VOAL

VOAL

Sfidat me mbledhjen e bimëve mjekësore rrisin varfërinë në Shqipëri

Raimond Kola

Thatësira e këtij viti dhe zjarret kanë dëmtuar bimët mjekësore duke sjellë vështirësi për qindra familje që jetojnë me mbledhjen e tyre. Në Qarkun e Gjirokastrës rreth 30% e familjeve në zonat rurale që nuk kanë tokë bujqësore i sigurojnë të ardhurat ekonomike nga ky aktivitet. Agjensia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID e ka mbështetur vitet e fundit këtë sektor. Një pjesë e prodhimit shkon drejt SHBA-së, ndërsa Shqipëria është një nga ekportuesit më të mëdhenj të bimëve mjekësore në Europë.


Mbledhësit e bimëve mjekësore nisen në malësitë e jugut për të siguruar jetesën ndërsa pikat e grumbullimit tërheqin hap pas hapi prodhimin e sherebelës, çajit të malit dhe bimëve të tjera mjekësore që mblidhen për tu eskportuar. “Por ky vit ishte i vështirë”, thotë Hektor Shehu, një grumbullues në Libohovë të Gjirokastrës, pasi sipas tij “thatësira nuk lejoi zhvillimin e bimëve dhe zjarret dëmtuan sipërfaqe të mëdha”. Hektori thotë se “ata grumbullojnë bimët në gjendje të egër në natyrë dhe pasojat mbi natyrën janë edhe pasoja për mbledhësit”.

“Thatësira dhe zjarret na dëmtuan këtë vit në mbledhjen në natyrë të bimëve mjekësore dhe aromatike. I kemi të gjitha prodhime të malit dhe janë organike, janë të painfektuara nga infeksione si nga plehrat kimike që përdoren në bujqësi”, thotë ai.

Një tjetër faktor që po i penalizon grumbulluesit është edhe migrimi i banorëve nga këto zona dhe mungesa e dëshirës së të rinjve për t`u përfshirë në mbledhjen e bimëve mjekësore.

“Na penalizon edhe ikja e njerëzve nga këto zona në emigrim sepse këto moshat e reja nuk e kanë dëshirë mbledhjen e bimëve mjekësore dhe aromatike”, thotë Hektori.

Profesori i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës Lulëzim Shuka thotë se ngrohja globale po ndikon gjithnjë e më shumë në zhdukjen e habitateve të bimëve mjekësore.

Një faktor negativ që sjell pakësimin e bimëve mjekësore është ngrohja globale dhe thatësira e tejzgjatur që po ndodh shpesh këto 10 vitet e fundit kryesisht në periudhën korrik gusht, shtator, por sivjet edhe në tetor. Matjet tona tregojnë që kapaciteti ujor në një kilogram tokë është dy herë më i ulët se minimalja këto toka mbajnë gjatë muajve korrik dhe gusht. Kjo do të thotë që zgjatja e thatësirës me dy muaj më tepër me temperaturat e larta që ka Mesdheu po çojnë drejt zhdukjes së habitateve të këtyre bimëve“, thotë ai.

Zoti Shuka përmend edhe faktorë të tjerë që ndikojnë si në jug edhe në veri të vendit në pakësimin e burimëve mjekësore dhe aromatike:

“Ndikimi i madh ndaj biëmve mjekësore shprehet në ndryshimet që ndodhin në strukturën e bimësisë së habitateve ku këto bimë rriten .Gjatë vëzhgimeve të këtyre 10 viteve unë shoh që ka një një përparim të madh të bimësisë halore dhe kryesisht të pishës së zezë dhe pishës pesëgjethëshe drejt kullotave ku rriten një pjesë e këtyre bimëve. Po shoh që në pjesën veriore të vendit pisha po zhvendos boronicën, po kështu një ndikim të madh ka ndaj agulices një ndër bimët më të kërkura mjekësore”.

Një faktor i tretë që ka dëmtuar në Shqipëri sipërfaqe masive janë zjarret thotë zoti Shuka që vijnë gjithnjë e më shumë për shkak të temperaturave të larta.

Mbi 10.000 familje vlerësohet se sigurojnë jetesën me bimë medicinale në Qarkun e Gjirokastrës, një qark i njohur për mbledhjen e këtyre bimëve në natyrë.

Ndërkohë në shkallë vendi sipas një raporti të Agjensisë Shqiptare të Investimeve, në Shqipëri me bimët mjekësore merren rreth 85 mijë persona , ndërkohë që vendi ka 31 kompani eksportuese, prej të cilave 15 janë eksportues të mëdhenj.

Po sipas raportit, më shumë se 400 specie janë identifikuar si bimë mjekësore aromatike të florës shqiptare nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregëtohen.

Ndërkohë eksportuesit thonë se po mbështeten jo vetëm tek kjo mënyrë e mbedhjes së bimëve mjekësore në natyrë të egër, por edhe tek kultivimi i bimëve.

Bensik Koçi ka ngritur në Këmishtaj të Lushnjës një njësi të përpunimit të bimëve mjekësore aromatike.

Besniku thotë se pasi u kthye nga emigrimi ndoqi traditën e prindërve të tij që merreshin me mbledhjen në natyrë të bimëve mjekësore:

“Kam jetuar prej 15 vitesh si emigrant në Greqi dhe në 2010 vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të vazhdoja atë që pikërisht bënin prindërit e mi. Ne vazhduam mbledhjen e egër dhe kultivimin që bënte familja, shtuam produkte dhe blemë varietete të reja nga vendet e Europës dhe më gjerë dhe vazhduam këtë gjë ta kalonim në nivel eksporti Ne eksportojmë kryesisht në SHBA dhe kemi një portofol të gjerë prej 130 bimësh mjekësore dhe aromatike që eksportojmë”.

Agjensia Amerikane e Zhvillimit Ndërkombëtar USAID e ka mbështetur vitet e fundit këtë sektor duke rritur kapacitetin eksportues.

Ne kemi pasur disa mbështetje siç kanë qenë pogramet e USAID që vitet e shkuara kanë pasur edhe buxhete të konsiderueshme për të ndihmuar sektorin tonë. Kemi programe mbeshtetese edhe nga GIZ i qeverise gjermane dhe nga qeveria shqiptare por kemi nevojë për më tepër vëmendje“, thotë ai.

Zoti Koçi thotë se ka hapur 16 pika grumbullimi në gjithë territorins shqiptar dhe tani vemendja po përqëndrohete dhe tek kultivimi pasi në zonat malore kanë mbetur pak njerëz për t`u marrë me mbledhdjen në natyrë.

“Po merremi kryesisht me kultivimin e bimëve mjekësore aromatike sepse në zonat ku janë prodhuar apo mbledhur këto më parë, fshatrat kanë ngelur me pak njerëz”, thotë ai.

Rreth 70% e sherebelës shqiptare eksportohet në SHBA, ndërsa Shqipëria ëahtë kthyer vitet e fundi sipas Agjensisë Shqiptare të Investimeve (AIDA) në nga eksportueset më të mëdha të bimëve mjekësore dhe aromatike në Europë. Vitin e shkuar Shqipëria eksportoi mbi 14,4 mijë tonë bimë mjekësore aromatike, ndërkohë që kapaciteti real i prodhimit i kalon 120 mijë tonët, sipas Shoqatës së Bimëve Mjekësore Aromatike. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020, eksportet e bimëve mjekësore e kaluan vlerën e 55 milionë dollarëve.

Sekretarja e PD, Qurku: 90% delegatëve të Sarandës në Kuvendin e 11 dhjetorit. Vazhdoj të jem në detyrë

Sekretarja e degës lokale të PD në Sarandë, Matilda Qurku gjatë një interviste të dhënë për SYRI TV është shprehur se gati 90 % e delegatëve të Sarandës do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

‘Nga 140 delegatë që ka dega e Sarandës, kanë firmosur 100 delegatë. 20 prej tyre janë në emigracion. 20 prej të tjerëve, 13 ishin në atë mbledhjen dhe disa të tjerë janë vënë nën presion dhe dorëzuar.

Të vish nga Saranda në Tiranë, për të protestuar, është një torturë e vërtetë. Dhe mundi i tyre nuk duhet të shkojë kot. Sot dega e Sarandës nuk ka as kryetar dhe as sekretar. Kush do ti mbrojë ata demokratë të Sarandës, kush do ti mbështesë ata? Deputeti? Ai vjen vetëm për fushatë. Sot ne nuk kemi asnjë deputet që jeton në Sarandë’, tha Qurku në SYRI TV.

Duke folur përballë moderatores Megi Fagu, Qurku është shprehur se ajo vazhdon të mbajë detyrën që i kanë dhënë demokratët e Sarandës, duke deklaruar se nuk ka asnjë mbledhje kryesie të PD-së që ta ketë shkarkuar.

‘Unë nuk e lë detyrën, unë do të jem aty deri sa të mblidhet kryesia e PDSH-së. Nëse do të më largojnë të më thonë arsyet.

Kam pasur komunikim me Bashën, kur erdhi si një nga kandidatët për kryetarë të PD-së. Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me deputeten e zonës, që para 3 javësh ishim në terren. Unë kam qenë në detyrë, deri në momentin kur erdhi ‘Foltorja’.

Unë jam ende në detyrë, pasi nuk ka një mbledhje kryesie të PD-së që të ketë në rendin e ditës një shkarkim të sekretares së Sarandës. E kam kërkuar që dje shkresën për largimin tim nga detyra, por nuk më ka dhënë askush’, theksoi gjatë intervistës në SYRI TV, Sekretarja e degës lokale të PD në Sarandë, Matilda Qurku.

‘Gati për në 11 dhjetor’- Luan Baçi publikon FOTOT me delegatët: Mund t’i kontaktoni një për një

Deputeti dhe kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka publikuar fotot me delegatët e Cakranit. 

Baçi sfidon Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij që t’i kontaktojnë personat që janë në foto, delegatët dhe t’i konfirmojnë nëse janë ata që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit apo jo.

“Me delegatet e Cakranit! Gati per ne 11 Dhjetor! Mund t’i kontaktoni nje per nje dhe ti konfirmoni! Respekt pa fund, per sakrificat e tyre, per kontributin e tyre, mirenjohje pa fund, per ju miqte e mi! Krenar per ju!”, shkruan Luan Baçi në Facebook.

Meta i kundërpërgjigjet Bashës: Je kryetar-kukull, të rikujtoj padronin e vërtetë!

Mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj “shtetasit Ilir Meta”, siç edhe e quajti duke u përpjekur që ta ndajë nga presidenca.

Sipas kreut aktual të PD-së, Meta gjatë 2 javëve të fundit të fushatës zgjedhore ka qenë ndihma kryesore e Edi Ramës, gjë që çoi edhe në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e opozitës.

Mëngjesin e kësaj të shtune, presidenti i është kundërpërgjigjur ashpër Bashës nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, i cili e ka quajtur “kryetar kukull”.

Gjithashtu ai i kujton Bashës padronin e vërtetë që e urdhëron si “katërkëndëshin” e dështimeve të tij të cilat janë edhe arsyeja madhore, se përse Edi Rama dhe krimi i organizuar ka kapur shtetin e gëzon edhe mandatin e tretë.

Reagimi i plotë i presidentit

Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.

Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.

Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.

Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.

Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.

Krimet seksuale brenda 9 muajve, regjistrohen 102 raste në të gjithë vendin

Në nëntë muaj e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë evidentuar 102 raste të krimeve seksuale, në 42 prej të cilave është abuzuar seksualisht.

Referuar të dhënave të policisë rezulton se në 8 raste pre e abuzimeve janë të mitur, 10 janë vajza të moshës nga 14-18 vjeç. Në 13 raste është abuzuar me persona më të rritur në moshë, si dhe në 7 raste me persona me aftësi të kufizuar.

Një tjetër problem shqetësues kanë qenë edhe ngacmimet seksuale, fenomen që ka njohur rritje në këtë 9 mujor.

U denoncuan në total 35 raste. Për kryerjen e veprave të turpshme janë evidentuar 18 raste. Më të prekurit kanë qenë të miturit dhe minorenët.

Sipas të dhënave zyrtare, krimet dhe keqtrajtimet ndaj të miturve në Shqipëri kanë shënuar rritje vitet e fundit.

Sipas Raportit të Prokurorisë së Përgjithshëm për Kriminalitetin, në vendin tonë u regjistruan vitin e kaluar 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Vitin e kaluar, në raportin e Policisë së Shtetit janë evidentuar 59 raste të abuzimeve dhe kryerjes së marrëdhënieve seksuale në të gjithë vendin.

Sipas statistikave, gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur mbi 300 krime seksuale ndaj të miturve.

Por, për ekspertët, kjo shifër mund të jetë më e larta, pasi sipas tyre, shumica e këtyre ngjarjeve nuk raportohen pranë organeve të drejtësisë./ dita

“Mos më vrit, nuk dua të bëhem engjëll”- U vra barbarisht nga fqinji, qytetarët ndezin qirinj në para kryeministrisë për 8-vjeçarin Mateo

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo, nga fqinji Klodian Çalamani padyshim që ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që iu bashkuan familjes së vogëlushit ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritej të vinte vrasësi. Mirëpo, ai nuk erdhi dhe vendimi ndaj tij, si rrallë herë, u dha në mungesë. Sakaq, mbrëmjen e kësaj të premteje, qytetarë të Tiranës kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, shihet se si në krye qëndron portreti i të miturit dhe anash saj, qirinj të shumtë. Një pankartë aty pranë portretit ka të stampuara fjalët prekëse: “Mos më vrit, nuk dua të bëhem Engjëll”. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar dënimin me varje ose vrasje për autorin e këtij krimi të rëndë, por ky akt bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e kësisoj nuk mund të realizohet.

Kryeministri Rama, në reagimin e tij mbi këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën dhe të dënojnë maksimalisht Çalamanin. Ai kërkoi që strukturat të angazhohen në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Foltorja i përgjigjet Bashës: Shite mundin dhe sakrificat e demokratëve, 11 dhjetori dita e ndryshimit

‘Foltorja’, lëvizja e ish-kyeministrit Sali Berisha për t’i rikthyer sovranitetin PD-së, ka bërë një deklaratë për mediat, në përgjigje të akuzave të Lulzim Bashës. 

Në deklaratë thuhet se në 11 dhjetor demokratët do të marrin vetë në dorë fatet e tyre dhe do të shkëpusin PD-në nga pazaret dhe humbjet e Bashës.

‘Foltorja’ reagon edhe lidhur me paralajmërimet e Bashës se do të përjashtojë anëtarët, duke e konsideruar qesharake këtë paralajmërim.

“Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite”!, thuhet në deklaratë.

Deklaratë e Partia Demokratike – Foltorja

Dita e ndryshimit po vjen! Demokratët kanë marrë në dore fatet e partisë së tyre dhe në datën 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe per t’jua riktheyr ate demokrateve. Vetëm kështu Partia Demokratike do të shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashës dhe do rikthehet në rrugën e përballjes me Ramën dhe fitoren ndaj narkoshtetit të tij.

Ne datë 11 Dhjetor demokratet do refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES!

Lulzim Basha njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre. Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!

Ai ka deshtuar ne çdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare siç bëri me çadrën, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e Rrugës së Kombit, me Portin e Durrësit e shumë të tjera!

11 Djetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij. syri.net

Basha zbaton kërkesën e Ramës: Do përjashtoj Berishën nga PD

Pasi hedh akuza se në ‘Foltore’ janë bërë pjesë ish-zyrtarë dhe njerëz të inkriminuar, Lulzim Basha thotë se do të zbatojë kërkesën e Edi Ramës, përjashtimin e Sali Berishës nga PD.

Gjatë një interviste për OraNews, Basha është shprehur se në 18 dhjetor do ti jepet fund pushtimit të PD-së, duke larguar të gjithë uzurpatorët.

‘Beteja bëhet në emër të të ardhmes së Shqipërisë. Minimumi i minimumit është që ata që demokratët i kanë pasur përballë, të mos kenë guximin të mos afrohen as 1 kilometër në selinë e PD dhe vendit ku do të mbahet Kuvendi i PD.

Ndaj për këtë do të përgjigjem qartë; nuk ka asnjë shans që ata, që një pjesë e kemi nxjerrë nga zyrat e shtetit me ligjin e dekriminalizimin dhe pjesën tjetër do ti nxjerrim nga zyrat bashkë me Edi Ramën, të vijnë dhe uzurpojnë PD.

18 dhjetori është dita e PD-së është dita e dhënies fund të tollovisë për interesa personale të Sali Berishës, e përgjigjes së merituar për Aqif Rakipët, Tom Doshët e Suel Çelajt, që pasi kanë kapur Ramën, mendojnë se do kapin dhe PD’, tha kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha.

Shqipëri – Rritje e ndjeshme e krimeve të kryera nga të miturit

Pëllumb Sulo

Përfaqësues të prokurorisë dhe gjykatës bënë të ditur se janë rritur rastet e kriminalitetit tek të miturit. Vetëm në prokurorinë e Shkodrës, gjatë këtij viti janë regjistruar 22 procedime penale me 23 të mitur për vepra të rënda penale. Në takimin e zhvillur të mërkuren në Shkoder mbi nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional për drejtësinë për të miturit, me pjesëmarrjen e UNICEF-it, organeve të drejtësisë dhe shoqërisë civile, u theksua nevoja për zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor për të miturit.

Kryetari i gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela, tha se gjykata po shqyrton një numër veprash të rënda penale, ku janë përfshirë të mitur.

“Kemi një rritje të kriminalitetit tek të miturit në kohën që flasim. Dhe, kur flas për rritje të kriminalitetit, nuk e kam fjalën vetëm për rritje të rasteve në të cilat të miturit përballen me krimin, por, ajo që është më e keqja, është rritja e gravitetit të veprave penale që kryejnë të miturit”, tha ai.

Drejtuesi i gjykatës së Shkodrës tha se është e gabuar praktika e deritanishme që mjaftohet në ndalimin, procedimin dhe marrjen e vendimit nga ana e gjykatës dhe se procesi i rehabilitimit të të miturve duhet të vazhdojë.

Edhe përfaqësuesja e prokurorisë së Shkodrës, Françeskina Lekani, vuri në dukje se këtë vit janë rritur ndjeshëm veprat penale të të miturve.

“Gjatë vitit të kaluar, nga ana jonë janë filluar shumë çështje penale. Rreth 33 të mitur, në konflikt me ligjin, janë dërguar para Gjykatës se Rrethit Gjyqësor të Shkodrës dhe janë marrë në cilësinë e të pandehurit. Ndërsa, deri në shtator të vitit 2021 kemi rreth 22 procedime penale dhe 23 të mitur, që janë marrë në cilësinë e të pandehurit. Kjo tregon se kemi një rritje të kriminalitetit dhe, jo vepra të parëndësishme, por vepra shumë të rënda”, tha ajo.

Për përfaqësuesen e UNICEF-it në Shqipëri, Edina Kozma, legjislacioni për të miturit është mjaft i avancuar, por problemet lindin në procesin gjyqësor dhe mjetet e pamjaftueshme financiare.

“Sfidë mbetet implementimi i këtij kuadri normativ pothuajse të përsosur, ndërkohë që burimet janë të kufizuara, stafi, shpesh herë, është i mbingarkuar në punë, dhe buxhetet janë të pamjaftueshme”, tha zonja Kozma.

Për drejtuesen e programit “Bashkëpunimi ndërinstitucional për drejtësinë për të mitur”, Merita Bala, bashkëveprimi mes institucioneve duhet të zgjerohet në mbështetje të drejtësisë për të miturit.

“Ekziston një përceptim për një rritje të kriminalitetit. Prandaj ne, përmes kësaj ndërhyrje, synojmë një qasje të koordinuar, përmes institucioneve në nivel vendor, që të ndihmojmë në parandalimin e përfshirjes së të miturve në vepra penale, por edhe për mbrojtjen e tyre”, tha ajo.

Ekspertët thonë se rritja e nivelit të kriminalitetit mes të miturve lidhet me nivelin e varfërisë, situatën në familje dhe me mundësitë e pakta të shoqerisë shqiptare për të mbështetur procesin e rehabilitimit të tyre.

Edi Paloka: Lulzim Basha të votohet, nëse anëtarësia nuk e do – të hapë rrugën

“Vendos shumica, jo vula, as karriget, as zyra. Nëse duan Lulzim Bashën le të vazhdojë të jetë kryetar dhe të na prijë që të rrëzojmë Edi Ramën. Nëse nuk e duan Lulzim Bashën ai të hapë rrugën nëse do PD-në”. 

Kështu u shpreh kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në një lidhe Skype me studion e Syri Tv me moderatoren, Juli Krisafi, duke komentuar situatën brenda PD.

Paloka tha se Lulzim Basha duhet të votohet në anëtarësi dhe nëse ka shumicën me vete, atëherë le të prijë demokratët në përballjen me qeverinë. Në të kundërt, shtoi Paloka, kryetari aktual i PD duhet të hapë rrugën.

Pjesw nga intervista 

Juli Krisafi: Keni bërë një propozim si zgjidhet ngërcci për firmat ku secila palë të dërgojë përfaqësuesit për verifikimin e firmave…
Edi Paloka:
Njëra palë pretendonte se nuk ekzstojnë formularët që nuk janë mbledhur. Pala tjetër nuk kishte besim që këto formularë t’ia dorëzonte palës që për fat të keq e quan kundërshtare brenda PD. Statuti për fat të keq nuk përcakton asgjë, nuk ka asgjë procedurë që të përcaktohet në statut apo rreugllorë se si procedohet në raste të tilla. 1/4 e delegatëve mbledh Kuvendin por nuk thuhet askund se si mblidhen firmat, ku dorëzohen firmat, kush i verifikon, verifikohen apo jo para se të shkohet në Kuvend. Dhe kjo solli ngërçin me të cilin u përballëm. Për të shuar mosbesimin mes dy palëve, i propozova palës që ka mbledhur firmat, u thash arrijmë të zgjidhim diçka nëse ju me përfaqësuesit tuaj dhe pala tjetër me përfaqësuesit e vet ulen në zyrën time dhe të verifikojnë. E para, nëse janë 4200 firma.

E dyta, këta që kanë firmosur a janë delegatë. Merret në telefon, zotëri kemi në dorë një formular me firmën tuaj, e keni firmosur apo jo. Dy palët mund të uleshin bashkë dhe të verifikonin çdo formular dhe delegat. Kur unë propozova këtë, njëra prej palëve propozon një Kuvend tjetër, në një datë tjetër. U hodhën poshtë të gjitha pretendimet e deriatëhershme. U tha fillimisht se nuk do të ketë Kuvend, jo nuk ka firma, jo të falsifikuara, jo procedura, në fund fare u pranua Kuvendi, por jo në datë 11, kur e kërkonin 4200 delegatët, por në datë 18. Pse të mos pranohej dhe të zhvillohej ky Kuvend në datën 11 dhe aty të debatonim, të merrnim vendime dhe shumica të vendoste. Kush ka shumicën vendos, e ka vendosur demokracia dhe përvoja qindra vjeçare e demokracisë. Nëse shumica e delegatëve ka një qëndrim ai është qëndrimi i PD. Nuk mundet pakica të vendosë mbi shumicën edhe nëse sot ka karrige, zyra, apo vulë në atë që është thjesht selia e PD.

Juli Krisafi: A është prologu i ndarjes së PD në dy parti?
Edi Paloka:
Unë kam ende një shpresë të vakët, që po shuhet, do të dëshiroja që të mos kishte asnjë çarje mes demokratëve, por mesa duket jo të dyja palët e mendojnë këtë. Kur unë dëgjova në mbledhje Kryesie dy nënkryetarë partie që thanë në fund të fundit le të shkatërrohet PD, le të përçahet, të përçahet për çfarë? Që ato dy nënkryetarët dhe të tjerët aty të ndajnë ndonjë karrige që nuk i hyn në punë askujt? Pse duhet të pranojmë shkatërrimin e PD? Të flasësh për shkatërrim të PD me normalitet dhe qetësi, është më shumë se skandal. Kur ka njerëz që drejtojnë PD dhe mendojnë këtë mua më bën pesimist në aspektin e përçajes dhe divergjencave që do të ketë. Në këto kushte është e domosdosme që t’i japim fund kësaj historie sa më shpejt. Shumica të vendosë qoftë edhe për kryetarin se kush do të jetë, Lulzim Basha apo dikush tjetër. Këtë e vendos shumica, jo vula, as karriget, as zyra. Nëse duan Lulzim Bashën le të vazhdojë të jetë kryetar dhe të na prijë që të rrëzojmë Edi Ramën. Nëse nuk e duan Lulzim Bashën ai të hapë rrugën nëse do PD-në. Nëse kjo luftë bëhet që 3-4 veta të mbajnë ca karrige boshe, se s’kanë asnjë vlerë, kujt i duhet karrigia në opozitë qoftë edhe si nënkryetar, sekretar i një partie që mund të përfundojë me 5% në zgjedhjet që po vijnë. Pra, unë uroj që të mos shkojmë në këtë pikë. Nuk besoj se ka demokratë që do ta dëshironin këtë situatë. Edhe njëherë e them, le të vendosë shumica dhe të gjithë bashkë le të shkojmë pas atij që shumica do të vendosë.

Belind Këlliçi: Askush nuk e ndalon Kuvendin e 11 dhjetorit, Basha ka thirrur anti-Kuvend

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, në intervistë me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, foli për Kuvendin e PD të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe atë të thirrur nga Basha.

Këlliçi thekson se askush nuk do e ndalojë dot Kuvendin e datës 11 dhjetor, duke shtuar se Lulzim Basha ka thirrur antiKuvend.

‘Askush nuk e ndalon dot Kuvendin e datës 11 dhjetor. Janë 4 200 delegatë, janë dorëzuar të gjitha formularët, në zbatim të statutit, të Këshillit Kombëtar të PD dhe Paloka është garantues i palëve.

Kuvendi i datës 11 është për bashkim, kurse ai i thirrur nga Basha është antiKuvend. Paloka ka bërë transparencë për firmat. Ka folur sovrani e këtu mbaron gjithçka.

Basha ka pasur mundësi që ta organizojë vetë i pari Kuvendin, gjë që nuk e ka bërë.

Gjithë fokusi është që të ndalet përçarja e PD, nuk kemi sot luksin që të humbim qoftë edhe një simpantizant të Partisë Demokratike. Ka pasur njerëz që janë arrestuar në protesta për të sjellë Bashën kryeministër dhe këta janë trupa më e rëndësishme.

Kryetari nuk qëndron më lart në PD, se partia ka institucione. Kryetari i Këshillit Kombëtar është mbi palët dhe është në të njëjtin kah me Bashën dhe po thotë hajdeni bujrum.

Basha ka konsumuar çdo aksion për të sjellë PD në pushtet, nën lidershipin e tij, Partia Demokratike ka djegur mandatet. Basha përdori çdo formë dhe nuk ia doli ta rrëzojë Ramën, andaj nuk ka çfarë të bëjë më’, u shpreh Këlliçi.

Debate të forta në mbledhje, kryetarët e degëve ‘gozhdojnë’ Bashën: Po përçan PD-në

Debate të forta në mbledhjen e Lulzim Bashës me kolegjin e kryetarëve. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se shumica dërrmuese e kryetarëve të degëve i kërkojnë Lulzim Bashës që të mos përçajë PD-në.

Ata janë shprehur kundër deklaratave të tij lidhur me Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të cilin Basha e quan miting të Sali Berishës, ndërsa sot paralajmëroi me përjashtim nga PD të kujtdo që do të krijojë institucione paralele, siç u shpreh Basha, nga ky Kuvend.

Nga ana tjetër, kryetari aktual i PD ka insistuar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të zhvillohet në 18 dhjetor me një rend dite krejt ndryshe nga ai i datës 11.

Alizoti në Kuvend: Ku janë Rama me Bashën, po pijnë verë të shtrenjtë?!

Pas debateva të ashpra në kryesinë e Partisë Demokratike ku akuzoi Lulzim Bashën dhe grupin e tij se po e çojnë partinë drejt përçarjes, deputeti Tomor Alizoti ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku deklaroi se shumica e kolegëve të tij nga e majta dhe nga e djathta, nuk i njohin idetë dhe konceptet bazë të partive që përfaqësojnë.

Alizoti tha se teza e PPP-ve që mbrohet me forcë nga të majtët, në fakt është një tezë e djathtë. Ai kritikoi dhe Lulzim Bashën, që sipas tij së bashku me Ramën dhe të gjithë ministrat duhet të ishin të pranishëm në Kuvend, dhe të mos ishin duke i ndjekur diskutimet për buxhetin me ndonjë gotë vere të shtrenjtë para duarve.

Sipas Alizotit, elita shqiptare është pasuruar, ndërkohë që populli është duke u zhytur gjithnjë e më shumë në varfëri dhe standard të ulët jetese. Deputeti tha më tej se ka kohë që Kuvendi është kthyer në banalitet dhe lincim personal, dhe mungojnë debatet që kanë në bazë politikën. Alizoti nuk la pa përmendur dhe pritshmëritë e mëdha që ka politika shqiptare nga SHBA-të, që sipas tij shumë shpejt nuk do të kenë fokus rajonin e Ballkanit, për shkak të tensionit të hapur në detin e Kinës.

“A është politika juaj e buxhetit e majtë? Kam përshtypjen që pa fyer kolegët, gjysma e kolegëve që kanë ardhur këtu me biletë, kanë paguar pare për të adhur këtu, duke blerë nuk i kuptojnë fare këto teori. PPP që bëni ju nuk janë të majta, jeni për një shtet të vogël dhe një treg të lirë, apo jeni për shtet të madh dhe qeveri të majtë. Këtu nuk ka artikulim dhe fjalime politike, kryeministri nuk është në sallë kur diskutohet buxheti, por duhet të ishte këtu dhe kryetari i opozitës.

Gjysma e ministrave nuk janë këtu në sallë, koha zgjatet ndërmjet një teatri, se kush është çun më i mirë dhe kush bën gallatë më shumë, politika nuk është gallatë, se jemi populli më i varfër në rajon, kështu ka qenë në të gjitha kohërat, ama ka një ndryshim, elita shqiptare sot është më e pasura. Janë të pasur pa ditur asgjë, më vjen keq që e them këtë gjë, mos e merrni për arrogancë, por kemi injorancë në parlament, ndaj është linçim e gjithë politika.

Kryeministri dhe lideri juaj, që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e mirë i servilosen që të kapen ndonjë post, duhet ta mbash mirë me kryeministrin, dhe nga pala jonë me kryetarin që të bëhesh deputet. Ky është realiteti i hidhur i Kuvendit tonë. Do vijë ai Kanti (Rama) më vonë, meqë jemi këtu dhe ka pak veta që dëgjojnë, se të tjerët janë në shtëpi, ose duke pirë ndonjë verë të shtrenjtë, uroj që shqiptarët të revoltohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Aleati ynë i madh shumë shpejt do të shkëputen në detin kinez, e kështu që amerikanët mund të largohen nga Ballkani, ne duhet të mendojmë për një ekonomi cilësore, dhe për një parlament cilësor. Njeriu është vepra e tij thotë Sartri, më vjen keq por vepra e këtij parlamenti është banaliteti, çfarë koncepti keni ju për zhvillimin si të majtë. Çfarë teze keni ju për të zhvilluar ekonominë?

Politika në të gjithë botën zhvillohet në ekonomi, ju çfarë teze keni, PPP-të janë të majta? Jo nuk janë të majta. Pse jeni socialistë ju? Nuk je socialist se ke pasur babanë oficer në partinë e punës, unë e di që Parlamenti është bërë një garë vjershash, kohën do ta marrin liderat botërorë që flasin për njëri tjetrin, do të vazhdojnë lincimin personal, dhe ju e keni parë dhe e dini se sa e shëmtuar është kjo. Meqë kryeministri ka qejf Kantin, po i them që dinjiteti i njeriut është i paprekshëm”, u shpreh Alizoti.

Deklarata e Bashës kundër tij, Meta: Lider që s’mban përgjëgjësi, por shpik fajtorë

VOA

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta deklaroi të martën në mbrëmje se kryetari demokrat Lulzim Basha nuk mund t’i iki përgjegjësive të tij e të shpikë gjithnjë fajtorë. Në një intervistë për TV ORA, zoti Meta ju kundërpërgjigj akuzave të pak javëve më parë të zoti Basha i cili gjatë një ndërhyrjeje në parlament foli për “Trekëndëshin e Bermudave”, apo “Trekëndëshin e së keqes” ku ai përfshiu ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e shtetit Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Është e drejta e tij të bëjë lapsuse, edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij, se është i lirë. Unë nuk kam asnjë shqetësim. Unë e kam respektuar gjithmonë dhe jam përpjekur ta ndihmoj që ai të mos gabojë rëndë.Sa herë më ka kërkuar ndihmë ja kam dhënë, sa herë i ka rënë telefonit tim e ka pasur të hapur”, tha zoti Meta duke shtuar më pas se “nuk është problemi i trekëndëshit që thotë zoti Basha. Problemi kryesor në këtë rast është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore, të cilave ai nuk mund t’i ikë dhe nuk mund t’ua shkarkojë të tjerëve. Bojkoti i reformës administrative-territoriale, bojkoti i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në Parlament dhe zerimi i opozitës nga pushteti lokal, janë 4 përgjegjësi madhore të cilave Lulzim Basha, nuk u ikën dot”.

Zoti Meta u pyet dhe për përplasjen e fortë në gjirin e Partisë Demokratike, e cila shpërtheu pas vendimit të zotit Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar zotin Berisha, për shkak se ky i fundit është shpallur “non grata” nga Departamenti amerikan i shtetit. Kreu i shtetit tha se nuk dëshironte të hynte në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike. Megjithatë, ai deklaroi se “është një fakt që, opozita ka një problem të rëndësishëm, legjitimitetin e lidershipit të saj. Eshtë një lidership që nuk mban përgjegjësi dhe gjithmonë do shpikë një fajtor”.

Kreu i Shtetit u shpreh më tej se “këshilla që i kam dhënë gjithmonë zotit Basha ka qenë, ta respektojë gjithmonë zotin Berisha, por të vendosi vetë edhe kur zoti Berisha, ai mendon që mund ta ketë gabim.Por asnjëherë të mos bjerë viktimë e diversioneve për të injoruar kontributet e tij, apo vlerat e tij, sepse në fund të fundit dihen këto vlera”.

Zoti Meta, ishte njeriu që reagoi me tone më të ashpra dhe se sa vetë zoti Berisha, kur u njoftua vendimi i autoriteteve amerikane ndaj ish kryeministrit shqiptar. Në një sulm të hapur ndaj Departamentit amerikan, ai foli për “fletërrufe” të porositur në Tiranë apo një akt të poshtër, sipas tij.

Tomor Alizoti: Ata që nga shohin në TV, shpresoj të revoltohen demokratikisht dhe…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka shpërthyer në fjalën e tij kur tha se në Kuvendin e Shqipërisë janë mbledhur ‘injorant’ dhe se politika po kthehet në gallatë dhe linçim.

Alizoti vuri në dukje se salla e Kuvendit ishte pothuajse bosh teksa ai fliste, ndërkohë që tema kryesore që po diskutohet, buxheti i shtetit për vitin 2022 ka një rëndësi shumë të madhe.

Sipas tij, në sallën e Kuvendit ka deputetë që servilosen tek lideri i partisë për një post, ndërsa tha se pasuria e politikanëve shqiptarë sot sfidon edhe pasurinë e elitës së perandorive të botës.

‘Buxheti është elementi më i rëndësishëm i një shteti, kryeministri s’është në sallë por duhet të ishte dhe kryetari i opozitës. Shqipëria sot ka një elitë shumë më të pasur se në gjithë kohërat e saj, elita politike shqiptare sot mund të sfidojë dhe elitën e perandorive të botës dhe të Amerikës, aq e pasur është, aq e pasur pa ditur gjë pa bërë fjalime politike.

Kemi injorancë në parlament, më vjen keq që e them këtë, kemi banalitet ndaj politika shqiptare është lincim, fyerje e gjitha.

Kryeministri dhe lideri juaj që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e madhe i serviloset që të kapë ndonjë post. E dini kur ka vdekur parlamentarizmi? Kur listat për deputet i bën kryetari i partisë.

Duhet ta mbash mirë me kryeministrin edhe atje nga pala jonë që të bëhesh deputet dhe kur vjen këtu s’di ca thua.

Do thuash ky është burrë i mirë e ky është burrë i keq e në fund mund të bësh edhe pak grusht. Ky s’është parlament, kjo është realitet i hidhur i vendit, shoqërisë.

Meqë mendimtarët e mëdhenj janë në shpi ose po pinë ndonjë verë të shtrenjtë kjo është fatkeqësia e shqiptarëve, nga politika s’ka për ti ardhur gjë por shpresoj që ata njerëz që na shohin në tv të revoltohen në mënyrë demokratike dhe të kërkojnë të drejtat e tyre’, tha Alizoti.

E tha Grida thelbin e 18 dhjetorit: PD ose e Bashës, ose të shkatërrohet

‘Nëse ka ardhur koha që kjo parti të shkatërrohet, le të shkatërrohet!’.

Kjo ishte fjalia e thënë dje nga Grida Duma në mbledhjen e kryesisë, që acaroj demokratët jo vetëm në mbledhjen e kryesisë por edhe në opinionin publik.

Në një kohë kur kupola e partisë e emëruar në mënyrë të paligjshme votoi për një kuvend të dytë pas atij të 11 dhjetorit, vetëm për të ndërruar rendin e ditës dhe me shpresën për të shpëtuar kryetarin nga shkarkimi, vjen edhe një tjetër tezë nga mbështetësit e Bashës.

Për bashkëpunëtorët e afërt të Lulzim Bashës duket se ka vetëm 2 mundësi, ose shkatërrimi I Partisë Demokratike ose vula e partisë të mbesë poshtë jastëkut të Bashës.

Grida Duma, ndoshta pa dashje ka artikuluar publikisht këtë tezë duke dekonspiruar edhe arsyen se përse Lulzim Basha kërkon të mbledh një Kuvend të dytë.

Duket se me këtë deklaratë Grida Duma i ka lënë anëtarësisë së PD dy alternativa, ose të shkojnë në Kuvendin e 11 dhjetorit për të shpëtuar Partinë Demokratike, ose për ta shkatërruar atë duhet mbledhur Kuvendi më 18 dhjetor.

Zgjidhja për anëtarësinë këtë herë duket e lehtë, ndërsa për Gridën që nuk ka fituar asnjë garë në jetën e saj, zgjidhja mbetet e vështirë.

Fjalori fyes në Kuvend, Flutura Açka: Sjellja e kryeministrit e pa pranueshme, do e depozitoj në komisionin e etikës!

Deputetja demokrate Flutura Açka është distancuar nga ofendimet e përdorura prej kryeministrit Edi Rama, në foltoren e Kuvendit.

Si anëtare në komisionin e Etikës, ajo tha se do të depozitojë atje sjelljen e kryeministrit e shpresoi që të merren masa.

“Si anëtare e sekretariatit të etikës, kam dashur të them edhe dje. Ajo që ka ndodhur dje ka qenë kulmi i këtyre ditëve dhe sulmi fyes i kryeministrit. Është ajo etike të përdoret ajo gjuhë që ai ka përdorur dje. Nuk pati këtu asnjë vërejtje. Do të ishte e mirëkuptueshme nëse zoti Balla do e merrte fjalën dje dhe zonja Bushka dje.

Nuk e morën dje, e të kenë parasysh që të jenë më korrekt me gjënë e djeshme e të vijnë sot e të bëjnë vërejtjet e tyre. Sjelljen e kryeministrit do e depozitoj në sekretariat dhe shpresoj të merrni masa. Ju keni të drejtën tuaj të silleni e përunjur përpara kryeministrit tuaj, por ne nuk e kemi detyrim këtë gjë. Nëse ju ndiheni e zgërlaqur para tij e nuk flisni, ne nuk e kemi këtë sjellje, jo vetëm para kryetarit tuaj, por edhe para kryetarit tonë”, tha Açka. bw

Këlliçi: Kuvendi Kombëtar i partisë do të mbahet vetëm më 11 dhjetor

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është i bindur që Kuvendi Kombëtar i partisë do të mbahet vetëm më 11 dhjetor, dhe jo më datë 18, siç vendosi një ditë më parë kryesia e PD.

“Ja u garantoj që do të ketë vetëm një datë, ajo 11”, tha Këlliçi i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN. Ai pranoi se Foltorja e mbledhur nga ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka pasur gabime, por sipas tij ishte e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin në parti. “Shpesh në Foltore është tejkaluar e drejta e fjalës, ka pasur edhe linçime. Këto janë gabime të Foltores, por ajo ka risjellë mendimin ndryshe në PD dhe është i vetmi instrument për të bërë një ndryshim. Foltorja ka sjellë Kuvendin dhe është Kuvendi që cakton kryetarin, jo Foltorja. Por të tmerruar nga foltorja ka njerëz që e shohin si shantazh atë, por unë e shoh si mundësi”.

Këlliçi hodhi poshtë pretendimet se në mbledhjen e kryesisë së PD ka pasur konfrontime fizike, por vetëm tone të larta, siç është normale, sipas tij, në një situatë të tillë.

Deputeti i PD tha se kryetari Basha ka ndryshuar me 180 gradë qëndrimin që nga dita e parë që vendosi të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar. “Në fillim refuzoi që kishte krizë, ndërsa dje befas u mblodh kryesia për herë të parë, për të paraqitur një propozim që nuk ka vlerë, përçan PD dhe nuk është mbi 4200 delegatët e Kuvendit Kombëtar. Ky është Kuvendi i parë Kombëtar që vetëmblidhet nga delegatët. Uroj dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do të kemi vetëm një PD”, tha Këlliçi.

“Zoti Basha duhet të vijë me platformën e tij shteruese, të shpjegojë pse e ka marrë vendimin për zotin Berisha, të shpjegojë sesi me planin e tij PD rrëzon Edi Ramën. Se ne betejën e kemi me Edi Ramën dhe kemi humbur 2 muaj për këtë betejë. Të vijë dhe të votëbesohet. Në momentin që merr një votë më shumë se të tjerët, zoti Basha është kryetar legjitim. Sot ai e pranon që ka nevojë për një Kuvend, por ka humbur 2 muaj kohë dhe ka futur bazën në konflikt. Ky është rreziku më i madh sepse janë vetë militantët që janë në gjendje konfliktuale me njëri-tjetrin. Më mirë që ka ndodhur ky debat, që do ta demokratizojë edhe më shumë PD”.

Tomor Alizoti-Bashës: Po përçan PD-në, respekto vullnetin e demokratëve

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti ka akuzuar Lulzim Bashën gjatë mbledhjes së sotme duke i thënë se po çon PD-në drejt përçarjes. 

Alizoti është shprehur kundër propozimit të Bashës për të mbledhur Kuvendin e PD në datën 18 dhjetor.

Alizoti i ka kërkuar Bashës të respektojë vullnetin e 4200 demokratëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

“Po përçan PD-në. Të respektohet vullneti i demokratëve. Bashkoni PD-në”, i është drejtuar Alizoti, Bashës, duke i kërkuar të heqë dorë nga mbledhja e datës 18 dhjetor.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, propozimi i Palokës: Të dyja palët të zgjedhin nga një përfaqësues e të verifikojnë firmat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka ardhur me një propozim të ri për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai tha se të dyja palët e përfshira, si lidershipi i PD, por edhe nismëtarët e mbledhjes së Kuvendit, të zgjedhin nga një përfaqësues, e të verifikojnë 4.200 fletët që gjenden në zyrën e tij.

Kjo sipas tij, do të jetë mënyra për të shuar hijet e dyshimit dhe për të vazhduar me procedurat pasuese.

“Do i propozoja dhe i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqte çdo dyshim që ka mes palëve. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë. Unë do i propozoja palëve të caktonin nga një person që mund të ishin për njërën palë personi që merrej me problemet e zgjedhjeve, për njërën palë Ivi Kaso, e nga ana tjetër mund të ishte Minerodhi që merret me këtë çështje në sekretariat. Unë po bëj një propozim, që palët të eliminojnë hijet e dyshimit. Të dyja palët mund të caktojnë nga një njeri të besuar. Të ecim me këtë proces pa vazhduar me sulme, dyshime që vetëm dëmtojnë PD. Unë thash meqë gjendem në këtë pozicion, mes të dyja palëve propozoj zgjidhje. Nëse palët nuk pranojnë, i bie që nuk duan zgjidhje.

Më duket propozim i arsyeshëm për hijet e dyshimit që janë mes palëve. Le të vijnë të ulen nga një përfaqësues të marrin fletët dhe të verifikojnë. Nëse thonë nuk duam, i bie që nuk duan. Nëse janë mbledhur 4.200 firma të delegatëve dhe thuhet nuk e njoh Kuvendin, këtu nuk ka fjalë për komente. Sapo e deklarova që ky është propozimi që unë po bëj dhe e kam diskutuar me palët. Të dy palët të caktojnë nga një person të besueshëm të tyre. Unë hodha si ide që mund të jetë nga njëra anë sekretari zgjedhor, e nga ana tjetër sekretari organizativ. Të marrin formularët e të verifikojnë që janë apo jo delegatë dhe kanë firmosur apo jo. Kështu do të mbyllej kjo histori. Jemi në kushtet e palëve. Si do e votojë kryesia e partisë diçka që duket në dritë të diellit. Nëse vërtetojnë që 4.200 delegatë kërkojnë mbledhjen e Kuvendit, nuk ka rëndësi as kryetar e asnjë tjetër”, tha Paloka.

Fermerët e Myzeqesë sot sërish në protestë- Tubimi para Bashkisë së Lushnjës

Fermerët e Myzeqesë kanë paralajmëruar sot një protestë masive, që pritet të nisë në orën 11:00 deri në orën 14:00. Fermerët e Lushnjës dhe zonave përreth do të nisin protestën tek rrethrrotullimi i Plasmasit për të zbarkuar para Bashkisë së Lushnjës.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, qëllimi i tubimit është të sensibilizojë qeverinë për ndryshimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë.

Kjo është protesta e dytë e fermerëve të Myzeqesë. 3 ditë më parë ata bllokuan aksin nacional Lushnjë-Rrogozhinë, si shprehje e mosdakordësisë së tyre me paketën fiskale për vitin e ardhshëm që pritet të miratohet në Kuvend, teksa disa protestues u shoqëruan në policia.

5 kërkesat e parashtruara nga fermerët: 

-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg
-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje
-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike
-Laboratorë analizash
-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

Bulqiza tronditet nga tërmetet, 5 lëkundje në pak orë, banorët të frikësuar: Sytë nga Zoti!

Pesë lëkundje sizmike janë shënuar në më pak se 12 orë në Bulqizë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme. Banorët e Bulqizës janë në ankth pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit.

Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë.Nga ana tjetër Muliu tha se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e rrezikshëm pasi mund të ndodhë ndonjë tragjedi.

Që prej datës 29 tetor në rrethin e Bulqizës janë shënuar 12 lëkundje sizmike.

Atentati në Astir- Ky ishte 26-vjeçari që gjeti vdekjen bashkë me Erigers Mihasin

Personi që shihi në foto është Armando Dumani, 26-vjeçari që mbeti i vrarë bashkë me 32-vjeçarin Erigers Mihasi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Dumani dhe Mihasi, shokë dhe fqinj në zonën e Yrshekut, u qëlluan me breshëri plumbash ndërsa udhëtonin me një automjet Audi A7. Makina drejtohej nga Mihasi ndërsa Dumani ishte pasagjer.

Makina e tyre dhe ajo e autorëve dyshohet të kenë qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes.

Atentatorët më pas u larguan nga vendi ku kryen krimin. Pak më vonë në zonën e Thumanës, policia gjeti një automjet tip “Toyota” të djegur ndërkohë që në brendësi të saj u gjetën dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Nga këqyrja e automjetit dhe trupit të viktimave ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur. Mihasi ishte një emër i njohur për policinë, si mik i Ervis Martinajt si dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale nga grabitja e prindërve të Elton Cicos në Tepelenë dhe atentati ndaj Mumajesëve në Tiranë.

Nga ana tjetër Dumani, rezulton pjesë e një bande e cila në vitin 2012 kreu një sërë grabitjes në banka të ndryshme.

Reagim me keqardhje, drejtuar Gazment Bardhit! – Nga Paulin Marku*

 

Reagim me keqardhje! Drejtuar z.Bardhi si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

1. Gjatë karrierës time personale në politikë, si në detyrën e Kryetarit të PD-së Dega Lezhë dhe sot në detyrën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH-së nuk jam marrë me emra, familjarë apo etiketime personale, por me parimet dhe shkeljet të cilat më janë dukur të arsyeshme dhe politike.

2. Jam ndjerë mjaft i zhgënjyer nga ju z.Bardhi, nisur nga deklaratat tuaja personale, aspak në lidhje me demokratët shqiptarë dhe interesat e tyre, si për argumentat për statutin, ashtu edhe komentet dhe përgojimin e disa figurave politike të PD-së.

3. Duke qenë se jeni rritur me fotografinë e doktorit në familje, nuk është aspak denjitoze dhe e moralshme që në respekt të atyre familjarëve tuaj që kanë vënë kornizën me foton e liderit historik, të silleni në këtë mënyrë, sot në postin që mbani në Partinë Demokratike.

4. Demokratët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar jashtë çdo presioni apo ndikimi nga dikush, jashtë çdo interesi personal të çdo individi, kushdo qoftë ai, por duke u nisur nga gjendja alarmante që ka realisht Partia Demokratike.

5. Të gjithë demokratët e dinë mjaft mirë se ju jeni zgjedhur dhe nuk jeni kontestuar së bashku me kryetarin sepse demokratët mendonin se kishit mbështetjen e liderit historik, të cilin sot e quani të shkuarën dhe do t’i hiqni tubin e oksigjenit që po i shërben Ramës.

6. Ju bashkë me stafin tuaj keni qenë abuzues dhe aspak të sinqertë me demokratët, nga protestat, çadra e lirisë, marrëveshja e 17-Majit kokë më kokë me Ramën dhe emërimi juaj si ministër Drejtësisë i këtij kabineti, lista me deputetët të dorëzuara pas orarit zyrtar në KQZ dhe me mungesat me emra në vitin 2017, fushata elektorale gjysmë e vdekur në vitin 2017, djegja e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje vendore, ndikimi në komisionin e vlerësimit të kandidaturave, lista e kandidatëve në vitin 2021, organizimi i fushatës dhe humbja e këtyre zgjedhjeve.

7. Asnjë analizë nuk është bërë në asnjë degë apo organet drejtuese të PD-së për shkaqet e rezultateve, problemet gjatë fushatës, por vetëm me deklaratën e masakrës zgjedhore, gjë për të cilën nuk organizuat asnjë protestë të vetme, të paktën në respekt të punës dhe mundit të demokratëve të ndershëm.

8. A jeni në dijeni të mbeshtetjes reale tuajen nga baza e partisë dhe pse nuk merrni guximin të dilni dhe të sqaroni strukturat drejtuese të partisë për gjendjen aktuale, situatën, mendimet e demokratëve.

9. Bashkëbisedimi me demokratët në foltore është pakënaqësia që ju i keni shkaktuar demokratëve duke i lënë në opozitë për 12- vite, duke mos i respektuar, takuar apo bashkëbiseduar sinqerisht me to dhe jo interesat personale të asnjë individi.

10. Partia Demokratike nuk është vula, por janë ato demokratët që kanë firmosur me kënaqësi mbledhjen e Kuvendit, kanë shprehur mendimet e tyre në ‘Foltore’ dhe kjo vulë nuk është pronë private e askujt, por është vullnet dhe dëshirë e atyre që kanë punuar e mbështetur realisht Partinë Demokratike dhe jo mandatet tuaja të listës së kryetarit.
Kush po i shërben realisht qeverisë Rama!

Anëtar Keshilit Kombëtar të PDSH-së, ish-kryetar i degës së PD, Lezhë*

Balliu: PD nuk do të kthehet në shoqatën ‘Gaz Bardhi’

Ish-deputeti Klevis Balliu ka bërë akuza të forta në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës. Balliu kujtoi se për Partinë Demokratike janë vrarë njerëz, siç ishte rasti i Azem Hajdarit, dhe sakrifica e tyre nuk mund të zhbëhet duke e lënë drejtimin e partinë në dorën e Bashës apo Bardhit.

Ish-deputeti tha sot në një intervistë në Fax News se Lulzim Basha ka frikë nga vetë anëtarët e PD-së, dhe në zyrën e tij nuk hyn askush veç Bardhit, pasi sipas tij e ‘kyç derën me çelës dhe kodin e ka veç Gaz Bardhi’.

Në vijim, intervista:

Pyetje: Z. Balliu, a janë firmat e 4200 anëtarëve?

Balliu: Partia Demokratike zyrtare janë firmat, delegatët e Kuvendit, thjesht nuk i njeh Luli, që është një anëtar përballë Kuvendit. Çdo njeri në Kuvend ka një votë. Lulzim Basha ka detyrën që të njohë ligjet në statutin e PD. Ato firma janë dorëzuar në zyrat e PD, nuk e ndalon askush që t’i shkojë t’i kontrollojë, janë një hap larg zyrës së Gazment Bardhit.

Pse janë mbyllur në kasafortë, firmat?

Balliu: Të vejë Luli t;i verifikojë së bashku me gazetarët, ata e dinë që firmat janë, ndaj nuk shkojnë atje që t’i verifikojnë. Nuk bëhet opozita me burra të holluar që ecin sikur janë në paradë mode, nuk mund ta kthejmë ne PD në një shoqatë të Gaz Bardhit. Njerëzit në PD i ka marrë malli për sukses, i ka marrë malli për zhvillim. Doktor Berisha ka bërë një deklaratë pas humbjes në 2013, që premtimet e Edi Ramës po ti dëgjoje, do ta votonte çdo njeri.

Lulzim Basha, i vetmi demokrat që e dinte se do të humbte më 25 Prill 

Balliu: Sot qytetarët e kanë kuptuar që Edi Rama ka mashtruar, Lulzim Basha ka qenë i vetmi demokrat në Shqipëri që do t’i humbte zgjedhjet, Luli e dinte që do humbte, sepse ai është në rregull me pozicionin që ka si kryetar opozite. Merr përfitimet e veta, një gjë që ka shumë rëndësi të themi, është se njeriu ka disa parime dhe norma morale, që mbron personalitetin e vetë, është një njeri që ngul thika pa shpine, ndaj Sali Berishës, që e bëri ky që është sot. Sali Berisha e ka mbështetur në momentet më të vështira, kur i fut thikën Sali Berishës, të tjerëve mund t’iu futë sëpatën.

Bashën e kanë braktisur të gjithë, edhe aleatët

Balliu: Ky sot kërkon që të rendisë fajin te LSI. Në vend që të themi e ka fajin Edi Rama, themi e ka fajin Sali Berisha, e ka fajin LSI, e kanë fajin amerikanët. Emri i pushtetit që ka Edi Rama sot, është Lulzim Basha. 600 firma të tjera janë duke ardhur, përveç 4200 që janë dorëzuar. Kush është PD? Ky dhe Gazi janë PD, pse kur u krijua PD, kur erdhi ky dhe Gazi? Edhe Kujtim Gjuzi ka vulë, partia janë delegatët.

A rrezikohet që delegatët të tërheqin firmat? 

Balliu: Delegatët çdo ditë shtohen, ne për këtë kemi lindur, që të kemi të drejtën e votës. Përjashtoi Flamur Nokën, pse? Se  mendoi ndryshe nga ty. Përjashtoi Luan Baçin, pse? Se mendoi ndryshe nga ty. Belind Këlliçi ka pasur kundërshti me të dhe më parë dhe e palosi Lulzim Bashën. Asnjë nga aleatët nuk ka më besim te Lulzim Basha, me kë do të vijë në pushtet ai?!

Edhe Gaz Bardhi, më vjen keq o zotëri, kush je ti që vjen dhe flet me atë gjuhë?! Që sulmon historinë e PD?! Eshtë derdhur gjak për atë parti, çfarë janë këto lojëra fjalësh. Për atë parti kanë dhënë jetën njerëz, u vra Azem Hajdari për atë parti, kur bandat vrisnin për të vrarë në 97, Bujar Leskaj organizonte takime e nuk mund të kthehet ajo në shoqatën e Gaz Bardhit. Nuk ka INTERPOL që e gjen dot Lulzim Bashën, është mbyllur në zyrë dhe kodin për të hyrë e ka vetëm Gaz Bardhi, se nuk takon asnjë njeri.

Vokshi: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve! Basha të mos fshihet pas amerikanëve

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se kriza e brendshme në PD, erdhi si pasojë e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në shkelje të statutit përjashtoi liderin historik,  Sali Berisha.

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV me Denis Mingën, ajo theksoi se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA.

“Basha ka thënë se vendimi ka qenë personal i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon”. 

“Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi prezent. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarët, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë”, theksoi Vokshi.

Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë dakord për djegien e mandateve.

“Unë di që në Grupin Parlamentar, Sali Berisha ka qenë i vetmi që nuk ishte dakord 100% për djegien e mandateve. Ai tha se para këtij hapi ka aksione të tjera me protesta të pandalshme e të tjera. Pra unë nuk e besoj që ka qenë zoti Berisha pas këtyre vendimeve”, tha ajo.

Vokshi tha se në çdo ‘Foltore’ Sali Berisha e cilëson 25 Prillin si masakër elektorale, ndërkohë që Basha hesht.

“Zoti Berisha është i qartë në këtë pjesë, ka qenë masakër elektorale sepse nuk u ndëshkuan ata që u përfshinë në krimet elektorale. Janë arrestuar disa komisionerë, që janë të fundit fare në listën e fajtorëve. Çdo ditë e më shumë djegia e mandateve ka rezultuar se dalja nga institucionet ishte e gabuar sepse nuk funksionon. Do të funksionte nëse do të kishte rregulla loje, por Edi Rama nuk i ndjek ato” – tha Albana Vokshi.

Xhixho ftillon Bashën: Ja si e fitove Tiranën me vota që s’i meritove kurrë

Deputetja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratës mediokre të Lulzim Bashës se ka fituar Bashkinë e Tiranës sepse mbajti larg fushatës elektorale ish-kryeministrin Sali Berisha. Xhixho ka radhitur ‘tre çelësat e fitores së Bashës në Bashkinë e Tiranës në 2011, ku sipas saj janë janë vota që ai nuk i ka merituar asnjëherë.

‘1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove. 2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Ramës si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj. 3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ’, shkruan Xhixho në Facebook.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

Tre çelesat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:

1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.

2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj .

3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ.

VIDEO-SYRI TV- U njoftua zyrtarisht për 11 dhjetorin, Edi Paloka letër Bashës për Kuvendin

Lulzim Basha u njoftua zyrtarisht për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Pas dorëzimit të firmave të 4200 delegatëve që kërkonin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, kryetari I Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka vënë në dijeni me një shkresë zyrtare Lulzm Bashën. SYRI TV siguron shkresën, ku Paloka njofton Bashën për kërkesën e 4200 delegatëve që do të mbledhin Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Ndryshe nga sa deklaron publikisht Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duket se drejtuesit aktual të selisë blu janë vënë në dijeni zyrtarisht për 4200 firmat e delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Pas dorëzimit të formularëve dhe firmave, Kryetar i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që mori edhe në dorëzim këto formular, ka vënë në dijeni me një shkresë zyrtare kryetarin e PD-së Lulzim Basha. SYRI TV disponon shkresën që Paloka i ka dorëzuar Lulzim Bashës në zyrën e tij, ku e njofton që 4200 delegatë kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në datë 11 dhjetor, duke rrëzuar kështu edhe pretendimin se nuk është respektuar procedura dhe marrja e dijenisë nga drejtuesit aktual të PD-së.

Letra e Edi Palokës

Z. Kryetar

Ju bëj me dije se në datën 10.11.2021 ora 20.00, pranë zyrës time, janë depozituar njoftimi dhe 4200 formularë kërkese, të cilët informojnë mbi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë në datën 11.12.2021 pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Formularët e kërkesës janë të gjithë të nënshkruar, dhe përmbajnë të dhëna si emër, atësi, mbiemër, numër identiteti, informacion për strukturën e Partisë Demokratike në të cilën aderojnë nënshkruesit dhe /ose funksioni që ata mbajnë në parti.

KRYETARI I KËSHILLIT KOMBËTAR

EDI PALOKA

Pikërisht kjo letër drejtuar zyrtarisht në zyrën e zotit Lulzim Basha, rrëzon pretendimit për mosmarrjen e dijenisë. Ndërkohë kërkesa e 4200 delegatëve u dorëzua në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar si institucioni më i lartë legjitim dhe i konstituuar.

Sipas Statutit të Partisë Demokratike është pikërisht Këshilli Kombëtar që në përputhje me programin, Statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar, drejton veprimtarinë politike të Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve.

‘Merkel do mbështesë djegien e mandateve’- Kryemadhi: Si na mashtroi Lulzim Basha

Monika Kryemadhi rrëfen për herë të parë si shkoi opozita te djegia e mandateve parlamentare 2 vite më parë, një vendim ekstrem dhe i paprecedentë në politikën shqiptare. 

Kryetarja e LSI zbuloi mbrëmjen e sotme se Partia Demokratike i kishte premtuar se “kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve”.

Premtimi iu është bërë aleatëve, sipas Monika Kryemadhit, nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i bindi ata që të shkonin drejt aktit ekstrem, me premtimin e rremë se kishte mbështetje ndërkombëtare.

Reagimin e saj Kryemadhi e bëri në kundërpërgjigje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha në emisionin “Open” se PD-ja i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta për t’u futur në një listë të përbashkët në zgjedhje, por që sipas tij kishin refuzuar me idenë se do të merrnin 34 mandate të vetëm.

Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, thuhet në reagimin e Kryemadhit. syri.net

Loja e dyfishtë e liderit- Spaho zbulon dredhitë: Basha e siguroi Bundestagun dhe DASH që nuk do t’i digjte mandatet

Edmond Spaho, ish-kreu i Grupit parlamnetar të PD-së, ka sjellë dy dëshmi të forta për të provuar me fakte se Bundestagu gjerman ka kërkuar dhe ngulmuar që PD-ja të mos i djegë mandatet dhe nga ana tjetër, kryetari Lulzim Basha, i ka garantuar ligjvënësit gjermanë se nuk do ta ndërmerrte kurrë atë akt.

Edmond Spaho ka marrë shkas nga deklarata bombë e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila nxori hapur se Basha e kishte gënjyer duke i thënë se për djegien e mandateve kishte mbështetjen e Merkelit dhe PPE-së.

Ndaj sot, Edmond Spaho dha këto fakte për të zbuluar dyfytyrësinë dhe lojën e dyfishtë politike që ka luajtur Lulzim Basha në PD:

“Unë nuk kam qenë dëshmitar në komunikimin e zonjës Kryemadhi me zotin Basha. Këto biseda përgjithësisht janë shumë konfidenciale. Ajo që unë mund të them me siguri, është që në maj 2018 kemi vizituar Bundestagun gjerman dhe zoti Basha pati mundësinë të takojë jo vetëm drejtuesit më të rëndësishëm të CDU/CSU në Bundestag, por edhe njerëz shumë të rëndësishëm të kabinetit të zonjës Merkel. Të gjithë na kërkuan të mos djegim mandatet dhe Basha i siguroi që nuk do t’i djegë mandatet.

Në tetor 2018 si drejtues i Grupit Parlamentar të PD dhe N/Kryetar i PD, kam pasur nderin të pres në ambientet e Kuvendit, zonjën Susan Falatko, Drejtoreshë e Europës Qendrore dhe Lindore në DASH. E sigurova në emër të zotit Basha, që atij as i shkon në mendje që të djegë mandatet.

Pjesa tjetër është histori, Basha jo vetëm nuk po merr përgjegjësitë për çfarë ka bërë, por po manipulon opinionin publik.” syri.net

Krismat e Dumës- Spaho: Ia ke thënë Berishës këto? Se në zyrën e tij ke qenë çdo ditë

Deklaratat e guximshme të zonjave të bukura të PD-së, dhe natyrisht edhe të zgjuara, si Grida Duma, kundër regjimit që ka vendosur Edi Rama, kanë shkuar edhe më përtej asaj që parashikohej.

Mbrëmjen e së premtes, Duma dëshmoi se di të godasë po aq fort edhe brenda radhëvë të partisë, ku evoloi si politikane në krah të liderit historik Sali Berisha dhe kryetarit Lulzim Basha, të godasë, pasi nuk njihet publikisht që nënkryetarja e PD-së të ketë debatuar, kundërshtuar, përballur me vendimet e tyre.

Ajo u shpreh në emisionin “Real Story”  “unë e kam thënë që statura e Berishës nuk përkon me kostumin e deputetit. Mënyra se si ka bërë opozitë Berisha është edhe ekstraparlamentare. Nuk ka qenë petku i deputetit që e ka bërë të rëndësishëm në PD atë. Kjo po shkonte në absurd sepse kryetari i PD duhej të krijonte profilin e tij.

Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha i cili ishte i paprekshëm. Ka një paradosks të madh. Ai nuk mund të ishte thjesht një deputet. Ai vetë në kushtet e në politikani me përvojë të gjatë duhej të bënte një hap pas nëse do të donte që Basha të kishte peshën totale të vendimeve.”

Duma shtiu edhe ca më larg akoma: “Që në listën e 2021-it nuk duhet të ishte Berisha, sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit.”

Jo media, por një njeri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Dumës deri dje, ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i ka bërë sot një pyetje me qetësi: “Ia ke thënë Berishës këtë? Sepse deri në 25 Prill 2021 në zyrë të Berishës ke qënë çdo ditë”. syri.net

‘I ofruam LSI 15 mandate’- Kryemadhi i përgjigjet deklaratave të PD: Mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur deklaratave të PD në lidhje me 15 mandatet e ofruara ndaj tyre.

Ajo shkruan në “Facebook” se nuk kanë ofruar 15 mandate për të garuar në një listë të përbashkët, duke i cilësuar deklaratat e Gazment Bardhit, si një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

Ina Zhupa kërcënon anëtarët e këshillit Kombëtar të PD, Vaso: Basha neglizhent, Foltoren s’e ndal askush

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD e Sarandës, Spiro Vaso, në një intervistë me Skype në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për kërcënimet që ka marrë ai dhe persona të tjerë në Partinë Demokratike nga Ina Zhupa.

Vaso thekson se Basha është treguar neglizhent në lidhje me çfarë po bën me PD-së, duke shtuar se Foltoren e Berishës nuk e ndal dot askush.

“Basha merr vendime absurde, Foltoren nuk e ndalon dot askush. Ne kemi qenë në protesta dhe jemi arrestuar. Pazaret që flitet se po bëhen mund të jenë të vërteta. Pranë qytetarëve këtu në Sarandë jemi ne që jemi në terren. Mendimi ndryshe nuk do të thotë se jemi kundër partisë ku aderon.

Kështu është edhe Foltorja, mendim ndryshe, ajo ngjalli shpresë dhe vendosa që të firmos formularin dhe t’i bashkohem thirrjes, ishte lëvizje që duhet të ndodhte para 2017, në momentin që humbëm zgjedhjet në atë kohë. Foltorja është pak me vonesë, por më mirë vonë sesa kurrë. Basha u hokmor edhe ndaj Belind Këlliçit, vetëm pse do të merrte pjesë tek Foltorja e Sali Berishës”, u shpreh Vaso.

Dorëzohen katër mijë firma, Gjata: Askush nuk mund ta pengojë Kuvendin e PD

Juristi Çlirim Gjata, në një intervistë në emisionin Task Forcë nga moderatorja Sonila Meço, foli për dorëzimin e katër mijë firmave për mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

Gjata thekson se askush nuk mund ta ndalojë dot Kuvendin e PD-së, duke shtuar se aty duhet të diskutohen shumë gjëra që janë duke ndodhur në Partinë Demokratike.

“Kongresi do mblidhet sepse firmat janë mbledhur tashmë. Përderisa një e katërta mbledh Kongresin, kryetari duhet të mbledhë burrokratët e Kongresit. Katër mijë delegatë që mbledhin Kongresin, nuk i japin llogari askujt që do mblidhet për këtë gjë apo atë gjë.

Askush nuk mund ta pengojë Kongresin. Nuk duan që t’i japin vizë Berishës në SHBA, por zoti Berisha hap gjyq duke thënë se pse më ke quajtur të korruptuar, sepse është vepër penale korrupsioni, prandaj me të drejtë ka hapur proces gjyqësor. Në Kongres duhet të diskutohen shumë gjëra që po ndodhin në PD”, u shpreh Gjata.

Denoncoi Vangjush Dakon, shkarkohet menjëherë nënkryetari i bashkisë së Durrësit

Vetëm 24 orë pas një denoncimi në rrjetet sociale, Arbër Braho, e ka gjetur veten jashtë dyerve të bashkisë së Durrësit, ku ishte nënkryetar prej 8 vitesh.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se vendimi është marrë vetëm një ditë pasi Arbër Braho, i cili kishte 8 vjet në këtë detyrë ka bërë një denoncim për abuzim me fondet publike duke akuzuar ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako dhe kryetaren në detyrë të bashkisë Emirjana Sako.

“24 orë pas këtij statusi Sako i ka komunikuar lirimin tij nga detyra.
Braho mbante detyrën e nënkryetarit prej 8 vitesh, i emëruar nga Dako. Ishte kandidati kryesor i vetëshpallur për kryebashkiak të Durrësit në zgjedhjet e fundit.
Në statusin e tij, Braho akuzonte ish-kryetarin e bashkisë së Durrës duke thënë se në letra ka një kryetare, por se bashkia administrohet nga Vangjush Dako. Duke e akuzuar drejtpërdrejt se janë vjedhur dhe fondet për letra e stilolapsa në bashkinë Durrës”, raportoi Haxhiaj.

Për momentin nuk ka pasur një reagim pas shkarkimit nga ana e Brahos. Në statusin e tij në një story në Whatsapp, Braho thoshte se ai mbetet një socialist, ndër më të vjetrit në Durrës, pavarësisht se dyert e PS në Durrës janë përkohësisht të mbyllura nga Vangjush Dako.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëve që vet ti ke sjell si kryetar në bashkinë Durrës pas ikjes tënde dhe s’po e lëshoni këtë qytet të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave dhe të stilolapsave, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe do merrni dhe të hidrovorit apo e kam gabim?”, shkruante Braho.

Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Kujtojmë se Veliu ka dhënë pak kohë më parë dorëheqjen pranë kryeministrit Edi Rama me pretendimin se donte t’i përkushtohej familjes së tij.

Ndërkohë që me këtë vendim Veliu është bërë pjesë e kabinetit “Rama”. dita

Berisha: Nesër dorëzohen 4200 firmat për Kuvendin Kombëtar

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, njoftoi nga Foltorja e Pogradecit se nesër do të dorëzohen 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

“Për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti: përkulu përpara firmave të anëtarëve të PD sepse 4200 kanë firmosur dhe në atë Kuvend do vijnë 10 mijë të tjerë. Do jetë festa më e madhe në historinë e PD-së. Do jetë triumfi i saj, rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit,” tha Berisha.

Sali Berisha e akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga “Foltorja” e Pogradecit se ai nuk është më vetvetja dhe se vijon të zbatojë urdhrat si peng. Sipas tij, Basha qëndron i mbyllur në zyrë dhe është shkëputur nga anëtarësia.

Berisha gjithashtu shtoi se Basha nuk e meritoi kurrë drejtimin e Partisë Demokratike.

“Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputet përfundimisht me ju. Komunikon me muret. Nuk njeh ligj apo statut. Sillet sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut. Pas shkelmimit të forumeve dhe shkëputjes nga anëtarësi dhe kjo sepse nuk është më vetja e tij, në vend të dorëheqjes, vijon zbaton urdhra si peng. Njëherë thotë se për mua nuk ka forume, statut, kuvend. Një herë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Po një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flasë për kohën. Ju kërkoj ndjesë për heshtjen time. Ju garantoj se nuk ka pasur asnjë shkak mbi tokë, veç zotimit që nuk do të kthehesha më. Gabim i jetës sime që në 2017 kur i kërkova dorëheqjen, duhet të dilja në garë dhe të shpëtonim PD nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj”, deklaroi Sali Berisha.

Evi Kokalari: Më 11 dhjetor Berisha zgjidhet kryetar i PD, do të jetë kryeministër i Shqipërisë

Nga Foltorja e Pogradecit, aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane, Evi Kokalari, u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha do të zgjidhet kryetar i PD. 

Gjithashtu, Kokalari shtoi se Berisha do të jetë edhe kryeministër i Shqipërisë.

“Dua të fokusohem te Lulzim Basha. E dimë që do të ikë, Këto kohët e fundit Basha ka sulmuar kryetarin e forumit të të rinjve, këta janë të rinj që duhet t’i inkurajojmë, jo ti dekurajojmë. Mbështes Albana Vokshin që është ngritur kundër Lulzim Bashës, sepse është e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin brenda PD.

Në 11 dhjetor kryetar i ri i PD do të jetë Sali Berisha. 

Herën e fundit që isha në Shqipëri isha e vetmja që thoja se Berisha do të bëhet kryetar i PD dhe dua ta shoh Berishën kryeministër të Shqipërisë. Gjëja e parë që duhet të bëjë Berisha është të shpallë George Soros, të birin, non grata. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Kosova. Soros ka 5 zyra në Ballkan. Berisha ka qenë i vetmi që ka dalë kundër hapur. Ka kërkuar shpalljen e Soros non grata. 

Kur Soros mori kontrollin e DASH, e konsideruan Berishën person non grata”.

Berisha fton Ramën në debat televiziv: Pastaj mbathja në Beograd

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në Pogradec se Edi Rama dhe miliarderi George Soros kanë për qëllim shkatërrimin e opozitarizmit dhe vlerave konservatore.

“Vlerat konservatore janë traditat tona, besimi te familja, te prona, te besimi, te atdhetarizmi. Ne jemi njerëz patriotë, jemi njerëz të familjes. Askush më shumë në Europë nuk e pësoi nga largimi prej këtyre vlerave gjatë diktaturës. Këtu qëndron potenciali ynë. Këtë betejë për mbrojtjen e konservatorizmit dhe opozitarizmit në Shqipëri nuk jemi vetëm.

Në Shqipëri zhvillohet një betejë e ashpër, nga njëra anë qeveria e narkoshtetit e mbështetur nga mafia e Sorosit dhe nga ana tjetër, demokratët me mbështetje në rritje ndërkombëtare, e cila do të vijë gjithmonë në rritje.

Këto takime janë më pro-amerikane se të gjitha të tjerat, më pro-europiane se të gjitha të tjerat. Asgjë nuk mund të devijojë boshtin e drejtimit tonë perëndimor. Se ne qëndrojmë për vokacionin perëndimor të kombit, si jetik dhe vendimtar për të ardhmen tonë. Ne nuk përkulemi para asnjë lloj presioni dhe shantazhi. Ne jemi të vendosur që të mbrojmë vlerat që besojmë. Shqipëria shumë shpejt do të dalë nga kthetrat e këtij narkoshteti. PD do shndërrohet në forcë të vërtetë opozitar,e në forcën e fitores dhe do i çojë shqiptarët në fitoren që meritojnë,” tha Berisha.

“Edvin je i pashpresë, Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do bashkohen të gjithë burrat dhe demokratët që i besojnë dinjitetit njerëzor, të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit, të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut, atdhe. Ndaj dua të të ftoj në një debat televiziv ku të t’i numëroj para mbarë shqiptarëve të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre viteve. Dhe mbathja në Beograd se aty të presin krahëhapur”.


Send this to a friend