VOAL

VOAL

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Në ndihmë të popullit të shkretë gjerman

April 25, 2022
blank

Komentet

blank

Më 31 mars 1951 lindi kompozitori i njohur Osman Mula

Më 31 mars 1951 lindi kompozitori i njohur Osman Mula.

 

Osman Mula është regjisor në RTSH dhe kompozitor i njohur shqiptar nga Shkodra. Është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetë festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Vjen nga një familje e njohur, mbiemrin e së cilës e ka ngritur lart dhe e ka nderuar duke përcjellë dashurinë për profesionin dhe për muzikën dhe tek fëmijët e tij këngëtarja Evis Mula dhe aktori Enson Mula. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen.

Jeta artistike

Fillesat artistike nisin në vendlindjen e tij në moshën 17 vjeçare kur ka marrë çmimin e parë si kompozitor në anketën e Radio Shkodrës me këngën e kënduar nga Tonin Tërshana “Përsëri pranë jush do kthehem”. Luajti premier instrumentin e saksofonint në festivalin e 11, i ka rënë në festivalet e studentit, kur vazhdonte studimet për artin dramatik. Ka kompozuar këngë në anketa dhe ka fituar çmim të parë me një këngë të kënduar nga Afërdita Zonja. Pastaj ka depërtuar në festivalet e këngës si kompozitor pas disa vitesh, më përpara kish filluar regjinë e festivaleve dhe regjinë e koncerteve të vitit të ri pasi emërohet në television shqiptar në vitin 1973 dhe ndërkohë mbrojti diplomën në Teatrin Popullor. Realizoi koncertin e Vitit të Ri dhe pas një viti festivalin e këngës në RTSH dhe nuk është shkëputur për vite me radhë nga institucioni, nga ku ka zbuluar talente në artet prezantuese dhe media duke formuar profesionalisht e dhënë drejtim disa të rinjve si folës në ekran.

Krijimtaria muzikore

Këngën e parë e realizoi me këngëtarin Tonin Tërshana,
Më pas këngët ia besoi këngët Luan Zhegut i cili ka marrë çmim të dytë në festivalin e Këngës në Radio, Ka shkruar te Koncertet e Pranverës me Luanin duke bashkpunuar afro tetë vjet, Është autor i videoklipit të parë të realizuar në Shqipëri me këngën “Bashkë me Fëmijët”
Në vitin 1992 vlerësohet me çmim të parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Pesha e fatit” ku e ka kënduar Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani dhe Viktor Tahiraj.
Në vitin 1996 ka shkruar një këngë për Luan Zhegun dhe Ledina Çelon, që mori çmim të dytë.

blank

(Foto) Çifti i Artistëve të mirënjohur Florian Vlashi & Rediana Lukaçi mbështesin talentet e reja shqiptare – njëra prej tyre pianistja Klaudia Gjini

Çifti i Artistëve të mirënjohur Florian Vlashi & Rediana Lukaçi mbështesin talentet e reja shqiptare të prezantohen përmes koncerteve në Spanjë. Ishte një kohë kur artistët e talentuar shqiptarë pasi linin vendin e ndërtonin suksesin e tyre duke nisur nga niveli zero, pa asnjë mbështetje dhe me sakrifica të mëdha. Tani ka ardhur koha kur Artistët shqiptarë me një aktivitet të shkëlqyer në skenat e Europës mbështesin talentet shqiptare.

Lexuesit po i sjellim statusin në rrjetit social të violinistit të shquar Flarian Vlashi si më poshtë vijon:

 

“Dy koncerte të suksesshme në Spanjë të Klaudia Gjinit, pianistes durrsake 16 vjeçare me një talent të jashtëzakonshëm.

“Në Bienalen Netët e Muzikës Klasike që krijuam në Durrës në verën e vitit 2003 është dhe Konkursi për Talentet e Rinj të qytetit.

Fituesin e konkursit e ftojmë në Spanjë për koncerte.

Kjo ftesë, ku përfshihen çdo gjë që nga udhëtimi e deri tek muzetë, nuk paguhet nga buxheti i Bienales, as nga ai i Bashkisë apo i ndonjë enti spanjoll, por nga unë dhe ime shoqe, Rediana.

Në fillim menduam të krijonim nje çmim me vlerë monetare, por na u duk më e arsyeshme një ftese e tillë.

Kështu, fituesi apo fituesja njihet me një vend e me një kulturë të madhe siç është Spanja, dhe, koncertet që japin aty nuk mbeten vetëm në CV por edhe në memorien dhe formimin e tyre.

Në të vërtetë, ky është një borxh që i kemi qytetit tonë dhe shkollës ku kemi studjuar, një borxh që nuk deshëm të ishte vetëm një fjalë sterile.

Por, dua të pohoj edhe diçka tjetër: tek secili nga këta fëmijë unë takohem me veten time nxënës. Edhe unë kam ëndërruar atëhere për një ftesë të tillë që nuk erdhi kurrë. “
(Florian Vlashi)

blank blank blank blank blank blank blank blank
blank

Pjetër Gaci, artisti i sinqertë që shkroi vetëm muzikë- Nga ZEF ÇOBA

 

27 marsi i vitit 1931 është data kur Pjetër Gaci hyri në jetë dhe me talentin e përkushtimin e tij, i dha kulturës sonë muzikore njërin prej emrave më të dashur e më të nderuar të artit tonë muzikor. Nga fshati Shirq ku lindi, që në moshë të njomë kur ishte 3 vjeç, familja e tij u zhvendos për të jetuar në Shirokë, në një vend piktoresk e pikë turistike shumë e frekuentuar, ku shkodranët kanë shkuar përherë për të pushuar, për t’u zbavitur e argëtuar.

I ati, një rapsod i talentuar, qe i pari, i cili, herë me lahutë, herë me çifteli dhe me zërin e tij, ndikoi në ndjenjat e holla dhe në prirjet muzikore. Pjetri, fëmijë i vëmendshëm e me një talent të rrallë, do të shkruante në ndërgjegje e në memorie të parat brendi e përmbajtje të çmuara e të rëndësishme, nga kodi i eposit dhe folklorit tonë. Në Shirokë, në kontakt me grupet shoqërore që shkonin për t’u argëtuar, ka rast të njohë e të marrë në dorë veglat muzikore si mandolinën, fizarmonikën e violinën.

Tingujt e mrekullonin. Duart e vogla filluan t’i rrëshqisnin në tastierë herë të njërit e herë të tjetrit instrument, duke radhitur tinguj e bërë melodi. Kështu tërhoqi vëmendjen e artistëve dhe hyri në shkollë në Shkodër, e prirjet e forta muzikore i hapën rrugën për në Liceun Artistik të Tiranës, ku ndjek me sukses mësimet në klasën e violinës. Me mbarimin e kësaj shkolle, në të cilën talenti i tij ka spikatur dukshëm, në vitin 1952 dërgohet në Konservatorin Çajkovski në Moskë, për të vazhduar studimet e larta në specialitetin e violinës. Këtu zgjeron në mënyrë të ndjeshme dijenitë e tija, duke u aftësuar në disiplina të ndryshme të këtij arti.

Ambienti që e rrethonte dhe jeta artistike tepër e pasur në këtë qytet me tradita të mëdha në artet e kultivuara, si dhe njohja me shumë personalitete artistike të kalibrit botërorë, do të kenë një ndikim të fuqishëm të djaloshit me trup të shkurtër, por me botë të madhe, Pjetër Gaci, tek i cili po kultivohej ndjenja e përgjegjësisë dhe e detyrimit artistik.

Ishte bashkuar në shoqëri me Çesk Zadejën, Rifat Teqen, Avni Mulën, Tish Dainë, Lukë Kaçen, Milto Vakon, Mentor Xhemalin e të tjerë muzikantë të talentuar për të vazhduar studimet, por ndërkohë zhvillonin edhe aktivitete duke marrë pjesë me koncerte në jetën artistike. “Për herë të parë e pashë Pjetrin – shprehet bashkëshortja zonja Tamara Gaci në kujtimet e saja – në Sallën e Koncerteve të Konservatorit të Moskës. Isha në sallë në mes të publikut.

Pjetri luajti romancën e Rahmaninovit. Këtë pjesë e kisha dëgjuar në mjaft interpretime të ndryshme, por interpretimi i këtij djaloshi shqiptar ishte aq i ngrohtë, aq i ndjeshëm, saqë me lojën e tij iu transmetoi dëgjuesve atë muzikë si magji. Kur Pjetri uli violinën, shpërthyen duartrokitjet. Nuk i rezistova dëshirës t’i shtrëngoja dorën dhe ta përgëzoj, e ta falënderoj violinistin për kënaqësinë e çastit magjik që na krijoi me violinën e tij”.

Në vitin 1956 kthehet në atdhe e me plot përkushtim dhe përgjegjësi obligohet për të përligjë dhuntitë e tij muzikore me shumë pasion e frymëzim. Nuk pati interpretim apo pentagram të mbushur me nota nga violinisti dhe kompozitori ynë i mirënjohur, që nuk është përjetuar thellë artistikisht. Ndjenja dhe emocioni përshkon dukshëm vargun e tingujve të prodhuar nga shpirti dhe mendja e këtij artisti. Aq qartë është përligjur në muzikën e tij ndjenja dhe emocioni, saqë asimilimi i situatës artistike nga dëgjuesit është plotësisht i mundshëm nga të gjithë dhe pa koment. Angazhohet mjaft gjerë në punë: në skenë del e debuton si violinist, në klasë bën mësime të paharruara nga nxënësit e tij, e ndërkohë mendimi krijues e fantazia i ndizet nga pasione të fuqishme.

Në vitin 1959 i jep muzikës shqiptare të parën vepër koncertore instrumentale, “Koncertin për violinë e orkestër”, vepër të cilën në debutimin e parë e luajti vetë po atë vit, me sukses e atmosferë të paharruar për pjesëmarrësit. Pjetër Gaci, me punën e tij krijuese, hyn në jetën artistike të vendit, duke debutuar me sukses të plotë në shumë gjini të artit muzikorë. Merr pjesë në Festivalet e Këngës në Radio Televizion, ku është nderuar me shumë çmime.

Spikasin këngët “Të lumtur të dua” nderuar me çmim të tretë në vitin 1964, “Kur bie fyelli, çiftelia” me çmim të tretë në vitin 1966, “Shqiponjë e lirë” me çmim të parë në vitin 1966, “Bie borë” në vitin 1968, “Vitet e zjarrta” me çmim të dytë në vitin 1969, “Kur vjen pranvera” me çmim të parë në vitin 1972, “Poeti partizan” me çmim të dytë në vitin 1973 etj. Të paharruara do të mbeten këngët: “Jeho”, nderuar me çmimin e tretë në Festivalet e Këngës Popullore; “Për ty atdhe”, nderuar me çmimin e parë në konkursin e 20-vjetorit të çlirimit, “Lahutari” interpretuar nga Ansambli i Këngëve dhe valleve nderuar me çmimin e Dekadës së Majit në vitin 1973; “Lulëkuqja” interpretuar nga Teatri i Operës dhe Baletit edhe kjo nderuar me çmimin e Dekadës së Majit.

Në vitin 1976 i kushtoi qytetit të tij të dashur, Shkodrës, këngën “Qytetit tim”, e cila u nderua me çmim të parë në Festivalin e Këngës në Shkodër. Këngët që kompozoi në stil të mirëfilltë popullor shquhen për vlera të theksuara origjinale. Mes të tjerave, të tilla janë këngët shumë të njohura, “Kënga e Kaçanikut”, kompozuar në vitin 1980 dhe “Si lule zambak” apo siç njihet “Kënga e marakut”, kompozuar në vitin 1986.

Në jehonat e kamufluara të botës së tij të pasur në punë krijuese, kultura muzikore shqiptare njohu përtëritje dhe rilindje, sepse produkti artistik i krijimtarisë së Pjetër Gacit është i frymëzuar nga ndjenjat e njeriut të lindur dhe të ushqyer në kuptimin më të plotë të fjalës, në patosin legjendar dhe lirikën fisnike të botës shqiptare.

Kompozoi në këtë frymë shumë miniatura për violinë e pianoforte, një lëndë me shumë vlera për mësimin e violinës, romanca vokale, Baladë për Violinë, Baladë për pianoforte, Perpeto mobile, Vallet simfonike 1, 2, 3. Kompozon muzikën për operën “Përtej mjegullës”, interpretuar në vitin 1971 nga trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit, Koncertino për violinë në vitin 1977 dhe në vitin 1981 Teatri i Operës dhe Baletit vuri në skenë operën “Toka jonë”, të cilën Pjetër Gaci e kompozoi me libret të Ndrekë Lucës.

Artistë të gjinive të tjera të artit i kërkojnë bashkëpunim dhe me frymëzim kompozon muzikë për skenën koreografike “Kreshnikët e lirisë” realizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, muzikën për dramën “Baca i Gjetajve”, realizuar nga trupa e teatrit “Migjeni” Shkodër, muzikën e filmave “Prita” dhe “Lisa në dëborë”(në bashkëpunim me Zef Çoba) etj. Bota e fëmijëve nuk është e pranishme vetëm në repertorin e pasur instrumental, por edhe në këngët herë të menduara e me përmbajtje të thellë si “Na llogaritni edhe ne”, e herë gazmore si “Tik tak ora”.

Gjatë viteve që punoi në kryeqytet, Pjetër Gaci kishte njohje me një rreth të gjerë artistësh që e admironin nga të gjitha gjinitë e artit, miq e bashkëpunëtorë, me të cilët jetonte çdo ditë me preokupimet e punës së tij krijuese. Por në vitin 1975 goditet rëndë nga institucionet e diktaturës, sepse dëbohet nga kryeqyteti. Transferohet fillimisht në Vlorë e më pas me kërkesë të tij në Shkodër, ku fillon punë mësues i violinës në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”.

Në vitin 1976 del në profesion të lirë. Në Shkodër mirëpritet nga artistët muzikantë, poetë, regjisorë, piktorë dhe ndjen ngrohtësinë dhe dashurinë e opinionit publik. Të gjithë e çmojnë për talentin dhe virtytet e tija të larta njerëzore si thjeshtësinë, zemërgjerësinë dhe përkushtimin profesional. Në vitin 1986 bashkëpunon në Shkodër me Zef Çobën për  “KONCERT ME KENGE TE REJA SHKODRANE”, për të përmbushur më mirë kërkesat e publikut. Pjetër Gaci udhëhoqi me sukses shumë veprimtari të rëndësishme artistike e festivale, si dhe ansamble artistike në turne brenda dhe jashtë vendit. Për punën e palodhur ka marrë shumë vlerësime dhe është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë, çmimin e Republikës të Shkallës së Parë me këngën “Për ty atdhe” në vitin 1970, është nderuar me titullin “Artist i merituar” në vitin 1979, dhe në vitin 1989 me titullin “Artist i popullit”.

Përmes kompozimeve të Pjetër Gacit, muzika jonë pati arritje të rëndësishme drejt vlerave profesionale e qytetërimit muzikor. Në të dallohet identiteti dhe origjinaliteti i muzikës sonë kombëtare, frymëzimi dhe qartësia e mjeteve artistike të përdorura në funksion dhe unitet të plotë me përmbajtjen dhe brendinë e secilës vepër. Pjetër Gaci në krijimtarinë e tij të pasur ka fiksuar momente të sinqerta artistike, rezultat i vlerave të jetuara thellësisht në procesin krijues.

Muzika e tij të emocionon dhe të jep mesazhe të qarta, sepse është produkt i realizuar natyrshëm i jetuar dhe jo i kërkuar. Pjetër Gaci shkroi muzikë dhe vetëm muzikë. Ai është melodist i kalibrit të veçantë me origjinalitet të spikatur, melodi të cilën e zhvillon natyrshëm pa asnjë ndërlikim të tepërt. Katalogu i pasur i veprave të tij ka një amplitudë të gjerë, duke filluar nga krijimet në stil të mirëfilltë të këngëve popullore qytetare, provë kjo e kaluar me sukses absolut, duke vazhduar me këngët e muzikës së lehtë së cilës i fali shumë realizime brilante, megjithë kohën delikate që kalonte lëvrimi i kësaj gjinie në ato vite, për të vazhduar me repertorin violinistik me shumë vlerë, instrument të cilin e zotëronte dhe njihte mirë, e deri te vallet simfonike, muzika vokale e operistike.

Pjetër Gaci depërtoi tek artdashësit dhe admiruesit e artit muzikor sepse me gjenialitetin e tij krijues e intuitën, arriti të komunikojë me mjete të qarta e të thjeshta artistike, pa përdorur situata artificiale. Falë punës së tij, arriti të bëhet ndër emrat më të dashur e të njohur, e më me shumë popullaritet ndër artistët shqiptarë.

Pa dyshim, ai ishte artisti që në jetën e tij ka përligjur misionin e muzikantit pasionant, në fëmijëri si nxënës i magjepsur nga misteri i tingujve, më pas si violinist, pedagog edukator e kompozitor i shquar. 27 marsi është data që përcaktoi fillimin dhe përfundimin e një cikli prej 64 vitesh jetë. 27 marsi i vitit 1995 ishte dita e stuhisë që na rrëmbeu violinistin, pedagogun, kompozitorin dhe mikun tonë të paharruar.

Pa e tepruar humbjen e ndjenë të gjithë, të gjitha moshat, e në mënyrë të veçantë artistët dhe muzikantët, miqtë e tij të shumtë që u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën në pasdreken e 28 marsit, kur papritur natyra filloi të shpërndajë nga lart flokët e bardhë e të ftohtë të dëborës, për të na kujtuar çastin magjepsës e të frymëzuar me tingujt e bukur të këngës “Bjen borë, bjen borë pa pushim”. Por kësaj here kjo borë po binte për të mbuluar me bardhësi banesën e fundit të muzikantit tonë të paharruar Pjetër Gaci.

U dhembi shpirti atë ditë njerëzve të përgjegjshëm për artin dhe kulturën tonë, e cila kishte dhe ka tepër nevojë për njerëz si ai, në shërbim të identitetit tonë kulturor, shkollës sonë muzikore e dinjitetit tonë kombëtar. Pikërisht për këtë, ky institucion i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, duke marrë emrin “Pjetër Gaci”, dimensionon mirë kuptimin e aktivitetit të tij, sepse në tingujt e muzikës së Pjetër Gacit ndihet vuajtja dhe qëndresa, lirika dhe epika, dhimbja dhe gëzimi, kaq të pranishëm në jetën shqiptare, kurdoherë të shprehura shqip, qartë, thjesht dhe me madhështi.

blank

Më 27 mars 1931 lindi kompozitori i shquar shqiptar Pjetër Gaci, u nda nga jeta më 27 mars 1995

Pjetër Gaci (Shtiraj, 27 mars, 1931 – Shkodër, 27 mars, 1995) ka qenë kompozitor violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.

Biografia

U lind në fshatin Shtiraj të rrethit të Shkodrës më 27 mars të vitit 1931. Në Shkodër kreu arsimin fillor. Studimet për violinë i nisi në Liceun Artistik “J. Misja”, në vitet 1948-1952. për t’i vazhduar në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski” në të cilin edhe u diplomua në pranverë të vitit 1957.

 

Veprimtaria artistike

Në vitin 1967, bëhet drejtor i cirkut të Tiranës, i Estradës dhe i Teatrit të Kukullave të qytetit. Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u përkujdes edhe për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike “P.Jakova” të këtij qyteti. Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956). Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, kantata “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, “Për ty Atdhe”

Në vitin 1989, Pjetër Gacit iu akordua titulli “Artist i Popullit”. Wikipedia

 

 

blank

Davidi i Mikelanxhelos nuk është pornografi, iu përgjigjet Firence prindërve amerikanë

E lartë mbi 5 metra, skulptura e lartë e mermerit e Mikelanxhelos që përshkruan figurën biblike të Davidit është në mos më e famshmja, një nga veprat më të njohura të artit në botë.

Skulptura u porosit nga Opera del Duomo në Firence në fund të shekullit të 15-të dhe mjeshtrit italian iu deshën më shumë se dy vjet për ta përfunduar. Sot, skulptura gjigante nudo është një simbol i kulmit të Rilindjes Italiane.

Por për disa prindër në një shkollë në shtetin amerikan të Floridës, nuk është gjë tjetër përveçse pornografi e lirë – dhe sigurisht jo diçka që fëmijët e tyre duhet të studiojnë në shkollë.

Pas një mësimi në klasën e gjashtë në Shkollën Klasike Tallahassee ku u shfaqën imazhe të Davidit të Mikelanxhelos, ankesat nga disa prindër e detyruan drejtorin të jepte dorëheqjen dhe qytetin e Firences të hidhej në mbrojtje të Davidit.

Përgjigja e Firences ishte: Nëse mendoni se Davidi është pornografi, pse nuk vini dhe ta shihni vetë?

Firence lufton me vendosmëri

 

Ashtu si Davidi e mundi Goliathin i armatosur vetëm me besimin e tij në Zot, Firence po përballet me luftërat kulturore të Amerikës me vendosmëri.

Cecilie Hollberg, drejtoresha e Galleria dell’Accademia, ku ndodhet statuja e Davidit, shprehu habinë për polemikat.

“Të mendosh se Davidi mund të jetë pornografik do të thotë vërtet të mos kuptosh përmbajtjen e Biblës, të mos kuptosh kulturën perëndimore dhe të mos kuptosh artin e Rilindjes,” tha Hollberg në një intervistë për Associated Press.

Ajo ftoi drejtorin e shkollës klasike Tallahassee, bordin e shkollës, prindërit dhe trupin e studentëve për të parë “pastërtinë” e statujës.

Kryetari i Bashkisë së Firences Dario Nardella gjithashtu postoi një ftesë për drejtorin për ta vizituar, në mënyrë që ai personalisht ta nderojë atë. Ngatërrimi i artit me pornografinë ishte “qesharak”, tha Nardella.

Faqja e parë e së dielës e gazetës së përditshme italiane “Corriere della Sera” paraqiste një karikaturë nga satiristi kryesor i saj që përshkruante Davidin me organet e tij gjenitale të mbuluara nga një imazh i xhaxha Semit dhe fjala “Turp”.

blank

The Newton Graphic (1975)- “Njeriu dhe lëvizja” — Ekspozita fotografike e Gjon Milit në Muzeun e Shkencave të Bostonit

Gjon Mili — Foto : Leonard McCombe, 1948)

“The Newton Graphic” ka botuar, të mërkurën e 29 janarit 1975, në faqen n°22, një shkrim rreth ekspozitës fotografike të Gjon Milit në Muzeun e Shkencave të Bostonit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ekspozita fotografike “Njeriu dhe Lëvizja” në Muzeun e Shkencave

 

Burimi : The Newton Graphic, e mërkurë, 29 janar 1975, f.22

Një fotograf i cili është njohur për katër dekada si mjeshtër në kapjen e esencës së lëvizjes, tani po ekspozon momentet kryesore të karrierës së tij në Galerinë Washburn në Muzeun e Shkencave të Bostonit.

 

Gjon Mili, i lindur në Shqipëri dhe fotografi i parë për revistën “Life” për 34 nga 36 vitet e saj, përdor deri në kufijtë e tij aftësinë e jashtëzakonshme të një blici stroboskopik për të kristalizuar rrjedhën e lëvizjes në një pamje të mprehtë, e cila të lë pa frymë. Të kapur nga shkrepja e një drite që zgjat vetëm një pjesë të vogël të sekondës, sportistët e patinazhit artistik, atletët dhe njerëzit e zakonshëm në lëvizje tregojnë të gjithë hirin e pavetëdijshëm të trupit të njeriut.

 

Mili e kaloi fëmijërinë e tij në jug të Rumanisë dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në 1923 për të ndjekur studimet në institutin e Teknologjisë në Massachusetts, ku u diplomua për inxhinieri elektrike. Ai vazhdoi studimet e larta në “Westinghouse Electric and Manufacturing Company” dhe më pas u bë inxhinier në fushën kërkimore në “Westinghouse Lamp Division”.

 

Magjepsja e Milit me mundësitë e fotografisë stroboskopike u rrit, ai i kushtoi shumë e më shumë kohë përsosjes së procedurave dhe aftësisë së tij. Në vitin 1938, fotografia u bë profesioni i tij me kohë të plotë. Ai përmend lidhjen e tij të gjatë në M.I.T., me profesorin Harold E. Edgerton, të cilin e takoi në vitin 1937 dhe e konsideron si një forcë kryesore motivuese në karrierën e tij.

 

Mili përdor një sërë teknikash për të prodhuar fotografitë e tij befasuese. Duke përdorur një ndezje (shkrepje) të vetme drite nga strobe (blici), ai është në gjendje të ngrijë një moment lëvizjeje në filmin e tij. Duke përdorur një blic dhe ekspozim të shumëfishtë, Mili regjistron një sërë lëvizjesh që kombinohen për të bërë një “lëvizje të plotë” të vetme. Nëpërmjet kësaj teknike, për shembull, një vajzë që kapërcen litarin shihet brenda një rrjete me gjurmë të bardha që prodhojnë rrotullimet e litarit.

 

Një qasje tjetër që ka dhënë efekte interesante për Milin është fotografimi i një subjekti të palëvizshëm, ndërkohë që vendos kamerën përgjatë tij. Imazhi i përsëritur që parakalon përgjatë fotografisë që rezulton jep një ndjenjë efektive simetrie.

 

Në studimin e tij të lëvizjes, Mili e ka drejtuar kamerën e tij drejt pjesëmarrësve në të gjitha artet e performancës dhe një listë e subjekteve të tij lexohet si kush është kush. Por ai nuk e kufizoi veten vetëm në teatër – një detyrë e vitit 1973 nga Time, Inc. e çoi në Teatër. Seancat dëgjimore të Watergate, ku ai kaloi katër muaj dhe përdori afro 200 filma duke fotografuar dëshmitarët.

 

Disa nga fotografitë e pazakonta që dolën nga kjo detyrë mund të shihen në “Life’s The year in pictures” — 1973.

 

Në të gjithë punën e tij, Mili kërkon të kapë me kamerën (aparatin) e tij momente shumë të përkohshme për syrin e njeriut. Ekspozita në Muzeun e Shkencës, e titulluar “Njeriu dhe Lëvizja”, na jep një vështrim intrigues të këtyre pamjeve. Fotografitë do të qëndrojnë në Muze deri më 31 mars.

blank

Leonardo da Vinci ishte “biri i një skllaveje nga Kaukazi”, thotë një profesor universiteti

Krijuesi i “Mona Lizës” dhe simboli i Rilindjes, Leonardo da Vinci, ishte vetëm gjysmë italian, sepse sipas një profesori kryesor në Universitetin e Napolit da Vinçi ishte djali i një skllavi nga Kaukazi, sipas dokumenteve të gjetura në “duart” e akademikut italian.

Deri tani e dinim se piktori i famshëm kishte lindur jashtë martese nga lidhja e Katerinës me noterin Piero da Vinci.

Nëna e Leonardos konsiderohej e bija e një fshatari nga Toskana, megjithatë, studimi i Vetze, studiues i Rilindjes dhe profesor në Universitetin e Napolit, arrin në përfundimin se gruaja që e lindi atë ishte nga Kaukazi dhe madje ishte një skllave…

E rrëmbyer dhe e shitur si skllave

” Ishte një grua që u rrëmbye në atdheun e saj, në malet e Kaukazit dhe u shit si skllave disa herë në Kostandinopojë dhe më pas në Venedik. Kur mbërriti në Firence, takoi një noter të ri, Pietro da Vinci, me të cilin pati një djalë, Leonardon.

 

Siç raporton rrjeti francez “France24”, profesori italian vendosi të fiksojë në letër jetën aventureske të nënës së piktorit të famshëm duke shkruar një roman, nën titullin “Buzëqeshja e Katerinës: Nëna e Leonardo da Vinçit”.

Akti i emancipimit të nënës së piktorit

Profesor Vetze i mbështet pretendimet e tij, në një sërë dokumentesh historike që arriti të mbledhë nga arkivat fiorentine.

“Më i rëndësishmi është një dokument i shkruar nga vetë Pietro da Vinci, babai i Leonardos: akti i emancipimit të Katerinës” , një akt noterial që i lejon asaj “të rikuperojë lirinë dhe dinjitetin e saj si qenie njerëzore”.

Ky dokument i çmuar, i cili daton në vitin 1452, u prezantua gjatë një konference për shtyp në selinë e shtëpisë botuese Giudi. Këtë e thekson edhe profesori dhe shkrimtari italian. “Ai është njeriu që ra në dashuri me Katerinën kur ajo ishte ende skllave dhe lindi një fëmijë me të duke e ndihmuar atë të gjente lirinë e saj. “Për Carlo Vetze-n, gjyqet e skllaves dhe nënës “emigrante” të da Vinçit padyshim patën një ndikim në punën e tij.

“Teoria e akademikut italian është padyshim më bindëse,” thekson Paolo Gallucci, një anëtar i akademisë prestigjioze shkencore “Lincei” në Romë, në një intervistë që dha për AFP. Madje ai vlerësoi cilësinë e dokumenteve që kolegu i tij disponon.

” Sigurisht, ka ende pak dyshim, sepse ne nuk mund ta vërtetojmë (këtë teori) duke bërë një test ADN-je ,” pranon ai.

Kujtohet se Leonardo da Vinci ishte me të vërtetë një nga artistët më të ditur të kohës së tij. Ai studioi në punishten e piktorit të famshëm italian Andrea del Verrocchio.

Ai punoi në Milano, Romë, Bolonja dhe Venedik ndërsa tre vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Francë ku vdiq në vitin 1519. Pavarësisht se ai nuk kishte formim formal akademik, shumë historianë dhe studiues e konsiderojnë atë si më përfaqësuesin të “Njeriut të Rilindjes” (Homo Universalis). Për akademikët, pikëpamja e tij për botën bazohej në logjikë.bw

blank

LÉOS CARAX – regjisori i ri francez, super i talentuar, Godardi, i ri, sipas kritikës filmike, me familjën e tij shpirtërore- Nga Skënder SHERIFI

aktorët: JULIETTE BINOCHE – DENIS LAVANT dhe JULIE DELPY …

Po ç’bënte poeti albanez Skënder SHERIFI, në këtë FIS galez, komplet të huaj ? Dokumenti, zotëri ! A keni leje qarkullimi ?
Disa kujtime interesante, që ja vlen për t’i ndarë me juve, duke e shprishur së bashku brenda Kulles, një Pite në tepsi !

Zoti Léos Carax, është një regjisor i gjeneratës së ré franceze, i konsideruar si super i talentuar, tepër premtues, për të gjithë ata që ja kanë pa filmat e tij të parë, dhe i konsideruar nga një pjesë e kritikës hekzagonale si trashëgimtari i Jean Luc Godard-it me siguri pak e ekzagjeruar. Por është një personalitet atipik dhe mjaft interesant, i skenës kinematografike franceze, i cili nuk mund ta len askënd krejt indiferent. Sepse, ka diçka special, që nuk e kanë të tjerët ! Unë, jo vetëm që ja kam pa te gjithë filmat, bile gjer në metrazhet e shkurtëra, ku e kam pas vërrejtur talentin e tij evident … por edhe kam pasur privilegjin për ta takuar bile 3 herë, kur dihet që ka qenë ultra i komplikuar në komunikim, u sillte si lugat, duke u mbështetur si hije pas murëve, duke u fshehur, duke heshtur komplet, sepse bënte sikurse i urrente të gjitha kontaktet njerëzore, dhe aq më tepër ato me botën gazetareske. Do me thënë, nuk jipte gati kurrë intervista të incizuara apo të filmuara, dhe e kultivonte gjer në maksimum si Greta Garbo, Thomas Pynchon, Philipp Roth, e disa të tjerë, atë misterin e tij … Tani, a ishte diçka reale, e thellë apo e sinqertë tek ai, apo vetëm një posturë për ta luajtur një Personazh të caktuar ? Do ngelet akoma pikëpyetje, ngaqë në këto kohët e fundit, ka filluar për t’u zbutur dhe për t’u humanizuar deri dikund.
Erdhi dy herë në Festivalet e Filmit në Bruksel, për ta prezantuar një vepër të tij, por refuzonte për të ardhur në skenë sa për ta përshëndetur publikun belg, për të folur me njerëz apo nënshkruar autografe, si çdo artist normal në botë, për të dhënë konferenca shtypi apo intervista me gazetarët, mirëpo, ishte aty me Michel Piccoli, Denis Lavant, Juliette Binoche apo Julie Delpy … Çudi e madhe ! Çka dreqin është ky tip ? A t’ia hedhim një kovë plot ujë mbi kokë, për t’ia rikthyer mendt në vend ?
Unë isha atje si gazetarë, duke shikuar filma, pi kafe dhe birra me disa miq dhe disa nga të ftuarit e Festivalit Internacional të Filmit në Bruksel. E thirra kot për kafe Abdullah Kastravecin, por më tha, kush po pyet për filma, o Burrë … kujt i duhen gjë këto marrëzira … nuk kam kohë, se jam i okupuar duke spiunuar Emigracionin !
Ah, bravo të qoftë, vazhdon, se e kemi pasur traditë shekullore, siç duket … Prandaj, nuk i kemi besuar askujt, bile as vetvetës në thelb ! A ka kush na këshillon ndonjë doktor në psikologji ? Na erdhi një Tip i Novosellës dhe na tha, unë jam specialist i doktoruar në Psikoanalizë, në Shkenca Politike dhe në Histori, edhe pse nuk na e konfirmonte regjistri i çfarëdo Universiteti në Belgjikë. E ftova Hoxhën e Skarbegut për ta këshilluar me ca dovë dhe shehadet, dhe për ta qetësuar me një çaj kamomili.
Edhe unë, jam djali i Skenderbegut, pasi që e kam emrin Skënder … e pse jo ?
Po e shoh Léos Carax-in, të cilin ma caktoj dikush me gisht ( « ja ku e ke ! » ) duke bredhur si Lugat nëpër korridoret dhe holin e Festivalit, dhe shkova për ta takuar.
Hej zotëri, a mos je Léosi ? – Jo, kush të tha ? Një mik atje matanë. Po, a je apo nuk je, se nuk jemi duke luajtur këtu Shekspirin ? – Po, por harroje sa më shpejt dhe mos fol, se jam këtu incognito, dhe dua me qëndruar komplet anonim, a more vesh ! Mirë, dakort Léos, por a je duke na e prezantuar filmin tënd, o Mik ? – Jo, jo, jam vetëm këtu për ta shoqëruar, jam duke e përcjellur dhe kaq … ti, a ma ke pa dhe me çka dreqin merresh ? – Me art, me poezi, me aventurë, me drogë dhe trafiqe armesh, si Remboja në Abisini, me mahuna të vjedhura, me pula të skaduara, me Mërgatën e Qyqëve nëpër Skarbeg dhe Molenbeg, me amanetet e pleqëve dhe me trashëgimitë kombëtare, me Benza, sahatë luksi dhe mobile në modë …
Ah, po nga na vjen ? – Nga Albania ! Jo e pa vërtetë, nga NOWHERE, një No man’s land … por je ka luan me mua, nuk të besoj, më thuaj kush je, ose po largohem !
Shiko, o Carax, jam Poet, humanist dhe anarshist, dhe këtu figuroj si gazetarë, sepse e kam si pasion filmin … jam kineast i dështuar dhe ta lakmoj shumë talentin që ké.
« Ah shit, i urrej gazetarët … mos ja nis për të më bërë pyetje, sepse jam alergjik dhe do sëmuhem. » – Jo, jo, rrinë rehat se jam gazetarë, sa për formë, për të qenë këtu prezent dhe për të pa vepra arti … pastaj, ty po të lë të qetë, por ndonjë intervistë, jam i dëtyruar për ta bërë, për nga aspekti profesionalë, sa për ta justifikuar rrogën dhe pozicionin tim këtu … okay, Léos, do shihemi kur të duash. Ja telefoni im … fol lirisht si të duash, nuk do them se kush je dhe do ta ruaj anonimitetin në Bruksel.
Ishin në Bruksel, Emir Kusturica, Théo Angjelopoulosi, Ken Loachi, Werner Herzogu, Wim Wendersi, Michel Piccoli, miku i Shqipërisë dhe i Ismail Kadaresë. Ja vlente për t’i takuar, pasi që e kisha një « Press Card » të Radio Kontaktit. Pos me dy gjermanet e disponuar dhe super cool, dhe regjisorin grek gjenial, të tjerët ishin pak tepër formal dhe në botën e tyre, dhe nuk kishe se çka me ndarë seriozisht me ta. Ja prezantova një aktore franceze hebreje fillestare, Elsa Zylberstein, mikut tim Théo, që e kam takuar 2 herë edhe në Paris, duke u kënaqur muhabet, dhe ja mori bookin. Mirëpo, isha me një shoqe spanjolle tepër e pasionuar pas meje dhe pak eksesive, e cila për të ma mbaruar qejfin, m’i sillte të gjithë aktoret e bukura dhe seksy në tavolinë, duke ju thënë – po ua prezantoj një Poet gjenial, që i njeh të gjithë artistat e botës dhe mund t’iu takon këtu me kënd të doni … ndërsa mua, më thoshte në vesh duke qeshur – je i lirë i dashur për çdo lloj aventure me këto vajza fantastike, të cilat po t’i ofroj unë vet me të nderuar ! – Ah, bravo të qoftë, Izabella, se ke nderuar 800 shtëpi Krasniqe, 400 shtëpi Berishë dhe 200 shtëpi Vuthaj … hajde, e të puthi ! Na erdhi Julie Delpy, aktore fillëstare e Léos Caraxit, një bionde sublime, ëngjullore dhe naive, plot me sharm, dhe na u ngjit mua dhe Izabellës … duke thënë, « po e ndiej vetën të humbur këtu, nuk njoh askënd, pos ekipit tim të çmendur, dhe dua me ndejtur me juve, nëse jeni dakort ! » – Okay, Julie, nuk jemi kundër tresheve.
Por sa të adoptojmë ty, e ardhur nga Parisi, më sevap është për ta adoptuar një fëmijë vietnamez apo angolez. Të jemi pak serioz tani … a je këtu për ta promovuar filmin e Caraxit, apo për të lypur strehim ? – Po, por çka duhet për të bërë ? – Qysh, çka me bë ? Me kërcyer përpjetë, me dalur mendsh ! Me bërë marketing, o vajzë !
Eja me mua, dhe kur të afrohet dikush për ndonjë kompliment apo autograf, ti vetëm buzëqesh, fol me humanitet dhe firmosja emrin dikund … Kaq, e pastaj do e fitosh një samun me sallatë dhe suxhuk Prizreni ! – A mund të puthi, se je shumë simpatik ? Po, nëse na lejon Izabella, pyete, se përndryshe, do na hanë Kalukënxha ! Ah, po më pëlqeni të dy aq më tepër … shyqyr që ju takova, se isha e çorientuar. Kur e mendoj, zhvillimin eksepcionalë të asaj vajze sot, është për t’u habitur dhe për ta admiruar.
Ka mbrri për të ekzistuar si aktore dhe regjisore, deri në Amerikë. Qysh dhe si, nuk e di, porse ja heq kapelën ! Julie Delpy ka lindur në vitin 1969 në Paris-in 14 dhe sot është 53 vjeçare. Është formuar në Tish school of the Arts pranë Universitetit të N.Y dhe në Actor Studio në vitet 1980. Fillon si aktore në moshën 16 vjeçare në filmin: « Détective – të Jean Luc Godard-it » në 1985. Dhe pastaj në filmin « Mauvais Sang të Léos Carax « në vitin 1986 – për të cilin vjen pikërisht në Festivalin e Brukselit, dhe unë e takoj aty Julinë, në moshën 17 vjeçare, në një moment, ku nuk e njihte askush. Pastaj, do luan disa role në rreth 40 filma francez dhe ndërkombëtarë, si për shembull « Europa- Europa – 1990 » me Agnieszka Holland, « The Voyager – 1991 » me Völker Schlöndorf, « Tri ngyra – BLU – e pastaj – KUQE – në 1994 » nga Krzysztof Kieslowski, « I love L.A. në 1998 « nga Mika Kaurismaki. « Investigating Sex, në 2001» nga Alan Rudolf, « Broken Flowers – në 2005 », nga Jim Jarmush, » Faussaire – në 2007 », nga Lasse Hallström. Kurse tani, ajo vet si regjisore na i propozon këto filma kryesorë : në vitin 2002 « Looking for Jimmy », në 2007 « Two days in Paris », në 2009 « La Comtesse » në 2011 « Le Skylab » dhe në 2012 « Two days in New-York », në 2015 « Lolo » një komedi, në 2021 « My Zoe » një film dramatik, dhe një serial prej 12 epizodësh nga 30 minuta, për televizionin kanadez – Quebec, në vitin 2021, Amerikë, Francë Canal Plus dhe Netflix me titullin « On the Verge ». Pastaj, ka marrur plot shpërblime nëpër Festivale të ndryshme të Botës, dhe titullin honorifik nga Ministria e Kulturës franceze tani në vitin 2022 – Officier de l’ordre des Arts et des Lettres, në Paris. Bile, habitem sot me vetën dhe fatin tim pak special, sepse, i kam pasur pranë meje në një moment të jetës, disa aktore fillëstare franceze, të cilat ishin në startim dhe komplet anonime, dhe vinin tek unë, për t’i këshilluar, udhëzuar, guiduar nëpër Bruksel, dhe nganjëherë edhe në Paris. Pos Julie-së, për të cilën folëm tani, e kemi edhe Juliette Binoche, e cila sot është në mes Yjeve ndërkombëtare të filmit planetarë, Florence Darrel, e cila ka bërë një karrierë korrekte në Francë, apo Elsa Zylberstein, që sot konsiderohet si aktore e konsoliduar në Hekzagonë. Ec tani ec shpjegoje sepse ? Po ashtu, kam njohur shumë aktorë belg, që ishin komplet emra anonim të panjohur nga askush, pos profesionit, të cilët u sillnin mes rrugëve dhe lokalëve të kryeqytetit belg, tamam si aktorët tanë në Tiranë apo në Prishtinë, duke punuar aty-këtu për një honorarë në teatër apo në një film, dhe duke qendruar në asistencë gjatë kohës tjetër. Njerëz super simpatik, me të cilët kam kaluar shumë kohë nëpër kafe të qytetit, duke debatuar mbi artin, kulturën dhe temat aktuale të botës, duke shkuar nëpër spektakla dhe premiera së bashku. Bile disa prej tyre, me kanë ardhur edhe në festat e ditëlindjës time, dhe sot janë mund të themi, gjithë të punësuar gati rregullisht, nëpër Francë, jetojnë së paku prej artit të tyre, dhe disa janë mjaft të afirmuar në botën e filmit dhe të teatrit francez. Si për shembull, François Vincentelli, Bernard Yerlès, Christian Hecq, Patrick Descamps, Patrick Bauchau, Philippe Jeusette, Philippe Résimont, Angelo Bison, Daniel Hanssens, etj. Shikone ju vet, sesi e kanë zhvilluar karrierën e tyre më vonë në Francë dhe deri ku kanë mbrri aktualisht ? Pastaj, duke e përcjellur filmin « Mauvais Sang » ishte Carax-i me aktorin e tij ikonik Denis Lavant, i cili ishte në realitet dyshi i tij, alter-egoja, tamam siç ishte Jean Pierre Léaud, në disa filma të njohur të François Truffaut-së, ku e luante në realitet rolin e vet regjisorit. Mirëpo, Denisi ishte aktorë-poet, njeri mjaft i lexuar, por shpirt slav, gati rus, komplet i alkoolizuar, i cili kalonte nga një eufori e vërtetë gjer në revoltë dhe skandal të paparë, gati një personazh jashtë kontrolli.
Julie Delpy, aktore adoleshente, me pamje engjullore, që pinte qumshtë dhe ujë, apo akullore, ju frikësonte atyre tipave borderline, dhe ikte sa më larg. Dhe tani, unë isha aty në Bruksel, mes parajsës dhe ferrit … ha … ha … ha … Julia, më pëlqente shumë dhe ishte kënaqësi, për ta menaxhuar nëpër Bruksel. Por edhe Denisi ishte një personalitet mjaft interesant dhe jashtë normave, ashtu siç i dua unë në jetën krijuese … tipa që e kanë një botë, një kërkesë të fortë brenda tyre, dhe që nuk bëjnë koncesione me artin e tyre, qëndrojnë besnik ndaj rrugës së tyre hulumtuese gjer në fund. I thash shoqës time spanjolle Izabella: « merre ti në shoqëri Julinë, dhe nëse donë ajo, mund ta ftosh edhe tek shtëpia jote, pa problem » ndërsa unë, po e shoh se si mund të dialogoj me këtë të çmendur total, që quhet Denis Lavant, se me siguri ky njeri ka diçka special. Ishte aty duke thyer gota, duke i sharë njerzit, duke lehur dhe folur lidhje e pa lidhje, me një pamje me të tmerruar, tamam si këta të kohës PUNK në Londër, vetëm për t’i shokuar njerzit, me një frizurë të çoroditur të një fisi indian IROKUA, vetëm një kreshtë pule apo këngji mbi kokë ! Eh të marroftë Zoti, more djalë … por çka do me na faktuar me këto debilitete adoleshente ?
« Merri dy-tri kafe ekspreso dhe fute kokën në ujë të ftohtë, o mik ! »
« Po kush dreqin je … a njihemi ? »
« Jo, por e njoh Léos-in, dhe Julie-në që luan me ty … Jam poeti albanez frankofon, Skënder Sherifi, mirë se na ke ardhur në Bruksel, me këtë film të mrekullueshëm. »
« A je komunist, se e dëgjoj nganjëherë për zbavitje Radio Tiranën që emeton në valë të shkurtëra në disa gjuhë të botës dhe e kam lexuar Ismail Kadarenë ? A ke botuar diçka, a ke ndonjë libër, sa më të lexuar, se do qëndroj edhe nesër në Belgjikë ? »
« Po, do ta sjell pa problem. Po më vjen mirë që e njeh Shqipërinë, por unë jam anarshist miku im, pro majit 68 dhe revolucioneve kulturore utopike me « Peace and Love » dhe pa pushkë ! Kurse, bravo të qoftë që e ke lexuar Kadarenë, sepse ja vlen »

« A ka njeri se çka me pa në Bruksel … a je i lirë sonte, nëse donë, se mund të rrimë së bashku ? »
« Po, ma len telefonin tënd Denis. Por me Léos-in, a ke lënë ndonjë program ose me Julie-në ? « – Jo, jo, janë të vaksinuar dhe në punën e tyre … e prezantuam filmin në Festival, i dhamë disa intervista dhe konferencën e shtypit. Nëser do jemi në RTBF … dhe ditën e mirë … adios amigo !
« Dakort, atëherë shko e pushon bile 1 orë, okay, kthellohu … dhe po vi me të marrur në hotel nga ora 21 h … dalim së bashku dhe ta sjell një vepër timën. »
« Super, Skënder, por çka do me thënë ky emër ? » – Ah, është një figurë historike dhe ikonike e kombit shqiptarë që quhet Skënderbegu, çka do me thënë në disa gjuhë arabo-persike apo turke Aleksandër … « Okay, a mund të thras Aleksandër, se po më pëlqen më tepër … ? » – Pa problem, Denis, thirrem qysh të duash, edhe Mao Ce Dung, nëse donë ! Atëherë, do shihemi më vonë, okay, por mos u trullav o Mik !
Sa për informimin tuaj praktik – dijeni që Denis Lavant ka lindur në vitin 1961 në Paris, e ka pasur nënën psikologe dhe babain doktor pediatër. Është nga një mes borgjez intelektualë, dhe ka shkuar për t’u formuar në teatër si aktorë, pastaj në shkollën e cirkut dhe të mimit, duke qenë i fasinuar nga Marcel Marceau. Pra, ka kaluar në shkollën superiore të artëve dhe teknikave teatrore në rue Blanche, dhe pastaj në Konservatoriumin e madh të Paris-it. Ka filluar karrierën e tij në teatër duke e interpretuar Shekspirin me Hamletin dhe Tregëtarin e Venedikut. Pastaj, ka qenë në plan të parë të aktualitetit kinematografik, duke i luajtur rolet ikonike që ja ka propozuar Léos Carax-i, në 3 filmat e tij emblematik : « Boy meets Girls në 1984 – pastaj Mauvais Sang, në 1986 me Juliette Binoche dhe po ashtu në vitin 1991 në filmin Les Amants du Pont Neuf – i cili shënon një datë speciale në kinematografinë franceze, aq ka qenë xhirimi i tij katastrofik, gjer në prag të falimentimit global. Tani, imagjinojeni ju vet, 5 vite pas filmit « Mauvais Sang » dhe do i duhet me pritur edhe 8 vite të tjera për ta gjetur një financim për filmin tjetër « Pola X « i cili ka pas qenë një dështim publik në Festivalin e Kanës. ( 1999 ) e më vonë, do vjen me filmin
« Holly Motors » në 2012, prapë me Denis Lavant dhe sa të tjerë, mes tyre edhe Kylie Minogue, dhe Annette në vitin 2021 … gati tempoja filmike e Stanley Kubrick-ut.
Denis Lavant njihet më tepër si aktorë teatri, të cilin e ka me pasion të plotë, dhe ku i ka interpretuar në skenat e ndryshme francez mbi 50 role të ndryshme, porse ka xhiruar edhe disa filma ku ka pasur role të vogla, apo të mesëme, mirëpo, edhe pse ka qenë prezent në më se 40 Filma, apo 13 për televizion, njihet vetëm përmes filmave të Léos Carax-it, për sa i përket artit të shtatë. Ka incizuar edhe disa albume muzikore me interpretimin e teksteve të Jean Genêt, Arthur Rimbaud, ose Charles Ferdinand Ramuz, autori zvicëran. Është një ndër të rallët aktorë, i cili më ka këshilluar për t’i lexuar disa autorë, të cilët unë nuk i njihja fare, si për shembull autori çek nëse nuk gaboj Pavel Rezniçek – me romanin « Tavani ». Ka qenë vet poet, ka botuar edhe tekstet e tij në 3 libra, dhe lexues i palodhshëm. Më ka ftuar dy herë edhe tek banesa e tij në Paris, për ta kaluar natën tek ai, sa për t’ua treguar afërsinë që e kam pasur me të. Pastaj, unë e kam njohur me mikun tim aktorë, gati marsian, Pierre Clémenti në Paris, duke e ftuar për ta pa në teatër, dhe u mahnit aq shumë, sa që më falënderoj 10 herë, dhe ngeli gati memec pas spektaklit, dhe kur e takoj mikun tim, me origjinë korsikane, qëndroj si i droguar. Por, u kuptuanë të dy, pa folur fare ! Dikur erdhi në veti dhe e kaluam gjithë mbrëmbjen së bashku duke ngrënë meze dhe pi verë ! Denis Lavant me ka nderuar edhe me parathëniën e tij miqësore, që ma ka shkruar për dramën time « Trio e Përjetshme ». M’i lexonte nganjëherë tekstet e mia nëpër kafe, për qejf … Pra, e dua shumë atë person … kurse tani, ku me ka ikur Julie Delpy ?… E thirra Izabelën, por më tregoj që e ka përcellur në stacionin e trenit për Paris, me 100 përqafime për ty … Më tha që mund ta vizitojmë kur të shkojmë andej.
Ah shit … se pata dëshirë t’i kaloja disa momente private dhe atipike më këtë aktore
të tipit nordik skandinav, e cila më ka prekur shpirtërisht, aq m’u ka dukur irreale, një lloj Maryline fëminore, por a ishte një lojë apo diçka natyrore ? Por në atë moshë
17 vjeçare, nuk mund të ketë aq shumë inskenime, sipas meje … dhe siç thoshte vëllai im shpirtërore simbolik Arthur Remboja – kush mund të jetë super serioz, aq i kontrolluar dhe i përmbajtur në vrullin e adoleshencës, në epiqendrën e rinisë ?
Gjatë vitit 1994, një mik belg, zoti Yves Hanchar, të cilin e kam pas njohur mirë, me darka dhe dreka, me vizita tek shtëpia, duke ja pa të gjitha punimet e tij filmike si student i artit të shtatë, me metrazhe të shkurtëra … po e fillon tani xhirimin e një filmi serioz të gjatë në Bruksel, me 3 milionë euro buxhet, dhe një distribucion gati të pabesueshëm për një film të parë, me Catherine Deneuve, Pierre Richard dhe Denis Lavant në rolet kryesore. Dhe duke e ditur mirë, që jam edhe unë i pasionuar ndaj
botës kinematografike, më ftoj për ta kaluar një ditë me të, gjatë xhirimit. Ishte një privilegj i rrallë, sepse kisha në dispozicion gjithë atë ekipë njerzish, të cilët kishin momente të gjata pritje, si në çdo xhirim. Bile shumë aktorë më thonin, që për ata problemi kryesorë ishte pritja e merzitshme mes skenave apo planëve të xhiruara.
Dhe ti tani, e ke para syve të tu një yll planetarë si Catherine Deneuve, e sheh duke punuar, duke u përgatitur, duke pritur, sesi sillet ? E ke Pierre Richard-in, një ndër aktorët më të njohur dhe popullorë të Francës, për sa i përket filmave komikë. Dhe mikun tim Denis Lavant mes tyre, si me pas ardhur nga Marsi ! Më mungonte vetëm helmeti i kaltër i Kombëve të Bashkuara … Catherina më përshendeti me buzëqeshje dhe më tha: « zotëri Sherifi, a mos jemi takuar dikund, më dukesh fytyrë e njohur ? » – Po, zonja Catherine, jemi takuar para pak vitësh këtu në Bruksel, por në Sallonin ndërkombëtarë të Antikuarëve, ku keni qenë e ftuara e nderit dhe kemi biseduar ca minuta rreth një kupe me shampanjë. Tani, jeni këtu në duart e mikut tim të ngushtë zotit Hanchar, por ta ndihmoni se është filmi i tij i parë profesionalë dhe mund ta imagjinoni stresin dhe sfidën që ka mbi supe ? – Po, por tani ai vet e ka zgjedhur atë përgjegjësi dhe le ta bajnë me shëndet … është mjaft i rritur ! Waouw !
Kurrfarë mëshire, as humaniteti, pos robotizmit profesionalë … Me zonjën Deneuve, është vështirë për të dalur prej shinave borgjeze klasike, ose duhet për ta shkundur dhe shokuar si surrealistat, dadaistat apo bitnikët amerikanë, pa e pyetur fare.

Kaloj, mirë, nëse jo dhe dështova, punë e madhe … do ja kishte vlejtur për ta provuar, sinqerisht, si në filmin e Luis Bunuelit « Belle de Jour – E bukura e ditës » duhet për ta dhunuar diqysh, për ta nxerrur nga ajo zona e saj e konfortit. E dija mirë, por duke qenë me mikun tim Yves Hanchar dhe i ftuar special i tij në xhirim,
nuk mund ta riskoja një skandal eventualë me Catherine Deneuve, sepse, mund të ikte direkt prej xhirimi dhe ta anulonte kontratën, duke na sharë të gjithëve, ose do na përqafonte me falënderime dhe do bënte siç i themi neve, pa asnjë kalkulim !
Por ishin aty disa miliona lek në lojë, dhe e imagjinoj një çun të ri para asaj peshe …
Fola pastaj më lirshëm me Pierre Richard-in, aktor dhe njeri simpatik, hajgarexhi, spontan, aventurist, ngaqë jetonte në një anije buzë lumit Senë të Paris-it … folëm për udhëtimet tona, për jetën, artin, femrat, dhe më tha, që e kam një të fejuar të ré, e cila do vjen tani, dhe na erdhi pas 40 minutash me një çantë Vuiton, një femër bukuroshe dhe provokante franko-algjeriane rreth 25 ose 30 vjeçare në maksimum, për të më përshëndetur duke më puthur në faqe spontanisht dhe duke e përqafuar me plot dashuri Pierre Richard-in, i cili më tha – « a po e sheh, pse jam i lumtur tani në këtë moshë ? » – Po, i thash, ja vlen po aq sa çlirimi i Algjerisë ! Dhe ja plasi gazit, duke më thënë : ik sa më shpejt se po të pushkaton … ha … ha … ha … edhe ajo qeshi, dhe pastaj më tha – « e njeh ti Algjerinë ? » – Po, zonjushë e nderuar, kam qenë 17 ditë andej dhe e kam luhatur mirë situatën. – « Po ti nga vjen, jeni belg ? » – Po, formalisht po, por jam me origjinë nga Shqipëria. – « Keni problem me Kosovën, çka është gjithë ai bordel andej, se nuk merret vesh asgjë në gjithë atë çorbë, me të gjithë ata popuj të Ballkanit … çka dojnë në realitet ? » – Waouw, stop o Vajzë … se nuk jam Prof i Shkencave Politike, dhe donë shumë kohë ajo punë për t’u sqaruar ! Merru më mirë me dashuri dhe do gëzosh mbështetjen time. Dojmë edhe neve për t’u çliruar sikurse ju Algjerianët … kaq dhe kalofsh bukur në qytetin e Brel-it !
E pyeta Denis-in, kur e përfundon për sot xhirimin ? Tha, pas 1 orë e gjysmë besoj !
Mora një sanduiç dhe e prita me një birrë Stella belge. Po sa doli, u përqafuam me regjisorin Yves Hanchar, dhe u mora unë vet me Denis Lavant nëpër Bruksel. A ke ngrënë, o mik ? Jo ! Tani, apo më vonë ? E morem një karbonadë flamane dikund rreth Bursit dhe pastaj, e çova me qëllim tek Kafja « COBRA » që e mbante miku im Fitim Pagarusha, vëllai i Nexhmije Pagarushësh, Bilbili gjenial i Kosovës, që rrinte në vitin 2012, kur më pat ftuar tek apartamenti i saj në Prishtinë, me 40 dollarë pension mujorë, të dhuruar nga Shteti i saj, e po ashtu edhe zoti Idriz Ajeti, drejtori i qendrës albanologjike të Kosovës në Prishtinë … një turp i pafund, me ngelur pa fjalë !
I thash Fitimit – « ky është miku im aktor francez nga Paris-i, zoti Denis Lavant, dhe e solla tek ti për qejf. Ai pinte birra dhe vëra zakonisht … por po i thotë : « provoje këtë liker që e kam shpikur unë dhe vendosur në këto shishe me etiketa … është formula unike e imja, dhe kjo pije quhet – Helmi i Kobrës – Le Venin du Cobra. Tani, provoje një gotë prej meje me Skenderin, dhe më thuaj sinqerisht se çka mendon ?
Pasi e piu Denisi atë helm, po i thotë : » shiko, më ka pëlqyer kjo alkimi e jotja, ma sjell një shishe se do ua ofroj një gotë disa miqëve të mi, në Paris, sa për t’i befasuar.

Po pse e ke thirrur Cobra, kafën tënde, ti zotëri, po e pyet Denisi ? A je i pasionuar pas gjarpërinjve ? – Jo, jo, është në shenjë homazhi me rrymën e pikturës Cobra !
A i njeh Karel Appel, Jasper Johns dhe Pierre Alechynskin ? Ah, bravo të qoftë, kam menduar, që pos Sherifit, të cilin e njoh tash ca vite dhe e admiroj si Poet madhorë, shumica prej jush si albanez, merreni vetëm me piratëri dhe me trafiqe …
Jo, jo Denis, merremi edhe neve, si gjithë Bota me gjëra krejt normale, punojmë, jetojmë, i shkollojmë fëmijët tanë, i paguajmë takstet shtetërore dhe mbyllim fundin e muajit. Kurse një minoritet tepër i mediatizuar merret me këtoj lloj aventurash, dhe po na dëmton aq shumë imazhin të gjithëve.
Ndërsa, e kam edhe një epizod komik apo burlesk me regjisorin Léos Carax, tamam skeç për një show televiziv. Isha në Paris tash ca kohë, në disa aventura private dhe takime më këta të Akademive letrare dhe të artëve plastike, më kujtohen akoma Yves Michaux, Alain Jouffroy, René Huyghes dhe Robert Sabatier, autori me çmimin Goncourt i cili më pat ftuar tek apartamenti i tij në Paris-in, 16, boulevard Excelmans.
Ishte në depresion, ngaqë i kishte vdekur shoqja e tij dhe më priti në pigjama, robe nate në pikë të ditës. E përqafova, ja mora dorën, i thash « a mund të ndihmoj me diçka … çka do të pëlqente për momentin zoti Robert, me thuaj ? » – Asgjë, jo asgjë faleminderit, për t’u zhdukur përfundimisht për ta rigjetur shoqën time në botën tjetër. – Durim, o mik se do kesh kohë ! Eja, e të dalim dikund për jashta … « Jo, jo, se jam i shkrehur, të falënderoj për kujdesin tënd, mos u merzit, se nuk e kam mendjen për ta vrarë vetën akoma ! » – Dakort, Robert, po më vjen mirë ! A ta sjell një embelsirë me një kafe ? – Jo, merr ti çka të duash në frigjider ! Shikon, Skënder, mundesh po ashtu me ma lehtësuar bibliotekën time, se me kanë lodhur të gjitha këto libra, nuk kam më vend për t’i rrallitur siç duhet … Pra, merr gjithë çka të intereson ty me gjithë qejf dhe pa u kursye fare, merri në kujtimin tim, okay !
Dhe dola nga apartamenti i tij me 10 – 12 libra, të cilat m’i futi në një torbë sportive.
I lash aty ku duhet, për t’i rimarrur pak më vonë, dhe u drejtova nga qendra historike e Parisit 5 dhe 6 – mes Shen Gjermenit dhe Shen Mishelit, Odeon, Panteon, Quartier Latin, etjera … dhe m’u kujtua që Juliette Binoche dhe Léos Carax-i, banojnë andej, nga rue des écoles ( rruga e shkollave ) dhe i rash zilit spontanisht, pa i lajmëruar, alla shqiptarçe në kohën e Zogut ! M’u përgjigj me parlofon Léos-i, duke më thënë, pse vjen ashtu pa lajmëruar Sherif, nuk jemi në Alpet albaneze këtu, por në Paris, ultra të programuar, na telefonon o mik … i kam 40 minuta kohë, eja dhe ngjitu sipër !
« Okay, faleminderit Léos, më fal për këtë improvizim, por isha në lagjën tënde, dhe e provova kot për qejf … si je, çka je, si e ke farë e fisin, a ke pasur berreqet sivjet me korrjet e grurit, po bagëtinë si i ke, a i ke çitur akoma nëpër Bjeshkë ? » – Ha, ha, ha,
me u pakur duke qeshur, a e ke seriozisht Sherif … a mos e ke ngatërruar shekullin dhe shtetin ? Më ke bërë me lotuar duke qeshur ! A ta pimë një vërë ? Nuk je artist kot. Shikon, nuk kam shumë kohë, se kam me shkuar në Grenoble në një Festival.
Por a ma ke pa Godard-in, filmin e tij të fundit ? – « Po, e kam pa, a e ke fjalën për – Soigne ta droite ? Dhe të kam pa edhe si aktorë në filmin e tij King Lear, një delir !

Sinqerisht, ti e dinë që jam fans absolut i Godard-it, në përgjithësi, për gjithë çka i ka sjellur të ré botës kinematografike, por këto kohët e fundit, është duke rrëshqitur keq dhe duke u bërë komplet hermetik, abstrakt dhe i pa deshifrueshëm … E kam zor për ta ndjekur. Në filmin e tij, ka dy-tri momente sublime, që përbëjnë po themi,
5 deri në 7 minuta, në 85 – të tjera konfuze, ku as dreqi nuk merr vesh asgjë ? Si puna e atij që do për të hulumtuar diçka, por pa e ditur as ai vet se çka paraprakisht ? Pra, hajde e të hulumtoj, dhe ju shikomëni mua duke hulumtuar dhe pikë ! Problemi, është që nuk funksionon kinematografia mbi këto parametra … dhe dikur, kur ta takoj, do ja them pa hezituar, me argumente të shëndosha. Po ashtu edhe King Lear-i është një çorbë totale, por më ka bërë për të qeshur, nga ana qëllimisht groteskte e filmit, i karikaturuar në ekstrem, me pretekst të modernizimit të temës, dhe sidomos, kur na vjen vet Godardi, me frizurën rasta të Bob Marley-të … si një UFO !
Kurse, filmi yt « Mauvais Sang » është vepër poetike dhe romantike madhore, diçka sublime, e cila do ngelet në kujtesën filmike … timën, po se po ! Ti kam pa të gjitha veprat, i dashur Léos, deri edhe metrazhin tënd të shkurtër në vitin 1980 me titullin « Strangulation Blues » ku e kam dalluar menjëherë, që jam para një kineasti me një univers artistik autentik. Dhe pastaj, të kam ndjekur me shumë kuriozitet, se kam pritur diçka origjinale dhe interesante prej teje … Por e di që për ty, kjo e krijon një presion dhe një përgjegjësi artistike evidente. Edhe filmi profesionalë i parë « Boys meet Girls » është fantastik. Mirëpo, tani duke biseduar me të në apartament, po më shkon automatikisht syri, tek dy palë këmbë delikate, të një femre, e shtrirë për tokë, por e mbulluar komplet si një mumie egjiptiane me një tapi ( ose çilim oriental ).
Dhe neve flisnim si të ishte çdo gjë normale … por nuk mund ta injoroja atë imazhë të këmbëve, e cila m’u bë gati si një fiksim. Dhe po më thotë dikur Carax-i, « Skënder, nuk e ndien vetën mirë, a ke ndonjë shqetësim ? A do ta çeli dritarën, ke ndonjë turbullim intestinal ? Merre këtë hap me ujë, se të kalon ! » – Jo, jo, por po më pengojnë këmbët e kësaj femre, e shtrirë këtu 2 metra larg prej nesh … « Ah, mirë, por mos u merzit, harroje atë punë, sepse është Julieta duke fjetur, nuk ke sepse për t’u shqetësuar ! » – Po mirë, Léos, nuk ka shtrat ku me fjetur Julieta ? « Po, po, por nganjëherë, ka qejf për t’u mbulluar si mumie egjiptiane me çilim dhe për të pushuar ashtu në tokë. » Dakort, po e supozojmë … por shiko, miku im, jam dëshmitarë okularë këtu dhe nuk dua me u përzier me një çeshtje judiciare. Nëse, e ke asgjësuar dikënd IKS dhe të duhet tani për ta hudhur kufomën e tij dikund, si mik malësorë, jashtë dëshirës time, por sipas besës dhe fjalës kanunore, mund të ndihmoj, por prit sonte pas mesnate, që mos të na shohin shumë njerëz. A ke një furgon mjaft të madh ? – « Ha, ha, ha, me vdekur duke qeshur, po ma inspiron tani një film, miku im. Je i çuditshëm, ke imagjinatë të fortë. Po është Julieta duke fjetur, more idiot, a more vesh, se më cite mendsh ! Mirëpo, je i fiksuar, po e shoh që ke dyshime dhe që nuk po më beson fare. A donë me ta faktuar, se je gati për psikiatri, më duket ? » Po, se do ma heqish merakun … Dhe tani ja dha një sqelm të fortë çilimit oriental, i cili filloj për t’u shpalosur komplet dhe dikur na doli Julieta në brek dhe gjysmë zhdeshur, e shtrirë, pak e hutuar dhe e trullosur, si ai që del nga gjumi i sforcuar, dhe filloj për të na sharë të dyve me britma dhe për të na nguajtur me nalle dhe çka i vinte afër dore. – I kërkova 100 herë falje dhe i thash, sesi mund ta riparoj këtë dëmb ? A e donë një masazh special nga unë ? – « Hup e mos të shoh, more hor muti ! Pse ma prishe pushimin ? Dhe po intervenon për zi, Léosi, duke shtuar – « shiko, e dashura Julietë, isha i detyruar prej Sherifit për të shpalosur, sepse dyshonte a mos të kam vrarë, ngaqë u fiksua në dy këmbët e tua, por nuk i pante pjesët e tjera të trupit, pos tapinë … dhe m’u desh për t’ia faktuar që je akoma gjallë duke fjetur ? »
Ah, ju hangërt dreqi të dyve, se jeni tepër të luajtur … Po Sherif, çka të duhet ty sesi fjej ? Nuk mund të qetësoj duke ta ofruar një strip-tease privat tani ! Me çka merresh por budallyqëve të tilla ? Me art, me poezi, me delikatesë, me romantizëm, me flijë dhe me tepsi, me rapsodi … « A po na këndon diçka nga xunglat e tua ? » – Jo, se mund të bjen shi pastaj ! Por mund t’i ofroj ca Poezi të mia, si kujtim …
« Shiko, Sherif, tani Léosi ka për të shkruar 2 ditë në Grenoble. Nëse do, mund të vish sonte këtu dhe do ngrëmë një darkë së bashku, kështu, që do njijemi pak më mirë. Merre një shishe me verë se do kuzhinoj unë vet për të dy … dhe na tha Leosi, pse jo, idé e mirë ! » Por konkretisht, nuk erdha se kisha ca angazhime të tjera. Kur e mendoj sot me distancë, i them vetës, që kam gabuar rëndë, ngaqë, edhe me pas qenë një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, për Juliette Binoche, apo për qiften e Julie Delpy-së, çdo gjë tjetër merritonte për t’u anuluar. Nje rast unik krejt i dështuar, për principe të pa rëndësi, çka mund t’u rregullonte me një telefon … Ku me e ditur tani, se çka do kishim përjetuar me Julietën gjatë një mbrëmbje komplete gjer vonë ? Do ngelet një mister, një enigmë pa përgjigje …
Léos Carax, me emrin Alex Dupont, ka lindur në vitin 1960 në Paris. Ka bërë vetëm 4 metrazhe të shkurtëra dhe 6 filma profesionalë të gjatë. Është gati siç ka qenë dikur Orson Welles, apo Michael Cimino në Amerikë, tip mjaft i komplikuar për ta menaxhuar në projekte filmi, ngaqë dalin mendsh producentat dhe stafi komplet me mënyrën sesi vepron dhe punon. Ka qenë po ashtu aktorë në 10 ose 12 filma, dhe ka punuar pak edhe në muzikë. Ka marrur disa çmime në disa Festivale. Porse tani, me reputacionin që ka, xhiron shumë rrallë … Ka premtuar shumë, se është me një potencialë mbi të tjerët, super i talentuar dhe i kultivuar, artist i vërtetë, por tepër i krisur dhe jashtë normave. Në fillim, një pjesë e kritikës franceze e ka pas konsideruar si pasardhësi i Godard-it, porse nuk është dhe kemi dalur pak të zhgënjyer, më në fund. I pata thënë – Leos, po pse e ke ndryshuar emrin, o Burrë ?
M’u përgjigjë – « Po me të thënë ty tani – shko për ta pa filmin e Alex Hamamit, ose Askushit, a do shkosh ? Sepse, emri Dupont është tepër banal dhe i rëndomtë këtu në Francë, tingëllon sikurse Gashi apo Berisha në Shqipëri, ku ka me mijëra njerëz … dhe vendosa për ta krijuar një emër pak më enigmatik, i cili shtron disa pikëpyetje. Se me Aleks Hamamin, je i dështuar pa ja filluar akoma punës. Ti je mirë me Skënder Sherifi – diçka që merr erë arti, origjinë arabo-italiane, për nga tingulli dhe shkrimi. »
Në art, nuk mund të paraqitesh me banalitete të rëndomta, a more vesh ?

Pastaj, 4 libra janë botuar mbi veprën e Léos Carax-it, ( ese studimorë ) dhe një dokumentarë, ku flasin gjithë ata që kanë punuar me të, por jo vet regjisori.
Ndërsa, ju e dini që tani Juliette Binoche, është bërë aktore gjigante e nivelit ndërkombëtarë, me një karrierë tepër të pasur. Ka lindur në Paris në vitin 1964.
Ka luajtur në 60 filma profesionalë dhe ka marrur disa çmime si aktore, si për shembull një Osçar, pastaj British Academy film award, Arushën e argjent në Festivalin e Berlin-it, çmimin e interpretimit në Festivalin e Cannes, Kupën Volpi dhe një Cesar të Akademisë së Filmit francez. Kjo tregon që në çfarë rangu ka arritur kjo aktore fantastike, që unë personalisht e dua shumë, edhe pse e kam takuar vetëm 2 herë në jetën time. Por çuditërisht, nuk e di pse, më ka pas mbajtur në mend dhe më ka befasuar sinqerisht, kur një ditë pas disa vitësh që nuk ishim pa askund, ma dërgoj një kartolinë të bukur, të prekshme dhe enigmatike, plot poezi prej nga Paris-i … me dy fjalë : « shikoj avionet duke fluturuar … përqafime: Julieta »
Dhe ngela gojë hapur, i fasinuar dhe hezitova sesi me reaguar ? A ta marr trenin e parë për Paris dhe t’i bie zilës tek banesa e saj, kinse për të kërkuar « azil politik » ?
Do ishte çuditur me siguri, por a do kishte funksionuar ? Nuk jam i sigurt …
Në atë kartolinë, të cilën e kisha kolisur mbi shtratin tim, gati i ikonë, e ndjesha prezencën e saj dikund, afër meje. Ishte me ngjyrë bardh e zi, si diçka e vjetër, por me plot poezi dhe histori përmbrenda … u pante një qift ulur së bashku dorë për dorë, por me shpinë, mbi një lloj muri me gur, para një peizhazhi komplet të hapur, buzë një deti në horizont, dhe me një avion që kalonte shumë lart mbi qiell, por nuk u pante në detaje. E tani, imagjinata e jote vinte në pyetje për ta interpretuar siç të duash ti : pra, çfarë sensi, do t’i japish ti vet, asaj skene të fotografuar bardh e zi, si të ishim në fillimin e shekullit apo të fotografisë, në kohën e Brassait dhe të pionierve të këtij arti të bukur. Dhe pse ma çoj pikërisht mua, Juliette Binoche këtë kartolinë ?
Akoma sot në vitin 2023, nuk e di saktësisht, por i kam hartuar disa hipoteza intime.
I kam dashur gjithmonë Femrat me një mister, me diçka enigmatike, me një thellësi poetike dhe metafizike brenda tyre, me anën e të cilës, mund t’i kapin pa problem shënjat, valët, energjitë dhe mesazhet sekrete apo intime që qarkullojnë, pa pasur shumë nevojë për të folur mbarë dhe mprapshtë, lidhje dhe palidhje. Ose, krejt e kundërta, ngaqë jam vet paradoksal që nga lindja : më kanë pas tërhequr edhe ato Femrat provokuese, pak surrealiste apo dadaiste, komplet të dekompleksuara dhe të cilat me befasonin me guximet e tyre në të gjitha fushat … mirëpo, e keqja ishte, që ato u deshifronin për 5 minuta, porse e kompensonin me anën e tyre super seksi dhe provokuese. Më thoni: kush mund t’i rezitojnë Marylin Monroe-së, Brigitte Bardo-së, Ava Gardner-it, apo Sofia Loren-it ? E pra, nuk janë filozofe, as intelektuale, as poete, as mistike ? Porse, e kanë një energji tepër unike të tyrën, diçka speciale që të flet !
Me Juliette Binoche, më ka ndodhur diçka enigmatike, të cilën, ec e merr vesh pse, nuk e kemi konkretizuar ( ju kujtohet ajo darka e dështuar ? çka më shtyri për ta refuzuar ? e pse ma propozoj, pasi që na shau, mua dhe Leos-in ? ) por diçka ka ngelur e shënuar dikund në hapësirën qiellore … pikërisht, si ato aviona fluturues.

Julieta është një ndër aktorët më inteligjente dhe e kompletuar, ngaqë kur ja sheh rrugëtimin kinematografik, e kupton që ka favorizuar filmat hulumtues të autorëve, të cilët kanë pasur kërkesa të mëdha artistike, dhe aventurat me regjisorët e jashtëm të cilët ju kanë dukur asaj mjaft interesant. Do me thënë, që nuk pranon çfarëdo roli apo projekti, vetëm për lek. Për shembull, ka luajtur në 2 filma me Leos Carax-in dhe 2 ose 3 me Jean-Luc Godard-in, pastaj me Anthony Mingella, 3 filma me ato 3 ngjyrat e Kieslowskit, regjisorit të famshëm polak, me Jacques Doillon, Chantal Akerman, Amos Gitai, regjisorin izraelit, me Hou Hsiao Hsien, me John Borman, Cédric Klapish, Abbas Kiarostami, regjisorin iranian, Michael Hanneke, Lasse Hallstrôm, David Cronenberg, dhe në vitin 2016, çka pak kush prej nesh mund ta dinë, ka luajtur në një film të koreografit tonë në Paris, zoti Angjelin Preljocaj, bashkë me Valérie Muller « Polina, danser sa vie ! » të cilin akoma nuk e kam pa, por e kam pa informacionin në televizionet franceze.
Pra, këto ishin kujtimet e mia me banden apo me familjen e Leos Carax-it … por tani, të gjithë e kanë vazdhuar rrugën e tyre. Por ka qenë privilegj i madh për mua, me qenë mik i tyre, e sidomos aq i afërt me Denis Lavant. Nuk do më shlyhen kurrë nga kujtesa ime natyrisht, asnjëri prej tyre …
Tani, për t’i nderuar, mund ta fusim një këngë mitike të grupit Rolling Stones –
« Satisfaction « let’s go to the dancefloor ! Jepi gaz, Elmaz …

Bruksel, me 10 mars 2023 – nga Skënder SHERIFI

blank

Artisti del nga një statujë pas një jave

Abraham Poincheval përballë statujës së San Bartolomeos në të cilën qëndroi për një javë

VOAL- Artisti francez Abraham Poincheval doli nga skulptura në të cilën kishte qenë për një javë të hënën në mëngjes për të vënë në dyshim nocionin e izolimit si pjesë e ekspozitës “Corpus” në Muzeun e Artit dhe Historisë në Freiburg (MAHF). 51-vjeçari, i njohur në mbarë botën për performancat e tij që kërkojnë një angazhim total të trupit dhe mendjes për të na bërë të mendojmë për nocionet e kohës, mbylljes dhe palëvizshmërisë, e kishte mbyllur veten në një kopje të zmadhuar të një statuje të shekullit të 15-të që përfaqësonte St. Bartolomeu.

Në fund të “Inside Saint Barthelemy”, të mbështetur nga bashkëpunëtorët e muzeut, artisti ka mbetur paksa i shtangur. Para se t’i nënshtrohej një kontrolli mjekësor, ai u tha mediave të pranishme se ndihej “duke u kthyer nga një botë tjetër”. “Jam i lumtur që jam kthyer dhe me nostalgji që performanca ka mbaruar. Është si një vdekje e vogël. E di që nuk do të kthehem në këtë skulpturë,” vuri në dukje ai.rsi-eb

blank

Muzikologia Ilirjana Dema për Maestro Peçin: : I dashur Peçi, mbeta py frymë, kulminacion i këtyre 33 viteve kërkim!

Në prag të premierës të Koncertit nr.5 per piano dhe orkester GEA 2551 të Maestro Aleksandër Peçit, më 1 Mar, muzikologia Ilirjana Dema që dëgjoi demon privatisht të Maestro Peçit i bëri urimin dhe vlerësimin privatisht, të cilin Voal.ch e ka botuar. Por edhe pas premierës, muzikologia nuk kishte gabuar.
——
I dashur Peçi, pasi i degjova me shume se njehere te dy kohet e koncertit mbeta pa fryme.

Eshte kulminacioni i ketyre 33 viteve kerkimi ne te gjitha aspektet. Kurre me pare s’ke qene apo s’je shprehur me nje qartesi dhe emocion godites si ky.

Qartesi qe buron nga permbajtja, e cila ka gjetur mjetin adekuat te shprehjes, jo si qellim ne vetevete, por si kerkese e vetedijshme ne sherbim apsolutisht te saj.

Se dyti me befasoi koherenca dhe mbi te gjitha raporti i gjetur artistik i ndjesise dhe teknikes se perdorur ne sherbim te saj.

E treta ndonese i shtrire ne kohe, ka nje ekuiliber midis emocionales dhe racionales me nje kriter mase, edhe kjo e gjetur, pa rene ne perseritje .

E gjithe vepra e ndertuar mbi kontraste te mrekullueshme buron dhe e mban degjuesin gjithe kohes te befasuar. Sikur vetem kete te kishe krijuar, ne eposin e pafund te krijimtarise tende, do mbetesh ne historin e muzikes jo vetem shqiptare por dhe ate boterore, per mendimin tim, si promotor i shprehjeve te reja muzikore.

Nje kombinim perfekt i pianisti me orkestren, qe ka po aq rendesi sa edhe solisti. Urime urime urime.

Kuptohet nga menyra se si po shkruaj sa e ngarkuar pozitivisht mbeta.

Fjala bravo nuk mund te te pergjigjet, shqipja duhet te pasurohet. Ah edhe nje dukuri tjeter, me kete koncert po qe ke pasuruar gjuhen muzikore me shprehjen shqipe ne shkalle siperore duke e bashkengjitur me krijimtarine me te mire boterore.

Shume urime.

 

blank

20 Portrete Shqiptarësh, si homazh për figurat e shquara nga piktori Gazmend Freitag

20 Portrete Shqiptarësh, si homazh për figurat e shquara nga piktori Gazmend Freitag. Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Ibrahim Rugova, Alexander Moissi, Princess Fawzia Fuad, Bekim Fehmiu, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Mother Teresa, Krist Maloki, Havzi Nela, Ibrahim Kodra, Gjergj Fishta, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Nexhmije Pagarusha, Anton Çetta, Jusuf Gërvalla, Anton Pashku, Fran Tanushi.

Zemra dhe shpirti më tërheqin të pikturoj gjenialitetet shqiptare se ato i dua. Është pikërisht kufizimi dhe trishtimi, sakrifica, që më bën falënderues ndaj arritjeve të mia, për atë ç’ka ndjej, për ta sjellë tek “ju” nëpërmjet pikturës. I lindur dhe i dehur nga dashuria dhe arsyeja për të përjetësuar “emblema” shqiptare në gjithesi.

 

blank

blank

Albumi i Piktorit- ‘Medaljon i turpit’- Perla e Kapexhiut për vulën e Alibeajt

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka paraqitur më së miri situatën e fundit politike në vend pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama zhbëri vendimin e Gjykatës së Parë, e cila njihte Kuvendin e PD të 11 dhjetorit 2021 dhe vendimet e dala prej tij.

Personazhet e Kapexhiut janë Enkelejd Alibeaj dhe Edi Rama, ku ky i fundit, duke e lavdëruar, i var në qafë vulën e PD, të cilën do ta përdori në zgjedhjet lokale të 14 majit.

‘Medaljoni i turpit’, titullohet karikatura e mjeshtrit Kapexhiu. syri.net


Send this to a friend