VOAL

VOAL

Dashamir Tahiri: Shpëtim Idrizin çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan

 

 

Ish-deputeti Dashamir Tahiri, ka deklaruar se “Shoqata Çamëria” po kalon një proces ringritjeje të strukturave.


Ai akuzoi kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si personin përgjegjës për dobësimin e strukturave të shoqatës, duke theksuar se komuniteti çam, sipas tij, “e ka larguar nga puna”.

“Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan”, tha ai për News 24.

Më tej ai u shpreh se “çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi”.

Dashamir Tahiri: Sot është Shoqata Çamëria në ringritje, se siç e dini, janë shkatërruar të gjitha dhe po ringrihen. Janë mbledhur nga komuniteti çam, shqiptarët e Çamërisë. Ka qenë jo ekzistente, ka filluar rithemelimi, ringritja, gjithçka nga e para.

Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan.

Ai është faktori kryesor që i ka marrë peng të gjitha, por çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi. Çamët do ringrihen në të gjitha rrethet kudo që janë dhe do bëhen edhe më të fortë seç ishin.

Avokati Marash Logu: Ligji e parashikon që minstri mund të pezullohet nga detyra me vendim gjykate

Avokati Marash Logu ka publikuar një koment të Kodit të Procedurës Penale, e cila sipas tij sqaron qartë se një ministër mund të pezullohet nga ushtrimi i detyrës.

 

Logu i referohet komentimit të vitit 2019 të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara, një material i botuar me miratimin e Shkollës së Magjistraturës dhe i përdorur si tekst formimi për magjistratët e rinj.

Sipas asaj që ka publikuar avokati, gjyqtari Lara analizon masën ndaluese të pezullimit nga funksioni publik, sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas interpretimit të tij, ndërsa për figura të zgjedhura si deputetët apo kryebashkiakët masa e pezullimit nuk mund të aplikohet, situata ndryshon për funksionarët e emëruar, si ministrat, prokurorët dhe vetë gjyqtarët.

Reagimi i Marash Logut vjen në kulmin e debatit mbi vendimin e GJKKO mbi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, e marrë tashmë nën hetim nga SPAK për dy afera korruptive, Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

Avokati Marash Logu

Më qartë dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet: MINISTRI MUND TË PEZULLOHET NGA DETYRA!

Në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë, i aprovuar për botim nga Shkolla e Magjistraturës si një ndër tekstet mbi të cilat formohen magjistratët e rinj Në fq. 762 – 763, gjyqtari Lara ka trajtuar edhe masën e ndaluese të pezullimit të ushtrimit të një funksioni publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Konkretisht gjyqtari shprehet: “Për çka rezulton, se përkundrejt një funksionari publik si deputeti apo kryebashkiaku, nuk mund të zbatohet masa e pezullimit të përkohshëm të detyrës që lidhet me funksionin që ai kryen, ndërkohë që për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në ‘funksionin publik’ apo ngarkimin në “shërbimin publik”.” Panorama

Berisha: Duhet hapur padi penale ndaj Ramës, po i bën presion gjykatës për Ballukun

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsionin që ka përfshirë vendin.

Gjithashtu theksoi se për presionin që Rama i bëri gjykatës për skandalin Balluku, duhet t’i hapet padi.

“Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet nuk ka asnjë rresht asnjë këshillë për ministra. Por masën e pezullimit e parashikon për të mbrojtur të dhënat e hetimit dhe për të paralajmëruar të njëjtin krim. Për Edi Ramën vetëm kur të dënohet. Por ky është kaq i inkriminuar, i ka humbur mendja. E them sërish, “ bëj thirrje ti hapet padi penale për presionin që u bëri gjykatës”, tha Berisha.

Gjykata nuk duhet të kishte vendin tjetër përveç arrestimit të Ballukut . Ajo edhe tani vazhdon të prishë provat. Ajo duhej arrestuar dhe zyrat të ishin në sekuestro, të dilte diku tjetër”. bw

Berisha: Edi Rama është i frikësuar për veten e tij, nuk e ka fare hallin e Ballukut

Kreu i PD Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama është i frikësuar, për veten e tij pas hetimeve të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe vendimit të GJKKO që e pezulloi nga detyra.

Sipas Berishës, Rama nuk ka hallin e Ballukut, sepse përndryshe do ta kishte lëshuar, por për veten e tij.

“Për Belindën e kish hedhur 100 herë në Lanë, por mbron vetëm veten e tij. Ministri emërohet me akt administrative.

Deputeti zgjidhet nga populli.

Ky bën një mashtrim të madh për të cilën do të shkojë në prokurori, si mashtrues publik. Në vend të thotë është i detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion. Ata që kanë standarde, sigurisht është largim”, tha Berisha.

Meta kërkoi të dëshmojë për “21 janarin”, Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet në lidhje me kërkesën e Presidentit të PL-së, Ilir Meta për t’u pyetur si person në dijeni për 21 Janarin.

Ai tha se Meta mund të dije gjëra më shumë se ai. Ndërsa u ndal te audio-përgjimi Meta-Prifti, Berisha tha se instituti italian pohoi se ai ishte bërë copy-paste 28 herë dhe nuk ishte i vërtetë.

“Se di se ca di më shumë Meta se unë. Ai mund të ketë gjëra më të mëdha se unë. Ai e çoi regjistrimin në një instituti serioz italian dhe aty u tha se është bërë copy paste 28 herë nga Rama dhe Filip Cakulli.”, tha ai. bw

Tranzicioni i familjeve, bien martesat rriten divorcet

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kishte 16,120 martesa me rënie -7.7% në krahasim me 2023, ndërsa divorcet ishin 4,100 ose 65 më pak se në 2023.

 

Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e emigracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e martesave dhe nga ana tjetër divorcet kanë tendencë rritëse. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kishte 16,120 martesa me rënie -7.7% në krahasim me 2023, ndërsa divorcet ishin 4,100 ose  65 më pak se në 2023.

Edhe pse numri absolut i divorceve ka luhatje, raporti i tyre për 100 martesa është rritur dukshëm. Në vitin 2021, për çdo 100 martesa kishte vetëm 15.8 divorce, ndërsa më 2024 ky raport arrin në rreth 25 divorce për 100 martesa, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit. Martesat po vijnë gjithnjë e në ulje për faktorë që lidhen me emigracionin dhe rënien e të rinjve që redukton bazën e popullsisë që martohet.

Presioni ekonomik është bërë një faktor vendimtar si për mos-lidhjen në martesë ashtu edhe për divorcet. Të rinjtë përballen me paga të ulëta, qira të larta, apartamente të papërballueshme për tu blerë dhe vështirësi serioze për të krijuar kushte të qëndrueshme për një familje. Si rrjedhojë martesa shtyhet në kohë ose shmanget krejtësisht. Nga ana tjetër divorcet po vijnë në rritje nga vështirësitë financiare që nxisin tensione edhe brenda familjeve.

Shumë çifte jetojnë të ndarë për shkak të migracionit ekonomik, çka shpesh çon në prishje të martesës ose në moskryerjen e saj. Emigracioni dhe rënia e lindjeve kanë bërë që baza e popullsisë së re brenda vendit të tkurret. Gjithashtu mentaliteti po ndryshon. Të rinjtë përqendrohen më shumë te karriera dhe pavarësia financiare, duke e shtyrë martesën deri në një moshë më të vonë ose duke preferuar bashkëjetesën pa formalizim.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja më e lartë në tregun e punës dhe të ardhurat e pavarura u japin grave më shumë autonomi, duke i bërë më pak të varura nga martesa si mekanizëm ekonomik. Në të njëjtën kohë, kjo rrit edhe gatishmërinë për t’u divorcuar kur marrëdhënia nuk funksionon, duke shmangur sakrificat që dikur konsideroheshin të domosdoshme për ruajtjen e familjes.

Gjithnjë e më shumë, sidomos në zonat urbane, stresi është më i lartë. Ritmi i shpejtë i jetesës dhe mungesa e mbështetjes sociale po shton presionet brenda familjes. Teksa normat shoqërore janë liberalizuar, stigma ndaj divorcit është dobësuar ndjeshëm. Sot, divorci shihet si një zgjidhje e pranueshme dhe jo si dështim, gjë që e bën më të lehtë marrjen e këtij vendimi./Monitor.al

Berisha: Neni i Kushtetutës i jep ministrave vetëm imunitet deputeti dhe jo mbrojtje nga pezullimi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti sot se Kushtetuta nuk njeh imunitet të ministrave nga pezullimi, por vetëm për deputetët.

 

Ai thekson se qeveria dhe Belinda Balluku po përpiqen të mashtrojnë publikisht me qëllim që të vazhdojnë vjedhjet dhe skandalet korruptive me tenderimet.

Ai i referohet nenit 103/3 të Kushtetutës, ku shpjegohet se imunitetin e gëzon vetëm një deputet i zgjedhur nga votat e popullit, por nuk thuhet për imunitet të ministrit të kabinetit.

“Neni 103/3 i Kushtetutës i jep ministrave vetëm imunitetin e deputetit për mendimet dhe votat, jo mbrojtje ndaj pezullimit nga detyra ekzekutive. Çdo pretendim i kundërt nga Rama–Balluku është mashtrim i pastër politik për të mbrojtur vjedhjen e përbashkët!”, shkruan Berisha në postimin e tij të radhës në Facebook, duke e shoqëruar edhe me foto.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku aktualisht është marrë e pandehur për dy dosje abuzive nga SPAK dhe me masë sigurie nga GJKKO në pezullim nga detyra, bllokim pasaporte dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.

berisha postimi

Aktualisht ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës është e pezulluar, teka Kryeministria ka ankimuar në Kushtetuese me kërkesë për shprehje nëse GJKKO ka hyrë në kompetencat e Ekzekutivit me çështjen e pezullimit, pasi qeveria mbetet pa zv/kryeministër.

Balluku akuzohet për tenderin 190 mln euro të tunelit të Llogarasë, për shkelje të barazisë në tenderë, si dhe dyshimet për abuzimin 50 mln euro në këtë prokurim, që janë shtuar në fond për realizimin e veprës. Aktualisht ajo akuzohet edhe për paracaktimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë dhe hetimet janë në proces.

Balluku i ka mohuar akuzat, por tashmë SPAK ka në dosje përgjimet e nxjerra nga telefoni i ish-kreut të arrestuar të ARRSH-së, Evis Berberi, ku flasin për paracaktim tenderimesh.

 

“Për shkak të narkoshtetit kemi lindshmërinë që kemi patur 100 vite më parë”, Berisha: Me këtë ritëm po shkojmë drejt asgjësimit tonë kombëtar

Mirëdita!
Të dashur qytetar dhe qytetare, të gjithë ju që ndiqni në rrjetet e mia sociale këtë bisedë të hapur.
Së pari dua të ju përshëndes përzemërsisht dhe shkurtimisht, të paraqes para jush zhvillimet më kryesore.
Gjatë kësaj periudhe PD arriti të miratojë në Internacionalen Demokrate të Qendrës, organizatën më të madhe dhe më të vjetër të partive të qendrës së djathtë në botë CDI, rezolutën që dënon dhe denoncon me forcën më të madhe Shqipërinë e Edi Ramës si shtetin e farsës elektorale, si shtetin që shtyp pluralizmin dhe opozitën, si narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, si një narkoregjim kleptokratik që vjedh qytetarët e vet.
E konsideroj këtë një arritje shumë të madhe, sepse denoncimi i të keqes që ka ngërthyer vendin, shndërrimi i saj në një problem ndërkombëtar, është padiskutim një detyrim dhe një arritje e madhe për PD.
Në tërë historinë tonë ne kemi patur armiq të të gjitha llojeve, pushtues të shumë kombeve, por theksoj se sot në rrafshin e materies kombëtare, narkoshteti dhe droga, provohen armiqtë tanë më të egër në histori.
Kjo sepse në tërë historinë tonë kombëtare nuk është regjistruar kurrë një periudhë në të cilën në një afat kohor 10 vjeçar të jenë larguar nga Shqipëria rreth 45% e popullatës.
Nuk është regjistruar ndonjëherë në histori që në një hark kohor të shkurtër, Shqipëria të rrokulliset 100 vite mbrapa në treguesit ekzistencial të saj, treguesit demografik.
Sot për shkak të këtij narkoshteti dhe spastrimit që u bënë shqiptarëve nga vendi i tyre, ne sipas OKB-së kemi lindshmërinë që kemi patur 100 vite më parë dhe kemi lindshmërinë më të ulët në botë.
Nga viti 2018 në Shqipëri dominojnë thellësisht vdekjet më shumë se lindjet.
Ndërkohë me këtë ritëm, me këto tempe ne ecim të sigurtë drejt asgjësimit tonë kombëtar, drejt boshatisjes së këtij vendi.
Ndaj dhe jemi të përqendruar në të gjithë mundësitë dhe potencialin tonë, të denoncojmë këtë të keqe të madhe që është e gërshetuar në një me shtetin shqiptar dhe quhet narkoshtet, që është sot për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kur do të largohesh nga Partia Demokratike? Sali Berisha i prerë: Nuk do të jap dorëheqje! Strukturat e partisë zgjidhen me votë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale (Facebook) në lidhje me çështjet më të nxehta politike të javëve të fundit, nga rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku, që është marrë e pandehur nga SPAK dhe me masë shtrënguese nga GJKKO për tenderët abuzive, te situata në parti dhe protestat opozitare.

 

I pyetur nga një prej komentuesve se përse nuk e jepte dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu shpjegoi se në një situatë të tillë, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, ky akt do i shërbente vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Berisha pranoi se nëse zgjedhjet do ishin me votë të lirë, dorëheqja do ishte një akt i shëndoshë dhe ai do e kishte bërë.

“PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin”, u shpreh ai.

Berisha ftoi ndjekësin në fjalë dhe të tjerët që të garojnë për strukturat drejtuese, pasi vota dhe gara ishin të lira. Në fund ai tha se opozita është mision dhe ky mision realizohej nëpërmjet votës.

“Unë të ftoj që të marrësh pjesë në të gjitha garat e kësaj partie. Qëndrimi në opozitë është mision dhe largimi nga ky mision bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha kreu i PD-së. Panorama

Kreu i Unionit të Burgosurve dhe të Perndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, uron shqiptarët për 113 vjetorin e ditës së Flamurit!

Gezuar 28 nendorin diten e mvetësisë kombetare shqiptar në Shqiperi dhe kudo që jeni në bote!🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Nderim të përjetshme firmtaret e pamvarsise që diktatori Enver Hoxha i pushkatoi dhe heronjeve të Spaçit që ngriten flamurin pa yllin bolshevik në 1973 në mes të plumbave! Lavdi 🦅të lirisë 🇦🇱🇦🇱

Pavarësia, ambasada e SHBA publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: Partneriteti me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët më të sigurt, teksa përballemi me kërcënimet nga grupet kriminale

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, me një mesazh të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

 

Në mesazhin që Rubio përcolli për pavarësinë e Shqipërisë, thuhet se dy vendet gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë.

Po ashtu, Rubioi thekson se partneriteti amerikan me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën ‘qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta’.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.

Gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu e vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike, si dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj domethënës në sigurinë kibernetike.

Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë.” -thuhet ne mesazhin  e Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, qe u publikua edhe nga ambasada.

Screenshot_1

 

EMISIONI VETTING: Balluku i dha impiant fotovoltaikësh kompanisë së lidhur me Ceno Klosin (Dokumentet)

EMISIONI VETTING

Më 24 maj 2023, mbi tavolinën e Ministres së pezulluar të Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku do të vendosej kontrata për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MVV në zonën e Semanit, në fshatin Povelçë, në njësinë Administrative Topojë,  nga kompania “Orher” shpk.

Brenda ditës kontrata do të nënshkruhej me aq nxitim sa askush nuk do të vërente se kishte gabime me vendndodhjen e impiantit, gjë e cila ngre dyshime për vlefshmërinë e kësaj kontrate dhe dyshime për afera.

Në fakt, nga informacionet e grumbulluara rezulton se pas kompanisë që ka përfituar centralin fotovoltaik qëndrojnë njerëz të lidhur me Genti Klosin, vëllain e Ceno Klosit, deputetin e Partisë Socialiste që është nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh.

Klosi është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish zv.kryeministres Belinda Balluku, si ish Drejtor i ish Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta, ish Drejtor i Tatimeve dhe si edhe ish zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga të gjithë bashkëpunëtorët e ministres Balluku, Ceno Klosi është i vetmi që endet i lirë, i pa shqetësuar nga Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion edhe pse “Vetting” ka denoncuar me fakte fshehjen e pasurisë si kompania “First Bar Limited” dhe hotelin, të dyja në Londër të Britanisë së Madhe.

Njerëzit e Klosit pas impiantit fotovoltaik në Fier

Informacionet e reja që kanë dalë së fundmi zbulojnë se personat që kanë menaxhuar pasuritë e vëllait të Ceno Klosit, Genti Klosi janë po të njëjtit që kanë përfituar licenca dhe leje ndërtimi për impiant prodhimi fotovoltaik në qytetin e Fierit, pranë bregdetit.

Historia për impiantin fotovoltaik ka nisur më herët me krijimin e shoqërisë “Orher“ shpk në dhjetor 2020, por zhvillimet që do të sillnin dyshime se pas kësaj kompanie fshihet, Ceno Klosi do të ndodhnin në 19 janar 2023. Nga administrimi i kompanisë do të largohej Mirel Mjekra për tu vendosur Maria Mino dhe si zotërues i kompanisë është kompania SEAN shpk, me pronare fundore Aulona Gaxhenji, e cila në fillim të vitit 2024 do t’ia shiste pronësinë kompanisë “FINVEST“ me aksioner Julian Dhimën.

Administratorja Maria Mino ka qene menaxhere e restorantit luksoz të vëllait të Klosit, Genti Klosi që zotëron kompaninë “T.O.V 2019“. Menjëherë sapo Mino të bëhej administratore, pas disa muajsh në maj 2023,  ministrja e pezulluar e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të lidhte kontratën “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MVV, në zonën e Semanit, në fshatin Povelçë, Njësia Administrative Topojë në Bashkinë Fier me shoqërinë ‘Orher’ shpk.

vetting 1

Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se Enti Rregullator i Energjisë deklaron se zona është në fshatin Grykë të njësisë administrative Topojë, ndërkohë që kontrata e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë tregojnë për një ndërtim në fshatin Povelçë po në njësinë administrative Topojë.

Në këtë rast, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një gabim, që tregon një problem serioz. Kjo pasi edhe në lejen e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit specifikohet zona dhe vendi, e cila është në fshatin Grykë në njësinë administrative Topojë të Bashkisë Fier. Faktikisht fshati Povelçë ndodhet në njësinë administrative Dërmenas të Bashkisë Fier, kurse fshati Grykë në njësinë administrative Topojë.

Gabimi lidhet me faktin se fshati Povelçë dhe fshati Grykë janë vendndodhje të ndryshme në njësi të ndryshme administrative në Bashkinë Fier. “Vetting” ishte në terren për të verifikuar vendndodhjen e centralit fotovoltaik dhe zbuloi se ky impiant gjendej në fshatin Grykë dhe jo në fshatin Povelçë.

Në këtë rast, si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por edhe Enti Rregullator i Energjisë kanë bërë një gabim, i cili mund t’i bëj të pavlefshme veprimet e kryera deri tani. Gabimi i parë ka ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por si është e mundur që Enti Rregullator ka miratuar këtë licencë pa verifikuar vendndodhjen?

A ka marrë porosi Enti Rregullator për të dhënë këtë licencë pavarësisht gabimeve dhe e ka miratuar ? Si mund të kalojë një licencë me fshatra të ndryshme pa u korrigjuar ? Si mund ti japësh licencën pa verifikuar vendndodhjen e fshatit?

Më 16 shtator 2025, Partia Demokratike do të bënte një kallëzim për dosjen që lidhet me kontratën e kompanisë ORHER shpk dhe vetëm para disa ditësh nëntor 2025, SPAK do të deklaronte se është regjistruar procedimi penal me nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi.

adriana kalaja ceno klosi vetting

Në këtë rast, Prokuroria e Posaçme do të deklaronte se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar në shtator 2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal nr.95, viti 2025 dhe se ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake.

kalaja ceno klosi vetting

“Vetting” kontaktoi Entin Rregullator të Energjisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me gabimin për vendndodhjen e centralit fotovoltaik, por derin në publikimin e këtij artikulli nuk pati asnjë  deklaratë nga institucionet.

Por kontrata e fotovoltaikut nuk është e vetmja gjë që rëndon mbi mbi Ceno Klosin pasi edhe si kryetatimor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na rezultojnë shkelje të panumërta nga deputeti i Partisë Socialiste.

Çfarë do të dëshmojë Ilir Meta për dosjen e “21 janarit”? Haxhinasto: Ka pasur të dhëna nga ambasadat për…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, ka folur për vullnetin e shprehur nga Ilir Meta për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e “21 janarit”.


I ftuar në studion e News24, Haxhinasto u shpreh se në 11 janar, sipas pretendimeve ka pasur informacione se do të kishte një protestë të dhunshme, por nuk u morën masat e duhura për ta ndaluar.

Sipas tij Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje, ndaj edhe është ofruar për të dëshmuar.

haxhinast

“Nuk kam informacion konkret, por ai ka shprehur se ka pretendimet që janë reale për të cilat gjërat dihen botërisht që njoftimi ka qenë që do ketë një demonstrim të dhunshëm dhe nuk janë marrë masat e duhura për të ndaluar këtë. Ka pasur informacion nga ambasadat, institucionet e specializuara dhe masat nuk ishin të tilla për ta ndaluar diçka të tillë. Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje ndaj është ofruar për të dëshmuar”, u shpreh ai.

PD nis procesin e rifreskimit, Ervin Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura në 11 maj

Një tryezë e veçantë që zgjati rreth tre orë, mblodhi sot emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga listat e hapura ashtu edhe kryesuesit e primareve, në një diskutim të hapur mbi të ardhmen e partisë.

Ish-deputeti Ervin Salianji thirri një takim ku ishin të pranishëm Ilir Alimehmeti (më i votuari në Qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në listën e hapur të Durrësit), Gent Cela (Qarku Fier), Qani Xhafa (Qarku Elbasan), Ted Kopliku (Qarku Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Qarku Diber), Alma Kore (Qarku Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Qarku Berat), Nada Daullja (Qarku Vlorë), si dhe një sërë kandidatesh të votuara dhe fitues të primareve.

Sipas burimeve nga takimi, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik. Diskutimet u fokusuan mbi rikthimin e ADN-së fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar.

Ky takim shihet si një hap i rëndësishëm drejt rifreskimit të frymës dhe modelit organizativ të PD-së, duke vënë në qendër zërin e qytetarëve dhe votuesve që kanë besuar tek kandidatët më të votuar.

“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë,” thanë burimet nga takimi.

Ky moment nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit dhe dëgjimit të njerëzve që kanë marrë vota reale, duke u shndërruar në një mesazh pozitiv për demokratët dhe elektoratin e PD-së. bw

Berisha publikon listën: Ndryshe nga sa pretendon Rama – ja ministrat e vendeve të BE që janë pezulluar gjatë hetimeve

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo ka ndodhur në vendet si Rumani, Kroaci, Francë dhe Spanjë.

 

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme listën e emrave të ministrave që janë pezulluar gjatë hetimeve në vendet e BE. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo ka ndodhur në vendet si Rumani,  Kroaci, Francë dhe Spanjë. Kontretish lideri opozitar përmendi emra si Nunzia De Girolamo, Dan Shova, Elena Udrea dhe Darius Valcov.

“Ju lutem, dëgjojeni pak mashtrimin publik kombëtar dhe ndërkombëtar i bashkëhajdutit të Lubi Ballukut në konferencë me komisioneren Marta Kos. Dëgjojeni pak, duke pasur dëshmitar, edhe ambasadorin, edhe komisioneren thotë, çfarë kriminali gjakftohtë është, se si shprehet që nuk bën vaki kurrë në BE. Tani, u them qytetarëve dhe ju të nderuar gazetarë se ky është një mashtrim banal ordiner sepse në vendet e BE, jo në një, por në një numër rastesh, janë vendosur masat e pezullimit para vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata.
Dhe kjo ka ndodhur në Rumani, ka ndodhur në Itali, ka ndodhur në Francë, ka ndodhur në Kroaci, ka ndodhur në Spanjë, ka ndodhur pra në një seri vendesh. Ministrat janë pezulluar gjatë kohës që kanë qenë në hetim. Konkretisht: Dan Shova, në vitin 2015, ministër transporti i Rumanisë. Masë ndalimi nga ushtrimi i funksionit të profesionit publik. Prapë në Rumani. Elena Udrea, ministre e turizmit, në vitin 2015, pezullim funksionesh gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve pra. Darius Valcov. Humbi kompetencat ekzekutive. A e dini ju se të njëjtin fat pati probatini i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, Ponta. Po ai ç’bëri, ai sa e mori vesh që gjykata po e pezullonte, dha dorëheqjen. Ekzakt. Kryeministër, se ishte në hetim. Ai e kuptoi se gjykata po merrte vendimin dhe dha dorëheqjen. Vazhdojmë më tutje. Italia. Nunzia De Girolamo. U detyroa të largohej nga detyra se nuk ishte Lubi, ishte tjetër.

Tjetër. Franca. Franca ka një gjykatë. Do bëj një sqarim se është shumë i rëndësishëm. Para reformës në drejtësi, në republikën e Shqipërisë, me të gjithë personat me imunitet, merrej Gjykata e Lartë. Ligjet e reja këtë kompetencë ia kaluan Skapit të partisë dhe gjykatës speciale. Pra, Franca ka një gjykatë të posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë dhe në vitin 2010, ministri Christian Blanc është pezulluar jo gjatë akuzës, jo pas akuzës, por gjatë hetimit. Si mund të dalë ai? Po kur ke vjedhur, del dhe nuk pyet për asgjë. Po a është kryeministër ai që del e thotë nuk ka ndodhur kurrë në botë. Franca. Ministri i Brendshëm Charles Pasqua. Pezullim i kompetencave. Dhe ka qenë një nga ministrat më qëndrorë të qeverive franceze të qendrës së djathtë. Tjetër. Belgjika. ëilly Claes, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ministër i jashtëm më pas. Pezullim de facto para dorëheqjes. Tani a mund të imagjinoni në qoftë se gjykata vendos masën e pezullimit të japë dorëheqjen siç bëri Ponta? Kurrën e kurrës. Janë kaq të inkriminuar këta, kaq shumë kanë vjedhur sa nuk gjejnë një sekondë qetësi në shpirtin e tyre. Krocia. Ivan Vrdoljak. Ministër i ekonomisë. Pezullim de facto gjatë hetimeve. Spanja ka disa raste. Izraeli, një ministër kishte ndodhur që kishte bërë aktin e Irena Gjokës, nuk kishte deklaruar dënimin. Brenda automatikisht e shkarkoi nga ministër. Nuk po shkoj në Pakistan, Imre Khan se atje kishte probleme të tjera. India. Gjykata e Larta. Sepse në Kushtetutën e Indisë është Gjykata e Lartë ajo që trajton aferat dhe dosjet e ministrave dhe zyrtarëve të lartë.” tha Berisha./Dosja.al

Çfarë po “kurdiset” brenda Partisë Demokratike? Demokratët takim pa kamera në një hotel në kryeqytet! Nga Salianji tek Alimehmeti, ja kush mori pjesë

Sipas burimeve të Euronews Albania, në ambientet e një hoteli privat në Tiranë, është zhvilluar sot një takim i rëndësishëm mes disa prej figurave më të votuara në listën e hapur dhe primaret e PD-së.

 

TIRANA– Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Sipas burimeve të Euronews Albania, në ambientet e një hoteli privat në Tiranë, është zhvilluar sot një takim i rëndësishëm mes disa prej figurave më të votuara në listën e hapur dhe primaret e PD-së.

Ervin Salianji ka qenë prezent në shoqërinë e disa emrave që, megjithëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, arritën të merrnin një numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim kanë marrë pjesë, ndër të tjerët: Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi dhe Hysen Kadiu.

Ky grupim i ri mund të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve dhe mund të sinjalizojë ndryshime dhe riformatime të brendshme në strukturat e partisë./ Dosja.al

Shtyrja e vendimit për Belinda Ballukun, të pezulluar nga detyra! Kushtetuesja argumenton: Çështje me përparësi!

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar arsyen e shtyrjes së marrjes së vendimit për Belinda Ballukun, lidhur me caktimin e masës së sigurimit “pezullim nga detyra” si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, të caktuar nga GJKKO.

 

Kushtetuesja argumenton se kërkesa e bërë nga qeveria për të shfuqizuar vendimin e GJKKO që e pezulloi Belinda Ballukun nga detyra ka interes publik dhe është konsideruar nga Gjykata për t’u shqyrtuar me përparësi.

Por, GJK shprehet se Kolegji, me përbërje gjyqtarët: Holta Zaçaj, kryetare dhe anëtarë Sonila Bejtja dhe Sandër Beci (relator), kishte planifikuar për të diskutuar çështjen ditën e sotme (27 Nëntor).

Megjithatë, argumenton Kushtetuesja, më 25 Nëntor, Presidenti Bajram Begaj organizoi ceremoninë e betimit të gjyqtarit Asim Vokshi, i cili ka zëvendësuar magjistraten Holta Zaçaj që ka përfunduar mandatin e saj, ndaj Kolegji i caktuar për shqyrtimin e çështjes mbeti i paplotë në përbërje të tij.

Gjyqtarja Marsida Xhaferllari, e cila u caktua për plotësimin e Kolegjit më 26 Nëntor, bëri kërkesë për shtyrjen e marrjes së vendimit, ndërsa Kushtetuesja argumeton se “gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit”.

Ndaj mor vendimi që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 2 Dhjetor.

“Të nesërmen, më 26.11.2025, ora 11.00, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur plotësimin e kolegjit me gjyqtaren Marsida Xhaferllari. Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025”, informon GJK.

Njoftimi i Kushtetueses:

Në datën 21.11.2025, në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur kërkesa me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.

Kjo çështje për shkak të interesit publik që paraqet është konsideruar nga Gjykata për t’u shqyrtuar me përparësi, sipas praktikës së ndjekur në raste të ngjashme.

Kërkesa është regjistruar me numër 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar në datën 21.11.2025, ora 14.00. Me shortin e po kësaj date, ora 15.00, për shqyrtimin paraprak të kësaj çështjeje është caktuar Kolegji me përbërje gjyqtarët: Holta Zaçaj, kryetare dhe anëtarë Sonila Bejtja dhe Sandër Beci (relator). Paralelisht me këto veprime, Njësia e Shërbimit Ligjor u ngarkua me përgatitjen e akteve paraprake për shqyrtimin e çështjes dhe i ka shpërndarë ato për njohje anëtarëve të kolegjit, i cili kishte planifikuar për të diskutuar këtë çështje në datën 27.11.2025.

Në datën 25.11.2025, ora 10.00, Presidenti i Republikës ka organizuar ceremoninë e betimit të gjyqtarit Asim Vokshi, i cili ka zëvendësuar gjyqtaren Holta Zaçaj që ka përfunduar mandatin e saj.

Në këto kushte, në datën 25.11.2025, Kolegji i caktuar për shqyrtimin e çështjes mbeti i paplotë në përbërje të tij. Të nesërmen, më 26.11.2025, ora 11.00, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur plotësimin e kolegjit me gjyqtaren Marsida Xhaferllari.

Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025.

Vendimmarrja e Kolegjit do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Erion Braçe kërkon hetim të pasurisë për drejtorët e Tatimeve dhe Doganave: Të gjithë thonë deputeti- deputeti, por ‘ujku’ të than

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon që në ligjin për kontrollin e pasurisë të futen edhe drejtorët e Tatimeve apo të Doganave.


Në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua  projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Braçe tha se disa gjëra tek deputeti duhet të kufizohen, por jo në ekstrem. Sipas tij, gjithçka është në rregull nëse ai deklaron të ardhurat e tij.

“Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje.  Pse do marrë punëtorë ai, të lejë nam. Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës. Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem. Për sa kohë ai deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të tatimeve dhe doganave nuk janë atje. Nëse u fusim këtu, duhet ti çojmë edhe atje.  Të gjithë turren deputeti-deputeti, po ujku vazhdo ujku atje që të than”, tha Braçe.

Erion Braçe: Fusha e veprimit të një deputeti është e përcaktuar qartë në kushtetutë, në statusin e deputetit. Ndërkohë një deputet nuk është njësoj si një drejtor, qoftë rregullatori që menaxhon interesat e drejtpërdrejta, por nuk është as i njëjtë  me një drejtor agjencie ekzekutive qeveritare. Një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10-12 vitesh, ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, në cilindo sektor, ka menaxhuar tendera e me radhë, nuk shkon ndalimi. Kur kemi diskutuar për këtë gjë në një komision që u krijua në parlament në fillim të këtij vit kemi diskutuar për të mbrotjur veprimtarinë aktuale të secilit drejtues në momentin që del. Por ta lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona euro, vetëm një vit pa u punësuar në një kompani private në sektorin që ka mbuluar nuk shkon. Prandaj me gjej me të drejtë pyetjen që bën kolegia.

 

Ka drejtuar veçanërisht në ekzekutiv, të cilët mund të shfazohet në vite koha e konfliktit të tyre të interesit pasi dalin nga puna, pasi ikin. Nuk mund të ngelet një vit për të gjithë, nuk shkon.

E dyta gjë që kam, ka disa përcaktime që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen atje përtej, se tjetri…atë po i thoja një kolegu këtu matanë, që ka pantallona me arna që janë për modë dhe bëjnë 400 euro, si do të përcaktohet ky stili i jetesës, ka tuta që bëjnë 1000 euro ka dhe tuta që bëjnë 50 euro. Ka disa përcaktime që mund të krijojnë konflikte. Deputetit tuaj i ndalohet të kryejë çdo detyrë tjetër, përvec mësimadhënies, të japë vetëm mend, veç kësaj nuk do t’i lejohet gjë

Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje.  Pse do marrë punëtorë ai, të lejë nam. Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës. Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem. Për sa kohë ai deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të tatimeve dhe doganave nuk janë atje. Nëse u fusim këtu, duhet ti çojmë edhe atje.  Të gjithë turren deputeti-deputeti, po ujku vazhdo ujku atje që të than. gsh

Afera 210 mln euro- Pezullimi nga detyra me vendim të GJKKO, Gjykata Kushtetuese vendos sot nëse çështja e Belinda Ballukut kalon për gjykim

Kolegji Penal pritet të mblidhet sot në lidhje me kërkesën e Kryeministrisë sa i përket çështjes “Balluku”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sot vendoset nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim. Mësohet se relator është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari.

Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese për çështjen “Balluku”, Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, Kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit.

Në dokumentin e siguruar nga News24 qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduar se se ky vendim prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.

Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete. Gjykata e Posacme vendosi të pezullojë nga detyra e zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe energjisë dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit, pasi është e pandehur për tendering e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe.

Gjykata e Posaçme arsyetoi se Balluku ka rrezik të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët, të kryejë vepra si ato që dyshohet se ka kryer apo dhe më të rënda, për shkak të detyrave që ushtron si dhe ekziston rreziku të arratiset jashtë vendit. Krahas saj në arrest shtëpie u dërguan vartësit e saj Gentian Gjyli e Erald Elezi.

“Banorët në rrezik”- Gurë të rrëzuar në asfalt, të tjerë që rrezikojnë të bien, deputeti i PD nxjerr videon nga rruga në Tropojë

Deputeti i PD për qarkun e Kukësit, Isuf Çelaj, ka ngritur sot shqetësimin për një rrezik serioz që i kanoset banorëve të Fierzës dhe Tropojës, për shkak të rënies së gurëve me përmasa të mëdha në aksin Fierzë–Bajram Curri.

Sipas deputetit, një banor nga Fierza i ka dërguar një mesazh alarmues, ku thekson se në zonën e Gegëhysenit, gurë gjigantë me peshë të konsiderueshme janë në prag të rrëshqitjes në rrugën nacionale, duke vënë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë çdo ditë në këtë segment.

Në mesazhin e banorit thuhet: “Në aksin Fierzë–Bajram Curri, në fshatin Gegëysen, gurë me tonela janë gati të bien në rrugën nacionale. Nëse bien papritur, rrezikojnë jetën e çdo banori që përdor këtë rrugë çdo ditë. Kemi njoftuar Bashkinë dhe kemi kërkuar ndërhyrje emergjente, por nuk ka pasur asnjë reagim. Nëse situata vazhdon kështu, do të organizojmë një protestë me bllokim të rrugës dhe hyrjes në HEC-in e Fierzës. Si deputet i zonës, ju kërkojmë mbështetje dhe njoftimin e instancave përgjegjëse.”

Deputeti Çelaj u bashkohet shqetësimeve të banorëve, duke i bërë thirrje strukturave shtetërore që të veprojnë menjëherë. “Thirrja ime shkon për Emergjencat Civile, Bashkinë Tropojë dhe Njësinë e Emergjencave pranë Prefekturës Kukës që të ndërhyjnë urgjentisht për eliminimin e këtij rreziku në aksin Fierzë–Bajram Curri, në zonën e Demushajve të Gegëhysenit. Ndërhyrja nuk ka kosto të madhe dhe rreziku mund të neutralizohet brenda një dite pune,” deklaron Çelaj. Deputeti kërkon veprim të menjëhershëm, për të shmangur një situatë që mund të kthehet në tragjedi për banorët e zonës.

REAGIMI
Në këto ditë reshjesh dhe situate moti të pa qëndrueshëm, problematike në zonën e Tropojës paraqitet rënia e gurëve me përmasa të mëdha duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ja se ç’farë më shkruan një qytetar banues në Fierzë:
I Nderuar fort deputet i tropojes zoti Isuf çela,ju shqetsoj dhe ju ve ne dijeni per nje problematik jashtzakonisht emergjente sa akoma nuk ka i ka marr jeten ndokujt ,ne aksin fierze bajram curri ne nje pjes rruge ne fshatin gegysen guret gjigand me tonela te medhejn jane gati per te ren ne rrugen nacionale,nese bien kur don vet do zoti sna marrin jeten ndonjerit nga ne ce bejm ate rruge perdite ,e kemi ber thirrje bashkise dhe kemi kerkuar me emergjenc te merren masa dhe minimumi ti rrezoje bashkia me menyrat e duhura,por asnje reagim,ju bejm me dije se si banore te ksaj zone do lajmerojm nje proteste me bllokim te rruges dhe hyrjen ne hecin e fierzez,si deputet i votuar i ksaj zone kerkojm ce te na mbeshtesni dhe te lajmerosh instancat perkatse ,me shpresen se do kemi nje reagim nga ju dhe nga shteti e mbyll duke ju falenderuar.me respekt nga një banor i fierzes tropoje
#Prandaj thirrja ime shkon për strujturat shtetërore të Emergjencave Civile, Bashkinë Tropojë e Njësinë e Emergjencave në Prefekturën Kukës që të ndërhyjnë menjëherë për eleminimin e këtij rreziku për jetën e qytetarëve në këtë pjesë të rrugës Fierzë-BCurri në zonën e Demushajve të Gegëhysenit! Ndërhyrja nuk ka kosto të madhe ai rrezik mund të eleminohet për një ditë pune! bw

Skandal në ISSH/ Mbi 11 mijë pensione të paguara pas vdekjes, miliona lekë dëm buxhetit!

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit.

Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme parregullsish, që variojnë nga dublimet e pagesave, pagesa të kryera pas vdekjes së përfituesve, te shumat më të mëdha nga sa duhej apo pagesa të dhëna jashtë afateve të përcaktuara.

Vetëm gjatë vitit 2024, në të gjitha rajonet e vendit janë evidentuar 821 raste të tilla, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 36,919,340 lekësh.

Deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2024, janë rikuperuar 29,059,735 lekë, përmes 4,479,368 lekë nga komisionet e postës, 19,119,020 lekë të arkëtuara në bankë dhe 5,461,347 lekë të rikuperuara përmes urdhërxhirimeve nga posta.

Megjithatë, mbeten ende 7,859,605 lekë për t’u arkëtuar, të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme administrative dhe ligjore, thekson raporti.

Shkelje të rënda edhe në Shkodër

Auditimi ka evidentuar parregullsi të tjera të rëndësishme në rajonin e Shkodrës. Janë identifikuar 46 raste pagesash të kryera me mandate pa firmën e pensionistit, një shkelje që ngre pikëpyetje mbi kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit. Nga këto, 33 raste janë zbuluar nëpërmjet sistemit TIMS, me një vlerë totale prej 13,299,538 lekësh, ndërsa 13 raste të tjera përbëjnë pagesa të parregullta me vlerë 418,447 lekë.

Mbi 11 mijë pagesa pas vdekjes së përfituesve

Një tjetër gjetje shqetësuese lidhet me pagesat e kryera pas ndarjes nga jeta të përfituesve. Vetëm gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, janë regjistruar 11,030 raste, duke shkaktuar një dëm prej 114,885,368 lekësh, ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj.

Pavarësisht masave të marra, deri në fund të vitit janë rikuperuar 100,158,608 lekë, ndërsa 647 raste, me një vlerë prej 14,726,760 lekësh, mbeten ende të paarkëtuara dhe kërkojnë ndjekje të vazhdueshme.

Rekomandimet e auditimit

Auditorët i kërkojnë ISSH-së të përshpejtojë ndjeshëm procedurat administrative dhe ligjore për rikuperimin e shumës së mbetur prej 36,604,305 lekësh, duke vijuar bashkëpunimin me postën dhe bankat e nivelit të dytë.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit paraprak, për të shmangur përsëritjen e këtyre problematikave në të ardhmen.

Forcimi i kontrollit dhe transparencës, sipas auditorëve, do të ndihmojë në uljen e humbjeve financiare, rritjen e eficiencës në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rikthimin e plotë të shpenzimeve të padrejta në buxhetin e shtetit. /Ekofin.al

“Tuneli ka rënë”- Salianji: Ka zënë poshtë Ballukun bashkë me 50 mln euro! Akoma nuk mbajnë përgjegjësi, çfarë duhet të ndodhi që të kenë frikë?!

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” teksa foli mbi korrupsionin e qeverisë dhe konkretisht çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

 

Salianji thekson se ende nuk ka përgjegjësi për aferën me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe 50 mln euro të firuara nga buxheti i shtetit.

Salianji shton se tuneli me standardet e tij dhe mënyrën e tenderimit ka “zënë poshtë Ramën dhe Ballukun”.

Salianji: Nuk jep dorëheqje, në Serbi në momentin që për shkak të një investimi ra stacioni i trenit, u shkul Serbia dhe bën bllokime. Marshim, protestë. Iku një qeveri, u detyra autokrati atje. Nuk tërhiqen njerëzit.

Si mbahet përgjegjësi? Apo nga kush kanë frikë këta njerëz që të mos e bëjnë prapë. Thotë ajo tjetra nuk ka vrasje Shqipëria. Dolën me armë në mes të ditës 4 veta me armë. Nuk harrohen. Për shkak të skandaleve të jashtëzakonshme, bie standardi. Po normalizohet e keqja.

Ka rënë tuneli, por ka rënë me 50 mln dhe ka palosur Ramën dhe Ballukun. Tuneli ka rënë bashkë me 50 mln dhe i ka zënë të dy poshtë. Rama është në Ankara, me kompaninë që ka denoncuar dhe Arben Ahmetaj. Mbrojtja e propagandistëve thonë u bë për arsye gjeostrategjike. Kemi bërë korrupsion gjeostrategjik.

“Njerëzit llogarisin bukën e gojës, Balluku kalon brenda orës 50 milionë euro!”- Salianji: Duhet të dorëhiqet bashkë me kryeministrin!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ka komanduar refuzimin e kryeministrit për shkarkimin nga detyra të ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila u pezullua nga postet që mban me vendim që GJKKO-së, është shprehur se Balluku dhe Rama, duhet të ishin dorëhequr.


Sipas Salianjit, politika duhet të ketë standarde morale dhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të nivelit më të lartë në pushtet, dorëheqja është hapi i parë që duhet të ndërmerret.

Më tej ai theksoi se vetë Rama ka deklaruar se nëse dikush ka punë me drejtësinë, PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe avokat i tyre, por në rastin e Ballukut ka ndryshuar, dhe sipas ish-deputetit, qeveria po pengon pezullimin e saj nga detyra.

“Është edhe një standard tjetër që e ka vënë kryeministri. Ka dalë dhe ka thënë ‘nëse dikush ka punë, procese me drejtësinë, PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe avokat i tyre, mburoja do të jetë avokati i tyre personal”. Çfarë ka ndodh në këtë rast? Nuk ka dorëheqje të Ballukut, nuk ka shkarkim dhe nga ana tjetër, ka një aktivizim për të penguar një procedurë që është pezullimi”, tha Salianji.

Salianji deklaroi se Balluku ka vjedhur 50 milionë euro, ndërkohë që shqiptarët llogarisin “bukën e gojës”.

“Jemi në një aferë ku janë 50 milionë euro. Më tha një hallexhi një ditë, ‘sa bukë blihen me 50 milionë euro’. Njerëzi llogarisin bukën, kurse këtu brenda orës kalojnë 50 milionë euro dhe përcaktohen tenderët”, tha ai.

Ervin Salianji: Kemi të bëjmë më një çështje që ka të bëjë me Ballukun. Ajo që ka për detyrë politika në këtë rast ka një standard moral, që në raste të tilla në pushtet, një zyrtar i nivelit të lartë, ministër, e imagjinoi zv.kryeministër, jep dorëheqjen. Nëse nuk ndodh kjo, standardi tjetër është shkarkimi i menjëhershëm, e keni parë në të gjithë botën si funksionon. Për një përfolje zv.kryeministri Shqipëri dha dorëheqjen dhe i vuti flakën parlamenti Edi Rama në 21 janar, a dol gjykata 5:0 që nuk ishte ashtu. Janë shkarkuar ministra brenda orës për raste të ndryshme. Kemi standardin e prishur të një qeverie që nuk ka moral, e që nuk do ta dijë as për balancë institucionale e as për qytetarët.

Shkon deri në qelizë deformimi i marrjes së votës me grupe kriminale, blerjes, kërcënimit, dhe tani Edi Rama nuk ka merak se çfarë mendojnë njerëzit për Ballukun. Nëse do kishte që qeverisje normale, Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen.

Jemi në një aferë e cila, janë 50 milionë euro. Më tha një hallexhi një ditë, sa bukë blihen me 50 milionë euro. Njerëzi llogarisin bukën, kurse këtu  brenda orës kalojnë 50 milionë euro dhe përcaktohen tenderët. Ka dhe një element tjetër, thelbi është që në kemi grabitur disa institucione që të marrin ofertën më të mirë, ndërsa në këtë rast, e faktuar, janë krijuar dhe harxhuar miliona euro për administrimin e prokurimeve, harxhohen miliona për administrimin.

Harxhojë miliona euro për komisione për të kontrolluar tenderat, për ofertën më të mirë, që dolën që nuk funksionojnë. Tani këto miliona i hedhim në kosh dhe marrim e shpërdorim edhe ca miliona të tjera se qeveria po përcakton fituesin. Ne nuk e dimë sa është taksa e korrupsionit.

Është edhe një standard tjetër që e ka vënë kryeministri. Ka dalë dhe ka thënë ‘nëse dikush ka punë, procese me drejtësinë, PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe avokat i tyre, mburoja do të jetë avokati i tyre personal”. Çfarë ka ndodh në këtë rast? Nuk ka dorëheqje të Ballukut, nuk ka shkarkim dhe nga ana tjetër, ka një aktivizim për të penguar një procedurë që është pezullimi. gsh

Meta kujton ndërtimin e “Llogara-Palasë” me forcat e xhenjos: Përdoreni këtë rrugë aq panoramike! Tuneli i pasigurt i Ballukut u bë me korrupsion skizofrenik

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Ilir Meta ka kujtuar ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë me forcat e xhenjos përpara 25 vitesh, gjatë kohës që ishte kryeministër.


Meta thekson se kjo rrugë e ndërtuar në kohë rekord, dha nzhvillim ekonomik e turistik bregdetit të jugut.

Sakaq, fton të gjithë qytetarët ta përdorin këtë aks panoramik dhe të evitojnë deri në kolaudim Tunelin e Llogarasë, ndërtuar me çmime skizofrenike korrupsioni.

Postimi i Metës:

Në 25-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë (4 nëntor 2000 – 26 prill 2001), kujtoj me mirënjohje dhe përshëndes të gjithë ekipin e batalionit të xhenjos të Forcave të Armatosura, që me kontributin historik dhe sakrificat e tyre realizuan një investim të paharrueshëm duke u hapur për herë të parë një rrugë shprese e zhvillimi turistik dhe ekonomik perlave të bregdetit të Jugut, nga Dhërmiu, Jala, Vunoi, Himara e deri në Sarandë.

Me këtë rast, i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që për arsye sigurie, deri në kolaudimin e Tunelit të Llogarasë të vazhdojnë të përdorin këtë rrugë aq të bukur panoramike dhe njëherazi shumë të sigurtë, që u ndërtua me kontributin e ushtrisë dhe me kosto minimale për taksat e shqiptarëve.

Edhe sot e kësaj dite kjo rruge vijon të mbetet shume solide, e sigurtë dhe cilësore si një pasqyrë përballë investimeve të Qeverisë së sotme, me çmime skizifrenike korruptive dhe shumë të pasigurta, që “zhduku” (vodhi) edhe urat e Tunelit të Llogarasë. gsh

Mashtrimi i Ramës me rindërtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik, banorët ende pa shtëpi

 

Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Megjithatë, zvarritjet dhe mungesa e transparencës vijojnë të mbajnë pezull ende mijëra familje që janë pa çati mbi kokë. 

Financimi për rindërtimin, i cili nisi me hov të madh pas tërmetit tragjik të 2019-s, po i afrohet mbylljes. Pas gjashtë vitesh, me një faturë mbi 131 miliardë lekë shpenzimesh, qeveria do të ndalë financimin në fund të 2026. Buxheti i shtetit nuk planifikon më asnjë lek për rindërtimin pas vitit të ardhshëm.

Pas një sërë afatesh të humbura dhe zvarritjesh të pafundme, qeveria planifikon se fundi i vitit 2026 është “mbyllja” zyrtare e programit të rindërtimit. Sipas Ministrisë së Financave, programi do të mbyllet me 5 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin e vitit 2026.

“Kur sot thuhet se 2026-a do të jetë viti i fundit, kuptohet më shumë si një mbyllje formale sesa si një fund i natyrshëm i punëve. Sepse edhe tani mbeten zona ku punimet nuk kanë përfunduar, projekte që varen nga leje të tjera, apo shtëpi individuale në fshatra që përfundojnë gjithmonë të fundit në listë. “- thotë për Faktoje.al Eduard Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Sipas tij, shifrat tregojnë historinë e një procesi që nuk u përshpejtua, por u lodh.

Një histori ku koha u kthye në barrën kryesore, dhe ku mbyllja nuk vjen si sukses, por si fund i natyrshëm i një administrimi të dobët, që u tërhoq zvarrë deri sa nuk mbeti më shumë për të zvarritur.”- përfundon Gjokutaj.

Tre vitet e para ishin “epoka e artë” e fondeve. Në 2020 dhe 2021, qeveria financoi 32 dhe 35 miliardë lekë për rindërtimin. Në 2022, financimi ra në 28.8 miliardë lekë, ndërsa në 2023 u përgjysmua në 16.2 miliardë.

Rënia vazhdoi me të njëjtin ritëm. Vetëm 9 miliardë lekë në 2024 dhe 5 miliardë në 2025 e po aq në 2026.

90 % e projekte të përfunduara

Teksa buxheti po i vë kapakun programit të rindërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se procesi ka avancuar “me ritme të kënaqshme”

Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, institucioni pranon se rindërtimi ka qenë një proces “dinamik dhe i paparashikueshëm”, i shoqëruar me vonesa, por këmbëngul se objektivi i mbylljes brenda vitit 2026 mbetet në fuqi.

Ministria i justifikon ritmet me përmasat e mëdha të dëmeve dhe shtrirjen e tyre në 11 bashki, duke theksuar se strukturat përgjegjëse “janë maksimalisht të angazhuara” për të përfunduar gjithçka brenda afatit.

Por 6 vite pas tragjedisë nuk jep një numër konkret sa i takon familjeve që ende nuk kanë hyrë në një shtëpi të përfunduar. Në vend të kësaj, ministria thekson se :“Trajtimi i këtyre rasteve përbën edhe fazën përfundimtare dhe përmbyllëse të procesit”.

Nga ana tjetër, sipas ministrisë së infrastrukturës, projekti është drejt fundit edhe në aspektin fizik, jo vetëm atë financiar.

“Aktualisht, mbi 90% e projekteve në kuadër të procesit të rindërtimit kanë përfunduar”, thotë MIE.

2026-a nuk është e sigurt

Sipas Agron Haxhimalit, drejtues i Institutit të Bashkive, progresi i rindërtimit është i dukshëm, por larg një historie suksesi.

“Ritmi ka qenë shpesh i ngadaltë midis bashkive,” thotë ai, duke theksuar se zvarritjet në projektet e banesave individuale dhe lagjet e reja, vonesat në prokurime, leje ndërtimi e kolaudime, si dhe mospërputhja mes fondeve dhe punimeve “kanë krijuar bllokime reale në terren”.

Për këtë arsye, siç shton Haxhimali, rindërtimi “nuk ka qenë linear” dhe ka ecur me ritme të ndryshme sipas zonave.

Sa i takon afatit zyrtar të mbylljes në fund të vitit 2026, Haxhimali e quan atë “ambicioz, por jo të pamundur”. 

Megjithatë, ai paralajmëron se projektet e hapura, nga banesat individuale, tek infrastruktura e lagjeve dhe objektet publike, dhe mungesa e fondeve e vënë objektivin në rrezik.

 “Bashkitë duhet të përshpejtojnë procedurat administrative për të shmangur shtyrje të mëtejshme,” nënvizon ai.

Edhe fondi prej 5 miliardë lekësh që mbyll ciklin financiar nuk shihet si zgjidhje automatike për projektet e mbetura.

“Mjaftueshmëria e tij varet nga numri i kontratave të hapura dhe rritja e kostove të ndërtimit,” thotë Haxhimali, duke kujtuar se çmimet në sektor vazhdojnë të rriten. Ai kërkon më shumë transparencë, përfshirë publikimin e kontratave, raporte tremujore dhe të dhëna të detajuara për bashkitë përfituese.

“Rindërtimi ka sjellë rezultate konkrete, por procesi nuk është mbyllur ende pas gjashtë vitesh. Afati 2026 mbetet i pasigurt dhe sfida kryesore është transparenca, efikasiteti dhe shpërndarja e drejtë e fondeve,” përfundon ai.

Përfundim

Pak orë pasi mijëra familje shqiptare u gjendën në udhëkryq për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama u zotua se të gjithë të pastrehët do të futeshin në banesat e reja brenda një viti.

“Brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë nga tërmeti. Duhet të jenë të gjithë në kushte më të mira se ç’ishin para tërmetit.”premtoi Rama asokohe.

Afati u tejkalua dhe qeveria fajësoi pandeminë COVID-19 për vonesat. Në vitin 2021, Rama ndryshoi tonin, duke justifikuar ritmet: “Kanë kaluar vetëm 15 muaj. Më thoni ku është një ndërtues që e ngre një pallat për 15 muaj. Në rastin më të mirë zgjat 2 vite,” tha ai në atë kohë.

Pas 6 vitesh, procesi shpallet i përfunduar financiarisht në letra. Por në terren, rindërtimi ende nuk ka përfunduar dhe mijëra banorë presin çelësat e shtëpisë nisur nga verifikimet që Faktoje ka ndjekur vit pas viti.

Bazuar në të dhënat zyrtare dhe analizën e ecurisë së projekteve, premtimi se “brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë” mbetet i papërmbushur.

/ Esmeralda Topi – Faktoje

Afera e Ballukut me Aeroportin e Vlorës, Berisha: Duhet të shpallet organizatë kriminale! Kërkoj me urgjencë rikualifikimin e veprës së tyre

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në konferencën për mediat lidhur me aferën e zv.kryeministres Belinda Balluku për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Berisha tha se bashkëpunëtorët e Ballukut në këtë çështje bashkë me zv.kryeministren duhet të shpallen organizatë kriminale nga Prokuroria, pasi i kanë shkaktuar buxhetit shqiptar, dëme kolosale.

“E pafalshme se nuk janë kualifikuar si Organizatë Kriminale apo Grup Kriminal. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qendirm, kërkoj me urgjencë rivlerësimin, rikualifikimin e veprës së tyre”, u shpreh kreu i PD-së.

Sali Berisha: Ju duhet të dini se vetëm me tunelin e Llogarasë janë vjedhur 97 milionë euro të pastërta. Por unë u them ju se me unazën e Tiranës janë vjedhur të pastërta 300 deri në 320 milionë euro. Me aeroportin e Vlorës 140 milionë euro. I njëjti grup, e njëjta bandë, por që nuk cilësohet organizatë kriminale.

Po më thoni ju çfarë dëmesh më të mëdha kanë bërë një grup kriminelësh ordinerë? Cili ka bërë kaq shumë dëme kolosale në buxhetin e qytetarëve shqiptarë? Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë këta që prokuroria t’i shpallë organizatë kriminale, përveçse faktit që janë zyrtarë dhe nuk do t’i quajë të tillë.

Ndaj dhe ata hidhen. Ndaj dhe kanë ndërsyer mediat e tyre si lukuni me akuza monstruoze, me akuza të turpshme se u bë grusht shteti, se po përmbyset Kushtetuta, se po përmbyset rendi kushtetuese, në një kohë kur ajo që është e pafalshme, është e papranueshme është se nuk janë kualifikuar si grup i strukturuar kriminal apo organizatë kriminale.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim. Kërkoj me urgjencë rivlerësimin, rikualifikimin e veprës së tyre. Nuk mund të kalohet nga një vjedhje e madhe në një vjedhje tjetër të madhe. U zhdukën 400 milionë euro të inceneratorëve.
ani janë me qindra e qindra milionë të tjera dhe përsëri nuk kemi grup të strukturuar kriminal, nuk kemi organizatë kriminale në një kohë kur Edi Rama kryeson një organizatë të vërtetë kriminale që është qeveria e tij.

Panorama

DOKUMENTI- “Kam detaje të panjohura”, zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

Zbardhet kërkesa e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta në SPAK, sa i takon çështjes së “21 Janarit”.

Nga qelia e burgut, Meta ka dorëzuar në SPAK kërkesën që të thirret që të japë dëshmi si person në dijeni për këtë çështje, ndërsa thekson se ‘janë dëshmi që nuk janë të njohura nga organi i procedurës’.

Kujtojmë se protesta e dhunshme në Bulevard në 21 janar të vitit 2011, erdhi pas publikimit të publikimit të videos Meta-Prifti, ndërsa në tubim u vranë 4 protestues.

“I nderuar z. Prokuror!
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.
Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qënë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen. Jam në dispozicion të organit procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet në kërkesë. bw

  • foto galeri

A kemi ndërhyrje të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë: Letra e Ramës për Kushtetuesen: Sjell pasoja të rënda shtetërore e shoqërore

Këshilli i Ministrave i është drejtuar më 21 nëntor Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila më vendimin e saj pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Qeveria argumenton se ky vendim cenon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

AdChoices

WERBUNG

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching

Skip Ad

Qeveria kërkon pezullimin vetëm të pjesës së vendimit që lidhet me largimin nga detyra të Ballukut, duke pretenduar se ky akt prek interesa të lartë shtetërorë e shoqërorë, si dhe të vetë individëve të përfshirë.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional, pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për t’u miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që drejtohet nga ministri i pezulluar”, argumenton Këshilli i Ministrave në dokument.

Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët.

Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Ajo është e pandehur për procedurat e dyshuara të parregullta në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Sipas GJKKO-së, masa është e nevojshme pasi ekziston rreziku që Balluku të prishë provat, të ndikojë tek dëshmitarët apo të kryejë vepra të tjera të ngjashme “ose dhe më të rënda”, për shkak të funksioneve që ushtron, si dhe rreziku i arratisjes nga vendi.

Pezullimi i Ballukut, letra e Ramës për Kushtetuesen: Sjell pasoja

Dosja “21 janari”- Meta thërret avokatin e tij, kërkon që të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

 

Presidenti i PL, Ilir Meta ka thirrur sot avokatin e tij Kujtim Çakranin, ku i kërkon që të pyetet për 21 janarin si person në dijeni.

Sipas burimeve, kreu PL i ka kërkuar Ccakranit që ti bëjë kërkesë prokurorisë që të merret si person në dijeni në SPAK.

Njoftimi i plotë i PL:
Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”. bw

Grupi i PD i paraqet notë verbale delegacionit të BE: Deklaratat e Komisioneres Kos minojnë besimin e qytetarëve tek vlerat e institucioneve të BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur sot një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit.

Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin z. Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”.

“Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian.”- shkruan Bardhi.

Në letër Gazment Bardhi përvec citimeve të Raportit Final të OSBE-ODIHR, i kujton Delegacionit të Bashkimit Europian edhe mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, Kryetar i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjevenë Shqipëri, prezantoi raportin e misionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuarnjë alarm serioz lidhur me “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të mbajnë pushtetin politik të pandryshuar për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”. Ndër të tjera europarlamentari Gahlertheksoi se ndikimi i përhapur i këtyre rrjeteve jo vetëm që deformon procesin zgjedhor, por përbën edhe një pengesë themelore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj një infiltrimi kaq sistematik kriminal dhe ndikimit të tij shkatërrues mbi demokracinë.

Sipas notës-verbale të opozitës vërejtjet e paraqitura nga OSBE-ODIHR nuk e mbështesin përfundimin se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. “Ndershmëria kërkon kushte të barabarta për të gjithë garuesit, mundësi të barabarta, mungesë të përfshirjes së grupeve kriminale dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit. Liria kërkon që qytetarët të votojnë pa presion, pa stimuj financiarë të paligjshëm dhe pa intimidim të punonjësve të administratës publike ose të grupeve vulnerabël.” – shkruan Bardhi.

Nota-Verbale e grupit parlamentar të PD, mbyllet duke theksuar se: “Opozita në Shqipëri dëshiron të shprehë rezervat e saj lidhur me komentet e Komisioneres dhe kërkon me respekt që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve kompetente përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve. Përndryshe, interpretimet personale që nuk bazohen në gjetjet faktike të këtyre institucioneve mund të kontribuojnë pa qëllim në uljen e besimit publik tek vlerat e vërteta evropiane që institucionet e Bashkimit Evropian synojnë të mbrojnë.”. bw

Lefter Maliqi: Kam bërë 11 denoncime në SPAK, nesër do jem përsëri! Kjo qeveri ka rënë, arrestoi liderët e opozitës për të bërë masakër elektorale

Ish-kandidati i PD-së për deputet dhe kryetar Bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi, deklaroi se ka depozituar 11 denoncime në SPAK për abuzime me tenderë dhe prokurime nga kryebashkiaku i Kuçovës dhe zyrtarët e tjerë vendorë dhe se nesër do të shkonte përsëri në organin e akuzës për një tjetër çështje.


Ai tha se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari duhet të ishte shkarkuar pas dënimit nga GJKKO, por KQZ e mbrojti, pasi fshehu një dënim në Greqi. Ai e akuzoi të zgjedhurin vendor për lidhje me oligarkët të cilëve u jep tenderë dhe për korrupsion, përfshi edhe anëtarët e familjes.

lefter maliqi

“Kam bërë 11 denoncime, nesër do të jem përsëri në SPAK për një tjetër çështje. Unë nuk mund të bëj denoncime pa prova, sepse kam qenë edhe oficer policie. Ka abuzime me tenderat e ujësjellësit në disa fshatra dhe për rrugët. Kryebashkiaku i Kuçovës është i implikuar në këto shkelje. Ai duhet të shte shkarkuar sepse ka qenë i dënuar në Greqi dhe GJKKO e dënoi, duhet të ishte shkarkuar nga Rama. Ai nuk e apeloi dënimin për fshehjen që bëri për çështjen e Greqisë, pra e pranoi krimin, ndaj duhet të ishte larguar”, u shpreh Maliqi për “News 24”.

Ish-kandidati tha se do hynte përsëri në zgjedhjet e ardhshme lokale, teksa në ato të fundit ia grabitën mandatin me pak vota.

“Ndaj edhe në bashkinë e Kuçovës ma grabitën me pak vota, por unë nuk do ndalem, do kandidoj përsëri në zgjedhjet e ardhshme që po afrohen. Kam bërë dhe do bëjë denoncime të reja ndaj tij. Edhe nesër do denoncoj një tjetër kallëzim penal. Ne kemi çuar indicie për të, familjarët e tij dhe për oligarkët, tani është në dorë të SPAK-ut”, u shpreh ai.

Maliqi foli edhe për situatën politike, ku vuri theksin te bashkimi i opozitës dhe pastrimi i radhëve të saj. Sipas tij, pushteti, oligarkët dhe krimi janë bërë njësh, po blejnë edhe njerëzit opozitarë duke i joshur me poste, teksa bënë masakër elektorale më 11 maj. Për të arritur këtë, fillimisht burgosën liderët e opozitës.

“De fakto jemi narkoshtet, krimi emëron zyrtarët deri ministra e deputetë. Kriminelët bëjnë resorte dhe marrin tenderë e funksione. Po u del boja, kjo qeveri ka rënë, SHBA po mbështet SPAK-un në hetime. Siç e shikoni me ministra, zv/kryeministra e deputetë janë të gjithë nën akuzë dhe po shkojnë në burg. Janë b♪7rë lobime me paratë e tuneleve dhe tenderëve. Përfshi edhe Tërmet Peçin të fundit. Këto para janë përdorur për të blerë ndonjë McGonigal, ambasadorë e të tjerë. Oligarkët dhe banditët e pushtetit janë bërë një. Ilir Meta u arrestua në mënyrë banditeske, e pamë, pa asnjë provë, ka një vit brenda. Arrestuan për një vit liderin e opozitës, Berishën, i morën vulën, me qëllim që t’i merrnin zgjedhjet, që të mos fitonte. Edhe me Mediun kështu vepruan dhe bënë masakrën zgjedhore. Opozitës i lind si detyrë për protesta”, tha ai.

Dhe që opozita të bashkohet, në fillim ajo duhet të pastrohet sipas ish-kandidatit të PD-së.

“Ndaj Berisha ka thënë që ka ardhur momenti të pastrojmë shtëpinë tonë, sepse pushteti po ble edhe njerëzit brenda opozitës. Mendoj se opozita duhet të jetë në terren, përballje me pushtetin. Shpresojmë që të bëhet një bashkim opozitar, të vihen pikat mbi “i” dhe të ndryshojë situata”, përfundoi Maliqi. gsh

Erion Braçe: “S’blejmë dot nga prodhuesit tanë, importojmë nga serbi”

Është mbledhur këtë të martë Komisioni i Ekonomisë, ku po mbahet një seancë dëgjimore me grupet e Interesit për paketën Fiskale.

Gentjan Lalaj, nga shoqata e blegtorëve, prodhues të qumështit, u ndal në disa problematika që has ky sektor, duke kërkuar ndër të tjera që vendoset një barazim TVSH, dhe që blegtorët vendas të kenë mundësinë që të shesin prodhimet e tyre.

“Është një paradoks, u kërkua qumësht nga Italia në vendin tonë, dhe ne nuk e shisnim dot se nuk na lejohet të krijojmë një kooperativë. Atëherë dhe ne po e çojmë qumështin jashtë. Ka ferma që nuk u merret qumështi për arsyet që i dimë shumë mirë.

Kërkojmë barazim TVSH sado të vendoset. Fermerët shqiptarë nuk na i shesin dot produktet sepse dhe ne nuk i blejmë dot sepse ne nuk na njihet TVSH në sistem, dhe detyrohemi dhe blejmë misër dhe elb serb, produkte që vijnë nga rajoni dhe nuk ua bëjmë dot komshinjve tanë që luten që t’ua blejmë me një çmim mizerabël”, tha ai.

Sa i përket “kooperativës”, ai tha se kjo nuk është e mundur që të realizohet.

“Bashkimin e fermerëve e shikojmë si diçka të parealizueshme, sot nuk po bëhet vëllai me vëllanë, dhe jo 7 blegtorë. Ne e kemi thënë dhe në ministrinë e bujqësisë…. është e pamundur të bësh blegtorët apo fermerët bashkë. Dhe nëse bëhet, nuk do të ecë gjatë sepse nuk po gjendet rrugët e bashkëpunimit nëpër borde. Nuk funksionon kooperativa në blegtori, të paktën për momentin, sepse ka shumë humbje dhe firo që nuk i tregon dot se ku kanë ndodhur”, tha ai.

Ndërkohë në mbështetje të tij ka dalë deputeti i PS Erion Braçe, i cili tha se këto kërkesa janë bërë edhe më parë, por sipas tij nuk janë marrë në konsideratë nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë.

“Propozimet e zotërisë nuk janë për herë të parë, ka vite që i bën, i kanë dëgjuar dhe ministrat. Problemi është që koha ikën, dhe koha për ta është një lopë që kalon moshën, që nuk prodhon më shumë, një fermë që digjet, përmbytet e kështu me radhë. Të gjitha propozimet që bëri dhe i ka bërë kohë pas kohe, nuk kanë kosto për buxhetin e shtetit, janë rregullime në atë që kemi sot pa shtuar asnjë lek kosto.

Kjo historia që ministria thotë që do e bëjmë kështu siç themi ne, ka sjellë këtë gjendje. Ka dy muaj në detyrë ministri i Bujqësisë, mund të reflektonte, por tha që ‘jam i kënaqur’. Ministri i financave i ka dëgjuar këto problematika. Përfaqësuesi i dhomës së tregtisë, siç koordinojnë çmimin koordinojnë dhe sjelljen, dhe e kuptoj pse nuk kanë ardhur sot këtu”, tha Braçe.

Deklarata e Komisioneres se ‘zgjedhjet ishin të lira’, Berisha: Marta Kos adhuruese pa kushte e Ramës! E dënojmë, është fyese! KE ka tjetër qëndrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Partia Demokratike ka dënuar deklaratën e Marta Kos, e cila tha se ‘zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira’.

 

Sipas Sali Berishës, deklaratat e Kos kane qene te frymëzuara, por edhe të paguara nga Edi Rama dhe  ekstremizmi politik i majtë.

Ai thekson se zëdhënësi i KE ka shprehur qëndrimin korrekt dhe të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos.

“PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë në të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht deklaratën frymëzuar të zonjës Kos nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmi politik i majtë apo dezinformomi si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin elektoral.

Ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të KE që shpreh qëndrimin korrekt të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos, një adhuruese pa kushte, për arsye të saj të Edi Ramës dhe bëmave dhe gjëmave të tij. Garantoj se PD mbetet e përkushtuar për proceset e integrimit evropian”, tha Berisha. Panorama

“SHBA, aleat i çmuar për Shqipërinë”, Bardhi takim me VanHorn: Lufta reale ndaj krimit dhe korrupsionit na çon përpara si vend partner i denjë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Nancy VanHorn.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi SHBA-në si një aleat të çmuar për Shqipërinë. Ai bëri të ditur se gjatë bisedës me diplomaten amerikane u diskutua mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si edhe mbi atë që ai e përshkruan si “regres shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike”.

Sipas Bardhit, “e vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe partner i denjë i SHBA është lufta reale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila duhet të udhëhiqet nga një qeveri që del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Reagimi i Gazment Bardhit:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe ne jemi me fat që i kemi patur gjithmonë në krah, në çdo etapë të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike.

Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës. Kjo qeveri qëndron në pushtet përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe si partner i denjë i SHBA është lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nga një qeveri, e cila del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. bw

Skandali i Ballukut, analisti Lubonja: Parimi i qeverisë, vidh që të marrësh pushtet – “Provat kanë dalë sheshit! Ku shkuan 50 mln euro?”

Analisti Fatos Lubonja, foli sot në emisionin “studio 24” në News24 për çështjen e zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Ndaj Ballukut GJKKO ka caktuar dy masa; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.

Lidhur me rastin analisti tha se provat lidhur me këtë aferë janë të qarta, dhe se ajo që e shqetëson atë është se ku kanë shkuar 50 mln euro të humbura nga tenderi për Tunelin e Llogarasë.

Më tej ngriti shqetësim për mënyrën e qeverisjes në vendin tonë.

Ai tha se parimi i qeveritarëve në Shqipëri është “Parimi i tyre është; ne do mbajmë klientelën tonë, do e shtojmë, sepse me këtë klientelën tonë bëjmë parimin tone vidh që të marrësh pushtet dhe mbaj pushtet që të vjedhësh. Provat janë sheshit. Rama e di shumë mirë”.

Lubonja: A thua se bëhet fjalë për ca qeveritarë që nganjëherë u qëllon që të bëjnë shkelje në barazi në tendera. Për mua kjo që a ka prova a s’ka prova është debat kot.

Këtu bëhet fjalë për mënyrë qeverisje. Pashë mesazhet Balluku-Berberi, sepse diku bëhej fjalë për një biznesmen të lidhur me PD dhe kjo i thoshte atij nuk dua ta shoh më fare në listën e tenderave.

Parimi i tyre është; ne do mbajmë klientelën tonë, do e shtojmë, sepse me këtë klientelën tonë bëjmë parimin tone vidh që të marrësh pushtet dhe mbaj pushtet që të vjedhësh. Provat janë sheshit. Rama e di shumë mirë.

Kur ka ardhur puna që është vënë në veprim SPAK. Mirë që i paskan humbur 50 mln euro, po ku kanë shkuar 50 mln euro?

Berisha nxjerr detaje të reja nga takimi në kryeministri, çfarë i tha Balluku-Ramës

 

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka treguar sot detaje të tjera nga takimi 7 orësh, Rama-Balluku pak ditë më parë në godinën e kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, Berisha tha se Rama i ka kërkuar Ballukut dorëheqjen, por kjo e fundit ka refuzuar.

Sipas Berishës Balluku i ka thënë Ramës se dhe ai ka mesazhe në dosjen e tunelit të Llogarasë, drejtuar ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.

Ka ndejtur këtu 7 orë por fjala e popullit 100% e vërtetë. Muret kanë veshë. Çfarë ndodhi? I tha të japë dorëheqje, nuk jap tha. Jo. Sepse pastaj do shkoj në burg. Rama i thotë, dhe kjo aludon se nuk më del zot. Por ç’tu bëj mesazheve tha Rama. Por mesazhet thotë kjo, në dosje janë shumë më të këqija se të mijat. Mesazhet që i ke dërguar Evis Berberit. Tregojnë se ke diktuar çdo gjë. Mbi 60 mesazhe. Gjatë debatit, i tha të shkojë qeveria në GJK. Jo i tha ky, nuk shkoj dot, do shkosh vetë, si përfundim sot ka dërguar Rama në GJK.

Ai që mendon se Edi Rama e bën për njerëzi ndaj Lubisë, mendon budallëk. E bën për veten e tij. Sepse vetë nuk shkonte dot, nuk ka pasur kombi një hajdute më ordinere se Lubia Balluku, por në Ankara nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Rama me vete. Në Ankara, pazaret i bëri Rama. Ajo merr pjesën e vet. Por Edi Rama është në Ankara dhe i Llogarasë dhe i aeroportit të Vlorës, edhe i djegësve. Lista e tyre nuk ka fund. Morali i tyre është i shpëlarë. Imagjinoni, kanë vjedhur dhe nuk largohen. Jo thotë. Do i largojmë. Këtë vend nuk e kemi zgjedhur kot”,- tha Berisha.

“Ballukut i del 30 mln euro kilometri i rrugës”, Lisandër Hoxha: Nëse Rama nuk dorëhiqet, ai dhe ministrat do të shpallen organizatë kriminale

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, gjatë një interviste në studion e News24, me moderatorin Renaldo Salianji, u shpreh se qeveria “Rama 4” ndodhet në ditët e saj më të këqija me një zv/kryeministre të marrë e pandehur në SPAK Belinda Balluku dhe shumë afera korruptive me të cilat lidhet dhe Rama.

 

Hoxha tha se do të duhet që Rama të japë dorëheqjen në këto kushte, në vend që të bëjë avokaturën e Ballukut. Ndërsa PD duhet të dalë nga rrethi vicioz dhe të kërkojë qeveri teknike.

“Çfarë duhet më shumë që ai ta shkarkojë, përkundrazi ai bën avokaturën. Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht.

Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij dhe gjithë pjesa e administratës që kanë punuar për të zhvilluar korrupsion dhe për të legalizuar paratë në Amerikën Latine.

Është jetike që në këtë kontekst PD duhet të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, dhe garantoj që në zgjedhjet e ardhshme, Rama ta shohë me teleskop pushtetin”, tha Hoxha.

Lisandër Hoxha: Shikon çfarë bën Balluku, u prish rruga dhe pak javë më parë i kanë dhënë një qokë tjetër, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, u del 30 mln euro kilometric, dhe Edi Rama tregon se është bërë palë në vjedhjet që ka bërë Balluku. Cfarë duhet më shumë që ai ta shkarkojë, përkundrazi ai bën avokaturën. Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht. Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij dhe gjithë pjesa e administratës që kanë punuar për të zhvilluar korrupsion dhe për të legalizuar paratë në Amerikën Latine. Ne me SHBA kemi partneritet strategjik, ne ruajmë kufijjtë me dollarin amerikan dhe në këtë aspect duhet të jemi mirënjohës

Që ne të mos biem viktimë e lojës së Ramës, duhet të bëhemi puritanë. PD po e nis procesin. Kreu i PD e ka nisur, uroj të jetë i vërtetë. Ne duhet të jemi në dinamikën e duhur dhe gatishmërinë që vendi ka nevojë për këtë realitet. S’ka më politikë në Shqipëri, ka deklarata, PD konstaton dhe denoncon, këtu ka mbetur. A do japin këta llogari për paratë publike? Është jetike që në këtë kontekst PD duhet të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, dhe garantoj që në zgjedhjet e ardhshme, Rama ta shohë me teleskop pushtetin.

“Balluku ndryshoi projektin vetëm për të vjedhur 370 milionë euro”- Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Sakarptet e saj lënë pa asnjë ndërhyrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar abuzimet korruptive, sipas tij me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila prej ditës së djeshme (23) nëntor është bllokuar për shkak të shembjes së një masivi shkëmbor.


Berisha teksa ka publikuar një video thotë se Balluku dhe Rama ndryshuan projektin, rritën gjatësinë e rrugës vetëm për të vjedhur 370 milionë euro.

Përveç kësaj- shkruan Berisha- sakarptet e saj lënë pa asnjë ndërhyrje përforcuese ndaj dhe shemben dhe vetëm shemben

“Ndërtimi i Rrugës Qukës-Qaf Ploçë ka filluar në vitin 2009. Ajo perfundoi pas 16 vitesh. Rama-Balluku i ndryshuan projektin, rritën gjatësinë e rrugës vetëm për të vjedhur dhe çmimi i saj nga 73 milionë euro me të cilin ishte prokuruar, arriti me metodën “vidh e vidh” në 370 milion euro. Përveç kësaj Sakarptet e saj lënë pa asnjë ndërhyrje përforcuese ndaj dhe shemben dhe vetëm shemben”, shkruan Berisha. gsh

Skandali i Qukës–Qafë Plloçë/ 2T e Sakos dhe Rawafed përlanë 75 mln USD për 9 km rrugë që u shemb pas një muaji

Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri.

Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga vëllai i krebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako.

Rawafed Al Torok dhe 2 T përlanë së bashku rreth 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Kjo është një sagë zvarritjesh dhe rritjesh të pandalshme kostosh, e cila çoi në rezultatin e shembjes së rrugës.

Loti 3 i rruges 

Pronari i 2T, Artan Sako, i cili është në rrjetën e SPAK për disa hetime, thuhet se është zhvendosur në Londër prej disa kohësh. Nuk dihet nëse ky largim ka lidhje me hetimet e SPAK apo është thjesht një zhvendosje rutinë për çështje personale.

Artan Sako, pronar i 2T

Por e sigurtë është që qytetarët shqiptarë, pasi paguan 75 milionë dollarë për 9 kilometër rrugë, tani po pësojnë mbi kurriz koston e korrupsionit galopant nga banda e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e afërta me qeverinë.

Saga

Në vitin 2014, Parlamenti miratoi marrëveshje e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Financimin e Projektit të Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”.

Rruga Qukës-Qafë Pllocë u tenderua e ndarë në tre loti. Loti 3, i cili përfshinte një gjatësi totale prej 9.5 kilometrash, fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 25 milionë dollarë. Por paratë për këtë lot firuan shpejt dhe tre vjet më vonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi dyfishimin e fondit.

“Me shkresën nr.120, datë 22.01.2017, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit i ka kthyer përgjigje Kordinatorit të Projekteve të Huaja me tabelën financiare duke e vënë në dijeni se shuma e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim arrin vlerën 25 milion USD dhe vlera e kërkuar për përfundimin e projektit është 49,3 milionë dollarë, e konfirmuar edhe nga shkresa me nr.ref A2014-02/2017-75 e Konsulentit,” zbuloi një raport i KLSH-së.

Sipas ARRSH dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit, kjo diferencë vinte si pasojë se projekti nuk ka pasur financim të plotë. Këtu nis një histori kaosi shifrash, që ndryshonin çdo javë.

Fillimisht, ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 17.06.2020, i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi në shumën 49 milionë USD për plotësimin e financimit të Lotit 2 në rrugën, Qukës Qafë Pllocë. Por vetëm një javë më vonë ndërroi mendje dhe kërkoi vetëm gjysmën.

Me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 25.06.2020, MFE i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi, por këtë herë në shumën 25 milionë USD për përfundimin e Lotit III.

Por 6 muaj më vonë, kostoja ndryshoi sërish dhe u rikthye tek varianti fillestar. Me shkresën nr. 17876/5 prot., datë 18.12.2020, MFE i kërkon Fondit Saudit për Zhvillim edhe 24 milionë të tjera për financimin e plotë të Projektit (Loti III).

Me miratimin në parlament të kësaj shtese të financimit prej 49 milion USD praktikisht kosto për Lotin 3 u rrit krahasimisht me 48 për qind me kontratën bazë me 48%, një vlerë tepër e lartë krahasimisht me marrëveshjen fillestare nga 50 milion dollarë në 74 milion USD vetëm për Lotin 3.

Shtesa prej 25 milionë dollarësh krahasuar me koston fillestare u kërkua pikërisht me motivacionin e stabilizimit të skarpatave të rrugës. Ironikisht ato skarpata, të cilat u shembën vetëm një muaj pas përurimit të rrugës.

KLSH paralajmëroi shembjen

Ajo që ndodhi sot me shembjen masive të rrugës nuk është një rrufe në qiell të hapur. Rënia e rrugës në lotin 3, ishte paralajmëruar pak muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një raport auditimi, KLSH konstatonte se projektzbatimi për lotin 3 ka rezultuar me mangësi të theksuara.

“Trupi i rrugës sipas projektit origjinal është dhënë kudo i njëjtë, duke mos llogaritur zgjerimet e nevojshme të rrugës, kryqëzimet, vend parkimet, sistemet e kullimit dhe drenazhet, si dhe përforcimin e trupit të rrugës. Paketa e shtresave rrugore është projektuar uniformë, pavarësisht formacioneve gjeologjike-gjeoteknike, kur rruga është në gërmim apo mbushje,” thuhej në raportin e KLSH.

Sipas raportit, vizatimet e rrugës nuk përputheshin me udhëzimet e raportit gjeoteknik, përsa i takon kategorisë së gërmimeve të shpateve dhe ndërkohë nuk ishte parashikuar ndërtimi i mureve gabione si masë mbrojtëse për parandalimin e rrëshqitjeve.

“Nga verifikimi në terren rezultoi se pjesa më e madhe e materialit shkëmbor i cili del nga gërmimet e skarpatave është i papërdorshëm pasi copëzohet dhe shkriftohet në prezencë të agjentëve atmosferik. Ky fenomen do të krijojë probleme serioze edhe në lartësinë e skarpatave, pasi do të krijohen fenomene të rrëshqitjes së tyre, sidomos për faktin se për këto skarpata nuk është parashikuar asnjë fenomen mbrojtjeje për rrëshqitje të tyre,” paralajmërohej në raportin e KLSH-së./Kapitali.al


Send this to a friend