VOAL

VOAL

Humbën vajzën nga përplasja me skafin, familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime në Himarë (VIDEO)

August 2, 2022
blank

Komentet

blank

Zhupa: 6 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, nuk të harrojmë

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kujtuar sot Ardit Gjoklajn në vitin e 6 të ndarjes nga jeta në landfillin e Sharrës.

Një fadromë i mori jetën adoleshentit Gjoklaj, i cili kishte shkuar të punonte në Sharrë, për të siguruar lekët për të blerë librat dhe rrobat për në shkollë.

‘Nuk do të të harrojmë’, shkruan Ina Zhupa në Facebook.

‘6 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës.

Kujtojmë Arditin dhe nuk do rreshtim kurrë të kërkuari drejtësi për të.

Fajtorë ende nuk ka! Drejtësi ende nuk ka! Landfilli i Sharrës sot quhet “incenerator” kryhet një krim tjetër ndaj qytetarëve. Ajo është skenë dyfishe krimi që vetëm drejtësia shqiptare nuk e shikon.

Arditi ishte fatkeqi që donte të mblidhte pak para për librat e shkollës dhe gjeti vdekjen nga kushtet zero që bashkia lejonte të punohet nën hundën e saj.

Fajtorët janë me kostume dhe ende qeverisin, ndërkohë familja pret drejtësi. #ArditGjoklaj #NukTëHarrojmë’, shkruan në Facebook. deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

SYRI.NET

blank

Ik “truri”- 1 në 3 maturantë largohet për studime jashtë vendit

Mbi 21 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri. Pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2, ekspertë në Ministrinë e Arsimit tregojnë se cilat janë programet më të preferuara nga të rinjtë.

Mjekësia, farmacia, stomatologjia dhe degët e tjera të Universiteteve të Mjekësisë zënë vendin e parë në preferencat e maturantëve të këtij viti. Në vend të dytë janë programet e fakulteteve të ekonomisë me një diferencë të ngushtë nga degët e teknologjisë së informacionit. Këtë vit bie kërkesa më e ulët për drejtësinë, e cila është në vend të katërt në preferencat e të rinjve.

Tashmë universitetet publike dhe private, kanë nisur përllogaritjen e pikëve për çdo kandidat, referuar rezultateve të gjimnazit, notave të Maturës Shtetërore dhe kritereve të vendosura nga shkollat e larta për çdo program studimi.

Më 30 gusht, universitetet shpallin listën e fituesve përmes portalit-u Albania, për të nisur më pas procesin e regjistrimit në shkollat e larta, sipas raundeve të ndryshme që mundësojnë lëvizjen e listës.

Ajo që bie në sy, këtë vit, është numri i ulët i kandidatëve për universitet shqiptare, rreth 21 mijë  aplikues nga 31 mijë që është numri i maturantëve të këtij brezi. Ndërkohë që në shifrën e aplikuesve janë përfshirë edhe maturantët nga Kosova, të cilët sivjet hyjnë në garë të barabartë me të rinjtë nga Shqipëria. Ndërkohë burime nga ministria e Arsimit tregojnë për A2 se mbi 10 mijë maturantë nga Shqipëria këtë vit kanë aplikuar për të studiuar në universitete jashtë vendit. gsh

blank

Sveçla për sulmet në veri: Grupet ilegale serbe po përpiqen të pengojnë punën tonë

RFE/RL

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet ilegale serbe janë duke bërë përpjekje për të penguar punën e autoriteteve të Kosovës.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar sulmin e së shtunës ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sipas Policisë, njësiti për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, por nuk ka të plagosur.

Sveçla ka thënë se Policia ka qenë duke kryer kontrollin rutinor në këtë liqen.

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar, ose për t’i vrarë ata”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook.

Sipas ministrit, grupet ilegale serbe “tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe”.

Ai ka thënë se autoritetet nuk do të zmbrapsen nga kryerja e detyrave të tyre, “pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet Policia e Kosovës.

Vetëm në prill të këtij viti janë regjistruar të paktën gjashtë sulme ndaj këtij institucioni.

Infografikë nga arkivi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në korrik se, ata që janë duke e sulmuar Policinë e Kosovës në veri të vendit, janë të njohur për organet e rendit si individë të kyçur në aktivitete ilegale.

Sipas tij, bëhet fjalë për disa grupe të kontrabandistëve, që janë të koordinuara ngushtë nga institucionet e Serbisë.

Ditë më parë, në veri të Kosovës ka pasur tensione për shkak të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat e makinave – me emra të qyteteve të Kosovës – që lëshojnë autoritetet e Serbisë, si dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për lëvizjen e lirë më 2011, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Më 31 korrik, një ditë para zbatimit të vendimeve në fjalë, serbët lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Si pasojë e situatës së tensionuar, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimeve për 1 shtator, me kusht që serbët lokalë të heqin barrikadat.

Barrikadat janë hequr deri në pasditen e 1 gushtit.

Beogradi zyrtar nuk e ka mirëpritur hapin e Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat dhe këto dokumente, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë theksuar se Kosova është në të drejtën e saj dhe po vepron në linjë me marrëveshjen e Brukselit.

blank

Flet e afërmja e Jonadës: Po fshihen detaje të rënda, prindërit do t’i drejtohen ambasadës britanike për të depozituar provat

Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares së vrarë 4 ditë më parë në Himarë pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase tha se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia.

Kuçana u shpreh se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme”, tha Kurçana.

Ajo tha se do të depozitohen në prokurori video me fakte shumë të rënda, për të cilat ka shumë dëshmitarë.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase. bw

blank

Inceneratorët- Kryemadhi publikon dosjet e dërguara në SPAK: Evazioni fiskal kap vlerën 30 milionë dollarë, ndërsa….

Monika Kryemadhi në një postim në Facebook ka publikuar dosjet e dërguara në SPAK për aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi shkruan ndër të tjera se “paratë që mund të shkonin për rritje pagash dhe pensionesh, shkojnë për llogari të zyrtarëve të qeverisë, përmes skemës së inceneratorëve”.

Postimi i plotë:
Çdo ditë që kalon, paratë që mund të shkonin për rritje pagash dhe pensionesh, shkojnë për llogari të zyrtarëve të qeverisë, përmes skemës së inceneratorëve. Çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëve, me paratë e gjakut të shqiptarëve. E përmes kësaj vjedhje të përditshme, pushteti tenton të korruptojë, manipulojë e kontrollojë edhe çdo qelizë tjetër në vend, që të vijojë i pashqetësuar vjedhjen.
Këto në foto janë dosjet e dërguara në SPAK përpara disa javësh, ku faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën 30 milionë dollarë, ndërsa me skema të ngjashme si inceneratorët, llogaritet një evazion fiskal 189 milionë dollarë.
Ndërkohë, me fakte, shkresa dhe analizë profesionale, janë evidentuar më parë edhe të gjitha shkeljet proceduriale të zyrtarëve të inceneratorëve.
Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre në këtë çështje. Zbardhja e inceneratorëve duke mos mbyllur sytë ndaj fakteve, duke kryer hetime me integritet larg intimidimeve apo joshjeve, si dhe ndjekja e parasë së korrupsionit, është pikënisje e një drejtësie të vërtetë e të pavarur në Shqipëri.

blank

Denoncimi- Skafi i Komisarit të Policisë përdorej për trafik droge nga Habilajt dhe Geron Xhafa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri policie, i cili denoncon faktin se skafi me të cilën Komisari Arjan Tase vrau vajzën 7-vjeçare është përdorur për trafik droge.

“Skafi që përdori Tase ditën e tragjedisë shërbente për trafik droge’, shkruan kreu i PD, që publikon mesazhin e qytetarit dixhital.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.

Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy  motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar…!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike…!

Faleminderit.

blank

Afera e inceneratorëve- Kreu i SPAK paralajmëron ndëshkim: Janë të përfshirë disa institucione, ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se hetimet për aferën e  inceneratorëve do vazhdojnë deri në fund.

Ai u shpreh se po punohet për dosjet, po mblidhen prova dhe ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit.

“Çështja e inceneratorëve është komplekse, pasi sepse janë të përfshira shumë institucione. Është një volum i madh pune. Ne kemi tre hetime penale për tre incneratorëve. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet do të vazhdojnë deri në fund. Kushdo që do ketë shkelur ligjin do të përgjigjen deri në fund.

 

Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, u shpreh ai.

blank

Vrasja e 7 vjeçares në Himarë, Berisha nxjerr emrin e pronarit të skafit: Ja kush e riktheu në detyrë Arjan Tasen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi mori pjesë në protestën e djeshme për tragjedinë ku Jonada Avdia u vra nga një gomone e drejtuar nga komisari Arjan Tase, ka dalë në një konferencë për mediat.

Ai ka zbuluar fakte rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, duke akuzuar edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.

FJALA E BERISHËS:

blank

 

Falënderoj të gjithë qytetarët që vetorganizuan një proteste qytetare të madhe, për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend, po të kishte ndodhur. Të dhënat që dalin rreth këtij problem, gjithçka flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror.

Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronë e Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet. bw

blank

Çuçi e pranon: Kam një shoqatë velierash sportive

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u bë i gjallë.

Në një reagim, ai pranon se ka një shoqatë velierash sportive, ashtu siç është denoncuar në media.

Edhe pse dokumenti u publikua nga media, Çuçi mundohet të bëjë insinuata politike.

Pavarësisht se është kërkuar dorëheqja e tij, ministri nuk ka mbajtur asnjë qëndrim. Madje ai nuk adreson as edhe një ngushëllim.

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij,” thotë Çuçi në reagimin arrogant.

syri.net

blank

Marshim-homazh për Jonadën 7-vjeçare në Shëngjin, qytetarë me lule dhe qirinj në duar i bashkohen thirrjes së Dom Gjergj Metës (VIDEO)

Qytetarë të zonës së Lezhës, Laçit dhe Rrëshenit i janë bashkuar thirrjes së Dom Gjergj Metës për një marshim homazh në Shëngjin, në përkujtim të vogëlushes Jonada Avdia që gjeti vdekjen në plazhin e Potamit, ku u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi se nisja e qytetarëve përkrah anëtarëve të Dioqezës së Lezhës dhe Rrëshenit u bë nga oborri i Kishës së Shëngjinit me lule dhe qirinj në dorë drejt bregdetit.

Marshimi nisi në orën 19:00, ndërsa në breg të detit u ndezën qirinj dhe është thënë një lutje nga të pranishmit për vogëlushen që sipas Dom Gjergjit humbi jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve.

“At, ai është Ati i të gjithë neve dhe Ati i Jonadës së Vogël që humbi jetën por edhe lutja për familjen e saj”, tha Dom Gjergj Meta para thënies së lutjes për 7-vjeçaren.

Ishte Lejla, një vajzë 6 vjeçe, në moshën e Jonadës së vogël që ka hedhur e para lulet në det dhe më pas të gjithë qytetarët pas saj, duke ndezur edhe qirinjtë.

Në tubim ka marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj përkrah vajzës së saj të vogël.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Policia e Lezhës dhe ajo e Bregdetit ka ushtruar disa kontrolle në vijën bregdetare për të ndaluar përdorimin e mjeteve lundruese përreth plazheve në Adriatik.

Kjo, pasi distanca prej 300 metër largësi nga bregu që frekuentojnë pushuesit për mjetet ujore, nuk respektohet. bw

blank

Mes lotësh e dhimbjeje i jepet lamtumira e fundit 7-vjeçares që u përplas për vdekje nga skafi në Himarë (VIDEO)

Është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja e cila ndërroi jetë dje, pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Mes dhimbjes së thellë e lotëve, familjarë e qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit vogëlushes Jonada.

E mitura, që ishte kthyer në atdhe me prindërit për disa ditë pushime, u nda nga jeta tragjikisht, nga papërgjegjshmëria e Tases.bw

blank

Tragjedia në Himarë, Rama shmang FB-në, por e masakrojnë edhe në Twitter

Prej kohësh Edi Rama ka shmangur postimet në Facebook, pasi përballet gjithmonë me reagime të shumta dhe të ashpra ndaj tij dhe qeverisë që drejton.

Ka zgjedhur Twitterin, për të sharë e sulmuar me fjalorin e tij, mediat dhe kundërshtarët e tij.

Por sot nuk ja ka dalë dot të shmangë reagimet e shumta negative ndaj tij.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër tij, kundër shtetit që ka ngritur, pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku Komisari i Policisë i mori jetën një fëmije të pafajshëm, thjeshtë për shkak të arrogancës së tij.

Në fakt, kjo është një arrogancë e ngritur në sistem, një arrogancë që rrjedh që nga koka, që është Edi Rama dhe zbret deri edhe të punonjësi më i rëndomtë i këtij shteti lacash dhe maskarenjsh që ka ndërtuar, po ai, koka Edi Rama.

blank

blank

blank

blank

blank


Send this to a friend