështor, mund t’ua kalojë dhe tempujve të vetë Apollonit, madje dhe lulet mund t’i gdhendësh si floriada të mermerta, t’i bësh të përjetshme, por nuk “zbukurohet” vdekja. Mund t’i zbukurosh ceremonitë mortore, mund t’i bësh përcjellje madhështore, funerale perandorake, ceremoni mbretërore, por nuk “zbukurohet” vdekja.

Nuk zbukurohet as shkrimi ynë sot, sepse tërë kohën vërtitet rreth fjalës “vdekje”, një fjalë e vetme dhe aty për aty na ngjallë dhimbje, na e përkujton dhe frikën. Religjionet e mbarë botës madje e “eksploatojnë” pikërisht frikën tonë të “vdekjes”, na bëjnë të mirë me “zor”, tërë jetën na mbajnë në ankth se mos eventualisht gabojmë ndonjë gjë, dhe pastaj mos pyet, shpirtrat në skëterrën e kaosit, përjetësisht.

Ndoshta pikërisht për shkak të “vdekjes”, për t’ia ofruar vetes ndonjë diç si ngushëllim, që nga lashtësia njeriu filloi t’i kultivonte mitet e legjendat. Vdekja padyshim është shkaku dhe zanafilla e të gjitha miteve, e të gjitha legjendave, i të gjitha besimeve dhe feve. Sepse njeriut i nevojitej një “pasqyrim filozofik” rreth përfundimit të gjallimit, rreth fundit të jetës. Nevojitej inkurajimi i vlerësimit më të thellë për kuptimin e veprimeve tona (dmth. sa jemi gjallë) dhe për trashëgiminë që zgjedhim të lëmë pas.

Sidomos ky aspekti i “trashëgimisë” fort i rëndësishëm, pothuaj sikur të gjithë pa përjashtime, bazuar në madhështinë tonë sa ishim gjallë, aspirojmë ta kemi ndonjë monument madhështor, ndonjë lapidar, përmendore, ndonjë “tyrbe”, Xhaxhi-Hoxha dikur madje si vetë Faraon-Keopsi pati pretenduar një piramidë, në qendër të vetë qendrës, e donte aso prej xhamash, prej kristalesh, të përthyhej drita, të luminizoheshin kthinat, apo ku ta dimë… etj. etj. Ka lloj-lloj këso ambicjesh tona, sepse janë simptoma të frikës. Piramidën sa më të lartë, sa më i madh pas vdekjes, sa më i pasur e glamuroz, sa më i denjë si “faraon”, padyshim në akord me madhështinë tonë na “trajton” dhe vdekja, andej në jetëpërtejmën.

Sikur njeriu t’mos i frikësohej vdekjes, atëherë padyshim as mitet s’do e kishin peshën e mirëfilltë, s’po themi se nuk do ekzistonin, por do ishin pothuaj nihilistike, do ishin ekzistente sa për sy e faqe, mite fare qesharake. Do përcilleshin ndër gjenerata ca gojëdhëna e legjenda në formën e humorit, në teatrot-kabaretike do përmendeshin ca zotër qesharakë sa për të qeshur e për t’u argëtuar. Mitologjia do ishte kryekëput diç si “entertainment”, si argëtim i mirëfilltë. S’do ishte nevoja për lutje, për kërkimfalje, askush s’do binte në gjunjë, përveç kur të shkokëloheshin duke qeshur. S’do kishte perëndi as perëndeshë që mbjell frikë, s’do ekzistonte asnjë zot që ka nevojë për adhurim – madje dhe zotat si “personazhe fiktive” to komedive do zverdhshin duke qeshur.

Mirëpo jo, siç e dimë nuk është ashtu, ekzistenca është skajshmërisht serioze, në fakt për shkak të “vdekjes” vlen absolutisht e kundërta. Mitologjitë e gjithë botës na thonë se njeriu u frikësohej zotave, ndërtoheshin tempujt, adhuroheshin lloj-lloj hyjnorësh, ofroheshin sakrificat, administrohej adhurimi, në rastet më të avancuara ky adhurim dhe “institucionalizohej”… të gjitha sepse njeriu i frikësohej vdekjes. Frika nga “vdekja” është çelës-simbolika e gjithçkaje që e përmendëm deri tani.

***
Për lexuesit e vertetë, që s’kanë frikë ta shkapuritin të vërtetën thellë (që s’i frikësohen dhe aq fjalës “vdekje”), për eksploruesit dhe zbuluesit e misterit fundimtar të jetës, më e frikshmja perëndeshë e Trinitetit të Moiradave, padyshim do jetë Atroposa. Fuqia hyjnore, forca e paepur që i përfundon ose u jep fund të gjitha udhëtimeve jetësore, autoriteti hyjnor që i jep fund gjithçkaje me vdekje.

Dmth. perëndeshë jashtëzakonisht e fuqishme, duke qenë rojtare e vetë fund-kufirit të jetës së vdekatarëve, në psikologjisjen njerëzore Atroposa e formësonte kuptimin ciklik të jetë-vdekjes. Si gjithçka e mitologjisë, e sidomos kur bëhet fjalë për hyjnorët e zanafillores, edhe Atroposa ka ngelur prore e mbështjellur me vellon e lashtësisë dhe të misterit. Thuhet se Atroposa më e vjetra nga tri Moiradat, dhe se ajo e komandon aktin vendimtar të këputjes apo të ndërprerjes së jetës, me të cilin akt në mënyrë të pashmangshme përballen të gjitha qeniet.

Roli i madh dhe ndikues i perëndeshës Atroposa në kuadër të mitologjisë së Tri Fateve (Moiradave) i kuptueshëm, por dhe shpesh e keqkuptuar si perëndeshë. Ndoshta dhe logjik i gjithë keqkuptimi, ehuuu sepse tekefundit perëndeshë që i jepte fund gjithçkaje, perëndeshë e vdekjes. I keqkuptushëm dhe Hadesi, keqkuptim deri në kulm, anise Hadesi pothuaj nga më të mirët e Olimpit. Zot i të vdekurve, zot i nëntokës por panumër herë më i mirë se Zeusi, më i mirë se Poseidoni.

Emri i saj Atroposa do t’thotë pakashumë “e pandryshueshme”, duke nënkuptuar rolin e saj të pakompromis, siç e cekëm disa herë tashmë, në mbarimin e pakthyeshëm të jetës së qenieve, me prerjen e fillit të jetës. Pra e qartë, roli i perëndeshës Atroposa rol tejet vendimtar në strukturën komplekse të ekzistencës. Me gërshërët e saj të mprehta Atroposa simbolizon përfundimin e fatit jetësor. Këputja nga ajo e perit të jetës, sipas konditave hyjnore, nuk është ndonjë “akt mizor”, por akt i nevojshëm për përfundimin e ciklit jetësor, i cili qe përcaktuar nga grand-dizajni hyjnor zanafillor.

Akti i saj është i nevojshëm për ta mundësuar ripërtrirjen e jetës, rilindjen, kontinuitetin e jetës. Atroposa është kujtesë e fuqishme e ndërveprimit delikat dhe shpesh tragjik mes veprimeve njerëzore dhe “rregullave kozmike” (rregullores së pandryshueshme). Veprimi mitologjik i nënës Altea, duke shkaktuar vdekjen e të birit dhe kështusoj duke e plotësuar profesinë e Moiradave, e cila nënë ishte thyer në dysh mes dashurisë së saj për të birin dhe mes pikëllimit e zemërimit për vrasjen e vëllezërve të saj nga i biri, është metaforë e fuqishme për natyrën e paracaktuar dhe të pandryshueshme të fatit njerëzor.

Sipas besimit të lashtësisë, me çdo jetë që Atroposa i jep fund, perëndesha na e mëson rëndësinë e të jetuarit plotësisht dhe me kuptim (brenda kohës që na është caktuar). Prania e saj ndër përsiatjet tona si qenie të vdekshme, s’do duhej t’na sjell frikë, por na e përkujton faktin se, ndërsa s’mund t’i shpëtojmë fundit tonë, ne megjithatë mund të ndikojmë në rrugëtimin tonë. Derisa duke gjalluar, duke “udhëtuar” drejt fundit mund ta jetojmë një jetë sa më përmbushëse, sa më të pasur shpirtërisht, ndjeshmërisht dhe emocionalisht, sa më satisfaksionale, sa më kuptimplote. Sa më shumë ndjenja dhe shpirtësi, padyshim kjo na bën më human, na kalit si “njerëzor”, inteligjencën ashtu-kështu e kemi suprematike. Sepse pa ndjenjat dhe shpirtëroren, pa një spektër më të thellë ndjesor, ashtu padyshim do ishim më “afër” kafshëve, ndoshta pikërisht ndjenjat na bëjnë të “dallueshëm” si njerëz.

Dorën në zemër (s’duhet shmangur nga e vërteta) vdekja s’do na përlqejë kurrë, madje as vetëm si ide, kurrë, kurrë dhe kurrë : ) mirëpo bazuar në konceptin mitologjik, Atroposa sikur na ndihmon në “zbutjen” e perceptimit tonë rreth vdekshmërisë. Sepse na sfidon të reflektojmë mbi trashëgiminë tonë dhe për gjithçka që do lëmë pas (kur filli i jetës sonë t’jetë këputur). Tërthorazi, duke qenë të vetëdijshëm për fundin e pashmangshëm, besonin ata të lashtësisë se Atroposa na frymëzon ta jetojmë një jetë sa më të pasur me qëllime dinjitoze dhe të virtytshme, ta ndjekim një jetë veprimesh dhe kujtimesh që do mbijetojnë përtej ekzistencës sonë fizike.

Tërthorazi, Atroposa na motivon të vlerësojmë çdosecilin moment të frymës sonë, e saktë që ajo i mban gërshërët, mund ta “shohim” dhe si kërcënim por dhe si frymëzim, sepse jemi ne qeniet e kësobotshme që e “qullim” fillin e jetës sonë në ngjyrat dhe varietetet, që ia japim dashurinë dhe kuptimin. Pashmangshmëria e gërshërve të perëndeshës Atroposa ndoshta na frymëzon të jetojmë me plot pasion dhe duke synuar përnaltësimin shpirtëror.

Sipas besimit të lashtësisë, duke ditur që Atroposa na pret andej me gërshërët e veta, padyshim kjo ndikon dhe orientohemi vetëdijshëm, jo të përhumbur nga paniku por fare kthjellët drejt udhë-fundit tonë. Trashëgimia që ngelet spontanisht, apo që e krijojmë dhe kemi në plan ta lëmë pas, jo patjetër trashëgimi materiale por virtuozitet moral, ndonjë bëmë heroike, frymëzim shpirtëror, frymëzim ideatik, diç intelektuale etj. padyshim do jetë kujtim i një udhëtimi të përmbushur ndershmërisht.

Tinëz Trumpit, një qytet nëntokësor me jashtëtokësorë- Nga S. Guraziu

…dihet se diaspora shqiptaro-amerikane është hallkë kyç kur është fjala e lobimit, e kultivimit dhe e ruajtjes së miqëqisë mes shqiptarëve dhe popullit të madh amerikan, dhe vetëm një Nol i Madh, dhe vetëm buzëqeshja e tij sikur mjaftueshëm e “simbolizon” miqësinë e dy kombeve, disaspora shqiptare e përtej oqeanit është thjesht diç si prush metaforik, një “vatër” e mirëfilltë, shkurt e troç “një zemër e zjarrtë” shqiptare që rrahë andej në Amerikë, dhe bukur kjo…

…po ashtu, siç dihet në Amerikë të gjithë janë “Amerikanë”, s’ka diskriminime, si pronë është e indigjenëve, Kolumboja pati qenë ndër “mysafirët” e parë të mirëpritur, por në kuptimin politik Amerika është e gjithkujt, është diç si “udhëkryq internacional”, pakashumë njësoj sikur dhe Hëna, u takon të gjithë tokësorëve, as kinez, eskimez as kikirez askush, asnjë frymor i kësaj bote s’mund të pretendoj ta “zaptojë” 1 luna-pëllëmbë, as 1 milimetër a centimetër të Hënës, tekefundit kështu janë marrë vesh njerëzia e planetit, duhet respektuar marrëveshjet internacionale, ndërkombëtarizmi s’i duron arrogancat…

…edhe në Amerikë me apaç e me indianë, me shqiptarë e meksikanë, madje dhe bizonët në savanë, të gjithë janë Amerikanë, ishte dhe vetë Ajnshtajni në Princeton, ai Ajnshtajni i madh pa çorapet, edhe ai pati qenë Gjerman a Zviceran por ja që në jetën e njeriut nuk i dihet, rrethanat e historisë e detyruan dhe atë të “bëhej” Amerikan – shkurt e troç, i gjithë rruzulli është prezent në Amerikë, internacionalizëm i mirëfilltë, të gjithë popujt i kanë “ekzemplarët” e vet atje, zor të shtyhesh me Amerikën sa i përket “internacionalizmit”, është vetë zemra e “internationales”…

…anise, dorën në zemër, për të qenë akoma më afër saktësisë, sa i përket “internationales” zor të shtyhesh me Amsterdamin e Lulandisë, aty jetojnë jo më pak por 177 nacionalitete të botës, është qyteti më “ndërkombëtar” i internacinales botërore, dhe sëkëndejmi është njëfarëlloj Kryeqyteti i mirëfilltë i Internacionales – pas Amsterdamit vjen Antwerp (i Belgjikës) si qyteti i 2-të “international”, me 160 nacionalitete, dhe i 3-ti i vërteti, metropoli madhështor New York, këtij i “takojnë” 150 nacionalitete…

…dhe kështu i bie se New York është i 3-ti në botë sa i përket “internacionales” (mos harroni, dikur dhe New York quhej “Amsterdam… New Amsterdam”, deshëm të vinim tek thelbi se kjo 3-shja vlen për metropolin New York, e saktë kjo, por NUK vlen për gjithë Amerikën, mos t’ju hutojë 3-shja njujorkeze, no way, Amerika i ka 50 e kusur shtete, padyshim s’ka nacionalitet të botës që nuk jeton në Amerikë…

…madje dyshohet se mund t’ketë dhe “alienë” (s’e kemi fjalën këtu për alienë-meksikanë, për të cilët ankohet Trump) por në kuptimin qytetarë të jashtëbotshëm, jashtëtokësorë, extraterrestrials etj etj., burime të ndryshme s’ndalen me dyshimet se andej diku rreth “Area 51” një qytet i madh nëntokësor është mbushur me jashtëtokësorë, është themeluar një metropolis komplet intergalaktik, jo eksperiment por biznes përnjëmend, njësoj si dikur Aleksandri i Madh që e pati themeluar Aleksandrinë në Egjipt (dhe me dhjetra qytete tjera gjithandej, for that matter : )

…edhe amerikanët, tinëz Trump janë duke synuar ta mbajnë sekret metropolin nëntokësor, sepse e dinë që Trump sëshumti do i ketë nja 4 vjet, edhe ky do e thyejë qafen e vet dhe s’do jetë më as në pushtet as President, ndërsa strategjikat afatgjata të Amerikës i tejkalojnë trumpizmat me gjithë lajthitjet e tij, dihet dhe kjo, është e vetëkuptueshme, tinëz tij amerikanët kanë dëshirë ta ruajnë monopolin intergalaktik, njësoj siç tani për tani e ruajnë, e kultivojnë dhe e shfrytëzojnë monopolin international (të Tokës, të planetit amë)…

…edhe kjo në rregull, super-rregull madje, jashtëzakonisht bukur, mirëpo ka një detaj që ia vlen të ceket, kësaj radhe shqiptaro-amerikanët (për neve si diasporë, por ata vetë janë Amerikanë) sikur janë të shtrënguar të sakrifikojnë diç, duhen nganjëherë dhe sakrificat, ata të Trump-Kampit (që kanë votuar për të) do e kenë të vështirë kësaj radhe me krenarinë, qëkur rishtas duhet t’i bëjnë vend ego-s trumpiste, njësoj si dikur gjatë mandatit të parë, në vend të Albania 1st, tashmë duhet kompromisi America 1st – Albania 2nd, mjaft delikate por s’ke ç’bën, duhet pajtuar me kompromiset, dhe vetë Ajnshtajni dikur qe “detyruar” të betohej, i la me Gjermanë e me Zviceranë, ua bëri “bye, bye”, me dorën në zemër, njësoj si Geronimo dikur, edhe ky solemnisht qe betuar se nuk do i hante fjalët, s’do ikte kurrë, do vdiste si një Amerikan i Madh…


Send this to a friend