Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar abuzimet korruptive, sipas tij me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila prej ditës së djeshme (23) nëntor është bllokuar për shkak të shembjes së një masivi shkëmbor.
Berisha teksa ka publikuar një video thotë se Balluku dhe Rama ndryshuan projektin, rritën gjatësinë e rrugës vetëm për të vjedhur 370 milionë euro.
Përveç kësaj- shkruan Berisha- sakarptet e saj lënë pa asnjë ndërhyrje përforcuese ndaj dhe shemben dhe vetëm shemben
“Ndërtimi i Rrugës Qukës-Qaf Ploçë ka filluar në vitin 2009. Ajo perfundoi pas 16 vitesh. Rama-Balluku i ndryshuan projektin, rritën gjatësinë e rrugës vetëm për të vjedhur dhe çmimi i saj nga 73 milionë euro me të cilin ishte prokuruar, arriti me metodën “vidh e vidh” në 370 milion euro. Përveç kësaj Sakarptet e saj lënë pa asnjë ndërhyrje përforcuese ndaj dhe shemben dhe vetëm shemben”, shkruan Berisha. gsh
Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri.
Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga vëllai i krebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako.
Rawafed Al Torok dhe 2 T përlanë së bashku rreth 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Kjo është një sagë zvarritjesh dhe rritjesh të pandalshme kostosh, e cila çoi në rezultatin e shembjes së rrugës.
Loti 3 i rruges
Pronari i 2T, Artan Sako, i cili është në rrjetën e SPAK për disa hetime, thuhet se është zhvendosur në Londër prej disa kohësh. Nuk dihet nëse ky largim ka lidhje me hetimet e SPAK apo është thjesht një zhvendosje rutinë për çështje personale.
Artan Sako, pronar i 2T
Por e sigurtë është që qytetarët shqiptarë, pasi paguan 75 milionë dollarë për 9 kilometër rrugë, tani po pësojnë mbi kurriz koston e korrupsionit galopant nga banda e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e afërta me qeverinë.
Saga
Në vitin 2014, Parlamenti miratoi marrëveshje e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Financimin e Projektit të Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”.
Rruga Qukës-Qafë Pllocë u tenderua e ndarë në tre loti. Loti 3, i cili përfshinte një gjatësi totale prej 9.5 kilometrash, fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 25 milionë dollarë. Por paratë për këtë lot firuan shpejt dhe tre vjet më vonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi dyfishimin e fondit.
“Me shkresën nr.120, datë 22.01.2017, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit i ka kthyer përgjigje Kordinatorit të Projekteve të Huaja me tabelën financiare duke e vënë në dijeni se shuma e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim arrin vlerën 25 milion USD dhe vlera e kërkuar për përfundimin e projektit është 49,3 milionë dollarë, e konfirmuar edhe nga shkresa me nr.ref A2014-02/2017-75 e Konsulentit,” zbuloi një raport i KLSH-së.
Sipas ARRSH dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit, kjo diferencë vinte si pasojë se projekti nuk ka pasur financim të plotë. Këtu nis një histori kaosi shifrash, që ndryshonin çdo javë.
Fillimisht, ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 17.06.2020, i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi në shumën 49 milionë USD për plotësimin e financimit të Lotit 2 në rrugën, Qukës Qafë Pllocë. Por vetëm një javë më vonë ndërroi mendje dhe kërkoi vetëm gjysmën.
Me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 25.06.2020, MFE i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi, por këtë herë në shumën 25 milionë USD për përfundimin e Lotit III.
Por 6 muaj më vonë, kostoja ndryshoi sërish dhe u rikthye tek varianti fillestar. Me shkresën nr. 17876/5 prot., datë 18.12.2020, MFE i kërkon Fondit Saudit për Zhvillim edhe 24 milionë të tjera për financimin e plotë të Projektit (Loti III).
Me miratimin në parlament të kësaj shtese të financimit prej 49 milion USD praktikisht kosto për Lotin 3 u rrit krahasimisht me 48 për qind me kontratën bazë me 48%, një vlerë tepër e lartë krahasimisht me marrëveshjen fillestare nga 50 milion dollarë në 74 milion USD vetëm për Lotin 3.
Shtesa prej 25 milionë dollarësh krahasuar me koston fillestare u kërkua pikërisht me motivacionin e stabilizimit të skarpatave të rrugës. Ironikisht ato skarpata, të cilat u shembën vetëm një muaj pas përurimit të rrugës.
KLSH paralajmëroi shembjen
Ajo që ndodhi sot me shembjen masive të rrugës nuk është një rrufe në qiell të hapur. Rënia e rrugës në lotin 3, ishte paralajmëruar pak muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një raport auditimi, KLSH konstatonte se projektzbatimi për lotin 3 ka rezultuar me mangësi të theksuara.
“Trupi i rrugës sipas projektit origjinal është dhënë kudo i njëjtë, duke mos llogaritur zgjerimet e nevojshme të rrugës, kryqëzimet, vend parkimet, sistemet e kullimit dhe drenazhet, si dhe përforcimin e trupit të rrugës. Paketa e shtresave rrugore është projektuar uniformë, pavarësisht formacioneve gjeologjike-gjeoteknike, kur rruga është në gërmim apo mbushje,” thuhej në raportin e KLSH.
Sipas raportit, vizatimet e rrugës nuk përputheshin me udhëzimet e raportit gjeoteknik, përsa i takon kategorisë së gërmimeve të shpateve dhe ndërkohë nuk ishte parashikuar ndërtimi i mureve gabione si masë mbrojtëse për parandalimin e rrëshqitjeve.
“Nga verifikimi në terren rezultoi se pjesa më e madhe e materialit shkëmbor i cili del nga gërmimet e skarpatave është i papërdorshëm pasi copëzohet dhe shkriftohet në prezencë të agjentëve atmosferik. Ky fenomen do të krijojë probleme serioze edhe në lartësinë e skarpatave, pasi do të krijohen fenomene të rrëshqitjes së tyre, sidomos për faktin se për këto skarpata nuk është parashikuar asnjë fenomen mbrojtjeje për rrëshqitje të tyre,” paralajmërohej në raportin e KLSH-së./Kapitali.al
Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis Berberin, atëherë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Takimi u zhvillua në orën 11 të paradites, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që më vonë vendosi pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë. Çfarë u diskutua në atë takim mbetet e paqartë. Por dy orë më vonë, shkëmbimet në telefon mes Ballukut dhe Berberit, zbulojnë mënyrën se se si përzgjidheshin përfituesit e parave publike.
“Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT. Dhe mos ta shoh në vend tjetër,” i shkruante ministrja. Berberi e takoi Shtufin po atë pasdite dhe raportoi përsëri: “E takova ok.”
Sipas prokurorisë, “EUT” i referohej kompanisë “Euroteorema”, ndërsa “Nova” ishte “Nova Construction 2012”, biznesi i Shtufit. Katër ditë më pas, këto dy kompani dhe një e tretë, “PE-VLA-KU” sh.p.k., nënshkruan një marrëveshje ortakërie. Të nesërmen, më 15 shtator, u shpallën fitues të tenderit për ndërtimin e “Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me fond limit 2.5 miliardë lekë.
Për prokurorët, mesazhet e asaj dite janë prova që ministrja ndikoi drejtpërdrejt në formimin e bashkimit të operatorëve dhe, rrjedhimisht, në rezultatin e garës, një rezultat që, sipas tyre, u shoqërua me tolerime të pajustifikueshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pavarësisht kritereve skualifikuese në dokumentacion.
Megjithëse hetimi i SPAK-ut fokusohet te Loti 4, një analizë e procedurave të prokurimit për të gjithë segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, e kryer nga BIRN, sugjeron se konkurrenca mes operatorëve ka munguar dhe ofertat që janë shpallur fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit. Sipas ekspertëve të prokurimit publik, në këto raste shifra flasin qartë.
“Në tërësi, në këtë sektor, për shkak të përqendrimit të madh të fondeve buxhetore, lidhjeve të shkurtra të lobistëve vendas dhe ‘miqve’ të huaj të Kryeministrit Rama, korrupsioni mbetet një problem sfidues për SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese,” tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
Belinda Balluku u mor e pandehur dy javë më parë për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Të enjten ajo u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës Speciale dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.
Në një deklaratë në Kuvend të mërkurën ajo i cilësoi akuzat penale ndaj saj si baltë, aludime, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtra.”
Procedura të paracaktuara
Mbikalimi te Kopshti Zoologjik në Tiranë fotografuar me dron më 22 Mars 2020. . Foto: LSA
Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh rrugor brenda kryeqytetit, një rrugë rrethore që synon të krijojë një qark lëvizjeje rreth Tiranës për të shmangur trafikun që kalon nëpër qendër të qytetit. Kjo rrugë ka një gjatë prej 28.7 kilometrash dhe për ndërtimin e saj janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi nga ARRSH, tregojnë se në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të parlamentare, financimet për Unazën e Madhe pësuan një bum dhe u dhanë 7 tendera, duke regjistruar normën më të lartë vjetore të shpenzimeve buxhetore.
Mesazhet mes Berberit dhe një prej vartëseve të tij, të identifikuar si Miranda Shkurti, po ashtu nën akuzë për këtë tender, tregojnë se të enjten më 12 gusht 2021, zyrtarë të ARRSH-së punuan me orë të zgjatura për të bërë publike tenderat dhe për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar në aplikacionin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Gjatë gjithë kohës Berberi, edhe ai pa gjumë, kontrollonte procesin. Në orën 23:09 ai i shkruan Shkurtit, shefe e prokurimeve publike në ARRSH: “Hidheni edhe pas 12 që nesër të rrimë rehat se do na tërbojnë”.
Nxitimi, siç del nga mesazhet, lidhej me kërkesën që ofertat duhej të hapeshin më 15 shtator dhe publikimi duhej të kryhej në kohë. Por hetimi, i fokusuar në Lotin 4, tregon se e gjithë procedura ishte një burokraci që nuk ndikoi fare në rezultatin përfundimtar.
Në fakt, bisedat e mëvonshme mes Ballukut dhe Berberit tregojnë se fituesit dhe mënyra se si do merrnin pjesë në garë ishin përcaktuar paraprakisht. Vetëm katër ditë para hapjes së ofertave për shtatë tenderat, Balluku orienton një bashkim kompanish për të marrë pjesë në njërën prej garave. Në mesazhe ajo kushtëzon njërën prej kompanive që pritej të ishte mes fituesve të mos merrte pjesë në garat e tjera.
Përveç kësaj, prokuroria thotë se ministrja dhe vartësit e saj bënë gjithçka gati që procesi të mbetej nën kontroll. Nga tetë pjesëmarrës në garë, shtatë u skualifikuan sepse nuk përmbushnin kriteret; mes tyre edhe një kompani që u shpall fituese në një lot tjetër të garave për Unazën e Madhe, të hapura po atë ditë. Më shumë se kaq, disa nga ofertuesit shkuan në tender “me duar në xhepa”: pa ofertë ekonomike, pa dokumente bazike si sigurimi i ofertës apo vetëdeklarimi.
Por, megjithëse gjithçka dukej e kopsitur dhe rivalët në garë të skualifikuar, prokuroria thotë se administratës nën varësinë e Ballukut iu desh të mbyllte sytë edhe para një sërë problemesh të operatorit fitues. Prokuroria gjeti se bashkimi i operatorëve, në kriterin e “punëve të ngjashme”, kishte paraqitur punime që nuk lidheshin fare me rrugët.
“Rezulton se objekti i këtyre kontratave të paraqitura si ‘punë të ngjashme’ është ndërtimi i objekteve të banimit, ndërsa objekti i kontratës së prokurimit ka të bëjë me punime ndërtimi për autostrada dhe rrugë,” thuhet në kërkesën për masë sigurie për Ballukun dhe të tjerët.
Prokuroria thotë se hetimet tregonin qartë se ministrja dhe vartësit kishin ndihmuar fituesin në mënyrë të paligjshme.
“Shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi; anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘Euroteorema Peqin’ sh.p.k., ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. dhe ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k., duke vepruar në kundërshtim me ligjin,” thuhet në dokument.
Mungesë konkurrence
Shtatë tenderat e shtatorit 2021 për Unazën e Madhe
Nga shtatë tenderat e 15 shtatorit, përfshirë “Lotin 4”, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit. Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat.
Kjo çështje vjen si akuza e dytë për paracaktim tenderash ndaj zv.kryeministres, e pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme. Përveç dosjes së Unazës, Balluku akuzohet edhe për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilin u mor e pandehur më 3 nëntor të këtij viti. Ajo i ka mohuar akuzat.
Nga ana tjetër, të dhënat e BIRN dëshmojnë se kjo nuk është një anomali e vitit 2021, por pjesë e një modeli që shfaqet përgjatë shumë vitesh. Analiza e 21 nga 23 tenderave për Unazën e Madhe të Tiranës, ku mes viteve 2011–2024 u dhanë 45.9 miliard lekë, tregon se dhjetë procedura u fituan me më shumë se 98% të fondit limit, pjesa tjetër me mbi 94%; ndërsa vetëm në dy tendera kompanitë në garë dhanë oferta që i kursyen buxhetit mbi 20% të fondit.
Ekspertët thonë se tenderat, në një pjesë të mirë të të cilëve pati vetëm një garues të kualifikuar, paraqesin një sërë flamujsh të kuq dhe shenja të mungesës së konkurrencës.
Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh.
Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës ALTAX thotë se këto shifra përputhen me një treg të deformuar dhe vuri theksin te humbja e madhe që buxheti kishte për shkak të këtij deformimi.
“Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh,” tha ai.
“Hetimet institucionale kanë konfirmuar përsëritje të modeleve të skualifikimeve, të cilat mund të reduktojnë besimin në mekanizmat e prokurimeve publike”, shtoi Gjokutaj.
Një skemë e përsëritur
Prokurimi për Lotin 4 nuk është hera e parë që një procedurë për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës rezulton e manipuluar.
Në vitin 2018, një skandal shpërtheu kur u zbulua se DH Albania – një kompani e regjistruar në Delaware, që kishte fituar një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit rrethrrotullimi “Shqiponja” – “Pallati me Shigjeta”, ishte në fakt një kompani fantazmë. Skandali u mbyll me dënimin me 6 muaj heqje lirie për falsifikim dokumentesh të administratorit të firmës.
Hetimet e SPAK kundër Ballukur, për momentin nuk duket të kenë dalë përtej procedurave tw Lotit 4, por të dhënat e mbledhura nga BIRN, për tenderat e segmenteve të ndryshme të Unazës së Madhe, tregojnë se ato vuajtën nga të njëjta sindromë, duke ngritur hije dyshimi për paracaktim të fituesve.
Sipas Zef Preçit, mungesa e konkurrencës në tenderët publikë për infrastrukturë është kthyer në normë gjatë drejtimit të qeverisë nga Partia Socialiste.
“Vitet e fundit një numër i madh procedurash janë zhvilluar me një ofertues të vetëm, duke ulur konkurrencën, sepse në shumë raste ofertat janë të paracaktuara,” tha ai.
Në 21 procedurat e prokurimit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, numri i kompanive të skualifikuara nga gara ka kuotuar mes 85% dhe 95% të pjesëmarrësve.
Gati gjysma e tenderave u zhvilluan vetëm me një kompani të kualifikuar.
Të dhënat për tenderat tregojnë se disa kompani u përfshinë në garë thjesht si numra. Pothuajse në të gjitha procedurat pati të paktën një kompani që nuk dorëzoi ofertë ekonomike.
“Shumica e kompanive skualifikohen për gabime formale, si mungesa e sigurimit të ofertës ose “mosdeklarimi i stafit,” tha eksperti Eduart Gjokutaj.
Përsëritja e këtyre skualifikimeve sugjeron një pjesëmarrje që nuk ka ndikim real në konkurrencë, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me ‘bid rigging’ (oferta të manipuluara) nga perspektiva e analizës së konkurrencës,” shtoi ai.
Gjokutaj shpjegon se, bazuar në vlerësimet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, skualifikimet e tilla mund të rrisin kostot e buxhetit publik me 20–30%.
“Ky fenomen korrespondon me modelin ekonomik të ‘market sharing’ (ndarja e tregut) në oligopole, ku pak kompani kontrollojnë mbi 70% të tenderave infrastrukturore,” tha ai, duke iu referuar një raporti të Autoritetit të Konkurrencës.
Përveç skualifikimit masiv, në tendera u vu re edhe fenomeni i “tenderit me rrotacion”. Për herë të parë në Unazën e Madhe kjo u dokumentua në vitin 2011, kur Autoriteti i Konkurrencës, pasi hetoi rastin, konstatoi se edhe pse kishte indikacione të forta për trukim ofertash — si rotacioni i ofertave dhe afërsia gati 100% me fondin limit — “hetimi nuk gjeti prova direkte të koluzionit mes sipërmarrjeve fituese.
Por fenomeni mund të ketë vijuar edhe në tenderat pasues, ndonëse numri i kompanive pjesëmarrëse është rritur formalisht, duke krijuar vetëm iluzionin e garës. Analiza e dokumentacionit tregon se kompani, të cilat më parë kanë ndërtuar vepra komplekse, “harrojnë” papritur të dorëzojnë një vërtetim licence apo sigurimin e saktë të ofertës në një procedurë që përfundon duke u fituar nga një “rival” i tyre. I njëjti rival bën gabime të ngjashme në një procedurë tjetër që i shkon kompanisë së parë.
Ky model i “gabimeve të qëllimshme” është çelësi për të kuptuar se si ruhet paqja në treg: kompanitë e mëdha hyjnë në garë vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, por dorëzojnë dokumentacion të mangët për t’u skualifikuar vullnetarisht, duke i hapur rrugën fituesit të paracaktuar pa qenë nevoja të ulin çmimin e ofertës.
“Bashkëpunimi korruptiv mes operatorëve, që çon në shfrytëzimin e fondit limit afër 100%; paraqitja e të dhënave të rreme; ndarja e tregut; ose përdorimi i kompanive të tjera ‘në emër të njëra-tjetrës’ [behët] vetëm për të shmangur transparencën”, tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
Gjokutaj, nga ana e tij, thotë se hetimet e SPAK për këto tendera kanë konfirmuar një model që përsëritet vazhdimisht.
“Kjo koherencë e modeleve përputhet me provat që SPAK ka dokumentuar në raste si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe,” tha ai.
Sipas tij, kjo është provë e një fenomeni ekonomikisht të lidhur me “rent-seeking” dhe “kapjen institucionale”.
Ai thotë se kostoja është e lartë, duke ulur potencialin e rritjes së PBB-së për 1–2%, sipas analizave rajonale të FMN-së.
“Financiarisht, modeli mund të shkaktojë humbje të buxhetit publik prej dhjetëra milionë eurosh,” përfundoi Gjokutaj./ BIRN
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar një video të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, ndërsa e ka cilësuar atë si “hajdutja më e madhe e kombit”.
Berisha ka ironizuar momentet teksa Balluku u bën moral vartësve të saj të përfshirë në afera korruptive dhe i paralajmëron se do të japin llogari një më një, ndërkohë që vetë është marrë e pandehur e SPAK për aferat 210 mln euro, atë të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës.
“Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive, i ka hyrë detit në këmbë. I ka marrë në qafë të gjithë taksapaguesit shqiptarë dhe për këtë do të përgjigjeni një për një të gjithë. Do të bëhet një shembull, se çfarë ndodh kur ka grupe të strukturuara. Ky është grup i strukturuar, besoj se e kuptoni. Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shtetit shqiptar dhe të taksapaguesve shqiptarë”, dëgjohet të thotë Balluku në video, ndërsa Berisha shkruan krahas saj: “Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës jep leksion kundër vjedhjes”. gsh
Balluku duke lajmeruar inagurimin e rruges Qukës-Qafë Plloçë
Një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.
Pas shirave të shumtë që ranë ditët e fundit është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit. Pas situatës kritike, kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendose në përdorim një bypass provizor për kalimin e mjeteve. Kjo është problematika më e madhe e regjistruar në këtë aks, pas problemeve të tjera të regjistruar më herët.
Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.
Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj. bw
GJKKO ka pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Ballukun, ndërsa ajo është marrë e pandehur zyrtarisht 3 javë më parë nga SPAK, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
Detaje të reja janë zbuluar nga komunikimet e Ballukut me vartësin e saj, Evis Berberi, i cili në kohën e shkëmbimit të mesazheve të zbuluara nga prokuroria mbante detyrën e kreut të ARRSH.
Sipas dosjes, nga këqyrja e celularit të Evis Berberit, shihet se si zëvendës kryeministrja e udhëron ish kreun e ARRSH që të mos lejojë më që Lefter Gështenja të marrë më punë në Republikën e Shqipërisë.
Pjesë nga dosja:
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.
Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”.
Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romano“.
Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.
Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.
Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”.
Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.
Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.
Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.
HETIMET
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. bw
News24 dhe BalkanWeb kanë zbardhur dosjen e SPAK për Belinda Balluku teksa komunikon me ish drejtorin Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë.
Në biseda zbardhen udhëzimet që Balluku jep se kur duhet të publikohet fituesi i tenderit për tunelin e Llogarasë.
Balluku dhe Berberi komunikojnë përmes aplikacionit “Signal Private Messenger” lidhur me vlerësimin e ofertave për projektin e tunelit të Llogarasë.
Pjesë nga dosja:
Në lidhje me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.
Në orën 10:53, Belinda Balluku: “Prit dhe pak”.
Në orën 10:53, Evis Berberi: “Per tunel ok?”.
Në orën 10:54, Belinda Balluku: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.
Në orën 10:54, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 13:37, Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”.
Në orën 13:43, Evis Berberi: “Ok Per pak”.
Në orën 16:06, Evis Berberi: “Tuneli u nxorr Sapo”.
Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga këqryja në sistemin elektronik të prokurimit publik, rezulton se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka përfunduar vlerësimin në datën 01.10.2021, në orën 16:07.
HETIMET
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Ministrja: Ikni shijoni fundjavën! Ke një plehrë aty që flet…
Në kuadër të një hetimi mbi procedurat e prokurimit për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”, janë bërë publike komunikime të shumta telefonike mes zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të datës 1 dhe 5 tetor 2021.
Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë.
Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.
Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, duke pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme.
Balluku i përgjigjet: “ Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.
Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
Pjese nga dosja
Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.
Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.
Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.
Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.
Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.
Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.
Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.
Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.
Në orën 16:12. Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.
Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.
Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.
Në orën 21:33. Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.
Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.
Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”. Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.
Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.
Ministrja ultimatum vartësit: Mos ta shoh të marrë punë tjetër në Republikën e Shqipërisë
Janë bërë publike mesazhet e ministres tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku me vartësin e saj, ish kreun e ARRSH Evis Berberi, i cili ndodhet në burg.
Nga të dhënat e nxjerra nga aplikacionet e komunikimit “WhatsApp” dhe “Signal Private Messenger”, dalin në dritë shkëmbime mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me firma konsulence që ofrojnë shërbime projektimi dhe supervizimi.
Në dosje është publike se Balluku i përcjell Berberit një mesazh me tekstin “Civil Cons”, dhe menjëherë më pas saktëson: “Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim. Janë supervizor tek Porto Romano.”
Berberi konfirmon njohjen e firmës: “Po janë të Porto Romano.” Balluku shton: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet i Librazhdit i PD.” Më pas i thotë që “mos ta shohë të marr tjetër punë në Republikën e Shqipërisë.”
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.
Në orën 12:44. Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korah alikon. Jane supervizor tek porto romano”.
Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45. Belinda Balluku: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.
Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.
Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, zbardhi detaje të reja nga seanca e djeshme në GJKKO, ku u shqyrtuan masat e sigurisë për zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si edhe për dy zyrtarët e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Gjykata vendosi të mbajë në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërsa Gjyli dhe Elezi do të vijojnë me masën “arrest në shtëpi”.
Sipas Lalës, gjatë seancës ka pasur diskutime të forta me karakter juridik mes Ballukut dhe gjyqtarit të GJKKO-së.
Balluku mësohet të ketë kërkuar që çështja e masës së sigurisë të dërgohet për shqyrtim incidental në Gjykatën Kushtetuese.
Në një moment, Balluku është shprehur se pezullimi i saj krijon boshllëk në qeverisje, duke pyetur: “Nëse Edi Rama largohet jashtë vendit, kush do të thërrasë mbledhjen e qeverisë?”
Pas kësaj gjyqtari Erion Çela i ka tërhequr vëmendjen se po jepte opinioneme natyrë politike.
Po ashtu, sipas Lalës, Balluku ka kundërshtuar edhe masat për dy vartësit e saj, duke argumentuar se Elezi duhet të jetë aktiv për shkak të situatës së vështirë hidrike në KESH, ndërsa Gjyli, sipas saj, duhet të jetë në terren për menaxhimin e problemeve të shkaktuara nga moti i keq dhe gjendja e rrugëve.
“Ne, si qeveri, e kemi dërguar këtë çështje për shqyrtim, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju”, tha Lala, duke cituar deklarimet e Ballukut në sallë.
Klodiana Lala: Seanca u ndërpre për 2 orë me kërkesën e avokatit të mbrojtjes. Balluku u largua dhe u rikthye rreth orës 11:00. Seanca shkoi e qetë, ka patur vetëm debate juridike, Balluku ka folur gjatë në GJKKO. Ajo ka kërkuar që gjykata të çojë kërkesën për gjykim incidental në Kushtetuese.
Ajo i ka kërkuar gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela që “çojeni edhe ju si gjykatë në Kushtetuese”. Në qoftë se Edi Rama ikën jashtë shtetit kush do e mbledhe qeverinë. Gjykata i tërheq vemendjen se po jep opinione politike. Po mbani ne arrest Erald Elezin kur duhet te jetë në krye te punëve për shkak të situates hidrike te KESH. Po mbani ne arrest shtepie Gentian Gjylin kur situata me rruget per shkak te motit te keq eshte problematike
Kujtojmë se GJKKO konfirmoi sot pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures.
Gjithashtu, ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie”.
E para që u largua nga ambientet e GJKKO-së ishte Belinda Balluku, e cila vendosi të kyç gojën para mediave.
Menjëherë pas saj është larguar edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk foli për gazetarët.
“Belinda Balluku patjetër do të ankimojë masën sepse nuk mund të paraqitet në zyrë. A do të japë dorëheqjen dhe nëse jo, a do e shkarkojë Kryeministri? Dhe pyetja tjetër është se çfarë do të vendosë Kushtetuesja”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.
Zv.kryeministrja e pezulluar, përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuziv në Unazën e Madhe.
SPAK sqaroi se ndaj të pandehurës Belinda Balluku rëndojnë akuzat për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim sa i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunimsa përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
Seanca nisi rreth orës 09:00, por u ndërpre për dy orës pas gati 40 minutash. Gjatë kësaj kohe, Belinda Balluku u largua nga GJKKO për t’u rikthyer sërish më vonë.
Ajo u largua rreth orës 14:40, ku gjyqtari Erion Çela vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë.
Gjyqi u zhvillua për marrjen në pyetje të 3 të pandehurve, si edhe verifikimin e kushteve, kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit Belinda Ballukun, Gentian Gjylin e Erald Elezin.
Vendimi i GJKKO:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 120, datë 22.11.2025, vendosi:
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 22.11.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Partia Demokratike ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në kabinetin qeveritar, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, pasi ndaj kësaj të fundit GJKKO vendosi masën e pezullimit nga detyra si zv/kryeministre dhe bllokimin e pasaportës, për aferën 190 mln euro të tunelit të Llogarasë.
Në një deklaratë, PD e cilëson takimin 7-orësh të së mërkurës në Kryeministri, të zhvilluar pas pezullimit të Ballukut nga Gjykata, si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë penale dhe për të mbrojtur, sipas tyre, organizatorët e aferave me qindra milionë euro.
Opozita thotë se zbardhja e plotë e këtyre çështjeve kërkon largimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve të lartë për të mos ndikuar në hetime.
Deklarata
Takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, i cili u shoqërua me akuza dhe presione të ndërsjella mes Ramës dhe Ballukut, nuk ishte asgjë më shumë se një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale.
Kundërshtimi i tij për të shkarkuar Belinda Ballukun, duke u fshehur pas spërdredhjeve të jurisprudencës, të cilat në të vërtetë nuk i kupton, nuk është gjë tjetër veçse përçartje për të fshehur një të vërtetë që tashmë është e qartë si drita e diellit: urdhëruesi për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë ka një emër, dhe ai është Edi Rama.
Ky individ është përgjegjës direkt edhe për vjedhjen me termocentralet e Vlorës Tigri 1 dhe Tigri 3, Unazën e Madhe, koncesionet prej qindra milionë eurosh të rrugëve dhe për çdo akuzë tjetër me të cilën po përballet ekzekutuesi, por jo urdhëruesi.
Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat. Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta.
Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit.
Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë. bw
GJKKO ka konfirmuar në rrugë zyrtare se masat e sigurisë të mbeten në fuqi.
Sipas informacionit të gazetares së News24, Klodiana Lala, Balluku do ta ankimojë masën, pasi ajo nuk lejohet të hyjë në zyrën e saj në ministrinë e Infrastrukturës dhe në kryeministri.
“Belinda Balluku do të qëndrojë në masën e sigurisë së pezullimit nga detyra, bllokimit të pasaportës dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit. Pritet që ministrja Balluku ta ankimojë masën e sigurisë pasi ajo nuk shkon dot në zyrë dhe as nuk ushtron dot detyrën.
Ministres do i duhet të presë masën e apelimit në shkallën e dytë dhe shqyrtimin e kërkesës së Kryeministrisë nga Kushtetuesja për kompetencat mes Qeverisë dhe GJKKO për masën e pezullimit të një ministri.
Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, kanë mbetur masat në fuqi, arrest shtëpie.
Gjyli refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Ata nuk kanë dhënë asnjë reagim pas përfundimit të seancës për konfirmimin e masave paraprake të vendosura nga GJKKO.
Ka pasur debate gjatë seancës së masës së sigurisë me diskutime të forta juridike. Balluku ka pasur përveç të motrës Pamela Qirko edhe avokatin Ardian Kalija, që kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë.
Para seancës GJKKO i dha afat palëve që të njiheshin me aktet e dosjes pas kërkesës së bërë, ndërsa seanca rinisi më vonë dhe përfundoi në orët e pasdites. Balluku nuk dha asnjë shpjegim në dy hyrjet dhe daljet nga godina e GJKKO-së, duke mos bërë as komente.
Aktualisht pritet zbardhja e vendimit të gjyqtarit Çela, ku do shpjegohet përse janë vendosur këto masa, cilat ishin pretendimet e palëve dhe provat bazë të SPAK-ut për të dhënë masat shtrënguese ndaj zv/kryeministres.
Sipas procedurës konfirmimi i masave duhet të bëhej brenda tre ditësh. Kurse Balluku, sipas gazetares Lala, nuk del dot jashtë vendit pa lejen e SPAK, pasi do i duhet të kalojë në Pikën Kufitare dhe të regjistrohet në hyrje-dalje dhe ka ndalesë nga ana e SPAK-GJKKO.
Përfundimisht GJKKO ka vlerësuar të ligjshme kërkesat dhe masat shtrënguese të kërkuara nga SPAK edhe gjatë seancës së sotme të konfirmimit dhe dëgjimit të palëve.
Këto masa nuk prekin funksionet e Ballukut si deputete, pra si e zgjedhur, por vetëm si zv/kryeministre dhe ministre. Pas kësaj mase Balluku duhet të japë dorëheqjen vetë, ose ta shkarkojë kryeministri Rama, për të zgjedhur një emër tjetër si zv/kryeministre pasi është pozicion kushtetues dhe qeveria nuk mund të lihet pa zëvendës”, tha Lala.
Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.
GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun çka do të thotë se pezullimi i saj nga funksionet do të mbetet në fuqi dhe po ashtu për dy vartësit e saj, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Të cilët do të vijojnë të jenë “në arrest shtëpie”. bw
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar me vdekje gjyqtarin e GJKKO dhe prokurorin e SPAK për dosjen e Belinda Ballukut.
“Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz”, shkruan Berisha, duke iu referuar deklaratës së Ramës sot kur citoi ish-prokurorin amerikan Jackson. “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes; dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet”, ishte citimi i Ramës.
Për liderin e opozitës, Sali Berisha citimi i këtij paragrafi, ndërkohë që Lubi Balluku me peshën e 90 milion eurove të vjedhura së bashku me Ramën, nisej për në sallën e gjyqit, ishte një kërcënim madhor me vdekje për ata që kanë vendosur pezullimin e bashkëvjedhëses së tij, zv/kryeministres. “Ky është kërcënim me vdekje i zyrtarëve në detyrë nga njeriu që për pushtetin e tij është i gatshëm të kryejë çdo krim”.
Denoncimi i Berishës Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz.
Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit.
Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi atyre plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan, i cili sipas tij ka thënë:
“Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes; dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”
Citimi i këtij paragrafi, ndërkohë që Lubi Balluku me peshën e 90 milion eurove të vjedhura së bashku me Ramën, nisej për në sallën e gjyqit, ishte një kërcënim madhor me vdekje për ata që kanë vendosur pezullimin e bashkëvjedhëses së tij, zv/kryeministres.
Ky është kërcënim me vdekje i zyrtarëve në detyrë nga njeriu që për pushtetin e tij është i gatshëm të kryejë çdo krim.
Ky nuk është kërcënim për pezullimin e Ballukut, por drejtpërdrejt kërcënim me vdekje, sepse në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera, Rama është Hajduti i Parë, Lubia vjen fill pas tij.
Shtoj këtu se në rastin e Lubi Ballukut, çdo masë dhe çdo hap është ndërmarrë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, madje me zbatimin e tyre në formën më të lehtë të mundshme.
Sepse, në rast se do të zbatonin me rigorozitet ligjin, Lubia duhet të ishte si Lali Vjedhësi, dhe sot Ramës duhej t’i komunikohej akuza për vjedhjen në bashkëpunim të 90 milion eurove.
Heqja e imunitetit dhe arrestimi i Lubisë do të ishte zbatimi i plotë i frymës dhe germës së Kushtetutës së vendit, për qeveritarët dhe zyrtarët e lartë gjakpirës që pasurohen duke vjedhur qytetarët e tyre.
Në vend të këtij vendimi, bazuar në germën dhe frymën e kodeve të vendit, u vendos pezullimi nga detyra i hajdutes më të madhe në historinë e kombit.
Natyrisht, me këtë masë duhet pranuar se u hap rruga për pezullimin, fill pas saj, të hajdutit më të madh në historinë e kombit, që sot kërcënon me vdekje gjyqtarë dhe prokurorë, sepse i është futur uji nën prapanicë.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë kërcënim mafioz të Edi Ramës, këtë status përsëri po e mbyll me:
Keni parë, s’keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, të dy hipur në një kalë.bw
TIRANË- Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO, pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për tu njohur me aktet e dosjes.
Balluku ka përforcuar ekipin e saj ligjor për tu mbrojtur. Krahas motrës së saj, Pamela Qirko, ekipit të saj iu është shtuar edhe Ardian Kalia, i cili më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit.
Në GJKKO janë paraqitur edhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e Ballukut. Ndërsa për zv.kryeministres, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al
Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë. Diskutimi u fokusua në krizën e thelluar të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike në Shqipëri, si dhe në nivelet alarmante të infiltrimit kriminal në strukturat shtetërore.
Berisha nënvizoi se Shqipëria sot përfaqëson narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Ai theksoi se grupet kriminale dhe të organizuara janë fuqizuar ndjeshëm falë mbrojtjes dhe mbështetjes politike të Kryeministrit Rama, duke krijuar një rrjet aktivitetesh të paligjshme që tashmë depërtojnë në ekonomi, administratë publike dhe procese zgjedhore. Partia Demokratike ka dokumentuar raste të shumta, të mbështetura nga dosje prokurorie, dokumente gjykate, investigime të medias, dhe operacione hetimore ndërkombëtar, përfshirë Sky ECC dhe EncroChat, që konfirmojnë përmasat e ekonomisë së narkotikëve dhe kapjes së shtetit në Shqipëri dhe lidhjen me krimin.
Berisha pohoi se sasi të mëdha të të ardhurave kriminale pastrohen përmes sektorit të ndërtimit, ku një bum ndërtesash shumëkatëshe bie në kontrast të thellë me faktin se shumë prej këtyre kullave mbeten kryesisht bosh. Sekretarja e Përgjithshme Montserrat dhe Berisha diskutuan gjithashtu nevojën urgjente për një vizitë në terren në Shqipëri nga përfaqësues të EPP-së, një vizitë që pritet të zhvillohet së shpejti dhe konsiderohet e domosdoshme për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës në vend.
Sekretarja e Përgjithshme Montserrat shprehu shqetësimin e saj të thellë për situatën në Shqipëri dhe siguroi mbështetjen e saj të plotë dhe të PPE për Partinë Demokratike dhe objektivin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rikthimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor në vend.
Berisha përsëriti angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur procesin e integrimit në cdo hallkë të tij, rivendosjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira, si dhe vendosmërinë për të përballur krimin e organizuar dhe për të çmontuar strukturat e shtetit narkotik në Shqipëri. Kryetari Berisha shoqërohej nga deputetët e PD, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. bw
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Ai tha se Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar.
Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos, deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, një qëndrim që nuk është mbajtur askund as në raportin e OSBE/ODIHR dhe as në raportin e progresit të Komisionit Europian.
E pyetur për Ballukun, Kos u shpreh se nuk e komenton drejtësinë teksa citoi fjalët që tha më herët Rama, se e rëndësishme është që të ndiqet vendimi i drejtësisë.
“E sfidoj komisoneren e zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet gara rretj 200 mln, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar, nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë. Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla. Çdo shqiptar pret nga komisionerja, që në deklaratat e saj të flasë për standardet europiane dhe jo të mbulojë korrupsionin e Edi Ramës. Dua të jem drejtpërdrejtë dhe për faktin e reagimit për raportin e OSBE-së. Këtë se tha as Edi Rama. Me këtë deklaratë do të turpërohej dhe vetë Edi Rama. Komisionerja e zgjerimit ka detyrimin që të jetë e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Komisionerët e OSBE se thanë në asnjë fjalë dhe asnjë gërmë atë pohim.”, tha ai.
Belinda Balluku shkon në GJKKO. Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues.
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.bw
Zbardhet shkresa e Këshillit të Ministrave drejtuar Kushtetueses lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi dje dy masa; pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, për shkak të akuzave për shkelje të barazisë në tendera.
Në shkresën e Këshillit të Ministrave kërkohet pezullimi i vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun deri në shqyrtimin e çështjes nga Kushtetuesja.
” Kryeministri i Republikës së Shqipërisë kërkon
Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave
Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GjKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë
Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese
Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal”, thuhet në shkresën e Këshillit të Ministrave.
Kujtojmë se Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara gjykatës së posaçme ku do tu komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.
Për sa i përket rastit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se institucioni i Kryeministrisë depozitoi në Gjykatën Kushtuese pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, me vendim të GJKKO.
Atë që kreu i qeverisë e tha në konferencë e konkretizoi me dokument zyrtar, duke kërkuar që vendimi i pezullimit të numrit dy të qeverisë të cilësohet si antikushtetues.
Në konferencën që kryeministri zhvilloi me komisioneren Marta Kos deklaroi se pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut eshte nje vendim arbitrar.
Sipas kreut të qeverisë me kete vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së. Panorama
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Kryeministrit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, është përplasja përfundimtare e Edi Ramës me Prokurorinë e Posaçme SPAK, përpara se kjo e fundit të hetojë edhe kreun e Qeverisë Shqiptare.
Në një video mesazh kreu i Mundësia, Shehaj thekson se Edi Rama do ta përdorë Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten e tij, njësoj siç bëri në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn. Kjo është përplasja përfundimtare”.
Për Agron Shehajn, përplasja e fundit e Ramës me SPAK tregon se organi i hetimit është i pavarur në ushtrimin e funksionit të tij dhe se nuk do të vonojë dita kur para drejtësisë të dalë edhe Kryeministri i vendit.
“Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.
Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.
Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë. Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.
Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama” theksoi Shehaj duke nënvizuar se “ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë”.
Të premten e 21 nëntorit, një ditë pasi SPAK pezulloi nga funksionet e saj Belinda Ballukun dhe i bllokoi pasaportën me arsyetimin se mund të rrezikonte prishjen e provave dhe të arratisej, Qeveria e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO.
DEKLARATA E PLOTE:
Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn.
Tani, çfarë kuptojmë me këtë gjë?
Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.
Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.
E dyta, kjo është përplasja përfundimtare.
Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë.
Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.
Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama.
Dhe prapë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë drejtësisë.
Vendimi për ta bërë Shqipërinë një vend normal, një vend ku ka drejtësi nuk është marrë në Tiranë, nuk varet nga vullneti i klasës politike të korruptuar në Shqipëri, por BE SHBA, kanë vendosur ta bëjnë Shqipërinë pjesë të vendeve moderne Perëndimore ku shteti ligjor funksionon.
Kjo është e ardhmja e Shqipërisë prandaj ne duhet të jemi të gjithë të lumtur.
Këto janë ditë të jashtëzakonshme për Shqipërinë, më në fund klasa politike e korruptuar po largohet do largohet e ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë. bw
Kryetari i PD, Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.
Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.
Ai rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri. Berisha theksoi se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend.
“Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri.”, tha Berisha. bw
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
Bardhi, në emër të PD-së tha se Rama shantazhohet nga Balluku për aferat që ata kanë bërë bashkë, ndërsa shtoi se kjo është arsyeja që ai nuk e shkarkon atë. Ai tha se afera me tunelin e Llogarasë është vetëm maja e ajsbergut.
DEKLARATA
Bardhi: Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e në kryeministri europain dhe të shkarkonte Ballukun. Ka një arsye se pse nuk mund ta shkarkojë Ballukun. Ajo e shantazhon dhe e ulë në gjunjë për aferat. Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, Edi Rama zyrtarisht është avokate e një të pandehur për abuzime miliona euro me tenderat publikë.
Dje pas urdhërit të pezullimit nga Gjykata e Posaçme, Belinda Balluku u fotografua të hynte në Kryeministri rreth orvs 12:00 dhe të dalë prej andej rreth orës 20:00. Shtypi ironizoi e tha se pati 8 orë mbledhje me kryeministrin Edi Rama.
Dhe pasojat e mbledhjes u panë sot.
Nuk vonoi shumë! Sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama, qeveria vendosi në lëvizje gjykatën Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut. Në kërkesën dorëzuar në Kushtetuese, Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që caktoi dy masa ndaj zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Rama shkoi edhe më tej kur e konsideroi vendimin e Gjykatës speciale një akt brutal dhe ndërhyrje të punët e ekzekutivit. Gjykata e Posaçme mbi bazën e kërkesës së SPAK vendosi të pezullojë nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Balluku dhe t’i ndalojë të drejtën për të dalë jashtë vendit.
Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe.
Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara Gjykatës së Posaçme ku do t’u komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.
“News24” dhe BalkanWeb siguroi sot vendimin e Gjykatës së Posaçme për zëvendëskryeministren, ndaj të cilën u vendosën dy masa, pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës. Në vendim sqarohen dhe motivet e dy masave të dhëna. Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset.
DEKLARATA E RAMES SOT
Kryeministri Edi Rama foli në fund të konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku. Rama u shpreh se do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, më konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.
Ai theksoi se për sa kohë të jetë në drejtim të vendit, do të funksionojë në këtë mënyrë. “Do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, sa kohë që unë kam privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut.”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka lënë mbreme ambientet e Kryeministrisë pas një “mbledhjeje” prej gati tete orësh me zëvendës –kryeministren e pezulluar tashmë, Belinda Balluku.
Takimit të Ramës me Ballukun iu bashkua më pas edhe deputeti Ulsi Manja.
Sipas raportimeve, Rama është larguar me komisioneren për zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ndodhet në vendin tonë në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka lënë zyrën e tij në Kryeministri për t’ju bashkuar darkës me komisioneren e zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Pas tij, edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga godina e qeverisë, rreth orës 20:00, pas qëndrimit që nisi në orën 12:25.
Sipas raportimeve, Balluku nuk ka përdorur makinën e saj për të dalë, por është larguar me një mjet tjetër.
Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.
Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet më 21 nëntor, e premte, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ndërkaq sonte, kryeministri Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Përfaqësuesit e medias, gazetarët, operatorët dhe fotografët që dëshirojnë të jenë të pranishëm, luten që të dërgojnë paraprakisht të dhënat e tyre brenda ditës së sotme në adresën [email protected]
SPAK bëri njoftimin zyrtar pasi GJKKO vendosi 2 masa sigurie ndaj Belinda Ballukut, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Gjithashtu, GJKKO vendosi arrest shtëpie për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH-it. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Si Balluku ashtu edhe vartësit e saj akuzohen për procedurat e tenderit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës. Tenderi i tunelit të Llogarasë kishte një vlerë prej 190 mln euro, 50 mln euro më shumë se procedura e parë ku fitues u shpall “Gjoka Konstruksion” por që më pas u anulua edhe herën e dytë iu dha turqve. Ndërsa Unaza e Madhe e Tiranës, loti 4 i saj, u ndërtua nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pe-vla-ku dhe NOVA Construction, me një fond prej 20 mln euro.
Njoftimi
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasitJ.Ç, A.K., D.Xh,anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh.,kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal:
Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.
Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për këtë procedim penal.
Të mërkurën, nga foltorja e Kuvendit, Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sfidoi opozitën dhe drejtësinë duke i quajtur akuzat penale të ngritura ndaj saj “baltë” dhe “gënjeshtra”.
Por ndërsa Balluku sulmonte opozitën nga foltorja, duke i akuzuar se ishin të xhindosur nga suksesi i saj “politik”, një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrtonte një kërkesë të SPAK për ta pezulluar nga detyrat shtetërore.
Vendimi i gjyqtarit Erjon Çela, i rrjedhur në media të enjten, parashikon gjithashtu ndalimin e Ballukut për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë, duke i bllokuar pasaportën.
Dy javë më parë, SPAK e mori të pandehur zëvendëskryeministren Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”; ndërsa zbardhja e bisedave të saj me vartësit tregon se si ajo ka kontrolluar në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe ka paracaktuar fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.
Pavarësisht kërkesave të opozitës për dorëheqje, ajo vazhdoi ta mbante pozicionin e saj me bekimin dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut u duartrokit të enjten nga opozita, e cila kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike për aferat korruptive që kanë shoqëruar qeverisjen e tij.
“Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite,” tha në një qëndrim publik Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ai e vlerësoi vendimin e gjykatës si “një ditë të mirë për luftën kundër korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën”.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cilësoi rast unik në botë që një zëvendëskryeministër pezullohet nga detyra me vendim gjykate, ndërsa fajësoi Ramën për mosmbajtje të përgjegjësisë politike.
“Kjo është një dëshmi e një krize të madhe morale dhe politike që ka prekur qeverisjen prej vitesh, ku qeveria njolloset me skandalet dhe kryeministri shmang përgjegjësinë e tij morale dhe politike”, shkroi ajo në Facebook.
Edhe partitë më të reja parlamentare në opozitë përshëndetën aktin e gjykatës dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit si përgjegjës për bashkëpunëtorët e tij që po përballen me drejtësinë.
“Një moment historik”, e quajti vendimin e gjykatës kryetari i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, gjatë një konference për shtyp. “Po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar Shqipërinë këto 35 vjet”, shtoi ai, duke i kërkuar kryeministrit të japë dorëheqjen.
Edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kërkoi largimin e Ramës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Nuk mund të na qeverisin më ata që përfundojnë në burg”, tha ai në një videomesazh në Facebook.
Ndërkohë, nga selia e PD-së qëndrimi zyrtar ishte më i paqartë, duke e parë vendimin e gjykatës si të ndikuar nga Rama.
“Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit”, thuhet në deklaratën e lexuar për mediat nga deputeti Klevis Balliu, ku ndër të tjera kërkohej edhe dorëheqja e kryeministrit si përgjegjës për ndërtimin e një sistemi qeverisës të korruptuar.
Mungon përgjegjësia politike nga kryeministri
Ky është rasti i parë që një zyrtar kaq i lartë i qeverisë merret i pandehur nga drejtësia ndërkohë që është ende në detyrë dhe më pas pezullohet nga detyra me vendim gjykate.
Gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste nga viti 2011, janë marrë të pandehur për vepra korruptive disa zyrtarë të lartë, pasi kanë lënë detyrat e tyre qeverisëse.
Në listën e gjatë të të akuzuarve është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në kërkim nga drejtësia për aferën e inceneratorëve, për të cilën ndodhen në burg të dënuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, po ashtu ndodhet në burg, i akuzuar për kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë, ndërsa disa ish-deputetë dhe deputetë aktualë të Partisë Socialiste janë nën hetim apo të pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Në paraburgim, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, është Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës.
Me gjithë listën e gjatë të të akuzuarve dhe të dënuarve për korrupsion në radhët e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, kryeministri më jetëgjatë postkomunist nuk ka mbajtur përgjegjësi politike, por i ka trajtuar rastet si “përgjegjësi personale”.
Një sjellje kjo që, sipas ekspertëve të politikës, tregon mungesën e një standardi minimal demokratik.
“Në një vend normal demokratik, qeveria do të ishte dorëhequr shumë më herët. Por ne nuk jemi vend normal. Jemi një vend ku korrupsioni nuk dënohet, por shpërblehet me votë, ndërkohë që zgjedhjet ndikohen rëndë nga blerja e votës, presioni mbi administratën dhe krimi i organizuar,” i tha BIRN-it Ermal Hasimja.
Sipas tij, për aq kohë sa do të vijojë të votohet Rama, ai nuk do ta shohë “të nevojshme të mbajë përgjegjësi si kryeministër”.
Për gazetarin Lutfi Dervishi, skandalet në nivelet më të larta nuk kanë prodhuar asnjëherë tronditje politike dhe pyetja, sipas tij, “nuk është nëse qeveria ‘mund’ të vazhdojë të qeverisë, por nëse ka ndërmend të nxjerrë ndonjë mësim”.
Sipas tij, deri tani historia ka treguar të kundërtën.
Dervishi e sheh vendimin e Gjykatës së Posaçme si një goditje të fortë për qeverinë, pasi “nuk prek një hallkë periferike, por një figurë kyçe të ekzekutivit”.
“Ky zhvillim tregon një drejtësi që kërkon të afirmojë autonominë e vet, por në të njëjtën kohë nxjerr zbuluar edhe një boshllëk të madh: mungesën e filtrave të brendshëm në qeveri. Çështjet nuk trajtohen në nivel administrativ dhe politik, por përfundojnë direkt në SPAK,” i tha ai BIRN-it.
Sa i përket kryeministrit, sipas Dervishit, mbi të “barra është e pashmangshme”.
“Edhe nëse fajet penale janë individuale, përgjegjësia politike është kolektive dhe bie mbi të. Pritet një reflektim, një standard minimal i përgjegjësisë publike,” thekson ai, duke shtuar se metafora e “kumbullave dhe dardhave” të ngrëna pas shpine është e konsumuar.
Dervishi ngre pikëpyetje nëse PS do të jetë e aftë, pas 12 vitesh në pushtet, të vendosë një standard bazë se kur kërkohet ndjesë dhe kur jepet dorëheqja. “Kur ka akuza publike? Kur ka akuza zyrtare? Apo asnjëherë?” ironizon ai.
Mungesa e një strategjie dhe alternative opozitare
Partia Socialiste fitoi një mandat të 4-t në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, edhe pse disa muaj para zgjedhjeve u arrestua Erion Veliaj, një nga figurat kyçe të saj dhe kryebashkiak i Tiranës.
Edhe pse qeverisja socialiste u shoqërua me skandale korruptive të njëpasnjëshme, alternativa opozitare ka ardhur duke u tkurrur në elektorat, një fenomen që i faturohet faktit se edhe krerët kryesorë të saj, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, po përballen me drejtësinë me akuza për korrupsion.
Për ekspertët e politikës, opozita, përveç kërkesës momentale për dorëheqjen e Ramës dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme, duhet të ketë një strategji të qartë se si të bëhet një alternativë e besueshme për votuesit.
“Opozita duhet të nxitojë për të rritur besueshmërinë e saj si një alternativë e Rilindjes, sepse nuk do të mjaftonin vetëm zgjedhjet e parakohshme për të ardhur në pushtet”, tha Hasimja.
Sipas tij, kjo është e domosdoshme përballë një shumice socialiste që ka treguar edhe më herët, siç e tregoi edhe më 11 maj, se “është në gjendje të absorbojë goditje të tilla”.
“Peshorja e pushtetit nuk do të ndryshojë thjesht sepse po vërtetohet që qeverisja socialiste është e korruptuar,” shton ai.
Për Lutfi Dervishin, opozita ka dy rrugë: e para është instinktive dhe lidhet me kërkesën për dorëheqje apo zgjedhje të parakohshme.
“E dyta, një strategji afatmesme për t’u ringritur, riformatuar, bashkuar dhe për të ofruar një model tjetër qeverisjeje,” thotë ai, duke shtuar se “opozita duhet të jetë gati që, kur të bie qeveria, të mos ta zërë përfund”.
Në këtë kontekst ai mendon se opozita fiton duke treguar se ka ofertë serioze, më shumë sesa duke festuar dështimet e kundërshtarit.
Sipas tij, opozita ka gjithashtu një problem komunikimi dhe koherence.
“Shpërqendrimi mes shumë kauzave dhe sulmet ose lavdërimet ndaj institucioneve të reja të drejtësisë e dëmtojnë kredibilitetin e saj,” thotë Dervishi. Kjo, sipas tij, krijon një terren ku “edhe një kauzë legjitime humbet efektin”. Reporter.al
Partia Mundësia ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pikërisht në momentin kur ish-ministrja Belinda Balluku ndodhet brenda godinës prej më shumë se 4 orësh, e dyshuar për një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Në protestë morën pjesë deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, së bashku me dhjetëra qytetarë që mbanin pankarta me mbishkrim ku kërkonin largimin e Ballukut.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi para protestuesve:
“Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Pas Veliajt dhe Ahmetajt, tani e kanë radhën Ballukun. Ajo është zv/kryeministrja në detyrë dhe nuk e lëshojnë dot, sepse pas saj shkojnë direkt te Edi Rama. Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj. Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re – ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar.” bw
LONDËR– Një situatë alarmante ka ndodhur gjatë fluturimit Londër–Tiranë. Mësohet se gjatë fluturimit, pesë pasagjerë kanë rënë pa ndjenja dhe avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër. Avioni i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni është kthyer mbrapsht.
Pesë pasagjerët janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për tu kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana. Mësohet se avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë, të cilét nuk dihet çfarë u ka ndodhur. Ndërkohë pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë dhe kjo ka shkaktuar vonesa edhe për pasagjerët që do udhëtonin nga Tirana drejt Londrës./Dosja.al
Shoqëria shqiptare u skandalizua në korrik të vitit 2025, kur në media u publikua lajmi se një magazinë ushqimore në Vorë falsifikonte datat e skadencës të një sërë produktesh, duke përfshirë ushqime, kroasantë, fruta etj., për t’i shitur më pas në pikat e shumicës e të pakicës. Kjo lloj praktike tregtare, përveçse e papërgjegjshme dhe në cenim të sigurisë së konsumatorit e publikut shqiptar, përbën vepër penale, duke shkelur nenin 288 të Kodit Penal, si dhe ligjin nr. 9683 “Për ushqimin”.
Në fakt, është lajm i mirë që pronarët e kësaj magazine përfunduan prapa hekurave dhe u përballën me akuza si “shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “punësimi i paligjshëm” dhe “importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, por ndryshimi strukturor i nevojshëm për parandalimin e ngjarjeve të tilla ende mungon. Problemet strukturore në raport me sigurinë ushqimore shtrihen në tre plane: në planin kulturor, shoqëror dhe atë institucional ose politik. Në këtë artikull do t’i shtjelloj arsyet e rrethanat e këtyre problemeve strukturore, së bashku me recetat për zgjidhjen e tyre.
Së pari, në Shqipëri mungon ende kultura e përgjegjshmërisë në konsum e tregtim, apo edhe ajo e ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore dhe rreziqet që i kanosen kësaj të fundit. Rastet e pikave të vogla të shitjes që shesin produkte mjaft të lira, por pa data skadence, janë të shumta e të shpeshta në qytete të mëdha të vendit si Tirana, Durrësi e Vlora. Në një pjesë të mirë të rasteve, konsumatorët as nuk e kanë ditur që produktet kanë qenë të skaduara, sepse as nuk i kanë parë datat e skadencës.
Ky fenomen shoqëror bazohet te tradita shqiptare “e besës”, ku njohja personale me pronarin e pikës së shumicës barazohet me siguri absolute ushqimore nga ana e konsumatorit, duke anashkaluar nevojën për kontroll të datës së skadencës dhe vlerave ushqimore të produkteve. Zgjidhja është më e thjeshtë e thënë sesa e bërë: nevojitet një “revolucion arsimor” në raport me ndërgjegjësimin për sigurinë ushqimore. Siguria ushqimore duhet të jetë lëndë e veçantë, e detyrueshme për çdo fëmijë shqiptar në shkollë fillore e të mesme. Gjithashtu, duhen iniciativa të koordinuara nga pushteti ekzekutiv, dhe veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë, për ndërgjegjësimin e prodhuesve, magazinave, pikave të shitjes dhe konsumatorëve mbi rëndësinë e sigurisë ushqimore.
Së dyti, “fabrika shoqërore” shqiptare ka probleme të thella në raport me zbatimin e ligjit dhe perceptimin e të mirës publike – të dyja parakushte të çdo shoqërie të shëndetshme. Si pasojë, ndodhemi në një situatë ku tregtarë të papërgjegjshëm e kriminelë shesin produkte të skaduara me vetëdije, sepse për ta, e për një pjesë jo të vogël të shoqërisë shqiptare, trashja e normave të fitimit dhe interesi vetjak tejkalojnë për nga rëndësia zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e shoqërisë dhe interesin publik. Një shembull tipik i kësaj teze, e fatkeqësisht jo i izoluar, është zbulimi në Prill 2025 nga Autoriteti I Kontrollit Ushqimor (AKU) i mishit me salmonelë, që sipas autoriteteve ishte shitur në 154 biznese.
Zgjidhja për rritjen e ndjeshmërisë në raport me sigurinë ushqimore është e ngjashme me zgjidhjen në planin kulturor, duke ditur që shoqëria dhe kultura ndërthuren në veprimtari e kontekst. Ndryshimi i vetëm është që zgjidhja me impakt në mbarë shoqërinë duhet të përfshijë të gjitha hallkat e saj, duke përfshirë shoqërinë civile, sipërmarrjet private dhe institucionet e arsimit të lartë. Prandaj, zgjidhja do të duhej të niste nga një plan kombëtar për ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë mbi rëndësinë e interesit publik mbi atë privat. Ky plan kombëtar duhet të përfshijë veprimtari e iniciativa me detyri për institucionet e sipërmarrjes private dhe arsimit të lartë, dhe me objekt sigurinë ushqimore e jo vetëm. Edhe pse kjo recetë e politikës publike mund të duket klishe, është pikënisje e nevojshme për t’i “ndërruar mendjen” këtij kombi që nuk diti kurrë të mendojë më larg se pragu i vet.
Së treti, si një demokraci e paplotë, Shqipëria ka probleme të theksuara me zbatimin e ligjit, cilësinë e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në një studim të fundit, e vlerësoi qeverisjen e Shqipërisë si 64 vite larg standardit të Bashkimit Europian. Kjo largësi reflektohet edhe te siguria ushqimore, e cila lë për të dëshiruar dhe që sigurisht kërkon reagim institucional. Ky reagim institucional duhet të përfshijë forcimin e kuadrit ligjor ndaj krimeve ushqimore dhe rritjen e efikasitetit e pastërtisë rregullatore.Në kuadër të kësaj të fundit, duhet thënë se AKU perceptohet nga qytetarët dhe bizneset si një institucion i korruptuar, çka çoi në vendimin e Kryeministrit për pezullimin e aktivitetit të saj. Gjasat që ky institucion të mbyllet janë të larta, por sigurisht kjo “zgjidhje” nuk mund të jetë alternativa afatgjatë për rritjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.
Zgjidhja afatgjatë duhet të përfshijë një reformim të qenësishëm të AKU-së, duke proceduar penalisht punonjësit e korruptuar, duke ndalur praktikat abuzive të punësimit “militantesk” e “dashnoror”, duke ngritur agjenci të reja që do të balancojnë e asistojnë punën e AKU-së, si dhe duke rritur numrin e agjentëve dhe punonjësve për të shtuar aksionet kundër abuzimeve dhe shkeljeve në fushën e sigurisë ushqimore. Zgjidhja ndaj korrupsionit të agjencive rregullatore nuk mund të jetë shkrirja por reformimi rrënjësor i tyre. Prova në terren e kësaj teze shihet te rasti i fundit i konfiskimit nga Sllovenia i specave shqiptare dhe thirrjeve të autoriteteve sllovene per konsumatorët atje që të mos blihen speca nga Shqipëria. Pavarësisht problematikave, gjasat janë që, nëse AKU nuk do të ishte pezulluar, specat jashtë standardeve do të ishin ndaluar në Shqipëri para nisjes për eksport.
Standardi “Farm to Fork” i sigurisë ushqimore të BE-së, i cili synon sigurinë ushqimore të çdo produkti gjatë gjithë ciklit të prodhimit, duhet të jetë pikësynimi i politikëbërësve shqiptarë për sa i përket sigurisë ushqimore. Arritja e këtij standardi kërkon ndryshim katërcipëror të shoqërisë, kulturës dhe institucioneve shqiptare.Ky ndryshim kërkon vullnet shoqëror e politik mbi të gjitha. Për momentin, pyetjes: “Sa larg BE-së jemi (duke iu referuar Shqipërisë) vallë?”, i përgjigjem me: “Larg. Shumë larg…”/ Ruel Domi, Amfora.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të GJKKO0së që pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës Belinda Ballukun. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se atë që nuk e bëri vetë Balluku dhe Rama e bëri Gjykata.
Po ashtu ai shkruan se shumë shpejt do t’i vi radha dhe kryeministrit Edi Rama për të dalë para drejtësisë.
“Belinda Balluku sapo është shkarkuar nga detyra me vendim gjykate. Atë që nuk bëri Belinda Balluku vetë duke dhënë dorëheqjen, atë që nuk bëri Edi Rama duke e shkarkuar, e bëri Gjykata, me një vendim. Më vjen keq ta them por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin. Dhe fatkeqësisht duhet vendimi i gjykatës për t’i larguar. Ky është një moment historik për Shqipërinë. Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit,” tha Shehaj.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
Të tjera detaje dalin në dritë nga dy masat e dhëna sot për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, duke i ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala, e cila dha e para lajmin për masën e GJKKO, pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.
Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Lala tha se nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme. Balluku është nën hetim për tunelin e Llogarasë, por prokurorët kanë marrë nën kontroll dhe dosje të të praktikave të tenderave të tjerë. Ballukut i ndalohen dalja jashtë vendit për arsye politike, ndërsa mund t’i jepet leje vetëm për arsye të forta familjare, shëndetësore.
“Zonja Balluku akuzohet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është rreth 50 mln euro, ndërsa tenderi është paracaktuar.”, tha Lala.
Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. bw
Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli janë dy ish-vartësit e Belinda Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe iu është ndaluar largimi jashtë vendit.
Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.
Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.
“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.
Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, në rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
Klodiana Lala: Balluku është zyrtarja më e lartë në detyrë që deri tani ka një masë sigurie, pavarësisht se është masë e lehtë, por ka një masë sigurie për akuza penale. Prokuroria më herët ka ngritur akuza penale dhe ka firmosur masat e arrestit për vartësit dhe ish-vartës së saj. Pas arrestimit të Berberit, derivoj dhe dosja e zonjës Balluku.
Nga këqyrja e një celular “Blackberry”, që ishte në përdorim nga Berberi, u zbuluan komunikimet me tyre ku u zbulua afera e Tunelit të Llogarasë.
Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se krahas opozitës juridikisht legjitime ekziston edhe një opozitë shumë më e gjerë, opozita morale që ndodhet në popull.
Sipas Hasimjas, opozita juridike përfaqësohet nga subjektet zyrtare, por opozita morale përbëhet nga një kategori e madhe qytetarësh që, megjithëse kanë standarde të larta morale, sot nuk dalin të votojnë. “Ka njerëz me standarde të larta morale që nuk dalin të votojnë sot. Thonë ‘kë të votoj’. Kjo opozitë morale është më e gjerë se opozita juridike,” u shpreh ai.
Ai shtoi se kjo pakënaqësi nuk gjendet vetëm jashtë pushtetit, por edhe në radhët e socialistëve: “Kjo opozitë morale futet edhe brenda PS, se thonë prej hallit më mirë t’ia japin këtij se ky tjetri nuk bën etj. Ka edhe socialistë që nuk janë të kënaqur me PS.”
Duke analizuar zgjedhjet në 5 bashki të vendit, Hasimja u shpreh se PD nuk është angazhuar mjaftueshëm, ndërsa pjesëmarrja e socialistëve ka qenë shumë e ulët. “Nuk është brenda as 1/3 e elektoratit socialist. Dalin votojnë kur tremben, por tregon se ka një opozitë morale që nuk ka vdekur, për ta kur shohin se ky vend vidhet e grabitet,” tha politologu.
Sipas tij, pikërisht këtë grup duhej të arrinte të frymëzonte opozita politike.
Analisti Andi Bushati ka ironizuar deklaratat shumë të ngjashme të Belinda Ballukut sot në Kuvend dhe të Erion Veliajt pak kohë para së të përfundonte në burg për abuzimet në bashkinë e Tiranës.
“Ju nuk falni as suksesin politik dhe as njeriun që punon”, deklaroi Balluku sot në Kuvend.
Ndërsa Erjon Veliaj pak kohë para së të arrestohej pas akuzave nga SPAK thoshte se, “Suksesin nuk ta falin kollaj edhe pemës me kokrra i gjuhet jo vetëm me gurë por edhe me Molotov”.
Bushati shkruan se fjalimet e tyre janë “sikur i shkruan e njëjta dorë: por, sipas tij, fjala sukses kupton tjetër gjë.
“Këtyre, para se të bien, duket sikur iu shkruan e njëjta dorë fjalimet…Por, me siguri, që me fjalën kupton tjetër gjë…”, shkruan ai në rrjetet sociale. gsh
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme ka dalë në foltoren e Kuvendit për të folur për buxhetin, por opozita braktisi sallën në shenjë protestë ndaj saj.
Në nisje të fjalës së saj ajo komentoi të gjitha akuzat që janë hedhur në drejtim të saj, por tha se “kurrë nuk do të dëgjoni sharja apo lëvdata për drejtësinë e re”.
“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, aludimet gjysmë të vërteta, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, pikat e saj të dobët, me pikat e saj të forta, por si diçka e re që konsolidohet dita ditës”, tha Balluku. gsh
Nga goditjet mes deputetëve, bojkoti i strukturave në Vlorë, shpërthimi i Erion Braçes dhe letra e socialistëve të vjetër kundër “kryepleqve”, Partia Socialiste po përjeton tensionin më të madh të brendshëm të dekadës, ndërsa mbështetja për Ramën po çahet në të gjitha nivelet…
Çoroditja politike nuk po vihet re vetëm tek opozita e Sali Berishës, ku largimet dhe fragmentimi janë bërë të përditshme. Një situatë traumë dhe frustrimi po ndihet fort edhe brenda Partisë Socialiste. Kjo gjendje shfaqet jo vetëm në bazën e socialistëve, ku mbretëron kaosi, por edhe në strukturat e larta të partisë.
Grupi parlamentar socialist nuk është mbledhur asnjëherë, që nga konstituimi i Kuvendit të ri. Edi Rama ka bojkotuar mbledhjet e fillimjavës, ndërsa Taulant Balla nuk ka arritur t’i mbledhë deputetët në një takim të vetëm.
Në komisionet parlamentare po jepen sinjale të qarta të një pakënaqësie të brendshme. Erion Braçe godet ministrin e ri të Bujqësisë dhe përmes tij qeverinë; Fatmir Xhafaj ironizon drejtoreshën e re të RTSH-së, Eni Vasilin, e emëruar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit; ndërsa në korridore vërehen shpoti, përplasje dhe mërzi.
Këto tensione kanë shpërthyer edhe në rrjete sociale. Ish-deputeti Piro Lutaj shënjestroi hapur Erion Braçen, pas daljeve kritike të këtij të fundit në Komisionin e Ekonomisë kundër ministrit të Bujqësisë. Fillimisht me ironi:
“Aman, emërojeni një herë ministër të Bujqësisë këtë specialistin kasraveco-patllixhanist, se na hapi barkun.”
Por më pas me një goditje më të drejtpërdrejtë, që Braçe e lexoi si sulm të porositur “nga lart”:
“Po ishte zv.kryeministër, vëlla. Shkëlqeu me kasketën në kokë kur kontrollonte mungesat e vonesat në Dogana dhe Tatime.”
Erion Braçe reagoi ashpër, duke e cilësuar ish-kolegun e tij “injorant” dhe “batakçi”, duke e mbyllur me një mesazh që nënkupton pakënaqësi të thellë edhe ndaj drejtimit të partisë:
“Barku i këtyre vërtet është i fryrë, por nuk e hap dot kush nga era e ndyrë që vjen nga më lart.”
Ndërkohë, në bazë situata është edhe më kaotike, sidomos në Tiranë, ku strukturat janë të çorientuara dhe përplasjet janë të hapura. Socialistët e vjetër akuzojnë “kryepleqtë” e periferive, të sjellë nga Berisha te PS, për abuzime me pronat.
Këta individë, të përjashtuar dikur nga Erion Veliaj, u riaktivizuan nga Blendi Gonxhe më 11 maj, duke prodhuar revoltë të hapur.
Në Vlorë, braktisja e votimit të zgjedhjeve të pjesshme nuk ishte menefregizëm, por një bojkot i qëllimshëm i strukturave ndaj qendrës, pra ndaj vetë Ramës. Grupi politik që graviton rreth Gramoz Ruçit është përhapur nëpër bazë me idenë se “i gjati” po e lë Vlorën në dorë të PD-së.
Termometrat e brendshëm të PS-së janë ngritur. Qetësia që Rama kërkon të projektojë nuk përputhet me realitetin: Partia Socialiste po përjeton një tension të akumuluar që po shpërthen në të gjitha nivelet, nga Kuvendi në bazë, nga komisionet në rrjetet sociale./Pamfleti
Nga provimi tek ryshfeti, si funksionon skema që po shkatërron arsimin e lartë…
Studentët në Shqipëri denoncojnë se jetojnë në një mjedis presioni ku pedagogë dhe staf administrativ u kërkojnë ryshfet për të kaluar provimet.
Të dhënat janë publikuar nga një raport i Qëndresës Qytetare. Rezultatet, e mbështetura në anketimin e 750 studentëve në 8 universitete publike, tregojnë se korrupsioni është shndërruar në një praktikë të normalizuar. 89.98% e studentëve thonë se korrupsioni ekziston, 44% e konsiderojnë universitetin ku studiojnë si tërësisht të korruptuar dhe 9.61% pranojnë se kanë paguar për një notë më të mirë. Këto deklarime përputhen me hetimet e prokurorive dhe SPAK, ku vetëm për vitet 2021–2025 janë marrë në hetim 50 pedagogë të universiteteve publike.
Prokuroritë në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe qendra të tjera raportojnë çështje të hapura ndaj pedagogëve për kërkim ryshfeti, shpërdorim detyre dhe marrje përfitimesh të paligjshme. Shkodra mban rekordin me 13 pedagogë të përfshirë në hetime.
Elbasani ka 9 raste të hapura, disa drejt SPAK. Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet për 27 zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pjesë e stafit akademik dhe administrativ, për procedura të dyshuara korruptive. Studentët raportojnë se pagesa për nota është forma më e përhapur e korrupsionit, e ndjekur nga detyrimi për të blerë libra të pedagogëve; në Universitetin Bujqësor, 59.62% e studentëve besojnë se nota blihet.
Raporti evidenton një tjetër problem kritik: 14.3% e studentëve thonë se janë përballur me presion të drejtpërdrejtë për të paguar, ndërsa 27.47% shprehin frikë të denoncojnë. Rreth gjysma e studentëve tregojnë se mësuesit e tyre nuk zotërojnë lëndën që japin. Situata bëhet më e rëndë kur shikohet mungesa e reagimit institucional. Këshillat e Etikës kanë trajtuar vetëm 16 çështje në katër vite në të gjithë vendin, një shifër minimaliste që nuk reflekton dimensionin real të problemit. Universitetet e Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës nuk kanë raportuar asnjë rast plagjiature apo shkelje etike, megjithëse në prokurori ekzistojnë hetime aktive ndaj pedagogëve të tyre.
Një zbulim veçanërisht i rëndë lidhet me rikthimin e ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të rrëzuar nga procesi i Vetingut në sistemin akademik, disa prej tyre si ligjërues në universitete publike. Raporti liston të paktën 8 raste të tilla në Korçë, Tiranë, Durrës dhe universitete private. Këto figura janë larguar nga drejtësia për probleme me pasurinë, konflikt interesi dhe dyshime të tjera serioze, por sot japin mësim tek studentët që pritet të përfaqësojnë elitën e së ardhmes. 43.87% e studentëve deklarojnë se duan Veting akademik, ndërsa një pjesë tjetër hezitojnë; kjo tregon se besimi në universitetet publike është goditur rëndë.
Raporti thekson se korrupsioni në universitete lidhet me strukturat e brendshme, mungesën e kontrollit dhe mekanizmave të raportimit. Studentët informohen për aferat e pedagogëve kryesisht nëpërmjet miqve dhe familjarëve. 44.29% e të anketuarve thonë se e kanë marrë vesh korrupsionin përmes kanaleve informale, gjë që tregon mungesë transparence dhe frikën për të folur hapur. Ndërkohë, universitetet nuk përdorin sisteme efektive anti-plagjiaturë ndaj pedagogëve, ndërsa 69.84% e studentëve të Universitetit të Tiranës besojnë se plagjiatura është e përhapur te stafi akademik.
Rritja e rasteve të raportuara nga prokuroritë, numri i lartë i hetimeve të SPAK dhe mungesa e ndëshkimeve nga universitetet tregojnë një sistem të çorganizuar, ku korrupsioni është bërë pjesë e jetës akademike. Studentët kërkojnë platforma anonime denoncimi, kontroll të plagjiaturës, transparencë në punësimet akademike dhe ndalim të rikthimit në auditorë të personave të rrëzuar nga drejtësia. Raporti ngre një alarm serioz: universitetet po humbasin funksionin e tyre si institucione të dijes dhe po kthehen në mjedise ku nota, karriera akademike dhe morali publik rregullohen nga ryshfeti dhe lidhjet personale.
Gjetjet Kryesore
1. Gjatë viteve 2021–2025 sipas prokurorive janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike.
Nga informacionet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm për vitet 2021–2025, rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete. Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK). Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).
2. Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%), pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike e mara ne analize.
Nivele të larta të perceptimit 96% janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës , Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan (77.5%).
3. 44.29% e studentëve raportojnë se kanë mësuar për rastet korruptive në universitet përmes kanaleve informale, si miq, familjarë dhe të njohur.
Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%), ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës shënon nivelin më të ulët (8.75%). Informimi përmes miqve dhe të njohurve është më i përhapur në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli” (56.25%) dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës (51.25%), ndërsa përdorimi i mediave varion nga 20.49% në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit deri në 38.75% në Universitetin Bujqësor.
4. 46.62% e studentëve perceptojnë se pagesa në këmbim të notës është një nga format më të përhapura të korrupsionit në universitete, pas saj ato vlerësojnë detyrimin për blerje librash (22.54%).
Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).
Vetëm 14.3% e studentëve raportojnë se janë përballur me presione të drejtpërdrejta për t’u përfshirë në akte korruptive, ndërkohë që 75% deklarojnë se nuk kanë përjetuar situata të tilla drejtpërdrejtë. Një përqindje e konsiderueshme prej 10.76% ka zgjedhur të mos japë përgjigje. Universiteti i Shkodrës regjistron përqindjen më të lartë të studentëve që pranojnë presion (25%), ndjekur nga Universiteti i Mjekësisë i Tiranës (18.75%), Universiteti i Durrësit (15.57%) dhe Universiteti i Tiranës (15.08%).
6. Rreth 1 në 10 studentë (9.61%) pranojnë se kanë ofruar ryshfet për të marrë një notë më të mirë dhe 6.9% zgjedhin të mos përgjigjen, një tregues i qartë se fenomeni është real dhe i pranishëm, ndërsa 83.5% e mohojnë Nga të dhënat krahasuese, Universiteti i Durrësit shfaq përqindjen më të lartë të studentëve që pranojnë ofrimin e ryshfetit (18.03%). Përqindjet më të ulëta regjistrohen në Universitetin e Shkodrës, ku vetëm 3.75% e studentëve pranojnë ofrimin e ryshfetit. Ndërsa, përqindja e mospërgjigjeve është më e theksuar në Universitetin e Durrësit 15.57%.
7. 43.87% e studentëve deklarojnë se rastet e korrupsionit nuk janë raportuar, ndërsa prej 27.47% shprehin frikë për të denoncuar.
Ndërkaq 20.86% e studentëve pohojnë se rastet janë raportuar dhe 35.27% zgjedhin të mos përgjigjen. Nga ana tjetër 56.42% e studentëve thonë se nuk kanë frikë të raportojnë, ndërsa 16.11% preferojnë heshtjen.
8. Këshillat e Etikës në 4 vite (2021–25) kanë trajtuar vetëm 16 çështje në 8 universitete publike, ndërkohë 54.17% e studentëve shprehen se kanë “pak” ose “aspak” besim se në universitete trajtohen drejtë rastet korruptive. Universiteti i Tiranës renditet i pari me 8 çështje të shqyrtuara (6 për sjelljen e stafit akademik dhe 2 për çështje integriteti), pa asnjë rast plagjiature të raportuar. Ndërkohë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Korçës nuk kanë raportuar asnjë rast, edhe pse pranë prokurorive përkatëse ekzistojnë hetime për korrupsion ndaj stafit akademik.
9. 69.84% e studentëve të Univeristetit të Tiranës perceptojnë plagjiaturën si një fenomen të përhapur tek pedagogët, duke shënuar nivelet më të larta të perceptimit krahasuar me univeristetet e tjera. 54.48% të studentëve në 8 universitete besojnë se fenomeni i plagjiaturës është disi ose shumë i pranishëm, ndërsa 43.05% e studentëve e vlerësojnë si të dobët ose shumë të dobët punën e universiteteve në ndëshkimin e rasteve të plagjiaturës.
10.73.4% e Stundeteve besojnë se brenda fakulteteve ka pedagogë që nuk e zotërojnë lëndën që japin. Kategoria “Disa pedagogë nuk e zotërojnë lëndën” është më dominuese në Universitetin e Mjekësisë (66.25%), ndërkohë, në kategorinë më shqetësuese, “Shumë pedagogë nuk e zotërojnë lëndën”, përqindjet më të larta janë regjistruar në Universitetin e Shkodrës (18.75%).
11. Qëndresa Qytetare identifikon 8 raste të gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga sistemi i drejtësisë prej procesit të Vetingut apo shmangies së tij, janë rikthyer në jetën akademike si pedagogë në universitete publike dhe private.
Në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, rezulton e angazhuar një ish-gjyqtare e shkarkuar për probleme në deklarimin e pasurisë së saj. Universiteti i Tiranës ka në staf një ish-gjyqtar të shkarkuar për të njëjtin motiv dhe një ish-kryetare gjykate që dha dorëheqjen pas hapjes së hetimit administrativ për deklarimin e pasurisë dhe çështjeve të figurës së saj. Në Universitetin e Durrësit është regjistruar një rast i ngjashëm i një ish-gjyqtareje e cila rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga pozicioni si gjyqtare.
Universiteti Luarasi ka në staf dy ish-magjistratë të larguar nga sistemi, një të shkarkuar për arsye të deklarimit të pasurisë dhe një që dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë. Në Universitetin Barleti ligjëron një ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës i shkarkuar me vendim të formës së prerë. Në Shkollën e Magjistraturës, japin mësim një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë, të cilët rezultojnë se kanë dhënë dorëheqjen gjatë Vetingut.
12. Vetingu akademik shihet nga 43.87% e studentëve si një zgjidhje efektive kundër korrupsionit dhe abuzimeve në universitete.
Ndërkohë, 19.48% e studentëve mbajnë një qëndrim kundër vetingut. Nga ana tjetër, një përqindje shumë e lartë e studentëve, 36.64%, kanë zgjedhur të mos shprehen. /Pamfleti