Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Diçka tjetër për t’u shënuar është se kur kjo mazhorancë ka treguar pozicion kundërshtues ose nxitës ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si në rastet e dorëzimit të imunitetit për deputetët në radhët e saj apo edhe të kundërshtarëve, sikurse edhe ka pezulluar dhe ka ngrirë në tej zgjatje kohe vendime në të tjera raste, sot ca më shumë kreu i GPS ka guximin të dalë hapur për të treguar se askush nuk mund të reagojë dhe të mund t’i pengojë (“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!” ). Ky është një provokim që duhet të marrë përgjigje.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
Balla është propozues dhe ndjekës i zbatimit të projekteve të “smart-city” dhe justifikimi se nuk e paska hiç mendjen tek respektimi i rregullave elementare të qarkullimit rrugor duket se nuk shkon.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Projektet milionëshe që supozonin efektshmëri parandaluese ngaqë akset rrugore veç pajisjes me sinjalistikë monitorohen me dronë, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike që për çdo rast shkeljeje/kundërvajtje ta dorëzojnë biletën me postë, kanë pasur ideator dhe mbështetës si deputeti Balla.
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
Ky është standardi.
Në qoftë se Balla nuk e zbaton jo se i dhimbsen deri në 150 mijë lekët, as se “i bie hunda”, por vazhdon me hipokrizinë atij mund t’i tregohet si fakt video-postimi (i datës 18 Prill, 2026 në ATSH).
Për rastin në fjalë deputeti Taulant Balla në ulësen e pasagjerit qartësisht nuk e ka të vendosur rripin e sigurisë. Ai vë në rrezik jetën e tij përderisa automjeti lëviz, sikurse edhe komprometon disiplinën e vozitësit që e ka për detyrim ta këshillojë pasagjerin që ta vendosë rripin dhe të sigurohet. që ta vendosë.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























I lexoj shkrimet tuaja dhe me pelqejne. Protestat mund te jene ane e te njejtes medalje, por duhet thene se kjo qeverisje 3 vjecare i ka deshperuar mjaft me teper keta njerez.. Te siguroj, se aty kishte njerez te te gjitha shtresave dhe pa bindje politike. Ne qeverisjet e mepareshme ka pasur korrupsion, por tani pervec korrupsionit qe eshte ngritur ne shkallen siperore, (sepse po privatizohet vendi per tu pasuruar nje grusht njerezish dhe po lihet pa pune, pa shpresa dhe ne varferi shumica), tani vendi po kriminalizohet deri ne tronditje… Kryefjala e lajmeve jane tonelatat e kanabisit qe arrijne ne portet italiane….Meqe shoqeri civile ne nuk kemi, se ata paguhen, blihen e shiten…jemi te detyruar te pranojme cdo lloj proteste, me shpresen qe po te shkunden mileti, ndofta do bejne edhe dicka me shume per veten dhe per vendin.
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: ZGJOHU SHQIPËRI…
http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6151
Tetovë, 20. 02. 2017: Sa herë që është përkeqësuar situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare, në Tiranë ka shpërthyer ndonjë ,,revolucion”! Shumica e pjesëmarrësve në këto ,,revolucione”, të realizuar, ose në tentim, sigurisht që nuk e kanë ditur se këto trazira janë nxitur, përgatitur dhe financuar nga jashtë, si i ashtuquajturi ,,Revolucioni i vonuar demokratik 1997″, tani ,,Revolucioni demokratik i shkurtit 2017″ i paralajmëruar, si edhe disa tentimeve të mëhershme për ,,revolucione” të këtillë, që t’ua përkujtojnë frymëzuesve, ideatorëve dhe financuesve të tyre se, në shoqëritë demokratike ka rrugë të tjera pakufi për ndryshime të nevojshme në shoqëri dhe qeverisjen e shtetit.
Neve që jetojmë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë nuk na ka habitur asnjëherë ky fenomen i çuditshëm politik, sepse intrigat sllave i kemi pasur gjithmonë afër mesh, por vërtet na shqetëson lehtësia e manipulimit me qytetarët, gati të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që doemos të sjellin në përfundimin se, gjithçka në punën e këtyre ,,revolucioneve” matet me interesin personal, peshohet me monedha të huaja, e asnjëherë me cilësinë e pushtetit, mënyrën demokratike të qeverisjes, progresin e përgjithshëm shoqëror, prestigjin e shtetit dhe interesin kombëtar!
Prandaj, nuk është për t’u habitur kur të huajt na njohin më mirë seç e njohim ne vetveten, duke i detyruar të ndërmarrin masa për ta ndihmuar kombin shqiptar, si në rastin kur në prag të intervenimit ushtarak të forcave ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, u desh të përjashtohen nga loja liderët e të dy forcave politike më të mëdha në Tiranë dhe u soll në pushtet një kryeministër i ri, jashtë këtyre strukturave politike; si edhe në rastin që duhet të na bëjë të skuqemi të gjithë, kur serbët, armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar, kërkuan zyrtarisht llogari nga qeveria e tyre, se ku kanë përfunduar dhjetëra milionët e tyre për destabilizimin dhe copëtimin e Shqipërisë, në vitin 1997?!
Këta liderë, që fatkeqësisht janë drejtuesit e shtetit tonë, e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje të mjerueshme, si asnjë regjim i mëhershëm nën pushtimin dhe sundimin e huaj; e kanë katandisur atdheun e 22 milionë shqiptarëve në këtë gjendje sa, ambasadori i një shteti aleat të kujdeset më tepër për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në vendin tonë, seç kujdesen sipas detyrimeve kushtetuese këta kriminelë e horra të politikës shqiptare, të cilët për të satën herë na turpëruan para botës!
Opinioni shqiptar është i informuar mirë se, aktualisht Kosova ballafaqohet me probleme tepër serioze politike dhe të sigurisë; se shqiptarët në Maqedoni gjithashtu janë para sprovave të mëdha politike, si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti; se gjendja nuk është më e mirë as në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri; ndërsa udhëheqësit e politikës në Tiranë e paskan zgjedhur momentin më të përshtatshëm për fillimin e ,,Revolucionit demokratik të shkurtit 2017”, i cili më tepër mund t’u shërbejë kriminelëve se sa interesave të shqiptarëve dhe të shtetit?!
Kësaj radhe, kjo përrallë me lugetër të moçëm të komunizmit, të ushqyer e ndërsyer nga serbët, grekët dhe rusët, nuk duhet të kalojë tek shqiptarët!
(19 shkurt 2017)