VOAL

VOAL

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, ja 8 kandidatët në garë (Emrat)

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur sot listën e kandidatëve për gjyqtar për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Në faqen e internetit të Kuvendit janë publikuar emrat e 8 kandidatëve që do të plotësojnë vakancën.

“Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4.3.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Valbona Bala (Pajo), Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Mitat Dautaj dhe Ilir Mustafaj”,- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ish-Guvernatori Fullani fitoi gjyqin, Shkalla e Parë i dha 12 paga, ndërsa Apeli…

Në mars të vitit 2017, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, arriti të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh.

Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore të Shqipërisë. Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

Por ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte.

Në përfundim, Apeli vendosi në favor të tij, duke kërkuar dëmshpërblimin me 56 paga, që e përkthyer në lekë, llogaritej afro 42 milionë lekë.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit, Ardian Fullani kërkoi: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe/ose shfuqizimin tërësisht, për shkak të paligjshmërisë së shkarkim it nga detyra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të akteve: Vendimit nr. 52, datë 06.09.2014 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Vendimit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Re publikës së Shqipërisë në lidhje me dërgimin në mbledhje plenare të propozimit për shkarkim të paditësit nga detyra e Guvernatorit dhe Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës; Vendimit nr. 64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe zgjidhjen e pasojave.

Shpërblimi i dëmit pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Detyrimi i palëve të paditura të shpërblejnë paditësin, duke i njohur atij të drejtën e shpërblimit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe/ose Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Republikës së Shqipërisë, që prej datës së shkarkimit 18.09.2014 deri në datën e përfundimit të mandatit që është data 17.11.2018. Detyrimin e të paditurve të shpërblejnë paditësin për dëmin jopasuror në shumën 15 milionë lekë./ PANORAMA

SHBA iu dhuron Forcave të Armatosura të Shqipërisë 37 mjete të blinduara ndaj pritave apo kurtheve të minuara

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 37 mjete të blinduara ndaj pritave apo kurtheve të minuara, që do të përdoren tashmë nga strukturat ushtarake, si pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të blinduara, të markës “InternationalMaxxPro MRAP” (Mine Resistant Ambush Protected), mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara, Leyla Moses-Ones, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçaku.

Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri, si për vendin tonë, ashtu dhe për aleancën. Armatimi i ri sipas standardit të NATO, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë, si dhe po rrisin dita-ditës performancën e tyre gjatë ushtrimit të detyrave. Mjetet do të rrisin sigurinë e personelit, sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, që konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ”, u shpreh ministrja Xhaçka.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në vendin tonë, Leyla Moses-Ones vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes e konsiderojnë jo vetëm në favor të Shqipërisë, por edhe të aleancës.

Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO, që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale. Ky është një tjetër shembull sesi Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin aktual, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë, ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë”, tha Leyla Moses-Ones.

37 mjetet e blinduara janë pjesë e paketës së ndihmës së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura. Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh.

U inaugurua dje, hidhet në erë Ujësjellësi në Delvinë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në depon e ujësjellësit të fshatit Kopaçëz të Delvinës.

Ujësjellësi ishte ndërtuar prej 16 vitesh, ndërkohë që dje u vu në punë për herë të parë.

Ai furnizonte me ujë gjysmën e fshatit ndërsa pjesa tjetër furnizohej nga burimi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Lënda plasëse ishte vendosur në tubacionin kryesor të depos, duke dëmtuar furnizimin me ujë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat konstatuan dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi i tritolit.

Asnjë person nuk është lënduar, teksa uniformat blu kanë shoqëruar disa të dyshuar për t’i marrë në pyetje. Motivet e këtij akti kriminal janë të paqarta.

Kërcënimi ndaj Agim Canajt, drejtuesit të trembur, heshtin për ngjarjen

Heshtja vret më shumë se vetë ngjarja. Në një kohë kur Vllaznia mund të konsiderohet e “marrë peng”, pasi nuk mund të zhvillojë normalisht punën e saj dhe të përgatitet për ndeshjen e radhës, pasi trajneri dhe drejtuesit e saj kërcënohen vazhdimisht, krerët më të lartë të klubit e bëjnë situatën edhe më dramatike dhe të pashpresë.

 

Në një kohë kur kryebashkiakja e Shkodrës që është njëkohësisht edhe presidente e klubit Vllaznia, Voltana Ademi, të tregonte mbështetje për teknikun dhe t’u jepte besimin sportdashësve të shumtë shkodranë se klubi nuk mund të frikësohet nga këto kërcënime, ka vetëm heshtje.  –

Gazeta “Panorama Sport” ka tentuar gjatë gjithë ditës së djeshme me të gjitha mënyrat për të kontaktuar me drejtuesit e Vllaznisë, në lidhje me skandalin që ndodhi, por askush nuk ka pranuar të komentojë. Vetë trajneri Agim Canaj duket se është shumë i tronditur nga gjithçka i ka ndodhur dhe nuk ka reaguar. Gjithashtu, gazeta ka tentuar të komunikojë me kryebashkiaken Voltana Ademi, por si gjithmonë nuk ka qenë e disponueshme duke mos iu përgjigjur interesimit tonë. As administratori Suad Lici që duket se është frikësuar nga kjo histori, nuk ka folur asnjë fjalë.

Madje, në një komunikim të shkurtër që ka pasur gazeta me të gjatë paradites së djeshme, ka deklaruar se klubi do të dalë me një deklaratë zyrtare. Por, kjo nuk ka ndodhur. Gjatë pasdites së djeshme është përfolur se drejtuesit kanë bërë denoncim në polici në lidhje me këtë çështje, por që nuk ka asnjë konfirmim nga drejtuesit apo organet policore. Situata në skuadrën shkodrane është e rëndë, ndërsa historia përsëritet dhe klubi nuk po gjen qetësi. Pritet që sot të ketë reagim nga klubi që me heshtjen e tij vetëm u jep zemër kërcënuesve, ndërsa lojtarët dhe stafi ndihen gjithmonë e më shumë të frikësuar.

(Video) Ibrahim Rugova i përhershëm në RTSH gjatë viteve 1992-1995, prej 1997 i anatemuar dhe përjashtuar – Nga Elida Buçpapaj

Prej vitit 1992 deri më 1996, Presidenti Ibrahim Rugova ishte figurë qendrore e përherëshme në pasqyrimet e RTSH, Radio Televizionit të Shqipërisë londineze.

Përpara kësaj periudhe gjatë regjimit komunist kur programi televiziv ishte deri në gjashtë orë, as që bëhej fjalë, mjerisht as prej 1997.

Censura dhe anatemimi në RTSH ndaj Ibrahim Rugovës filluan me trazirat e piramidave që kulmuan me luftën civile të 1997, kur në pushtet u rikthye e majta dhe nga RTSH u zhduk në mënyrë të dhunshme pasqyrimi i institucioneve legjitime të Kosovës të zgjedhur me votën e popullit, duke u zëvendësuar me krahun e luftës të UÇK-së që përfaqësonte Hashim Thaçi.

Prej 1997, RTSH filloi luftën mediatike si kundër Rugovës, ashtu edhe ndaj figurave që e mbështetën, po ashtu edhe ndaj LDK-së dhe faktorit politik pranë saj.

Prej  1997 RTSH e censuroi Presidentin Rugova, sikur censuroi edhe veprimtaritë e Qeverisë të Kosovës në mërgim, të LDK-së dhe aleatëve të saj që jetonin e punonin në Kosovën e pushtuar, duke i dhënë pasqyrim vetëm krahut të UÇK-së që përfaqësohej nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla me kompani, të cilët këndelleshin në Hotel Rogner.

Prej 1997 krahu institucional i luftës që mediatizohej “tradhëtor” filloi të eleminohej edhe fizikisht. Si me rastin e Kolonel Ahmet Krasniqit, i emëruar Ministër i Mbrojtjes i Kosovës nga Presidenti Ibrahim Rugova, i cili u çarmatos bashkë me truprojën dy ditë përpara se të dy të vriteshin në mes të Tiranës, një javë pas Azem Hajdarit. “Tradhtar” është konsideruar nga ky krah i luftës edhe vetë Presidenti Rugova. Ky krah i UÇK-së uzurpoi të gjithë hapësirën mediatike të RTSH, duke censuruar çdo hapësirë mediatike për krahun legjitim institucional që e përfaqësonte Ibrahim Rugova.

Tani pretendohet se këto eleminime fizike i ka bërë Beogradi!  Dmth ato figura të cilat njerëzit e  Hashim Thaçit i etiketonin si “tradhëtarë”, Beogradi vinte dhe i eleminonte ! Absurde, sepse Beogradi njerëzit e vet i ka mbrojtur dhe i mbron!

Prej 1992 deri më 1995, RTSH, që drejtohej nga Skënder Buçpapaj dhe ekipi i tij, pasqyronte, duke i dhënë hapësirën e gjërë, të gjitha aktiviteteve të Presidentit Rugova në Prishtinë, veprimtarisë së tij diplomatike në SHBA dhe Europë, bashkë me aktivitetet e gjithë faktorit politik, veprimtari që zhvilloheshin në Kosovën e pushtuar si dhe në diasporë.

Prej 1992 deri 1995, RTSH përmes programit Satelitor që i dedikohej i gjithi Kosovës, pasqyronte çdo të shtunë edhe Konferencën për Shtyp të Presidentit Rugova me gazetarët, ku Rugova informonte për veprimtaritë e javës dhe i dërgonte mesazhe popullit të Kosovës brënda kufijve dhe jashtë tyre.

Në kushte pushtimi, pasqyrimi nga RTSH i asaj çfarë ndodhte në Kosovë  kishte vlerë të madhe. Ishte sfidë ndaj Beogradit.

Regjimi kriminal i Milosheviçit, për ta izoluar Kosovën e kishte mbuluar me terr informativ, duke mbyllur RTK, gazetat, Universitetin e Prishtinës, shkollat por kasapi i Ballkanit nuk mund të mbyllte dot Programin Satelitor që transmetohej nga Shqipëria londineze, i cili i jepte vend qendror veprimtarive të institucioneve demokratike të Kosovës në përpjekje për të sendërtuar shtetin e pavarur të Kosovës në respekt të plotë dhe bashkëpunim të pandarë me Perëndimin.

Pas vizitës skandaloze në Beograd të Arben Imamit, Neritan Cekës dhe Spartak Ngjelës, kur RTSH denoncoi këtë vizitë, Imami dhe Ceka iu vërsulën në interpelancë Drejtorit të Përgjithshëm për ta shkarkuar. Dhe shkarkimi u hodh në votë. Për shkarkimin e Skënder Buçpapajt nga kreu i RTSH votoi pro grupi i Arben Imamit dhe Neritan Cekës bashkë me PS por u hodh poshtë nga shumica, grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Më 1997 Arben Imami e Neritan Ceka me shokë u bënë pjesë e qeverisjes së majtë, ndërsa RTSH u kthye në bastion të censurës ndaj Ibrahim Rugovës dhe institucioneve demokratike të Kosovës.

Lexuesit po i sjell urimin për vitin e ri 1995 që Presidenti Ibrahim Rugova i drejtoi popullit të Kosovës më 31 dhjetor 1994 përmes RTSH, në Programin Satelitor, ku Rugova bën thirrje për pajtim politik, unitet dhe unifikim gjithëkombëtar.

Këtë video e kam marrë nga muri i Adnan Merovcit, truprojës asaj kohe të Presidentit Rugova, i cili e shpërndan si pjesë të arkivit të tij, pa përmendur burimin se ku është transmetuar ky urim për popullin e Kosovës dhe shqiptarët mbarë.

Ky urim i Presidentit Rugova për vitin e Ri 1995 është bërë përmes RTSH, Radio Televizionit të Shqipërisë!

Shikim të këndëshëm!

PS Këtë rradhë po i shkruaj për të hedhur dritë për një fragment të asaj kohe, si dëshmitare. Si një përpjekje për të ndalur manipulimet dhe ftesë për të gjithë shqiptarët e ndershëm të japin kontributin e tyre, pa dallime politike!

 

 

 

Dy fjalë për Adnan Merovcin: Po të ishte gjallë Ibrahim Rugova kish me t’thanë: “Hiqju shkrimit Merovc!” Nga Elida Buçpapaj

“Zgjohuni socialistë”, Irena Beqiraj në krah të Ditmir Bushatit

Ish-zëvëndës ministrja e Financave Irena Beqiraj ka mbështetur sot ato çka Ditmir Bushati iu tha në mes të Kuvendit socialistëve. Nëpërmjet një statusi në Facebook ajo shkruan se fjala e tij ishte një dritë shprese për ekzistencën e mendimit ndryshe.

POSTIMI I PLOTË

Nese ne nje tavoline te gjithe mendojne njesoj asnje nuk eshte duke menduar gjate!!!!

Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte nje drite per shpresen e ekzistences se mendimit ndryshe, nje thirrje per ti vendosur gishtin kokes. Asnjehere nuk eshte vone.

Shumekush perciptazi, i zene ne kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundervenije karshi Lidershipit. Ne fakt eshte nje sherbim I bere me guxim jo vetem Partise Socialiste e Lidershipit te saj, por Popullit Shqiptar.

Zgjohuni socialiste !!!!! Ky vend nuk ka nevoje per shkembime batutash , pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedures por jo prej demokracise , te cileve zeri u dridhet e nuk rrine dot as drejt ne foltore kur kuvendojne, duke te kujtuar me se shumtii nxenesit e dobet para mesuesit. A nuk jeni lodhur duke perseritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si: ulemi per djalog por jo per negociate ? Po a nuk me thoni , cili eshte precedenti i rezikshem i cili nuk duhet te ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracine?

Po si ka mundesi qe rrini neper karrike duartrokisni edhe nuk mendoni qe edhe pse eshte teresisht fajtore, opozita qe ka lene shtepine si nje bashkudhetare e keqe , ju serisht nuk mund te largoheni nga detyrimi per te gjetur zgjidhje urgjente per te miren e familjes tone te perbashket , Shqiperise.

Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kursesi qe eshte kundra nje individi, qofte ky edhe lideri i partise . Ditmiri percolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke qe kemi nevoje per zgjidhje e jo per karshillek, retorike , shaka qe nuk bejne me kerkend per te qeshur, perkundrazi trishtojne.

Nuk jemi pa zgjidhje , nese mesojme te degjojme edhe pranojme mendimin ndryshe.

Sot në Kuvend ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij sot kritikoi politikën shqiptare duke thënë se duhet të bashkohet për të mirën e qytetarëve. Sipas tij të gjthë duhet të lënë mënjanë inatet dhe të marrim shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Deklaratë e fortë e ish- ministrit Mustafaj: Shqipëria mund të rikthehet si në vitin 1985

Diplomati dhe politikani i njohur Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 thotë se kriza në politikën shqiptare sa vjen e thellohet dhe se palët gjithnjë e më shumë ndahen kur vjen puna për të dialoguar.

E në këto kushte, ai parashikoi si opsionin më të mundshëm mungesën e opozitës në zgjedhjet vendore, duke e kthyer pas Shqipërinë, në vitin 1985.

“Ka krizë të thellë që nga momenti kur opozita nuk është në institucione. Shihni lulëzimin e krimit, vrasje si këto javë ndodhnin vetëm në ‘97. Si e refuzon ai kryeministër mundësinë për të gjetur zgjidhje? Opozita duhet të ketë një platformë të qartë jo të thotë të ikë Rama e të krijohet qeveri tranzitore. Mungojnë kushtet për dialog, tek opozita e kritikoj mundësinë e përjashtimit të dialogut.

Është dialoguar me Ramiz Alinë në ‘91, me Sali Berishën në ’97. Krizat e mëdha në demokraci doemos të çojnë tek dialogu. Refuzimi i dialogut nga të dyja palët nuk është normale”,- tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm tha ndër të tjera se sheh pozitivisht mundësinë që Presidenti i vendit, Ilir Meta të negociojë krizën politike, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe ndërkombëtarët tha ai.

“Meta dhe ndërkombëtarët mund të jenë të dy negociues. Më në dinjitetin e shqiptarëve do të ishte Presidenti si negociator. Por kjo vjen kur ka vullnet për dialog, ne këtu kemi një mungesë vullneti nga kryeministri së pari”,- vijoi Mustafaj.

Sa për kryeministrin, Mustafaj tha se: “Edi Rama është komplet jashtë realitetit. mënyra si arsyeton, sillet dhe vepron e tregojnë se jeton në atë tullumbacen e tij krejtësisht jashtë realitetit”.

Sipas Mustafajt, nëse do të ishte i bindur që i fitonte zgjedhjet, Rama nuk do kishte hezituar të hynte në zgjedhje të parakohshme.

“Unë do të thosha se ai nuk është aspak i bindur se i fiton më zgjedhjet, përndryshe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve. Një politikan pragmatist siç ai vetëquhet do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve pa më të voglin hezitim”,- shtoi Mustafaj.

Ashtu siç situata paraqitet, për Mustafajn nuk është çudi që vendi të kthehet 35 vite pas. “Shpresoj që s’do jenë zgjedhjet si në ‘85 si para 35 vitesh…por s’kemi shumë shpresë, sepse edhe PS duket gjithnjë më e bindur të shkojë e vetme në zgjedhje”.

Shqipëri, Urdhërat e Gjykatave për pushimet e padrejta nuk zbatohen

Vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna si në administratën shtetërore edhe atë vendore mbeten në pjesën dërrmuese të pazbatuara në Shqipëri. Sipas Raportit Vjetor 2018 të Komisionierit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, të sapo-publikuar, pjesa dërrmuese e vendimeve të formës së prerë të gjykatave nuk janë zbatuar ndonëse ligji parashikon që çdo institucion detyrohet të marrë masat e nevojshme për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit gjyqësor.

Raporti i Komisionerit vlerëson se “në institucionet e administratës shtetërore “janë ankimuar pranë Gjykatave Administrative 609 akte administrative përmes të cilave janë larguar ose liruar nëpunës civilë, nga të cilat janë zgjidhur me vendim të formës së prerë vetëm 389 raste, nga të cilat për 80 raste është rrëzuar anikimimi.“

Aktualisht, vlerëson raporti, janë ekzekutuar vetëm 100 vendime gjyqësore ose 32% e tyre dhe kanë mbetur për t’u ekzekutuar 209 vendime gjyqësore të formës së prerë ose 68% e tyre”.

Edhe në institucionet e vetëqeverisjes vendore, ku përfshihen 61 Bashki dhe 12 Këshilla e Qarku sipas raportit janë ankimuar pranë Gjykatave Administrative 323 akte administrative, nga të cilat zgjidhur me vendim të formës së prerë 214 raste ndër to 62 ankimime janë rrëzuar. Raporti vlerëson se janë ekzekutuar vetëm 62 vendime gjyqësore ose 41% e tyre dhe kanë mbetur për t’u ekzekutuar 90 vendime gjyqësore të formës së prerë ose 59% e tyre.

Raporti vlerëson se “nga pikëpamja krahasimore ndër vite, numri më i madh i akteve administrative të ankimuara që janë objekt i vendimeve gjyqësore të pa ekzekutuara kanë dalë në periudhën 2013 – 2015”. Kjo periudhë përkon me paszgjedhjet parlamentare të 2013, kur në Shqipëri demokratët ua lanë vendin socialistëve për qeverisjen e vendit.

Raporti vlerëson se edhe shqyrtimi në gjykatë i ankimimeve për lirimet e padrejta nga puna ka rezultuar të zgjasë mbi 3 vjet. Sipas Raportit “kjo situatë vlerësohet edhe si një nga shkaqet kryesore që e ka mbartur këtë problem ndër vite dhe e ka ndërlikuar atë, pasi ka vështirësuar ndjeshëm gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e tij, në kushtet kur njihet dinamika e lartë e lëvizjeve dhe e zhvillimeve në administratë”.

Raporti i Komisionierit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil flet edhe për proceset e rekrutimit në administratë. Siaps Raportit nga 1592 pozicione pune që janë mbikëqyrur, janë konstatuar 960 raste të emërimeve në detyrë në përputhje me kërkesat e ligji dhe 357 raste të emërimeve të parregullta, që zënë 22% të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

Shqipëri: Shkarkimet e padrejta nga puna thelluan dëmet në Buxhetin e shtetit

Court decisions firing

Court decisions firing

Shpenzimet për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna shënuan gjithashtu vlera të larta gjatë vitit 2018 në Shqipëri. Të dhënat nga portali joqeveritar “Open.Spending.Albania”, që i referohen pagesave të kryera nga Thesari i Shtetit pranë Ministrisë së Financave, flasin për 2.595 transaksione të kryera nga janari i 2018 deri në fund të dhjetorit në vlerën e rreth 13,8 milionë dollarëve. Shpenzimet u përkasin institucioneve shtetërore dhe njësive të qeverisjes vendore dhe u përgjigjen pagesave për zyrtarë që kanë fituar gjyqet pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës për shkarkim të padrejtë nga puna.

Vitit 2018 shënoi një rënie të lehtë të shpenzimeve për këtë kategori në raport me vitin 2017 ku ishin shpenzuar rreth 14,4 milionë dollarë. Në pesë vitet e fundit të dhënat flasin se vetëm për shkarkimet e padrejta nga puna nga Ministria e Financave janë paguar mbi 102 milionë dollarë. Rekordin e shënon viti 2014 që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri kur nga Buxheti i Shtetit u paguan për vendimet gjyqësore rreth 32 milionë dollarë.

Analistët e pavarur vlerësojnë se në vend egziston ende hendeku midis kuadrit ligjor e politik dhe zbatimit të tij në administratën publike. Sipas analistëve administrata publike shqiptare vijon të karakterizohet nga karriera jo të qëndrueshme, shkallë e lartë e ndryshimeve që pasqyrohet në përvojën e pakët të punonjësve civilë dhe kohë pas kohe shfaqen praktika të këqija, si pagimi i rryshfeteve per vende pune, abuzimi me pushtetin dhe ndikimi i politikës partiake në emërimet që nga nëpunësit më të thjeshtë deri tek zyrtarët e lartë.

PD publikon tjetër përgjim: Rama shpërblen me post drejtori policin që i jepte “pakot” Fredi Alizotit

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar të tjera përgjime në lidhje me çështjen e “Babales” si dhe ka deklaruar se ish nëndrejtori i policisë së Fierit Andon Marko, është shpërblyer në mënyrë të ‘majme’ për shërbimet që i ka bërë pushtetit.

Në një dalje në selinë e PD-së Salianji ka risjellë në vëmendjen mënyrën sesi policia e Fierit dhe ish drejtuesit e saj të lartë kanë joshur me para Fredi Alizotin dhe e kanë instruktuar që të dalë për të hedhur poshtë përgjimin e bërë nga “Babalja” në bisedën e tij me vëllain e ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Njëri ndër personat që është marrë posaçërisht me blerjen e Fredi Alizotit, rezulton se po ashtu është shpërblyer mirë nga pushteti me një post të rëndëisshëm.

Edi Rama ka ngritur një sistem kriminal dhe korruptiv të karrierës, ku sa më shumë të shkelësh ligjin në favor të Ramës dhe bandës së tij, aq më shumë promovohesh brenda narkoshtetit.

Rasti konkret që po denoncojmë sot është Andon Marko. Qytetarët e njohin nga skandali i përgjimeve të pazbardhura të prokurorisë si pjesë e manipulimit shtetëror të dosjes së drogës së Agron Xhafës. Andon Marko është nëndrejtori i Policisë së Fierit që është nën urdhrat e Fredi Alizotit, dëshmitarit të sajuar dhe të blerë të qeverisë për manipulimin e dosjes.

Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë. Ai di sa para ka marrë dëshmitari i sajuar për të dëshmuar kundër opozitës.  Disa nga përgjimet që po publikojmë sot tregojnë për afërsinë mes Drejtorit të ri të bandës në Fier dhe dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe se ai është në dijeni të të gjithë skemës së manipulimit dhe blerjes.

Është e qartë dhe e provuar me dokumenta që ndodhen në dosjen zyrtare se Andon Marko, i graduari më i ri i Bandës në Polici, sot duhej të ishte në burg për shpërdorim detyre, për pengim te drejtësisë dhe dëshmi të rreme, për të cilën do të keni rast të njiheni më vonë.

Sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse në sistemin e ngritur nga Edi Rama, shërbimi ndaj bandës në qeveri shpërblehet me ngritje në detyrë.”, tha Salianji./Express

“Jemi në udhëkryq”, Ditmir Bushati fjalim ndryshe në Parlament

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kam mbajtur një fjalim ndryshe në Parlament, teksa ka theksuar se maxhoranca nuk duhet të tregohet arrogante me opozitën që është jashtë Parlamentit.

Bushati ka thënë në Parlament se opozita doli nga parlamenti për shkak se ndjeu frikë dhe një lloj kapitullimi.

“Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja, vezët, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë. Sot në rrugë janë zëvendësuar me kapsollën, nga përplasja gabimisht e muskujve me policinë dhe tek baltosja e institucioneve të shtetit shqiptar. Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi.

Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse.

Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijët e opozitës që mungon këtu në sallë”, tha Bushati në Parlament.

Bushati ka thënë më tej se Shqipëria është në udhëkryq dhe se duhet të marrë shembull nga vendet fqinje për të gjetur gjuhën e dialogut.

“Ne jemi sot për sot në një udhëkryq të madh. Lexova Financial Times, një prej gazetave më prestigjoze në botë. E dini me çfarë hapej në faqen e parë? Me foton selfie të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit Grek për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes. Si ka mundësi z.Ruci që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjekërkan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara?”, ka thënë ai.

 Fjala e plotë e Ditmir Bushatit

 Raportimi i institucioneve që japin llogari para kuvendit të Shqipërisë është një procedurë normale kushtetuese e llogaridhënëse e këtyre institucioneve. Por, në periudhën politike e situatën politike në të cilën ne jetojmë natyrisht që raportimi i KQZ-së apo debate e diskutime të ndryshme lidhur me nevojën për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe garancitë që ky sistem duhet të bëjë, në radhë të parë për të garantuar votën e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, sot për sot marrin një vëmendje të posaçme.

Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Kemi qenë shpesh në rreth-rrotullime, kemi gjetur tabelën exit për të dalë nga këto rreth-rrotullime, por për herë të parë në historinë e pluralizmit të Shqipërisë, një parti apo dy parti politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, të dhëna nga populli. Natyrisht ky është një precedent i ri, jo vetëm për demokracitë e reja në europën qendrore dhe lindore por edhe për vende me regjime despotike, siç është rasti i Venezuelës.

Nuk ka një mendje racionale, qoftë kjo shqiptare apo ndërkombëtare për të legjitimuar djegien e mandatave si instrument politik për të arritur një objektiv të caktuar. Qoftë rrëzimin e një qeverie, ndërrimin e një kryeministri apo provokimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Aq më tepër kur ky kuvend u konstitua në bazë të zgjedhjeve të 2017-ës të cilat u organizuan nga një qeveri të përbashkët ku institucionet kyçe u drejtuan nga opozita në atë kohë dhe kur ky kuvend u pranua pas zgjedhjeve të 2017-ës edhe nga opozita këtu teksa bëri betimin dhe një pjesë të punës së saj për 1 vit e gjysme. Është po ky kuvend dhe po këto zgjedhje të cilat kanë marrë certifikimin e OSBE-ODHIR dhe në të gjithë e kemi pranuar që OSBE-ODHIR është autoriteti ndërkombëtar I padiskutueshëm përsa i përket standardeve zgjedhore.

Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja, vezët, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë. Sot në rrugë janë zëvendësuar me kapsollën, nga përplasja gabimisht e muskujve me policinë dhe tek baltosja e institucioneve të shtetit shqiptar. Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi.

Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse.

Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijet e opozitës që mungon këtu në sallë.

Kjo është arsyeja që unë e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për ti ofruar një hapsirë më të madhe të gjithë aktorëve politikë, sepse demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokracia si procedurë është zëvëndësimi formal i listës së partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim. Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjsimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë. Socialistët, progresistët shqiptarë për fatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë.

Këtu ka burra e gra që kanë hyrë në këtë sallë që 1991, ka burra e gra që kanë kontribuar për këtë vend. E dinë të gjithë mirë që socialistët dolën me devizën, të sakfrikojmë sa më shumë në mënyrë që të ndërtojmë një shtet solid. Ishin socialistët dhe progresitët e këtij vendi që ndërtuan një sistem të ri nga hiri i 1997-ës.

Nuk ka javë më të rëndësishme se kjo që po mbyllim për të shprehur respektin tonë për të gjithe ata që kanë shërbyer në këtë vend me të mirat dhe të këqijat e tyre. Kjo javë përkon me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO. Nuk fillon 10-vjetori I Shqipërisë në NATO me gjeneratën time politike, nuk fillon as 70- vjetori I NATO-s si organizatë, e cila pikë së pari është një organizatë politike dhe më pas ushtarake me ne këtu, por me të gjithë ata që vuajten burgjeve të komunizmit që e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa. Me studentët e dhjetorit që u ngritën dhe nuk e imagjinonin dot kur e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa në 90-ën që edhe pas 30 vjetësh Shqipëria ende do të përpëlitej në debatin nëse do ti hapim apo nuk do ti hapim negociatat.

Kjo është java që ne duhet të përkujtojmë 10-vjetorin e kontratës më angazhuese që ky vend ka me Bashkimin Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe duhet të shohim nga fqinjët tanë dhe të kuptojmë se pse 10 vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje ne nuk kemi hedhur hapin vendimtar përpara. Pse, 13 vjet nga firmosja e kësaj marrëveshje në 2006-ën, ndërkohë që në marrëveshje shkruhet shumë qartë që brenda 10 viteve do të përgatitet vendi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, ne jemi këtu ku jemi. Dhe kur flasim për mbyllje të tranzicionit, ne duhet ta mbullim tranzicionin vetëm kur të përkojë me reformat të cilat e afrojnë vendin me Bashkimin Europian.

Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj shërbimit të jashtëm shqiptar. Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj Forcave të Armatosura të këtij vendi. Janë dy institucione të krijuara me 4 dhjetor të 1912-ës. Janë ndër të paktat pasuri që nuk I shkatërroi dot asnjë lloj regjimi. Janë pasuri të cilat nuk mund të vihen në pikëpyetje.

Unë nuk jam mbrojtës asesi i status-quos, nuk jam as partizan i nostalgjive të dikurshme, por aty ka burra e gra të cilët kanë punuar me përkushtim për Shqipërinë anëtarë të NATO-s. Aty ka burra e gra që kanë shërbyer në misione dhe kanë vëne jetën e tyre në rrezik për Shqipërinë anëtarë të NATO-s, për ti rritur reputacionin ndërkombëtar këtij vendi, edhe në kushtet kur ne klasa politike, kemi bërë baltën mullar në këtë vend.

Prandaj është dita që ne të kuptojmë dhe të vlerësojmë mundin e heronjëve të heshtur, e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që e kanë bërë Shqipërinë më krenare seç mund ta ketë bërë klasa politike.

Ne jemi sot për sot në një udhëkryq të madh. Lexova Financial Times, një prej gazetave më prestigjoze në botë. E dini me çfarë hapej në faqen e parë? Me foton selfie të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit Grek për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes. Si ka mundësi z.Ruci që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjekërkan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara?

Çfarë do ti themi sot ne një 30-vjecari?

Shikonin një fakt të rëndësishëm. Njerëzit luftuan gjatë luftës së II-të botërore po mbesin gjithnjë e më pak, për shkak të arsyeve biologjike. Njerzit që kontribuan në komunizëm për atë që konsiderohet pasuria kolektive, ose sot janë dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua te një rreth vicioz njerzish. Po 30-vjecarët që kanë lindur në 89-90 që nuk e dinë cfarë ishte komunizmi? Si do ta shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo me evropën e vlerave demokratike.

Do vazhdojmë të themi që ishte faji i komunizimit, ishte faji i Enverit?

30 vjet është më shumë se nga shpallja e Pavarësisë shtet në 1912 tek fllimi I luftës së I-rë botërore, apo pushtimi I Shqipërisë nga Italia fashiste. 30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftrave botërore. 30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë Shqiptarët.

Prandaj, është momenti I fundit që ne të shohim për nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës.

FOTOT – Incidenti, protestuesit godasin me grushte e shkelma “policin e infiltruar”

Protesta e opozitës ka degjeneruar sot në grushte e shkelma me një person që sipas demokratëve ishte një efektiv i policisë i infiltruar në tubim.

Nuk dihet identiteti i personit që për disa çaste u dhunua nga të pranishmit në tubimin para Parlamentit.

 

Por siç shihet nga pamja, ai ishte me kapuç në kokë dhe me bilbil, ndërkohë që protestuesit e tjerë e kanë rrethuar dhe goditur disa herë deri sa ai është larguar.

Basha në Berlin, takime me zyrtarë të lartë në kancelarinë gjermane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është parë sot në mëngjes duke hyrë në kancelarinë federale gjermane në Berlin. Basha ka takime me zyrtarë të rëndësishëm në kancelarinë e drejtuar nga Angela Merkel, mëson”Panorama”.

Kreu i PD ka udhëtuar ditën e djeshme për në Gjermani në Berlin, ku do të ketë takime edhe me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSU etj.

 

Vizita e shefit të opozitës në Gjermani vjen pas asaj në Bruksel ku Basha u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë. Vizita e kreut të PD në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

FOTOT- Të rinjtë prangosen në protestë

Opozita po zhvillon sot protestën e saj të tetë kundër kryeministrit Edi Rama, protestë e organizuar tërësisht nga forumet rinore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përpos pankartave me thirrjet “Rama Ik”, në mënyrë simbolike, të rinjtë janë paraqitur me pranga në duar si edhe me maska me fytyrën e kryeministrit.

Një simbolikë kjo e përdorur nga të rinjtë në protestën e sotme, për të kundërshtuar arrestimet e mëparshme të protestuesve.

Kujtojmë se në javën e kaluar, pas protestës para Kuvendit, protestuesit shkuan para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar në protestat e mëparshme.

Tentativa nga protestuesit për të thyer kordonin e policisë

Tensione tek Ministria e Brendshme mes protestuesve të Unazës së Re dhe Policisë. Me protestuesit ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

 

Ndërkohë gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se kreu i PD-së Lulzim Basha nuk do të jetë në protestën e sotme pasi ndodhet në Gjermani për disa takime.

Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

10-40-Po zhvillohet protesta e 8-të e organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nuk ka patur tentativa nga protestuesit për të thyer kordonin e policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.

Sipas gazetares Bezat, mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.

Tensione tek Ministria e Brendshme
Ora 9:45- Ka nisur me përplasje mes protestuesve e policëve të vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, protesta e sotme opozitës. Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të kalojnë tek Pedonalja për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë por nuk janë lejuar nga policia.

Me ta ishte ish-deputeti i PD Klevis Balliu dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Më pas banorët iu kanë kërkuar policëve t’i bashkohen protestës dhe kanë bërë thirrje “Rama ik”.

1300 forca policie në terren
Ora 9:30- Ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000-1300 forca policore priten të jenë të angazhuara për mbarëvatjen e saj. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb”, se ndryshe nga protestat e mëparshme policia ka vendosur gardh metalik për të minimizuar kordonin e efektivëve.

Protesta në dorë të FRPD

Ora 9:00-Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk do të jetë sot në protestë, por ata që do e drejtojnë do jenë të rinjtë demokratë. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha e gjithë protesta do të jetë në dorë të FRPD-së.

Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, caktohet trupa gjykuese

Bleona Metushi/ Në Gjykatën për Krime të Rënda është përzgjedhur treshja gjykuese që do të shqyrtoj dosjen ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, gjykata kaloi në gjykim për akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa vetë Tahiri u shpreh se procesi ndaj tij është në kufijtë e maskaradës.

Gjatë seancës paraprake, ish-ministri kërkoi edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga kjo treshe gjykuese.

Hetimet për Saimir Tahirin, nisën në nëntor të 2017-ës, pas publikimit të një pjese të dosjes së Katanias, ku në disa përgjime përmendej emrin e ish-ministrit, nga anëtarë të grupit Habilaj, drejtuar nga dy kushërinjtë e tij, Artan dhe Moisi Habilaj.

Bashkë me Tahirin, në gjykim kaluam edhe 3 ish-policët, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, ndërsa më herët kanë kaluar është 9 pjesëtarë të grupit të Habilajve.

Seanca e kaluar

Gjykata për Krime të Rënda, pranoi më datë 26 mars kërkesën e prokurorisë, duke çuar në gjykim Saimir Tahirin dhe e ish policët, Jaeld Çelën,Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Për rreth 8 orë, prokuroria dhe mbrojtja parashtruan pretendimet e tyre. Sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, për gjatë 1 viti hetim, në bazë të provave të grumbulluara, ka dyshime të arsyeshme, se Tahiri dhe tre ish-policët, i kanë lehtësuar aktivitetin kriminal, grupit të “Habilajve” të cilët akuzohen për trafikimin e tonelatave të drogës drejt Italisë.

Nga ana tjetër, avokatët e të hetuarve, kërkuan pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, nuk ka prova që mbështesin akuzat e ngritura.

Gjithashtu, mbrojtja Tahirit dhe e Çelës kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që do të shqyrtohet në seancën e parë të gjyqit në themel.

Shehi: Opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit

Për kreun e LZHK, Dashamir Shehi, opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, nëse ato do të zhvillohen.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai komentoi edhe deklaratën e bashkëkryetarit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri. Shehi tha se për zgjedhjet lokale nuk duhet të ndryshohet kodi, por ndarja administrative e Shqipërisë.

Sa për zgjedhjet e 30 qershorit, nëse do të bëhen dhe unë gjykoj se opozita nuk ka për të marrë pjesë në këtë lloj skeme. Nuk ka thënë ndonjë gjë të re zoti Gjiknuri, sepse për zgjedhjet administrative nuk ka nevojë të ndryshohet kodi. Ka nevojë të ndryshohet zonat me të cilat do votohet, ndarja administrative e Shqipërisë. Me këtë kod kemi votuar që në 1992. I vetmi ndryshim është se në atë kohë ishte me dy raunde, tashmë është vetëm me një raund“, tha Dashamir Shehi.

Margarita Xhepa feston 85-vjetorin në spital

Një ditëlindje e festuar në spital, por ama e lumtur. Ashtu si për yllin e knematografisë shqiptare Margarita Xhepa, edhe për të gjithë adhuruesit që e duan prej vitesh artin e saj. Ikona e filmit dhe teatrit shqiptar ka festuar sot 85-vjetorin.

Pas një ndërhyrjeje në këmbë, Xhepa është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që së shpejti të dala nga spitali.

Fotografitë janë bërë publike nga Presidenti Ilir Meta, i cili i ka dhuruar një buqetë me lule dhe një tjetër me urime.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa. I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, ka shkruar Meta.

Leyla Moses-Ones: Së shpejti Shqipëria do të ketë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe më pas Byronë Kombëtare të Hetimit

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka deklaruar sot se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe ajo nuk do të ndalet.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA tha se po këshillohen nga afër prokurorët shqiptarë, të cilët po sjellin ndjekje penale dhe të cilat janë tashmë të dukshme.

Gjatë fjalës së saj, Moses-Ones premtoi ndihmë për institucionet e reja të Drejtësisë.

“Ne po e shohim këtë në përpjekjet për reformën në drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të sjellë së shpejti prokurorët e SPAK (Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion) dhe më pas Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndihma jonë për Këshillin e Lartë Gjyqësor së shpejti do të çojë në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të SHBA po këshillojnë prokurorët shqiptarë, të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme — dhe ne presim më shumë. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha institucionet e reja të Shqipërisë, të tillë si Këshillat dhe si SPAK-u, si edhe institucionet ekzistuese që janë të gatshme të luftojnë kundër korrupsionit ose krimit të organizuar. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, theksoi Moses-Ones.

Fjala e plotë e Leyla Moses-Ones

Projekti për Menaxhimin Policor të Çështjes ka filluar në vitin 2004 dhe ka hyrë plotësisht në punë në 2014. Ekipi i projektit ka kryer një analizë të gjerë të flukseve të punës hetimore të Policisë shqiptare, standardeve të dokumentacionit dhe ligjeve që qeverisin se si i zhvillon hetimet policia. Të armatosur me një kuptim të plotë të procesit, ICITAP-i dhe Policia e Shtetit projektuan, testuan dhe zbatuan një sistem të automatizuar të menaxhimit të informacionit në mbështetje të operacioneve të policisë në çdo hap dhe në çdo nivel. Ky sistem u integrua me projekte të mbuluara nga kolegët tanë të BE-së dhe Suedisë.

Objektivat janë të qarta: Efikasitet. Llogaridhënie. Performancë e drejtuar nga të dhënat: Sistemi e ka bërë policinë shqiptare më efikase në përgjigjen ndaj thirrjeve të qytetarëve për ndihmë. Sistemi ka përmirësuar llogaridhënien duke mundësuar mbikëqyrjen e punës së policisë nga eprorët. Ai siguron të dhëna të detajuara dhe objektive mbi prirjet e krimit, ngarkesën e punës së policisë, performancën e policëve dhe shpërndarjen e burimeve.

Dhe krijimi i programit për Menaxhimin e Çështjes nuk ishte sfida e vetme që kapërceu ekipi i projektit. Shtetet e Bashkuara punuan me Policinë e Shtetit për të përmirësuar rrjetin e komunikimit në mbështetje të rritjes së numrit të oficerëve të policisë që kanë nevojë të hyjnë në Sistemin e Menaxhimit Total të Informacionit ose TIMS me instalimin e mbi 10 milionë dollarë kompjutera, printera, kabllo dhe pajisje rrjeti. Teknikët e përfshirë në këtë përpjekje instaluan, testuan dhe konfiguruan më shumë se 100 pajisje komunikimi, disa prej të cilavë në majat e maleve më të largëta të Shqipërisë. Pasi sistemi u instalua dhe u lidh, teknikët e Policisë së Shtetit trajnuan më shumë se 6,100 oficerë në të gjithë vendin gjatë një periudhe dy vjeçare. Këta profesionistë të përkushtuar kaluan kohë të konsiderueshme larg shtëpive dhe familjeve të tyre, shpesh në kushte të vështira, për të bërë punën e nevojshme për ta bërë këtë projekt një sukses dhe për t’i mbrojtur qytetarët e Shqipërisë.

Ky është vetëm një shembull se si Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë krah për krah me partnerët shqiptarë dhe evropianë për ta ndihmuar Shqipërinë në integrimin euroatlantik dhe përpjekjet për shtetin ligjor. Ne po e shohim këtë në përpjekjet për reformën në drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të sjellë së shpejti prokurorët e SPAK (Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion) dhe më pas Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndihma jonë për Këshillin e Lartë Gjyqësor së shpejti do të çojë në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të SHBA po këshillojnë prokurorët shqiptarë, të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme — dhe ne presim më shumë. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha institucionet e reja të Shqipërisë, të tillë si Këshillat dhe si SPAK-u, si edhe institucionet ekzistuese që janë të gatshme të luftojnë kundër korrupsionit ose krimit të organizuar. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet.

Në përfundim, jam mirënjohëse për udhëheqjen e Ministrit të Brendshëm Lleshaj dhe të Policisë së Shtetit. Ne e vlerësojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për përdorimin efektiv të këtij mjeti, menaxhimi policor i çështjes. Kapaciteti që ai do t’ju japë ju në reformën kritike të policisë dhe sistemit të drejtësisë si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë me rëndësi qendrore për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë.

12 ton drogë nga Vlora, si SHISH-i përgjoi “Babalen”, kush është Agroni?!

Ervin Salianji ka treguar me detaje se çfarë ka në përgjimet e dosjes Babale, ku ai vetë është marrë i pandehur nga prokuroria.

Ish-deputeti në studion e emisionit “Opinion” ka treguar dhe përgjimet e SHISH, që sipas tij përpara se të gjenin “aktorin” Alizoti, qeveria ka dashur të akuzojë një tjetër person.

Por si u njoh Salianji me Albert Veliun, apo siç njihet ndryshe Babalja?

“Më erdhi Jetmir Olldashi, një gazetar bashkë me një personazh që sot njihet si Albert Veliu. Ata erdhën sepse ministri i Ministri i Brendshëm në atë kohë ishte Fatmir Xhafaj, ata patën besim. Unë u binda nga dy momente, se pari nga telefonatat që kryente Babalja me Agron Xhafajn, që unë e kontrollova fare thjeshtë me Truecaller që dilte numri i Agron Xhafës. E dyta që më bëri që të bindesha ishte se Babalja kishte qenë trafikant, ishte pjesë e rrjetit. Nuk e kam takuar kurrë më përpara, takimet kanë qenë në PD. Në një moment të dytë më vunë në dispozicion materialin”.

Sa i përket përgjimeve të SHISH, ai tha se Veliu mbahej nën përgjim pasi nga Vlora do nisej drejt Italisë një ngarkesë me 12 ton drogë.

“Para se të vinte tek ne ai ka qenë në polici, ka takuar drejtuesit e policisë që rinte në telefon me Agron Xhafajn. Sipas tyre drejtori i policisë i sotmi, ishte një mik i Agronit, në këtë kuptim ata kanë shkuar tek prokuroria, kjo e ka mbajtur nënë mbikëqyrje bashkë me SHISH. Kanë arrit në disa konkluzione që janë të tmerrshme. SHISH e ka mbajtur nën survejim për të kapur 12 ton drogë Albert Veliun që nisej nga Vlora drejt Italisë. Dhe SHISH-i i ka dalë në përgjime që Albert Veliu flet me një person që e ka emrin Agron. Këtu ka implikim dhe të SHISH, që thotë se kam kërkuar në regjistrin e të dhënave tona dhe na ka dalë Agron Hyseni. Këta e kanë shmangur qëllimisht, pasi Agron Xhafaj njihej zyrtarisht me emrin Geron. Agron Hyseni është marrë në pyetje dhe thonë që nuk ka asnjë njohje me Albert Veliun, nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka folur kurrë. Është një qytetar që ka qenë në punë të vetë. Para se të shkonin tek Alizoti këta shkuan tek një Agron tjetër. Akt-ekspertimi thotë se krahasimi i Agronit, këtij që kemi publikuar ne dhe Agron Hysenit vërehen ndryshime të rëndësishme”.

Agron Tufa i përgjigjet Brahos: Je përfaqësuesi i zi i ish-Sigurimit të Shtetit

Kryetari i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar pas akuzave të ish-kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, aktualisht deputetit të PS-së, Spartak Braho, i cili kërkoi sot në Kuvend shkarkimin e tij.

Por Agron Tufa në një reagim në Facebook e ka quajtur reagimin e Brahos si një dhuratë të çmuar për ditëlindjen e tij.

 

Ai e ka quajtur deputetin e PS-së, si përfaqësuesin e zi të ish-Sigurimit të Shtetit dhe se njerëzit sipas tij duhet ta dinë se sa u rrezikohet jeta nga ata që ai i quan “neandërtalë të komunizmit”

“Dhuratën më të çmuar sot për ditëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rrezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!”, shkruan Tufa.

Nderkohë që sot Spartak Braho tha në Kuvend se: “Ka shumë helm brenda në tërë veprimtarinë e këtij institucioni. Në këto kushte unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibruar në veprimtarinë e tij. 
Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët, dhe nuk ka asgjë shkencore në tërë analizat që ka bërë ky institut.
Ky është thjesht një institut studimi, nuk ka pse ngatërrohet me politikën, nuk ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligjin që kemi miratuar”.

“Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë”- Braho kërkon shkarkimin e Agron Tufës

Deputeti socialist, Spartak Braho tha se do të kërkonte shkarkimin e kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa.

 

“Ka shumë helm brenda në tërë veprimtarinë e këtij institucioni. Në këto kushte unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibruar në veprimtarinë e tij”, tha Braho nga Komisioni i Sigurisë.

Braho jep edhe arsyet e “shënjestrimit” të Tufës, duke theksuar se ai po nxin heronjtë e Luftës së Dytë Botërore.

Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët, dhe nuk ka asgjë shkencore në tërë analizat që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, nuk ka pse ngatërrohet me politikën, nuk ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligjin që kemi miratuar”, shtoi ai.

Sa nga kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës janë nga Veriu i Shqipërisë?

Lista e re e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Erion Veliajt u publikua në një shkrim të Top Channel ku nuk mungonin fjalitë komplimentuese si :

“Lista duket e goditur dhe pasqyron një ndërthurje perfekte të zgjedhurish mes qeverisë dhe bashkisë, ku spikasin një sërë zëvendësministrash të qeverisë Rama, të cilët kandidojnë për një vend në Këshillin Bashkiak. Nga ana tjetër, vihet re një numër i madh pedagogësh e profesorësh” ose

“Një fokus i veçantë duket se i është dhënë të rinjve, ku bien në sy mbi 30 të rinj nën moshën 30 vjeç; çka e konfirmon edhe njëherë Veliajn si promotor të të rinjve për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes së qytetit, por edhe se Tirana është një nga finalistet për të qenë Kryeqyteti i Europës për Rininë në vitin 2022”

Sipas artikullit të botuar në sitin e Top Channel, binte në sy edhe prania e emrave publikë si Redi Jupi, Gaz Paja, harvardasit Ertjen Xhafaj dhe Ervin Mete etj etj.

Por ajo që nuk përmendej në artikullin e Top Channel nëse ishte aq perfekte sa titujt shkencorë apo dimensioni publik ishte shpërndarja gjeografike e kandidatëve.

Është fakt që popullsia e Tiranës është shtuar me herë në këto vite të demokracisë. Aktualisht, në Tiranë banojnë afër 1 milion banorë.

Lëvizjet e poullsisisë sollën edhe shumë veriorë në Tiranë.

Por, sa është reflektuar struktura e re e popullsisë në përzgjedhjen e kandidatëve të rinj të Këshillit Bashkiak?

Pasi i lexon 100 emrat e publikuar, ajo që bie në sy është mungesë e madhe e emrave nga Veriu. Sigurisht që nuk po themi të ketë shpërndarje proporcionale të kandidatëve, por, duhej të ruhej edhe një kriter minimalist gjeografik.

E sfidojmë Kryetarin e Bashkisë të na vërtetojë që e kemi gabim.

Lista e plotë e kandidatëve:

1. Abdyl Sarja
2. Agim Kraja
3. Aida Llazani
4. Albert Nikolla
5. Aldrin Dalipi
6. Alketa Hila
7. Alketa Cobo
8. Anxhela Bakiasi
9. Aqif Qefalia
10. Arnisa Lushaj
11. Arta Dollani
12. Arta Harxhi
13. Artur Sala
14. Auran Xhani
15. Bajram Shera
16. Bardha Sadikaj
17. Bardhylka Kospiri
18. Besfort Lamallari
19. Blerina Doracaj
20. Blerina Vorpsi
21. Bora Panajoti
22. Dajna Sorenson
23. Darling Mersini
24. Dorian Balla
25. Dorina Kuka
26. Egert Vargu
27. Eni Bistri
28. Eni Pëllumbi
29. Enis Hoxha
30. Erald Mara
31. Eralda Shqarthi
32. Eridian Salianji
33. Ermira Gjeci
34. Ervin Meta
35. Etjen Xhafaj
36. Eugerta Teqja
37. Eugerta Bakiu
38. Fabjan Azuni
39. Fatmir Heti
40. Fjoralba Jahupi
41. Flavio Barci
42. Frida Krifca
43. Gaz Paja
44. Geldi Belba
45. Genc Duka
46. Genta Mezini
47. Gerta Pëllumbi
48. Glindxhet Madhi
49. Grejs Bixhi
50. Gresa Hoxha
51. Hantin Bonati
52. Iva Beharaj
53. Jeton Skenderaj
54. Joleza Koka
55. Jonida Mema
56. Julian Hima
57. Julian Hodaj
58. Kamela Banushi
59. Karolina Kostallari
60. Katerina Marku
61. Klevi Lala
62. Klodeta Dibra
63. Klodiana Beshku
64. Koli Bele
65. Laureta Sinanaj
66. Liri Jani
67. Luan Bregasi
68. Luiza Grazhdani
69. Marjana Suli
70. Maura Linadi
71. Meli Kondi
72. Militan Marku
73. Mira Rakacolli
74. Naim Halili
75. Neki Hoxha
76. Olsa Ulqinaku
77. Olti Rrumbullaku
78. Orion Gliozheni
79. Ornela Cuci
80. Petrit Desku
81. Plarent Ndreca
82. Rajsi Hamza
83. Ramazan Buci
84. Rasim Hidri
85. Redi Jupi
86. Roi Bashaj
87. Romina Kuko
88. Rona Serjani
89. Rovena Voda
90. Rudolf Xhillari
91. Ruilda Lite
92. Sara Shameti
93. Sonila Qato
94. Ted Deraj
95. Teuta Vodo
96. Toni Gogu
97. Valbona Zeka
98. Xheni Hatillari
99. Xhensila Visha
100. Ylli Çano

LISTA – Këta janë konsujt e nderit në Republikën e Shqipërisë

TIRANË

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u bëri thirrje sot 38 Konsujve të Nderit në Shqipëri që të dorëzojnë targat diplomatike për të marra targat e reja sipas ligjit.

Cakaj shtoi se masa pritet të merren edhe në kuadër të fuqizimit të dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, e cila është vënë në pikëpyetje nga shumë vendase për shkak sesi është dhënë deri tani.

Por kush janë Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë jo vetëm ata që duhet të dorëzojnë targat, disa të njohur e disa jo emra të dëgjuar. “BalkanWeb” sjell të plotë listën e tyre.

1. AUSTRI
Gjergj Leqejza
Arben Malaj

2. BANGLADESH
Shaban Xhabrahimi

3. BELGJIKË
Fabrice Wallaert

4. BOSNIA HERCEGOVINA
Fiqiri Kllari

5. KANADA
Krenar Loloçi

6. ESTONIA
Sotiraq Guga

7. FINLANDË
Bardhyl Minxhozi

8. ISLANDË
Isuf Berberi

9. INDI
Petraq Gramo

10. REPUBLIKA E KORESE SE JUGUT
Agron Papuli

11. MALAJZI
Gentian Sula

12. MAROK
Bujar Lybesha

13. QIPRO
Mr. Vladimir Avrami

14. SAN MARINO
Esat Ademi

15. SLLOVAKI
Faik Dizdari

16.TURQI
Bahadir Aksoy

17. JAPONI
Avni Ponari

18. LITUANI
Kastriot Haska

19. SLLOVENI
Edvin lLibohova

20. KAZAKISTAN
Vilson Ahmeti

21. ITALI
1.Teodor Bilushi
2.Vito Antonio Stigliani

22. Maltë
Tomë PREKU

23. BULLGARI
Selim Hoxhaj

24. SIERRA LEONE
Artan Stroka

25. RUMANI
Elvis Toçi

26. MONGOLI
Belma Çela

27. PORTUGALI
Dorian Sadiku

28. HUNGARI
Kliti Hoti

29. LETONI
Sokol Kraja

30. NORVEGJI
Marinela Jazoj

31. ARMENI
Varuzhan Piranjani

32. PAKISTAN
Seyhan Pencabligil

33. TUNIZI
Nikolin Jaka

34. FILIPINE
Loritan Prespa

35. EL SALVADOR
Gerian Kuka

36. IZRAEL
Rodolf Xhillari

37. AFRIKA E JUGUT
Zenel Hoxha

38. SRI LANKA
Mirton Lika

39. INDONEZI
Irma Kapllani

40. DANIMARKË
Përparim Kalo

41. FRANCË
Ilia Skëndi

42. UKRAINË
Bledi Bajraktari

43. KOSOVË
Mentor Nazarko

44. REPUBLIKA ORIENTALE E URUGUAJT
Ilir Trebicka

45. UKRAINË
Bledi Bajraktari

Rama në Durrës, PD e pret me protesta: Stop krimit politik! (fotot)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Durrës, pasi ka planifikuar takime në kuadër të “Bashkisë që Duam”.


Simpatizantët e Partisë Demokratike janë organizuar në tre grupe për të bllokuar rrugën, me qëllim pengimin e vizitës së kryeministrit Rama, ndërsa në duar mbajnë pankarta me mbishkrimet: Rama ik! Stop krimit politik! 

Ndal shkatërrimit të Durrësit. Pavarësisht protestës së PD-së, kryeministri ka vijuar turin e takimeve sipas axhendës.

Kujtojmë se Rama është pritur me protesta edhe herë të tjera gjatë vizitave në rrethe.

Cakaj: Shqipëria është burim i kanabisit dhe kjo nuk mund të mohohet

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është duke komentuar për publikun Raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 2018.

Cakaj po flet për drogën që ka qarkulluar në Shqipëri gjatë 2018 dhe ndalimin e saj.

Sipas Cakajt, Shqipëria është burimi i kanabisit dhe kjo është e pamohueshme.

‘Shqipëria është vendi i raportit të kanabisit dhe ky është fakt i pamohueshëm. Që Shqipëria është burim kanabisi është e ditur. Kjo mund të duket një relativizim i qeverisë, por Shqipëria është një vend tranzit në raport me drogën, heroinën dhe kokainë. Për shkak se është shtuar kontrolli kufitar për qarkullimin e kokainës në treg. Këtu nuk kemi të bëjmë me një ndërmarje rajonale po për një bashkëpunim efektiv që nuk mund të ndodh. Grupet kriminale shqiptare e kalojnë drogën nga vende të Afrikës së jugut dhe Azisë. Kemi të bëjmë me një krim me hapjen e grupit’, tha Cakaj.

Vriten dy vëllezër në Shkodër

Dy vëllezer, Astrit dhe Brahim Bilali, u vranë të shtunën nga persona ende te panjohur fare pranë banesës së tyre në lagjen Kiras, në periferi të qytetit të Shkodrës.

Policia mendon se ato janë vazhdim i disa vrasjeve të ndodhura vitin e kaluar, të cilat janë pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale që veprojnë prej vitesh në këtë qytet. Djali i Astrit Bilalit, është arrestuar një vit më parë, i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal ” Bajri”.

Vrasja e dy vellezërve Bilali e çon në shtatë numrin e personave të vrare në Shkoder që nga fillimi i vitit te kaluar. Asnjëra prej këtyre vrasjeve nuk është zbardhur nga policia.

Brahim Bilali, ishte drejtuesi i shoqatës antikomuniste “2 Prilli”.

PD tryezë me gazetarë, Basha: Pa media të lirë, nuk ka demokraci (video)

TIRANE

“Pa media të lirë nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës nuk ka vlera europiane,” –kështu u shpreh sot kryedemokrati Lulzim Basha në tryezën e organizuar me temë “Liria e medias ne funksion te mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”.

Basha listoi një sërë problematikash, të cilat sipas tij has sot media e gazetarët në vend.

“Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensuar për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik. Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë cuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale. Problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës. Kjo i  kthen në kronikan sipërfaqësor, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm sic është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akzuojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj. “ – theksoi Basha.

Vendimi për Donika Prelën, KPK i njohu të ardhurat e pataksuara si të ligjshme

Me datë 5 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udhëhequr nga Roland Ilia si kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Olsi Komici anëtar, votoi në mënyrë unanime konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Konfirmimi i Prelës u shoqërua me denoncime dhe akuza publike nga Partia Demokratike në opozitë, çfarë solli dhe shtyrjen e shpalljes së vendimit me 8 ditë.

Megjithatë, KPK nuk gjeti indicie për rihapjen e hetimeve në denoncimet e opozitës, ndërsa kontrolli administrativ i Komisionit ndaj prokurores është përqendruar gjerësisht në të ardhurat e bashkëshortit, Vangjel Prela dhe disa pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës shkruan BIRN.

Në përfundim të hetimit administrativ për të tre kriteret e Vetingut, KPK është shprehur se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel të mirë kualifikues për aftësitë profesionale dhe etike.

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002.

Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”.

Megjithatë, Prela u përfshi në një përplasje me vartësit e saj të Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.

Taksat e papaguara

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Prela është bazuar në raportin e hartuar nga ILDKPKI, raportin e DSIK-së dhe atë të grupit të punës në Prokurorinë e Përgjithshme për aftësisë profesionale, dokumente të administruara nga organe publike, denoncimet nga publiku dhe deklarimet e subjektit dhe ato të personave të lidhur.

Sipas raportit të administruar nga ILDKPKI rezultoi se subjekti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, por nuk ka të ardhura të fshehura, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka bërë deklarim të rremë dhe nuk është në gjendjen e konfliktit të interesit.

Përtej raportit të administruar nga Inspektoriati, KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur administrativ ndaj pasurisë së subjektit dhe personave të lidhur, i cili konsistonte në verifikimin e vërtetësisë dhe saktësisë së deklarimeve të bëra nga subjekti i rivlerësimit në lidhje me gjendjen pasurore, burimet e krijimit, të ardhurat, shpenzimet, nëse ka konflikt interesi, fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë, si dhe përcaktimin e gjendjes së fakteve dhe rrethanave që kanë lidhje me çështjen.

Ky hetim është përqendruar kryesisht tek të ardhurat e bashkëshorti, Vangjel Prela si inxhinier ndërtimi në disa shoqëri private. Këto të ardhura janë deklaruar rregullisht në deklarimet periodike vjetore dhe në deklarimin “Vetting”.

Nga hetimi administrativ i KPK-së është konstatuar se për të ardhura e siguruara nga Vangjel Prela si inxhinier ndërtimi nga kompania “Bruçi Sh.p.k”, në vitet 2003-2008 dhe shtator 2010- dhjetor 2011, nuk janë paguar të plota tatimet për të gjithë periudhën e punësimit.

Sipas KPK-së, Instituti i Sigurimeve Shoqërore është shprehur se nuk ka të dhëna në sistem para viteve 2012, ndërsa në Drejtorinë e Arkivit Qendror të Sigurimeve Shoqërore në Lundër rezultoi se nuk kishte të dhëna për shtetasin V. P.

Nga një dokument i Drejtorisë së Arkivit Qendror të Sigurimeve Shoqërore në Lundër, të paraqitur nga subjekti, vërehet se për vitet 2006-2008 janë paguar pjesërisht sigurimet shoqërore. Firma Bruçi Sh.p.k, ka deklaruar se ka e paguar  Prelën në vlerën 50 mijë lekë (neto) në muaj për vitet 2003-2008 dhe 100 mijë lekë (neto) në muaj për vitet 2010-2011, çfarë përputhet me deklarimet e subjektit në deklaratën veting dhe kontratat e punës.

Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës për të ardhurat e realizuara nga bashkëshorti në periudhën e sipërpërmendur, duke kërkuar që të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të ardhurave.

Për të bindur KPK-në, subjekti ka paraqitur një sërë dokumentesh në KPK, si listpagesat e bashkëshortit në vitet 2003-2008, dhe për periudhën shtator 2010- dhjetor 2011, dokumentacion teknik të firmosur në emër të firmës “Bruçi’ nga Vangjel Prela.

“Nga hetimi rezultoi se mes z. V. P. dhe shoqërisë “***” sh.p.k ka pasur një marrëdhënie pune bazuar në kontratën e punës, e cila është deklaruar edhe në DPV përkatës dhe në deklarimin “Vetting”,” shkruan KPK në vendim.

“Në kontratën e punës është përcaktuar paga neto mujore, duke i ngarkuar punëdhënësit detyrimin për pagimin e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe detyrimet tatimore, porse punëdhënësi nuk i ka paguar detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe tatimet referuar pagës sipas kontratës së punës, duke u përpjekur t’i shmangë ato, pavarësisht se sipas kontratës së punës ai ka marrë përsipër t’i paguajë ato të plota,” shton KPK.

Sipas analizës së KPK-së shuma e të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të prokurores Donika Prela kap një vlerë prej 2.5 milionë lekë.

Edhe pse për këtë pasuri nuk janë paguar taksat, Komisioni shprehet se zoti Prela nuk është përpjekur të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasurinë në pronësi, pasi rezultoi e provuar se ai i ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht ato.

Sipas KPK-së, marrëdhënia e punësimit e Vangjel Prelës ka qenë e ligjshme dhe të ardhurat e përfituara kanë qenë nga një marrëdhënie pune e ligjshme.

“Mospagimi i taksave për një pjesë të të ardhurave në shumën totale prej 2,584,910 lekë ka qenë detyrim i punëdhënësit dhe se ato nuk mund të paguheshin nga vetë subjekti,” shprehet Komisioni.

Vendimi i KPK-së bie ndesh me qëndrimin e Komisionerit Publik dhe vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në rastin e ish- kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Në këtë vendim, KPA është shprehur se “sipas nenit D të Aneksit të Kushtetutës konsiderohen të ardhura të ligjshme ato që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore.”

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse zyra e Komisionerit Publik do ta ankimojë vendimin për konfirmimin në detyrë të Donika Prelës.

Çmime favorizuese dhe hua të padeklaruara

Përveç të ardhurave të bashkëshortit, KPK ka hetuar edhe disa pasuri të paluajtshme të subjektit të rivlerësimit, kur përfshihen një apartament 95.6 m2 i blerë në vitin 2007 në emër të bashkëshortit për 32,100 euro dhe një apartament 135.9 m2 i blerë në vitin 2018.

KPK ka hetuar edhe një sipërfaqe toke arë prej 1000 m2, blerë nga bashkëshorti i subjektit për 350 mijë lekë në vitin 2013.

Sipas hetimit të KPK-së, apartamenti me sipërfaqe 95.6 m2, është blerë nga Vangjel Prela në vitin 2012, me një çmim prej 320 euro/m2 dhe vlerë totale 32100 euro.

Një vit më vonë ky apartament është rivlerësuar me dyfishin e çmimit të blerjes me 9 milionë lekë. ZVRPP-ja Tiranë ka konfirmuar se çmimi i referencës në vitin 2018 për apartamentet e ndodhura në pallatin ku ndodhet pasuria e subjektit të rivlerësimit është në vlerën 82,000 lekë/ m², duke ngritur dyshime se çmimi i blerjes ka qenë favorizues.

E pyetur për çmimin e shitjes së apartament, shoqëria Bruçi Shp.k ka deklaruar se ai ka qenë i ulët për shkak se Vangjel Prela ka punuar si inxhinier i kësaj kompanie ndërtimi.

“Duke marrë në konsideratë kontributin e gjithsecilit punonjës, është aplikuar çmim më i ulët për disa punonjës të firmës,” ka thënë kompania.

Ky apartament është financuar nga subjekti me të ardhurat dhe kursimet e pagës si dhe një hua prej 15 mijë euro, pa interes nga shtetasi Gj.P.

Nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se shtetasi Gj.P. ka pasur të ardhura të mjaftueshme të ligjshme për të justifikuar kredinë ndaj subjektit.

Gjatë hetimit ka rezultuar se subjekti në vitin 2018 e ka shitur apartamentin prej 95.6 m2 për 80,000 euro dhe ka blerë një apartament të ri 135.9 m2, për vlerën 110 mijë euro.

Burim për këtë blerje ka shërbyer shuma e përfituar nga shitja e apartamentit të vjetër dhe kursimet në llogari bankare me vlerë 30 mijë euro.

Në lidhje me tokën me sipërfaqe 1000 m2 dhe vlerë 350 mijë lekë, ILDKPKI është shprehur në raport se çmimi blerjes është i dyshimtë. Por hetimi i KPK-së e ka hedhur poshtë këtë dyshim, duke nënvizuar se kjo pronë ishte larg nga rruga dhe vlera e tregut për këtë zonë ishte 230 lekë për metër katror.

Gjithashtu në deklaratën periodike të vitit 2014, subjekti ka deklaruar se ka blerë një apartament me vlerë 1.4 milionë lekë dhe e ka shitur brenda vitit me vlerë 4 milionë lekë.

Sipas shoqërisë së ndërtimit, çmimi i favorizues i blerjes është produkt i punës së Vangjel Prelës si inxhinier pranë saj.

Përveç pasurive të paluajtshme, KPK ka hetuar dhe një hua të me vlerë 25 mijë euro të bërë nga bashkëshorti i subjektit ndaj shtetasit me iniciale R.N në vitin 2011. ILDKPKI ka raportuar se subjekti nuk e ka deklaruar këtë hua.

Subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se bashkëshorti  i ka dhënë shtetasit R. N. gjithsej shumën prej 25,000 euro, në dy këste (10,000 euro dhe 15,000 euro), të marrë nga kushëriri i tij z. A. P.

Vangjel Prela ka ndjekur gjithashtu kthimin e kësaj huaje, së bashku me interesat, nga shtetasi R. N. tek shtetasi A. P., deri në qershor të vitit 2014.

“Huadhënia nuk është deklaruar, pasi nuk ka qenë pjesë e të ardhurave të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj,” shkruan KPK.

Gjithashtu në vitin 2010, subjekti nuk ka deklaruar një huamarrje nga shtetasi Gj.P në me vlerë 1 milion lekë.

Huaja është marrë nga bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit, Vagjel Prela nga djali i xhaxhait të tij Gj. P., më datë 2.6.2010, me qëllim depozitimin në bankë për shkak të aplikimit për vizë amerikane.

Sipas KPK-së, deklarimin i kësaj shume në deklaratën periodike nuk ka qenë detyrim./ BIRN

Policia thirrje Gazmend Bardhit: Protestuesit të heqin maskat, do të zbatojmë ligjin

Vijojnë përplasjet në pjesën e jashtme të Parlamentit. Protestuesit edhe në këtë protestë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Edhe këtë herë thirrja e policisë së shtetit ka qenë e njëjtë. Duke i bërë thirrje Gazmend Bardhit, si organizator i tubimit, policia ka bërë thirrje për të ruajtur qetësinë. “Të nderuar qytetarë! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë.



Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.”- dëgjohet në thirrjet e policisë. Pjesë e apelit të policisë është edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit. “I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti nderpresin menjehere keto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.” – dëgjohet në megafonët e policisë së shtetit.

“Sandër Lleshi, dil te sheshi” – Gratë protestuese kërkojnë ministrin

Banorët e Unazës së Re janë përplasur me policinë pranë Ministrisë së Brendshme. Këtë herë në krye të turmës kanë qenë gratë, të cilat kanë thirrur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Gratë dëgjohen teksa thonë “Sandër Lleshi dil te sheshi” teksa në zyrat e Ministrisë së Brendshme ka mbërritur delegacioni holandez. Ngjarja ka ndodhur përballë Galerisë së Arteve, teksa protestuesit janë shpërndarë në pika të ndryshme rreth e rrotull.

“Sfida jonë është rezistenca. Sfida jonë që Rama ti thërrasë arsyes dhe ne të fitojmë me forcën e arsyes, jo tjetër. A duhet të themi të ikë Rama, ku i keni duart? Rama ik”.

Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili deklaroi se protesta e opozitës dhe qytetarëve do të vazhdojë dhe qëndresa nuk do ndalet.

Salianji deklaroi se protestat nuk kanë qenë të dhunshme por policia ka tejkaluar forcën por se popullin s’ka gardh që e ndal.

“Ne kërkojmë mirëqenie dhe punësim për qytetarët. Rama dhe shpura e tij kërkojnë para dhe të zhvatin popullin. ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edi Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë si Venezuelën e Maduros. Rama ik! Ne kërkojmë një qeveri që të jetë shërbëtore e qytetarëve, jo që i shërben oligarkëve dhe farefisit të Edi Ramës.

 

Ka vetëm një zgjidhje. kjo rrugë është një rrugë me një drejtim. Të çon drejt demokracisë së vërtetë. Ju e shikoni se si qeveria është e kapur në krim dhe korrupsion. Institucionet përdoren për të mbuluar krimin e malavitës.

A keni parë që të shkojë në prokuroi Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, a keni parë të shkojnë në prokurori? në prokurori shkojnë vetëm qytetarët, ndaj kjo qeveri duhet përmbysur. Interesat e qeverisë janë interesat e një grupi njerëzish. Ndaj populli çdo ditë e më shumë i thotë Rama ik.

Ne kurrë nuk kemi përdorur dhunë, policia ka tejkaluar ligjin dhe ka kapërcyer forcën. Nëse ne do përdornim forcën do e kapërcenim për 2 minuta atë gardh, nuk ka gardh që e ndal popullin.

Qëndresa jonë jo vetëm që nuk do ndalet e nuk do të rrudhet por do të bëhet gjithmonë e më shumë. Ti themi Rama ik sepse nuk përfaqëson më popullin. Edi Rama nuk është pronar i jetës së këtyre njerëzve që jetojnë në këtë territor. Shqipëria është e njerëzve, bashkë do ia dalim. Fitore! Rama ik!”, deklaroi Salianji.

 

Live/ Kuvendi në seancë parlamentare, opozita protestë (video)

Opozita po zhvillon sot protestën e 7-të para parlamentit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e nisur sot në orën 9:30, paralel me seancës plenare është shoqëruar me tensione dhe hedhje shashkash mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re.

Gjithashtu protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.

11:02/ Policia  u ka bërë apel protestuesve që të ruajnë qetësomë. Ata i janë drejtuar Gazmend Bardhit, si organizator i protestës, që të marri masa për personat që hedhin kapsolla, lëndë piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime.

Ora 10:25/ Me simbolin e njohura të PD-së, dy gishtat lart dhe me brohorima ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar në këtë mënyrë protestuesve të opozitës së Bashkuar përballë Kuvendit i shoqëruar nga truprojat e tij.

10:21/ Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka lënë para pak minutash selinë e partisë që drejton për t’iu bashkuar protestës së opozitës së Bashkuar. Rrugës kryetarja e LSI-së takoi edhe protestues të cilët iu bashkuan asaj.

10:20/ Janë betuar sot dy deputetët Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, teksa Ambra Borova nuk ishte sot prezentë në seancë plenare, dhe pritet të betohet në seancën e ardhshme Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës dhe mori mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar.

Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD-së në qarkun Elbasan, duke marrë mandatin e djegur të Edmond Spaho.

Ora 10:00/ Paralel me protestën e opozitës sot dhe seancës në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pritet të zhvillojë një takim me një delegacionin holandez. Si pasojë e kësaj vizite diplomatike, policia ka larguar edhe gazetarët nga vendi i ngjarjes, duke blinduar në këtë mënyrë zonën.

Ora 9:44/ Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD-së, ndërsa  të rinjtë e FRPD-së janë nisur me pankarta drejt Kuvendit. “PD ka nisur përgatitjen për protestën që do nisë  sot. Ndërsa të rinjtë e FRPD-së janë nisur me pankarta drejt Kuvendit. Në seli ka mbërritur kreu i PD-së.”-raportoi gazetari Klajdi Bodlli.

Kriza politike – Basha takim konfidencial me Metën. Bisedë kokë më kokë

ERVIN KOÇI/ Në kulmin e krizës politike në vend, duket se palët kanë nisur bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje.

 

Burime të gazetës “Panorama” bëjnë me dije se në zyrën e Presidentit, ditën e djeshme, shkoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e shtetit.

Biseda e bërë ndërmjet Metës dhe Bashës ka qenë tepër konfidenciale dhe palët janë munduar për ta mbajtur takimin e tyre larg vëmendjes së medias. Por mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë kriza politike si edhe djegia e mandateve nga ana e opozitës.

QËNDRIMET

Para disa ditësh, kreu i shtetit apeloi që palët të tërhiqen dhe të gjejnë gjuhën e dialogut. Qëndrimin e parë, Meta e bëri gjatë vizitës së Presidentit slloven, ku kërkoi që Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Basha, të bëjnë hapa pas në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën politike.

Në atë kohë, Meta pati deklaruar: “Të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend. Unë besoj se kur ka vullnet e përgjegjshmëri dhe vihen në plan të parë interesat kombëtare-dhe interesi kombëtar gjithashtu, duhet të na motivojë shumë fort për shkak edhe të kohës që po pakësohet,-ka të bëjë edhe me një vendim të mundshëm të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë”.

Kësaj thirrjeje të Presidentit, Basha iu përgjigj, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas. Po në të njëjtën ditë, kreu i PD-së deklaroi se: “Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidentit Meta, por mund t’ju them se në përpalljen me krimin e organizuar dhe një qeveri të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe paratë e shqiptarëve nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara. Sepse vetëm hapat përpara dhe largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar do t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë, Parlament dhe qeveri, prodhim i votës së tyre, jo i Niçeve, Avdylajve, Bajrajve, Shullazëve etj”. Por me sa duket, tanimë palët kanë lëvizur nga pozicionimi i tyre dhe takimi i djeshëm në Presidencë duket se ka vënë në lëvizje gjetjen e një zgjidhjeje.

Tahiri mesazh Ramës me “kurban”: Ishte vetëm vendimi im pse nuk shkova në Kongresin e PS

BLEONA METUSHI/ “Kjo drejtësi u ka shumë kusure njerëzve”, ishte kjo fjalia me e shpeshtë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në fjalën e tij për mediat, pas përfundimit të seancës, nga ku u mor zyrtarisht i pandehur.

Ne pergjigje te interesit te medias, Tahiri, edhe pse gjithnje ka mohuar se flet me kode, apo dergon mesazhe te koduara, përmendi fjalën “Kurban” që mes te terash është edhe titulli i një libri kontrovers të Rames, botuar ne kohen kur ishte ne opozite, e që shkaktoi shumë polemika.

 

Ndërsa paralajmëroi se pas kalimit në gjyq të çështjes, ai do flasë dhe se ky proces nuk mund të jetë më i mbyllur.

Duke hedhur kështu akuza për Prokurorinë, që, sipas tij, gjatë gjithë kohës së hetimeve, ka “trafikuar” informacione dhe të ashtuquajtura prova.

Me një pamje të shqetësuar, ish-ministri iu përgjigj interesimit të mediave, ndërsa e konsideroi kalimin në gjyq të dosjes si një mundësi ku ai të tregonte pafajësinë e tij.

Megjithëse në përfundim të seancës, Tahiri, nëpërmjet avokatit të tij, Maksim Haxhia, kërkoi nga Gjykata edhe procedimin me formën e posaçme të gjykimit, atë të shkurtuarin, tha se ai do luftonte për të vërtetuar pafajësinë e tij dhe që nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda.

tahiri1

Tahiri pretendoi se akuza nuk kishte asnjë provë konkrete për të dhe se i gjithë procesi ishte absurd.

Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Socialiste iu përgjigj edhe pyetjeve thumbuese të gazetarëve, në lidhje me mospjesëmarrjen në Kongresin e PS-së apo nëse ishte bërë kurban nga problemet e shumta të politikës. Kësaj të fundit, Tahiri iu përgjigje sfidues, duke thënë se nuk ishte e lehtë që të ishte ai kurban në këtë mes. Ndërsa për mungesën në Kongres, u shpreh se ishte zgjedhja e tij, që të mos përfshihej në politikë derisa të zgjidhte hallin që i kishte shkaktuar politika.

REAGIMI

Përse zgjati kaq shumë seanca paraprake?

Zgjati se kam përshtypjen se të gjithë kishin gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë sesa afati i seancës që zgjati rreth 8 orë dhe më vjen keq edhe për juve që u detyruat të prisnit. Ajo që vjen para, është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e seancës apo me akuzën, unë jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, qoftë Prokurorinë apo Gjykatën. Nuk dua ta bëj edhe tani, në respekt të një sistemi ku kam kontribuar edhe unë deri diku.

tahiri2

Pse kërkuat gjykim të shkurtuar?

Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund. Prokuroria pretendon atë që pretendon, unë kam shumë më shumë për të pretenduar se Prokuroria. Kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pa fund, do t’ju lutesha edhe juve, kur të citoni, të saktësoni që unë do të vazhdoj deri në fund të argumentoj që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Atë që verifikoi Prokuroria e Italisë, atë që verifikoi Gjykata italiane. Vendimin e Gjykatës italiane, që doli në përfundimin që unë skam lidhje, prokurorët e interpretojnë ndryshe, por kjo është çështje e tyre, këtë do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj është e bukur, pavarësisht se në shumicën dërrmuese nuk bën drejtësi, por në rastet kur bën, ia vlen.

Si ishte të qëndronit 8 orë në Gjykatë?

Kam pak zor të flas për veten, në rastin kur gjendem në këto pozita. Unë do të ndjek me përpikëri çdo fazë të gjykimit. Unë di t’ju them se kur kjo ndodh me mua, merre me mend për njerëzit që nuk kanë mundësinë të flasin me ju. Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush.

Cilat ishin provat konkrete të Prokurorisë kundër jush?

Ajo që keni dëgjuar edhe më herët. Unë i kërkova Prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë, siç e parashikon ligji. Prokuroria kishte detyrimin që të më tregonte në seancë cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin, është shumë e thjeshtë. Por, Prokuroria nuk u përgjigj, edhe pse unë dhe Gjykata e kërkuam disa herë këtë përgjigje. Ndërkohë, nga sot dhe tutje do të flas edhe unë sepse deri më tani, keni folur vetëm ju. Unë skam folur as për prova, as për procesin, as për mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet, tani do flas edhe unë. Do flas në Gjykatë dhe për publikun. Ky nuk mund të jetë më një proces i mbyllur, ku provat e ashtuquajtura të tilla, trafikohen. Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade të çdolloj niveli. Unë nuk mërzitem fare me këtë, sepse jam mësuar me më keq se kaq dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal! Jepini kohën e duhur procesit, ju do t’i dëgjoni të gjitha. Kur jeni në gjendje të nxirrni nga errësira gjëra që ua japin prokurorët, shumë të kollajtë do ta keni të merrni nga unë atë që duhet. Unë di t’ju them vetëm një gjë, dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë, për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë.

tahiri gjykate

Çfarë prisnit sot nga Gjykata?

Kjo është e gjitha një absurditet, çfarë të pretendoj. Kur unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës, të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë. S’kam çfarë të them.

A është Gjykata e pavarur në rastin tuaj?

Nuk di ta them këtë, drejtësia prandaj është e bukur se kur ndodh që ndonjëherë bën drejtësi, ia vlen. Unë nuk dua të komentoj se kam konflikt interesi në këtë rast. Në një rast tjetër, sigurisht do të kisha shumë për të komentuar, siç kam bërë në shumë raste të tjera, për prokurorë dhe gjyqtarë që kam menduar se kanë shkelur ligjin.

Keni ndonjë koment për faktin që është hera e parë që nuk jeni në Kongres?

Nuk kam asnjë koment, është një vendim i imi dhe vetëm imi, për të mos bërë politikë deri kur kjo çështje që më hapi politika të mbyllet.

Jeni i pari ish-ministër i Brendshëm, i cili shkoni me një akuzë kaq të rëndë. A ndiheni sot si i bërë kurban?

Nuk e ndiej veten asgjë nga ato që ju thatë. Di vetëm të them që drejtësia u ka shumë borxhe njerëzve, di të them që në këtë vend, në 25 vite, kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë. Unë s’kam vjedhur askënd, nuk ka një qytetar që të më thotë se më ke futur dorën në xhep. Nuk kam vrarë askënd, për çdo kusur që po përjetoj tani, do t’ia dal deri në fund dhe nuk më shqetëson shumë. Pastaj, komentet nëse jam unë kurbani, ose jo, kjo nuk është edhe aq e kollajtë të jem unë, kështu që nuk më shqetëson.

“Zgjedhjet e parakohshme janë pas dere”, Basha ‘shkund’ ish-deputetët, ja çfarë kërkon

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur pakënaqësi për angazhimin e ish-deputetëve të PD-së dhe anëtarëve të Kryesisë në organizimin e protestave të opozitës. 

 

Në një mbledhje me dyer të mbyllura me anëtarët e Kryesisë dhe ish-deputetë, Basha analizoi krizën politike në vend dhe kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit politikë më të lartë në PD.

Pakënaqësia e kreut të PD-së lidhej me angazhimin e anëtarëve të Kryesisë dhe ishdeputetëve të PD-së në protestat e fundit të organizuara nga opozita. Më konkretisht, rezervat e kreut të PD-së lidheshin me protestat e munguara në rrethe dhe pjesëmarrjen e protestës së 21 shkurtit përpara Parlamentit.

“Jemi përballë një situate të paprecedent. Qeveria po përpiqet ta tregojë situatën si normale, por të gjithë e dimë se njerëzit e përbuzin dhe përçmojnë arrogancën e kësaj maxhorance. Ajo që duhet është që gjithsecili prej jush të jetë në terren. Të jetë te qytetarët. Kam kërkuar edhe më herët nga kryetarët e degëve dhe të deleguarit e partisë që të evidentojnë problematika në zona dhe qytete të caktuara dhe të organizohet protesta. Nuk dua nga ju të rrini në kafe me njëri-tjetrin. Dua të zhvilloni takime intensive me qytetarët. Të jeni në ballë të protestave që do të organizojmë”, mësohet të ketë deklaruar Basha. Protesta e radhës nga opozita do të jetë këtë të enjte përpara Parlamentit, ku shumica do të jetë në seancë plenare.

ZGJEDHJET

Por porosia për organizimin e protestave nuk ishte e vetmja që Basha u dha ishdeputetëve të tij dhe anëtarëve të Kryesisë. Kur foli për krizën politike që vendi po kalon, Basha ofroi si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e këtij ngërç, zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetari i PD-së kërkoi që krahas punës organizative me protestat, strukturat të jenë të përgatitura për zgjedhje të parakohshme. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, sipas Bashës nuk kanë një kohë të përcaktuar, por janë një realitet i pashmangshëm i kësaj maxhorance.

“Protestat tona duhet të jenë sa më masive. Por krahas protestave, askush nuk duhet të harrojë se zgjedhjet e parakohshme janë pas dere. Të gjitha strukturat të jenë të përgatitura për zgjedhje, krahas organizimit te protestave”, mësohet të ketë thënë Basha. Nga protesta kombëtare e thirrur nga opozita më 16 shkurt, janë zhvilluar 6 protesta përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Pas një vendimi të marrë me Kolegjin e Kryetarëve, PD-ja do të jetë në protestë përpara çdo séance plenare që do të thërrasë maxhoranca, ndërkohë që ka nisur puna për organizimin e një tjetër proteste kombëtare, e cila do të zhvillohet më 13 prill. Në ndryshim nga protestat e organizuara deri tani, protesta e thirrur më 13 prill përpara Kryeministrisë do të zhvillohet pasdite në orën 18:00.

Gjykata vendos të mos pushojë çështjen ndaj Saimir Tahirit

BLEONA METUSHI/ UPDATE-Gjykata për Krime të Rënda, pranoi kërkesën e prokurorisë, duke çuar në gjykim Saimir Tahirin dhe e ish policët, Jaeld Çelën,Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Për rreth 8 orë, prokuroria dhe mbrojtja parashtruan pretendimet e tyre. Sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, për gjatë 1 viti hetim, në bazë të provave të grumbulluara, ka dyshime të arsyeshme, se Tahiri dhe tre ish-policët, i kanë lehtësuar aktivitetin kriminal, grupit të “Habilajve” të cilët akuzohen për trafikimin e tonelatave të drogës drejt Italisë.

Nga ana tjetër, avokatët e të hetuarve, kërkuan pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, nuk ka prova që mbështesin akuzat e ngritura.

Gjithashtu, mbrojtja Tahirit dhe e Çelës kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që do të shqyrtohet në seancën e parë të gjyqit në themel.

Haki Çako: Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako ka folur për situatën e pazakontë me zjarret në vend, ku deri më tani dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta.

Në një deklaratë për mediat, Çako u shpreh se prej datës 3 mars janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  167 hektarë. Këtë situatë ai e ka cilësuar të pazakontë, ndërsa shton se të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe  pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë  të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut”, tha Çako.

Ai shtoi më tej se autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit, ndërsa theksoi se

Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për  organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies . Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. Kërkojmë nga Policia e shtetit dhe Prokuroria  një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura duhet jo vetëm të angazhojnë kapacitete e tyre, por edhe të sensibilizojne e  ndjekin në kohë marrjen e informacionit në fazën fillestare të konstatimit të vatrës së zjarrit. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura të angazhojnë të  gjitha strukturat,institucionet, vullnetarët dhe komunitetin.”, u shpreh ai.

Mbledhja me dyer të mbyllura, zbulohet porosia e Bashës për deputetët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot Grupin dhe Kryesinë e Partisë Demokratike, nga ku mësohet se ka dhënë porosi për organizmin e protestave.

I pari i demokratëve ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme, nërsa u ka kërkuar detputetëve që të mos rrinë në kafene, por të takohen me qytetarët.

 

“Nuk dua të rrini nëpër kafe, vetëm takime intensive me qytetatët. Protestat të jenë sa me masive. Të gjithë strukturat të jenë të pregatitura per zgjedhje krahas organizimit te protestave.”, mësohet të ketë thënë Basha.

Rama hyri gabim në sfidën seksuale kur i tha Bashës, ‘lider pa hallate – Nga Artur ZHEJI

Në fjalimin e tij zgjedhor, mbasi na rrëfeu shëndetin e tij të mirë fizik, kryeministri shpalosi gjithë agresivitetin e tij shpirtëror, mendor dhe zemërak.
Renditi të vërteta, gjysëm të vërteta dhe si gjithmonë një sallatë frutash bajate me shumë gënjeshtra, kësaj rradhe më të përmbajtura se herët e tjera.

Vërtet Tirana sot, në disa pamje është mjaft më e jetueshme, porse jeta bëhet më interesante, kur del jashtë saj dhe të mendosh që ushtria e kullave shumëkatëshe, të porositura drejtëpërdrejtë nga ay, duhet akoma të na pushtojë.
Kjo është e ardhshmja e frikshme, që Veliaj, me Ramën kryeministër, do ta ketë të pamundur ta kundërshtojë dhe të drejtojë vrullin e investimeve në hekur dhe beton, drejt Paskuqanit, te Bulevardi i ri, për të krijuar aty, Tiranën e Re2.

Përtej kësaj, zemërata dhe zulma e vrerit ishte pjesa dërmuese e fjalës kryeministrore, ngjizur me helm të trashur gjarpri, të etur për revansh dhe hakmarrje, sepse punët e tij, nuk janë fare mirë. Dhe kjo është e dukshme dhe nuk mbulohet dot me mjegullën e fjalëve të tij, që ngjanin me një klithëm të papërmbajtur tërbimi, më shumë se sa me një arsyetim kryeministror.

Por pjesa më e ndjerë dhe më e përsosur në metafora, ngjyresa, kthesa, karambole, emfaza, gëlbaza, drithërima, hakërrime, paralajmërime, kërcënime, shpërfytyrime, erdhi te pjesa e spërkatjes me llum të Opozitës dhe të gazetarëve.

Lulëzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një “lider pa hallate”, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca “derra të shtrirë” nëpër studio televizive.

Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.
Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…

Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.

Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij… (a mos fjala “hallate” buron nga fjala “halle”? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?)
Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë.
Por kjo është një çështje tjetër…

360grade.al


Send this to a friend