VOAL

VOAL

Aeronautika e Kosovës mbetet pa kampionin e saj Hizdri Gubetini – Nga ARIF EJUPI

December 7, 2021
blank

Komentet

blank

…DHE ËNDRRA VAZHDON – -Nga spektakli “Të vallzosh jetën” në përkujtim të valltares Rivja Fiora- Nga Ndue Lazri

 

Ajo kishte dy fjalë të bukura poetike italiane në emrin e saj: riva (breg) dhe fiore (lule). Ndoshta ishte lulja më e bukur e brigjeve të lumit Adige që rrjedh pranë Roveretos ku ajo jetoi deri në atë ditë kur në moshën 19-vjeçare i dha fund në mënyrë tragjike jetës së saj. Rivja Fiora. Një vajzë e re dhe e bukur shqiptare, e talentuar në fushën e vallzimit. Vallzonte me nivel të lartë të gjitha tipet e danceve, liscio, latino-americane, klasike etj. Jepte mësim danci për më të vegjëlit. Ishte një artiste e krijuar tërësisht me vullnetin e talentin e vet. Edhe rrobat e saj për të gjitha spektaklet në skenë i përgatiste dhe i qepte vetë. Ishte e talentuar në të vizatuar. Mbi të gjitha ishte një vajzë plot ëndrra.

Ëndrra e saj më e madhe ishte vallzimi. Kishte vallzuar edhe në skena të rëndësishme, deri në Milano, duke merituar duartrokitjet dhe admirimin e publikut.

Kanë kaluar tre vjet nga dita kur kjo ëndërr u këput. Por Rivja ka mbetur e gjallë në kujtesën e komunitetit shqiptar në Trentino e më gjerë, si dhe të publikut artdashës italian.

Në nderim të kujtimit të saj, dje në teatrin Cartiera të Roveretos u organizua spektakli “Të vallëzosh jetën”, organizuar nga shoqata “Artisti”, me regji të Helmut Graf, me ndihmëskoreografe Michela Gios dhe me drejtor artistik Aleksandër Kolshi. Një sallë e mbushur me publik shqiptar e italian, ku kishte plot të rinj e fëmijë.

Spektakli ishte ndërtuar me shije të lartë artistike, ku protagonistë ishin muzika e zjedhur, koreografia e bukur e elegante, projeksionet domethënëse dhe simbolet shumë poetike. Filli lidhës i gjithë programit ishte Rivja, zëri i së cilës dëgjohej në sfond gjatë gjithë kohës. Programi ishte ndërtuar si një ëndërr, që papritur thyhet në mes nga një rrufe, siç thyhet një disk muzike. Por thyhet disku e jo muzika, jo vallja. Edhe ëndrra ndërpritet një çast, por pastaj vazhdon. Vazhdon tek ata nxënës që i përgatiste vetë Rivja si valltarë të vegjël e që tani janë më të rritur dhe sjellin në skenë pikërisht atë valle që kishin në momentin kur ëndrra u ndërpre. Atëherë ishte mes tyre Rivja që vallzonte me ta dhe i drejtonte. Tani janë ata vetë, por zëri i saj i drejton nga lart.

Regjia kishte punuar shumë bukur, duke bërë që nëpërmjet projeksioneve në ekran dhe zërit në sfond Rivja të ishte gjithnjë epiqendra e spektaklit. Kushëriri i saj Marjus Fiora, që ka shkruar edhe një libër kushtuar balerinës së talentuar, lexon herë pas here pasazhe poetike, që sjellin emocion e edhe lot tek spektatorët. Emocion të veçantë sjell edhe këngëtarja e ardhur nga Shqipëria Inis Neziri, e cila interpretoi këngën e kompozuar nga babai i saj Arben Neziri me tekst të Yllka Boshnjakut, që është mamaja e saj. Emocione solli dhe kushëriri i saj, Mario Zaja që interpretoi aq bukur një këngë të zgjedhur.

Lajtmotivi i spektaklit ishte: “Jeta zgjedh muzikën dhe ne zgjedhim si ta vallzojmë”. Këtë lajtmotiv kishte Rivja në jetën e saj dhe e ndoqi ditë pas dite, në të gjitha ditët e jetës së saj të shkurtër. Ky lajtmotiv është transmetuar tek gjithë ata valltarë të rinj e të vegjël që i japin jetë këtij spektakli të bukur. E kanë kushërinjtë e kushërirat e saj të shumta, që Rivjan e thërrisnin të gjithë “motra”, e kanë prindërit e të afërmit e saj që janë gjithnjë të bashkuar në dhimbjen, por edhe në krenarinë e tyre për balerinën e paharruar. E ka vëllai i saj Rivjo Fiora, të cilin ajo e inkurajonte të hynte në fushën e dancit dhe tani në këtë spektakël ai tregon me talentin e tij që e mban lart dhe e çon përpara ëndrrën e motrës. E njëjta gjë ndodh me Lorenën e Livian, Megin e Sejdin, Julian e Lorenzon, me Nicolen e Chiaran, me Danean e Harilden, me Bendetan e Alessian,Chiaren e Ginevran me Aralin e Sydneyn. Ish mësuesi i saj i vallëzimit latino-amerikan ,Harold Medina, duket sikur e kërkon nëpër skenë për të vazhduar atë vallzim të ri që mbeti përgjysmë në atë ditë të ikjes së saj. E megjithatë ai e çon deri në fund vallzimin si për t’i thënë: “Ti je këtu me ne e vallzon bashkë me ne”.

Spektakli merr fund dhe gjithë balerinët e këngëtarët bashkohen në skenë. U bashkohen atyre edhe prindërit, xhaxhallarët e të afërmit. E në sfond fotografia e Rivjas që edhe një herë i mbledh rreth vetes në këtë mbrëmje maji.

Ajo kishte në emrin e saj bregun dhe lulen. E atë ditë, si një petale luleje, u shkëput e fluturoi drejt bregut tjetër të ëndrrës.

blank

blank

 

blankblank

blank

blank

Ndue Lazri

blank

LAMTUMIRË LUFTËTAR (Milaim Berishës) – Nga Skënder Karaçica

 

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
në lisat e Drenicës
dhe shkoi të pushoj pak

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
në lisat e lirisë
dhe u betua për Kosovën

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
në muzeun e popullit
dhe shkoi me lamtumirë

Malet me thanë
luftëtari e vari pushkën
brezave të Republikës
u tha e gëzofshi lirinë

Malet me thanë
luftëtari  e vari pushkën
dhe u përshëndet
me diellin e Kosovës.

Malet me thanë
lamtumirë luftëtar
lamtumirë pushka e maleve
Lamtumirë Drenicë

Çikago,8 maj 2022

blank

Foto histori: Lasgush Poradeci, Norbert Jokli, Asdreni

VOAL- Në 80 vjetorin e ndarjes së Norbert Joklit në mënyrë të dhunshme nga jeta u sjellim lexuesve këtë kujtim të veçantë, ku albanologu i shquar austriak me prejardhje hebreje, një ndër themeluesit e albanologjisë, ndodhet mes poetëve shqiptarë Lasgush Poradeci dhe Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova).

blank

blank

PËRKUJTOJMË SHQIPTAREN E MADHE ZONJA LUME M. JUKA, E CILA U LARGUA NGA KJO JETË DY VJET MË PARË – Nga Eduard M. Dilo

Ishte Zoja Lume M. Juka, profesoreshë e nderuar, dhe një shembëll patriotizmi, motër  në shpirt dhe bashkëpunëtorja si dhe mike e afërt e Nanës Teresë, Shejtores që jetoi në kohën që jetojmë.

Krejt bota shqiptare dhe Kombi ynë humbi një intelektuale, një grua të rrallë, aq sa të huajt këtu në N.Y. kur bisedonin me të, e pyesnin plot kureshtje, kuriozitet e habi : ” na duket sikur takuam e biseduam me Nanën Teresë;  ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?”. 

Ajo me thjeshtësinë,  qetësinë, butësine,  miresinë dhe dritën që reflektonte në ata sytë e saj plot embëlsi, u pergjigjej:

” Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Teresë, ngjaj si duket me të, se jemi nga një vend, e duke qenë për shumë kohë pranë Saj kam -si duket – diçka të marrur prej Saj!”

blank

Zoti e kish sjellë që unë të bisedoja  e takohesha shpesh. Kur e takoja  dëgjoja mrekullitë e dala nga goja dhe zemra e kesaj Zonje, që nuk nderon vetëm Shkodrën që e lindi, por krejt Kombin tonë.                      

E kompletuar me një kulturë që do t’a kish zili gjithkush( zoteronte 7 gjuhë të huaja), por ishte aq e thjeshtë, e pervuajtur  sa dhe e ditur;  ishte vetë MIRESIA, si ka qenë motra e saj,  Shkencetarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka, apo vellezerit e saj, Burhan e Fiqiret.   Gjithë keta intelektualë klasi! 

U nda nga jeta, duke lenë mbrapa vetëm shembëll e drite-dritësie. 

Gjithë jetën ja perkushtoi me zemër e shpirt vetëm Kombit,

Ishte pjesmarrëse kudo dhe kurdoherë në gjithë aktivitetet veshur hijshëm me kostum Kombëtar, ( kostum i  ruajtur në familje mbi 200 vjet) si dhe Flamur të madh në dorë. 

Ajo paraprinte parakalimet dhe përcillte e predikonte me urtësi e mirësi veç dashurinë e pa kufi që kish per Atdhenë. 

Ishte e thjeshtë dhe tepër modeste, kurrë nuk beri diçka për tu dukur e rënë në sy, por veç bente atë që ja thosh zemra e shpirti mbrujtur e edukuar në familje vetëm me ndjenje atdhetare. 

“ Patriotizmin dhe dashurinë për Kombin e quante detyrë , dhe nuk kerkoi kurrë shpërblim e përfitim prej tij”.  

Bota shqiptare ka humbur keshtu një nga intelektualet e pakta që ka patur në gjirin e vet, ka humbur një personalitet të lartë të kulturës, dijeve dhe patriotizmës.

blank

blank

Arkivi i Voal.ch Më 13 prill 2004 u nda nga jeta shkrimtari, pedagogu, miku i fëmijëve, Akademiku i shquar Bedri Dedja

 

 

Akademik Bedri Dedja u nda nga jeta më 13 prill 2004

Voal.ch po sjell nga arkivi mendime të personaliteteve për Akademik Bedri Dedjan

…Bedri Dedja është një emër i nderuar i letrave dhe arsimit shqiptar, personalitet i kulturës dhe shkencës sonë, “babai” i letërsisë për fëmijë, siç e kanë cilësuar me të drejtë për së gjalli; ai është i pranishëm në ballë të bibliotekave të mbarë shqiptarëve; romanet, librat me poezi e rrëfenjat, përkthimet nga letërsia botërore, janë të shumta e cilësore; ato kanë ushqyer dhe edukuar me ndjenjën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror, me frymën e atdhetarizmit dhe bukurisë artistike të shqipes mijëra e mijëra lexues, anembanë vëndit.

Alfred Moisiu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë

…Bedri Dedja ishte njëri nga përfaqësuesit më të denjë të kulturës shqiptare, Akademisë së shkencave, studiuesve në fushën e psikologjisë e pedagogjisë, Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, themeluesi i letërsisë shqiptare për fëmijë, Miku i Madh i fëmijëve, Humanisti shumëdimensional, i cili deri në ditët e fundit nuk reshti pa dhënë kontributin e çmuar për të sotmen e për të ardhmen e tyre.Vepra e tij poliedrike, shkencore dhe letrare do të jetojë për brezat e ardhshëm si një vlerë e madhe e kulturës sonë Kombëtare.

Dritëro Agolli,

Bedri Dedjen e kam njohur edhe para se të shkoja në Tiranë, në vitin 1970: e kam njohur permes prozave të tij për fëmijë që në Kosovë ishin sjellë prej profesorëve, të cilëve u ishte bërë e mundur të shkojnë në Shqipërinë shtetërore pas vendosjes së mardhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës. Mbas këtij viti, në Tiranë do të shkojë edhe shumë herë të tjera dhe gjithnjë, kur kthehesha në Prishtinë, kisha me vete vepra të reja të Bedri Dedjes. Si të mos kisha? Bedri Dedja ishte krijues shumë i lexuar e shumë i dashur dhe njëkohësisht, krijues shumë i frytshëm. Ai ishte krijues i tregimeve, i përrallave dhe i romaneve për fëmijë, por ai ishte edhe kritik e studiues i gjithë letërsisë shqipe për fëmijë. Bedri Dedja ishte, kështu, krijues me prirje të gjithanshme. Si cilësia ashtu edhe numri i veprave të tij letrare dhe shkencore e dëshmojnë një të vërtetë tashmë të pranuar nga studiuesit e psikologjisë së krijimtarisë: e dëshmojnë të vërtetën se përkushtimi ndaj krijimtarisë artistike e asaj shkencore, apo artistike dhe shkencore njëkohësisht është përbërës i domosdoshëm i dhuntisë së madhe krijuese.

E Bedri Dedja ishte krijues me dhunti të madhe krijuese.

Në veprën e tij shumëvëllimshme letrare dhe studimore janë bashkuar vlera e lartë artistike e shkencore dhe vlera e madhe humaniste. Janë këto dy cilësi që veprën e një krijuesi e bëjnë të përhershme, kurse krijuesin e saj të pavdekshëm.

Akademik Rexhep Qosja

 

…Psikolog, pedagog, historian i arsimit dhe i pedagogjisë, kulturolog, mendimtar erudit, shkrimtar i shquar për fëmijë, një shëmbull i rendimenti të lartë në punë: me të drejtë Bedri Dedja konsiderohet si dekani i letërsisë së sotme shqiptare për fëmijë. Në këtë fushë ai na shfaqet tejet i gjithanshëm – krijues, teoricien cilësor, kritik, historian. Hartues i mbi 60 veprave letrare, midis të cilave shquhen “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Republika e 1100 çudirave”, etj. Në Shqipëri Bedriu është një figurë popullore, por atë e njohin mirë edhe jashtë truallit amë, kudo që ka shqiptarë e në vënde të tjera.

Me kthjelltësi të rrallë mendimi, me një të folur të qartë e të shtruar, të rrjedhshëm e të këndshëm, shquhej në komunikimin me të gjithë, që nga kolegët e deri tek lexuesit e vegjël, fëmijët.
Akademik Hamit Beqja

 

…Bedri Dedja (1930-2004) është kolosi, themeluesi dhe babai i modernitetit në letërsinë tone për fëmijë, të cilin do ta nderojmë për një kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha. Prej tij kemi mësuar se letërsia shkruhet edhe ndryshe…
Agim Deva, shkrimtar Kosovë

 

…Bedri Dedja u bë prijëtar në pavarësimin e shkencës psikologjike shqiptare. Krijues si ai janë njëkohësisht edhe dëshmitarë të asaj pikëpamjeje, sipas së cilës, të menduarit krijues në shkencë dhe në art kanë pikëtakim dhe, në kushte të veçanta, shfaqen si në njërin, ashtu edhe në lëmin tjetër krijues.
Akademik Pajazit Nushi, Kosovë

…Akademiku Bedri Dedja ka qënë një nga themeluesit dhe shtyllat e letërsisë për fëmijë të pasçlirimit. Ishte një personalitet shumëplanësh: poet e prozator, përrallëtar e tregimtar, dramaturg, novelist e romancier, përkthyes e kritik, studiues e teoricien i letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, mbajtës i “Çmimit të Republikës” dhe titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, Bedri Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë një vend nderi në vëllimin XVI të biografive, si një nga autorët më të shquar të shekullit XX.
Astrit Bishqemi

Bedri Dedja ka fatin e njerëzve, të cilët jetën e këputur e zgjatin me emrin që lënë. E kisha pedagog Fakulteti e ai ishte vetëm katër vjeç më i rritur se studenti (më pas, e takoi studentin – punëtor Metalurgjie, mbuluar çizmet me baltë e sytë, gati në përlotje i morën një ndriçim qielli në fytyrë njeriu).

Qe koha kur njeriut për të mbijetuar i duhej të tkurrej sadopak. Por ai, tërë jetën, si mësues e si shkrimtar, me fjalën e tij ushqeu rritjen dhe lulëzimin e njeriut. I përkushtuar tërë jetën diturisë e artit, ai arriti që të krijonte mbretërinë e Fjalës së vet, prej nga buronte humanizëm e çiltërsi. Me inteligjencën e veçantë në sytë e ëmbël e me fisnikëri të bukur në shpirt ai ruante përfytyrimin e figurës që u takon të gjithëve. Në letërsi, ai jo rastësisht na foli nga bota e fëmijëve, sepse vetë, edhe i rritur kish’ diçka prej fëmijë në qënien e tij. Duke përshkruar jetën e brishtë të të vegjëlve, tërthoraz i thoshte dhe shoqërisë së rritur që ta ruante çiltërsinë fillestare të njeriut nga shtrëmbërimi i mundshëm i shpirtit në diktaturë. Në tërë krijimet e tilla që la, nëpër rreshtat e librave ecte fëminija e tij, e cila Bedriun e mbante përdore, si një fëmijë të rritur me të qeshurën e të vegjëlve në buzë.
Të tillë, brezat do ta kujtojnë gjithmonë përpara tyre.
Agim Shehu, poet Gjenevë

…Me punën e tij të gjithanshme drejtuese e krijuese, ai ishte shëmbulli i një njeriu virtuoz, me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. Në çdo çast ai punonte, edhe kur pinte kafe, edhe kur shëtiste ; mëndja e tij për shkollën, për arsimin, për edukimin e fëmijëve e të brezit të ri, do të mendonte. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur tashmë, në laboratorin e punës së tij krijuese numërojmë mbi 70 vepra pedagogjike, të dala nga dora e tij e që kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e arsimit tonë kombëtar ; mbi 60 vepra për letërsinë për fëmijë dhe po aq përkthime nga klasikët botërorë. Nga duart e tij kanë dalë me qindra artikuj publicistikë, të shpërndara në shtypin e kohës e që mbushin bibliografinë e tij me një numër prej 2000 zërash. E kjo është vetëm pjesa e dukshme e krijimtarisë, ndërsa ajo e padukshmja, si korrespondencat, reçensat, studimet, raportet, etj. mund të kapin edhe aq vëllime sa janë botuar…

Prof.Dr. Ilinden Spasse

 

…Kultura e gjërë poliedrike e Prof. Bedri Dedes ishte rezultat i një pune skrupuloze, sistematike, e cila filloi që kur u ul në bankën e shkollës, si nxënës dhe deri sa mbylli sytë. Gjithë jetën në libër, pranë librave, penës, fjalës dhe miqve. Kaq shumë kulturë kishte, saqë ishte njëri nga njerëzit, tek i cili personaliteti i tij autoritar dhe kultura ishin bërë një dhe të pandarë. Ishte vështirë të dalloje te Profesor Bedri Dedja, se ku fillonte kultura e akumuluar nga të tjerët dhe ku fillonte kultura që buronte prej personaliteti të tij. E gjithë qënia e tij rrezatonte kulturë. . . Prof. Bedri Dedja nuk ishte vetëm letrar, shkencëtar dhe akademik : ai njëherësh ka qënë qytetar me vlera dhe i spikatur. . Ai ishte njeriu me dinjitet, i fortë përballë dallgëve, burrëror dhe konstant në vlerat si qytetar. Tek ai ishin bashkuar bukur dimensioni i shkencëtarit me qytetarin, pa asnjë sforcim. Kjo ka qënë mbase edhe vlera më e madhe e tij si njeri i dijes, i inteligjencës, i popullit…
Gëzim Tushi

 

…Bedri Dedja, që në vitet e ngurtësisë më të madhe të konformizmit të përgjithshëm komunist, mendonte se edukimi njerëzor i fëmijëve vinte shumë më përpara edukimit ideologjik të tyre. Bënin sikur nuk e vinin re, ose nuk dinin ta lexonin siç duhej, kjo është një çështje e personalitetit të tij : ndonëse akademik, nuk u deformua nga asnjë sforcim tendencash politike…Në fillim e deri në fund të viteve 80-të, kur eksperimentit komunist kishte nisur t’i rrëzoheshin një e nga një panciret e ndryshkura, me të cilat kishte shushatur për vite me rradhë të pamësuarit dhe të paditurit, Bedri Dedja ishte në harmoni me mendimin e ri të bijve të tij dhe të miqve të tyre, se këtij sistemi i kishte ardhur fundi. Ai ishte një pedagog dhe shkrimtar humanist, më tepër se moralist…veprat e tij mund ta vërtetojnë lehtësisht se sa ishte dhe mbetet novator ky anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…
Hysen Sinani

 

…Tani, ne kemi në dorë veprën pesëdhjetë-vjeçare të Prof. Beri Dedes, krenarinë që Ai do të rrojë mes nesh si model i Njeriut të Mirë, studiuesit e shkrimtarit, pedagogut, luftëtarit të paepur për progres, me vështrim përherë tek e ardhmja e shoqërisë dhe e atdheut tonë të dashur.
Ferhat Cakaj.

 

…Një shkrimtar i madh e i talentuar shqiptar… e sidomos e madhe është puna e Bedri Dedes në fushën e letërsisë për fëmijë dhe problemeve të ndryshme të rinisë…
Llambro Mallamas, kritik letrar grek

 

…Membre de l’Académie des Sciences à Tirana, Prof. Bedri Dedja a su représenter brillamment et avec distinction le génie albanais au travers de sa féconde activité littéraire qui réserve une place spéciale aux besoins de l’enfance. Fin connaisseur et ami de la Suisse, il a apporté sa contribution au renforcement des liens d’amitié entre nos deux pays par le biais de ses écrits.
Francis Cousin Ambasador, Ministria e Jashtme, Zvicër.

 

…Bedri Dedjen nuk e kemi më midis nesh, por e ndjejmë përherë pranë nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm. Ndodh si me yjet, që ndonëse ndodhen miliarda kilometra larg nesh, edhe kur shuhen, vazhdojnë të na dërgojnë dritën e tyre. Bedri Dedja mbetet një yll i pashuar i letërsisë për fëmijë. Ai vazhdon të përhapë dhe të dërgojë dritë vezulluese, ngrohtësi, mirësi dhe dashuri njërëzore, mesazhe paqeje dhe humanizmi, veçanërisht te lexuesit e vegjël, që ai i donte aq shumë dhe që u kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të energjisë krijuese.
Viron Kona

 

…Sivjet xhaxhi Bedriu do të mbushte 74 vjet. Por u nda nga jeta kaq papritur. Ai mbetet i gjallë mes librave të tij. Po, lexues të vegjël, është aty, mes fletëve, si një personazh i gjallë dhe me zërin e tij atëror u thotë ngadalë: “Na ishte njëherë”. . . Po, ja se kush…Një njeri i mirë, i dashur, një mësues dhe mik besnik i fëmijëve: Bedri Dedja.
Shpresa Vreto

 

…Shuhet Bedri Dedja, “babai” i Fatbardh Pikaloshit, i cili nuk mundi ta përdorë në kohë shkopin e tij magjik, për t’i ridhënë jetë krijuesit të tij. . .
Moikom Zeqo

 

…Të gjithë ata të rritur, që dikur harroheshin pas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikë e katallanë, dje janë ndjerë nga pak jetimë…Babai i letërsisë për fëmijë dhe akademiku Bedri Dedja është ndarë nga jeta…
Alma Mile

blank

Jam me ty dhe je me mua ne çdo mendim… Nga Sonila Mazrekaj

Sonila Mazrekaj kujton të jatin Dr. Fehmi Palin në 4 vjetorin e largimit nga jeta si më poshtë:

“Sa shpejte ikin ditet, vitet, koha kalon, çdo gje ndryshon, por dhimbja e thelle ne shpirt mbetet e njëjtë.

Mungon ai ze i qetë i ëmbel i nje burri madheshtor, i njeriu qe rrezatonte miresi, mungon degjimi i fjales tënde qe ishte ilaçi i shpirtit.

Deri ne frymen e fundit tregove qe ishe nje baba, nje shok, nje mik i vertete, i palodhur duke na keshilluar, duke na degjuar me qetësi dhe ndonjehere duke na kritikuar pa ze ,me menyren tende qe e ktheje ne humor, i palodhur per te falur dashuri….miresi….

Njeri me zemer te madhe … humanist, njeri i thjeshte e me vlera.

Sot behen kater vjet pa ty i dashur Babi, mos prania jote është reale, por ajo mosprani nuk e ka fuqine te ndryshojë dashurine time per ty, sepse ajo eshte ngulitur ne zemer, aty ku une mbajë qindra kujtime, qindra keshilla, mijera mendime dhe dy Amenetet e tua për plotësimin e të cilave u perkushtova me shpirt e me gjithë forcat e mija që t’i realizoja …qe niperit e tu te shkollohen e te rriten me dinjitet. Dhe ia dola sepse ne çdo moment qe ndjeja lodhje, papritur kam ndiere sikur dora jote më prekte ne shpatull duke me thene “mos u dorezo” …..

Jam me ty dhe je me mua ne çdo mendim….”

blank

Më 3 mars 2021 ndërroi jetë Agustin Mirakaj

Agustin Mirakaj lindi ne internim 1965.

Familja iu internua në Shtyllas që në vitin 1950

U largua prej kasolles se internimit me 1995.

Dhe ndërroi jetë më 3 mars 2021!

Iku nga kjo jetë i zhgënjyer, nga demokracia shqiptare prej letre,

ku trashëgimtarët e diktaturës vijojnë të kenë në duar të gjitha pushtetet ndërsa viktimat e diktaturës të tilla kanë mbetur!

U prehtë në Paqe!

blank

blank

In Memoriam Eglantina Mandia – Anxhela Mandia: Mjellma jonë e bukur e kryelartë, kjo nuk eshte lamtumira e fundit!

blank

Anxhela Mandia

 

Disa nga ju nuk i kam takuar me pare. Une jam Anxhela Mandija, bashkeshortja e nipit te vogel te Eglantines, Ermalit, mamaja e stermbeses se saj te vogel, Ana Eglantina.

Per shume nga ju Eglantina ishte zonja fisnike plot klas, mesuesja e dashur, shkrimtarja e talentuar, zonja e mençur e zemerbardhë. Sigurisht qe keto cilesi dhe une i kam pare dhe mesuar per te, por per mua ajo ishte Nëna Tina.

Nena Tina ishte gruaja qe nipi i saj Ermal e donte pamase dhe me fliste gjithmone me superlativa. “Si nena ime s’ka” me thoshte ai shpesh. Kishte disa vite qe degjoja per te nga Ermali dhe kisha shume kureshtje ta takoja kete grua, gjyshe, qe dashuria ime kishte kaq shume dashuri dhe admirim.

E kujtoj çdo detaj te dites te pare qe e takova. S’ka si te jete ndryshe sepse ajo ishte mbreselenese.

Ishte data 31 dhjetor, 2015.

Mbaj mend zerin e saj te embel, doren e ngrohte qe me perkedheli fytyren dhe me tha “po ti qenke e vogel fare shpirt”, fytyren e saj qe rrezantonte miresi, bukurine e fisnikerine e saj. Dhe si nena Tina e kishte zakon, edhe ate dite ajo kishte nje dhurate per mua. Nje varse e zgjedhur sikur ajo ta dinte shijen time. How thoughtful! U gezova pa masë qe ajo i kishte dhene ate rendesi takimit tone te pare dhe pse nuk ishte formal madje ishte nje surprizë per mua. E ndjeva thelle ngrohtesine e saj ndaj meje. Ajo dinte si te bente dike te ndihej special.

Vitet kaluan dhe ajo vazhdoi te ishte nje grua, gjyshe shembull. Jo vetem kuptova pse Ermali e adhuronte por edhe une ne çdo rast fillova te thoja “si nena Tina s’ka”. Ma ndriçonte diten kur ne mengjes me shkruante “paçi dite te mbare zemrat e mia te shtrenjta”! Shume here mesazhi ishte i shoqeruar me video kengesh te Lara Fabien dhe Andre Riu qe bukur i kendonin dashurise.

Ajo e gezonte diten, pozitiviteti e karakterizonte dhe gjithmone ndihesha e frymezuar ta beja diten time te bukur mbasi flisja me te. Ndihesha e perkedhelur si ne vogeli kur me thoshte “si ju ka nena ju te vegjelit?” Une dhe Ermali ishim te vegjelit e familjes. Per nje moment, vetem me ato fjale me dukej sikur m’i hiqte pergjegjesite qe jeta si e rritur i ka. Kur gjerat ishin te veshtira me thoshte me zerin e saj te embel e te qete…”Shikoje jeten sy me sy… kjo eshte jeta zemra e nenes”. Ajo dinte me se miri t’i pershtatej çdo njeriu pavaresisht moshes. Asnjehere nuk paragjykonte. Te flisja per çdo gje me te vinte natyrshem dhe pa ngurruar.

Çfare me bente pershtypje ishte modestia qe e karakterizonte. Kurre nuk e degjova te fliste per veten. Ajo kishte shume per te thene dhe une kete e dija por gjithmone zgjidhte te degjonte me shume. Ne nje kohe kur te gjithe kanë shume informacione dhe duan te tregojne sesa dine ajo ruante virtytin e njeriut inteligjent qe te ishte degjuese shume e mire. Mbasi degjonte e bente pyetje te zgjuara me nje fjali me jepte keshillen e duhur por jo vetem, me bente te mendohesha gjate. Ne sytë e mi Nëna Tina ishte nje grua shume e forte. Ajo kishte nje backbone. Mendimet e saj nuk ndryshonin sipas situatave apo interesave. Me pelqente shume qe nuk hezitonte te thoshte pikepamjen e saj pa hezituar e filtruar por ne te njejten kohe me fines and butesi. Ajo thoshte gjithmone te verteten.

Nuk kishte nevoje te fliste per standardet e larte morale qe ajo kishte, ajo i tregonte ato ne çdo komunikim, ne çdo situate. Nena Tina e dinte shume mire cilat ishin cilesite e gruas te forte ; ishte butesia, dashuria e pa kondicionuar, qetesia, saktifica, miresia, dhembshuria, morali i hekurt. Ajo ishte gruaja e forte me nje zemer plot dashuri e dhembshuri. I admironte grate e forta dhe te mençura po sidomos ato qe ishin edhe te dashura. Kishte konfidencen qe dhe te fliste, t’i lavderonte and t’i perkrahte keto gra. Kur lexova librin e saj “Fytyre e Dashurise” e kuptova edhe me mire kete gje.

Ne Qershor te 2019, Ermali dhe une e gezuam shume kur i thame qe do beheshim prinder. U gezua pa mase e vetem na puthte nga telefoni. Une uroj qe Ana Eglantina jone t’i ngjaj sadopak nenes se madhe. Nena a thirrste Yllka. “Yllka e nenes plot drite qe ma gezon shpirtin” thoshte. Une premtoj qe t’i flas e t’i tregoj per stergjyshen e saj.

Nena Tina e donte shume Shqiperine, vendin e saj, dhe gjuhen shqipe. Dedikimet qe me ka berë neper librat e saj e japin qarte kete mesazh qe te ruhet kjo dashuri dhe per brezin e Anes. Nena Tina e adhuronte familjen e saj. Gjysh Qemali ishte dashuria e jetes se saj, Ardi ishte zemra e saj e vetme, Shaqa ishte vajza e saj e zemres, Iliri dhe Ermali ishin krenaria e saj, Eni dhe une ishim mbesat e saj dhe jo nuset e niperve te saj, Aria and Ana ishin gezimi i saj. Urimi dhe amaneti i saj ishte “qofshi prane e prane…si familja s’ka”.

Ndihem shume me fat qe pata mundesine te njoh e te ndaj momente te bukura me nje grua ëngjëll, me nje shpirt artistik, me nje zemer te madhe qe veç dashuri falte. Ajo depertoi thelle ne zemren time sikur te kisha nje jete qe e njihja.

Nena Tina, mjellma** jone e bukur e kryelarte, kjo nuk eshte lamtumira e fundit.

We will keep you close to our hearts and forever cherish your memory until we see each other again.

Love you always and see you later.

blank
Eglantina Mandia dhe Anxhela Mandia

 

*Ky homazh me kujtime nga nusja e nipit, Anxhela Mandia është mbajtur në ceremoninë përcjellëse për në banesën e fundit që iu bë shkrimtares së njohur Eglantina Mandia, e cila u nda nga jeta më 11 shkurt 2022 në Winsdor, Kanada, ku edhe do të prehet.

**Libri i fundit i shkrimtares Eglantina Mandia titullohet “Lamtumira e Mjellmës”

blank

In Memoriam Eglantina Mandia – Enis Boriçi Mandia: Nuk mund kurrsesi t’i themi Lamtumirë gjithë kujtimeve, mësimeve & dashurisë që na ke dhuruar

blank

Enis Boriçi Mandia

I would like to leave it as my last letter to Nëna. – Do të doja ta lija si letrën time të fundit për Nënën...

 

Nona Tina (sikurse thotë Aria)

Sot dua të them dy fjalë për ty e shtrenjta jonë, e dua të t’i them në gjuhën tënde që aq shumë e deshe dhe e mjeshtërove me penë.

Nona Tina, telefonata e parë që Iliri mori sapo mbërriti në Tiranë për herë të parë për të më takuar. Zonja që i dëgjova zërin përtej telefonit duke lënë si porosi të vetme që ai të kujdesej për gocën e zemrës së tij. Zonja plot finesë e letrave që më kishte njohur ende pa më takuar në pusullën që më kishte dërguar.

Iliri vendosi ta ndante Noken e tij me mua e ti nuk e kurseve asnjëherë dashurinë e respektin.

Nokja që më zbukuronte ditën duke ndarë dashurinë për fjalën, për muzikën, për të bukurën, por mbi të gjitha për jetën,

dhe që në asnjë moment nuk harronte të të falte dhe gjithë dashurinë prej gjysheje.

Ashtu siç vetëm ti Noke dije, ashtu me gjithë diplomacinë, elegancën e fjalës dhe finesën e të thënurit, dite gjithmonë të na bësh të gjithëve të ndihemi të dashur, por mbi të gjitha të veçantë.

Na mësove se jeta është e bukur në gjithë tonalitetet e dritëhijet e saj dhe që ne thjesht nuk duhet të dorëzohemi për ta jetuar atë në gjithë plotësinë e saj ashtu siç vjen.

Noke, ashtu me fjalë të zgjedhura e vepra shumë na ke dhuruar një mësim të madh jete, se dashuria aq e madhe për familjen e për jeten të shtyn të sfidosh ndoshta edhe të pasfidueshmen, ashtu pa e venitur kurrë buzëqeshjen në fytyrë dhe këmbënguljen për ta jetuar edhe të nesërmen.

Noke, ne sot po të themi vetëm Mirupafshim se nuk mund kurrësesi t’i themi Lamtumirë gjithë kujtimeve, mësimeve dhe dashurisë që na ke dhuruar.

Sot ti shko e qetë, Gjyshi është atje e të pret. Unë jam e sigurtë që po të pret me po te njëjtin shikim si në çdo foto dhe dashurinë e madhe për ty të hedhur në rreshta:

“Viti 1956. Pata njohur Tinën. Qe maturante në pedagogjiken e Tiranës, po drejtonte rrethin letrar të nxënësve. Porsa kishte shpërthyer si pranvera me gjithë bukuritë e saj në atë simetri të përsosur të fytyrës, trupit dhe shpirtit!… Thjeshtësia sikur ia shtonte bukuritë! Shkëlqenin sytë e saj të zgjuar e plot mirësi. Flokët e dendur e të gjatë gështenjë i shkonin aq bukur ngjyrës së fytyrës pak në të zbehtë. Fytyra e përsosur harmonizohej me trupin po aq të përsosur. Një trup i derdhur, i lartë mbi mesataren, i përmasave ideale e lëvizje plot hir. Foli me zë të ëmbël e qetë, rrjedhshëm. …
Nuk kisha parë e nuk pashë tërë jetën një vajzë aq të bukur! Të vinte t’i thoshe “Ndal!” zhvillimit te saj! Qeshë magjepsur me pamjen e parë. Një dashuri e dhimbshme e plot frikë se mos e humbisja. ….

Më dukej se Eglantinën askush nuk do ta dashuronte më shumë se unë! Heshta për ndenjat e mia e u solla me respekt. Uroja me shpirt të gjente “princin, që ëndërronte”, pa kurrfarë xhelozie, sado e çuditshme që duket. Ajo meritonte një fat të atillë që të ishte shume e lumtur.”

Dhe sot eshte prap krah teje Gjysh!!!

blank

Aria, Eni dhe Nona Tina

 

*Ky homazh me kujtime nga nusja e nipit, Enis Boriçi Mandia është mbajtur në ceremoninë përcjellëse për në banesën e fundit që iu bë shkrimtares së njohur Eglantina Mandia, e cila u nda nga jeta më 11 shkurt 2022 në Winsdor, Kanada, ku edhe do të prehet.

blank

U përcoll për në banesën e fundit shkrimtarja e mirënjohur Eglantina Mandia – Nga Elida Buçpapaj

Në foto Eglantina Mandia dhe dashuria e saj e jetës, Prof. Qemal Mandia

 

Shkrimtarja e njohur Eglantina Mandia prej sot do të prehet në Windsor Memorial Gardens. Eglantina Mandia u nda nga jeta më 11 shkurt kur më 1 dhjetor 2021 kishte mbushur 85 vjeç. Prej 1997 Eglantina Mandia jetonte në Windsor, Kanada.

Eglantina Mandia është një portreti i bukur i gruas shqiptare – një personalitet i krijuar me veprimtarinë e jetës si mësuese, shkrimtare dhe nënë e grua.

Eglantina Mandia iu përkushtua dashurive të jetës së saj që ishin familja, mësuesia dhe veprimtaria si gazetare e shkrimtare. Ajo përveç angazhimit të saj në shtypin e kohës posa doli nga bankat e Pedagogjikes, është autore e njëmbëdhjetë librave, ku dallohen  Sonata e Hënës, biografia e letrarizuar kushtuar disidentes Musine Kokalari; libri TEMPULLI I SHPRESAVE, kushtuar deshmorit të monumenteve te kultures, Kamber Myrteza Benja, që ishte edhe gjyshi i shkrimtares, me të cilin krehohej shumë etj.

Eglantina Mandia e identifikonte veten me mësuesen, sepse mësuesisë ajo iu përkushtua me një dashuri të pafund. Sa herë që binte rasti, ajo do të kujtonte vitet e kaluara në Gjimnazin Sami Frashëri e Partizani, ajo do të ndalej të fliste për koleget e saj të zemrës, që i përmendte gjithmonë, që i deshte me sinqeritetin e zemrës, midis tyre Afërdita Asllanian, Drita Siliqin, Nina Agollin etj.

Eglantina Mandia e identifikonte veten me gruan shqiptare, në universalitetin e saj, si nëna- zemra e familjes, si themeli bazë për të rritur të shëndetshëm brezat.

Eglantina Mandia ishte portreti i kompletuar i femrës shqiptare, me kontribute të shquara si shkrimtare dhe gazetare, si mësuese dhe si femër e emancipuar, me dije, me kulturë dhe me vlera morale, që nuk i ndante kurrë!

Eglantina Mandia ishte një grua e kultivuar, me një bukuri të skalitur shqiptare, ku spikaste talenti dhe pasioni i shkrimtares për fjalën shqip dhe për të vërtetën shqiptare!

Shkrimtarja Eglantina Mandia kishte një dashuri të madhe për Kosovën, që i ka kushtuar edhe një pjesë të mirë të krijimtarisë të saj. Ajo kishte mikeshat e saj në Kosovë që i deshte fort, po përmend këtu Sanije Gashin. Ajo rradhitet në emrat e ndritur të elitës femërore shqiptare, me kontribute të shquara në fushën e letrave dhe në emancipimin e gruas shqiptare.

Eglantina Mandia ishte një grua e realizuar, edhe nga pikpamja intelektuale dhe nga çdo pikpamje. Ishte një bashkëshorte e lumtur, një nënë, vjehërr, gjyshe dhe stërgjyshe e lumtur, ishte një motër e lumtur, ishte një grua e lumtur që mbillte vetëm dashuri, muzikë dhe lule.

Në ceremoninë përcjellëse që u mbajt në qytezën ku ajo jetoi mbi njëzet vitet e fundit të jetës, të pranishmit folën pikërisht për vlerat e Eglantina Mandisë. Kjo ceremoni u dha edhe në live stream për të afërmit që nuk mundën të ishin të pranishëm.

I pari e mori fjalën Ardian Mandia fëmija i vetëm i Qemal dhe Eglantina Mandisë, i cili i emocionuar kujtoi nënën e tij të shtrenjtë, me portretin e saj tridimensional, të cilat Eglantina Mandia nuk i ndante kurrë. “Mamaja ime ishte një influencër pozitive, që ndërtonte vetëm ura dhe nuk e kisha dëgjuar kurrë në jetë të fliste për dikë keq”.

Ardian Mandia falenderoi të gjithë ata që kishin shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet për Eglantina Mandinë si Natasha Lako, Visar Zhiti, Përparim Kabo, Thanas Gjika, Bedri Alimehmeti etj. Ai po ashtu shprehu mirënjohjen për të gjithë ato zonja dhe familje që kishin qendruar pranë nënës së tij, që kishin ndarë kafenë, bisedat dhe kënaqësinë e përbashkët. Ai po ashtu falenderoi ekipin mjekësor dhe të infermierëve që i kishte zgjatur jetën duke e trajtuar nënën e tij si nënën e tyre.

Pastaj e morën fjalën midis lotëve, Shaqja, nusja e Ardianit, që Eglantina Mandia e deshi si vajzën e saj, për të cilën Eglantina ishte nëna e saj, nuset e dy nipave të saj, që e përshkruan mrekullisht portretin e bukur të Nëna Tinës dhe një e afërmja e tyre që foli me respekt për zonjën fisnike.

Eglantina Mandia ishte modeli i përkryer i një gruaje shqiptare të angazhuar në jetën kulturore dhe sociale. Ajo ishte e dashuruar pas jetës, ajo e jetoi jetën me stilin e saj elegant si veprat e saj. Ajo e jetoi jetën me dinjitet duke lënë gjurmë të bukura në letrat shqipe dhe në kujtesën e atyre që e njohën.

blank

blank

blankblank

blank

blank

blank

Njoftim i familjes Mandia në Windsor të Kanadasë

Sot me daten 11 Shkurt 2022 ne ora 10:15 AM EST ne qytetin Windsor, Kanada nderroi jete nena ime e dashur Eglantina Mandia . Ajo u largua e qete ne mes te te dashurve te saj, te cilet qene prane saj kur ajo un nda nga ne, duke lene nje bekim per te tere familjen. Ajo la pas Ardjan Mandija dhe Violet Manushaqe Mandija, Ilir Mandija dhe Enis Boriçi Mandija, Ermal Mandija dhe Anxhela Sota Mandija po edhe stermbesat Aria dhe Ana qe I gezonte pa mase.
Ceremonia e lamtumires se fundit do te behet :
E Merkure Vizitat , 16 Shkurt nga ora 2:00 PM – 5:00 PM / 7:00 PM – 9:00 PM
E Enjte Ceremonia, 17 Shkurt nga ora 10:00 AM -11:00 AM dhe pastaj nisja per ne banesen e fundit

Windsor Chapple Funeral Home (Banwell) location
11677 Tecumseh Rd E,
Windsor, ON N8N 4S5, Canada
Ard Cell 248 802 5160
Violet Cell 734 365 1051

blank

Nga Arkivi i Voal.ch – PRESIDENTI I SHQIPËRISË NISHANI DEKOROI ZONJAT ANNA KOHEN DHE JOHANNA NEUMANN – TË MBIJETUARA NGA HOLOKAUSTI NË SHQIPËRI

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dekoroi zonjat Johanna Neumann dhe Anna Kohen dy tё mbijetuara nga Holokausti.

Të dyja zonjat  janë veprimtare tё shquara nё informimin e opinionit amerikan pёr sakrificat e popullit shqiptar pёr tё shpёtuar hebrejtё dhe tё luftёs pёr tolerancё dhe harmoni mes njerёzve, pavarёsisht racёs, fesё dhe kulturёs sё tyre.

Presidenti u dorёzoi zonjave Kohen dhe Neumann “Titullin pёr Merita tё Veçanta Civile” me motivacionin “Nё njohje tё veprimtarisë tё vazhdueshme pёr tё bёrё tё njohur kontributin e Popullit shqiptar pёr shpёtimin e hebrenjve gjatё Holokaustit dhe pёr promovimin e tolerancёs dhe mirёkuptimit”, nё njё ceremoni tё zhvilluar enkas nё selinё e Komitetit Hebreo-Amerikan nё Washington  D.C., gjatё sё cilёs u shfaq edhe filmi dokumentar “Shpёtimi nё Shqipёri”, me dёshmi tё gjalla pёr shpёtimin e hebrenjve nё Shqipёri./ 9.02.2014

blank

       


Send this to a friend