VOAL

VOAL

Bisedime të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

July 26, 2021

Komentet

Lirohen tri pengjet e para izraelite nga Rripi i Gazës

VOA Marrë nga Reuters dhe AP

Pas 471 ditësh në robëri, tri pengje u liruan nga grupi militant palestinez Hamas, në ditën e parë të armëpushimit me Izraelin. Hamasi ra dakord të lironte tre gra në ditën e parë, ndërsa po sot filloi hyrja në Gazë nga Egjipti e një mori kamionësh me ndihma për palestinezët. Marrëveshja hyri në fuqi sot (e dielë) me një vonesë të minutës së fundit nga Hamasi që shtyu fillimin e armëpushimit me gati tre orë dhe theksoi brishtësinë e tij.

Tre pengjet e para që grupi palestinez Hamas liroi janë: Emily Damari, 28 vjeç, shtetase britaniko-izraelite, e rrëmbyer nga banesa e saj në lagjen ‘Kfar Aza’.

Doron Steinbrecher, 31 vjeç, e rrëmbyer në të njëjtën lagje si zonja Damari si dhe Romi Gonen, 24 vjeç, e rrëmbyer ndërsa merrte pjesë në një festival.

Katër gra të tjera pritet të lirohen në ditën e shtatë të marrëveshjes. Në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes, brenda gjashtë javësh, pritet të lirohen mbi 30 pengje në këmbim të dhjetëra palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite.

Marrëveshja gjithashtu mundësoi futjen e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës. Kamionët me ndihmat që vlerësohen si tejet të nevojshme për palestinezët hynë në Gazë përmes kalimit Rafah, nga Egjipti.

Presidenti amerikan Joe Biden e përshëndeti lirimin e pengjeve dhe fillimin e marrëveshjes së armëpushimit.

“Marrevëshja që e kam prezantuar për herë të parë në majin e kaluar, më në fund ka hyrë në fuqi… Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Gazë dhe po shohim lirimin e pengjeve. Tre gra izraelite u liruan sot, pas shtatë ditësh lirohen katër të tjëra. Më pas, çdo shtatë ditë lirohen pengje përfshirë edhe dy shtetas amerikan”, deklaroi ai.

Marrëveshja hyri në fuqi sot (të dielën) me një vonesë të minutës së fundit nga Hamasi që shtyu fillimin e armëpushimit me gati tre orë dhe theksoi brishtësinë e tij. Një tjetër shqetësim ishte nëse qeveria izraelite e përbërë edhe nga anëtarë të së djathtës së skajshme do ta miratonte atë.

Ministri izraelit i financave nga e djathta e skajshme kërcënoi të dielën se do të largohej nga qeveria e koalicionit nëse Izraeli ndalon luftën kundër Hamasit në Gazë.

“Fatkeqësisht, ne nuk ishim në gjendje ta ndalonim këtë marrëveshje të rrezikshme, por këmbëngulëm dhe ishim në gjendje të sigurojmë kabinetin, me vendim të qeverisë, që lufta nuk do të ndalet pa përmbushur të gjitha qëllimet e saj dhe shkatërrimin e plotë të Hamasit”, tha ministri Smotrich.

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha të dielën se Izraeli “nuk do ta ndalë luftën përpara se të gjithë të kthehen në shtëpi”.

“Ne do të kujdesemi të ruajmë një zonë brenda Gazës dhe t’i përgjigjemi me forcë çdo shkeljeje dhe kërcënimi. Falë heroizmit të ushtarëve, sot do të shohim kthimin e tre pengjeve dhe më vonë kthimin e të gjithë pengjeve. Ne nuk do ta ndalojmë luftën para se të gjithë të kthehen në shtëpi”, tha ministri Katz.

Lufta ndërkaq ka vazhduar deri pak orë para fillimit të armëpushimit.

Sistemi izraelit i mbrojtjes raketore i njohur si ‘Iron Dome’ rrëzoi tre raketa të lëshuara të martën nga militantët nga Rripi i Gazës drejt pjesës jugore të Izraelit.

Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Sulmet me raketa dhe mortaja nga Rripi i Gazës janë zvogëluar ndërsa Izraeli ka zhvilluar ofensivën masive atje në përgjigje të sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Megjithatë, militantët janë ende në gjendje të hedhin rregullisht predha me rreze të shkurtër veprimi mbi komunitetet izraelite dhe bazat e ushtrisë pranë kufirit.

Lufta në Gaza filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Izrael më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 veta. Nga këta pengje, pak më pak se 100 mendohet se mbeten në duart e Hamasit, por rreth një e treta besohet të kenë vdekur.

Dy ditë para inaugurimit të Trumpit, Irani zbulon bazën detare nëntokësore

Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani ka zbuluar sot një bazë raketore detare nëntokësore diku në Gjirin Persik.

Televizioni shtetëror tregoi shefin e Gardës Revolucionare gjeneral Hossein Salami duke vizituar bazën sekrete, i ndërtuar nën tokë, për anije të afta për të gjuajtur raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Ne e sigurojmë kombin e madh të Iranit se të rinjtë e tyre janë të aftë të dalin të nderuar dhe fitimtarë nga një betejë në det kundër armiqve të mëdhenj dhe të vegjël”, shtoi Salami.

Baza u ndërtua 500 metra nën tokë dhe imazhet tregonin tunele me rreshta të gjatë të atyre që TV shtetëror tha se ishin një version i ri i skafeve që shmangin radarët që mund të lëshojnë raketa.

Zbulimi i bazës vjen vetëm dy ditë përpara se Donald Trump të fillojë mandatin e tij të dytë si president i SHBA-ve.

Udhëheqësit iranianë janë të shqetësuar se Trump mund të fuqizojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të goditur objektet e tyre bërthamore duke forcuar sanksionet e SHBA-së ndaj industrisë së saj të naftës.gsh

Operacioni “Krahët e Lirisë”- Izraeli zbulon 33 pengjet që do të lirohen në fazën e parë të armëpushimit

Llogaria e shtetit të Izraelit në rrjetin social “X” ka ndarë një imazh se kush janë 33 pengjet që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.

  • foto galeri

Mes pengjeve që u kapën në sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 ka edhe fëmijë të mitur.

Dita e sotme në Gaza duhet të niste me zbatimin e paktit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, por dështimi i këtyre të fundit për të dorëzuar listën me emrat e pengjeve që do të liroheshin sot bëri që forcat izraelite të vijonin aksionin e tyre.

 

Hamasi ia atribuoi këtë dështim një problemi teknik në terren, ndërsa vetëm disa momente më parë ka arritur të publikojë listën me emrat e 3 pengjeve të parë që do të fitojnë lirinë.

Sakaq, pritet që palët t’i rikthehen paktit fillestar të armëpushimit, pasi një zyrtar izraelit konfirmoi për Reuters se Izraeli ka marrë emrat e pengjeve që do të lirohen sot. bw

Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hamas

Armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – hyri në fuqi të dielën.

Nisja e armëpushimit erdhi pasi Hamasi publikoi emrat e tri pengjeve gra që do t’i lirojë më 19 janar.

Mosdërgimi i emrave të pengjeve bëri që hyrja në fuqi e armëpushimit të vonohen për më shumë se dy orë, teksa Izraeli tha më herët se do të vazhdojë luftimet derisa emrat të dorëzoheshin, ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen e arritur më herët gjatë javës.

Hamasi tha më herët gjatë së dielës se për “arsye teknike në terren” nuk arriti që me kohë të dorëzojë emrat. Përmes një deklarate, grupi radikal palestinez tha se është i përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit.

Izraeli tha po ashtu para nisjes së armëpushimit se do të vazhdonte luftimet derisa nuk do të publikohej lista me emrat e pengjeve. Më vonë, ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një sërë caqesh të Hamasit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se të paktën tetë persona u vranë mëngjesin e 19 janarit.

Me lirimin e tri pengjeve të para pritet të lirohen edhe dhjetëra palestinezë të burgosur në Izrael.

Në mbarë enklavën palestineze pati festime të dielën dhe disa palestinezë nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse vonesat në hyrjen në fuqi të armëpushimit vunë në pah brishtësinë e marrëveshjes.

Marrëveshja e armëpushimit parasheh dhënien fund të luftës 15-mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Ndërkaq, Izraeli njoftoi se ka arritur të tërheqë trupin e Oron Shaul, një ushtar që ishte vrarë në luftën Izrael-Hamas më 2014. Trupat e Shaulit dhe ushtarit tjetër, Hadar Goldin, kishin qenë në Gazë edhe pas përfundimit të luftës më 2014.

Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore.

Në fazën e parë 42-ditore të armëpushimit është paraparë të lirohen 33 pengje që mbahen në Gazë dhe qindra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael. Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre. Po ashtu, parashihet rritje e ndihmave humanitare për Gazën.

Ky është armëpushimi i dytë që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin pauzuar luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.

Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohen pjesa tjetër e pengjeve.

Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.

Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë. Rindërtimi – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite. Po ashtu, çështje e pazgjidhur mbetet edhe se si do të udhëhiqet Gaza pas konfliktit. REL

“Diaspora mund të sjellë rotacionin politik”, Jozefina Topalli: Bllok i jashtëzakonshëm elektoral!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tashmë edhe drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka folur në lidhje me sfidat që paraqet ky proces i panjohur për politikën shqiptare dhe konkretisht për opozitën.

E ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Topalli e quajti procesin një sfidë planetare, referuar faktit që gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit, ndërsa bëri apel që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformat e vënë në dispozicion nga KQZ.

“Jemi përballë një të panjohure sepse nuk është eksperimentuar më parë. Është një sfidë e vështirë, planetare, sepse gjysma e popullsisë është në çdo cep të botës. Nëse forcat politike kanë struktura për të kryer fushatë brenda shtetit, nuk kemi një strukturë të tillë për votën e diasporës.

Për shkak të situatave të vështira që PD kaloi në 4 vitet e fundit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor u bënë gjatë muajve të fundit, emërimi erdhi pak me vonesë ndërsa të tjerët kishin nisur më parë. Nuk me tremb vështirësia e sfidës sepse të ankohesh nuk është strategji që të nderon në poetikë. Nuk i jam fshehur kurrë sfidave dhe nuk po e bëj as tani. Është moment delikat në shumë aspekte, duke mos harruar edhe ndikimi zhvillimeve botërore. Njerëzit nuk duan politikën, por duhet të jenë pjesëmarrës sepse impakti i vendimeve të politikës ndikon në çdo pjesë të jetës së tyre”, tha ajo.

Ish-kryeparlamentarja shtoi se ndikimi i diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit mund të jetë aq i fuqishëm, sa të sigurojë edhe përmbysjen e pushtetit dhe rrotacionin politik.

“Në takimin që kisha në Gjermani kishim të pranishëm edhe shqiptarë nga Kosova. Ata janë para nesh, kanë aplikuar votën e diasporës në dy mandate tashmë, por kanë edhe një lidhje shumë të fortë me vendin e tyre dhe proceset politike që ndodhin. Kurti më shumë është kryeministër falë votës së diasporës.

Sa i përket Shqipërisë, ne kemi një bllok elektoral të jashtëzakonshëm në të gjithë borës që nëse do të mobilizoheshin të regjistroheshin e më tej të votonin, do të bënin kthesa të jashtëzakonshme politike, si një fuqi e pashfrytëzuar gjatë 3 dekadave për të bërë edhe rrotacionin. Vëmendja shumë e fortë tek diaspora.

Megjithatë atje është një realitet tjetër dhe kanë një mentalitet tjetër. Por nëse vërtetë do të sensibilizohen, do të jenë një faktor kyç, sepse kondicionojnë forcat politike dhe qeveritë e ardhshme”, tha ajo.

Topalli ka renditur edhe dy arsyet se përse diaspora nuk do të pritet të votojë Partinë Socialiste, edhe pse theksoi se asgjë nuk mund të parashikohet për sa kohë ky është një proces që nuk ka ndodhur më parë, e për pasojë mbetet enigmatik deri në fund.

“Është një ekuacion me shumë të panjohura, Por ata që janë përzënë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër nuk besoj se do të votojnë për pushtetin aktual. E dyta, është sepse ata janë shumë më të lirë dhe të pavarur se sa shqiptarët janë të kondicionuar në vendin e punës që të votojnë për pushtetin aktual”, tha ajo.

Topalli u nda edhe tek takimet e zhvilluara jashtë vendit, ku u shpreh se tashmë dramën e atyre që janë detyruar të largohen nga vendi nuk e sheh vetëm në aspektin politik, por edhe në atë njerëzor.

“Pas emërimit që ndodhi në dhjetor të 2024, që më ka vënë në vështirësi sepse duhet një kohë e caktuar për të ndaluar infrastrukturës këtu e për të pasur më pas kontaktet me jashtë. Takimet kanë qenë të mira në New York dhe Boston. Kishin ikur aq shumë shqiptarë nga vendi sa më erdhi çudi që njihja më shumë persona atje se sa brenda vendit. Në takimet me pas në Europë jam fokusuar në Itali sepse aty janë të përqendruar kryesisht shqiptarët. Ana e bukur e të gjithë kësaj është ana njerëzore. Në këtë fazë të jetës më shumë se sa në aspektin politik, i shoh gjërat në aspektin njerëzor. Kur dëgjon historitë e tyre nis e reflekton mbi fatin e miliona shqiptarëve që janë larguar. Janë drama të mëdha që ka kaluar kombi ynë”, tha ajo.

Vriten dy gjykatës të Gjykatës Supreme në Iran

Gjyqtarët e vrarë në Teheran, Mohammad Moghiseh dhe Ali Razini.

 

Dy gjykatës të njohur të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate, thanë zyrtarët.

Viktimat janë identifikuar si Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh. Një gjykatës tjetër po ashtu është plagosur gjatë sulmit që ndodhi në Pallatin e Drejtësisë në Teheran.

Zyra për media e gjyqësorit të Iranit raportoi se një person i armatosur ishte “infiltruar në Gjykatën Supreme në një akt të planifikuar për vrasjen e dy gjykatësve.

Motivi i sulmit ende nuk është i qartë.

Hetimi fillestar gjeti se sulmuesi nuk kishte ndonjë rast gjyqësor para kësaj gjykate dhe as lidhje të tjera, tha zyra për media e gjyqësorit iranian.

Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në Iran dhe kreu i saj emërohet nga lideri suprem. Selinë e ka në Teheran dhe degë ka në mbarë vendin.

Detajet e incidentit mbeten të paqarta. Zyra për media e gjyqësorit raportoi se sulmuesi “u vetëvra” pas të shtënave, edhe pse ky informacion nuk është konfirmuar.

Mediat tjera iraniane kanë raportuar se sulmuesi ishte anëtar i një “force infiltruese të sigurisë”, i cili fillimisht kishte plagosur me thikë një roje, ai kishte marrë armën dhe më pas kishte kryer vrasjet.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr, duke cituar burime, raportoi se gjyqtarët u sulmuan me armë zjarri para se sulmuesi të bënte vetëvrasje.

Dy viktimat kishin poste të rëndësishme në sistemin e fuqishëm gjyqësor të Iranit. Gjykatësi Mohammad Moghiseh kishte gjykuar disa raste politike, përfshirë rastet që përfshinin mbështetësit e Lëvizjes opozitare të Gjelbër më 2009. Ai ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjykatësi Ali Razini kishte mbajtur shumë poste të larta dhe ishte akuzuar nga opozita në Iran se ishte përfshirë në një sërë vrasjes pa gjyq të të burgosurve politikë më 1988. REL

Presidenti amerikan Trump bisedë telefonike me homologun kinez, ja temat që diskutuan

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping diskutuan për tregtinë dhe TikTok në një telefonatë të premten, vetëm disa ditë para se Trumpi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me zotime për të vendosur tarifa dhe masa të tjera ndaj rivalit më të madh të Amerikës.

Pavarësisht kësaj, Xi e uroi Trumpin për mandatin e tij të dytë dhe bëri presion për përmirësimin e marrëdhënieve, tha ministria e jashtme kineze. Thirrja erdhi në të njëjtën ditë kur Gjykata e Lartë e SHBA-së mbështeti një ligj që ndalon TikTok nëse nuk shitet nga kompania e saj mëmë me bazë në Kinë.

“Të dy i kushtojmë rëndësi të madhe ndërveprimit, shpresojmë për një fillim të mirë të Kinës dhe SHBA-ve. Shpresojmë që të kemi një marrëdhënie sa më të mirë mes Uashingtonit dhe Pekinit”, tha Xi në telefonatë.

Trump konfirmoi në platformën e tij “Truth Social” se kishte folur me Xi, duke thënë se “thirrja ishte shumë e mirë si për Kinën ashtu edhe për SHBA-në”. Ata folën për tregtinë dhe TikTok, por edhe më shumë, tha ai.

“Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!” ka shkruar Trump.

Ditët e fundit kanë treguar një anë më të ngrohtë të marrëdhënieve SHBA-Kinë, e cila pritet të jetë një nga fokuset kryesore të mandatit të dytë të Trump. Në fushatën e tij, Trump kërcënoi se do të rriste tarifat për mallrat kineze deri në 60% dhe më vonë premtoi një rritje shtesë prej 10% mbi akuzat se Kina nuk ka arritur të frenojë rrjedhën e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët besojnë se Trump do të zgjeronte kontrollet edhe mbi produktet e shitura në Kinë. Por ata gjithashtu kanë vënë në dukje se Trump u zotua të “shpëtojë TikTok” edhe pse ai u përpoq të ndalonte platformën e mediave sociale herën e fundit që ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Trump tha në mediat sociale se “vendimi i tij për TikTok do të merret në një të ardhme jo shumë të largët, por unë duhet të kem kohë për të shqyrtuar situatën!” bw

Kabineti izraelit miraton marrëveshjen për armëpushim me Hamasin

VOA AP dhe Reuters

Kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, tha të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, një ditë përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi.

Armëpushimi do t’i sillte palët një hap më pranë përfundimit të luftimeve më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes palëve, 15 muaj pas fillimit të konfliktit.

Qeveria e ratifikoi marrëveshjen në orët e para të së shtunës pas një mbledhjeje që zgjati për më shumë se gjashtë orë, tha zyra e zotit Netanyahu në një deklaratë.

Sipas marrëveshjes së kundërshtuar nga disa anëtarë të vijës së ashpër të kabinetit, një armëpushim gjashtë-javor hyn në fuqi të dielën kur do të realizohet i pari mes disa raundeve të shkëmbimeve mes pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Marrëveshja mund të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.

Sipas njoftimeve të mediave, 24 ministra në qeverinë e koalicionit të zotit Netanyahu votuan në favor të marrëveshjes, ndërsa tetë e kundërshtuan atë.

Të premten, kabineti izraelit i sigurisë votoi në favor të marrëveshjes së armëpushimit, i pari nga dy miratimet e nevojshme.

Negociatorët Katari dhe SHBA njoftuan për armëpushimin të mërkurën, por marrëveshja ishte pezull për më shumë se një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se kishte disa pengesa të minutës së fundit për të cilat ai fajësoi grupin militant Hamas.

Sipas marrëveshjes me tre faza, në fazën e parë gjashtëjavore, Hamasi do të lirojë 33 pengje izraelite, përfshirë të gjitha gratë (ushtarë dhe civilë), fëmijë dhe burra mbi 50 vjeç.

Ka disa pyetje që mbeten, përfshirë emrat e 33 pengjeve që do të lirohen gjatë fazës së parë dhe cilët prej tyre janë ende gjallë.

Zoti Netanyahu udhëzoi një grup të posaçëm pune që të përgatitet për të pritur pengjet që ktheheshin nga Gaza dhe tha se familjet e tyre ishin informuar se një marrëveshje ishte arritur.

Izraeli do të lirojë të gjitha gratë dhe fëmijët palestinezë nën 19 vjeç të mbajtur në burgjet izraelite deri në fund të fazës së parë.

Lufta midis forcave izraelite dhe Hamasit ka rrafshuar një pjesë të madhe të Gazës, ka vrarë më shumë se 46,000 persona dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë të enklavës prej 2.3 milionësh, sipas autoriteteve lokale.

Nëse ka sukses, armëpushimi mund të zbusë situatën në Lindjen e Mesme.

Të premten në Gazë, avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulme të rënda dhe shërbimi i emergjencës civile palestineze tha se 116 palestinezë, pothuajse 60 prej tyre gra dhe fëmijë, ishin vrarë që nga shpallja e marrëveshjes të mërkurën.

Papa mbështeti Shtetin Bektashi? Mediat e huaja: Nuk e përmendi…

Kryeministri Edi Rama u bë kohë që nuk e përmend më historinë e shtetit të bektashinjve në Shqipëri.

Megjithatë, një ditë më parë u raportua për një takim të Papa Françeskut në Selinë e Shenjtë me Baba Mondin.

Ky dukej si një takim normal, por në mediat shqiptare u raportua gjerësisht se Papa ka mbështetur krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri.

Gazeta Crux, një media që mbulon në mënyrë të pavarur çështjet e Vatikanit, thotë se një gjë e tillë është raportuar vetëm nga mediat shqiptare.

Sipas saj, Papa nuk e ka thënë në deklaratën e tij një gjë të tillë.

Crux ka pyetur zyrën e shtypit pranë Vatikanit dhe nuk ka marrë akoma një qëndrim. sn

Shtetet e Bashkuara kanë besim se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën

VOA Marrë nga Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të enjten se ai ka besim se marrëveshja për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve, e rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi, do të fillojë siç ishte planifikuar të dielën, për t’i dhënë fund 15 muajve të luftimeve, pavarësisht një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit ndërmjet palëve ndërluftuese.

“Kam besim dhe pres plotësisht që zbatimi do të fillojë, siç thamë, të dielën”, u tha sekretari Blinken gazetarëve në Uashington në konferencën e tij të lamtumirës për shtypin si kryediplomati amerikan.

Për një kohë të enjten, fillimi i armëpushimit dhe lirimi fillestar i pengjeve u vunë në pikëpyetje pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi militantët për tërheqje nga disa pjesë të marrëveshjes.

Kryeministri Netanyahu tha se kabineti i tij nuk do të mblidhej për të dhënë miratimin e nevojshëm derisa grupi militant të pranojë të gjithë elementët e marrëveshjes.

Nëpërmjet një deklarate, zyra e kryeministrit Netanyahu tha se Hamasi po përpiqej të “siguronte lëshime të minutës së fundit”.

Hamasi është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore.

Armëpushimi me disa faza, që u njoftua të mërkurën pas negociatave për muaj të tërë, do të hyjë në fuqi të dielën nëse marrëveshja miratohet plotësisht.

Ndërkohë sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 72 vetë që kur u njoftua marrëveshja, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Gazë. Palestinezët atje njoftuan për sulme të ashpra gjatë natës ndërsa banorët po festonin arritjen e marrëveshjes.

Agjencitë e OKB-së thanë se janë gati të dërgojnë ndihma humanitare në rajon. Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 1.9 milionë nga 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur dhe 92 për qind e banesave janë shkatërruar.

Presidenti izraelit Isaac Herzog ofroi mbështetjen e tij të fortë për armëpushimin pas shpalljes së marrëveshjes të mërkurën.

Por një nga kundërshtarët kryesorë të marrëveshjes në qeveri, ministri i Financave Bezalel Smotrich, e cilësoi atë “një marrëveshje të keqe dhe të rrezikshme për sigurinë kombëtare të shtetit të Izraelit”.

Izraeli dhe Hamasi nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen

 

VOAL- Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se kishte “arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve” të mbajtur në Rripin e Gazës, duke shtuar se një takim i kabinetit të sigurisë ishte planifikuar për sot, të premten, përpara se qeveria të jepte miratimin e tij përfundimtar marrëveshjen.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu u informua nga ekipi negociator se janë arritur marrëveshje për lirimin e pengjeve”, tha zyra e tij në një deklaratë. Zyra e vetë Netanyahut akuzoi dje Hamasin për kthim prapa në pikat kyçe të marrëveshjes për të zhvatur lëshime të minutës së fundit, gjë që Hamasi e mohoi.

Kryeministria shtoi gjithashtu se familjarët e pengjeve janë njoftuar dhe se po bëhen përgatitjet për mirëpritjen e tyre.

Nëse miratohet nga qeveria izraelite, marrëveshja e armëpushimit do të fillojë të dielën dhe do të përfshijë shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë. Kushtet për një ndërprerje përfundimtare të luftimeve do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme. Marrëveshja u njoftua të mërkurën nga ndërmjetësit Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

Demonstrata kundër marrëveshjes

Ndërkohë, protestuesit u përleshën me policinë në Jerusalem gjatë një proteste kundër marrëveshjes së pengjeve, raporton Times of Israel. Sipas njoftimit të policisë, tre protestues janë arrestuar për prishje të rendit publik dhe dëmtim të automjeteve në tranzit gjatë protestës. Njëri nga të arrestuarit dyshohet se ka përdorur sprej piper kundër protestuesve të tjerë.

Kundërshtarët e marrëveshjes argumentojnë “se kushtet e saj mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare të Izraelit duke liruar një numër të konsiderueshëm palestinezësh të dënuar për terrorizëm, duke lënë ende disa pengje në Gaza dhe duke lejuar Hamasin të mbetet operacional”. RSI

Papa Francesku dhe Kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj takim në Vatikan, Ati i Shenjtë bekon krijimin e Shtetit Bektashi

Takim Historik i Atit të Shenjrë Papa Francesku me Kryegjyshin Botëror, Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Gazetari Ferdinand Samarxhi raporton se Papa Francesku ka dhënë bekimin e tij në lidhje me krijimin e shtetit bektashi.

“Papa Francesku ron dhe bekon krijimin e Shtetit te ri Sovran Bektashi. Ai e konsideroi një Nismë të bukur të cilën e bekoi.
Papa Francesku dhe Kryegjyshi Edmond Brahimaj firmosën bashkërisht dokumentin mbi vëllazërinë njerëzorë të Abu Dhabit”, shprehet Samarxhi. bw


Send this to a friend