VOAL

VOAL

Serbia arreston në kufi me Hungarinë një burrë nën dyshimin për krime lufte

Kalimi kufitar midis Hungarisë dhe Serbisë në Horgos, Serbi.

 

Radio Evropa e Lirë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më 2 gusht se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë, Horgosh, e ka arrestuar një person të identifikuar me inicialet M.M., i lindur më 1981, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.

MPB-ja serbe nuk bëri të ditur emrin e plotë dhe as shtetësinë e të arrestuarit.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, kishte “kryer krim lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S”.

Autoritetet serbe thanë se arrestimi u krye nga pjesëtarë të Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Policinë Kufitare.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, së bashku me kallëzimin penal, pritet të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi.

Në të njëjtën kohë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, shkroi në Facebook se autoritetet serbe kanë ndaluar shtetasin e Kosovës Mentor Mustafa, 44 vjeç, nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës.

Sipas tij, Mustafa u ndalua rreth orës 22:30 në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus nga Shtutgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Koci tha se, sipas vëllait të Mustafës, i cili ishte i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet serbe kishin thënë se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Ai shtoi se ka nisur të angazhohet për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar Mustafës ndihmë juridike.

Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ende informacione për këtë rast.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Kosovës dhe avokatin Arianit Koci për informacione shtesë dhe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast, por deri në publikimin e artikullit nuk mori përgjigje.

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin Radio Evropa e Lirë

Radio Evropa e Lirë

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka bërë të ditur se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për të intervistuar ish-drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, si dhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të hetimeve për vrasjet në kafenenë “Panda” në Kosovë në vitin 1998.

Avokati i familjeve të viktimave, Ivan Niniq, më 27 korrik kërkoi reagimin e Kryeprokurorit Publik, duke theksuar se Prokuroria për Krimin e Organizuar prej më shumë se tre vjetësh nuk i është përgjigjur propozimit të tij për t’i marrë në pyetje si dëshmitarë Stanishiqin, Simatoviqin dhe Vuçiqin, lidhur me vrasjen e gjashtë të rinjve serbë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), Prokuroria tha se ka ndërmarrë veprime për të verifikuar nëse personat e propozuar posedojnë njohuri që do t’i bënin dëshmitarë të besueshëm në hetim.

“Për këtë qëllim, në disa raste i kemi kërkuar BIA-s të zhvillojë biseda me personat e përmendur lidhur me rrethanat që janë të rëndësishme për hetimin. Megjithatë, deri më tani nuk kemi marrë përgjigje ndaj këtyre kërkesave”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Sipas saj, hapat e mëtejshëm do të varen nga raporti që pritet të dorëzohet nga BIA.

Avokati Niniq ka sqaruar se marrja në pyetje e Stanishiqit dhe Simatoviqit është propozuar për të verifikuar dëshmitë indirekte të një dëshmitari, të cilat lidhen me Simatoviqin dhe dijeninë e tij të mundshme për ngjarjen në kafenenë “Panda” në Pejë.

Ndërkaq, dëshmia e Vuçiqit është kërkuar pasi ai ka deklaruar disa herë publikisht se ekzistojnë informacione të caktuara për vrasjet në “Panda”.

Në vitin 2013, kur ishte zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, Vuçiq deklaroi se nuk kishte prova se krimin e kishin kryer shqiptarët dhe se opinioni publik në Serbi do të përballej me “të vërteta të tmerrshme” lidhur me këtë rast.

Sipas Niniqit, marrja në pyetje e Vuçiqit është propozuar duke pasur parasysh funksionet e tij shtetërore, veçanërisht detyrën si shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, të cilën e ka ushtruar që nga viti 2013, duke pasur kështu qasje në informacione tepër të ndjeshme nga sektori i sigurisë.

Në të njëjtën kërkesë drejtuar Kryeprokurorit Publik, Niniq kërkoi gjithashtu që Prokuroria të verifikojë pretendimet se Radomir Boban Baqoviq është autori i drejtpërdrejtë i masakrës.

Këto pretendime u publikuan më 18 korrik në një video në rrjetin social Telegram nga Milosh Medenica, një shtetas malazez në arrati, i cili deklaroi se Baqoviqi “njihet që nga vitet ’90 si person që ka punuar për Shërbimin e atëhershëm të Sigurimit të Shtetit”.

Prokuroria i tha REL-it se Baqoviqi nuk është marrë kurrë në pyetje në asnjë cilësi në lidhje me rastin “Panda”, pasi deri më tani askush nuk e ka përmendur si dëshmitar të besueshëm në hetim.

Ajo shtoi se nuk kundërshton kërkesën e avokatit të familjeve të viktimave për një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të punës së saj në këtë rast, hetimet për të cilin kanë nisur në vitin 2016 dhe ende vazhdojnë.

“Procedura nuk ka përfunduar sepse deri tani nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e bazuar se kush janë autorët e krimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria deklaroi se është e gatshme t’i dorëzojë Prokurorisë Supreme Publike një raport për të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë hetimit.

Pesë nxënës të shkollës së mesme – Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetislav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq – si dhe studentja Ivana Radoviq u vranë më 14 dhjetor 1998, kur dy persona të maskuar hynë në kafenenë “Panda” në Pejë dhe hapën zjarr.

Vrasjet ndodhën në një periudhë kur tensionet ndëretnike në Kosovë ishin shumë të larta dhe lufta ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte nisur.

Po atë ditë, në një pritë të forcave serbe u vranë disa pjesëtarë të UÇK-së, teksa transportonin armë nga Shqipëria.

Masakra në kafenenë “Panda” u konsiderua në atë kohë si një akt hakmarrjeje, gjë që çoi në arrestimin e disa shqiptarëve në Pejë.

Të gjithë të arrestuarit u liruan një vit më vonë nga Gjykata në Beograd për shkak të mungesës së provave.

Hetues amerikanë mbledhin dëshmi nga ish-të burgosurit të kampeve në Derventa

Hetuesit amerikanë në Derventa më 20 korrik 2026.

 

Radio Evropa e Lirë

Një grup hetuesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur më 20 korrik në Derventa marrjen në pyetje të ish-të burgosurve që gjatë luftës ishin mbajtur në kampet Rabiq dhe Shtëpia e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), konfirmoi Shoqata e ish-të Burgosurve të Kampeve të Derventës.

Sipas informacioneve të Radio Televizionit të Republikës Sërpska (RTRS), pesë hetues amerikanë, me ndërmjetësimin e Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), në ditët në vijim do të marrin dëshmitë e tetë ish-të burgosurve në Gjykatën Themelore në Derventa.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, i cili nuk pranoi as ta konfirmojë dhe as ta mohojë se po zhvillon ndonjë hetim.

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Ambasada e SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për detaje lidhur me këtë vizitë.

Kryetari i Shoqatës së ish-të Burgosurve të Kampeve të Derventës, Drago Knezheviq, tha për RTRS-në se hetuesit amerikanë janë të interesuar për ngjarjet në kampet gjatë vitit 1992 dhe se ekziston dyshimi që disa persona të lidhur me krimet e luftës janë shpërngulur në SHBA pas luftës, duke shmangur kështu përgjegjësinë për këto krime.

“Ata kanë përzgjedhur tetë ish-të burgosur të kampeve. Sa u përket të dyshuarve, ekziston dyshimi se disa prej tyre janë shpërngulur në SHBA dhe se kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat. Ata menduan se drejtësia nuk do t’i arrinte”, tha Knezheviq.

Ai shtoi se kjo është hera e parë që hetues dhe prokurorë amerikanë vijnë në Derventa për të “mbledhur dëshmi për vuajtjet e civilëve serbë”.

SHBA-ja ka marrë pjesë edhe më herët në raste që lidhen me Derventën

Por, ky nuk është rasti i parë në të cilin autoritetet amerikane janë përfshirë në një çështje të krimeve të luftës të kryera në territorin e Derventës.

Ish-pjesëtarja e Këshillit të Mbrojtjes Kroate (HVO), Azra Bashiq, u arrestua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kentakit, ku jetonte nën emrin Isabella Bashich, dhe më pas ajo u ekstradua Bosnje e Hercegovinë.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi atë në vitin 2018 me vendim të formës së prerë me 14 vjet burgim për krime lufte ndaj civilëve serbë dhe të burgosurve të luftës, të kryera nga prilli deri në qershor të vitit 1992 në territorin e Derventës.

Sipas aktgjykimit, Bashiq u shpall fajtore për vrasjen e civilit Bllagoj Gjurash, si dhe për keqtrajtimin fizik dhe psikologjik të të burgosurve në Shtëpinë e APJ-së në Derventë.

Gjykata konstatoi se të burgosurit ishin përballur me keqtrajtime të rënda dhe poshtërime, përfshirë rrahje dhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor.

Përveç Bashiqit, nga SHBA-ja në vitin 2015 në Bosnje dhe Hercegovinë u ekstradua edhe Almaz Neziroviq, i cili më vonë u gjykua nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës për krime lufte ndaj civilëve serbë të mbajtur në kampin Rabiq, pranë Derventës. Ai u dënua me dy vjet burgim.

Çfarë ndodhi në Derventë gjatë luftës?

Në pranverën e vitit 1992, Derventa ishte skenë e luftimeve mes forcave të APJ-së dhe formacioneve ushtarake serbe, në njërën anë, si dhe Këshillit të Mbrojtjes Kroate dhe njësive të Mbrojtjes Territoriale të Bosnje e Hercegovinës, të cilat më vonë u integruan në Ushtrinë e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, në anën tjetër.

Në disa aktgjykime të formës së prerë të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës është konstatuar se gjatë kësaj periudhe civilë serbë dhe të burgosur lufte ishin mbajtur në disa objekte, ndër të cilat Shtëpia e APJ-së, hangari Rabiq, Silosi në Polje dhe shkolla në Poljarë.

Gjykata ka konstatuar se të burgosurit në këto objekte ishin ekspozuar ndaj keqtrajtimit fizik dhe psikologjik, rrahjeve, poshtërimit, mohimit të ushqimit dhe punës së detyruar, ndërsa disa prej tyre humbën jetën ose pësuan lëndime të rënda.

Në aktgjykime thuhet gjithashtu se të burgosurit në Shtëpinë e APJ-së (Dom JNA) ishin detyruar të ecnin zbathur mbi xhama, të lëpinin gjak dhe të hanin kartëmonedha të dinarëve jugosllavë të asaj kohe, ndërsa disa prej tyre ishin rrahur deri në humbjen e vetëdijes ose ishin vrarë.

Përveç Shtëpisë së APJ-së dhe kampit Rabiq, në procedurat gjyqësore përmenden edhe objektet e ndalimit në Polje dhe Poljarë, nëpër të cilat gjatë vitit 1992 kaluan civilë serbë.

Para drejtësisë vendore janë zhvilluar dhe ende po zhvillohen procedura për krime lufte të kryera në territorin e Derventës. Në mesin e tyre është edhe rasti kundër Damir Lipovacit, pjesëtar i Këshillit të Mbrojtjes, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me shtatë vjet burgim, pasi në vitin 2015 u ekstradua Bosnje dhe Hercegovinë nga Holanda.

Ministrja serbe Paunoviq vijon retorikën e saj skandaloze: Kur thashë “spastrim etnik” në Kosovë e kisha fjalën për largim me “vullnet të lirë”

Ministrja serbe Snezana Paunoviq vijon përpjekjet për të zbutur reagimin publik pas deklaratës së saj tronditëse për “spastrim etnik” në Kosovë.


Pavarësisht se iu kërkoi falje vetëm presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të saj, por jo shqiptarëve të Kosovës, Paunoviq vazhdoi daljet televizive duke u përpjekur të relativizojë retorikën e saj skandaloze.

Në një intervistë për “TV Prva”, ajo pretendoi se me termin “spastrim etnik” nuk kishte nënkuptuar eliminim fizik, por një largim “me vullnet të lirë”, duke u përpjekur ta paraqesë deklaratën e saj si një çështje politike dhe jo si një ide me pasoja të rënda historike.

Deklarata e saj ka rikthyer debatet për gjuhën nacionaliste në Serbi dhe për përdorimin e termave që lidhen me një nga periudhat më të dhimbshme të historisë së Kosovës.

K.S.

“Do ta spastroja etnikisht Kosovën” Profesori serb për deklaratën e ministres së Vuçiçit: Fyeu shqiptarët dhe poshtëroi Serbinë!

“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se sa shpejt mund të kthehet nostalgjia politike për vitet 1990 në nivelet më të larta të shtetit”, shkruan Orhan Dragaš.

Dr. Orhan Dragaš, themeluesi dhe drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë me seli në Beograd.

Dëgjova disa herë fjalët e Snežana Paunović-it, Ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, dhe çdo herë isha po aq i tmerruar. Një anëtare e qeverisë serbe deklaroi publikisht se, nëse do të kishte qenë në pozicionin e Slobodan Millosheviqit, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”. Pastaj u përpoq të shpjegonte se nuk kishte ndërmend të vriste shqiptarë, por se kushdo që nuk e konsideronte veten mjaftueshëm qytetar të Republikës Federale të Jugosllavisë duhej të detyrohej të largohej nga Kosova dhe të shkonte në “vendin amë”. Kur pasoi dënimi, ministrja nuk i tërhoqi fjalët e saj. Ajo tha se i qëndronte pikëpamjeve të saj, se i përkiste të njëjtës parti politike për 34 vjet dhe se nuk i interesonte se çfarë mendonin kritikët e saj. Shfaqja e saj e mëvonshme nuk e zbuti deklaratën fillestare. Kjo e bëri atë edhe më shqetësuese, sepse tregonte se kjo nuk ishte një vërejtje e ngathët e bërë në nxehtësinë e momentit, por një bindje e menduar politike.

Spastrimi etnik nuk është një metaforë, një ndryshim fraze, një hiperbolë televizive apo një përshkrim i lirshëm i një ideje politike. Në dokumentet e Kombeve të Bashkuara, termi i referohet krijimit të një zone etnikisht homogjene nëpërmjet forcës ose frikësimit me qëllim largimin e anëtarëve të një grupi të caktuar. Vrasja nuk është instrumenti i vetëm i një politike të tillë. Kërcënimet, deportimet, zhvendosja me forcë, sekuestrimi i shtëpive, shkatërrimi i pronës dhe krijimi i frikës që i shtyn njerëzit të ikin janë thelbi i saj. Kur ministrja thotë se nuk do t’i kishte vrarë shqiptarët, por në vend të kësaj do t’i kishte dërguar në Shqipëri, ajo nuk po e hedh poshtë idenë e spastrimit etnik. Ajo po e përshkruan atë saktësisht.

 

 

Është veçanërisht alarmante që fjalë të tilla vijnë nga ministrja përgjegjëse për administratën publike dhe qeverisjen vendore. Është nëpërmjet administratës publike dhe institucioneve vendore që shteti takon qytetarët e tij çdo ditë. Këtu lëshohen dokumente, regjistrohen fëmijët, ushtrohen të drejtat, mbrohen pronat dhe njerëzit zbulojnë nëse janë vërtet të barabartë para ligjit. Kushtetuta e Serbisë garanton barazinë dhe ndalon diskriminimin në bazë të kombësisë. Megjithatë, ministrja përgjegjëse për një pjesë të sistemit përgjegjës për ruajtjen e kësaj barazie ka deklaruar publikisht se do ta maste të drejtën e një personi për t’i përkitur shtetit sipas një testi të besnikërisë etnike dhe do t’i largonte nga shtëpitë e tyre ata që nuk e përmbushnin atë.

Sipas regjistrimit të vitit 2022, i cili nuk e mbuloi territorin e Kosovës, 61,687 qytetarë të Serbisë e identifikuan veten si shqiptarë. Shumica jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe komunat përreth në jug të vendit. Ata nuk janë mysafirë, kohëzgjatja e qëndrimit të të cilëve përcaktohet nga shteti. Ata janë qytetarë të Serbisë, njerëz të drejtat e të cilëve nuk varen nga sa me zë të lartë e shpallin besnikërinë e tyre ndaj vendit, nëse e mbështesin qeverinë e tij apo si e kuptojnë identitetin e tyre kombëtar. Pas fjalëve të Snežana Paunović, çdo shqiptar në Serbi ka të drejtë të pyesë nëse një anëtar i qeverisë e konsideron atë si qytetar të barabartë apo si dikë që një ditë mund t’i tregohet rruga për në kufi.

Vitet 1990 filluan pikërisht me këtë lloj klasifikimi politik të qenieve njerëzore. Përpara se të shfaqeshin kolonat e refugjatëve, flitej për popuj të pabesueshëm, territore historike, zona etnikisht të dëshirueshme dhe qytetarë që duhet të zhvendoseshin në vendet që dikush tjetër i kishte shpallur “të tyret”. Fjalët më pas morën uniforma, pika kontrolli, kampe, autobusë dhe kamionë. Ata lanë pas një Vukovar të shkatërruar, një Sarajevë të rrethuar, një Mostar të ndarë, varre masive, Srebrenicën, fshatra të djegura dhe miliona njerëz që u zgjuan një mëngjes pa një shtëpi, një qytet apo jetën që kishin njohur dikur. Shumë nuk jetuan për ta parë mëngjesin tjetër.

Më shumë se 140,000 njerëz u vranë në luftërat në të gjithë ish-Jugosllavinë dhe pothuajse katër milionë u dëbuan ose u zhvendosën. Vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 100,000 njerëz u vranë dhe afërsisht 2.2 milionë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Familje të tëra u zhdukën brenda disa ditësh. Breza të tërë u rritën si refugjatë. Shtetet u varfëruan, qytetet u shkatërruan dhe shoqëritë u helmuan për dekada të tëra, ndërsa urrejtja e prodhuar nga politikanët vazhdoi të jetonte shumë kohë pas të shtënave të fundit.

Anëtarë të ushtrive dhe grupeve të armatosura të ndryshme kryen krime, dhe viktimat përfshinin serbë, boshnjakë, kroatë, shqiptarë, romë dhe anëtarë të komuniteteve të tjera. Çdo krim kërkon dënim dhe çdo viktimë kërkon dinjitet. Në të njëjtën kohë, politikat e ndjekura nën sundimin e Millosheviqit e futën Serbinë në luftëra, sanksione, izolim ndërkombëtar, shkatërrim ekonomik dhe, së fundmi, në bombardime. Millosheviq u padit para Tribunalit të Hagës për dëbime, vrasje, persekutime dhe krime të tjera të lidhura me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Procedurat përfunduan pa një vendim gjyqësor për shkak të vdekjes së tij në vitin 2006. Serbia vazhdoi të paguante çmimin politik dhe njerëzor të sundimit të tij shumë kohë pasi ai ishte larguar.

Pjesa më e rrezikshme e deklaratës së Snežana Paunović-it përmbahej në një fjalë të vetme, “do të”. Me këtë fjalë, ajo pushoi së foluri për të kaluarën dhe zbuloi se çfarë do të bënte vetë nëse do të kishte pushtetin. Ajo e paraqiti katastrofën e viteve 1990 si një punë të papërfunduar dhe një mundësi të humbur. Në shpjegimin e saj, problemi me politikën e Millosheviqit nuk ishte persekutimi i një popullsie, por se persekutimi nuk ishte kryer mjaftueshëm plotësisht. Një qëndrim i tillë, i shprehur në vitin 2026 nga një anëtar i qeverisë serbe, është një fyerje për çdo qytetar që ka kaluar çerek shekullin e kaluar duke u përpjekur ta nxjerrë këtë vend nga rrënojat e lëna nga një politikë ndaj së cilës ministrja tani deklaron publikisht besnikërinë e saj.

Krime të rënda u kryen kundër civilëve shqiptarë në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, dhe më shumë se 900,000 shqiptarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Pasi forcat serbe u tërhoqën dhe mbërritën misionet ndërkombëtare, filluan vrasjet, sulmet dhe dëbimi i serbëve, romëve, ashkalinjve, goranëve dhe joshqiptarëve të tjerë. Rreth 200,000 anëtarë të këtyre komuniteteve u larguan nga Kosova. Mijëra familje të çdo kombësie ende jetojnë me pasojat e zhdukjeve, vrasjeve, pronës së vjedhur dhe pamundësisë për t’u kthyer në shtëpi. Pranimi i krimeve kundër shqiptarëve nuk i zvogëlon vuajtjet e serbëve. Dënimi i persekutimit të serbëve nuk i jep askujt të drejtën të mbështesë persekutimin e shqiptarëve. Vetëm një shtet serioz mund të tregojë të vërtetën për çdo viktimë, duke hedhur poshtë hakmarrjen kolektive si një program politik.

Kjo është arsyeja pse reagimi i Ivica Daçiç më tronditi edhe më shumë. Si president i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), ai mund të kishte treguar se partia e tij i kuptonte të paktën disa nga pasojat e politikave të viteve 1990. Si Zëvendëskryeministër, ai kishte detyrën të mbronte reputacionin e institucionit të cilit i përket. Si Ministër i Brendshëm, ai kishte detyrën të mbronte rendin kushtetues dhe sigurinë e çdo qytetari të Serbisë. Në vend të kësaj, ai e përshkroi kritikën ndaj Snežana Paunović si “të turpshme dhe hipokrite” dhe u përpoq të justifikonte fjalët e saj duke përmendur vuajtjet e serbëve në Kosovë. Duke vepruar kështu, ai e ngriti sjelljen skandaloze të një ministri në një pozicion të mbrojtur publikisht nga Zëvendëskryeministri.

Daçiç e di shumë mirë se fjalimet politike mund të kenë pasoja reale dhe ligjore. Në vitin 2018, Dhoma e Apelit e Mekanizmit të OKB-së në Hagë dha një vendim përfundimtar në rastin e Vojislav Šešelj për fjalimin e tij në Hrtkovci më 6 maj 1992, në të cilin ai nxiti dëbimin e popullsisë kroate. Ai u shpall përgjegjës për nxitjen e deportimit, persekutimit përmes zhvendosjes me forcë dhe akteve të tjera çnjerëzore në formën e transferimit të detyruar, të gjitha si krime kundër njerëzimit. Ai u dënua me dhjetë vjet burg. Ky rast tregon se fjalët e politikanëve, kur shqiptohen me autoritet dhe drejtohen kundër një komuniteti të caktuar, mund të bëhen preludi i menjëhershëm i persekutimit dhe i humbjes së sigurisë, pronës dhe shtëpisë.

Thirrja e Daçiçit për vuajtjet serbe është gjithashtu një fyerje për viktimat serbe, sepse e kthen dhimbjen e tyre në një justifikim për dëbimin e të tjerëve. Serbët që u detyruan të largoheshin nga Peja, Prizreni, Gjakova ose Prishtina nuk marrin drejtësi nga një ministër që imagjinon një Kosovë pa shqiptarë. Prona e tyre nuk do të kthehet, të zhdukurit nuk do të gjenden, manastiret nuk do të bëhen më të sigurta dhe kthimi nuk do të bëhet më i lehtë sepse një anëtar i qeverisë flet gjuhën e hakmarrjes kolektive. Fjalë të tilla i ndihmojnë pikërisht ato qarqe në Prishtinë që kërkojnë ta portretizojnë Beogradin si një kërcënim të përhershëm për shqiptarët dhe të hedhin poshtë çdo kërkesë serbe për mbrojtjen e komunitetit serb si një pretendim të maskuar territorial ose etnik.

Serbia është tashmë e angazhuar në një luftë të vështirë për të siguruar sigurinë e serbëve në Kosovë, për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të ruajtur komunitetet lokale, për të mundësuar kthimin e të zhvendosurve dhe për të mbrojtur trashëgiminë fetare dhe kulturore. Deklarata e Snežana Paunović e bën këtë luftë më të vështirë. Çdo kundërshtar i Serbisë tani do të jetë në gjendje të tregojë faktin se një ministre në Beograd imagjinon hapur një Kosovë të pastruar nga shqiptarët, ndërsa udhëheqësja e partisë së saj e mbron atë. Një fjali e vetme në televizion ka dëmtuar përpjekjet diplomatike të shtetit dhe pikërisht njerëzit që shteti është i detyruar të mbrojë.

Bashkimi Evropian ka deklaruar tashmë se nuk ka vend në Evropë për gjuhë që justifikon ose mbështet spastrimin etnik, dhe se deklarata të tilla bien ndesh me detyrimet e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Ky reagim nuk është rezultat i armiqësisë ndaj Serbisë. Serbia dëmton veten kur një anëtar i qeverisë së saj mbështet dëbimin e një popullsie dhe Zëvendëskryeministrja sulmon kritikët e saj në vend që ta sanksionojë atë. Rruga evropiane nuk është thjesht një çështje kapitujsh teknikë, legjislacioni, fondesh dhe takimesh në Bruksel. Ajo kërkon sigurinë më themelore se ata që janë në pushtet nuk do t’i ndajnë qytetarët në ata që i përkasin shtetit dhe ata që duhet të dërgohen përtej kufijve të tij.

Heshtja e Kryeministrit pas një paraqitjeje të tillë nuk mund të vazhdojë pa pasoja. Đuro Macut duhet të deklarojë nëse një anëtar i kabinetit të tij po fliste në emër të qeverisë serbe. Nëse nuk po fliste, ai duhet të ndërmarrë veprime konkrete. Një post ministror nuk është një platformë private dhe një qeveri nuk është një koleksion individësh të lirë për të shpallur plane personale për të ndryshuar përbërjen etnike të një territori para kamerave televizive dhe pastaj të përdorin kredencialet e tyre partiake kur publiku kërkon llogari. Çdo ditë pa një përgjigje të qartë e kthen deklaratën e Snežana Paunović nga një skandal personal në një barrë të mbajtur nga e gjithë qeveria.

Serbia duhet të vendosë se çfarë lloj vendi dëshiron të jetë. Një shtet që u përket të gjithë qytetarëve të saj nuk shqyrton gjakun, prejardhjen apo ndjenjat politike përpara se të njohë të drejtën e një personi për një shtëpi. Një shtet që respekton viktimat e veta nuk kërkon ngushëllim në fantazitë e persekutimit të të tjerëve. Një shtet që dëshiron një të ardhme evropiane nuk mund ta mbajë në qeveri një person që pendohet publikisht që Slobodan Millosheviq nuk dëboi edhe më shumë njerëz.

Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyerje për shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se sa shpejt nostalgjia politike për vitet 1990 mund të kthehet në nivelet më të larta të shtetit. Ivica Dačić e përkeqësoi problemin duke e mbrojtur atë. Qeveria tani ka vetëm një rrugë veprimi të përgjegjshme. Ajo duhet t’i hedhë poshtë pa mëdyshje fjalët e saj dhe të tregojë se nuk ka vend në radhët e saj për avokatët e spastrimit etnik. Çdo gjë më pak do të thoshte se Serbia, edhe pas më shumë se 140,000 vdekjeve dhe pothuajse katër milionë njerëzve të dëbuar nga shtëpitë e tyre, ende nuk ka arritur të kuptojë koston e një politike që vendosi se kush lejohej të qëndronte në shtëpinë e vet./ Eualive.ne

“Magyar çmonton me shpejtësi shtetin e Orbanit”- DW: Qeveria e re hungareze po ndryshon Kushtetutën rrënjësisht

HUNGARI- Viktor Orbani kishte marrë masa për rastin kur do të humbte pushtetin — të paktën kështu mendonte ai. Shumë poste kyçe në shtetin  dhe administratën e Hungarisë qeveria e tij i kishte mbushur me njerëz besnikë për vite me radhë, ndërsa shkarkimin e tyre e kishte lidhur me një vendim parlamentar me shumicë prej dy të tretash. Në këtë mënyrë Orbani donte t’i përjetësonte edhe disa institucione. Llogaria pas kësaj: puna e çdo qeverie tjetër duhej sabotuar sa më shumë. Në prapaskenë Orbani do të kishte mundësi të vendoste — edhe kur nuk ishte kryeministër.

Ajo që autokrati i rrëzuar më 12 prill nuk e kishte parashikuar ishte disfata dërrmuese e partisë së tij Fidesz (Bashkimi i Demokratëve të Rinj) dhe shumica historikisht e lartë prej dy të tretash e partisë opozitare Tisza (Respekt dhe Liri). Nga kjo shumicë kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, dhe grupi i tij parlamentar po përfitojnë me bollëk dhe po e çmontojnë sistemin e Orbanit me ritëm të vrullshëm. Magyari e quan këtë “Operacioni Purgator”.

Pjesa më e rëndësishme e tij u zbatua të hënën (13.07.2026) — vetëm dy muaj pas ardhjes në pushtet. Të hënën në mbrëmje parlamenti hungarez votoi për ndryshime të gjera kushtetuese, që Magyari dhe qeveria e tij i kishin propozuar në fund të qershorit.

Me to detyrohen nga njëra anë funksionarë të rëndësishëm të sistemit të Orbanit të largohen nga postet, mes tyre presidenti Tamas Sulyok dhe katër gjyqtarë kushtetues. Peter Magyar i kishte quajtur vazhdimisht “kukulla të Orbanit” Sulyokun dhe të tjerë si kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Peter Polt, dhe që në fushatë kishte paralajmëruar se do të kujdesej për shkarkimin e tyre.

Nga ana tjetër, ndryshimet kushtetuese i sprapësojnë cënimet më të rënda të shtetit të së drejtës, që Orbani i kishte urdhëruar. Kështu, për shembull, Gjykata Kushtetuese i rifiton kompetencat e saj fillestare dhe pavarësia e drejtësisë forcohet në tërësi. Kufizohet numri i ligjeve që mund të ndryshohen vetëm me shumicë prej dy të tretash. Përveç kësaj, themelohet një agjenci për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme. Dhe së fundi, deputetët do ta ushtrojnë mandatin për tri legjislatura e shumta.

Deri ku lejohet të shkohet?
Pyetja nëse regjimet populiste dhe autokratike mund të çmontohen dhe nëse demokracia mund të rivendoset  diskutohet me forcë në BE së paku që nga ngjitja e Orbanit në vitin 2010 — edhe nga këndvështrimi se deri ku lejohet ose duhet të shkohet për të zhdukur padrejtësinë.

Qeveria e Peter Magyarit, kjo mund të thuhet pas dy muajsh, është çdo gjë tjetër veç jo e druajtur. Ajo po tregon me shpejtësi të madhe se si mund të veprohet — sepse, ndryshe nga qeveria e Donald Tuskut në Poloni, e ka shumicën e nevojshme. Njëkohësisht, në partinë Tisza, por edhe te një pjesë e madhe e hungarezëve, ekziston vullneti politik për një larje rrënjësore të hesapeve me regjimin e Orbanit.

Atmosfera i ngjan asaj në disa vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore në vitin e ndryshimit 1989 — në Hungari flitet shpesh për një “ndryshim sistemi”. E kuptueshme, sepse Orbani dhe një rreth i ngushtë pushteti rreth tij sunduan për 16 vjet me një vetëkënaqësi dhe arbitraritet që shumë hungarezë në fund i ndienë gjithnjë e më shumë si të padurueshme. Në këto rrethana edhe çmontimi rrënjësor i shtetit të Orbanit shfaqet në një dritë tjetër nga sa do të shfaqej në kushte të zakonshme.

Peter Magyar u dha të hënën një përgjigje mohuese të gjitha shqetësimeve ndaj ndryshimeve kushtetuese. Do të ishte “tradhti ndaj kombit hungarez po të mos e preknim Kushtetutën e tanishme”, sepse ajo është “dokumenti bazë i Cosa Nostra-s” – sistemit mafioz që kishin ngritur partia e Orbanit, Fidesz, dhe Partia e vogël Popullore Kristiandemokrate (KDNP) e lidhur me të.

Vërtet, gjatë një dekade e gjysmë të fundit Orbani e kishte përshtatur Kushtetutën sipas nevojave të veta — deri në detaje që, sipas shumë juristëve kushtetues, s’kanë pse të gjenden fare në një ligj themelor.

Orbani shpall fundin e demokracisë

Grupet parlamentare të partisë së Orbanit, Fidesz, dhe të KDNP-së e bojkotuan seancën e parlamentit të hënën dhe nuk morën pjesë në votim. Që prej disa ditësh Orbani dhe politikanë të tjerë të Fideszit kishin folur për një “fund të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Hungari”, që vjen me ndryshimet kushtetuese.

Një thirrjeje të Fideszit për një manifestim proteste në Budapest iu përgjigjën të enjten e kaluar (09.07.2026) vetëm disa mijëra veta. Një kontrast i fortë me dhjetëra deri në qindra mijëra të mëparshmit, që shkonin në tubimet e Fideszit – shpesh të detyruar nga pushteti shtetëror i Orbanit.

Por shenjat e shpërbërjes në kampin e Orbanit vazhdojnë me ritëm të vrullshëm edhe përtej kësaj. Pak para votimit të hënën, kryetari i grupit parlamentar të Fideszit, Gergely Gulyas, dikur numri tre në hierarkinë e pushtetit të Orbanit, dha dorëheqjen. Ai nuk ishte më në gjendje ta drejtonte grupin, tha Gulyas. Ndërkaq vetë Viktor Orbani, që pas disfatës dërrmuese kishte hequr dorë nga mandati i deputetit, por pak javë më parë ishte rizgjedhur kryetar i Fideszit, ndodhej rrugës për në Kampionatin Botëror të futbollit në SHBA.

Ish-kryeministri jashtë loje

Prandaj shumë vëzhgues folën për faktin se ish-kryeministri i kishte lënë në baltë partinë dhe përkrahësit e tij. “Viktor Orbani po e shtyn veten drejt e jashtë lojës politike”, komentoi portali Telex. Politologu Gabor Török shkroi në Facebook: “Orbani nuk duhej të udhëtonte për në Kampionatin Botëror, po të mendonte se demokracia në Hungari ka marrë fund.” Në të vërtetë, sipas Törökut, ka marrë fund më shumë miti politik i Orbanit.

Vërtet — të paktën për momentin — pothuajse asnjë vëzhgues i pavarur në Hungari nuk mendon se me qeverinë e Peter Magyarit do të fillonte një autokraci e dytë. Por ndaj një pjese të ndryshimeve kushtetuese, si dhe ndaj ritmit me të cilin ato po zbatohen, disa juristë dhe organizata të të drejtave qytetare në Hungari ngrenë shqetësime.

Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata për të Drejtat e Lirisë (TASZ), për shembull, kritikojnë kufizimin e deputetëve në tri mandate. TASZ-i ka vërejtje edhe pse pasazhet kushtetuese kundër minoriteteve seksuale dhe etnike nuk u ndryshuan.

Kritika ndaj fushatës kundër presidentit

Në rastin e fushatës së Magyarit kundër presidentit, opinioni publik është i ndarë. Tamas Sulyoku është i papëlqyer dhe vetë ka heshtur me kokëfortësi edhe ndaj shmangieve më të rënda të regjimit të Orbanit. Prandaj shumë vëzhgues mendojnë se është moralisht legjitime t’i kërkohet dorëheqja. Por Magyari nuk duhet të përdorë të njëjtat metoda si Orbani, pra për shembull të bëjë ndryshime kushtetuese të kalibruara posaçërisht ndaj personave të caktuar, paralajmëron mes të tjerash Amnesty International Hungari.

Për Sulyokun tani ekzistojnë në thelb dy mundësi: ai mund t’i nënshkruajë ndryshimet kushtetuese brenda pesë ditësh — dhe kështu të vulosë largimin e vet nga posti. Nëse e zvarrit nënshkrimin, qeveria e Peter Magyarit mund të synojë një procedurë shkarkimi. Atëherë automatikisht do ta merrte përkohësisht postin e presidentit kryetarja e parlamentit, Agnes Forsthoffer, dhe do të mund t’i nënshkruante ndryshimet kushtetuese, të cilat më pas do të hynin në fuqi.

Ndërkaq Peter Magyar paralajmëroi — edhe kjo një premtim i fushatës — se ndryshimet e tanishme kushtetuese janë vetëm një lloj hapi i përkohshëm tejet i nevojshëm: nga vjeshta do të nisë një debat i hollësishëm për një ligj themelor krejt të ri për Hungarinë./DW

BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

Radio Evropa e Lirë

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, tha Hipper duke iu adresuar gazetarëve në Bruksel.

Sipas saj, ato bien ndesh edhe me zotimet që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, shtoi Hipper.

Snezhana Paunoviq

Snezhana Paunoviq

Paunoviq deklaroi të shtunën për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” – deklaratë që nxiti reagime dhe dënime edhe në Kosovë.

Millosheviq ishte president i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

“Kjo është deklarata më e ashpër që kam bërë ndonjëherë në jetën time”, tha Paunoviq.

Ajo tha se “nuk do t’i kishte likuiduar shqiptarët ashtu siç ata po përpiqen ta pastrojnë etnikisht Kosovën, por në atë mënyrë që secili që ndihej më pak qytetar i Republikës Federale të Jugosllavisë, të largohej dhe të shkonte në shtetin e vet amë”.

Në një reagim të publikuar më 14 korrik, Paunoviq tha se nuk heq dorë nga politika e Partisë Socialiste të Serbisë – pjesë e së cilës është që nga viti 1992.

“Ne jemi partia që e udhëhoqi Serbinë në rrethana jashtëzakonisht të vështira historike, partia që bëri sakrifica të mëdha – emri i së cilës është përmendur më së shumti në Hagë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Paunoviq është nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë që nga viti 2024.

Kryetari i kësaj partie, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Brendshëm i Serbisë, i cilësoi si “të turpshme dhe hipokrite” kritikat ndaj ministres.

Ai tha se ata që e akuzojnë Paunoviqin se “ka bërë thirrje për spastrim etnik”, tash e sa vite, “heshtin për spastrimin etnik të serbëve nga Kosova”.

Zyrtarët serbë akuzojnë shpesh autoritetet e Kosovës për dëbimin e serbëve, por pa paraqitur prova që do t’i mbështesnin këto pretendime.

Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Mijëra trupa u gjetën ndër vite në varreza masive në Serbi.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë i cilësoi drejtuesit e atëhershëm të RFJ-së si pjesëmarrës kyç në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që synonte dëbimin me forcë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova, nga marsi deri në qershor të vitit 1999.

Sipas aktgjykimeve, qëllimi ishte “ndryshimi i balancës etnike për të ruajtur kontrollin serb mbi Kosovën”.

Ish-gjenerali i Ushtrisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për dëbime, zhvendosje me forcë, vrasje dhe përndjekje të civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë gjysmës së parë të vitit 1999.

Së bashku me të u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë Sreten Llukiq dhe ish-zëvendëskryeministri i RFJ-së, Nikolla Shainoviq.

I akuzuari kryesor, Sllobodan Millosheviq, vdiq në paraburgim para përfundimit të gjykimit, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq, u shpall i pafajshëm.

Parlamenti hungarez miraton shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok, kryeministri Magyar: Largojmë kukullat politike të Orbanit

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar amendamentin e 17-të të kushtetutës. Kryeministri Péter Magyar thotë se ky është një hap kyç që do të lejojë që “kukullat politike të Orbán-it” të zëvendësohen.

Parlamenti ka miratuar amendamentin e 17-të të kushtetutës me 139 vota pro dhe 6 kundër, duke bërë të mundur shkarkimin e Presidentit aktual të Republikës, Tamás Sulyok. 54 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Amendamenti kushtetues është hartuar kryesisht për të shkarkuar presidentin në detyrë, ndërkohë që krijon gjithashtu një precedent që mund të mundësojë shkarkime të ngjashme në të ardhmen.

Një ditë pas hyrjes në fuqi të amendamentit, mandati i Sulyok do të përfundojë dhe më pas Parlamenti do të zgjedhë një kryetar shteti për të shërbyer deri në hyrjen në fuqi të kushtetutës së re, por jo më shumë se pesë vjet.

Në fjalimin e tij para fillimit të axhendës zyrtare, Kryeministri Péter Magyar tha se do të ishte një tradhti ndaj kombit hungarez të mos prekej kushtetuta e hartuar nga Fidesz, të cilën ai e përshkroi si “dokumentin themelues të Cosa Nostra hungareze të ndërtuar nga Fidesz–KDNP”.

Ai shtoi se, sipas tij, nën qeveritë e Orbán, gjithçka i ishte nënshtruar vullnetit dhe mbijetesës politike të një njeriu.

Ai kujtoi gjithashtu se kur Péter Polt ishte kryeprokuror, nuk u nis asnjë hetim për qindra miliarda që u zhdukën nga MNB, banka qendrore. Siç e tha ai, Polt ishte po aq i painteresuar për këtë sa edhe për mbrojtjen e kushtetutës, me të cilën tani duhet të merret si president i Gjykatës Kushtetuese.

“Detyra kushtetuese është të mbrojë vendin nga kërcënimet e jashtme, popullin hungarez nga pushteti arbitrar, pronën e përbashkët nga plaçkitjet, lirinë e zgjedhjeve nga ndërhyrja e shtetit dhe shërbimeve sekrete, fëmijët e besuar nën kujdesin e shtetit nga abuzuesit e tyre dhe institucionet shtetërore nga përdorimi nga një parti që ka humbur zgjedhjet për të ruajtur pushtetin e vet”, tha kryeministri.

Për të justifikuar shkarkimin e presidentit, ai dha një listë të gjatë rastesh në të cilat Tamás Sulyok kishte heshtur, përfshirë edhe rastet kur doli në dritë se ishin nisur procedura policore dhe mbikëqyrje nga shërbimi sekret kundër ekspertëve të IT-së nga Partia Tisza me akuza të sajuara.

“Ai duhej ta kishte mbrojtur kushtetutshmërinë kur një nga themelet e saj më të rëndësishme ishte në rrezik: parimi se shërbimet sekrete mbrojnë shtetin hungarez dhe nuk mund të bëhen kurrë ndihmës të partisë në pushtet.” bw

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Arkivolet me mbetjet mortore të dhjetë viktimave të gjenocidit që varrosen në Potoçari më 11 korrik.

Radio Evropa e Lirë

Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetorin e gjenocidit janë varrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave.

Viktima më e re ishte Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratuncit, ndërsa mbetjet e tij mortore u zhvarrosën në vitin 2022.

Viktima më e moshuar ishte Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, i cili u zhduk në zonën e Zvornikut.

Ceremonia e varrimit kolektiv u udhëhoq nga kreu i Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, Husein Kavazoviq.

“Detyra jonë nuk është vetëm të vajtojmë. Detyra jonë e shenjtë është të kujtojmë dhe ta themi me zë të lartë të vërtetën, kur të tjerët do të donin që ne të heshtim. Harrimi do të ishte një krim i ri ndaj atyre që nuk janë më”, tha ai.

Më 11 korrik, në mbarë Bosnje e Hercegovinën dhe në vende të ndryshme të botës po shënohet 31-vjetori i krimit më të rëndë të luftës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit, në verën e vitit 1995, u vranë mbi 8.300 boshnjakë.

“Ekzekutimet masive nuk ishin rezultat i një veprimi spontan. Përkundrazi, gjenocidi ishte planifikuar me vetëdije dhe në hollësi, dhe u krye në mënyrë brutale. Ushtria dhe policia e Republikës Sërpska, me urdhër të udhëheqjes politike të asaj kohe, kryen gjenocid”, tha Beqiroviq.

Ai shtoi se “gjenocidi nuk do të kishte qenë i mundur pa Serbinë fqinje, të udhëhequr në atë kohë nga Sllobodan Millosheviqi”.

“Serbia dhe regjimi i saj i atëhershëm u shpallën përgjegjës, sepse mund ta kishin parandaluar gjenocidin, por nuk e bënë. Gjenocidi kundër boshnjakëve ndodhi para syve të mbarë botës. Po e them se, nëse nuk e ruajmë të vërtetën për të kaluarën tonë, nuk do të kemi as të tashme e as të ardhme”, tha ndër të tjera Beqiroviq.

Në Serbi, ndërkaq, shkrimtari Vlladimir Arsenijeviq, themelues i shoqatës Krokodil në Beogradi – që merret me programe kulturore, letrare dhe socio-politike – është rrahur mëngjesin e sotëm në prag të një ngjarjeje përkujtimore në kryeqytetin serb kushtuar 31-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Gruaja e tij konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kjo ngjarje është anuluar. Ngjarja ishte organizuar nga OJQ, fondacione, artistë, të cilët synojnë ruajtjen e kujtesës për viktimat e gjenocidit.

Serbia--Belgrade--Messages about Ratko Mladic at the place of commemoration for the victims of genocide in Srebrenica, July 11, 2026.

Mesazhe për Ratko Mlladiqin të vendosura në vendin ku do të duhej të mbahej tubimi në Beograd për viktimat në Srebrenicë.

Në vendin ku do të duhej të mbahej ngjarja, tashmë e anuluar, në Beograd u shfaqën mesazhe për Ratko Mlladiqin.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sot është koha për të treguar respekt për viktimat boshnjake të Srebrenicës.

“Edhe unë po e bëj këtë. Gjithmonë do ta bëj. Për dallim nga të tjerët, ne tregojmë respekt dhe gjithmonë përkulemi para viktimave, e kemi obligim, sepse kështu tregojmë se jemi njerëz”, tha ai.

Në Kosovë po ashtu janë përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Ceremonia u organizua nga ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi, e cila porosit se gjenocidi nuk mund të relativiziohet e as harrohet.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe pa të vërtetën. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, porositi se mohimi i gjenocidit i largon autorët nga përgjegjësia.

Në Potoçari të Bosnjës marrin pjesë delegacione nga Bosnja dhe nga jashtë vendit, si dhe mijëra pjesëmarrës të Marshit të Paqes, të cilët për tri ditë ecën përgjatë rrugës nëpër të cilën të mbijetuarit u përpoqën të arratiseshin nga Srebrenica e rrethuar.

Më 9 korrik, në Nju Jork u mbajt një ceremoni përkujtimore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sot, ditë zie është shpallur vetëm në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Sarajeva përcolli arkivolet e dhjetë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Mbërritja e kamionit me eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarët u bënë homazhe.
1/6 Mbërritja e kamionit me eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarët u bënë homazhe.

Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe.

Pas Sarajevës, kamioni vazhdoi rrugën drejt Srebrenicës, ku ishte planifikuar të ndalej para Xhamisë së Qytetit, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit.
2/6 Pas Sarajevës, kamioni vazhdoi rrugën drejt Srebrenicës, ku ishte planifikuar të ndalej para Xhamisë së Qytetit, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit.

Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe.

Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa rreth 250 të tjera janë varrosur në vende të tjera, me dëshirën e familjeve të tyre. Për më shumë se 1.000 persona të vrarë nga Srebrenica dhe komunat përreth, nuk dihet ende. Mbetjet e tyre mortore vazhdojnë të kërkohen.
3/6 Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa rreth 250 të tjera janë varrosur në vende të tjera, me dëshirën e familjeve të tyre. Për më shumë se 1.000 persona të vrarë nga Srebrenica dhe komunat përreth, nuk dihet ende. Mbetjet e tyre mortore vazhdojnë të kërkohen.

Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe.

Në gjenocidin në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më 11 korrik, eshtrat e gjetura të dhjetë viktimave do të prehen në Qendrën Memoriale në Potoçari, ku do të mbahet edhe ceremonia kolektive e varrimit.
4/6 Në gjenocidin në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më 11 korrik, eshtrat e gjetura të dhjetë viktimave do të prehen në Qendrën Memoriale në Potoçari, ku do të mbahet edhe ceremonia kolektive e varrimit.

Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe.

Viktima më e re që do të varroset është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratunacit.
5/6 Viktima më e re që do të varroset është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratunacit.

Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe.

Viktima më e vjetër është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, dhe i zhdukur në zonën e Zvornikut.
6/6 Viktima më e vjetër është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, dhe i zhdukur në zonën e Zvornikut.

Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe.

 

Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa rreth 250 të vrarë janë varrosur në vende të tjera, sipas kërkesës së familjeve të tyre. Mbi 1.000 persona nga Srebrenica dhe komunat përreth vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 nxori një aktgjykim, në të cilin konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, e cila atëherë ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid.

Po e njëjta gjykatë e shpalli Serbinë përgjegjëse për mosparandalimin e gjenocidit dhe konstatoi se ajo kishte shkelur detyrimin për të ndëshkuar autorët e gjenocidit.

Para gjykatave të ndryshme, deri më tani më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Me burgim të përjetshëm janë dënuar, ndër të tjerë, ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Ratko Mlladiq.

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

Hyrja në kompaninë e bakrit Zijin në Serbi. 6 prill 2026.

 

Radio Evropa e Lirë

Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e dërgesave të bakrit dhe produkteve të bakrit që prodhohen në Serbi nga kompania kineze Zijin Copper D.O.O., për shkak të dyshimeve se në procesin e prodhimit është përdorur puna me detyrim.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe personeli i CBP-së në të gjitha pikat hyrëse në Shtetet e Bashkuara do të ndalojë dërgesat e produkteve të bakrit të prodhuara në objektet e Zijin-it në Serbi, u tha në njoftim.

Ky është urdhri i dytë që CBP-ja lëshon për ndalimin e dërgesave të kompanive kineze që operojnë në Serbi për shkak të përdorimit të punës me detyrim, pasi një urdhër i ngjashëm ishte lëshuar më parë për gomat e automjeteve që kompania Linglong prodhon në Zrenjanin, në veri të Serbisë.

“Prodhuesit amerikanë përballen me konkurrencë të pandershme kur kompanitë e huaja i ulin kostot duke përdorur punë me detyrim”, deklaroi ndihmëskomisionerja ekzekutive e Zyrës për Tregti të CBP-së, Susan S. Thomas.

“Duke zbatuar ligjet tona kundër punës me detyrim, CBP-ja mbron të drejtat e njeriut, si dhe sigurinë ekonomike të vendit tonë”, shtoi ajo.

Sipas njoftimit, urdhri për ndalimin e dërgesave të Zijin-it është rezultat i një hetimi të CBP-së dhe informacioneve që tregojnë se Zijin Serbia prodhon bakër dhe produkte bakri duke përdorur punë me detyrim.

Në njoftim thuhet po ashtu se CBP-ja ka analizuar deklarata të punëtorëve, fotografi, shënime nga terreni të grupeve të fokusit, mesazheve tekstuale, raporte të organizatave joqeveritare që janë të qasshme për publikun, artikuj medialë dhe kërkime akademike.

“Kur merren së bashku, këto prova treguan se punëtorët në kompaninë Zijin Serbia janë të ekspozuar ndaj gjashtë treguesve të punës me detyrim të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës: shfrytëzimit të cenueshmërisë, mosdhënies së pagave, frikësimit dhe kërcënimeve, kufizimit të lirisë së lëvizjes, mbajtjes së dokumenteve personale dhe orëve të tepërta të punës jashtë orarit”, thuhet në njoftim.

CBP-ja theksoi se faktet që mbështesin këta tregues dëshmojnë se punëtorët janë përfshirë në punë me detyrim, pra në punë që kryhet jovullnetarisht dhe nën kërcënimin e ndëshkimit.

Duke theksuar se të dhënat tregtare tregojnë që produktet e Zijin-it importohen ose ka gjasa të importohen në Shtetet e Bashkuara, CBP-ja njoftoi se importuesit e dërgesave të ndaluara mund t’i shkatërrojnë ose t’i rieksportojnë ato, ose mund të përpiqen të dëshmojnë se mallrat nuk janë prodhuar duke përdorur me detyrim.

Ndërkaq, kompania kineze Zijin është përballur më parë me akuza për ndotje të mjedisit.

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

Analiza e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë tregon se 44 shtetas rusë kanë marrë shtetësinë e Serbisë vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, dhe se në mesin e tyre ka edhe persona që janë nën sanksione ndërkombëtare.

 

Ludmilla Cvetkoviq, Jovana Kërstiq

Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë sesa të gjithë shtetasve të tjerë të huaj së bashku.

Në mesin e tyre ka edhe rusë që janë nën sanksione ndërkombëtare, ka konstatuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) përmes analizës së vendimeve të Qeverisë serbe.

Qeveria e Serbisë i jep këto shtetësi duke i arsyetuar me “interesa” për Serbinë.

Valerij Kazikajev është shtetas i Serbisë që nga 16 janari.

Ai ndodhet në listën e sanksioneve amerikane që nga prilli i vitit 2023, për shkak të lidhjeve të biznesit me oligarkun rus, Alisher Usmanov.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka komentuar për REL-in vendimin e Qeverisë së Serbisë për t’i dhënë atij shtetësi.

Një tjetër bartës i ri i pasaportës serbe është shtetasi rus, Sergej Kondratenko, i cili e mori shtetësinë më 13 nëntor 2025.

Ai ndodhet nën sanksionet ukrainase për “veprime në dëm të interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare”.

Shtetas i ri i Serbisë është edhe Igor Koljushev, inxhinier rus ndërtimi në fushën e urave.

Ai është nën sanksione ukrainase që nga viti 2022.

Ministria e Jashtme e Ukrainës dhe Ambasada e Ukrainës në Beograd nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të REL-it lidhur me dhënien e shtetësisë serbe personave që janë nën sanksione ukrainase.

As Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve se pse po u jep shtetësi qytetarëve rusë të sanksionuar.

Qeveria e Serbisë ka vazhduar trendin e dhënies gjithnjë e më të shpeshtë të shtetësisë për shtetas rusë, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit se kjo u mundëson atyre hyrje pa viza në Bashkimin Evropian.

Kjo është theksuar edhe në një non-paper të fundit të Komisionit Evropian, në të cilin REL-i ka pasur qasje.

Në këtë dokument paralajmërohet se përfitimi i përshpejtuar i së drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetas rusë përmes marrjes së shtetësisë serbe — numri i të cilëve është rritur — paraqet rrezik të mundshëm sigurie për BE-në.

“Serbia jo vetëm që nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë, por në mënyra të ndryshme po e anashkalon politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, tha për REL-in Bojana Sellakoviq nga organizata joqeveritare Konventa Kombëtare për BE-në.

Si vend kandidat për anëtarësim, Serbia ka regjim pa viza me BE-në dhe detyrim për harmonizim të politikës së jashtme me të.

Megjithatë, ajo nuk ka vendosur viza për qytetarët rusë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve që BE-ja i ka vendosur Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kush janë personat e sanksionuar me pasaportë serbe?

Valerij Kazikajevit i janë vendosur sanksione amerikane me qëllim “pengimin e mëtejshëm të importit të teknologjive kritike që Rusia i përdor në luftën e saj kundër Ukrainës”.

Këto masa iu vendosën në prill të vitit 2023 për shkak të lidhjeve të tij të biznesit me miliarderin rus, Alisher Usmanov.

Sipas të dhënave të Zyrës amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja, OFAC, Kazikajev është një nga anëtarët e lartë të menaxhmentit ose bordeve drejtuese të kompanive në sektorin e metaleve dhe minierave të lidhura me Usmanovin — Metalloinvest dhe Udokan Copper.

Kazikajev është, gjithashtu, pronar i kompanisë sllovake KTH Group Spol SRO. Edhe kjo kompani është nën sanksione amerikane.

Ukraina i vendosi sanksione Kazikajevit në nëntor të vitit 2023. Masat përfshijnë ngrirjen e pasurisë, ndalimin e aktivitetit të biznesit dhe një sërë kufizimesh të tjera financiare.

REL-i nuk arriti të kontaktojë me Valerij Kazikajevin.

Oligarku Alisher Usmanov, i afërt me pushtetin në Kremlin, është një nga rusët më të pasur.

Ai ka biznese në fushën e minierave, industrisë së metaleve, telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit.

Shtetet e Bashkuara e vendosën Usmanovin në “listën e zezë” në mars të vitit 2022.

Në arsyetim thuhet se ai është i afërt me disa zyrtarë të lartë rusë që janë nën sanksione amerikane, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe Dmitry Medvedevin, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Departamenti amerikan i Thesarit thotë, gjithashtu, se Usmanov ka në dispozicion një rrjet kompanish të regjistruara në të ashtuquajturat parajsa fiskale, përmes të cilave mund të kryejë transaksione financiare – çka potencialisht i mundëson anashkalimin e sanksioneve.

Ai është gjithashtu nën sanksionet e Australisë, Kanadasë, BE-së, Japonisë, Zelandës së Re, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sergej Kondratenko, një tjetër shtetas rus që ka marrë së fundmi pasaportë serbe, është sanksionuar nga autoritetet ukrainase.

Autoritetet ukrainase kanë konstatuar se Kondratenko është pronari përfundimtar i kompanisë Royal Pay Europe, ndaj së cilës Ukraina vendosi sanksione në vitin 2023 për “veprime në dëm të interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare”.

Këtë e tregojnë të dhënat e degës ukrainase të organizatës Transparency International.

Royal Pay Europe është e regjistruar në Letoni, dhe merret me pagesa elektronike dhe shërbime të tjera financiare.

Byroja Shtetërore e Hetimeve e Ukrainës nisi në vitin 2023 një procedurë penale ndaj kësaj kompanie për përvetësimin e më shumë se 30 milionë eurove, që bankat e huaja kishin ndarë për njërën nga bankat komerciale ukrainase.

“Sipas materialeve të atij hetimi, gjatë luftimeve në rajonin e Harkivit, kompania u përpoq të riregjistronte të drejtat pronësore mbi pasuritë e paluajtshme të një banke ukrainase që ishte në proces likuidimi”, thuhet nga Transparency International.

Me vendim të Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit në Ukrainë në vitin 2024, kompanisë iu konfiskua pasuria në atë vend, në vlerë prej rreth 44 milionë dollarësh. Këto para u transferuan në buxhetin shtetëror të Ukrainës.

Gjatë hetimit, autoritetet ukrainase të sigurisë e lidhën Kondratenkon edhe me një rrjet rus bastesh.

Sergej Kondratenko nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it, të dërguar në një adresë elektronike, të njohur për redaksinë.

Igor Koljushev, inxhinier rus i ndërtimit në fushën e urave, është nën sanksione ukrainase që nga viti 2022.

Masat ndaj tij lidhen kryesisht me ndalimin e nxjerrjes së kapitalit nga Ukraina dhe me kufizime të rrjedhave financiare.

Sipas të dhënave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Koljushev është drejtor teknik i Institutit Giprostroymost në Shën Petersburg.

Kjo është një nga kompanitë kryesore ruse të specializuara në projektimin e urave dhe objekteve të transportit.

REL-i nuk arriti të kontaktojë as me Koljushevin.

Në prill, shtetësi serbe mori edhe Yakub Zakriyev, nip i udhëheqësit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, por Qeveria e Serbisë e tërhoqi atë vendim katër ditë më vonë.

Zakriyev ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të përfshirjes së tij në institucionet e Rusisë.

Nën sanksione të SHBA-së dhe BE-së është edhe vetë Kadyrov, i cili prej vitesh përballet me akuza për shpërfillje të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë rrëmbime, tortura, vrasje dhe përndjekje të pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve as për dhënien, as për anulimin e shtetësisë për nipin e Ramzan Kadyrovit.

Në shtator të vitit 2025, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), raportoi se së paku katër shtetas rusë kishin marrë shtetësi serbe me vendim të Qeverisë së Serbisë, ndonëse ishin nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

Sipas këtyre raportimeve, shtetësi serbe morën tre menaxherë të gjigantit rus të energjisë, Gazprom.

Shtetësi mori edhe Ruslan Alisultanov, ish-zëvendësministër i Bujqësisë i Çeçenisë dhe biznesmen, i cili sot prezantohet si udhëheqës në industrinë ushqimore të Rusisë.

Portali hulumtues KRIK dhe portali rus Important Stories raportuan në prill të vitit 2025 se në mesin e personave të cilëve Qeveria e Serbisë u kishte dhënë shtetësi kishte disa rusë të lidhur me elitën politike të Kremlinit, dhe me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, FSB.

Ata raportuan, gjithashtu, për persona të lidhur me industrinë ushtarake, për njerëz që u pasuruan gjatë luftës në Ukrainë dhe për figura të lidhura me gjigantë të tjerë të biznesit.

Për Serbinë “interes”, për BE-në “rrezik sigurie”

Analiza e REL-it tregon se vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, 44 shtetas rusë morën shtetësi serbe me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Nga fillimi i vitit 2022 deri në qershor të këtij viti, më shumë se 300 rusë kanë marrë shtetësi serbe.

Kjo u konstatua përmes shqyrtimit të vendimeve të Qeverisë së Serbisë për dhënien e shtetësisë, të publikuara në Gazetën Zyrtare.

Ky nuk është numri përfundimtar, sepse edhe Ministria e Brendshme jep shtetësi sipas procedurës së rregullt, nëse plotësohen kushtet e caktuara.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa shtetas rusë kanë marrë shtetësi serbe që nga viti 2022.

Qeveria e Serbisë mund të japë shtetësi sipas një procedure të veçantë dhe të përshpejtuar ligjore, e cila arsyetohet me “interes për Serbinë”.

Megjithatë, ajo që për autoritetet serbe paraqet “interes për Serbinë”, për BE-në është një “sfidë e mundshme sigurie”.

Shtetësi serbe marrin sportistë dhe artistë rusë, por edhe biznesmenë të lidhur me Kremlinin dhe persona të sanksionuar.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë do të ndërmarrë lidhur me paralajmërimet e Brukselit, e as se si e shpjegon rritjen e numrit të shtetësisë serbe të dhënë rusëve.

Marko Todoroviq nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane, CEP, thotë se nga Serbia pritet që t’i ketë parasysh interesat e BE-së kur merr vendime që ndikojnë në sigurinë e hapësirës Shengen.

“Kur BE-ja, nga kujdesi, po shqyrton se si t’ua vështirësojë qytetarëve rusë marrjen edhe të vizave turistike, tendenca në Serbi për t’u dhënë atyre shtetësi që automatikisht ua hap derën Shengenit duket si lëvizje në drejtim krejtësisht të kundërt”, tha ai për REL-in.

Disa vende anëtare të BE-së po bëjnë presion ndaj Komisionit Evropian që të propozojë një ligj që do ta lehtësonte refuzimin e vizave turistike për shtetas rusë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas të dhënave të BE-së, numri i vizave turistike të lëshuara për qytetarët rusë për hapësirën Shengen u rrit gjatë vitit 2025 në gati 480.000 — niveli më i lartë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Sa rusë ka në Serbi?

Falë regjimit pa viza, mijëra shtetas rusë kanë kaluar nëpër Serbi pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Disa ikën nga mobilizimi, të tjerë erdhën për të vazhduar pa pengesa biznesin me vendet perëndimore.

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilat REL-i i mori përmes kërkesës për qasje në informacion publik në janar të vitit 2025, pak më shumë se 48.000 shtetas rusë kishin qëndrim të përkohshëm në Serbi.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa janë aktualisht në Serbi deri në publikimin e këtij teksti.

Çfarë rrezikon Serbia?

Duke u dhënë shtetësi personave të sanksionuar, sipas Marko Todoroviqit nga CEP-i, Serbia po i rrezikon drejtpërdrejt integrimet e veta evropiane dhe po e minon komunitetin të cilit synon t’i bashkohet.

“Kjo sugjeron se ekziston ndikim rus në pjesë të aparatit politik dhe të sigurisë, të cilat i bëjnë këto ‘shërbime’ me shpresën se do të kalojnë pa u vërejtur, ose madje pa u shqetësuar fare për pasojat e mundshme politike”, vlerëson ai.

Ai thotë se non-paper-i është gjithashtu sinjal se Komisioni do ta ndjekë nga afër mënyrën se si Serbia e zbaton këtë proces, sa i hollësishëm është kontrolli dhe nëse vërtet verifikohet prapavija e aplikuesve.

Bojana Sellakoviq nga Konventa Kombëtare për BE-në thotë se rritja e numrit të shtetësive të dhëna qytetarëve rusë, përfshirë edhe personave të sanksionuar, tregon se Serbia nuk ka orientim të qartë të politikës së jashtme dhe po i ruan marrëdhëniet me Rusinë.

“E gjithë kjo nuk është në linjë me një shtet që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, sepse rregullat atje janë shumë strikte dhe shumë të qarta”, tha Sellakoviq.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat me BE-në që nga dhjetori i vitit 2021, dhe një nga arsyet është edhe mosharmonizimi me politikën e jashtme të bllokut.

Në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor, në Tivat të Malit të Zi, Serbisë iu tha se duhet të përcaktohet mes Rusisë dhe Kinës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian në anën tjetër.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha atëherë se Serbia duhet të vendosë se ku përket, dhe se “balancimi mes Rusisë, Kinës dhe Evropës është i papranueshëm”.

Ai sqaroi se udhëheqësit evropianë ia kishin bërë këtë të qartë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Jellena Jankoviq dhe Iva Martinoviq kontribuuan në këtë raport

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç refuzoi të merrte pjesë në festimet e 20 vjetorit të rivendosjes së pavarësisë të Malit të Zi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç refuzoi një ftesë për të marrë pjesë në festimet e 20 vjetorit të rivendosjes së pavarësisë të Malit të Zi, duke thënë se nuk kishte “asgjë për të festuar” dhe se pjesëmarrja do të ishte si të “pështynte në fytyrë” popullin e tij.

Mali i Zi feston Ditën e Pavarësisë çdo vit më 21 maj. Festa kombëtare përkujton referendumin historik të mbajtur më 21 maj 2006, ku 55.5% e qytetarëve të vendit votuan për  të rivendosur pavarësinë e plotë. Edhe pse Parlamenti malazez shpalli zyrtarisht pavarësinë disa ditë më vonë, më 3 qershor 2006, 21 maji mbetet festa shtetërore e përcaktuar ligjërisht.

Njëzet vjet pasi Mali i Zi rivendosi pavarësinë e tij, Presidenti i Serbisë refuzoi të merrte pjesë sipas tij në një “festim pompoz” që përkujtonte 20-vjetorin e shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia më 21 maj, sipas ANSA që citon Tanjug. “Mora një ftesë për të marrë pjesë në festimin pompoz të shkëputjes nga Serbia”,“Sigurisht, nuk do të shkoj. E dua Serbinë më shumë se çdo gjë tjetër në botë, dhe festimi i një ngjarjeje të tillë do të ishte një turp dhe një fyerje për mua dhe popullin tim. Lejojini të festojnë si të duan.” “Dua vetëm që qytetarët e Serbisë të dinë një gjë: ata po festojnë shkëputjen e tyre nga ne, Serbia, me shumë bujë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Do të kisha shumë për të thënë për paaftësinë e udhëheqjes sonë në atë kohë, por ata zgjodhën atë mundësi. Shoh që janë të entuziazmuar që i kanë lënë serbët dhe Serbinë. “U uroj atyre suksese dhe lumturi”, shtoi Vuçiç.”

Regjimi po i afrohet fundit, Vuçiç s’ka mësuar asgjë nga gabimet e Orban!

Aleksandar Vuçiç nuk arrin të gjejë një përgjigje për protestat e studentëve. Të rinjtë janë gjithnjë e më të organizuar, programi i tyre po merr formë gradualisht dhe veprimeve të tyre po u bashkohen grupe më të gjera shoqërore. Por ai bën shumë përpjekje për t’u kundërvënë studentëve “pa përvojë” me peshën e tij politike ndërkombëtare. 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Orban

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, premtoi të shpallë zgjedhje të parakohshme vitin e kaluar, por që atëherë ai e ka shtyrë vazhdimisht këtë veprim, shkruan gazeta hungareze Nepsava në një artikull me titull “Presidenti i Serbisë nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e Viktor Orbanit”.

Megjithatë, koha po punon kundër tij, si dhe represioni dhe ndërhyrjet e autoriteteve bazuar në arsye të shpikura, vëren gazeta, me pretendimin se Vuçiç me siguri po shkon drejt humbjes.

Demonstruesit kërkojnë thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe fundin e regjimit të Aleksandar Vuçiç , i cili ka qenë në pushtet për 14 vjet.

Aleksandar Vuçiç nuk arrin të gjejë një përgjigje për protestat e studentëve.

Që nga rënia e Slobodan Millosheviqit, protesta e së shtunës në Beograd ishte e dyta më e madhe në Serbi, shkruan gazeta hungareze, duke iu referuar Arkivit të Takimeve Publike, bazuar në vlerësimin e të cilit, midis 180 dhe 190 mijë njerëz morën pjesë në Sheshin Slavija.

Megjithatë, policia serbe arriti të numëronte vetëm 30, maksimumi 34 mijë demonstrues.Protesta më e madhe u organizua gjithashtu nga studentët, në mars, kur u mblodhën rreth 375 mijë njerëz.

Përpara protestës së së shtunës, ashtu si në rastet e mëparshme, trafiku i trenave u pezullua përsëri për të vështirësuar mbërritjen në kryeqytet. Këtë herë, kompania hekurudhore serbe njoftoi se natën midis të premtes dhe të shtunës, mori një telefonatë anonime në lidhje me pajisje shpërthyese të vendosura në të gjitha trenat dhe depot hyrëse.

Gazeta kujton se në mars, përpara zgjedhjeve parlamentare në atë vend, një çantë shpine e braktisur, e cila dyshohet se ishte e mbushur me eksplozivë, u gjet Hungari pranë tubacionit të gazit që të çon në

Provokimi i zakonshëm nuk mungoi as këtë herë.

Përpara protestës, kishte qenë në fuqi një alarm i madh sigurie, disa mijëra anëtarë të policisë së ndërhyrjes u dërguan në terren. Pas protestës, shpërthyen përleshje, kur një grup i vogël filloi të qëllonte drejt policëve, të cilët menjëherë filluan ta shpërndanin brutalisht demonstratën.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se u arrestuan 47 protestues.

Studentët, organizatorët e protestës, deklaruan në deklaratën e tyre se disa pjesëmarrës pësuan lëndime serioze, ndërsa disa prej tyre përfunduan në spitalin e urgjencës.

Aleksandar Vuçiç nuk arrin të gjejë një përgjigje për protestat e studentëve. Të rinjtë janë gjithnjë e më të organizuar, programi i tyre po merr formë gradualisht dhe veprimeve të tyre po u bashkohen grupe më të gjera shoqërore.

Megjithatë, presidenti ende nuk bën thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ka njoftuar tubimin e tij masiv për qershor në të njëjtin vend në sheshin Slavija, ku dëshiron të tregojë se kampi i mbështetësve të tij është më i shumtë në numër.

Përveç kësaj, ai bën shumë përpjekje për t’u kundërvënë studentëve “pa përvojë” me peshën e tij politike ndërkombëtare. Dhe vizita e tij në Kinë, e cila filloi të dielën, shoqërohet pikërisht nga një atmosferë e tillë: Presidenti kinez Xi Jinping, pas Donald Trump dhe Vladimir Putin, pret presidentin serb./Pamfleti

(Video) Shaip Kamberi, ka vlerësuar shumë të rëndësishëm takimin e zhvilluar në Preshevë me Kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm takimin e zhvilluar në Preshevë me kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, duke theksuar se ky takim vjen në një kohë kur shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të përballen me politika diskriminuese nga regjimi në Beograd.

Kamberi ka theksuar se për vite me radhë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë përballur me margjinalizim sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet shtetërore, diskriminimin ekonomik dhe mohimin e të drejtave kombëtare e gjuhësore.

Ai ka kritikuar politikën e Beogradit, duke thënë se Serbia kërkon standarde të larta për serbët në Kosovë, ndërsa të njëjtat standarde refuzon t’i zbatojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sipas Kamberit, bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kanë ngritur vazhdimisht zërin kundër diskriminimit dhe kanë kërkuar barazi reale, përfaqësim proporcional dhe respektim të marrëveshjeve të arritura.

Ai ka përshëndetur gjithashtu angazhimin amerikan dhe iniciativën për Ligjin HR 6411 në Kongresin Amerikan, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë kundër diskriminimit, autoritarizmit dhe standardeve të dyfishta.

“Në Preshevë sot nuk kemi folur vetëm për problemet e shqiptarëve të Luginës, por edhe për nevojën që Ballkani Perëndimor të ndërtohet mbi drejtësi, barazi dhe standarde të njëjta për të gjithë qytetarët. Simetria në të drejta është koncepti politik që garanton paqe afatgjate”, ka deklaruar Kamberi.

Në fund, ai ka theksuar se “koha e standardeve të dyfishta duhet të marrë fund”. /rtvpresheva.com

Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore

Festimet për pavarësinë e Malit të Zi në maj të vitit 2026.

 

Radio Evropa e Lirë

Me një sërë manifestimesh, koncertesh dhe deklaratash nga zyrtarët se rruga drejt Bashkimit Evropian, uniteti qytetar dhe forcimi i institucioneve mbeten prioritetet kryesore, Mali i Zi shënon sot njëzet vjet nga referendumi i vitit 2006, me të cilin riktheu pavarësinë shtetërore.

Me këtë vendim, pas 88 vjetësh, Mali i Zi u bë sërish i pavarur.

Në referendum votuan 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Prej tyre, pavarësinë e mbështetën 55.5 për qind, ndërsa 44.5 për qind votuan për qëndrimin në një shtet të përbashkët me Serbinë.

Sot, 20 vjet më vonë, sipas sondazheve të opinionit publik, idenë e një Mali të Zi të pavarur do ta mbështesnin rreth 70 për qind e qytetarëve.

Fushatën e atëhershme për pavarësi e udhëhoqi lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq.

Pyetja e referendumit ishte: “A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë ndërkombëtar?”

Fushata e referendumit u zhvillua në një atmosferë tensionesh mes bllokut për pavarësi dhe partive proserbe që kërkonin shtet të përbashkët me Serbinë.

Në këtë proces morën pjesë edhe pakicat kombëtare, të cilat ishin pjesë e bllokut për pavarësi.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi se dy dekada pas rikthimit të pavarësisë, Mali i Zi ka një ide që e bashkon dhe e udhëheq – “Mali i Zi evropian dhe projekti i një Evrope të bashkuar”.

Në një ceremoni me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë, Spajiq tha se referendumi i vitit 2006 ishte një hap i madh, por vetëm hapi i parë në ndërtimin e shtetit, raportoi Radio Televizioni i Malit të Zi.

Njëzet vjet pas referendumit, Mali i Zi është një shtet i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe “kandidat i radhës” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht mbetet një vend me ndarje të thella politike dhe me ndikim të fortë të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai ka përjetuar trazira të shumta politike, por edhe një ndryshim paqësor të pushtetit në vitin 2020, kur fituesit e referendumit ua dorëzuan pushtetin atyre që në vitin 2006 ishin kryesisht për bashkim me Serbinë.

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Një delegacion i Republikës Sërpska në Moskë, me rastin e shënimit të Ditës së Fitores më 9 maj, 2026.

 

Millosh Teodoroviq

Llogaritja e lidhjeve të vendeve të Ballkanit me Rusinë është në interes të Moskës, por jo meritë e saj, thotë Paolla Petriq, drejtoreshë e Zyrës së Fondacionit Heinrich Boll Stiftung në Sarajevë, për Radion Evropa e Lirë.

“Ballkani është një nga zonat e saj të ndikimit ose një nga pikat përmes të cilave përpiqet të trazojë gjeopolitikisht Evropën dhe Bashkimin Evropian dhe të pengojë integrimin euroatlantik të kësaj pjese të Evropës. Kjo është në interes të Moskës, ndërsa përgjegjësia është tek elitat lokale, se çfarë aleancash krijojnë dhe nëse i çojnë ato drejt Brukselit ose jo”, shpjegon Petriq.

Aleancat që Moska i mban pas vitit 2022 dhe fillimit të zbatimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, në Ballkan shpesh shihen përmes shembullit të Serbisë.

Sa kanë ndryshuar marrëdhëniet Beograd-Moskë?

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, ajo nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, duke rrezikuar kështu procesin e saj të integrimeve evropiane, i cili përfshin edhe harmonizimin gradual të politikës së jashtme me atë të Brukselit.

Por, në të njëjtën kohë, në marrëdhëniet Beograd-Moskë janë shënuar edhe ngecje të dukshme.

Momenti më i ndjeshëm ndodhi rreth një vit më parë, kur Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë e akuzoi Beogradin se armët e prodhuara në Serbi, përmes vendeve të treta, janë duke përfunduar në duart e forcave ukrainase.

“Kjo i mundëson Kievit të marrë formalisht produkte të industrisë ushtarake që nuk janë më serbe, por që montohen në fabrikat e armëve në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit kryhen kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhej në deklaratën e Moskës në qershor të vitit 2025.

Drejtoresha e Qendrës për Edukim Qytetar nga Podgorica, Dalliborka Ulareviq, vlerëson se Rusia nuk ka shumë alternativa dhe se, për këtë arsye, në marrëdhëniet me partnerët e saj toleron shumë gjëra që në rrethana të tjera nuk do t’i pranonte.

“Serbia mbështetet te Rusia edhe për shkak të çështjes së Kosovës. Nga ana tjetër, Rusisë i duhet një shtet i madh, përmes të cilit mund të ushtrojë ndikime të tjera, pasi një pjesë të ndikimit në Bosnje dhe Hercegovinë e ka ushtruar përmes Serbisë. Tani, kjo po ndodh në mënyrë më të pavarur në Republikën Sërpska”, thotë Ulareviq për Radion Evropa e Lirë.

A është Dodik “më i suksesshëm” se Vuçiq?

Millorad Dodik, udhëheqës i partisë kryesore të serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, është takuar nëntë herë me presidentin rus, Vladimir Putin, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Dodik, i cili u detyrua të tërhiqej nga pozita e presidentit të entitetit Republika Sërpska pas një vendimi gjyqësor, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, u hoq në tetor të vitit të kaluar edhe nga lista e sanksioneve amerikane, ku gjendej që nga viti 2017.

Në këtë mënyrë, Dodik arriti një pozitë balancimi, që është strategji shumëvjeçare edhe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ky balancim pragmatik që Millorad Dodik po e zbaton tani në praktikë, nuk është i qëndrueshëm në thelb. Lëvizjet që lidhen me Dodikun janë bërë me siguri në koordinim me Moskën, por afati i tyre është i kufizuar nga administrata aktuale në Uashington. Për më tepër, ka pasur tashmë edhe një krisje në komunikimin mes Dodikut dhe Vuçiqit. Nuk duhet harruar se ai, për një periudhë, është kritikuar edhe në mediat e Beogradit”, thotë Ulareviq.

“Dueti që luhet në marrëdhëniet Banja Llukë – Beograd është gjithashtu një konstante në Ballkanin Perëndimor dhe ndonjëherë, si në një marrëdhënie të vështirë dashurie, mund të ndodhë një qetësi e përkohshme”, thekson në anën tjetër Petriq.

Kush është aleati rus në BE pas Orbanit?

Me humbjen e kryeministrit hungarez, Viktor Orbanit, pas 17 vjetësh në pushtet, Rusia ka mbetur pa një aleat brenda Bashkimit Evropian.

Në shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë, përveç Dodikut, i pranishëm ishte edhe kryeministri sllovak, Robert Fico.

Sllovakia, përmes gazsjellësit “Druzhba”, mbetet e varur nga importi i gazit rus, ashtu si edhe Bullgaria, e cila, megjithatë, i ka ulur ndjeshëm importet që nga viti 2022, duke u mbështetur më shumë në furnizime nga Azerbajxhani përmes Greqisë dhe Turqisë.

Por, pavarësisht kësaj, kryeministri bullgar, Rumen Radev, nga pozita e qendrës së djathtë, e mbështet vazhdimin e importit nga Rusia.

Tsvetomir Nikollov, bashkëpunëtor i Qendrës për Studimin e Demokracisë në Sofje, vlerëson se rëndësia e Radevit për Moskën është rritur.

“Kur je pjesë e BE-së dhe NATO-s, je brenda dhe është shumë më e rëndësishme të kesh instrumente të tilla, në mënyrë që të mund të bllokosh qëndrime apo hapa të caktuar politikë, duke përdorur mundësinë e vetos dhe mekanizma të ngjashëm”, thotë Nikollov.

Ai shton se është pak e mundshme që Radev të luajë në të ardhmen rolin e një aleati rus në Evropë, siç ka bërë Orban.

“Regjimi i Orbanit nuk ka qenë aq efektiv sa ç’prisnin aktorët rusë, sepse Hungaria është në një pozitë ndryshe… Ajo është një lojtare e rëndësishme në botë, jo vetëm në Evropë”, shpjegon Nikollov, duke kujtuar gjithashtu se lëvizja MAGA (Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe) në SHBA është frymëzuar pjesërisht edhe nga politika e brendshme hungareze.

Ku ndryshon populizmi në Ballkan dhe në BE?

Rritja globale e populizmit u jep forcë edhe përpjekjeve të Rusisë në politikën e jashtme.

Në Ballkan, kjo tendencë është e dukshme në Serbi, por në mënyrë të ngjashme mund të shihet edhe përmes rritjes së partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Gjermani, mbështetjes që gëzon Fico në Sllovaki, apo populizmit të djathtë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Në Mal të Zi – vendin që konsiderohet ndër më të avancuarit në procesin e anëtarësimit në BE – besohet se, pavarësisht ndarjeve ideologjike, është arritur një lloj konsensusi për orientimin evropian.

“Narrativët prorusë nuk janë zhdukur. Ata sot, në këtë moment kur thoni se Mali i Zi ka avancuar mjaft në rrugën drejt BE-së, kanë aktorët e tyre në pushtet, kanë një pjesë të hapësirës mediatike, rrjetet sociale dhe narrativë më të gjerë identitarë e gjeopolitikë që shpesh përputhen me ndjenja të forta proserbe dhe antiperëndimore”, thotë Ulareviq.

Ajo kujton, gjithashtu, se Mali i Zi ka mbyllur 13 nga gjithsej 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE.

Mbyllja e të gjithë kapitujve është kusht për anëtarësim, që do të thotë se ngecja në 20 kapitujt e mbetur mund të ketë një kosto të lartë.

Sipas Petriqit, “dështimi në vendosjen e demokracisë” është arsyeja pse populizmat në Ballkan janë më të rrezikshëm sesa ata që janë zhvilluar në shtetet e BE-së.

“Kur them demokraci, mendoj për ndarjen bazike të pushteteve që nënkupton një demokraci. Ne vazhdimisht ngecim në këtë bazë, në themelet e demokracisë dhe nuk arrijmë kurrë te ndërtimi i mëtejshëm. Pra, ky është një dallim i madh”, thotë ajo.

“Kur flasim për atë se sa e paqëndrueshme është sot demokracia gjermane, ne e dimë se atje themelet janë – për momentin – shumë të forta; ato mund të lëkunden, por janë rezistente ndaj tronditjeve. Ndërsa te ne, demokracia ende nuk është e aftë t’u rezistojë tronditjeve”, përfundon Petriq.

Përgatiti: Valona Tela

Ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan me femra ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

 

Ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se qarqe të fuqishme politike dhe të sigurisë nga Beogradi qëndronin pas të ashtuquajturës “afera S.Ç.”, me qëllim destabilizimin e Malit të Zi dhe komprometimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon.

Qëllimi ishte të kompromentohej KFOR-i në Kosovë, udhëheqja e tij ushtarake. Për këtë qëllim, u përgatitën 27 vajza të cilat do të silleshin te zyrtarë të lartë ushtarakë të KFOR-it.

“Midis tyre ishte edhe S.Ç. Informacioni që morëm në atë kohë ishte se ajo po stërvitej në ambientet e stadiumit të Obiliqit. Për fat të mirë, KFOR-i dhe UNMIKU morën informacionin në kohë dhe e parandaluan këtë aktivitet”, tha Gjukanoviq.

Qëllimi i të ashtuquajturës “aferë S.Ç.” ishte të forcohej pozicioni negativ i bashkësisë ndërkombëtare kundër pavarësisë së Malit të Zi duke kompromentuar Malin e Zi dhe mua, tha ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviq, kryeministër i hershëm dhe udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve, president nderi i DPS-së, në pjesën e fundit të një interviste me Televizionin E me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.

Në emisionin “Gjurmë në Kohë”, Gjukanoviqi foli për periudhën e rivendosjes së pavarësisë, progresin ekonomik, integrimin euroatlantik, marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe (KOS), por edhe për skandalet si një mjet i domosdoshëm politik dhe mediatik i kundërshtarëve të tij.

Ai nuk ka dyshim se skandali S.Ç, i nisur në nëntor 2002, është një shprehje e vazhdimësisë së shkatërrimit të agjencive të sigurisë dhe inteligjencës së Serbisë, i ndihmuar nga karrierizmi dhe joprofesionalizmi i disa njerëzve të rëndësishëm në udhëheqjen shtetërore të Malit të Zi.

Ai beson se shkaku i menjëhershëm i skandalit ishte rezultati çuditërisht i mirë që koalicioni i DPS dhe SDP arriti në zgjedhjet parlamentare në tetor të atij viti.

Objektivat

Ai thekson qëllimet e skandalit. Më i rëndësishmi, beson Gjukanoviqi, ishte të parandalonte formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme dhe kështu të vononte aktivitetet e saj në përgatitjen e referendumit.

– Së dyti, ideja ishte të minohej uniteti brenda koalicionit qeverisës. Ata mbështeteshin në disa çarje që ekzistojnë në marrëdhëniet midis DPS dhe SDP.

Një nga qëllimet shtesë ishte kompromentimi i prokurorisë malazeze, përmes aludimeve se disa zyrtarë të lartë të prokurorisë malazeze morën pjesë në trafikim.

Kjo do t’i dërgonte një mesazh bashkësisë ndërkombëtare se Mali i Zi nuk ka kapacitetin për të vendosur sundimin e ligjit, as vendosmërinë dhe kapacitetin për t’u marrë seriozisht me problemet globale siç është trafikimi – theksoi Gjukanoviq.

Ai gjithashtu kujton rrethanat në bashkimin shtetëror të atëhershëm, duke deklaruar se autoritetet në Beograd e lexuan saktë në atë kohë se Marrëveshja e Beogradit ishte një lëshim taktik për të shtyrë referendumin për pavarësi për tre vjet, me qëllim sigurimin e partneritetit me BE-në, i cili, sipas Gjukanoviqit, ishte i nevojshëm urgjentisht për legjitimimin dhe njohjen ndërkombëtare të rezultateve të referendumit.

“Një nga qëllimet e aferës për të kompromentuar kreun e KFOR-it u parandalua. Në kabinetin e Presidentit të atëhershëm të Republikës Federale të Jugosllavisë, Vojislav Koshtunica, u mblodh një ekip që përfaqësonte vazhdimësinë e politikës që nga koha e Sllobodan Millosheviqit: Rade Bullatoviq, Gradimir Naliq, Sasha Tijaniq, Lila Nedeljkoviq. Këta ishin njerëz që luanin me ndjenjat nacionaliste të Koshtunicës dhe që e shtynë atë në konfrontime me Zoran Gjingjiqin, me qëllim që Serbia të qëndronte në rrugën e saj tradicionale anti-perëndimore. Gjithashtu, në një konfrontim me mua me qëllim që të parandalohej pavarësia e Malit të Zi dhe të ruhej shteti i përbashkët”, tha Gjukanoviq.

Këto plane, thekson ai, u shërbyen me besnikëri nga aparati shumë i fuqishëm i inteligjencës ushtarake dhe të sigurisë i shtetit të Serbisë.

Siç thotë ai, shtylla e atij aparati ishte shërbimi i kundërzbulimit ushtarak i kryesuar nga gjenerali Aca Tomiq.

Një nga qëllimet e asaj qendre politike dhe të sigurisë së pushtetit, thotë ai, ishte destabilizimi i Kosovës. Ata besonin se në këtë mënyrë do të ngadalësonin dhe në fund do të pengonin njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

“Qëllimi ishte të kompromentohej KFOR-i në Kosovë, udhëheqja e tij ushtarake. Për këtë qëllim, u përgatitën 27 vajza të cilat do të mashtroheshin nga zyrtarë të lartë ushtarakë të KFOR-it. Midis tyre ishte edhe S.Ç. Informacioni që morëm në atë kohë ishte se ajo po stërvitej në ambientet e stadiumit të Obiliqit. Për fat të mirë, KFOR-i dhe UNMIKU morën informacionin në kohë dhe e penguan këtë aktivitet”, shtoi Gjukanoviq.

“Karrierizmi dhe joprofesionalizmi i disa njerëzve të rëndësishëm në udhëheqjen shtetërore të Malit të Zi shërbyen për të ndërtuar një aferë në Mal të Zi”, theksoi ndër tjera ai.

Gjukanoviq deklaron se KOS-i e përgatiti aferën sipas formulës së zakonshme të veprimit, duke kërkuar një partner në Mal të Zi.

“Rrethanat në skenën politike malazeze në atë kohë ishin terren i përshtatshëm për veprime të tilla”, tha Gjukanoviq.

Roli i Joviqeviqit

Kujton se koalicioni DPS-SDP kishte garuar në zgjedhje një vit e gjysmë më parë, në prill 2001, nën sloganin “Fitorja është për Malin e Zi”, duke fituar dhe duke fituar 36 vende, jo të mjaftueshme për të formuar një qeveri. Gjashtë vendet e Aleancës Liberale ishin çelësi për formimin e një qeverie dhe një mjet shantazhi politik.

“Këto shantazhe varionin nga kërkesat financiare deri te kërkesat e pazakonta, shumë origjinale që ne t’u lëshonim pesë vendet tona parlamentare. Në fund, LS donte të përcaktonte kryeministrin e ardhshëm të asaj qeverie së bashku me SDP-në, si një partner të vogël koalicioni. Ata u përpoqën përmes kanaleve të ndryshme të më impononin një kandidat që dëshironin, si president që propozon kryeministrin e emëruar. Kandidati që preferoja dhe që në fund formoi atë qeveri – Filip Vujanoviq – nuk ishte i pranueshëm për ta. Ata kishin dy të preferuar, qëllimisht nuk do të them se kush ishte i dyti, por njëri ishte Andria Joviqeviq. Unë besoj se ky spekulim i nxiti ambiciet e Joviqeviqit në një farë mënyre. Ai nuk u bë kryeministër në atë kohë, por mbeti ministër i brendshëm”, kujton Gjukanoviq.

Nga ai pozicion, shton ai, një vit më vonë kur doli në dritë çështja e trafikimit, Joviqeviqi tregoi një interes të fortë për menaxhimin e çështjes.

“Nuk mu duk e çuditshme. Është logjike që ministri i Brendshëm të merrej me problemin e hetimit të përgjegjësisë së mundshme të të dyshuarve për trafikim. Megjithatë, Joviqeviqi u përpoq ta projektonte pakënaqësinë dhe frikën e tij për karrierën e tij të ardhshme si tek publiku vendas ashtu edhe tek ai ndërkombëtar. Disa ditë pasi çështja e trafikimit u bë publike, Joviqeviqi u takua në Tiranë me Helga Konradin, kreun e grupit të punës për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Ai iu ankua asaj se për shkak të aktiviteteve të tij do të mbetej pa një mandat ministror në qeverinë e re që po përgatitej. Ajo besonte se mund të përdorte ndikimin e saj për të lobuar për një mandat ministror për Joviqeviqin. Por unë isha ai që formonte qeverinë, jo Helga Konradi. Andria Joviqeviqi nuk ishte anëtar i Qeverisë së re”, theksoi Gjukanoviq.

Në kohën para skadimit të mandatit të tij të mëparshëm ministror, Joviqeviqi, sipas Gjukanoviqit, e projektoi pakënaqësinë e tij ndaj departamentit të sigurisë publike dhe, siç thotë ai, përjashtoi në mënyrë shumë tendencioze nga hetimi shërbimin e sigurisë shtetërore të kryesuar nga Dushko Markoviq.

“Mund të supozoj realisht se dyshimi i tij ndaj shërbimit të sigurisë shtetërore dhe Dushko Markoviqit u rrit për shkak të qëllimit tim për ta propozuar Markoviqin për postin e Ministrit të Brendshëm. Në atë kohë, kur publiku politik vendas e njohu pakënaqësinë e ministrit Joviqeviqi dhe kuptoi se ai po përpiqej ta përdorte rastin e trafikimit si një mundësi për afirmim ndërkombëtar, u shfaqën faktorë politikë vendas dhe e bindën atë të bëhej kandidati i tyre i opozitës për President të Malit të Zi në zgjedhjet që pasuan disa muaj më vonë. Ata natyrisht donin ta bënin Andria Joviqeviqin rival të kandidatit të atëhershëm presidencial të DPS-së, Filip Vujanoviq. Ishte një fushatë serioze politike dhe mediatike që përfundoi me tërheqjen e Joviqeviqit nga kandidatura. Është e mundur të rindërtohet me shumë detaje ajo atmosferë plot pasion dhe karrierizëm, jam i sigurt, jo vetëm e ministrit Joviqeviq, por edhe e një numri njerëzish të tjerë nga sektori i sigurisë publike, gjë që për fat të keq rezultoi në një qëndrim jo mjaftueshëm profesional në dëm të shtetit të Malit të Zi”, shtoi Gjukanoviq.

“Shërbimi i sigurisë publike nuk e tregoi veten të denjë për të qenë ide e krijuesit të aferës, një shërbim i fuqishëm siç është KOS i Beogradit”, shtoi ai.

Gjukanoviq thotë se sipas recetës së vendosur, në krijimin e aferave të tilla, përdoret gjithmonë një problem i vërtetë.

“Në atë moment, lindi problemi i trafikimit të raportuar të S.Ç, një gruaje fatkeqe nga Moldavia, e cila ndoshta pati një jetë të vështirë për vite me radhë, në Republikën Srpska, Serbi, dhe rrallë në Mal të Zi. Dhe e cila vendosi të përpiqej të dilte nga jeta e saj e vështirë, duke u vendosur në një shtëpi të sigurt për gra dhe duke denoncuar disa persona që ajo pretendonte se kishin ushtruar dhunë ndaj saj. Dhe shërbimet e sigurisë u përpoqën ta përdornin atë situatë për të ndërtuar mbi aferën, duke dashur të përfshinin në të, së pari, kreun e prokurorisë malazeze, dhe pastaj mua si president të shtetit malazez”, kujton Gjukanoviq.

Ai, vëren ai, reagoi menjëherë dhe dha një deklaratë para gjyqtarit hetues dhe deklaroi diçka që, siç thotë ai, është e vërteta absolute – se nuk e kishte parë kurrë atë person në jetën e tij.

“Isha një avokat i fortë që çështja të hetohej deri në fund. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi”, tha ai.

Sigurisht, thotë Gjukanoviq, atëherë iu bë e qartë se për çfarë bëhej fjalë.

“Shërbimi i Sigurisë Publike nuk tregoi asnjë pjekuri për atë që ishte ide e krijuesve të aferës, një shërbim i fuqishëm siç është KOS i Beogradit. Duke përjashtuar Shërbimin e Sigurisë Shtetërore nga hetimi, detyra kryesore e të cilit ishte mbrojtja e interesave të sigurisë kombëtare të Malit të Zi nga të gjithë ata që e kërcënonin atë në mënyrë shkatërruese, Joviqeviq ua lehtësoi punën krijuesve të aferës”, tha Gjukanoviq.

“Zbulimi i një farse të madhe dhe përshtypja e dhimbshme se, mbi të gjitha, Mali i Zi nuk është mjaftueshëm i përgatitur për t’u përballur me sfidat që do të krijohen nga kundërshtarë të ndryshëm të interesave kombëtare malazeze”, shtoi ai.

Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

Ludmilla Cvetkoviq

Në vend që të flitet për shefin e arrestuar të policisë së Beogradit, akuzat drejtohen ndaj Malit të Zi.

Ndërsa publiku pret përgjigje pas arrestimit dhe shkarkimit të drejtuesit kryesor të policisë në kryeqytetin e Serbisë, presidenti i këtij vendi akuzon Malin e Zi se ka “importuar” klane narkotike në Serbi.

Këto pretendime të Aleksandar Vuçiqit, deri tani, nuk janë komentuar nga Podgorica zyrtare.

As Qeveria e Malit të Zi dhe as Ministria e Brendshme e këtij vendi nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

E, zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Malit të Zi, Nikolla Zirojeviq, i ka vlerësuar këto deklarata si të papërshtatshme.

“Nëse e pyetni Vuçiqin, ne të gjithë në Mal të Zi jemi serbë, vetëm kriminelët janë malazezë dhe vijnë nga Mali i Zi”, ka thënë ai.

Ky deputet i opozitës nga Socialdemokratët ka konsideruar se pyetja më e rëndësishme është se “pse dikush nga cilido shtet e sheh Serbinë si terren të përshtatshëm për t’u marrë me krim”.

“Dhe, mendoj se përgjigjja për këtë pyetje duhet kërkuar brenda kufijve të Serbisë, përkatësisht nga pushteti ekzekutiv në Serbi”, ka thënë Zirojeviq.

Çfarë është thënë për arrestimin e Milliqit?

Vesellin Milliq ka qenë në një nga pozicionet më të larta drejtuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) kur është arrestuar.

Ai dyshohet se ka fshehur vrasjen e një burri, të cilin mediat e lidhin me një grup kriminal në Beograd.

Ai është vrarë në një restorant në Beograd, ku ka qenë edhe Milliq.

Përveç këtij të fundit, janë arrestuar edhe tre policë.

Prokuroria dyshon se Milliq ka qenë në restorant në shoqëri të dy personave të dyshuar për vrasjen dhe se ai e ka telefonuar viktimën, duke i propozuar që të shkonte për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre.

Po ashtu, thuhet se i ka sugjeruar që të mos shkonte i shoqëruar nga sigurimi i tij.

Gjatë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, një ditë pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vuçiq nuk ka dhënë më shumë detaje për rolin e Milliqit, por ka folur për klanet kriminale malazeze.

Avokati dhe ish-ministri i Policisë serbe, Bozho Prelleviq, vlerëson se deklaratat e Vuçiqit për Malin e Zi janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga ajo që ka ndodhur në Beograd.

“… që në një restorant, i cili pothuajse është i mbyllur për publikun, ka ndodhur një vrasje e rëndë, që trupi ka humbur dhe që janë arrestuar pjesëtarë të MUP-it”, thotë Prelleviq për Radion Evropa e Lirë.

Trupi i të vrarit ende nuk është gjetur, ndërsa në kërkime, sipas njoftimeve të autoriteteve, është përfshirë edhe ushtria.

Për çfarë e akuzon Vuçiq Malin e Zi?

Pa e lidhur drejtpërdrejt me rastin ku është i përfshirë shefi i policisë së Beogradit, Vuçiq, më 16 maj, ka bërë një sërë akuzash ndaj Malit të Zi.

“Na e vranë gjysmën e shtetit. Nuk janë fshatrat Shkalari dhe Kavaçi afër Beogradit, por ju na e importuat këtë të keqe këtu”, ka thënë ai.

Klani i Kavaçit dhe ai i Shkalarit janë dy grupe kriminale rivale nga zona e Kotorrit në Mal të Zi, konflikti i të cilave zgjat që nga viti 2014, kur në Valencia është zhdukur një ngarkesë me kokainë.

Që atëherë, në përplasjet mes tyre në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe vendeve të tjera janë vrarë më shumë se 70 persona.

Këto grupe lidhen me trafik ndërkombëtar droge, vrasje dhe vepra të tjera penale.

Radoje Zvicer konsiderohet si një nga udhëheqësit e klanit famëkeq të Kavaçit dhe ndodhet në listën e 50 personave më të kërkuar në Evropë.

Që nga viti 2020, kur është plagosur rëndë në Kiev, çdo gjurmë e tij ka humbur.

Në krye të klanit të Shkalarit ka qenë Jovan Vukotiq, i cili është vrarë në vitin 2022 në Stamboll.

Gazetari hulumtues serb, Vuk Cvijiq, thotë se grupet kriminale vështirë mund të ndahen mbi baza kombëtare, sepse janë të përziera dhe bashkëpunojnë mes vete.

“Këtë e shohim edhe nga rastet që kanë përfunduar me vendime të formës së prerë, si në rastin e Darko Shariqit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Shariq, shtetas serb që nga viti 2005, por i lindur në Mal të Zi, është dënuar në Beograd për kontrabandë të më shumë se pesë tonëve kokainë.

Cvijiq thotë se kriminelët nga Serbia dhe Mali i Zi kanë pasaporta të të dyja shteteve.

“Ata nuk do të gjendeshin në Serbi nëse nuk do të ndiheshin të sigurt këtu”, shton ai.

Dikur, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është zvogëluar veprimtaria e grupeve kriminale nga Mali i Zi në Serbi.

“Për shumë vite, grupet kriminale shfrytëzonin Beogradin dhe Serbinë për përplasje të ndërsjella. Por, ne i kemi prerë degët e oktapodit kriminal malazez dhe veprimtaria e tij në Serbi është zvogëluar”, ka thënë Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë në tetor të vitit 2024.

Daçiq nuk është deklaruar publikisht që nga arrestimi i shefit të policisë së Beogradit.

Roli i pretenduar i Millosh Medenicës

Vuçiq ka deklaruar, po ashtu, se disa pretendime për vrasjen në Beograd janë duke u publikuar në rrjetin social X nga Millosh Medenica, një person në arrati nga Mali i Zi.

Besueshmëria e këtyre videove, megjithatë, nuk është konfirmuar nga Radio Evropa e Lirë.

“Këtë e tha ky kriminel i dënuar me vendim gjykate, përsëri nga Mali i Zi, të cilin, sipas të dhënave tona të inteligjencës, aktualisht e mbron klani i Kavaçit dhe e mban në territorin e Malit të Zi”, ka thënë Vuçiq.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse policia malazeze ka informacione për Millosh Medenicën, siç ka pretenduar Vuçiq, apo nëse ka verifikuar origjinën e videove.

Më herët, policia e Malit të Zi ka deklaruar se videot, të cilat janë publikuar disa herë në rrjetet sociale pas arratisjes së Millosh Medenicës, janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, edhe pse ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për këto pretendime.

Medenica është dënuar në janar në Mal të Zi me dhjetë vjet burg për krim të organizuar.

Pas këtij vendimi, ai është arratisur nga arresti shtëpiak dhe ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.

Edhe nëna e tij, Vesna Medenica, ish-kryetare e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, është dënuar me dhjetë vjet burg.

Përplasje në 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi

Avokati Prelleviq vlerëson se akuzat ndaj Malit të Zi, i cili këtë muaj shënon 20 vjet prej ndarjes nga bashkësia shtetërore me Serbinë, janë bërë për qëllime elektorale.

“A janë tani problem kroatët, malazezët, maqedonasit? Duhet të hidhet një bombë tymi dhe dikush të japë shpjegime”, thotë ai.

Prelleviq konsideron se është domethënëse edhe sjellja e tabloidëve proqeveritarë në rastin e ish-shefit të policisë së Beogradit.

“Kur ndodhi kjo, heshtje në tabloidët shtetërorë, që do të thotë se nuk u lejuan të shkruajnë. Pastaj, [Vuçiq] tha diçka për malazezët dhe ata menjëherë filluan të shkruajnë për këtë”, thotë ai.

Vuçiq, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, ka bërë deklarata të ashpra ndaj këtij vendi dhe ka refuzuar të marrë pjesë në festime.

“E dua Serbinë më shumë se çdo gjë në botë dhe të festoja diçka të tillë, do të më vinte turp dhe do të pështyja mbi veten dhe mbi popullin tim”, ka deklaruar ai më 14 maj.

Ministria e Punëve të Jashtme e Mal it të Zi i ka vlerësuar këto deklarata si politikisht të papërgjegjshme.

Përgatiti: Valona Tela

Kriza e parë politike në Hungari pas zgjedhjeve, presidenti Sulyok refuzon të japë dorëheqjen! Magyar: Kukull e Orbanit, do largohesh!

Presidenti hungarez Tamas Sulyok po refuzon të japë dorëheqjen pavarësisht një thirrjeje nga kryeministri i ri Peter Magyar.

 

Deklarata u bë në një intervistë të botuar sot (18 maj), duke shpjeguar se nuk ka asnjë justifikim për dorëheqjen e tij. Partia hungareze, TISZA, rrëzoi nga pushteti partinë Fidesz të ish-kryeministrit Viktor Orbán me një fitore dërrmuese zgjedhore prillin e kaluar, duke i dhënë fund 16 viteve të sundimit të Orbán dhe duke u zotuar të adresojë sundimin e ligjit dhe reforma të tjera që kanë qenë në zemër të mosmarrëveshjeve midis Budapestit dhe BE-së.

Duke i përshkruar zgjedhjet si “zgjedhje për ndryshim regjimi”, hungarezët po shtojnë presionin mbi Sulyokun e mbështetur nga Fidesz dhe zyrtarë të tjerë që të japin dorëheqjen deri në fund të majit.

“Për momentin, nuk ka asnjë arsye ligjore apo justifikim kushtetues që mund të justifikojë dorëheqjen time”, tha ai për ‘Index.hu’. “Unë i mbetem besnik betimit tim dhe për sa kohë që ushtrimi i detyrave të mia është i mundur, kam ndërmend të përmbush mandatin që mora”, tha presidenti.

Roli i presidentit në Hungari është kryesisht ceremonial, megjithëse Sulyok mund të kthejë ligjet në parlament për shqyrtim ose të referojë legjislacionin në Gjykatën Kushtetuese, duke dëmtuar potencialisht përpjekjen e Hungarisë për reforma.

Fituesi i zgjedhjeve, kryeministri Magyar ka kërkuar dorëheqjen e Sulyok dhe “kukullave” të tjera të emëruara nën Orban, politikat e të cilëve e kanë sjellë vazhdimisht qeverinë e tij në konflikt me krahun ekzekutiv të BE-së.

Sulyok tha në një intervistë me Index.hu se presidenti duhet të shprehë unitetin e kombit dhe hodhi poshtë idenë se zgjedhjet ishin një ndryshim regjimi, duke thënë se ishte një ndryshim qeverie.

Magyar ka thënë se nëse Sulyok nuk jep dorëheqjen, ai do të përdorë mandatin e fortë të partisë së tij për të rishikuar kushtetutën për të shkarkuar presidentin nga detyra.

Duke iu përgjigjur intervistës së presidentit hungarez, Magyar shkroi sot në Facebook se Hungaria ka nevojë për një president që nuk është i lidhur me asnjë parti dhe përsëriti se presidenti është një “kukull e një sistemi të dështuar”.

“Duhet të largohesh! Dhe do të largohesh”, shkroi ai. gsh

Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?

Ludmilla Cvetkoviq

Xu Zewei, shtetas kinez që Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar për hakimin e hulumtimeve amerikane për COVID-19, u ekstradua në SHBA në fund të prillit nga Italia.

Një skenar të tillë e shmangu shtetasi kinez Cui Guanghai, pasi iku nga arresti shtëpiak në Beograd.

Ai ishte ndaluar me kërkesë të autoriteteve amerikane për shkak të akuzave për përndjekjen e një artisti kinez që jeton në SHBA.

Më vonë, në SHBA ai u akuzua edhe për tentativë kontrabandimi të pajisjeve ushtarake drejt Kinës.

Drejtori i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI), Kash Patel, e përmendi pikërisht Serbinë si një nga vendet që shtetasit kinezë, në vend se t’i ekstradojë në SHBA, i kthen në Kinë.

Gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan më 12 maj, Patel, duke shpjeguar vizitën në Milano, tha se atje në paraburgim ndodhej një kriminel i nivelit të lartë kibernetik i lidhur me Partinë Komuniste të Kinës.

“Arritëm të siguronim një marrëveshje që ai person të dëbohej nga Italia në vend që të kthehej në Kinë, siç ka ndodhur shpesh në vende si Serbia”, tha ai.

Institucionet e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me pretendimin e shefit të FBI-së, Patel, të bërë në Kongresin amerikan.

Ndërkaq, Sërxhan Cvijiq nga organizata joqeveritare Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, i tha Radios Evropa e Lirë se ky është një sinjal shumë i keq për Serbinë.

Ai theksoi se, kur drejtori i FBI-së përmend një vend para Kongresit në kontekstin e Kinës, ekstradimeve dhe kërcënimeve të sigurisë, kjo “nuk është një shqetësim diplomatik kalimtar”.

“Kjo do të thotë se ai vend ka hyrë në diskursin amerikan të sigurisë si një aktor problematik”, vlerësoi ai.

Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban raporte të ngushta dhe ka bashkëpunim politik, ekonomik dhe ushtarak me Kinën, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Kina është e angazhuar në projekte infrastrukturore në Serbi, merren kredi nga bankat kineze, ndërsa vitet e fundit Serbia ka intensifikuar blerjen e armëve kineze.

Kë kanë kërkuar SHBA-ja nga Serbia?

Drejtori i FBI-së nuk përmendi emra apo raste konkrete para Kongresit amerikan kur foli për Serbinë.

Por, duke folur më 28 prill për Fox News lidhur me ekstradimin e Xu Zeweit nga Italia, ai tha se kishte pasur një rast kur, në vitin 2025, një shtetas kinez ishte ndaluar në Serbi.

Ai shtoi se në fund ai “u kthye në Kinë, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për të siguruar ekstradimin e tij”.

Në shtator të vitit 2025 u bë e ditur se, pasi kishin hequr byzylykët elektronikë nga arresti shtëpiak në Beograd, kishin ikur shtetasi kinez Guanghai dhe britaniku John Miller.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, ata dyshohen se “kanë koordinuar dhe udhëhequr një komplot për të frikësuar dhe kërcënuar një qytetar të Los Anxhelosit, i cili kishte kritikuar publikisht presidentin kinez Xi Jinping”.

Pas arratisjes së tyre, Gjykata e Lartë në Beograd urdhëroi shpalljen e tyre në kërkim.

Rasti i arratisjes mbetet ende i pazbardhur.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse të dy e kanë lëshuar territorin e Serbisë dhe si ka qenë e mundur të arratiseshin ndërsa ishin nën mbikëqyrje, përmes byzylykëve elektronikë.

Po ashtu, autoritetet nuk janë përgjigjur nëse ata janë duke u kërkuar.

Media hulumtuese BIRN raportoi në nëntor të vitit 2025 se vetëm një orë pasi Guanghai dhe Miller u zhdukën, nga aeroporti i Beogradit drejt Pekinit ishte nisur një avion privat i një kompanie kineze.

As Ambasada e Kinës në Beograd nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse kishte qenë në kontakt me Guanghai dhe Miller që nga momenti i arratisjes dhe nëse kishte marrë pjesë në çfarëdo mënyre në largimin e tyre nga Serbia.

Sërxhan Cvijiq nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se përmendja e Serbisë në Kongres tregon se për SHBA-në ky rast po bëhet diçka “shumë më serioze sesa një keqkuptim diplomatik”.

“Për ta, kjo është pjesë e një çështjeje më të gjerë: nëse Serbia është një vend që bashkëpunon me SHBA-në në frenimin e ndikimit kinez, represionit transnacional dhe transferit të paligjshëm të teknologjisë, apo një vend që në momentet kyç u jep përparësi marrëdhënieve me Pekinin”, tha ai.

Autoritetet në Serbi, që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2012, kanë zhvilluar intensivisht marrëdhëniet me Kinën dhe udhëheqësin kinez, Xi Jinping.

Udhëheqësit e të dy vendeve i përshkruajnë marrëdhëniet mes shteteve si “miqësi prej çeliku”.

Nga ana tjetër, Kina për SHBA-në, siç tha Cvijiq, paraqet sfidën qendrore në aspektin e sigurisë, teknologjisë, ekonomisë, inteligjencës dhe gjeopolitikës.

Për këtë arsye, shtoi ai, është veçanërisht e rrezikshme që Serbia në këtë kontekst të lidhet me Kinën në Kongresin amerikan.

“Nëse Serbia në Uashington fillon të shihet si një vend ku shtetasit kinezë, të kërkuar nga drejtësia amerikane, mund të shmangin ekstradimin në SHBA dhe të përfundojnë në Kinë ose të zhduken nga procesi juridik, atëherë kjo dëmton drejtpërdrejt besimin ndaj Beogradit”, shtoi ai.

Si u përgjigjet Serbia kërkesave për ekstradim?

Cvijiq vlerësoi se rasti i arratisjes së shtetasit kinez nuk flet vetëm për një dështim në sistemin e sigurisë, por për një model shumë më të thellë të sjelljes së shtetit të Serbisë.

Kjo tregon, sipas tij, edhe selektivitet në sjelljen e autoriteteve serbe, kështu që kur SHBA-ja kërkon persona të lidhur me operacione kineze, ata arratisen nga arresti shtëpiak.

“Kur Rusia ose Bjellorusia ndjekin disidentët e tyre, institucionet serbe papritur dinë të jenë shumë bashkëpunuese, shumë të shpejta dhe shumë të ashpra”, tha ai.

Aktivisti dhe gazetari bjellorus Andrej Gnyot kaloi një vit në paraburgim në Serbi duke pritur vendimin për ekstradimin e tij në Minsk.

Pas heqjes së masës së paraburgimit, ai u largua nga Serbia më 31 tetor 2024.

Serbia po ashtu ka një histori problematike të ekstradimit të shtetasve turq drejt Turqisë, pavarësisht thirrjeve nga Kombet e Bashkuara që të përmbahet nga ekstradimet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë vazhdimisht se për Serbinë, përveç Kinës dhe Rusisë, po aq të rëndësishme janë edhe marrëdhëniet e mira me SHBA-në dhe BE-në.

Serbia është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që është kandidate për anëtarësim në BE, por vitet e fundit ka stagnuar dhe ka mbetur prapa në procesin integrues.

Një nga arsyet për këtë është edhe mosharmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për lirim nga burgu për arsye shëndetësore

Ratko Mlladiq gjatë gjykimit në Hagë më 2021.

 

Radio Evropa e Lirë

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiqit për lirimin të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore, ku ai po e vuan dënimin për krime të luftës.

Mlladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Mekanizmi tha të enjten se ekspertët e pavarur mjekësorë kanë konstatuar se Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara dhe spitali i burgut po e vëzhgojnë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate gjendjen shëndetësore të Mlladiqit.

“Ata nuk kanë hasur në mungesë të kujdesit ose trajtimit të duhur, që do ta arsyetonte lirimin e tij”, thuhet në njoftimin e Mekanizmit.

Mekanizimi shtoi se Mlladiq është vendosur përgjithmonë në një strukturë spitalore burgu të ndërtuar rishtazi, e cila është e pajisur për të ofruar kujdes multidisiplinor për të burgosurit me probleme komplekse mjekësore.

“Mlladiq po vendoset në një spital të ri burgu, të teknologjisë së fundit, me monitorim të vazhdueshëm dhe transferime të shpejta në spitale civile sipas nevojës”, tha ai.

Thuhet se i burgosuri ka kujdes të përshtatshëm paliativ, ndihmë me aktivitetet e përditshme, si dhe përkthyes dhe staf që flasin gjuhën e tij.

Mbrojtja e tij kërkoi lirim të përkohshëm për shkak të, siç u tha, shëndetit të tij të dëmtuar rëndë dhe nevojës për trajtim spitalor.

Ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiq, e vizitoi atë më 20 prill dhe i kërkoi Hagës që t’ia mundësonte Mlladiqit të mjekohej në liri.

Kjo është hera e dytë që atij i refuzohet kërkesa për lirim nga burgu për arsye shëndetësore.

Në qershor të vitit 2025, mbrojtja e Mlladiqit kërkoi lirim të përkohshëm ose të parakohshëm bazuar në diagnozën e tij të dyshuar terminale dhe jetëgjatësinë e shkurtër.

Mekanizmi e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se Mlladiq po merrte kujdes të plotë mjekësor.

Mlladiq u dënua përfundimisht në Hagë më 8 qershor 2021 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai ka qenë në paraburgim nën mbikëqyrjen e Mekanizmit Ndërkombëtar që nga arrestimi i tij në vitin 2011 në Serbi.

Vendimi i gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

Ai u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit

Ushtarë të NATO-s dhe Serbisë gjatë fillimit të stërvitjeve të përbashkëta usharake pranë Bujanocit, 12 maj 2026.

 

Radio Evropa e Lirë

NATO-ja dhe ushtria e Serbisë i kanë filluar stërvitjet e para të përbashkët ushtarake të martën në bazën ushtarake “Jugu” dhe poligonin e stërvitjes “Borovc” pranë Bujanocit, në jug të vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Stërvitjet do të mbahet deri më 23 maj, nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta nga Napoli.

Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Italisë, Rumanisë dhe Turqisë.

Pjesëmarrës janë gjithashtu edhe planifikues dhe vëzhgues ushtarakë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Rumania, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Turqia, Franca dhe Mali i Zi.

Udhëheqësi i stërvitjes është koloneli Branisllav Stevanoviq, zëvendëskomandant i Brigadës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë.

“Gjatë aktiviteteve dyjavore në terren, do të praktikohen taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura në operacionet e mbështetjes së paqes, siç janë siguria në baza, puna në pikat e kontrollit, kontrolli i tubimeve masive dhe luftimet urbane”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Sipas Ministrisë, stërvitja përfaqëson një vazhdim të bashkëpunimit midis Serbisë dhe NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Ky bashkëpunim i shërben qëllimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, përmirësimit të aftësive operacionale të forcave të armatosura dhe forcimit të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Serbia është anëtare e programit të NATO-s, Partneritetit për Paqe, që nga viti 2006, por këmbëngul në neutralitetin ushtarak.

Pasi Rusia nisi pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Serbia vendosi moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj.

Megjithatë, pati përjashtime, siç ishin stërvitjet ushtarake “Ujku Platin” në vitet 2023 dhe 2025, të cilat u mbajtën me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

Në Serbi, ekziston një narrativë negative ndaj NATO-s, e cila mbështetet edhe nga autoritetet, si rezultat i bombardimeve që ajo kreu kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999 për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Në të kaluarën, përveç ushtrimeve me forcat e armatosura të SHBA-së, në të cilat morën pjesë disa anëtarë të tjerë të NATO-s, ushtria serbe ka zhvilluar stërvitje ushtarake edhe me ushtrinë kineze.

Në korrik të vitit 2025, një stërvitje dhjetëditore e forcave speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës u mbajt në provincën kineze Hebei, pavarësisht paralajmërimit të Brukselit ndaj Beogradit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, që nga viti 2022 nuk ka pasur ushtrime të përbashkëta midis Serbisë dhe Rusisë dhe Bjellorusisë.

Serbia është kritikuar nga Bashkimi Evropian për ushtrime të përbashkëta me këto vende.

Kjo është arsyeja pse Beogradi anuloi pjesëmarrjen e tij në ushtrimet ruse-bjelloruse-serbe në vitin 2020, sepse ato po zhvilloheshin në Bjellorusi në një kohë kur ky vend ishte i tronditur nga një krizë politike pas zgjedhjeve presidenciale.

Ish ministri polak i Drejtësisë u arratis nga Hungaria në SHBA, Polonia: Do të kërkojmë sqarime nga Uashingtoni dhe Budapesti

Polonia do të kërkojë shpjegime se si ish-ministri i Drejtësisë Zbigniew Ziobro, i cili akuzohet për abuzim me pushtetin, arriti të udhëtojë nga Hungaria në Shtetet e Bashkuara, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake.

 

Varshava shpresonte që pas largimit nga pushteti të Viktor Orban, i cili i kishte ofruar azil Zbigniew Ziobro dhe zëvendësministrit të tij Marcin Romanowski, dy të pandehurit do të ekstradoheshin në Poloni për t’u përballur me akuzat.

Autoritetet polake ua kishin konfiskuar të dy pasaportat. Vendndodhja e Romanowskit është e panjohur.

“Ne do t’u kërkojmë si SHBA-ve ashtu edhe Hungarisë kuadrin ligjor dhe faktet aktuale të largimit të Zbigniew Ziobro-s nga territori hungarez”, tha zëdhënësi.

“Dhe konkretisht, cili është dokumenti që i lejoi atij të kalonte kufirin dhe i dha të drejtën të hynte në Shtetet e Bashkuara. Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet dhe të mos ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë.

Zbigniew Ziobro është larguar nga Hungaria dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara, sipas raportimeve të mediave të huaja. Panorama

Alarm në Greqi! Gjendet një dron misterioz i mbushur me eksploziv në Detin Jon, ja skenarët e mundshëm

GREQI- Forcat e Armatosura greke janë vënë në gjendje alarmi pas gjetjes së një mjeti lundrues pa pilot, të mbushur me eksploziv pranë Lefkadës. Sipas mediave greke, ata e gjetën anijen në një shpellë pranë ishullit të Lefkadës të enjten dhe njoftuan rojen bregdetare, e cila më pas e tërhoqi atë në portin e afërt të Vasilikisë.

Raportet në mediat greke thonë se droni mbante eksplozivë dhe motori i tij ishte ende duke punuar kur u zbulua. Raportet gjithashtu sugjerojnë se anija mund të jetë prodhuar në Ukrainë ose e lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë.

Në video nuk shihen shenja të dukshme që mund të ndihmojnë në identifikimin e origjinës së mjetit lundrues. Ekspertët ushtarakë grekë do të shqyrtojnë qëllimin e mundshëm të dronit dhe nëse ai përfundoi në ujërat territoriale greke për shkak të një defekti teknik apo humbjes së komunikimit me qendrën e tij të kontrollit.

Një version i raportuar është se droni mund të jetë përgatitur kundër “flotës në hije” të Rusisë – një term që i referohet qindra anijeve cisternë që transportojnë naftën dhe gazin e Moskës për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Gazeta greke Ta Nea thotë se anija ngjan me dronin MAGURA V5 të Ukrainës, i cili është përdorur në mënyrë efektive disa herë. Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Dronët detarë ukrainasë kanë revolucionarizuar luftën detare që nga pushtimi i Moskës, duke ndjekur pa pushim anijet luftarake dhe tankerët rusë në det të hapur dhe madje edhe në bazat detare.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës nuk ka komentuar mbi raportet se ishte përgjegjëse për atë sulm, mijëra kilometra larg bregdetit të Ukrainës. Ekspertët dyshojnë se mjeti, i cili ngjan me dronët detarë “Magura” të përdorur në luftën e Ukrainës, mund të jetë transportuar fshehurazi për të kryer një sulm të mundshëm./Dosja.al

Peter Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, shënon fundin zyrtar të epokës 16-vjeçare të Viktor Orban

Lideri pro-evropian i qendrës së djathtë, Peter Magyar është betuar si kryeministër i Hungarisë, duke shënuar kështu fundin zyrtar të 16 viteve në pushtet të Viktor Orban.

 

Ceremonia e së shtunës, gjatë së cilës Magyar kishte ftuar njerëzit t’i bashkoheshin për të “shkruar historinë hungareze” së bashku dhe “për të kaluar nëpër portën e ndryshimit të regjimit”, vjen një muaj pasi partia e tij opozitare Tisza fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet parlamentare.

Rezultati shkaktoi gëzim në Budapest dhe më gjerë, pasi Orban dhe lëvizja e tij populiste dhe nacionaliste ishin mbajtur prej kohësh nga e djathta ekstreme globale si një shembull për t’u imituar.

Herët të shtunën, njerëzit filluan të vërshonin në sheshin jashtë parlamentit neo-gotik të vendit për të ndjekur seancën inauguruese që transmetohej në ekrane të mëdha. Sa herë që shfaqej skena hungareze, turma brohoriste, ndërsa disa fishkëllenin ligjvënës nga Fidesz dhe partia ekstreme e djathtë “Atdheu Ynë”.

Fitorja dërrmuese, e cila i dha Tiszës 141 vende në parlamentin me 199 vende, ishte një rezultat tronditës për Magyarin, i cili deri vonë kishte qenë një ish-anëtar pak i njohur i elitës së Fidesz-it. Ai u shfaq në publik në fillim të vitit 2024, pasi u kthye kundër partisë, duke zbuluar funksionimin e brendshëm të një sistemi që ai e përshkroi si të kalbur dhe duke akuzuar zyrtarët për zgjerimin e pushtetit dhe pasurisë së tyre në kurriz të hungarezëve të zakonshëm.

45-vjeçari është zotuar të përdorë shumicën e tij të madhe për të zhbërë sistemet e ndërtuara nga Orban, i cili e kishte mbushur gjyqësorin, median dhe shtetin e vendit me besnikë. Përtej kufijve të vendit, ai është zotuar gjithashtu të rindërtojë marrëdhënien e tendosur të Hungarisë me BE-në. Panorama

Alarm në Ballkan: NATO dhe BE bashkojnë frontin në Kosovë dhe Bosnje

NATO dhe Bashkimi Evropian po e trajtojnë gjithnjë e më shumë Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën si pjesë të një mjedisi të përbashkët strategjik, ku ndërthuren stabiliteti institucional dhe prania ushtarake euro-atlantike.

Vizita e përbashkët e kryetarëve të Komiteteve Ushtarake të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Sarajevë, më 28–29 prill, nxori në pah rëndësinë në rritje të Ballkanit Perëndimor në planifikimin euro-atlantik të sigurisë. Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, dhe gjenerali Seán Clancy, kryetar i Komitetit Ushtarak të BE-së, zhvilluan takime të përbashkëta në të dyja kryeqytetet, duke lidhur politikisht dhe operacionalisht dy misione me mandate të ndryshme, por me të njëjtin objektiv: ruajtjen e stabilitetit.

Përzgjedhja e Prishtinës dhe Sarajevës nuk ishte rastësore. Në Kosovë, Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) vazhdon të operojë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mandat për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë. Në Bosnjë-Hercegovinë, misioni EUFOR Althea mbetet operacioni më i madh ushtarak i Bashkimit Evropian në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke funksionuar sipas marrëveshjes “Berlin Plus”, që mundëson bashkëpunimin operacional me NATO-n, shkruan Indipendent Balkan News Agency.

Të dy misionet formojnë një arkitekturë sigurie me disa nivele. NATO mban rolin kryesor në parandalimin ushtarak dhe stabilizimin në Kosovë, ndërsa Bashkimi Evropian mbështet stabilitetin institucional dhe operacional në Bosnjë-Hercegovinë. Prania e përbashkët e dy drejtuesve ushtarakë i riktheu të dy misionet në të njëjtin kuadër strategjik, në një kohë kur siguria evropiane po ndikohet nga lufta në Ukrainë, paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme dhe debatet mbi forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës.

Në Prishtinë, dy zyrtarët u informuan nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mbi situatën operative dhe zhvillimet e fundit në terren. Prania e një komandanti turk në krye të KFOR-it nënvizon rolin aktiv të Turqisë në misionin e NATO-s në Kosovë. Takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i dhanë vizitës edhe një dimension politik.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone theksoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX. Referimi i tij ndaj “të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë” konsiderohet veçanërisht domethënës në një kontekst ende të shënuar nga tensionet etnike, strukturat paralele dhe çështjet e pazgjidhura të statusit.

Në Sarajevë, vizita përfshiu pothuajse të gjithë arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Dy drejtuesit ushtarakë u takuan me shefin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, gjeneral-lejtnant Gojko Knežević, komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Maurizio Fronda, komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë, gjeneral brigade Matthew Valas, përfaqësuesin special të BE-së Luigi Soreca dhe komandantin operacional të BE-së, gjeneral-lejtnant Ludovic Pinon de Quincy.

Bosnjë-Hercegovina vazhdon të përballet me presion institucional dhe me çështje kushtetuese të pazgjidhura që vazhdojnë të sfidojnë marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa Kosova operon ende në një mjedis të formësuar nga çështje politike dhe etnike të pazgjidhura. Vlerësimi i përbashkët i këtyre dy dosjeve nga drejtuesit e Komiteteve Ushtarake të NATO-s dhe BE-së tregon se rajoni po trajtohet gjithnjë e më shumë si një hapësirë e vetme stabiliteti dhe jo si një grup krizash të izoluara.

Në Sarajevë, admirali Giuseppe Cavo Dragone deklaroi se NATO ka mbetur e përkushtuar prej tre dekadash ndaj sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, duke e përshkruar angazhimin e Aleancës për sigurinë, integritetin territorial dhe stabilitetin rajonal të vendit si “të palëkundur”. Kjo deklaratë merr peshë të veçantë në një moment kur rajoni po rikthehet në fokusin e planifikimit euro-atlantik si pjesë e krahut juglindor.

Ky zhvillim është pjesë e një rikalibrimi më të gjerë të vëmendjes strategjike të NATO-s, nga Baltiku dhe Deti i Zi drejt Ballkanit Perëndimor. Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar llogaritjet e sigurisë në Evropë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme po shtojnë presionin mbi krahun jugor të Aleancës. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor nuk shihet më vetëm si një zonë për menaxhimin e pasojave të konflikteve të së kaluarës, por si një hallkë kritike e sigurisë evropiane dhe euro-atlantike.

Lidhja mes misioneve në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë dhe përpjekjeve më të gjera për forcimin e krahut juglindor tregon një qasje më koherente strategjike. Deti i Zi, Ballkani Perëndimor dhe Evropa Qendrore formojnë tashmë një hark më të gjerë interesi strategjik, ku prania ushtarake, stabiliteti institucional dhe parandalimi politik funksionojnë në mënyrë plotësuese.

Vizita në Prishtinë dhe Sarajevë nuk ndryshon në vetvete mandatet e KFOR-it dhe EUFOR Althea-s. Megjithatë, ajo konfirmon se NATO dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë koordinim më të afërt në një rajon ku çështjet e brendshme të pazgjidhura vazhdojnë të mbeten të hapura dhe ku presionet e jashtme janë në rritje.

Për Ballkanin Perëndimor, mesazhi është se stabiliteti nuk trajtohet më vetëm si çështje lokale, por si pjesë integrale e sigurisë evropiane. /Pamfleti/

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale, me rreze veprimi deri në 6 000 km

Turqia ka zbuluar publikisht raketën e saj të re balistike ndërkontinentale, “Yildirimhan” për herë të parë në ekspozitën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes SAHA 2026 në Stamboll.

Kjo shënon një hap tjetër në zhvillimin e aftësive strategjike të sulmit me rreze të gjatë veprimi të vendit. Raketa u zhvillua nga Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit e Ministrisë së Mbrojtjes Turke dhe sipas të dhënave të paraqitura në ekspozitë, mund të arrijë shpejtësi deri në Mach 25 (rreth 8.5 kilometra në sekondë) dhe ka një rreze veprimi deri në 6,000 kilometra.

Zbulimi i Yildirimhan vjen në një kohë kur Ankaraja po përshpejton investimet në industrinë e saj të brendshme të mbrojtjes, me një fokus të veçantë në zhvillimin e sistemeve të raketave me rreze të gjatë veprimi, platformave pa pilot dhe teknologjive hapësinore. bw

Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995

Banorë të Sarajevës duke u fshehur nga zjarri i snajperëve, 1993.

 

Radio Evropa e Lirë

Në Kantonin e Sarajevës, 5 maji është ditë zie në kujtim të fëmijëve të vrarë të Sarajevës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në vitet ’90.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.601 fëmijë u vranë gjatë katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës (1992-1995).

Sipas vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, së paku 53 prej tyre janë vrarë nga snajperët, ndërsa më shumë se 14 mijë janë plagosur.

Për krimet ndaj fëmijëve të kryera gjatë rrethimit, deri tani nuk është mbajtur askush përgjegjës.

Qeveria e Kantonit të Sarajevës, në vitin 2019, ka marrë vendim që 5 maji të shënohet si Dita e Kujtimit për Fëmijët e Vrarë të Sarajevës.

Muzeu Historik i Bosnje dhe Hercegovinës, që nga shkurti i vitit 2020, po mbledh sende personale të fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës, të cilat janë ekspozuar në kuadër të instalacionit memorial “Dhoma e Bardhë”.

Rrethimi i Sarajevës

Terrori ndaj qytetarëve të Sarajevës zgjati 1.425 ditë.

Sipas vendimeve të Gjykatës në Hagë, sulmet ndaj civilëve nga pozicionet e Ushtrisë së Republikës Sërpska ndodhnin kudo dhe në çdo kohë të ditës apo natës.

Për rrethimin e Sarajevës, Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka dënuar me burgim të përjetshëm Stanisllav Galliqin, ndërsa Dragomir Millosheviq është dënuar me 29 vjet burg.

Të dy ata kanë qenë komandantë të Korpusit Sarajevë-Romanija, i cili e ka mbajtur qytetin nën rrethim për 44 muaj.

Disa pjesë të dënimeve të përjetshme të Radovan Karaxhiqit, ish-president i Republikës Sërpska, dhe Ratko Mlladiqit, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, lidhen po ashtu me terrorizimin e popullsisë civile të Sarajevës.

Në nivel vendor, për krimet në pjesët e rrethuara të qytetit janë ndjekur deri tani 12 persona.

Para Tribunalit të Hagës është akuzuar edhe ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, por ai ka vdekur gjatë procesit, në mars të vitit 2006, dhe gjykimi është ndërprerë.

Bilana Pllavshiq, ish-presidente e Republikës Sërpska, ka pranuar fajësinë për pjesëmarrje në krimet në Sarajevë dhe është dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Hagës.

Aksidenti tragjik në Durrës- Mes dhimbjes dhe lotësh, familjarët përcjellin për në banesën e fundit 12-vjeçarin

Familjarët zemërthyer, të afërmit, bashkëmoshatarët dhe qytetarët e shumtë po i japin lamtumirën e fundit Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç.

DURRËS- Dy vogëlushët që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Durrës, po përcillen për në banesën e fundit. Pamjet e shfaqura përmes fotos, tregojnë momente pikëllimi, dhimbje të pafund dhe lotësh.

Familjarët zemërthyer, të afërmit, bashkëmoshatarët dhe qytetarët e shumtë po i japin lamtumirën e fundit Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç. Me lule e kurora në duar, familjarë ndjekin të përlotur makinën e funeralit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Një tubacion i ri gazi duhet ta lidhë Bosnjën qendrore me rrjetin kroat të gazit dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror në ishullin kroat të Kërkut.

 

Rikard Jozwiak

Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë detyrën vitin e kaluar, Uashingtoni dhe Brukseli kanë pasur përplasje për tregtinë, për mbështetjen që i jepet Ukrainës dhe për shpenzimet ushtarake.

Tani, një fushë e re përplasjesh është Ballkani Perëndimor.

Rajoni, i pozicionuar mes interesave të BE-së dhe SHBA-së, si dhe ndikimit të Rusisë dhe Kinës, është kthyer në një objekt gare i fuqive të mëdha, për shkak të pozicionit të tij strategjik dhe ekonomisë së brishtë.

Asgjë nuk e shpjegon këtë më qartë sesa marrëveshjet e fundit të investitorëve amerikanë për projekte energjetike në Shqipëri, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë – vende që synojnë të shkëputen nga varësia ndaj furnizimeve ruse.

“Presidenti Trump po hap një epokë të re bashkëpunimi me Evropën Jugore, Qendrore dhe Lindore”, tha sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, në Forumin e Biznesit të Iniciativës së Tri Deteve, që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë.

Përplasja e agjendave u bë e dukshme javën e kaluar, kur Shtetet e Bashkuara realizuan investimin e tyre më të madh publik në Ballkanin Perëndimor prej vitesh, duke nënshkruar disa marrëveshje shumëmiliardëshe për eksportin e gazit dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Pikë qendrore është gazsjellësi Ndërlidhja Jugore, me vlerë 1.5 miliard dollarë, mes Bosnjës dhe Kroacisë, i cili e lidh Bosnjën si me terminalin kroat të gazit të lëngshëm në ishullin Kërk, ashtu edhe me rrjetin më të gjerë të gazit në Evropë.

“Ekziston një pranim se ky është një rajon me rreziqe të mëdha dhe sa më shumë që i bën këto gjëra publike, aq më shumë provokon kundër-reagim – nga Moska, nga Pekini, madje edhe nga pjesë të Evropës”, tha për Radion Evropa e Lirë një ndihmës i Kongresit.

“Strategjia është që kapitali dhe projektet të lëvizin më shpejt se politika. Nëse gjithçka e paraqet si garë gjeopolitike, e ngadalëson procesin. Nëse e quan investim dhe infrastrukturë, ai ec përpara”, shtoi një tjetër.

Ëndrra për gazsjellësin

Bosnje e Hercegovina, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka nevojë që gjërat të lëvizin dhe shpejt.

Aktualisht, ajo është plotësisht e varur nga furnizimet ruse me lëndë djegëse fosile, që vijnë përmes gazsjellësit Rrjedha Turke.

Terminali i Kërkut është një nyje e rëndësishme për gazin e lëngshëm natyror amerikan që hyn në Evropë, dhe marrëveshja e nënshkruar edhe nga SHBA-ja do të sigurojë që në rajon të arrijë edhe më shumë energji amerikane.

Vendet e Ballkanit duket se po kthehen drejt Shteteve të Bashkuara, pas dështimeve me vite për të siguruar financime nga Evropa.

“Mungesa e investimeve ka qenë një problem i gjatë në Ballkan”, thotë David J. Kostelancik, bashkëpunëtor i lartë në Programin e Rezistencës Demokratike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA).

“Duke u përqendruar në angazhimin diplomatik dhe duke lehtësuar financimet, SHBA-ja mund të rrisë investimet në sektorin e energjisë, që rrit konkurrueshmërinë dhe sigurinë, përfshirë sigurinë kibernetike dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që i zbulojnë përpjekjet e aktorëve keqdashës për të fituar ndikim”, shton ai.

Si Brukseli, ashtu edhe Uashingtoni mbështet shkëputjen e Ballkanit nga varësia energjetike ndaj Rusisë.

Por, politika energjetike tani po shndërrohet në një garë ndikimi, duke i vënë dy kryeqytetet përballë njëri-tjetrit.

Për të hapur rrugën për marrëveshjen e tubacionit, Bosnja ndryshoi legjislacionin, për të përcaktuar një kompani private amerikane – AAFS Infrastructure and Energy – si investitorin dhe zhvilluesin kryesor.

Sipas të dhënave të kompanisë dhe projektit, drejtori i AAFS Infrastructure and Energy është Jesse Binnall, ish-anëtar i ekipit ligjor të presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa zëvendes i tij është Joseph Flynn, vëllai i ish-këshilltarit për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Ligji i ri shmangu procedurën e hapur të tenderit – gjë që e zemëroi Brukselin dhe bëri që organizata Transparency International të paralajmëronte për krijimin e një “precedenti të rrezikshëm”.

Në një letër të datës 13 prill, ambasadori i BE-së në Sarajevë, Luigi Soreca, paralajmëroi se ligji i miratuar posaçërisht për projektin e gazsjellësit (lex specialis), mund të rrezikojë qasjen e Bosnjës në tregun evropian të energjisë, si dhe rreth 1 miliard euro financim nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Vendi ballkanik është pjesë e Komunitetit të Energjisë të Brukselit, i cili i shtrin ligjet e tij në këtë fushë edhe për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

Ndërsa Sarajeva është vend kandidat për në BE që nga viti 2022, nuk ka asnjë indikacion se ajo do t’i bashkohet bllokut së shpejti, meqë Brukseli shpesh ankohet për mungesën e reformave të brendshme.

Zyrtarët në Bosnje thonë, gjithashtu, se marrëveshja me investitorët amerikanë vjen si përpjekje për ta ndihmuar vendin që të ecë drejt vetë synimit të BE-së për ndalimin e plotë të importeve të energjisë ruse deri më 1 janar 2028.

Ky është një synim i vështirë për Bosnjën, e cila nuk ka prodhim të vetin të gazit dhe është plotësisht e varur nga Rusia, e cila i siguron rreth 225 milionë metra kub gaz në vit.

Me perspektivën e anëtarësimit në BE ende të largët, Bosnja duket se ka zgjedhur t’i injorojë paralajmërimet e Evropës “për t’i shqyrtuar me kujdes detyrimet” në nënshkrimin e kontratave energjetike.

Bosnja, madje, iu bashkua edhe një iniciative amerikane për të forcuar furnizimin me energji të rajonit.

Ministri i saj i Jashtëm, Ellmedin Konakoviq, i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se “ishte ekonomikisht e rëndësishme për vendin”.

“Kjo pjesë e Evropës po kthehet tek arsyeja e shëndoshë. Rruga drejt prosperitetit është më shumë, jo më pak energji”, tha Wright.

Interesi ekonomik i SHBA-së në rajon është nxitur më tej nga miratimi i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor nga Kongresi amerikan, në muajin shkurt.

Ky akt, mes tjerash, i angazhon Shtetet e Bashkuara që të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik.

Javën e kaluar, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, priti një konferencë të investitorëve amerikanë, me qëllim tërheqjen e bizneseve amerikane për të investuar në projekte të shumta, të tilla si: një stacion i ri autobusësh dhe një spital në qytet, ndërtimi i një unaze rrugore dhe objekte të shumta të infrastrukturës sportive.

Grupi investues amerikan, Pantheon Atlas, nënshkroi një letër qëllimi me partnerin lokal, Koncar Group, për ndërtimin e një qendre të zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe të të dhënave në Kroaci, vitin e ardhshëm, me vlerë 58 miliardë dollarë dhe kapacitet energjetik të planifikuar prej 1 miliard gigavatesh.

Ndërkohë, në Tiranë, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje kornizë 20-vjeçare për furnizim me importe amerikane të gazit të lëngshëm natyror, me vlerë 6 miliardë dollarë. Ajo do ta lidhë furnizuesin lokal të energjisë, Albgaz, me firmën amerikane, Venture Global, dhe kompaninë greke, Aktor.

Zyrtarët që folën në kushte anonimiteti thanë se pritet që të ketë edhe njoftime të tjera, por nuk dhanë detaje.

Ata shtuan se, ndërsa fokusi aktual është te Shqipëria, Bosnja dhe Kroacia, ekziston një ndjenjë e fortë se kjo politikë e re synon të jetë rajonale.

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shihen si hapa të ardhshëm të logjikshëm nëse projektet e para realizohen, sidomos për faktin se Uashingtoni synon të ndërtojë një korridor më të integruar energjetik dhe digjital në Ballkanin Perëndimor.

Kontribuoi: Alex Raufoglu; përktheu: Valona Tela

SA VITE SERBIA USHTROI PUSHTET NË KOSOVË ? Apo MATEMATIKA KUNDËR MITOMANISË Shkruan: Milutin L. Cerović

Le të shohim si matematika bëhet armik i mitit serb. Sepse po të mbaheshin ndonjëherë lojëra olimpike në gënjeshtër, medalja e artë, pa asnjë konkurrencë, do t’i takonte Serbisë.

Sidomos për temën e Kosovës legjendare.

Por nuk na duhen emocione as retorikë. Na duhen vetëm numrat.

Llogaritja – nga 1389 deri në 2026

Ta marrim periudhën e kufizuar që edhe vetë serbët pëlqejnë ta citojnë, nga Beteja e famshme e Kosovës në vitin 1389 e deri sot, në vitin 2026.

2026 − 1389 = 637 vite

Ky është korniza e përgjithshme kohore me të cilën operohet kur flitet për “Kosovën serbe”.

Tani ta shtrojmë pyetjen e vërtetë:

Sa nga këto 637 vite Kosova ka qenë realisht nën pushtetin e Serbisë?

Matematika e vërtetë

Serbia formalisht mori pushtetin mbi Kosovën në vitin 1912 dhe atë me forcë, përmes armëve, e jo me të drejtë.

Ai pushtet zgjati deri në vitin 1999, kur Kosova doli nga administrimi serb.

1999 − 1912 = 87 vite.

Pra, gjithsej vetëm 87 vite.

Përkundër kësaj, në 550 vitet e mbetura Kosova ishte nën të tjerët.

E megjithatë, logjika serbe pretendon se numri 87 është më i madh se numri 550.

Ja rekordi olimpik në matematikën mitomane.

Konteksti që heshtet

Të kthehemi në vitin 1878 dhe Kongresin e Berlinit, kur Serbia për herë të parë në histori u njoh ndërkombëtarisht si shtet. Me kufij që shtriheshin nga Beogradi deri në Vranjë.

Për Kosovën asnjë gjurmë. Asnjë përmendje.

Kosova u përvetësua vetëm në vitin 1912 – po atë vit kur Shqipëria u njoh ndërkombëtarisht si shtet i pavarur.

Rastësi? Vështirë.

Pyetja kyçe

Mbi çfarë baze Kosova ka qenë ndonjëherë “serbe”, kur Serbia nga të gjithë pushtuesit e ka mbajtur më së shkurtri dhe vetëm me pushkë e ka marrë?

Nëse nga ato 87 vite e zbresim periudhën e Jugosllavisë së Titos (45 vite), në të cilën Kosova nuk ishte nën Serbi por nën administrim federal — del se Serbia ka qeverisur Kosovën në mënyrë të pavarur vetëm rreth 42 vite.

Tani një postskriptum spektakolar për kishat dhe manastiret

Tregimet për kishat ortodokse dhe manastiret si “provë e Kosovës serbe” paraqesin një mashtrim të rëndë historik.

Këto objekte sakrale, si edhe ato në Mal të Zi, nuk janë dëshmi e një serbizmi fantomik.

Ato janë dëshmi e ortodoksisë.

Dhe ortodoksia nuk është shpikje serbe. Atë e kanë besuar edhe më herët dhe më thellë:

Bullgarët, grekët, maqedonasit, rumunët, malazezët…

Kisha nuk dëshmon se e kujt është toka. Dëshmon vetëm se e kujt ka qenë feja.

Prandaj ky tekst do të shkaktojë shumë polemika, por jo te ata që e duan historinë, por te ata që e duan mitin.

Te ata të cilëve faktet dhe matematika thjesht nuk u pëlqejnë.

Burimi:

Aktuelno, datë 30 prill 2026

 

Pas humbjes së Orbanit, bashkëpunëtorët e tij nxjerrin pasuritë jashtë Hungarisë! Asetet zhvendosen drejt vendeve të Lindjes së Mesme

Humbja e Orbanit në zgjedhje, i hapi rrugën një kapitulli të ri politik në Hungari nën drejtimin e Peter Magyar. Por, paralelisht me ndryshimin e pushtetit, raportohet për një “garë” të shpejtë nga rrethi i ngushtë i Orbanit për të transferuar pasuritë jashtë vendit.

Sipas burimeve të cituara nga mediat ndërkombëtare, avionë privatë po nisen nga Vjena, ndërsa individë të lidhur me partinë Fidesz po zhvendosin asetet e tyre drejt vendeve si Arabia Saudite, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në destinacione më të largëta si Australia dhe Singapori.

Që nga ardhja në pushtet e Orbanit në vitin 2010, një rreth i vogël bashkëpunëtorësh të afërt me të ka grumbulluar pasuri të mëdha, pjesërisht falë kontrollit në rritje mbi ekonominë dhe kontratave publike të financuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i ardhshëm, Peter Magyar, ka ngritur alarmin, duke akuzuar persona të lidhur me Fidesz se po përpiqen të mbrojnë pasuritë e tyre nga llogaridhënia përpara se qeveria e tij të marrë detyrën në fillim të majit.

“Oligarkët e lidhur me Orbanin po transferojnë dhjetëra miliarda forinta jashtë vendit”, ka deklaruar ai, duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë largimin e personave të dyshuar drejt vendeve ku ekstradimi është i vështirë.

Mes emrave të përmendur është edhe familja e Lorinc Meszaros, një nga aleatët më të afërt të Orbanit dhe një prej njerëzve më të pasur në Hungari, pasuri e cila, sipas kritikëve, është rritur ndjeshëm përmes kontratave publike.

Raportimet flasin gjithashtu për familje oligarkësh që kanë nisur të largohen nga vendi, duke tërhequr edhe fëmijët nga shkollat dhe duke organizuar masa sigurie për largimin e tyre.

Ndërkohë, media investigative hungareze paralajmërojnë se përpjekjet për rikuperimin e pasurive të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme mund të zgjasin me vite.

Magyar ka premtuar një luftë të fortë kundër korrupsionit dhe klientelizmit, duke deklaruar se Hungaria është përballur me “plaçkitje dhe degradim” gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, akuzat për shkatërrim provash gjatë javëve të fundit të qeverisjes së Orbanit janë hedhur poshtë nga zyrtarët aktualë si të pabaza.

Pas humbjes, Orban ka bërë të ditur se nuk do të marrë mandatin parlamentar, por synon të mbetet në krye të Fidesz për të udhëhequr një proces “rinovimi”.

Raportohet gjithashtu se ai mund të udhëtojë drejt Shtetet e Bashkuara në javët në vijim, ndërsa disa figura të lidhura me Fidesz po aplikojnë për viza pune atje, duke synuar të lidhen me rrjete pranë Partisë Republikane dhe lëvizjes MAGA. gsh

Presidenti kroat: Kroacia nuk ka armik tjetër përveç Serbisë

Presidenti kroat Zoran Millanoviq deklaroi se Kroacia “nuk ka armiq përveç Serbisë”, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të harmonizuara, dhe se Zagrebi nga ana e tij “po bën gjithçka që mundet” për përmirësimin e marrëdhënieve.

“Kroacia, në fakt, nuk ka armiq, ka vetëm Serbinë me të cilën nuk po arrin dot të harmonizojë marrëdhëniet”, deklaroi Millanoviq në një seancë solemne me rastin e Ditës së Qarkut Krapina-Zagorje.

Do të ishte shumë mirë, siç tha ai, sikur kjo të ishte e mundur, por nuk është e mundur dhe “për këtë vërtet nuk shoh fajtorë në Kroaci”.

“Ne po bëjmë nga ana jonë gjithçka që mundemi”, tha ai, duke theksuar veçanërisht se Kroacia duhet të jetë shumë e kujdesshme nëse tërhiqet, qoftë me plan, qoftë nga inercia, në ndonjë armiqësi të re globale me disa shtete.

“Nuk duam përplasje, nuk duam konflikt. A kemi të drejtë për një lloj të tillë të politikës së jashtme? Nevoja jonë ekzistenciale është të jemi zot në vendin tonë, por jo me portofol në xhep – sepse sot askush nuk mban më para në xhep, por me mendjen tonë dhe me gjykimet tona se çfarë është e mirë për ne dhe çfarë nuk është”, theksoi Millanoviq.

Duke folur për Bashkimin Evropian, Millanoviq theksoi se blloku kryesisht prodhon ushqim vetë dhe kështu siguron nevojat e veta.

“Bashkimi Evropian është një projekt paqeje dhe sigurie, jo një projekt lufte, në të cilin po shndërrohet dita-ditës, ndërsa jemi ulur këtu”, tha presidenti kroat.

Ai theksoi se “ka një sërë përpjekjesh për të armatosur BE-në, dhe ky nuk është më një projekt paqeje”.

“Ne jemi pjesë e një shoqërie ku po hartohen plane të mëdha, në mendimin strategjik të së cilës ne pothuajse nuk mund të marrim pjesë. Jemi shumë të vegjël, por ato na prekin shumë”, tha ai.

“Gjermania ka 250.000 ushtarë, ndërsa cila është perspektiva që të ketë një milion? Shumë e vogël, pothuajse aspak, duke pasur parasysh kulturën dhe rendin juridik të Gjermanisë. Njerëzit nuk duan të shkojnë në ushtri”, shtoi ai.

“Cilat janë shanset që Kroacia, me 17.000 ushtarë në letër dhe 13.000 në realitet, të arrijë në 50.000 me rezervë, që është minimumi minimal për të filluar planifikimin e një vizioni mbrojtës? Cilat janë shanset për këtë? Më të vogla se të voglat”, vlerësoi Millanoviq. syri,net

Hungari, kryeministri i ri Peter Magyar zotohet të hapë arkivat e policisë sekrete të epokës komuniste

Qeveria e re e Hungarisë do të hapë arkivat historike të policisë së saj sekrete të epokës komuniste, sipas njeriut që do të drejtojë zyrën e Peter Magyar, fituesit të zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji , i cili pritet të bëhet kryeministër më 9 maj.

Partia hungareze e qendrës së djathtë, Tisza, mundi partinë Fidesz të liderit veteran Viktor Orban më 12 prill, me premtimet për ta rikthyer Hungarinë në një kurs pro-evropian, për të ringjallur një ekonomi në agoni dhe për të siguruar lirimin e miliarda eurove nga fondet e ngrira të Bashkimit Evropian.

Balint Ruff, i konfirmuar nga Hungaria të mërkurën si kandidati i tij për të drejtuar zyrën e kryeministrit, i tha faqes së lajmeve Valasz Online se hapja e arkivave të policisë sekrete do të ishte “detyra e tij numër një”.

“Kjo është një detyrë për historianët, por unë do të jem në gjendje të sigurohem që qeveria e ardhshme të ofrojë një kornizë për këtë, domethënë, që do të ofrojë mundësinë për të bërë kërkime pa presion politik”, tha Ruff, një avokat dhe këshilltar politik.

Ndryshe nga Polonia ose Republika Çeke, Hungaria nuk i ka zbuluar kurrë zyrtarisht emrat e bashkëpunëtorëve të policisë sekrete të epokës komuniste, megjithëse me kalimin e viteve disa emra janë përfolur në media.

Individët mund të hyjnë në dosjet e tyre, por jo, për shembull, në materialet rreth të tjerëve, duke përfshirë informatorët e mëparshëm.

Historiani Krisztian Ungvary, një mbështetës i zëshëm i transparencës së plotë, tha në një leksion të vitit 2023 se, ndërsa “e kaluara e figurave publike nuk është publike, ata do të jenë vazhdimisht të prekshëm nga shantazhet nga ata që kanë qasje në informacion rreth së kaluarës së tyre”.

Ruff tha se synonte të krijonte një zyrë për të rikuperuar miliarda forinta të humbura për shkak të korrupsionit dhe gjithashtu do të mbikëqyrte çështjet e BE-së në mënyrë që hungarezët të mund të mbikëqyrin nga afër punën për zhbllokimin e fondeve të BE-së. bw

Shqipëria bllokohet për shkak të Ramës – BE ngre grupin e punës për anëtarësimin e Malit të Zi

Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviç, tha se ky është një “moment historik dhe hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në BE”.

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së miratuan sot krijimin e një grupi pune ad hoc për të hartuar Traktatin e Anëtarësimit me Malin e Zi, raportoi Radiotelevizioni i Malit të Zi (RTCG). Informacioni u konfirmua nga Presidenca Qipriote e Këshillit të BE-së.

“Sot, ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) miratuan krijimin e një grupi pune ad hoc për të përgatitur Traktatin e Pranimit të Malit të Zi. Presidenca qipriote ka punuar shumë për të siguruar që grupi i punës të ngrihet sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht duke pasur parasysh punën e gjatë teknike që duhet të përfundojë përpara se të fillojë hartimi aktual i Traktatit të Pranimit. Jemi të bindur se kjo do të dërgojë një mesazh të qartë se pranimi është i arritshëm për partnerët nga vendet e zgjerimit”, tha një zëdhënës i Presidencës qipriote.

Se marrëveshja e pranimit të Malit të Zi do të jetë e para që do të përfshijë mekanizma të rinj mbrojtës, u deklaroi së fundmi nga Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), raporton RTCG.

“Klauzolat mbrojtëse nuk janë asgjë e re, por kjo do të jetë e re. Dhe kjo tani lidhet me rishikimet e politikave para zgjerimit. BE-ja duhet të përgatitet institucionalisht, politikisht dhe financiarisht”, tha Kos.

Në deklaratën e sotme të lëshuar nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministrja Maida Gorčević tha se ky është një “moment historik dhe hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në BE”, i cili vjen si një sinjal i qartë dhe konfirmim i mbështetjes së fortë të Bashkimit Evropian për gjithçka që është arritur në periudhën e mëparshme.

“Lajme të shkëlqyera po vijnë nga Brukseli. Formimi i Grupit Punues për hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE është një tjetër konfirmim se jemi në rrugën e duhur që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028”, deklaroi Gorçeviç.

Ajo shtoi se krijimi i një grupi pune ad hoc është një praktikë standarde në procesin e zgjerimit, por në këtë moment, pas shumë vitesh, ai mbart një mesazh të fortë politik dhe konfirmon se Bashkimi Evropian ka besim tek kjo qeveri për të përfunduar procesin e negociatave brenda afatit të planifikuar, deri në fund të vitit.

Ajo shpjegoi se detyra e këtij grupi do të jetë koordinimi i përgatitjes përfundimtare ligjore dhe teknike të Traktatit, duke përfshirë përcaktimin e periudhave kalimtare dhe mekanizmave mbrojtës, me qëllim sigurimin e integrimit gradual dhe të qëndrueshëm të Malit të Zi në kuadrin ligjor dhe institucional të Bashkimit Evropian.

Traktati i Anëtarësimit përgatitet teknikisht paralelisht me fazën përfundimtare të procesit të negociatave, por finalizohet vetëm pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt negociues. Kjo do të thotë që Mali i Zi duhet të tregojë përputhshmëri të plotë të legjislacionit të tij me acquis të Bashkimit Evropian, kapacitet të vendosur administrativ për zbatimin e tij, si dhe një plan të qartë për financimin dhe kryerjen e detyrimeve të marra përsipër.

Një rëndësi e veçantë reflektohet edhe në faktin se ky do të jetë Traktati i parë i Anëtarësimit pas 13 vitesh që nga zgjerimi i fundit, duke e bërë atë një traktat të gjeneratës së re dhe një model të mundshëm për zgjerimet e ardhshme, përfundon deklarata.

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt negociues me BE-në, shkruan, europeanwesternbalkans.com.

Ndërkohë Shqipërisë i është bllokuar procesi i integrimit për shkak të Ramës që mbron korrupsionin e zëvendëses së tij por edhe të anëtarëve të tjera të kabinetit.

Por edhe për shkak të lidhjeve tashmë të konfirmuar të rilindjes me bandat dhe kriminalitetin dhe kartelet që pastrojnë paratë në Shqipëri.

Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Radio Evropa e Lirë

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime në Komisionin Evropian (KE).

Sipas informacioneve jozyrtare, komisionarja Kos e ka dërguar këtë letër më 17 prill në të gjitha kryeqytetet e rajonit.

Burimet e REL-it kanë konfirmuar se me këtë letër, komisionarja Kos u ka kërkuar të gjithëve vendeve të përshpejtojnë reformat e parashikuara në Planin e Rritjes, në mënyrë që të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e kësaj pakoje financiare.

Në fakt, mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kufizuara në kohë. Për çdo hap reformues është paraparë një afat përfundimtar për zbatim dhe është ndarë një shumë e caktuar parash.

KE-ja ka paraparë edhe të ashtuquajturën “periudhë grejs”, e cila mundëson shtyrjen e zbatimit për një periudhë të caktuar kohore. Për hapat që duhej të përmbusheshin në mesin e vitit 2025, afati përfundimtar skadon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa për hapat që duhej të realizoheshin në fund të vitit 2024, ky afat përfundon gjatë vitit 2026.

“Nëse nuk përmbushen, partnerët rrezikojnë të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro”, konfirmoi për REL një zyrtar i KE-së.

Ndryshe, këstin e parë ose disa mjete nga Plani i Rritjes i kanë marrë pesë shtete të rajonit, me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, e cila është vonuar me miratimin e agjendës reformuese.

Fundi i qershorit të këtij viti përbën momentin kur secili vend hyn në të ashtuquajturin moment të humbjes së përhershme, nëse nuk i përmbush reformat e dakorduara më herët.

Sipas burimeve në Bruksel, humbjet e mundshme sipas shteteve, në rast se nuk ndërmerren të gjitha reformat, janë si vijon:

  • Kosova: 68.8 milionë euro
  • Shqipëria: 67.7 milionë euro
  • Bosnja dhe Hercegovina: 373.9 milionë euro
  • Mali i Zi: 15.1 milionë euro
  • Maqedonia e Veriut: 49.2 milionë euro
  • Serbia: ndërmjet 108.7 dhe 135.9 milionë euro

Bazuar në shumën maksimale, në total mund të humben 710.6 milionë euro, që përfaqëson 11.84 për qind të financimit të përgjithshëm nga Plani i Rritjes.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.

Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

Ky plan, ndër të tjera, synon të dyfishojë ekonomitë e këtyre vendeve gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Greqia nis shpimet për gaz në Jon, deri në thellësi 4600 metra dhe sasi të mundshme në 270 miliardë metra kub! 5 mld euro investim, sot u firmos dhe marrëveshja

Të ardhurat potenciale për shtetin grek nga shfrytëzimi komercial i bllokut 2 në Detin Jon gjatë një periudhe 20-vjeçare pritet të arrijnë në 10 miliardë euro, pa kërkuar pjesëmarrje të drejtpërdrejtë financiare nga shteti grek nga burimet shtetërore.


Kjo u deklarua gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës midis konsorciumit ExxonMobil, Energean, Helleniq Energy dhe Stena Drilling, i cili do të ndërmarrë programin 60-ditor të shpimit, nga Mathios Rigas, Drejtor Ekzekutiv i Energean.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe të Suedisë, Håkan Emsgårdn.

Kreu i kompanisë greke, e cila është edhe operatori i bllokut 2, deklaroi se deri më 15 qershor, studimi mjedisor i projektit do të jetë paraqitur në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, me qëllim që të miratohet deri në mesin e nëntorit, gjë që do të lejojë që programi i shpimit të fillojë në shkurt 2027.

“Në të njëjtën kohë, investimi total – i vlerësuar në mbi 5 miliardë euro – pritet të veprojë si një levë rritjeje për ekonominë greke. Krijimi i 180 vendeve të reja të punës, si gjatë fazës së ndërtimit ashtu edhe gjatë funksionimit të projekteve, do të forcojë komunitetet lokale dhe do të kontribuojë në uljen e papunësisë”, informon “Protothema”.

Siç u përmend nga Rigas, kompania tani po synon një strukturë të gjerë gjeologjike, të cilën ai e karakterizon si veçanërisht premtuese. Vlerësimet flasin për rezerva që mund të arrijnë në 270 miliardë metra kub gaz natyror. Për krahasim, konsumi vjetor i Greqisë është afërsisht 6 miliardë metra kub, gjë që thekson rëndësinë potenciale të zbulimit.

Siç u tha, probabiliteti i suksesit të shpimit është 16%, një përqindje që konsiderohet e zakonshme për projekte të këtij lloji. Rreziku i investimit, megjithatë, merret përsipër tërësisht nga kompania.

Shpimi i planifikuar do të zhvillohet në një thellësi prej afërsisht 4,600 metrash, në një zonë detare me një thellësi uji prej 840 metrash, duke e bërë projektin teknikisht të vështirë.

greqi

Sipas të dhënave të paraqitura, vitet e fundit Energean ka investuar mbi 4 miliardë euro në Mesdheun Lindor për zhvillimin e depozitave të naftës dhe gazit.

Në të njëjtën kohë, janë kryer më shumë se 10 shpime në ujëra të thella, gjë që tregon nivelin e lartë të ekspertizës dhe përvojës. gsh

Magyar paralajmëron ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria: Është kriminel ndërkombëtar, s’ka vend këtu!

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është një kriminel ndërkombëtar dhe nuk duhet të jetë në Hungari, tha lideri i ri hungarez Peter Magyar pas fitores bindëse të partisë së tij Tisza ndaj Fidesz të Viktor Orban.

Magyar kritikoi ashpër vendimin e qeverisë Orban për t’u dhënë azil politikanëve polakë Zbigniew Ziobro dhe Marcin Romanowski, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ai bëri një paralele të drejtpërdrejtë me rastin e Gruevskit, i cili gjithashtu mori mbrojtje në Hungari nga Orban.

Magyar tha se Hungaria nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët ndërkombëtarë dhe theksoi se kjo vlen jo vetëm për politikanët polakë, por edhe për Gruevskin, të cilin ai e përshkroi si një kriminel të dënuar. Ai shtoi se vendet e tjera evropiane duhet të ekstradojnë gjithashtu çdo kriminel politik hungarez që përpiqet të largohet jashtë vendit, në frymën e bashkëpunimit evropian.

Në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, Fidesz i Orbanit pësoi një humbje dërrmuese. Në parlamentin e ri me 199 vende, formacioni i Peter Magyar do të ketë 138 vende, Fidesz 55 dhe Mi Hazank pro-rus gjashtë.

Gruevski, i cili shërbeu si kryeministër nga gushti 2006 deri në mesin e janarit 2016, u dënua në shtator 2018 me dy vjet burg. Disa ditë para arrestimit të tij, më 12 nëntor 2018, ai u largua ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, duke udhëtuar nëpër Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Orban i dha atij azil po atë nëntor sipas një procedure të përshpejtuar. bw

Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari

Qeveria në të cilën Tiszaa do të ketë shumicën do të hetojë përpjekjen e supozuar për të sulmuar gazsjellësin pranë Kanjizhës, tha fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Hungari dhe udhëheqësi i Tisza-s, Peter Magyar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga mediat serbe, ai tha se është e rëndësishme për të që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë të mbeten të mira, kryesisht për shkak të hungarezëve në Vojvodinë, megjithëse supozoi se kush janë “kumbarët” e miqësisë së madhe midis Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, por edhe Robert Fico.

Ai shtoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë, por se mund t’i thotë popullit serb të “nxjerrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari”, transmeton Telegrafi.

Gjatë fushatës zgjedhore, ndodhi një veprim që i ngjante një të ashtuquajturi operacioni “flamur i rremë”, të dielën e Pashkëve, kur ishte planifikuar një përpjekje e supozuar për të sulmuar gazsjellësin, për të cilin kryeministri Viktor Orban kishte folur tashmë një javë më parë, duke njoftuar se diçka e tillë do të ndodhte, kujtoi Peter Magyar.

“Pra, mund të them se u bë mjaft ngadalë dhe ishte e qartë se organizatorët u tërhoqën prej saj dhe nuk shkuan aq larg sa prisnin eprorët e tyre në Rusi dhe Viktor Orban. Mendoj se ata bënë gjënë e duhur, sepse qeveria e Tiszës do të hetojë se çfarë ndodhi saktësisht, nëse kishte një rrezik të vërtetë – sepse është e mundur që të kishte. Por nëse kishte një rrezik të vërtetë, atëherë kryeministri duhet të drejtojë vendin dhe jo të luajë një rol në një shfaqje si Viktor Orban të dielën e Pashkëve, i cili fluturoi me helikopter dhe mblodhi të gjithë propagandën hungareze me helmeta dhe uniforma për t’u ‘frikësuar’ së bashku”, tha ai.

Në një situatë të tillë, kryeministri duhet të garantojë sigurinë e vendit, shtoi hungarezi.

“Qytetarët e Hungarisë, si qytetarët e Serbisë, me të drejtë presin që udhëheqja e tyre të sigurojë siguri, zhvillim dhe paqe. Nën qeverinë e Tiszës, do të ketë rend, paqe, siguri dhe zhvillim në Hungari – kjo është ajo që mund të them”, tha ai.

Ai do të ishte shumë i lumtur të takohej me udhëheqjen serbe, shtoi Peter Magyar.

“Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh në Serbi dhe e di se çfarë lloj lidhjesh ka pasur, ka dhe mund të ketë midis qeverisë së Orbanit dhe Serbisë së udhëhequr nga (Aleksandar) Vuçiq, ashtu siç e di se çfarë lloj lidhjesh ka midis Sllovakisë së Robert Ficos dhe Viktor Orbanit dhe e di përafërsisht se kush qëndron pas këtyre marrëdhënieve, kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha”, shtoi ai.

Megjithatë, për hir të hungarezëve që jetojnë në Serbi, është shumë e rëndësishme për Budapestin që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë, të cilat aktualisht mund të konsiderohen të mira, të mbeten të tilla dhe të mos varen nga individët, tha Magyar.

“Unë besoj se kjo është në interesin si të udhëheqjes aktuale serbe ashtu edhe të hungarezëve që jetojnë në Serbi, si dhe të interesit tonë. Jam i hapur për bashkëpunim, pavarësisht faktit se ne ndoshta mendojmë ndryshe për botën në shumë mënyra sesa presidenti Vuçiq ose udhëheqja serbe. Megjithatë, miqësia e popujve tanë dhe marrëdhëniet e mira ekzistuese janë shumë të rëndësishme për ne. Mund të them se nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera. E shoh vetë se si janë protestat dhe si i trajtojnë autoritetet ato”, tha ai.

Ai vuri në dukje se, siç tha ai, “ngjashëm me Hungarinë, mediat e pavarura në Serbi janë në një situatë shumë të vështirë”.

“Ajo që mund t’i them popullit serb, pa ndërhyrë në punët e tyre të brendshme, është se ata duhet të nxjerrin forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari. Këtë ua them edhe shumë vendeve të tjera ku njerëzit janë në një situatë të vështirë, ku ekziston një regjim i ashtuquajtur hibrid, domethënë ku nuk ka sundim të plotë të ligjit: është e mundur, është vërtet e mundur nëse njerëzit bashkohen. Ne hungarezët e kemi përjetuar këtë shumë herë gjatë historisë. Nëse bashkohemi, mund të përparojmë edhe në rrethanat më të vështira dhe të arrijmë sukses. Dje ishte pikërisht kjo – treguam se pavarësisht të gjitha pengesave dhe mbështetjes ndërkombëtare që kishte Viktor Orbán, nga praktikisht e gjithë elita politike globale – presidenti rus, presidenti amerikan, presidenti kinez, presidenti turk, kryeministri izraelit, si dhe shumë udhëheqës të tjerë si Vuçiq dhe Robert Fico – populli hungarez tha se historia e Hungarisë është shkruar nga hungarezët në Hungari dhe populli hungarez fitoi”, tha hungarezi.

Pavarësisht të gjithave, thotë ai, është i lumtur të takohet dhe të flasë, të jetë i pranishëm dhe të bashkëpunojë, shtoi ai.

“Dhe do të bëj të njëjtën gjë me Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës, pavarësisht faktit se ata e mbështetën plotësisht fushatën e Viktor Orbanit, në kundërshtim me pikëpamjet e shumë hungarezëve të Vojvodinës të cilët thanë se donin të vendosnin vetë se për kë të votonin. I falënderojmë të gjithë hungarezët e Vojvodinës që votuan për ne, por mund t’u them të gjithë hungarezëve, përfshirë ata jashtë vendit, se mund të mbështeten te qeveria Tisza. Ata do të marrin të njëjtën mbështetje si më parë, do të ruajnë shtetësinë e dyfishtë dhe të drejtën e votës, por paratë që morën nuk do të përvetësohen më kryesisht nga njerëz të afërt me Viktor Orbanin, por në fakt do të arrijnë te hungarezët – qoftë në Vojvodinë, Transilvani apo Rumani”, i tha ai diasporës. /Telegrafi/


Send this to a friend