VOAL

VOAL

Berisha takim me anëtarë të njohur të diasporës: Mirënjohje të thellë LQSHA dhe DioGuardit

September 25, 2022

Komentet

“Vatra foli, populli degjoi” Nga Nosh Mernacaj

Jam munduar te mos perzihem ne dilemen e Vatres qe eshte bere boze tashme, por eshte e veshtire te kaloj nje dite kur nje pale apo tjetra nuk valvit flamurin e atdhetarise dhe perserit betimin per te luftuar per kombin deri ne fund, ndersa akuzon tjetren per nje sere krimesh. Ndersa e di se ka shume njerez qe me te vertete jane patriote te paepur dhe kane dhene shume per Vatren, ne te dyja anet e konfliktit, shume nga keto deklarata jane aq fallco sa te bejne per te qeshur, po te mos ishte e trishte.

Le te jemi te qarte per nje gje: Edhe pse te gjithe identifikohen si Vatrane, eshte e qarte qe kemi dy grupe ne konflikt.

Duke qene se keto deklarata nuk kane te bejne vetem me Vatren, por ne shumicen e rasteve u drejtohen te gjithe Shqiptareve, atehere çeshtja na perket te gjitheve. Na perket te gjitheve edhe sepse Vatra ka sherbyer ne nje fare menyre si ambasadore e Shqiptareve nder vite, ndersa keto dite te vjen turp ta permendesh gjekundi.

Nuk dua te shkruaj romane, sepse jane thene e sterthene te gjitha, por desha vetem te pyes zoterinjte dhe zonjat qe kane marre pjese ne keto deklarata publike nje pyetje te thjeshte.

Perse duhet te behet buje e i gjithe ky debat te behet neper media duke u munduar te mbushni mendjen njerezve (apo ne shumicen e rasteve te na hidhni pluhur syve neve qe e dime shume mire te verteten) per kete apo ate?

Vatra e ka nje shtepi e cila eshte blere per kete qellim, pra per bisedime, dhe mund te uleni aty dhe te bisedoni e te sqaroni punet nje here e mire. Mund te sillni edhe mediat sa per te qene deshmitare, qe te mos kete dyshim kush tha ç’fare? Jam i sigurt qe Adem Belliu nuk do te pertonte te vinte ashtu siç ka ardhe ne te gjitha rastet. Le te jete kjo mledhje e hapur dhe te gjykojne te gjithe per veten e tyre.

Une nje gje e kam te sigurt. Ka shume veta qe kane kerkuar me kohe te behet nje gje e tille, pra te bisedohet (jo nje here por disa here), dhe ka nje grup qe jo vetem nuk pranon bisedime, por dhe e ndalon hyrjen ne ate shtepi. Dhe menjehere dalin deklaratat e gjata ne media per te justifikuar veprimet e turpshme.

Nese ka aludime se ka elemente ekstremiste, naziste, apo te tjera epitete qe kam degjuar, mundem edhe te bie dakord. Siç thote fjala e urte, “Pyll pa derra nuk ka”. Por te quash 60 veta (te pakten) te gjithe ekstremiste eshte e veshtire te kaperdihet.

Noli dhe Konica kane krijuar Vatren para se Shqiperia te shpallte pavaresine ne vitin 1912, bazuar ne nje sistem Amerikan te sprovuar. Ta ka enda ta lexosh ate Kanunore qe u pergatit me shume se 100 vjet me pare dhe te veshtrosh se sa perparimtare eshte.

Nje shenim i shkurter per Kanunoren.

Pothuajse te gjithe referojne Kanunoren ne nje aspekt apo nje tjeter, por te gjithe kane nje version te ndryshem. Pra cilen, shtrohet pyetja?!

Kanunorja e vitit 1926 (ajo origjinale) parashikon zgjedhjen e kryesise per 1 vit

Para forumit te fundit kryesia kishte mandat 2 vjeçar. E çuditshme se te gjithe bien dakord per kete, por asnje se di arsyen perse eshte 2 vjet!

Ku dhe kur u nderrua nga 1 vit ne 2 vjet?

Pra cila kanunore ishte ne fuqi deri ne forumin e fundit? Meqense e fundit eshte nje konflikt i hapur po e leme kete menjane.

Ketu ne Amerike ka nje fjale te urte, “nese nuk eshte e prishur, s’ka nevoje te rregullohet”.

 

FEDERATA “VATRA”, reflektim për ta bërë një organizatë demokratike *Letër e hapur për anëtarët e Federatës VATRA. Artur Vrekaj, Massachusetts

 

Të dashur bashkëkombas, Vatranë !

Misioni për anëtarësinë e Vatrës sipas Statutit është që të punojmë që organizata Vatra të jetë e gjallë, demokratike, me frymë Noliane dhe Koniciane dhe me program kombëtar.

Lexojini këto radhë me zemrën dhe shpirtin e një shqiptari të mërguar.

Noli për mua është thesar i kombit, mësues i gjuhës Shqipe, rilindas i Shqipërisë, themelues i kishës ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe bashkëthemelues i Federatës Vatra, lobist e diplomat për shpëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në Lidhjen e kombeve, poet revolucionar, përkthyes dhe një kombëtarist i shkëlqyer që kombi dhe Shqipëria e pati fat.

Unë ju bashkova Vatrës, sepse Bostoni është Noli, zemra, shtëpia dhe fryma e Vatrës dhe sepse 11 fshatarët e mi nga Podgorani i Shqipërisë më 1917 ishin me Nolin, vatranë kombëtaristë.

E dyta, sepse përkundër statutit, kanunores u shpall riorganizimi i degës Vatra Boston më 21 Maj 2023 si degë zyrtare me 7 anëtarë.

Duke patur një përvojë disavjeçare në strukturat drejtuese në organizimin e shqiptarëve me shoqatën KOMBI në Worcester, Massachusetts mësova kush janë Shqiptarët e Amerikës dhe se si vepron Vatra, ndërkohë kam qënë bashkëpunëtor me gazetën Dielli.

Në vitet 2012 – 2014 me shoqatën KOMBI e kthyem Worcester, Massachusetts në qëndër të veprimtarisë atdhetare e kulturore të New England ku u përfshinë Lidhja Qyterare e Dioguardit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës, bashkia e Worcester, Massachusetts, konsullata e Kosovës në New York, vatranë të New York, shoqata Kosova Boston, shoqata Masbessa Boston dhe Kisha Shqiptare e Shën Mërisë Worcester ku kishim shkollën Shqipe, pjesëmarrjet në paradën e Albanian Roots, pjesëmarrjet në protestat në mbrojtje të Shqiptarëve të Malit të Zi para Shtëpisë së Bardhë dhe para ambasadës së Malit të Zi, plus protestën pranë OKB për mbështetjen e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Jam pjesëmarrës i kuvëndit të Vatrës më 2013, me ftesë të të urtit kryetar të Vatrës Gjon Buçaj. I kam kërkuar z. Gjon Buçaj në Kuvënd dhe në Worcester po atë vit me dëshmitarë të gjallë drejtuesit e shoqatës KOMBI që Vatra të kishte nën ambrellën e saj anëtarësinë e shoqatës KOMBI të Worcester, Massachusetts. Mora përgjigje negative. Kam kërkuar që të gjitha shoqatat e Massachusetts të bashkohen në një organizatë të vetme, sepse nuk mund të bësh atdhetari në Amerikë me fshat e shoqatë.

Ja kam kërkuar hapjen e Vatrës në Massachusetts edhe kryetarit Agim Rexha në përkujtimoren për pavarësinë e Kosovës në konsullatën e Kosovës në New York më 2013.

Vetëm Kosova u bë fati i Identitetit kombëtar në Diasporë me ministrinë e Kosovës, kur me shoqatën KOMBI ndihmuam hapjen e shkollave Shqipe me tekste Shqip në Montreal, Kanada, në Hartford, Konektikat ku vepronte Albanian Community Center me mësues Milaim Tahiri dhe në shkollën Shqipe të shoqatës Kombi që e hapëm përtej paragjykimeve Shqiptare në kishën simotër të kishës së Nolit, atë të Shën Mërisë në Worcester,Massachusttes.

Të vijmë tek realiteti i Vatrës sot.

Sot Shqiptarët e Amerikës nuk mund të pranojmë që në mbledhjen e përbashkët të këshillit të Vatrës dhe kryesisë së Vatrës më 17 Mars 2024 të akuzohen Shqiptarë të Amerikës, anëtarë të Vatrës si enveristë, fashistë dhe nazistë, vatranë me karrierë në Vatër nga anëtarë të kryesisë së Vatrës ku i pranishmi kryetari Elmi Berisha nuk u ndje fare.

Kjo është gjuha e Vladimir Putinit për udhëheqësit e Ukrainës.

Ky çast kur dëgjoja këto fjalë më kujtoi mbledhjen e Byrosë Politike të Partisë së Punës së Enver Hoxhës kur dënonin Kadri Hazbiun.

Përse kjo frymë naziste në Vatër më 2024?

Ndoshta, ngaqë Vladimir Putini e përdor shpesh për liderët e Ukrainës.

Folësi, nënkryetar i Vatrës tha se një vatran i dërguar nga Ramiz Alia (që nuk ja përmëndi emrin) ka marrë detyrë të marrë frenat e drejtimit të Vatrës. Ata që i dëgjuan këto fjalë në Boston më 17 Mars 2024 janë gjallë. Nuk di më shumë për këtë sekret të kryesisë së Vatrës.

Këtu nënkuptohen shumë mistere.

Për ti dhënë fund keqardhjes së vatranëve në Boston dhe Shqiptarëve të Amerikës me të cilët jemi në kontakt me veprimtarinë tonë atdhetare e kulturore prej përmbi njëzetë vjet në Amerikë vendosa të shkruaj, sepse ende unë dhe vatranët e Bostonit për kaq vjet nuk dimë me saktësi sa anëtarë aktivë me kuotizacion të paguar kish organizata Vatra më 17 Mars 2024.

Ka degë me anëtarë që nuk paguajnë kuotizacionin vjetor brënda muajit Dhjetor dhe deri më 17 Mars 2024 dhe nuk e dimë me saktësi se cila degë nëse e ka humbur statusin aktiv të degës, ngaqë nuk ka paguar kuotizacionin vjetor deri në Dhjetor të vitit të kaluar, por ngaqë është më afër kryetarit dhe kryesisë ende qëndron në letrat e Federatës Vatra dhe përbën shkelje flagrante të statutit, neni 42, pika a.

Problemi qëndron tek struktura organizative e Këshillit të Vatrës, sepse dega që humbet statusin aktiv, humbet edhe vëndet në Këshillin e Vatrës. Kryetari i degës që humbet statusin aktiv humbet automatikisht vëndin në Këshillin e Vatrës.

Por realiteti i ndërtimit të strukturave udhëheqëse të Vatrës sot nuk është premtues. Vatra është kthyer në një organizatë me frymë autokratike ku një grup i vogël vendos fatin e saj. Nga brënda duket Shqiptarçe si një klub privat ku duhet të kesh anëtarësi të paguar dhe anëtarësia bllokohet në mendimin demokratik të saj përgjatë mandatit thjesht pse mendon ndryshe për ta hapur organizatën për të gjithë Shqiptarët e Amerikës.

Kjo gjëndje e dobët organizative dhe drejtuese e strukturave të Vatrës sot është trashëgimi e këtyre strukturave brënda dy dekadave të fundit ose më saktë një kopje e strukturave autokrate politike që veprojnë në Shqipëri.

Vatranët udhëheqës në këto dy dekada kanë krijuar një frymë pune përkundër të pasurit të një statuti të qartë dhe që duhet zbatuar me përpikmëri nga strukturat udhëheqëse.

Edhe vetë statuti që kemi sot në Vatër u rishkrua më 2022 dhe duket sikur është një kurth për vatranët:

➢ në zgjedhjen e kryesisë së degëve, (zgjidhet me votë të fshehtë vetëm kryetari që nuk specifikohet në statut),

➢ të delegatëve të Kuvëndit (që nuk përcaktohet si zgjidhen delegatët e Kuvëndit në degë,

➢ dhe të shtesës së anëtarëve të Këshillit si në gjëndjen e sivjetshme Janar-17 Mars 2024 që nuk specifikohet se si zgjidhen anëtarët shtesë kur dega humbet statusin aktiv me më pak se 15 anëtarë, apo kur anëtarët largohen, dorëhiqen, apo situatë si kjo e sivjetmja .

Më 17 Mars 2024 u shtuan anëtarët e rinj (rekomandime të kryetarit dhe kryesisë) për Këshillin e Vatrës dhe u votuan me shkelje të statutit aktual nga kryesia dhe Këshilli i Vatrës pa fuqinë e votës së Kuvëndit.

Statuti nuk qartëson si zgjidhen dhe kush i propozon anëtarët shtesë të Këshillit për vendet bosh në Këshill që krijohen kur dega e humbet statusin aktiv se ka rënë nën 15 anëtarë ose se dega përjashtohet nga Vatra, ose nga tërheqja vullnetare e anëtarit të Këshillit, ose kur ndërron shtet apo jetë etj.

Kështu, kryetari i degës që humbet statusin aktiv lë vëndin bosh në Këshill automatikisht ashtu siç e merr me statutin e degës aktive.

Nëse Vatra i shërbeu me program Identitetit kombëtar Shqiptar në Amerikë, që nga riorganizimi i vitit 2012, pra për 12 vjet lind pyetja sa shkolla shqipe operon sot Vatra në Amerikë në qytetet ku ka degë Vatra?

Pse në qytetet Amerikane ku ka degë Vatra (përjashtuar Boston dhe New York) nuk organizohet ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit?

Pse nuk ka një anëtarësi aktive të raportuar në gazetën Dielli çdo Janar?

Çfarë të keqe ka këtu, po u publikua? Kur është hera e fundit që në gazetën Dielli është publikuar raporti financiar siç e kërkon statuti?

Vatra sot e 20 vjet më parë është parë si pronë private nga drejtues aktualë apo nga njerëz jashtë Vatrës që kanë synim të marrin drejtimin e saj, por pa ndryshuar frymën e grupit që e drejton sot.

Më shumë këtë frymë autokratike po e shpjegoj me çfarë ka ndodhur me Vatrën në Boston për periudhën 21 Maj 2023 deri më 17 Mars 2024.

Kryetari, kryesia e Vatrës dhe kryetari i këshillit të Vatrës u bënë të pranishëm në shkelje flagrante të statutit të Vatrës më 21 Maj 2023, ku emëruan kryetar të degës Boston, priftin Theofan Koja me degën që bëri 7 anëtarë nën minimumin e kërkuar sipas statutit nga neni 42, faqja 21. Këtë ditë prifti Koja punonte ende në kishën e Shën Gjergjit, Nolit në Boston.

Ja çfarë shkruhet në statut:

Dega e Federatës Vatra, faqe 21, pika a) Lista e anëtarësisë duhet të jetë jo më e vogël se 15 anëtarë.

Po ashtu, u bë shkelje flagrante e nenit 26, faqe 19 e statutit të Vatrës nga kryetari, kryesia dhe kryetari i Këshillit të Vatrës që në mbledhjen e përbashkët kryesi e Vatrës dhe Këshill i Vatrës më 17 Mars 2024 u lexuan për konfirmim dhe u votuan unanimisht shtesat për anëtarë të Këshillit të Vatrës kur sipas

nenit 26, faqe 19 statuti nënvizon se në fazën përmbyllëse, Kuvendi bën ndryshime dhe vendime për vitet e ardhshme , zgjedh kryetarin dhe plotëson Këshillin me anëtarë të tjerë, sipas formulës së përcaktuar në nenet 28, 29 mbi Këshillin e Vatrës.

Kryetari dhe Kryesia nuk kanë të drejtë të emërojnë, plotësojnë dhe votojnë vatranë për anëtarë të rinj në Këshill të Vatrës për të plotësuar vendet bosh, pasi prish strukturën demokratike të Këshillit, duke favorizuar kryetarin apo grupin e tij.

Ndryshe, siç ndodh tani Këshilli i Vatrës i ndërtuar më 17 Mars 2024 duke shkelur statutin për shtesat përveç kryetarëve të degëve aktive ka një dy të tretë (2/3) të ndërtuar jo me votë demokratike nga Kuvëndi, por nga fuqia autokratike e kryetarit dhe kryesisë. Ky këshill i Vatrës është autokrat, i ndërtuar me frymën e grupit të kryesisë dhe nuk është demokratik, sepse nuk buron nga vota e Kuvëndit. Pra, e përjashton fuqinë e vërtetë të anëtarësisë së Vatrës, sepse Vatra sot nuk i ka 22 degë aktive. Numri 22 i Këshillit të Vatrës është numri magjik për të marrë masa displinore karshi degëve. Këtu bie ndesh me Statutin e Vatrës.

D.m.th anëtarët që duhet të plotësojnë numrin 22 janë të zgjedhur me kujdes që të mos i rrëshqasë drejtimi i frymës së grupit. Ndoshta jo të gjithë, por asnjë që ishte prezent në Boston nuk kundërshtoi votimin e anëtarëve të rinj të Këshillit më 17 Mars 2024. Vetëm anëtarë të rinj të Këshillit që vinin nga dega Boston nuk votuan përjashtimet e vatranëve, sepse nuk ishin në korrent të situatave pasi janë degë e re.

Shihni fotot e mbledhjes së datës 17 Mars 2024 dhe identifikoni anëtarët e Këshillit të Vatrës plus 6 anëtarë kryesie dhe këshilli në Zoom online dhe nxirrni numrin real të anëtarëve të Këshillit që plotësoi Kuvëndi i vitit 2022. Pastaj duhet të listoni nëse mundeni 2/3 e anëtarëve me votë Kuvëndi të 2022 që duhen për vendimet për marrjen e masave disiplinore. Nuk besoj se do të bëni matematikisht 2/3 në Këshill me ata që ka shtuar Kuvëndi i Vatrës 2022.

Ky statut i Vatrës nuk saktëson se kush i kandidon anëtarët e Këshillit të Vatrës, përveç kryetarët e degëve me 15 anëtarë minimum që hyjnë automatikisht? Pra, statuti i Vatrës edhe Kuvëndit i krijon paqartësi.

Me llogjikë demokratike, mendoj degët duhet të zgjedhin me votë të fshehtë anëtarë të tyre kandidatë për anëtarë në Këshilll të Vatrës sipas nenit 28 që gëzojnë respekt dhe autoritet në komunitet dhe tja sjellin Kuvëndit për ti votuar.

Ndërkohë kemi edhe një barrierë tjetër për delegatët, që i ka vënë statuti i Vatrës përfaqësimit demokratik nga poshtë, nga anëtarësia, nga degët e Vatrës në Kuvënd.

Ja çfarë thotë statuti :

Kuvëndi i Federatës Vatra, faqe 18, neni 20. Delegat në Kuvënd mund të zgjidhet një vatran që ka qënë anëtar i rregullt të paktën një vit pa ndërprerje në një nga degët e listës së Federatës dhe ka paguar.

Statuti nuk e qartëson si i zgjedh dega delegatët, me votim të fshehtë me kandidatura vullnetare apo me propozim direkt dhe votim të hapur?

Çfarë mundet të ndodhë?

Mundet që delegatët e Kuvëndit do të vijnë pa u votuar në degë, thjesht me listë të thjeshtë të kryetarit të degës ose ndoshta me këtë klimë, për të ndërtuar shumicën e dy të tretave nga degë me afëri me strukturat autokrate me frymë grupi që janë kryesia dhe Këshilli i Vatrës.

Unë nuk paragjykoj se si kanë ardhur delegatët në këto dy dekada në Kuvëndet e Vatrës, sepse nuk kam qënë anëtar i Vatrës, pavarësisht se ka egzistuar e fuqishme fryma e grupit. Vetë kryetarët e degëve po qe se kanë kurajo le të thonë të vërtetën.

Ndoshta kanë ardhur edhe me rekomandim nga qëndra, pse jo kundrejt kryetarit të degës që është afër dhe ushqen kështu linjën autokrate vertikale sikundër po ndërtohet tani dhe ka filluar me Këshillin e Vatrës më 17 Mars 2024 në Boston.

Sepse sipas statutit, neni 17 shkruan se:

Delegatët janë përfaqësues të çdo dege të njohur dhe të pranuar nga Kryesia dhe të zgjedhur sipas përcaktimeve të kanunores/statutit .

Por, në fakt, kryesia e Vatrës nuk është e votuar nga Kuvëndi, por e emëruar nga kryetari, gjoja e konsultuar me anëtarësinë. Tre anëtarë vijnë nga një degë. Pra, kryesia ka frymë grupi.

Duket sikur në Amerikë edhe në degët ku ka Vatra përjashtuar Detroit, New York dhe Fort Lauderdale, nuk ka Shqiptarë të suksesshëm e të shkolluar, me grada shkencore dhe me autoritet në Vatër dhe komunitetin Shqiptar për tu afruar në strukturat drejtuese të Vatrës, për ta bërë Vatrën përfaqësuese për gjithë gjeografinë e Shqipërisë natyrale ndër Shqiptarët e Amerikës, sepse Vatra nuk është pronë e New York dhe Miçigan.

Sa vatranë përfaqësojnë anëtarët e kryesisë së Vatrës në degët e tyre?

Çfarë kontributi real kanë bërë ata këto dy vjet për të shtuar realisht anëtarësinë e Vatrës?

Sa e kanë përparuar Vatrën me kontributin e tyre?

U tha nga kryetari i Vatrës Elmi Berisha më 17 Mars 2024 se kur unë u zgjodha kryetar më e gjeta Vatrën keq . Lind pyetja: Po sa keq?

Sa anëtarë kish Vatra më 2020?

Sa kish më 17 Mars 2024 ?

Arkëtari i Vatrës më 17 Mars 2024 ende nuk kishte një pasqyrë përmbledhëse për të detajuar sa anëtarë kanë paguar kuotizacionin e vitit 2023. Pra, ende anëtarësia nuk e di sa degë janë aktive në Vatër më 17 Mars 2024 dhe sa anëtarë ka Vatra megjithë që statuti nënvizon se arkëtari kujdeset që raporti vjetor financiar të pasqyrohet në gazetën Dielli pas mbledhjes përmbyllëse vjetore.

Jemi më 17 Mars 2024, dy muaj gjysëm pas mbylljes së 2023 dhe ende ka fshehje të raportit financiar të viti 2023 të Vatrës. Ku është transparenca e financës për anëtarësinë?

Çfarë ka bërë mirë kryesia e Vatrës për fuqizimin e veprimtarisë së degëve të Vatrës?

A ka projekte të inicuara nga kryetari, kryesia apo këshilli për degët përveç çeljes së degëve të reja që rezultuan me shkelje të kanunores në Boston më 21 Maj 2023?

Si ka vepruar Këshilli i Vatrës kur ka patur për një kohë të gjatë vënde bosh?

Pra, sa e justifikoni vëndin tuaj në kryesi të Vatrës dhe këshill të Vatrës edhe pse jeni të emëruar kur degë të Vatrës nuk paguajnë kuotizacionin dhe humbin statusin e të qënit aktiv?

Si punoni ju në kryesi pa një program me shkrim për degët e Vatrës, për trajnime, për ndihmë konkrete edhe fundja për sqarimin e neneve të Statutit me komunitetin Shqiptar përpara se të shkoni në një qytet për të ngarkuar dikë për të çelur degën e re të Vatrës pa e shkelur statutin siç ndodhi në Boston më 21 Maj 2023?

Ja pra, që është përgjegjësi qytetare çelja e degëve të reja të Vatrës, jo me qëllimin të forconi pozitën e grupit në kryesi, por të fuqizoni Vatrën Noliane.

Jetojmë në vëndin simbol të demokracisë, Amerikën ku në qytetet ku banojmë votojmë njëherazi për kryetarin e bashkisë dhe këshilltarët. Kështu bashkia e qytetit ku banoj ka frymën e qytetarëve.

Përse ndër Shqiptarët e Amerikës e bëmë GOGOL Vatrën dhe strukturat e saj në një mbledhje pune siç ishte më 17 Mars 2024 në Boston? Ne jetojmë në një shoqëri demokratike. Atëherë, a janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e bashkëbisedimit me vatranët për çdo shqetësim që kanë ata? Jo!

Ja pra, pse fryma e grupit e ka çuar kryesinë dhe këshillin e Vatrës në qorrsokak duke dalë mbi Kuvëndin e Vatrës me vendimet e saj zgjedhore për Këshillin apo disiplinore për Vatranë me karrierë në Vatër.

Nëse kryetari dhe strukturat e Vatrës sot i mbyllin rrugët e komunimikimit me këdo vatran, patjetër që krijohen probleme shoqërore për të dyja palët, dhe mos kujtoni se e nderoni Vatrën me neglizhencën e komunikimit nga lart-poshtë dhe anasjelltas.

Mos ndoshta ka ardhur koha që kryesia e Vatrës të zgjidhet nga Kuvëndi edhe për hir të kohëzgjatjes së mandatit në 4 vjeçar të një kryetari?

Kush beson në demokraci shihni si ndërtohen parlamentet qytetare, me votë të Kuvëndeve që janë frymë e qytetarisë. Mos u ligështoni. Mendoni ta përparojmë Vatrën, jo ta bllokojmë me thirrje që nuk i shkojnë kodit të fjalës qytetare siç u dëgjuan më 17 Mars 2024.

Tek e fundit. Përse krijojmë pakënaqësi ndër Shqiptarët e Amerikës? Për unin e një grupi që nuk zbaton statutin? Mos ushqeni përjetësi për individë. Individët shkojnë e vijnë. Ushqeni përjetësi për Vatrën vetëm.

Nuk ka zgjidhje më të bukur se bashkëbisedimi me Vatranët. Këtu fillon ndryshimi dhe përparimi organizativ e programor. Sepse fryma e grupit të ndalon të ecësh me program gjithpërfshirës.

Aktualisht, më 17 Mars 2024 në Boston me ndryshimet në Këshillin e Vatrës, Këshilli i Federatës Vatra ka sot një organizim vertikal pa votë të anëtarësisë (Kuvëndit), ku fuqinë me letra e ka kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij në kryesi që i emëron vetë në Kryesi dhe Këshill të Vatrës.

Përse nuk zbatohet statuti që aktualisht e kemi?

Apo ky Këshill dhe kjo kryesi ka frikë nga hapja demokratike e Vatrës dhe votimi demokratik në degë për kandidatura në Këshill të Vatrës?

Statuti kërkon të jemi të frymëzuar nga fryma Noliane dhe Koniciane për një Vatër me struktura që vijnë nga poshtë, nga anëtarësia aktive e Vatrës që ka paguar kuotizacionin dhe jo me emërim e votim të rekomanduar nga kryetari dhe kryesia e Vatrës.

Çfarë shkruhet në statut:

Këshilli i Federatës Vatra, Faqa 19, Neni 28. Këshilli i Vatrës përbëhet nga kryetarët e degëve dhe nga vatranë, të cilët kanë shërbyer në strukturat e larta të Federatës Vatra për një kohë të gjatë dhe vatranë që gëzojnë respekt dhe autoritet në komunitet.

Siç u pa më 17 Mars 2024 në Boston shtesat e fundit të anëtarëve të Këshillit të Vatrës u bënë 10 minuta para se të fillonte mbedhja në Hotel Marriot dhe kandidatët për anëtarë u konfirmuan në listën e pjesëmarrjes në mbledhje si anëtarë Këshilli, por pa treguar se mbi çkritere u përzgjodhën. Në fund u votuan unanimisht.

Ngjitja spektalore e priftit Theofan Koja është e rrufeshme si në Patriarkanën Greke dhe në Këshill të Vatrës. Po ku kish më mirë se të ishte prift në kishën e Nolit nëse vërtet aspironte të bënte karrierë në Vatër?

Për çfarë kontributi u shqua prifti Koja në periudhën 21 Maj 2023 deri 17 Dhjetor 2023 në komunitetin shqiptar të Boston apo në degën e Vatrës Boston që ende po mblidhte anëtarë në këtë periudhë?

Mark Lipa, pararendësi i Theofan Kojës u bë rrufe peshkop për dy javë nga hiç në dhjak, arqimandrit dhe peshkop vetëm se Shqiptarët e kishës së Shën Trinisë Boston ku ai shërbeu bashkëpunuan me Grekët për tu shkëputur nga Kisha Shqiptare e Nolit.

Theofan Koja u lirua nga kisha e Shën Gjergjit (Nolit) Boston ku ishte më parë dhe e transferuan në kishën Shqiptare simotër të Shën Mërisë në Worcester, Massachusetts.

Më 16 Qershor 2023, prifti Koja ende kryetar i përkohshëm i degës Boston i zgjedhur nga Kryetari dhe kryesia e Vatrës punësohet në kishën Shqiptare Shën Trinia në varësi të Patriarkanës Greke të Stambollit që nuk i nënvizon si Shqiptarë besimtarët, por si Shqipfolës?!

Kryetari i Vatrës, Kryesia dhe Këshilli i Vatrës nuk reflektuan për këtë lëvizje të priftit Theofan Koja, tashmë i emëruar kryetar i degës Vatra Boston. Organizata tjetër ku paguhet se i shërben prifti Theofan Koja është Patriarkana Greke e Stambollit, armike e Vatrës dhe e Shqiptarëve me shekuj dhe që ka dorë në vrasjen e priftërinjve Shqiptarë si At Stath Melani, njëkohësisht dëshmor i kombit dhe i Vatrës, por edhe martirët Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri etj.

Theofan Koja, u emërua peshkop Grek më 25 Korrik 2023 nga Sinodi i shenjtë i patriarkanës Greke të Stambollit, ndërkohë ende në detyrën e kryetarit të përkohshëm të degës Boston automatikisht mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Vatrës online në vitin 2023, ndonëse kjo degë nuk ishte zyrtarizuar dhe pse kryetari i përkohshëm i degës Boston prifti Koja ishte tashmë nën shërbim të organizatës armike të Vatrës dhe interesave të kombit. Kujto këtu edhe emërimin në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të Shqipërisë Janullatos po nga Patriarkan Greke, një thikë pas shpine dhe hapur veprës së Nolit, themeluesit të dyfishtë, të Kishës Ortodokse të pavarur nga Patriarkana Greke dhe të Fedratës së Vatrës.

Asnjë reagim nga Vatra zyrtare.

Vetëm vatrani Petrit Alibeaj, pjesëmarrës më 21 Maj 2023 në mbledhjen e përbashkët të ashtuquajtur riorganizuese të degës me 7 vatranë të Bostonit si dhe kryetarit të Vatrës, kryesisë së Vatrës dhe kryetarit të Këshillit të Vatrës kërkoi që kjo shkelje e rëndë e statutit për zyrtarizimin e degës Boston pa 15 anëtarë minimum duhet korigjuar me përfshirjen e komunitetit Shqiptar të Bostonit.

Të gjendur para shkeljes flagrante të statutit, neni 26, pika a, më 21 Maj 2023 megjithë triumfin e shkrimit në gazetën Dielli më 22 Maj 2023 me titull “Ditë historike për Vatrën, atë Theofan Koja do ta udhëheqë degën e Boston”, kryesia e Vatrës caktoi datën e zgjedhjeve të riorganizuese të degës Boston më 17 Dhjetor 2023.

Prifti Koja, kryetar i përkohshëm i degës Vatra Boston ngaqë humbi vetkontrollin ditën e zgjedhjeve më 17 dhjetor 2023 duke parë të pranishmit që nuk ishin në favor të tij, krijoi skenë përjashtuese për vatranët e vjetër të Bostonit. Në votim për kryetar prifti Theofan Koja mori 6 vota, pra u rrëzua kandidatura e tij për kryetar dege përfundimisht me votë.

Ndërkohë, në listën e këshillit të Vatrës ditë më pas listohet papritur si nënkryetar i Këshillit të Vatrës?!

Si ka mundësi?

Më 17 Mars 2024 në Boston kryesia dhe Këshilli i Vatrës për tju shmangur vatranëve të Nju Jorkut që kërkojnë takim me strukturat e Vatrës mbajtën një mbledhje të tensionuar ndërkohë që janë në gjyq me anëtarë të degës Manahttan dhe zyrtarë të Vatrës për vite me radhë.

Unë nuk u besova syve dhe veshëve në Boston kur pashë dy struktura të emëruara vertikalisht që nxinin në fytyrë. Sheshit u duk. Këshillit ju shtuan me shumë vatranë pranë kryesisë nga degë pranë kryesisë dhe kryetarit të Vatrës.

Nga Tirana e poshtë deri në Çamëri nuk ka një titullar të Vatrës, përjashtuar priftin Koja që u konfirmua dhe u votua nënkryetar Këshilli ky zyrtar i Patriarkanës Greke vetëm me një votë kundër. Ky këshill e ngrinte dorën ushtarakisht për votim nën një pamje të vrenjtur për të rivotuar kupolën. Një mbledhje kaq e vështirë, me kaq tension të krijuar nga protesta vatrane në New York ku dora dhe zëri ishin automatikisht në një ritëm.

Vatra, kjo organizatë Shqiptare, qytetare dhe vullnetare po kthehet në frikë dhe pasiguri për degët apo vatranët që duan ndryshim me votë të fshehtë në degë

➢ për kryetar dege,

➢ anëtarë të kryesisë së degës që vijnë nga statuti aktual,

➢ delegatë të Kuvëndit

➢ dhe kandidatë për anëtarë të këshillit të Vatrës që me llogjikë demokratike duhet të votohen nga anëtarësia e degëve.

Pra, për një Vatër me fuqi tek anëtarësia dhe Kuvëndi.

Pse? Sepse ua jep statuti këtë të drejtë. Ja çfarë shkruhet në statut:

Neni 45, faqe 21, Zgjedhjet në degë bëhen një herë në 4 vjet dhe të zgjedhurit duhet të vijnë nga anëtarësia me të drejtë rizgjedhje dhe jo konflikt interesi.

Në të zgjedhurit e degës përfshihen kryetari, nënkryetari, sekretari, arkëtari dhe anëtarët e kryesisë.

Statuti i Vatrës i fut në kurth vatranët që me zgjedhjet në degë, kur aktualisht praktikohet vetëm zgjedhja e kryetarit me votim të fshehtë. Anëtarët e kryesisë emërohen nga kryetari i degës, pra me metodën autokrate në kundërshtim me statutin.

Pra, ka shkelje flagrante të nenit 45 që nuk zbatohet se: të zgjedhurit duhet të vijnë nga anëtarësia. Statuti nuk e qartëson që anëtarësia e degës zgjedh me votë të fshehtë vetëm kryetarin e degës dhe përjashton të zgjidhen me votë të fshehtë funksionet e tjera përveç kryetarit në degë.

Realisht, ngritja e strukturave vertikale udhëheqëse të Vatrës fillon që në degë. Pra, pasi zgjdhet kryetari i degës, ai emëron funksionet në kryesinë e degës.

Kryetari i degës së njohur nga kryesia e Vatrës bëhet automatikisht anëtar i këshilli të Vatrës, por që aktualisht jep më pas emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Vatrës para mbledhjes së këshillit, i kujdesur që ti përshtaten frymës së grupit në kryesi të Vatrës së sotme.

Pra, me metodë autokratike të propozimeve.

Bile, përkundër votës së anëtarëve të degës Boston, nënkryetar i degës u emërua prifti Koja ndoshta me siguri, me rekomandim nga New York sepse prifti Koja ishte emëruar kryetar i përkoshëm i degës nga kryetari i Vatrës dhe kryesia e Vatrës dhe që mori nga anëtarësia 6 vota, më pak se një kandidat tjetër A.Pani që mori 18 vota, dhe që sipas frymës demokratike ky me 18 vota duhet të jetë fill pas kryetarit, sepse ka mbledhur vota më afër se sa fitoi kryetari në ditën e zgjedhjeve, pa përmëndur linjën historike të vatranit A. Pani që gjyshi i tij Vasil Pani e shpëtoi Vatrën kur u zgjodh si kryetar i saj.

Në Boston sot e kuptojmë Vatrën dhe kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës si dy vepra të Nolit, por që Patriarkana Greke i rrëmbeu kishën ku punon Theofan Koja sot, dhe që sipas Nolit, Mark Lipa pavarësisht rracës Shqiptare është peshkop Grek.

Kështu është dhe Theofan Koja, peshkop i Sinodit të shenjtë të patriarkanës Greke të Stambollit, pra peshkop Grek, sipas fjalimit të Nolit në 50 vjetorin e themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës.

Prifti Theofan Koja moralisht nuk kërkoi të largohej nga Vatra kur më 16 Qershor 2023 filloi të shërbente për Patriarkanën Greke në kishën e Shën Trinisë në Boston. Theofan Koja nuk shkel më në Kishën e Shën Gjergjit të Boston që ne i themi kisha e Nolit.

Nuk erdhi vetë Patriarkana në Vatër, në Këshill të Vatrës, por e sollën dhe e miratuan me votim të hapur me emërim vertikal kryetari Elmi Berisha dhe kryesia e Vatrës që e lejoi të ishte kryetar i përkohshëm i degës Boston pas datës 16 Qershor 2023 dhe që e ngjiti rrufe në postin e nënkryetarit të Këshillit të Vatrës fill humbjes së priftit Koja si kandidaturë për kryetar të degës Boston më 17 Dhjetor 2023.

Kjo urë e re bashkëpunimi e Vatrës me Patriarkanën Greke të Stambollit është një fyerje e rëndë, për Nolin, për kombin, për vatranët e kthjellët të degës Boston, të votës demokratike të tyre në emër të një Vatre të shëndoshë dhe kombëtare pa ndikim nga lobi Grek që veproka sheshit dhe në Amerikë.

Moralisht vetë prifti Theofan Koja më 16 Qershor 2023 kur ndërroi kursin moral të punës së tij, duhet të respektonte Vatrën dhe Nolin duke u tërhequr nga Vatra dhe funksionet drejtuese megjithë që nuk i meritoi vetë, por ja dhanë me detyrim. Këtu fle dhe flet pabesia ndaj Vatrës si organizatë Noliane.

Kisha e Nolit e paralajmëroi priftin Theofan Koja që të mos përziehej me punët e Vatrës, ndërsa ky shërbente tek Kisha e Nolit pas datës 21 Maj 2023. Por për 25 ditë më pas, më 16 Qershor 2023 prifti Koja ja la shëndenë frymës Noliane në kishën Shqipatre, sepse ai ju bashkëngjit Patriarkanës Greke të Stambollit.

Tashmë nuk dimë qëndrimin e vërtetë zyrtarëve të Vatrës për priftin Koja si zyrtar i votuar në Këshill të Vatrës më 17 Mars 2024 në Boston kundrejt mësimeve të Nolit dhe masakrave njerëzore që ka bërë Patriarkana Greke në Shqipëri.

As që duan tja dinë në këshill të Vatrës, kryesi të Vatrës dhe vetë kryetari i Vatrës se dega Boston nuk e votoi për kryetar dege ! Një fyerje sheshit ndaj vatranëve të Boston dhe e statutit të Vatrës.

Si për ti kthyer një borxh dikujt që ka lidhje me lobin Grek kryetari i Vatrës dhe kryesia e graduan priftin Koja nënkryetar të Këshillit dhe patjetër me rekomandim edhe nënkryetar të degës Boston. Kryetarit të Vatrës i bie kjo barrë e madhe të sqarojë vatranët dhe Shqiptarët e Amerikës.

Kryetari i Vatrës është fuqiplotë me statut për ta bërë Vatrën demokratike dhe jo autokratike. Të emëruarit nuk bëjnë strukturë demokratike, por oborre që nuk kanë program të vërtetë kombëtar.

Nuk kemi sot një program kombëtar të Vatrës në letër përveç statutit.

Kryesia e Vatrës ka linjë autokratike dhe frymë grupi.

Vijmë tek linja autokrate e ndërtimit të Këshillit të Vatrës. Me këtë përbërje që ka sot Këshilli i Vatrës, i konfirmuar më 17 Mars 2024 i shtuar e votuar jo nga Kuvëndi i Vatrës sipas statutit duket sheshit që po përgatitet një linjë e fortë me frymë grupi me lidhje ndoshta edhe me lobin Grek (zyrtari numër dy i Këshillit të Vatrës është edhe zyrtar i një organizate armike të Vatrës dhe Shqiptarëve, Patriarkanës Greke të Stambollit).

Këshilli i Vatrës me këtë fuqi autokratike të tanishme plus edhe fuqinë autokratike të kryetarit dhe frymën e grupit të kryesisë nuk janë premtim sot për një Vatër të shëndoshë kur edhe gjeografikisht nga Tirana e poshtë deri në Çamëri, Vatra sot nuk ka një titullar në Këshill apo në Kryesi (kryetar, nënkryetar, sekretar). Nuk mund të marrësh vendime me një Këshill shtesat e të cilit nuk janë votuar në Kuvënd. Kështu e dëmton Vatrën, e bën autokrate pa frymëmarrje demokratike, sepse vendimet merren me 50% plus 1 në Këshill, por Këshilli nuk përfaqëson frymën dhe votën e Kuvëndit të Vatrës.

Emrat e tanishëm në kryesi dhe këshill flasin vetë. Statuti ka mjegull të orientuar për të mos e hapur Vatrën, por për ta mbajtur kështu të dobët në ndërtimin organizativ të saj dhe të kontrolluar nga një grup i vogël pa përfaqësim të rregullt për gjeografinë e trojeve shqiptare në Ballkan.

Ka NJË dhe VETËM NJË rrugë për të hapur Vatrën, me bashkëbisedim me anëtarësinë aktive të Vatrës, eë që rrjedhimisht koha kërkon thirrjen e një kuvëndi të Jashtëzakonshëm të Vatrës nëse vërtet e duam Vatrën dhe Nolin e Konicën më shumë se servilizmin para kryetarit dhe Kryesisë së sotme.

Të marrim shëmbull nga Ballkani. Kosova po bashkëbisedon me Serbinë për të bashkëjetuar e njohur njëra-tjerën me paqe e në paqe. Ne jemi Shqiptarë , një gjuhë, një gjak, një Vatër Noliane.

Të gjithë jemi kalimtarë. Por rrota e historisë nuk do të ndryshojë se Vatra do ringrihet edhe më mirë pa frymën e grupit që sundon sot në Vatër.

Për 10 vjet Vatra bëri Shqipërinë me Nolin e Konicën e gjithë burrat e kombit, kurse për 12 vjet në shekullin e dytë Vatra ende është në organizim e sipër, sepse udhëheqja e Vatrës ka humbur RRUGËN për ndërtimin organizativ të strukturave.

A jemi vërtetë 100% në Vatër, në rrugën Noliane kur votojmë 98% në këshillin e Vatrës të montuar me emërime . Sa i vërtetë është ky 98%?

Le të bashkohemi me veprimtari, me bashkëkuvëndim për ta mbajtur Vatrën përsëri në rrugën Noliane. Nëse flemë, kjo do të jetë Vatra e viti 2030, apo më tej, kjo që kemi sot!

Kur këshilli i Vatrës do të votohet nga Kuvëndi i ardhshëm, i zakonshëm apo i Jashtëzakonshëm i Vatrës sivjet a vitin tjetër, atëherë do të kurdiset prapë ora organizative dhe kombëtare e Vatrës.

Fuqi ka vetëm Kuvëndi, ka anëtarësia e vatranëve o vatranë, Shqiptarë të Amerikës!

Nëse kryetari konsultohet me anëtarësinë për kryesinë, statuti nuk e përcakton se kush propozon kë?

Nëse vërtet kryetari i Vatrës bën konsultime për të ndërtuar kryesinë, nuk mund vijnë tre anëtarë të një dege në kryesi të Vatrës.

Nuk ka fuqi demokratike një grup i emëruar! Nuk munden disa anëtarë të emëruar në kryesi edhe pse e kanë shkruar kështu në statut, të pranojnë delegatë Kuvëndi të ardhur me votë anëtarësie. Ja, pra sa autokratike janë strukturat e sotme të Vatrës.

Pra, kjo procedurë e pranimit të delegatit duhet të ndryshohet me votën e anëtarësisë që duhet ta gjykojnë vetëm Këshilli i Vatrës që del nga Kuvëndi, ose kryesia nëse do të votohet me votim të fshehtë po në Kuvënd. Kështu e bëjmë Vatrën demokratike.

Të dashur anëtarë të vatrës!

Ka fuqi vota e delegatëve të zgjedhur me votë të fshehtë nga degët e Vatrës. Ndryshe ky këshill i Vatrës duhet ta ngrijë marrjen e vendimeve deri sa të ndodhë ky kuvënd.

Fakti që media Albanian Culture TV e drejtuar nga zoti Adem Belliu u përjashtua në mbledhjen e Këshillit të Vatrës më 17 Mars 2024 në Boston flet për veprimtari jotransparente të strukturave të Vatrës për tua fshehur vatranëve dhe Shqiptarëve të Amerikës çfarë bëjnë strukturat e Vatrës, megjithë mirësjelljen e kryetarit Elmi Berisha për lejimin e gazetarit Belliu, por pa kamera.

Nuk është Bostoni i Nolit, Konicës, Dakos, Çekrezit etj vëndi për të ngritur zërin në Këshill të Vatrës se tani ne po zbatojmë kanunoren! Në fakt, ju drejtues të Vatrës sot në kryesi dhe Këshill e kini shkelur me të dyja këmbët statutin e Vatrës më 21 Maj 2023 në Boston e pikërisht në Kishën e Nolit .

Nuk duam të dëgjojmë më fjalë agresive në Boston, të paktën ato fjalë që nuk janë në fjalorin e gjuhës Shqipe. Të paktën mbani kuajt e fjalës së keqe në mbledhjet e strukturave të Vatrës nga dega në këshill, kryesi e kuvënd kudo në Amerikë.

Vatra mburret me përfaqësimin e Shqiptarëve të Amerikës.

Por në Amerikë, në realitet ndoshta dhe për fat të mirë, për gjëndjen e tanishme janë me qindra organizata Shqiptare që janë regjistruar në disa shtete të Amerikës.

Si mund ti përfaqësosh e informosh Shqiptarët e Amerikës pa media të pranishme. Çfarë sekrete ka mbledhja e këshillit të Vatrës më 17 Mars 2024 në Boston kur votohet nënkryetar zyrtari i Patriarkanës Greke, prifti Theofan Arian Koja? Unë jam Shqiptari i Amerikës që dua Vatrën e Nolit, jo Vatrën e frymës së grupit me zyrtarë të Patriarkanës Greke. Ku është Jugu i Shqipërisë me përfaqësim? Ja pra, duhet të reflektojmë.

Nuk është fundi i botës. Jepini kurajo ndërgjegjes tuaj të thërresim, apo ju në kryesi dhe këshill të pranoni thirrjen e Kuvëndit të Jashtëzakonshëm të Vatrës. Vetëm kështu do të mbeteni në historinë e Vatrës duke e shpëtuar atë. Nuk e kemi tapi për ca individë Vatrën e Nolit. E kanë tapi Shqiptarët e Amerikës. Koha punon për Vatrën. Ndryshimi fillon nga çdo anëtar Fanolist e Konician. Le të besojmë në demokraci, në votë Kuvëndi për ta ringritur Vatrën.

Artur Vrekaj, anëtar i degës Vatra Boston

Për këtë material është cituar statuti i Vatrës i votuar në Kuvëndin e 26 Shkurtit 2022, i shpërndarë në Boston më 17 Mars 2024

Fotoreportazh:Nder për VATRA ADHC & Qendrës Ditore për Pensionistët, Mother Teresa of Salem të kishim mes nesh Dr. Anna Kohen

Fotot janë të Fotografit Bujar Veseli, djali i Refik Veselit, të cilit shkrimtarja Maya Klingel i ka dedikuar librin “Fotoja që më shpëtoi jetën” – me titull në anglisht “Djali i Fotografit”. Shkrimtarja është bazuar në dëshminë e Gavril Mandil, familjen e të cilit me katër anëtarë gjatë pushtimint nazist e strehoi dhe shpëtoi familja Veseli. Refik Veseli në Yad Washem  që në vitin 1987, u shpall shqiptari i parë si “I drejti mes Kombeve”. Dr.Anna Kohen e kishte ftuar Bujar Veselin që ta shoqëronte gjatë takimeve ku ajo foli jo vetëm për librin e saj Lulja e Vlorës por edhe për Fotoja që më shpëtoi jetën.
——

Ishte nder dhe kënaqësi për VATRA ADHC, QENDRA DITORE per Pensionistet Shqiptare ne Boston, të kishim mes nesh Dr. Anna Kohen, e cila nëpëmjet një udhëtimi emocional në kohë, përmes librit “Lulja e Vlorës”, na rrëfeu historinë e familjes së saj hebreje, në Shqipëri.

Dr. Anna Kohen është një dëshmi e gjallë e qëndrimit njerëzor dhe bujarisë që e ka karakterizuar popullin shqiptar në vite.

Zoti Agron Gjerasi i dorëzoi Dr. Anna Kohen titullin “Anëtare Nderi” e Vatra ADHC në emër të të gjithë anëtareve të Qendrës sonë.

Pjesëmarrësit e QENDRËS DITORE PËR PENSIONISTËT, MOTHER TERESA OF SALEM, ADULT DAY HEALTH CENTER-Faleminderit Dr.Anna Kohen

 

Ishte një nder të takonim nga afër dhe të dëgjonim historinë frymëzuese të jetës së DR Anna Kohen, autores së librit “Lulja e Vlorës”.

Një dëshmi e qëndrimit njerëzor dhe bujarisë shqiptare, për të ndihmuar familjet e hebrenjve që përndiqeshin nga autoritetet naziste.

Dr. Anna Cohen ndau me ne kujtime nga vendi ku u lind dhe u rrit, në Vlorë dhe mirënjohjen ndaj popullit shqiptar, që e ka shprehur me një kontribut të paçmueshëm, për komunitetin tonë, në Amerikë, ku dhe emigroi dhe ka ushtruar profesionin e saj si dentiste.

Pjesëmarrësit e QENDRËS DITORE PËR PENSIONISTËT, MOTHER TERESA OF SALEM, ADULT DAY HEALTH CENTER- ADHC, ishin shumë entuziastë të takonin zonjën Anna, të dëgjonin për librin e saj dhe të kishin atografin e saj si kujtim të këtij takimi.

 

 

Faleminderit Dr. Anna Cohen.

Nga stafi dhe pjesëmarrësit e QENDRËS DITORE PËR PENSIONISTËT, MOTHER TERESA OF SALEM.
Fotot Bujar Veseli

“Lulja e Vlorës”, një rrëfim për hebrenjët e Shqipërisë promovohet në Boston! Nga Flamur Vezaj

Në Boston, nën organizimin e “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit”, u promovua libri biografik “Lulja e Vlorës” i Dr.Anna Kohen, një hebrenj Romaniote që lindi në Vlorë në kohën e komunizmit!

Në prani të komunitetit shqiptarë, të shumtë në numër, por jo vetëm, dr.Kohen rrëfeu historinë magjepsëse se si shqiptarët mysliman e kishin shpëtuar familjen e saj dhe shumë hebrenjë të tjerë nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore. “Ky fakt u provua nga numri i madh i hebrenjëve që u gjetën të strehuar në Shqipëri pas luftës së dytë botërore në krahasim me numrin e tyre para luftës”-tha Dr.Kohen.

Ajo rrëfeu për shpërnguljen e familjes së saj drejt Shqipërisë nga Greqia pak para fillimin të luftës së dytë botërore. Duke treguar se si prindërit e saj, ishin bashkuar me një komunitet të vogël tregtaresh greko-romanioto-hebrenj që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë duke shitur pëlhura! Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dr.Kohen tha se ata ishin strehuar pranë një familje myslimane shqiptare për tu fshehur nga nazistët, duke ndryshuar edhe emrat nga hebrenj në mysliman! Kjo bëri që e gjithë familja e saj të shpëtoi, ndërsa njerëzit e tjerë të familjes nga ana e nënës që mbetën në Greqi, u vranë në kampet e vdekjes!

Autorja e librit “Lulja e Vlorës” tregoi edhe detajet e tjera që ka renditur në këtë libër biografik, të jetës së tyre gjatë komunizmit në Shqipëri, largimit drejt Greqisë në vitin 1966 dhe më pas emigrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1971. Ajo tregoi edhe rikthimin në Shqipëri gjatë vitit 1989, takimin me miqt e shqiptarët në atë kohë në Tiranë e jo vetëm! Gjthashtu, dr.Kohen kujtoi me krenari dhe emocion momentin kur me ndihmën e disa organizatave hebraike, ajo kishte arritur të sillte në SHBA 37 hebrej-shqiptarë të afërm të saj, të cilëve i kishte ndihmuar edhe të integrohen këtu! Autorja e librit ju përgjigj edhe pyetjeve të moderatorit, studiuesit Agron Alibali dhe të pranishmëve në sallë. Në fund të fjalës së saj, dr.Kohen theksoi se “hebrenjët u strehuan, ndihmuan dhe u shpëtuan se ishin në BESE të shqiptarëve”.

Në këtë aktivitetin e organizuar nga “Kisha e Nolit” ishin të ftuar edhe kryesia e VATRES dega në Boston! Gjatë këtij eventi, kryetari i VATRES z.Mentor Maksutaj pati disa biseda të këndshme me autoren e librit dhe një takim të rastësishëm dhe shumë miqësor me Hirësin e tij Nikodhim Preston, Peshkopin e ri të Bostonit dhe Kryedioqezës Shqiptare në SHBA që tashmë drejton edhe “Kishën e Nolit”!

Para se të filloi aktiviteti i librit, kryesia e VATRES pati një takim shumë të ngrohtë me drejtuesen e biblotekës së Nolit pranë “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit” në Boston znj.Neka Doko. Ku u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes VATRES dega në Boston dhe biblotekës së Fan S.Nolit! Në këtë event me kryetarin Maksutaj, ishin edhe anëtarët e kryesisë Flamur Vezaj, Lindita Meçe, Subi Cako, Ervis Dhima e disa vatranë!

Dr.Anna Kohen në vitin 2004 Ju akordua Medaljen e Meritës nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu për “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve” gjatë krizës humanitare të Kosovës.

 

Ambasadori Bushati në SHBA vizitoi Kishën e Zojës Pajtore- Mikpritësit u shprehën kundër hapjes së kampeve të Refugjatëve!

Gjatë një turi vizitash në institucionet fetare në Michigan, ambasadori i ri i Shqipërisë në Washington DC, z. Ervin Bushati vizitoi dje edhe Kishën e Zojës Pajtore të shqiptarëve në Southfield.

Njoftimi për vizitën e tij ishte bërë që më parë nëpërmjet zyrës së Konsullit të Nderit Ekrem Bardha. Mbasi vizitoi fillimisht Kishën e Shën Palit në Rochestër Hills, z. Bushati mbërriti në Kishën e Zojës Pajtore rredh orës 1 të mbasditës. Ambasadori ishte nën shoqërimin e z. Ekrem Bardha dhe famullitarit Dom Fred Kalaj, z. Edvin Hoti dhe z. Ndue Ftoni. Përpara hyrjes së Kishës Zoja Pajtore, z. Bushati u prit nga famullitari i ri i kësaj Kishe, dom Dino Çekrezi, kryetari i këshillit të kishës z. Pjerin Prekaj dhe anëtarët këshillit të Kishës, Luigj Nilaj, Ylli Gilaj, Ednik Toma, Gjok Lucaj dhe Valentin Lumaj.

Ambasador Bushati fillimisht vizitoi ambientet e brendshme të Kishës ku Dom Fredi u njohu me historikun e saj që nga themeluesi i kësaj kishë, dom Prek Ndrevashaj deri në ditët e sotme. Dom Dino Çekrezi mbajti një lutje para altarit të Kishës dhe bënë fotografi.

Më pas, ambasadori u shoqërua në rezidencën e Kishës ku vizitoi famullitarin e nderuar Dom Ndue Gjergji, i cili po rikuperohet nga një komplikim shëndetësor. Dom Ndou u gëzua nga kjo vizitë e ambasadorit Bushati dhe e konsullit Bardha. Dom Ndou tha se ambasada edhe Kisha katolike si institucione shqiptare në diasporë janë të thirrura që ti shërbejnë me devocion komunitetit dhe te bëjnë vepra të mira që i pëlqejnë Zotit. Ambasadori Bushati shprehu kënaqësinë per takimin dhe i uroi Dom Ndout shërim të shpejtë në të mirë të Kishës dhe komunitetit.

Në vazhdim, ambasadori Bushati vizitoi ambientet e Qendrës Kulturore Nënë Tereza, sallën, klasat e gjuhës shqipe dhe të katekizmit. Në sallën e mbledhjeve nën përkujdesjen e Këshillit të Kishës ishte shtruar një kokteil ku për rredh 30 minuta u bë një bisedë konstruktive dhe u shkëmbyen mendime. Dom Fred Kalaj tha një lutje dhe bekoi bukën. I zoti i shtëpisë, Dom Dino Çekrezi ngriti gotën, levdoi Krishtin dhe ju uroi të gjithëve mirëseardhjen. Ai shprehu kënaqësinë për vizitën e ambasadorit Bushati dhe z. Bardha në Kishën tone dhe uroi që me ndihmën bekimet dhe hiret e Zotit për një bashkëbunim reciprok me ambasadën shqiptare. Kryetari i Këshillit z. Pjerin Prekaj falenderoi z. Bushati dhe z. Bardha për vizitën dhe uroi që këto vizita të përsëriten në të ardhmën në aktivitetet e Kishës tonë.

Z. Valentin Lumaj, drejtues i programit të kulturës, e njohu z. Bushati me historikun e qendres kulturore. Ai tha se ideatori dhe nismëtari kësaj qendre ka qenë i përndershmi Dom Ndue Gjergji me kontributet e komunitetit shqiptar. Ai tha se kjo është një qendër multifunksionale me nje sallë dhe ambiente moderne për të gjitha nevojat e famullisë dhe komunitetit, ku edukohen të rinjtë dhe fëmijet shqiptarë në disa klasa të katekizmit nën drejtimin e dr. Gjeka Gjelaj, dy klasa të valles me rreth 35 nxënës nën trajnimin e koreografes Joli Paparisto, me dy klasa të gjuhës shqipe me rreth 30 nxënës me mësuese Znj. Esmealda Demiraj dhe grupin e te rinjve të Famullisë nën drejtimin e znj. Viktoria Dedivanaj. Z. Lumaj solli në kujtesë bashkëpunimin e frytshëm me ish Ambasadoren Floreta Fabër dhe shprehu nevojën dhe kërkesën ndaj ambasadës per tekste te gjuhës shqipe.

Më pas u zhvillua një bisedë e lirë, ku aktivistja e komunitetit, profesore në Universitetin Wayne State, Jonia Tamburi pyeti z. Bushati në lidhje me kampet e refugjatëve të refuzuar nga Italia që mund të instalohen në qytetin Lezhës. Ajo theksoi se ky eshtë një shqetësim qytetar për keto kampe refugjatësh. Ajo e informoi ambasdorin si bashkëautore e nje peticioni të filluar në Diasporë për qeverinë shqiptare, si nje nismë jo partiake, jo politike por atdhetare, si një detyrë qytetare ndaj vendit amë që sa here të kthehemi atje ta gjejmë Shqipërinë edhe me mirë dhe jo të shpopulluar nga shqiptarët dhe të populluar nga të huajt. Znj. Tamburi, mbasi theksoi se ngritja e kampeve të refugjatëve nē Lezhë nuk ëdhtë aprovuar nga gjytata e Strasbugut dhe në kundërshtim me konventat evropiane, e ftoi ambasadorin Bushati që bëhej pjesë e kësaj nisme.

Ndërsa Dom Fred Kalaj e ftoi ambasadorin Bushati që ta përcjellë zërin tonë deri tek kryeministri shqiptar për ndalimin e këtyre kampeve. Ai theksoi se në 34 vitet e demokracisë Shkodra është lënë ne harresë dhe instalimi i kampeve të refugjatëve në Lezhë do të ishte katastrofale jo vetëm për lezhën por edhe për Shkodren, që do të ndikonte negativisht në bukurinë natyrore, hotelerinë dhe turizmin nga Lezha në Velipojë e deri në liqenin dhe qytetin e Shkodres.

Z. Bushati në përgjigjen e tij diplomatike u shpreh në mbrojtje të planit të qeverisë shqiptare të kapeve të refugjatëve duke referuar presidentit Biden që sipa tij ka thënë se këtu të gjithë kanë ardhur nga një vend tjetër dhe Amerika është një vend ku vijnë të huajt. Ai tha se ashtu sikurse shqiptarët në ditë vështira i janë drejtuar Amerikës dhe Amerika i ka hapur dyert shqiptarëve, në të njëjtën mënyrë Shqipëria mund dhe duhet që të ndihmojë njerëzit në nevojë të kombeve tjera. Sikur të ishim aq të pandjeshëm ndaj atyre që kanë më shumë nevojë që janë në një rrugë të ndërmjetme ku shqipëria është vend tranzitor.

Z. Ndue Ftoni shpreh mendimin e tij se ata njerëz që do të vijnë në Shqipëri janë hallexhinj në tranzit dhe ne duhet që t’ju hapim derën dhe ti ndihmojmë.

Vizita e ambasadorit Bushati u percoll e plote nga gazetari Ndue Hila.

Më pas ambasadori Ervin Bushati dhe Konsulli Ekrem Bardha, shtrënguan duart miqësisht me Dom Dinon dhe të pranishmit dhe u larguan në vazhdim të axhendës së tyre në Michigan.

 

 

Nga Valentin Lumaj/Michigan

Nga Lek Mirakaj Sqarim i domosdoshem- Z.Elmi,Ti e di qe s’ka proces verbal te perfundimeve te Kuvendit prandaj organizo Kuvendin dhe po pate kurajo shkëputu nga klani i Detroidit

 

Sqarim i domosdoshem.

I Nderuem kryetar i Vatres z.Elmi Berisha

Se pari deshiroj te falenderoj sinqerisht qe ke marr mundimin te sqarojsh pak çeshtje qe kam vu ne dukje ne letren time.

Ne mos gabohem ashte hera e pare qe i pergjigjesh kritikave.

Do e çmojsha si veprim te drejte nese kete pergjigje dhe shkrimin e pare ta botojshe, qe njerzit te njihen me problemet dhe duke shfrytezu rradhet e gazetes Dielli, anetaret e ma gjane te krijojne opinionet e tyre.

Po mundohem t’i marr me rradhe argumentat e tueja.

Eshte e vertet se njihemi dhe e mira do kishte qene qe te kishim komunikim personal,po fakti ashte se keni qene ju qe keni shkepute çdo mundesi komunikimi,dhe jo vetem me mue, duke mbylle komunikimin telefonik, mesangjer, e cfarë do lloj komunikimi.Edhe komunikimet e kalume i keni fshi nga faqja e mesangjerit.Per nje perudhë pothuaj dy vjeçare kam mbajt nje forme komunikimi sa ma diskrete,

Respekti per miqesine e gjyshit tuej me tim ate, kane qene nje nder aresyet qe me kanë shterngu per nje kohe te gjate, te mundohem te ju binde se zgjatja e mandatit, do sillte pasoja te randa per Vatren. Me pate premtu se ne mbledhjen e kryesise,ne mos gabohem ne shatorin e kaluem, do kerkojshe edhe mbledhjen e gjane, qe shumë Vatran ta kerkonin me ngulm, ku te diskutohesh mbi gjithë problematiken, duke perfshi edhe mandatin, dhe qe ju me shpreheshit se ishit per mandatin dy vjeçar. Ne vend te kesaj ne injorim te personit tim e moshes, dolet me propozimin qe mua te me sqaronte Koleci.Jam teper i vjeter per te toleru tallje dhe cinizem te kesaj natyre. Ju kujtohet edhe kur po promovohesh libri i te ndjerit Dalip ,ti dhe sekretari yt u shmanget dhe u larguet pa u pershendetur.

Po filloj te analizoj argumentat tuaja.

Thua qe “”NE RESPEKTOJME KANUNOREN””,cilen Kanunore, ate qe njerez qe ishin ngarku vetem per te amendu format e organizimit, na servirin nje kanunore krejt te re, qe eleminon trashigimin e Nolit e Konices. E ke fjalen per nje kanunore te ciles ju bane dyzine vrejtjesh e korigjimesh dhe qe vetem kuvendi ka te drejte t’i aprovojë ose t’i hedhë poshte. Nuk e di se kryetari apo çfarë do organi tjeter ka tagrin te aprovojë ndryshime kanunoreje veç Kuvendit. Meqene se nuk kam pa njoftim nese (kanunorja) e pa aprovume ashte rregjistru apo jo ne shtetin e New Yorkut, a mund te sqarojsh anetaresine ,ku ashte sot e rregjistrume kanunorja e Vatres, ne Boston apo NewYork.

Ne letren time e kam theksu dhe ju e mbani mirë ne mend,ju kam pyetur ne kuvendine Detroitit per arsimimin tuaj dhe keni deklaru se keni studju criminal justice, nuk kam pas aresye ta vej ne dyshim pohimin tuaj.

Kam permend dhe me te drejte dhe jo pa qellim, arritjet tueja akademike ne harkun kohor te kesaj periudhe ,ku eshte edhe periudha e Covidit ,ku pothuej u nderpren mundesite per arsimim. Akuzat qe vejne ne dyshim arsimimin tuaj nuk i kam ba une as nuk i kam konsideru probleme te Vatres, po heshtja juaj e ka ba te diskutushem kete problem.Kemi nje mik te perbashket,dr Murtezanin.Nese shkon ne zyren e tij do shohesh te vendosura ne mur ,te gjitha diplomat qe ai zotron. Po ashtu edhe Z.P.Camaj me te cilin mund te kem mosmarrveshtje e ka te fotografume diplomen.Ti mund te deklarojsh sa te duesh se ke kete apo ate diplome,po si thuhet karta flet,publikoj dhe gojet e keqija e dyshuese do mbyllen.Mos e permend diplomen e Sofjes ,se ti e din mir se per te qene e vlefeshme duhet konvertu me sistemin amerikan.Tituj onorifike jepen edhe per vepra qe nuk kane asgja te perbashket me studimet akademike.Shif rrotull, se ata qe ti reklamojne titujt shkencor ,nuk janë shum te sinqerte me ty,nuk kishe nevojë as per master as per PHD per te qene i respekruem e i vleresuem.

Le te kalojme ne pjesen tjeter te shkrimit tuej dhe ne fund te flasim edhe per problemet qe kam evidentu dhe qe ti i ke lanë ne heshtje.

Me vjen mirë qe jep nje far shpjegimi per aferen e 800 miljon dollarve.E kam ndjek intervisten tuaj ku premtuet ate shume fantastike.Nuk thate se jeni ne krye te nje investimi per ndermarje gjigante elektrike,thjesht thate se jo 300 miljon po do sjell 800 miljon,bile e shoqeruet edhe me nje shaka ,kur intervistuesi ju pyeti ,si do i sillni.A nuk kanë te drejte qytetaret e Kosoves ta konsiderojne si nje shaka te keqe ate premtim.Megjithate kur flitet per investime te ketyre permasave kerkohet transparence per financuesit e detaje specifike te investimit.Une e di se je biznesmen ,se ke punu me Bob Dollin,se ke punu me te nderuemin president te Kosoves Dr.Ibrahim Rugova. Qene keto aresyet qe ne Kuvendin e Detroitit dhe ate te NY perkraha kandidaturen tuej per kryetar.Ne rrafshin personal ,ju me zhgenjyet dhe sot me te drejte, shumë me qortojne per ate perkrahje.

Titulli i kryetarit eshte titull nderi, nje vit apo dy ,hyn ne historinë e Vatres.Perse duhet kater vjet,per te ndertu infrastrukturen, shendetesine, arsimin apo ndihmen socjale.SI duket duhesh vetem per te sjell kete zallahi qe Vatra nuk ju a kishte borgj.

Do ishte e ndershme qe kur flet te jesh i sakte.

Ti e din mire qe nuk ka proces verbal te perfundimeve te Kuvendit.

Ti e din se u ben tre votime dhe propozimi per zgjatjen e mandatit nuk kaloj ne as njerin nga votimet.

Teorite qesharake matematikore 17 +1+1 jane aqe qesharake qe as ja vlen ti diskutojsh,nuk tregojne asgje veç injorance dhe perpjekje manipulimi.Nese te kujtohet me pate deklaru ne prezence edhe te personave te tjere ,se nje manipulim sado te vogel te vertetohet ,ti do anullojshe çdo gje.

Ne leter te kam permend edhe aktin e turpshem te gjoja reabilitimit te z.Idriz Lamaj,praktike e huazume nga praktikat e komunisteve me denime dhe reabilitime,duhet te kishe tregu me shumë respekt e ti kerkonje te falur publikisht Idrizit, jo ta bajshe objekt humori.

Ndoshta do kishte qene me e drejte qe te diskutojme per çeshtjet qe ju i leni ne heshtje ,se sa arsimimi juaj,po si duket pataten e nxehte ju preferoni mos ta mbani ne dore.

Ne letren time une kam shkruejt edhe per personin qe ju e keni emru nenkryetar.Ju ndersa i keni prekur pothuej gjithë ceshtjet qe kam ngrit ne letren e hapur,per kete teme nuk jeni shprehur .Nuk jeni shprehur se nuk keni çfarë te thoni apo po beni si struci qe fut koken ne rane dhe mendon se bota nuk ja sheh prapanicen.

Z.Elmi!

A ke pas kohe te lexoni se si te inkurajonte dhe solidarizohesh me ty ,nenkryetari.me nje gjuhe qe e kemi tejkalu para 30 vjetesh ,nje gjuhe qe as sigurimsat komunist nuk e perdorin me, gjuhe e mesuar neper barakat e burgjeve ordinere te kohes diktatures.Lexoje dhe pastaj m’u pergjigj dhe shprehu i aprovon sjelljet e tija apo jo.

Dhe se fundi,mbasi nuk dua te zgjatem edhe nje pyetje.

Ne letren e hapur timen theksova dhe ju pyeta nese ja lexuat mbledhjes tuej aspak korrekte ,memorandumin e Z.Mal Berisha dhe te Z.Asllan Bushati ,qe tregojne rruget per eleminimin e problemeve. Do kishte qene e dobishme sikur propozimet e dy personave me histori dhe integritet te ishin diskutu .Me siguri, ashtu si nuk e keni prek ne pergjigjen tuaj, as ne ate takimin tuaj vetem per fotografi nuk keni pas guximin te ja parshtroni mbledhjes.Meqenese po flasim per fotografi,a nuk te thote asgje fotografija e priftit me simbolet e kishes ruse,apo nuk e ke pa.

Z.Elmi !

Do ishte qene e ndershme nga ana juej ,qe ashtu si ne fakt ju e pranuet,me aktin e “votebesimit” se mandati eshte vetem dy vjeçar,ta kishit pranu hapatas e jo te fshiheshit mbas “”votbesimit””instrument qe nuk egziston jo vetem ne praktiken e Vatres ,po as ne ate Kanunoren e Bashkimit,se vetem Kanunore e Vatres nuk mund te quhet.Votbesimi verteton faktin se edhe ju e pranoni se nuk ka mandat kater vjeçar,organizo Kuvendin e po pate kurajon te shkeputesh nga klani i Detroitit, ndoshta prap mund te konkurosh per kryetar.Te gabojsh nuk eshte faj, te qendrojsh ne gabim eshte faj.

Kur e pashë Mri Dedaj e Mernaçajve, Zonjën e hekurt me zemër florinit Nga Marjana Bulku

Nuk ka nevojë të kesh tituj e poste, mjafton të jesh Njeri prej veprash e aktesh njerzore e të përditëshme që të të duan përjetësisht.

Këtë mesazh ma riformatoi përpara syve Mri Dedaj e Mernaçajve.

Kisha dëgjuar shumë për të , por nuk e kisha takuar kurrë. Kur ajo erdhi në tavolinën tonë ( në gëzimet e familjes Belliu) rreth saj u mblodhën dashurisht Miqtë. Ishte një demostrim i natyrshëm nderimi e dashurie; Nazo i puthte duart, Xhemilja nuk ngopej duke e pyetur, ndersa Alma nuk iu nda më .

Iu afrova edhe unë , desha ti dëgjoja zërin.

Seç kish diçka hyjnore portreti i saj , pak nënë , shumë fisnikëri dhe mirësi pafund Gruaje.

Ne i kemi të gjallë portretet që asnjë e keqe nuk i tjetërsoi dot . Ç’bekim !

Dhe pasi ndjek këto skena dashurie që pak njerëz në këtë jetë munden ti poseidojnë me një klikim të thjeshtë mund të kuptosh pse është shkruar aq bukur rreth saj. Sepse pa dyshim ajo është nga ato lloj legjendash të gjalla ku prek histori të vërteta, të përjetuara që kryefjalë kanë dinjitetin.

—————

Ja disa prej tyre ( marrë nga Jozef Radi e Pertefe Leka)

Nga rrëfimi i Mrìsë…

Nanën Mri e bindën me tregue për jetën e saj: Un, Mri Dedja, e bija e Dedë Gjon Bajraktarit edhe e mbesa e Gjon Lucit, jam le n’vjetin 1939, me 12 Mars. (Mueji i pagëzimit tim, rituali asht krye prej padër David Picit.)

Fisnikja Mrì ka shumë me thanë…

Me historitë e saj u ndërtue një vepër dokumentare, nga arkitekti i fjalës bukur, shkrimtari e sociologu i gegnishtes letrare Jozef Radi. (I lindur e rritun internimeve nga prindër intelektualë, ai ka ecë në rrugën e të atit, Dr. Lazër Radi, ku me nji punë titanike, po plotëson kolanën e gjatë të botimeve, babë e bir Radi) Si mik i familjes Merrnaçaj, ai pati vullnetin e dëshirën me i ndigjue ndodhitë nga goja e një Malsoreje sojnike, që u rrit në Majat e Alpeve, në Kelmendin e përmendun, në Vuklin e trimave. Zoja e Madhe rrëfen me gjuhën e të parëve, të pastër si uji i bjeshkëve, flet me krenari për ata që nderuan Fisin e Derën. Mburret me trimat që trimnisht mbrojten katund e malsi.shkruan (Pertefe Leka)

***
Mrìa në kujtimet e saj nuk harron vitin 1945

“Dimni i ardhjes së komunistëve në Kelmend ka qenë i tmerrshëm, nji dimën me borë, ngricë e fortunë!”

Këtu fillojnë edhe vuejtjet e pesëvjeçares Mrì…

I jati Dedë Gjoni, me vllazën e të tjerë kanë dalë në grup, mos me pranue shkje e komunistë në Kelmend, sepse ishin në dijeni për krimet e tyne. Përballja me ta, solli pasoja tragjike për fisin e Bajraktarit.

Mrìa u rrit jetime me gjyshen në shtëpi, e martuen të re, pa mbushë 16 vjet. Doli nuse pa stoli nusënie, iku me krye mbrapa, tue lanë shpinë e pasuninë të djegun me babën mbrendë… “Gjysë nuse” – i tha gjyshja, por mori me vete visaret e traditës, që i gjeti dhe i mësoi edhe ma shumë në fisin e Merrnaçajve.

U rrit në shtëpinë e Merrnaçajve, ku u përshtat sepse aty gjeti po ato zakone si në shtëpinë e vet. Gjeti cilësitë ma themelore të familjes patriarkale; me ndigjue të urtët, me ruejtë nderin e konakut; me besë, bujari e mikpritje, me pasë guximin dhe përgjegjësinë për punën dhe me i mbrojtë ato cilësi të mira për dinjitetin vetjak e të fisit. Gjeti kunatën e madhe, Dranden, që e këshillonte e i rrinte afër si nanë, e cila i mësoi të punonte edhe Xhubletën, që ja shtonte shumë vlerat si nuse në konak të ri. At relike të trashigueme që e ruen edhe sot. Në harmoni me të gjithë pjesëtarët, ajo eci bashkë me to në rrugë të vështira, në shtigje të rrezikshme, afër apo larg, nga një vend në tjetrin: nga Vukli në Pshtan te Merrnaçajt, nga Trieshi në Tuz, deri larg në NY… Besonte në vendimet e burrave, kur i gjykonin vendimet bashkarisht. Mrìa e shumëvuejtun në gjini, pa mbushë 20 vjet, e martueme me dy fëmijë fillon maratonën e ecjeve të gjata, largohet familjarisht pa e ditë se ku, mes terrorit, për jetë a vdekje, kur bota festonte Krishtlindjet e vitit 1959. Me djepin në shpinë, ecte në acarin e atij dhetori, për të mbërritë diku… E dinte se në çdo shteg, që do të kapërcente do ta nxirrte në trojet shqiptare, në Triesh, tokë përtej kufinit shtetnor e marrun padrejtësisht.

Kudo ku shkuen me familjen e madhe, ruejtën kodin e familjes. Fisnikja Mrì pati fatin, sepse gjeti në atë familje me disa kunorë sjelljen e burrave të njerzishëm, ku përmendej me respekt emni i grues. Edhe kur ishin vetëm me fëmijët, vazhdonin marrëdhanjet familjare, t’i mbanin si të shejta ato vlera të traditës, të përshtatuna me kohën dhe duke e forcue edhe ma shumë kultin e mirënjohjes e të bamirësisë. Kështu Mrìa e Marashi përballuen së bashku ditë të mira po edhe të vështira.
Çifti Mrì-Marash u banë nji. Në momentet e fundit të jetës, Marashi si nji orakull u la amanet fëmijëve, Zojën e shpisë, burrneshën siç e respektonte Ai vetë, nanën e tyne hallemadhe dhe shumë këshilla të vlefshme për harmoninë familjare… Zojës së vet i kërkoj të mbajë edhe mbas vdekjes së tij, dy filxhanat e kafes mbi tavolinë, stafetë e vazhdimësisë. Kafet t’i pinte ajo vetë, se aty do të shihte hijen e gjallnisë të Marashit; Kështu e dyzueme me nji barrë detyrash do t’i drejtonte punët e familjes me mbarësi, ashtu sikur ishin bashkë në nji dashni, që nuk do të shterronte edhe mbas vdekjes tij.)

Mrìja iu përshtat edhe kushteve të vendeve, ku shkoi e jetoi, pa lanë mënjanë zakonet dhe traditën e kulturës saj, duke ruejtë at pasuni shpirtnore nga vendlindja. Shtëpia e saj larg vendlindjes në NY, ishte si nji Institucion. Te Merrnaçajt hynin e dilnin personalitete të mirënjohun nga Kosova, që zoja e shpisë, i priste e i përcillte me zemër të bardhë, i rrethonte në sofrën e ngrohtë, me “bukë, krypë e zemër”. Ata nuk vinin me hjekë mallin e “kaçamakut tradicional”, por mblidheshin me bisedue për problemet e kombit. Mrìa mësonte nga bisedat e tyne edhe kur iu shërbente si amvisë e papërtueme.

Si malësore e traditës dhe bashkohore, si bashkëshorte e besës, Zojë shtëpie e palodhun, gojambël e mikpritëse, edhe kur e gëzoi Zoti me 6 fëmijë dhe i shtoheshin punët, ajo s’e ndali zakonin, mbeti derëhapun gjithmonë. Me fjalën e mikpritjes në gojë: “Mirë se ju ka prue Zoti!” me buzën në gaz, priste e përcillte jo vetëm miq të rrethit familjar, por edhe shumë mysafirë të dobishëm nga trojet Shqiptare. Aty ulesh kambëkryq Anton Çetta, humanisti i pajtimit, i Urti Dr. Rugova, shkrimtari Pjetër Arbërori, që i rezistoi gjatë kalvarit komunist…

Miku i familjes Merrnaçaj, i persekutuem me burg e internim nga regjimi i kohës, Dr. Lazër Radi, në atë familje bani nji punë të vyeme. Aty gjeti të ruejtun nga Marashi librin e anmikut ma të egër të shqiptarëve, Mark Milanit, i cili i përgatitun mirë ushtarakisht, luftoi ballë për ballë me malsorët që nuk kishin mbarue akademi ushtarake, por kishin shpirtin trimnor tradicional të lirisë, kishin besën e nder në mbrojtje të trojeve mijavjeçare. Këto beteja e banë Mark Milanin të njihte bukurinë fizike dhe forcën e karakterit malsor, virtytet e nalta: Besë, Trimëri, Nder e Harmoni Fetare.

Kështu Merrnaçajt e mbajtën të ngrohtë vatrën familjare edhe në mërgim, banesa e tyne dallohet me dy flamuj, at shqiptar dhe atë amerikan, që valviten në ballkonin e shtëpisë. Këto simbole kombëtare i banin ma të lidhun me problemet e komunitetit.

***

Nga tregimet e Mrisë njohim se familja e saj dhe vetë ajo ishin institucion bamirësie, mirënjohjeje me etikën e mikpritjes të trashëgueme.

Ajo nuk ishte as gjeografe as historiane, por prej saj, njohim emna vendbanimesh në Malësi, emra fisesh të përmendun, personazhe historikë, ngjarje dhe data të shënueme.

Njohim zakonet e trashëgueme, kodin e familjes patriarkale, ligjet e kanunit në evoluim, bashkjetesën fetare. Njohim etikën, e përshëndetjeve të bukura, që shprehin respekt me amëlsinë e të folunit, randsinë që i japin fjalës me mend në bisedat e disiplinueme, në odat e kuvendeve, njohim egërsinë e luftës klasave që solli doktrina sllavokomuniste deri në kundërshtime të mëdha sociale me rrëmbime të pasunive private. Njohim vitin e mbrapshtë 1997, nji luftë e nxitun prej atyne që përherë kanë krijue trazime, me përça shqiptarët. Nji luftë ku pati viktima, siç tregon Mria, ishte plagosja e Markut, i lindun e i rritun internimeve. Si gjithmonë, shpirtmirësia e Mrì-Marashit, të gatshëm e të pakursyem, bajnë ma të mirën me tërhjekë nipin familjarisht në NY… e shpëtuen prej asaj dalldisje të shfrenueme me vra njerëz të pafajshëm. Por mbi të gjitha nga tregimet e Mrisë njohim Demokracinë Amerikane, që shqiptarët e të tjerë ndihen të barabartë në SHBA: ngrejnë famurin shqiptar, dalin në protestë të bashkuem e demostrojnë për liri e drejtësinë e vendeve nga vijnë, hapin shkolla në gjuhën e tyne, krijojnë shoqata patriotike, publikojnë gazetat në gjuhën shqipe për problemet kombëtare. Ndihen të barabartë ku u vlerësohen meritat dhe nuk i ndalon askush që të ngjiten me zotësitë e tyne në instancat ma të nalta drejtuese.

Marrë nga shkrimi i Pertefe Lekës e referuar nga vepra e Jozef Radit “ Mri Dedja e Marnaçajve, zonja e hekurt me shpirt florini”

Plenumi i 7 i Partisë Vatër, Boston USA- Nga Adem Belliu, Albanian Culture TV

Të shkruaj apo të mos shkruaj…
Kjo ka qene dilema ime pasi u ktheva nga Bostoni me 17 Mars ku u mblodh Keshilli i Vatres per nje analize vjetor.
Vendosa qe te jem i hapur me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe ta them ate qe me ndodhi ne daten 17 Mars ne Boston Massachusetts.
Per 27 vjet TV Kultura Shqiptare ka pasqyruar çdo aktivitetet te Vatres. Keshtu qe edhe per kete mbledhje mendova te isha i pranishem ne te njejten kohe per te plotesuar kerkesen edhe te disa anetareve te Keshillit te Vatres.
E planifikova qe te isha ne hotelin ku do te mbahej mbledhja te pakten 1 ore perpara per tu pergatitur per nje filmim transparent te ketij tubimi.
Gjate gjithe udhetimit me shoqeroi nje shi i rrembyer dhe mendoja fjalen e urte Shqiptare “shiu do sjelli bereqet”. Dhe me kete shprese mbrita ne South Boston ku ishin mbledhur anetaret e Keshillit. Salla ishte e pergatitur bukur….Dhe kjo me gezoi pa mase.
Ne hyrje te hotelit me priti sekretai i Vatres z Pashko Camaj, nje mik i mire i imi, i cili me tha
“Me eshte caktuar nje pune te veshtire nga drejtuesit e Vatres o miku im Adem. Do filmosh vetem fillimin e tubimit dhe Hymnet kombetare. Me pas mbledhja do te mbahet pa pranine e mediave.” Ky pohim me shtangu pasi ne medjat shqiptaro-amerikane, normalisht gjithmone jemi prezent ne aktivitetet e komunitetit. Detyra jone eshte te sjellim ne ekran dhe mediat sociale per shqiptaro-amerikanet qe nuk kane mundesi te ndjekin cdo aktivitet ne komunitet, ngjarjet dhe aktivitetet e te gjitha organizatave dhe institucioneve shqiptaro-amerikane. Ky eshte nje obligim qe ne medjat e kemi marrre persiper per te mbajtur gjalle kulturen e historine tone ne breza. Vatra nuk eshte vetem e vatraneve. Vatra eshte e te gjithe shqiptareve brenda dhe jashte kufijve Shqiptare.
Momentalisht, Federata Pan Shqiptare Vatra eshte e ndare ne dy pjese.
Vatranet e vjeter idealiste qe kane dhene nje kontribute shume vjeçar ne Vater… dhe….Drejtuesit aktuale te Vatres me anetaresine relativisht te re.
Ne tubimin e 17 Marsit mjaft veterane anetare te keshillit ishin zevendesuar me anetaresine e re.
Pyetja ime si medja per Vatren aktuale eshte “Perse Vatra po zevendeson transparencen me izolimin dhe fshehjen nga medja?”
Shpresoj qe drejtuesit e Vatres te reflektojne qe ne si medja e komunitet te shikojme nje Vater te bashkuar e transparente.
Adem Belliu
TV Kultura Shqiptare (NYactv)
23 Mars 2024

Dr.Anna Kohen dhe tre dimensionet e një intelektualeje në familje, profesion dhe si aktiviste Nga Marjana Bulku

 

Anna Kohen dhe tre dimensionet e një intelektualeje: në familje, profesion dhe në funksion të komunitetit shqiptaro-amerikan. Tre shkëlqime të njeriut që din të dojë gjithçka bën dhe të dhurojë dashurinë në çdo kontribut.

 

Marjana Bulku: Doktoreshë Anna Kohen, jeta juaj ka kaluar përmes Shqipërisë, çfarë ka mbetur e paharruar në kujtesën tuaj nga ai vend ?
Anna Kohen: Unë kam lindur edhe jam rritur në Shqipëri. Kujtimet më të bukura janë ato të fëmijërisë, jeta jone si jehudi në Vlore, shoqet dhe shokët e shkollës së mesme. Por vetëm kur u largova nga ai vend kuptova se zemrën time unë e lashë në Shqipëri. Si pa e besuar as vetë kuptova se ai vend kishte qenë dashuria ime e parë e cila nuk harrohet dot kurrë edhe sot e kësaj dite.

 

Marjana Bulku: Gjuha shqipe mbeti kaq e gjallë dhe e pastër tek ju? Si ia dolët të mos e harroni atë as në Amerikë?
Anna Kohen: Në fakt gjuhën shqipe e kisha harruar sepse gjithmonë flisnim greqisht në familje dhe siç dihet familja është baza e çdo lloj zhvillimi dhe kultivimi gjuhësor. Kur u ktheva në Shqipëri pas shumë vitesh, pata rastin të jepja leksione në degën e stomatologjisë të Universitetit të Tiranes. Aty e ndjeva të nevojshme që të kisha ndihmën e një përkthyesi nga greqishtja.

Në vitin 1990-të pas shumë përpjekjesh arrita të sjell në Amerikë gjithë familjen time prej 37 vetash të cilët jetonin ende në Shqipëri. Duke komunikuar me ta fillova ta ripërdor edhe ta përmirësoj dukshëm gjuhën shqipe.

Më vonë, pasi u zgjodha kryetare e AAWO Motrat Qiriazi, fillova ta përdor më lirshëm gjuhën shqipe kuptohet nga takimet e shumta me shqiptarët nisa ta praktikoj gjithmonë e më shumë.

 

Marjana Bulku: Ju i doni shqiptarët, e keni vërtetuar këtë me vepra, pse i do shqiptarët kaq shumë Ana Kohen?!
Anna Kohen: Prindërit e mi kishin ardhur nga Janina e Greqisë në Vlorë. Gjate luftës ata u strehuan në Fshatin Trevllazer ku arritën që të mos zbulohen dhe arrestohen nga nazistët gjermanë. Këtë fat nuk e pati familja e mamasë time e cila jetonte në Janinë të Greqisë, ata për fat të keq u shfarosën në Kampet e Përqëndrimit. Kjo e ka dhe shpjegimin e pyetjes tuaj brenda, prandaj unë nuk kam se si të mos i dua shqiptarët në sajë të të cilëve ne ekzistojmë.

 

Marjana Bulku: Doktoreshë, humanistë, aktiviste në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan çfarë tjetër do ta bëjë të paharruar për ne shqoptarët Anna Kohenin?
Anna Kohen: Unë i dua njerëzit prandaj dhe trajtoj të gjithë njerezit me respek dhe dashuri, kjo është shkak pse unë jam mjeke në profesion ose ndoshta edhe pasojë e profesionit.

 

Marjana Bulku: Motrat Qiriazi, Nju Jorku, Florida, projekte të shumta me në qendër familjen, gruan,fëmijën, çfarë e ushqen kaq fort humanizmin tuaj; profesioni, apo shpirti juaj tërësisht human?
Anna Kohen: Nuk ka qene e lehtë per mua që të drejtoj organizaten “Motrat Qiriazi “ për më shumë se 25 -vjet. Vetë historia e familjes time më ka mësuar që ta vlerësoj humanizmin edhe gjithmonë të përpiqemi të ndihmojmë njerëzit në nevoje. Që kur isha e vogël gjithmonë i kam ndihmuar shokët dhe shoqet e shkollës. Mbaj mend një herë kur duke dashur ta ndihmoj me çdo kusht një shok të klasës i tregova në provimin e frengjishtes. Si pasojë mësuesi më nxorrri jashtë nga klasa. Ky konsiderohej një turp për një studente të shkëlqyer. Dëshira për t’ju shërbyer njerëzve Ishte një nga arsyet kryesore edhe në zgjedhjen e profesionit tim.

Edhe unë kam kaluar një periudhë të vështirë në vitet e para të emigracionit. Kêshtu i kuptoja vështirësitë që kalonin shqiptaret pasi kisha kaluar edhe vetë nëpër to. Nuk mohoj që familja ime ishte një shembull për mua, historitë e saj natyrshëm na ekishin imponuar modelin e vet.

 

Marjana Bulku: Modeli juaj njerëzor, profesional dhe estetik ka frymëzuar kaq shumë miqtë sidomos ato që ju njohin nga afër, çfarë mesazhi ke për ata që pak ju njohin dhe duan të ndjekun udhën tuaj altruiste?
Anna Kohen: Sa herë të keni mundësi ndani njohuritë tuaja me të tjerët! Dhuroni sipas mundësisë tek organizatat që ndihmojmë komunitetin tuaj por edhe njerëz të tjerë në nevojë. Gjithmonë përpiquni të ndihmoni njëri-tjetrin edhe jo të armiqsoheni. Trajtoje me dashuri jo vetëm mikun por edhe armikun. Tregoju që ti ke një zemër më të madhe se ata që nuk të duan, apo të kanë zili. Vitet kalojnë shpejt e kur të plakesh dhe ta pyesesh vehten: Çfarë kam bërë unë në jeten time…(?!) do të ndjehesh mirë kur din se i ke dashur edhe i ke ndihmuar gjithë njerëzit, përndryshe do ndjehesh shumë keq. Por do jetë vonë.

 

Marjana Bulku: Si ndjehet Ana Kohen gjyshe, na përshkruaj një ditë nga jeta juaj brenda asaj që konsiderohet e paprekshmja Mbretëri: Familja ?
Anna Kohen: Unë jam bërë gjyshe në moshë të re nga fëmijët e burrit. Fëmijët tanë na kanë dhuruar dy nipa dhe një mbesë .Vajza jeton në Florida shumë afër nesh duke na dhënë kënaqësi që ta kemi gjithmonë pranë mbesën e ta shijojmë rritjen e saj.

Alana më kujton veten time kur isha femijë dhe rrija gjithë ditën pas gjyshes time e ajo kujdesej për mua me aq shumë dashuri. Ajo përpiqet të më imitojë dhe e quan veten Mini Nona

Gjyshi shkon në ballkon edhe pi cigare Ajo e din që unë shqetësohem më shikon dhe më pyet:

-“Where is Papu? Let me go and check on him.

Oh, Papu you are smoking. Please stop, is not good for you.

Then she comes back inside and tell me. Nona, Papu is smoking and he does not listen to me.

I will become a Doctor like nona, but Papu are you going to be alive when I finish school?”

Kur unë sëmuren ndonjëherë, ajo shqetesohet edhe me një pamje serioze më pyet:

Nona, when are you going to die? Well I don’t know, only god knows.

Oh, but after that the only thing left is for you to go to Heaven correct?

Yes.

Ne të dyja kuptohemi me sy, ajo di të dallojë kur diçka nuk shkon, marrdhënia ime me Alanën plotëson kohën kur unë rrisja time bijë, midis karrierës profesionale dhe angazhimeve shoqërore ne humbasim pa e kuptuar kohën më të artë të jetës atë të rritjes së fëmijëve.

Megjithatë unë dua të pohoj që kam punuar shumë për të qenë mama, bashkëshorte, grua në karrierë në të njejtën kohë dhe gjithmonë pyes veten:-A ia kam dalë?!

Leter e hapur zotit Elmi Berisha dhe te emeruarve te tij Nga Lek Mirakaj

 

Ma ne fund per here te pare gazeta Dielli dhe nje njoftim mbi zhvillimet e punimeve te nje takimi propogandistike te mbajtur ne Boston me dt 17 Mars.

Duke lexuar ate qe na afron gazeta,mesojme se kryetari z.Elmi Berisha paska kerku nen terma qe gadi te bajne te qajshe,votbesimin nga mysafiret e mbledhur ne nje tryeze festive ku ishte vete dollibash dhe ne krah te djathte kishte ideologun e mrapshtive qe shoqerojne sot aktivitetin e Vatres.

E para z.Berisha mund te na e kishte kursy ate shfaqje teatrale patetike.Nese donte nje votbesim te vlefshem, mund te kishte dekretu thirrjen e kuvendit, ku te kerkonte edhe njehere postin e kryetarit dhe jo te lozte teater ,duke kerku votbesimin e njerzve qe realisht nuk perfaqesojn asgje mbasi nuk jane zgjedhur nga kuvendi simbas statutit, po jane emeruar nga vete z.Berisha.Do kishte qene e mirepritur dhe vleresuar sikur te pakten ne shenje respekti per propozuesit, t’i kishte parqitur atij takimi propozimet e vlefeshme te dy njerzve shumë te respektuem nga vatranet, propozimin e ambasadorit z.Mal Berisha dhe ish nen kryetarit te Vatres z.Asllan Bushati qe percaktonin kjartas veprimet e nevojshme per ta kthy veprimtarine e Vatres ne rrugen e duhur.Si duket idete e vlefeshme te dy burrave te mençur binin ndesh me objektivat e erreta te z. Berisha dhe dy apo tre vetve qe qendrojne prapa tij.

Do ishte serjoze , sikur mos te kerkohesh, qe nje figure me taban ne historine e Vatres si z.Idriz Lamaj, mos te vihesh ne pozita te atilla ,qe nuk i pershtaten as historise as kapaciteteve dhe moshes dhe karakterit te z.Lamaj,kur pergojohet ne menyre aspak dinjitoze,se nuk eshte asgje me teper se nje tallje ,duke e bere objekt shakaje vendimin, se unanimisht ja paskan hequr denimin kapital te perjashtimit,qesharake, fyese dhe patetike.

Duke qene se prej kohesh qarkullojne akuza publike, se ju z. Berissha keni fallsifiku diplomat dhe titujt shkencorë a moret mundimin ne repekt te vetvehtes dhe njerzve qe ju votbesuan te hidhnit poshte akuzat.Personalisht mbaj mend se ne kuvendin e Detroitit ku ju u zgjodhet kryetar,ju kam pyetur mbi arsimimn tuaj dhe jeni pergjiur duke thene se keni studjuar Criminal Justice. Dhe asnjhere nuk e kam venë ne dyshim pergjigjen tuaj,po kur mbas nje periudhe katër vjeçare qe perfshine edhe peridhen dy vjeçare te Kovidit ,ku u nderprene pothuaj aktivitet arsimore, ju na dilni me disa universisete te kryera me tituj Master dhe PHD. Natyrshem edhe per te heshtur zerat qe i vene ne dyshim arritjet teja te shkelqyera, mendoj se ju me inisiativen tuaj duhet te kishit sqaru me fakte vertetesine e arritjeve tueja te shkelqyera ne shkence.

Duke qene se jeni personazh publik nga i cili kerkohet trasparence,njerëzit qe ju kane ndjekur ne intervisten Tuaj ne TV e Prishtines ku deklaruat se ju do investoni ne Kosove jo 300 miljonë qe kishit premtuar ma pare po plot 800 miljonë dollarë ,kerkojne te dijne se a e keni mbajtur premtimin tuaj dhe nuk jeni tallur me qytetaret e Kosoves. Ne rast se ju e keni mbajtur premtimin dhe duhet thene se 800 milion investim ne Kosove eshte nje shume teper e madhe edhe per Ameriken,njerzit deshirojne te dijne burimin e ketyre pareve,se mendjet e keqija mund te mendojne se ketu ka diçka te pa ligjeshme per te cilen duhet te interesohen organet ligje zbatuese amerikane.

Kritikuesit tuaj paraqesin edhe shumë verejtje dhe kundershti ,duke pretendu se ju nuk keni guxim te ballafaqoheni me oponentet tuaj dhe nuk e mblidhni kuvendin nga friga se delegatet mund te ju bejne pyetje shqetesuese dhe nje nder pyetjet qe mund te ju drejtohen kanë te bejne me nenkryetarin e emeruar prej jush.P.sh. Mund te ju pyesin, a e dini z.kryetar se nenkryetari juaj ,simbas fjaleve te tija, ne interviste me te dekoruarin prej jush, ish operativin sigurims,ka deklaru se ka ushtru kontrabanden e naftes ne Atdhe, duke deklaru se ai e shiste naften dhe nuk mbante pergjegjesi se ku e dergonte bleresi.Se ai drejton nje organizem ilegal qe ka mbi 10000 anetar te grumbulluar nen etiketimin antikomunistë,qe ne vitet e mbrapeshta 1997 dhe ne vazhdim, kane ushtru aktivitet anti demokratik,pohim me te cilin nenkryetari juaj mburret se ne Shkoder as perfaqesuesi i larte evropjan nuk mund te hynte pa lejen e tij,pa lejen e gjeneralit si e emeron ai vehten.Sidoqofte ajo interviste na zbulon shumë ane te jetes së tij ,qellimeve dhe objektivave te tij qe nuk kanë asgje te perbashket me objektivat e Vatres.Nese do detyrohemi nuk do kusehemi qe t’i bejme nje analize shteruese gjithë pohimeve te tija ,pa marr ne konsiderate asgje nga ato qe kanë thene individ te tjere reth personit te tij,vetem pohimet e tija gjate intervistes.

Me qene se e permendni shkarazi çeshtjen e mandatit, deklaroj se propozimi per zgjatjen e mandatit eshte e dokumentume me ze dhe figure, se as ne votimin e trete ilegal ,nuk ka kalu dhe teorite qesharake matematikore te formulates 17 +1 +1.kundershtohen nga pohimet publike dhe vizive, se te dy personat, qe simbas spekullimeve te z.Malota, numrat 1 +1 ,i korrespondojne z.Aranitasi dhe z.Marini shihen qarte ne video se te dy delegatet deklarohen kundera zgjatjes se mandatit.

Z.Elmi Berisha ju drejtova me kete leter te hapur mbasi ju i keni mbyllur te gjitha rruget e komunikimit.Jam i vetedijshem se ju do heshtni duke shpresuar ne teorine e harreses.Nese do kishit tregu pak me shumë mirekuptim, do kishit shmangur situaten aspak normale as te kendeshme qe na solli kembengulja e juaj per te mbajtur me çdo çmim postin e kryetarit.Tashme eshte e qarte se shkaku i situates ku eshte katandisur Vatra jeni ju dhe kater vjecari i pa ligjshem.

Nese interesa okulte nuk qendrojne mbrapa qendrimeve tueja, ju duhet te merrni kurajon te ndiqni rekomandimet e dy personaliteteve qe kanë deshmu se ja duen te miren Vatres, z.Mal Berisha dhe z.Asllan Bushati.

 

ANNOUNCEMENT By Vatra Federation members March 21, 2024

ANNOUNCEMENT By Vatra Federation members

March 21, 2024

We, the legal members of the Pan-Albanian Federation Vatra, release this statement in regard to the article: “Decisions of Board of Directors of the Vatra Federation”, published on March 19 2024 in the Dielli newspaper:

After this article, a group of people, self-claimed as the Executive Board and the Board of Directors of Vatra, gathered in a meeting in Boston on March 17, 2024. It’s been over two years that neither the Vatra Executive Board nor the Board of Directors have had a meeting at the Vatra Headquarters in NY. Our opinion is that the reason they don’t hold meetings at Vatra’s offices, is because of their wrongdoings, they fear to face the members of the Vatra. On March 16, 2024, we the legal Vatra members, decided to not recognize the Executive Board and the Board of Directors of Vatra. We have probable cause to believe that these Vatra structures have either expired, or are illegitimate. All decisions taken from the self-claimed Board of Directors have no legal value, since they were not taken according to the Vatra Bylaws. The self-claimed leadership of the Vatra Federation operates more like a gang band, than a patriotic organization. We will explain the reasons below:

1. The self-claimed Board of Directors of Vatra, has been filled with people selected by the former chairman of Vatra, Mr. Elmi Berisha, contradicting the By-Laws, which defines the General Convention to elect and fill the members of the Board of Directors of Vatra, as an independent structure from the chairman of Vatra. Obviously, former chairman Elmi Berisha controls the self-claimed Executive Board the Board of Directors, as the members of both structures are nominated by him.

2. According to the article on Dielli newspaper, the former chairman of Vatra, Elmi Berisha, requested to be voted from the self-claimed Board of Directors of Vatra and he got elected as Chairman of Vatra with the votes of this Board members. Seeking a mandate from the self-claimed Board of Directors as an illegitimate election process, former
president Berisha admitted that his mandate given by the General Convention of Vatra in February 2022 has ended, confirming our statements that Mr. Elmi Berisha is out of mandate limits.

3. These people, who decided to vote and elect Mr. Elmi Berisha as the Chair of Vatra, firstly, they were selected by Mr. Elmi Berisha in the Board, therefore it is a conflict of interest, and secondly, the Bylaws determines that the chairman of Vatra is elected only by the delegates of General Convention of Vatra. The Board of Directors of Vatra can elect only the chairman of the Board. As a result, Mr. Elmi Berisha can be the chairman of the group that elected him, but not the chairman of Vatra. De-facto and de-jure, today Vatra does not have a chairman.

4. The former chairman of Vatra, Elmi Berisha, first appointed these individuals, as members of Board of Directors, in clear conflict of interest, then he used them to vote pro expelling of some honored members from Vatra. These Vatra members have continuously opposed and criticized the illegal actions of Mr. Berisha and also have requested his resignation.

5. The Bylaws written by them determines, that a secret voting is required for disciplinary measures’ decisions, and in the case of a secret vote, voting in person is required. At the meeting of the self-claimed Board of Directors, the virtual voting via ZOOM was used in violation with the Bylaws.

6. The self-claimed Vatra leadership, asked the court of NY, not to allow 150 Vatra members to hold a meeting at Vatra’s headquarters office in Bronx, NY, by speculating the court, that if this meeting will take place, “the situation will escalate to violence”. After all, it was and remains a low and shameful act. The self-claimed Vatra leadership can gather in the restaurants and hotels of America, but we, the members of Vatra, will request in the first chance, a re-evaluation from the court of its decision. We hope tha the court will give us the right to hold our meetings in our own office at Vatra Headquarters.

7. We, the legal members of the Vatra Federation, are committed to our mission to protect Vatra from the wrongdoers. We will use all the means within the US law to return legitimacy and honor to Vatra Federation.

Respectfully, Vatra members:

1. Ervin Dine
2. Idriz Lamaj
3. Sergio Bitici
4. Ramiz Mujaj
5. Ibrahim Kolari
6. Prend Qetta
7. Aleks Menracaj
8. Cezar Ndreu
9. Elton Mara
10. Lek Mirakaj
11. Agim Mujaj
12. Hilmi Mujaj
13. Idris Celaj
14. Muhamet Omari 15. Klarenc Novaku 16. Valentin Lumaj
17.Luvigj Sterbyqi
18.Gjovalin Gjelaj
19.Medi Hoxha
20.Shaqir Gjonbalaj
21.Lavdrim Cami
22.Muharrem Bajraktari
23.Artur Bajraktari
24.Bestar Mujaj
25.Franka Veli
26.Veis Belliu
27.Ilirjan Blloshmi
28.Ahmet Gjuta
29.Shpetim Ndreu
30.Bashkim Sina
31.Kafile SIna
32.Markela Sina
33.Marjana Bulku
34.Ela Dine
35.Dave Mirakaj
36.Kejvi Mirakaj
37.Hamit Rapaj
38.Viktor Vorfi
39.Marin Prendi
40.Ilir Gjini
41.Mikel Ndoci
42.Myftar Gjuta
43.Damjan Previzi
44.Tomorr Gjuta
45.Toni Herri
46.Gazment Toska
47.Kristian Radi
48.Spartak Plaku
49.Klajdi Rapaj
50.Nick Pocesta
51.Prend Marku
52.Alban Bici
53.Robert Gjergji
54.Anton Vorfi
55.Robert Gjergji
56.Henri Hoda
57.Eno Nishe
58.Ton Marku
59.Prend Marku
60.Artan Veli

Deklarate-Vatra 7-2

DEKLARATË E anëtarëve të Federatës Vatra, NY, 21 Mars 2024 – Grupi i vetëshpallur lidërship ka shkelur Kanunoren dhe operon si bandë

DEKLARATË E anëtarëve të Federatës Vatra, NY, 21 Mars 2024 – Grupi i vetëshpallur lidërship ka shkelur Kanunoren dhe operon si bandë

DEKLARATË

E anëtarëve të Federatës Vatra

New York, me 21 Mars 2024

Ne anëarët e ligjshëm të Federatës Pan-Shqiptare, Vatra, në lidhje me artikullin e publikuar në gazetën Dielli me 19 Mars 2024, me titull “Vendimet e
Këshillit të Federatës Vatra”, deklarojmë sa më poshtë vijon:

Sipas artikullit, një grup personash të vetëshpallur si Kryesia dhe Këshilli i Vatrës janë mbledhur në Boston, mbasi ka dy vjet që nuk mblidhen në shtëpinë e Vatrës, të nga friga e ballafaqimit me anëtarët e Vatrës, për arsye të shkeljeve te shumta. Ne si vatranë të ligjshëm, kemi shpallur me datë 16 Mars 2024, mosnjohjen e Kryesisë dhe të Këshillit të Vatrës, mbasi kemi arsye të forta të besojmë që këtyre strukturave ose ju ka mbaruar afati, ose janë ilegjtime. Të gjitha vendimet e shpallura në gazetën Dielli, janë skandaloze dhe të pavlera, mbasi nuk bazohen në asnjë nen të Kanunores së Vatrës. Ky grup i vetëshpallur si lidership Federatës Vatra, operon më shumë si një bandë, sesa një organizatë atdhetare. Arsyet do ti shpjegojmë më poshtë.

1. Në përbërje të grupimit të vetëshpallur Këshilli i Vatrës, janë vendosur persona të përzgjedhur nga ish-kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, në kundërshtim më Kanunoren, e cila përcakton Kuvendin të zgjedhë dhe plotësojë anatrët e Këshillit të Vartës, si strukturë e pavarur nga kryetari i Vatrës. Qartazi ish kryetari Elmi Berisha kontrollon Kryesinë dhe Këshillin e vetëshpallur të Vatrës, mbasi të dyja këto struktura janë të nominuara prej tij.

2. Sipas artikullit në gazetën Dielli, ish-kryetari i Vatrës Elmi Berisha ka kërkuar votat e Këshillit të vetëshpallur të Vatrës dhe është zgjedhur si Kryetar i Vatrës me votat e këtij Këshilli. Me këtë process zgjedhor ilegjitim, duke kërkuar një mandat nga Këshilli i vetëshpallur i Vatrës, ish-kryetari Berisha pranoi se mandati i tij i dhënë nga Kuvendi i Vatrës të shkurtit 2022 ka mbaruar, duke konfirmuar deklarimet tona se z. Elmi Berisha është jashtë mandtit.

3. Personat të cilët kanë marrë përsipër për votuar dhe zgjedhur z. Elmi Berisha si kryetar të Vatrës, e para janë përzgjedhur nga vetë z. Elmi Berisha në atë Këshill në konflikt interesi, dhe e dyta, Kanunorja përcakton se kryetari i Vatrës zgjidhet vetëm nga delegatët e Kuvendit të Vatrës. Këshilli i Vatrës ka tagër të zgjedhë vetëm kryetarin e Këshillit, pra z. Elmi Berisha mund të jetë kryetari i atij grupimi që e ka zgjedhur, por jo më kryetar i Vatrës. Defakto dhe dejuro, sot Vatra nuk ka kryetar të saj.

4. Fillimisht ish kryetari i Vatrës Elmi Berisha emeroi këta persona në Këshillin e vetëshpallur të Vatrës, në konflikt të pastër interesi, dhe më pas i përdori në votime për të përjashtuar disa vatranë, të cilët në vazhdimësi kanë kundërshtuar dhe kritikuar veprimet joligjore të z. Berisha dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

5. Kanunorja e shkruar prej tyre përcakton se për masa disiplinore kërkohet votë e fshehtë, dhe në rastet e votës së fshehtë kërkohet votimi në person. Në mbledhjen e Këshillit të vetëshpallur të Vatrës u përdor në shkelje të Kanunores, votimi virtual nëpërmjet ZOOM.

6. Akti i Kryesisë pa mandat të Vatrës, duke i kërkuar gjykatës se NY moslejimin e 150 vatranëve të mbajnë një mbledhje në shtëpinë e Vatrës, me mashtrimin se nëse mbledhja bëhet do të ketë “akte të dhunës”, ishte dhe mbetet një akt i turpshëm dhe burracak. Lidershipi pa mandat i Vatrës, le të mblidhet në restorantet dhe hotelet e Amerikës. Ne do të kërkojmë në rastin më të parë, një rivlerësim nga gjykata, që të na jepet e drejt që mbledhjet tona ti bejmë në shtëpinë tonë të Vatrës.

7. Ne anëtarët e ligjshëm të Federatës Vatra, jemi të vendosur në misionin tonë në mbrojtjen e Vatrës nga uzurpuesit e saj. Ne do të përdorim të gjitha format që na lejon ligji për t’i kthyer Vatrës legjitmitetin dhe nderin.

Me respekt anëtarët e Vatrës:

1. Ervin Dine
2. Idriz Lamaj
3. Sergio Bitici
4. Ramiz Mujaj
5. Ibrahim Kolari
6. Prend Qetta
7. Aleks Menracaj
8. Cezar Ndreu
9. Elton Mara
10. Lek Mirakaj
11. Agim Mujaj
12. Hilmi Mujaj
13. Idris Celaj
14. Muhamet Omari 15. Klarenc Novaku 16. Valentin Lumaj
17.Luvigj Sterbyqi
18.Gjovalin Gjelaj
19.Medi Hoxha
20.Shaqir Gjonbalaj
21.Lavdrim Cami
22.Muharrem Bajraktari
23.Artur Bajraktari
24.Bestar Mujaj
25.Franka Veli
26.Veis Belliu
27.Ilirjan Blloshmi
28.Ahmet Gjuta
29.Shpetim Ndreu
30.Bashkim Sina
31.Kafile SIna
32.Markela Sina
33.Marjana Bulku
34.Ela Dine
35.Dave Mirakaj
36.Kejvi Mirakaj
37.Hamit Rapaj
38.Viktor Vorfi
39.Marin Prendi
40.Ilir Gjini
41.Mikel Ndoci
42.Myftar Gjuta
43.Damjan Previzi
44.Tomorr Gjuta
45.Toni Herri
46.Gazment Toska
47.Kristian Radi
48.Spartak Plaku
49.Klajdi Rapaj
50.Nick Pocesta
51.Prend Marku
52.Alban Bici
53.Robert Gjergji
54.Anton Vorfi
55.Robert Gjergji
56.Henri Hoda
57.Eno Nishe
58.Ton Marku
59.Prend Marku
60.Artan Veli

Deklarate-Vatra 7-2

ANNOUNCEMENT By Vatra Federation members March 21, 2024


Send this to a friend