VOAL

VOAL

Kurti: Thaçi mund të bisedojë me Putinin vetëm për azil politik në Rusi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, mund të bëjë marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm për të kërkuar azil politik në Rusi.

“Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti në llogarinë në Facebook.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se ka takuar në Paris presidentin rus Vladimir Putin i cili sipas tij ka mbështetur një marrëveshje të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa: Dialogu i papranueshëm, derisa Serbia e pengon Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha pas një takimi me kryesinë e partisë së tij, se dialogu me Serbinë është i papranueshëm derisa, siç u shpreh ai, Serbia e pengon Kosovën në arritjen e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Nuk është (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq ai që të vërë kushte për dialogun dhe për atë që duhet të ndryshojë Kosova në qëndrimet e saj, por është Kosova, e cila duhet të kërkojë të mos vazhdojë dialogu përderisa Serbia nuk e ndërpren fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës”, tha Mustafa.

Mustafa tha se nuk e përjashton mundësinë që të pranojë edhe nënshkrimet e subjektit politik që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës – Lista Serbe – për mocionin për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Ne po vërejmë qe po flitet për këtë iniciativë. Ne kemi marrë iniciativën si LDK, që të përgatisim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Ne po ashtu, të gjithë e dimë se Qeveria që unë kam drejtuar, është rrëzuar me Listën Serbe, edhe mocioni është nënshkruar edhe nga njerëzit e Listës Serbe, sepse si duket zoti (kryetari i Parlamentit, Kadri) Veseli ka thënë se unë kam organizuar rrëzimin e Qeverisë, ka dashur që ta krijojë një vëllazërim-bashkim në rrëzimin e asaj qeverie. Po, nëse nuk bëhet e tillë, ne do ta zbatojmë Kushtetutën”, tha Mustafa.

“Kosova duhet të punojë edhe më shumë në punët që kanë të bëjnë me integrimet evropiane”, tha ai.

Mustafa foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se institucionet e Kosovës nuk guxojnë që ta fajësojnë Bashkimin Evropian për vonesat e deritanishme.

“Ka ngecje në implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Ka ngecje në implementimin e agjendave e reformave evropiane. Ka veprime që po ndërmerr Qeveria që janë në kundërshtim me këto dy dokumente shumë të rëndësishme evropiane”, tha Mustafa

Ne konferencën për media, Mustafa tha se është vërejtur se Qeveria po vendoset mbi Kuvendin dhe mbi institucionet e tjera të pavarura.

Kosova mbështet integritetin territorial të Ukrainës

Nga zgjedhjet e 11 nëntorit në lindje të Ukrainës…

Kosova e mbështet integritetin territorial të Ukrainës si një shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Përmes një komunikate, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës shprehu qëndrimin e saj se Republika e Kosovës kundërshtoi mbajtjen e “zgjedhjeve” më 11 nëntor, 2018, në të ashtuquajturën “Republika Popullore e Donjeckut dhe Luhanskut”, pasi që kjo, siç thuhet, është kundër frymës së Marrëveshjve të Minskut, të cilat rregullojnë organizimin e zgjedhjeve lokale në atë rajon.

“Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se ky proces i jashtëligjshëm mund t’i minojë të gjitha përpjekjet e deritanishme për arritjen e paqes në rajon dhe thërret të gjitha palët të respektojnë dhe zbatojnë Marrëveshjet e Minskut, të cilat janë jetike për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore për konfliktin e Ukrainës lindore”, thuhet në komunikatë.

Separatistë të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës mbajtën të dielën zgjedhje, të cilat u konsideruan si “të paligjshme” nga Kievi dhe Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se zgjedhjet e së dielës do të pengojnë edhe më tej përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës, që ka vrarë më shumë se 10,300 persona, që prej prillit të vitit 2014.

Presidenti Thaçi takon presidentin Putin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të hënën në rrjetet sociale se është takuar në Paris me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Të dy presidentët ishin në Paris për të marrë pjesë në ceremonitë qendrore më rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në një postim në rrjetin twiter ai shkroi se takimi u përqendrua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.

“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, shkroi ai.

Rusia e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë, e cila po ecën nëpër vijën e ngushtë ndërmjet synimeve për t’i integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Moskën.

Ajo mbështetë qëndrimin serb ndaj çështjes së Kosovës dhe nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve dhe gjatë verës presidenti i Kosovës dhe ai Serbisë, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mund të përfshinte edhe prekjen e kufijve.

Por, këto ide, që janë shmangur në ligjërimin politik të ditëve të fundit nga të dy presidentët, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Vuçiq dhe Merkel ja çfarë biseduan për Kosovën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Paris, ku morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, thuhet se dy zyrtarët biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon dhe integrimin evropian të Serbisë.

Vuçiq, siç thuhet, e informoi Merkelin për rrjedhën e dialogut me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për veprimet e fundit të Prishtinës që kanë të bëjnë me vënien e taksës doganore mbi mallrat që importon nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 10% mbi të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

Kjo ka bërë që Vuçiq, dy ditë më vonë, të paralajmërojë se nuk do të takohet për bisedime me homologun kosovar, Hashim Thaçi, derisa të jetë në fuqi taksa.

Në takim me Merkelin, Vuçiq po ashtu e informoi atë për, siç thuhet në komunikatë, përmirësimin e gjendjes ekonomike në Serbi dhe e falënderoi për rritjen e numrit të investimeve gjermane në Serbi.

Merkel, në anën tjetër, e mirëpriti “suksesin ekonomik të Serbisë” dhe theksoi se “dëshiron të ndihmojë që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ruhet paqja dhe stabiliteti”.

KUSH ËSHTË PRONAR I ETC-së (EKONOMSKI TERGOVINSKI CENTAR) PËR KOSOVË!? – Opinion nga Abas Fejzullahi

 

Faqe të Librit-Facebook është parashtruar pyetja e sipërshënuar, sa ngacmuese aq xigluese për lexues, siç duket qëllimisht e bërë nga Z. Florim Zeqa, gazetar, analist e publicist, që në të njëjten kohë bënë edhe thirrje që në përgjegje lexuesit të jenë të arsyeshëm pa sharje dhe ofendime,  ku janë dhënë përgjegje nga më të ndryshme dhe shumë prej tyre ndoshta edhe të qëlluara…!

Lidhur me pyetjen: KUSH ËSHTË PRONAR I ETC-së (EKONOMSKI TERGOVINSKI CENTAR) PËR KOSOVË!?

 

Bashkëbiseduesit e nderuar të Faqesë së Librit-Facebook, lidhur me përgjegjet e tyre kanë ndarë kohë për të shprehur mendimet e tyre të bazuara apo të hamendësuara, secili lexues nga këndëvështrimi i tij, pasi që pyetja e parashtruar ishte ngacmuese dhe shumë me vend, por tepër vonë (më mirë vonë se hiq…) siç thot një fjalë e urtë tjetër popullore… nxjerrë një kashtë e dalin gjashtë, edhe pyetja e parashtruar nxjerrë në sipërfaqe edhe shumë pyetje tjera në vijim  lidhur me veprime, prona e pronarë pushta e pushshtetarë…!

 

Në vijim, përmes mendimeve të parashtruara me shkrim, gjinden edhe përgjegje lidhur me pyetjen e parashtruar, se kush është pronar apo kush janë pronarët, nga është vendëburimi apo qëndrimi i pronarit apo pronarëve, bashkëpunëtorëve dhe bashkëfajtorëve, për dëmet dhe pasojatë afatgjate që i kanë sjellur e po i sjellinë në vazhdimsi popullit të Kosovës dhe Shtetit në kohë dhe hapësirë!?

 

Nga përgjegje të shumta nga ana e lexuesëve në FL-Facebook po i përmendi vetëm disa prej tyre si: ETC-udhëheqet nga Beogradi-Serbia, pas saj është BIA – pra pushteti Serb, përmes Vllezërve Kariq e për Kosovë përgjegjs është Ramiz Kelmendi, që ndërron partit sipas intersit…etj.

 

          Mendoj se:

 

Në Kosovë lakmia për pozita dhe pushtet nga pushta e pushshtetarë vendor, që nga viti 2000 e në veçanti pas vitit 2008 kur për herë të dytë u Shpallë Kosova Republikë në mes të dimrit në muajn Shukurt ( pasi që vendorët të etur për pushtet e mohuan Kushtetutën e Kaçanikut  dhe Shpalljen e Kosovës Republikë me referendumine të vitit 1990 e cila ka qenë shumë më e mirë se kjo e tashmja e paketës së Ahtisarit e cila sa herë të hapet kundërmon erë e furtunë rrënuese e shqetësime për Kosovën me të cilën pakica serbe luan me Kosovën me kushtëzime e ngacmime  si të do e si ti thot Serbia-Beogradi..!

         Pra, në vitin 2000 kërkuan zhbërjen e saj, këta që sot janë në krye të pushtetit përmes administratorit ndërkombëtar aso kohe në Kosovë emruar nga OKB-UNMIK-u franqezi Bernard Kouchner i cili i dha urdhër, kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës që brenda një muaj, të zhbëj-shauj së vepruari Kuvendin, Kushtetutën e Kaçanikut me të gjitha institucionet e saj që kishin ushtruar e vepruar veprimtarinë e tyre shtetëformuese në kushte dhe rrethana të jashtëzakonëshme, nënë pushtimin  serb në mënyrë paralele më se 10 vite… dhe këtu, u bë vrasja e parë e Kosovës , sipas kërkesës dhe veprimeve të vetë vendorëve të etur për pushtet e jo për shtet dhe nga këtu vazhduan të zezatë  nga vendorët lakmues deri në ditët e sotme… që pasojat janë marramendëse dhe afatgjate e të pa përmirësueshme pëe rë cilat tani më po flitet e po shkruhet e bëhen pyetje nga më të ndryshmet …)!

 

Në secilin vend të botës për gjendjen e një vendi në të gjitha drejtimet përgjegjës është Kuvendi, Qeveria dhe kryetari i shtetit të atij vendi … kjo vetëm për Kosovën është e pa vlerë dhe asnjëhere deri më sot s’ ka dhënë kush përgjegjësi për gjendjen  ekzistuese të cilën vet e kanë sjellur me qeverisje (keq qeverisje) të tyre..!

 

Pra ETC është njëra ndër shumë të zezatë që Kosovëes ja kanë sjellur e mbjellur pushtat e pushtetarët vendor, Kuvendi dhe kuvendarët (përjashto disa kundërshtime, të disa kuvendarëve të cilët ngulfatën nga shumica e votuesëve të tjerë lakmues për pasuri, pozita e pushtet e karrjerista të pa ngopur kurrë…)!

 

Në Kosovë pas shpalljes së dytë të Pavarësisë pra më 2008 më 17 Shkurt, jo vetëm se i mërdhinë por edhe i ngrinë shpresatë e qytetarëve, për një jetë dhe ardhmëri më të mirë, ku përmes punës, do të krijojnë mirëqenien e tyre me  ndershmëri si të punësuar, sipas aftësive dhe profesioneve, do të përkrahnin, ndërtonin e zhvillonin Shtetin e të Drejtës ku Ligji dhe Drejtësia do të vepronin në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët njësoj..!

 

Si përfundim lidhur me pyetjen e parashtruar dhe pyetjet tjera që dalin vetvetiu  nga gjendja e krijuar në Kosovë që nga viti 2008 në veçanti  qëndrojnë këto përgjegje të bazuara në të dhëna e dëshmi ekzistuese si në vijim:

 

 

  1. Lakmia për pasuri, përmes pushtetit dhe pozitës e vendorëve në veçanti

përmes votës dhe Kuvendit, janë dëshmuar gjithnjë tue dhënë premtime dhe tue bërë mashtrime, në forma dhe mënyra nga më të ndryshme, kanë treguar haptas letërnjoftimet e tyre, se kush janë e çfarë janë..!

 

 

 

  1. Me këtë rast po e përmendim vetëm një kërkesë të zv.MPJ të Kosovës Enver Hoxhaj i cili mes tjerash kërkon që qytetarët të mos i blejnë prodhimet nga Serbia.

A ka hipkrizi e poshtërsi më të madhe se nj kërkesë e tillë nga Enver Hoxhaj ? 

Po vet, ky Ever Hoxhaj, është tani dhe ka qenë edhe atëhere në pushtet dhe ka qeverisur me partinë e tij, kur LVV gjithnjë kërkonte që mallërat nga Serbia të ndalohen me hy në Kosovë pa taksa e doganë, dhe i bënin thirrje për të mos blerë mallërat serbe dhe vepronin konkretisht në pengimin për të hyrë mallratë serbe në Kosovë, përmbysnin apo rrotullonin kamiona me mallëra që vinin nga Serbia… ndërsa  Enver Hoxhaj me partinë e tij në pushtet jepshin urdhër policisë  së Kosovës që ti arrestonin e besa edhe i keqtrajtonin aktivistet e LVV dhe i mbronin shoferët e Serbisë për të sjellur mallëra pa taksa e doganë  në Kosovë dhe për ti shpërnda ato nëpër qytetet e Kosovës ku gjindeshin  ETC, që po flitet e po shkruhet se i mbikqyr deputeti tash i LDK-s Ramiz Kelmendi..!

 

 

  1. Për të shkruar për të zezatë dhe dëmet që ja kanë sjellur Kosovës pushshtetarët në poste e pozita dhe për gjendjen e krijuar ekzistuese tani më po flitet haptas në Kuvendin e Kosovëes e jasht tij dhe po shkruhet gjithandej për pasojatë dhe për rrëmujën e mjegullin që vet e kanë krijuar, do të dilnin disa vëllime librash, për fatin e keq të Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti, jo për të mirë, po për të keq, që do të thot se përgjegjës për të gjitha këto që më sipër i permenden dhe për ato që spo i permendim por jipet mundësia të kuptohen dhe që tani më dihen  nga qytetarët anë e këndë Kosovëes, janë bashkëfajtor dhe përgjegjës në rend të parë pushtetarët, Kuvendi i Kosovës pozitë e opzitë e në veçanti ata që mes vete bëjnë lidhje, kumari e krushqi, lidhin marrëveshje  e bëhen bashkë, për të qeverisur(keq qeverisur siç është dëshmuar deri më tani) bashkohen e mbarsohen qoftë në Prishtinë, Bruksel a Beograd për interesat e tyre, jo të qytetarëve nga taksat e të cilëve edhe paguhen nga Shteti i Kosovës të cilin e mjelin dhe e vjelin aq sa dhe si munden..!

”Neu Zurcher Zeitung”: Kosova i ka shkollat më të këqia në të gjithë Europën

Gazeta zvicerane ia jep një shuplakë Kosovës: Keni arsimin më të keq në Evropë

”Neu Zurcher Zeitung”, gazeta e njohur zvicerane, ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit kritikon ashpër arsimin në Kosovë.

”Shkollat më të këqia në Evropë”, është titulli me të cilin fillon teksti i këtij artikulli për gjendjen e arsimit në Kosovë.

Në letër, e ardhmja duket premtuese. Që nga fillimi i vitit shkollor, të gjitha shkollat fillore në Kosovë kanë miratuar një plan program të ri modern.

Ai përdoret gjithashtu diku tjetër në Evropë. Por realiteti është më ndryshe: librat shkollorë të cilëve u referohet ky plan program ende nuk janë botuar dhe shtypur.

Duke marrë përbazë studimin e Pisas të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim si pikë referimi, Kosova ka shkollat më të këqija në Evropë.

Në lexim, në matematikë ose në shkencat natyrore, në të gjitha disiplinat, nxënësit kosovarë kanë dalë më keq të gjitha shkollat në pjesën tjetër të Evropës.

“Duhet të bëjmë më shumë,” thotë Liridon Maliqi. Ai është drejtor i shkollës fillore publike “Qamil Batalli” në Prishtinë. Ai ishte i vetëdijshëm se ka  shumë për t’u përmirësuar në shkollat e Kosovës, por rezultatet e Pisës ishin shumë të këqija dhe befasuese.

Më shumë se 700 fëmijë ndjekin shkollën e Maliqit. Infrastruktura nuk lë asgjë për të dëshiruar.

Klasat janë të mëdha dhe me dritë të mjaftueshme, në çdo ballë të murit varet  një ekran i sheshtë. Ekziston edhe një palestër dhe një kuzhinë shkollore, e cila përgatit një drekë të lirë për studentët.

Por vështirë që ndonjë shkollë tjetër në Kosovë të ketë një infrastrukturë moderene sikurse të shkollës “Qamil Batallli”.

Ka ende shkolla ku fëmijët duhet të mësojnë në ndërrime sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për shkollë.

Infrastruktura shkollore është përmirësuar ndjeshëm që nga përfundimi i Luftës së Kosovës në vitin 1999 – falë mbështetjes financiare ndërkombëtare, shkollat janë rehabilituar ose rindërtuar.

Drejtori i shkollës, Maliqi, gjithashtu sheh zhvillime pozitive pavarësisht rezultateve të dobëta të Pisës, shkruan NZZ, transmeton Gazeta Express.

“Kurrikula e re është një hap i rëndësishëm për ne”, thotë ai, duke shtuar se “Në dhjetë vjet  mund të krahasojmë me Gjermaninë”.

Por jo të gjithë ndajnë këtë optimizëm.

“Duhet të jemi të shqetësuar,” thotë Dukagjin Pupovci. Ai është themeluesi dhe drejtori i Qendrës për Arsim në Kosovë, një OJQ e angazhuar në përmirësimin e sistemit arsimor kosovar.

“Shkollat në Kosovë kanë një problem të cilësisë”, thotë ish-profesor i matematikës në Universitetin e Prishtinës.

Ai do të thotë mbi të gjitha cilësinë e mësuesve dhe trajnimin e mësuesve. Kështu, nuk kontrollohet në mënyrë të mjaftueshme se si mësimdhënësit hartojnë mësimet e tyre.

Askush nuk duhet të japë llogari nëse nuk punon mirë: “Nuk di ndonjë mësues i cili është shkarkuar për punë të keqe”, thotë Pupovci.

“Më së shumti, ndoshta, nëse nuk ishte në vijën politike të kryetarit të bashkisë”.

Kryetarët e komunave janë përgjegjës për emërimin e drejtorëve të shkollave në komunitetet e tyre. Si rezultat, kur plotëson një pozicion të hapur, kërkesat kualitative për një kandidat rregullisht zbehen,  thotë Pupovci.

Më të rëndësishme janë lidhjet politike apo familjare.

Veçanërisht e dukshme është mungesa e menaxhimit të cilësisë në Universitetin e Prishtinës, universiteti më i madh në vend. Organizata joqeveritare lokale Orca pas një hulumtimi erdhi në përfundimin se 72 për qind e profesorëve në universitet nuk i përmbushin kriteret minimale për gradën e tyre akademike.

Sipas aktivistëve të Orcës, rektori i ngarkuar i Universitetit të Prishtinës duhet gjithashtu të ketë botuar artikuj në revista të dyshimta shkencore dhe nuk kanë qenë mjaft të kualifikuar për t’u promovuar në profesor, sipas kushteve të përcaktuara në statutin universitar .

“Arsimi ynë nuk është i mirë. Kjo është pika fillestare”, thotë ministri i arsimit Shyqyri Bytyqi.

Ai përfaqëson partinë e vogël Nisma në qeveri dhe kështu është pjesë e “koalicionit komandues”, i cili përbëhet kryesisht nga partitë që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare UÇK.

Mbi të gjitha, PDK-ja, më e madhe e këtyre partive, ka ndërtuar një sistem të varësive në Kosovë gjatë viteve – duke përfshirë sektorin e shkollës.

“Ne duhet t’i zgjidhim problemet hap pas hapi,” thotë Ministri i Arsimit Bytyqi.

Ai gjithashtu e sheh një nga problemet kryesore afër shkollës dhe politikës. Ai kritikon universitetet e reja të krijuara nga pushteti  i Thaçit.Thotë se u krijuan pa u shqyrtuar nevojat.

Bytyqi dëshiron të sigurojë që drejtorët e shkollave fillore të mos emërohen më nga kryetari në të ardhmen, por nga një komision i pavarur i ekspertëve. A mendon ai se partnerët e tij të qeverisë do të mbështesin një ndryshim të tillë në ligj?

“Unë shpresoj kështu,” thotë Bytyqi, duke psherëtirë thellë. Ai nuk duket se e beson këtë të drejtë. Duket sikur ai mendon se ky projekt mund t’i kushtojë atij me vendin e punës së  tij.

“Jam gati të ndryshoj gjërat – edhe nëse kjo duhet të ketë pasoja për mua personalisht.”

https://www.nzz.ch/international/kosovo-die-schlechtesten-schulen-europas-ld.1430160

Thirrje e hapur BE-së, SHBA-së dhe OKB-së: Kërkojmë drejtësi, jo diskriminim kombëtar! – Nga Florim Zeqa

Shkaqet që shpien në një luftë janë shpesh të ndërlikuara për arsye të mosmarrëveshjeve të komplikuara. Luftërat mund të ndodhin për shkaqe personale, sundimtare, territoriale (tokësore), burimesh natyrore, fesh, ose ideologjish kur një zgjidhje paqësore dështon ose është e pamundur të vendoset në një hapësirë të caktuar gjeografike.
Një luftë në rastet e luftërave ndërkombëtare mund të fillojë me një shpallje zyrtare të luftës, megjithëse historikisht ka pasur raste që ato janë filluar edhe pa ndonjë shpallje. E tillë ishte lufta e fundit e Kosovës me Serbinë, e cila ka filluar pa shpalljen zyrtare të saj.
Shtimi i dhunës dhe represionit serb ndaj shqiptarëve të Koosvës, i ka detyruar shqiptarët që të organizohen në grupe të armatosura për mbrojtjen e pragut të shtëpisë.
Shqiptarët asnjëherë nuk kanë zhvilluar luftëra për pushtime territoresh të huaja, por për mbrojtjen e tyre nga pushtuesit e jashtëm.
Kundërshtimi i dialogut, ndjenjë e shpirtit, zë i arsyes njerëzore
Duke qënë se jam ndër të parët në Kosovë që e kanë kundërshtuar filimin e dialogut me Serbinë në Bruksel, e ritheksoi që kundërshtimi im nuk ishte i rastësishëm dhe spontan.
Kam qenë  i bindur në pasojat e dialogut vrastar me Serbinë. Pse?
Sepse, hyrja në dialog me Serbinë pa kushte dhe nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e njeh sovranitetin e shtetit serb mbi territorin e Kosovës, do ta dëmtojë seriozisht pavarësinë e brishtë të 17 shkurtit 2008, e ardhur si rezultat i planit të Ahtisarit, i cili e kishte dëmtuar që në start të ardhmen e shtetit tonë, duke i dhënë karakterin “multietnik” shtetit më etnik në ballkan dhe më gjërë në kontinentin Evropian!
“Pakoja e Ahtisarit”, në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës, edhe pse nuk ishte zgjidhja për të cilin ishte luftuar, por meqë ishte ofruar si zgjidhje përfundimtare për mbylljen e një kapitulli të luftërave dhe vuajtjeve shekullore, shqiptarët e Kosovës e pranuan si kompromis të dhimbshëm për vendin e tyre.
Në “Pakon e Ahtisarit”, nuk ka qënë i paraparë “dialogu plus” dhe as marrëveshje tjera shtesë me Serbinë. Mirëpo, këta të fundit vazhduan me “Ahtisari plus”, për të komprometuar pavarësinë e shtetit më të ri në ballkan.
Dhënja  e karakterit “multietnik” të shtetit më etnik në botë është mohim i skajshëm i realitetit dhe ndrydhje e vullnetit të popullatës shumicë në Kosovë.
Fillimi i bisedimeve të ashtuquqajtura “teknike” me fusnotë * pa akronomin e Republikës, ishte goditja e parë fatale që BE-ja i bëri shtetit të Kosovës.
Nga raundi i parë i bisedimeve e deri tek i fundit, shtetit të Kosovës i është hjekur nga një “copë” sovranitet, duke e zhveshur sovranitetin e vendit me marrëveshjet për ruajtjen dhe fuqizimin e trashëgimisë serbe në Kosovë, gjegjësisht fuqizimin e Kishave e Manastireve serbe e deri të marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, gjegjësisht të marrëveshjes së 19 prillit 2013 të nënshkruar nga ish kryeministri (president aktual) Hashim Thaçi dhe ajo e 25 gushtit 2015 të nënshkruar nga poashtu ish kryeministri tjetër Isa Mustafa.
Detyrimi i uljes në tavolinën e bisedimeve i viktimave me xhelatët e tyre është pak më tepër se presion politik, është nënshtrim, tallje dhe nënçmim në përmasa vrastare për Republikën e Kosovës!
“Korrigjimi” i kufijve me Serbinë, destabilizon ballkanin
E keqja nuk përfundon me kaq, pasi Serbia nga dialogu i Brukselit e nxori një marrëveshje të nënshkruar nga dy liderët e shantazhuar kosovarë (Thaçi e Mustafa), orekset e saj u shtuan për diçka më tepër se kaq!
Serbia ka shtuar orekset e saj ndaj Kosovës, ka intensifikuar agresionin e saj politik e diplomatik kundër pavarësisë së vendit tonë-Republikës së Kosovës, të njohur nga mëse 115 shtete të botës.
Me Asociacionin, me enklavat serbe të fuqizuara në brendi dhe të ashtuquajturin korrigjim të kufirit me Kosovën, Serbia po synon gllabërimin e sërishëm të territorit të Kosovës.
Andaj me këtë rast, dëshiroj të ngreh shqetësimet e mia për çështjen e shkëmbimit të territoreve, gjegjësisht hapjen e ‘Kutisë së Pandorës’, e cila do të rihapë shumë probleme të “ngrira” etnike në gadishullin ballkanik.
Planet ogurëzeza në prapaskenë, kinse për shkëmbim të territoreve, janë vetëm mashtrime e gënjeshtra që u bëhen çdo ditë qytetarëve të vendit tim. Po shihet ashiqare që Serbia synon të marrë veriun, ndërsa Kosova asgjë territoriale, por vetëm njohjen eventuale nga Serbia!
Po supozojmë që ndodh ashtu siq pretendohet nga Serbia, atëherë çfarë mbetët Kosova pa Trepçën dhe Ujmanin!?
Mbetët një trup pa zemër e mushkëri, mbetët një trup pa shpirtë në mes të Evropës. Do të mbetej një vend pa përspektivë zhvillimore, pa burim të ujit dhe pa shumë resurse tjera natyrore!
Bërja hisedare e Serbisë në territorin e Kosovës, nuk e ndihmon paqen e stabilitetin në rajonin e trazuar, por krijon premisat e fillimit të një lufte të re shkatërrimtare, flakët e së cilës do të shtrihen edhe përtej kufijve ballkanik.
Shumë popujve të botës lufta ua ka sjellur lirinë, por jo edhe shqiptarëve të Kosovës
Populli i Kosovës përjetësisht i është mirënjohës ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare, në veqanti SHBA-ve, për intervenimin ushtarak për çlirimin e vendit dhe shpëtimin e qënjes tonë kombëtare nga shfarosja dhe dëbimi gjenocidial i Serbisë.
Pas përfundimit të luftës çlirimtare, gjegjësisht të intervenimit të forcave paqeruajtëse ndaj caqëve serbe, shqiptarët e Kosovës besuan në qëllimin e mirë të perëndimit, të heqjes njëherë e përgjithonë të vargonjëve serbosllav nga qafa e Kosovës!
Intervenimin e NATO-s e kuptuam si çështje humanitare dhe si produkt të vlerava të civilizimit evro-perëndimor, në çlirimin e popujve të robëruar.
Sikurse 19 vite më parë, edhe tani, dy dekada më pas, Kosova ka nevojë për ndihmën e juaj, jo me intervenim ushtarak, por me veprime politike për të ndaluar aventurat e rrezikshme të Serbisë dhe vasalëve të saj shqipfolës në Kosovë e Shqipëri.
Të detyrosh shtetin e Kosovës të dialogoj me Serbinë, kur kjo e fundit në preambulen e kushtetutës së saj e mbanë Kosovën akoma si pjesë integrale të saj, është sa tendencioze po aq qëllimkeqe!
Të detyrosh shtetin e njohur nga 115 shtete të botës të futet në bisedime me armikun e saj shekullor, kur ajo, në vend të kërkim faljes e dëmshpërblimit, kërcënon me rikthim të sërishëm në truallin e saj, është abuzim me të drejtën ndërkombëtare.
Të detyrosh Republikën e Kosovës të futet në bisedime të pabarabarta jo si shtet i pavarur por si subjektivitet nën Rezolutën 1244 të KS të OKB, është shkelje e të gjitha normave demokratike, shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Shkuarja tutje me bisedimet e pabarabarta në Bruksel, gjegjësisht ideja e Serbisë për korrigjim të kufijve, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet bazike të zyrtarëve të lartë euro-perëndimor për mos ndryshim të kufijve në Ballkan, ide kjo që bie ndesh edhe me “Pakon e Ahtisarit”, mbi të cilën është  njohur dhe pranuar Republika e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur.
Të nderuar zyrtarë të BE-së, SHBA-ve dhe OKB-së, është në dorën tuaj parandalimi i veprimeve luftënxitëse të Serbisë.
Meqë është kështu, ju ftojë të zhvlerësoni menjëherë Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila i hapë rrugë njohjes së pavarësisë së vendit tonë nga BE-ja dhe OKB-ja, dhe jo vetëm. Kërkesa dhe presioni i juaj politik, do ta detyrojë  Serbinë të heq preambulen në kushtetutën e saj, e cila e njehë Kosovën si pjesë integrale të shtetit serb, dhe jo vetem, duhet të ushtroni presionin ndaj shtetit serb për zbardhjen e fatit të rreth 1600 shqiptarëve të zhdukur dhe për dënimin e vrasësve dhunuesve serb të rreth 20 mijë vajzave dhe grave shqiptare.
Këto që ceka më sipër, zbardhja dhe dënimi i krimeve serbe në Kosovë, paraqet çelësinë e normalizimit të mardhënjeve shqiptaro-serbe. Ndryshe pa shërimin e plotë të plagëve të luftës, nuk ka dhe mund mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan.
Andaj e ftojë BE-në, SHBA-në, KS të OKB-së dhe të gjithë organizmat relevant ndërkombëtar, të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që e gëzojnë paqen dhe lirinë në vendet e tyre, që të angazhohen edhe për liritë dhe të drejtat universale që i takojnë popullit të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Veprime konkrete për stabilitet afatëgjatë politik në ballkan
Në emrin tim dhe të Intelektualëve Shqiptar në Diapsorë, ju lutem që të ushtroni ndikimin tuaj në zgjidhjen e drejt dhe të qëndrueshme të çështjes shqiptare në Ballkan, në veqanti të problemit të Kosovës.
E ftojë BE-në dhe SHBA-në dhe OKB-në, që të kërkojnë nga personeli i tyre diplomatik i instaluar në Kosovë, të mos i përkrahin idetë serbe për ndarjen e Kosovës dhe të mos e lejojnë Serbinë që t’i përdor liderët e korruptuar dhe inkriminuar shqiptar për interesat e saj hegjemoniste.
Ndërprerja e dialogut të pabarabartë të Brukselit deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe anulimi i Gjykatës (së njëanshme) Speciale, duhet pasuar me fuqizimin e prokurorisë dhe gjykatave tona me gjykatës e prokuror ndërkombëtar për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës pa dallim, qofshin ata serb apo shqiptar, rom apo turq, si dhe gjykimin e krimeve të rënda ekonomike e politike të pasluftës në Kosovë.
Përfundimisht, njohja e shtetit të Kosovës nga BE dhe OKB, krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (element bazik i sovranitetit), zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sistemit të drejtësisë janë garancë e fuqishme e paqes dhe stabilitetit afatëgjatë në ballkan.
Vazhdimi i dialogut me Serbinë në Bruksel nën Rezolutën 1244, dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë, janë tregues, që nuk jemi çliruar akoma nga Serbia!
Liria e pjesshme është “dhuratë” e pushtuesve, liria e plotë është dhuratë e Zotit dhe e drejtë universale e popujve të robëruar!
Kërkojmë drejtësi, jo diskriminim kombëtar!
Për Këshillin Iniciativ të Intelektualëve Shqiptar në Diasporë
Florim Zeqa,        09.11.2018        Treviso (Itali)

Lista serbe mbështet rrëzimin e qeverisë së Kosovës pas taksave ndaj mallrave serbe

Lista serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, tha të premten se do të mbështes çdo përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Kosovës.

Qëndrimi i saj u bë publik nëpërmjet një komunikate, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për t’u vënë taksa shtesë prodhimeve nga Serbia, si kundërvënie ndaj fushatës së Beogradit për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare por edhe siç thuhet përzierjes së saj në punët e brendshme të Kosovës.

Në komunikatë kërkohet që të hiqen “menjëherë masat e dëmshme dhe tatimore prej 10 për qind për mallrat nga Serbia qendrore të miratuara nga qeveria në Prishtinë, dhe se më të drejtpërdrejtë kërcënohet mbijetesa e serbëve në Kosovë duke rritur çmimet e ushqimeve bazë”, ndërsa theksohet kjo listë nuk do të mbështesë më qeverinë e Kosovës.

Lista serbe thotë njëkohësisht se do të mbështesë çdo propozim për të rrëzuar qeverinë ndërsa paralajmëroi edhe protesta paqësore nëse masat e Prishtinës nuk tërhiqen.

“Serbët e Kosovës nuk mund dhe nuk duan të jenë peng i përfaqësuesve të papërgjegjshëm shqiptarë dhe luftës demagogjike dhe kapriçioze për mbijetesën e tyre politike”,thuhet në komunikatën e Listës serbe.

Edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për heqjen e taksës që sipas Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, po e dëmton edhe bashkëpunimin rajonal.

“Vendimi i qeverisë së Kosovës është shkelje e detyrimeve të Kosovës që dalin nga CEFTA. Ne presim që Kosova ta tërheqë këtë masë”,tha zonja Kocijançiq.

Serbia ka paralajmëruar se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh përderisa nuk tërhiqet vendimi i Prishtinës.

Por zyrtarët e qeverisë së Kosovës thonë se paratë që Serbia po i fiton në Kosovë, po i përdorë në fushatën e saj për të dëmtuar shtetësinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha të premten se vendet e rajonit duhet ta kenë të qartë se Kosova nuk do të lejojë që të trajtohet e pabarabartë.

“Shpresoj se këto veprime të Serbisë dhe Bosnjës të ndalen dhe të kthehemi në normalitet. Ka ardhur koha qe Kosova të dërgoj sinjale të qarta se ne nuk do t’i mbyllim sytë dhe kjo nuk është vetëm çështje e sigurisë tregtare, por është edhe e sigurisë kombëtare. Nëse Serbia nuk është e kujdesshme të ruajë tregun e saj, pse ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne nuk do të lejojmë Serbinë të sillet kështu. Të gjitha vendet e rajonit duhet ta kenë të qartë se Kosova nuk do të lejoj që të trajtohet e pabarabartë”,tha zoti Limaj.

Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është kusht për integrimet evropiane, ndonëse kundërshton pavarësinë e saj që u shpall në shkurt të vitit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Rinegocimi i CEFTA-s si zgjidhje

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova duhet të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, CEFTA, pasi në raport me vendet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, vazhdon të jetë në pozitë jo të barabartë, thonë ekspertë dhe ish zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Vendet anëtare të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia. Kosova u anëtarësua në vitin 2007.

Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjidhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMK-ut, Joachim Ruecker.

Hyrja në këtë mekanizëm, në atë kohë ishte mirëpritur nga institucionet e atëhershme të Kosovës, kurse euforia për përfitime ekonomike nuk mungonte as te komuniteti i biznesit, por as te zyrtarët qeveritarë.

Por tani, pas 11 viteve, vetë udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë, thonë se rezultatet e marrëveshjes kanë qenë vetëm në aspektin politik dhe jo në atë ekonomik dhe se marrëveshja duhet të rinegociohet.

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se Kosova duhet të analizojë mirë marrëveshjen e CEFTA-s, me qëllim që përveç tjerash, të marrë pjesë si Kosovë dhe jo si UNMIK.

“Në vitin 2007 Kosova kishte nevojë për të qenë akter në arenën ndërkombëtare për të marrë pjesë në forume ndërkombëtare në një mënyrë për të forcuar subjektivitetin e vet ndërkombëtarë”.

“Nëse analizohet koha kur është nënshkruar kjo marrëveshje, Kosova ka pasur një prodhimtari të vogël dhe është i vetmi vend në kuadër të CEFTA-s, ku nuk ka arritur të mbrojë asnjë produkt karshi produkteve që vijnë nga rajoni. Kjo mosmbrojtje e prodhimeve vendore ka bërë që Kosova të jetë hapësirë e mirë për prodhuesit rajonal, ndërsa prodhuesit kosovarë të jenë në disfavor”, thekson Mulaj.

Ai shton se të gjitha shtetet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje kanë lista të produkteve të cilat i kanë mbrojtur shtetet e rajonit, ndërsa Kosova në atë kohë nuk ka ofruar listë të produkteve që do t’i mbrojë.

“Marrëveshja CEFTA krijon hapësirë juridike që brenda shtatë muajve të rinegociohet, por Serbia nuk po pranon të rinegociohet pasi Kosovën nuk e njeh si subjekt nënshkrues të kësaj marrëveshjeje, por e njeh vetëm UNMIK-un. Në kohën kur kam qenë ministër, i kam bërë thirrje qeverisë dhe kam thënë që ky do të jetë takimi i fundit që marrim pjesë si UNMIK, por ndërrimi i qeverive ka bërë që kjo problematikë të vazhdojë”, sqaron Mulaj.

Akronimi UNMIK-Kosovë, është përdorur qysh në fazën e nënshkrimit të marrëveshjes, ngase Kosova nuk e kishte të zgjidhur statusin e saj, andaj edhe është përfaqësuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara, përmes Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 12 44.

Lekë Musa, ekspert i çështjeve ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se qysh në fillim Kosova ka qenë e pozicionuar keq në CEFTA për shkak të paaftësisë negociuese.

“Në fillim na është dhënë mundësia që të mbajmë disa tarifa ashtu siç i kanë mbajtur shtetet tjera anëtare të CEFTA-s për ata sektorë që Kosova ka pasur mundësi që të ketë një përparësi konkurruese si në sektorin e bujqësisë, industria e prodhimit të qumështit, kanë mundur që të mbrohen për një periudhë, por këto mundësi nuk i kemi shfrytëzuar, pasi kjo ka qenë në kohën e UNMIK-ut ku ata kanë negociuar për Kosovën dhe atëherë e kemi humbur ”, thotë Musa.

Marrëveshja CEFTA, shton Musa, është një marrëveshje e cila mundëson ngritjen e kredibilitetit të një vendi dhe potencialisht për të tërhequr investime, dhe për të rritur fuqinë eksportuese, por që Kosova nuk arriti të përfitojë nga kjo për shkak të mungesës së prodhimit vendor konkurrues.

“Gjendja do të ishte më e keqe po të mos ishte Kosova pjesë e CEFTA-s. Mos të harrojmë që ekonomia e Kosovës është shumë e varur nga donacionet që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe Amerika dhe si kusht për këto, asistenca direkte është që Kosova të jetë pjesë e integrimeve rajonale, siç është CEFTA. Kosova nuk ka altrentivë tjetër përveç integrimit”, thotë Musa.

Shumica e shteteve anëtare të CEFTA-s, jo domosdoshmërisht kanë respektuar këtë marrëveshje, gjë e cila kishte detyruar Kosovën të marrë masa reciprociteti në disa raste.

Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, për tre vjet patën ndaluar produktet e Kosovës në tregjet e tyre, për shkak të ndërrimit të vulës së doganave nga ato të UNMIK-ut në Doganat e Kosovës.

Aktualisht, Kosova ka në fuqi masën mbrojtëse prej 10 për qind për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përfundon takimi Kosovë – Serbi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga, siç ka thënë, fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.

Thirrjet e saj ishin pjesë e një komunikate pas takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Zonja Mogherini, tha në komunikatë se pret që Prishtina dhe Beogradi të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj bisedimeve duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që kanë ato me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe aspiratave të tyre evropiane.

“Në diskutimet e saj me dy presidentët Federica Mogerini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit”, thuhet në komunikatë, sipas së cilës, ata diskutuan për hapat e nevojshëm në rrugën përpara dhe vendosën të mbesin në kontakt të vazhdueshëm në ditët në vijim.

Të dy presidentët folën për një takim të vështirë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “ishte takim aspak i lehtë”.

“Ishte takim i radhës i fazës finale të përmbylljes së këtij procesi jashtëzakonisht të vështirë, por interesi i të dyja vendeve është që të përmbyllet me një marrëveshje që siguron njohje reciproke”, theksoi ai, ndërsa bëri thirrje për bashkim të partive politike në Kosovë, përballë Serbisë.

“Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat, por mund të them se është sfidë jo e lehtë që të ballafaqohemi me gjithë këtë aparaturë të Serbisë këtu. Do të ishte mirë që i gjithë spektri politik në Kosovë të unifikohet dhe të vijë këtu e të ballafaqohemi. Është ‘momentum’, shans historik që të sigurohet njohja e Kosovës nga Serbia”, tha ai, duke shprehur rezervat e tij që rreth mundësisë që të arrihet një marrëveshje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh përderisa nuk tërhiqet taksa prej 10 për qind e vënë nga qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe siç tha, nuk hiqet dorë nga veprime tjera të Prishtinës.

“Serbia është e gatshme për bisedime, por para kësaj dikush duhet të sillet me përgjegjësi. Duhet të përmbushë pjesën e vet – të mos kërcënojë serbët me dërgimin e ushtrisë. Mos të vendosë tarifa të reja. Nëse nuk e respektojnë një marrëveshje, si mund t’i respektojnë të tjerat?! Nuk janë në gjendje të formojnë Asociacionin, nuk mund ta respektojnë CEFTA-n, atëherë çka mund të respektojnë nga marrëveshjet e Brukselit”, është shprehur Vuçiq.

Presidenti Thaçi, tha ndërkaq se ligjërimi i palës serbe “ishte agresiv dhe arrogant”, ndërsa ligjërimi i Kosovës “ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 1244”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e prekjes së kufijve.

Këto ide nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të rajonit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Takimi i së enjtes, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, do të duhej t’i hapte rrugën një periudhe takimesh të ngjeshura ndërmjet të dyja palëve.

Të dy presidentët do të marrin pjesë në manifestimet me rastin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të dielën në Paris. Presidenti Thaçi e ka hedhur poshtë çdo mundësi që të bisedohet atje, ndërsa presidenti serb, Vuçiç, ka thënë se mund të ketë një takim me praninë e zyrtarëve të lartë perëndimorë, por nuk pritet të ketë asgjë me peshë në Francë.

Konjufca: Me territor të Kosovës Thaçi po përpiqet të blejë njohjen nga Serbia

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë të enjten se pavarësisht pse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka manadat nga Kuvendi i Kosovës, ai po insiston në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Konjufca i ka bërë këto komente në një konferencë për media ku ka komentuar takimin e radhës ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se Thaçi e Vuçiq e kanë ndryshuar taktikën e takimeve, duke i realizuar ato pa një paralajmërim paraprak. Sipas tij kjo është hera e parë që për takimin e sotëm në Bruksel, opinioni në Kosovë të njoftohet vetëm një ditë më herët.

“Presidenti Thaçi është në gjendje që të paguajë njohjen e Serbisë me territor të Kosovës”, është shprehur Konjufca.

Sipas tij, deklaratat e Thaçit për korrigjim të kufirit dhe përfshirje brenda kufirit të Kosovës komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë vetëm mashtrim dhe asgjë tjetër.

O’Connell: Disa shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell ka deklaruar se disa shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë për Kosovën. Këtë fakt O’Connell e ka bërë të ditur gjatë bashkëbisedimit me qytetarë përmes Facebook-ut.

“Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërheq njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, është përgjigjur ambasadori.

Kujtojmë se kohëve të fundit Serbia ka rritur lobimin te disa shtete për të tërhequr njohjet për Kosovën, por Ministria e Jashtme i ka mohuar këto fakte.

Diplomacia e Kosovës në hall me ofensivën e politikës së jashtme serbe

Arton Konushevci

Qeveria e Kosovës ka kohë që ka aktivizuar mekanizmat e saj diplomatikë për t’u përballur me agresivitetin diplomatik të Serbisë, që po manifestohet jo vetëm me përpjekjet për të ndaluar njohjet e reja dhe pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombëtarë, por Beogradi po u kërkon vendeve të caktuara që të tërheqin njohjet e shtetit të Kosovës.

Por qasja aktuale e Qeverisë po kritikohet nga opozita e cila po kërkon një angazhim gjithëpërfshirës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, thonë se janë duke përdorur shumë instrumente diplomatike për të kundërshtar lobimin e Serbisë, qoftë kundër njohjeve apo kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha për Radion Evropa e Lirë se ministria, por edhe institucionet tjera, janë duke punuar në shumë drejtime që Kosova të mos ketë pengesa të tilla.

“Republika e Kosovë ka marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën deri tash. Po ashtu, Kosova dhe institucionet e saja zhvillojnë aktivitet të vazhdueshme edhe me shtete të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe në ketë drejtim ekziston një strategji e qartë sesi ecet me tutje”, tha Zyberaj.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, deputete dhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron se dialogu me Serbinë, por edhe vetë përfaqësuesit e institucioneve, siç thotë ajo, po e pengojnë inkuadrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe njohjet e reja.

“Në vend se dialogu të ndihmonte në normalizimin e marrëdhënieve, në vend se përfaqësuesit e Kosovës të ngrisin këtë shqetësim apo të pezullonin dialogun deri në momentin që Serbia vërtet kontribuon në normalizim dhe të sillet në mënyrë konstruktive në këtë proces, përfaqësuesit tanë po e bëjnë të kundërtën dhe këtu në radhë të parë po flas për presidentin, i cili e ka dëmtuar edhe procesin e njohjeve edhe procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, siç është INTERPOL-i “, tha deputetja Osmani.

Ajo thekson se logjika e institucioneve shtetërore deri vonë ka synuar anëtarësimin e Kosovës në institucione të rëndësishme dhe të ketë njohje, përkundër asaj se çfarë thotë Serbia. Por, kohët e fundit, ajo vlerëson se po mbizotëron edhe logjika dhe tendenca, që sipas saj po imponohet nga presidenti i Kosovës, që e tërë rruga e Kosovës drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, po varet nga Serbia.

Osmani, thotë se as Ministria e Punëve të Jashtme dhe as institucionet tjera nuk janë duke i shfrytëzuar të gjitha instrumentet për të lobuar në të mirën e vendit.

“Unë besoj se është dashur të punohet në angazhimin e emisarëve specialë, qofshin ata vendorë apo ndërkombëtarë – njerëz me peshë të cilët do të mund të angazhoheshin në kontinente apo grupe shtetesh, nëpërmjet ndikimit të tyre”, thotë Osmani.

Sipas saj, institucionet mund të angazhojnë ish- presidentë të vendeve të ndryshme që të lobojnë për Kosovën, qoftë për organizata ndërkombëtare, ashtu edhe për njohjen individuale.

Ajo thotë se komisioni parlamentar i ka propozuar ministrit të Punëve të Jashtme që të përfshihet drejtpërdrejtë nëpërmjet diplomacisë parlamentare në fushën e lobimit dhe në ridraftimin apo amendamentimin e strategjisë për njohje.

“Fatkeqësisht, deri më tani nuk është që kemi parë një bashkëpunim nga ana e Ministrisë. Pra, unë mendoj se Ministria duhet të jetë më aktive të punojë edhe me shtetet përtej Evropës dhe jo të fokusohet vetëm në Evropë. Të fokusohet në shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën nëpërmjet lidhjes së marrëdhënieve diplomatike, sepse ju do ta shihni se ka diskrepancë të madhe ndërmjet numrit të njohjeve dhe numrit të lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike. Pra jo domosdoshmërisht një vend që e ka njohur Kosovën patjetër ka edhe marrëdhënie diplomatike me të, pra është dashur të fokusohen te kjo”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë veprimet diplomatike, të cilat, sipas tij, me sukses po arrijnë të ndikojnë në shtetet që e kanë njohur Kosovën, që të rishqyrtojë atë pozicion dhe të anulojë këto veprime, sepse kjo dëmton dialogun me Prishtinën.

“Shqiptarët u ankuan te perëndimorët për mua dhe kërkojnë nga Perëndimi për të ndaluar me këto veprime, sepse kjo po irriton shqiptarët dhe dialogun, ndërsa lobimi i tyre për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare janë në rregull”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Sido që të jetë, më 29 nëntor, në Dubai, çështja e pranimit të Kosovës në INTERPOL, do të jetë pjesë e agjendës së Asamblenë së Përgjithshme të kësaj organizate më të madhe ndërkombëtare policore. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, por edhe njohës të aspekteve të sigurisë, vlerësojnë se me anëtarësimin eventual në INTERPOL, para Kosovës do të jenë obligimet ndaj kësaj organizate, por edhe përfitimet nga ajo.

Kurz: Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha sot në Prishtinë se Vjena e mbështet cilëndo marrëveshje të paqes që arrihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar as opsionet për ndryshimin e kufijve.

Kurz i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vetëm një marrëveshje paqeje mes dy vendeve do të mund t’i hapte rrugë anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian”, tha Kurz.

“Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje, e cila arrihet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pra, ne jemi të bindur që nëse ia dalin të kenë marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër saj. Edhe nëse ajo është korrigjim i kufijve dhe shkëmbim i territoreve, ajo do të mbështetet nga ne”, tha Kurz.

Kancelari austriak, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së, theksoi se nuk do të ketë stabilitet në rajon dhe as perspektivë evropiane pa një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa Kurz foli me tone pozitive për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai nuk e fshehu skepticizmin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

“Sa i përket idesë së ushtrisë së Kosovës, jemi shumë skeptikë. Rajonit i duhen masa që çojnë në stabilitet dhe jo në destabilitet”, tha Kurz.

Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Kurz tha se ende ka shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike në këtë proces.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz në takim me presidentin Thaçi

Kancelari austriak, Sebastian Kurz në takim me presidentin Thaçi

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila, sipas tij, do të sillte njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi do të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe do të hapë perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi.

Pas takimit me presidentin Thaçi, kancelari Kurz zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vizita e kancelarit austriak në Kosovë bëhet një ditë pasi ai qëndroi në Beograd, ku e bëri të qartë se e vetmja mundësi për anëtarësimim e Serbisë në Bashkimin Evropian është përmes arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën.

Kancelari austriak fillon vizitën në Kosovë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor, sot po qëndron në Prishtinë, ku do të takohet me krerët e shtetit.

Kurz do të pritet në takim nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët, dhe pastaj do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Marrëdhëniet mes dy shteteve dhe çështjet politike e të sigurisë në Kosovë janë temat që pritet të diskutohen në këto takime.

Kancelari austriak të hënën qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurz tha se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes”, tha Kurz në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë.

Zyra e presidentit Thaçi: Dialogu ende s’ka hyrë në fazën finale

Bekim Bislimi

Pavarësisht thirrjeve të krerëve të institucioneve të larta të Kosovës për një unitet të spektrit politik për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk është arritur ende dhe për më shumë, lidhur me mundësitë e qasjes ndaj këtij dialogu, ekzistojnë kundërshti edhe ndërmjet vetë liderëve institucionalë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur i gatshëm për, siç ka thënë ai, “korrigjim të kufirit” në funksion të arritjes së një marrëveshjeje paqeje më Serbinë, nuk e ka marrë mbështetjen e gjithë spektrit politik.

Megjithatë, Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që në Kosovë ekziston konsensus i plotë lidhur se duhet të ketë dialog dhe se në fund të këtij procesi, Kosova të marrë njohjen nga Serbia dhe ulësen në Kombet e Bashkuara. Sipas tij, duhet gjetur mënyra se si të arrihen këto qëllime.

“Presidenti vazhdimisht flet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Pra, një marrëveshje që sjell njohjen nga Serbia dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, si dhe gjithëpërfshirëse, në kuptimin që do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, që nga e drejta e komuniteteve e kështu me radhë”, theksoi Arifaj.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdimësi ka kundërshtuar idenë e “korrigjimit të kufirit” apo ndryshimit të kufirit. Ditë më parë ai pati theksuar që “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”, sepse sipas tij, “ato janë kamuflazhe për ndarje të Kosovës”.

Në anën tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ditë më parë i ka thënë të përditshmes londineze Financial Times, që Serbia dhe Kosova janë larg nga arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pavarësisht gatishmërisë, siç është shprehur ajo, për bisedime lidhur me këmbimin eventual të territoreve.

“Nuk mund të thoni që para 10 vjetësh kemi qenë të gatshëm t’i ndryshojmë kufijtë, ndërkaq sot nuk mundemi të bisedojmë për ndryshim të kufijve”, ka thënë Bërnabiq për Financial Times.

Bërnabiq ka thënë që edhe nëse arrihet pajtimi për këmbim të territoreve, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për marrëveshje të paqes dhe se ajo “do të duhej të përfshijë edhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin afatgjatë të serbëve dhe shqiptarëve, mësimin e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, të kishave dhe manastireve”.

Një raund i ri i bisedimeve në Bruksel, i nivelit të lartë të përfaqësimit, ende nuk është ftuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Arifaj thotë që takimi i ardhshëm eventual i zyrtarëve të Kosovës dhe të Serbisë, nënkupton një fazë të re të dialogut.

“Nuk është më ajo faza e bisedimeve qoftë teknike, qoftë politike, kështu që edhe mënyra e organizimit të mbledhjeve, sigurisht që do të ndryshojë. Pra, ende nuk ka filluar ky dialog, kjo faza finale, në kuptim të takimeve në mes të dy delegacioneve. Se si do të bëhet, mbetet të përcaktohet”, tha Arifaj.

Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë faza e re e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse ende pa nisur, reflekton mjaft paqartësi.

“Ne kemi një mungesë të madhe të transparencës për sa i përket çështjes së çfarë do të përmbajë faza finale e dialogut Kosovë-Serbi. Nuk është e qartë se cilat janë temat që do të diskutohen apo janë duke u diskutuar. Ne e kemi një ide për çështjen e ‘korrigjimit të kufirit’. Kushtetuta e Kosovës i përcakton shumë qartë përgjegjësitë dhe detyrat e secilit institucion. Kushdo që e përfaqëson Kosovën në bisedime, duhet të shkojë në përputhje me atë çfarë e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, çështjet që mund të diskutohen dhe çështjet të parapara të mos diskutohen”, u shpreh Krasniqi.

Sidoqoftë, Krasniqi shton se mungesa e një konsensusi të spektrit politik në Kosovë lidhur me qasjen ndaj dialogut, si dhe për atë se kush do ta ketë rolin udhëheqës në këtë proces, do ta vë palën e Kosovës në pozitë të pafavorshme të bisedimeve eventuale, të cilat pritet të përfundojnë me një marrëveshje juridikisht obliguese për të dyja vendet.

Haradinaj: Korrigjimi i kufijve është maskim për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një tubim me të rinjtë e AAK-së në Bogë, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Njëherësh, korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj i ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës.

“Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerrë diçka, po e pranojmë Kosovën, edhe nëse thonë po e pranojnë sot, se ata s’po i respektojnë marrëveshjet e veta, nuk ta respekton. Edhe kur të shkosh në Këshill të Sigurimit, prapë do t’i thotë Rusisë apo dikujt, bllokojeni Kosovën. Pse atëherë ne të shkojmë kah ajo rrugë. Jo, po konsilidohemi, po bëhemi shtet, po e njohim veten më shumë, po bëhemi të zot”, ka thënë Haradinaj.

E demarkacionin me Malin e zi, Haradinaj e quajti korrigjim të marrëveshjes e jo të kufijve. Ai po ashtu tha se është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, e për këtë njoftoi që e ka ftuar kryeministrin malazez në kullat e tij në Gllogjan.

“Nuk jemi duke korrigjuar kufij, marrëveshje po korrigjojmë, sepse është bërë një marrëveshje gabim për kufirin Mali i Zi – Kosovë. Kufiri është në Qakorr, kufiri është në kullë, është bërë gabim në marrëveshje, e ata kanë ra dakord në dy drejtime, këtu falënderoj edhe presidentin Thaçi për kujdesin e tij në atë kohë, kryetarin Veseli edhe secilin që na ka ndihmuar të kryhet kjo marrëveshje. E kemi kryer demarkimin, me kryerjen e demarkimin janë arritur kushtet për liberalizim”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për ushtrinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk e zëvendëson NATO-n, as KFOR-in, por është mandat mbrojtës i Kosovës.

Ai po ashtu tha se kjo ushtri garanton të drejtën e Kosovës për mbrojtje dhe se të rinjtë e Kosovës, përmes ushtrisë do ta kenë mundësi të kontribuojnë edhe për paqen në botë.

“Kë e rrezikon e drejta e Kosovës në ushtri, në mandat, askënd. Pra është vetëm plotësim i një vakumi, i një të drejte të munguar. Pse për ju të rinjët është me rëndësi ushtria, jo vetëm që mund të bëheni ushtarë, por për shkak se do të kualifikoheni me qenë shtetas të shtetit tuaj ashtu siç është një shtetas i Maqedonisë, i Shqipërisë, i Malit të zi, i Serbisë e i kujtdo tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me qeverisjen, Hardinaj tha se ajo duhet të zbatohet, e jo vetëm të bëhen politika. Ai tha se qeveria e tij ka për fokus rendin, ligjin dhe sigurinë në Kosovë.

“Puna e parë që është dashur ta kryejmë, është dashtë edhe njëherë t’i vie era shtet Kosovës, rend, ligj dhe siguri. Çka nënkupton kjo? Një shtet që s’ka gjyqësor, njerëzit nuk besojnë se nëse diçka e tij përfundon në gjykatë e s’ka kush e ndan të drejtën, atëherë e kemi punën keq, nuk të beson as investitori i huaj. Ju e dini, gjyqtarët e Kosovës, sot i kanë pagat dy mijë euro”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë këtij takimi Haradinaj po ashtu potencoi çështjen e ambientit. Ai tha se ata qytetarë që gjuajnë bërllog do të dënohen, e paratë e fituara nga gjobat, Haradinaj tha se do t’i shkojnë policisë për t’i stimuluar.

Kuvendi, faqja e zezë e politikës! – Nga Florim Zeqa

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës nxori në shesh edhe shumë të vërteta publike për zgjedhjen e Thaçit president, për mashtrimet serike të kryeministrit Haradinaj, dhe dredhitë përverse të kryeparlamentarit Veseli.
Edhe përkundër pranimit të gabimit, me asgjë nuk arsyetohen deputetët e LDK-së që votuan zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të vendit.
Disa u arsyetuan që nuk e kanë njohur sa duhet Hashim Thaçit, sa të tjerë janë penduar që i kanë besuar, por ka edhe të atillë që rrinë në heshtje i besojnë prapë dhe janë duke i ndihmuar në prapaskenë “bossit” të tyre.
Pranimi i gabimit pa ndëshkimin e fajtorëve që e sollen në piedestal (postin e presidentit) të keqën më të madhe për vendin, është lojë e dyfisht dhe hipokrizi, siq është hipokrite kërkesa për largimin e Thaçit nga posti i presidentit, duke e mbajtur në krye të partisë Isa Mustafën-shkaktarin e kësaj të keqe të madhe për vendin, në kundërshtim me dëshirën e elektoratit të partisë dhe vullnetin e qytetarëve të vendit!
Për më tepër se kaq, kryeminstri aktual i vendit, Ramush Haradinaj me vogëlsinë e tij, arriti t’i mashtrojë më tepër se dy herë “intelektualët” e LDK-së!

Mashtrimi i dytë që ua bëri Haradinaj deputetëve të LDK-së

Herën e parë i mashtroi me Demarkacionin, duke i futur në lojën e tradhtisë për faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi.
Ishin “intelektualët” e LDK-së që asokohe dolën publikisht në mediumet televizive, duke shprehur miqësinë dhe besnikërinë ndaj Ramush Haradinajt. Madje, njëri prej tyre kishte folur për miqësinë e gjatë me Ramushin, duke thënë, po citoj; “Ka mbi 15 vite që jam në miqësi me Ramushin, e njohë mirë, prandaj edhe i besoj çfarë të thotë për kufirin, unë jam pas tij”
Pra deri në këtë nivel kishte arritur miopia politike dhe “largëpamësia” intelektuale e një doktori të shkencave, që ra pre e mashtrimeve të kryeministrit të Kosovës, i cili për tri vjet rreshtë mashtroi qytetarët duke thënë se “jetën e jepi Çakorrin se jepi”, derisa lakmia për pozitë ia vërboi sytë, i kapërdiu hartat e “lagura” të Murat Mehës.
Paraprkisht mashtrimit të dytë që ua bëri Haradinaj deputetëve të LDK-së në “Ditën e të vdekurve” në Parlamentin e Kosovës, ndodhi joshja paraprake që ju bëri deputetëve të opozitës rreth dialogut me Serbinë, duke deklaruar kinse është kundër pazareve politike, gjegjësisht kundër ndarjes dhe korrigjimit të kufijve nga Hashim Thaçi!
Në vazhdën e këtyre joshjeve, ditë më parë deputetët shqiptarë u bashkuan në mashtrimin tjetër të radhës të Haradinajt për Ushtrinë e Kosovës.
Për dallim nga mashtrimet e tjera, ky mashtrim u përcjellë me entuziazëm, gezim dhe me emocione të papërshkruara të deputetëve dhe qytetarëve, me ç’rast nuk ndodhi asgjë më shumë dhe as më pak se një votim normal i një projektligji në lexim të parë për transformimin e FSK në forcë ushtarake!
Kur dihet fakti, se çështja e transfromimit të FSK-së në FARK është çështje pak më komplekse për shkak të “Pakos së Ahtisarit” (Kushtetutës), fusnotave** në BE dhe OKB dhe gjashtëpikëshit të Ban Ki Moon-it, atëherë kjo rrezikon të mbetët vetëm një lojë (vetë) mashtruese!
Loja e pandershme që po bëhet me ushtrinë, kinse po bëhet transformimi me ligj e jo me Kushtetutë është mashtrim dhe dështim i madh njëkohësisht, për faktin se ky proces mund të gjasë edhe 20 vite të tjera, e për të mos u bërë asnjëherë ushtri e mirëfilltë që ka të drejtë të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Kuvendi i ngjan një cirku

Politikanët që thirren në FAK-un, duke mos e pranuar akronomin e Republikës, përkatësisht FARK-un, janë injorant dhe hipokrit, ngase nuk mund të bëhet ushtria duke mohuar Republikën dhe anasjelltas.
Arsyeja pse injorantët politik nuk e pranojnë FARK-un, është mungesa e kapaciteteve intelektuale dhe largëpamëisa politike për të kuptuar dallimin në mes FAK-ut e FARK-ut!
Për të mos u zagjatur tutje rreth temës së ushtrisë, në seancën e fundit të Kuvendit, deputetët u dëshmuan se nuk janë në mbrojtje të interesave të popullit dhe në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial të vendit të tyre, por të interesave personale,…të cilët për të ruajtur kolltuqet e tyre, mbrojnë interesat e djallit duke u bërë faqja më e zezë e politikës kosovare.
Votimi i ditës së enjte e dëshmoi gjithashtu se, pavarësisht deklarimeve publike nga partnerët e koalicionit, e vërteta është krejt tjetër sa i përket qëndrimit në raport me presidentin kuisling te Kosovës.
Për shkak se, jo vetëm kryeministri, por liderët partnerë të PDK-së, NISMA dhe AAK, në publik thonë se janë kundër ndarjes, por në Kuvend i treguan popullit të Kosovës se nuk janë të gatshëm ta ndalin veprimin sa të dëmshëm për shtetin, po aq antikombëtar të Hashim Thaçit.
Bazuar në fjalorin që përdoret nga deputetët, Kuvendi i Kosovës nuk i ngjanë organit më të lartë në vend, por më tepër i ngjanë një cirku apo kopshti zoologjik, një “kazinoje” ku luhet bixhoz apo një kanagjegji ku këndohet e luhet tallava,….me fjalor rrugaqërie, me sharje e fyerje, me akuza e kundër akuza ndaj njëri-tjetrit!
Ndodhë pikërisht kështu për faktin se, nuk kemi shtet funksional, prokurori dhe as gjyqësi të pavarur! Ndryshe pas akuzave që u dëgjuan në seancën e fundit të Kuvendit ndaj presidentit Thaçi, deputetët që ngriten akuza, në vend që të shkojnë në shtëpitë e tyre, do duhej të përfundonin tek organet përkatëse, gjegjësisht në prokurori për të nënshkruar aktakuzat, ndërsa presidenti Thaçi do duhej pritur me pranga në aeroportin “Adem Jashari” pas kthimit nga Bjellorusia.

Merkel i përgjigjet Isa Mustafës – shpreh shqetësimin e saj për idenë e Thaçit për ndryshim të kufijve

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ia ka kthyer letrën kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilën shpreh shqetësimin e saj për idenë e Thaçit për ndryshim të kufijve.

Siç njofton komunikata e LDK-së, thuhet se Merkel ka inkurajuar vazhdimin e dialogut me Serbinë, dhe gjithashtu ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton Gazeta Express.

“Kancelarja Merkel thekson se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, porosit Kancelarja Merkel”, thuhet në komunikatë.

Në këtë letër Merkel ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është një gjë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

“Duke trajtuar çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e Kryetarit të LDK-së, Kancelarja Gjermane Angela Merkel shkruan: ”Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”, vazhdon njoftimi i LDK-së.

Mustafa i kishte shkruar një letër Angela Merkelit me datë 28 shtator, ku e kishte njoftuar atë me qëndrimet rreth dialogut me Serbinë. /GazetaExpress/

Tetë kongresmenë letër sekretarit Pompeo për të përkrahur Serbinë në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Kosovës

Tetë kongresmenë amerikanë i kanë drejtuar një letër sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, për të përkrahur Serbinë në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Në këtë letër dërguar Pompeos thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.

Gjithashtu këta kongresmenë kanë thënë se e mirëprësin qëndrimin e John Bolton, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Sipas letrës së dërguar Pompoes, tetë kongresmënët thonë që do të jetë një sukses i SHBA-së nëse arrihet që me sukses të zgjidhet çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimor duhet që të inkurajojnë të dy shtetet për arritjen e një marrëveshje paqësore, e cila do ti kontribuonte stabilitetit të rajonit”, thuhet në letër.

Kongresmenët thonë se çfarëdo qasje e SHBA-së në këtë çështje duhet të jetë në respekt të plotë për të dy palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Ne me shumë respekt ju inkurajojmë që të vazhdoni përkrahjen për gjetjen e një zgjidhje që do të kishte një impakt të rëndësishëm për të ardhmen dhe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, përfundon letra./GazetaExpress/

Haradinaj: aktet e dhunës ndaj serbëve të FSK-së të papranueshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se Forca e Sigurisë do të jetë shumë etnike dhe se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin rolin e serbëve në këtë forcë, me gjithë kërcënimet ndaj tyre.

Ai i bëri këto komente në hapje të konferencës “Forca e Sigurisë dhe Partnerët”, në një kohë kur shumë pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po përballen me trysni që të braktisin këtë forcë.

Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb e kanë braktisur Forcën e Sigurisë për shkak të trysnive nga Beogradi.

“Pa dyshim që tranzicioni do ta nxjerrë Forcën e Sigurisë shumë etnike dhe me profesionalizëm edhe pse shumë etniciteti i forcës sonë është duke u kërcënuar nga aktet e dhunës që janë të papranueshme dhe dua të falënderoj çdo institucion dhe çdo shtet që dënon këto kërcënime. Janë të papranueshme kërcënimet ndaj njerëzve dhe anëtarët e familjeve të tyre. Kështu që ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë serbëve të Kosovës, serbëve të rinj, rolin e tyre në forcën e tyre, sepse është forca e tyre”,tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, tha se forca po përballet me sfida të ndërhyrjeve nga jashtë.

“Kërcënimi i serbëve të Kosovës, i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë, është i papranueshëm. Dua t’ju siguroj që Forca e Sigurisë është organizatë profesionale dhe ne udhëhiqemi nga profesionalizmi dhe jo nga emocionet. Ne po punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallime”,tha gjeneral Rama.

Gjatë javës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje publike pjesëtarëve të komunitetit serb që siç tha “të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse atë ushtri po e formojnë, për asgjë tjetër, por vetëm që ata serbë t’i shfrytëzojnë që një ditë të qëllojnë mbi serbët tjerë”.

Kërcënimet dhe frikësimet ndaj serbëve në Forcën e Sigurisë u dënuan edhe nga e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Colleen Hyland, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, të cilët thanë se “kërcënimet dhe frikësimet e vazhdueshme të serbëve të Kosovës dhe pakicave të tjera në Forcën e Sigurisë së Kosovës dëmtojnë të gjithë. Forca e Sigurisë është një model për vendin dhe përpjekja e saj për të qenë gjithëpërfshirëse duhet të përgëzohet e jo të dëmtohet”.

Beogradi po vazhdon të reagojë me zemërim ndaj planeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, duke theksuar se “formimi i ushtrisë së Kosovës mund të rrezikojë paqen e qëndrueshmërinë dhe mund të çojë në pasoja tragjike”.

Por, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se qëllimi i ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë është paqja dhe rruga drejt integrimeve euro-atlantike.

“Do të lëvizim bashkërisht në partneritet, nuk po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme përveç asaj e cila është marrëveshje e jona e përbashkët e partneritetit dhe vazhdimësisë. Ne do të jemi me ju, Forca e Sigurisë do të jetë krahë i fuqishëm i juaj”,tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se edhe pas ndryshimit të Forcës së Sigurisë, Kosova do të ketë nevojë për KFOR-in dhe NATO-n.

FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in, sepse KFOR-i është i mirëseardhur në shtetin tonë. Prania e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Me tranzicionin, FSK-ja është e gatshme të shërbejë me ju, me forcat e juaja të armatosura gjithkund në botë”, tha kryeministri Haradinaj.

Më 18 tetor, parlamenti i Kosovës miratoi në parim projektligjet për zgjerimin e përgjegjësive të Forcës së Sigurisë, duke shmangur ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës, ndryshime që u pamundësuan për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe deputetëve serbë.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Dalja masive në zgjedhjet e 4 nëntorit, forcon pozicionin e Luginës së Preshevës – Nga Florim Zeqa

Zgjedhjet e 4 nëntorit 2018 janë të rëndësishme për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë si dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë brenda juridiksionit të shtetit serb.

Në këtë garë zgjedhore janë të çertifikuara gjashtë subjekte, shumica prej tyre janë parti politike dhe një OJQ nga Medvegja.

 

Prioritet i subjekteve shqiptare në garën zgjedhore duhet të jenë; arsimi, zhvillimi ekonomik, kultura, informimi, gjuha dhe simbolet kombëtare.

Zbërthimi një nga një i prioriteteve të sipërpërmendura e qartëson akoma më tepër rëndësinë e këtij procesi zgjedhor.

-Arsimi është hallka kyqe, e cila determinon dhe përcakton kahet e zhvillimit dhe funksionimit të hallkave tjera. Përveq funksionimit të arsimit fillorë dhe të mesëm, të zgjedhurit e Këshillit Kombëtar Shqiptar duhet të angazhohen edhe për themelimin e një Universiteti Publik në gjuhën shqipe në rajonin e Luginës, konformë ligjeve dhe të drejtave ndërkombëtare për arsimin e lartë.

-Zhvillimi ekonomik përveqse do të gjeneroj vende të punës për të rinjët shqiptar, është çështje fondamentale dhe ekzistenciale, është çelësi kryesor për mirëqënjen e familjeve shqiptare në ato hapësira.

Pa dyshim, zhvillimi ekonomik do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes shoqërore, përkatësisht, emancipimit kombëtar dhe zhvillimit kulturor të shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

Kjo është e mundur të arrihet me bashkimin e bizneseve shqiptare, përkatësisht me krijimin e Unionit të Afaristëve Shqiptar të Luginës, që veprojnë në botën përendimore.

-Informimi është çështje e një rëndësie të veçantë, për promovimin e të arriturave në të gjitha sferat e jetës. Krahas themelimit të Universitetit, të zgjedhurit e rinjë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, duhet të angazhohen për hapjen edhe të një Televizioni në gjuhën shqipe, sa e drejtë, po aq nevojë imediate e kohës për komunitetin autokton shqiptar të Luginës.

-Përdorimi i gjuhës dhe simboleve kombëtare për shqiptarët e Luginës, duhet të rregullohet me ligj dhe në përputhje me të drejtat e pakicave kombëtare dhe reciprocitetit në raport me minoritetin serb në Kosovë.

Nuk duhet pranuar më pak dhe as kërkuar më shumë drejta sesa që kanë minoriteti serb në Kosovë.
Këto që i ceka më sipër duhet të jenë bazament i një paltforme kombëtare për shqiptarët, përkatësisht e të zgjedhurve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Platforma politike e përgatitur nga të zgjedhurit e rinjë në Këshillin Kombëtar Shaiptar, duhet t’iu dërgohet autoriteteve përkatëse shtetërore serbe dhe atyre ndërkombëtare, përkatëshisht BE-së, SHBA-së, OKB-së dhe OSBE-së.

Sistemi i rotacionit, krijon standard të ri politik

Sistemi i rotacionit në zgjedhjet për Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar përveqse do ta krijonte një standard të ri demokratik, do të sjellte risi dhe freski në qeverisjen komunale, si dhe do të krijoheshin premisa të mira për ndryshime pozitive dhe substanciale në politikbërjen e komunitetit shqiptar në ato hapësira.

Sistemi i rotacionit pas zgjedhjeve të 4 nëntorit, për pozicionin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, do të sjellte ndryshimin substancial dhe do të plotësonte kriterin bazik të vlerave demokratike, duke sjellë për herë të parë një lider nga Medvegja në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky zhvillim, do të barazonte Medvegjen me Presheven dhe Bujanocin, gjegjësisht edhe Medvegja do ta zënte një vend të merituar dhe të barabartë në drejtimin e përbashkët të komunave autoktone shqiptare në jug të Serbisë.

Bazuar në marrëveshjet paraprake mes drejtuesve shqiptarë të komunave; Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe kriterin e rotacionit, në këto zgjedhje radhën e ka Medvegja ta merr postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Krijimi i unitetit politik dhe kombëtar i shqiptarëve të Luginës arrihet me barazinë qytetare, gjegjësisht rëndësisë së njëjtë që kanë shqiptarët në atë pjesë, pavarësisht madhësisë së territorit dhe numrit të banorëve, pavarësisht forcës politike, ngritjes intelektuale apo fuqisë ekonomike që posedojnë subjektet shqiptare në trojet e tyre etnike në Luginë.

Për fatin e Luginës, të vendos KKSH e jo matrapazët politikë

Zgjedhja e Këshillit Kombëtar Shqiptar, me njerëz të rinjë, me gjak të pastër kombëtar, do të shënojë një fillim të ri për shqiptarët e Luginës.

Ka ardhur koha që edhe shqiptarët e Luginës të lirohen nga iluzionet për zbritjen e mrekullisë nga qielli! Aq sa mund të bëjn ata për vetën e tyre, nuk mund të bëj askush tjetër, pra as Shqipëria, as Kosova dhe as bashkësia ndërkombëtare.

Shqiptarët e Luginës, gjegjësisht KKSH në asnjë rrethanë nuk guxonë ta lërë fatin e Luginës në dorën e matrapazëve politikë, qofshin ata shqiptarë apo ndërkombëtar.

Pra, në asnjë rrethanë shqiptarët e Luginës nuk guxojnë të bien pre e pazareve politike për interesa personale të politikanëve të korruptuar.

Loja e pistë dhe djallëzore me territore është mashtrimi dhe rreziku më i madh që po i përgatitet Luginës nga matrapazët politikë. Ngase me ndryshimin eventual të kufijve, përveq copëtimit të Luginës do të ndodhin zhvillime tjera dramatike me zhvendosjen, përkatësisht zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.
Andaj, për shqiptarët e Luginës është me rëndësi jetike ruajtja e substancës kombëtare në trojet e tyre etnike.

Ruajtja e substancës kombëtare në Luginë, është mbrojtja më e mirë për Kosovën dhe anasjelltas, ruajtja e territorit të Kosovës është mbrojtje dhe e arritur e madhe në rrugën e integrimeve kombëtare.

Dalja masive e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e 4 Nëntorit 2018 forcon pozicionin e Luginës, gjegjësisht do të jetë një hapë i madh i konsolidimit politik dhe nacional të shqiptarëve, mundësi e mirë e kthimit të besimit për jetë dinjitoze dhe prosperuese në trungun e tyre kombëtar.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të shërbejë si institucion që mbronë të drejtat kombëtare si dhe do të jetë zë i të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Zoti e bekoftë vullnetin e shprehur me votën e lirë!

Zoti i bekoftë me unitet e dashuri vëllazëore shqiptarët e Luginës!

LUTJE PËR PRESIDENTIN DONALD JOHN TRUMP – Nga HYSEN IBRAHIMI

KOSOVA, FUNDI I FUNDIT ËSHTË TERRITOR I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS SEPSE ATA E ÇLIRUAN DHE ATA KANË TË DREJTË TË PYETEN ASKUSH TJETËR!

Kosova, fundi i fundit është territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ata na kanë çliruar nga Serbia dhe vetëm SHBA-të kanë të drejtë të pyeten, për territorin e Republikës së Kosovës, të cilët e kanë njoft si shtet të pavarur. Askush tjetër!

Kosova, fundi i fundit është territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ata na kanë çliruar nga Serbia dhe vetëm SHBA-të kanë të drejtë të pyeten, për territorin e Republikës së Kosovës. Askush tjetër!

Çfarë arsye ka gjetur Vuqiqi kur thot: ”Të shpëtojmë me fytyrë ne Serbia dhe të marrim diçka nga Kosova. Të shpëtojmë çfarë mund të shpëtohet”! Këtu shifet se Serbisë nuk i intereson pakica serbe, por territori shqiptar.

Prandaj, kemi tri lutje për Ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Kosovës dhe përmes tij Presidentit Donald John Trump:

1.Të ndërhyjë dhe të parandalojë një marrëveshje të tillë, për shkëmbim territoresh e cila do të ket pasoja të pariparueshme dhe problemi nuk do të zgjidhet, por përkundrazi  do të krijohen edhe mijëra probleme të tjera në këtë regjion. E pse?! Për fytyrë të Serbisë…!? Serbia  e cila i ka shkaktuar të gjitha këto luftëra në Gadishullin ILIRIK, e që janë vrarë e masakruar me mia e mia viktima të pafajshme civili në spastrime etnike, vetëm për territore, me mbështetje të Rusisë!

2.Autoriteti i Juaj President Donald John Trump, ta merr parasysh Republikën e  Kosovës dhe të futet në agjenden e Tuaj, për t’a integruar e pranuar në OKB dhe instancat më të larta Evropiane dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare.

3.Ta spastroni Kosovën nga kriminelë të korruptuar deri në fyt dhe ta futni Kosovën në rrugën e zhvillimit, ndërtimit dhe integrimit.

Këtë populli Shqiptar nuk do ua harrojë kurrë. Shpresat kanë mbetur vetëm te Ju, i dashur President Donald John Trump.

I BEKUAR QOFT POPULLI AMERIKAN

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme viziton Kosovën

Prokurori Jack Smith.

Zyra e Prokurorit Special në Hagë bëri të ditur përmes një komunikate për media se prokurori i specializuar i Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë, Jack Smith, ka filluar vizitën e tij të parë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj ministrie.

Prokurori amerikan, Jack Smith, është emëruar kryeprokuror i Dhomave të Veçanta apo i Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte pas një procesi të përzgjedhjes, të organizuar nga Bashkimi Evropian, dhe ai ka nisur detyrën më 11 shtator.

Mandati i Gjykatës Speciale për Krime Lufte përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve. Këto krime të dyshuara përfshijnë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Kjo gjykatë është krijuar pas ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Kriminelët, në petkun e zyrtarëve shtetërorë! – Nga Florim Zeqa

Në vendin ku shteti është i kapur nga kriminelët me petkun e politikanit dhe drejtësia e mbështjellë me kriminelë nën petkun e gjykatësit, skandalet ngarendin njëri pas tjetrit!
Në vendin ku qeveritarët e korruptuar dhe inkriminuar e kanë gojën plot demokraci dhe barazi ligjore, çdo ditë rritet numri i zyrtarëve shtetërorë, ministrave, zv.ministrave dhe deputetëve të akuzuar për vepra kriminnale,…në vendin ku kërcënohet prokurori i cili ngritë aktakuzë ndaj shpërdoruesve me listat e veteranëve, në vendin ku gjendet drogë e armë në veturën e familjarëve të shefit të shërbimit intelegjent,…e deri tek sulmet fizike ndaj drejtuesve të agjensioneve dhe kompanive private, nuk pritet progres ekonomik për vendin dhe as ardhmëri e mirë për qytetarët.

Sistemi i drejtësisë i kapur nga krimi i organizuar

Sipas këtyre të dhënave dhe logjikës së thjeshtë, atëherë Kosova i ka plotësuar kushtet për hyrje vetëm në organizata mafioze si; “Cosa Nostra” e “Kamorra” në Itali, “Solntsevskaya Bratva”në Rusi, dhe organizata të tjera mafioze ndërkombëtare!
Organizatat mafioze vendore e kanë kapur shtetin duke e zgjeruar rrjetin e trafikimit të drogës, prostitucionit dhe kazinove gjithamdej vendit. Në shtetin e kapur, pa lejën e “Bossave” nuk mund të punësohet as një shërbetor në institucionet publike, e lëre më të emërohet dikush në krye të agjensisoneve apo bordeve.
Organet kompetente për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si Policia, AKI-ja, Prokuroria dhe Gjykata kanë kaluar krejtësisht në shërbim të klaneve mafioze.
Duke e marrë parasysh këtë situatë dhe nga kush udhëhiqen institucionet më të larta të shtetit, atëherë nuk mund të pritet diqka më e mirë nga ajo që po ndodh në qeverisjen e vendit në përgjithësi, e nga AKI-ja në veqanti.
Pasi, shërbimi intelegjent, përkatësisht AKI-ja, Presidenca, Qeveria, Kuvendi, Prokuroria, Gjykatat, Policia, e institucione të tjera udhëhiqen nga njerëz të inkriminuar.
Kjo nënkupton se nuk është i kapur vetëm sistemi i drejtësisë, por i tërë aparati shtetëror nga një kastë kriminelësh të veshur me petkun e politikanit, gjykatësit, prokurorit apo policit!

Një popull që zgjedh dhe përkrahë hajdutët në pushtet, edhe vetë është i tillë

Një fjalë e urtë italiane e thotë: “Çdo poull e ka qeverinë që e meriton”! Jo pa të drejtë faji hudhet tek pushtetarët, por fajtorë janë edhe qytetarët që i votojnë dhe mbajnë në pushtet mashtruesit serik.
Ngado shkon dhe me secilin që bisedon, dëgjon vetëm për abuzime me buxhetin e shtetit, vjedhje, mashtrime, gënjeshtra, keqëtrajtime, ngacmime seksuale në vendin e punës, uzurpime pronash, ndërtime pa leje dhe mbindërtime, vrasje “aksidentale” në institucionet e sigurisë së lartë, drogë, prostitucion dhe çka jo tjetër nga zyrtarët e institucioneve të shtetit!
Në gjysëm shtetin e Kosovës, kemi institucione pa kredibilitet qytetarë, kemi arsim, por nuk arsimim të mirëfilltë, kemi shëndetësi, por nuk kemi mjekim për pacientët, kemi sistem të drejtësisë. por nuk kemi barazi ligjore për qytetarët,…
Ngado shkon, dëgjon për qindra tituj akademik e shkencorë me plagjiaturë dhe mijëra diploma të blera, për qindra e mijëra invalidë dhe veteranë të rrejshëm.
Për mbi 10 vite në gjysëm shtetin e Kosovës, kemi pasur vetëm luftë të klasës politike për pushtet dhe rritje enorme të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për mbi 10 vjet në shtetin e kapur, kemi pasur vetëm për mashtrime e gënjeshtra të pushtetarëve për lëvizje të lirë, për zhvillim ekonomik, për formimin e ushtrisë, për integrimin në BE, në OKB, në NATO dhe Interpol!
Për mbi 10 vjet, kemi dëgjuar vetëm për vjedhje në polici, në dogana, për tjetërsim dhe uzurpim të pronave publike, për shkatërrim të pyjeve dhe lumenjëve!
Për mbi 10 vjet, qytetarët e vendit i kaluan pa ngrohje, pa ujë dhe pa rrymë të mjaftueshme, e për më keq se kaq, për mbi 10 vjet në gjysëm shtetin e pavarur, 90 % e qytetarëve ua paguan rrymën minoritetit serb në veri të vendit, këtyre kundërshtarëve të përbetuar të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë!
Për mbi 10 vjet rresht, të gjitha kompanitë biznesore në gjysëm shtetin e Kosovës kontrollohen nga mafi-politika, filluar nga supermarketet, qendrat komerciale, restorantet luksoze e deri tek gurëthyesit e shumtë gjithandej Kosovës që ndotin ambientin dhe prishin reliefin e bukur të kodrinave e bjeshkëve tona, të ruajtura berez pas brezi.
As kjo nuk u mjaftoi pushtetarëve të inkriminuar kosovarë, të cilët i falen me mijëra hektarë tokë shteteve fqinjë (Maqedonisë dhe Malit të Zi), me tendencë të faljes edhe të dhjetëra-mijëra hektarëve tjerë fqinjit verior-Serbisë armike të shqiptarëve.

Qytetarët e getoizuar, monarkët në majat e pushtetit

Nëse vazhdojmë kështu së numëruari të gjitha mangësitë dhe dështimet e qeveritarëve, vargu do të jetë i gjatë dhe i pambarim.
Shtrohet pyetja, çfarë bën qyetarët për ta parandaluar degradimin sistematik të institucioneve shtetërore, shkatërrimin trashëgimisë kulturore dhe resurseve natyrore të shtetit tonë?
Çfarë bëni popullata vendore për ta bindur përendimin se meritojnë qeverisje më të mirë në vendin e tyre? Përgjigja është asgjë!
Pasi janë këta qytetarë, është ky popull që i zgjodhi dhe po i mbanë në pushtet këtë klasë të inkriminuar politikanësh, të shndërruar së fundmi në kusarë politikë dhe dinozaurë të buxhetit të shtetit! I quajta ashtu, pasi të tillë janë.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur shteti me buxhetin më të varfër në rajon, e ka qeverinë më megalomane në Evropë, me 22 ministri, me 5 zv.kryeminstra dhe 100 zv. ministra e qindra këshilltarë me pagat më të majme në rajonin e Ballaknit, përderisa pensionistët duhet të kënaqen me të ardhura mujore nga 75-125 euro në muaj, kur kryeministri i vendit të tyre e merr pagen mujore prej 2950 eurove!
Në të shumtën e rasteve, kur përmendet fjala krim, aludohet në vrasjen me plumb apo forma tjera. Mirëpo krimi më i rënd është kur vritet shpresa dhe e ardhmëria e gjeneratave të reja në një vend.
Politikanët e papërgjegjshëm që kanë krijuar distancë në mirëqënje me qytetarin, nuk janë drejtues dhe as zyrtarë shtetëror, por kriminelë ordinerë që jetojnë mbi kurrizin e qytetarëve të varfër.
Qytetarët e varfër, në vend që t’i “gozhdojnë” politikanët milionera me protesta mbarëpopullore, kanë rënë nëgjumë të thellë, duke mos iu ineteresuar fare çfarë do iu sjellë e nesërmja, por vazhdojnë të jetojnë të sotmen si skllëvër me shpresën që e nesërmja t’i gjejë në përendim!
Kësisoji, pushtetarët e inkriminuar, me mos reagimin qytetarë janë shndërruar në skllavopronarë dhe monark të qytetarëve të getoizuar kosovarë.

A SHKATËRROHET NJË SHTET E NJË QYTET PËR PARE E POSTE…?! RASTI I PEJËS – Nga Reshat Nurboja, anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

 

…Zhvillimi urban i Pejës, me dhjetëra, qindra e mijëra vite, që nga koha e Perandorisë Romake, kur Peja e ka pasur statusin e Municipiumit, është bazuar në dy asetet e saja kryesore: Lumin “Bistrica – Lumi i Bardhë”, dhe Grykën e Rugovës, nga të cilat përcaktime bazike për asnjë çmim, arsye e argumentim, për as një individ apo personalitet me ndikim apo fuqi politike e materiale nuk është mundur e guxuar që këto dy asete identifikuese natyrore të injorohen, anashkalohen apo semtohen e shkatrrohen…!

 

LUMI:

  1. Sipas atyre planeve shekullore ( jo vetëm të okupatorit serb por edhe të gjithë okupatorëve para tyre…) dhe kuptohet logjikes, të dashurisë e interesit ndaj bukurive natyrore të Pejës: Pamja – Qasja në lumin e qytetit dhe ndërtimi i “kejit”- shëtitores në të dy anët e lumit të jetë e papenguar nga çfarëdo objekti…Në fazën e parë, ky përcaktim zhvillimor ështëplanifikuar tëfilloi nga Patrikana e Pejës deri të Kombinati i Lëkurë Këpucëve e në fazat në vijim edhe poshtë ish Kombinatit të Lëkurë Këpucëve dhe mbi Patrikanë deri në kilometrin e 5-të në drejtim të Rugovës. Dhe kuptohet, mirëmbajtja permanente dhe kujdesi për pastertinë e shtratit të lumit…

 

 

GRYKA E RUGOVËS:

 

 

  1. Pamja e Grykës së Rugovës nga të gjitha hyrjet dhe rrugët kryesore në qytet nuk është guxuar e lejuar të pengohet….!

 

Ky përcaktim zhvillimor mijëra vjeçar ka mbijetuar deri sa udhëheqjen e Pejës nuk e kanë marrë në duart e xhepat e veta “shpëtimtarët dhe të mençurit qiellor të Pejës”…

Atë, që nuk kanë mundur apo dashur të shkatërrojnë okupatorët mijëra vjeçar që kanë kaluar nëpër këtë qytet, siq ishin: Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, ajo Osmane, Mali i Zi. Mbretëria Serbe, Austro Hungaria, Italia e Musolinit, Gjermania e Hitlerit, Partizanët, komunistët e Jugosllavisë së Titos, dhe Serbia e Rankoviqit dhe Millosheviqit… Për disa vite, këta “Sinqerisht Tuajit” kanë arritur që për pare e poste të shkatërrojnë çdo bukuri e trashëgimi historike e natyrore  të Pejës… Nuk dua të besoj për arsye tjera…?!

Jam i vetëdijshëm se “vrasësit” urbanistik që e kanë shkatërruar dhe tjetërsuar Pejën gjatë këtyre viteve të fundit, vështirë se do të përgjigjen për krimet e tyre para popullit dhe para institucioneve të drejtësisë se ato nuk funksionojnë as në Kosovë e as në Pejë, por se do të përgjigjen para Zotit dhe natyrës, nuk kam asnjë pikë dyshimi!

 

 

Të dy këto pikënisje apo strategji të zhvillimit urbanistik të Pejës, Sinqerisht Tuajit, i kanë  injoruar e i kanë tjetërsuar, tradhtuar, apo i kanë shkatërruar e shitur  për pasurim personal dhe apetite  karrieriste…

 

A mund të arsyetohet i gjithë ky shkatërrim i Pejës, për një post politik që nuk zgjat përgjithmonë…?!  A mund dhe a do të amnistohen këto gjenerata që e kanë ndihmuar e përkrahur këtë shkatërrim të qytetit të tyre edhe duke heshtur… Ideatorët dhe argatët e shkatërrimit të tillë të Pejës, Zoti i ndihmoftë, dhe don ZOTI se pasardhësit e tyre nuk do t’i mallkojnë aq shumë…!

 

 

 

Pejë, 29 tetor 2018

Draft-statuti i Asociacionit nuk i është dorëzuar as Prishtinës dhe as BE-së

Arton Konushevci

Qeveria e Kosovës nuk ka informata të konfirmuara nga ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse ky ekip i ka dorëzuar Bashkimit Evropian draft-statutin për Asociacionin apo vetëm procesverbalet e takimeve.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se është e paqartë sesi grupi punues, i përbërë nga katër zyrtarë serbë, ende nuk e ka dorëzuar në Bruksel draftin për Asociacionin.

“Ata kurrë nuk kanë dorëzuar draft”, thotë Avni Arifi, shef i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Ata kanë dorëzuar vetëm procesverbalet e takimeve që i kanë bërë me palët e interesit. Fillimisht është menduar se e kanë dorëzuar në Bruksel dhe proceduara e hartuar nënkupton që ata së pari duhet ta dërgojnë në Bruksel atë, por në bazë të informacioneve që kam nga Brukseli, as atje nuk është dorëzuar drafti”, tha Avni Arifi.

Data 4 gusht ka qenë afati i fundit kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, është dashur ta dërgojë në Bruksel draftin e parë të statutit të Asociacionit.

Qeveria e Kosovës ka thënë me herët se pret që draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të jetë i bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

Zyrtarët në Ministrinë e Administrimit të Pushteti Lokal thanë për Radion Evropa e Lirë, se që nga ajo kohë nuk janë dorëzuar në Qeveri procesverbalet dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje tjetër sa i takon statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe në Bruksel, zyrtarët në Bashkimin Evropian që udhëheqin me dialogun teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse kishin caktuar datën 4 gusht si afatin e fundit për dorëzimin e draft-statutit, asnjëherë nuk e kanë pohuar apo mohuar se e kanë pranuar këtë propozim-dokument.

Nga ana tjetër, ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se dyshon që Qeveria e Kosovës qëllimisht nuk është e duke kërkuar nga grupi punues që të shtyjë përpara proceset për Asociacionin.

“Mua me vjen keq që Qeveria ka një qasje të keqe lidhur me Asociacionin, sepse është e mundur që kjo çështje pastaj të na vijë në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare. Pra, ju keni dëgjuar që flitet për opsioni e korrigjimit të kufirit, e unë po i them prekjen e kufijve ose Asociacioni plus. Çka ne besojmë, çka LDK-ja beson, është se nuk duhet të jetë as njëra e as tjetra”, tha Gecaj.

Ai tha se statusi i Asociacioni duhet të bëhet sipas Marrëveshje së Brukselit, duke punuar me grupin menaxhues për draftimin e statutit, në të cilin, siç thotë Gecaj, duhet patjetër të punojë edhe Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal, OSBE-ja dhe BE-ja.

Gecaj konsideron se të gjithë këta mekanizma duhet të nxjerrin një draft fillestar për t’u diskutuar më pas në Bruksel.

“Statuti duhet të përpilohet në bazë të Marrëveshjes se vitit 2013, të asaj të vitit 2015 dhe vendimit të Gjykatës Kushtetues. Këto janë tri dokumentet kryesore kornizë për përpilimin e këtij statuti. Për të ndodhur kjo, Qeveria duhet ta marrë këtë punë më seriozisht dhe duhet të ulet dhe të punojë bashkë me grupin menaxhues. Në kohën kur ne kemi qenë në Qeveri, kishim një ministër serb në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryeministri Isa Mustafa më kishte autorizuar mua që të punoj me grupin menaxhues”, tha Gecaj.

Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe tashmë ka dorëzuar në Qeverinë e Kosovës vetëm procesverbalet.

Përmes këtyre procesverbaleve, ky ekip e ka pasur për detyrë ta njoftojë Qeverinë për procesin e hartimit të statutit.

Në bazë të këtyre procesverbaleve, që përfshijnë muajt qershor dhe korrik, përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë kërkuar që në statut të Asociacionit të përfshihen edhe kompetencat në privatizim, në ekonomi, ruajte të sistemit arsimor me Serbinë si dhe kompetenca tjera.

Në procesverbale të përkthyera në gjuhën shqipe, Asociacioni përshkruhet si Bashkësia e Komunave Serbe (BKS).

Sipas transkriptit, ekipi menaxhues që përbëhet nga katër zyrtarë serbë -Vinka Radosavljeviç, Dejan Radojkoviq, Igor Kalamar dhe Svetislav Durleviq – në të gjitha takimet Kosovës i referohet si ‘Kosova dhe Metohia’.

Themelimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është produkt i marrëveshjeve të Brukselit, të arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Qeveria në Prishtinë e sheh këtë organ si një Asociacion me kompetenca joekzekutive. Përderisa Beogradi dhe përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, pretendojnë se Asociacioni, apo siç e quajnë, Bashkësia e komunave serbe, të ketë edhe kompetenca ekzekutive.

Thirrja e fortë e LDK-së: Të vendoset “vija e kuqe” me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se më 1 nëntor do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend dhe do të kërkohet vendosja e vijës së kuqe në dialogu me Serbinë.

Ai tha se askush nuk ka mandat të negociojë për territoret e Kosovës, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë partive politike në Kosovës të marrin pjesë në seancën e thirrur prej tij.

Hoti ka njoftuar se dje ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa seanca do të mbahet më 1 nëntor. ”Askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Kjo është vija kryesore e kuqe në proces të dialogut. Unë shpresoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike, të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të jenë në seancë me datë 1 nëntor dhe ta votojnë këtë rezolutë”, ka theksuar Hoti, për KosovaPress.

Haradinaj: Pajtim me Serbinë, por jo ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk pranon ndonjë marrëveshje me Serbinë që çon drejt ndryshimit të kufijve.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”.

“Ato janë kamuflazh për ndarje të Kosovës. Kosova është ajo e 17 shkurtit të 2008”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim me Serbinë në mënyrë që të mbyllen çështjet e hapura në rajon.

ATA NUK JANË PELEGRINË, ATA JANË PROVOKUES KRIMINELË – Opinion nga Bardh Mustafë Nengurra

( Shkrim per rastin në Studenicë të Istogut )
Asht i dhimbshem fakti se si në qytetet dhe fshatrat e Dardanisë po futen si në livadhin e babës kujt po i teket, po futet naten e ditën dhe institucionet e shtetit tonë gjithmonë ose po zihen në befasi, ose po heshtin.
Dhe që fatkeqësia të jetë edhe ma e madhe kur populli po del ta mbrojë vendin, pronën , dinjitetin e vetë të familjës dhe të shtetit  këta far kryeministra, ministra, shefa policie, kamandanta policie etj, etj në vend që ta perkrahin popullin ata po e sulmojnë, po e shenjestrojnë dhe po e denojnë popullin e Dardanisë.
Ka pas shumë raste kur në Dardani në qytete e fshatrat e sajë kan ardh të ashtuqujtun pelegrin serb gjoja per të ba homazhe, per te ba lutje dhe rite tjera fetare në objektet që vetem ata i quejn si të tyne, në objekte kishtare të kishave të uzurpueme hiq ma larg se para 100-150 vjetve dhe të pershtatuna nga vet pushtuesit serb në kisha sllavoortodokse nga kisha shqiptare të ritit katolik. Normal se popullata shqiptare vendase reagon dhe per ta ba reagimin i ka njimijë arsye. E para asht se ato objekte nuk jan serbe, ato ishin shqiptare dhe kur perfundojë pushtimi pesë shekullor turkoosman me ndihmen e vet Perandorisë Osmane viset shqiptare u pushtuen nga popuj sllav, kryesishtë nga serb, malazez, bulgar dhe gabelet e bulgarve që ma vonë u ban popull dhe po quhen maqedon. Arsye tjeter asht se asnji objekt fetar serb që sot asht në Dardani, tue fillue nga manastiret e njoftuna si; Manastiri i Deqanit, Manastiri i Graqanicës, Kisha e Deviqit, Kisha Patriarkana në Pejë, Bogorodica e Prizrenit etj, etj nuk jan ndertue nga serbet, ato ishin ndertue nga feudal ilir -shqiptar dhe kan sherbye me shekuj si objekte kulti per shqiptaret e besimit katolik e edhe ati ortodoks bizantin.
Kisha serbe janë vetem ato kisha që i ka ndertue pushteti i ashtuqujtunes Jugosllavia e parë dhe pushteti serbokomunist nëper Dardani gjatë sundimit të ti 55 vjeçar dhe nji nder to, asht kisha në qender të Istogut që u ndertue gjatë viteve 1920-1930. Poashtu objekte apo kisha serbe jan ato kisha që i ka ndertue pushtuesi fashist serb shteti i Sllobodan Millosheviqit pergjat pushtimit të Dardanisë nga 1989-1999. Kisha të tilla janë ajo në oborrin e Rektorati në Prishtinë, në parkun e fshatit Gurrakoc të Istogut, në Banjën e Istogut, në fshatin Poterq të Klinës etj, etj. Menjihere pas lufte shqiptaret me të drejtë reaguen dhe i vun dinamit disave nga këto kisha. E rrenuen me themel ate në Poterq, tentuen ti rrenojnë edhe ate në Gurakoc e në Banjë , por nuk ja dolen dhe pastaj keto kisha u moren në mbrojtje të UNMIK-ut , të KFOR-it dhe EULEX-it dhe mbijetuen. Mirpo ma së shumti mbijetuen me fajin e pushtetarve tanë servil , të padinjitetshem dhe hajna.
Nuk mundem pa e cek deklaraten e Shejtit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova kur pat deshtue rrenimi në kishat e Gurrakocit dhe Banjës të Istogut: Rugova doli me kumtesë në TV dhe tha: .. nuk asht mirë me veprime të tilla me i rrenue ato kisha , por ato duhet me u rrenue në forma institucionale sepse janë kisha politike të ndertueme nga nji pushtues dhe pa asnji leje institucionale. Më kujtohet fare mirë dhe me duket se po e shof Presidentin kur dha këtë deklaratë per media ulun krah per krah me Administratorin e UNMIK-ut z. Bernard Kushner.
Dhe meqense lideret partiak që formuen parti nga grupacionet e vetshpalluna si “luftëtar” dhe “gjenerala” të UÇK-së nuk ndegjuen Rugovën, por ata e luftuen ate per me ja marr pushtetin LDK-së, andaj ngadal por sigurt ju hap mundësia serbve me ardh nga Serbia dhe në emen të nji pelegrinazhi fetar me vizitue vendet ku ata kan ba krime e masakra. Me ardh me provokue shqiptaret dhe shpesh edhe tue ngritë shenjen e tyne sllavofashiste me tre gishta të dorës.
Kemi pas me dhjetra raste të provokimeve të tilla. Ka pas raste kur qytetaret kan demostrue dhe kundershtue ardhjet e serbve në vendbanimet shqiptare. Gjithmonë jan arrestue disa dhjetra të rinjë dhe jan maltretue nga policia e Dardanisë.
Rasti i fundit që ndodhi në fshatin Studenicë të komunës së Istogut asht rast që duhet me senzibilizue mbarë opinionin shqiptar jo vetem në Istog, apo Dardani, por gjithandej ku ka shqiptar. Ky rast duhet të jet edhe temë e diskutimeve në KËSHILIN E SIGURIMIT të OKB-së, në Bruksell dhe kudo tjeter.
Unë jam i lindun në Lubozhdë, fshat ky afer Istogut. Shkollimin fillor e kam mbarue në fshatin Vrellë e aty kan mbarue shkollimin edhe femijet e fshatit Studenicë ku me shumicën e tyne sot e asaj dite jam mik dhe kemi kontakte. Bashk me mesuesit tan me shumë se dhjet here kemi shkue në të ashtuqujtunin BREGU I KISHËS në Studenicë. Mbaj mend mirë se si mesuesit tan shumica tash të ndjerë si: Imer Sadik Dreshaj, Sadik Maxharraj, Lush Tahir Bicaj, Muhamet Vuthaj, Qerim Spahiu, Idriz Zeqiraj etj, etj, na spjegojshin se aty në atë koder ato mure që ishin aq të dukshme jan muret e nji kishe të vjeter ilire.  Katër nga mesuesit qe i permenda ketu; Imer Sadik Dreshaj, Sadik Maxharraj, Muhamet Vuthaj dhe Lush Tahir Bicaj tashma janë të ndjer. Mesuesi Qerim Spahiu dhe Idriz Zeqiraj ende jetojnë. Derisa po e shkruej këtë shkrim me shkojnë lotët sepse njeriun që ma mësoj ta shkruej dhe lexoj alfabetin Mesuesin Sadik Maxharraj në luftën e vitit 1999 serbet e fshatit Lubozhdë dhe të fshatrave tjera e kishin pas zan në bjeshket e fshatit bashk me bashkëshorten e edhe vajzen e semuet me të meta dhe aftësi të kufizueme dhe mizorisht i mbysin që të tretë. Mesuesi Sadik ka kjen i Studenicës. Andaj si kan guxim sot me ardh serbet e asaj ane tash në Studenicë?! Ku jan lideret e shtetit? Pse ata nuk e shtrojnë këtë problem?! Pse nuk ndegjojnë fjalët e popullit, deshmitë e popullit dhe faktet dhe me i shtrue në bisedime në Bruksell e edhe në OKB.
Unë jam njohes i mirë i Istogut dhe fshatrave të rrethinës. Me ka interesue gjithmonë e kaluemja e jonë. Kam mbledh materiale nga pleq e plaka dhe i kam shenue ato. Kam botue edhe liber monografi per fshatin tim të lindjes per Lubozhdën. Di saktësishtë se asnjihere nuk ka pas kishë serbosllave e as xhami në fshatrat Cerrcë, Lubozhdë, Lluga, Prigodë, Llukafc i Begut, Banjë, dhe shumë fshatra tjera të anes prendimore e veriprendimore të Istogut. Kurr nuk ka pas kishë serbosllave në Studenicë, aty ashtu sikur në fshatrat tjera edhe të anes verilindore të Istogut ka pas kisha shqiptare katolike.
Ato kan kjen të ndertueme në vendkodrinat tue fillue nga Radisheva ( komuna e Skenderajt ) dhe tu ardh me radhë nga drejtimi prendimor në Syriganë, Uçë, Syne, Istog ( kisha e qujtun Gorioqe ), Cerrcë, Lubozhdë, Vrellë, Studenicë, Kaliqan dhe deri te Radafci ku ka qen kisha deri vonë dhe aty edhe sot quhet vendi Kroni i Kishes. Unë nuk du të flasë ketu per të gjitha këto kisha antike shqiptare katolike, por me kompetencë të plotë flas per fshatin tim , per Kishen qe ka qen aty.
Te vendi i qujtun Kroni i Fshatit që shumkush i ka thanë edhe Kroni i Kishes unë per moshen time ( 63 vjeçare ) mbaj mend se kan qen themelet e nji Kishe. Nga ai krue shtepia ime e lindjes ka qen 150 metra , aty jam rritë dhe kam kalue femininë time.
Në vitet e fundit të dekades së 60 -të të shek. të kaluem dhe në fillim të asaj të 70. pushteti lejojë fshataret serb dhe malazez dhe edhe kush ka dasht shqiptar me i nxjerr guret nga ato themele dhe me e rrenue at vend.  Me ata gur serbi Millosh Steva Zhivkoviq dhe serbi Miliq Jovan Ristiq kan pas ndertue shtalla per bagti dhe mure oborri. Ndersa shqiptari Hasan Ali Pepaj ka pas ndertue shtepinë Kullë e cila edhe sot asht si deshmi aty dhe asht rrenojë e tanë.
Per të mesue ma shumë kujt i intereson le të lexon librin tim:  ” NEGURRA E ISTOGUT -Monografi per fshatin Lubozhdë ” dhe kush deshron me mesue ma shumë per kishat dhe thesaret tjera shiptare në Vrellë, Studenicë dhe rrethinë le ta lexon librin ” THESARET E HUMBUNA ”  të z. Muharrem Blakaj. Ketu do mesoni se si vlerat tona fetare e kulturore, objektet tona të besimit dhe traditës pushtuesit serb na i kan uzurpue dhe i kan pershtat per ritet e veta. Të njetat veprime i kan ba gjatë pushtimit edhe pushtuesit turq osmanli. Unë ketu do permendi dy raste të veprimeve të tilla nga pushtuesit e tokave tona e të cilat edhe sot e kesaj dite jan në perdorim. Në fshatin Jabllanicë e Madhe Kisha shqiptare katolike u shendrrue në xhami diku në vitet 1865-1870. Ajo xhami edhe sot asht aty, por arqitektura e sajë asht tipike Kishë , asaj minarja ju ka ndertue diku  vitin 1957. VJetersinë e kesaj xhamije ( dikur kishë ) e saktëson druni i Pishës që asht i mbjellun aty. Ekspertet e kan vertetue se ai dru asht i vjeter 735 vjet.
Kisha e Istogut që serbet e quejn GORIOQE, ka kjen kishë shqiptare, fillimisht e ritit katolik e pasta e ati ortodoks bizantin. Serbet e lagjes së quejtun Lugu i Shkive në Istog deri në vitet 1880 kan kjen shqiptar që të gjithë. Kan pas fen ortodokse disa e disa ate katolike. Mirpo nga fillimi i viteve 1880 e tutje fillon asimilimi i tyne me presionin e shtetit pushtues serb dhe lejen e qeverisë së Sulltanit të Stambollit, në kishen e tyne në Istog sillen kallogjer e popa serb nga Serbia dhe aty fillon predikimi ndryshe nga se ata ishin mesue ta ndegjojnë me shekuj. Edhe gjuha i klerikve ishte serbish dhe keshtu familjet; Lushaj u ban Lushiq, Kristaj u ban Krstiq, Vulaj u ban Vuliq, Gjuraj u ban Gjuriq.
Asht interesant me e cek se si familja istogase Gjuraj në vitin 1730 kishte pas falë trollin në qender të Istogut per tu ndertue xhamija e cila asht aty edhe sot dhe të cilen e ka ndertue njifar Haxhi Kurti.
Dhe pikrishtë nga kjo xhami ka dal ideja qe ti perbuzin kishat dhe ta pranojnë islamin banoret e Istogut. Kjo ka sjell deri te fakti se Kisha shqiptare e deridjeshme u ba kishë e serbve pushtues dhe sot ajo kishë ka disa qindra hektar tokë rreth vetes. Aty nuk lejohen shqiptaret as të afrohen.
Kur kam pas mbledh materialin per librin tim NENGURRA E ISTOGUT në vjeshtë 1984 kam pas shkue dhe i kam pas lut kallogjeret te me mundësojnë ta vizitojë kishen nga mbrenda dhe nese ka far arhive aty ta shof pak. Nuk më kan lejue as ta kalojë pragun e sajë. Me paten kerrcnue me polici nese nuk largohem.
Andaj po e perfundoj shkrimin me porosinë per istogasit dhe per të gjithë shqiptaret, mos lejoni me ju ardh në emnin e pelegrinazhit serb katil në fshatrat e juve, poashtu porosisë organet që mos ti mbrojnë ata idiot që vinë me provokue aty ku para 18 vjetve kan ba masakra. Organet duhet me i ndalue ata me ardh aty ku asnjihere nuk kan pas as kishë e as nuk ka jetue asnji serb i vetem. Në Cerrcë kurr nuk ka pas serb as malazez. Vetem në kohen 55 vjeçare të Jugosllavisë komuniste kan jetue dy familje serbe në Cerrcë, ata ishin Mirko dhe Vukiq Pantiqi.
Në Lubozhdë serbet e parë kan ardhë në fillimin e Luftës së parë Botnore së pari dy familje e pastaj neper vite aty stacionohen 11 familje serbe e 7 malazeze, që të gjithë kolonist pushtues që i zaptojnë shtepia e prona të shqiptarve vendas.
Ne Vrellë kurr nuk ka pas serb as malazez. Edhe aty sikur në Lubozhdë ka jetue disa vite kolonisti malazez Radulle Peroviqi në kohen e Jugosllavisë komuniste dhe edhe njifar Sonja që ishte mesuese per femijet e shqiptarve që ta mesojnë gjuhen serbe dhe e cila poashtu ka punue edhe si kuzhinjere ne shkollën fillore ”  HYSNI ZAJMI ” .
 Në Studenicë asnjihere nuk pa pas as serb as malazez.
Në Kaliqan në fund të fshatit ka jetue per disa vite nji familje malazeze kolone në vendin e qujtun Kodra e Dydeshit. Ajo familje asht quejt Malisha Malishiq.
Krejt kjo që po na ndodhë asht per fajin tonë. Neve u ban musliman të fortë dhe morem inati Kishat tona qe i kishim e ku luteshim deri dje. I morem inati dhe i perbuzem e ato na i mori pushtuesi shka. Sot ai me ato kisha që jan tonat , po e mbron të drejten e vetë fetare, kulturore dhe historike dhe po e mban Dardaninë si djep të vetin, pra si djep të Serbisë.
Shpetimi i jonë asht vetem me u distancue nga keto xhamijat qe po i nderton Turqia dhe shtetet arabe , dhe me kerkue me fakte të drejten tonë në kishat tona të uzurpueme nga pushtuesit serb.
Fakte ka sa të duesh , por ato duhet me i kerkue dhe me i deshmue para botes me arsye e logjikë të shendosh.
Nese vetem pak e lajm anash perkushtimin per islamin që asht poashtu pushtues sikur se ishte dikur kisha serboortodokse neve mundemi me e shpetue shtetin dhe me ndertue ardhmenin tonë, per pasardhesat tonë e e cila ardhmeni asht e shendritshme vetem nese lutemi në faltoret tona me rite prendimore njerzore.
Sarpsborg. 24.10.2018

Të dënuar për krime lufte në Kosovë, 34 shqiptarë dhe 4 serbë

Nadie Ahmeti

Nga 111 personat e akuzuar për krime lufte për periudhën 1999-2018, vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur, përderisa të tjerët janë ende në proces të gjykimit. Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë.

Sipas këtij publikimi, që nga përfundimi i luftës e deri në tetor të këtij viti, janë proceduar 48 lëndë. Prej tyre 25 lëndë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe 1 ndaj komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian (RAE).

“Gjithsej janë të akuzuar 111 persona, 44 serbë, 61 shqiptarë, 5 malazezë dhe 1 RAE. Këta malazezë dhe RAE u përkasin forcave serbe”, tha Amer Alija, bashkëpunëtor në këtë projekt.

Ai rikujtoi se pas përfundimit të luftës, me këto krime për një periudhë të shkurtër kohore janë marrë prokurorët vendorë, kurse nga viti 2000, ky proces ka kaluar në kompetencë të misionit të UNMIK-ut. Ndërkaq nga viti 2009, aktakuzat për krimet e luftës kanë kaluar tek misioni i EULEX-it, për t’u rikthyer në kompetencë tek prokurorët vendorë këto vitet e fundit.

Video: Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?

Nga të gjitha aktakuzat e ngritura, 34 shqiptarë dhe 4 serbë janë dënuar, tha Alija.

“Në 19 lëndë ndaj shqiptarëve kemi 61 të akuzuar, prej tyre 23 të liruar, 34 shqiptarë të dënuar, 2 janë në arrati dhe 2 janë momentalisht në proces”, tha Alija.

“Tek 25 lëndë ndaj serbëve, kemi 44 të akuzuar, 13 persona të liruar, 4 të dënuar dhe 24 në arrati. Kjo arratisje e madhe ka ndodhur në vitet 2000-2001 nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovica dhe nga Spitalet e Mitrovicës dhe i kemi 3 serbë në proces. Kemi tri lëndë ndaj pjesëtarëve malazias, ku në total janë të akuzuar pesë malazias, 2 janë të liruar, 1 është dënuar dhe 2 janë të arratisur. Ndërsa ndaj të akuzuarit RAE, sot ka qenë shpallja, ku është dënuar me 10 vite burgim në shkallën e parë”, tha Alija.

Ai tha se prokurorët vendorë në total i kanë ngritur 16 aktakuza, prokurorët e UNMIK-ut 10 aktakuza dhe prokurorët e EULEX-it, 22 aktakuza.

Sipas publikimit, të gjithë të dënuarit për krime lufte janë dënuar nga 5 deri në 15 vjet.

Video: Faktografi e krimeve të luftës në Kosovë

Në anën tjetër Anka Kurteshi – Hajdari nga Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerëson se autoritetet përgjegjëse kanë mundur të bëjnë më shumë në këtë drejtim, por që sipas saj, mosbashkëpunimi Kosovë – Serbi ka qenë një ndër shkaqet që ka ngadalësuar këtë proces.

“Shumica dërmuese e kryesve të krimeve të luftës janë në Serbi. Kryesitë e veprave nuk i ekstradon as Serbia, por as Kosova”, tha Kurteshi – Hajdari.

Edhe më herët autoritetet në Kosovë kanë pohuar se kanë të dhëna të besueshme se vendstrehimet e personave të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte në Kosovë gjatë kohës së luftës janë kryesisht në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në vendet tjera të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.

Gjatë luftës se fundit në Kosovë janë vrarë 13, 518 persona 10.794 shqiptarë 2,197 serbë kurse të tjerët u përkasin etnive të tjera. Prej tyre, 239 kanë qenë fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç.

Kurse edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, 1,658 persona konsiderohen të pagjetur.

Kosova do të paguajë edhe 13 vjet borxhet e trashëguara nga ish-Jugosllavia

Nadie Ahmeti

Kosova do t’i paguajë këstet e kredive Bankës Botërore deri në vitin 2031. Shuma e pagesës është rreth 19 milionë euro në vit, ndërlidhet me borxhet e trashëguara qysh nga koha e ish-Jugosllavisë.

Qeveria e Kosovës, kishte marrë vetë në mënyrë vullnetare obligimin që të paguajë borxhin në vlerë prej 381 milionë euro, të trashëguar nga koha e ish- Jugosllavisë. Bëhet fjalë për disa projekte që në atë kohë ishin financuar nga Banka Botërore për t’u zbatuar në territorin e Kosovës.

Ndërkohë që pas shpalljes së pavarësisë, rreth 45 milionë euro janë borxhe të reja që Kosova ka marrë nga Banka Botërore për financimin e projekteve të ndryshme që nga viti 2010 e këndej, thotë Muharrem Shahini zëdhënës në Ministrinë e Financave.

Republika e Kosovës është anëtarësuar në Bankën Botërore rreth 16 muaj pas aktit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, në qershor të vitit 2009.

Që nga dita e pranimit në këtë institucion financiar kanë filluar edhe pagesat e rregullta të kredisë.

Çështja e borxhit dhe se si duhet zgjidhur ky problem është diskutuar në negociatat në mes Prishtinës dhe Beogradit në procesin e udhëhequr nga Marti Ahtisari në Vjenë të Austrisë.

“Deri në gusht të këtij viti, shuma e paguar ndaj Bankës Botërore është 234 milionë euro në emër të borxhit të trashëguar. Pagesat e kësteve të rregullta kanë filluar në vitin 2009 dhe deri më tani, në emër të kryegjësë janë paguar 110.52 milionë euro, ndërsa në emër të interesit janë paguar 72.23 milionë euro”, tha Shahini.

“Përafërsisht, kësti vjetor është 19 milionë euro, shumë kjo që vjen duke u zvogëluar. Pagesat për këtë kredi pritet të përfundojnë në vitin 2031”, tha tutje ai.

Fondet nga Banka Botërore, Qeveria e Kosovës i ka huazuar për realizimin e projekteve për sigurimin e ujit dhe projekte për bujqësi dhe zhvillim rural.

Banka Botërore vazhdimisht ka përkrahur projekte të ndryshme në Kosovë. I vetmi projekt që nuk ka arritur mbështetjen e këtij institucioni është fillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, edhe pse i gjithë projekti është realizuar me rekomandimet e Bankës Botërore.

Ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se Qeveria e Kosovës është treguar e kujdesshme në kthimin e kësteve të kredisë ndaj institucionit më të rëndësishëm ndërkombëtar financiar, Bankës Botërore.

Berim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës thotë për Radion Evropa e Lirë, se kësti i kredisë është i përballueshëm për buxhetin e Kosovës. Duke marrë parasysh shumën e përgjithshme të borxhit ndërkombëtar, Ramosaj shprehet se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë projekte tjera konkrete, që të marrë borxh prej Bankës Botërore.

“Unë mendoj se marrja e borxheve nga institucionet ndërkombëtare është e mundshme dhe besoj se nuk e dëmton aftësinë apo likuiditetin financiar, qoftë në nivel të buxhetit apo bruto produktit vendor në Kosovë. Prandaj unë e shoh të mundshme. Vetëm se duhet të përgatitet një listë vërtet e qëndrueshme të atyre projekteve që kanë efekt jo vetëm në rritjen ekonomike, por edhe në punësim dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Ramosaj.

Ndryshe, borxhi publik i Republikës se Kosovës, vit pas viti po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2017, borxhi i përgjithshëm ka arritur vlerën 996 milionë euro, ose 17 për qind më shumë se në vitin 2016.

Thaçi e Haradinaj thonë se Palmer rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Zëvëndësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Metthew Palmer siguroi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, se SHBA-ja mbështetë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtari i lartë amerikan qëndroi sot në Prishtinë, në kuadër të një turi në vendet Ballkanit, ku paraprakisht vizitoi Serbinë e më pas edhe Maqedoninë.

Takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj ishin të mbyllura dhe nuk kishte deklarata për media, mirëpo detajet e bisedimeve u bën të ditura një komunikatë nga Zyra e Presidentit të Kosovës.

Aty thuhet se Presidenti Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është momentum i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se ka biseduar me Palmer për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës sa i përket bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tutje tha se e informoi zyrtarin e lartë amerikan edhe për angazhimin e qeverisë në krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike sa i përket fazës finale të dialogut.

Palmer është takuar po ashtu me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me të cilin bisedoi për zhvillet aktuale politike në Kosovë.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha Mustafa.​

Vizita e tij në Prishtinë, zhvillohet në kuadër të një turneu diplomatik në rajon.

Kjo vizitë po realizohet në kohën kur institucionet vendore po miratojnë legjislacionin e nevojshëm për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë me kapacitete shtesë si dhe në kohën e debateve rreth përfaqësimit të Kosovës në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Të hënën, Palmer ka qëndruar në Shkup. Ai e ka cilësuar si “kthesë historike” vendimin e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për të votuar ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Kurse paraprakisht në Beograd, Palmer ka thënë se Uashingtoni iu bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shohin “mundësinë historike” dhe të arrijnë marrëveshje përmes së cilës “të dyja palët do të ishin fituese”.

“Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Beograd gjatë adresimit në forumin e sigurisë “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”.

Sipas tij, SHBA-ja e kupton shqetësimin për mundësinë që ndryshimi i kufijve të përbëjë krizë në vendet tjera në rajon, mirëpo ka theksuar se konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “po ashtu rrezikon stabilitetin e rajonit”.

Shpirti i shitur i kryeakademikut! – Nga Florim Zeqa

 

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 2009, ishte kohë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, koha kur kishte përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve lokale, përkatësisht ishte momentumi politik në prag të balotazhit. Nodhesha në një lokal në qytetin më të vogël të Kosovës, aty afër tavolinës ku pinim kafe me një mik timin, bisedonin dy qytetar, ku njëri prej tyre ishte kryetar i degës së LDD-së, ndërsa tjetri qytetar i thjeshtë. Kryetarit i cingërronte parreshtur telefoni, ndërsa qytetari i befasuar e pyeti çfarë po ndodhë, ai u përgjigj; “Po më thërrasin dy partitë (AAK dhe PDK) për balotazh”. Qytetari i tha mos shko me asnjërën, ndërsa kryetari i entuziazmuar ia ktheu; “Me njërën gjithsesi, ngase na ka thënë kryetari (duke aluduar në akademik Nexhat Dacin), shituni, por mos u shitni lirë”!
Kjo thënje më kishte bërë përshtypje, andaj për të vërtetuar këtë mjerim të akademikut, disa ditë më pas bisedova me një liderë tjetër lokal të LDD-së, i cili m’i tha të njëjtat fjalë për shpirtin e shikur të akademikut!

Nuk ka mjerim më të madh, kur logjika e shitjes së shpirtit buron nga koka e një akademiku

Ngjarja e mësipërme konsiston në përiudhën, kur anija me targat e LDD-së, nën udhëheqjen e “timonierit” akademik Nexhat Daci kishte filluar të fundosej më shpejtësi të madhe. Përderisa elita intelektuale e braktisnin “anijen” e Dacit në fundosje e sipër, qytetarët e mashtruar kishin mbetur të hutuar, e kishin të vështirë të besonin në tradhtinë e akademikut!
Pavarësiht faktit, se a është e madhe apo e vogël, hajnia është hajni, edhe tradhtia është tradhti!
Në kohën kur akademik Daci ishte kryetar i Kuvendit, gjatë një vizite jasht vendit lakmia ia kishte vërbuar sytë. Edhe pse hajnia ishte e përmasave të vogla (një palë syze prej disa qindra eurosh), ishte zyrtari i parë i lartë shtetëror që u ulë në bankën e të akuzuarve për abuzim me buxhetin e shtetit.
Thika pas shpine e akademik Nexhat Dacit ndaj LDK-së pas Kuvendit të gjashtë ishte tradhtia më e madhe ndaj elektoratit të LDK-së dhe dëmi më i madh për vendin. Ngase nga ai moment u thye raporti i forcave politike në vend. Forcat progresive e muarën tatpjetën, ndërsa krimi i organizuar dhe antivlerat shënuan fillimin e ngritjes në piedestalin politik.

“Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, vazhdimësi e librit autobiografik të Hashim Thaçit

Bazuar në raportet e shkëlqyera dhe simpatinë që kryeakademiku e ka ndaj njeriut më të urryer në Kosovë, presidentit aktual të vendit Hashim Thaçi, pashmangshëm të menduarit logjik të dërgon tek konstatimi logjik se libri i ri i kryetarit të ASHAK-ut “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, është vazhdimësi e librit vetëlavdërues të Hashim Thaçit, përkatësisht e njeriut më vetëlavdërues në trojet etnike, në këtë rast e akademik Nexhat Dacit, i cili, sikurse idoli i tij Hashim Thaçi, çdo veprim apo lëvizje politike në vend e lidh me emrin e tij.
Në kohën kur askush në Kosovë nuk e do dhe nuk i beson më Hashim Thaçit, është shpirti i shitur i akademikut që i del në mbrojtje, duke akuzuar elitën intelektuale të vendit që po kërkojnë dorëheqjen dhe largimin e Thaçit nga pushteti për ta shpëtuar shtetin nga ndarja territoriale dhe zhbërja fizike.

“Është koha të realizimin të shtetësisë së plotë të Kosovës, e jo për kur po i mbajmë zgjedhjet dhe kur po e rrëzojmë presidentin dhe qeverinë. Si është e mundur në një vend që nuk ka lëvizje të lirisë krejt koha të shpenzohet për këtë”, kishte thënë ndër të tjera Nexhat Daci në përurimin e librit të tij.

Jo vetëm kaq, kryeakademiku është bër sponsor dhe mentor i idesë së Hashim Thaçit për ndarje të Kosovës. Nexhat Daci, sikurse dikur nën maskën e rugovizmit që e ndau LDK-në, ai sot nën maskën e Luginës së Preshevës po e ndihmon Thaçin në ndarjen e Kosovës.
A ka mjerim më të madh sesa justifikimi nën mashtrim i akademikut, kinse po angazhohet për çlirimin e Kosovës lindore (disa fshatrave të Luginës së Preshevës) nga Serbia!
Këmbimi i disa fshtrave të Luginës me Trepçën dhe Ujmanin, përveqse marrëzi dhe mashtrim, është tradhtia më e madhe e shekullit që po kurdiset mbi kurrizin e trojeve etnike shqiptare, gjegjësisht shtetit të Kosovës në veqanti.
Kësisoji, akademik Daci përveq mbështetjes së idesë serbe për ndarje të Kosovës u bë krah i pushtetarëve të inkriminuar, u bë krah i shundit e kiqit, u bë krah i turpit e hiqit në Kosovë.
Nuk është risi dhe as befasi pozicionimi i akademik Dacit në anën e pushtetarëve aktual. Timonieri i anijes së fundosur dardane dhe plaku i Tërrnocit për interesat e tij personale është i gatshëm të bëhet edhe me vetë djallin për përfitime materiale.
Paraprakisht emërimit nga politika të Nexhat Dacit për kreun e ASHAK-ut në mesin e dhjetorit 2017, kryeministri aktual i vendit Ramush Haradinaj, me 1 nëntor të po atij viti e kishte emëruar djalin e akademikut, Arian Daci në pozitën e zëvendësministrit të Diasporës.

Lidhjet e akademikut me “krahun” e luftës janë të mëhershme

Asgjë dhe asnjë fshehtësi nuk mbetet enigmë përgjithmonë! Sado që të jenë të maskuara dhe kamufluara veprimet, vjen një ditë kur del në sipërfaqe e vërteta për secilin njeri pa marr parasysh postin politik, titullin shkencor apo gradën ushtarake.
Numri dhe përbërja e pjesmarrësve në promovimin e librit “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, e autorit Nexhat Daci, e tregoj më së miri rolin dhe pozicionin e “krye akademikut” nga Tërrnoci.
Nuk ka mjerim më të madh për një akademi të shkencave, kur kreu i saj ndjehet i nderuar me prezencën e injorantëve dhe analfabetëve në promovimin e një libri, po citoj: “Prezenca e Thaçit dhe Haradinajt është një nderë të veçantë për ASHAK-un” (Nexhat Daci)
Ata që ndjehen të nderuar me politikanë të korruptuar dhe tejinkrimuar nuk i bëjnë nder shtetit të Kosovës dhe as institucionit të ASHAK-ut në veqanti.
Ne fakt, kjo çka po ndodhë me ne shqiptarët është mjerim! Kemi gjysëm shtet me pushtetar të inkriminuar, kemi arsim, shumë universitete dhe akademi të shkencave por nuk kemi arsim cilësorë, kemi gjykatës e prokuor por nuk jemi të barabart para ligjit, kemi shëndetësi por nuk kemi mjekim për qytetarët,…por kemi me bollëk korrupsion, kriminalitet, keqpërdorim të parasë publike (vjedhje të buxhetit të shtetit), haraç, nepotizëm, klientilizëm,…etj.

Mbrojtja e integritetit personal e familjar, është mbrojtje e identitetit njerëzor

Është momenti i fundit që populli t’i thërras mendjes dhe të zgjohet menjëherë nga agonia e gjumit të thellë, ndryshe do të bëhet vonë për çdo gjë!
Pasi jo të gjithë qytetarët e këtij vendi mund të bien në nivelin e kryeakademikut për ta shitur shpirtin, gjegjësisht integritetin personal e familjar tek pushtetarët e korruptuar dhe tejinkriminuar.
Nëse sot nuk i ndalet hovi të keqës që na ka mbërthyer, nesër mund të bëhet tepër vonë! Mbetja edhe më tutje e këtyre kusarëve politikë në pushtet, do të thotë ngulfatje e jetës për njerëzit e ndershëm në këtë vend.
Kënaqësi për të jetuar në vendin e korrupsionit dhe krimit të organizuar mund të ndjejnë vetëm të shantazhuarit dhe sahanlëpirësit e pushtetit.
Ndërsa të pakënaqurit e kanë vetëm një rrugë, atë të largimit pa kthim nga atdheu i tyre!
Ai i cili nuk e mbron integritetin personal dhe familjar nuk mund ta mbrojë atdheun e vet, përkatësisht integritetin dhe sovranitetin e shtetit ku jeton.
Daci për shërbimet ndaj pushtetarëve aktual, përveq punësimit të djalit në qeveri, emërimit në krye të ASHAK-ut dhe beneficioneve tjera të shumëta, së fundmi u shpërblye edhe me botimin dhe promovimin e librit vetëlavdërues dhe nënçmues ndaj të tjerëve.
Sikur është krijuar përshtypja e përgjithshme qytetare, se në të gjitha institucionet e të shtetit të kapur nuk ka mbetur vend më për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarët e devotshëm!
Ata që keqpërdorin paranë publike, janë shtresa më e ndyrë e kombit tonë!
Turpi bie edhe mbi ata që zgjedhin dhe mbajnë në pozita udhëheqëse abuzuesit, hajdutët e kriminelët e gjitha llojeve e ngjyrave!
Shteti i Kosovës është bërë ‘nënë’ për kriminelët dhe ‘njerkë’ për qytetarët”.

UÇK NUK ËSHTË “AI” – UÇK JE TI KOSOVË…! – Opinion nga Reshat Nurboja

Nuk duhet gabuar e lejuar, që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të identifikohet e të krahasohet me disa veprime e sjellje të disa komandantëve e ushtarëve të caktuar pas luftës, se të tillët nuk janë lufta, nuk janë UÇK-ja, TË TILLËT NUK JANË AS ATA VET TË NJEJTIT QË ISHIN GJATË LUFTËS…UÇK-ja ishte, është dhe mbetet përjetësisht populli shqiptarë Amerika dhe Kosova!

Edhepse, është temë shumë e ndjeshme dhe komplekse, vendosa të pasqyroj një opinion timin për UÇK-në, pasi ka shumë kohë e vite që i madh e i vogël, i ditur e i paditur, flasin në mënyrë të padrejtë për luftën e luftëtarët e UÇK-së… Me muaj e vite nëpër televizione, portale e deri edhe në institucionet më të larta shtetërore, kryesisht flitet me injorim, nënçmim e me ofendime e baltosje deri në ç’njerëzim për luftën, sakrificen, rolin dhe ndikimin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës… Nga ana tjetër edhepse të tillët me të drejtë e glorifikojnë deri në qiell e përtej saj rolin kyç të NATO-së në çlirimin e Kosovës,  disi rezulton se perkulja aq i madhe e tyre ndaj NATO-së e Amerikës, shfrytëzohet e keqperdoret jo aq për nderimin dhe falënderimin ndaj tyre, sa, për ta minimizuar rolin dhe kontributin e UÇK-së, e nga ana tjetër ndoshta edhe për ta qetësuar e “mashtruar” ndërgjegjen e tyre personale e partiake…?!

Demokracia dhe liria e shprehjes së mendimit dhe të fjalës është e garantuar me ligj vendor e atë ndërkombëtar, por paraprakisht duhet të potencohet e pranohet fakti, së pari nga të gjithë shqiptarët e pastaj edhe nga të tjerët, se Kosova, në historinë e saj mijëra vjeçare nuk ka pasur, nuk ka e as që do të ketë ndonjëherë asgjë më të shenjtë e më sublime se Luftën e  UÇK-së, pa marrë parasysh a i pëlqen e a i konvenon dikujt kjo apo jo… Këtë realitet, populli shqiptarë kudo që është, duhet ta çmoj, vlerësoj, nderoj e mbi të gjitha ta promovoj e përjetësoi në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari tani dhe ndër vite e shekuj… Në këtë mënyrë e respektojnë dhe nderojnë popullin, diasporën shqiptare, Kosovën, Shqipërinë, miqtë tanë ndërkombëtarë: SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Austrinë e të gjithë të tjerët, me një fjalë e respektojnë veten dhe “çmimin” që e ka paguar populli i Kosovës ndër vite e shekuj për të arritur çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe jetës së tyre dhe njëkohësisht e mbrojnë dhe e kultivojnë identitetin e tyre kombëtarë nga asimilimi dhe tjetërsimi…!

Këtë opinion do ta përmbylli me konstatimin e një grupi të gazetarëve të luftës nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët Shtabi i Emergjencës së Pejës e ka pasur rastin t’i shoqërojë e përcjell brenda zonave të luftës, me ç’rast ata gjatë rrugës, tregonin:… “se janë reporterë të specializuar të luftës, të cilët kanë raportuar nga luftërat e ndryshme anekënd botës, konkretisht nga luftërat në: Palestinë, Afganistan, Irak e në Kroaci, Bosnjë, IRA-së etj… Siç theksonin ata, në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre, paraqitja dhe zhvillimi i UÇK-së në Kosovë është diçka unike dhe jo e zakonshme… Nuk mund ta kuptonin dhe shpjegonin se si aq shpejt, nga një grup i vogël “guerilësh – rebelësh të pa arsimuar e të pa koordinuar”, siç i quanin ata, për një kohë aq të shkurtër, në më pak se dy muaj arritën që ky formacion të masivizohet në atë masë prej mijëra e mijëra ushtarëve… Kjo, sipas tyre, nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodh askund tjetër në botë… Mënyra e këtillë e zhvillimit të një “ushtrie”, apo kjo përvojë e UÇK-së, sipas tyre, sigurisht do të hyn si model studimi në të gjitha librat shkencorë. Se, sipas tyre dhe sipas realitetit në terren, UÇK-ja, ishte i tërë populli i Kosovës.

Prandaj, nuk duhet harruar se, UÇK-ja, je Ti, nuk është ai… UÇK-ja është populli shqiptar dhe Kosova, prandaj mos e baltosni, mos e zhvlerësoni, MOS U DISTANCONI nga Lufta e UÇK-së, se kur e bëni një gjë të tillë, po distancoheni nga historia më sublime mijëra vjeçare e Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.…

 

UÇK  ËSHTË  LUFTA – JO PASLUFTA…!

Çavushoglu flet për procesin e dialogut: Në këtë kuadër në fillim vjen mbrojtja e integritetit të Kosovës dhe të stabilitetit të saj

PRIZREN – Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Prizren u shpreh se Turqia mbështet procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se nuk e shikojnë Ballkanin si një zonë të konkurrencës.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Kosovë sot vizitoi qytetin e Prizrenit, ku realizoi një takim me bashkatdhetarët turq në Kosovë, ku morën pjesë edhe ministri i Administratës Publike në Kosovë Mahir Yağcılar, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë Kıvılcım Kılıç, konsullja e Përgjithshme në Prizren, Eylem Altunya dhe deputetët e komunitetit turk në Kosovë.

Çavuşoğlu tha se në kuadër të vizitës së tij në Kosovë ka realizuar takime shumë frytdhënëse. Ai tha se ndodhet në Kosovë për të theksuar edhe një herë mbështetjen e Turqisë për Kosovën në këtë periudhë kritike. Duke vënë në dukje se Turqia është ndër shtetet që ka dhënë mbështetjen më të fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe pavarësinë e Kosovës, Çavuşoğlu tha se tregtia dypalëshe dhe investimet e kompanive turke në Kosovë po vazhdojnë të rriten.

“TIKA ka realizuar më shumë se 600 projekte në Kosovë dhe vlera totale e këtyre është gjithsej 100 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se janë aktive edhe në fushën e kulturës dhe arsimit me Institutin “Yunus Emre” dhe Fondacionin Maarif.

Duke vënë në dukje se Ballkani është një prej elementëve kryesore të politikës së Turqisë, Çavuşoğlu theksoi se Ballkani është prioritet i tyre. “Ne si disa të tjerë, nuk e shikojmë Ballkanin si një zonë të konkurrencës. Në të njëjtën kohë ne nuk jemi një shtet apo komb që përpiqet që të sigurojë interes nga problemet në mes të shteteve të Ballkanit. Për këtë arsye ne mbështesim procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.Ne e dimë se nuk do të jetë një proces i lehtë, por shpresojmë se do të rezultojë në një mënyrë të cilën do të pranojnë që të dy palët. Jemi të gatshëm që të ofrojmë çdo kontribut për këtë çështje”, tha ai.

Duke rikujtuar tentativën për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi, Çavuşoğlu tha se pas kësaj tentative shtete të shumta kanë parë se sa e rrezikshme është organizata terroriste FETO, e cila ndodhet prapa kësaj tentative. Ai tha se tani shtete të shumta kanë transferuar shkollat e kësaj organizate te Fondacioni Turk Maarif, ose kanë marrë vetë menaxhimin e tyre për të cilat ofron mbështetje Fondacioni Maarif dhe Ministria e Arsimit të Turqisë.

“Është e drejtë e jona më e natyrshme që gjërat e njëjta të kërkojmë edhe nga shteti mik dhe vëlla Kosova”, tha ai, duke shtuar se këtë e ka shprehur edhe në takimet e realizuara dje dhe sot me zyrtarët kosovarë.

“Siç shihet, ashtu si në Turqi këta nuk janë të vetëm as këtu, kanë mbështetjen e shteteve të treta, të misioneve të tyre. Ne e dimë që këta nuk janë të vetëm. Për fat të keq këtu deri më sot realizuan aktivitetet e tyre, por në takimet tona bashkëbiseduesit tanë thanë se nuk do të lejojnë askënd që është në aktivitet kundër Turqisë. Por kemi pritje për ekstradim në Turqi dhe duam që këto kërkesa të përmbushën, do të vazhdojnë përpjekjet tona në këtë drejtim”, shtoi kryediplomati i Turqisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Yağcılar deklaroi se Kosova po kalon nga një proces i rëndësishëm. “Procesi i dialogut është një provim dhe pritje e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e Kosovës. Në këtë kuadër në fillim vjen mbrojtja e integritetit të Kosovës dhe të stabilitetit të saj”.

Kujtojmë se Çavuşoğlu pas vizitës së tij në Shqipëri ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, dje nisi vizitën e tij zyrtare në Kosovë, ku u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. Sot gjatë ditës Çavuşoğlu u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Pacolli: Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë

PRISHTINË – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas këtij takimi, Pacolli dhe Çavuşoğlu mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Me këtë rast, Pacolli deklaroi se në takim me ministrin e Turqisë, të cilin e quajti si mik historik, kanë diskutuar për temat e rëndësishme që janë prezente edhe në politikë, edhe në ekonomi, por edhe në marrëdhëniet ditore mes Kosovës dhe Turqisë.

Duke vënë në dukje se Turqia prej ditës së parë ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, Pacolli tha se “Turqia vazhdon të mbështesë dhe kam marrë garancione që do të mbështesë edhe në të ardhmen Kosovën. Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë”.

Pacolli njoftoi se gjatë takimit kanë biseduar edhe për sfidat që po e presin Kosovën, si dialogu me Serbinë, si dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, si Interpoli dhe UNESCO.

“Unë homologun e informova edhe për mbarëvajtjen e dialogut, për arritjet që janë bërë deri tani dhe sfidat që na presin. Sigurisht, këtu nuk mungoi edhe një herë premtimi i Turqisë se edhe këtu do të na mbështesë”, tha ai.

Ai theksoi se në procesin e anëtarësimit në Interpol, Kosovës i janë paraqitur disa probleme, por që Turqia edhe kësaj radhe do të vazhdojë të ndihmojë.

“Por, sidoqoftë, këtu edhe presidenti Erdoğan gjatë takimit tonë që patëm në New York premtoi, por sot mora po ashtu premtimin se Turqia edhe kësaj radhe do të na ndihmojë. Është çështje shumë me rëndësi e Kosovës. Sigurisht, Turqia është e gatshme të na ndihmojë edhe në çdo kërkesë që parashtrohet në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha ai.

Ai vuri në dukje se kanë mbi 22 marrëveshje të nënshkruara me Turqinë dhe se do të vazhdojnë edhe më tej me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dhe në implementimin e tyre. Pacolli tha se kanë biseduar edhe për investimet ekonomike të kompanive turke në Kosovë dhe i inkurajoi që edhe në të ardhmen të vijnë më shumë investitorë në Kosovë, ku, sipas tij, ka mundësi për investime dhe bashkëpunim.

“Falënderova edhe TIKA-n, e cila ka kontribuar në 600 e më tepër projekte të mëdha e të vogla në Kosovë dhe vazhdon edhe tutje me qindra qindra miliona të investuar. Unë po ashtu e falenderova Turqinë për bashkëpunimin që kemi në fushën shkencore, arsimore, trajnimin e studentëve të ndryshëm dhe bashkëpunimin që e kemi edhe me policinë e Kosovës dhe faktorë të tjerë dhe u dakorduam që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim të vazhdojë mes forumeve të ndryshme”, deklaroi ai.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, sot Çavuşoğlu zhvilloi një takim edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Çavuşoğlu nesër pritet të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ndërkaq, më pas është paraparë që ai të vizitojë qytetin e Prizrenit.

Nëse mandati i FSK-së zgjerohet, NATO “rishqyrton nivelin e angazhimit në Kosovë”

Forca e Sigurisë së Kosovës

NATO tha se nëse mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës zgjerohet, Këshilli Veri-Atlantik do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë.

“Çdo ndryshim në strukturë, mandat apo mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të vendoset nga autoritetet e Kosovës. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me mandatin e tanishëm”, tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Komentet vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës ka iniciuar tri ligje për miratim në Kuvend, përmes të cilave Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë kompetenca të njëjta si një ushtri e rregullt.

Ligjet janë proceduar pasi deputetët serbë kanë thënë se nuk do ta votojnë ushtrinë e ardhshme të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.


Send this to a friend