VOAL

VOAL

Aventura perandorake e Putinit në Siri – Nga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times

October 11, 2015
blank

Komentet

blank

O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë! – Nga Aurel Dasareti

 

Gjiganti legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!”

Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë, pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”, përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e rëndë të fesë, indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të vogëlusheve për të mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun e ikjes së të rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e sëmurë dhe armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar manipuluesit, paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar apo distancuar nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e diplomave universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve, legalizimin e drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve, dashurinë e pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush (dhe përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të na mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj Kombit dhe Vendit etj., – nuk ua solla unë, ato i gjeta mes jush (mes nesh)”.

Respekti jokritik për autoritetin është armiku më i madh i së vërtetës. Albert Einstein

Shëndet, Aurel Dasareti

blank

Partia qe qeveris Shqiperine prej 3 mandatesh eshte pasardhesja e Partise Komuniste Nga Alba Kepi

Te rinjte shqiptare, 18 e deri 30 vjeçare nuk e kane jetuar jeten ferr ne diktaturen komuniste!

T’u thuash sot se jemi kaq prane kthimit te saj nuk te kuptojne!

T’u thuash se gjobvenia, intimidimi, pushimi nga puna i profesionisteve jo te majte, eshte baraz me ligjin komunist te agjitacion e propagande, ta justifikojne me nepotizmin e anti meritokracine!

T’u thuash se te publikosh te vertetat korruptive te pushtetit te majte, aferat privatiste xhepiste te sistemit te majte, te kushton sa haracet e ligjit te dikurshem diktatorial mbi shpronesmin e grabitje te shtepise, prones e trashegimise se familjes, te pergjigjen se eshte vetem korrupsion!

Askush nuk u tha troç e publikisht se Partia qe qeveris Shqiperine prej 3 mandatesh e te tjera para tyre, eshte pasardhesja e Partise Komuniste me deputete, anetare kryesie e qeveritare dale nga e njejta eksperience jete politike qe dikur firmoste ligjet Antikombetare e nga realitete familjare ku e vetmja merite eshte besnikeria partiake komuniste!

Sistemi patronazhist majtist sot eshte akoma me agresiv se frontet popullore te lagjes!

Sistemi institucional drejtues akoma me hakmarres se Sekretaret e Partise ne qendrat e punes!

Sistemi parlamentar majtist akoma me arrogant e injorant se ai i Kuvendi te PPSH!

Veç pushteti diktatorial qe po themelohet çdo dite i legjitimon kaq paturpesisht deputetet gra te se majtes te valevisin me prepotence paaftesine, papergatitjen politike, e injorancen personale me dashakeqesi ndaj çdo qytetari ne degjese!

Shumica e te rinjve shqiptare mbi 18/ 30 vjeçare, nuk e jetuan komunizmin e askush nuk punoi t’i formoj ne shkolla, universitete, o ne projekte e programe mediatike mbi te vertetat e rrezikut te kesaj te majte!

Se e verteta duhet thene troç se kjo e majte eshte ne forme permbajtje e veprim si PK e diktatures shqiptare!

E nuk ka me alarm se kaq ku ndodhemi!

Te gjithe dine e te gjithe heshtin se kane frike nga hakmarrja e pushtetit!

E pushteti genjen si dikur Partia Komuniste kur shkruante mbi kodrat e malet shqiptare “Jemi vendi me i lulezuar e i lumtur ne bote”!

U treguam te bute e ajo ç’ka kemi lejuar eshte baraz sikur te thuash se ne Gjermani qeveris nje parti naziste!

Haku qe po merr kjo parti post PK shqiptare eshte çdo dite e me e rrezikshme per jeten e çdo shqiptari!

Majtistet e ndershem e kane kuptuar e jane larguar tashme nga kjo skene krimi!

blank

NË PRAG TË 50-VJETORIT TË THEMELIMIT TË FAMULLISË “ZOJA PAJTORE E SHQIPTARËVE” NË MIÇIGAN TË SHBA – KUJTOJMË DOM PREK NDREVASHAJ – Nga Frank Shkreli

Në një njoftim paraprak për komunitetin shqiptaro-amerikan në Detroit dhe për publikun e gjërë, famullitari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield afër Detroitit, në shtetin Miçigan, i përndershmi Dom Ndue Gjergji ka njoftuar para disa javësh se kjo famulli do të organizojë festimin e 50-Vjetorit të themelimi të kishës së tyre. Dom Ndue Gjergji e cilësoi kremtimin e Jubileut të 50-vjetorit të themelimit te saj,(me 8 dhe 9 tetor, 2022) si një gurthemel i punës, përpjekjeve dhe historisë së saj gjatë 50- dekadave të kaluara. Këto 50 vite kanë qenë vite sfidash të mëdha për famullinë tonë, është shprehur ai. Kemi pasur probleme, humbje njerëzore, aktivitete të shumta dhe arritje të mëdha, por falë ndihmës së Zotit tonë Jezu Krishtit, dhe ndihmës dhe kontributeve tuaja, famullia jonë ka ecur vetëm përpara dhe historia e saj në këtë 50-vjetor ka qenë e suksesshme”, ka thenë i përndershmi Dom Ndue Gjergji për famullinë e tij dhe për mbështetsit e bashkpuntorët e Kishës, Zoja Pajtore e Shqiptarëve, që ai drejton.

 

Duke iu referuar themeluesit të kësaj kishe 50-vite më parë, të ndjerit Dom Preke Ndrevashaj, Dom Ndue Gjergji në njoftimin e tij shprehet se, “E kemi kujtuar në çdo festë dhe në lutjet tona, edhe sot shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për themeluesin e kësaj famullie, të përndershmin Dom Prenk Ndrevashaj, emri i të cilit asht i gdhendun, përjetësisht, me shkronja të arta në historinë e kësaj Kishe, si dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin Dom Prenkën. I kujtoj me respekt të gjithë atë brez kontribuesish që janë nda nga kjo jetë, si dhe jam mirënjohës për të gjithë ju anëtarë të mrekullueshëm të kësaj Famullie, që në ditë të mira dhe të vështira që kemi kaluar, më keni qendruar pranë, e që keni qenë energjia, shtysa, motivimi i punës time në këto 25 vite në drejtimin e kësaj Kishe”, ka shkruar Dom Gjergji në njoftimin paraprak të programit për kujtimin e 50-vjetorit të themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, përsa vijon e ku thuhet se:

 

“Festa jonë do të mbahet në ambientet e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës tonë me datat 8 dhe 9 Tetor 2022.

Festa konsiston në tri aktivitete madhore:

1-Simpoziumi shkencor mbi jetën e Famullisë së Kishës Zoja Pajtore, ditën e Shtunë, datë 8 Tetor,

2-Mesha Shenjte kushtuar këtij përvjetori, datë 9 Tetor,

3-Darka Festive Gala e këtij Jubileu, ditën e Diele, datë 9 Tetor.

Do të ketë edhe detaje të tjera për të ciat do të njoftoheni në ditët në vazhdim.

Do të jenë të ftuar personalitete të larta të Kishës, përfaqësues të shteteve tona shqiptare, përfaqësues të shtetit amerikan, si dhe figura të shquara të Diasporës shqiptare.

 

Ftoj Këshillin e Kishës dhe anëtarët e Famullisë që të punojmë të gjithë së bashku dhe të përgatitemi në mënyrë që ky Jubile, të jetë një festë e madhe, e gëzueshme dhe e paharruar për Famullinë tonë dhe komunitetin. Le të jetë ky përvjetor edhe një frymëzim për brezat më të ri për një jetë të gjatë, të suksesshme dhe nën dritën e Zotit të Famullisë tonë.

I juaji, Dom Ndue Gjergji”, përfundon njoftimi për publikun dhe median, në lidhje festimet e 50-vjetorit të kësaj kishe.

 

Një dokuemntar kushtuar themeluesit të Kishës  Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Dom Prekë Ndrevashaj dhe pasuesve të tij të denjë në Miçigan , USA Dokumentar, Dom Prek Ndrevashaj, Kisha Zoja Pajtore, Zef Pergea, Marash Mirashi – YouTube

 

Emri dhe vepra e Dom Prekë Ndrevashaj janë të njohura dhe të vlerësuara nga të gjithë ata shqiptarë që e kanë njohur, por sidomos në radhët e mijëra shqiptaro-amerikanëve, në jetën e të cilëve Dom Preka ka luajtur një rol kyç – përfshir autorin e këtyre rreshtave përkujtimor — për fatin e tyre dhe të familjeve të tyre.  Në një kohë kur shumë prej nesh kishim nbetur rrugëve të Italisë dhe nuk dinim kah t’ia mbanin.  Ai u nëp mbrojtsi ynë në dhe të huaj. Ai u bë shpëtimtari ynë.  Pa kujdesin e Dom Prekës, shumë prej nesh do të kishim mbaruar rrugëve të Evropës, pa asnjë përspektivë as udhëzim, të arratisur nga trojet tona shekullore prej murtajës së komunizmit. Pasi na ndihmoi të vinim në Amerikën e bekuar, ai këtu u bë për shumë prej nesh edhe frymëzimi për të përparuar, për të shkuar përpara, duke mos harruar kurrë se kush jemi, nga vimë dhe kah duhej të shkonim.

 

Andaj ky përkujtim – në këtë 50-vjetor të themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve – për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij komuniteti në Miçigan.  E tashmja dhe e ardhmja janë në dorë të pasardhsit të Dom Prekës, Dom Ndue Gjergjit dhe famullisë së tij. E kaluara është e të ndjerit Dom Prekës.   Prandaj, Dom Ndou me bashkpuntorët e tij po organizon këtë ceremoni, me plot kuptim fetar dhe kombëtar, por edhe për tu përulur me nderim e respekt para kujtimit dhe kontributit Dom Prekë Ndrevashaj, themeluesit të kësaj famullie.

 

Dom Prek Ndrevashaj, i cili u përket atyre burrave të Kombit, të cilët me besimin dhe me patriotizmin e tyre, dijtën të frymëzojnë breza të tërë shqiptarësh, drejtë së ardhmes.  Të asaj të ardhme që është sot është Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve me Dom Ndue Gjergjin në krye.  Kjo kishë kur udhëhiqej dikur nga Dom Prenk Ndrevashj e tashti nga Dom Ndou, i ka dhenë dhe i jep edhe sot këtij komuniteti, Kombit dhe Kishës katolike shqiptare, në përgjithësi, nam e za, si një prej qendrave më të njohura fetare e kombëtare, ndër shqiptarët.

 

Përvjetorët shënohen dhe shërbejnë si një kujtesë!  Në 50-vjetorin e  Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve kujtojmë themeluesin e saj, Dom Prekë Ndrevashaj — jo vetëm si besimtar e kishtar, por edhe si atdhetar. Për tu përulur me respekt dhe nderim të madh para kujtimit të tij, që së bashku të shprehim me të gjithë ata që e kanë njohur Dom Prekë Ndrevashajn – njërin prej klerikëve më të shquar të Kishës Katolike shqiptare, jo vetëm në në diasporë, por edhe anë e mbanë trojeve tona.

 

Dom Prenk Ndrevashajn, një prej burrave më të njohur që i përket brezit të shqiptarëve, të cilët me besimin dhe me patriotizmin e tyre dijtën të frymëzojnë shqiptarët drejtë së ardhmes më të mirë.  Një të ardhme më të mirë, më demokratike dhe më të lirë për shqiptarët, anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor, pore dhe në diasporë, përfshir sot Kishën Zoja Pajtore të Shqiptarëve me Dom Ndue Gjergjin në krye, në 50-vjetorin e themeliemit të saj.  Kjo kishë kur udhëhiqej nga Dom Prenk Ndrevashaj e tashti nga Dom Ndou i ka dhenë dhe i jep edhe sot këtij komuniteti, Kombit dhe Kishës Katolike Shqiptare, në përgjithësi,  shpresë e frymëzim për të ardhmen. I ofron shqiptarëve, jo vetëm besim në Zotin, por edhe gjuhë e kulturë, atdhetarizëm, nder e tradita. Kjo në traditën më të mirë të klerikëve shqiptarë, mbrenda dhe jashtë Atdheut, klerikë si Dom Prekë Ndrevashaj, Imam Vehbi Ismaili, Peshkop Fan Noli e Artur Liolini, Mons. Zef Oroshi e Baba Rexhepi, ndër shumë e shumë të tjerë përfaqsues të tre feve kryesore të shqiptarëve.

 

Pasi jemi në përvjetorin e kujtimit të Nanës tonë Shën Nenë Terezes – Ajo kujdesej për të gjithë të varfërit pa dallim.  Ajo nuk pyeste – para se të kujdesej për dike – nëse ishte katolik, mysliman, ortodoks ose ateist, i pa fe. Është meritë e kësaj kishe – e themeluesit të saj Dom Prekë Ndrevashajt dhe e famullitarit aktual, Dom Ndue Gjergjit – që ndonëse Kisha Pajtore e Shqiptarëve — në thelb dhe në temel — është një qëndër e krishtër katolike – kjo ka qenë, është dhe jam i bindur se do të mbetet një qëndër ku përveç fjalës së Zotit predikohen me zemër e me shpirt ndjenjat e shqiptarizmës, bashkjetesën, harmoninë dhe vëllazërimin midis të gjithë shqiptarëve të Amerikës, pa dallim feje a krahine.

 

Më në fund, në këtë 50-vjetor të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve të themeluar nga Dom Prekë Ndrevashaj, i kam boxh, një falënderim të madh personal dhe mirënjohje të thellë  mikut tim dhe mikut tonë të përbashkët, klerikut të madh të Kishës Katolike Shqiptare, Patriotit të shquar të idealeve për një Shqipëni me Zotin, të përparuar në qytetërimin perëndimor – besim ky që pasqyrohej gjithmonë në  veprat dhe fjalët e tija — Dom Prekë Ndrevashaj.

 

I kemi shumë borxhe Dom Prekë Ndrevashaj – mirënjohje për miqësinë dhe ndihmën e dhenë në kohën më të vështirë për mua personalisht dhe për shumë shqiptarë.  Dom Preka më njoftoi me Ernest Koliqin, më njoftoi prej së largu me Prof. Martin Camaj, se ai në atë kohë nuk ishte në Romë por në Munich të Gjermanisë dhe me personalitete të tjera të shquara të emigracionit anti-komunist shqiptar të asaj kohe në Romë dhe në Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjitha, Dom Preka me njoftoi me veprat e At Gjergj Fishtës, të cilat i ruaj edhe sot si kujtimin më të mirë prej tij — dhe për të cilin deri atëherë nuk dijsha asgjë, përveç emrit të Fishtës që kisha dëgjuar në familje. Siç dihej, emri dhe veprat e Fishtës ishin të ndaluara jo vetëm në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, por edhe në ish-Jugosllavinë sllavo-komuniste të Titos.  Shkurtë me i ra bisedës, Dom Preka ishte njeriu i parë  – që me njerëzit që më njoftoi,  me librat (e ndaluara nga komunizmi) që më dhuroi dhe me këshillat e porositë që më jepte, më hapi sytë, mendjen dhe zemrën ndaj një bote tjetër, ndajë fjalës së lirë, lirisë në përgjithsi dhe demkrkacisë perëndimore, krejt ndryshe nga bota komuniste ku kisha lindur e rritur deri në atë moshë.

 

Urimet e mia më të përzemërta Dom Ndue Gjergjit dhe bashkpuntorëve të tij të ngushtë për nismën për të festuar 50-vjetorin e kishës dhe për të kujtuar themeluesin e Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Dom Prenk Ndrevashaj. Sepse, ju, jo vetëm po kujtoni të shkuarën, por njëkohësisht, ju edhe po ndertoni te ardhmen. 50-vjetori i themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve – është një përvjetor i art – golden aninnversay – që ven në dukje trashëgiminë e lenë pas nga Dom Prekë Ndrevashaj, por që shënon edhe arrijtjet dhe sukseset e udhëheqsit aktual të kësaj kishe Dom Ndue Gjergjit dhe antarëve të famullisë, në përgjithësi. Urimet e mia më të përzemërta për këtë jubile historik. Uroj që të vazhdoni lumnisht si deri tashti në veprimtarinë tuaj fetare dhe atdhetare – si përherë, në dobi të Kishës dhe të Kombit.

 

Unë kam nderin dhe privilegjin të jem ftuar në këtë ceremoni me 8 dhe 9 tetor, port ani për tani po dërgoj edhe me nal të këtij shkrimi edhe njëherë, urimet e mia Dom Ndue Gjergjit dhe famullisë, që kështu po kujtoni e përjetoni trashëgiminë e mikut tonë të përbashkët – mikut të shumë shqiptarëve, pa dallim feje a krahine, Dom Prekë Ndrevashajt. Sepse kështu nderoni veten dhe trashëgiminë e Dom Prekës me të cilën pasurohet shpirti i kësaj famullie e i këtij komuniteti dhe njëkohësisht rritet bujaria dhe begatohet edhe shpirti i kombit.

 

Bekimet e të Madhit Zot, sot dhe përgjithmonë! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin Shqiptar, ndër shekuj!

blank

Non-pejpëri i rremë serb, dokumenti origjinal franko-gjerman dhe rruga njëkalimëshe e njohjes së Kosovës – Nga SHABAN MURATI

Duke demostruar vetinë tipike gjenetike serbe, të pohuar nga ish-presidenti dhe shkrimtari serb Çosiç se “rrena është virtut i serbëve”, presidenti i Serbisë Vuçiç po insinuon formatim të ri, arkitekturë të re dhe kuadrim të ri të dialogut Serbi-Kosovë, me qëllim që të shtyjë ose të shmangë orën finale shtetërore, që po vjen e pashmangëshme për zgjidhjen përfundimtare të dialogut me njohje reciproke.

Në datën 10 shtator, një ditë pas  bisedimeve të tij në Beograd me dy këshilltarët diplomatikë të presidentit francez dhe të kancelarit gjerman, Vuçiç deklaroi se ai mori një propozim për një “kuadër të ri të bisedimeve të Brukselit, i cili duhet të çojë te një zgjidhje finale me Kosovën”. Ngrefosja personale e presidentit serb mori fund shpejt dhe ai iu drejtua rrenës diplomatike dhe propagandistike për vetëngushëllim.

Menjeherë e gjithë diplomacia dhe propaganda serbe ngriti konstruksionin fals propagandistik të të ashtuquajturit “kuadër të ri apo kornizë të re” të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, jo ashtu siç ia kishin kërkuar dy këshilltarët diplomatikë të Francës dhe të Gjermanisë, por ashtu siç do ta dëshironte presidenti serb.

Ky konstruksin propagandistik serb po mbështetet në dy shtylla demagogjike.

E para, që Vuçiç po tregohet trim mbi trimat dhe po u kundërvihet presioneve të Francës dhe të Gjermanisë, madje në 19 shtator në Nju Jork u mburr se e ka refuzuar ta marrë letrën e BE për “kuadrin e ri” të dialogut.

E dyta, propaganda serbe me nxitim hodhi në qarkullim një të ashtuquajtur projekt-marrëveshje gjoja të propozuar nga Franca dhe Gjermania, një non pejpër të ri “fake”, i cili përmban dëshirat, tezat dhe interesat e Serbisë. Portali i njohur proqeveritar serb “B92” shkruante në 19 shtator se “Kuadri i ri është propozim i ri, që erdhi direkt nga përfshirja e Makronit dhe e Sholcit në procesin e dialogut, sepse sipas dokumentit Kosova dhe Serbia vetë nuk do të jenë kurrë në gjendje ta zgjidhin problemin dhe Serbisë nuk do t’i kërkohet të njohë legalisht Kosovën”.

Është interesant, se ashtu si non-pejpëri serb i prillit të vitit të kaluar për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, edhe ky i tanishmi zgjodhi Prishtinën të shpërndahej në 19 shtator. Madje presidenti serb Vuçiç u bë qesharak në 20 shtator kur në Nujork iu referua mediave shqiptare për “kuadrin e ri” të projekt-marrëveshjes, në një kohë që ai e ka në zyrën e tij projekt-marrëveshjen e vërtetë, që i lanë në tavolinë këshilltari diplomatik i Francës dhe i Gjermanisë.

Por presidenti serb don ta fshehë projekt-marrëveshjen  reale që ka marrë, dhe tenton të shesë non-pejpërin e shpikur serb, që u shpërnda në 19 shtator nga vetë serbët. Presidentit serb i duket se rrena serbe bëhet më e besueshme nëse shpërndahet nga shqiptarët.

Madje një portal perëndimor “reddit.com” në 19 shtator tërhiqte vëmendjen se “një portal në Shqipëri, i afërt me kryeministrin Edi Rama, publikoi “kuadrin e ri” të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”.

Çuditërisht non-pejpëri i tanishëm serb, ashtu si tre non-pejpërat e vjetshëm, përmban ide dhe teza, që përputhen me interesat e Serbisë. Kështu përfshihen zvarritja e dialogut për marrëveshjen e tretë të normalizimit të marrëdhënieve deri në vitin 2033, kur o gomari o i zoti do të kenë ngordhur. Përfshihet kushti i habitshëm proserb që “Serbisë nuk do t’i kërkohet që të njohë Kosovën”. Pastaj del oferta alogjike për të anëtarësuar në fazën e tretë Kosovën në NATO, sikur anëtarësimi në NATO përcaktohet nga BE dhe jo nga SHBA. Dhe në fund non-pejpëri proserb ka një kërcënim të çuditshëm drejtuar Kosovës që nëse nuk pranon “marrëveshjen” e mësipërme me idetë proserbe, do të organizohet “izolim komplet i qeverisë Kurti, që do të çojë në rënien e saj”.

Taktika dinake diplomatike e presidentit Vuçiç, për të mos komprometuar autorësinë serbe të non-pejpërit të ri,  është të shtiret sikur ka refuzuar ta marrë në dorëzim këtë non-pejpër. Tenton të krijojë situatën virtuale sikur ai mund të detyrohet ta pranojë me zor non-pejpërin, që e ka gatuar vetë, nën presionin e diplomacisë europiane. Kemi një intrigë të vogël meskine bizantine të presidentit serb dhe të diplomacisë serbe.

Cila është e vërteta e realitetit diplomatik lidhur me këtë temë?

Së pari, theksojmë se askush në BE, as Franca, as Gjermania dhe as diplomacia e BE, nuk kanë përmendur dhe as kanë folur për ndonjë “kuadër të ri”, “kornizë të re” apo “arkitekturë të re” të dialogut Serbi-Kosovë, për të cilat po zhurmon këto ditë presidenti serb dhe diplomacia e propaganda serbe. Flet vetëm Vuçiçi.

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, i cili ishte i pranishëm në bisedimet, që dy këshilltarët diplomatikë të presidentit francez dhe të kancelarit gjerman zhvilluan në 9 shtator në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe në Beograd me presidentin Vuçiç, e përgënjeshtroi në 15 shtator se ka një “kuadër të ri” të dialogut”.

Lajcak deklaroi se u habit, që po flitet për  një “kuadër të ri” të dialogut Serbi-Kosovë. Stacioni i njohur televiziv serb “n1TV” shkruante në portalin e  tij në 19 shtator se “Burime diplomatike të BE deklaruan se nuk kanë dijeni për ndonjë dokument me një “kuadër të ri” të dialogut. Burimet e BE theksuan se disa herë ndodh që i paraqiten publikut dokumenta anonime për keqinformim”. Stacioni televiziv serb pohon se dokumenti i qarkulluar në mediat serbe dhe shqiptare është një keqinformim.

E vërteta diplomatike e bisedimeve të fundit të dy këshilltarëve diplomatikë të presidentit francez dhe të kancelarit Sholc në Begrad dhe në Prishtinë është krejt ndryshe dhe lidhet me një aksion diplomatik të dyshes më të fuqishme europiane për t’i shtërguar rripat Serbisë që të shkëputet nga Rusia, të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë dhe të njohë Kosovën.

Një diplomat perëndimor në Bruksel vuri në dispozicion të gazetës “Dita” dokumentin e projekt-marrëveshjes së vërtetë, që u është dorëzuar presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës nga dy këshilltarët diplomatikë francez dhe gjerman. Projekt-marrëveshja origjinale ka vetëm dy faqe, dhe jo katër siç pretendon propaganda serbe për non-pejpërin e rremë të shpërndarë nga propaganda serbe.

Dokumenti orgjinal mban titullin “Marrëveshje bazike midis Kosovës dhe Serbisë” dhe ka gjithsej 10 nene. Projektmarrëveshja origjinale franko-gjermane e dorëzuar kërkon që në preambul konkretisht “respektin reciprok për integritetin territorial dhe sovranitetin”.

Në nenin 1 thekson angazhimin e të dy palëve “për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me njeri-tjetrin mbi bazën e të drejtave të barabarta”. Po në atë nen thuhet se “të dy palët do te njohin reciprokisht dokumentat respektive të njeri-tjetrit dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe pullat doganore”. Në nenin 4 thuhet se “të dy palët do të procedojnë me qendrimin që asnjeri prej të dyve nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj”. Po në atë nen thuhet se ”Serbia dhe Kosova nuk do të kundërshtojnë anëtarësimin e njera-tjetrës në ndonjë organizatë ndërkombëtare”.

Në nenin 5 thuhet se të dy palët do të mbështesin aspiratat respektive per t’u bërë anëtarë të BE.

Në nenin 6 thuhet se “të dy palët do të vazhdojnë me një forcë të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili duhet të çojë te një marrëveshje legalisht detyruese për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre të qendërzuar në njohjen reciproke”.

Në nenin 8 thuhet se të dy palët do të shkëmbejnë misione permanente.

Ky është dokumenti i vërtetë që dy këshilltarët diplomatikë të presidentit francez dhe të kancelarit gjerman i kanë lënë në tryezë presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës. Ky sanksionon rrugën njëkalimëshe të njohjes së Kosovës, nëpër të cilën do të detyrohet të kalojë Serbia. Ky dokument përputhet me kërkesën e qartë kategorike të njohjes së Kosovës, që ia parashtroi presidentit serb Vuçiç kancelari gjerman Olaf Sholc në vizitën e tij në Beograd në 10 qershor 2022.

Vendosmëria për një zgjidhje të shpejtë finale të dialogut Serbi-Kosovë, e ndërmarrë nga krerët e dy shteteve kryesore të BE, e ka tërbuar presidentin serb. Ndaj ai ngriti menjëherë alarmin shtetëror duke thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe një sesion të posaçëm të parlamentit të Serbisë.

Për të maskuar alarmin Vuçiç hodhi në qarkullim ballkanik non-pejpërin e rremë serb, që cituam në fillim të shkrimit, ku kushdo e sheh se non-pejpëri nu ka asgjë që të alarmohet Serbia, sepse ai është në favor të Serbisë. Presidentin serb e ka nxjerrë nga binarët përmbajtja e dokumentit origjinal, që i lanë në tavolinë dy këshilltarët diplomatikë franko-gjermanë me kërkesat, që e detyrojnë Serbinë për njohjen e Kosovës si shtet fqinjë i barabartë.

Dokumenti origjinal franko-gjerman e ka bërë presidentin serb të humbë ekuilibrin dhe të kërcënojë pa logjikë nga Njujorku ku ndodhet, se Serbia nuk do të lejojë kurrë që Kosova të bëhet anëtare e OKB, një absurditet diplomatik sikur varet nga Serbia nëse një shtet hyn apo jo në OKB. Ai bëri thirrje absurde që Serbia duhet të rimbështetet në mitet e saj mesjetare për Kosovën, sikur mitet do ia zgjidhin çeshtjen e detyrimit për të njohur shtetin e pavarur fqinj. Humbjen e ekuilibrit të udhëheqjes serbe e dëshmoi edhe aleati i tij kryesor në qeveritë e mëparshme dhe në qeverinë e re, filorusi radikal Ivica Daçiç.

Në 14 shtator në sesionin e posaçëm të parlamentit Daçiç deklaroi se serbët kanë bërë gabim të madh që kanë vrarë sulltan Muratin në betejën e Kosovës në 1389 dhe duhet ta kishim lejuar atë që të hynte në Vienë dhe në Budapest, sepse ata që ne mbrojtëm atëhere kanë njohur sot Kosovën si shtet i pavarur. “Serbët ishin mbrojtja e fundit e Europës dhe ajo nuk na e ktheu nderin”-ka thënë Daçiç, ish-kryeministër, ish-ministër i jashtëm dhe ish-kryetar parlamenti i Serbisë.

A e shikoni se në çfarë niveli mendor janë udhëheqësit e sotëm të Serbisë, dhe se sa janë çekuilibruar nga dokumenti origjinal franko-gjerman?

Aq keq janë, sa që presidenti i Rusisë Puti nxitoi në 20 shtator t’u jepte zemër me deklaratën se “Rusia do të vazhdojë t’i japë mbështetje Serbise si aleat strategjik, një mbështetje të gjthëanëshme miqve serbë në mbrojtjen e interesave legjitime të Serbisë”. Presidenti rus e ndërmerr këtë përçapje të re personale si kundërveprim ndaj aksionit të përbashkët diplomatik të presidentit francez dhe të kancelarit gjerman, dhe për ta lidhur më fort Serbinë pas aleancës strategjike me Rusinë.

Presidenti Vuçiç e dëshmoi përsëri rreshtimin e tij me agresionin e Rusisë në Ukrainë, kur në 22 shtator Serbia refuzoi të bashkohej me vendimin e  ri të Këshillit Europian të BE lidhur me masat restriktive ndaj personave dhe veprimeve, që cënojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Presidenti serb dhe Serbia po kërkojnë të autosugjestionojnë veten se do të arrijnë ta mbajnë të pazgjidhur dhe të hapur pafundësisht çeshtjen e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Kosovën dhe të njohjes së saj si shtet i pavarur. Ne këtë klimë iluzionesh Beogradi prodhoi edhe non-pejpërin e rremë për të gënjyer më shume veten se të tjerët. Serbia si shtet, si diplomaci dhe si propagandë, ka ekzistuar gjenetikisht me rrenën. Por efektiviteti i rrenës shtetërore serbe tashmë i përket së kaluarës.

As Ballkani, as Europa dhe as bota, nuk ecin sipas modeleve të rrejshme serbe, por i nënshtrohen ligjësive të marrëdhënieve ndërkombëtare të realiteteve objektive, me ose pa dëshirën e Serbisë. Presidenti amerikan ia ka treguar rrugën e duhur. Kancelari gjerman ia ka treguar rrugën e duhur. Tani edhe nisma e përbashkët e presidentit francez dhe e kancelarit gjerman po ia tregon rrugën, që duhet të ndjekë. Është rruga njëkalimëshe e njohjes së Kosovës.

blank

PRESIDENTI BILL CLINTON – ZGJËRIMI I NATO-s ISHTE “GJËJA E DUHUR NË KOHËN E DUHUR” Nga Frank Shkreli

Të dielën që kaloi, Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton i dha një intervistë gazetarit dhe analistit Fareed Zakaria në programin e tij, “GPS”, transmetuar nga rrjeti televiziv CNN.

Gjatë intervistës, që preku disa çeshtje të politikës së mbrendshme dhe të jashtme, Ish-Presidenti Clinton u pyet nga gazetari veteran i CNN mbi një numër çeshtjesh me të cilat përballet Amerika dhe bota, përfshir agresionin e pa provokuar të Ukrainës nga Rusia.

I pyetur nga gazetari Zakaria nëse zgjërimi i NATO-s në kohën kur ai ishte president, mund të ketë shkaktar i invadimit të Ukrainës nga Rusia. Presidenti Clinton u përgjigj shkurt: “Je i gabuar”, i tha. Z. Clinton atij, duke shtuar se zgjërimi i NATO-s nuk ka asgjë të bejë me invadimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. “Mendoj se bemë gjënë e duhur, në kohën e duhur”, me vendimin që kemi marrë për antarësimin e ish-vendeve komuniste në NATO.

Presidenti Clinton i solli në kujtesë gazetarit se vet Putini e ka thenë shpesh, se “shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte një tragjedi e madhe”, sipas tij. Ish-Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se me zgjërimin e NATO-s me vendet ish-komuniste, as Shtetet e Bashkuara as NATO nuk kishin për qëllim të kërcënonin Rusinë. Por, nga ana tjetër, ish-presidenti Clinton tha se vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qëndrore, ishin në të drejtën e tyre ndërsa kërkonin të jetonin në liri dhe siguri, pas shumë dekadash të dominimit të komunizmit sovjetik.

Ish-Presidenti amerikan zbuloi, në intervistën e tij në CNN të dielën se në atë kohë, ai i kishte ofruar Rusisë, “Jo vetëm një partneritet të veçantë me NATO-n, por edhe mundësinë e një antarësimi eventual në Aleancën ushtarake perëndimore, me argumentin se problemet më të mëdha të sigurisë, në të ardhmen, mendohej se do të do ishin aktorët jo shtetërorë, ose shtetet autoritare që do u shisnin grupeve terroriste armë kimike, biologjike dhe bërthamore”, dhe se përball një rreziku të tillë, do duhej të ishim të gjithë të bashkuar, u shpreh Z. Clinton në CNN — t’u ketë thenë në atë kohë autoriteteve të Rusisë.

Presidenti Clinton u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara pasi kishte fituar garën elektorale kundër kandidatit republikan Xhorxh H. Bush i vjetër në zgjedhjet e vitit 1992. Ishte shembur Muri i Berlinit, ndërkohë që ranë regjimet diktatoriale komuniste anë e mbanë Evropës Lindore/Qendrore dhe pasi ishte shpërbër edhe Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991.

Fillimisht, në mandatin e dytë të Presidentit Clinton, tre shtete ish-komuniste, anëtare të Paktit të Varshavës, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bënë anëtare të NATO-s në vitin 1999. Vala e dytë e zgjërimit më të madh të NATO-s ndodhi në vitin 2004, kur Nato-s iu bashkuan Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania, nëdërsa, në vitin 2009, Shqipëria dhe Kroacia i bashkohen gjithashtu NATO-s gjatë presidencës së Xhorxh W Bush-it të ri.

Gjatë intervistës, Presidenti Clinton, reagoi pak me zemërim ndaj insinuatës së gazetarit Zakaria se disa analistë mendojnë se mund të ishte faji i tij për agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës – pasi ishte ai që filloi zgjërimin e Nato-s me vendet ish-komuniste, sepse dihet se një prej justifikimeve të Putinit për agresionin e paprovokuar të Ukrainës, ai donte që të parandalojë antarësimin e Ukraniës në NATO. “Po si mund t’u thuash Polakëve se ata duhet të jetojnë përgjithmonë me frikën se Rusia do i pushtojë prap? Ose t’i thuash Hungarisë ose vendeve të tjera, si vendeve Baltike, një gjë të tillë. Me të vërtetë, pas të gjitha vuajtjeve që kanë pësuar nga (diktatura komuniste sovjetike). A kanë dashur këto vende të ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik?”, pyeti pak si me sarkazëm, ish-Presidenti Clinton.

“Unë besoj se kemi bërë atë që duhej të bëhej në atë kohë. Dhe po të mos kishim zgjëruar NATO-n (me vendet e ish-komuniste të paktit të Varshavës), kriza e sotme e Ukrainës, ka mundësi të kishte ndodhur shumë më heret”, u shpreh Presidenti Clinton me gazetarin dhe analistin e CNN-it, Fareed Zakaria.

Zgjërimi i NATO-s ç’prej shembjes së Murit të Berlinit e deri më sot është shikuar dhe konsiderohet edhe sot si një objektiv për të krijimin e një Evrope demokratike, të bashkuar, në paqë dhe të pa ndarë. Secili shtet, anëtar i NATO-s sjellë diçka të veçantë drejtë këtij objektivi të përbashkët. Presidenti Bill Clinton kishte të drejtë, atëherë dhe sot, sa i përket zgjërimit të Nato-s — me kërkesën e tyre –të vendeve ish-komuniste në Aleancën e Atlantikut Verior, gjatë tre dekadave të fundit. Agresioni i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës po tregon se një Aleancë e fortë e NATO-s është sot më e nevojshme se kurrë më parë. Mbështetja për antarësimin në NATO është venë re edhe në vende që, historikisht, kanë qenë neutrale ushtarakisht, si Finlanda e Suedia. Edhe Republika e Kosovës po kërkon një rrugë të shpejt drejt antarësimit në NATO.

Presidenti Bill Clinton me të drejtë tha në intervistën me CNN se nuk është zgjërimi i Nato-s drejt lindjes shkaku i agresionit tp paprovokuar rus në Ukrainë. Por është imperializmi rus ai që nxit agresionin e Rusisë kundër Ukrainës! Në të vërtetë, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të martën edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi agresionin rus në Ukrainë si një, “një kthim në imperializëm”. Njëkohësisht, Presidenti i Francës kritikoi qendrimin e atyre vendeve që thonë se janë “neutrale” ndaj agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, duke thënë se ata janë në një rrugë të gabuar dhe se, “Ata po bëjnë një gabim historik”. Ndërkohë, ata që po heshtin sot në lidhje me këtë agresion të paprovokuar rus në Ukrainë, udhëheqsi francez, Emmanuel Macron i akuzoi si, “pjesësmarrës dhe bashkfajtorë në kauzën e imperializmit të ri” — në fjalimin që mbajti në tubimin vjetor të Asamblesë së Përgjithëshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Frank Shkreli

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare – Shqipëria ka qenë ndër vendet e para ish-komuniste – në mos e para – që ka kërkuar antarësimin e saj në NATO.

blank

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi, kryeministri i parë post-komunist i atij vendi i qeverisë së dalë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë, Prill, 1993. (Autori në të djathtë të fotos)

blank

Dekomunistizimi i vërtetë është ndërprerja ligjore e trashëgimisë nga etërit te bijtë – Nga SHABAN MURATI

Është shumë lehtë ta bësh dekomunistizimin për të vdekurit. Dekomunistizimi nuk u bë kur duhej, se ata që erdhën në pushtet në 1992 kishin porosi të mos e bënin. Siç kishin porosi të mos hapnin kurrë dosjet e sigurimit të shtetit. Siç patën porosi që dy partitë kryesore të postkomunizmit, që i krijoi KQ i PPSh, të amnistonin penalisht korrupsionin e krerëve të qeverive të njera-tjetrës gjatë alternimit të rakorduar të pushtetit.

Ndërkaq nomeklatura e lartë e vjetër komuniste ka vdekur, kështu që nuk e prek dot dekomunistizimi. Sepse dekomunistizimi nuk bëhet pas 30 apo 70 vitesh, por bëhet që në ditët dhe në vitet e para të pushtetit demokratik, siç u bë denazifikimi në Gjermani menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Parimi i parë themelor i dekomunistizimit të vërtetë dhe i denazifikimit të vërtetë është dhe duhet të jetë ndërprerja ligjore e trashëgimisë dhe e zinxhirit të kalimit të stafetës së pushtetit politik dhe ekonomik nga etërit te bijtë e diktaturës. Nuk pati në Gjermani pas shembjes së nazizmit trashëgimi të pushtetit dhe asnjë nga fëmijtë e nomeklaturës së lartë naziste nuk u bë kurrë pas luftës ministër në qeveritë demokratike gjermane. Por në Shqipëri gjatë periudhës së demokracisë dhjetra fëmijë të ministrave të nomeklaturës së lartë të diktaturës komunise u bënë ministra në kolltuqet e pushtetit të baballarëve të tyre dhe ringritën rrjetet tribale ideologjike dhe krahinore të fuqisë politike dhe ekonomike, e ngjyrosur me emrin nanuritës të republikës demokratike. Pushtetin e trashëguan fëmijtë e nomeklaturës së lartë komuniste, të cilët nuk dinin dhe nuk kishin provuar kurrë rradhët torturuese komuniste të qumështit, të mishit, të vezëve, të vajgurit, të druve, etj. pra ata që nuk ia ditën dhe nuk ia qanë kurë hallet popullit si në komunizëm, ashtu dhe në demokraci.

Për t’u tallur me popullin dhe me të përndjekurit është shpikur alibia demagogjike se fëmijtë nuk trashëgojnë fajet e etërve. Çeshtja është jo për trashëgiminë e fajeve, por për trashëgimin e pushtetit të baballarëve të tyre. Madje pacipëria është aq e madhe sa që sot fëmijtë e ministrave apo sekretarëve të parë të diktaturës komuniste janë emëruar guru të partive kryesore politike shqiptare.

Dekomunistizimin pritet ta bëjë parlamenti, i cili priti 31 vjet ta ndërmerrte këtë hap sa të jepte dorëheqjen si kryetar i parlamentit ministri i brendshëm i fundit i diktaturës komuniste dhe Sekretar i Parë i PPSH në një rreth të jugut. A e dini se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmit shtete në gjithë vendet ish-komuniste, që kryeministrat e kohës së diktaturës komuniste i pati përsëri kryeministra edhe në kohën e demokracisë? Kjo nuk don të thotë se populli është i pamençur, për don të thotë se sistemi politik në thelb nuk i ka ndryshuar sunduesit.

Trimëri është ta bësh dekomunistizimin me të gjallët, me bijtë e nomeklaturës së lartë, që trashëgojnë pushtetin politik dhe ekonomik të baballarëve të tyre. Të vdekurit e nomeklaturës së lartë komuniste janë gati ta pranojnë dekomunistizimin, vetëm që ky dekomunistizim të mos prekë pushtetin, që ua lanë fëmijve dhe me siguri edhe nipërve e stërnipërve të tyre, nëse ky shtet dhe ky populli nuk do ta flakin tej rrasën e varrit të rajait të përjetëshëm, që mbajnë në kurriz.

blank

Ku është opozita ruse? Nga Janusz Bugajski

Voal.ch – Ndërsa objektivat gjenocidale të Kremlinit zbulohen në Ukrainë, shumica e demokratëve rusë të mërguar mbeten joaktivë. Udhëheqësit e opozitës burgosen ose vriten brenda Rusisë, por shumë prej tyre janë larguar me një mundësi për të mobilizuar diasporën. Dështimi i aktivistëve të mërguar për të organizuar protesta efektive ose për të formuar një qeveri në mërgim hap terrenin për zëra alternativë, veçanërisht për kombet dhe rajonet që kërkojnë sovranitet ose pavarësi nga shteti rus.

Kombet e Lira të Post-Rusisë, janë të gatshme për të mbajtur forumin e tretë në Gdansk, Poloni, në 23-25 ​​shtator, me një program të tillë alternativ.

Një fokus i ngushtë lidhet me demokratizimin nga të mërguarit e Rusisë që ka një ndikim të vogël brenda Rusisë. Po ashtu i mungon trajektorja politike e vendit në mes të izolimit ndërkombëtar të thelluar, sanksioneve ekonomike gjymtuese dhe humbjes ushtarake të afërt. Shpresat mes të mërguarve liberalë se Rusia mund të zhvillohet me një politikë demokratike dhe të mbetet e paprekur, duken gjithnjë e më iluzore. Mbështetja për regjimin e Putinit mund të zhvendoset me shpejtësi në mesin e një publiku të çorientuar, por nuk ka asnjë provë që Rusia është në prag të një ngritjeje paqësore demokratike. Shumë më e mundshme është një seri betejash elitare për pushtet, të cilat ne po i shohim tashmë me vdekjet misterioze të oligarkëve dhe në rritjen e revoltave publike dhe rajonale në dritën e dështimeve ekonomike dhe ushtarake të Moskës. Përmbysja e Putinit vetë mund të kontribuojë në trazirat dhe të përshpejtojë konflikte edhe më të përhapura politike dhe sociale.

Planet e tranzicionit të zhvilluara nga opozita liberale, duke përfshirë Forumin Rusia e Lirë, fokusohen në shtetin qendror dhe nuk përfshijnë rrugë të ndryshme për ristrukturimin e Federatës Ruse. Ata nuk kanë zhvilluar plane për federalizmin e vërtetë, forcimin e vetëvendosjes rajonale, sigurimin e të drejtave kolektive të shumë kombeve jo-ruse, apo kufizimin e shfrytëzimit të burimeve natyrore nga qendra perandorake me koston e “subjekteve federale”.

Nuk është për t’u habitur që shumë nga të mërguarit dhe aktivistët e burgosur perceptohen jashtë qarqeve liberale të Rusisë si të përqendruar në Moskë dhe favorizues të asimilimit dhe rusifikimit. Çdo humbje e kontrolleve qendrore nga një krizë me të cilën përballet qeveria ka të ngjarë të gjenerojë kërkesa më të gjera për decentralizim dhe vetëvendosje rajonale. Megjithatë, ka shumë pak gjasa që demokratët e opozitës të bien dakord që republikat dhe rajonet të kenë opsionin e sovranitetit ose të shkëputjes dhe të drejtën për të vendosur lidhje të drejtpërdrejta diplomatike dhe ekonomike me vendet e tjera.

Të mërguarit politikë rusë trajtohen gjithashtu me dyshim nga fqinjët si Ukraina, të cilët i shohin ata si mbështetës të një perandorie të reformuar ruse që do të vazhdojë të pretendojë territorin, historinë dhe identitetin e tyre. Frikëra të tilla shtohen nga mungesa e qartësisë për kthimin e Krimesë së konfiskuar ilegalisht në Ukrainë nga opozitarët si Alexei Navalny. Mërgimtarët rusë duhet të kuptojnë se besimi në çdo lider rus, pavarësisht nga ideologjia e pretenduar, është dëmtuar rëndë si rezultat i sulmit masiv në Ukrainë dhe reagimit të heshtur të shumicës dërrmuese të popullsisë ruse. Kufizimi i aftësive ushtarake të Rusisë duhet të jetë një prioritet, në mënyrë që ata të mos përbëjnë më një kërcënim për fqinjët, dhe çdo shpresë për pajtim varet nga gjyqet e krimeve të luftës për liderët e Rusisë dhe dëmshpërblimet masive të luftës nga Moska.

Forumi i Kombeve të Lira i Post-Rusisë mund të adresojë pyetje të tilla duke paraqitur një vizion të Rusisë që nuk kërcënon më fqinjët e saj. Ky Forum mbledh aktivistë emigrantë nga disa kombe dhe rajone të Rusisë veriperëndimore, duke përfshirë Ingria, Karelia dhe Kaliningrad. Takime të tjera janë fokusuar në Vollgën e Mesme, Siberi dhe Kaukazin e Veriut. Fatkeqësisht, mërgimtarët e opozitës liberale i kanë lënë pas dore këta aktivistë rajonalë dhe kombëtarë, rëndësia e të cilëve do të rritet ndërsa dështimet e Rusisë intensifikohen. Sulmet e ashpra të Kremlinit ndaj Forumit të Kombeve të Lira thjesht kanë nënvizuar frikën e tij për sfidat reale ndaj shtetit aktual rus./EB

Janusz Bugajski is a senior fellow at the Jamestown Foundation in Washington, D.C. His new book, Failed State: A Guide to Russia’s Rupture, has just been published.

 

https://www.washingtonexaminer.com/opinion/where-is-the-russian-opposition

blank

GABOVE, LUMIR DJALI, LUMIR KRYETARI!-Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Lumir Abdixhiku dhe Rrahman Jasharaj
       Vlerësoj maturinë Tënde në bisedën me kreun e SBASHK-ut, përkatësisht, argatin e SHIK-ut, Rrahman Jasharaj, sepse dallonte shumë me atë të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ftonte grevistët, për ta vazhduar dhe përshkallëzuar grevën, për rrëzimin nga pushteti të “diktatorit” Albin Kurti!
     Megjithatë, gabove, kryetar Lumiri. Thjeshtë, ngatërrove adresë! Duhej ta takoje shefin e Rrahman grevës, Elmi Reçicën,  zëvendësdrejtorin e organizatës ilegale dhe kriminale, SHIK. Sepse fakte të bollshme dëshmojnë se krerët e SBASHK-ut, janë anëtarë të partive-banda të PAN-it, me shumicë në PDK-e, militantë në fushatat zgjedhore PAN-iste. Digjitalizimi po favorizon pamjet vizive të këtyre krerëve, si Rrahman Jasharaj, Imer Imeri, Reshit Kushaj, me shokë, të cilët, veç posteve të tjera në Sindikatë, kanë në zotërim edhe arkën e Sindikatës.
     Është për keqardhje, kur disa bashkëpunëtorë Tuaj partiakë, në vend që të bëjnë thirrje për ndërprerjen e grevës pa kushte, përkundër, qortojnë dhe fajësojnë Qeverinë, se “duhet dialoguar me faktorët socialë”, edhe pas dialogut shterrues të bërë, përgjatë tej dy javëve, nga Qeveria Kurti. Shtrohet pyetja, çfarë “faktori social” është SHIK-u, organizator dhe mbështetës i drejtëpërdrejtë i kësaj greve, sa monstrume, aq edhe skajmërisht të dëmshme dhe kriminale, me lënien e 318 nxënësve jashtë klasëve të mësimit, duke na sjellë në kujtesë kohën zezonë të pushtimit të egër serbol-sllavë të viteve `90-a.
     Ndonjë tjetër flet për “ndërshmërinë” e Rrahman grevës nga jeta shkollore. Por, që atëherë kanë rrjedhur shumë ujëra. Dhe, në këtë rrjedhë kohore, edhe njerëzit kanë ndryshuar, madje, disa syrësh, deri në shpërfytyrim. Me shërbimin e tij ndaj SHIK-ut, i tillë shfaqet edhe Rrahman greva.
     Të bëhesh militant i partive-banda të PAN-it, siç janë krerët e SBASHK-ut, edhe pas përgjakjes të Kosovës, duke ekzekutuar ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarët atdhetarë të devotshëm, në paqe dhe në luftë të LDK-së; gazetarët luftarakë dhe kuadrot e hershëm të LPK-së, është marrëzi dhe krim i rëndë. Prandaj, nuk mund të bëhet fjalë as për ndershmëri dhe as për mirësi. Këta krerë të SBASHK-ut duhet të grevonin, me kërkesën e ligjshme, për nxjerrjen jashtë ligjit të partive-banda të PAN-it, të cilat vazhduan përgjakjen e atdhetarëve, edhe pas dëbimit të soldateskës kriminale të Millosheviqit!
     Opozita PAN-iste mbronë, paturpësisht, “komandantët” e saj të inkriminuar, gjatë dhe pas luftës. Ndonëse i shpëtuan dhënies të llogarisë, për krimet faktike vrastare e hajnore, përsëritën krimin, duke falsifikuar “dëshmitë e veteranit”, duke i shumëzuar nga afro 13 mijë veteranë të mirëfilltë, për t`i shtuar edhe 52.000 “veteranë” të rremë. Komandantët e “mëdhenj”, në koordinim me komandantët e “vegjël”, shitën e përshitën “dëshmitë e veteranit”, duke llogaritur dy përfitime njherësh:
     1) Përfitime me para kesh, të gatshme;
     2) Krijimin e klientelës elektorale partiake.
     Për çdo muaj rrjedhin, abuzueshëm e hajnisht, miliona euro, që shkojnë në xhepat e “veteranëve” të rrejshëm, në shumicën e tyre matrapazë e kriminelë, pjesëtarë aktivë të bandave, të përballur me akuza penalizuese e gjyqe, për të bëmat e tyre, që kanë lënë gjurmë makabre, në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve, si komb. Dhe, heshtet, turpshëm e kriminalisht, për këtë vjedhje unike zyrtare!
     Të thuhet se “jemi pajtuar me kërkesat e grevistëve”, siç tha një deputete e LDK-së, edhe pas nxjerrjes të projekt-ligjit, për pagat e mësimdhënësve dhe shërbyesëve civilë, rrjedhimisht je bërë palë me PDK-në dhe SHIK-un e saj! Përkundër, duhej thënë zëshëm se ofërta e Qeverisë është e pranueshme, për kushtet buxhetore të Kosovës. Dhe, mos u bëni argat të djallit, argat të SHIK-ut kriminal.
     Është skandaloze që udhëheqja aktuale e LDK-së të pajtohet me një palo rezolutë të partisë-bandë, PDK-së! Elektorati i LDK-së, ndëshkoi klanin rrënues brenda Kryesisë të partisë, me votën e 14 shkurtit 2021. Në zgjedhjet lokale të tetorit të vjemë, anëtarësia i besoi Kryesisë së re, të dalë nga Kuvendi i 10-të i jashtëzakonshëm i partisë. Premtoi për reforma të thella. Në mesin e tyre edhe “kurrë më me PDK-në, PAN-in”. Por, disa kokëtime, flirte e pajtime, me bandën e PDK-së, gjithnjë e më shumë, po ngjallin dyshime, për realizimin e reformave, fort të nevojshme në parti.
     Reformat e LVV, të nismuara në sistemin e drejtësisë, kanë trazuar PAN-in, të zhytur në krime dhe hajni. Për t`i penguar reformat, është gadi të bëjë çdo të zezë, në kurriz të Kosovës, ashtu siç bëri shefi i tyre, Hashim dallaverja. Andaj, kërkojnë trazira, rrëmujë. E filluan me “Trustin” dhe dështuan. Organizuan protestën e organizatës OVL të UÇK-së, me kërkesë sa të poshtër, aq edhe kriminale, për të paguar dhjetra-mijëra “veteranë” të rrejshëm. Përsëri dështuan me turp, sepse e denoncuan SHIK-un, si organizator. Një veteran i hershëm tha se “në të gjithë këtë turmë, veteranët e vërtetë, mund t`i numëroj me gishtërinj!” Megjithatë, SHIK-u nuk dorëzohet. Antarësia numerike e tij, është e shpërndarë kudo, “si zogjtë e qyqës”. Dhe, tani provon të shantazhojë e kërcënojë Qeverinë me sindikatat, me kërkesa iracionale. Sërishmi, do të dështojë.

SHIK-u nuk duron opozitarizmin. Ai erdhi në pushtet, duke shkelur mbi kufoma. Me ndihmën e një klani, brenda Kryesisë të LDK-së, sundoi gjatë në pushtet, bëri pazarllëqe të pista me Serbinë. Për rrjedhojë, marrëveshjet fatale për Kosovën, të nënshkruara dhe të ratifikuara në Parlament, janë bërë pengesë betonuese për Qeverinë Kurti dhe vet Kosovën. Është gadi ta fillojë nga e para gjakderdhjen ndërshqiptare. 
     Deshtaku aventurier, Dardan Molliqaj, i vënë në shërbim të PAN-it dhe SHIK-ut të tyre, krejt i papërgjegjshëm, fton veteranët dhe popullin, për të protestuar kundër Gjykatës Speciale, sepse, sipas tij po i dënon “çlirimtarët”, edhe pse ata akuzohen për vrasjen e kundërshtarëve politikë, atdhetarë të devotshëm shqiptarë, të cilët bënë paqen dhe luftën. Kjo Gjykatë është aprovuar dhe aktualizuar nga Amerika, me kryeprokuror të saj. Këtë e dinë PAN-istët, andaj fshihen prapa një partie inekzistente, kinse, me kryetar huliganin Molliqaj.
 
       Qëllimi i grevës: Rrëzimi i Qeverisë Kurti!
     Për SHIK-un -rrafsh Kosova-. Këte e ka dëshmuar me nismen e krimeve serike në Tiranë, në koordinim me Sigurimin enverist të Tiranës social-komunste; në aleancë konspirative me Shërbimin sekret DGSE francez dhe Serbinë, me qëllim të sabotimit të luftës për çlirim. Thirrja e PAN-it, për vazhdimin e grevës aktuale, është vijimësi konspirative supërkriminale! Tashmë, pas ligjit të pagave, të shpallur në diskutim publik, motivi është zëro dhe SHIK-ut i faturohet çfarëdo ngulmimi i mëtejmë për të grevuar.
     Por, denoncohet dhe faktohet një motiv tjetër fillestar dhe parësor, i organizuar nga opozita, tjetërsuese e pasurive të brezave shqiptarë: Rrëzimi i Qeverisë Kurti nga pushteti. Për këtë kumonën agjituese ia kanë varur në qafë Ramush Haradinaj, njërit nga tre kryeministrat e Republikës të Kosovës, mbi të cilët rëndon fajësia faktike, deri në tradhti kombëtare: Tjetërësim të territorit tokësor të Kosovës, me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe detyrimin e deputetëve, për t`i ratifikuar në Parlament, si rrjedhojë e shantazhimit nga Serbia, dy prej tyre dhe i treti nga SHIK-u.
     Deputeti aktual, i burgosuri politik i dikurshëm, Hydajet Hyseni, në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, në debat me të majtën ekstreme të kohës, thoshte: “Nëse nuk kemi dhënë -golë-, të paktën, nuk kemi bërë -autogolë-. Kjo vlen edhe për Albinin, i cili në përballjen dialoguese me Serbinë, shqiptarët janë më të qetë, sepse nuk do të jetë kryeministri i katërtë, në dëmtimin fatal të Kosovës, ngaqë nuk është i shantazhueshëm. Është kryeministër plebishitar, me ndergjegje të dlirë dhe duar të pastra, të paktën, deri më tani.
     Përsa i përket akuzës për “tux”, të përsëritur nga Memli, Albini ka dhënë provën e kundërt, duke provuar edhe burgun kalvar të Serbisë fashizoide. Ndërsa Memli, i “ritmit të rrugëve”, deri më tani, nuk ka dhënë asnjë provë trimërie dhe as burrërie, përveç zvarritjes pas karrikës. Kryetari nuk duhet ta lëshojë fjalën, si, me nder… Aq më parë, kur është fjala për Memlin, si familje artistësh dhe akademikësh.
     Tashmë, gabimi fillestar është bërë, me mbështetjen paushalle të një greve të stisur, me porosi dhe organizim të SHIK-ut, me amën e tij PDK-në. Por, mirë është të reflektohet dhe të shpëtohet atë që mund të shpëtohet. Në rastin konkret, të shfrytëzohet pozita, autoriteti i kryetarit të LDK-së, duke sugjëruar fillimin e mësimit, në komunat ku pushtetin e ka LDK-ja, nxitje e thirrje edhe për komunat tjera të Kosovës, të heqin dorë nga një grevim i pa motiv dhe hiç logjik.
     Publikimi nga Qeveria Kurti, i projekt-ligjit për pagat, është një mundësi reale, për ta vënë drejtësinë në vend, përdorimi i peshorës, për të paguar në raport me punën e bërë, të çdo qytetari të këtij vendi. Ajo që vret syrin dhe mendjen, njëherësh, është paga enorme e deputetëve dhe pak pozitave të larta. Ndërkohë që paga më e lartë, nuk  guxon të jetë më shumë se trefishi i pagës mesatare. Sepse, shtetasit kanë të gjithë: Një familje, një gojë dhe një prapanicë!
     Është sa e turpshme, aq edhe anakronike e kriminale, të vazhdohet t`u bëhet lëshime e nënshtrime, ndaj partive-banda të PAN-it, me SHIK-un e tyre, që ka hapur varre e ka shkaktuar shumë gjëmë në Kosovën tonë. Kujdes, gabimi, më saktë, faji në politikë, kushton dhe lënë gjurmë në histori.
     Andaj, gabove, kryetar Lumiri, për mbështetjen e një palo rezolute ultimative, të bërë nga PAN-i dhe SHIK-u i tij! Kujdes, po lëndoni familjarët e shumë qindra viktimave, të shkaktuara nga PAN-i, me skuadrat ekzekutuese të SHIK-ut të tij! Larg bashkëpunimit me PAN-in, sepse këtë e kërkon anëtarësia e LDK-së dhe shqiptarët njerëzorë të përbotshëm!
blank

RËNDËSIA E LIRISË SË SHTYPIT PËR DEMOKRACINË DHE PAQËN – Nga Frank Shkreli

Mbrojtja e lirisë së shtypit mbron demokracinë!

15 shtatori 2022 shënoi 15-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, e përcaktuar si e tillë qysh në vitin 2007, me anë të një rezolute nga Asamblea e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara, (OKB) me qëllim që të promovohen dhe të zbatohen parimet e demokracisë dhe të lirisë. Në këtë ditë, njëherazi, u kërkohet shteteve anëtare të OKB-së që të shënojnë këtë ditë, në mënyra sa më të përshtatshme, duke promovuar vlerat dhe parimet e demokracisë dhe të lirisë, në vendet e tyre. Sipas OKB-së, Dita Ndërkombëtare e Demokracisë ofron një mundësi për të shqyrtuar gjendjen e demokracisë në botë dhe poër të promovuar vlerat demokratike, lirinë dhe të drejtat e njeriut anë e mbanë botës. Demokracia është po aq proces sa edhe një qëllim dhe vetëm me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e plotë, nga bashkësia ndërkombëtare, organizmat qeverisëse kombëtare, shoqëria civile dhe individët, mund të realizohet ideali i demokracisë dhe lirisë, për të gjithë dhe kudo, pa dallim, thuhet në njoftimin e OKB-së. Si temë e e këtij viti për të shënuar 15-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë është zgjedhur Liria e Shtypit dhe Demokracia. Liria e shprehjes është njëra nga të drejtat themelore të njeriut, e mbrojtur nga neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Në deklaratën e OKB-ës në këtë përvjetor thuhet se ndërkohë që kriza e COVID-19 ka shkaktuar sfida të mëdha globale, një krizë e re në Evropë na kujton se parimet tona demokratike gjënden përballë kërcënimeve të ndryshme, anë e mbanë botës. OKB-ja paralajmëron me këtë rast se, sot më shumë se kurrë, Demokracia po tkurret, hapësira për debat shoqëror po ngushtohet, mosbesimi dhe keq-informimi po shtohen, ndërkohë që kërcënimet, kundër lirisë së gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias vijnë duke u shtuar, nga ditë në ditë. Prandaj, si përfundim i kërcënimeve ndaj lirisë së medias në botë, OKB-ja ka vendosur që në këtë 15-vjetor të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë të përqendrohet mbi rëndësinë dhe rolin që luan liria e shtypit në zhvillimet demokratike dhe në sigurimin e paqës në botë. Media e lirë, e pavarur dhe pluraliste, e aftë për të informuar shoqërinë mbi çeshtje të interesit publik, është një pjesë përbërse e Demokracisë së mirëfilltë. OKB-ja thekson me këtë rast se, gjithnjë e më shumë, vihet re se gazetarët, anë e mbanë botës, përballen me pengesa të llojllojshme ndaj lirisë së tyre për të kryer detyrën si gazetarë – gjë që ka pasoja të rënda për të drejtat e njeriut dhe për zhvillimet demokratike kudo.

Në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres shprehet se “Demokracia nuk mund të mbijetojë pa lirinë e shtypit dhe pa lirinë e të shprehurit.” Kjo është edhe arsyeja që mbrojtja e lirisë së medias konsiderohet si një pjesë përbërse — kritike — për ndërtimin e një demokracie të shëndosh, ka thënë ai. “Pa lirinë e shtypit, demokracia nuk mund të mbijetojë. Pa lirinë e të shprehurit, nuk ka as liri të tjera”, theksoi udhëheqsi i organizatës botërore, ndërsa u bëri thirrje qeverive të mbarë botës që të “sigurohet liria dhe të mbrohen të drejtat e të gjithë njerëzve, pa dallim dhe kudo në botë”. International Day of Democracy | Messages | United Nations.

Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bëri një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë — Statement by President Joseph R. Biden, Jr. on the International Day of Democracy – The White House — “15-vjet më parë, shtetet anë e mbanë botës janë bashkuar për të deklaruar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – një ditë kjo për të treguar mbështetjen tonë të përbashkët për qeverisje përfaqsuese, transparente; për të reflektuar mbi barazinë, respektin për të të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor dhe për shtetin e të drejtës”, tha ndër të tjera, Presidenti Biden. Udhëheqsi amerikan pranoi se vitet e fundit, “demokracia anë e mbanë botës ka pësuar disa sfida të dukshme”, ndërsa ai fajësoi ata që i quajti “autokratë dhe forca të tjera, të cilat bëjnë trysni ndaj atyre që luftojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.” Në 15-vjetorin e shpalaljes së Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë nga OKB-ja, Presidenti Biden shtoi se, “Shtetet e Bashkuara po bashkpunojnë me shtetet e tjera demokratike në mbarë botën për të zgjidhur sfidat më të mëdha me të cilat përballet bota”sot, ndërsa përmendi “luftën brutale dhe të pajustifikueshme të Rusisë kundër Ukrainës”, si një nga ato sfida.

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë të tijën nga Departamenti i Shtetit, kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë — Commemorating the International Day of Democracy – United States Department of State — u shpreh se në “Këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne theksojmë angazhimin tonë ndaj demokracisë ndërsa përpiqemi për një botë më gjithëpërfshirëse, më të barabartë dhe më paqësore. Siç ka theksuar edhe Presidenti Bajden, shtoi diplomati lartë amerikan, “… ne duhet të fillojmë me diplomacinë e rrënjosur në vlerat demokratike më të dashura dhe më të shtrenjta të Amerikës, e që janë: mbrojtja e lirisë, mbështetja e mundësive të barabarta për të gjithë, respektimi i të drejtave universale, respektimi ndaj sundimit të ligjit dhe trajtimi me dinjitet i çdo personi… Duke vendosur të drejtat e njeriut në zemër të politikës sonë të jashtme, Shtetet e Bashkuara avancojnë respektin për liritë themelore, edhe në nivel global. Ne e dimë se respekti, për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, është thelbësor për paqën e qëndrueshme dhe begatinë e vazhdueshme në botë. Ky respekt bazohet në përvojën tonë si shtet demokratik, ndonëse jo i përsosur, por, vazhdimisht, duke punuar për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, për të gjithë, është shprehur, ndër të tjera, Kryediplomati amerikan Antony Blinken me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, me 15 shtator, 2022.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënohet çdo vit më 15 shtator me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin publik vlerave të demokracisë dhe lirive të njeriut, në përgjithësi. Veprimtari të ndryshme të sponsorizuara nga ente qeveritare dhe ente jo-qeveritare zhvillohen anembanë botës për të promovuar demokracinë në këtë ditë dhe gjatë gjithë vitit. Udhëheqës shtetesh si Presidentët e Amerikës dhe të tjerë anë e mbanë botës, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, e shënojnë këtë ditë me deklarata në mbështetje të demokracisë dhe lirive bazë të njeriut.

Ashtu ndodhi edhe sivjet. Por m’u duk se përjashtim këtë vit, ashtu si në të kaluarën, Shqipëria dhe Kosova, bënin pjesë me vendet që nuk e shënuan Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, zyrtarisht, dhe jo me vendet demokratike si Shtetet e Bashkuara, ku kjo ditë u shënua nga udhëheqsit më të lartë të shtetit dhe qeverisë. Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, në deklaratën e tij pranoi se megjithë përvojën e gjatë demokratike – megjithëse jo të përsosur — është e nevojshme që edhe Amerika ta kujtojë Ditën Ndërkomëtare të Demokracisë, si një angazhim i përherëshëm ndaj vlerave demokratike, përfshir promovimin e të drejtave të njeriut, përfshir lirinë e shtypit dhe lirinë e të shprehurit për individët.

Fatkeqsisht, më duket se, në këtë tranzicion tepër të zgjatur prej 32- vitesh, dielli i demokracisë së vërtetë shqiptare, të ketë humbur rrugën në vranësirat e jetës konfliktuale politike të korruptuar shqiptare. Ose të pakën të ketë devijuar shumë keq nga rruga që duhej të ndiqte në zhvillimin e demokracisë dhe lirive bazë të
njeriut, në tranzicionin e pafund “post-komunist” në Shqipëri, e deri diku edhe në Kosovë. Për fat të keq, paralajmërimi im jo aq i kahershëm se, “Demokracia Nuk Pret”, vazhdon të jetë aktual sot e kësaj dite, kur bota shënon 15-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë dhe lirisë së shtypit, në Shqipëri as nuk përmendet fjala Demokraci. Në vend të Demokracisë së vërtetë, kemi autoritarizëm, jo përmirësim të vlerave të lirisë e demokracisë, përfshir lirinë e shtypit. Por një përkeqësim të tyre – ashtu siç reflektohet në shumë raporte ndërkombëtare të të drejtave të njeriut — ndoshta më keq se kurdoherë në këto tre dekada “post-komunizëm. Kapja e drejtësisë Në 15-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, jo vetëm që “Demokracia Nuk Pret”, por sipas vlerësimeve të analistëve të brendëshm dhe të jashtëm, demokracia — sidomos në Shqipëri — është në rrezik. Kapja e drejtësisë nga qeveria, nepëmjet një “reforme” që mbështetet dhe financohet nga ndërkombëtarët, nuk i shërben thellimit të demokracisë as mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë shqiptarët, padallim.

“Demokracia nuk mund të mbijetojë pa lirinë e shtypit dhe pa lirinë e të shprehurit”, porositi Sekretari i Përgjithëshpëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 15 shtator, 2022. Demokracia Nuk Pret!

blank

Pirro Prifti, njeri i çmendur në kohën e duhur – Nga Aurel Dasareti*

Akoma nuk kam hequr dorë nga mendimi se kam diçka të rëndësishme dhe origjinale për të shprehur. Nëse rrugët tona janë të ndryshme nuk mund të përpilojmë plane të përbashkëta. Një hartë udhëzuese nuk është e mjaftueshme si prijë për veprimin; shqiptari ka nevojë edhe për një pikësynim që i thotë se ku të shkoj.
***
Përfaqësuesit e vërtetë ortodoks shqiptarë argumentojnë se:
1. Janullatos është agjent i Shërbimit Informativ kombëtar grek.
2. Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri është më i rrezikshëm se ai islamik.
Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri përbën rrezik shumë më të madh se ai islamik sepse ajo mbështetet dhe udhëhiqet nga një shtet që ka jo vetëm pretendime territoriale në Shqipërinë e Jugut, por që po punon për të ndryshuar rrjedhën e historisë së ortodoksisë shqiptare. Ajo është 100 vjet luftë për të veçuar Vorio-Epirin dhe për t’ia bashkangjitur shtetit grek.
Kësaj i shërben edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatosi. Shteti grek dhe kisha greke janë një, dhe këto 100 vjet kanë thurur lloj-lloj planesh për të aneksuar Jugun e Shqipërisë. Qëllimi i tyre është që të gjithë ortodoksët shqiptarë, të quhen ortodoksë grekë. Autonomia e Kishës Ortodokse Shqiptare humbi me ardhjen e Janullatosit në Shqipëri 1992, duke ngritur një principatë greke brenda shtetit shqiptar. Së pari, njerëzit që ai ka afruar janë mbeturina prej maskarenjsh. Ai ka mbështetur dhe mban rreth vetes njerëz pa principe, pa identitet, të shitur, antishqiptarë.
Përse Janullatos dëshiron të vdes në Shqipëri? Po punon që ai të bëhet shenjtor në Shqipëri, që eshtrat e tij përfundimisht të prehen në tokën shqiptare dhe ai të shpallet martir i shenjtë i Kishës Ortodokse, që është filial i Kishës greke. Kjo do të thotë të falsifikosh historinë. Është investuar në botimin e veprave të tij, duke e zëvendësuar bibliotekën e Fan Nolit me atë të Janullatosit.
Indiferentizmi i politikës shqiptare dhe i akademikëve shqiptarë i ka hapur rrugë këtij përçudnimi. Politika shqiptare është e kapur jo vetëm nga kisha greke, por dhe shteti grek.
Janullatos domosdoshmërish të abdikoj dhe kreun e kësaj kishe ta marrë ndonjë prift legjitim me gjak shqiptari.
***
Misioni sekret i këshilltarit të Janullatosit dhe anëtari i këshillit të ortodoksëve të Shqipërisë, komunistit dhe ateistit Pirro Prifti është:
• të ndihmoj mumien ateist Janullatos në tjetërsimin e Kombit tonë nëpërmjet përçarjes, prishjes së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare midis vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture: myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoks dhe protestantë që dallojnë vetëm nga formaliteti se Zotit i falen ndryshe.
• konvertimi me dhunë të shqiptarëve myslimanë në ortodoksi, ose dëbimi i tyre për në Turqi.
• unifikimin e katolikëve me ortodoksinë
• ortodoksizimin e Shqipërisë, historisë dhe heronjve të saj – në ritin ortodoks grek etj.
***
Pirro Prifti është një nga personalitetet më komplekse, më të çmendur dhe të çuditshëm që ndonjëherë kanë ushtruar propagandë dhe spiunim politik në Shqipëri – në favor të Shërbimeve Sekrete të boshtit pan-ortodoks Athinë-Moskë-Beograd. (Spiunazh është mbledhje informacionesh nga burimet e hapura dhe të mbyllura të kryera në fshehtësi. Vëzhgimi bëhet në mënyra të ndryshme dhe nga shumë subjekte. Spiunazhi bëhet nga shtetet, nëpërmes kompanive dhe organizatave të të gjitha llojeve dhe nga individët).
***
Pushtetari i botës së civilizuar, punët dhe përgjegjësitë që i ngarkohen i merr me seriozitet të jashtëzakonshëm. Në botën shqiptare ndodhë e kundërta, është krijuar një zbrazëti rreth e rrotull nesh. Nga natyra nuk e duroj gënjeshtrën prandaj edhe angazhimi im modest në kërkim të së vërtetës, të kontribuoj për të vënë çështjen shqiptare brenda kornizave kontrolluese.
Verifikimi i pikëpamjeve është me rëndësi edhe për letrat që i botojmë në internet, e jo t`ia futim kot. Nëse kalemxhinjtë mendojnë se janë në ballë të lojës, duhet të informojnë popullatën ku na çalon puna, të mësojmë ku të kërkojmë pengesën.
Përfaqësuesve fals ortodoks: Pirro Prifti (…) nuk duhet t`u jepet terren propagandimi në mediume. Domosdoshmërish t`i largojmë nga loja sa më shpejt duke i hedhur në koshin e plehrave. Kjo sepse përveç tjerash i gënjejnë vëllezërit tanë ortodoks me doktrina të bazuara në superioritetin e rremë racor grek.
A është jo-tolerancë për të mbrojtur qenien, atdheun, kulturën tënde? Dhe a duhet ne të toleromë ata që nuk na tolerojnë?
***
Nevojtarët shqiptarë nuk duhet të pranojnë të mbeten skllevër i biznesit të maskarenjve. Raca shqiptare është zot dhe jo skllav. Shqiptari duhet të filloj ta njoh veten si njeri të suksesit; të mposhti frikën e fatkeqësisë që mund të sjellë zgjimi nga gjumi i tepruar.
***
Situatat që lypsen njohur prej nesh para se të marrim vendimet tona në të vërtetë ndikohen nga këto vendime. Ekziston një dallim midis shpresave të njerëzve në ngjarje dhe rezultatit real të atyre ngjarjeve. Nganjëherë ky dallim është kaq i vogël saqë mund të mos përfillet, por në raste të tjera ai është aq i madh saqë bëhet faktor me rëndësi në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve.
Është e lehtë të besosh se çfarëdo që ti mbron përfaqëson të vërtetën përfundimtare. Më vështirë është të mbrohet një formë organizimi shoqëror që bazohet në njohjen e mundësisë se mund të jesh i gabuar. Duhet ta pranojmë se e vërteta përfundimtare është e paarritshme.
Kjo kërkon shumë kohë sepse për të arritur deri tek ajo njeriu domosdoshmërish të kalojë nëpër argumente të pakontestueshme. Por koha rrjedh e ikën shpejtë, sidomos kur diskutojmë me kryelakrat që nuk argumentojnë por menjëherë me budallallëqe qëllojnë. Nëse edhe ne shqiptarët duam një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jemi në gjendje që më përpara ta fitojmë atë duke eliminuar nga karrigia mafiozët. Dhe, pastaj duhet të jemi të përgatitur për ta mbrojtur, sepse ajo do të ishte si një e mirë e përgjithshme, së cilës domosdoshmërish t`i nënshtrohen interesat e individit.
***
Kafshët e egra mishngrënëse, në mungesë të mjeteve më të avancuara, përcaktojnë territorin e tyre duke pshurrur në drunjtë përqark. Dhe, mjerë për kafshët tjera që guxojnë të shkelin në pronën e tyre. Ndërkaq ne, as që kemi përcaktuar kufijtë, as që dimë se ku gjenden dhe as që mbrojmë oborrin tonë nga ardhacakët e paftuar që na kolonizojnë gjithnjë e më tepër, por si kozmopolitë budallenj, edhe pse vetë gjendemi nën robëri, për hatër të “vëllezërve të fesë” luftojmë për Siri, Serbi, Turqi, Rusi e Greqi.
***
Shqipërisë natyrale i nevojitet një ide e shëndosh me prijës të shëndosh për të nxitur dhe përforcuar ndjenjat patriotike, atdhedashurinë, për ta frymëzuar Kombin në krijimin e një forme organizimi shoqëror që garanton obligimet dhe të drejtat e barabarta të çdo qytetari.
A mos po luftojë për një ëndërr të parealizueshme?
Ne tani jemi në një situatë të paqëndrueshme ku fuqitë e mëdha të tilla si Rusia dhe Kina sfidon SHBA-n dhe Evropën dhe vlerat e saj. Prandaj, domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
***
Një sqarim. Të nderuar bashkatdhetarë, unë postova përmbajtjen e letrës së mësipërme për këtë mashtrues grek antishqiptar disa vite më parë. Zëdhënës i mumies Janullatos. Nuk doja ta dëgjoja më emrin e tij. Por, pasi ky qoftëlarg më përmendi në skicat e tij të fundit, kontaktova disa gazeta kombëtare me sugjerimin që ta ribotonin. Kalofshi mirë, dhe kujdes nga virusi…

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

https://voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&page=page_6
https://pellazgu.blogspot.com/2018/07/pirro-prifti-njeri-i-cmendur-ne-kohen-e.html

blank

Esse – “Lulja e Vlorës” që nuk vyshket kurrë e Anna Kohen dhe Johanna Jutta Neumann e Anna Frank Nga Elida Buçpapaj

Hyrje

 

Libri i parë që kam lexuar për Holokaustin ka qenë “Ditari i Anna Frank”. Anna lindi në Frankfurt am Main në 1929. Më 1933 i jati Otto Frank për shkak të represionit të Hitlerit kundër hebrejve në Gjermani e merr familjen dhe e çon në Amsterdam, por më 1940 Gjermania naziste e pushton Holandën duke aplikuar menjëherë ligjet antihebreje dhe kështu familjes së Anës iu desh të fshihej për dy vjet e gjysmë, kohë gjatë së cilës Ana mbajti ditarin që e quajti Kiti. Kitit Ana i tregonte gjithçka, ia besonte të gjitha sekretet e zemrës, edhe dashurinë e saj të parë, edhe frikën, edhe ëndrrat të cilat mbetën të parealizuara kurrë, sepse një ditë dikush i spiunoi dhe familjen e Annës e deportuan në kampet e përqendrimit. Mbijetoi vetëm i jati i Annës dhe Kiti. Sikur Otto Frank në vitin 1933 do të zgjidhte për të udhëtuar në Shqipëri në vend të Amsterdamit, natyrisht që e gjithë familja e tij do t’i kishte mbijetuar Holokaustit.

Gjatë diktaturës në Shqipëri nuk flitej as për Shoah as për Holokaust. Pas rënies së diktaturës lexova një nga veprat monumentale të të mbijetuarve të Holokaustit. Autobiografinë e Elie Wiesel  të titulluar “Nata”, ku në 100 faqe tregohet e gjithë tragjedia e miliona viktimave. Elie Wiesel rebelohet dhe pyet: Se ku ishte Zoti që i lejoi këtë gjëmë të njerëzimit! Ndërsa një personazh në libër thotë “Këtu nuk ka më as etër, as vëllezër dhe as miq”.

Vlerat e Perëndimit ishin groposur në varrezat masive bashkë me viktimat !

Që kjo katastrofë e njerëzimit të mos përsëritej, për të ndërgjegjësuar botën për çfarë kishte ndodhur, u fillua të dëshmohej për Holokaustin nga vetë dëshmitarët dhe të mbijetuarit. Dëshmitarët që i mbijetuan Holokaustit i treguan botës për shfarosjet masive nëpër dhomat e gazit të miliona hebrejve, për vrasjen e dhjetra mijë fëmijëve, për varrezat masive si në Babi Yar etj.

U krijuan kryevepra të kulturës botërore si The Pianist apo Shindler’s List, ku në atë kataklizmë morale u shpalos mrekullia e forcës të individit si Oscar Schindler, si Sir Nicholas Winton George, i njohur si “Schindleri Britanik”, apo Ëngjëlli i Budapestit, sikur njihet Raoul Wallenberg, diplomati suedez që shpëtoi 100 mijë hebrenj. Oscar Schindler, Nicholas Winton George, Raoul Wallenberg vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetë!

Këta emra që përmenda me sipër dhe plot të tjerë janë heronj të vërtetë, sepse ata u udhëhoqën nga ndërgjegjia e tyre, ndërsa Perëndimi e kishte humbur edhe fytyrën edhe ndërgjegjen pasi Holokausti ndodhi në zemrën e Europës.

 

Diktatura komuniste e mbuloi me terr mbrojtjen e hebrejve gjatë Holokaustit

 

Në historinë e Shoah, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku edhe kur  ishte e pushtuar nga Gjermania naziste nuk kanë funksionuar ligjet naziste antihebreje. Në Shqipëri hebrejtë i mbrojti Mbreti, kryeministri, ministri i brendshëm deri tek banorët e fshatarët e thjeshtë. Prandaj a nuk meriton të thuhet se gjatë Holokaustit çdo shqiptar ishte një hero sepse kreu detyrën. Në Shqipërinë e periudhës së Holokaustit Zoti ishte aty !

“Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrejve në Shqipëri, sepse Shqipëria është një nga vendet e rralla sot në Evropë ku nuk ekzistojnë paragjykimet dhe urrejtja fetare, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime.” Këto janë fjalët e Herman Bernstein, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, 1934.

Por, mjerisht, kjo pjesë e ndritur e historisë shqiptare është mbajtur tërësisht në errësirë nga diktatura komuniste, e cila ishte po aq barbare se nazizmi dhe Hitleri. Hitleri shfaroste hebrejtë, regjimet staliniste në Europën Lindore, me në krye Shqipërinë vrisnin dhe shfarosnin shqiptarë! Regjimi komunist nuk ishte i interesuar të zbardhte atë faqe të ndritur të historisë, sepse shpëtimtarët e hebrejve diktatura Hoxhiste i kishte damkosur si “tradhtarë” e “kuislingë”, duke i zhdukuar e vrarë.

Në prag të rrëzimit të diktaturës, Ramiz Alia për herë të parë, për të rehabilituar biografinë e sterrosur nga krimet e regjimit hoxhist do t’i jepte një dosje me fakte ish Kongresmenit Joe DioGuardi, i cili shoqërohej nga Kongresmeni amerikan i mbijetuar i Holokaustit Tom Lantos, ku zbulohen të dhëna se si shqiptarët gjatë Shoah u kanë dhënë strehë dhe mbrojtje hebrejve.

Por një vepër të mirëfilltë sensibilizuese rreth kësaj të vërtete ka dhënë fotografi Norman Gershman me ekspozitën dhe filmin e tij kushtuar Besës, Kodit të Nderit të Shqiptarëve Myslimanë, të cilët shpëtuan Hebrej gjatë Holokaustit.

Kjo pjesë e ndritur e historisë po del nga errësira në dritë falë vetë hebrejve, një pjesë si dëshmitarë, një pjesë të prekur nga e vërteta, të cilët duan t’i përjetësojnë me mirënjohje veprat e shqiptarëve në Yad Vashem.

Në jetën time unë personalisht kam njohur pak hebrej. Në fillore deri në tetë vjeçare kam patur një shoqe shkolle që quhej Stela Levi. Më pëlqenin shumë flokët e saj të kuqe. Kishim marrëdhënie shumë të mira. Sot Stela jeton në Izrael. Kam njohur Dr.Rashel Kohen Cikuli, miken e familjes sonë, një mjeke humaniste dhe personalitet i shkëlqyer. Kam njohur Robert Shvarzin, motra e të cilit ishte martuar me kunatin e një mikes time me të cilën punoja në Institutin e Kulturës Popullore, sikur edhe me zonjën Sandra Gani, e cila pas rrëzimit të diktaturës bashkë me familjen shkoi në Izrael. Babai më tregonte me entuziazëm për një mikun e tij Mark Menahem, inxhinier i cili tim eti i fliste në mes të diktaturës për projekte madhështore si hapja e Tunelit të Krrabës që do ta kthente Elbasanin lagje të Tiranës, vepër që do të realizohej gjysmë shekulli më vonë. Në Tiranë komuniteti i hebrejve ishte i vogël dhe mbahej nën hije nga diktatura.

Me rënien e diktaturës bota u hap dhe ne shqiptarët mësuam të vërtetën se çfarë u kishte ngjarë hebrejve nga nazizmi, ndërsa kishim si eksperiencë se çfarë u kishte ngjarë shqiptarëve nga komunizmi, dy djaj që ushqehen me gjak njerëzor.

Fati deshi që të jemi  takuar me Johanna Jutta Neumann. Librin e zonjës Johanna, që sot mban autografin e saj, të titulluar shqip “Në sajë të Shqipërisë, Rrëfime për vete” ( Escape to Albania: Memoirs of a Jewish Girl from Hamburg) e kisha lexuar gjashtë vjet përpara se të takoheshim dhe ta përqafoja në Bazel, në pranverën e vitit 2014.

Johanna Jutta Neumann kishte lindur në Hamburg në vitin 1930, një vit e ca më vonë nga Anna Frank. Të dyja ishin hebreje të Gjermanisë. Otto Frank dhe prindërit e Johanna Neumann i largojnë fëmijë nga Gjermania kur Hitleri do të niste Natën e Kristaleve, preludin e Shoah, duke djegur Sinagoga e dyqanet e banesat e hebrejve gjermanë. Otto Frank me drejtim Hollandën, babai dhe nëna bashke me Johannan drejt Shqipërisë, ku Mbreti Zog dhe qeveritë e mëpasme të konsideruara “kuislinge” nga historiografia komuniste morën në mbrojtje dhe shpëtuan sipas dokumentave jetën e rreth 3200 hebrejve.

Johanna Jutta Neumann u bë si Ambasadore e shqiptarëve për të nxjerrë në pah të vërtetën. Nëpër intervista dhe në takimet me publikun ajo ka treguar se si kryeministri Mustafa Kruja u takua me Jakomonin dhe i tha se shqiptarët do t’jua hapnin kufijtë hebrejve, do t’i mbronin e strehonin duke u ndryshuar emrat. Dhe ashtu u veprua. Po kështu Ministri i Brendshem i asaj kohe Kol Bib Mirakaj u lëshoi hebrejve rreth 2000 pasaporta që të kalonin në Italine jugore të çliruar nga forcat aleate, ndërsa populli shqiptar i strehoi nëpër shtëpitë e veta. Qëndrimi në Shqipëri i familjes të Johanna Jutta mbyllet me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore kur kjo familje në fillim shkon në Itali dhe prej andej drejt SHBA-ve. Por mirënjohja e Johanna Jutta Neumann nuk rreshti kurrë.

 

“Lulja e Vlorës” e Anna Kohen

 

Pikërisht kur Johanna teenager do të largohej nga Shqipëria, në Vlorën buzë detit do të lindte Anna Kohen, e cila do ta tregojë historinë e familjes të saj hebreje në librin e saj titulluar Lulja e Vlorës, The Flower of Vlora, që më 6 shtator ka filluar të shitet në Amazonë në tri versione, ndërsa përkthimi në shqip nga Edvin Robert Shvarz del në nëntor.

“The Flower of Vlora” e lexova me një frymë.

Anna Kohen do ta vazhdojë historinë aty ku e kishte lënë Johanna Neumann, duke plotësuar pazëllin e saj jo si e mbijetuar por si dëshmitare.

Në kohë të ndryshme, të dyja Johanna dhe Anna, emigruan në Amerike, Johanna më 1945, Anna më 1971. Në Amerikë ato do të takoheshin duke i caktuar vetes misionin t’i tregojnë botës se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që i mori në mbrojtje hebrejtë.

Në librin e saj Lulja e Vlorës, Anna Kohen ua atribuon këtë meritë gjithë popullit shqiptar.

Libri është autobiografik, i shpalosur përmes një narracioni që të rrëmben, ndërthurur me historinë e shqiptarëve që është fshehur nga konjunkturat e regjimit totalitar.

“Lulja e Vlorës” ka një vlerë historike dhe dokumentare, pasi aty rrëfehet jo vetëm për jetën e një familje dhe komunitetit hebrej në Vlorë, por hidhet dritë se kur e qysh komuniteti i hebrejve ka nisur të vendoset në trojet e Shqipërisë aktuale. Prej mbi dy mijë vitesh përpara, gjatë inkuizicionit spanjoll deri tek Holokausti. Sepse janë mikpritur.

Anna Kohen hedh dritë për hebrejtë Romaniotë, degë e lashtë e hebrejve nga e ka edhe prejardhjen. Romaniotët, vendosur që në kohën e bizantit nëpër qytetet e Greqisë të sotme si Janinë, Artë, Kavallë, (dikur ishin qytete të vilajetit të Janinës), kishin ardhur në Shqipëri prej shekullit XVIII, duke jetuar, punuar, ruajtur fenë, gjuhën dhe traditat hebreje. Familja e Annës jetonte në Janinë si pjesë e komunitetit Romaniot me rreth 2000 vetë. Vetëm rreth 200 prej tyre mbijetuan sepse gjatë Holokaustit u deportuan nga Janina nëpër kampet e përqendrimit. Vetëm e jëma dhe daja mbijetuan nga familja e nënës së Annës.

Ndërsa gjyshi nga babai i Anna Kohen vendosi që bashkë me gruan e djalin, Davidin 18 vjeçar, të emigrojë në Vlorë për të ndërtuar aty jetēn duke iu bashkangjitur komunitetit Romaniot dhe atij hebre.

Historiografia shqiptare e diktaturës ka fshehur gjithçka, duke mbjellë terr dhe injorancë. Anna Kohen, bën me sukses edhe historianen, sepse historia e familjes të saj është fragment i historisë të komunitetit, që konservoi kulturën e hebrejve Romaniotë, traditat, gjuhën dhe fenë edhe në Shqipërinë e diktaturës që e ndalonte besimin fetar.

Komuniteti i hebrejve ishin ngulitur në trojet shqiptare kohë pas kohe, në kohë kritike dhe dramatike për t’i shpëtuar persekutimeve, sikur edhe komuniteti i armenëve që u vendos në Shqipëri për t’i shpëtuar genocidit të perandorisë osmane.

 

Shqipëria ishte Parajsë për Hebrejtë

 

Anna Kohen tek Lulja e Vlorës zbulon të vërtetën e madhe se gjatë Holokaustit, Shqipëria ishte Parajsë për Hebrejtë. Anna nuk e ka përjetuar Holokaustin se nuk kishte lindur ende, por familja e saj po. Gjyshërit, prindërit dhe vëllai bebe po, të cilët gjatë pushtimit nazist u larguan nga Vlora për tek familja e Kadri e Vera Lazaj në fshatin Trivëllezër. Aty imami Musa Sinani u kishte ndryshuar emrat, pra kuptohet se ishte orientim i qeverisë, sikur e tregon edhe Johanna Jutta Neumann. Gjyshi Elia, mori emrin Muhamet; gjyshja Anetta, Fatime; babai nga David, Daut; nëna Nina u quajt Bule dhe vëllai Elio, Ali.

Ndërsa në anën tjetër të Europës, Elie Wiesel ngrinte zërin duke parë se qytetërimi Europian kishte humbur çdo vlerë, Anna Kohen i është për jetë mirënjohëse Familjes Lazaj dhe shqiptarëve. Dhe, për ta bërë mirënjohjen të mbijetojë, Anna Kohen shkruan “Lulja e Vlorës”, si një trashëgimi që ua le pasardhësave të saj, por falë plotfuqishmërisë që gëzon e vërteta, edhe si pjesë e jetës edhe si letërsi, “Lulja e Vlorës” sjell vlera historike, dokumentare dhe letrare. Sepse, duke lexuar autobiografinë e Anna Kohen, kupton se letërsia dhe realiteti janë binjakë. Jeta e Anna Kohen dhe familjes së saj i ngjan një romani me happy end, që meriton një dorë mjeshtri si Steven Spielberg për t’u xhiruar, për t’i treguar botës mbarë se gjatë Holokaustit pati një vend të vetëm në Europë si Shqipëria ku asnjë hebre nuk u spiunua, nuk u dënua dhe nuk u deportua në Auschwitz, Treblinka, Buchenwald a gjetkë, falë Besës dhe kodit të nderit të shqiptarëve.

Libri ka momente shumë emocionuese, kjo falë sinqeritetit dhe dashurisë me të cilin është shkruar nga Anna Kohen. Anna Kohen ka lindur në Vlorën e saj që e do fort, ku familja kishte filluar ta ndërtonte aty jetën prej vitit 1938. Anna Kohen shkruan “Megjithëse nuk kam patur kurrë shtetësinë shqiptare unë e kam konsideruar veten një hebreje shqiptare apo hebreje shqiptaro-greke.”

Më emocionon shumë ky pohim i Anna Kohen dalë nga shpirti i saj dhe vuaj e qaj me lot që ky komunitet tashmë është shpërngulur për shkak të diktaturës komuniste dhe tranzicionit. Mendoni hebrejtë prej rreth dy mijë vjetëve kishin filluar të nguliteshin në Shqipëri dhe po shpërngulen pothuaj të gjithë.

Është shumë e trishtë dhe e dhimbshme se si një personalitet si Anna Kohen, që e konsideron veten hebreje shqiptare, iku nga vendi që e deshi dhe e shpëtoi! Por me këtë rast duhet të vlerësohet guximi i babait të saj që e largoi familjen nga regjimi komunist drejt botës së lirë, sepse diktaturat janë njëlloj, si ato të zezat ashtu edhe të kuqet, pasi mbështeten në persekutimin e njeriut.

Me figurën e Anna Kohen si personazh kam mbi tre dekada që njihem, prej vitit 1989 kur u kthye në Shqipëri për herë të parë pas largimit  në 1966, ashtu edhe për faktin se Anna Kohen është shumë e përfshirë në jetën sociale të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, si një mjeke shumë e suksesshme, si veprimtare e shquar në mbështetje të gruas me shoqatën Motrat Qiriazi që ajo e drejtoi mbi dy dekada, për mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë konfliktit, për sensibilizimin mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtje të Hebrejve gjatë Holokaustit. Ndërsa historinë e jetës nuk ia dija dhe as nuk mund ta merrja me mend. Histori romani.

Të dyja, Johanna Jutta Neumann që u largua nga Shqipëria kur në Vlorë sapo kishte lindur Anna Kohen, fati i bashkoi në SHBA. Të dyja këto zonja të nderuara jo vetëm u bënë avokate të shqiptarëve, por edhe e treguan të vërtetën e kulluar, ndërsa ishte manipuluar nga regjimi komunist dhe lënë në errësirë nga tranzicioni i komprometuar. Të dyja tregojnë dy anë të së njëjtës monedhë,  të ndaluar e censuruar nga regjimi komunist. Johanna Jutta Neumann hedh dritë se shpëtimtarët e tyre ishin “kuislingët” apo armiqtë e regjimit Hoxhist, të cilin Anna Kohen e përshkruan si një diktaturë me të gjitha atributet e një shteti totalitarist.

Anna Kohen dhe Johanna Jutta Neumann janë dy hebreje që i bashkon mirënjohja dhe dashuria për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por midis tyre ka një ndryshim. Jutta Neumann është hebreje gjermane nga Hamburgu, ndërsa Anna Kohen hebreje shqiptare nga Vlora, që e do fort qytetin ku ka lindur, detin, perëndimin e diellit që ajo vizatonte kur ishte fëmijë  me një varkë me yllin e Davidit duke lundruar bosh pa njerëz mbi Adriatik.

 

Familja Kohen nuk pranon të jetojë në regjimin komunist

 

Anna Kohen shkruan me dashuri të madhe për jetën e familjes Kohen në Vlorë, për gjyshen Anette që mbante timonin e shtëpisë, për biznesin familjar të ngjyrosjes dhe shitjes të shallave plot ngjyra që i prodhonin vetë, për edukatën e punës që Anna e kishte marrë që fëmijë, kur zgjohej në dy të natës e vinte një gur për nënën e saj në rradhën e dyqaneve ushqimore apo kur tre fëmijët ngriheshin në orën 4 të mëngjesit për të ndihmuar në punët e biznesit. Anna tregon me krenari se ajo ishte edukuar për të arritur gjithçka me punë, djersë  dhe ndershmëri.

Anna tregon për Vlorën dhe “Rrugën e Çifutëve” sikur e quanin që banohej nga komuniteti i hebrejve, me të cilēt ndanin në sekret të plotë kremtimet e festave dhe traditave hebraike, por Anna tregon se midis hebrejve të Vlorës dhe vlonjatëve kishte marredhenie shumë të bukura dashurie dhe respekti.

Anna Kohen krenohet në libër me Vlorën e saj dhe me komunitetin e hebrejve që kanë jetuar në qytetin bregdetar. Anna tregon se si Ismail Qemali posa u firmos pavarësia e Shqipërisë me bashkfirmëtarët e tjerë shkoi të festonte në familjen hebreje Kantozi, fakt që tregonte se komuniteti i hebrejve në Vlorë ishte me ndikim e gëzonte autoritet dhe emër të nderuar.

“Lulja e Vlorës” e Anna Kohen hedh dritë në realitetin e kohës ku jetoi duke mbajtur qëndrim kritik ndaj diktaturës komuniste Hoxhiste dhe Sigurimit të Shtetit, shkaku që familja Kohen të mos pranonte të merrte shtetësinë dhe me 7 anëtarë, 28 vite pas vendosjes së tyre në qytetin bregdetar, më 1966 do ta linte Vlorën dhe Shqipërinë. Ju kujtohet kur në vitin 1938 gjyshi Elia, gjyshja Anetta dhe biri i tyre Davidi 18 vjeçar nga Janina vendosën të shtrinin rrënjët në Vlorë. Më 1942 Davidi u martua me Ninën dhe më 1943 u lind Elio, fëmija i parë. Familja do të rritej pas Luftës së Dytë Botërore edhe me tre fëmijë të tjerë. Në gushtin e 1945 do të lindte Anna Kohen. Familja Kohen i shpëtoi Holokaustit në Shqipëri, por ata e kuptuan se diktatura Hoxhiste s’kishte ndryshim me nazizmin dhe prandaj vendosin të ikin nga vendi bunker. Familja Kohen nuk e kishte pranuar shtetësinë shqiptare, me pretekstin se do të humbnin pronat në Greqi. Me shumë vështirësi arritën që Elio të niste studimet për inxhinier dhe Anna për mjeke dentiste, por më 1966 David Kohen arriti që bashkë me gjithë familjen të fluturonte me avionin e Alitalia nga Rinasi në Romë dhe prej andej në Athinë e pas disa muajsh nën kujdesin direkt të HIAS, organizatë amerikane në mbrojtje të hebrejve, do të mbërrinin ne New York, SHBA. Anna do të përfundonte studimet për mjeke dentiste në Athinë dhe më 1971 do t’i bashkangjitej përfundimisht familjes në New York. Posa do të zbriste nga avioni, punonjësit e HIAS do t’i jepnin në dorë green card duke i uruar mirëseardhjen në SHBA, që Anna ta shijonte e jetonte lirinë e vërtetë.

Më 1989 Anna Kohen kthehet në Shqipëri, me pretekstin për të sjellë një makineri dhuratë për fakultetin e stomatologjisë, por ka si mision të sajin të realizojë largimin nga Shqipëria komuniste për në SHBA edhe të 37 anëtarëve të rrethit të saj familjar. E gjithë jeta e Anna Kohen është një mision për të ndihmuar! Anna Kohen gjithë jetën ka ndihmuar sa ka mundur, hebrej, shqiptarë, Shqiptarë të Amerikës, të Kosovës, gra, qytetarë të Botës në përgjigje të rebelimit aq të drejtë të Elie Wiesel tek Nata se gjatë Holokaustit “njerëzimi nuk pati as baba, as vëlla, as miq, bile as Zot!”

Anna Kohen tregon në librin e saj se njerëzimi shpëton nga Holokaustet apo nga barbaria, a nuk është duke ndodhur një barbari tjetër në Ukrainë, vetëm duke reaguar e duke hequr dorë nga indifernca dhe heshtja!

Me rrëzimin e diktaturës, Anna Kohen i forcoi lidhjet edhe me Shqipërinë, edhe me komunitetin Shqiptaro-Amerikan ne SHBA, ku shquhet dhe respektohet për kontributin e saj të pandalshëm. Më 2012 Anna Kohen me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, e ftuar si Mike Nderi nga shteti shqiptar vjen në Shqipëri dhe me këtë rast shkon në fshatin Trevëllezer, tek familja Laze që strehoi familjen e saj. Kadri dhe Vera Lazaj nuk jetonin më, por takohet me Rokon, djalin e tyre. Synimi i Anna Kohen është që emri i familjes Lazaj të përfshihet në Yad Vashem. Dhe është vetēm çështje kohe. Anna Kohen, qytetare Nderi e Vlorës, nuk harron të kujdeset që Rruga e Çifutëve në qytetin e saj të lindjes, sikur njihej, të emërohet denjësisht “Rruga e Hebrejve”. Anna Kohen po ashtu kujdeset që një rrugë në Durrës të marrë emrin e mikes të shqiptarëve Johanna Jutta Neumann.

Një kulm i autobiografisë tek Lulja e Vlorës është edhe familja e Anna Kohen, vajza, djali, dy nipat, mbesa dhe Markusi, dashuria e jetës, i cili bashkë me nënën dhe babain e tij janë të mbijetuar të Holokaustit. Në të njëjtën kohë, por në vende të ndryshme të Europës, gjatë Holokaustit, kur familja e Anna Kohen i shpëtonte duke u strehuar në fshatin Trevëllezër afër Vlorës, familja hebreje me origjinë polake e Markusit të vogël 7-8 vjeçar do të përjetonte të zezat. Markusi fëmijë e sheh me sytë e ballit se si nazistët i vrasin të vëllain e vogël Olekun, emrin e të cilit kur të lindte do ta merrte djali i Markus dhe Anna Kohen. Markusi ka një histori dramatike, rrëqethëse. Kur më në fund pas Luftës së Dytë Botërore do të shkojnë në Amerikë, në fillim Markusi kërkon të vihet drejtësi, duke marrë hak, por pastaj beson tek drejtësia e shtetit të së drejtës.

Tmerret e përjetuara nga Markusi dhe familja e tij, hebrej polakë të mbijetuar të Holokaustit nxjerrin në pah edhe një herë në libēr vlerën e mikpritjes shqiptare përmes “Besës, kodit moral të shqiptarēve”, si një mësim për gjithë njerëzimin. “Lulja e Vlorës” që është vetë Anna Kohen kujton në autobiografinë e saj Talmudin se “një jetë e shpëtuar është gjithë njerëzimi i shpëtuar” – “Whoever saves one life saves the world entire.”

Perëndimi sot është përpara një prove. Kjo provë është Ukraina. Në qytetet e çliruara nga ushtria e Ukrainës po zbulohen varreza masive, me fëmijë, gra, burra e të moshuar! Të gjithë civilë! Zoti është lart në qiell, ndërsa ne që jemi mbi tokë nuk mund të heshtim. Ne duhet të jemi prindër, vëllezër e miq të njëri-tjetrit, si qytetarë të civilizimit Perëndimor por edhe si qytetarë të botës mbarë!

“Lulja e Vlorës” e Anna Kohen e bekon Shqipërinë dhe shqiptarët për reagimin ndaj të keqes që e kishte pushtuar botën, por tregon se si familja e saj dhe ajo po ashtu reaguan ndaj të njëjtës të keqe por me emër tjetër. Nazizmi dhe komunizmi apo stalinizmi janë sinonime midis tyre. Jo më kot 23 gushti njihet si Dita evropiane në përkujtim të viktimave të regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre, të nazizmit e të stalinizimit duke dënuar çdo formë të totalitarizmit.

Duke e përfunduar librin, një peng më mbeti dhe m’u mblodhi një lëmsh në fyt për Shqipërinë dhe Vlorën në mileniumin e tretë të zbrazur pothuaj nga komuniteti i hebrejve të vendosur në Shqipëri dy mijë vjet më parë. Anna Kohen në faqet e librit i kthehet rishtas vizatimit të saj  kur ishte një vajzë e vogël vlonjate hebreje të varkës me yllin e Davidit që lundronte në det bosh. Sot Anna ëndërron që kjo varkë të mbushet me hebrej turistë, ndërsa unë ëndërroj që Rruga e Hebrejve në Vlorë të gëlojë nga familjet e komunitetit hebre të kthyer tek rrënjët e tyre. Shqipëria ishte Edeni i hebrejve gjatë Holokaustit dhe ashtu do të duhej të mbetet.

“Lulja e Vlorës” – The Flower of Vlora e Anna Kohen është një libër që duhet lexuar. Ky libër i shkruar me shumë dashuri dhe vërtetësi i ka të gjitha vlerat për t’u përfshirë në bibliotekën e librave të shkruar nga të mbijetuar dhe dëshmitarë të Holokaustit.

blank

Letër të hapur At Gjergj Fishtës: At’ thirre një meshë mëshire dhe kujdesi për të gjithë ne që çdo ditë përdorim ABC-në që krijuat ju! – Nga PËRPARIM KABO

At, jam i mrekulluar krenarisht për ju, dhe i frigum nga situata e sotme!
At, më ndje, sepse ndoshta zemrën do të ta thyej, por ka gati dy dekada që shumë shqiptarë kanë marrë dhenë në kurbet e të shumtit janë në Greqi e në Itali. Fëmijët e tyre nuk e mësojnë shqipen, por greqishten dhe italishten; bile edhe emrat i vënë jo më si të shqiptarëve. Kjo pjesë e breznive të reja të kombit po lëviz pa bosht dhe, dihet: rrota pa bosht të shpie atje ku s’duhet.
At Gjergj Fishta, të falem që pranove të bisedonim në këtë ditë Feste Kombëtare (jo zyrtarisht), dhe më fal se vite më parë na kishin mbyllur sy e vesh për të mos fol me ty! Aq sa njerëz të letrave, që u besonim sinqerisht, na impononin një deformim të frikshëm të gjenisë tënde. Ndaj, të lutem, sot, kur edhe eshtrat t’i kanë hudh’ në lumë e lundrojë oqeaneve, si ADN-europianizmi, thirre një meshë mëshire dhe kujdesi për të gjithë ne që çdo ditë përdorim ABC-në që krijuat ju, vetëm për një qëllim: lartësimin e atdheut e të kombit, se veç dashurisë për ta Ju nuk kishit gja tjetër më të shenjtë!
Qëndroj përballë veprës tuaj At i nderuar dhe i ranë në gjunjë të falem, sepse çdo ditë që e shkruaj e lexoj e prek shpirtin tënd! Shkronjat që përdorim sot janë latine dhe ato, falë Kongresit të Manastirit të vjeshtës së dytë të 1908-s.
At Gjergji, ndoshta të shtiva në kujtime të thella e të vyera, por për ne sot veprat tuaja janë memorie historike, nga edhe ku orientohesh për hartën e rrugës.
E shihje gjuhën dhe kulturën si pjesë të qytetërimit europian, ndaj gjykove dhe këshillove si shkencëtari i parë europian, yni At Gjergji! Në Europë shkohej me libra e me dokumentacion; pra, me kulturë e me institucionalizëm parashikove, o mëndje horizontesh!
Qëndroj përballë veprës tuaj At i nderuar dhe i ranë në gjunjë të falem, sepse çdo ditë që e shkruaj e lexoj e prek shpirtin tënd! Shkronjat që përdorim sot janë latine dhe ato, falë Kongresit të Manastirit të vjeshtës së dytë të 1908-s. Në manastire shkojnë e ndryhen vajza e dëlira, si nën porosi të Apolonit, dhe djemtë që nuk duan me provu maskulitetin e tyre.
Por ja që në historinë tonë kombëtare emri Manastir na kujton dishepujt e kombëtarisë, ata që nuk lejuan të çnatyroheshim pas 500-vjetëve robëri për t’u larguar përfundimisht nga rrjedhat historike të qytetërimit evropian.
Ju u mblodhët atje në një tubim mbarëkombëtar, sepse përfaqësuesit erdhën nga të gjithë trevat: nga Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Janinë, Shkupi, Manastiri, Kolonja, Leskoviku, Dishnica, Resnja, Ohri, Mati, Dibra, Follorina, Starja, Kërçova, Prizreni.
Kongresi që ju mbajtët ishte edhe mbarëdiasporik, sepse pati delegatë që përfaqësuan shqiptarët e Italisë, të Bullgarisë, Rumanisë (Bukureshtit, Konstancës), Amerikës, Egjiptit. Por, mbi të gjitha ju i dhatë atij karakterin e një kongresi shkencor mbarëkombëtar, me qëllim hedhjen e themelit të ngritjes së kombit e shtetit kombëtar.
Në thelb të qytetërimeve janë besimet fetare, por edhe gjuha. Tek elementi i parë nuk mund të gjendej uniteti, sepse religjioni ynë ishte një mozaik besimesh. Për shkak të pushtimi të gjatë dhe mbijetesës, ishte bërë devijimi i thellë.
Por, nën petkun mysliman, katolik, ortodoks apo bektashi, besimtari ynë kishte mbetur shqiptar; as ishte turqizuar, siç edhe paragjykoi Kongresi i Berlinit i 1878-s, as ishte greqizuar, siç edhe pretendonin “Gjitonët e sëmurur” me “I Megali Ide”-në e Jan Koletit, por as edhe ishte italianizuar.
Kishin ruajtur gjuhën e nënës, të bukur, të pastër, konservatore dhe gati, në saje të fanatizmit, me trajta arkaike. Ky përrua ekzistencial na kishte mbajtur të pa përçudnuar. Vinte nga mugëtira e fillimjetës At, nga pellazgia jetëshpërgënj, kur nisi të ngrihej njerëzimi.
Siç shkruan George Von Hahn, patre: “… Lidhjet në mes shqipes dhe emnave më të vjetër të perëndive të Greqisë së zbuluem janë dëshmia ma e fortë që shqiptarët e sotëm janë pellazgë”. Ajo nuk kishte humbur, sepse ishte brenda gjokseve të shqiptarëve, ishte në mendjet e në ëndrrat e tyre, të cilat nuk mund të vidheshin, të religjionoheshin apo visheshin ushtare për nizam.
Gaboi rëndë Kongresi i Berlinit Pater, kur tha se atje ka vetëm “shqiptarë të turqizuar”, dhe se Shqipëria është veçse një shprehje gjeografike. E ju ishit atëherë një vocërrak 8-vjeçar, por një shqiptari i rrallë për nga vlerat që do t’ju sillnin bash pas tri dekadash në atë lartësi, ku dhe ju shpuri mendja dhe vepra, penda dhe krijimtaria që shpalosët në Kongresin e Manastirit e më tej gjithë jetën tuaj.
“…Gjuha e popujve të pakulturuem mund të rrudhet dhe të degradohet, format e tyre të mendimit dhe të jetës të mbeten në mijëvjeçarë statik. Kjo dëshmohet bukur qartë në gjuhën shqipe, në të cilën çiftëzohen forma gramatikore tejet të degradueme, me fonetikën më të pasur dhe rrënjët e lashta të fjalëve, të cilat, edhe pse në pjesën më të madhe të dobësueme, mbajnë sidoqoftë aty-këtu të pastër formë e fuqishme fillestare.”
Patët përgjegjësi të dyfishtë At Gjergji: edhe kombëtare, por edhe globale, sepse kjo gjuha jonë e vjetër është edhe rrënjë e thellë e qytetërimit parahelen dhe atij romak.
Kongresi juaj i Manastirit ishte një kongres shkencor me karakter gjuhësor, filologjik dhe arsimor, por edhe në ndihmë të një kleri me fytyrë kombëtare, sepse liturgjia jashtë gjuhës amtare dhe e shprehur në gjuhë të tjera, në jo pak, por në tre, do ta fragmentizonte tragjikisht antropologjinë tonë.
Ndaj, në këtë këndshikim, ju realizuat edhe një lloj protestantizmi civil, duke i hapur rrugë një kleri dhe liturgjie kombëtare.
Kongresi ishte shkencor edhe për një arsye tjetër, sepse delegatët e zgjedhur vinin nga shoqata dhe organizata patriotike në qëllimin e tyre, por tërësisht të diturisë, të shkencës, të akademizmit dhe të letrave – në përmbajtjen e tyre dhe në aktivitetin e deriatëhershëm gjithë po aq.
Këtej buroi klima e mirëkuptimit, sjellja e tolerancës, marrëdhënia e dialogut jopërjashtues, fryma e ekzigjencës shkencore dhe e orientimit vizionar evropian të Kongresit të bekuar të Manastirit.
Ndërgjegjja shkencore akademike u shpërfaq si autoriteti vendimmarrës; ndaj dasitë antropo-kulturore, të folmet dialektore, apo arritjet e deri asaj dite nuk prodhuan dot pengesa dhe nuk u gjykuan si të tilla.
Ylli polar ishte atdheu dhe atij Ju i ishit falë.
Zgjidhjet që vijnë nga shkenca dhe nga dishepujt e saj janë të tilla që reflektojnë pjekuri, ushqejnë vetëpërmbajtje dhe dritojnë largpamësi.
Ato ngrihen mbi folklorizmin, patriotizmin kallp vetëizolues dhe vetëcopëtimin e frikshëm pseudopatriot, që shpie verbazi në pështjellime, ku njëra pjesë t’i bjerë tjetres, në interes të një triumfi separatist që deformon gjithë procesin.
Vetëm përfaqësues të tillë shkencor mund të gëzojnë edhe tagrin e përfaqësimit të bashkëkombësve jashtë dhe larg kufijve të trugut dhe kombëtar.
Dituria nuk matet me kufijtë, por me progres. At i respektuar me emrin e bukur Gjergj, dëshiroj të të them se, nga largësia e njëqind viteve kur ju e mbajtët e atë tubim, sot mund të kumtojmë që Kongresi i Manastirit, me vendimet që more e me hapësirat që çeli është i pari kongres shkencor mbarëshqiptar, dedikur elementit palcor të identitetit historik, gjuhës së nënës, që ishte gjuha shqipe.
Njëherësh, kongresi ka kontribute universale, sepse, duke e mbajtur këtë vlerë unikale në strukturë të shkronjave latine e ruajti për të mos i humbur tiparet themelore. E gjithë kjo, që të mos këputej filli historik, kontinuiteti epokal dhe vijueshmëria e qytetërimeve që sot pranohet gjerësist si qytetërimi parahelen, i cili nuk mund të ishte as memec as pa identitet.
Ruajtët Atë atë që një studues i sotëm nga treva e Matit njohës i shkëlqyer i egjiptologjisë, i mitologjisë greke e romake, i historisë dhe i liturgjisë, e quan shterueshëm dhe me formë aksiomatike: shqipja, kjo “fosile e gjallë” e pellazgjishtes. Sikur për një moment të mendojmë që të ndodhte deformimi si edhe jua kërkoj në kongres me letrën e tij të gjatë greku D. Kurilius ose Kuterius – ata që kanë zbardhur dokumentacionet shënojnë se nuk i dallohet mirë emri, por kjo pak rëndësi ka; mund ta quajmë antishqiptari – do të humbte jo thjesht gjuha jonë e bukur, por një pasuri universale unikale, shenjëzimi kuptimor i gjenezës evropiane, mitokracia pellazge, kjo formë e parë e dijes globale.
Nuk ndodhi, falë jush, njerëzve të mençur, që pikërëndesat e historisë i mbajtët në ekuilibra prej filigrani dhe patët si motive të jetës e të aktivitetit tuaj atdheun, popullin, kombin dhe dinjitetin e tij.
Ndërsa Kongresi i Manastirit hodhi themelet e pavarësisë kombëtare. Pas betejës së Sedanit të shtatorit 1870 dhe fitores mbi francezët, Bismarku, themeluesi i shtetit modern gjerman, i bashkoi protestantët dhe katolikët në shtetin modern, duke e filluar këtë njësim me Kongresin mbi Arsimin dhe duke iu dhënë organizatorëve leksionin e radhës, se “ndryshimi në arsim nuk fillon nga universitetet, por nga arsimi elementar”.
Edhe ju At i donit shkronjat dhe ABC-në latine, sepse, paçka se vijonte sundimi xhonturk, brenda asaj hapësire që lejonte kushtetuta e tyre kishit qëllim që në shkollat turke dhe në ato greke të futej edhe shqipja dhe, krahas kësaj, të hapeshin edhe shkollat shqipe, unë ndihem i turpëruar para Jush sot, por dua t’ju bëj me dije se kemi aq shumë shkolla turke e greke në Shqipëri pas 100 vjetëve të kongresit, dhe ju bëjmë aq lavdërime dhe temena – duke i quajtur, deri edhe siç ndodhi para ndocakohe, kur një shkollë e huaj ku flitet edhe pak shqip u quajt më e mira në vend – saqë Ju, themeluesit e kombit, do duhet të rimblidheshit për ta vendosur shoqërinë në udhë të drejtë dhe shqiptarizmin në binarë.
Objektivin e parë At Gjergji e patët të vështirë, se reformatorët e Portës së Lartë ju prenë në besë, ju përndoqën e arrestuan kudo, në Tiranë, Korçë, Vlorë e gjetiu. Por patriotët dhe mësimdashësit e shqipes, klubet kulturore të mendimit, nuk u thyen, nuk u trembën, nuk u tërhoqën. Edhe objektivin e dytë e bëtë realitet, sepse në vitin 1909 u mblodh Kongresi i Arsimit në Elbasan, çka solli edhe të parën shkollë normale për të përgatitur mësues. Po mbaronte periudha e gjatë e medreseve, ku përgatiteshin hoxhë, dhe po fillonte një erë e re e një protestanizmi civil laik, e dijes dhe e shkencës.
Në vitin 1879, At i respektuar, pra fill një vit pasi u shpall Lidhja e Prizrenit, që hodhi themelet e shtetit kombëtar, u krijua Alfabeti i Stambollit (që në Toskëri njihej si alfabeti i Frashërllinjve), por që barti mençurinë e krijuesve, si të Sami Frashërit, nga Dangëllia –drita e diturisë përpara le të na shpjerë; të Vaso Pashë Shkodranit nga Shkodër Locja se – feja e shqiptarit është shqiptaria; të Kostandin Kristoforidhit nga Elbasani, që më 1872-shin përktheu në shqip Biblën; të Jani Vretos nga Postenani; të Tahsim Hoxhës nga Filati, aq pranë Dodonës, qendrës së pellazgëve, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, dijetar i hapësirave nga “raca e keplerianëve”.
At Gjergj Fishta, jam i mrekulluar krenarisht për ju, dhe i frigum nga situata e sotme, kur sjell në mendje se sa bukur e administruat Ju kongresin, si një forum institucional. Zgjodhët një president, të nderuarin Mit’hat Frashëri- megjithëse ende ai nuk kishte mbërritur- sepse vlerësuat kontributet, emrin e Frashërllinjve dhe mendjen e tij të thellë. Të gjithë njëzëri u gjendët në një mendje e në një fjalë. Dolët e pritët në stacion kur mbërriti në mbrëmje dhe ia lavdëruat Frashërin dhe kontributet e bijve të tij, për shërbimet e tyre ndaj atdheut. E Mit’hat beu, delegatit nga Shkodra që ia tha ato fjalë zemre, iu përgjigj se “shërbimet që Shkodra i ka bërë shqipes janë të panumërta, sepse kur shqipja qe e ndaluar kudo gjetiu, Shkodra pati privilegjin të vazhdonte ta përdorte dhe të punonte për përparimin e saj”.
E çelët Kongresin si një tubim të hapur edhe me njerëz të tjerë, e nxënësit e shkollës së mesme (idadijes) kënduan këngë patriotike, por, si europian nga qytetërimi, ju zgjodhët për mbarëvajtjen e tij një presidencë. Pas presidentit qëndronin si nënpresident zoti Gjergj D. Qiriazi dhe ziti Luigj Gurakuqi, ndërsa për sekretarë Nyzhet bej Vrioni nga Berati për gjuhën turqisht dhe Hil Mosi e Thoma Avrami për gjuhën shqipe.
Mënyra si operuat ju At Fishta më mrekullon për funksionalizmin dhe procedurat , sepse kongresi, për të kapërcyer situatën e alfabeteve që vepronin, për të mos u penguar nga dasitë dialektore dhe krahinore dhe për të mos e vënë fenë mbi kombin, e gjeti të udhës të krijonte një komision me 11 veta, që e kryesuat ju At Gjergj Fishta, dhe ku presidenti i Kongresit ishte anëtar.
Ju dhatë besën se, pa përfunduar, nuk do të informonit asnjë delegat të kongresit, i cili ju kishte mandatuar, dhe kishte vendosur unanimisht që përfundimet e komisionit do të ishin të pakontestueshme. Puna juaj nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë, sepse aso kohe kishte rreth gjashtë-shtatë alfabete të ndryshme, nga të cilat katër ishin më të përhapurat.
“Alfabeti i Stambollit që përdorej në Toskëri. Atë e përdorte Shkolla Shqipe e Vajzave në Korçë dhe shumë libra shkollorë ishin shtypur me të. Në Shkodër dhe në Shqipërinë e Veriut përdoreshin tri alfabete, njëri syresh njihet si Alfabeti i Jezuitëve; i dyti si Alfabeti i Bahkimit dhe i treti si Alfabeti i Agimit. Me Alfabetin e Jezuitëve kishin shtypur vetëm disa libra kishtarë dhe ndonjë revistë mujore. Ky alfabet është përdorur për 300 vjet. Dy të tjerët qenë përdorur në shkollat katolike në Shkodër dhe në fshatrat rreth e përqark këtij qyteti.”
Logjika gjithëplanësore, mbi të cilën arsyetoi kongresi, ishte se pasja e shumë afabeteve shpinte te fragmentizmi, dhe jo te bashkimi, sepse nuk mund të lexoheshin nga të gjithë ato që shkruheshin e që botoheshin. Ishte humbur shumë energji dhe pengohej përparimi kombëtar drejt pavarësisë kombëtare dhe shtetit kombëtar të pavarur, “për të mos përmendur këtu pengesën e madhe prej qeverisë (turke), e madhe sa askush nuk guxonte të thoshte se ishte shqiptar”.
At Gjergji, ndoshta të shtiva në kujtime të thella e të vyera, por për ne sot veprat tuaja janë memorie historike, nga edhe ku orientohesh për hartën e rrugës.
Ditën e tretë të kongresit, të hënën në mëngjes, e mori fjalën prifti katolik nga Durrësi Dom Nikollë Kaçori. Përtej identitetit fetar, ai u shpreh qartazi se “do të adaptonim me gëzimin më të madh të përdornim atë alfabet që do të caktohet”. Kjo nënkuptonte se shqipja e shkruar do të ishte tash e tutje edhe gjuhë liturgjike. Përpjekjet kishin filluar qysh më 1907-n, si nga shqiptarët e Amerikës ashtu edhe nga një prift amerikan në Korçë, i cili kishte ndikuar thekshëm që të kishte një bilinguizëm në liturgji, herë greqisht e herë shqip.
Nëse të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja, si gjuhë të saj do të kishin po gjuhën amtare, tanimë edhe të shkruar e me një alfabet standard latin, kjo do të thoshte se bashkëjetesa fetare dhe harmonia fetare kishin gjetur një mjet komunikimi universal të njëjtë. Shoqëria fetare nuk do të vinte më ndesh me shoqërinë laike, për shkak të komunikimit në gjuhë të ndryshme. Vetë njeriu ynë po futej në një udhë ku brenda arsyes nuk gjente pengesa komunikimi mes formave të tij të ndërgjegjes.
Hej At Gjergj Fishta, më ndalet fryma kur citoj ato fjalë që thatë Ju pas zotit Kaçorri: “Unë nuk kam ardhur të mbroj ndonjërin nga këto alfabete, por kam ardhur të bashkohem me ju dhe të adaptoj atë alfabet, të cilin Kongresi do ta vendosë si alfabetin më të dobishëm për ngritjen e popullit”. Ju kumtuat At se shqiptarët kishin humbur shumë në lëmin e qytetërimit dhe të arsimit, për shkak të mungesës së një alfabeti të përbashkët. Kulmimi juaj ishte klithmë lirie, dinjiteti ekzistence e prosperiteti historik, kur e mbyllët fjalën tuaj: “Armiqtë që e kanë rrethuar Shqipërinë janë shumë dhe secili prej tyre përpiqet të rrëmbejë për vete ndonjë copë. Por ne, edhe po të mos mundim ta mbrojmë atdheun me fuqinë morale që kemi, do ta mbrojmë atë me armë në dorë dhe nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të marrin qoftë edhe një pëllëmbë tokë shqiptare!”.
E kuptoj At, atë që po shkruan asokohe Gjergj Qiriazi për këto fjalë: “Unë nuk do jem i zoti t’i shkruaj në letër gjithë këshillat e vlefshme të Patër Fishtës, me të cilat secili nga ne u impresionua; ai na i preku zemrat aq shumë, saqë myslimanë e të krishterë nuk mundëm t’i mbanim lotët. Kur Patër Fishta po zbriste nga platform, Hafëz Ibrahim Efendi Hoxha nga Shkupi u sul drejt tij, e përqafoi me sytë mbushur me lot dhe e puthi. Kjo skemë, në praninë e treqind-katërqind njerëzve, nga të cilët tre të katërtat ishin myslimanë, la një përshtypje të madhe”.
Delegimi prej kongresit i kompetencave për hartimin e vendimeve nga një komision i mirëfilltë specialistësh prej 11 vetash, me në krye At Gjergj Fishtën, i cili nuk kishte të drejtë të merrte vendime me më pak se tetë veta, është tregues se Kongresi i Manastirit operoi me një Asamble të Gjerë Shkencore vendimmarrëse, bazuar tek autoriteti i dijetarëve të mirëfilltë. Ju e hapët mbledhjen e komisionit Patër Gjergji me fjalët e gdhendura dhe të arsyetuara për atë kohë dhe për këtë tonën: “Kjo detyrë që kombi na ka ngarkuar është një detyrë e madhe, sepse alfabeti, mbi të cilin do të vendosim, është boshti i kombit dhe i vetmi mjet, me të cilin kombi do të përparojë”.
At, më ndje, sepse ndoshta zemrën do të ta thyej, por ka gati dy dekada që shumë shqiptarë kanë marrë dhenë në kubet e të shumtit janë në Greqi e në Itali. Fëmijët e tyre nuk e mësojnë shqipen, por greqishten dhe italishten; bile edhe emrat i vënë jo më si të shqiptarëve. Kjo pjesë e breznive të reja të kombit po lëviz pa bosht dhe, dihet: rrota pa bosht të shpie atje ku s’duhet.
Po du me Ju sjell në mendje atyre dhe njerëzve që paguhen për me zgjidh këto çështje jetike do rreshta nga shkrimi yt Patër, “Gjuha shqype”, e shkurtit të 1917-s. “Ma e para punë pra qi lypet n’interese t’mbatunit t’gjuhës shqype asht kjo qi gjuha shqype të mbahet gjuhë msimi nder t’gjitha shkollat fillestare t’Shqypnis…Ata prind qi fmive t’vet nuk jau apin msimet e para n’kët gjuhë, ata, mas mendimit tonë, punojnë drejtpërdrejt kundra intereseve t’Shqypnis”.
At Gjergj Fishta, më lejo të kthehemi edhe njëherë të Kongresi i Manastirit dhe te puna e komisionit që ju drejtuat. Vendimi primordial që “të adaptohej alfabeti latin si bazë dhe pastaj të vendosej së çfarë tingulli t’i jepej çdo shenje. Dhe, sa për shenjat e tingullit, e gjetur në alfabetin latin, do të pranohej çdo lloj shenje që do të caktonte komisioni, sipas nevojës së tingujve që kërkon gjuha shqipe”.
Kjo ishte përgjegjësia dhe sfida juaj, ku edhe u sendërtua kapaciteti juaj shkencor dhe ai europian. Ju e gjetët mirëkuptimin edhe kur pranuat të përdoreshin të dyja alfabetet, edhe ai i Stambollit (Frashëri), por edhe ai latin. Veçse kambana e arsyes erdhi nga fjalët tuaja At i nderuar Fishta!
Ju e drejtuat kongresit-kur në sallë ishte edhe dërrasa e zezë ku ishin shkruar shkronjat, të cilat i solli Luigj Gurakuqi-me këto fjalë epokale që shihnin nga një e ardhme europiane e atdheut: “Alfabeti i Stambollit është i mjaftë për t’iu përgjigjur nevojës së kombit, porse, që të mund të shtypeshin libra përjashta Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame jashtë, kemi nevojë të zotërojmë një alfabet me shkronja krejt latine”. Dhe fjala juaj u mbyll me duartrokitjet e brohoritjet “Rroftë Alfabeti!”.
E shihje gjuhën dhe kulturën si pjesë të qytetërimit europian, ndaj gjykove dhe këshillove si shkencëtari i parë europian, yni At Gjergji! Në Europë shkohej me libra e me dokumentacion; pra, me kulturë e me institucionalizëm parashikove, o mëndje horizontesh!
At Gjergj Fishta, të falem që pranove të bisedonim në këtë ditë Feste Kombëtare (jo zyrtarisht), dhe më fal se vite më parë na kishin mbyllur sy e vesh për të mos fol me ty! Aq sa njerëz të letrave, që u besonim sinqerisht, na impononin një deformim të frikshëm të gjenisë tënde. Ndaj, të lutem, sot, kur edhe eshtrat t’i kanë hudh’ në lumë e lundrojë oqeaneve, si ADN-europianizmi, thirre një meshë mëshire dhe kujdesi për të gjithë ne që çdo ditë përdorim ABC-në që krijuat ju, vetëm për një qëllim: lartësimin e atdheut e të kombit, se veç dashurisë për ta Ju nuk kishit gja tjetër më të shenjtë!
Amen!

Send this to a friend