VOAL

VOAL

Erion Veliaj iu përgjigjet 3 kërkesave të Edi Ramës, avokati Ndreca: M’i ka dhënë të shkruara në fletë ditari

Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, duke konfirmuar se ai është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas avokatit, ekzaminimi është kërkuar edhe në bazë të udhëzimeve të mjekut që ndjek procesin e rikuperimit të Veliajt.

Ndërkohë, Ndreca ka bërë të ditur se gjatë takimit, kryebashkiaku i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal. Në këto shënime, sipas avokatit, janë përgjigjet që ai i ka dhënë ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij – sipas kryebashkiakut me porosi të kryeministrit Rama – për heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe delegimi te Arbër Hajdari, pranimin e autorësisë së protestave studentore dhe të Flamingove, si dhe distancimin nga avokati Ndreca.

Avokati ka paralajmëruar se këto përgjigje do të bëhen publike.

Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:

“Dola nga takimi me Erionin.

  1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
  2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”Panorama

Marjana Koçeku: Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut – finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Koçeku e cilësoi situatën si një luftë mes dy figurave të së njëjtës forcë politike, duke u shprehur se nuk duhet të ketë ndërhyrje për të shpëtuar asnjërën palë.

“Situata është e qartë, të dy flasin nga burgu, por njëri është brenda dhe tjetri jashtë burgut. Ka një luftë mes tyre dhe mendoj se duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin. Nuk kemi pse shpëtojmë asnjërën palë, por t’i lëmë në këtë rrugëtim që kanë nisur dhe që nuk ka shenja të kthehet pas”, u shpreh ajo.

Sipas Koçekut, përplasjet dhe ndarjet brenda Partisë Socialiste ishin të pritshme dhe zhvillimet e fundit mund të shkaktojnë një efekt zinxhir, duke sjellë skizma të tjera në radhët e kësaj force politike.

“Ishte e pashmangshme që do të kishte skizma të tilla politike. Një e tillë ishte në PS edhe kur u largova unë dhe pritet të ketë një ‘butterfly effect’ në vijim. Kjo që ndodhi pritej dhe besoj se do të zgjasë në kohë. Efektet e asaj që po ndodh do të ndikojnë edhe në krijimin e skizmave të tjera në PS”, deklaroi Koçeku.

Ajo parashikoi se zhvillimet mund të çojnë në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur këtë përfundim edhe me kërkesën e protestuesve.

“Finalja besoj është ajo që po kërkojnë edhe protestuesit, dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk mendoj se është çështje dëshire, por është e qartë. Rama nuk është politikani që pranon dorëheqjen dhe nuk do të donte të largohej nga posti, por situata do të vijë e tillë sa nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Koçeku foli edhe për vendimin e saj për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe për të vijuar si deputete e pavarur, duke sqaruar se shkëputja nga anëtarët e grupit ishte një zgjedhje personale.

“Që kur kam vendosur të largohem nga grupi i PS-së dhe të jem deputete e pavarur, ka qenë vendim imi personal që të shkëpus marrëdhëniet me anëtarë të grupit të PS-së. Nuk kam qenë shumë fanse e miqësisë në politikë, sepse nuk besoj fort te ajo, por ka qenë edhe një kohë e shkurtër kur kam qenë pjesë për të krijuar diçka”, u shpreh Koçeku. gsh

Erion Veliaj me dëmtime, kryebashkiakun e çojnë në sektorin spitalor të burgut

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në Fier në sektorin spitalor, që gjendet në të njëjtin burg.

Zhvendosja e Veliaj ndodhi pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ankesave të kryebashiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore, pasi ai ka dëmtime në këmbë që i ka marrë në burgun e Durrësit.

Kujtojmë që Erion Veliaj u transferua nga paraburgimi në Durrës drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier.

Pas këtij transferimi, Veliaj publikoi një letër të shkruar me dorë, përmes së cilës ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Sipas versionit të Veliajt, ministri Gogu e kishte vizituar në burg, në orët e vona të mbrëmjes së 30 tetorit 2026, dhe gjatë takimit i kishte përcjellë një mesazh në emër të kryeministrit.

Në letrën e tij, kryebashkiaku pretendon se i janë komunikuar tri kërkesa kryesore:

1-Të pranonte përfshirjen në organizimin ose financimin e protestave të njohura si protestat e “Flamingove” dhe studentëve, në të kundërt do të përballej me akuza të tjera dhe me një dënim që, sipas pretendimit të tij, mund të shkonte deri në 100 vite burg.

2-Të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe t’ia delegonte kompetencat Arbër Hajdarit.

3-Të ndërpriste konsultimin dhe bashkëpunimin me avokatin e tij, Plarent Ndreca.

“Protestat do kenë kulminacion më të madh”, Koçeku tregon bisedat me ndërkombëtarët: Ata po monitorojnë situatën, mbështesin çdo rrymë demokratike

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e ftuar në emisionin Prime News24 foli edhe për takimet që ka pasur me diplomatë ndërkombëtarë.

Koçeku u shpreh se ndërkombëtarët janë duke e monitoruar situatën me kujdes. Ajo shtoi se diplomatët mbështesin çdo rrymë demokratike në vend.

“Që kur kam dhënë dorëheqjen si deputete e PS, kam pasur takime me diplomatë të huaj, edhe në Bruksel disa herë, por edhe me përfaqësitë diplomatike që janë në vendin tonë. Po monitorojnë situatën nga afër dhe me shumë kujdes, pavarësisht se pozita e tyre dhe gjuha diplomatike nuk ua lejon shpesh herë që të shprehen ashtu siç do të donim ne ose ashtu siç kemi ne pritshmëritë.

Ata mbështesin çdo rrymë demokratike, është sigurisht e tillë dhe kjo që po ndodh, por faktorët e dhunës shpesh herë dhe penalizojnë, për të pasur një mbështetje haptazi. E kam parë se kanë një qasje pozitive ndaj reagimit dhe tentativës për të krijuar një kulturë të re politike shqiptare, nëpërmjet kësaj lëvizjeje”, tha Koçeku.

Deputetja Marjana Koçeku vlerësoi se duhet një bashkim i madh opozitar, që të rrëzohet kjo qeveri. Sipas saj, protestat do kenë një kulminacion edhe më të madh.

“Thirrjet e sheshit janë kundër gjithë establishmentit që kanë qenë në pushtet për 36 vite. Bashkimi i të gjitha forcave opozitare do ishte tepër pozitive. Bashkimi nuk duhet të konsiderohet i pamundur. Kjo, sepse edhe vetë protesta përpara se të ndodhte, nuk e imagjinonim se do bëhej kaq e madhe. Kryeministri Rama do që të ketë përçarje, kjo i leverdis. Por duhet një bashkim i gjerë, që të jetë kundër kësaj qeverie në një front. Ajo që ndodhi në Serbi mund të jetë shembull edhe për Shqipërinë, patjetër, pavarësisht se atje ka një tjetër realitet. Ka një presion të tepruar ndaj protestuesve që të kenë version politik, sepse pesë muaj nuk janë shumë për të nxjerrë një përfaqësi. Besoj se protesta të bëhet akoma më e madhe. Do të kenë kulminacion më të madh”, u shpreh Koçeku.

Adriatik Lapaj: I qëndrojmë mbështetjes së kandidaturës së Binajt për Tiranën!

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, se partia që ai drejton i qëndron mbështetjes së kandidaturës së Florian Binajt për Tiranën.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: A mundet opozita të krijojë një front të gjerë? Ti ke qenë partizan i kësaj ideje. Kush është pengesë për bashkimin e opozitës?

Adriatik Lapaj: Ky është proces. Sigurisht që ligji elektoral nëse bëhet pa hile dhe demokratik, do të parashikonte koalicione parazgjedhore, barazinë e votës dhe do të krijonte kushtet e nevojshme për garë të ndershme, të lirë dhe të barabartë.  Pastaj si dhe qysh krijohen koalicionet, secili e vlerëson në momentin e duhur. Ajo që besoj fort, që në momentin në të cilin është Shqipëria, është moment që kërkon që egot të lihen mënjanë. Të kuptojmë se vendi ka nevojë për zgjidhje sot dhe jo pas 100 vjetësh. Partitë janë instrumente në funksion të atdheut. Nëse Shqipëria na shkon në konflikt civil, shkatërrohet gjithçka, çfarë vlere kanë pastaj partitë politike?

Ylli Rakipi: A e ke konceptuar, kuptuar, idenë e bashkimit të opozitës?

Adriatik Lapaj: Paradhoma e të gjithë ndryshimit është Kodi Zgjedhor.

Ylli Rakipi: Më konkretisht, janë përpara zgjedhjet lokale. A je për kandidat të përbashkët në Tiranë?

Adriatik Lapaj: Ne kemi marrë vendim vitin e kaluar që ka qenë kandidimi i zotit Binaj, përtej partive. E konsideruam shumë të rëndësishme Tiranën. Në këtë kuptim nuk kemi ndryshuar qëndrim për këtë.

Alban Dudushi: Për parimin apo për zotin Binaj?

Adriatik Lapaj: Për të dyja pasi zoti Binaj ka dalë nga parimi.

Alban Dudushi: Berisha po flet për kandidat të PD.

Adriatik Lapaj: Ky është problem që i përket PD. Vjet u propozua kandidat i përbashkët. Ne vumë një kusht, duhet të jetë përtej një subjekti. Doli Binaj, shprehu vullnetin dhe mori konsensusin. Ne i qëndrojmë atij vendimi.  Ka një arsye pse nuk e kemi ndryshuar qëndrimin, nuk mund të presim në besë një qytetar të angazhuar.

alban Dudushi: Po studentet dhe protestuesit?

Adriatik Lapaj: Për këtë jemi të hapur, por po themi se çfarë qëndrimi kemi deri tani.

Av. Lulzim Tanushi u ka dhënë mbështetje ligjore falas mbi 50 protestuesëve të arrestuar nga policia sepse i bashkon e njëjta kauzë

Në komunikimin me Voal.ch në lidhje me ndihmën ligjore që ju jep falas protestuesëve, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe apeli që i drejton policisë, kemi këtë prononcim të Av.Lulzim Tanushit :

“Mbështetjen per protestuesit e kam nisur qe ne fillim të arrestimeve me daten 2 Korrik. Qe ne ditën e 3 kur nisi revolucioni Flamingom kam dalë vetë duke protestuar dhe ndihma ligjore prej meje per protestuesit ka qenë pa dallim aty dhe pa pagese per te vetmen arsye se na bashkon kauza e përbashkët dhe une ate kauzë e kam te shenjte. Une aty kam dalë se dua te ndryshojmë sistemin

Per mua kushdo që ka protestuar i jam mirënjohës sepse ndajmë njëjtën qëllim (flas ne parim se ka dhe aty njerez qe nuk kane interes per ndryshim sistemi as per te rrezuar kete qeveri)

Unë jam për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, si dhe për ndryshimin e sistemit rajonal proporcional aktual në proporcional kombëtar me lista te hapura, me formulën D’Hondt me prag 2 ose 3%. Une jam per ndryshimin e Kushtetutës, veçanërisht pjesen e mandatit te KM, jo me shume se 2 mandate per te shmangur pushtetin absolut dhe autoritar marrë dhe kontekstin historik dhe zonën ku jemi (mendesi ballkanase), dhe per mos me forcuar lidhjet e pushtetit ekzekutiv me grupe qe punojnë kundra interesit te kombit, ashtu sikurse dhe per mos lejuar qe pushteti ekzekutiv prej kreut te saj te dehur nga pushteti por dhe te kompromentuar te mos degradojnë ne piken qe te kapin pushtetet e tjera, sikurse po ndodh, dhe KM mos te mbaje peng te ardhmen e kombit per hallet e tij personale dhe as mos te shesë interesat strategjike te kombit. Ndër të tjera ndryshime ne Kushtetute është imuniteti i zyrtarëve të lartë si Kryeministër, ministra apo deputet, të balancohen kompetencat e presidentit, mënyra e zgjedhjes së tij, qe mos kemi nje president qe nuk shërben per asgje apo te jete i padobishëm ne rast krize politike, si dhe të përfshihet pjesa e referendumeve, si mekanizmi më drejtpërdrejtë i demokracisë. Këto janë disa prej elementëve domosdoshëm dhe mbi të gjitha të panegociueshëm që duhet të ndryshohen.

Ky ndryshim është thembra e Akilit sepse na eshte marre sovraniteti peng… sot nuk kemi perfaqesim real te vullnetit popullit…. askush nuk perfqesohet

E kam të rëndësishme te them pse jam ne proteste dhe pse kam suportuar protestën dhe protestuesit

Une aty s’jam pa qëllim, une jam per ndryshimin e sistemit me pika konkrete.

Deri tani kam mbështetur mbi 50 protestues, i ndjek procedurat deri në fund që nga arrestimi. Kemi disa vendime ku jane shpallur arrestimet e paligjshme. Kemi bere ankime ne apel per vendimet e tjera e tani jemi duke pritur.

Policisë i bën apel te respektojë vetem ligjin, të mos japin asnje urdhër paligjshëm, te mos i bindet asnje urdhëri te paligjshëm dhe zinxhiri komandues mos japë urdhëra të paligjshëm pasi nuk i përjashton nga përgjegjësia ligjore zbatimi urdherave të paligjshëm… Te referojnë dhe të dalin publikisht si sinjalizues nese jane urdhëruar ose jane ne dijeni te shkeljeve masive te ligjit, sepse aty ku punojnë eshte bere praktikë paligjshmeria, pasi kane mbrojtje ligjore si dhe në momentin qe ndalojnë dike dhe e neutralizojnë mos te ushtrojnë dhunë, asnje formë dhune, por te respektojnë te drejtat ligjore te tyre.”

 

Dokumenti: Veliaj i drejtohet gjykatës: Transferimi në Fier me urdhër personal të Ramës. Hetojeni çfarë ka…

Është shtyrë për më 17 nëntor ora 10 seanca për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë për shkak të mungesës së disa avokatëve.

Gazetari Fatjon Gjinaj njofton se gjykata lexoi shkresën e Erion Veliaj të nisur nga paraburgimi i Fierit.

“Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruar me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishjes së rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”

Gjykata relatoi se burgjet nuk e kanë vënë në dijeni për transferimin drejt Fierit. Gjykojmë se nuk është kompetencë e jona, sa i takon pretendimeve se transferimi është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të ndjek rrugën institucionale, nuk është objekt i këtij gjykimi. I takon organeve kompetente të verifikojnë pretendimet e tij.

Letra e Veliajt:

Image

Image

“I shkoi në orën 22:30” Takimi mes Veliajt dhe ministrit Gogu në burg, Ndreca jep detaje: Biseduan 1 orë e gjysmë në zyrën e drejtorit!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar për mediat pas shtyrjes së seancës gjyqësore, ku Veliaj nuk ishte i pranishëm.

Ndreca ka folur edhe për takimin mes Veliajt dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut.

Sipas avokatit, ministri ka shkuar për të takuar Veliajn rreth orës 22:30 dhe ka qëndruar me të për rreth një orë e gjysmë në zyrën e drejtorit të burgut.

Ai theksoi se Veliaj nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për të takuar ministrin, ndërsa shtoi se nëse Gogu kishte si qëllim inspektimin e kushteve në institucionin e vuajtjes së dënimit, duhej ta kryente këtë detyrë në mënyrë zyrtare dhe i shoqëruar nga inspektorët përkatës.

“Nuk ka kërkesë nga Veliaj për ta takuar Gogun. Ai nuk mund të shkojë në orën 22:30 të darkës. Nëse do të shkonte për zbatimin e detyrës, duhet të shkonte në mënyrë zyrtare, jo të takonte për një orë e gjysmë një person nën hetim në zyrën e drejtorit të burgut. Nëse ka qëllim të inspektojë kushtet në burg, duhet të shkojë me inspektorë”, u shpreh Ndreca. bw

Reportazhi i ‘Channel 5’: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, e akuzojnë se është nën ndikimin e krimit! Koçeku: Banorët nuk janë pyetur kurrë për projektet

Në një reportazh të ‘Channel 5’ me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, ku u trajtua gjerësish protestat e Flamingove, foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili u vu në vështirësi kur u pyet në lidhje me akuzat për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Madje ai braktisi edhe intervistën.

Po në atë reportazh foli edhe deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e cila komentoi projektin e Zvërnecit.

Koçeku thekson se bëhet fjalë për një çështje me rëndësi kombëtare, pasi Zvërneci është një zonë e mbrojtur me vlera të jashtëzakonshme mjedisore, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin e Mesdheut.

Po ashtu, deputetja Koçeku ka ngritur edhe shqetësimin e moskonsultimit me qytetarët për projektet me rendesi kombetare.

“Kjo po ndodh në Zvërnec, bëhet fjalë për një çështje me rëndësi kombëtare, që lidhet me një zonë të mbrojtur, një zonë me rëndësi të veçantë mjedisore jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë Mesdheun. Kjo zonë karakterizohet nga një biodiversitet unik dhe habitate të veçanta që strehojnë specie të rrezikuara. Pra, e gjithë kjo po ndodh në një hapësirë ​​kaq të veçantë, e cila përmban monumente natyrore për krijimin e të cilave janë dashur shekuj, por që tani gjendet papritur nën presionin e investitorëve të huaj, pa u marrë fare mendimi i njerëzve”, ka deklaruar deputetja. Panorama

Sondazhi i Noto: Opozita mund PS në Tiranë. Ja shifrat…

Opozita mund Partinë Socialiste në Tiranës. Këto janë të dhënat e nxjerra nga një sondazh më i fundit i bërë për llogari të Syri-t.

Sondazhi tregon të dhëna interesantë të rritjes së partive opozitare, ku duket qartë se Partia Demokratike me koalicionin e saj, së bashku me partitë “Shqipëria Bëhet” dhe partia “Mundësia” janë fituese në Tiranë me 48.5%, kundrejt 42% të Partisë Socialiste.

 

Prej muajsh, Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë politike, ndërsa mijëra nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe pedagogë universitetesh janë ngritur në protesta dhe revoltë kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestës i është bashkuar edhe Partia Demokratike dhe forca të tjera politike.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të pranuara nga të gjitha palët.

Në këtë klimë të tensionuar politike, kompania e njohur italiane e sondazheve, “Istituto Demoscopico”, e njohur edhe si “NOTO”, ka realizuar një sondazh ekskluziv për SYRI-n, ku ka pyetur qytetarët se për cilën parti politike do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin ditën kur ata janë intervistuar.

Sondazhi është realizuar në periudhën 18–27 tetor 2026, në një kohë kur vendi po përjetonte protestat dhe revoltën studentore, si dhe përshkallëzimin e krizës politike. Kampioni i sondazhit përbëhet nga 2,000 qytetarë të intervistuar. Nga përpunimi i të dhënave është evidentuar mbështetja për partitë politike opozitare dhe partinë në pushtet. Marzhi i gabimit të sondazhit është plus/minus 3.3%.

Sipas rezultateve të sondazhit të realizuar nga NOTO për SYRI-n, mbështetja për partitë politike paraqitet si më poshtë:

•          Partia Socialiste e Shqipërisë: 42%

•          Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike: 37.5%

•          Partia Mundësia: 6%

•          Nisma dhe Shqipëria Bëhet: 5%

•          Lëvizja Bashkë: 4%

•          Koalicioni i Djathtë për Zhvillim (DZH): 2%

•          Partia Socialdemokrate: 1.5%

•          Koalicioni Euro-Atlantik (KEA): 1%

•          Lëvizja Atdheu (LA): 0.5%

•          Partia Aleancë Kombëtare Shqiptare: 0.3%

•          Partia Aleanca për Demokraci dhe Drejtësi (ADR): 0.2%

Image

 

Ndreca: Veliaj është i bindur që pas arrestimit të tij qëndron Edi Rama

TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se pas arrestimit dhe situatës së krijuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës qëndron kryeministri Edi Rama. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” nëse Veliaj ka dyshime se pas arrestimit të tij qëndron Rama, Ndreca u përgjigj shkurt: Po.

Avokati argumentoi se dyshimet e tij lidhen me zhvillimet gjatë gjithë procesit, duke veçuar si provë sjelljen pas transferimit të Veliajt dhe qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë. I pyetur nëse ekziston një konflikt mes Erion Veliajt dhe ish-zv.kryeministres, Belinda Ballukut, Ndreca u shpreh se nuk ka informacion për një përplasje mes tyre.

Avokati foli gjithashtu për ndikimin që situata e krijuar mund të ketë në të ardhmen politike të Veliajt brenda Partisë Socialiste. Ai tha se nuk ka informacion se cili do të jetë qëndrimi i tij politik në vijim, pasi nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

Megjithatë, Ndreca e cilësoi situatën si një moment tronditës edhe për të si socialist, duke kujtuar se Veliaj vijon të jetë anëtar i Kryesisë së PS-së, drejtues politik i qarkut Tiranë dhe kryetar i PS-së së Tiranës. Ai theksoi se nuk mund të parashikojë se si do të sillet Veliaj politikisht në vijim, pasi nuk kanë pasur komunikime për këtë çështje.

Pjesë nga intervista: 

Gazetari Blendi Fevziu: A ka dyshime Veliaj që mbas dënimit, mbas arrestimit i qëndron Rama?

Ndreca: Sapo e thashë po.

Gazetari: Po. Ku i mbështet këto dyshime?

Ndreca: Këto janë dyshime të gjithë procesi dhe prova fundore është sjellja mbas transferimit dhe sjellja e ministrit të Drejtësisë, i cili ka thënë hapur.

Gazetari: A ka një konflikt mes Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut?

Ndreca: Nuk kam informacion që ka një konflikt.

Gazetari: Ndërkohë, cili do të jetë qëndrimi i Veliajt, se ju ndoshta se dini, nga qelia në raport me të qenit një prej drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste? Është kryetar i Bashkisë së Tiranës i zgjedhur dhe anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i lartë i Partisë Socialiste. Cili do jetë vijimi i mëtejshëm i tij?

Ndreca: Nuk kam një informacion se çfarë sjellje politike do ketë në vijim zoti Veliaj, por ajo që mund të them është që kjo, kjo situatë apo ky moment është vërtet një moment tronditës edhe për mua si socialist dhe për një prej personave që ne bashkë kemi qenë shpesh në debate ku unë kam mbrojtur PS.

Gazetari: Po, ju e keni mbrojtur kauzat e PS-së edhe kur kanë qenë pak të pambrojtshme, po.

Ndreca: OK, ky është diskutim tjetër, por unë kam qenë këtu për të mbrojtur Partinë Socialiste, pra jam përfaqësues i Partisë Socialiste, kam qenë deputet i Partisë Socialiste dhe realisht është një moment tronditës si për mua si socialist, jo vetëm si avokat i zotit Veliaj, por sigurisht edhe për zotin Veliaj, i cili është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste sot që flasim, është drejtuesi politik i qarkut Tiranë sot që flasim dhe është kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës sot që flasim, përveç se kryetar i Bashkisë së votuar nga socialistët e Tiranës. Dhe për rrjedhojë, patjetër që do ketë efekte edhe në sjelljen politike të zotit Veliaj. Se si zoti Veliaj do komportohet në vijim, nuk kam informacion, se s’kemi folur./Dosja.al

Ndreca: Ka dëshmitarë që Rama i kërkoi Veliajt t’ia delegonte detyrën Arbër Hajdarit

Erjon Veliaj dhe Arbër Hajdari

TIRANA- Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj thotë se takimi mes Gogut dhe Veliajt është zhvilluar në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit dhe ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

“Ka shkuar pasi kam takuar unë Veliajn. Ka shkuar në orën 10:30 të natës. Nga ajo që deklaron, tregon se ka shkuar në ushtrim të detyrës sime si ministër dhe si mik. Ushtrimi bëhet në mënyrë normale të premten, pas orarit zyrtar, në darkë dhe në mënyrë të fshehtë. S’ka arsye për t’u fshehur, jo për Veliajn që ka qenë miku i tij, por për çdo të paraburgosur që e vlerëson ta takojë.

Sipas asaj që më tha Veliaj, kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë te zyra e drejtorit, vetëm. Unë besoj që kushtet shikohen në zyrën e drejtorit të burgut. Gjithë çfarë ka ndodhur aty përmblidhet. Ne kemi thënë vetëm kërkesat që Gogu ka bërë”, tha Ndreca në emisionin “Opinion”.

Ndreca thotë se Veliajt i është kërkuar dorëheqja nga bashkia e Tiranës dhe detyrën t’ia delegojë Arbër Hajdarit. Ai shton se këtë rast, ka dhe dëshmitarë.

“Deri tani, sot, Veliaj e ka ftuar publikisht Ramën të nxjerrë faktin ku bazohet kjo. Të pranojë një gjë që nuk e ka bërë. I është kërkuar të japë dorëheqjen. Veliaj është i zgjedhur me votë dhe ka përgjegjësi kushtetuese. I është kërkuar t’ia delegojë bashkinë Arbër Hajdarit. Ka dëshmitarë edhe për këtë çështje. I është kërkuar nga Rama Veliajt”, tha Ndreca.

Një ndër kërkesat që Gogu i ka ëbrë Veliajt, është dhe largimi i Ndrecës si avokat mbrojtës. Ish-deputeti zbulon dhe disa komunikime me kryeministrin Edi Rama, për të cilat thotë se kanë qenë të tensionuara e kanë shkuar deri në ofendime.

“Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama.

Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca.

Plerent Ndreca sqaron se kryebashkiaku Veliaj nuk ishte kundër transferimit nga paraburgimi i Durrësit në Fier, por se nuk i është në dispozicion vendimi ku sqarohen dhe arsyet e transferimit.

“Askush nuk është ankuar se duhet të qëndrojë në Durrës. Autoritetet, kur të marrin një vendim, duhet të të njohin me vendimin dhe me argumentin se përse e kanë marrë këtë vendim. Ligji parashikon që i paraburgosuri duhet të qëndrojë pranë familjes, avokatit, gjykatës. Nuk i kemi arsyet e transferimit. Sekret është informacioni, jo vendimi. Nuk kemi vendimin”, tha Ndreca.

I pyetur nga gazetari Fevziu për krisjen e marrëdhënies mes Veliajt dhe Ramës, Ndreca përgjigjet se ka nisur së bashku me procesin ligjor kundër kryebashkikut. Ndreca shprehet se ndaj Veliajt ka persekutim politik me përfitues Edi Rama.

“Është një proces që lidhet me çështjen penale. Veliaj është i bindur që ka një persekutim politik, ku një ndër përfituesit e fshehtë është Edi Rama”, tha Ndreca. /tvklan.al

Gazetari amerikan pyet Ramën për Vlora Hysenin, kryeministri shmang përgjigjen: S’të takon ty të thuash kush është i korruptuar! Pse i përzien gjërat?

Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të tij gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5.

Gjatë bisedës, gazetari i kujtoi Ramës rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për lidhjet e dyshuara me Ergys Agasin. Sipas akuzave të prokurorisë, Hyseni kishte pasur komunikime të shpeshta me Agasin, i cili ishte në kërkim.

Callaghan e pyeti nëse Rama e konsideronte korrupsionin si çështje të përgjegjësisë individuale, duke sjellë si shembull edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

“Mendoj se nuk ju takon juve të thoni se kush është i korruptuar dhe kush nuk është”, iu përgjigj Rama.

Gazetari kundërshtoi, duke theksuar se nuk po i cilësonte personat si të korruptuar, por po ngrinte çështjen e përgjegjësisë individuale në rastet kur zyrtarët arrestohen apo dënohen për korrupsion. Në këtë moment, Rama e ndërpreu, duke e pyetur se cilët ishin personat për të cilët po fliste.

“Cilët janë këta njerëz të dënuar për korrupsion?”, pyeti kryeministri, ndërsa gazetari i solli në vëmendje investitorë strategjikë, ndërsa në pamje shfaqeshin edhe zyrtarëtë lartë të qeverisë, nën akuza nga SPAK, si Belinda Balluku, Arben Ahmetar, Saimir Tahiri, Alqi Ballako, Erion Veliaj, e të tjerë.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Këtu, në demokraci, ne gjykojmë faktet dhe individët. Nuk gjykojmë familjet.
Andrew Callaghan: Pra, mendoni se kjo është çështje e përgjegjësisë individuale, domethënë, nëse një person është i korruptuar, si për shembull kryetari i Bashkisë së Tiranës?

Edi Rama: Mendoj se nuk ju takon juve të thoni se kush është i korruptuar dhe kush nuk është.

Andrew Callaghan: Unë nuk po them se kush është i korruptuar.

Edi Rama: Po, këtë po bëni.

Andrew Callaghan: Po them se nëse një person arrestohet për korrupsion, për shembull, kreu i Shërbimeve të Inteligjencës Speciale u arrestua më pak se dy javë më parë, pasi kishte…

Edi Rama: Nuk e kuptoj pse i përzieni gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në kosto?

Andrew Callaghan: Po i përgjigjem asaj që thatë ju. Nuk po i quaj njerëzit të korruptuar. Po them se, për njerëzit e dënuar për korrupsion, ju mendoni se është më shumë një çështje e përgjegjësisë individuale.

Edi Rama: Cilët janë këta njerëz të dënuar për korrupsion?

Panorama

Kërcënimet e Ramës në qeli përmes Toni Gogut- “Kam shumë herë më tepër dinjitet se kryeministri!” – Reagon Erion Veliaj: E sfidoj të nxjerrë prova që kam organizuar protestat! Ndryshe ik!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, si dhe pretendimeve për një mesazh të përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate, Veliaj mohon pretendimet se ka organizuar apo financuar protestat, ndërsa thekson se nuk pranon të cenohet dinjiteti i tij, pavarësisht kufizimeve të lirisë që po përjeton.

Ai ka publikuar edhe një letër, për të cilën thotë se është shkruar me dorën e tij dhe që, sipas tij, përmban të vërtetën e takimit me ministrin Toni Gogu, të premten në orën 22:30.

Në këtë letër, Veliaj pretendon se Gogu i ka përcjellë disa kërkesa të kryeministrit Rama, të lidhura me protestat, mandatin e kryebashkiakut dhe marrëdhënien e tij me ish-deputetin Plarent Ndreca.

Sipas shënimeve të publikuara nga Veliaj, Rama i ka kërkuar të pranojë përfshirjen në protestat e njohura si “Flamingot” dhe ato të studentëve, duke e paralajmëruar se në të kundërt mund t’i shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues”. Gjithashtu, sipas tij, i është kërkuar të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegojë drejtimin Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohet më me Plarent Ndrecën.

Veliaj i ka bërë thirrje kryeministrit të publikojë qoftë edhe një provë të vetme për pretendimet se ai ka organizuar apo financuar protestat.

  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi i Erion Veliajt:

“Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Ndryshe ik!”

Letra e publikuar nga Erion Veliaj:

E premte, ora 22:30

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

Studentët refuzojnë dialogun, vulosin stolin e gurtë të Ramës me mbishkrimin “Dorëheqje!”

Studentët u mblodhën edhe sot para Kryeministrisë në protestën e radhës të tyre kundër qeverisë Rama.

Ata refuzuan edhe një herë dialogun me kryeministrin, të kërkuar nga ky i fundit çdo ditë me stolin e gurtë para godinës. Panorama

“Hera e fundit që të drejtohem si babai yt politik”- Toni Gogu i çon Erion Veliajt kërcënimet e Ramës: Dorëzo urgjentisht mandatin ose kalbesh në burg. Do të orientoj SPAK-un!

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca konfirmon për Gazeta Shqiptare se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka zhvilluar një vizitë urgjente në burgun e Fierit. Vizitë e cila nuk figuron e regjistruar në fletoren e burgut. Bëhet me dije se Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë atë mbrëmje kur mbërriti në ambientet e burgut.

Në një bisedë mes të dyve në dhomën e izolimit të Veliajt, ministri i Drejtësisë i ka përcjellë porosit ë dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama.

Gogu i ka thënë Veliajt se kishte disa gjëra që ishte i detyruar t’ia përcillte.

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

“Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”.

Ndërkohë, mësohet se Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se; “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Ngjarja është zhvilluar brenda pak minutash. Vetëm mëngjesin e sotëm, Veliaj ka mundur të kontaktojë avokatin e tij, Plarent Ndreca, duke ndarë me të edhe detajet e vizitës. Sipas pretendimeve të bëra, ngjarja ngre pikëpyetje jo vetëm për rolin e ministrit të Drejtësisë, i cili akuzohet se ka përcjellë mesazhin, por edhe për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit ngrihen akuza për përdorimin e emrit të SPAK-ut në kontekstin e presioneve ndaj kryebashkiakut i cili mbahet pas hekurave prej datës 10 shkurt 2025.

——–

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30�
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

 

‘PD duhet në shesh të bëjë opozitë’- Aktivistja Eva Pango: Për largimin e Ramës, të gjithë bashkë si në një vaki…

Eva Pango, aktivistja e goditur me predhë shotgani në kokë nga policia, gjatë protestave studentore para Kryeminsitrisë, ku si pasojë ndejti 12 ditë e shtruar te Spitali i Traumës me pasoja serioze për jetën duke pësuar thyerje të kafkës, ishte e ftuar në Kafe Shqeto në SYRI TV me Flavio Qarrin në një intervistë ekskluzive, ku ka folur për incidentin e fundit në protestën kombëtare të studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Aktivistja Pango theksoi se Partia Demokratike dhe partitë aleate të opozitës, duhet të jenë në shesh krah protestueve, pasi për atë punë paguhen nga qytetarët, të bëjnë opozitë.

Duke argumentuar se në këtë moment kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, nuk ka vend për përjashtime të asnjërit prej faktorëve, sidomos atyre institucional, që të realizojnë objektivin kryesor, në një kohë kur institucioni i Avokatit të Popullit, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, nuk po e bën detyrën që i takon me ligj, të mbrojtjes së qytetarëve nga dhuna policore.

Sipas aktivistes Pango, nëse duhet t’i përdorim në të mirë tonë institucionet, duhet të bashkëpunojmë me opozitën.

‘Të bëjmë një vesh shurdh dhe një sy qorr, si për vakitë familjare siç kemi edhe njerëz që nuk na pëlqejnë të gjithë njerëzit, edhe njerëz që nuk flasim por i pranojmë aty afër nesh për një vaki. Vakia është varrimi politik i kryeministrit Rama i cili në kuptimin politik është me një këmbë në varr. Edhe me hasmin do ulemi’, u shpreh Pango.

Intervista ekskluzive në studio:

Qarri: Nuk e di se çfarë ishte ajo situata të shtunën në protestë?

Pango: Mua nuk më pëlqeu, se nuk ishte tamam përçarje, ishte moskoordinim. Është një moment që secili duhet të heqi dorë nga protagonizmat. Tani është momenti që të gjithë t’i lëmë mënjanë dhe për atë pikën e parë që të gjithë na ka bërë të mblidhemi në shesh, që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të bëhemi të gjithë faktorët opozitarë bashkë. Nuk na pëlqen? Dhe mua nuk më pëlqen. Por në këtë rastë, nëse flasim për ndryshime sistemi nuk bëhet dot me këngë dhe me valle dhe mënyra paqësore sepse unë paguaj taksa për disa institucione që nuk më përgjigjen fare. Psh. Avokati i Popullit, reagoi pas 3 javësh. Pse reagon pas 3 javësh? Çfarë bërë deri tani? Në kulmin e protestave, në rastin tim dhe në rastet e tjera. Ku ishte? Ta them unë ishte në Australi me pushime. Është kthyer tani dhe thotë në një video që më bezdisët mua tani se jam me prindërit. Edhe? Të gjithë kemi prindër, por ke marr post Avokat Populli dhe do mbrosh të drejtat e njerëzve, falës. Se paguesh nga taksat e mia dhe taksat e të gjithë njerëzve. Tani më thuaj me mënyrë paqësore do të protestojmë në këto lloj institucionesh që nuk bëjnë detyrën?

Në qasjen tjetër, nëse duhet t’i përdorim në të mirë tonë institucionet, të bashkëpunojmë me opozitën. Të bëjmë një vesh shurdh dhe një sy qorr, si për vakitë familjare siç kemi edhe njerëz që nuk na pëlqejnë të gjithë njerëzit, edhe njerëz që nuk flasim por i pranojmë aty afër nesh për një vaki. Vakia është varrimi politik i kryeministrit Rama i cili në kuptimin politik është me një këmbë në varr. Edhe me hasmin do ulemi. Sepse armiku i armikut tim është miku im. Sipas qasjes sepse unë nuk e kam pasur asnjëhere armin Partinë Demokratike. Duhet ta sqarojmë një gjë për publikun.

Partitë politike financohen nga shteti me ligj, pra dhe unë ti e çdo kush paguajmë taksa edhe për partitë politike. Në këtë rast duke qënë se Partia Demokratike është në opozitë, paguajmë taksa që Partia Demokratike të bëjë opozitë. Pra Partia Demokratike nuk ka rëndësi nëse më pëlqen mua apo s’më pëlqen mua, të pëlqen ty apo s’të pëlqen ty, duhet të jetë në shesh, dhe të bëjë opozitën, të vijë me një këmbë.

Rikthehet llogaria e News24 në Instagram! Profili zyrtar dyshohet se u sulmua për shkak të pasqyrimit të protestave studentore. META po heton rastin

Llogaria zyrtare e News24 në Instagram është rikthyer në funksion, pas një ndërprerjeje që e bëri atë të paarritshme për ndjekësit për 3 ditë. Rikthimi u bë i mundur pas punës intensive dhe pa ndërprerje të ekipeve të IT, në bashkëpunim me përfaqësuesit e META-s.

Ngjarja vjen në një periudhë kur profili i News24 kishte shënuar shifra të konsiderueshme të audiencës, duke arritur në 274 milionë shikime gjatë ditëve të fundit të raportuara. Përmes kësaj llogarie, televizioni ka pasqyruar në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet politike dhe protestat masive të muajve të fundit, si dhe protestat studentore që kanë dominuar aktualitetin në ditët e fundit.

Dyshimet janë se ndërprerja e llogarisë mund të ketë lidhje me pasqyrimin mediatik të protestave dhe zhvillimeve të fundit në vend. META po heton rastin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur me llogarinë zyrtare të News24.

News24 falënderon të gjithë ndjekësit për mbështetjen dhe interesimin gjatë kësaj periudhe.

WhatsApp Image 2026-11-02 at 10.48.55

 

Studentët ia ‘gdhendin’ Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur çdo mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, duke vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi tavolinën e gurtë përpara godinës së Kryeministrisë.

Por përgjigjja e qytetarëve që vijojnë protestën mbetet e njëjtë: “Dorëheqje!”

Kësaj here, protestuesit kanë zgjedhur t’ia bëjnë të qartë qëndrimin e tyre duke shkruar mesazhin e mbi tavolinën e gurit, e cila prej ditësh është kthyer në simbolin e përpjekjeve të kryeministrit për të hapur një tryezë bisedimesh me të rinjtë.

Ftesat e përsëritura të Ramës nuk kanë gjetur deri tani përgjigje pozitive nga protestuesit. Ata këmbëngulin se nuk pranojnë të ulen në dialog me kryeministrin, dhe se kërkesa e tyre kryesore është largimi i tij nga pushteti.

Fillimisht, para Kryeministrisë u vendosën karrige me mbishkrimin “Dialog”, të cilat u refuzuan nga studentët dhe pedagogët, që i hodhën në shenjë kundërshtimi. Më pas, Rama ndryshoi simbolikën, duke vendosur gurë dhe më vonë një tavolinë të gurtë përpara godinës qeveritare. sn

“Boll na bëtë për budallenj, sorra e korba”, protestuesja: Rama do të rrëzohet, mos sot, nesër! Na helmuan me lëndë kimike

Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit po menaxhon tubimet dhe duke akuzuar qeverinë për përdorimin e forcës ndaj qytetarëve, studentëve dhe të miturve.

Ajo ngriti pikëpyetje për përdorimin e dronit me vlerë 300 mijë euro, automjeteve të ujit dhe mjeteve të tjera të ndërhyrjes gjatë protestave. Protestuesja përmendi gjithashtu përdorimin e armëve të ftohta dhe të lëndëve kimike, duke pretenduar se këto të fundit kanë shkaktuar dëme edhe te vetë efektivët e policisë.

Sipas saj, Policia po përpiqet të largojë qytetarët nga rruga, ndërsa qeveria po shpërblen efektivët për ndërhyrjet ndaj protestuesve.

“Policia do që ne të largohemi. Por nuk është vepër penale droni 300 mijë euro, makinat e ujit që pamë dje, armët e ftohta të përdorura kundër fëmijëve, kur studentëve dhe minorenëve u thyhen këmbët, përdorimi i lëndëve kimike ndaj protestuesve? Helmet e përdorura janë edhe në dëm të policisë, por këta janë të paaftë dhe nuk e kuptojnë. U jep shpërblim policisë Rama që të dhunojnë protestuesit”, u shpreh ajo.

Në vijim, protestuesja deklaroi se qytetarët kërkojnë drejtësi dhe se nuk do të tërhiqen nga protesta. Ajo përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit, duke shprehur bindjen se qeveria do të rrëzohet.

“Boll na bëtë për budallenj, sorra e korba, boll ju dëgjuam. Ju ka ardhur fundi, mos sot, nesër ky do të rrëzohet. Ndaj ka marrë mjete të rënda. Po kërkojmë drejtësinë”, deklaroi protestuesja. gsh

Ballukut i zbulohet një kuti plot me euro tek vila luksoze në kompleksin “White Rocks”, në Dhërmi

SPAK i ka gjetur Belinda Ballukut tek vila luksoze në Dhërmi, një kuti e mbushur plot me euro. Tufa e kartëmonedhave 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK për vilën që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Dhërmi.

Fotoja është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë.

Bashkëshorti i pastrueses, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë, ndërsa transporti i tyre organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut.

Bëhet me dije se SPAK pretendon se edhe arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa të dhënat e telefonisë celulare tregojnë përdorimin e saj të vazhdueshëm që prej vitit 2019.

Vila, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë është sekuestruar me vendim gjykate.

Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë.

Mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.

Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përveç shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi. gsh

“Standard që vlen për çdo protestë” Avokati i Popullit: Dhuna duhet të jetë proporcionale, po verifikohen rastet e përdorimit të forcës si dhe identifikimi i punonjësve të policisë

TIRANË-  Avokati i Popullit ka kërkuar verifikimin e plotë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës së së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke theksuar se përdorimi i forcës duhet të jetë gjithmonë i domosdoshëm, i ligjshëm dhe proporcional. Gjatë monitorimit u konstatua përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion, ndërsa në komisariate u shoqëruan nëntë persona, mes tyre katër të mitur.

Institucioni ka rekomanduar hetimin e përdorimit të forcës nga ana e efektivëve të policisë, instalimin e kamerave për regjistrimin e intervistave në komisariate, dokumentimin e arsyeve të çdo shoqërimi dhe identifikimin e punonjësve të policisë përmes numrave në uniformë. Njëkohësisht, Avokati i Popullit u ka bërë thirrje qytetarëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës të paraqesin ankesa pranë institucionit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë, 1 nëntor 2026

Avokati i Popullit thekson se përdorimi i forcës nga policia duhet të përdoret vetëm kur është i domosdoshëm, i ligjshëm dhe proporcional. Ky standard vlen për çdo protestë.

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit filloi rreth orës 12:00 të së shtunës, 31 tetor 2026. Rreth një orë më vonë, situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Kostatuam përdorimin e gazit lotsjellës dhe të ujit me presion nga katër automjete të posaçme të policisë.

Grupi i monitorimit i Avokatit të Popullit inspektoi komisariatet nr. 1, 3 dhe 4 dhe mori informacion nga komisariatet nr. 2, 5 dhe 6. Gjatë protestës u shoqëruan nëntë persona: gjashtë në Komisariatin nr. 1 dhe tre në Komisariatin nr. 3. Katër prej tyre ishin të mitur. Katër të rriturit në Komisariatin nr. 1 deklaruan se ishin kalimtarë dhe nuk kishin marrë pjesë në protestë.

Dy të miturit në Komisariatin nr. 1 u intervistuan në prani të psikologut dhe të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe familjet e tyre u njoftuan. U konstatua sërish se në këtë komisariat nuk ka sistem audioviziv për regjistrimin e intervistave.

Për në vijim Avokati i Popullit rekomandon:

Verifikim të plotë të përdorimit të forcës, me vlerësim të domosdoshmërisë, ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të mjeteve, përfshirë gazin lotsjellës dhe ujin me presion.
Instalimin e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave.
Dokumentimin e arsyeve konkrete për çdo shoqërim, dhe informimin e çdo të ndaluari për arsyet e ndalimit.
* ⁠Identifikimin e çdo punonjësi të policisë në çdo kohë duke garantuar që uniforma përmban numrin e identifikimit.

Avokati i Popullit fton çdo person, i cili beson se të drejtat e tij janë shkelur gjatë protestës ose gjatë shoqërimit, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale./Dosja.al

FOTO-EKSKLUZIVE: Gjendet një kuti plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi. Dosja e SPAK…

 

Një fotografi ku shfaqet një kuti e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK për vilën që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Dhërmi.

Fotoja është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë. Sipas hetimeve, kutia me para dyshohet se është fotografuar brenda një vile, në kompleksin turistik në Dhërmi.

SPAK ka analizuar qindra komunikime telefonike të periudhës 2018-2025, të cilat, sipas prokurorëve, tregojnë se prona përdorej nga Balluku, megjithëse në dokumente rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare. Në dosje përmenden komunikime të shoferit, vartësve, punonjësve të pastrimit dhe administratorëve të kompleksit.

Ewdfwe
Ewdfwe

Bashkëshorti i sanitares, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë, ndërsa transporti i tyre organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut.

Prokuroria dyshon se edhe arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa të dhënat e telefonisë celulare tregojnë përdorimin e saj të vazhdueshëm që prej vitit 2019. Vila, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë është sekuestruar me vendim gjykate.

Komunikimet mes të afërmve të sanitares, ku përmendet Balluku

Një tjetër element i dosjes janë bisedat e gjetura në telefonin e vajzës së sanitares, M. Smone, me motrën e saj A. Smone, më 24 korrik 2022. Gjatë komunikimit, ato diskutojnë për udhëtimet drejt Dhërmiut dhe përmendin emrin e Belinda Ballukut.

Kur A. Smone shkruan “a veç për Belindën”, motra i përgjigjet: “Po, për Belindën”, duke vijuar më pas me diskutimin për ditët kur do të udhëtonin.

Në të njëjtën bisedë përmendet se të nesërmen do të niseshin nëna dhe babai, ndërsa vajza do të shkonte të mërkurën me të ëmën.

Policia përdor dronin për të hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, momenti kur rrëzohet

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

 

Siç shihet edhe në pamje, në një çast droni ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Menjëherë pas këtij momenti, forcat e Policisë kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve. Panorama

“Civilët më kanë goditur me leva hekuri”- I riu në protestë: Nuk largohemi derisa të dorëhiqet Rama, deri në vdekje këtu do na ketë

Një i ri pjesëmarrës në protestë ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai ka shprehur pakënaqësinë për situatën ekonomike, korrupsionin dhe atë që e cilësoi si dhunë të ushtruar ndaj protestuesve.

 

“Ne nuk do të bëjmë më prapa, do të ecim vetëm përpara. Ne duam dorëheqjen e Edi Ramës. Derisa ai të largohet, nuk do të ikim nga sheshi. Jemi kundër Ramës dhe kundër Berishës. Kauza jonë mbetet”, u shpreh i riu.

Ai theksoi se protesta lidhet me problematikat e shumta që po përballen qytetarët, duke vënë theksin te korrupsioni dhe vështirësitë ekonomike.

“Këtu ka vetëm korrupsion. Edhe 10 mijë euro rrogë të kesh, nuk të dalin. Si do t’i mbajë ky fëmijët deri në orën 5, kur nuk ka asnjë kusht?”, deklaroi protestuesi.

I riu ngriti gjithashtu akuza për dhunë nga ana e forcave të rendit, duke deklaruar se ishte goditur nga persona civilë me leva hekuri.

“Këta nuk janë policë, këta janë banda. Mua më kanë goditur civilët me leva hekuri”, tha ai.

Ai iu drejtua qytetarëve që nuk janë bërë pjesë e protestës, duke i ftuar të bashkohen në shesh.

“Kjo thirrje shkon për indiferentët. Të mblidhemi dhe ta përzëmë këtë. Deri në vdekje këtu do të na kenë. Nuk ka shans ta prishë protestën”, tha ai. Panorama

Studentët në kor: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

Studentët që po protestojnë kundër qeverisë te Ministria e Arsimit kanë artikuluar thirrje edhe në drejtim të opozitës, duke kundërshtuar praninë e përfaqësuesve të saj në tubimin e tyre.

 

“Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!” dhe “Opozitë e shitur”, janë thirrjet që studentët kanë lëshuar në kor, duke shprehur pakënaqësinë ndaj Partisë Demokratike dhe duke refuzuar përfshirjen e politikës në protestën e tyre.

Bashkimi i demokratëve me të rinjtë solli edhe përplasje mes turmës, pasi studentët refuzuan praninë e deputetëve apo figurave të tjera të partive politike.

Studentët shprehen se partitë politike, mes të cilave edhe PD-ja, po përdorin kauzën e tyre dhe po tentojnë ta paraqesin protestën si të tyren dhe jo si protestë të të rinjve. Panorama

Tensione në protestë, studentët nuk pranojnë simpatizantët dhe deputetët e PD

Studentët kanë lëshuar thirrje kundër Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të kësaj force politike, teksa ata po i bashkohen protestës studentore.

“Poshtë komunizmi!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!” janë sloganet që kanë brohoritur të rinjtë, duke përcjellë mesazhin e tyre kundër të dyja forcave politike.

Thirrjet vijnë në momentin kur demokratët po i bashkohen tubimit të studentëve. gsh

Nga Ram Geci, Arbër Abazi, Artan Sako te Paqësor Buzi dhe Ergys Verdho/ 31 të pandehurit e dosjes ‘Balluku’, korrupsion me tendera dhe pastrim parash

Në dosjen e Belinda Ballukut janë 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private. SPAK akuzon Arbër Abazin për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe.

Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe kompani të lidhura me ta.

Ndërsa Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën në White Rocks, në Dhërmi.

Të pandehurit e tjerë janë kryesisht ish-vartës dhe bashkëpunëtorë të Ballukut.

Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në tendera, ndërsa mbi 10 persona akuzohen për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogorasë, mes tyre edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.

Të akuzuarit e dosjes Balluku:

Belinda Balluku, shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie

Pandeli Carapuli, pastrim parash

Igli Tare Pastrim parash në 2 raste

Joana Bushi, pastrim parash

Arbër Abazi, korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

“Alko Impex General Construction”, korrupsion aktiv

Viola Haxhiademi, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Ergys Verdho, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Adja Strazimiri, shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

Anila Sulollari, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Paqsor Buzi, falsifikim dokumentesh disa herë

Artan Sako, falsifikim dokumentesh disa herë

Ram Geci, falsifikim dokumentesh disa herë

“Eurocol” sh.p.k, pastrim parash

Evis Berberi, shkelje në 9 tendera

Gentian Gjyli, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

Erald Elezi, shkelje në 3 tendera

Jetmira Dervishi, shkelje në tendera

Mirzeta Kashnica, shkelje në tendera

Jonida Çeçe, shkelje në 3 tendera

Adrian Kroi, shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

Denis Xhoshi, shkelje në 3 tendera

Klarita Konomi, shkelje në 1 tender

Miranda Shkurti, shkelje në 8 tendera

Genti Raça, shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

Eduart Agalliu, shkelje në 1 tender

Arbër Troka, shkelje në 2 tendera

Dhurata Lazaj, shkelje në 3 tendera

Nikollaq Mihali, shkelje në 3 tendera

Gëzim Noni, shkelje në 3 tendera

Arlinda Gordani, shkelje në 4 tendera.

gsh

Rama shpall Erion Veliajn “puçist”: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e tij nga pushteti dhe, pasi e syrgjynosi në burgun e Fierit, ka vendosur t’u mbyllë gojën edhe atyre pak socialistëve që guxuan të kërkonin shpjegime për trajtimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri i ka vënë kapak një herë e mirë debatit që sa po çelte brenda Partisë Socialiste pas transferimit të papritur të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Për Ramën, çështja nuk ka më të bëjë me të drejtat e një të paraburgosuri apo me ligjshmërinë e vendimit për transferimin e tij, por me një komplot kundër pushtetit, në krye të të cilit ai ka vendosur tashmë ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.

“Kam marrë informacione të sakta dhe të verifikuara që Erjon Veliaj ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe se ai ka financuar grupe njerëzish për të dalë në protestat e javëve të fundit” mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve në mbledhje.

Në sallë e kanë dëgjuar në heshtje. Disa prej tyre aspak të surprizuar për atë që po dëgjonin. Mësohet se Rama nuk u zgjat në fjalën e tij, se çfarë informacionesh ka marrë, kush ia ka siguruar dhe përse ato nuk janë bërë publike, por atyre që e dëgjonin u kërkoi heshtjen e plotë mbi këtë çështje.

“Nuk dua të dëgjoj më se ka të drejta apo se nuk ka të drejta Veliaj për trajtimin e tij në burgje” ka thënë Rama. “Kush merret me atë, është me atë” u ka vënë ai kapak diskutimeve, me një kërcënim që nuk linte shumë vend për interpretime.

Mesazhi ka qenë i shkurtër, por i qartë. Kush guxon të kërkojë shpjegime për Veliajn më tej, kush ngre dyshime për mënyrën se si po trajtohet, rrezikon të përfundojë në të njëjtën listë armiqsh.

Pas fjalëve të Ramës nuk pati asnjë diskutim të mëtejshëm. Edhe miqtë e dikurshëm të Veliajt preferuan të heshtnin në vend se të flisnin për puçistin e saposhpallur, Erjon Veliaj.

Paranoja e armiqve të brendshëm
Që Rama po po udhëheq përmes paranojave politike që karakterizojnë autokratët që ndiejnë se pushteti po u rrëshqet nga duart, kjo u duk nga mënyra se si ai i përshkruante pjesëmarrësit e protestatve javëve të fundit. Kryeministri gjeti armiq në të katër anët e botës, por edhe brenda vendit.

Në komplot ai përfshiu rusët e nxitur nga Putini, iranianët e republikës khomeiniste, Antifa që ka vënë të gjithë Europën në vështirësi, krimin e organizuar që sulmoi policinë, por edhe analistët e darkë, mediat, partitë e opozitës etj.

Erion Veliaj është thjesht personazhi i fundit i kësaj historie, në një listë që zgjatet sa herë që protestat marrin përmasa më të mëdha.

Sjellja e Ramës është tipike ajo e autokratëve paranojakë që nisin ta shohin çdo pakënaqësi si komplot, ndërsa njerëzit i ndajnë veçse në dy kategori; besnikë dhe armiq.

Zërat që pëshpërisin në veshin e Ramës
Por si të gjithë paranojakët e pushtetit, Rama ka edhe një veçori tjetër. Në jermin e tyre politik, ata kanë nevojë për dikë që u pëshpërit në vesh, që ua ushqen dyshimet, u tregon intrigën dhe u shërben si busull në betejat kundër komplotistëve. Këtë rol, në rrethin e ngushtë të Ramës, duket se e ka konsoliduar tashmë Belinda Balluku.

Më parë, Rama kaloi disa ditë rresht në shoqërinë e Belinda Ballukut, në takime kokë më kokë te Vila 31 në Tiranë. Këto takime që u zhvilluan në ditët e fundit të protestave, morën një domethënie të veçantë pas qëndrimit publik të Erion Veliajt në mbështetje të revoltës studentore, duke marrë shkas nga zhvillimet politike në Serbi dhe rënia e Aleksandër Vuçiçit.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkruajti Veliaj në Facebook.

Këto fjalë mjaftuan për ta rreshtuar Veliajn në radhët e tradhtarëve që po përpiqeshin ta rrëzonin nga pushteti. Teksti i shkurtër i shërbeu Ramës si një konfirmim për të gjitha thashethemet mbi lojën pas shpine të lali Erit që refuzonte ta lëshonte Bashkinë e Tiranës.

Jo më kot, Erjon Veliaj u zhvesh nga të gjitha privilegjet dhe u transferua me urgjencë, pa asnjë arsye zyrtare në një qeli në Fier, aty ku i qëndruan pranë disa të dënuar me burgim të përjeshtëm.

Dikur një prej njerëzve më të rëndësishëm të pushtetit socialist, një prej njerëzve më të përkëdhelur nga Edi Rama, ai nuk meritonte asnjë trajtim tjetër veçse atë që u përket grupeve puçiste. Dhe socialistët, admiruesit e zellshëm të partisë që deri dje i duartrokisnin të dy udhëheqësit në tribuna, sot duhet të bëjnë kujdes kur i përmendin emrin./ Lapsi.al/

Behgjet Pacolli hidhet në kundërsulm për të marrë kontrollin e plotë të Aeroportit të Vlorës, shkarkon administratorin e vendosur nga Valon Ademi

Behgjet Pacolli është hedhur në kundërsulm për të marrë kontrollin e plotë të Aeroportit të Vlorës duke shkarkuar administratorin e vendosur nga Valon Ademi.

Dokumentat zyrtare tregojnë se në 17 tetor Mabco ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë konccesionare VIA me një pikë të vetme në rendin e ditës; shkarkimin e administratorit Vegim Hoxha dhe zëvendësimin e tij me Eglantina Seferajn.

Mbledhja e asamblesë së ortakëve është zhvilluar në mungesë të plotë të përfaqësuesve të “2A Group”. Pasi ka konstatuar kuorumin, presidenti Emin Pacolli ka zyrtarizuar shkarkimin e Hoxhës dhe emërimin e Seferajt duke autorizuar juristët për të regjistruar urgjentisht vendimin në QKB.

Fillimisht QKB nuk e ka regjistruar ndryshimin e administratorit për mangësi në dokumentacionin e aplikimit të paraqitur nga Mabco. Por këtë të premte vendimi është pasqyruar në ekstraktin e shoqërisë VIA në QKB dhe nga sot administratori i VIA-s në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton Eglantina Seferaj.

Vegim Hoxha ishte emëruar si administrator i shoqërisë nga Valon Ademi, në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pasi gjykata kishte pezulluar votën e kompanisë ‘Mabco Constructions’ të Pacollit në shoqërinë koncesionare për shkak të skandalit Delphos.

Lojë shahu
Vendimi për shkarkimin e administratorit Vegim Hoxha nga Emin Pacolli u mor më datë 17 Tetor 2026, vetëm dy ditë pasi Vegim Hoxha kishtë bërë aplikimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të regjistruar shitjen e 47 për qind të aksioneve nga Mabco tek 2A group.

Ky aplikimin fillimisht u regjistrua nga QKB, 19 tetor. Por vetëm një javë më vonë, QKB e anulloi regjistrimin e shitjes me justifikimin se nuk ishte depozituar dhënia e pëlqimit nga BKT, duke i kthyer kuotat në gjendjen e mëparshme 98 për qind për Mabcon dhe 2 për qind për 2A Group.

Pas këtij vendimi të QKB, pronari i 2A Group Valon Ademi, deklaroi se pronësia e kuotave nuk caktohet me tituj lajmesh, por buron nga kontrata. Ai gjithashtu akuzoi se pas Behgjet Pacollit në aeroportin e Vlorës, qëndron dhëndri i ish presidentit të Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev.

Lufta juridike dhe korporative për aksionet e Aeroportit të Vlorës duket se do të vazhdojë gjatë në gjykata edhe pasi qeveria e ka zgjidhur konccesionin me VIA-n duke pritur tashmë vendimin e arbitrazhit për të shtetëzuar Aeroportin. gsh

“Të gjithë faktorët i ka kundër vetes, ka probleme të brendshme”- Ilir Kulla: Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nuk ka më çfarë t’i ofrojë Perëndimit për Ballkanin

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, komentoi zhvillimet politike në rajon dhe pozicionin e kryeministrit Edi Rama në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Kullës, Rama ka humbur ndikimin politik te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, çka ka dobësuar ndjeshëm rolin e tij në zhvillimet rajonale.

Ai bëri një paralelizëm me situatën në Serbi, duke u shprehur se ashtu si Aleksandër Vuçiç ka bashkuar faktorët kundër vetes, edhe Edi Rama ka krijuar një situatë ku shumë aktorë politikë janë kundër tij.

Sipas tij, në fillimet e angazhimit të Ramës në rajon, një nga kartat kryesore të tij ishte roli si faktor stabiliteti në Ballkan. Megjithatë, për ta ushtruar këtë rol, kryeministri shqiptar duhej të kishte ndikim te aktorët politikë shqiptarë në vendet fqinje.

Kulla përmendi gjithashtu kundërshtimin e Kosovës ndaj ndryshimit të kufijve, dështimin e nismës “Ballkani i Hapur” dhe largimin e Dritan Abazoviçit nga pushteti në Mal të Zi, duke argumentuar se Rama ka humbur një pjesë të rëndësishme të instrumenteve politike që dikur i jepnin peshë në rajon.

“Këta i bëri të gjithë bashkë Vuçiç. Si në Shqipëri që ka bërë Rama bashkë të gjithë faktorët kundër vetes. Mendoj që Rama e nxori veten nga loja në momentin kur humbi ndikimin te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët e Kosovës. Me ardhjen në Maqedoninë në pushtet të atyre që janë sot në qeveri me Mickoswkin pra të VLEN dhe me pushtet të Albin Kurtit në Kosovë, ata nuk ia njohin këtë lidership dhe Rama nuk ka çfarë të ofrojë në shkëmbim. Pasi në fillimet e para ishte që Rama ishte njeriu që do sillte stabilitetin por që të bënte këto gjëra Rama duhet të kishte ndikim tek këta. Por Kosova ishte kundër ndryshimit të kufijve, Ballkani i Hapur që iku. Kartat që kishte Rama për të lëvizur në tavolinë nuk i ka, jo sepse iku Vuçiç, por sepse shqiptarët e rajonit nuk e pranuan. Ra edhe Dritan Abazoviç në mal të Zi dhe Rama nuk ka çfarë të ofrojë sot. I vetmi që të ofrojë është stabilitetit por këtë e ka problem për shkak të protestave të brendshme. Pra në kuptimin Perëndimor Rama për Ballkanin nuk ka çfarë të ofrojë më. Nuk ka gjë në dorë as për çështjen e Kosovës dhe as të Maqedonisë së Veriut. Rama ka probleme të brendshme. Vetëvendosje dhe VLEN nuk është në ndikimin e Ramës”, tha ai.

Vizita në Vatikan – Papa Leo pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

Të gjendur në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum (një vizitë periodike që ipeshkvijtë e çdo vendi zhvillojnë në Vatikan, një herë në pesë vjet), barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV.

Gjatë takimit, i cili zgjati më shumë se një orë, ipeshkvijtë informuan Papën mbi situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen Kisha dhe Shqipëria, duke paraqitur realitetin, sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen.

Në emër të ipeshkvijve dhe të mbarë Kishës Katolike në Shqipëri, Papën e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

‘Grushta, shkelma, kudo ishte gjak…’ Dëshmia tronditëse të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është takuar me një prej të studentëve të cilët janë dhunura në mënyrë brutale nga policia e shtetit brenda Ministrisë së Arsimit në ditët e para të protestës.

“Isha tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Sapo isha shkëputur nga protesta dhe po shkoja në shtëpi. Më ndaloi një civil dhe më dorëzoi tek  një efektiv i Shqiponjave që më shoqëroi brenda ministrisë së Arsimit.

Nuk njihnin moshë.  Kishte fëmijë 16 – deri në 43 – 45 vjeç. I rrihnin pamëshirë, grushta, shkelma.I thonin fjalë nga më të ndyrat, i poshtëronin. Vendi u bë me gjak kudo, si zonë lufte. Kur mbaruan me dhunën i hodhën ujë, i fshinë dhe dolën normal nga MAS. Asnjëherë nuk i qëllonin në fytyrë për të mos lënë gjurmë. Dhuna vazhdonte edhe në furgon.

Në paraburgim kam qëndruar 3 netë e 4 ditë. Atje kishte shumë studentë të dhunuar. Njëri prej tyre ishte i Kryqit të Kuq. Edhe pse i kishte thënë që nuk ishte pjesë e protestës” thotë studenti

‘Ky është rrëfimi tronditës i një prej studentëve të dhunuar brenda Ministrisë së Arsimit.

Një i ri që pasi e dhunojnë barbarisht, e lajnë me ujë për të fshirë gjurmët e dhunës.

E gjitha kjo ndodh në institucionin qendror që drejton arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve të vendit!” shkruan në postimin e saj me të cilën ka shoqëruar videon deputetja Xhixho.

Dosja Balluku- 11 tendera me shkelje dhe 31 të pandehur nga SPAK! Mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë (EMRAT)

SPAK ka zgjeruar hetimet për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në fokus janë 11 procedura tenderimi për projekte infrastrukturore dhe punime publike. Në listën e procedurave ku janë evidentuar shkelje përfshihen disa prej investimeve të rëndësishme rrugore në vend, mes tyre Tuneli i Llogarasë, Unaza e Jashtme e Tiranës dhe aksi Porto Romano-Durrës.

Sipas dokumentacionit të çështjes, tenderat e dyshuar për shkelje përfshijnë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, Unazën e Jashtme të Tiranës, lotet 4, 5, 6 dhe 7, si dhe projektet për lidhjen e Sheshit Shqiponja me Bulevardin e Ri dhe lumin e Tiranës.

Në listë janë edhe tenderi për ndërtimin e segmentit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2, punimet për segmentin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë dhe urat mbi lumin e Tiranës, si dhe rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol.

Një tjetër pjesë e hetimit lidhet me projektet në zonën e Porto Romanos në Durrës, përfshirë plotësimin e punimeve të mbetura në aksin Porto Romano-Durrës, Loti 3, Loti 1, Kontrata A, si dhe supervizimin dhe mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të Rajonit Verior.

Në kuadër të kësaj dosjeje janë marrë të pandehur 31 persona fizikë dhe juridikë. Në listë përfshihen ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ish-drejtuesi i ARRSH-së Evis Berberi, si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë të administratës publike.

Mes personave të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashnica, Jonida Çeçe, Ardian Kroi, Denis Xhoxhi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, Genti Raça, Eduart Agalliu, Arbër Troka, Dhurata Lazaj, Nikollaq Mihali, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani.

Në listë janë edhe biznesmenët Pandeli Carapuli, Igli Tare, Arbër Abazi, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci, si dhe Joana Bushi, Viola Haxhiademi, Ergys Verdho, Adja Strazimiri dhe Anila Sulollari.

Pjesë e listës së të pandehurve janë gjithashtu dy persona juridikë, shoqëritë “Eurocol” dhe “Alko Impex General Construction”.

Hetimi përfshin kështu një numër të konsiderueshëm procedurash publike, ku SPAK ka evidentuar dyshime për shkelje në proceset e tenderimit. Çështja synon të zbardhë përgjegjësitë e zyrtarëve dhe subjekteve private të përfshira në këto kontrata publike. BW

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati i njohur, Bashkim Zeneli

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit.

Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i vendit tonë në Gjermani dhe Greqi. Ai ishte gjithashtu një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste, duke kontribuar në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, ai dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. Përmes shkrimeve dhe kujtimeve të tij, Zeneli la gjithashtu dëshmi me vlerë për historinë e diplomacisë shqiptare.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi Zenelit titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e tij të veçantë dhe të spikatur në fushën e politikës së jashtme, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador në vende të rëndësishme si dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Kush ishte Bashkim Zeneli?

Bashkim Zeneli, diplomati, ish-deputeti dhe publicisti i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij shërbimit publik, politikës dhe diplomacisë shqiptare.

I diplomuar në Drejtësi, Zeneli ka punuar fillimisht si përkthyes i gjuhës gjermane, përpara se të angazhohej në gazetari dhe analizën e politikës së jashtme. Pas vitit 1991, ai u përfshi në politikë, duke mbajtur detyrën e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura dhe shërbeu gjithashtu si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

Karriera e tij diplomatike përfshiu dy prej posteve më të rëndësishme për përfaqësimin e Shqipërisë jashtë vendit. Zeneli shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve 1998–2002 dhe më pas në Greqi, në periudhën 2002–2005.

Gjatë misionit diplomatik në Gjermani, ai u angazhua veçanërisht për çështjen e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane. Ndërsa në Greqi, puna e tij u përqendrua në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetonte atje.

Kontributi i tij u vlerësua edhe me disa çmime dhe dekorata. Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh”. Zeneli u vlerësua gjithashtu në Gjermani për kontributin e tij diplomatik, u shpall “Qytetar Nderi” i Athinës dhe mori medaljen e artë “Zgalemi i Lirisë”.

Përvoja e tij diplomatike dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë u pasqyruan edhe në librin e tij “Miqësi e trazuar”, ku trajtoi zhvillimet dhe sfidat e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Me angazhimin në gazetari, politikë, parlament dhe diplomaci, Bashkim Zeneli la pas një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve dhe përfaqësimit të Shqipërisë.

“Balluku e lirë, mund t’u bëjë presion edhe gjykatave” – Lubonja: Ish zv kryeministrja aktive në mbrojtjen e saj dhe të Ramës, bashkëpjesëtarë në krim

Analisti Fatos Lubonja komentoi mbylljen e hetimeve nga SPAK për çështjen e ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, ndaj së cilës rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tendera, korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

I ftuar në emisionin “Prime News24”, ai iu referua raportimeve për takime të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe Ballukut, duke përmendur edhe deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Ai theksoi se nëse pretendimet janë të vërteta, atëherë tregohet se Balluku dhe Rama punojnë për të mbrojtur njëri-tjetrin, duke i cilësuar si bashkëpjesëtarë në krim.

“Çështjen e Ballukut që u çua në këtë mënyrë nga SPAK pa një masë apo heqje imuniteti e lidh edhe me diçka tjetër që nuk e di sa kemi investiguar, por duhet të keni parë lajmet se Rama thuhet se u takua me Ballukun. E ka thënë edhe Arben Ahmetaj. Se kush është vila e kuqe, nuk e di.

Nëse është e vërtetë, tregon se Balluku është aktive në mbrojtjen e të dyve si bashkëpjesëtarë në krim. Siç po shohim, fillon shkon në gjykatë, është e lirë, edhe deputete. Kjo mund t’i bëjë presion edhe gjykatave në këto kushte. ”, u shpreh Lubonja.

HORRORET E DHUNËS POLICORE NUK KANË TË MBARUAR! Nga Av. Dorian Matlija

Imagjino sikur të thyesh këmbën. Kush ka thyer ndonjëherë dorën apo këmbën, e di çfarë dhimbjeje e tmerrshme është. Në ato momente do vetëm të mos të të prekin, mos të të lëvizin, të të lënë të shtrihesh dhe të vijë mjeku.

Tani imagjino që, me këmbën e thyer, të të detyrojnë të ecësh. Ti me zor çalon sepse të dhemb në shpirt. Imagjino që, mes asaj dhimbjeje të padurueshme, t’u thuash policëve që të është thyer këmba! Pastaj imagjino që ata prapë të tërheqin zvarrë. Të godasin me shkopinj gome. Të fusin me dhunë në një furgon dhe të vazhdojnë të të rrahin. Të gjakosin fytyrën dhe tentojnë të të thyejnë edhe hundën dhe ti bërtet nga dhimbjet…

Dhe ata vazhdojnë të të rrahin!

Imagjino tani që je vetëm 20 vjeç dhe vuan edhe nga një sëmundje e rëndë nervore që ndikon te lëvizja, shikimi dhe funksione të tjera të trupit. Një sëmundje, simptomat e së cilës të rëndohen nga stresi dhe trauma. Imagjino t’ua thuash edhe këtë policëve. T’u tregosh që je i sëmurë, që ke thyer këmbën, që ke nevojë për mjek…

Dhe ata vazhdojnë në mënyrë shtazarake të të rrahin!

Tani imagjino që e gjithë kjo nuk bëhet as për të të arrestuar sepse ke shkelur ndonjë ligj. Nuk të çojnë fare në komisariat, nuk të bëjnë ndonjë procedurë në emër të ligjit. Thjesht të fusin në furgon, të rrahin si shtazë dhe pastaj të hedhin në rrugë, me këmbën e thyer, të gjakosur, pa ndihmë mjekësore.

I gjithë ky tmerr, që ju ftova në imagjinatë, i ka ndodhur vërtet djalit X., mbrëmjen e 24 tetorit, pranë stadiumit Dinamo në mes të Tiranës. Ai përfundoi në spital me shumë halle, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ka vënë vida në kockë, dhe ka dëmtime edhe në fytyrë.

Dhe nuk po flas në ajër sa për të shkruar vetëm një hartim. Kemi prova konkrete. Kemi pamje filmike të ndërhyrjes policore, të tërheqjes dhe goditjeve pa hesap gjatë futjes në furgon. Kemi prova filmike që dëgjohet se ua thotë policëve se kishte thyer këmbën. Kemi dokumentacion mjekësor. Kemi dëshmitarë që konfirmojnë se ai ua komunikoi policëve edhe sëmundjen e tij.

Kemi gjithashtu të dhëna konkrete për identifikimin e furgonit dhe të njësisë policore dhe madje ka dyshime serioze edhe për emra konkretë. Kemi elementë për veprimet e secilit dhe përgjegjësinë edhe të zinxhirit komandues. Nuk jemi duke ngritur akuzë për dhunë abstrakte.

Dhe ka shumë akuza, por ajo kryesorja është për TORTURË, e cila nuk është një figurë letrare në rastin konkret, por ka një bazë serioze juridike që kërkon hetim penal, pasi provohen goditje të përsëritura ndaj një personi të dëmtuar, nën kontrollin e policëve, ku ca e mbajnë e ca e rrahin, të cilët ishin njoftuar për gjendjen e tij. Kemi prova që dhuna kishte karakter ndëshkues, dhe jo qëllim të ligjshëm policor.

Dhe tani imagjino edhe diçka tjetër.

Qeveria nxjerr me urgjencë akt normative për dëmet ndaj pronës gjatë protestave. Por ku është e njëjta urgjencë për këta njerëzit që janë dëmtuar nga policia? Për këmbët e thyera, sytë e vrarë, fytyrat e gjakosura dhe traumat që mund t’i shoqërojnë gjithë jetën? Pse për xhamat e bizneseve ka akt normativ dhe për kockat dhe sytë e të rinjve nuk ka?

Pse të mos ketë masa të menjëhershme për kompensimin e viktimave të policisë, kur përgjegjësia provohet, dhe pastaj shteti, njëlloj siç do veprojë me bizneset, të kërkojë me padi regresi dëmin nga policët dhe drejtuesit përgjegjës?

Prona sigurisht që meriton mbrojtje. Por edhe jeta, shëndeti e dinjiteti i njeriut meritojnë të paktën po aq urgjencë.

Dhe një pyetje duhet t’u drejtohet në fytyrë Edi Ramës, Ervin Demos dhe Skënder Hitës: Çfarë urdhrash janë dhënë, kush i ka drejtuar këto forca dhe çfarë është bërë për të ndaluar kasaphanën që zgjati ditë me rradhë dhe e shikonit në kohë reale? A mos ndoshta nuk del akti normativ për dëmet e shkaktuara viktimave të policisë sepse policët i keni bekuar vetë për këto shkelje? Në një shtet normal, shkelësit e ligjit trajtohen njëlloj, qofshin në anën e protestuesve apo qofshin edhe në anën e ligjzbatuesve. Shkelja e ligjit është shkelje ligji. Pikë! Dhe krimi paguan, apo jo? Apo ndoshta ky krimi me uniformë policie nuk ka pse paguan sepse ishte shkelje nga kampi juaj dhe dëmi ishte nga kampi i qytetarëve të thjeshtë? Jepni prova për të kundërtën pra, bëjeni që nesër aktin normativ për dëmet te viktimat e policisë! Nëse jo, ikni prej atyre posteve, qoftë edhe sikur vetëm për këtë arsye.

Imagjino të jesh në vend të X. Ose të jetë fëmija yt. Vëllai yt. Imagjino të jetë në agoni dhe të kërkojë ndihmë, ndërsa uniformat që kanë detyrë ta mbrojnë vazhdojnë ta rrahin me mjetet e shtetit.

Ne e kemi bërë kallëzimin për torturën. Nuk do të mjaftohemi me ato pezullimet disiplinore apo me deklaratat hipokrite për keqardhje, që edhe këto u thanë me gjysëm zëri vetëm kur pushkët e shtetit i nxorën sytë të rinjve.

Horroret e dhunës policore nuk kanë të mbaruar. Dhe për më keq, na tunden edhe aktet normative tani, dhe ka edhe nga ata njerëz që na ftojnë të mendojmë se dhuna na u orkestrua nga jashtë. Po kjo tortura që lexuat më sipër, nga u orkestrua? Keni ndonjë fjalë për këtë, sidomos ju që gjithmonë mendoni se dhuna është e orkestruar? Se ku i dihet, mbase kjo që përshkruaj unë është…

 

Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtimin e 630 punonjësve të rinj në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar atë si shenjë të frikës së Edi Ramës përballë protestës studentore.

Ina Zhupa akuzon kryeministrin se po përdor paratë publike për të shtuar forcat që, sipas saj, synojnë të ushtrojnë represion ndaj qytetarëve dhe të mbrojnë pushtetin e tij.

Ajo thekson se studentët dhe qytetarët shqiptarë nuk do të ndalen përballë presionit policor dhe masave të tjera, ndërsa protesta do të vijojë çdo ditë me kërkesën për largimin e Edi Ramës.

Reagimi i Ina Zhupës:

Edi Rama është tmerruar nga protesta studentore. Dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka marrë një vendim për të shtuar 630 punonjës të rinj në Policinë e Shtetit. 630 vetë, të cilët t’i përdorë për të dhunuar qytetarët shqiptarë, t’i përdorë si milici për të mbajtur karrigen me çdo kusht.

Përdor paratë e buxhetit të shtetit, paratë e shqiptarëve, që të marrë më shumë forca që kundërshtojnë protestën, që dhunojnë protestuesit dhe që mbrojnë Edi Ramën.

Ky është fundi i një diktatori. Kur frika bëhet aq e madhe sa duhet të shtosh forcat policore, e kupton që ora po të vjen.

Qytetarët shqiptarë, studentët shqiptarë, nuk ndalen në protestën e tyre, pavarësisht masave ligjore që ti merr, shtimit të numrit të policëve apo çdo represioni tjetër që përdor në institucionet ku ata kryejnë shkollën apo kanë punën e tyre.

Çdo ditë e më shumë, çdo ditë në protestë për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

“Edi Rama është i ikur” – Hoxha: Do të përfundojë si Maduro nëse tenton të bllokojë ndryshimin politik! SHBA-të mund të garantojnë qeverinë teknike

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, deklaroi se kryeministri Edi Rama është drejt fundit të pushtetit dhe se Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje politike përmes krijimit të një qeverie teknike.

Në intervistën për News24, Hoxha tha se Rama do të detyrohet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike. Ai theksoi se Rama ndodhet në vështirësi dhe paralajmëroi se, nëse pengon ndryshimin politik, mund të përballet me të njëjtin fat si ish presidenti venezuelian Nicolas Maduro.

“Me ditë do të jetë Edi Rama. Do të deklarojë publikisht që jam gati të vë në dispozicion mandatin e kryeministrit për të gjetur zgjidhje për krizën politike ku është futur vendi. Mos e dëgjoni njeriun në hall që flet për të yshtur atë grupin e vogël që i ka mbetur afër, se nuk e ka grup të madh si dikur. Do të detyrohet të japë dorëheqjen. Rama sot është njeriu më në hall në Shqipëri. Rama do të shkojë si Maduro. Nëse do të bllokojë ndryshimin që po vjen, zotëria do të ketë fatin e Maduros. Është mbyllur historia e Edi Ramës. Rama është i ikur, në krye të qeverisë është me ditë”, deklaroi Hoxha.

Sa i përket zgjidhjes së krizës, Hoxha kërkoi krijimin e një qeverie teknike me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Sipas tij, partitë parlamentare duhet të arrijnë një konsensus për përbërjen e saj, për të bërë të mundur 71 votat e nevojshme.

Sipas Hoxhës, me asistencën amerikane, një qeveri teknike mund të krijojë kushtet për avancimin e drejtësisë brenda një periudhe 7 mujore, duke vënë para drejtësisë personat që po e mbajnë peng vendin.

“Qeveri teknike, me mbështetje të plotë të SHBA, por bujrum dhe BE. Si garanci që palët, partitë parlamentare, të gjejnë konsensus. Ata njerëz që formojnë 71 vota në parlament. Mund ta zgjidhin ata shumë mirë çfarë njerëzish do të jenë në qeveri teknike. Mund të jenë edhe nga diaspora, për mendimin tim. Nuk ka pse të jenë medoemos njerëz nga partitë. Duhen njerëz që nuk i kap dot nga xhaketa dhe xhepi. Me SHBA-të sepse kemi fatin të kemi partneritet strategjik me ta. Na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Me asistencën e tyre, të siguroj se do t’ia dalim që kjo qeveri teknike të çojë para drejtësisë për 7 muaj 700-800 veta që janë bërë peng për të ardhmen e vendit tonë. Më pas shkojmë në garë se partitë që reformohen, ecin. E gjykojnë shqiptarët.”, deklaroi Hoxha.


Send this to a friend