Lulzim Basha do t’u prijë vetë revoltave popullore nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Në të parën intervistë televizive pas votimit me konsensus të reformës në drejtësi, falë bashkëpunimit me Ilir Metën, kryetari i PD tregon për ABC News se për të, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira.
“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një akt politik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa aftësia ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar një lëvizje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranoj qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknik është kushti patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor”, thotë ai.
A e gjen tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla? Lulzim Basha nuk e pranon, por nuk mungon së vlerësuari rolin e Metës në konsensusin për reformën në drejtësi
“Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve… Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoja rolin e Metës për arritjen e konsensusit, por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë sic kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj”, vazhdon Basha.
Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për herë të parë pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën, sic bënë ambasadorët dhe Ilir Meta gjatë negociatave për reformën në drejtësi.
“Z.Berisha ka një rol si deputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht dhe unë si kryetare dhe anëtarët të tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD i takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha… Nuk jam unë ai që vendos se kë merr në telefon. Meta apo ku pi kafe z.Lu , por unë jam a i që vendos në PD”, u shpreh Basha.
Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me Prim që do prekte partitë e vogla, por një sistem që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike. T’ju them se çfarë kam problem, mos përfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008 duhej të rrisnin cilësinë…Një qeveri ku kam pas çdo akt i fsheh hajdutërinë e radhës…Për tej zgjedhjeve të lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve por edhe e vullnetit politik”, shprehet kreu i PD-së.
Basha flet edhe për marrëdhënien e re me Ilir Metën e kafen me të në Rinas, për ambasadorët Lu e Vlahutin, për dy deputetët që e kritikuan hapur, Eduard Selami e Majlinda Bregu.
Komentet