Nabërgjan, Pejë, 1 maj 2024
Në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Nabërgjan të Komunës së Pejës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta, në nderim dhe kujtim të të vrarëve nga forcat armike serbe.
“ Kriminelët serbë vranë shumë shqiptarë, mirëpo ata nuk arritën ta shfarosin popullin tonë, gjenocidi tyre dështoi sepse ne jemi këtu dhe ata ikën”, deklaroi kryeministri Kurti.
Në nderim të 17 të vrarëve të datës 1 të muajit maj të masakrës në Nabërgjan, kryeministri Kurti theksoi se nga data 1 deri me 18 maj janë vrarë 31 shqiptarë, duke mos kursyer që nga fëmijët e moshës 13 vjeçe deri tek të moshuarit të moshës 95 vjeçare. Këta civilë të paarmatosur e të pambrojtur, gjendeshin përballë një makinerie ushtarake policore e cila po marshonte me projektin gjenocidal të ideuar, të planifikuar në Beograd nga regjimi i Millosheviqit,për shfarosjen e popullit shqiptar tha Kryeministri.
“Ata u vranë për shkak se ishin shqiptarë dhe donin të jetojnë të lirë në tokën e tyre”, tha kryeministri Kurti.
Gjatë homazheve ai vlerësoi edhe të arriturat e shtetit të Kosovës, pasi që Kosova u çlirua, u pavarësua, Kosova po zhvillohet e po përparon. “Buzëqeshja e fëmijëve sot, zhvillimi i Kosovës, përparimi i saj edhe brenda edhe në arenën ndërkombëtare, është për çdo ditë konfirmim i lirisë së Kosovës, i pavarësisë së Republikës, dhe i fitores tonë para 25 vjetëve”, është shprehur kryeministri Kurti.
Tutje, ai përmendi edhe faktin që na nevojitet drejtësia sepse për 31 të vrarët në Nabërgjan, nga 1 deri më 18 maj 1999, sot e kësaj dite jo vetëm që nuk ka asnjë të dënuar, asnjë të gjykuar, por nuk ka asnjë të akuzuar, dhe për këtë fakt, siç u shpreh kryeministri na duhet drejtësia që të jemi të qetë, të jemi në paqe dhe të mbyllen plagët.
“Për këtë padrejtësi speciale që iu bë popullit tonë, pas 25 vjetëve ju bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit, e në veçanti Prokurorisë Speciale që të akuzojë kriminelët për të cilët ka edhe dëshmi materiale, edhe dëshmitarë të gjallë, dhe dëshmi të intervistave të atyre që ishin dëshmitarë por që pas 25 vjetëve nuk janë më në mesin tonë” tha kryeministri.
Në përmbyllje teksa u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve mizorisht para 25 viteve, kryeministri tha se martirët dhe dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve të tyre, por janë të historisë tonë kombëtare, janë të popullit tonë.
Në këto homazhe kryeministri Kurti, shoqërohej nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Gramoz Agusholli, si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Të dashura familje të dëshmorëve dhe martirëve të kombit,
Të dashur veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar ministra, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ministër I Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,
I nderuari kryetar i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Fatmire Mulhaxha Kollaçku, dhe Gramoz Agusholli,
I nderuari zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar të pranishëm,
Motra dhe vëllezër,
Sa kemi dhembje e pikëllim për ata që nuk janë më në mesin tonë, po ashtu kemi edhe shumë krenari e mburrje që i patëm, që qëndruan dhe që fituan.
Këtu në Nabërgjan të Pejës, me datën 1 maj të vitit 1999-të, pra saktësisht para 25 viteve janë vrarë 17-të civilë të paarmatosur, të pambrojtur. E nga data 1 maj deri me datën 18 maj gjithsej janë vrarë 31 civilë, të të gjitha moshave, të dy gjinive, nga 13 vjeç deri në 95 vjeç. Ata u vranë për shkak se ishin shqiptarë dhe donin të jetojnë të lirë në tokën e tyre. Ndërkaq, përballë e kishin një makineri ushtarake policore e cila po marshonte me projektin gjenocidal të ideuar, të planifikuar në Beograd, nga regjimi i Millosheviqit për shfarosjen e shqiptarëve.
Kriminelët serbë vranë shumë shqiptarë, mirëpo ata nuk arritën ta shfarosin popullin tonë, gjenocidi tyre dështoi sepse ne jemi këtu dhe ata ikën. Kosova u çlirua, Kosova u pavarësua, Kosova po zhvillohet e po përparon, ndërkaq kriminelët struken në Serbi, me shpresë që atje regjimi nuk do ndërrohet asnjëherë, sepse qartazi ai po i strehon, e po i mbron ata.
Kosova me aleatët perëndimorë NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian, me demokracitë e globit e fitoi luftën, mirëpo që ta fitojmë plotësisht paqen, përveç se zhvillimin e progresin na nevojitet drejtësia, na nevojitet drejtësia që të jemi të qetë, që të jemi në paqe, që të mbyllen plagët. Për 31 civilët e vrarë në Nabërgjan, nga 1 deri me 18 maj 1999, sot e kësaj dite jo vetëm që nuk ka asnjë të dënuar, jo vetëm që nuk ka asnjë të gjykuar, por nuk ka asnjë të akuzuar.
Qeveria e Republikës së Kosovës duke ngritur kapacitetin edhe të hetimit edhe kushtet e të ardhurat e prokurorëve ka krijuar të gjitha mundësitë që kriminelët qoftë në prezencë qoftë në mungesë, të akuzohen, gjykohen e dënohen. Andaj edhe njëherë, për këtë padrejtësi speciale që ju bë popullit tonë, pas 25 vjetëve iu bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit, e në veçanti Prokurorisë Speciale që të akuzojë kriminelët për të cilët ka edhe dëshmi materiale, edhe dëshmitarë të gjallë, dhe gjithashtu edhe dëshmi të intervistave të atyre që ishin dëshmitarë por që pas 25 vjetëve fatkeqësisht nuk janë më në mesin tonë. E vërteta është në anën tonë, kemi nevojë për drejtësi.
Buzëqeshja e fëmijëve sot, zhvillimi i Kosovës, përparimi i saj edhe brenda edhe në arenën ndërkombëtare, është për çdo ditë konfirmim i lirisë së Kosovës, i pavarësisë së Republikës, dhe i fitores tonë para 25 vjetëve. Meqë është data 1 maj, më lejoni të ua uroj të gjithëve ditën e punëtorëve, por meqenëse dje fizikisht u ndamë përfundimisht nga Ali Lajci, i cili pas një sëmundje të rëndë e të gjatë ndërroi jetë, më lejoni që të gjithëve, secilit e secilës të ju shprehë ngushëllimet e mija të përzemërta për bacën Ali, për këtë veprimtar të paepur i cili nuk kurseu asgjë për të mirën e popullit dhe të shtetit tonë, i cili në çdo funksion që pati, qoftë në burg a në liri, qoftë në institucionet qendrore apo këtu në Pejë, dha maksimumin për nga dija e mundësitë, dhe na i la mësimet se si duhet atdheu dhe kombi shqiptar.
Ngushëllime të gjithë familjarëve që sot nuk i keni më mesin tuaj më të dashurit tuaj që ua vranë mizorisht para 25 vjetëve. Por në të njëjtën kohë lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve tuaj të kombit tonë sepse ndoshta familjet i keni më të vogla tash, por mos harroni që i keni edhe më të mëdha. Sepse martiret dhe dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve të juaja por janë të historisë tonë kombëtare janë të popullit tonë dhe që të gjithë ne që nuk jemi në familjet tuaja, në fakt jemi anëtarë të rinj të ripërtërirë të cilëve do të na keni përherë këtu në mënyrë që e kaluara të mos na përsëritet por në të njëjtën kohë të sigurohemi që kjo arrihet nëpërmjet drejtësisë e cila as nuk falë as nuk harron.
Ju falemnderit.
(Zyra e Kryeministrit)
Ma pleh se Buzhalla nuk ka në krejt shqitarrinë. Mbylle more flliqan
C`pune ke me shqiptaret ti berat Ti sje shqiptar
mire ja the!
edhe pse ka te drejte…
Poshtë ka rënë katundi. Kur macja ikën, minjtë hedhin valle. Babai i Beratit,pse jo edhe ky,ka qenë bashkëpunëtor i UDB-ës për të vazhduar edhe sot…..
Si more Berat e justifikon Milloshevicin ? Harram buka e Kosoves
Hahaha lexone
“Baba yt, Ilir, ka qenë njëra prej kafshëve më të egra të truallit europian përgjatë shekullit të 20-të.
Enver Hoxha ka jetu ne shekullin 19 jo 20
Shume gabime po bani o gazetar shekulli 19 po ashtu shenohet XIX dhe XX
kur ka jetuar Enver krimineli?!!!!
hahha eshte edhe komenti yt
Ti BUZHALA me ndeje rehat tek shpia e jote more plehe,plehit,po ti je i degjeneruar
totalishte,po c’fare burri je ti qe merreshe me te vdekure,merru me Buzhalet tuaje qe ke per rrethe.
Servil i ndyre.
Kur flet dikish diqka më shum ka rëndesi se kush flet se qfar flet …buzhala pyyfffff
Ibir kujt se hajhajhaj
10 100 1000 Buzhala duhet me pas . Buzhala ka shum te drejte por po me vjen keq qe paska fol me nje ton kaq te bute! Sa per siperkomentuesit ata sdin asgje per krimet e qoftlargut diktator
Te marresh persiper te mbrosh kriminelin eshte njesoj si te marresh tahret me hithe. Argumentet pse eshte kriminel jane pafund, por mungojne akoma levizjet dhe grumbullimi i argumenteve per denimon e krimeve e te bashkepunetoteve te tij, te cilet drejtperdrejt dhe me pasardhesit e tyre dhe injorantet qe i pasojne vazhdojne ende te bejne dem. Berati si Shqiptar dhe djal me integritet ka dhene prova, sa per UDB e OZN, Enveri ka mbajtur pushtetin nepermjet tyre. Berati te reagoj pasi njerezit i besojne per menyren e trajtimit te Kosoves e kosovarve ne Shqiperin e Enverit dhe fatin e atyre qe kane guxuar te ngrene dore kunder vllaznim – bashkimit. Berati ka gjith te drejten e botes te reagoje. Me habit fakti qe kosovaret shajne Marash Ivanajn, Ernest Koliqin qe bene sado pak per arsimin ne Kosove, harrojne Brigadat shqiptare ne kosove, harrojne Kryezinjte, Shaban Polluzhen, Aziz Zhelivoden, Bedri Pejanin, Halim Spahine, Rifat Berishen e te tjere pa fund dhe mbi te gjitha Tivarin si kryevepra e Enverit ndaj Kosoves e kosovareve. Dikush shqetesohet se moren fund praktikat: “Trepca punon, Beogradi lulzon dhe Kosova lufton, Enverizmi dhe Enveristet fitojn e mbreterojne”. Enveristet e akuzojn Beratin se esht kunder bashkimit, sic kan akuzu dikur Fishten duke i nxjerr jasht kontestit. Berati don bashkim e shkrirje por gjithcka gjys per gjys. Kjo nuk u pelqen ne Shqipnin zyrtare qe perdor do kriminela, injorant kryesisht katundar. Elita e re Kosovare nuk pranon e nuk mund te lejojne me Kosoven e kosovaret si mish per qen. Ndaj polemizoni por mos ofendoni se po zbuloni vehten cdo dite dhe po afron dita qe tju vije marre nga vetja. Do ju lutesha te me gjeni nje rast analog me pasardhesit e Stalinit, Hitlerit, causheskut apo cilitdo diktator qe te jene faktor si keta te Enverit. Liria dhe respekti meritohen, popujt marrin ate qe kerkojne.
Ke shume te drejte PKSH e krijuan jugosllavet. Ata vune ne kry te Partise e me vone ne Krye te shtetit Enverin. Ne vite e para vrau gjithe intelektualet.e patriotet.. Me vone vrau gjithe komandanteteLuftes Clirimtare
Nuk la as nje pre tyre te gialle
Enveri nuk ka qene vetem por bashke me Nexhmijen dhe Ramizin
Berati, e ka perserit nje te then ma heret per ate bishen e eger me nje emer Monstrum. Asgje te re ska then pos qe ju ka kunderu klyshit te monstrumit. Dhe ky njejt si une bejm qudi se si mundet pa u ndeshkue ky klysh monstrumi te flas e nuk ndeshkohet te pakten nga ata qe kan psu : kanuni ende ska pushue se funksionuari ne shqipni esht ma i fort se ligji.
Mallku qofshi te gjith ju qe e mbeshtetni kafshen e eger me emerin enver hoxha dhe familje e tij monstrume.
Berat Buzhla je njish je i pa pam
O zot qa ka hek populli shkodres.
Ba me e pa une Ilirin me mbet ne dor ai paliaqo i degjenerum.
Enver Hoxha ishte ai qe ishte. Ky Buzhala me emrin Berat kush është?!!! Disa thonë është spiun i UDB. Në qoftë se eshte zotësi ë tijë. Berati i vogël me veshë sa të gomarit e ka të pa mundur të bëjnë ndonjë dëm sepse të vetmen forcë që ka është të shaj dhe të mallkoj. Kufiri i forcës së tijë është sa distanca në mes të ë të dy veshëve të tije. Dhe kaq. Enver Hoxha ka qënë një kriminel që në mënyrën më të pa meshirshme i ka shtypur ata shtypesit ë shqiptarve. Ata që e kan lënë shqipërinë në prapambetjen me të tmerrshme ndryshe nga çdo komb tjetër i Europës. Enveri ka krye krime mbi bajraktar dhe bejlerë të mbetur dhuratë që nga koha e osmalliive . Duke ua shkëputur nga thonjtë masën e madhe re popullit që i kishin lënë ata në një gjendje të pa pershkrueshme. Nga koha e majmunit e deri 1945 shqipëria arriti në vetëm 900000 banor. Nga 1945 deri 1985 4 milon banor. Dhe e dini pse ? Vetëm se Enveri i vrau ata që e kishin lënë shqipërinë pa shkolla dhe spitale. Dhe si krminel që ishte Enveri ua mori pasurinë atyre dhe ndërtoj shkolla dhe spitale për popullin. Ndertoj njezet qytete nga themelet aty ku nuk kishin qen kurr. Dhe vdiq ne shtrat nga qe kishte bere krime. Tani Buzhala mallkon. E dini pse jo se i qan zemra për krimet që ka kryer Enveri. Berati nga mëngjesi në darkë mallkon çdo njeri të besimit musliman. Ai nuk ka asgjë më komunizmin atë e tmerron çdo shqiptar që është i fesë muslimane i bën alergji jo në lëkurën e ti të zgjebosur por në shpirtin e tijë katran. O vetja ime!!! Sa poshtë ke rënë që u more me atë rriqen të vogël që quhet Buzhal. Mos bej me gabime si ky!
O Berat por ti je krejt berbat ti gjitha te keqijat i ke ne vehtevehten tende ore qenef shpijun hale xheriz e krejt te keqijat per ty o mut qelbesire
Njeri ketu ngaterron shekujt, merret me ment pastaj clogjike ka per komente.
E kote te merresh me komente e aq me keq me komentusit me duket kohe e humun .duke pas parasysh qelimin e gazetarit ne vlerat e komentit te intervistes se te birit te diktatorit. vete fjala diktator tregon kuptimin e saj pa dasht ti shtojme apo ti ulim forcen duke e mbrojtur apo duke share diktatorin.Personi qe flitet ishte nji person publik ku sejcili mundet me shpreh mendimet e sidomos kur jane ne vlerat profesjonale .Askush nuk ka te drejt te ofendoje mendimet e tjetrit mbi te gjtha kur flitet x nji diktator apo figure drejtuse dominuse te nji pushteti ku kishte ndarje klasash me te burgosur dhe te pushkatuar politik .Edhe x ta mbrojtur diktatorin eshte ne te drejten e sejcilit sepse behet fjale qe jemi ne sistemin e te se drejtes ku ne diktature ishte e mohuar Ktu ashte dallimi interesat jan tjeter dikush i humbi dikush ben pjese ne simpatin dikush ne injorancen.Po te ishte i favorshem ai sistem askush nuk e largonte po ja qe debatet dhe kontradiksjonet nuk mungojne te shoqeruar me ofendime.Privilegjet ne pushtet jan shum te embla sa ato kthehen ne nostalgji shume te bezdishme pa marr parasysh vuajtjet e nji populli qe ka kalue.Po ja niveli i shoqerise shqiptare ky eshte.
Teme shume e rendesishme per te diskutuar,por turp nuk keni ju si gazetar.kosova ka mijra gra e femije te vrare e te shqyer,nga serbi,dhe berati merret me historine e kaluar te shqiperise ,gje qe sot e dine me mire edhe femijet,mos doni thjesht te fusni percarje ,per nje histori te kaluar,qe zoteria juaj nuk e vuajti,mos valle shani ne emer te bishave qe shqyenin femije e gra ne kosove,mos valle jeni gazetar psikopat,ju keni nje pune kaq te rendesishme per zbardhjen e gjithe barbarizmave serbe ,qe ti nxirrni te gjitha neper gazeta e tv,ti shikoje bota ,dite per dite,pa u lodhur ,vetem kete pune patriotike te benit ,do ishit I nderuar nga gjithe bota,po ty te bluan tjeter merak,si te futesh vella vrasjen grindjet ,te pelqen te vesh shqiptaret ne sherr,aty ku nuk ka shkak,se ti nuk punon per kosoven as per kombin tone,por per armiqte tane!Per enverin mbase ke te drejte ,sipas trurit qe ke ,se aty vetem balte keni brenda kokes,por edhe bufi e di qe enveri,pavarsisht vuajtjeve dhe dhimjeve,o truthare,beri ate qe sot kemi shtet te vogel por krenare,dhe nje kosove me garanci per jeten normale ,te pakten sa ishte titua.se edhe te donte nuk e merrte dot ,se as stalini nuk donte,me se da merte me llafe si flet zotrote,apo me njerez si surrati yt ,qe punonin mbas shpine,sic vazhdojne edhe sot shume delenxhinje e tradhetare,qe shiten per zorre tek I ligu,ju skeni bese shqiptari,ju jeni viktime e trurit te prishur per figura teatrale,gazetar qe nuk njeh histori qe nuk njeh shqiperi,shkruaj per masakrat serbe ajo eshte pune patriotike ,dhe jo me brockulla percarse ne popullin tend se ato pak rendesi kane tani,atehere ku ishe zoteri te na ndihmoje me mendjen tende pjellore,apo do ishe me spiun e intrigat me I lig nga disa qe kane qeverisur shqiperine pas90 es.shume zhurme per asgje ,as I gjalle nuk I afrohesh dot enverit te vdekur se je thjesht I ndyre e I kalbur para tij!
Berat Buzhala një këlysh i UDB nuk ka të drejtë të shaj figurat shqipëtare pa e njohur fare Enver Hoxhën i hedhë balt figurës tijë si çdo udhëheqës tjetër Enveri ka pasur gabimet e tijë por nuk duhet që të harrojmë edhe të mirat e tijë figurës Enverit i hedhin baltë vetëm armiqët e shqipërisë nder ta hynë edhe Berat Buzhala
Deri me sot nuk kam pare e degjuar gazetar me injorant se ky,gazetar qe nuk di te flasim shqip, me llogjike kriminelin dhe epshe çnjerezore.Ky majmun me fytyre njeriu qe kopjon armiqte e shqiperise tone te dashur, te Ben te vjelle kur e degjon, dhe ta urresh.
Per mua eshte nje pis milet dhe i lutem mediave te mos e qasin me ne dere.Me mllefin e injorantit ai tregon sekujt I lepin kembet,Po te beshty tpuuu faqe zi.
Shumë e saktë !!! Anmiku ma i madh të kombit tonë,, Enver Hoxha,
Berat Buzhala çdo gjë e bënë në emer të Serbisë për të përçar shqipëtarët për të mos u matë me problemet që ka Kosova me Serbine por të hap probleme te kota Kosovë Shqipëri. Turp për gjithe ata që nuk e kuptojnë Buzhalën që ngjanë si kafsh para historike!