Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane, organizata që përfaqëson interesat e komunitetit të investitorëve amerikanë dhe shqiptarë, ka dalë me një deklaratë të fortë kundër projektligjit “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”.
Sipas vlerësimit professional të Dhomës, evidentohen një sërë problematikash me ndikim të gjerë juridik, ekonomik dhe të qeverisjes fiskale, që lidhen me faktorë të tillë si rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme; Mundësi reale për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë dhe pastrim parash; Ulje të cilësisë së administrimit tatimor; Pasoja serioze ekonomike dhe fiskale në buxhetin e shtetit dhe nxitje të skemave të zhvendosjes së bizneseve drejt normave më të ulëta. Dhoma thotë gjithashtu se drafti ka probleme ligjore dhe cënim të parimeve themelore të taksimit si dhe ka pasur mungesë transparence dhe konsultimi publik të pamjaftueshëm.
Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër kësaj nisme. Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber u shpreh së fundmi se “kemi shqetësimin se disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.
Në deklaratën e sotme Dhoma Amerikane i ka detajuar shqetësimet e saj:
- Rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme
Projektligji propozon një skemë në të cilën bizneset që kanë deklaruar me korrektësi fitimet ndër vite vendosen në një pozicion të pafavorshëm, ndërsa subjektet që kanë shmangur detyrimet tatimore përfitojnë drejtpërdrejt.
Parashikimi i një rritjeje të detyrueshme prej 18% të fitimit të vitit paraardhës, pavarësisht sektorit apo performancës reale të tatimpaguesit, zëvendëson procesin e vetëdeklarimit me një formulë arbitrare që nuk reflekton performancën reale financiare të subjektit dhe krijon një barrë të padrejtë për tatimpaguesit e rregullt.
Në të kundërt, bizneset me deklarime fitimesh historikisht të ulëta përfitojnë nga baza e ulët e llogaritjes, duke shkaktuar shtrembërim të ndjeshëm të konkurrencës. Kjo situatë dëmton bizneset serioze dhe bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit.
- Mundësi reale për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë
Projektligji lejon rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit, përfshirë deklarimin e mjeteve monetare të paraportuara më parë, fshirjen e detyrimeve apo deklarimin e aktiveve të tjera të paregjistruara, pa qenë e nevojshme të justifikohen si gabime kontabël/tatimore apo mosdeklarime të qëllimshme. Në çdo rast, diferencat tatohen me një normë të reduktuar prej vetëm 5%. Ky ndryshim i pasqyrave financiare historike lejohet pa dokumentacion mbështetës ose justifikime të qarta, duke rrezikuar kështu edhe parimet themelore të Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit që kërkojnë qëndrueshmëri dhe besueshmëri të informacionit financiar.
Mungesa e detyrimit për të verifikuar origjinën e fondeve krijon rrezikun që përmes kësaj skeme të legalizohen kapitalet me burim të paqartë ose potencialisht kriminal.
Mospërfshirja e mekanizmave të fortë të kontrollit në përputhje me legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe përjashtimi i audituesve nga përgjegjësitë për diferencat e krijuara e shtojnë rrezikun që kjo nismë të perceptohet si një formë e tërthortë e amnistisë fiskale.
Një zhvillim i tillë cënon besimin e tatimpaguesve në sistemin fiskal dhe dëmton reputacionin ndërkombëtar të vendit, veçanërisht në kuadër të vlerësimeve nga BE dhe Moneyval.
Gjithashtu, projektligji mund të rrezikojë përpjekjet e vendit për të përmbushur rekomandimet e task-forcës BEPS (Base Erosion and Profit Shifting) të OECD-së, të cilat synojnë luftën kundër evazionit fiskal ndërkombëtar.
- Ulje e cilësisë së administrimit tatimor
Projektligji kufizon ndjeshëm kontrollin tatimor mbi tatimin mbi të ardhurat gjatë periudhës së marrëveshjes, duke u bazuar vetëm në verifikime administrative “nga zyra”. Kjo qasje dobëson aftësinë e administratës tatimore për të identifikuar shmangiet dhe krijon një terren të favorshëm për abuzime.
Projektligji nuk ofron kritere të qarta dhe objektive për përzgjedhjen e tatimpaguesve që mund të përfitojnë nga marrëveshja e paqes fiskale (siç mund të ishin vlerësimi i riskut tatimor, performanca historike e deklarimeve etj., për të shmangur përfshirjen e tatimpaguesve, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shmangur taksat). Gjithashtu, projektligji nuk përmban afate të detyrueshme brenda të cilave administrata tatimore duhet të shqyrtojë kërkesën e tatimpaguesit dhe të hartojë e dërgojë propozimin e marrëveshjes.
Për më tepër, mundësia për rinovimin e marrëveshjes deri në dy vite të tjera krijon një varësi midis administratës dhe tatimpaguesve, duke e kthyer këtë instrument në një mekanizëm potencial presioni apo favorizimi me rrezik të lartë për korrupsion.
- Pasoja serioze ekonomike dhe fiskale
Norma tatimore e aplikuar prej vetëm 5% mbi rritjen fitimit mbi 18% dhe për rideklarimet e zërave financiarë, krijon një hendek të konsiderueshëm ndërmjet normave tatimore të rregullta (15% për të ardhurat e korporatave dhe 23% për kategori të caktuara biznesesh) dhe normës preferenciale të skemës. Ky dallim i madh nuk ka justifikim ekonomik dhe krijon një nxitje të fortë për të gjitha bizneset të lëvizin drejt skemës së “paqes fiskale”, duke reduktuar ndjeshëm të ardhurat potenciale të buxhetit të shtetit. Në një periudhë ku kërkohet stabilitet fiskal dhe parashikueshmëri, kjo skemë nxit shmangien tatimore dhe tkurr bazën ekzistuese tatimore.
Për më tepër, duke pasur parasysh se mbi 90% e tatimpaguesve aktualisht përfitojnë përjashtime tatimore, baza tatimore ngushtohet edhe më tej, duke rritur pabarazinë dhe duke ulur efikasitetin fiskal.
- Probleme ligjore dhe cënim i parimeve themelore të taksimit
Projektligji prek disa parime bazë të së drejtës tatimore dhe kushtetuese, duke përfshirë:
- parimin e barazisë para ligjit;
- parimin e sigurisë juridike;
- parimin e proporcionalitetit;
- parimin e trajtimit të barabartë të tatimpaguesve.
Projektligji nuk shoqërohet me aktet nënligjore që do të mundësonin zbatimin e tij, ndërkohë që parashikohet që këto akte të miratohen tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit – një afat që krijon pasiguri të lartë ligjore dhe operacionale.
Projektligji dërgon një mesazh të gabuar për komunitetin e biznesit, duke krijuar perceptimin se përputhshmëria vullnetare me ligjet tatimore nuk shpërblehet, ndërsa shmangiet tatimore mund të përfitojnë nga mekanizma të përkohshëm amnistie. Studimet ndërkombëtare kanë treguar qartë se skemat e tilla dëmtojnë rëndë kulturën e përputhshmërisë tatimore në periudhën afatgjatë.
- Mungesë transparence dhe konsultimi publik të pamjaftueshëm
AmCham shpreh shqetësim për mungesën e transparencës dhe konsultimit të gjerë publik gjatë hartimit të këtij projektligji (dhe nismave të tjera të paketës fiskale 2026). Afati i kufizuar për shqyrtimin dhe dhënia e sugjerimeve të një nisme me ndikim kaq të rëndësishëm fiskal, ekonomik dhe juridik nuk përputhet me praktikat e mira të legjislacionit.
Procesi i përshpejtuar kufizon aftësinë e bizneseve dhe ekspertëve për të dhënë komente cilësore, duke minuar besimin në procesin ligjvënës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë dhe legjitimitetin e kësaj reforme.
Projektigji të rishikohet
Dhoma Amerikane ka kërkuar kërkon kthimin dhe rishikimin e plotë të projektligjit. Shqipëria ka nevojë për politika fiskale që:
- nxisin formalizimin dhe sjelljen e ndershme fiskale;
- garantojnë konkurrencë të drejtë;
- forcojnë integritetin e administratës tatimore;
- ruajnë besimin e biznesit dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit.
Reformat fiskale duhet të mbështeten në parime të qarta të transparencës, barazisë dhe sundimit të ligjit, standarde që ky projektligj, në formën aktuale, nuk i përmbush plotësisht, përfundon deklarata e Dhomës.
Drafti për paqen fiskale
Projektligji “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale” përcakton se bizneset me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë që do të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për të parapaguar tatim fitimin për 1 vit me të drejtë rinovimi edhe 2 herë do t’u llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.
Përveç parapagimit të tatimit kundrejt mos kontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%./Monitor
Akt i guximshem i nje intelektuali qe duke ndeshkuar krimet e bera nga UNCl qe e pa ndeshkuar vazhdoi krimet per 50 vjet duke sjelle pasoja psikologjike fizike ekonomike fetare duke mbjell midis bashkombasve terror frike dhe tjetersim qe as pushtues nuk kan ndermarr
Ky guxim intelekt. I z.Tufa duhet vlersuar se kerkon te pastroj popullin bashkombasit e vet nga menxyrat monstruoza te nje lufte te drejt te koalicioni antifsshist ndrkombetare qe u keq perdor nga te ashtuquajtur komunist ndaj ish regjimit ndaj opozites ndaj fese qe pushtetin dhe ligjin e keqperdorin per qellime personale hakmarrese duke i burgosur vrare pa gjygj kundershtaret politik dhe prishur paqen sociale midis bashkombasve
Z Tufa me penden e tij te nje intel.guximshem do qe bshkombasit e tij te njohin mostrat e krimit dhe ideologjia qe i shndrroj ne terrorist ben dhe jep mesim cilit do qe ndermerr krime te tilla apo te formave tr ndryshme do kene ndeshkim moral ne nje shtet edhe meligje kjo dije e prezantuar me fakte dhe prova do te beje qe seicili ti veje gishtin kokes kur ndermerr nisma te tilla me pasoja kombetare
Kundershtaret duhet te vlersojne z Tufa dhe te mos flasin ne pergjithesi se lufta qe na u imponue dhe rreagimi qytetar e popullor ishte i drejte
Inelek te guximsh.politik.te guxim. Studjues shkencet gazetar qytetar dinjitoz duhen vlersuar mbeshtetur mbrojtur dhe me prova duhen korigjuar por asnjehere nuk duhen eleminuar paso keta jane korifejt e nuhatjes motorri i levizjes se forcave progresive qe drejtohen nga lider me largpamje shoqerore
Fanatike te semure qe i tremben te res dhe zhvillimit duhen frenuar dhe menjanuar deri ne izolime shoqerore keshtu ecim perpara me shpejt duke u cliruar nga sindromi i frikes pasi populli guximtar intel. guximt fitoraja i mbeshtet vetem guximtjo friksit dhe frikacaket
Une ju pershendes dhe ju inkurajoj per kete akt te drejt
Po me shkruajte me shkruaj ne celular ne vajb .uetcap ose menenxher
Sadri Ponari cel 069 27 033 76 studjues histor.psikol.
Sa here u bie me “ shkop”, lekures se krimineleve komuniste si Tak,Caje , Xhuf e Vuk,aq here nxjerrin pluhur e balte. Bene historine lesh arapi, duke harruar se te drejten mund ta zhytesh por ajo do dale. Dhe Shqiperia ka djem te ditur qe guxojne te nxjerrin te vertetat e fshehura dhe te deformuara ne Gjysem shekulli krimesh ekonomike dhe politike.Dhe ky , per fatin tone te mire ka emrin Agron Tufa.
nivel banal debati mes te dy paleve
Nje poet me nje fjalor te ulet, te shemtuar! Cudi! Nuk behet mbrojtja me fjalor te tille, sipas meje. Do te mjaftonte vetem publikimi i dokumentit… Pastaj Instituti nuk eshte Gjykate qe merr vendim ke te quaje fajtor apo te pafajshem. Tabloja dhe rekomandimet lidhur me detyrat funksionale te Institutit natyrisht qe jane te dobishme, te nevojshme per legjislativon, ekzekutivin e mbare opinionin, etj.
Nese flasim per demokraci atehere perse te mos krijohet edhe nje institut per zbulimin e denimin e veprimtarise tradhetare te Ballit kKombetar gjate luftes NAC-CL si dhe veprimtarine agjenturore te krereve te saj te arratisur pas mbarimit te luftes se dyte boteroreVetem atehere mund te flitej per demokraci e barazi dhe njerezit do te gjykonin objektuivisht mbi fajet e te dy paleve.Kurse nje legen si Tufanovici duhet hedhur ne plehra duke mjaftuar te pakten vetem fakti qe eshte spiun nga Sohodolli i Dibres