“Andrra e masdites”
Me mujt me kan edhe un ashtu me ty
Si ajo çika qe çdo masdite e shoh neper qytet
Ajo pshtet kryet mi supin e tij
Ai i kallzon per jeten, i flet e i flet….
Me pas edhe un çka me kujtu si ajo
Shetitjet e mramjet kur mke majt per dor’
Po un smuj i fshij andrrat e tua per sherim
N’at rrug qe baje, aq pak metra katror
Me kan sapak me kthy kohen
E me mujt me kriju ni kujtim
N’ni rrug me kalldrem, me gur a qoshe
Me ec perkrah edhe un me babin tim…
Me e dit at ndjesin se je e sigurt
Kur perkrah ki shtyllen ma t’fort
Me dit si asht me jetu me te
Me t’msu e me dit çka t’pret n’ket bot’
Me mujt me kan edhe un ashtu…
Si ajo çika qe çdo masdite e shoh neper qytet
Ajo pshtet kryet mi supin e tij
E un bie ne andrra, ku ti me flet, me flet….
“N’prehnin e nanes”
M’vjen era nan’ e pshtetem n’kraht e tu
Ku dora jote amel flokt, mir mi shkon
E thijat n’ato flok qe mkan rrit shtatin mu
Bardhsi e ftyrs tane qe shpirtin fort ma gzon
Atyn’prehnin tan, moj nan ku bjen qetsia
Aty ku merr er’ jeta e zemra nin dashni
I amli zani jot m’kthen në dit t’mia
M’kthen n’koh mrapa sa vite n’fmini
Ater kur ti moj nan m’knojshe kang djepi
Pa fjet e e rropatun, hiç nuk nijshe ran
E hanë e yje mi ki ul rreth djepi
Ambël mki perkun, sa gjumi me m’zan
M’vjen era jote e pshtetem n’kraht e tu
Sa her lodhem, merzitem prej flliqsive t’ksaj bote
E tanahert marr rrugen, tanaheret vi
N’prehnin tan moj nan, …..ah m’pret dora jote!
“Goja nan’ dy her nuk thot”
Me e mat dashnin sa jeta e me mledh t’mirat tan ka jan
Me e shkru prap qysh a nis bota, prap kish nis me emnin nan’
N’prehen t’saj si n’drit te synit, amël shkon e amël vjen
Tan dashnin e zemres nanes kun se gjan, as gja s’ta kthen
Me e mat dashnin sa jeta, sa qerpiki që lot shtrengon,
Me ju lut tan bots e shkreta…goja nan dy her nuk thot!
“I shkruej dashnisë…”
I shkruaj dashnise per ty e ben ftohte
Si erdhi keshtu ky dimer me acar
Floke-kredhur hidhet krenare kjo bore
E mbulon dite… e dite pa te parë
Zuni me ra sivjet bore e madhe
E kuturu u mbyllen shtigjet si per dreq
Çdo nate i kendova mungeses se dashnis se madhe
Ku je…ku te zuni valle ky mot i keq
Me mendje bana, eh..rruge te gjate
Mes bredhash, as lisash s’te gjeta dot
S’te ndolli as kanga e dashnise se madhe
As s’po te gjej, as s’te le dot…
Valle ç’paske kene keshtu,
S’gjendesh ne lisa, as bardhesi,
Floke-kredhur kjo bore me sjell mall
E kenga e dashurise me ndjell tek ti…
“Culahaj e vjeter”
Aty pernat e gjaj ni anderr
E me ta nisna, me t’a andrroj
Perkundna n’tok e m’vjen e amël
Dej n’qjell nisna me ta e shkoj
Culahaj e vjeter e fminis teme
Ti s’ki ndryshu, veç un jam rrit
Çdo pramje n’prehen qysh me maje
Prap kam ardh e prap mki prit
Perkuni andrren prap dej n’yje
E çoj n’qjell me gzim e gaz
E prap nisoj hanes i baj lutje
Ah n’fmini, koha po kthehet mas
Aty jam sot e andrren e perkuni,
Si ater kur kujtojsha qe n’yje rri,
Un jam rrite dhe andrra tash asht tjeter,
Ah culahaj e vjeter…sot prap po nihna fmi…
Tropoje, Janar 2019
Komentet