VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ALBUMI I PIKTORIT – DY PEIZAZHE DHE NJË AUTOPORTRET NË AKUAREL NGA HELIDON HALITI

By | May 6, 2015

Komentet

Babai i Elizabetës kërkon kujtimin e saj

Taulant Qenaj

Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.

“Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.

Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi ishte lënduar rëndë edhe vajza tjetër.

“Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani.

Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit

Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.

Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.

Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.

Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.

Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera.

“Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija.

Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë.

“Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija.

Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore.

Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër.

“Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.

Matthew Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor flet për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik. Duke u ndalur tek Kosova, Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer thotë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit:

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian”.

Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha zoti Palmer, duke iu kundërvënë zërave se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh:

“Ne jemi të përqëndruar tek mbështetja e një procesi të udhëhequr nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës që, më idealja, do të kishte në thelb të saj njohjen e ndërsjelltë. Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit. Ne e mbështesim këtë proces. Prandaj mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqëndruese të diskutohen ide si shkëmbimet territoriale. Me rëndësi është që palët të ecin përpara për një marrëveshje që sjell zgjidhje përfundimtare”.

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi mbështetjen dhe besimin që kanë treguar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara ndaj institucioneve ndërkombëtare të angazhuara për të vënë në vend drejtësinë për Ballkanin Perëndimor. Zoti Palmer u ndal tek Gjykata Speciale për Kosovën:

“E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje procesin e krijimit të koalicionit qeverisës:

“Për ne ka rëndësi që të gjendet një partner i mirë në qeveri, të krijohet një qeveri që është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më mirë dhe sa më shumë avatazhet e antarësisë në NATO, një qeveri që është e angazhuar për ta çuar Maqedoninë e Veriut përpara në rrugën e antarësimit në Bashkimit Evropian, e angazhuar për ët zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe për të avancuar paqen dhe begatinë për të gjithë qytetarët e vendit. Pavarësisht se çfarë qeverie del nga këto diskutime, nëse kjo qeveri është e angazhuar ndaj këtyre synimeve, do të gjejë tek Shtetet e Bashkuara një partner besnik”.

Duke folur për zgjedhjet e fundit në Serbi, zoti Palmer shprehu keqardhjen që opozita e pa të pamundur të përfshihej në zgjedhje. Megjithë këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara, tha ai, “opozita argumentoi se kushtet për zgjedhjet nuk ishin të tilla që të lejonin një konkurrencë të drejtë“ që të mundësonte pjesëmarrjen e tyre. Zyrtari amerikan vuri në dukje me shqetësim shënjestrimin kohët e fundit të politikanëve të opozitës, organizatave mediatike dhe të shoqërisë civile në Serbi:

“Duam të shohim reforma që krijojnë kushte të barabarta dhe të drejta për angazhim; që i japin mundësi publikut në Serbi të ushtrojë të drjtat e tij të përligjshme për të zgjedhur nga një numër alternativash në fletëvotime”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një të ardhmeje euroatlantike për Serbinë, por shtoi se Serbia duhet të përmbushë standardet për këtë të ardhme, përfshirë reformat demokratike. “Shpresojmë se Beogradi dhe qeveria serbe do të vazhdojnë t’i shohin Shtetet e Bashkuara si partnere në këtë proces, por nuk diskutohet se kanë përpara goxha punë,” tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqëues i Posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. zëri i amerikës

Aforizmi i ditës – 6 gusht 2020

Ideologies separate us. Dreams and anguish bring us together.

Eugene Ionesco

Ideologjitë na ndajnë. Ëndrrat dhe ankthi na bashkojnë.

Eugene Ionesco

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka (video)

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka, i cili projektoi skelën e portit të kryeqytetit libanez, që ishte nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.

Shqiptarë të tjerë kanë hise të madhe në modernizimin e shtetit, shkruan Klan Kosova.

Historia e trishtë e gruas ruse që u martua me inxhinierin shqiptar Xhevat Sallaku

Histori me zhurmues – Në vitet ’50 një grua ruse vendosi të krijojë familje me një inxhinier shqiptar.

Irina Sollaku  ishte e ftuara e parë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço sëbashku me dy vajzat e saj Elena dhe Vera. Gajtë emisionit Irina rrëfeu historinë e saj me inxhinierin shqiptar Xhavit Sollaku, jetën në Shqipëri dhe momentin kur pa për herë të fundit bashkëshortin e saj.

“Jam njohur me Xhavitin në vitin 1950 në kampin e studentëve, ku ishim për pushime verore. Kemi qenë një grup studentësh që qëndronim shumë bashkë. Në atë kohë unë isha studente në shkollën e mesme për Gjeodezi. Në fund të vitit 1953 doli ligji që lejohej martesa me të huaj dhe ai më propozoi që të martohemi. E kam dashur shumë dhe nuk e refuzova. Në Janar të 1954 shkuam në gjendje civile dhe bëmë martesën. Në këtë kohë Xhaviti do bënte diplomën dhe doli shkëlqyeshëm. Unë qëndroja me mamanë time dhe isha shtatzënë. Unë linda në shkurt të 1955 dhe përgatisnim dokumentat e mia që të vija në Shqipëri. Kur kam ardhur më ka pritur Xhaviti dhe familja e tij. Morëm një shtëpi tek “Tirana e re”. Kam shkuar me Xhavitin shumë mirë.

Kur vajzat mbushën 3 vjeç i çova në kopsht dhe më pas fillova punë në Ministrinë e Ndërtimit si përpunuese. Më 1960 marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën, në këtë kohë mora nënshtetësi shqiptare dhe vendosa të rri këtu. Në ’62 të gjithë u kthyen në vendlindje. Bashkëshorti im punonte në komitetin ekzekutiv, por në atë kohë dy vëllezërit e tij u akuzuan për tentativë arratisje dhe na transferuan në Berat. Ai ka qenë njeri shumë i ndërgjegjshëm. Më pas e çuan në Ballsh dhe unë qëndrova në Tiranë, më pas e hoqën nga Ballshi dhe e transferuan në Fier, atëherë vendosi të marë edhe familjen. Më pas burrin tim e arrestuan dhe e dënuan me vdekje. Pas arrestimit unë nuk e pashë më kurrë Xhavitin, më ka mbetur imazhi i mëngjesit të fundit që u pamë teksa e lash duke pastruar dhëmbët”, tregoi Irina Sollaku.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Historia tragjike e tre vëllezërve Sallaku: Njëri ishte sekretar i Enverit, dy të tjerët me gra ruse e çeke 25 vjet burg dhe tortura

Publikohet historia e panjohur të familjes tiranase Sallaku, e cila gjatë periudhës së pushtimit të vëndit (1939-1944) u bë një bazë e rëndësishme e komunistëve ilegalë, ku tre djemtë e saj, ishin në formacionet partizane dhe si rezultat i kontributit të madh që ajo familje dha për Luftën Antifashiste, pas vitit 1944, të shtatë fëmijët e familjes Sallaku (pesë vëllezër e dy motra) u shkolluan në universitetet brenda dhe jashtë vëndit.

Dëshmia e rrallë e Muhamet Sallakut për tragjedinë e asaj familje e cila filloi me prishjen e marrëdhënieve zyrtare të Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik e vëndet e tjera satelite të saj të Evropës Lindore në vitin 1961, kur tre vëllezërve Sallaku: Nuriut, Xhavitit dhe Muhametit, iu bë presion që t’i divorconin bashkëshortet e tyre çeke dhe ruse, të cilat më pas u larguan për në atdheun e tyre.

Tentative e arratisjes së Nuriut dhe Abdullait në vitin 1963 dhe dënimi i tyre me nga 25 vjet burg, duke u liruar vetëm në vitin 1990-të dhe vdekja tragjike e Xhavitit në qelitë e hetuesisë së Sigurimit të Shtetit, pasi ishte arrestuar në vitin 1975 duke u akuzuar si “agjent dhe bashkëpunëtor i grupit sabotator me në krye Abdyl Këllezin”, ndërsa vëllai tjetër, Hamdiu, ish-sekretar i Enver Hoxhës, punonte si gazetar në “Zëri i Popullit”…?!

“Pas vitit 1960 kur Shqipëria i prishi marrdhëniet zyrtare me Bashkimin Sovjetik dhe vëndet e tjera të Europës Lindore, unë me vëllezërit e mi, Nuriun e Xhavitin, që kishim studiuar në Moskë e Pragë, nuk e pritëm mirë politikën e ndarjes nga Kampi Socialist që po ndiqte Partia e Punës dhe Enver Hoxha. Kjo ndodhte jo vetëm për shkak të formimit tonë me frymën liberale që kishte ndjekur Hrushovi në ato vite që ne studiuam në Bashkimin Sovjetik, por edhe për shkak se unë me Xhavitin ishim martuar me vajza ruse, kurse Nuriu me një vajzë çeke nga Praga. Ndonëse vëllai ynë Hamdiu, që ishte diplomuar në “Lomonosov” të Moskës, ishte sekretar i Enver Hoxhës, ne vëllezërve të tjerë na u shtuan pakënaqësitë prej regjimit komunist. Kjo filloi në fundin e vitit 1960, pas ikjes së detyruar të bashkëshortes sime, Ninës, me djalin Fatosin në Moskë, dhe ndarja e Nuriut me gruan e tij Vllastan, e cila mbeti në Pragë. Të gjitha këto drama që përjetuam ne si vëllezër me prishjet e familjeve, i detyruan Nuriun dhe vëllanë e vogël, Abdullain, i cili në atë kohë punonte si gazetar në Agjensinë Telegrafike Shqiptare, që të merrnin rrugën drejt kufirit për t’u arratisur jashtë Shqipërisë. Por ata u kapën në kufi së bashku me pesë shokët e tjerë në momentin që po kalonin klonin në zonën e Pogradecit dhe gjatë gjyqit që u zhvillua në Tiranë, Abdullai mbajti një qëndrim shumë të ashpër ndaj rregjimit komunist. Ai tha se në udhëheqjen e lartë mbizotëronte injoranca. Pas arrestimit të Nuriut dhe Abdullai, ndonëse na u kërkua që t’i mohonim si vëllezër, ne si familje nuk e bëmë këtë gjë. Vetëm vëllai tjetër, Hamdiu, i cili kishte mbaruar “Lomonosov”-in në Moskë dhe punonte si sekretar i Enver Hoxhës, u detyrua që të vepronte ashtu siç e urdhëruan”. Kështu e kujton Muhamet Sallaku, i diplomuar si inxhinier në ish-Bashkimin Sovjetik, të gjithë historinë tragjike të familjes së tij, ku dy vëllezërit Nuriu dhe Abdullai, vuajtën nga 25-vjet në burgjet e regjimit komunist, kurse vëllai tjetër, Xhaviti, vdiq nga tortura në qelitë e Sigurimit të Shtetit, i akuzuar si “agjent dhe bashkëpunëtor i zv/kryeministrit Abdyl Këllezi dhe grupit të sabotatorëve në Ekonomi”. Kush ishin vëllezërit Sallaku dhe kur filluan pakënaqësitë e tyre ndaj rregjimit komunist të Hoxhës dhe pse ata vendosën të largoheshin nga Shqipëria? Si u kapën ata në kufi dhe qëndrimi gjatë seancave gjyqësore? Si u trajtua familja Sallaku mbas dënimit të Nuriut e Abdullait dhe përse vëllai tjetër Hamdiu që punonte sekretar i Enver Hoxhës, nuk u pushua nga puna?

Si nisi prishja e vëllezërve Sallaku me regjimin?

Si nisi prishja e vëllezerve Sallaku me regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe kur filluan të ndienin pakënaqësitë ndaj idealit për të cilin ata kishin sakrifikuar që nga koha e Luftës kur ishin partizan? Lidhur me këtë, midis të tjerash Muhamet Sallaku dëshmon:”Shtëpia jonë gjatë Luftës kishte shërbyer si bazë e komunistëve dhe tre vëllezërit ishin pjesëmarrës të kësaj lufte. Ndërsa pas mbarimit të Luftës, në vitin 1948, u arrestua vëllai ynë Mahmudi, pasi ai mblodhi 300 firma për të mbrojtur mikun e tij të ngushtë, Prof. Dr.Locin, mjekun italian i mbetur në Shqipëri që nga koha e Luftës, i cili ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje nga Gjykata e Lartë. Pas dënimit të Koçi Xoxes, Mahmudi u lirua nga burgu dhe u stabilizua me punë në Spitalin Civil. Po kështu një goditje tjetër nga regjimi komunist, ishte dhe vdekja tragjike e vajzës së tezes sonë, Hatlie Tafani, e cila u hodh nga ballkonin i Hetuesisë (ish-Muzeu i Luftës në Rrugën e Barrikadave). Hatlia kishte qenë partizane dhe në vitin 1946, e caktuan si sekretare në Ambasadën tonë në Beograd. Ajo nuk pranoi të shkonte, duke u thënë se nuk kishte arsimin e nevojshëm për këtë detyrë dhe se ishte e pamartuar. Pas refuzimit, atë e arrestuan dhe duke mos i duruar dot torturat, u hodh nga ballkoni i Hetuesisë duke i dhënë fund jetës. Ndërsa në vitin 1960-’61, me prishjen e marëdhënieve zyrtare me Bashkimin Sivjetik dhe vëndet e tjera të Lindjes, ku ne katër vëllezërit kishim kryer studimet e ishim diplomuar, e ndjemë shumë atë gjë dhe na i shtoi më shumë pakënaqësitë, sepse ne ishim të martuar dhe garatë i kishim ruse e çeke”, kujton Muhamet Sallaku lidhur me peripecitë e para të familjes së tyre pas ardhjes në fuqi të regjimit komunist.

Vëllezërit Sallaku, me bashkëshortet ruse e çeke

Pas vitit 1960-‘61, kur Enver Hoxha i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Lindjes, pjesa më e madhe e atyre studentëve që kishin studiuar në këto vënde dhe ishin martuar atje, pas presioneve të shumta u detyruan dhe i ndanë bashkëshortet, të cilat u kthyen në vendët e tyre. Kjo ngjalli shumë pakënaqësi asokohe, sepse pjesa më e madhe e tyre mbetën dhe pa fëmijët, të cilët i morën gratë e tyre që u kthyen kryesisht në Bashkimin Sovjetik, Hungari, Poloni, Çeki dhe Rumani. Një nga këto familje që u prek nga kjo plagë, ishte dhe familja Sallaku, ku tre djemtë e saj ishin martuar me vajza të huaja. Lidhur me këtë Muhameti kujton:”Kur isha me studime në Bashkimin Sovjetik, unë njoha një vajzë moskovite të quajtur Nina, me të cilën u martova në Tiranë në vitin 1955 dhe ajo mbaroi vitin e fundit në Fakultetin e Mjeksisë këtu në Tiranë. Pas një viti ne u shtuam me një djalë, të cilin e quajtëm Fatos. Edhe dy vëllezërit e tjerë, Xhaviti e Nuriu, ishin martuar me vajza ruse dhe çeke. Xhaviti ishte martuar në Leningrad në vitin 1954 kur studionte dha e shoqja e tij quhej Irina Bubir, ndërsa Nuriu ishte martuar në Çekoskllovaki me një vajzë nga Praga, të quajtur Vllasta Faltisova. Vllasta ishte vajzë e vetme dhe Nuriu jetoi në shtëpinë e saj gjatë kohës që ndoqi studimet në Pragë”, kujton Muhameti peripecitë me të cilat u përball ai dhe dy vëllezërit e tjerë në vitin 1961, kur Tirana zyrtare prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe vëndet e tjera komuniste satelite të saj, në Evropën Lindore.

Ndarja e detyruar nga bashkëshortet, ruse e çeke

Aty nga fundi i vitit 1961, sipas direktivave të Komitetit Qëndror të PPSH-së, të gjithë ish-studentët që kishin studiuar në vëndet e Evropës Lindore dhe ishin martuar me vajza të huaja, i’u bë presion dhe i’u kërkuar që t’i divorconin ato. Pjesa më e madhe e tyre u ndanë me bashkëshortet e tyre dhe pse kishin fëmijë me to. Këtë “fat” e patën dhe vëllezërit Sallaku, të cilët ishin diplomuar në Bashkimin Sovjetik dhe Çeki. Lidhur me dramën e prishjes së familjeve të tyre, Muhamet Sallaku tregon:”Në fundin e vitit 1960-të, mua më thirrën në organizatën e Partisë ku bëja pjesë, e më kërkuan që të ndahesha nga bashkëshortja ime ruse, Nina, që ishim martuar në Tiranë në vitin 1955 dhe kishim një djalë nga kjo martesë. Unë kundërshtova në fillim ta bëja këtë ndarje, por presionet ishin të shumta dhe nuk kishte rrugë tjetër: ose të ndahesha ose të shkoja në burg. Pas mbarimit të vitit të fundit të Mjeksisë, Nina kishte punuar si mjeke në Tiranë dhe ishte aktivizuar me ekipin e Volejbollit të “Studenti”-t së bashku me shoqen e saj, mjeken e njohur, Dr. Rushen Golemi. Duke parë se nuk kishim rrugë tjetër, në fundin e 1960-ës, Nina mori djalin, Fatosin, dhe u larguan përfundimisht nga Shqipëria, duke vajtur në Bashkimin Sovjetik, në atdheun e saj. Ajo u largua për vazhdimin e studimeve pasuniversitare në Moskë, por ne ishim të qartë se nuk do të kishim mundësi të bashkoheshim sërish. Po kështu në atë kohë u nda dhe vëllai tjetër Nuriu, i cili ishte martuar kur ishte student në Pragë, me çeken, Vllasta Faltisova. Vllasta kishte ardhur vetëm një herë për pushime në Tiranë dhe pas presioneve që i’u bënë edhe Nuriut, ai nuk kishte mundësi që ta ftonte atë për të ardhur në Tiranë, ashtu siç i kishte premtuar Vllastavës. Ndryshe nga unë dhe Nuriu, vëllanë tjetër Xhavitin, e lejuan që ta mbante gruan e tij ruse, Irina Bubir, pasi ata kishin dy vajza të vogla binjake (Vera dhe Elena). Pas kësaj Irina punoi për shumë vite si topografe në Ministrinë e Ndërtimit”, kujton Muhameti lidhur me divorcin e tij dhe të dy vëllezërve, nga bashkëshortet e tyre me shtetësi të huaja.

Viti 1965, Nuriu e Abdullai, kapen në kufi…

Pas ndarjes së detyrueshme me gratë e tyre dhe prishjes së familjeve, vëllezërit Sallaku, iu shtua akoma më shumë urrejtja për rregjimin komunist të Enver Hoxhës. Lidhur me këtë fakt Muhameti kujton:”Prishjen e mardhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, e ndjemë së tepërmi unë me Xhavitin e Nuriun që kishim studiuar në këto vënde. Kjo ndodhte jo vetëm për shkak të formimit tonë me frymën liberale që kishte ndjekur Nikita Hrushov në ato vite që ne studiuam atje, por edhe për shkak se ne u ndamë nga bashkëshortet tona, ruse e çeke. Ndonëse vëllai ynë Hamdiu, në këtë kohë punonte si sekretar i Enver Hoxhës, ne shprehnim hapur pakënaqësitë, jo vetëm si vëllezër në familjen tonë, por edhe në rrethin shoqëror. Të gjitha këto drama që përjetuam ne si vëllezër, i detyruan Nuriun dhe Abdullain që në atë kohë punonte si gazetar në Radio-Tirana, të merrnin rrugën drejt kufirit për t’u arratisur jashtë Shqipërisë. Plani i arratisjes së tyre e dija vetëm unë, pasi në fillim ne ramë dakort që të arratisesha dhe unë së bashku me ta. Por më pas, plani ndryshoi, se ata m’u lutën që unë të rrija me prindërit në shtëpi. Dulla me Nuriun u kapën në kufi në afërsi të klonit në zonën e Pogradecit, së bashku me shokët e tyre: Astrit Muça, Nevruz Serezi, Muhamet Kosovrasti dhe dy të tjerë që s’ua kujtoj dot emrat. Kapja dhe arrestimi i tyre ndodhi teksa ata u kthyen të merrnin Nuriun që nuk po ecte dot se i kishin rënë syzet. Gjyqi i tyre u zhvillua në fundin e vitit 1965 në Tiranë dhe aty Abdullai mbajti një qëndrim shumë të ashpër, duke thënë se: regjimi komunist i Tiranës po mbahej me dhunë dhe prepotencën e udhëheqjes së lartë ku mbizotëronte injoranca. Kur iu kërkua të jepte shpjegime për dhunën, Dulla tha: ‘Për të mos shkuar më larg, po ju them se ju po vrisni ish-shokët tuaj partizanë që keni luftuar bashkë’. Ndërsa Nuriu mbajti qëndrim më të butë dhe nuk u fut në politik, por deklaroi se kishte dashur të arratisej për t’u bashkuar me gruan në Pragë. Dulla u dënua në fillim me vdekje, por më pas, dënimi iu zbrit në 18 vite burg, kurse Nuriu u dënua me 16 vite burg. Pas arrestimit dhe dënimit të vëllezërve, ne na erdhën në shtëpi për kontroll njerëzit e Sigurimit Shtetit, të cilët pasi na sekuestruan disa dokumenta, na bënë presion që ne t’i mohonim vëllezërit tanë që ishin në burg. Ne nuk pranuam të mohonim vëllezërit, me përjashtim të Hmdiut që në atë kohë punonte sekretar i Enver Hoxhës dhe ishte i detyruar e veproi ashtu siç e urdhëruan. Kur ndodhi arrestimi i Dullës e Nuriut, Hmdiu që ishte Sekretar i Organizatës së Partisë në Komitetin Qëndror të PPSH-së, u ngrit në mbledhje e u tha se nuk mund të punonte më në atë detyrë me dy vëllezër të burgosur, pasi populli do fliste. Por ndonëse Enver Hoxha donte ta mbante duke thënë se çdo njeri kishte kokën e tij mbi supe, Hamdiu nuk pranoi të punonte. Pas kësaj atë e çuan në gazetën “Zëri i Popullit” dhe më pas në gazetën lokale “Adriatiku” të Durrësit”, kujton Muhameti lidhur me dënimin e dy vëllezërve të tij që tentuan të arratiseshin.

Viti 1976, vdekja e Xhavitit në qeli

Ndërsa Nuriu dhe Abdullai vuanin dënimin në burgjet e regjimit komunist si “armiq të popullit”, Hamdiu punonte gazetar i “Zërit të Popullit”, Xhaviti si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, kurse Muhameti si inxhinier në Uzinën Mekanike-Gjeologjike në Tiranë. Ndonëse regjimi komunist dukej sikur ishte “larë” me vëllezërit Sallaku, duke i dhënë gjithësecilit hakun e merituar, “pakti” në mes tyre doli i rremë, pasi në vitin 1976 u arrestua vëllai tjetër Xhaviti. Lidhur me këtë, Muhamet tregon:”Pas dënimit të Abdullait dhe Nuriut, Xhavitin e hoqën nga Komitet Ekzekutiv i Tiranës ku ishte nënkryetar i Abdyl Këllezit dhe pasi e dërguan disa kohë në Kombinatin e Tekstileve në Berat, e sollën në Ministrinë e Ndertimit. Aty i erdhi dhe emërimi Drejtor i Ndërtim- Montimeve të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh. Xhaviti punoi me përkushtim në atë kantier të madh deri në vitin 1976, kur e arrestuan duke e akuzuar si “agjent dhe bashkëpunëtor të Abdyl Këllezit dhe Grupit të Sabotatorëve në Ekonomi”. Pas arrestimit të tij, gruan ruse Irina Bubir së bashku me dy vajzat binjake që i përjashtuan nga Universiteti, i internuan në fshatin Shqezë të Fierit. Ato nuk i linin të takoheshin me të jatin Xhavitin, i cili vdiq në Hetuesi nga torturat, pas katër muajve nga dita e arrestimit. Ne sin familje nuk e mësuam kurrë të vërtetën e vdekjes së tij në qeli. Pas internimit të gjatë në fshatrat e Fierit, në vitin 1988, gruaja e Xhavitit, Irina, së bashku me dy vajzat binjake, i bëri një kërkesë Kuvëndit Popullor dhe Ramiz Alisë që t’i kthenin nënshtetësinë ruse dhe ta lejonin të largohej nga Shqipëria për në Bashkimin Sovjetik. Kërkesa e saj u miratua brënda 24 orësh dhe menjëherë Irina me dy vajzat (Vera dhe Elena) u larguan nga Shqipëria dhe u vendosën në Leningrad”, kujton Muhameti për vdekjen tragjike në qelitë e Sigurimit të Shtetit, të vëlalit të tij, Xhavitit.

Takimi me bashkëshortet pas 30 vitesh

Pas vdekjes tragjike të Xhavit Sallakut në qelitë e errta të Sigurimit të Shtetit, dy vëllezërit e tjerë, Nuriu me Abdullain, vazhdonin të vuanin dënimin në burgjet e regjimit komunist. Lidhur me këtë, Muhameti kujton: “Pas vdekjes së Xhavitit, e gjithë barra për t’u kujdesur për dy vëllezërit e burgosur më ra mua. Unë bashkë me nënën i mbaja lidhjet me vëllezërit e burgosur dhe sipas mundësive ekonomike shkoja për t’i takuar në kampet ku vuanin dënimet. Abdullai e kreu të gjithë dënimin duke vuajtur 25 vite në Burgun e Burrelit, kurse Nuriu bëri 24 vjet e tetë muaj. Në korrikun e vitit 1990 kur u hapën Ambasadat, Abdullai u fut në ambasadën gjermane dhe mundi që të shkonte në Gjermani. Atje ai u martua me një shqiptare dhe krijoi familjen e tij ku jeton edhe sot me statusin e emigrantit politik. Kurse vëllai tjetër, Nuriu, u largua nga Shqipëria dy-tre vjet pas Abdullait dhe shkoi në Pragë ku u takua me ish-gruan e tij Vllastën. Ajo ishte martuar pasi kishte humbur shpresat se një ditë do të takohej me burrin e saj Shqiptar. Vllasta ndëryhri dhe e martoi Nuriun me një të afërmen e saj dhe dy familjet e tyre jetojnë në Pragë. Po kështu edhe unë pas viteve 90-të, nëpërmjet gruas së Xhavitit, Irinës që kishte shkuar në Bashkimin Sovjetik që në 1988-ën, u lidha me ish-gruan time Ninën. Pasi komunikuam në telefon, në vitin 1993 unë shkova në Moskë dhe u takova me Ninën dhe djalin Fatosin, me të cilin isha ndarë kur ai ishte vetëm katër vjeç dhe e takova kur ai ishte 36 vjeç. Nina, pas studimeve pasuniversitare që kishte mbaruar në Moskë, kishte punuar si mjeke, ndërsa Fatosi, im bir, ishte diplomuar në Ekonomi dhe merrej me biznes. Ndonëse edhe unë isha martuar, vazhdoj të kem kontakte në telefon me ish-gruan time ruse dhe tim bir Fatosin. Irina Bubir gruaja e vëllait, Xhavitit, me dy vajzat Verën dhe Elenën kanë vendosur dhe do të vinë të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri. Ato kanë marrë këtë vendim në shenjë kujtimi për babanë e tyre, që shteti shqiptar akoma nuk i’a ka gjetur eshtrat”, përfundon Muhamet Sallaku historinë e tragjike të familjes së tij.

Familja tiranase Sallaku dhe i pari i tyre, Ymeri, që hapi Bankën Buqësore në Tiranë në vitin 1908

Familja Sallaku është me origjinë tiranase autoktonë dhe deri në vitin 1933 ata kanë banuar në një shtëpi që ndodhej diku në një  rrugicë të ngushtë në afërsi të Shkollës “Nana Mbretneshë”, aty ku sot fillon Rruga “Punëtorët e Rilindjes”. Gjyshi i vëllezërve Sallaku, quhej Mahmut dhe pas kthimit nga Turqia ku ai mbaroi një shkollë Pedagogjike, shërbeu si mësues privat pranë familjes së madhe, Toptani, duke u mësuar fëmijet e tyre. Nga miqësia e madhe që krijoi Mahmut Sallaku me Toptanasit dhe në shenjë mirënjohje për ndihmën e madhe që ai kishte dhënë duke u mësuar fëmijëve të tyre shkrim e këndim, ata i morën djalin e tij, Ymerin (babai i vëllezërve Sallaku), të cilin e rritën e i dhanë shtëpi në sarajet e tyre, ku dhe ai u martua e krijoi familjen. Nën kujdesin e Toptanasve, Ymer Sallaku në vitin 1908 mbaroi shkollën Qytetase në gjuhën turke dhe në atë vit së bashku me Ibrahim Hafiz Dalliun, ai filloi të jepte fshehurazi mësime në gjuhën shqipe në familjet tiranase. Pas vitit 1908, Ymer Sallaku së bashku me Refik dhe Murat Toptanin, i bënë një kërkesë Portës së Lartë të Stambollit, që një përqindje nga taksat që u vileshin fshatarëve, të ruheshin dhe të depozitoheshin në një Bankë Bujqësore, që ata merrnin përsipër ta krijonin në Shqipëri. Kjo kërkse e tyre u pranua nga qeveria tuke dhe në atë kohë, Ymer Sallaku, krahas mësimëdhënies së gjuhës shqipe të cilën e vazhdoi për shumë vjet me rradhë, u muarr dhe themeloi të parën Bankë Bujqësore në Shqipëri. Ajo bankë bujqësore të cilën Ymeri e themeloi vetë dhe punoi për disa vjet si titullar i saj, pas vitit 1920, u transformua në Bankën Kombëtare të Shtetit Shqiptar. Pas vdekjes së gruas së parë me të cilën Ymeri pati tre fëmijë, ai u martua përsëri me një vajzë nga Paskuqani (e bija e Haxhi Kurtit) dhe nga ajo martesë, ai pati pesë djem dhe dy vajza: Ikbali (dt. 1924), Hamdiu (1925), Nuriu (1927), Xhaviti (1929), Muhameti (1931), (Mahmudia) 1933, Abdullai (1936). Pas shpalljes së Mbretërisë Shqiptare në vitin 1928, Mbreti Zog e emëroi Ymer Sallakun në funksionin e Kryetarit të Këshillit Kontrollues të Buxhetit të Shtetit, ku ai merrej edhe me caktimin e kontrollin e rrogave të zyrtarëve të lartë. Në atë funksion Ymeri punoi deri sa doli në pension në vitin 1933 dhe gjatë gjithë jetës së tij, ai nuk u morr asnjëherë me politikë, me përjashtim të fundit të vitit 1912-të, kur miku i tij i ngushtë, Refik Toptani, e caktoi për të formuluar komunikatat e ndryshme të qeverisë së Ismail Qemalit. Po kështu pas shpalljes së Pavarsisë, Ymeri morri pjesë në Luftën e Reçit në rrethinat e Shkodrës, kur shkuan qindra vullnetarë tiranas. Gjatë viteve të Luftës, (1939-1844) shtëpia e Ymer Sallakut e cila ndodhet edhe sot tek “Selvija”, (u ble prej tij në vitin 1931), u bë një nga bazat e rëndësishme të komunistëve, ku strehoeshin ilegalë e mblidheshin ndihmat për partizanët. Tre nga vëllezërit Sallaku, (Hamdiu, Nuriu dhe Mahmudi), dolën partizanë. Hamdiu punoi me shtypin e propagandën e Partisë Komuniste Shqiptare, Mahmudi në çetën e Dajtit, Nuriu në Brigadën e Tretë Sulmuese, kurse Muhameti u muar me grupet e DEBATIK-ut. Si rezultat i kontributit që ajo familja dha gjatë Luftës, të pesë vëllezërit dhe dy motrat Sallaku, u shkolluan dhe u diplomuan në universitetet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas Luftës, motra e madhe, Ikbali, punoi si arsimtare, Mahmudi, (djali i Imerit me gruan e parë), punoi në seksionin Ekonomik të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, kurse Hamdiu, Xhaviti dhe Muhameti, vazhduan studimet e larta në ish-Bashkimin Sovjetik. Hamdiu u diplomua në vitin 1954 në Fakultetin Filologjik të Universitetit “Lomonosov”, Xhaviti (po në vitin 1954), në Leningrad, për Inxhineri Ndërtimi dhe Muhameti në vitin 1955, në Institutin e Naftës në Moskë. Pas tyre në vitin 1957, Nuriu shkoi në Pragë ku u studjoi për Mjeksi dhe pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me vëndet e kampit Socialist, ai erdhi dhe u diplomua në Tiranë në vitin 1962. I vemti nga vëllezërit që studio në Tiranë, ishte më i vogli i tyre, Abdullai, i cili u diplomua në Fakultetin Filologjik të Tiranës për Gazetari në vitin 1959. Pasi u diplomuan në shkollat e larta, Hamdiu u emërua si sekretar i Enver Hoxhës (në zyrën e letrave), Nuriu si mjek në Spitalin Civil, Xhaviti në Ministrinë e Ndërtimit, Muhameti në Uzinën Gjeologjikë në Tiranë dhe Abdullai si gazetar në Agjensinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio-Tirana. Pas dënimit të Nuriut dhe Abdullaiot në vitin 1965, në vitin 1976 u arrestua dhe Xhaviti (ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës që punonte si kryeinxhinjer i Ndërtim-Montimit të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, i akuzuar si “agjent dhe bashkëpunëtor i Abdyl Këllezit në grupin e sabotatorëve në Ekonomi”. Xhaviti vdiq nga torturat gjatë hetuesisë në majin e vitit 1977, kurse bashkëoshortja e tij, (rusja Irina Bybir), me dy vajzat u internuan në Sheq-Marinë të Fierit. Ndërsa Nuriu me Abdullain vuajtën nga 25 vite në burgjet e regjimit dhe u liruan në vitin 1989 e 1990, e gjithë fanmilja e tyre (përveç Hamdiut), vuajti izolimin dhe luftën e tmerrshme të klasave./Memorie.al

L’Aurore (1951)- Virginia Blackburn, motra e mbretëreshës Geraldinë, viktimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj në Villennes-sur-Seine

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2020

 

“L’Aurore” ka botuar, të hënën e 24 dhjetorit 1951, në ballinë dhe në faqen n°8, një shkrim në lidhje me vjedhjen e xhevahirëve të motrës së mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Motrës së mbretëreshës i kanë vjedhur xhevahirët

 

Znj. Blackburn (Virginia), motra e ish-sovranes së Shqipërisë, qe vikitimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj në Villennes-sur-Seine, të cilët i vodhën xhevahirë të një vlere mbi një milion (franga).

 

Motra e Mbretëreshës Geraldinë, gruas së ish-mbretit Zog, znj. Blackburn jeton me burrin e saj në një pronë të merekullueshmë “Le Manoir” që gjendet në rrugën n°11, Maréchal Galliéni, në Villennes-sur-Seine.

 

Znj. Blackburn vuri re, të shtunën në mëngjes, se kasaforta e saj e xhevahireve, e vendosur mbi një komodë në sallonin e pritjes në katin e parë ishte pothuajse e zbrazur tërësisht.

 

Disa unaza dhe byzylykë prej ari masif, si dhe një gjerdan perlash, të gjitha me vlerë mbi 1.200.000 franga, ishin zhdukur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Znj. Blackburn paraqiti menjëherë një ankesë (denoncim) në komisariatin e policisë në Poissy dhe komisari Lavalette, shef i seksionit të Argenteuil filloi të hetonte pa u zgjatur për këtë vjedhje misterioze. Në fakt, asnjë shenjë dhunimi nuk u vërejt mbi mobiljet apo dyert e pronës. Për këtë, është e nevojshme që autori apo autorët e vjedhjes të jenë në dijeni për zakonet e zonjës së shtëpisë.

 

  1. dhe Znj. Blackburn (Joseph dhe Virginia) kanë katër shërbëtorë në shërbim të tyre, të cilët u morën në pyetje për një kohë të gjatë nga komisari Lavalette, por nuk dhanë asnjë hollësi.

 

“Pranuan ndarjen dhe izolimin e egër sepse menduan se “do kthehen shpejt në shtëpi”. Por humbën pasurinë dhe mbetën aty për shekuj”

Nga Giuseppe Carlo Siciliano*

 

Eksodi tragjik i shqiptarëve në Itali (atyre që sot njihen me termin “arbëreshë”) është i lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Përfaqësuesit e parë me mbiemër Gramshi erdhën në Itali në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, pas pushtimit dhe nënshtrimit të Shqipërisë nga trupat osmane. Ata arritën në Puglia me grupin e udhëhequr nga djali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Të gjitha familjet e ardhura shqiptare u detyruan nga Ferrante d’Aragona të rindërtonin shtëpitë e vjetra në Italinë jugore popullsia e së cilës ishte zhvendosur për shkak të urisë, murtajës, tërmeteve shkatërruese dhe konflikteve të vazhdueshme për çështjen e kurorës napoletane.

Familjet shqiptare u vendosën fillimisht në Calabria Citra, provincë e tanishme e Cosenza. Pas grupit të parë pati shtatë migrime të njëpasnjëshme shqiptarësh në një hark të gjatë kohor.

Prania e familjeve shqiptare në territorin e Mbretërisë së Napolit është regjistruar vetëm në disa botime të rralla. I përket atyre eksodeve të popullatave që për shkak të rrethanave të caktuara historike nuk kanë lënë shumë gjurmë dokumentare të lëvizjes të tyre.

Edhe pakica e mësipërme shqiptare, ka qenë subjekt i të njëjtave dinamika sociale dhe burokratike, të shoqëruara me një harresë të gjatë, por kohë pas kohe dalin dëshmi, veçanërisht raste të tilla si regjistrimi i vdekjeve nga disa priftërinj largpamës.

Familja Gramsci fillimisht u vendos në Platacia, më pas në Cosenza, dhe, më në fund në Napoli, kryeqytetin e mbretërisë.

I pari i regjistruar rregullisht i familjes Gramsci, ishte Nikola, i lindur në Plataci në vitin 1765. Ai vendosi të niste një karrierë ushtarake. Në fillim shkoi në Cosenza për t’iu përgjigjur thirrjes ushtarake. Vendosi të qëndronte në ushtri dhe të transferohej në Napoli duke u bërë pjesë e Armatës së Re Maqedone të ngritur nga Ferrante d’Aragona. Në moshën 55 vjeç, atë e gjejmë të regjistruar në kryeqytetin napoletan me gradën e “zv.shefit të Regjimentit Leopoldo” në garnizonin e Gaeta-s.

Gjurmët e familjes Gramshi

Hulumtimi mbi origjinën e familjes Gramsci në Itali është i vështirë. Dokumentet janë ruajtur me xhelozi në famullitë lokale dhe për rrjedhojë, jo gjithmonë ka qenë e lehtë të përdoren.

Nga analiza e dokumenteve të Gjendjes Civile të Arkivave të Shtetit në Cosenza dhe në Arkivat e Seksionit Civil të Shtetit, mbiemri Gramsci del i pranishëm vetëm në territoret e bashkësive arbëreshe të vendosura në veri të Kalabrisë. Ai mungon plotësisht në zonat në të djathtë dhe në të majtë të lumit Crati ku shfaqen familje të tjera shqiptare.

Kjo tregon se, në kohën e vendosjes së familjeve shqiptare në Kalabri, autoritetet napolitane synuan shpërndarjen e tyre në zona të ndryshme dhe jo vetëm kaq. Shqiptarët u urdhëruan të vendoseshin në një territor të gjerë, malor, të paarritshëm, të izoluar dhe pa rrjet rrugor.

Duhet patur parasysh se vendosja e shqiptarëve në Kalabri erdhi në një periudhë kur zona ishte goditur rëndë nga shumë kriza: tërmete të tmerrshme kishin shkatërruar në mënyrë të përsëritur territorin, por po aty ishin përhapur murtaja, kolera dhe malarja endemike. Sikur të mos mjaftonin këto popullata ishte terrorizuar nga luftërat për vazhdimësinë e kurorës në Napoli mes Angevinëve dhe Aragonezëve. Të gjitha këto kishin çuar në një rënie të lartë të popullsisë vendase.

Në vitet 1400 kjo zonë kishte pamjen e një pylli të egër të mbuluar me shkurre për shkak të mungesës së gjatë të dorës së njeriut. Pothuajse në të gjithë shtrirjen e saj, shihje fshatra te shkatërruar plotësisht dhe të braktisur.

Në derdhjet sezonale të ujrave të Cratit në detin Jon nuk ishte venë dorë që nga koha e pushtimit romak. Në vend që të garantohej rrjedhja e ujit në det, ai ishte lënë në gjendje të egër, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një moçal gjigand me ujë të ndenjur nga Cosenza deri në Sybaris.

Në këtë skenar te trishtuar, çfarë mundesie më e mirë mund te paraqitej për aragonezët – që ishin fitues në betejën e gjatë me Angevinët falë edhe trupave shqiptare të udhehequra nga gjenerali Dhimitër Rëra dhe dy djemtë e tij – se sa ta ripopullonin me shqiptarë të arratisur nga turqit këtë territor të gjerë?

Kishte edhe një tjetër rrethanë historike: Erina Kastrioti, vajza e Gjonit dhe mbesa e Gjergjit, ishte e martuar me princin Pietro Antonio Sanseverino Bisignano, zoterues i Kalabrisë Citra dhe i tokave në Crotone. Kjo grua e sertë siguroi që berthamat e para shqiptare në zonë të zgjeroheshin me ardhjen e familjeve te reja nga Shqipëria që garantonin me mirë rregullimin e territorit dhe produktivitetin ekonomik.

Por një largësi mes grupeve shqiptare, pra shpërndarjen e familjeve të ardhura, e dëshironte Ferrante i Aragonës, mbreti i Napolit dhe miku i ngushtë i Skënderbeut. Ai i trembej traditave ushtarake shqiptare, shpirtit të tyre konfliktual. Frika e bëri atë të mos i besonte shumë “miqve” të ardhur në masë, megjithëse ata, në mënyrë të përsëritur i ofruan atij bashkëpunim, por edhe vlera.

Pavarësisht kësaj, për të shmangur çdo lloj problemi, ai vendosi t’i ndajë grupet homogjene sa më shumë që të ishte e mundur në një zonë gjeografikisht të vështirë, ku thuajse çdo gjë mungonte dhe ku kishte fshatra plotësisht të izoluar.

***

Rreth vitit 1480, pas valës së tretë të refugjatëve shqiptarë nga Epiri dhe Çamëria, disa familje u transferuan në zonën e Jonit të Sipërm për të marrë në posedim tokat që u ishin dhënë nga Sanseverinos.

Ishte një vend tmerrësisht i egër, toka të djerra, të papunuara kurrë më parë, ku banonin kryesisht burra: një rrafshnaltë në 1000 metra mbi nivelin e detit, relativisht afër bregdetit Jon, në zemër të Masivit Pollino, pothuajse e padukshme për këdo që vinte nga Lindja dhe i paprekshëm nga Perëndimi.

Gjithsesi, përsa i përket sigurisë Territori jepte garanci ekstreme për një popull që po largohej, i lodhur nga rrethime dhe luftëra të pafundme, malësor alpin i aftë për ta shndërruar natyrën e egër dhe mospërfillëse duke u rimarrë me bujqësi dhe blegtori, kryesisht me bagëti të imta.

Pas disa dekadave izolimi të detyruar, shqiptarët u vendosën në banesa të përkohshme (masoneri tipike të Kaljive, thurrur me thupra të thata gështenjë ose të ngjashme me vegjetacionin e pranishëm në këtë zonë, të suvatuara vetëm nga brenda me baltë dhe, në raste të rralla, të lara e të zbardhura me gëlqere, mbuluar me gjethe dhe me bar të thatë).

Gjatë kësaj kohe u mbajt i pandryshuar premtimi së brendshmi për t’u rikthyer sa më shpejt në vendin e tyre, në vendin e Skënderbeut, sapo vendi të çlirohej nga pushtimi otoman. Kjo ishte arsyeja pse, “u pranuan” kushtet e këqija të jetës në zonat e izoluara të Kalabrisë. Ata e quanin të afërt ditën e kthimit dhe qëndrimin në atë egërsi natyrore, të përkohshëm.

Por dalëngadalë e lanë ëndrrën e lashtë të kthimit të mezipritur në shtëpi. Me kalimin e kohës pas vdekjes së Skënderbeut, ata u ndjenë jetimë dhe të pastrehë. Pasoi varfërimi i ngadaltë dhe i pandalshëm i atyre familjeve, të cilat edhe pse u mburrën për pasurinë që kishin lënë në atdhe, dukej se po u shterronin burimet edhe për shkak të izolimit.

****

Tashmë është konfirmuar nga një seri dokumentesh të shkruara arkivore që rrënjët e familjes së Antonio Gramsci gjenden në Plataci.

Hulumtimi është bazuar në një punë të konsiderueshme paraprake, e cila zgjati rreth dy vjet, kryesisht në arkiva, duke shfletuar regjistrat e lindjes, të martesës dhe të vdekjes së të gjithë 21 komuniteteve italo-shqiptare në krahinë, duke përfshirë fraksionet e tyre përkatëse.

U shfrytëzuan më shumë se 37.000 çertifikata të vdekjeve. Cili ishte rezultati? Komunitetet që kanë mbiemrin Gramsci (me variante të Gramisci – më të përhapura – dhe më të rralla: Gramesci, Gramis) ishin si vijon:

ACQUAFROMOSA:

Kola Gramishi, së bashku me përfaqësues të tjerë të familjeve shqiptare morën koncesionin për rindërtimin e komunitetit të Acquaformosa në vitin 1501. Akti ruhet në Arkivin e Vatikanit, Kodi Vatikani latin 14.386 F. 9 ss.

Çuditërisht nuk ka gjetje të mëtejshme për praninë e Gramsci ose Gramisci në komunitet.

CASTROREGIO:

Këtu ekziston vetëm një rast. Duhet të theksohet se shqiptarët e ardhur, fillimisht iu shmangën martesave me vendasit, për të shmangur lidhjen me tokën e re, në dëm të ëndrrës së një kthimi të menjëhershëm në shtëpi.

Anna Gramishi, 38 vjeç, lindur në Castroregio në 1795 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë me datën 12.3.1817)

CIVITA:

Në këtë komunitet prezantohet mbiemri Gramis / Grams, i cili mund të jetë një transkriptim lokal i mbiemrit Gramshi. Por gjithashtu mund të supozohet të jetë një transkriptim i gabuar i mbiemrit Dramis / Dramë, mbasi është shumë më i përhapur në të gjithë zonën e shqiptarëve të Pollino.

Margherita Gramis, e viteve 70, e lindur në Civita në 1742 nga prindër të panjohur, vdekur në vitin 1812 (çertifikata e vdekjes është e datës 13.7.1812)

Antonio Gramis, 57 vjeç, lindur në Civita në 1760 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë të datës 23.11.1817)

Maria Grams, gruaja e Crisostomo Mortato (mbiemri rezulton nga akti i vdekjes së djalit të saj Tomaso i lindur në Civita në vitin 1768 dhe vdekur në vitin 1810 në moshën 42 vjeç – certifikatë vdekjeje e 15.10.1810)

Nuk ka forcë në botë që mund ta copëtojë e ta rikolonizojë Kosovën- Një Komb 10-të milionësh do të sakrifikohet për të – Nga Azgan Haklaj

 

Harroje ëndrrën neokolonialiste të Kosovës z Miroslav Lajçak dhe njihu me Çeshtjen Çame, dosja e të cilës njihet ndërkombëtarisht nga Brukseli në Washington.

I thuaj Qeverisë së Greqisë, anëtare e BE-së t’i rikthejë çamët në trojet e veta, të shpërngulur me dhunë, në qoftë se deshiron ta fillosh betejën me të vertetën historike.

Sistemi kolonial i shembur pas Luftës së Dytë Botërore rustrukturoj marrdhëniet ndërkombëtare, e këtij qëllimi i sherbeu themelimi i OKB-së, Organizatës Botërore të Paqes e Sigurisë, ngritur mbi parimet e sovranitetit të kombeve, që kishte për bazë Kartën e Atlantikut, të drejtën e vetëvendosjes, liritë politike, diversitetin kulturorë dhe të drejtën universale për lirinë e besimit.
OKB-ja si pasardhëse e Lidhjes së Kombeve i sanksionon parimet e veta bazë në dekleratën e OKB-së, për të drejtat e njeriut të vitit 1948-të.
Kjo dekleratë kishte fuqi ligjore e morale për çdo shtet anëtar të OKB-së
Ish Jugosllavia Titiste pasardhëse e Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene ishte i vetmi shtet shumëkombësh, i cili shkelte e dhunonte të drejtat e liritë e qytetarëve të saj shqiptarë.
Ushtronte dhunë e spastrim etnik ndaj tyre.
Kishte hartuar e adaptuar një politikë kolonizuese e aparteijdi ndaj Kosovës, sipas doktrinës fashiste të frymëzuar nga ideologjia e Serbisë së madhe dhe projektit famëkeq të Akademisë së Shkencave Serbe.
Lajçak, kryesues i bisedimeve Kosovë – Serbi, i njohur botërisht për qëndrimet e tij antishqiptare sot ka veshur mantelin e diplomatit, madje të përfaqësuesit të BE-së për zgjidhjen e problemeve mes Republikës së Kosovës e Serbisë, probleme të shkaktuara që prej një shekulli nga politika shoviniste serbomadhe, të shtetit dhe makinës ushtarake të këtyre barbarëve që u dyndën në Kosovë e viset e tjera të Ballkanit në shekullin VI-VII-të, duke shkatërruar me egërsi çfarëdo që gjenin nga gjurmët e Qytetërimit lliro-Dardan.
Z Lajçak “propozon”, as më shumë dhe as më pak, kur këmbëngulë në kthimin e 250000 serbëve të larguar nga Kosova që në vitin 1976-të, veçse një rikolonizim të ri të Kosovës.
A është në vete ky dishepull i Jovan Hixhivasileviçit, Jovan Cvijiçit, Pashiqit, Çubriolloviçit, Qosiçit, Andriçit, Millosheviçit, Vuçiçit?!!
A njeh sadopak parimet mbi të cilat është themeluar BE-ja, të cilën mjerisht, në mënyrë paradoksale ky zotëri e përfaqëson?!!
A ka lexuar dy rreshta nga historia e shteteve për të cilat është caktuar arbitër??!!
A e din Lajçak se Serbia, të cilës ai i mban anën hapur e padrejtësisht është përgjegjëse për vrasjen barbare të mbi 850000 shqiptarëve të pafajshëm e të paarmatosur, të pleqve e të rinjëve, grave dhe femijëve, deri të klerikëve myslimanë e katolikë, gjatë viteve 1913-1999-të, vetëm për faktin se ishin shqiptarë dhe nuk donin të largoheshin nga trojet e tyre të lashta etnike.
Të braktisnin gjuhën, kombësinë, besimin fetar, Flamurin Kombëtar Kuqezi.
Shteti fashist serbomadh përgjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllove e Jugosllavisë Titiste është përgjegjës për shpërnguljen nga vatrat e tyre të mbi 500000 shqiptarëve përmes marrveshjeve të nënshkruara me Qeverinë Turke në vitet 1937-38- 1952.
Qëllimi i kësaj politike shfarosëse ndaj shqiptarëve etnikë të Kosovës, që gjeti përkrahjen e shtetit turk ishte ndryshimi i strukturës etnike në Kosovë, pra zbrazjes së këtij territori shqiptar nga banorët e saj autoktonë prej mijëra vitesh dhe kolonizimin e trojeve të begata dardane me popullsi serbe e malazeze.
Pas politikës “Liberale” të Jugosllavinë Titiste e parullës “Bashkim- Vllazërim” fshihej ëndrra e Serbisë së madhe, lindur qysh me projektin Naçertanija të Ilia Garashaninit, kurban i të cilës ishte planifikuar të ishte Kosova dhe viset e saj të begata.
Jo rastësisht presidenti serb Millosheviçi ëndrrën e tij të Serbisë madhe e shpalli pikërisht në FushëKosovë, në vitin 1989 në Jubileun e 600- vjetorit të betejës mes Koalicionit Ballkanik dhe ushtrisë së Sulltan Muratit të Parë.
Lajçak kërkon të kthehen me çdo kusht serbët e larguar në trojet dardane të cilat përgjatë një shekulli të pushtimit barbarë i kthyen ato në tokë të djegur duke shfrytëzuar mizorisht pasuritë e tyre.
Po për shqiptarët e dëbuar me forcën e bajonetave drejt Anadollit e shkretëtirave turke nga operacionet spastruese të frymëzuar nga elaboratet “Pyka Shqiptare”, “Problemi i pakicave në Jugosllavi” të Çubriolloviçit përse nuk këmbëngulë që të kthehen ky kolonialist, që në xhaketën e tij mban siglën e BE-së??!!
A e dini mirë zotëri Lajçak se nuk ka ekzistuar kurrë çeshtja për riatdhesimin e serbëve në Kosovë??!!
Përkundër kësaj ekziston një çeshtje e pazgjidhur shqiptare.
Një Komb Shqiptar i ndarë padrejtësisht, kundër ligjeve të Drejtës Ndërkombëtare, Kartës së Atlantikut e parimeve mbi të cilat është themeluar OKB-ja, e vetë Bashkimi Europian të cilin ti e perfaqësoke denjësisht me projekte neokolonialiste.
Ju e dini se kjo ndërmarrje donkishoteske do të deshtojë me turp z Miroslav Lajçak, ashtu si operacioni “Patkoi” i dirigjuar nga miqtë e t’u në Beograd.
Nuk ka forcë në këtë botë, mbitokësore as nëntokësore që ta copëtojë Kosovën e ta rikolonizojë atë.
Një Komb 10-milionësh do të sakrifikohet për të.
Për mbrojtjen e trojeve të tyre etnike shqiptarët e kësaj treve kanë derdhë lumenjë gjaku, kundër romakëve, bizantinëve, serbëve të vjetër e të rinjë, otomanëve.
Shqiptarët janë tashmë një Komb i vetëdijësuar e më një qëndrim unik.
Ata do të flasin me një zë të vetëm kur është fjala për të mbrojtur të ardhmen historike, lirinë e vatrat e tyre prej projekteve të dalura nga arkivat e errta të historisë jo shumë të largët, të hartuara nga kancelaritë e armiqve të tyre shekullorë.
Harroje ëndrrën neokolonialiste të Kosovës z Lajçak dhe njihu me Çeshtjen Çame, dosja e të cilës njihet tashmë ndërkombëtarisht nga Brukseli në Washington.
I thuaj Qeverisë së Greqisë, anëtare të BE-së të rikthejë çamët në trojet e veta, të shpërngulur me dhunë, nëse deshiron ta fillosh betejën me të vertetën historike.

“Kishë paleokristiane në Vrellë, Pejë”, Artan Shkreli: Serbët filluan të krishterëzohen në kishat që gjetën kur u pranuan në Kosove apo erdhën të tillë?

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka publikuar zbulimin e një kishe paleokristiane të shekujve IV dhe VI në fshatin Vrellë, Pejë në Kosovë, ndërsa sfidon serbët, për të cilët thotë se mund të jenë kthyer të krishterë në këto kisha.

Kjo pasi siç shkruan ai historiografia serbe mëtonte, deri para këtij zbulimi, se kishat me të vjetra në atë zonë qenë të shekullit XIII.

“K R I S H T E R I M . I . V J E T E R . K O S O V A R
Kishë paleokristiane, shek IV-VI, zbuluar së fundmi në Vrellë (Kosove veri-lindore). Historiografia serbe mëtonte, deri para këtij zbulimi, se kishat me të vjetra në atë zonë qenë të shek XIII.
Tani pyetja ime është nëse gjindja serbe filloi të krishterëzohet në kishat që gjeti kur u pranua në Kosove, apo serbët erdhën të tillë 😉”

Djali sekret i Pablo Escobarit zbulon ku i ka fshehur milionat Lordi i Kokainës

Djali i parë i Pablo Escobarit ka zbuluar se është shpëtuar gjatë një përplasjeje me armë zjarri që e la nënën e tij të vdekur, nga një agjent MI6, i cili më pas e adoptoi atë.

Roberto Sendoya Escobar, që tani jeton në Majorka të Spanjës nën emrin Philip Witcomb, e përshkruajti si një moment të jashtëzakonshëm kur në vitin 1989 i treguan se kush ishte babai i tij i vërtetë.

54-vjeçari që po flet para lançimit të librit “Djali i Escobar: i pari i lindur” (Son of Escobar: First Born) gjithashtu zbuloi se e dine se ku i ati i vet kishte fshehur milionat e groposura që ende janë mister.

Për BBC ai tha: “Shpesh e pyesja babain tim që më adoptoi se çfarë lidhje kisha me imazhet që më kujtonin një grua me fustan të kuq dhe ato zhurmat e armëve. Janë imazhe që më kanë ngelur në kokë nga fëmijëria. Atëherë nuk e kuptoja se çfarë ishin, por babai im më tregonte”.

Agjenti i MI6 shpesh e dërgonte të birin të vizitonte Pablo Escobar-in në Medejin në një farë mënyre edhe për të mbajtur nën kontroll lordin e kokainës.

Djali i Escobar thotë se Pablo i kishte dhënë disa kode të cilat do t’i deshifrojë për të kuptuar se ku ka fshehur milionat që ende nuk janë gjendur.

A do të jenë shqiptarët pjesë e Qeverisë serbe?

Branko Vuçkoviq

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, dukej se kishin gjetur një gjuhë të përbashkët për bashkëpunim.

Mirëpo, një pengesë në këtë drejtim u paraqit pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, qytet me 12 mijë banorë në jug të Serbisë.

Katër parti shqiptare ranë dakord të qeverisin në Bujanoc, pa pjesëmarrjen e partive serbe, kështu që koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila fitoi 10 vende dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) me tre këshilltarë, mbetën në opozitë.

Ky problem, që u paraqit në nivel lokal, u zhvendos edhe në atë qendror, duke çuar në një ftohje të raporteve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kritikuar ashpër këtë veprim të forcave politike shqiptare, madje duke deklaruar se hapësira e Serbisë për manovrim në bisedime me Kosovën do të shkurtohet, ndër të tjera, edhe për shkak të “krijimit të një qeverie të vetme shqiptare kundër serbëve në Bujanoc”.

Shteti duhet të zgjidhë problemet

Kreu i Partisë për Veprim Demokratik njëherësh deputet në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se shteti në mënyrë që të shmangë tensionet, nuk duhet të ndërhyjë në koalicionet partiake në mjedise shumëkombëshe, por duhet të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Në Bujanoc, një qytet në jug të Serbisë, 300 kilometra larg Beogradit, që nga viti 2002 pushteti lokal gjithmonë është formuar bashkërisht nga partitë shqiptare dhe serbe.

Në këtë vend, sipas të dhënave të fundit, komuniteti shqiptar përbën 65 për qind të popullsisë.

Marrëveshja për formimin e shumicës qeverisëse, pas zgjedhjeve të mbajtura më 21 qershor, u arrit nga partitë shqiptare: Partia Demokratike (PD), Partia për Veprim Demokratik (PDD), Lëvizja për Progres Demokratik (PDP) dhe Alternativa për Ndryshim (AZP).

Tashmë, Bujanoci është ndër komunat e rralla ku Partia Përparimtare Serbe nuk është në pushtet. Kjo parti do ta formojë Qeverinë e ardhshme të Serbisë.

Në seancën konstituive të mbajtur më 23 korrik me 25 vota për, Nagip Arifi, kreu i PD-së, u zgjodh kryetar i Komunës së Bujanocit.

Të pakënaqur me formimin e qeverisë lokale njëetnike, këshilltarët e partive serbe u larguan nga seanca.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pas takimit për formimin e qeverisë së re ndërmjet delegacionit të partive shqiptare me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Në atë takim, shqiptarët shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në qeveri dhe kërkuan këto pozita: ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, ndihmësministrin e Ekonomisë, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe pozicionin e presidentit të Trupit Koordinues.

Megjithatë, pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, reagimet nga Beogradi kanë qenë të stuhishme, duke zbehur mundësitë për këtë bashkëpunim.

Qëndrimi negativ ndaj shqiptarëve

Shaip Kamberi thotë se shqiptarët e jugut të Serbisë, që nga viti 2001, kur përfundoi konflikti i armatosur, gjenden në “një lloj procesi politik herë të vdekur, herë të gjallë”, duke pamundësuar zgjidhjen e problemeve jetësore.

“Kjo do të thotë që shteti në vazhdimësi shmangte trajtimin e shqiptarëve si partnerë të barabartë, duke pasur një qëndrim negativ ndaj nesh. Ja, edhe tani po përpiqet të paraqesë formimin e qeverisë në Bujanoc si një të keqe të përgatitur nga shqiptarët, në mënyrë që të justifikojë disa hapa të radhës, të cilat ndoshta çojnë në mospranimin tonë si pjesë e qeverisë dhe mosfillimin e një dialogu për planin shtatëpikësh që e kemi kërkuar nga presidenti Vuçiq ”, theksoi Kamberi.

Për Vuçiqin, Bujanoci është shantazh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prej reagimeve të tij ka sinjalizuar se zhvillimet në Bujanoc mund të rrezikojnë pranimin e mundshëm të shqiptarëve në Qeverinë e Serbisë.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq, më 23 korrik, tha se mungesa e partisë së tij në pushtetin lokal në Bujanoc ishte bërë “me ndikimin e Tiranës në mënyrë që ata të mund të shantazhonin Serbinë”.

“Përfaqësuesit shqiptarë erdhën tek unë dhe thanë: ‘Vuçiq, na integroni në organet shtetërore, na integroni në sistem’. Unë isha i lumtur dhe thashë: ‘Pa problem, do të mendoj për këtë’. Dhe pastaj të nesërmen shkojnë në Shqipëri dhe atje u thuhet që të formojnë një qeveri pa 42 për qind të serbëve”, tha Vuçiq.

Mitroviq: Pala shqiptare ka ndryshuar mendim

Nenad Mitroviq, kryetar i degës së Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, i tha Radios Evropa e Lirë se, pas zgjedhjeve, ata ranë dakord me PD-në për formimin e përbashkët të qeverisë, por më pas, pala shqiptare ndryshoi mendje.

“Si dy parti me më së shumti mandate, ne u pajtuam të formojmë një qeveri së bashku me PD-në. Sidoqoftë, ata u thirrën për konsulta urgjente në Tiranë, dhe pasi u kthyen nga Shqipëria, (Nagip) Arifi na informoi se po hiqte dorë nga koalicioni me SNS-në, për shkak të një deklarate politike që i detyron ata të formojnë një qeveri ekskluzivisht me partitë shqiptare”, theksoi Mitroviq.

Dëshira për të zgjeruar elektoratin

Sidoqoftë, Shaip Kamberi, gjatë bisedës për Radion Evropa e Lirë theksoi se formimi i qeverisë lokale njëetnike në Bujanoc ishte i bazuar nga dëshira për të zgjeruar elektoratin shqiptar, dhe jo për shkak të udhëzimeve nga Tirana. Ai tha se vendimi nuk ka asnjë lidhje me ndonjë qëllim për shantazh.

“Ne nuk e kemi fshehur se do të kemi një qëndrim të përbashkët edhe pas zgjedhjeve, për të cilën morëm mbështetje nga Tirana, por kjo nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Dëshira jonë është që të zgjerojmë vetë elektoratin tonë dhe jo të shantazhojmë”, tha Kamberi.

Sipas tij, partitë shqiptare nuk mund ta shantazhojnë shtetin “pasi ai është më i fortë se ato”.

Pak mundësi që shqiptarët të fitojnë një ministri

Idro Seferi, një gazetar dhe publicist, i tha Radios Evropa e Lirë se ai ka dyshime nëse shqiptarët do të marrin një ministri, megjithëse sipas mendimit të tij, ky do të ishte një veprim shumë pozitiv për Serbinë, pasi kështu do t’iu përgjigjej akuzave të kahmotshme se ajo i neglizhon shqiptarët.

“Unë mendoj se Qeveria në Serbi duhet t’iu japë një mundësi sepse me vetë faktin se i kanë dhënë fund bojkotit dhe kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, shqiptarët nga jugu i Serbisë kanë treguar se duan të integrohen në institucionet e sistemit”, thotë Seferi.

Ai potencon se Tirana u dha mbështetje shqiptarëve nga jugu i Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, dhe se kjo, sipas tij, mund të interpretohet si një ndikim në marrjen e vendimeve të tyre politike, por që “sigurisht se ky ndikim nuk drejtohet kundër Serbisë”.

“Beogradi zyrtar do të duhet të respektojë argumentet e qytetarëve nga jugu i Serbisë dhe të ndikojë në përmirësimin e pozitës ekonomike dhe sociale”, tha Seferi.

Ai gjithashtu vlerësoi se autoritetet në Serbi nuk duhet ta shohin zgjidhjen e problemit në atë rajon përmes prizmit të zgjidhjes së përgjithshme të problemit të Kosovës, sepse shqiptarët vendas ndjehen si “një lloj pengjesh në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës për Kosovën”.

Pakicat – pjesë e Qeverisë së ardhshme të Serbisë

Pas zgjedhje të 21 qershorit, presidenti Vuçiq ka zhvilluar konsultime me partitë e tjera që fituan ulëse në përberjen e re të Parlamentit serb.

Në mbledhjen e partisë së tij më 31 korrik, Vuçiq deklaroi se zgjedhja e Qeverisë së re të Serbisë, do të ndodhë në fund të gushtit.

Vuçiq ka thënë se ai ka biseduar edhe me udhëheqjen e partisë për partnerët e mundshëm të koalicionit, duke deklaruar se ekzistojnë katër mundësi në këtë drejtim.

Siç shpjegoi ai, në të gjitha këto mundësi, partitë e pakicave do të jenë pjesë e Qeverisë së Serbisë.

Sidoqoftë, Vuçiq nuk e ka specifikuar se cilave pakica u është referuar në deklaratën e tij.

Përgatiti: Kestrin Kumnova