Agron Muharrem Starova ka lindur në 16 korrik 1929 në qytetin e Pogradecit në një familje të nënpunësi i lartë.
Babai i tij Muharremi ka qënë me gradën Major në Ushtrinë e vitev ‘20- ‘30,
një vëlla Skënderi kish studiuar në Akademinë Ushtarake në Itali ,
ndërsa Tomorri kishte studiuar në Shkollën Normale Elbasan.
I rritur me atdhedashuri në moshë të vogël në vitin 1944 rreshtohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare në Brigadën e IV-S dhe I-S ku lufton kundër nazifashistët deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Në shtator të vitit 1945 fillon studimet në Shkollën ushtarake “Skënderbej” në Tiranë deri në vitin 1949.
Për arsye shëndetsore nuk e përfundon.
Kthehet në Pogradec dhe vazhdon Shkollën Pedagogjike pa shkëputje nga puna.
Agroni kishte pasion artin skenik dhe aktivizohet në lëvizjen kulturore artistike të qytetit si aktor dhe regjizor.
Në vitin 1951 emërohet Regjisor i Teatrit të Qytetit të Pogradecit deri 1953. Ai organizon shumë aktivitete artistike ku u përfshinë edhe nxënësit e shkollave duke patur sukses.
Në vitin 1952 në Pogradec bashkë me një grup të vogël të artit skenik, ai bashkë me Piro Xëxin krijojnë bërthamën e Teatrit të Kukullave, që pati një emër dhe sukses jo vetëm në qytetin e POgradecit por edhe jashtë tij.
Komunikimi i shkëlqyer me brezin e ri, jo vetëm në aktivizimin por edhe në zbulimin e talenteve të reja bëri që prej vitit 1954 deri në vitin 1964 ai punon si Drejtor në Shtëpinë e Pionierit Pogradec duke organizuar shfaqe teatrale, festivale dhe koncerte shumë të sukseshme.
Ishin këto suksese në jetën kulturore artistike të qytetit që në vitin 1964 bënë të emërohet Inspektor në Seksionin e Arsimit dhe Kulturës ku punoi deri 1969.
Në 22 mars 1969 emërohet mësues në Shkollën “ Koli Gusho” ku jep mësim në lëndën e Gjeografisë.
Në vitin 1971 përfundon ndërtimin Shkolla “30 vjetori i Çlirimit” ( sot Shkolla Kozma Basho) dhe Agroni Starova emërohet Nëndrejtor ku punon deri në vitin 1976.
Në shtator 1976 emërohet Nëndrejtor në Shkollën “ Koli Gusho” duke punuar me pasion dhe korrektësi deri në vitin 1984 ku dhe doli në pension.
Puna e Agron Starovës vazhdoi edhe mbas pensionit.
Duke qënë i apasionuar pas artit por dhe sportit ku ka punuar për një periudhe të gjatë edhe si gazetar sportiv shkroi mjaft artikuj në gazetat e kohës.
Boton librat me vlere mbi historikun e Teatrit të Kukullave dhe Sportit në Pogradec titulluar “Një jetë me artin e skenës” dhe “Sporti në Pogradec”.
Agroni gjithmonë ka gëzuar simpatinë dhe respektin e qytetarëve, nxënësve dhe kolegëve.
Agron Starova u nda nga jeta më 27 Prill 2009.
Ai mbetet një nga emrat e respektuar me të cilin qyteti i Pogradecit krenohet.