Protesta e PD më 18 shkurt 2017 riciklim i demonstratës të PS më 18 shkurt 2011
Në 18 shkurtin e vititi 2011 PS zhvillonte demonstratën e dytë përpara kryeministrisë që asaj kohe kishte si kryeministër Sali Berishën.
Kjo demonstratë vinte pas tragjedisë së 21 janarit dhe me frikën për të degjeneruar rishtas dhunë, gjë që nuk ndodhi.
Gjashtë vjet më vonë në të njëjtën datë dhe në të njëjtin shesh, po përpara kryeministrisë, kësaj here vice versa, do të ishte PD në opozitë si organizatore e demonstratave, që do t’i emërojë si “protesta”.
Protesta e PD e 18 shkurtit 2017 ngjan si dy pika uji dhe riciklon demonstratën e PS të 18 shkurtit 2011.
Edhe demonstratat e 2011, edhe protestat e 2017 bien erë makutëri për pushtet, s’kanë kauza.
Pretendimet për zgjedhje të lira janë vetëm demagogji.E keni dëgjuar Lulzim Bashën të flasë për ndryshim të Kodit Zgjedhor prej nga ku vjen e keqja ? Kurrë!
Ndërsa kauza e 21 janarit 2011 për të larguar nga pushteti Ilir Metën pas shfaqjes të videos të Dritan Priftit ngjante si e vërtetë.
Por Edi Rama e rrëzoi përfundimisht këtë kauzë kur e ftoi në bashkëqeverisje dhe vijon ta mbajë me pekule Ilir Metën që e dredh si karavidhe si i përkëdheluri herë me PD e herë me PS.
Fakti që në protestën e 18 shkurtit 2017 askush nuk e përmendi Ilir Metën, tregon se PD i jep prova besnikërie pas një lidhje morboze që ndërtoi me LSI në 2009, çka i kushtoi humbjen në qershorin e 2013.
Ajo që dua të them në krye është se si PS ashtu edhe PD janë parti të pasura, që asnjëherë nuk kanë treguar prejardhjen e të ardhurave të tyre.
Si PS ashtu edhe PD nuk e kanë problem të paguajnë për të krijuar skenarë protestash apo demonstratash si kjo e 18 shkurtit 2017 që do të vinte gjashtë vjet pas asaj të 18 shkurtit 2011.
PS dhe PD janë anët e së njëjtës monedhë, ata janë shkaktarët e mungesës të shtetit të së drejtës, që herë njëra e herë tjetra, mbajnë si paterica figura të konsumuara si ajo e Ilir Metës, e Fatmir Mehdiut, Kreshnik Spahiut etj.etj
Lulzim Basha në protestën e 18 shkurtit 2017 i kishte “zhdukur” xhaketat e vjetra. Në krah ai mbante nga njëra anë Sali Berishën, si politikani më populist pa të cilin Basha dhe PD nuk ekziston dhe në krahun tjetër Fatmir Mehdiun, me të cilin nuk dihet se çfarë dreqi e lidh. Sa herë shfaqet në publik Fatmir Mehdiu, populli e lidh emrin e tij me tragjedinë e Gërdecit, kur ai ishte Ministër i Mbrojtjes, një figurë fatalitet i PD.
Një gjë desha ta theksoj që duhej ta vendosja në krye dhe e vlerësoj faktin që dje nuk pati asnjë përpjekje për të prishur rendin publik apo tendencë për shkatërrim të pronës veç djegjes të pupacëve të Edi Ramës, si dhe dy ministrave të kabinetit, ministrit të brëndëshëm dhe atij të shëndetësisë. Kjo është e vlerësueshme dhe bën dallim.
Gjithçka tjetër ishte identike.
Sa i përket pjesmarrjes të madhe, ishte një demonstrim forcash i PD, sikur edhe PS në kohën kur ishte në opozitë. PD kishte organizuar sjelljen nga rrethet për fundjavë të përkrahësave të saj, shto këtu edhe ish-administrata e PD e pushuar nga puna me riciklimin në pushtet të PS. Sa për transportin më kujtohet një deklarim i Tom Doshit se pagesën e autobuzëve që sillnin përkrahësit e PS në demonstratat e 2011 i kishte mbuluar ai financiarisht. Edhe nga krahu tjetër, i PD-së duhet të ketë ndodhur e njëjta gjë.
Protesta e PD e 18 shkurtit 2017 ishte një copy paste e demonstratës të PD të 18 shkurtit 2011.
Në demontratat e PS të 2011, Edi Rama dhe aleatët e tij kishin si model përmbysjet dhe revolucionet e shteteve afrikane të Pranverës Arabe, çka ishte një nonsens sepse Shqipëria nuk ishte vend afrikan, por vend anëtar i NATO-s.
PD dhe aleatët e saj po përdorin si model protestat në Rumani, daljen e popullit në sheshe, por që kauza e rumunëve është krej ndryshe me këtë të PD, sepse rumunët duan të largojnë nga pushteti të gjithë klasën politike të korruptuar. Nëse rumunët do të ishin dje në sheshin përpara kryeministrisë ata do të protestonin si kundër Edi Ramës, ashtu edhe kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës apo Ilir Metës, Fatmir Mehdiut etj.
Më 18 shkurtit 2011 si kolonë zanarore, PS kishte zgjedhur muzikë funebër, për të shprehur gjoja dhimbjen për katër shqiptarët e vrarë më 21 janar 2011; ndërsa më 18 shkurt 2017, PD kishte zgjedhur muzikë patriotike, për të treguar se gjoja janë patriotë.
Pse them gjoja patriotë?
Sepse ky Kreshnik Spahiu i sotshëm në një emision televiziv disa ditë më parë tha se Ramën do ta rrëzojë Greqia, lobi grek pranë administratës të SHBA, sikur rrëzoi Sali Berishën më 1997. Vangjel Dule, kryetari i PPDNJ-së nga ana tjetër i ka amplifikuar thirrjet për Ilir Metën që ky të largohet nga qeveria Rama. Por populli nuk e harron Kreshnik Spahiun që kur ishte me opozitën, me PS kundër PD, e akuzonte Lulzim Bashën, Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të asaj kohe se ia ka falur detin Greqisë!
Të kthehemi tek argumentat e skenarit binjak të 18 shkurtit 2011 me 18 shkurtin 2017.
Pankartat dhe sloganët që u përdorën gjatë 18 shkurtit 2011 ishin identike pothuaj me këto të 18 shkurtit 2017, veç ndryshonin emrat.
Pankartat e PS në demonstratatën e 18 shkurtit 2011 ishin: Sali Berisha jep dorëheqjen, zgjedhje të reja pa Saliun, Sali Berisha largohu, ikë, duam zgjedhje të reja, të largohen hajdutët, kriminelët. Lulzim Basha asaj kohe ishte ministër i brëndëshëm, si Saimir Tahiri sot, dhe demonstruesit e shihnin përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 21 janar, sikur Tahiri sot shihet përgjegjës për lulëzimin e trafikut të drogës.
Sloganët që u përdorën më 18 shkurt 2017 nga PD ishin: Edi Rama ik, zgjedhje të lira pa Edi Ramën kryeministër, Edi rama rri në malet e Sharrit, mos u kthe, duam zgjedhje të lira, duam votë të lirë, jeni kriminelë, hajdutë, trafikantë.
Më 18 shkurtin e 2011, ata që e morën fjalën nuk ishin politikanë, por të rinj dhe njerëz të thjeshtë, tekstualisht sikur dje më 18 shkurt 2017. Më 18 shkurtin e vitit 2011 foli si politikan vetëm Edi Rama, në 18 shkurtin e vitit 2017 në podium foli vetëm Lulzim Basha, të tjerët pastaj ishin të rinjadhe njerëz jo nga politika.
Edi Rama më 18 shkurtin e vitit 2011 tha se do të rrinë në demonstrata që do të shtrihen në gjithë Shqipërinë deri sa të largonin Sali Berishën; të njëjtën gjë përsëritën Lulzim Basha edhe Sali Berisha më 18 shkurtin e vitit 2017, se do të rrinë nëpër protesta deri sa të largohet Edi Rama!
Edhe çadrat e bardha, si tenda sulltanësh, përpara kryeministrisë i aplikoi i pari Edi Rama kur ishte në opozitë dhe tani pas tij Lulzim Basha që synon të riciklojë pushtetin kësaj here si kryeministër.
Në një farë mënyrë PD duket si epigon i PS!
Edhe shërbimi i mediave është klientelist. Mediat janë pro krahut politik që i mbulon financiarisht dhe kundër rivalëve të tyre politikë.
Qendrimi i opozitës është kundër Ambasadorit Lu dhe Ambasadores Vlahutin që i konsiderojnë si produkt të Sorosit. Në fakt emrat e tyre lidhen me SHBA, BE dhe reformën në drejtësi.
Në protestat e 2011, Edi Rama mbante qendrim të hapur kundër Ambasadorit Arvizu deri sa gazetarët në shërbim të tij i bënin Ambasadorit Amerikan diskriminim racor.
E reja e vjetër dhe ndryshimi është se PD me pretendimin e manipulimit të zgjedhjeve kërkon qeveri teknike, ashtu sikur në 2011 Edi Rama i konsideronte të vjedhura zgjedhjet e 2009, por nuk kërkonte qeveri teknike.
Por si në 2009, edhe sot më 2017, as Edi Rama atëherë, as Lulzim Basha sot, nuk i rrëzojnë dot qeveritë pasi atë janë legjitime.
Prandaj synojnë që ta bëjnë Ilir Metën për vete, që ky të ndryshojë shtratin bashkëshortor, të kalojë nga Edi tek Luli, sikur kaloi nga Saliu tek Rama. Ilir Meta nuk e ka problem, përkundrazi, e ka për zanat. Ai futet edhe në një shtrat me djallin.
Konkluzioni është se protestat e PD që ngritën siparin më 18 shkurtin e vitit 2018, sikur ato të 18 shkurtit 2011, nuk kanë asgjë të përbashkët me protesta popullore apo me një revolucion demokratik.
E vërteta është se populli është i lodhur nga keqqeverisja 26 vjeçare, nga korrupsioni, trafiku, nepotizmi, klientelizmi, puritanizmi, egërsia dhe mungesa e humanizmit e pushtetit dhe nëse duhet të ngrihet, duhet të protestojë kundër shkaktarëve të vërtetë të vuajtjeve të tyre.
Nëse PD do të vijojë me protesta me pretendimin për zgjedhje të lira, duke e kthyer në kauzë fallco qeverinë teknike, kjo manovër e saj nuk do të ketë asgjë në të mirë të popullit dhe do të jetë në disfavor të reformës në drejtësi. Pra tranzicioni postdiktaturë do të zgjatet edhe më dhe shqiptarët do të vazhdojnë të vonohen.
Nëse në Tiranë, protestat do të ishin si në Rumani, populli do të ngrihej edhe kundër atyre që organizuan 18 shkurtin 2011, edhe kundër këtyre që organizuan 18 shkurtin 2017, sepse janë e njëjta gjë, janë anët e së njëjtës monedhë, pasi e gjithë kjo katrahurë dhe ky degradim sistemi ka ardhur pikërisht prej keqqeverisjes së tyre sepse ata janë elita politike, establishmenti, klasa politike, që është ricikluar, ka ndryshuar vend, por pushtetin e ka mbajtur të akumuluar në duart e veta dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë as metodë dhe as fytyrë.
PS Ka edhe diçka tjetër që e kanë të ricikluar PS me PD: në 2011 më sulmonin me fyerje njerëzit e Edi Ramës, tani më sulmojnë njerëzit e Lulzim Bashës. Nuk isha dhe nuk jam asnjëherë me politikën dhe aq më pak me partitë, jam me të mirën e përbashkët të shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
I lexoj shkrimet tuaja dhe me pelqejne. Protestat mund te jene ane e te njejtes medalje, por duhet thene se kjo qeverisje 3 vjecare i ka deshperuar mjaft me teper keta njerez.. Te siguroj, se aty kishte njerez te te gjitha shtresave dhe pa bindje politike. Ne qeverisjet e mepareshme ka pasur korrupsion, por tani pervec korrupsionit qe eshte ngritur ne shkallen siperore, (sepse po privatizohet vendi per tu pasuruar nje grusht njerezish dhe po lihet pa pune, pa shpresa dhe ne varferi shumica), tani vendi po kriminalizohet deri ne tronditje… Kryefjala e lajmeve jane tonelatat e kanabisit qe arrijne ne portet italiane….Meqe shoqeri civile ne nuk kemi, se ata paguhen, blihen e shiten…jemi te detyruar te pranojme cdo lloj proteste, me shpresen qe po te shkunden mileti, ndofta do bejne edhe dicka me shume per veten dhe per vendin.
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: ZGJOHU SHQIPËRI… http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6151
Tetovë, 20. 02. 2017: Sa herë që është përkeqësuar situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare, në Tiranë ka shpërthyer ndonjë ,,revolucion”! Shumica e pjesëmarrësve në këto ,,revolucione”, të realizuar, ose në tentim, sigurisht që nuk e kanë ditur se këto trazira janë nxitur, përgatitur dhe financuar nga jashtë, si i ashtuquajturi ,,Revolucioni i vonuar demokratik 1997″, tani ,,Revolucioni demokratik i shkurtit 2017″ i paralajmëruar, si edhe disa tentimeve të mëhershme për ,,revolucione” të këtillë, që t’ua përkujtojnë frymëzuesve, ideatorëve dhe financuesve të tyre se, në shoqëritë demokratike ka rrugë të tjera pakufi për ndryshime të nevojshme në shoqëri dhe qeverisjen e shtetit.
Neve që jetojmë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë nuk na ka habitur asnjëherë ky fenomen i çuditshëm politik, sepse intrigat sllave i kemi pasur gjithmonë afër mesh, por vërtet na shqetëson lehtësia e manipulimit me qytetarët, gati të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që doemos të sjellin në përfundimin se, gjithçka në punën e këtyre ,,revolucioneve” matet me interesin personal, peshohet me monedha të huaja, e asnjëherë me cilësinë e pushtetit, mënyrën demokratike të qeverisjes, progresin e përgjithshëm shoqëror, prestigjin e shtetit dhe interesin kombëtar!
Prandaj, nuk është për t’u habitur kur të huajt na njohin më mirë seç e njohim ne vetveten, duke i detyruar të ndërmarrin masa për ta ndihmuar kombin shqiptar, si në rastin kur në prag të intervenimit ushtarak të forcave ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, u desh të përjashtohen nga loja liderët e të dy forcave politike më të mëdha në Tiranë dhe u soll në pushtet një kryeministër i ri, jashtë këtyre strukturave politike; si edhe në rastin që duhet të na bëjë të skuqemi të gjithë, kur serbët, armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar, kërkuan zyrtarisht llogari nga qeveria e tyre, se ku kanë përfunduar dhjetëra milionët e tyre për destabilizimin dhe copëtimin e Shqipërisë, në vitin 1997?!
Këta liderë, që fatkeqësisht janë drejtuesit e shtetit tonë, e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje të mjerueshme, si asnjë regjim i mëhershëm nën pushtimin dhe sundimin e huaj; e kanë katandisur atdheun e 22 milionë shqiptarëve në këtë gjendje sa, ambasadori i një shteti aleat të kujdeset më tepër për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në vendin tonë, seç kujdesen sipas detyrimeve kushtetuese këta kriminelë e horra të politikës shqiptare, të cilët për të satën herë na turpëruan para botës!
Opinioni shqiptar është i informuar mirë se, aktualisht Kosova ballafaqohet me probleme tepër serioze politike dhe të sigurisë; se shqiptarët në Maqedoni gjithashtu janë para sprovave të mëdha politike, si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti; se gjendja nuk është më e mirë as në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri; ndërsa udhëheqësit e politikës në Tiranë e paskan zgjedhur momentin më të përshtatshëm për fillimin e ,,Revolucionit demokratik të shkurtit 2017”, i cili më tepër mund t’u shërbejë kriminelëve se sa interesave të shqiptarëve dhe të shtetit?!
Kësaj radhe, kjo përrallë me lugetër të moçëm të komunizmit, të ushqyer e ndërsyer nga serbët, grekët dhe rusët, nuk duhet të kalojë tek shqiptarët!
(19 shkurt 2017)
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Nuk kuptoj çfarë po të shqetëson nga angazhimi im për shqiptarët
Deputeti dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë një deklarimi në mediat serbe e ka cilësuar Kamberin si “më të keqin” ndër shqiptarët.
Kamberi ka thënë se do të donte të dinte se çfarë e pengon Vuçiqin te qëndrimet dhe kërkesat e tij politike, duke përmendur angazhimin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Serbia, arsimin, gjuhën, përfaqësimin proporcional dhe zhvillimin ekonomik.
Ai ka theksuar se nuk ka kërkuar të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve, por barazi dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Kamberi është ndalur edhe te bashkimi politik i shqiptarëve në Luginë, duke ngritur pyetjen nëse pikërisht ky bashkim është ajo që shqetëson pushtetin në Beograd.
“Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt. Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar”, ka deklaruar Kamberi.
Duke iu referuar një deklarate të më hershme të Vuçiqit se „do të vriten 100 të tjerë për një serb të vrarë”, Kamberi ka deklaruar se
“Personalisht, nuk kam thënë kurrë ‘100 për një’. Nuk kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim. Nuk kam kërkuar që për një shqiptar të vriten 100 tjerë”, ka thënë ai.
Në fund, Kamberi i ka kërkuar Vuçiqit të flasë konkretisht për qëndrimet e tij dhe jo përmes etiketimit.
“Cila nga kërkesat e mia është antikushtetuese, cila është antidemokratike dhe cila është antievropiane? Sepse unë nuk kërkoj të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve. Kërkoj barazi, përfaqësim dhe respekt për të drejtat që u takojnë të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Kamberi. rtvpresheva.com
Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi ndarjen e re administrativo-territoriale me 85 vota pro.
Varianti i mazhorancës synon të krijojë njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por raporti përfundimtar i Komisionit Parlamentar evidenton se bashkimi territorial nuk mjafton për të garantuar shërbime më të mira. Reforma kërkon ndryshime të thella në shpërndarjen e kompetencave, financimin e pushtetit vendor dhe organizimin rajonal. Ndërkohë, opozita propozoi një model të kundërt, me mbi 92 bashki, duke argumentuar se pushteti vendor duhet të jetë më afër qytetarëve.
Dymbëdhjetë vjet pas reformës së vitit 2014, që reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, Shqipëria po shkon drejt një konsolidimi të mëtejshëm territorial.
Sipas reformws se re 15 bashki do të humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore, duke iu bashkuar bashkive më të mëdha fqinje. Reforma mbështetet në synimin për të ulur kostot administrative, për të përqendruar burimet financiare dhe për të rritur kapacitetet e bashkive për të ofruar shërbime publike.
Megjithatë, raporti përfundimtar prej 357 faqesh i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale tregon se problemet e pushtetit vendor janë më të gjera sesa madhësia e bashkive.
Pas miratimit të sotshëm Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosit me Matin dhe Rrogozhina me Kavajën. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani bashkohen me Beratin, ndërsa në qarkun e Fierit, Patosi bashkohet me Fierin dhe Divjaka me Lushnjën.
Në jug të vendit, Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Korçës, Maliqi bashkohet me Korçën, ndërsa në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi bashkohen me Elbasanin dhe Përrenjasi me Librazhdin.
Qëllimi është krijimi i njësive më të mëdha, të afta për të menaxhuar një territor dhe një bazë më të gjerë ekonomike. Bashkitë që shkrihen nuk do të kenë më drejtim politik dhe buxhet të pavarur, por do të administrohen nga strukturat e bashkive përkatëse.
Një nga çështjet kryesore mbetet nëse përqendrimi i administrimit do të shoqërohet me ruajtjen e aksesit në shërbime për komunitetet që humbasin bashkinë e tyre.
Financimi, më shumë para nga taksat e ndara dhe ndryshimi i formulës së transfertave
Një nga problemet kryesore që evidenton raporti lidhet me varësinë e bashkive nga financimet e qeverisë qendrore.
Me refrormwn e re propozohet rishikimi i formulës së financimit, duke përfshirë tregues si relievi, shpërndarja e fshatrave, gjatësia e rrugëve, mosha e popullsisë, niveli i varfërisë dhe kapaciteti fiskal. Rritet pesha së transfertave të pakushtëzuara në raport me financimet e kushtëzuara, për t’u dhënë bashkive më shumë autonomi në përcaktimin e prioriteteve të shpenzimeve.
Një tjetër propozim është që një pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale t’u rikthehet bashkive sipas vendbanimit të tatimpaguesve. Po kështu, rekomandohet që një pjesë më e qartë e rentës minerare dhe të ardhurave nga turizmi të përfitohet nga territoret ku krijohen këto të ardhura.
Reforma kërkon edhe funksionalizimin e plotë të taksës së pasurisë dhe përdorimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë kryesisht për investime, jo për paga dhe shpenzime të zakonshme.
Këto masa synojnë të forcojnë autonominë financiare, por mbeten rekomandime që kërkojnë ndërhyrje në legjislacionin fiskal dhe atë të financave vendore.
Kostot e reformës dhe rreziqet e zbatimit
Ndërsa bashkimi i bashkive synon kursimin e shpenzimeve administrative, raporti pranon se zbatimi i reformës do të shoqërohet me kosto të përkohshme. Ato lidhen me riorganizimin e personelit, trajnimin e administratës, integrimin e sistemeve digjitale, transferimin e aseteve, harmonizimin e kontratave dhe detyrimeve financiare.
Për përballimin e këtyre kostove rekomandohet krijimi i një Fondi Kombëtar të Tranzicionit, me financim shumëvjeçar. Raporti i mazhorancws identifikon gjithashtu rrezikun e mbivendosjes së përgjegjësive, vonesave në vendimmarrje, pasigurisë për punonjësit dhe vështirësive financiare të njësive që përfshihen në proces.
Për këtë arsye propozohet një zbatim gradual, me përgatitjen ligjore dhe institucionale gjatë viteve 2026-2027, transferimin e kompetencave, aseteve dhe personelit në vitet 2027-2028, konsolidimin gjatë viteve 2029-2030 dhe vlerësimin e rezultateve deri në vitin 2035.
Ky kalendar tregon se ndryshimi i hartës administrative është vetëm faza fillestare e një procesi shumë më të gjatë riorganizimi institucional.
Ekspertët: Zvogëlimi i bashkive nuk garanton automatikisht shërbime më të mira
Edhe vetë raporti parlamentar pranon se bashkimet territoriale duhet të justifikohen nga përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare dhe funksionale, pa përkeqësuar në mënyrë të papranueshme aksesin e qytetarëve dhe përfaqësimin e komuniteteve.
Ky është edhe shqetësimi kryesor i ekspertëve të pavarur të pyetur nga Monitor.
Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike, paralajmëron se reforma rrezikon të ndikohet nga interesat politike dhe elektorale, ndërkohë që debati duhet të përqendrohet te modeli i qeverisjes vendore.
Urbanisti Gent Kaprata argumenton se problemi nuk qëndron vetëm te kufijtë administrativë, por te funksionet, kompetencat dhe burimet që i jepen pushtetit vendor. Sipas tij, numri i bashkive duhet të dalë si rezultat i një analize të këtyre elementeve dhe jo të jetë pikënisja e reformës.
Një shqetësim tjetër lidhet me zonat rurale, ku bashkimi me qendra më të mëdha mund të rrisë distancën e qytetarëve nga vendimmarrja. Në mungesë të një mekanizmi që garanton ruajtjen dhe përmirësimin e shërbimeve, konsolidimi administrativ mund të mos sjellë përfitimet e pritshme për komunitetet që po shpopullohen.
Varianti i opozitës thellim i decentralizimit
Ndryshe nga mazhoranca, Partia Demokratike propozoi një rishikim të hartës që synon shtimin e numrit të bashkive në mbi 92 njësi, me alternativa që mund të çojnë edhe në mbi 100 bashki.
Sipas bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, platforma mbështetet në katër kritere kryesore: demografinë, potencialin ekonomik dhe fiskal, distancën nga shërbimet dhe identitetin territorial e historik.
Opozita argumenton se reforma e vitit 2014 e largoi pushtetin vendor nga shumë komunitete rurale dhe malore, duke dobësuar përfaqësimin dhe aksesin në shërbime. Një nga alternativat parashikon krijimin e bashkive të reja në zona ku distanca nga qendra administrative është mbi 15-20 kilometra ose kërkon rreth 30 minuta udhëtim, duke marrë parasysh edhe numrin e banorëve dhe mundësitë ekonomike. PD propozon gjithashtu një organizim me bashki më të vogla dhe 6-8 rajone funksionale, ose ruajtjen e 12 qarqeve me kompetenca të qarta për planifikimin territorial, emergjencat dhe projektet ndërbashkiake.
Megjithatë, krijimi i më shumë bashkive do të kërkonte financim të qëndrueshëm dhe riorganizim të administratës, për të shmangur shtimin e kostove dhe fragmentimin e shërbimeve.
Në aspektin financiar, PD propozoi rritjen e transfertës së pakushtëzuar nga rreth 1% e PBB-së në të paktën 2%, me një objektiv afatgjatë deri në 4%.
Sipas Boçit, rritja e financimit duhet të shoqërohet me ndryshimin e formulës së shpërndarjes, në mënyrë që bashkitë e vogla dhe zonat rurale të mos mbeten të disavantazhuara për shkak të popullsisë së ulët.
Propozimi mbështetet në financimin bazë për çdo bashki, përfshirjen e kostove të territorit dhe relievit, si dhe krijimin e një mekanizmi barazimi për njësitë me kapacitet të dobët fiskal.
Kjo qasje ka pika të përbashkëta me rekomandimet financiare të raportit parlamentar, veçanërisht për nevojën e një formule që pasqyron koston reale të shërbimeve.
Dallimi kryesor mbetet mënyra se si duhet të organizohet territori: mazhoranca synon më pak bashki, me kapacitete më të përqendruara, ndërsa opozita kërkon më shumë njësi vendore dhe shpërndarje më të gjerë të financimeve.
Në të dy variantet, sfida mbetet sigurimi i burimeve të mjaftueshme financiare dhe kompetencave reale për pushtetin vendor. Pa këto ndryshime, rishikimi i hartës administrative mund të mos mjaftojë për të përmirësuar shërbimet dhe për të frenuar braktisjen e zonave rurale./Monitor
(Viti 2026 ka rikthyer 1990, Edvinistët si Enveristët. Kush do t’i largojë nga pushteti?)
A mundet ta fillojmë nga fundi?
Në orën 01:00 të 9 Tetorit, 2026 kryeministri Rama është ulur në vendin e tij i shoqëruar nga fjalët mbi procedurat e votimit të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi:-“Mbyllet votimi për prezencën. 116 deputetë prezentë. Fillojmë me votimin e akteve”. Në këtë kohë ora shënon 01:02 dhe kryetari i GPS Taulant Balla, kthehet për t’i bërë shenjë shoqëruesve të Kuvendit për të siguruar hyrjen e deputetes Belinda Balluku.
Peleshi vijon me procedurën, ndërsa Balla vërtetë siç ka deklaruar se është “bariu i rilindësve”, pasi ka bërë sms apo ka parë sms-t rrotullohet rreth karriges së tij për t’u bindur për ardhjen e Ballukut në pjesën e votimit të një seance që kishte filluar një ditë më parë në orën
Në 2 minuta të tjera votimi përfundon.
Rilindësit duartrokitën për rezultatin më të thellë të fitores së fundit.
Kaluan ankthin në vijën e provës fundit të unitetit politik për jetë a vdekje.
Ata mbeten bashkë kundër interesave të shqiptarëve.
Kryeqyteti nuk u dëgjua.
Protesta nuk u dëgjua.
Diaspora nuk u dëgjua.
Rezultati nga 137 deputetë pjesëmarrës nga 140 që ka Kuvendi shënoi për historinë 85 vota ‘Pro’, 34 ‘Kundër’ dhe o ‘Abstenime’.
Politika kurohet shpejtë me justifikimet, por edhe në propagandën e pushtetit cilido që të jetë rrotullimi i frazës mbeti ky fakt:-“Bashkitë që parashikohet të humbasin statusin e tyre janë…”
Ishte ky thelbi i reformës !
Çdo të thotë të humbësh statusin?
A ishte kjo një lajthitje e Diellës apo e IA (Inteligjencës Artificiale) që përpunon me mijëra faqe dokumente për të arritur BE-në?
Ku shkoi truri i legjislativit, i komisioneve që kur një terminologji e tillë del të mos i hidhet faji as orës së vonë, as sekretareve/ëve që shkruajnë përmbajtjen e dokumenteve dhe as gazetarëve që u jepet i gatshëm për shtyp, publikim e shpërndarje në valë një terminologji e tillë nga qoftë nga Kuvendi apo media zyrtare e qeverisë ATSH-ja.
Të humbasësh statusin në rastin kur shembulli i bëhet e një personi është se nuk ka më keq se sa krahasimi i zhveshjes. Pra i hiqen vlerat profesionale të dikujt, humbet në punë kategorinë e meritat, në shkollë si student klasën dhe përpjekjet, si emigrant integrimin, në art humbet skenën, ekspozitën dhe publikun, në media shkrimin, radion ekranin, në rrjetet sociale influencën dhe ndjeshmërinë, ndërsa në Kuvend edhe kur e mban ende statusin si imunitet mund t’i kesh të gjitha këto madje edhe të shumëfishuara, por nuk ke integritetin sepse dikush siç thotë populli ; “të tërheq për hunde” ose “të shtyn me hosten” vetëm për ngritjen e një kartoni.
Pra teksti i plotë i ATSH-s ishte:-“Bashkitë që parashikohet të humbasin statusin e tyre janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi.“
Shqipëria sipas saj plage të re territoriale të sapo votuar do të ketë 12 qarqe (të pandryshuara), 46 bashki (15 të fshira) me 71 qytete të përfshira dhe gjithsej 387 njësi administrative. Të gjithë këtë organizim të ri territorial do ta përshkojë e-Albania dhe identiteti i ri administrativ i krijuar në cilindo model që të përfaqësohet kur popullsia të largohet do të jetë prona e re virtuale e krijuar nga shpopullimi dhe toka pa zot (as toka e lirë dhe as sipërfaqja publike).
Pra humbja e statusit të një bashkie nesër do të flasë shumë,… shumë dhe do të jetë vonë në raport me përgjegjësitë e atyre që zgjidhen për të përfaqësuar.
Përmes një fragmentimi ne mund të kuptojmë se 12 qarqe që kanë brenda 72 qytete e qyteza, fshatra, njësi administrative e përkatësisht zbërthehen në 5,225 qendra votimi, në rastin ideal të një liste me mbi 3.7 milion zgjedhës (brenda dhe në diasporë), nxjerrin 140 përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë (përfaqësues të partive politike) që t’u shërbejnë atyre. këtë vlerësim më mirë se askush tjetër dhe me transparencën e duhur përveç metodikës që mund ta ketë AKSHI, e kanë INSTAT dhe KQZ (gati të pazbërthyeshme dhe të ngurta në kohë Census-i dhe Zgjedhjesh çdo dy vjet).
Por çfarë ka ndryshuar deri tani në 36 vite tranzicion veç forcimit të arrogancës së pushtetit?
Ku është dialogu?
Në qoftë se kjo periudhë duket kaq e gjatë për publikun, le të përpiqemi që ta thjeshtojmë atë tek 131 ditët e protestës.
A ka ndryshuar gjë veç ankthit, pasigurisë dhe frikës nga ana e pushtetit?
Besojmë se po.
Një qeverisje që nuk del nga vota e lirë dhe e ndershme, perfeksionon pushtetin për të mbrojtur korrupsionin.
Çfarë e bën këtë klasë politike në pushtet prej 14 vitesh që të vazhdojë dhe të deklarojë se do t’i marrë të gjitha bashkitë pas kësaj ndarje territoriale?
Garancia e sistemit korruptiv që ka ndërtuar.
Pra me gojën e tyre nga parlamenti, me arrogancën e kartonit duke u bashkuar në mbrojtjen e korrupsionit rilindësit dhe dikush aleat votuan në 3 min pa e ditur se çfarë kanë bërë.
Pa e ditur se ku i ka futur diktati i Ramës.
Tensioni, hedhjet e shisheve me ujë nga dy deputetë të PD-s me siguri do të shërbejnë për ngritjen e Komisionit të Etikës ku VAR-i i parlamentit do të çmojë si të vlefshëm golin e Belindës, pas një mungese të gjatë në fushën e lojës (Kuvend).
Pra pas seancës së 8 dhe 9 Tetorit 2026, shqiptarët do të kenë parti-shtetin e rrethuar për t’u mbrojtur me polici dhe trupa speciale, protestat e pandërprera si dhe historinë drejt BE-së 2030 (ose brenda kësaj dekade) si një provë që vështirë se do t’i qëndrojë karshi skandaleve të përditshme të krimit ekonomik dhe korrupsionit që ka mbërthyer Rilindjen Socialiste.
Por si filloi dita për marrjen e votës së reformës territoriale?
Në pak rreshta do të përpiqemi për ta paraqitur se si kjo seancë filloi. Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta mbrojtëse nga forcat e policisë dhe specialeve pasi dy grupime protestuesish kishin deklaruar tubimet e tyre. Në 10:15 minuta u çel seanca me programin përkatës që drejtoi kryetari Peleshi, por që menjëherë kaloi në qëndrime kritike mes palëve. E përsa protesta jashtë kaloi në përplasje mes protestuesve dhe policisë për shkak edhe të shumë qytetarëve të ardhur nga bashkitë e Memaliajit dhe Poliçanit, masa e njerëzve në protestë veprimtarë të RF (Revolucionit të Flamingove) protestues nga partitë politike opozitare pa logo, shoqërime të shumta dhe ndërhyrje të dhunshme fizike si dhe spërkatje nga forcat e policisë ranë shumë në sy gjatë gjithë ditës. Shpesh herë nga foltorja e Kuvendit tërhiqej vëmendja për marrje masash proporcionale në kontrollin e turmës dhe shpesh këto thirrje për shkak të një seance të gjatë të quajtur maratonë-territoriale u drejtuan edhe gjatë ditës para kamerave jashtë apo studiot televizive kryesisht nga opozita. Mazhoranca ishte e fokusuar dhe e bashkuar në votë tek fitorja e territoriales dhe hedhja poshtë e çdo komisioni hetimor të kërkuar nga opozita.
Ajo që do të veçonim ishte loja më e dobët e parë ndonjëherë e kryetarit të GPS Taulant Balla i cili po tregon se nuk mban më për gara të gjata.
Në 10:30 ai hipi në foltore.
Një inflacion argumentesh të pashembullta.
Dikush mund të mendojë se e tillë është detyra e tij, por pa e zgjatur pak analizë politike mund t’i bashkohej këtij shënimi.
I njohur për gafa të shpeshta ne dhënie mendje dhe arsyetimi, kryetari i GPS Taulant Balla në seancën plenare te 8 Tetorit, 2026 ka një ‘shkarje të gjuhës’ me pamje të re për një problem të hershëm. Duke ju referuar dhjete viteve më parë si dhe për t’i dhënë fund idesë së pavarësimit të institucioneve të drejtësisë ne epokën Ramiste, Balla fajësonte PD-në dhe la të nënkuptohej se ishte PS-ja ajo që i dha fund teatrit (fjala për akuzat e ndërsjellta mes kundërshtarëve politik në Kuvend). Debati parlamentar nën etiketat “ti je hajdut”, “t’ je klani i ‘Zemunit”, ti je kështu dhe ti je ashtu sipas Ballës mjaftonin që politika t’i referohej vitit 2016 dhe prej andej të merrej kapitalin politik për të treguar se Rilindja Socialiste ngriti institucionet e pavarura te drejtësisë. Kjo tani përpara qytetareve, në sy të kundërshtarëve politikë në sallë, por edhe përpara 53-1 deputeteve të rinj/reja rilindës (që u futen për të parën herë), mishërimi i forcës së kartonit dhe i përdorimit. Kryetari Balla u shpreh:-“…ndërkohë që ne thamë se do t’i japim fund këtij teatri dhe erdhëm me propozimin për të krijuar një drejtësi të re ku te gjitha akuzat te hetohen. Juve jeni subjekti i një akuze prej meje. A është kështu apo jo(?!). Unë nuk e kam bërë kurrë një mocion me debat për këtë çështje sepse kam besim sepse Prokuroria e Posaçme do t’i shkojë deri në fund sepse çështja është në Gjykatë. Nuk kam diskutuar kurrë në këtë sallë prej vitit 2020 më për atë çështje sepse kam besim tek SPAK-u. Ju nuk keni besim tek SPAK-u dhe thoni duam ta bëjmë vetë. Duam të kthehemi tek karagjozllëku i para dhjetë viteve ku mjaftoheshim me debatin mes njeri-tjetrit. Ky është dallimi. E pra ne nuk duam të rikthehemi më para dhjeë vitesh ku bënim gjyqin njëri-tjetrit dhe në fund historia mbaronte dhe asnjëri nuk mbante përgjegjësi, asnjeri nuk shkonte përpara drejtësisë”.
Çfarë pohoi me gojën e vet Balla?
Kuvendi dhe debati i para 10 viteve na “ishte një karagjozllëk”(?), dhe se pas këtyre skenave “historia mbaronte dhe asnjëri nuk mbante përgjegjësi, asnjeri nuk shkonte përpara drejtësisë”.
Pra një vetakuzë për shpërblimin e votës dhe pagesat me rrogën që politika ka marrë gjatë një dekade.
A kanë të drejtë qytetarët të indinjohen dhe të reagojnë kur një politikan del kaq hapur me fjalët e tij apo kjo është gjuhë force?
Po sot çfarë po bën Balla?
(Vijimi i fjalës),… Sot ai sapo u tha shqiptareve për largpamësinë se:-“Po i rikthehem atij diskutimi që kam bërë. Do të vijë koha (thashë), 2016 dhjetë vjet më parë ku presidentë, kryeministra, kryetarë parlamenti, zv/kryeministra dhe gjithkush tjetër do të shkojnë përpara drejtësisë”.
Duke numëruar emrat ku janë Berisha, Meta, Ahmetaj pa Ballukun pasi ajo do t’i duhet “votës-nukleare”, duke bërë praktikisht ligjin mes rilindësve Balla bën një pohim të madh të asaj që quhet drejtësi me regji.
Le të ndalemi këtu.
Funksionarët e lartë të numëruar janë dy kundërshtarët politikë të elitës së Rilindjes Socialiste. Sali Berisha dhe Ilir Meta e provuan dhe e pësuan këtë sot e kësaj dite. Sa për zv/kryeministren në qoftë se nuk është një shkarje goje apo shitje sepse siç është cilësuar nga shumë analistë “drejtësia me regj”, Belinda Balluku është ende treguesi se si një politikan dhe qeveritar mori një tjetër trajtim përpara ligjit në fundin e dhjetëvjeçarit. Mos vallë pjekuria e regjisoreve rilindës u profesionalizua deri në atë shkallë sa që dëshmitë dhe provat t’i avullonte me efekte specilale.
“Sot i kemi me akuza dhe përpara drejtësisë dhe kjo është fitorja me e madhe”, thotë Taulant Balla.
Nga kjo anë duket se ka fituar drejtësia, por shifrat dhe humbjet nga buxheti i shtetit janë marramendëse. Pak vite burg ose masa sigurie nuk kthejnë ndërkohë pas vlerën financiare dhe morale të dëmit që ka shkaktuar keq qeverisja.
Përfituesit që sot po dalin janë zyrtarët e lartë dhe administrata e shtetit e lidhur me krimin e cila po merret nën mbrojtje ndryshe nga 10 vite më parë. Pikërisht për këtë ndërkombëtaret dhe kushtet për BE po përforcojnë dhe po e deklarojnë si prioritare luftën kundër trafikut transnational të narkotikëve dhe krimit te organizuar.
Me plotfuqinë e pushtetit 14 vjeçar dhe diktatin e vet mazhoranca përmes Ballës ka një komfort urdhërues kur thotë se:- “Kuvendi nuk mund të përdorë institucionin e vet më të rëndësishëm, kontrollin ndërparlamentar për të dubluar ose për të zëvendësuar kompetencat e prokurorisë…”. Duke ju referuar fjalës së Berishës si parafolës Balla reagoi dobët brenda lojës teatrore:-“He, he… Si tha? Ta bëjmë ne… Ta zbardhim… Ta nxjerrim ne përgjegjësinë?… Po këta për çfarë i kemi?
Më këtë cilësim Balla ju drejtohej prokurorisë.(Cilës pjesë në prokurori në se gjuha e një politikani merret e vërtetë dhe paska fuqi)
A ja vlen të diskutosh për koncept të ndarjes së pushtetit kur edhe në normen më të thjeshtë etike dhe të institucionit një deputet të mund t’i drejtohet një prokurorëve dhe gjyqtarëve të pretenduar të pavarur duke thënë; Po këta për ëfarë i kemi?
Por edhe sikur ky trajtim të mos ishte i mjaftueshëm nga kryetari i GPS sot një mentor për 52 deputetët/et e rinj të PS, Balla pavarësinë e drejtësisë e ngatërron ose qëllimshëm ose nga padija kur me shkarje gjuhe (freudian slip) nis e i numëron funksionet dhe detyrat që i ka vënë sistemit të drejtësisë sipas interesave të partisë në pushtet:-“… këta i kemi pikërisht për të verifikuar prova, për të provuar fakte penale, për të identifikuar përgjegjësinë individuale dhe për të ngritur akuza penale… Jo tha… Ta bëjmë ne(!)…Ta nxjerrim ne përgjegjësinë. Kush jemi ne? (pyet Balla)… ne jemi PALË, ne jemi shënjestra…”
Ne se shkarja e parë e gjuhës nga ana e Ballës mund të quhet e rastësishme, kjo e dyta është një provë djegëse.
Djegëse jo sepse di shumë nga emërimet dhe pozicionet që ndan pushteti i RS, por se për të qëndruar në pushtet elita e RS eliminimi i kundërshtareve politikë që ka ardhur pikërisht nga një drejtësi e kapur, e instrumentalizuar deri në ezaurim afatesh të çeshtjeve gjyqësore, copëtimin e dosjeve penale si një sëmundje e proceseve të hetimit që prej ndërhyrjes dhe presionit të politikës nuk po shërohet dot.
Balla zbret deri ne konceptin e instruktorit politik. Nuk ka mundësi që në çelje të seancës, vetëm në 10 minutat kronometruara të fjalës, kryetari i GPS me një rekord postesh partiake dhe shtetërore përveç viteve në politikë dhe që ka qejf t’i nxjerrë në pah karshi 52 deputetëve 1 vjeçar të bëjë edhe shkarjen e dytë:-“…sot jo vetëm që i kemi përpara drejtësisë, por i kemi me akuza. I kemi me akuza dhe kjo është fitorja me e madhe e fitores në drejtësi”. Të ushtrojë presionin dhe të tregojë dominimin brenda llojit.
Një shkarje (dekadencë) e plotë mes rilindësve.
Ideologji nënshtruese komuniste me konceptin e tregut të lirë.
A nuk ishte i tillë blloku i udhëheqjes/ofiqarëve të PPSH që për hatër të masivizimi i merrte kuadrot nga baza dhe prodhimi.Ndërsa paraardhësit për mediokrit e Rilindjes Socialiste do ta mbanin Shqipërinë “Fanar Ndriçues”, këta të dytët e duan në Shqipërinë në Evropë me një popull të bindur dhe pa opozitë.
Kur vjen puna tek drejtësia Taulantit i shket gjuha sepse nuk mbulohet dot korrupsioni i qeverisjes. Rruga më e mirë për ta mbajtur pushtetin në 2026 është që të rikthehesh tek rrënjët, ato rrënjë që pas protestës së studentëve të 1990– ës mbajtën vetëm pak muaj.
Shqipëria mban mend Enveristët.
Ndërsa tani Edvinistët…
Ndërsa pyetja varur qëndron po këtë mendësi nga pushteti do ta largojë ?
8-9 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot në Tiranë, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur për protestën e 132-të radhazi.
Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i qeverisë. Krahas saj, gjatë muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe rishikimin ose shfuqizimin e disa nismave ligjore të kundërshtuara nga protestuesit.
Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Një tjetër pikë e rëndësishme e mobilizimit pritet të jetë 13 tetori, kur është bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të studentëve dhe të rinjve.bw
Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit kundër reformës territoriale. Protestuesit kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, ndërsa situata është shoqëruar edhe me përplasje me policinë.
“Shkrini qeverinë, jo bashkitë” dhe “Si Siçilia e viteve ’80” janë disa prej mesazheve të shfaqura në pankarta gjatë protestës.
Në disa momente, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur spraj lotsjellës.
Përplasjet kanë sjellë tensione të forta pranë ambienteve të Kuvendit, ndërsa protestuesit vijojnë të kundërshtojnë reformën territoriale dhe ndryshimet e propozuara për bashkitë.
Protesta zhvillohet në një situatë të tensionuar, me forca të shumta policie të angazhuara në ruajtjen e perimetrit të sigurisë rreth Kuvendit. bw
TIRANË- Një protestuese la një meszh gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit “Shkrini qeverinë, jo bashkinë”. Protestuesja e ka shkruar mesazhin në fasadën e qendrës tregtare pranë Kuvendit, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe faktit që sot kalo për votim drafti për Hartën e re Territoriale.
Qytetarë të bashkive që preken nga shkrirja e 15 bashkive kundërshtojnë këtë vendim dhe për këtë arsye ata janë mbledhur në protestë pranë Kuvendit./Dosja.al
Gazetarja e famshme amerikane, Isa Soares ka ndarë në rrjetet sociale një pamje të protestës së mbrëmjes së kaluar në Shqipëri, të cilën e ka ndjekur përmes transmetimit në ekranin e televizionit më të madh informativ në vend, News24.
Në postimin e saj në llogarinë e Instagram-it, gazetarja e CNN America, Isa Soares, shkruan: “Në Shqipëri, protestuesit vazhdojnë të dalin dhe të ngrenë zërin… #Dita130”, duke shoqëruar mesazhin me pamje nga protesta e shënuar si “Dita 130”.
Postimi i gazetares së njohur sjell në vëmendje vijimin e protestave dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa pamjet tregojnë një numër të konsiderueshëm protestuesish në rrugët e Tiranës, tanimë prej rreth 4 muajsh. bw
Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 131-të të revoltës qytetare. Pas më shumë se katër muajsh tubime të njëpasnjëshme, protestuesit pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Gjatë ditëve të fundit, në protestë janë përsëritur edhe kërkesat për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik e zgjedhor.
Tubimet e fundit kanë sjellë në vëmendje edhe përfshirjen e të rinjve dhe studentëve. Në protestën e ditëve të fundit është bërë thirrje për një mobilizim më të madh të studentëve më 13 tetor, ndërsa protestuesit kanë theksuar se lëvizja nuk lidhet me një parti politike.
Protesta e sotme zhvillohet në një ditë me zhvillime të rëndësishme politike. Në Kuvend është në rendin e ditës edhe shqyrtimi i reformës administrativo-territoriale, ndërsa në ditët e fundit aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 8 tetorit, duke e lidhur mobilizimin edhe me këtë çështje.
Protestat e përditshme kanë vijuar prej më shumë se katër muajsh, me marshime nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe, në disa raste, edhe drejt institucioneve të tjera.bw
Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë, duke shënuar tubimin e 130-të të revoltës që prej nisjes së saj më shumë se katër muaj më parë.
Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë.
Krahas largimit të Ramës, gjatë më shumë se katër muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe ndërhyrje në një sërë ligjesh dhe nismash të kundërshtuara nga protestuesit.
Një element që ka marrë më shumë vëmendje në ditët e fundit është përfshirja e studentëve. Me nisjen e vitit të ri akademik, të rinj dhe studentë iu bashkuan tubimit të mbrëmshëm, ndërsa në bulevardin përpara Kryeministrisë lanë edhe mbishkrimin “Studentët protestues”.
Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë, ndërsa për 13 tetorin është bërë thirrje për një mobilizim më të madh të studentëve dhe të rinjve. Protestuesit këmbëngulin se do të qëndrojnë në rrugë dhe do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre. bw
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe sot duke hyrë në ditën e 129-të radhazi.
Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, qytetarët pritet të rikthehen sërish në qendër të Tiranës për të vijuar aksionin e tyre, me kërkesën kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Krahas dorëheqjes së Ramës, gjatë protestave janë artikuluar edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor.
Në tubimin e mbrëmshëm, qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe akuzuan qeverinë për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe keqqeverisje.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se tubimet do të vijojnë çdo ditë.
Ndërkohë, aksioni qytetar pritet të intensifikohet gjatë ditëve në vazhdim. Për 13 tetorin është paralajmëruar një tjetër protestë, ku është bërë thirrje për një pjesëmarrje më të madhe të studentëve dhe të rinjve. gsh
Vendosja e emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe, për shkak të qëndrimit tonë parimor, logjik e shtetar, është përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik.
Mesazhi ynë është i qartë, LDK nuk shantazhohet. As me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla.
Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës. Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike. Çështje kaq të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët tanë.
Po aq qartë, LDK nuk e braktis identitetin e vet ekzistencial. Jemi partia e Ibrahim Rugovës, e lirisë, e pavarësisë dhe e orientimit perëndimor të Kosovës. Jemi edhe partia e veprimtarëve të vrarë, familjet e të cilëve ende presin drejtësi. Askush nuk mund të na kërkojë ta harrojmë këtë pjesë të historisë sonë, aq më pak të na kërcënojë pse kërkojmë drejtësi.
Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Kërkimi i drejtësisë për viktimat është detyrim i patjetërsueshëm. Kosova duhet t’i mbrojë të dyja, me të vërtetën, me shtetin dhe me përgjegjësi.
LDK-së nuk i caktohet qëndrimi me shantazh. Dhe nuk i merret identiteti me kërcënim.
U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre të tregojnë përgjegjësi dhe të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e përkrahësit e tyre. Të ndalin gjuhën e linçimit dhe të mos e kthejnë këtë çështje në betejë kundër njëri-tjetrit. Dallimet për rrugën që duhet ndjekur nuk na bëjnë armiq. Kosova ka nevojë për maturi dhe bashkëpunim; nxitja e urrejtjes mes nesh vetëm e dobëson atë.
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e 128-të radhazi.
Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, protestuesit pritet të mblidhen sërish në qendër të Tiranës, duke vijuar aksionin e nisur prej muajsh me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në protestat e ditëve të fundit, qytetarët pritet të organizohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Krahas largimit të Ramës, ndër kërkesat e artikuluara nga protestuesit janë krijimi i një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik.
Protesta e 128-të vjen një ditë pas tubimit të së dielës, kur qytetarë dhe aktivistë marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen”. Protestuesit deklaruan se do ta vijojnë qëndresën dhe u bënë thirrje qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës.
Aktivisti Mirjan Aliaj, gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë, foli për protestat e paralajmëruara për sot. Sipas tij, protestat do të zhvillohen para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa një tjetër tubim është paralajmëruar në orën 15:00 pranë Parlamentit.
Gjatë tubimit të 127-të pati edhe mesazhe nga përfaqësues të diasporës, ndërsa një pjesë e protestuesve ngritën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan veprimin e drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë.
Edhe një ditë më herët, në protestën e 126-të, pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, qytetarët marshuan në disa prej rrugëve të Tiranës. Në përfundim të tubimit ata paralajmëruan vijimin e protestave dhe kërkuan një pjesëmarrje më të madhe në ditët në vazhdim.
Ndërkohë, është paralajmëruar edhe një protestë më e madhe më 13 tetor, me fokus pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve. bw
I lexoj shkrimet tuaja dhe me pelqejne. Protestat mund te jene ane e te njejtes medalje, por duhet thene se kjo qeverisje 3 vjecare i ka deshperuar mjaft me teper keta njerez.. Te siguroj, se aty kishte njerez te te gjitha shtresave dhe pa bindje politike. Ne qeverisjet e mepareshme ka pasur korrupsion, por tani pervec korrupsionit qe eshte ngritur ne shkallen siperore, (sepse po privatizohet vendi per tu pasuruar nje grusht njerezish dhe po lihet pa pune, pa shpresa dhe ne varferi shumica), tani vendi po kriminalizohet deri ne tronditje… Kryefjala e lajmeve jane tonelatat e kanabisit qe arrijne ne portet italiane….Meqe shoqeri civile ne nuk kemi, se ata paguhen, blihen e shiten…jemi te detyruar te pranojme cdo lloj proteste, me shpresen qe po te shkunden mileti, ndofta do bejne edhe dicka me shume per veten dhe per vendin.
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: ZGJOHU SHQIPËRI…
http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6151
Tetovë, 20. 02. 2017: Sa herë që është përkeqësuar situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare, në Tiranë ka shpërthyer ndonjë ,,revolucion”! Shumica e pjesëmarrësve në këto ,,revolucione”, të realizuar, ose në tentim, sigurisht që nuk e kanë ditur se këto trazira janë nxitur, përgatitur dhe financuar nga jashtë, si i ashtuquajturi ,,Revolucioni i vonuar demokratik 1997″, tani ,,Revolucioni demokratik i shkurtit 2017″ i paralajmëruar, si edhe disa tentimeve të mëhershme për ,,revolucione” të këtillë, që t’ua përkujtojnë frymëzuesve, ideatorëve dhe financuesve të tyre se, në shoqëritë demokratike ka rrugë të tjera pakufi për ndryshime të nevojshme në shoqëri dhe qeverisjen e shtetit.
Neve që jetojmë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë nuk na ka habitur asnjëherë ky fenomen i çuditshëm politik, sepse intrigat sllave i kemi pasur gjithmonë afër mesh, por vërtet na shqetëson lehtësia e manipulimit me qytetarët, gati të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që doemos të sjellin në përfundimin se, gjithçka në punën e këtyre ,,revolucioneve” matet me interesin personal, peshohet me monedha të huaja, e asnjëherë me cilësinë e pushtetit, mënyrën demokratike të qeverisjes, progresin e përgjithshëm shoqëror, prestigjin e shtetit dhe interesin kombëtar!
Prandaj, nuk është për t’u habitur kur të huajt na njohin më mirë seç e njohim ne vetveten, duke i detyruar të ndërmarrin masa për ta ndihmuar kombin shqiptar, si në rastin kur në prag të intervenimit ushtarak të forcave ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, u desh të përjashtohen nga loja liderët e të dy forcave politike më të mëdha në Tiranë dhe u soll në pushtet një kryeministër i ri, jashtë këtyre strukturave politike; si edhe në rastin që duhet të na bëjë të skuqemi të gjithë, kur serbët, armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar, kërkuan zyrtarisht llogari nga qeveria e tyre, se ku kanë përfunduar dhjetëra milionët e tyre për destabilizimin dhe copëtimin e Shqipërisë, në vitin 1997?!
Këta liderë, që fatkeqësisht janë drejtuesit e shtetit tonë, e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje të mjerueshme, si asnjë regjim i mëhershëm nën pushtimin dhe sundimin e huaj; e kanë katandisur atdheun e 22 milionë shqiptarëve në këtë gjendje sa, ambasadori i një shteti aleat të kujdeset më tepër për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në vendin tonë, seç kujdesen sipas detyrimeve kushtetuese këta kriminelë e horra të politikës shqiptare, të cilët për të satën herë na turpëruan para botës!
Opinioni shqiptar është i informuar mirë se, aktualisht Kosova ballafaqohet me probleme tepër serioze politike dhe të sigurisë; se shqiptarët në Maqedoni gjithashtu janë para sprovave të mëdha politike, si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti; se gjendja nuk është më e mirë as në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri; ndërsa udhëheqësit e politikës në Tiranë e paskan zgjedhur momentin më të përshtatshëm për fillimin e ,,Revolucionit demokratik të shkurtit 2017”, i cili më tepër mund t’u shërbejë kriminelëve se sa interesave të shqiptarëve dhe të shtetit?!
Kësaj radhe, kjo përrallë me lugetër të moçëm të komunizmit, të ushqyer e ndërsyer nga serbët, grekët dhe rusët, nuk duhet të kalojë tek shqiptarët!
(19 shkurt 2017)