VOAL

VOAL

Andrea Pirlo në fund të vitit do t’i japë fund karrierës së tij si futbollist

October 8, 2017
blank

Komentet

blank

Vdekja e Maradonës, 8 aktakuza

VOAL- Tetë punonjës shëndetësorë që kujdeseshin për ish-kampionin do të gjykohen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia me rrethana rënduese për vdekjen e Diego Armando Maradonës.

Mes tetëve, të cilët rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vite burg, ka një neurokirurg dhe mjek familjar, një psikiatër, një psikolog, një menaxher infermierie dhe disa infermierë.

Sipas hetuesve, stafi që u mor me Maradonën, i cili vdiq në moshën 60-vjeçare nga një arrest kardiak, ishte protagonist i një trajtimi në shtëpi të paprecedentë, totalisht të mangët dhe të pamatur dhe dyshohet se kreu një sërë improvizimesh dhe falsifikimi. rsi-eb

blank

blank

FADIL VOKRRI ISHTE DHE MBETET EMBLEMË LAVDIE DHE KRENARIE E FUTBOLLIT SHQIPTAR – Nga ARIF EJUPI

Vdekja e parakohshme e Fadil Vokrrit, kryetar i Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës,është pritur kudo me dhembje dhe pikëllim të thellë.
Vokrri lindi më 23 qershor 1960 në Podujevë. Origjina e familjes së tij është nga fshati Sfeqël i kësaj komune. Rizahu, gjyshi i Fadilit njihej në gjithë Llapin si njeri i urtë e arsimdashës.
Në mënyrë që katër djemtë e tij Bejtullahu, Abdullahu, Selatini dhe Muhameti, të kenë një jetë më të lehtë dhe më të begatët ai me familjen e tij të ngushtë në fillim të viteve të 50-ta largohet nga Sfeqla dhe vendoset në qytezën e Podujevës.
Me gjithë vështirësitë e shumta të asaj periudhe djem dhe vajza të kësaj familje tregohen mjaft të suksesshëm si në edukim ashtu edhe në sport.
Abdullahu, babai i Fadil Vokrrit, është njëri nga pedagogët e parë në Llap. Ai së bashku me Nexhmi Sejdiun, Ramadan Salihun, Nazmi Rrahmanin, Murat Blakun, Kadrush Ramën dhe intelektualë të tjerë të kohës konsiderohen edhe si themelues të gjimnazit të përgjithshëm “8 Nëntori” të Podujevës.
Një kohë të gjatë ai punoi si redaktor dhe drejtor i Entit të Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës. Tani ky institucion i Arsimit dhe Shkencës,njihet si“Libri Shkollor i Republikës së Kosovës”
Pas dëbimit të Serbisë nga Kosova ,Abdullahu ndihmë të jashtëzakonshme dha edhe si ligjërues i lëndës së Pedagogjisë, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Kosovës.
Ai gjithashtu la pas vetes edhe dhjetëra vepra mbi Shkollat dhe Arsimin në Kosovë.
Krahas punës edukative Abdullah Vokrri shquhej edhe si futbollist, i cili mbi një dekadë luajti në Llapin e Podujevës,së bashku me humoristin e njohur Fitim Domi-Mixha Ramë.
Rrugën e tij e ndoqën edhe dy vëllezërit e tij më të rinj Selatin dhe Muhamet Vokrri.
Selatini në pozitën e qendërsulmuesit me lojën e tij të bukur gjatë e mbajti Llapin në grupin e skuadrave më të mira të Kosovës.
Në periudhën kur Vëllazërimi i Gjakovës, zhvillonte gara në Ligën e Dytë Futbollistike të ish-Jugosllavisë, grupi i Lindjes, Selatin Vokrri dhe Luan Vokshi, si lojtarë perspektivë të këtij ekipi lakmoheshin nga skuadra të njohura dhe me renome të futbollit jugosllav.
Arsyeja që Selatini refuzonte çdo ofertë të klubeve jashtë Kosovës, qëndronte në faktin se ai ishte dënuar nga regjimi i atëhershëm jugosllav për pjesëmarrje në demonstratat e 68-ës.
Në popull këto demonstrata njiheshin edhe si demonstrata për Flamur e Universitet në Gjuhën Shqipe. Prandaj me të drejtë ai druante edhe kurdisjen e ndonjë procesi të montuar politikë.
I pathyeshëm në mbrojtjen e Llapit u tregua edhe Muhamet Vokrri, i cili dydhjetvjeçarë të plotë u solli adhuruesve të këtij ekipi momente gëzime e hareje.
Ai për kohën pa mëdyshje ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës.
Vëllezërit Selatin dhe Muhamet Vokrri, po ashtu u dalluan me punën e tyre të mirë prej mësimdhënësi në shkollën ”Naim Frashëri” të Podujevës.
Famën e kësaj familje pedagogësh dhe futbollistësh të dalluar e ngriti në zenit Fadil Vokrri,i cili në moshën 17 vjeçare debutoi vrullshëm në njëmbëdhjetëshin e parë të KF“Llapi“atëbotë anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

blank

Vokrri së bashku me axhën e tij Selatinin, dhe dajën Emin Simnica, si dhe me mesfushorët Shukri Shabani e Basri Muçolli përbënin sulmin më efikas të kësaj lige.
Falë lojës së mrekullueshme të Fadilit ende fëmijë Llapi ua prishte llogarit edhe skuadrave si: KF“Liria”të Prizrenit, KF”Vëllazërimi” të Gjakovës, KF“Budiçnost”të Pejës, KF”Cervena Zvezda”të Gjilanit, KF”Ramiz Sadiku të Prishtinës, KF“Kek-u”të Kastriotit,ekipe këto në periudha të ndryshme kohore anëtare të Ligës së Dytë të ish-Jugosllavisë në futboll.
Pakkush mund të besojë edhe një të vërtetë tjetër që Fadil Vokrri, krahas suksesit në fushatë e futbollit ishte i suksesshëm edhe në mësime.
Ai në shtator të vitit 1974 u regjistrua në gjimnazin e atëhershëm“8 Nëntori”të Podujevës, të cilin e kreu në qershor të vitit1978 me sukses të shkëlqyeshëm.
Fadili posedonte si virtyt të rrallë modestinë që vështirë e gjeje tek të tjerët. Ai vazhdimisht kohën e lirë e ndante me shokët dhe shoqet e tij të fëmijërisë si: Xhevrije Shalën-Bajgorën, Nurije Toplicën, Minire Demirin, Lule Muçollin, Astrije Blakçorin, Besim Hotin, Nehat Gashin, Bajram Havollin, Behxhet Blakçorin, Muhamet Hoxhën, Ibrahim Gashin, Sami Xheladinin, Bislim Selmanin, Hizdri Demirin, Rifat Sylën, etj,
Paharruar për asnjë çast respektin dhe mirësjelljen edhe ndaj shokëve të tjerë të gjeneratës.
Katër vite aq sa edhe luajti në KF”Llapi”të Podujevës, të shtunat dhe të dilet e gjithë rinia e Llapit papërjashtuar edhe të moshuarit si: Sherif Hajdari, Xhafer Meta, Jetish Rekaliu, Halil dhe Ibrahim Demiri, Ejup e Alush Bekteshi, Sylejman Babatinca, Bejtullah Tahiri, vëllezërit Sylejman dhe Ajvaz Demiri etj, i duartrokitnin lojës së bukur e plotë aksione të Fadil Vokrrit.
Tepër vështirë është që të përshkruhen lëvizjet e shpejta vetëtimë të Vokrrit, dhe shmangia me aq mjeshtëri e mbrojtësve kundërshtarë. Këto paraqitje të shkëlqyera të tij në skuadrën e Llapit, joshën udhëheqësit e KF“Kek-u”(ish-Obiliqi i Kosovës)që në radhët e veta të angazhojnë Fadil Vokrrin, duke i siguruar edhe punë në Administratën e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Fadili këtu qëndron vetëm tre-katër muaj dhe rikthehet në Llapin e hapave të tij të parë,ngase kjo skuadër pas shumë viteve gara në Ligën e Parë të Kosovës, rrezikonte rënien në rangë më të ultë.
Rikthimi i Fadilit në Llap siguron mbetjen e skuadrës në mesin e më të mirëve të Kosovës.
Ai përveç golave të bukur krijonte edhe spektakël të vërtetë me driblimet e tij të papara, duke na dhuruar gëzim dhe kënaqësi të veçantë.
Në momentin kur KF”Llapi”zgjodhi problemin e qendërsulmuesit me Luan Salihun-Lulin, pa ndonjë brengë të madhe për të ardhmen e klubit të tij të fëmijërisë Fadili vendos të kalojë në KF“Prishtina, e cila ato vite me tërë potencialin që kishte synonte inkuadrimin në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë.
Vokrri së bashku me bashkëlojtarët e tij gjatë viteve të 80-ta stadiumin e qytetit në Prishtinë e ktheu në vendin më të preferuar të rinisë shqiptare.
Në katër anët e stadiumit dëgjohej kënga“Besa-Besë”e përcjell me daulle e surle. Kjo atmosferë e paparë festive bartej edhe jashtë stadiumit.
Kremtja e fitoreve të Prishtinës, vazhdonte deri në orët e vona të natës. Fadilit kjo përkrahje e pakursyer e tifozërisë së zjarrtë të Prishtinës, sikur i jepte forcë e kurajë. Ai asnjëherë nuk ndiente lodhje. Në ndeshjet e radhës kthehej me energji të ripërtërira dhe tejet i disponuar për lojë.
Atij edhe pse i viheshin pas dy-tre mbrojtës kundërshtarë nuk e ndalnin dot. Bile herë-herë ata tejkalonin edhe rregullat e lojës, duke startuar ndaj tij brutalisht.
Mirëpo,Vokrri me energjitë e tij të pashtershme sa hap e mbyll sytë aftësohej për vazhdimin e lojës.
Të gjithë i kalonte me lehtësi të paimagjinuar. Ai ishte në gjendje të shënojë nga çdo pozitë.
Në periudhën kur Prishtina bënte gara në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë, në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë ai në 84 ndeshje aq edhe sa luajti i detyroi portierët kundërshtarë që nga rrjetat e tyre të nxjerrin topin hiç më pak se33herë.
Falë lojës së tij brilante Prishtina më 1983 pas një pritje prej 10 vjetësh inkuadrohet në elitën e futbollit jugosllav në të ashtuquajturën Ligë e Parë Federative e Jugosllavisë.

blank

Kjo Ligë pa diskutim ishte nga më të fortat jo vetëm në ish-Jugosllavi por edhe në Evropë.
Vokrri edhe këtu tregohet i suksesshëm. Në asnjë mënyrë nuk mbetet nën hijen e sulmuesve me emër si: Dragan Xhaiq, Dushan Bajeviq, Vahid Halilhoxhiq, Zlatko Kranjçar, Safet Sushiq, Nenad Bjekoviq, Zlatko Vujoviq, Dejan Saviçeviq etj.
Ai në 88 paraqitje me fanellën e Prishtinës, shënoi 22 gola duke mposhtur portierë të kalibrit si: Stojiq, Omeroviq, Pudar, Kataliniq, Ivkoviq, Janjush, Panteliq etj.
Më 1984 selektori i atëhershëm i reprezentacionit të ish-Jugosllavisë, Milosh Milutinoviq, duke parë formën e shkëlqyer të Fadil Vokrrit e fton atë, dhe e aktivizon në 11-shin e parë të kësaj skuadre.
Përveç Fadilit kjo ftesë i gëzoi të gjithë,sepse ai ishte shqiptari i parë nga Kosova që luajti në një reprezentacion kaq të fortë,të futbollit,siç ishte ai i Jugosllavisë.
Me këtë përfaqësuese Fadil Vokrri zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi 6 gola. Po më 1984 Vokrri ishte bartës i flamurit në Lojërat Olimpike Dimërore të mbajtura në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Meqenëse ai vazhdonte me formën e tij të shkëlqyeshme Klube të mëdha si Dinamo e Zagrebit, Hajduku i Splitit, Partizani i Beogradit, madje edhe skuadra të njohura jashtë Jugosllavisë, si Juventus i Torinos u vunë në garë për ta sjellë në radhët e veta.
Sigurt që sikur të mos paraqiste problem shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Armatën e ish-Jugosllavisë, Vokrri do të shkonte tek gjiganti i njohur italian Juventus.

 

Pas shumë hamendjesh ai më 1986 kalon tek Partizani i Beogradit, kampion i disahershëm i
Jugosllavisë. Edhe pse i gjendur në një ambient dhe situatë të rëndë Vokrri manifeston në mënyrën
më të mirë aftësitë e tij prej futbolliti me emër.
Vokrri, në Partizan luajti 27 ndeshje dhe shënoi 13 gola. Ata që e jetuan këtë periudhë e dinë fare
mirë se në çfarë konkurrence shpallej futbollisti i vitit në ish-Jugosllavi.
Edhe pse në konkurrencë të denjë epiteti i më të mirit më 1987 iu dha legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri, qërdërsulmues i KFPartizan të Beogradit.
Fadili ishte mjaft intelegjent dhe me shumë vëmendje përcillte e analizonte rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, dhe ish-Jugosllavi.
Ai duke hetuar përshkallëzimin e situatës pazhurmë më 1989 largohet nga Partizani dhe kalon në FC “NIMES OLYMPIQUE”të Francës.
Këtu qëndron një vit duke treguar formë të mirë dhe lojë të shkëlqyer. Fadili me natyrën e tij të butë e gjithnjë modest kudo bënte shokë e miq.
Disa mërgimtarë tanë në Gjenevë, duke rrëfyer dhembjen e tyre për vdekjen e hershme të Vokrrit, tregojnë se disaherë në mënyrë të organizuar kanë shkuar në Nimes të Francës, për ta përkrahur idhullin e tyre Fadil Vokrri.
Më 1990 Vokrri mbrrin kulmin e karrierës së tij duke kaluar tek Fenerbahçe e Turqisë, e cila përveç sukseseve në vendin e saj ka shënuar arritje edhe në arenën ndërkombëtare.
Pas përfundimit të Kampionatit të Turqisë në fund të vitit 1992 Vokrri rikthehet në Francë.
Meqë jetën e shihte të mangët pa futbollin nis të luajë në FC ”Bourges 18“ dhe më vonë në FC “Montluçon”të regjionit Auvergne—Rhone-Alpes të Francës, ku edhe e përfundon kerrierën e tij prej futbollisti ikonë e futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.
Edhe pse e kishte të rregulluar qëndrimin në Francë, pas përfundimit të luftës ai kthehet së bashku me familjen e tij në Kosovë, me dëshirën e vetme që të kontribuojë në zhvillimin dhe masovisimin e futbollit shqiptar.
Fillimisht e kryen funksionin e Drejtorit ekzekutiv në ish-Klubin e tij KF”Prishtina”Kurse më 2008 persona që njihnin në thelb profesionalizmin e Fadil Vokrrit, këmbëngulin që ai të marrë timonin e Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës.
Fadili edhe pse i vetdijshëm që kjo pozitë kërkon punë dhe angazhim pranon drejtimin e kësaj Federate. Menjëherë nis rikonstruktimin e brendshëm të saj duke emëruar njerëz kompetentë në pozitat e lëna gjatë bosh. Pastaj pandërprerë lobon për anëtarësimin e Kosovës në instancat më të larta të Futbollit botëror dhe atij evropian.
Fadil Vokrri në cilësinë e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, disaherë vizitoi Zvicrën, ku i shoqëruar nga Z.Naim Malaj, ish-Ambasador i vendit tonë në Bernë të Zvicrës, bëri takime pune me Josef Sepp Blatter, president i FIFA-s.
Malaj plot nostalgji dhe emocin kujton këto takime, duke thënë që Vokrri,ishte njeri i dialogut dhe mirëkuptimit. Ai si i tillë gëzonte respekt të veçantë tek Blatter dhe Platini, i pari president i FIFA-s, kurse i dyti i UEFA-s.

blank
Pamje nga takimi i Vokrrit dhe Malajt, me Josef Sepp Blatter president i FIFA-s.
Malaj, shpjegon deri në detaje bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Fadil Vokrrin. Ndër të tjera kujton edhe takimin e vitit 2013, kur ai dhe Vokrri u pritën përzemërsisht në selin e FIFA-së në Cyrih të Zvicrës, nga Presidenti i atëhershëm i kësaj organizate Blatter.
Me këtë rast thotë Malaj, kryetari i Federatës së Futbollit tonë z.Vokrri ofroi argumente të bazuara në prova që Kosova, duhet të jetë pjestare e 211-të e këtij mekanizmi të rëndsishëm të futbollit botëror.
Në mënyrë që të zbuten reagimet e Serbisë dhe aleatve të saj fillimisht antarsimit të Kosovës në UEFA DHE FIFA, i parapriu e drejta e zhvillimit të ndeshjeve miqësore.
Kyfarë statusi as mish e as peshk nuk i pëlqeu gjithëaq Vokrrit. Ai nga frika që kjo e drejtë e kufizuar mund të vazhdojë në kohë të pacaktuar intensifikoi tekimet me krerët udhëheqës të këtyre dy institucioneve elitë në Evropë dhe Botë.
Ëndërra e kahëmotshme e Vokrrit u plotësua kur nga ky status i përkohshëm u kalua në atë të rregullt. Kështu Federata e Futbollit të Republikës së Kosovës, e drejtuar plot një dekadë nga Fadil Vokrri, përmbushi me sukses objektivat e saj.
Vdekja e fshehtë dhe tinzare e mori shumëherët Vokrrin, cili ishte në kryrje të mandatit të tretë si Kryetar i Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës.
Konstatim i të gjithëve është që prirjet për lojën dhunti nga Zoti, Fadil Vokrri i shfrytëzoi maksimalisht, duke vënë gjithçka në të mirën e futbollit të Kosovës.
Andaj, emërtimi i stadiumit të Prishtinës me emërin e tij as që duhet të diskutohet, por duhet të krijohet edhe ndonjë çmim prestigjioz dhe me vlerë me emrin e tij, me çfarë i bëhet nder i posaçëm Kosovës dhe sportit shqiptar në përgjithësi.

blank

Kujtimi për Fadil Vokrrin do të jetojë prore! Fadil të qoftë i lehtë dhèu i Kosovës,të cilën e prezantove kudo në mënyrën më të mirë të mundshme!

ARIF EJUPI

blank

“Vjen së shpejti!”- Florian Marku lajmëron “betejën”, publikon pamje nga “Air Albania”: Për të gjithë njerëzit e mi

Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës. Boksieri shqiptar ka bërë një postim në instastory, teksa ka bërë kurioz të gjithë fansat.

Aty shihet stadiumi Air Albania, shoqëruar me shkrimin: ”Së shpejti” apo edhe “Vjen së shpejti për të gjithë njerëzit e mi”.

Siç duket, ashtu siç ishte paralajmëruar, na pret një ndeshje e bukur në Shqipëri. 30 vjeçari po kalon një periudhë tejet të mirë, pasi ka fituar tituj të rëndësishëm së fundmi.

Marku vijon të mbetet një nga boksierët më të mirë kuqezi, duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. gsh

 

blank

Luiza Gega kampione Ballkani, e lumtur pas rekordit: Shikojmë objektivat e radhës

Luiza Gega është shpallur kampione Ballkani. Atletja shqiptare ka bërë gjithçka mirë në Kampionatin Ballkanik që po organizohet në Craiova të Rumanisë, ku vendosi edhe rekord në garën 3 mijë metra me pengesa.

 

“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).Shumë e lumtur për fitoren, per ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. bw

blank

blank

Lidhje me kreun e organizatës kriminale! SHBA nuk lejon në territorin e saj kampionin e boksit Tayson Furi

SHBA i ka ndaluar Tajson Fjuri që të shkelë në territorin e saj, për shkak të lidhjeve që mendohet se ai ka me Daniel Kinahan, një prej promotorëve të tij, i cili mendohet se është kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare.

Mediat britanike kanë raportuar se 33-vjeçarit i ndalohet të udhëtojë drejt SHBA për shkak të Kinahan, i cili është sanksionuar dhe është shpallur në kërkim nga amerikanët.

”Nuk është çështje që më përket mua dhe unë nuk përfshihem në bizneset e të tjerëve. Fakti që unë kam një foto me të, nuk më bën një kriminel”, ishte komenti i Fjurit dy muaj më parë, kur u pyet rreth faktit që ish-promotori i tij tashmë ishte një person i kërkuar nga drejtësia në SHBA.

Thuajse e gjithë familja Kinahan është në listën e zezë të SHBA që ka lëshuar urdhër-arresti për pjesëtarët e saj dhe ofron shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në kapjen e tyre. Emri i Fjuri nuk del në asnjë nga dokumentet hetimore të publikuara deri tani, por ky vendim i SHBA tregon se kampioni i peshave të rënda vazhdon të mbajë lidhje me irlandezin e shumëkërkuar. gsh

blank

Përparim Rama takon familjen e Aeronautistit të ndjerë Hizdri Gubetini – Nga ARIF EJUPI

Përparim Rama, në krye të komunës së Prishtinës ka ardhur më 7 dhjetor të vitit 2021.
Nominimin e tij për këtë pozitë mjaft të rëndësishme e pati bërë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Rama me profesion arkitekt disa vite ka jetuar në Londër të Britanisë së Madhe.
Atje fillimisht ka bërë çdo punë që i është ofruar, vetëm e vetëm që mos të jetë barrë e prindërve dhe e shtetit.
Me mjetet e fituara nga puna ka studiuar në Institutin Mbretëror të Arkitekturës në Londër, ku edhe i ka përfunduar studimet e shkallës Master.
Pastaj ka filluar punën në cilësinë e mentorit në Universitetin Nottingham,ku ka mbikëqyrur punën e kandidatëve në nivelet Master e më vonë edhe të atyre Doktorantë në Arkitekturën gjeneruese.
Kontakti me njerëz nga fusha të ndryshme dhe edukata e fituar në familje japin përshtypjen që Rama është mjaft modest dhe i lehtë në komunikim me të gjithë, veçmas me ata që janë me halle që ua sjellë papritur jeta.
Ai këto ditë me vetiniciativë ka organizuar një takim me Nafije Gubetinin dhe dy djemtë e saj Almirin dhe Ensarin, të cilët kanë mbetur pa kryefamiljarin, bashkëshortin dhe prindin Hizdri Gubetini.
Hyzdriu ishte kampion i shumëfishtë i Aeronautikës në Kosovë e Shqipëri. Meqë këto dy Federata vepronin nën një çati ai i përfaqësonte në garat ndërkombëtare.
Më 24-tetor të vitit 2021 në Festivalin Ndërkombëtar të Aeronautikës të mbajtur në Oludeniz të Turqisë,Hizdriu pati zënë vendin e parë, duke lënë pas vetes aeronautistët më të njohur të 55 vendeve të botës, që dikur kishin shënuar rezultate të jashtëzakonshme.
Gubetini është fitues edhe i shumë garave të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Itali, Turqi, Bullgari, Slloveni, Qipro, Serbi, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
Ai me akrobacionet e tij mjaft tërheqëse dhe lëshimet me precizitet milimetrik ka fituar medalje dhe çmime të shumta.
Rrugën drejt sukseseve të reja ia ndërpreu papritur vdekja e hershme.
Miq e shokë Hizdriun e quanin “Dallëndyshe“ngase ai të shumtën e kohës e kalonte në lartësitë e qiellit.
Krahas fluturimeve Hizdriu merrej edhe me dekorimin e oxhaqeve të ndërtuara brenda shtëpive dhe kullave, traditë kjo shumë e hershme tek shqiptarët.
Ai duke bërë forma të ndryshme nga gurët e gdhendur bënte mozaikë të llojllojshëm që s’mund t’ua ndaje sytë.
Duke qenë mjeshtër i përkryer ishte i kërkuar kudo. Hizdriun vdekja e gjen duke punuar në Stanet e Dellofcit në Therandë, ish-Suharekë.
Hizdriu vdes më 5 dhjetor të vitit 2021 nga një infarkt në zemër në moshën 44 vjeçare.
Ai këtë disiplinë sportive e ushtronte nga dashuria dhe vullneti i çeliktë, edhe pse nga ajo nuk fitonte asgjë.
Të shumtën e herëve fluturaken e huazonte nga kolegët ose e merrte me qira, sepse një të tillë nuk e posedonte.
Me siguri zotit Rama i ka rrëfyer dikush përkushtimin e Hizdriut në këtë sport relativisht të rinj në Kosovë dhe Shqipëri.
Andaj, ai ka organizuar takim me bashkëshorten e Hizdriut dhe dy djemtë e tij, në mënyrë që sadopak t’ua lehtësoj dhembjen për humbjen e tij të hershme dhe krejt të papritur.
Shihet qartë që kryetari i Prishtinës z.Përparim Rama, është njeri që njeh vlera. Ai e ka çmuar drejt sakrificën dhe kontributin e pilotit dhe aeronautistit Hizdri Halit Gubetini, i cili që nga viti 2002 dha gjithçka nga vetja në të mirë të këtij sporti si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri.
Shpresojmë që zoti Rama, do t’i mbështesë me ndonjë bursë djemtë e Hizdriut, të cilët janë student gjegjësisht nxënës të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë.
Nga burime të sigurta mësojmë që Almiri është student i vitit të parë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Kosovës.
Kurse, Elsari semimaturant në shkollën 9-të vjeçare “Ando Zako Çajupi” në Bardhosh të Prishtinës.
Njerëzit e vyeshëm dhe me kontribut në fusha të ndryshme kur përballen me të papritura dhe kanë gjendje jo të mirë ekonomike duhet t’i përkrahim dhe t’i ndihmojmë të gjithë .

ARIF EJUPI

blank

Mes nervave dhe presionit, Kosova bie në Greqi

Mes tensionit dhe nervave, Greqia ka marrë një triumf të vyer në shtëpi ndaj Kosovës, në Panthessaliko Stadium (Volos), me shifrat 2-0.Pjesa e parë do fliste për grekët. Rrezik konstant do ishte Bakasetas, që do kishte disa mundësi shënimi.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm dhe vendasit gjetën golin në minutën e 71-të. Giakoumakis G. do shfrytëzonte më së miri një asisst të Mantalos, për të dërguar topin pas shpinës së Muriç.

Ndërprerja e ndeshjes do vinte pikërisht në këtë çast. Hedhja e fishekzjarrëve në drejtim të musafirëve e bënë të pamundur vazhdimin e takimit dhe për të qetësuar situatën, u deshën disa minuta.

I dyti do vinte nga Mantalos, në fund. Dardanët kanë grumbulluar 6 pikë deri tani dhe janë në vendin e dytë. Greqia është e para me 12 pikë.

(BalkanWeb)

blank

VIDEO-Tension i pashmangshëm dhe ndërprerje e ndeshjes, në Greqi nuk mund të flitet për futboll, Muriqi: Ndalojeni këtë m*t sfide

 Greqia ka mundur 2-0 Kosovën, në sfidën e luajtur për Nations League. Se do të ishte një ndeshje me tension u vu re që në sistemimin e tifozëve në stadium, kur grekët vendosët përballë lojtarit të 12-të dardan, një flamur të Serbisë. Kulmi i tensionit do vinte pas golit të parë të Giakoumakis në minutën e 71-të.

Në këtë moment, në Panthessaliko Stadium (Volos) u hodhën disa fishekzjarrë drejt tifozërisë “dardane”, duke shkaktuar kështu ndërprerjen e ndeshjes.

blank

Muriqi u dëgjua duke i thënë kryesorit: “Ky është futboll jo luftë. Nëse duhet ta ndalojmë këtë ndeshje, duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshje”.Pas disa debatesh në fushë, arbitri austriak Weinberger rinisi sfidën.

blank

 

Me siguri, asgjë nuk do mbyllet në këtë 90 minutësh, pasi një ngjarje e tillë do marrë vëmendjen e medieve botërore për ditë me radhë. bw

blank

Greqi-Kosovë, nuk mungojnë provokimet, flamuri i Serbisë shfaqet në stadium

Greqia luajti takimin e Nations League ndaj Kosovës. Në Panthessaliko Stadium (Volos) nuk kanë munguar provokimet për “Dardanët”.Siç shihet në foto, grekët kanë vendosur flamurin e Serbisë me fytyrë nga tifozëria mike. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga kosovarët, teksa atmosfera në stadium dukej e tensionuar.

 

 

Provokaciaaa

 

blank

Edhe pse është vetëm një ndeshje futbolli, si duket grekët nuk dëshirojnë të lejnë gjithçka në kufijtë e sportit, duke bërë veprime të tilla. bw

blank

Koreografia kuqezi që “çmendi” një komb të tërë, në Serbi e quajnë të papranueshme

Shqipëria dështoi të fitonte mbrëmë ndaj Izraelit, duke zhgënjyer tëgjithë me atë humbje 1-2 në shtëpi. Nëse skuadra e Kombëtares nuk bëri detyrën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë tonë, e cila mbrëmë ishte e përgatitur dhe qëndroi në mbështetje të djemve për 90 minuta me radhë. Në shkallët e tribunave dëgjohej muzikë patriotike, sakaq spektakli ishte i jashtëzakonshëm.

Tifozët Kuq e Zi shpalosën një koreografi me mesazh të veçantë. Në një televizor shihej harta e Shqipërisë së Madhe dhe në tekst shkruhej: “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”.

blank
Banderola

Mediat serbe i kanë dhënë jehonë të madhe kësaj koreografie, teksa kërkohet nga UEFA që mos të qëndrohet “duarkryq”, por të merren masa të menjëhershme. Për ta, ky është një reklamim i hapur i Shqipërisë së Madhe dhe të papranueshme u dukeshin edhe shfaqja e simboleve të UÇK.

“SKANDAL NË TIRANË! Në tribuna u shfaq flamuri i Shqipërisë së Madhe dhe slogani i UÇK-së! turp!” – Shkruan Kurir.

blank
Rs

Telegraf.rs thekson në titull: “Skandal në ndeshjen e Ligës së Kombeve: Shqiptarët shfaqin një pankartë me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe një mesazh sipër saj”.

blank
Uuu

(BalkanWeb)

blank

Banderola kundër Ramës ndez ‘Air Albania’-n: Lidhje Kosovë-Shqipëri, jo Open-Balkan’ me Serbi

Në “Air Albania” po luhet ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B të Kombeve, shkruan Syri.net.

Tifozët kuqezi kanë mbushur stadiumin, duke krijuar koreografi mahnitëse.

Ndërkohë, në një prej banderolave që ra në sy shkruhej: “Lidhje Kosovë-Shqipëri, jo Open-Balkan me Serbi”.

  • blank

‘Open Balkan’ është një nismë serbo-ruse që synon vendosjen e hegjemonisë sllave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edi Rama e ka përfaqësuar këtë ide bashkëpunimi rajonal, duke u nisur nga miqësia që ka me presidentin serb, ish-ministrin e Millosheviçit, Aleksandar Vuçiç.

Por shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e shohin me dyshim, sa kohë pas saj fshihen idetë e vjetra shoviniste të serbëve dhe rusëve, të cilët kanë për synim daljen ne detin Adriatik pa barriera doganore, por edhe duke goditur fermerin dhe tregun shqiptar me prodhimet e tyre.

Si të mos mjaftonte ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama shkoi edhe më tej në sjelljen e tij antikombëtare dhe proserbe kur në samitin e Ohrit foli me përçmim për mijëra jetë të humbur nga barbaritë serbe në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke i quajtur luftërat një e shkuar që duhet harruar. Mirëpo, kur historia harrote, pritshmëritë janë të mëdha që ajo të përsëritet dhe ata që do ta pësojnë do të jenë sërish shqiptarët.

Këtij fati tragjik i druhet edhe Kosova, si vend që ka vuajtur gjenocidin e tmerrshëm, e kjo është arsyeja pse Prishtina refuzon projektet serbo-ruse në Ballkan.

blank

Kuqezinjtë kundër ‘Open Balkan’- Berisha: Përgjigje e merituar për vasalin Rama dhe padronin Vuçiç

Tifozët kuqezi shprehën hapur kundërshtinë e tyre për ‘Ballkanin e Hapur’ përmes një banderole gjigante në ‘Air Albania’, gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve, Shqipëri-Izrael

Pamjet e pankartës në shkallët e stadiumit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave.

Kryetari i PD, Sali Berisha e quan reagimin e tifozëve të kombëtares si “përgjigje të merituar për vasalin Edi Rama dhe padronin e tij Aleksandar Vuçiç”.

blank

Postimi
“Pergjigje e merituar kuqezinjve per vasalin Edi Rama dhe padronin e tij Vuçiç! sb”


Send this to a friend