VOAL

VOAL

Ambasadori amerikan në OSBE: Tahiri i implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës

November 23, 2017
1 Comments
  • author avatar
    HOOK 9 years ago Reply

    …Deri me arrestimin e Rames, Bashes,Berishes, Metes-Kryemadhit, si fillimi i çlirimit te shqiptareve nga droga dhe korrupsioni!!

Komentet

Shqiptarët më të shqetësuarit në rajon për kostot e jetesës në vitin 2026

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin.

Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehën shqetësim, kundrejt 83,4% mesatarisht në gjashtë vendet e rajonit. Diferenca është 13,2 pikë përqindjeje.

Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që i afrohet Shqipërisë, me 93,8% të të anketuarve që shprehin shqetësim. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja zbret në 82%, në Mal të Zi në 78,3% dhe në Serbi në 76,3%.

Kosova ka përqindjen më të ulët në rajon, me 73,7%, rreth 23 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.

Shqipëria kryeson edhe për intensitetin e shqetësimit. Në një shkallë nga 1 në 10, të anketuarit e vlerësuan shqetësimin për koston e jetesës dhe inflacionin me mesatarisht 9 pikë, kundrejt 8 pikëve në rajon.

Për të llogaritur përqindjen e të shqetësuarve, anketa përfshiu përgjigjet nga 6 deri në 10 pikë.

Në vitin 2025, kur anketa pyeste veçmas për koston e jetesës dhe inflacionin, Shqipëria ishte mbi mesataren rajonale për të dy treguesit.

Shqetësimi për koston e lartë të jetesës mori mesatarisht 8,79 pikë në Shqipëri, kundrejt 8,19 pikëve në rajon. Për inflacionin, vlerësimi ishte 8,45 pikë, kundrejt 8,12 pikëve në rajon. Bashkimi i dy çështjeve në një pyetje të vetme në vitin 2026 kufizon krahasimin e drejtpërdrejtë të pikëve.

Edhe në vitin 2024, kostoja e jetesës dhe inflacioni ishin problemi ekonomik më i përmendur në Shqipëri. Atëherë, 73% i përfshinë ndër tri problemet kryesore ekonomike të vendit, kundrejt 77% në rajon.

Pyetja e atij viti u kërkonte të anketuarve të zgjidhnin tri probleme, ndërsa në vitin 2026 ata vlerësuan nivelin e shqetësimit për secilën çështje.

Përballimi i shpenzimeve të përditshme ndryshon ndjeshëm sipas zërit të buxhetit.

Në Shqipëri, 50,6% e të anketuarve thonë se mund ta mbajnë banesën mjaftueshëm të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë. Kjo është përqindja më e ulët në rajon, ku mesatarja arrin në 62,4%. Vetëm 3,6% shprehen kryesisht ose plotësisht të kënaqur me mundësinë për të gjetur një banesë ose qira të përballueshme, kundrejt 24,7% në rajon./ Revista Monitor

Protestat- Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Dënoni dhunën policore! Presion politik në nivel evropian

Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.

Përmes një kërkese zyrtare, aktivistët kanë paraqitur tre kërkesa, duke kërkuar reagim për zhvillimet në Shqipëri dhe vëmendje më të madhe ndaj respektimit të të drejtave themelore.

Kërkesa e parë lidhet me një qëndrim publik të Bundestagut në mbështetje të së drejtës për protestë paqësore, dënimin e dhunës policore dhe kërkesën për një hetim të pavarur mbi shkeljet e raportuara gjatë protestave.

Së dyti, aktivistët kërkojnë angazhim parlamentar dhe llogaridhënie përmes pyetjeve parlamentare dhe përfshirjes së Komisionit për Çështjet Evropiane.

Kërkesa e tretë lidhet me presionin politik në nivel evropian. Aktivistët kërkojnë që qeveria gjermane të mbajë një qëndrim të qartë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e lidhur përparimin e vendit me rezultate konkrete në shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës.

Kerkesat

Ne, aktivistë nga qytete të ndryshme nga Diaspora Shqiptare në Gjermani, në mbështetje të Protestave në Tiranë dhe të Revolucioni Flamingo, i jemi drejtuar sot katër Grupeve Parlamentare në Bundestag-un Gjerman.

Tri kërkesat tona drejtuar Bundestagut gjerman:

  1. Qëndrim publik: Të mbështesë të drejtën për protestë paqësore, të dënojë dhunën policore dhe të kërkojë hetim të pavarur për shkeljet e raportuara.
  2. Veprim parlamentar: Të kërkojë llogaridhënie përmes pyetjeve parlamentare dhe angazhimit të Komisionit për Çështjet Evropiane, duke përfshirë hetimin e pavarur, mbrojtjen e të miturve dhe gazetarëve, si dhe shqyrtimin e kufizimeve të reja mbi të drejtën e protestës.
  3. Presion politik në nivel evropian: Të kërkojë një qëndrim të qartë të qeverisë gjermane në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke kushtëzuar përparimin me rezultate konkrete në shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës.

Shqipëria duhet të ecë drejt BE-së, por ky proces duhet të mbështetet në demokraci, shtet të së drejtës dhe përgjegjësi politike. bw

Sulmohet sërish Ura e Krimesë, ndërpritet trafiku! Goditja e dytë brenda 48 orëve

Ura e Krimesë, që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale, është sulmuar sërish mbrëmjen e së mërkurës, më 18 nëntor, duke detyruar autoritetet ruse të ndërpresin përkohësisht trafikun. Sulmi i ri vjen vetëm dy ditë pas goditjes së mëparshme ukrainase, e cila, sipas Kievit, shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën rrugore të urës.

Kreu i autoriteteve ruse në Krime, Sergei Aksyonov, njoftoi përmes Telegramit se pas sulmit trafiku ishte pezulluar dhe se ekipet përkatëse kishin mbërritur në vendngjarje për të vlerësuar dëmet.

“Si rezultat i një sulmi të ri në urën e Krimesë, trafiku është pezulluar përkohësisht. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në vendngjarje dhe vlerësimi i dëmeve është duke u zhvilluar”, deklaroi ai.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi mënyrën se si u krye sulmi i ri apo mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara.

Ngjarja ndodh vetëm disa orë para takimit të planifikuar mes presidentëve Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Shenzhen të Kinës, ku lufta në Ukrainë pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimit.

Natën e së hënës ndaj të martës, Ura e Krimesë ishte shënjestruar nga një operacion i madh ukrainas me raketa dhe dronë. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) deklaroi se një pjesë e rrugës ishte shkatërruar plotësisht, megjithatë shkalla e dëmeve nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Transportit njoftoi të martën se trafiku hekurudhor ishte rikthyer në njërën prej dy linjave, ndërsa riparimet në linjën tjetër vijonin.

Ura përbën një nga lidhjet më të rëndësishme rrugore dhe hekurudhore mes Krimesë dhe Rusisë kontinentale, duke pasur rëndësi strategjike për transportin dhe furnizimin e gadishullit.

Për Moskën, ajo ka edhe një rëndësi të veçantë simbolike, pasi ndërtimi i saj u lidh me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, të cilin Ukraina dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar nuk e njohin.

Sulmet e përsëritura ndaj kësaj infrastrukture nxjerrin në pah rëndësinë e saj strategjike në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe vështirësitë e Moskës për ta mbrojtur atë nga goditjet e Kievit. bw

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Vazhdon protesta e studentëve dhe e qytetarëve kundër qeverisë.

Pasi kanë protestuar përpara parlamentit, qytetarët tashmë po marshojnë drejt Kryeministrisë.

 

Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë, duke deklaruar “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” etj.

Protesta pritet të vijojë si çdo natë përpara Kryeministrisë.

Prortestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. bw

Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, s’heq dorë nga kërkesat

Radio Evropa e Lirë

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi, por se mbeten prapa kërkesave të tyre sa i përket pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kështu tha gjatë seancës konstituive në Kuvendin serb deputeti nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi.

Tetë parti shqiptare garuan së bashku në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke fituar dy mandate.

Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore, duke siguruar 140 nga 250 mandate në Kuvend dhe duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh Partinë Përparimtare Serbe të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.

Gjatë seancës konstituive, e cila nisi një ditë më parë, Koalicioni Shqiptar shprehu mbështetje për kandidaturën e kësaj liste për kryeparlamentar, Aleksandar Çupiq. Kundërkandidat i tij është Stojan Radenoviq, i propozuar nga partia e Vuçiqit.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë po vazhdojnë për të dytën ditë radhazi diskutimet për kandidatët për kryetar të Kuvendit. Kreu i ri i Parlamentit do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit të Serbisë.

Duke folur për kërkesat e shqiptarëve në Serbi, Kamberi tha se ato nuk janë të reja dhe se shumë çështje thelbësore ende nuk janë zgjidhur. Ai u shpreh se presin përfaqësim real të shqiptarëve në institucionet shtetërore, zgjidhjen e çështjes së njohjes së diplomave, ndalimin e pasivizimit të adresave, përmirësimin e arsimit, përfshirë sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si dhe zhbllokimin e fondit që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga institucionet e Kosovës.

“Do ta mbështesim çdo nismë dhe jemi të gatshëm për partneritet në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por nuk do të heqim dorë nga parimet dhe kërkesat tona”, tha Kamberi.

“Vetë e drejta për barazi nuk është e negociueshme”, shtoi ai.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdimisht ankohen për diskriminim dhe nënpërfaqësim institucional në Serbi, por edhe për atë që njihet si pasivizim i adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar. Ky veprim rezulton me humbjen e shtetësisë serbe dhe, rrjedhimisht, të drejtave civile, përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të përfituar sigurim shëndetësor e pension, si dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është ngritur vazhdimisht nga shqiptarët në Luginë, por edhe nga Kosova, që e cilëson si praktikë diskriminuese.

Pasivizimi i adresave ishte përmendur edhe në një raport të Departamentit amerikan të Shtetit më 2023, ku thuhej se kjo praktikë ishte zbatuar në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë.

Edhe Komisioni Evropian në raportet për Serbinë kishte ngritur shqetësimet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

Fituesja e zgjedhjeve në Serbi, Lista Studentore ka premtuar përmirësimin e të drejtave të pakicave në gjuhë, arsim, kulturë dhe informim.

Më herët, Kamberi i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk garanton vetvetiu një qasje tjetër ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, autoritetet e reja do të vlerësohen në bazë të hapave konkretë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Lista Studentore, e cila ka fituar mjaftueshëm vota që ta formojë e vetme ekzekutivin, nuk ka treguar konkretisht nëse do të bashkëpunojë me partitë e pakicave.

Ndryshe, gjatë seancës konstituive, mbështetje për kandidaturën për kryeparlamentar nga Lista Studentore shprehën edhe deputetët e pakicave të tjera në Serbi.

Gjatë seancës, Mirollav Andriq, deputet nga Lista Studentore, tha se kandidati i tyre për kryeparlamentar do ta bëjë Kuvendin serb “një shtëpi me të cilën do të krenohen të gjithë qytetarët”.

Ndërkaq, Ana Bërnabiq nga Partia Përparimtare Serbe tha se kandidati i tyre, Stojan Radenoviq, është personi më i kualifikuar për këtë post.

Vuçiq – i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 tetorit – deklaroi para deputetëve se nuk do ta çojë deri në fund mandatin e tij si deputet, sepse siç u shpreh ai, dëshiron që t’ia lërë postin të rinjve.

Me konstituimin e Kuvendit, sipas ligjeve në Serbi, Qeveria e re do të duhet të formohet brenda 90 ditësh.

Protestë kombëtare kundër qeverisë, qytetarët mblidhen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

TIRANA-  Qytetarët dhe mbështetësit e opozitës rikthehen sot në shesh në kuadër të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi kombëtar është paralajmëruar të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protesta e sotme është pjesë e një kalendari të përcaktuar nga organizatorët, sipas të cilit tubimet do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Thirrja për protestë vjen pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë, kur protestuesit u përplasën me forcat e Policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit të së martës, një pjesë e protestuesve kundërshtuan zhvendosjen nga bulevardi drejt trotuarit, ndërsa policia argumentoi se ndërhyrja synonte lirimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit të automjeteve.

Situata u përshkallëzua në përplasje fizike, ndërsa disa protestues u shoqëruan në komisariat. Mes tyre kishte edhe gra, vajza dhe të moshuar.  Protestuesit kundërshtuan mënyrën e ndërhyrjes së uniformave blu, duke pretenduar se kishin marrë leje për zhvillimin e tubimit dhe se po ushtronin një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta. Nga ana tjetër, policia argumentoi se veprimet ishin të nevojshme për të mbajtur të lirë qarkullimin. Protesta e së martës përfundoi në Sheshin Skënderbej, ndërsa sot pritet një tjetër tubim në kuadër të aksionit kundër qeverisë./Dosja.al

UGSHPD: PESHA E DY TOGFJALËSHAVE (Jepe dorëheqjen(!) dhe “Traktati i Anëtarësimit”) 

E Shtuna në Gjirin e Lalëzit, u shqua për rrufe dhe ylbere në media. 

Në thelb brenda saj rrinin heshtja, shantazhi dhe fryma autoritare si të vetmet ujdi që i mbajnë rilindësit bashkë.
Kur dëgjuam pas Asamblesë së PS-s se disa ministrave dhe deputetëve ju besuan qarqet dhe veçanërisht Tirana e përforcuar, e reja për riorganizim partiak në zgjedhjet e pritshme ishte se një pjesë prej tyre nisën të bëjnë statuse mirënjohëse dhe t’i thurin lavde kryeministrit. Më e spikatura ishte ATSH-ja e cila ndau menjëherë si një lajm gëzimin me pensionistet. Subjekti në fjalë ishte se fizikisht drejtuesit politikë të qarqeve kishin filluar me urgjencë takimet dhe në një titull reflektohej:-“Demo: Besimin e Ramës dhe Asamblesë do ta kthejmë në rezultate për Tiranën”.
 
A mban më ky konceptim edhe në 2026-ën apo drejt BE-së 2030 apo ky vazhdon të na ngjajë me udhëheqësit e dikurshëm të kohës së Hoxhës?

E pra këtë ta bën vetëm propaganda dhe zoti Demo si mbajtës dy portofolave ministrore ndërkohë, ka marrë këtë barrë përkushtimi për kryeqytetasit, për zgjedhjet e ardhshme (të dekretuara nga presidenti i RSH për 9 Maj, 2027),  dhe do e bëjë mesa duket Tiranën si Berati. Për rilindësit në pushtet lufta politike ka filluar dhe sipas disa drejtuesve të lartë humbjet nga marrja e të gjitha bashkive prej kundërshtarëve do të jenë fare të pakta ose ndoshta edhe asnjë dhe kjo vetëm për shkak të pakujdesisë të tyre. Kështu ka deklaruar në një studio sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi:-“Mos kini asnjë merak. Do ta fitojmë bashkinë e Tiranës dhe do t’i fitojmë të gjithë bashkitë e vendit përveç aty ku mund të bëjmë ndonjë gabim…” dhe duke shkuar më tej me gjithë sukseset ai garantonte;“…edhe fitoren e mandatit të 5-të në vitin 2029”.*

Ku e gjejnë këtë garanci rilindësit dhe çfarë po luhet mund të ishte një pyetje direkte?
 
Aprovimi i Buxhetit 2027 dhe Ndarja Territoriale (?!).

Por realiteti shqiptar tregon se nuk është vetëm as asambleja e parti-shtetit. Nuk janë as rrjetet sociale të mbikëqyrura nga patronazhistë dhe nuk do të mbeten as detyrat partiake për mediat e kujdesshme për të shkaktuar një propagandë kaq të zhurmshme aq sa ky projekt 
“Traktati i Anëtarësimit” t’i ngjasojë vetëm një parulle të zgjedhjeve të shkuara pa program “Pasaporta e BE-së” dhe të harrohet se prej 170 ditësh po protestohet dhe po bojkotohen veprimtari çdo ditë. Prej fillimit të Tetorit të rinjtë kanë ndërprerë vazhdimisht mësimin dhe përshkallëzimi i dhunës së policisë dhe i masave administrative përmes gjobave ende nuk janë dëgjuar si çështje shqetësuese në një seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Duhet dëgjesë publike për 2001 policë të plagosur, por edhe për 2700 forca policie të paguara me 2500 euro. Duhet dëgjesë për mbi 200 gjoba ndaj protestuesve me 2.3 milion lekë, për rreth 1000 protestuar, shumë të lënduar dhe plagosur që e kanë shmangur spitalin, për 200 të mitur të shoqëruar në komisariate, pa harruar urdhërat për përdorim të plumbave të gomës, gazin lotsjellës dhe mos profesionalizmin e  policisë për zbutjen e përplasjeve deri në lejimin e pasojave  të goditjes së institucioneve për t’i shërbyer fshehjes nga kërkesat e drejta të protestës ndaj qeverisë për korrupsion dhe dorëheqjen e kryeministrit. Kjo është dëgjesa me popullin, përgjegjësia dhe dialogun mbi ligjin për të folur mbi të vërtetat për popullin dhe jo institucionet e përfaqësimit të popullit të rrethuara me hekura, me polici dhe gardistë ku prej çdo seance del fitues forca e kartonëve të shumicës së kapur.
A është përgjigjur në seanca plenare për protestat e dhunshme ministri i brendëshëm i sapo vendosur apo ai e ka më të thjeshtë të zbatojë urdhërat e kryeministrit?
Kjo është dëgjesa që nuk ka më nevojë për të filluar fushatën zgjedhore sepse ajo moralisht e ka rrëzuar sot mazhorancën.

Realiteti shqiptar me mënyrën se si trajtohen faktet ku në qendër janë fitorja e zgjedhjeve të 2027-ës nuk është as asamble e parti-shtetit dhe nuk janë as rrjetet sociale.
Pas shtrëngatës në Lalëz dhe rrufesë që shkrepi si togfjalëshi magjik “Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë”, ylberi që doli u hodh jo rastësisht në mediat propagandë të Rilindjes Socialiste prej kryeministrit, kryetarit të saj përpara rreth 500 pjesëmarrësve (200 petritëve), në asamble dhe veçanërisht për më të rinjtë.


Të vjetrit/vjetrat në jetën politike në rrugëtimin 14 vjeçar tashmë janë ndarë dhe shfaqen përkatësisht si kundërshtarë, në të paralajmëruar për përjashtim dhe pjesa më e re e mbetur (pas Majit 2025) bashkë me besnikët/et të vendosur si ithtarë të kauzës personale të kryetarit janë po ata që çuditërisht në se janë në parlament e bëjnë votën bashkë.

Asambleja e Lalëzit kishte dhe ka aq shumë material në ato orë që u zhvillua sa nuk mund të mblidhet dot vetëm me një paragraf pasi brenda saj ndodhen pafund prapaskenat dhe aleancat korruptive. 
 
Në se e reja që po kërkon të sjellë ndryshimin, ajo ka se çfarë tani më shumë të kuptojë se çfarë duhet larguar, prishur nga ky sistem korrupsioni që jeton me para dhe mbi imazh e propagandë dhe se sa i nevojshëm sot është bashkimi qytetarëve shqiptarë dhe bashkëpunimi opozitar në betejën e përditshme të qëndresës kundër parti-shtetit.
 
Ishin gjestet, ishte gjuha, ishte sjellja arrogante dhe deri tek filozofia mbisunduese e monopolit politik e më përtej deri tek shpërthimet e padëgjuara ndër rradhët e pjesëmarrësve në Asamblenë e Lalëzit të cilat sigurisht do ta fusin këtë akt si një ndër kapitujt fundorë të viteve të jetës së Rilindjes Socialiste. Një lëvizje politike që rrëmbeu bazën socialiste dhe që me një numër sa asambleja përfaqëson sot me të mbeturit dhe të ikurit superstrukturën elitare që ka në dorë jo vetëm buxhetin e shtetit, jo vetëm rrjetin e klientëve, jo vetëm shërbëtorët pranë autokratit, por edhe individët që do të jenë mbikëqyrësit e ndarjes së re territoriale dhe ushtarët në betejën e marrjes së votave për zgjedhjet vendore 2027.

Vetëm nëse do ta kuptonim kështu dallgën e rilindësve socialiste mund të tregojmë atë që praktikisht i duhet gjithë frontit opozitar për të vepruar pa asnjë vonesë drejt bashkimit.

Përse ra rrufeja e “Traktatit te Anëtarësimit të Shqipërisë” në Asamblenë e Lalëzit?

Sepse përgjegjësitë individuale u bashkuan në një të vetme dhe vendimmarrja ishte edhe njëherë heshtja, shantazhi dhe përjashtimet ose mbrojtja e tezës së hedhur se nga që nuk ka opozitë. Ose debati politik brenda radhëve të rilindësve duket si pluralizëm brenda të njëjtit grupim (sekt) i gatshëm për të hyrë në BE si i pari parti-shtet. 
 
Në se duhet prova, kjo gjendet me shumicë sot në mediat për mënyrën se si e trajtojnë protestën, qeverinë dhe opozitën.

Debati që zhvillohet “i ashpër”në asamble, fryhet më pas me çdo trajtë dhe ngjyrë në media si një ngjarje e jashtëzakonshme. Por kur vjen finalja kartonat e ngritur ne parlament asnjëherë nuk e zhgënjejnë partinë nga ligjet më pak të rëndësishmit e deri tek ato vendimtaret ku të ndëshkuarit dhe kryetari i bashkohen fuqisë të kartonëve për të qenë parimisht dakord, vetëm përpara, drejt BE-se 2030.

Pas farsave zgjedhore në çdo dy ose katër vite, kjo farsë e përjavshme e parlamentit vërteton se si kalojnë ligjet me shumicën e kartonëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe tregon pikërisht realitetin dhe  pakënaqësinë dhe zemërimin popullor.

Përse kryetari i rilindësve u tha pjesëmarrësve në asamble që “e kanë me juve dhe jo me mua”?

Ky fragment lidhet me të papriturën që kanë sjellë gati 6 muaj protestë qytetare.

Sipas ATSH-s që ka publikuar fjalën e plotë të kryeministrit dhe njëherësh kryetari i PS thuhet se :-“… tani po duket gjithmonë e më qartë ajo që unë e kam thënë krye të herës, mbase pak më shpejt se ç’duhej, që aty në atë protestë kishte nga të gjitha dhe aty pjesa e rëndësishme për ne, për mua ishin të gjithë mijëra e mijëra qytetarë që i kishte sjellë aty pikërisht pritshmëria më e lartë për gjërat qe i shqetësojnë po që ‘sorrat dhe korbat’ ishin pjesë aty, kjo besoj tani është shumë e qartë. Po që duart e huaja ishin pjesë aty, kjo është po kaq e qartë. Kështu që nuk ka qenë as përqeshje as anatemim.
Ka qenë vetëm ndarje me publikun, e të vërtetës komplekse të asaj proteste dhe iluzioni i largimit tim me dhunë se ata nuk e kanë me mua, ata e kanë me ju, e kanë me Partinë Socialiste. Unë jam thjesht pengesa më e madhe dhe manipulimi i madh që e shoqëruan atë iluzion, kanë krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta purifikojmë në të gjithë territorin, me fjalën tonë, me faktet tona, me përgjegjësinë dhe me angazhimin tonë për të dëgjuar njerëzit.”
Pra kryeministri tani ka një hakërrim me të tijët në dukje dhe protesta për të konsiderohet çështje e mbyllur, me dhunën, me policët e “mirëpaguar”, me shpenzimet e reja pajisjet antitubim dhe shpërndarje protestash, me vendosjen e gjobave ndaj çdo pjesëmarrësi të dyshuar si dhe arrestimet e shoqërimet ndaj tyre, ai mendon se i ka garancitë për ta çuar regjimin e tij në çdo zgjedhje që vjen dhe sado kohë që do t’i duhet për t’i mbajtur premtimin para vetes se u ul në tryezën  e BE-së.

T’i besosh kësaj fatkeqësie është njësoj sikurse të largohesh nga beteja për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën, familjen, shoqërinë, mirëqenien dhe të ardhmen e kombit.

E përsa Asambleja nuk mjaftonte me mesazhet e zhurmshme të saj dhe herë-herë pa krye, vetë kryeministri doli me një përmbledhje javore ndryshe nga podkastet e bisedat duke bërë përmbledhjen e “suksesit ndërkombëtar” nga takimet e Parisit, të Dublinit dhe të Lalëzit ku qartë dallon se ‘Flamingot e dashura’, ‘Sofra e Dialogut’ tashmë i kanë lënë vend një identiteti të ri në llogarinë e rrjeteve sociale,… ëndrra e dy flamujve krah njeri-tjetrit, një fund që i zoti e pret shpejt, por jo shqiptarët për të mos patur të njëjtin kryeministër më gjatë në pushtet.
Pra i mesazhit të qartë se kryeministri i lau duart me protestat dhe tani sheh përpara.
Por sa më përpara lind pyetja?

Pa program ose me parullën e re të shpikur “Traktati i Anëtarësimit”.
Në fakt dihet se  Shqipëria ka mbyllur përkohësisht vetëm 4 nga 33 kapitujt e saj negociues.
Ndër kryesore kërkesat janëSundimi i Ligjit dhe Qeverisja, që hapet dhe mbyllet i fundit me domosdoshmëritë e një reforme të plotë gjyqësore, gjykata të pavarura,  luftë me rezultate kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe një shtet i drejtuar nga një administratë publike profesionale dhe të përgjegjshme.
Përshtatshmëria me Ligjet e BE-së ku Shqipëria duhet të plotësojë tërësinë (mijëra) rregullore dhe direktiva të BE-së në ligjin vendas për sektorë si; ekonomia mjedisi, bujqësia dhe ata socialë. Kapaciteti Institucional e Administrativ kërkon që ministritë dhe organet shtetërore duhet të zbatojnë ligjet e BE-së dhe të menaxhojnë fondet evropiane në mënyrë transparente të provuara në vazhdimësi. Ndërsa, Politika e Jashtme dhe e Sigurisë, kërkojnë që Shqipëria duhet të ruajë 100% përputhshmëri me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
Këto janë detyra dhe përgjegjësi për politikën pluraliste.
Për këtë duhet mjaft karburant të cilin korrupsioni i parti shtetit e ka konsumuar ose e ka ruajtur.
Energjitë dhe djerrja morale e rilindësve të kujton një thënie të kryetarit të tyre kur në zgjedhjet e 2021 që synonte fitoren dhe zgjatjen e pushtetit tregonte se:-Do të bëj çmos, nuk do ta lejoj veten që të iki pasi të kem humbur.”
Pra a është sot togfjalëshi i shumë përdorur në Asamblenë e Lalëzit, dhe i dëgjuar për të parën herë ndoshta kaq dendur “Traktati i Anëtarësimit”
momenti për të justifikuar largimin, apo autokrati do përballet deri në fund me protestën, qeverinë teknike dhe zgjedhjet e reja.
 
_____
*200 petritëve- ishin 500, por është një numër i përafërt pasi ende burimet nuk e kanë sqaruar enkas atë për shkak të efektit shpenzime në transport, shoqërim dhe akomodime. Megjithatë numri 200 mbetet simbolik.
*Asambleja- është pjese e grumbullimit ku vendimmarrja kolektive u mundëson anëtarëve të debatojnë, të votojnë dhe të përcaktojnë platformën zyrtare, politikat dhe drejtimin ideologjik të partisë.
*ndjekës, ithtar, mbështetës ose besimtar ndaj një personi, filozofie, lëvizjeje politike ose fetare të caktuar.
* 16/11/2026-Top St0ry
 
16 Nëntor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Rama jep dorëheqjen!” 51 organizata në SHBA letër Ramës dhe 246 institucioneve ndërkombëtare: Të ndalet përdorimi i forcës nga policia në protesta

51 organizata shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës kërkojnë ndalimin e përdorimit të forcës nga policia ndaj protestuesve, lirimin e personave të arrestuar gjatë tubimeve dhe pezullimin e legjislacionit të ri për protestat. Të njëjtën letër ato ia kanë përcjellë edhe 246 organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, duke kërkuar vëmendjen dhe ndërhyrjen e tyre për situatën në Shqipëri.

Në letrën drejtuar kreut të qeverisë, organizatat shprehin mbështetjen për protestat paqësore dhe kërkesat e qytetarëve për t’i dhënë fund korrupsionit, për më shumë transparencë, përgjegjshmëri politike dhe reforma.

Organizatat e lidhin përshkallëzimin e situatës me zhvillimet e nisura më 13 tetor 2026, duke përmendur përplasjet, plagosjen e protestuesve dhe efektivëve të policisë, si dhe dëmtimin e pronës. Ato kundërshtojnë gjithashtu vendosjen e gjobave të rënda dhe miratimin e ligjeve të reja kufizuese, të cilat, sipas tyre, kanë cenuar të drejtat civile, kanë shtuar frikën dhe kanë thelluar mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

Në dokument, organizatat i rikujtojnë kryeministrit detyrimin e qeverisë për të garantuar rendin publik brenda kufijve të ligjit, duke iu referuar Kushtetutës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ato theksojnë se liria e tubimit, e shprehjes dhe e shtypit, prezumimi i pafajësisë dhe e drejta për proces të rregullt ligjor janë të drejta që duhet të garantohen nga shteti.

Mes kërkesave kryesore është ndalimi i menjëhershëm i përdorimit pa dallim dhe joproporcional të plumbave prej gome, topave të ujit dhe gazit lotsjellës kundër protestuesve dhe gazetarëve. Po ashtu, kërkohet reduktimi i pranisë së forcave të policisë në protestat paqësore dhe ndalimi i përdorimit të masave administrative, gjobave të rënda dhe ndalimeve të udhëtimit për të ushtruar presion ndaj protestuesve.

Një tjetër kërkesë lidhet me identifikimin e punonjësve të policisë. Organizatat kërkojnë që efektivët të mbajnë gjatë gjithë kohës shenja të qarta dalluese dhe dokument identifikimi. Ato kërkojnë gjithashtu lirimin e personave të ndaluar vetëm për pjesëmarrjen në protesta paqësore, informimin e menjëhershëm të tyre për arsyet e arrestimit dhe garantimin e aksesit te një avokat, përfshirë mbrojtjen falas për personat që nuk kanë mundësi financiare.

Në mënyrë të veçantë, letra ndalet te mbrojtja e të miturve. Organizatat kërkojnë hetim të pavarur për çdo pretendim mbi ushtrimin e dhunës policore ndaj fëmijëve dhe që asnjë i mitur të mos merret në pyetje pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, avokatit dhe psikologut.

Një nga pikat më të rëndësishme të letrës është kërkesa për pezullimin e legjislacionit të ri për protestat, i cili, sipas organizatave, është miratuar me dekret emergjence më 28 tetor 2026, pa debat parlamentar. Ato pretendojnë se ky legjislacion vendos kufizime të gjera mbi tubimin, shprehjen dhe udhëtimin, të shoqëruara me gjoba të rënda. Për këtë arsye, kërkojnë që ai të mos zbatohet deri në shqyrtimin nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias, si dhe diskutimin në Parlament. Organizatat kundërshtojnë edhe krijimin e një regjistri me qytetarët e cilësuar si “individë të dhunshëm”, duke kërkuar që askujt të mos i mohohet aksesi në transport, aeroporte apo hotele pa një vendim fajësie nga gjykata.

Në pikën e fundit të letrës, 51 organizatat shqiptaro-amerikane i kërkojnë drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama të marrë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen. Sipas tyre, kjo do të shërbente për rikthimin e besimit publik dhe krijimin e kushteve për një tranzicion paqësor, reforma institucionale dhe zgjedhore, si dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Letra e plotë:

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama,

Ne, organizatat shqiptaro-amerikane të nënshkruara më poshtë, qëndrojmë të bashkuara në mbështetje të protestave paqësore, të të drejtave kushtetuese të protestuesve dhe thirrjeve të tyre për t’i dhënë fund korrupsionit, për më shumë transparencë, përgjegjshmëri politike dhe reforma.

Për më shumë se katër muaj, shqiptarët kanë protestuar pa incidente madhore, duke shprehur kërkesat e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike. Nëse do të ishit përgjigjur në kohë, përmes angazhimit dhe dialogut kuptimplotë, komuniteti ndërkombëtar do të kishte dëshmuar një demokraci të re në momentin e saj më të mirë, me qytetarë që ushtrojnë të drejtat e tyre dhe një qeveri që u përgjigjet shqetësimeve të tyre.

Në vend të kësaj, ai po dëshmon një krizë.

Që prej 13 tetorit 2026, tensionet janë përshkallëzuar në përplasje, plagosje të protestuesve dhe policëve, si dhe dëmtime të pronës. Në mënyrë shqetësuese, në vend që të tregoni vetëpërmbajtje, të ulni tensionet dhe të trajtoni shqetësimet e protestuesve, ju jeni përgjigjur me forcë joproporcionale, arrestime masive, kërcënime dhe intimidim.

Qeveria juaj më pas vendosi gjoba të rënda dhe ligje të reja kufizuese. Këto veprime kanë cenuar të drejtat civile, kanë ngjallur frikë, kanë thelluar mosbesimin e publikut dhe kanë nxitur trazira të mëtejshme.

Çdo qeveri ka detyrimin të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe të ruajë rendin publik. Por këtë duhet ta bëjë brenda kufijve të ligjit.

Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton ligjin si bazën dhe kufirin e të gjithë veprimtarisë shtetërore. Ajo ndalon torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin mizor, çnjerëzor apo poshtërues. Ajo garanton barazinë përpara ligjit, lirinë e tubimit, shprehjes dhe lëvizjes, lirinë e shtypit, të drejtat e personave të ndaluar dhe të të akuzuarve, mbrojtjen ligjore falas për ata që nuk kanë mundësi financiare, procesin e rregullt ligjor, prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën e grevës, lirinë akademike, mbrojtjen e posaçme për fëmijët dhe kompensimin për viktimat e veprimeve të paligjshme shtetërore.

Ajo gjithashtu kërkon që çdo kufizim i këtyre të drejtave të përcaktohet me ligj, të jetë proporcional dhe të mos i tejkalojë kufijtë e përcaktuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në interes të paqes, drejtësisë dhe të ardhmes së Shqipërisë, ju bëjmë thirrje që të:

1. T’i jepni fund përdorimit të tepruar të forcës dhe intimidimit.

Ndaloni menjëherë përdorimin pa dallim dhe joproporcional të plumbave prej gome, topave të ujit dhe gazit lotsjellës kundër protestuesve dhe gazetarëve. Zvogëloni praninë e rëndë të forcave të policisë në protestat paqësore, për të cilën OKB-ja paralajmëron se mund të përshkallëzojë tensionet.

Ndaloni përdorimin e masave administrative për të ushtruar presion dhe për të frikësuar protestuesit paqësorë, përfshirë gjobat e rënda dhe ndalimet e udhëtimit pa vendime gjykate.

(Nenet 17, 22, 25, 38, 42, 47)

2. Të bëhet identifikimi i policisë.

Punonjësit e policisë duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës shenja të qarta dalluese dhe dokument identifikimi, të njëjtin standard që tashmë u kërkohet qytetarëve.

(Nenet 4, 15)

3. T’u jepet fund arrestimeve arbitrare.

Lironi çdo person të ndaluar vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protesta paqësore. Sigurohuni që çdo person i ndaluar të informohet menjëherë, në një gjuhë që e kupton, për arsyet e arrestimit të tij dhe të ketë akses të menjëhershëm te një avokat.

Siguroni një avokat falas për këdo që nuk ka mundësi ta përballojë financiarisht.

(Nenet 27, 28, 31, 42)

4. Mbroni të miturit.

Sigurohuni që pretendimet për brutalitet policor ndaj të miturve të hetohen në mënyrë të pavarur dhe që asnjë fëmijë të mos merret në pyetje nga autoritetet pa praninë e një prindi ose kujdestari ligjor, një avokati dhe një psikologu, siç e kërkon legjislacioni shqiptar dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

(Neni 54)

5. Pezulloni legjislacionin e ri për protestat.

I miratuar me dekret emergjence më 28 tetor 2026, pa debat parlamentar, ai vendos kufizime të gjera mbi tubimin, shprehjen dhe udhëtimin, të shoqëruara me gjoba të rënda.

Ky legjislacion nuk duhet të zbatohet deri në shqyrtimin e tij nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias, si dhe deri në diskutimin e tij në Parlament.

(Nenet 17, 22, 38, 47, 101)

6. T’i jepet fund ndëshkimit pa gjyq.

Mos i vendosni qytetarët në një regjistër të “individëve të dhunshëm” dhe mos u mohoni atyre aksesin në transport, aeroporte dhe hotele pa një vendim fajësie nga gjykata.

Qytetarët meritojnë të njëjtin prezumim të pafajësisë që qeveria juaj ka kërkuar për zyrtarët e saj.

(Nenet 18, 30, 35, 38, 42)

7. Bëjeni publik dokumentacionin.

Brenda 30 ditëve, publikoni një raport të plotë mbi reagimin e policisë që prej 13 tetorit 2026, në përputhje me Udhëzimet e OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi Armët me Fuqi më të Ulët Vdekjeprurëse në Zbatimin e Ligjit (2020) dhe Udhëzimet e OSBE-së/Komisionit të Venecias për Lirinë e Tubimit Paqësor.

Raporti duhet të përfshijë:

  • Urdhrat që kanë autorizuar përdorimin e forcës.

  • Një raport të detajuar për çdo incident dhe çdo rast të përdorimit të forcës.

  • Armët dhe municionet e përdorura.

  • Numrin e ndalimeve, kontrolleve të identitetit dhe kontrolleve fizike.

  • Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe plagosjet.

  • Çdo masë disiplinore të marrë.

Ruani të gjitha dokumentet dhe provat përkatëse, përfshirë pamjet filmike dhe të gjitha komunikimet zyrtare, në çdo pajisje, qoftë përmes radios, telefonit, mesazheve, email-it apo aplikacioneve të komunikimit, në mënyrë që ato të mund të shqyrtohen në mënyrë të pavarur.

(Nenet 23, 35)

8. Lejoni mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Jepuni hetuesve ndërkombëtarë akses të plotë. Krijoni për qytetarët një mënyrë të sigurt dhe të pavarur për të raportuar abuzimet.

Sigurohuni që çdo ankesë të dokumentohet dhe të hetohet në mënyrë të paanshme. Mbani përgjegjës personat që kanë kryer shkelje, përfshirë zyrtarët dhe drejtuesit që i kanë urdhëruar, nxitur ose toleruar ato.

(Nenet 15, 122)

9. Kompensoni dhe kujdesuni për viktimat.

Siguroni dëmshpërblim për të gjithë ata që i janë nënshtruar përdorimit të paligjshëm të forcës policore, ndalimit të paligjshëm apo shkeljeve të tjera të të drejtave të tyre civile.

Ofrojuni atyre ndihmë ligjore, mjekësore dhe psikologjike falas, përmes ofruesve të pavarur të këtyre shërbimeve.

(Nenet 44, 55)

10. Merrni përgjegjësi politike.

Vendosni interesat e Shqipërisë përpara interesave tuaja dhe riktheni besimin e publikut duke dhënë dorëheqjen.

Lehtësoni një tranzicion paqësor që krijon kushtet për reforma institucionale dhe zgjedhore, të cilat forcojnë të drejtat themelore dhe garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si aleat i NATO-s, vend kandidat për në BE dhe anëtar i OKB-së, qeveria juaj është zotuar ndaj demokracisë, lirive individuale dhe shtetit të së drejtës. Ne presim që ju ta përmbushni këtë angazhim, të respektoni Kushtetutën e Shqipërisë dhe të bashkëpunoni plotësisht me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), edhe kur hetimet e saj përfshijnë anëtarë të qeverisë suaj.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare që të mbështesin dhe të zhvillojnë hetime të pavarura mbi shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe korrupsionin, si dhe të mbrojnë SPAK-un nga ndërhyrjet politike.

I nxisim ato të ofrojnë burimet e nevojshme dhe të përdorin çdo instrument diplomatik në dispozicion, përfshirë procesin e anëtarësimit në BE.

Ftojmë vëzhguesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, avokatët dhe gazetarët që të vëzhgojnë dhe dokumentojnë zhvillimet në Shqipëri, dhe i bëjmë thirrje qeverisë suaj të garantojë sigurinë e tyre dhe aksesin e papenguar.

Ne vlerësojmë guximin e studentëve, pedagogëve, gazetarëve dhe qytetarëve që kanë dalë në rrugë për më shumë se pesë muaj. Shqiptaro-amerikanët qëndrojnë në krah të tyre dhe do të vazhdojnë të ngrenë zërin pranë qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare derisa të drejtat e tyre të respektohen.

I nxisim ata të mbeten paqësorë, të vendosur dhe vigjilentë gjatë këtij momenti kritik për demokracinë e Shqipërisë.

Kjo krizë kërkon një zgjidhje politike dhe çdo zgjidhje politike kërkon sakrifica. Kjo sakrificë mund të vijë vetëm nga ata që drejtojnë.

bw

Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtarë (wiiw), në vitin 2025, me pensionin mesatar neto në Shqipëri mund të blije afërsisht po aq mallra e shërbime sa me 260 euro në BE, me çmimet mesatare atje (Krahasimi bëhet në standardin e fuqisë blerëse (PPS), një njësi që Eurostat përdor për të marrë parasysh dallimet në çmime mes vendeve).

Edhe pasi merren parasysh dallimet në çmime, pensioni mesatar në Shqipëri kishte vetëm gati një të pestën e fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE. Shqipëria e ngushtoi hendekun me BE-në me 1,3 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u afruan përkatësisht me 11,6 dhe 7,8 pikë.

Vetëm Kosova ishte pranë Shqipërisë, me 272 euro, ose 20% të mesatares së BE-së, matur po me PPS. Bosnja dhe Hercegovina arriti në 42% të nivelit europian, Serbia në 44% dhe Maqedonia e Veriut në 52%. Mali i Zi kryesonte me 803 PPS, ose 58% të mesatares së BE-së. Me pensionin mesatar në Mal të Zi mund të blihej afërsisht trefishi i mallrave dhe shërbimeve që mbulonte pensioni mesatar në Shqipëri.

Sipas Institutit të Vjenës Shqipërisë, së bashku me Kosovën dhe Serbinë do t’i duheshin mbi 100 vjet për të arritur nivelin mesatar të pensioneve në BE, sipas skenarit 2025. Në të njëjtin skenar, Mali i Zi do ta arrinte mesataren europiane në 14 vjet, Maqedonia e Veriut në 23 dhe Bosnja e Hercegovina në 40. Në Shqipëri, pesha në rritje e pensioneve të pjesshme ndihmon për të shpjeguar nivelin e ulët të përfitimeve.

Vitin kaluar 55,2% e pensioneve të pleqërisë ishin të pjesshme, nga 52,1% një vit më parë. Rreth 354 mijë përfitues të kësaj kategorie merrnin mesatarisht 13.500 lekë në muaj. Për personat që përfituan një pension të ri të, periudha mesatare e sigurimit ishte 24,5 vjet, rreth 14 vjet më pak se periudha e plotë prej 38 vjetësh e 8 muajsh.

Puna e padeklaruar dhe nën-deklarimi i pagave ndikojnë në pension në mënyra të ndryshme. Periudhat pa sigurim shkurtojnë vjetërsinë që njihet për llogaritjen e pensionit, ndërsa një pagë e deklaruar më e ulët zvogëlon bazën mbi të cilën llogaritet shtesa për çdo vit sigurimi. Sipas INSTAT-it, 21,8% e punësimit në biznese ishte informal në vitin 2025. Banka Botërore e identifikon nën-deklarimin e pagave si problem të përhapur në skemën shqiptare.

Brenda vendit, diferenca mes dy skemave mbetet e ndjeshme, pasi pensioni mesatar mujor i pleqërisë ishte 20.123 lekë në skemën urbane dhe 12.313 lekë në skemën rurale, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pensionet e reja të zakonshme të pleqërisë u lidhën me një mesatare prej rreth 16.500 lekësh në muaj. Në tetor 2025, pensionet u indeksuan me 2,5%, çka i shtoi 500 lekë në muaj një pensioni prej 20 mijë lekësh.

Në vitin 2025, për çdo pension kishte mesatarisht 1,18 kontribuues, ndërsa subvencioni buxhetor për skemën e detyrueshme arriti në 10,2 miliardë lekë. Sipas Bankës Botërore, vetëm 46% e popullsisë në moshë pune kontribuon në skemën e pensioneve. Plakja e popullsisë shton presionin mbi një skemë që mbështetet te kontributet e të punësuarve për të financuar pensionet e sotme./Monitor

Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike

Një koncert i organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka shkaktuar reagime, pasi gjatë aktivitetit është interpretuar melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila e ka cilësuar të papranueshëm interpretimin e kësaj kënge në një aktivitet që synon promovimin e bashkimit të kulturave evropiane.

Në reagimin e saj, Koçeku ka rikujtuar krimet dhe pasojat e luftës në Kosovë, duke kërkuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian përgjegjës për organizimin e forumit një kërkimfalje publike ndaj popullit të Kosovës.

Ajo ka përmendur shifrat e viktimave të luftës, refugjatëve dhe personave të zhdukur, duke theksuar se historia dhe vuajtjet e popullit të Kosovës nuk duhet të shpërfillen.

Reagimi i plotë i Marjana Koçekut:

Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel thuhet se u hap me kangën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Kjo asht e papranueshme! Një mesazh i tillë shpërfill vuajtjet dhe gjakun e derdhun të popullit të Kosovës dhe bie ndesh me vetë parimet dhe vlerat demokratike që Europa pretendon se mbron.
1 milion refugjatë, 11 mijë të vramë, 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe 1,600 persona ende të zhdukun.
Këto janë jetë njerëzish, familje të shkatërrueme dhe plagë që nuk kanë me u harru kurrë.
Zyrtarët e Bashkimit Europian përgjegjës për organizimin e Forumit i detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike.
Europa duhet të qëndrojë në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë historike.

bw

Kosova ndalon tregtinë e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Qeveria e Kosovës ka ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, për shkak të vendimit të Serbisë për t’i mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare për tregtim.

Duke folur në një mbledhje të kabinetit të tij qeveritar të hënën, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova po vendos kundërmasa ndaj Serbisë në fushën e energjisë, sepse “gjendja do të përshkallëzohet në të ardhmen, nëse nuk ka reflektim” nga shteti fqinj.

Kundërmasat e ndërmarra nga Kosova përfshijnë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet me origjinë nga Serbia, pra, blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, qoftë drejtpërdrejt apo përmes transitit, ose rishitjes. Panorama

Protesta miraton deklaratën për ndryshimin e sistemit përmes rishikimit të Kushtetutës- Nga Avokat Lulzim Tanushi

Në takimin e organizuar sot, më 15.11.2026, të bashkuar për ndryshimin e sistemit përmes rishikimit të Kushtetutës, ramë dakord në parim mbi një draft projektamendamentesh kushtetuese. Drafti do t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, çdo deputeti dhe përfaqësive diplomatike mike, si dhe do të vihet në dispozicion në sheshin protestues, për t’u nënshkruar lirisht nga çdo protestues dhe qytetar që mbështet ndryshimin e sistemit dhe dëshiron t’i bashkohet këtij qëllimi.
EN: At today’s meeting, held on 15 November 2026, united in our commitment to systemic change through constitutional revision, we agreed in principle on a set of draft constitutional amendments. The draft will be submitted to the Parliament of the Republic of Albania, every Member of Parliament and the diplomatic missions of friendly countries. It will also be made available at the protest site for voluntary signature by any protester or citizen who supports systemic change and wishes to join this cause.

Send this to a friend